❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Qytetari nga Ferizaj gjen një kuletë me para dhe e dorëzon në polici



Një veprim shembullor qytetarie është regjistruar mbrëmjen e 1 janarit 2026 në Ferizaj, ku një qytetar ka dorëzuar në polici një kuletë të humbur që përmbante para dhe dokumente personale.

Sipas njoftimit tĂ« PolicisĂ«, rreth orĂ«s 21:00 nĂ« stacionin policor Ă«shtĂ« paraqitur qytetari D. Mehmetaj, i cili ka raportuar se rreth orĂ«s 20:30, nĂ« rrugĂ«n “Zenel Hajdini”, kishte gjetur njĂ« çantĂ« tĂ« humbur.

Në prani të zyrtarëve policorë është bërë kontrollimi i kuletës, ku janë gjetur një patentë shoferi, kartëmonedha në vlerë prej 350 euro, rreth 3 euro monedha metalike, si dhe gjësende të tjera personale.

Pas verifikimeve të nevojshme, policia ka arritur të identifikojë pronaren e çantës, L.M., e cila është njoftuar dhe rreth orës 21:20 është paraqitur në stacionin policor për të pranuar çantën e saj.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka falënderuar publikisht qytetarin D. Mehmetaj për ndershmërinë dhe bashkëpunimin me institucionet, duke e cilësuar këtë rast si një shembull pozitiv të përgjegjësisë qytetare dhe solidaritetit shoqëror. /Telegrafi/

Policia e Kosovës arreston një person të kërkuar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut



Policia e Kosovës ka arrestuar një person të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Maqedonisë së Veriut, i dyshuar për veprën penale të vrasjes.

Sipas njoftimit zyrtar, Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor, përkatësisht njësiti FAST, ka arritur të identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin gjatë orëve të hershme të mëngjesit të sotëm.

Arrestimi është realizuar rreth orës 00:30, në bashkëpunim dhe koordinim me njësitet e Policisë Kufitare.

Personi i arrestuar Ă«shtĂ« shtetas turk dhe ishte nĂ« kĂ«rkim nga autoritetet e MaqedonisĂ« sĂ« Veriut, lidhur me njĂ« rast tĂ« veprĂ«s penale “Vrasje”, qĂ« dyshohet se ka ndodhur njĂ« ditĂ« mĂ« herĂ«t nĂ« qytetin e Shkupit.

Me urdhër të prokurorit kompetent, i dyshuari është dërguar në ndalim policor për 48 orë, ndërsa autoritetet përkatëse kanë bërë të ditur se do të vazhdohet me procedurat e mëtejme ligjore, në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe marrëveshjet ndërkombëtare. /Telegrafi/

Policia heton disa raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm në Prizren dhe Suharekë



Policia e Kosovës, në raportin e saj 24-orësh, ka njoftuar për disa raste të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm të regjistruara gjatë ditës së parë të vitit 2026 në rajonin e Prizrenit dhe Suharekës.

Sipas policisë, më 1 janar 2026, rreth orës 00:00, në Prizren është raportuar se në një rrjet social janë publikuar pamje ku shihen disa persona duke shtënë me armë zjarri.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur dhe sekuestruar 41 gëzhoja si dhe dy pistoleta pa fishekë. Lidhur me këtë rast, tre persona të dyshuar janë shoqëruar në stacion policor.

Pas inicimit të rastit, dy prej tyre janë liruar, ndërsa një person është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.

Në një rast tjetër, i cili ka ndodhur rreth orës 02:00 në Suharekë, një qytetar ka raportuar se xhami i veturës së tij ishte dëmtuar, dyshohet si pasojë e të shtënave me armë gjatë festimeve të ndërrimit të viteve.

Në këtë rast nuk raportohet për persona të lënduar, ndërsa hetimet janë duke vazhduar.

Po ashtu, më 1 janar 2026, rreth orës 14:47, në Prizren është raportuar një rast tjetër, ku një qytetar ka gjetur në oborrin e tij një predhë të kalibrit të panjohur.

