BE-ja drejt Lindjes/ Dakordëson marrëveshjen tregtare historike me Indinë
Bashkimi Europian dhe India kanĂ« dakordĂ«suar njĂ« marrĂ«veshje tĂ« tregtisĂ« sĂ« lirĂ« pas gati dy dekadash negocimi, nĂ« njĂ« kohĂ« qĂ« tĂ« dy vendet kĂ«rkojnĂ« tâi shmangen tarifave tĂ« Trump.
âKemi rĂ«nĂ« dakord pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje, qĂ« Ă«shtĂ« âmĂ«maâ e tĂ« gjitha marrĂ«veshjeveâ, shkroi nĂ« X, presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen.
âNe kemi krijuar njĂ« zonĂ« tĂ« tregtisĂ« sĂ« lirĂ« prej dy miliardĂ« banorĂ«sh, ku tĂ« dyja palĂ«t do tĂ« pĂ«rfitojnĂ«.â Von der Leyen dhe Presidenti i KĂ«shillit Evropian Antonio Costa janĂ« nĂ« Nju Delhi pĂ«r tĂ« shĂ«nuar kĂ«tĂ« moment.
Kryeministri indian Narendra Modi, i cili njoftoi përfundimin më herët gjatë ditës, tha se marrëveshja do të forcojë sektorët e prodhimit dhe shërbimeve të Indisë duke rritur besimin e investitorëve në ekonominë e tretë më të madhe të Azisë.
India dhe Bashkimi Europian kanë rënë dakord për një marrëveshje të tregtisë së lirë, e cila synon uljen e tarifave për shumicën e mallrave të konsumit dhe industriale që tregtohen mes Indisë dhe vendeve anëtare të BE-së.
Sipas një njoftimi për shtyp të Komisionit Europian të publikuar të martën, marrëveshja pritet të dyfishojë eksportet e mallrave të BE-së drejt Indisë deri në vitin 2032, përmes eliminimit ose uljes së tarifave për 96.6% të eksporteve të BE-së në Indi. Produktet e përfshira variojnë nga automjetet dhe mallrat industriale, te vera, çokollatat dhe makaronat. Ndërkohë, BE-ja do të eliminojë ose ulë tarifat për 99.5% të mallrave të importuara nga India brenda një periudhe shtatëvjeçare, sipas Ministrisë indiane të Tregtisë dhe Industrisë.
Përfundimi i negociatave, pas vitesh bisedimesh të ndërprera, pasqyron ndryshimet e shpejta në rreshtimin global nën presidencën e Donald Trump në SHBA. BE-ja, pavarësisht përplasjeve të gjata me zyrtarët indianë për çështje tregtare, po përqendrohet gjithnjë e më shumë në reduktimin e varësisë ekonomike nga SHBA-ja dhe Kina. Në të njëjtën kohë, India po përpiqet të heqë etiketën e proteksionizmit dhe të kompensojë tarifat 50% të vendosura nga Trump, duke balancuar njëkohësisht marrëdhëniet e saj me Rusinë.
Sipas Amitendu Palit, drejtues i kĂ«rkimit pĂ«r tregtinĂ« dhe ekonominĂ« nĂ« Institutin e Studimeve tĂ« AzisĂ« Jugore, vendet janĂ« gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« gatshme tĂ« âvarrosin sĂ«patĂ«n e luftĂ«sâ nĂ« njĂ« âatmosferĂ« pasigurieâ tĂ« krijuar nga politikat e Trump. âDiversifikimi Ă«shtĂ« absolutisht thelbĂ«sor,â tha ai. âKy Ă«shtĂ« thelbi i lojĂ«s.â
Kjo është marrëveshja më ambicioze tregtare që India ka nënshkruar ndonjëherë. Nju Delhi ka rënë dakord të lejojë deri në 250,000 automjete të prodhuara në Europë të hyjnë në tregun indian me tarifa preferenciale, një kuotë më shumë se gjashtë herë më e madhe se ajo e marrëveshjeve të mëparshme, sipas Bloomberg. Gjithashtu, India do të ulë gradualisht tarifat për verërat premium europiane nga 150% në 20%, sipas një dokumenti të Komisionit Europian.
