❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Në Australi fitojnë favoritet/ Sabalenka për femra dhe Alcaraz për meshkuj kalojnë raundin

Suksesin e arriti dhe vendosi një rekord të rëndësishëm.

Arina Sabalenka jo më kot është numri 1 I tenisit të femrave në të gjithë botën, dhe e vazhdoi rrugën e saj drejt një tjetër trofeu Grand Slem.

Kampionia nga Bjellorusia mundi 2-0 me sete kanadezen Mboko, në një duel që nuk ishte edhe aq I lehtë, me rezultatin e seteve 6-1 e 7-6 dhe arriti në çerekfinale të turneut të parë të madh të vitit, Australian Open.

Pra, pas një shëtitjeje në të parin, vuajti shumë në setin e dytë.

Ajo arriti të fitonte taj brejkun për herë të 20-të radhazi, duke thyer rekordin e mëparshëm të tenisit që mbahej nga Novak Gjokoviç me 19.

Sabalenka nuk ka humbur asnjë set në Melburn deri tani, duke I fituar të katër ndeshjet me rezultatin 2-0.

Natyrisht, është favorite për titullin duke qenë kampione në fuqi në Australian Open, e duke synuar trofeun e tretë radhazi si dhe Grand Slemin e pestë në karrierë.

Edhe numri 1 I meshkujve nuk pati probleme, edhe pse sfida ishte e fortë.

Karlos Alkaraz mundi amerikanin Tomi Pol, 3-0, dhe rivali luftoi fort deri në fund.

Rezultati I seteve ishte 7-6, 6-4 e 7-5, por vetëm pas dy orësh e 44 minutash në klimën e nxehtë në qytetin e madh australian.

Edhe tenisti spanjoll nuk ka humbur asnjë set deri tani në katër ndeshje, ndonëse në Melburn favorit cilësohet numri 2 I botës, italiani Janik Siner, që është edhe kampion në fuqi. / abcnews.al /

Real Ă«shtĂ« “Mbappe”/ Sulmuesi francez u jep sĂ«rish fitoren madrilenĂ«ve nĂ« La Liga

Ishte e merituar, ndonëse heroi mbetet I njëjti.

Kilian Mbape është fytyra e sotme e Realit, I cili ka lënë pas krizën dhe po fluturon edhe në La Ligën e Spanjës.

Fitorja 2-0 në fushën e Vijarrealit u arrit falë dy golave të sulmuesit francez, ndonëse ishte tërësisht e merituar.

NĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, nuk ishte aspak e lehtĂ« pĂ«rballĂ« njĂ« rivali qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« formĂ« nĂ« kampionat dhe qĂ« iu pĂ«rgjigj “merengesve” thuajse nĂ« çdo moment.

Mbape shënoi në nisje të pjesës së dytë, dhe pastaj në sekondat e fundit të ndeshjes, e tashmë ka 34 rrjeta këtë sezon, nga të cilat 21 në La Ligë, shënuar në vetëm 20 ndeshje.

Kapiteni I Francës është padyshim më I miri, duke ndihmuar sulmuesin tjetër, Vinisius, por edhe shokët që të kenë besim se trofetë mund të fitohen.

E pĂ«rditshmja “Marka” shkruan se me MbapenĂ« ka nisur fluturimi, dhe se tĂ« bardhĂ«t vazhdojnĂ« rritjen nĂ« çdo ndeshje me trajnerin Arbeloa.

Gazeta tjetĂ«r e kryeqytetit “AS” ka nĂ« foto MbapenĂ« dhe Vinisiusin, protagonistĂ«t kryesorĂ«, ndĂ«rsa trajneri Arbeloa thekson se kjo ishte fitore e gjithĂ« skuadrĂ«s

Reali ka 51 pikë në 21 ndeshje, dhe është plotësisht në garë me Barcelonën për titullin kampion, ashtu si edhe në pozita të forta në Champions.

Kriza dhe humbjet nĂ« SuperkupĂ« e KupĂ« janĂ« lĂ«nĂ« pas, ndĂ«rsa tekniku Arbeloa thotĂ« se ka vendosur t’i besojĂ« mĂ«nyrĂ«s natyrale tĂ« lojĂ«s sĂ« yjeve tĂ« tij.