Njësiti policor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar predhën si provë materiale. Edhe ky rast është duke u trajtuar nga organet kompetente. /Telegrafi/

Reagim i menjëhershëm i Policisë, një grua shpëton nga mbytja në lumin Ibër



Falë reagimit të shpejtë të Policisë së Kosovës, një qytetare është shpëtuar mbrëmë nga mbytja në lumin Ibër.

Sipas njoftimit zyrtar, rreth orĂ«s 22:00 Policia nĂ« MitrovicĂ« ka pranuar informacion se njĂ« person i gjinisĂ« femĂ«rore kishte rĂ«nĂ« nĂ« lumin IbĂ«r, nĂ« afĂ«rsi tĂ« urĂ«s sĂ« re nĂ« rrugĂ«n “Lah Nimani”, dhe ndodhej nĂ« rrezik pĂ«r jetĂ«n.

Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku në shtratin e lumit kanë gjetur qytetaren në gjendje të rënduar shëndetësore. Policia ka arritur ta nxjerrë atë nga uji, duke evituar rrezikun e mëtejmë.

Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës, ku, sipas mjekëve, gjendja e saj shëndetësore është stabile dhe jashtë rrezikut për jetë. Sipas deklaratës së saj, ajo kishte rrëshqitur aksidentalisht dhe kishte përfunduar në lumin Ibër.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të këtij rasti. /Telegrafi/

Vjedhje e rëndë në Drenas, vidhet kasaforta me armë, para dhe ar



Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar në Drenas, ku nga një shtëpi janë vjedhur armë zjarri, para dhe stoli me vlerë.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur në periudhën kohore nga data 21 dhjetor 2025 deri më 1 janar 2026, ndërmjet orës 21:00 dhe 01:00.

Ankuesi, shtetas i Kosovës, ka njoftuar policinë se persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e tij dhe kanë marrë një kasafortë.

Në kasafortë ndodheshin pesë pistoleta me leje, një shumë e konsiderueshme parash dhe ari, si dhe dy orë dore. Po ashtu, sipas ankuesit, është marrë edhe DVR-ja e sistemit të kamerave të sigurisë së shtëpisë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se rasti është duke u trajtuar nga njësitet përkatëse dhe hetimet janë në zhvillim. /Telegrafi/

"Shtylla e sigurisë", Rama vizitoi Policinë e Kosovës para ndërrimit të motmoteve



Para ndërrimit të motmoteve, kryetari i Prishtinës, Perparim Rama së bashku me bashkëshorten Kristalen, Tigrin dhe Drejtorin për Siguri dhe Emergjenca në Kryeqytet, vizituan Policinë e Kosovës.

Gjatë vizitës, Rama vlerësoi profesionalizmin, përkushtimin dhe përgjegjësinë e lartë të punonjësve policorë, të cilët çdo ditë kontribuojnë në ruajtjen e sigurisë, rendit publik dhe besimit qytetar.

“Policia e KosovĂ«s pĂ«rfaqĂ«son shtyllĂ«n themelore tĂ« sigurisĂ« dhe rendit publik. Me respekt dhe mirĂ«njohje tĂ« thellĂ«, vlerĂ«sojmĂ« punĂ«n e palodhshme, guximin dhe sakrificĂ«n e zyrtarĂ«ve policorĂ«, tĂ« cilĂ«t me integritet dhe dinjitet kontribuojnĂ« nĂ« ruajtjen e paqes dhe stabilitetit,” tha Rama.

Ai gjithashtu shtoi se angazhimi i vazhdueshëm i policisë mbetet i çmuar dhe i domosdoshëm për funksionimin e një shoqërie të sigurt dhe demokratike.

Në përfundim të vizitës, Perparim Rama uroi qytetarët për një vit të ri të lumtur dhe të shëndetshëm. /Telegrafi/


I mituri dyshohet për zjarrvënie në një market në Llapushnik



Një incident është raportuar më 31 dhjetor 2025, rreth orës 15:28, në fshatin Llapushnik, ku një mashkull kosovar ka njoftuar policinë se një person kishte vënë zjarr qëllimisht në një pjesë të sektorit të pijeve brenda një marketi.