Marrëveshja i jep Indisë një avantazh konkurrues në eksportin e mallrave intensive në fuqi punëtore që janë goditur rëndë nga tarifat e larta të Trump, si veshjet, gurët dhe bizhuteritë, si edhe këpucët. BE-ja ka ofruar gjithashtu angazhime detyruese për lëvizshmërinë e studentëve dhe vizat pas studimeve, si dhe koncesione në 144 sektorë shërbimesh. Sektori i bulmetit është përjashtuar nga marrëveshja me kërkesë të Indisë.
Marrëveshja pritet të nënshkruhet zyrtarisht pas përfundimit të shqyrtimit ligjor, i cili mund të zgjasë rreth gjashtë muaj. Ajo do të duhet gjithashtu të ratifikohet nga Parlamenti Europian.
Njoftimi vjen disa javĂ« pasi India nĂ«nshkroi marrĂ«veshje tregtare me ZelandĂ«n e Re dhe Omanin. Pak ditĂ« mĂ« parĂ«, BE-ja pĂ«rfundoi gjithashtu njĂ« marrĂ«veshje tĂ« veçantĂ« tregtare me bllokun Mercosur tĂ« AmerikĂ«s sĂ« Jugut, njĂ« tjetĂ«r hap nĂ« pĂ«rpjekjet e BE-sĂ« pĂ«r tâu shkĂ«putur nga varĂ«sia ndaj SHBA-sĂ« dhe KinĂ«s. Edhe kjo marrĂ«veshje ende pret ratifikimin nga ligjvĂ«nĂ«sit evropianĂ«.
Kryeministri Narendra Modi po kĂ«rkon njĂ«kohĂ«sisht tregje tĂ« reja pĂ«r IndinĂ«, njĂ« vend qĂ« Trump dikur e quajti âmbreti i tarifaveâ. MarrĂ«veshja e sĂ« martĂ«s ishte e katĂ«rta e nĂ«nshkruar nga Modi qĂ« prej majit tĂ« kaluar, pas atyre me MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar, Omanin dhe ZelandĂ«n e Re.
Në vijim, India synon partneritete tregtare me bllokun Mercosur, Kilin, Perunë dhe Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit, për të siguruar burime strategjike dhe për të zgjeruar ndikimin global të vendit.
Tregtia dypalëshe mes BE-së dhe Indisë arriti në 136.5 miliardë dollarë në vitin fiskal indian që përfundoi në mars 2025. BE-ja përbën mbi 17% të eksporteve totale të Indisë, ndërsa India është partneri i nëntë më i madh tregtar i BE-së.
Partneriteti i sigurisë
BE-ja dhe India po thellojnë gjithashtu bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes, duke shpallur një partneritet të ri sigurie. Marrëveshja ka kryesisht vlerë politike dhe është pjesë e përpjekjeve të BE-së për të zgjeruar aleancat e saj, në një kohë kur Trump po trondit marrëdhëniet transatlantike. BE-ja ka nënshkruar marrëveshje të ngjashme së fundmi edhe me Mbretërinë e Bashkuar dhe Kanadanë.
Negociatat hasën vështirësi në momentet e fundit për shkak të mospajtimeve lidhur me përmendjen e pushtimit rus të Ukrainës, çështje që u hoq përfundimisht nga teksti final. Megjithatë, partneriteti hap rrugën për forcimin e bashkëpunimit në industrinë e mbrojtjes, sigurinë detare dhe mundësinë e stërvitjeve të përbashkëta detare./Bloomberg
The post BE-ja drejt Lindjes/ Dakordëson marrëveshjen tregtare historike me Indinë appeared first on Gazeta Si.