India ul tarifat për makinat europiane në 40 për qind në kuadër të marrëveshjes së tregtisë me BE-në

India planifikon të ulë tarifat për makinat e importuara nga Bashkimi Europian nga 110% në 40%, sipas burimeve, në hapjen më të madhe të tregut indian deri më tani, ndërsa dy palët po përfundojnë një marrëveshje të tregtisë së lirë që mund të njoftohet që të martën.

Qeveria ka rënë dakord të reduktojë menjëherë taksën për një numër të kufizuar makinash nga blloku 27-anëtarësh, me çmim importi mbi 15,000 euro (17,739 dollarë), thanë dy burime të njohura me negociatat. Më tej, kjo tarifë pritet të ulet gradualisht deri në 10%, duke lehtësuar hyrjen në tregun indian për prodhues europianë të makinave si Volkswagen, Mercedes-Benz dhe BMW.

India dhe BE-ja pritet tĂ« njoftojnĂ« tĂ« martĂ«n pĂ«rfundimin e negociatave tĂ« gjata pĂ«r marrĂ«veshjen e tregtisĂ« sĂ« lirĂ«, pas tĂ« cilĂ«s palĂ«t do tĂ« finalizojnĂ« detajet dhe do tĂ« ratifikojnĂ« atĂ« qĂ« po quhet “nĂ«na e tĂ« gjitha marrĂ«veshjeve”.

Marrëveshja mund të zgjerë tregtinë dypalëshe dhe të rrisë eksportet indiane të produkteve si tekstilet dhe bizhuteritë, të cilat kanë qenë të goditura nga tarifat 50% të SHBA-së që nga fundi i gushtit.  / abcnews.al /

Ramadani ‘flirton’ me golin/ Mesfushori shqiptar shkĂ«lqen fort nĂ« pĂ«rballjen Lecce-Lazio

Shpesh e ka lënë shenjën e tij.

Ylber Ramadani është një nga lojtarët më të mirë të Leçes në Serinë A italiane, disa herë shënues I golave vendimtarë që kanë siguruar fitore, madje edhe mbijetesë, dhe këtë gjë po përpiqet ta bëjë sërish.

Mesfushori I kombëtares shqiptare ishte më I miri në fushë në ndeshjen që skuadra puljeze e barazoi 0-0 në fushën e vet ndaj Lacios.

Vetë faqja zyrtare e Serisë A e shpalli Lojtarin e Ndeshjes, diçka që shoku I tij tek Leçe, Medon Berisha, e ka bërë tri herë.

Edhe pse pati njĂ« fillim tĂ« vĂ«shtirĂ« nĂ« kĂ«tĂ« duel, Ramadani u ngjit nĂ« “katedĂ«r”, siç mund tĂ« thuhet, duke qenĂ« “lokomotiva” qĂ« shtyu pĂ«rpara ekipin.

Natyrisht bashkë me të u dalluan edhe të tillë si Zibert apo Kulibali.

Edhe “Skaj Sport” e shpall Lojtarin mĂ« tĂ« mirĂ« tĂ« ndeshjes, duke I dhĂ«nĂ« notĂ«n 6.5.

Media kontinentale, “Eurosport”, gjithashtu ka vlerĂ«simin 6.5 duke e pĂ«rfshirĂ« nĂ« garĂ«n pĂ«r Lojtarin e Ndeshjes, ku shqiptari del I dyti me 21 pĂ«r qind, pas mbrojtĂ«sit tĂ« Lacios, Romanjoli.

Duke u kthyer tek ndeshja, Leçes I duhej fitorja, ndërsa barazimi e lë në vendin e 17-të me 18 pikë, fare pranë zonës që të zbret në Serinë B.

Mesfushori tjetër kuqezi, Medon Berisha, nuk luajti as këtë ndeshje pasi mbetet I dëmtuar dhe në proces riaftësimi.  / abcnews.al /

Ismajli “thyhet” pĂ«rsĂ«ri/ MbrojtĂ«si i kombĂ«tares del nga fusha nĂ« ndeshjen e SerisĂ« A

Nuk po mundet të luajë I qetë.

Ardian Ismajli, njëri nga mbrojtësit më të mirë të kombëtares shqiptare dhe të Torinos në Itali, por problemet fizike po e pengojnë gjithnjë e më shumë.

Ja ku I ndodhi sĂ«rish, ndĂ«rsa nĂ« fushĂ« ai dhe shokĂ«t e tij tĂ« ekipit “granata” vuajtĂ«n tmerrĂ«sisht nĂ« sfidĂ«n ndaj Komos.