Njësitë policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të menaxhuar situatën dhe për të kryer veprimet e nevojshme hetimore.

Lidhur me rastin, në stacion policor është shoqëruar një i dyshuar i mitur, shtetas i Holandës.

Pas konsultimit me prokurorin kompetent, rasti është cilësuar dhe është vendosur që lënda të procedohet në procedurë të rregullt.

Hetimet lidhur me këtë rast janë duke vazhduar. /Telegrafi/

Nata e Vitit të Ri kalon me disa incidente, policia jep detaje



Policia e Kosovës ka zbatuar një plan operativ me masa të shtuara sigurie gjatë festës së ndërrimit të mot-moteve, me qëllim të garantimit të rendit publik dhe sigurisë së qytetarëve në mbarë vendin.

Sipas njoftimit zyrtar, Policia ka rritur prezencĂ«n nĂ« lokacione ku pritej pĂ«rqendrim mĂ« i madh i qytetarĂ«ve, ndĂ«rsa â€œĂ«shtĂ« paraparĂ« shtimi i masave tĂ« sigurisĂ« dhe prezencĂ«s policore nĂ« lokacione apo ambiente ku pritej tĂ« ketĂ« pĂ«rqendrim, festime apo prezencĂ« mĂ« tĂ« madhe tĂ« qytetarĂ«ve gjatĂ« festĂ«s”.

Në kuadër të këtij plani operativ, Policia ka pasur fokus të veçantë edhe në trafikun rrugor, pikat e kalimit kufitar dhe aeroportin ndërkombëtar.

“ËshtĂ« paraparĂ« kujdes i shtuar nĂ« mbikĂ«qyrjen dhe kontrollin nĂ« trafikun rrugor, menaxhimin e Pikave tĂ« Kalimeve Kufitare pĂ«rfshirĂ« aeroportin ndĂ«rkombĂ«tar dhe brezit kufitar nĂ« pĂ«rgjithĂ«si”, thuhet nĂ« njoftim.

Bazuar në raportimet nga Drejtoritë Rajonale Policore, nata e Vitit të Ri ka kaluar me disa incidente të izoluara.

Policia njofton se “janĂ« raportuar incidente me lĂ«ndime trupore si pasojĂ« e pĂ«rdorimit tĂ« pakujdesshĂ«m tĂ« mjeteve piro-teknike, raste tĂ« lĂ«ndimeve tĂ« lehta nga armĂ« zjarri dhe dĂ«me materiale si pasojĂ« e pĂ«rdorimit tĂ« pakujdesshĂ«m tĂ« mjeteve piroteknike (zjarre)”.

Tutje, Policia e Kosovës thekson se të gjitha rastet e raportuara janë dhe do të trajtohen në koordinim me prokuroritë kompetente.

“Policia i ka iniciuar dhe do tĂ« vazhdojĂ« t’i trajtojĂ« tĂ« gjitha ato raste qofshin vepra penale apo incidente tjera dhe rastet nĂ« koordinim me prokurorit kompetente do tĂ« pĂ«rcillen te organet e drejtĂ«sisĂ«â€.

Në fund të njoftimit, Policia e Kosovës ka uruar qytetarët për Vitin e Ri, duke shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e treguar.

“GĂ«zuar Vitin e Ri 2026, qoftĂ« ky vit i suksesshĂ«m pĂ«r ju, shĂ«ndet, paqe e siguri! Ju falĂ«nderojmĂ« pĂ«r bashkĂ«punimin dhe besimin e treguar ndaj nesh”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

Dëmtohen 185 ampula në Spitalin e Gjilanit - dëmi vlersohet 20 mijë euro



Një rast i dyshuar i keqpërdorimit të detyrës zyrtare është raportuar më 31 dhjetor 2025 në Spitalin e Gjilanit, konkretisht në repartin e oftalmologjisë.

Sipas raportimit, 185 doza ampula, tĂ« cilat ishin duke u ruajtur nĂ« frigorifer, janĂ« dĂ«mtuar, ndĂ«rsa dyshohet se stafi pĂ«rgjegjĂ«s ka dĂ«shtuar t’i ruajĂ« ato sipas normave tĂ« lejuara.

Si pasojë, është shkaktuar një dëm material që vlerësohet rreth 20.000 euro.

Lidhur me rastin është informuar prokurori kompetent, i cili ka bërë cilësimin e veprës penale.

Rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse për të sqaruar përgjegjësinë dhe rrethanat e ngjarjes. /Telegrafi/

I dhanë drogë e alkool - një grua në Fushë Kosovë dyshohet se u dhunua pastaj nga dy persona



Një rast i rëndë është raportuar më 31 dhjetor 2025 në Fushë Kosovë, ku rreth orës 05:30 një grua ka kërkuar ndihmë mjekësore pas një ngjarjeje të dyshuar si dhunim seksual.

Sipas deklarimit të viktimës, asaj fillimisht i janë dhënë alkool dhe substanca narkotike, ndërsa më pas është dhunuar në një motel nga dy persona meshkuj të panjohur. Tutje, viktima ka deklaruar se është futur me forcë në një veturë dhe më pas është lënë në rrugë.

Lidhur me rastin janë njoftuar njësitë policore, ndërsa me vendim të prokurorit kompetent, viktima është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për ekzaminime të mëtejme.

Rasti është duke u hetuar dhe autoritetet po punojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të dyshuar. /Telegrafi/

Në prag të ndërrimit të motmoteve, Basha pranë forcave të sigurisë



Në prag të ndërrimit të motmoteve, kryetari në detyrë i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, ka vizituar disa prej institucioneve jetike që kujdesen për sigurinë dhe rendin në vend.

Sipas njoftimit, vizita e tij ka nisur nĂ« KazermĂ«n e FSK-sĂ« “SkĂ«nderbeu”, ku Ă«shtĂ« pritur nga NĂ«nkoloneli Basri Topalli. MĂ« pas, Basha ka vazhduar nĂ« Stacionin e PolicisĂ« nĂ« Ferizaj, ku Ă«shtĂ« mirĂ«pritur nga Kapiteni Ismet Dervishi.

Kreu i Kuvendit ka qëndruar edhe në Njësitin për Zjarrfikje dhe Shpëtim në Ferizaj, ku ka takuar Drejtorin e Agjencisë së Menaxhimit të Emergjencave, Genc Metaj. Vizitat janë përmbyllur në Pikën Kufitare në Han të Elezit, ku Basha është takuar me Drejtorin e Policisë Kufitare në Jug, Rexhep Sijarina, Shefin e Ndërrimit Afrim Halili, si dhe me oficerët doganorë, në krye me Udhëheqësin e Ndërrimit, Faton Piraj.

Gjatë këtyre takimeve, kryetari Basha në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës shprehu respektin, vlerësimin dhe mirënjohjen për të gjithë shërbyesit publikë që edhe në orët festive mbeten në krye të detyrës, duke garantuar sigurinë, rendin dhe qetësinë në vendin tonë.

Po ashtu, ai i ka uruar pĂ«r profesionalizmin dhe kontributin e tyre, duke theksuar se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« “kontribut tĂ« pazĂ«vendĂ«sueshĂ«m pĂ«r RepublikĂ«n e KosovĂ«s”, ndĂ«rsa u ka uruar Vitin e Ri, “punĂ« tĂ« mbarĂ« dhe suksese tĂ« shumta”. /Telegrafi/

Dëmtohet trafoja e Ibër Lepencit në Korroticë të Epërme, vjedhje me vlerë 15 mijë euro



Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar më 31 dhjetor 2025 në fshatin Korroticë e Epërme, ku persona të panjohur kanë depërtuar me forcë në objektin e Ibër Lepencit.

Sipas ankuesit, meshkuj kosovar, të dyshuarit kanë thyer derën e objektit dhe kanë dëmtuar trafon që vë në funksion pompat e ujit.

Përveç dëmtimit të pajisjes, ata kanë vjedhur edhe kabllot elektrike si dhe vajin e trafos, duke shkaktuar dëme materiale që vlerësohen rreth 15.000 euro.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore, ndërsa rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Ende nuk ka të dyshuar apo persona të arrestuar lidhur me këtë rast. /Telegrafi/

Gjashtë persona të lënduar nga mjetet piroteknike po trajtohen në QKUK, njëri në gjendje të rëndë



Gjashtë persona po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) si pasojë e lëndimeve të shkaktuara nga mjetet piroteknike, gjatë natës së ndërrimit të motmoteve.

Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla, ka bërë të ditur se dy nga të lënduarit kanë pësuar lëndime në fytyrë dhe në organet e të pamurit, ndërsa gjendja e njërit prej tyre është e rëndë.

Sipas tij, katër persona të tjerë janë paraqitur me lëndime në ekstremitetet e sipërme, kryesisht në duar.

Syla ka theksuar se përdorimi i mjeteve piroteknike gjatë kësaj nate ka qenë në sasi të madhe, duke rritur ndjeshëm rrezikun për lëndime serioze tek qytetarët.

Autoritetet shĂ«ndetĂ«sore vazhdojnĂ« t’u bĂ«jnĂ« thirrje qytetarĂ«ve pĂ«r kujdes tĂ« shtuar dhe shmangie tĂ« pĂ«rdorimit tĂ« mjeteve piroteknike, pĂ«r tĂ« parandaluar pasoja tĂ« rĂ«nda shĂ«ndetĂ«sore.

Policia e AKI në aksion, sekuestrohen 20 mijë tableta ekstazi në vlerë 200 mijë euro, arrestohet një person



Policia e KosovĂ«s ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Ora e Fundit”, duke goditur njĂ« rast tĂ« rĂ«ndĂ« tĂ« trafikimit tĂ« narkotikĂ«ve dhe duke sekuestruar rreth 20 mijĂ« tableta ekstazi me vlerĂ« tĂ« pĂ«rafĂ«rt rreth 200 mijĂ« euro.

Operacioni Ă«shtĂ« zhvilluar nga Drejtoria pĂ«r Hetimin e Trafikimit me NarkotikĂ« (DHTN) – Sektori Qendror, nĂ« bashkĂ«punim tĂ« ngushtĂ« me AgjencinĂ« e KosovĂ«s pĂ«r InteligjencĂ« (AKI), pas njĂ« pune intensive hetimore qĂ« ka zgjatur rreth njĂ« muaj.

MĂ« 31 dhjetor 2025, rreth orĂ«s 19:00, njĂ«sitet policore kanĂ« ndaluar njĂ« veturĂ« me targa vendore nĂ« magjistralen Podujevë–PrishtinĂ«, nĂ« afĂ«rsi tĂ« fshatit TrudĂ«. Automjeti drejtohej nga njĂ« mashkull, shtetas i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s.

Gjatë kontrollit policor, bazuar në dyshime të arsyeshme, në veturë janë gjetur dhe sekuestruar shtatë paketime me rreth 20 mijë tableta narkotike të llojit ekstazi (MDMA). Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se substanca narkotike është futur ilegalisht nga Serbia në territorin e Kosovës, me qëllim të shpërndarjes në tregun e brendshëm.

Si pjesë e veprimeve policore, është arrestuar një person i dyshuar, ndërsa përveç narkotikëve janë sekuestruar edhe prova të tjera materiale, përfshirë një veturë Daimler Chrysler E320 CDI, ngjyrë e zezë, me targa vendore.

Po ashtu, është bastisur banesa e të dyshuarit në Prishtinë, ku gjatë kontrollit janë gjetur dhe sekuestruar tri qese të vogla najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Vlera e përafërt e narkotikëve të sekuestruar në tregun e zi vlerësohet rreth 200 mijë euro.

Me urdhër të Prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti po trajtohet si vepër penale e trafikimit të narkotikëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se, përmes njësive antidrogë dhe në bashkëpunim me institucionet relevante, mbetet e përkushtuar në luftimin e krimit të organizuar dhe parandalimin e shpërndarjes së substancave narkotike, me synim garantimin e sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në vend.

Hoxha: Nga grupi që kreu sulmin në Ibër-Lepenc janë zbuluar edhe dy raste të tjera të rënda kriminale



Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka deklaruar se nga hetimet ndaj grupit kriminal që kreu sulmin terrorist në kanalin Ibër-Lepenc janë zbuluar edhe dy raste të tjera të rënda kriminale, të cilat aktualisht janë në proces hetimi.

Në një intervistë për KosovaPress, Hoxha ka thënë se ky grup ka vepruar për një kohë të gjatë në Kosovë dhe se bëhet fjalë për një ndërmarrje të mirëorganizuar nga shërbimet sekrete të Serbisë, me qëllim destabilizimin e vendit.

Ai ka konfirmuar se ka edhe persona të tjerë të dyshuar për sulmin e mbrëmjes së 29 nëntorit të vitit të kaluar në kanalin e Varagës në Zubin Potok, duke shtuar se Policia e Kosovës po ndjek pista të tjera hetimore.

Hoxha ka prezantuar dëshmi që, sipas tij, vërtetojnë lidhjen direkte të të arrestuarve me institucionet e sigurisë së Serbisë. Ai ka theksuar se njëri nga të arrestuarit posedonte libreze ushtarake që dëshmon se ka qenë pjesë e shërbimit inteligjent të Ushtrisë së Serbisë, me gradën e togerit.

Sipas tij, armatimi, pajisjet dhe mënyra e veprimit të këtij grupi lidhen edhe me dy vepra të tjera të rënda kriminale të ndodhura në Kosovën e pasluftës. Megjithatë, Hoxha ka bërë të ditur se detajet nuk mund të publikohen për momentin, për shkak se rastet janë ende në hetim dhe në koordinim me Prokurorinë Speciale.

Drejtori i Policisë ka theksuar se mënyra e përzgjedhjes së cakut, vendosja e eksplozivit, sasia e tij dhe mënyra e tërheqjes pas sulmit dëshmojnë se nuk bëhet fjalë për një akt të rastësishëm, por për një operacion të planifikuar dhe të organizuar mirë nga shërbimet sekrete të shtetit fqinj.

Hoxha ka folur edhe për bashkëpunimin me Byronë Federale të Hetimeve (FBI), duke thënë se Policia e Kosovës ka kërkuar zyrtarisht mbështetjen e tyre për të rritur kredibilitetin e hetimit. Ai ka bërë të ditur se ekspertë të FBI-së kanë ardhur në Kosovë dhe kanë ndihmuar në monitorimin dhe analizimin e provave.

Sipas tij, gjatë bastisjeve të kryera një ditë pas sulmit, janë gjetur dëshmi materiale që ndërlidhen drejtpërdrejt me shpërthimin në Ibër-Lepenc. Ai ka theksuar se analizat forenzike kanë konfirmuar se ADN-ja e gjetur në fitilin e përdorur për shpërthimin përputhet me ADN-në e personave të arrestuar, ndërsa disa prova janë ekzaminuar edhe në laboratorët e FBI-së.

Hoxha ka deklaruar se sulmi në Ibër-Lepenc është një nga rastet më të rënda me të cilat është përballur Policia e Kosovës, pas sulmit në Banjskë. Sipas tij, qëllimi i sulmit ka qenë futja e Kosovës në kolaps ekonomik dhe energjetik, si dhe krijimi i pasigurisë totale, veçanërisht në veri të vendit.

Ai ka shtuar se hetimet për këtë rast kanë zgjatur me muaj dhe se reagimi i institucioneve të Kosovës ka qenë i shpejtë dhe profesional, duke bërë që prodhimi i energjisë elektrike të mos ndërpritet asnjë orë pas sulmit.

Një vit pas sulmit, Prokuroria Speciale e Kosovës ka ngritur aktakuzë ndaj tre personave: Jovan Viçentijeviq, Dragisha Viçentijeviq dhe Igor Dimiviq.

Ata akuzohen për rrezikim të rendit kushtetues, kryerje të veprës terroriste, armëmbajtje pa leje dhe spiunazh, lidhur me sulmin ndaj infrastrukturës kritike të kanalit Ibër-Lepenc.

Policia e Kosovës paralajmëron qytetarët për fushatë mashtruese përmes SMS-ve



Policia e Kosovës ka bërë thirrje për vigjilencë ndaj qytetarëve pas përhapjes së një fushate mashtruese (phishing) përmes mesazheve SMS, të cilat paraqiten në mënyrë të rreme si dërguar nga Posta e Kosovës.

Sipas njoftimit, këto mesazhe përmbajnë lidhje mashtruese që synojnë marrjen e të dhënave personale dhe të kartelave bankare, me qëllim keqpërdorimin financiar. Policia thekson se Posta e Kosovës nuk ka dërguar mesazhe të tilla dhe faqet e përfshira nuk janë domene zyrtare.

Qytetarët këshillohen të mos klikojnë në lidhjet e dyshimta, të mos japin të dhëna personale apo të kartelave bankare, dhe të mos kryejnë pagesa përmes këtyre linkeve.

Mesazhet mashtruese duhet të fshihen menjëherë, ndërsa çdo pagesë e kryer gabimisht duhet të raportohet menjëherë në bankën përkatëse dhe në stacionin policor më të afërt.

Policia e Kosovës thekson se mbetet e përkushtuar në parandalimin dhe luftimin e mashtrimeve, duke ftuar qytetarët për bashkëpunim dhe vigjilencë të shtuar për të mbrojtur vetveten nga aktivitetet kriminale online. /Telegrafi/


Arrestohet një person në Shtime, kanosi dhe sulmoi djalin e tij



Policia e Kosovës ka bërë të ditur ka arrestuar një person në Shtime pasi dyshohet se kanosi dhe sulmoi fizikisht djalin e tij.

Rasti ka ndodhur të martën në Shtime, në ora 15:30.

“ËshtĂ« arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qĂ« i njĂ«jti ka kanosur dhe sulmuar fizikisht djalin e tij”, thuhet nĂ« raportin policor.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërkaq nga i dyshuari është konfiskuar një pushkë gjuetie me katër fishekë.

Me vendim të prokurorit, pas intervistimit i dyshuari dërgohet në mbajtje. /Telegrafi/

Tre të arrestuar në Gjilan, kanosën zyrtarët policorë




Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar tre persona për kanosje ndaj zyrtarëve policorë.

Rasti ka ndodhur nĂ« rrugĂ« “Mulla Idrizi” nĂ« Gjilan, tĂ« martĂ«n nĂ« ora 03:00.

“JanĂ« arrestuar tre tĂ« dyshuar meshkuj kosovarĂ«, pasi qĂ« kishin kanosur zyrtarĂ«t policorĂ«. Me vendim tĂ« prokurorit, tĂ« dyshuarit janĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje”, thuhet nĂ« raport. /Telegrafi/

Arrestohet i dyshuari që kishte vjedhur mjete pune në vlerë rreth 6 mijë euro, Policia jep detaje të rastit në Prishtinë



Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person në Prishtinë, pasi i njëjti dyshohet se ka vjedhur mjete pune në vlerë rreth 6 mijë euro.

Rasti ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n “Kongresi i Manastirit” nĂ« PrishtinĂ«, mĂ« 28 dhjetor nĂ« ora 06:00.

“Pas hetimeve Ă«shtĂ« arrit tĂ« identifikohet dhe tĂ« arrestohet i dyshuari mashkull kosovar, pasi qĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« kishte depĂ«rtuar me forcĂ« nĂ« shtĂ«pinĂ« e viktimĂ«s dhe kishte vjedhur mjete pune me vlerĂ« rreth 6.000 euro”, thuhet nĂ« raport.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Hetohet rasti i vdekjes së një personi në Restelicë



Një person është gjetur pa shenja jete pasditen e së martës në fshatin Restelicë të komunës së Dragashit.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 30 dhjetor 2025 rreth orës 14:00, ndërsa viktima është identifikuar si mashkull kosovar.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse policore, si dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.

Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion, me qëllim të sqarimit të rrethanave dhe shkakut të vdekjes.

Rasti Ă«shtĂ« iniciuar si “Hetim i vdekjes”, ndĂ«rsa hetimet janĂ« nĂ« vazhdim. /Telegrafi/

❌