Vendasit fituan plot 6-0, dhe dy prej golave u shënuan që kur Ismajli ishte ende në fushë, por ai nuk e përjetoi vazhdimin.

Në minutën e 20-të, kur Komo e trajnerit Fabregas kryesonte 2-0, shqiptari nga Kosova provoi shqetësime dhe u ul në fushë.

Ai kërkoi ndërrim dhe kështu ndodhi.

Mediat italiane shkruajnĂ« se futbollisti ka dĂ«mtim muskulor, ndonĂ«se ende nuk dihet saktĂ«sisht shkalla e lĂ«ndimit dhe koha qĂ« do t’i duhet pĂ«r riaftĂ«sim.

Theksohet që vetëm këtë sezon, Ismajli ka pasur tre ndalesa, madje e vërteta është që e ka pësuar katër herë, fillimisht në gusht, pastaj në shtator dhe në nëntor.

Në total, ai ka humbur 10 ndeshje këtë edicion, me 65 ditë mungesë në fushëën e lojës apo të stërvitjes.

Shpresohet që këtë herë shkëputja të mos jetë e gjatë, dhe mbrojtësi kuqezi të jetë gati për ndeshjen ndaj Polonisë në plej ofin e Botërorit në 26 mars.

140 milionë banorë në rrezik! Emergjencë kombëtare prej stuhisë në SHBA

Shtetet e Bashkuara po përjetojnë një stuhi dimërore të përmasave të jashtëzakonshme, e cila po përhapet nga Malet Shkëmbore dhe jugperëndimi i vendit deri në bregun lindor, duke krijuar kushte ekstreme moti për dhjetëra shtete dhe duke vënë në rrezik jetën e rreth 140 milion njerëzve.

Reshje të dendura bore, shi i ngrirë, akull dhe temperatura shumë të ulëta kanë përfshirë një territor të gjerë, ndërsa autoritetet paralajmërojnë rrezik serioz për hipotermi dhe ngrirje të lëkurës.

Në disa zona të Minnesota-s dhe Dakotës së Veriut, temperaturat pritet të zbresin deri në -46°C, çka mund të shkaktojë dëmtime të rënda shëndetësore brenda pak minutash.

Si pasojë e kushteve të rënda të motit, më shumë se 40% e popullsisë amerikane ndodhet në panik, ndërsa mbi 8 mijë fluturime janë anuluar, duke shkaktuar kaos në transport dhe ndërprerje të shumta të udhëtimeve.

Shumë zona po përballen gjithashtu me rrezik të madh për ndërprerje të energjisë elektrike dhe dëmtime të infrastrukturës.

Në këtë situatë emergjente, presidenti Donald Trump ka miratuar shpalljen e gjendjes së emergjencës në disa shtete, duke u bërë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.

“QĂ«ndroni tĂ« sigurt dhe ngrohtĂ«â€, shkroi ai nĂ« njĂ« mesazh publik.

ShĂ«rbimi KombĂ«tar i Motit e ka cilĂ«suar stuhinĂ« si “kĂ«rcĂ«nuese pĂ«r jetĂ«n”, duke paralajmĂ«ruar reshje tĂ« dendura dĂ«bore. NĂ« disa rajone, pĂ«rfshirĂ« zonat nga Oklahoma deri nĂ« Washington, New York dhe Boston, priten deri nĂ« 30 centimetra dĂ«borĂ«, ndĂ«rsa stuhitĂ« e akullit nga Teksasi drejt jugut tĂ« vendit mund tĂ« shkaktojnĂ« dĂ«me tĂ« rĂ«nda.

Meteorologët paralajmërojnë se në disa zona pasojat e stuhisë mund të jenë të krahasueshme me ato të një uragani, për shkak të akullit të trashë, rrëzimit të pemëve, ndërprerjeve afatgjata të energjisë dhe kushteve jashtëzakonisht të rrezikshme për qarkullim.

Autoritetet lokale dhe shtetërore u kanë bërë thirrje banorëve të qëndrojnë në shtëpi, të shmangin udhëtimet e panevojshme dhe të përgatiten me ushqime, ujë, pajisje emergjence dhe veshje dimërore.

Ekspozohet harta e rrallë e vitit 1445/ Ekzemplari i hartografit Pareto tregon ndikimin e Skënderbeut në Europë

Kjo hartë detare  e vitit  1455  tregon ndikimin e Gjergj Kastriotit në Europë dhe më gjërë kur ai ishte ende gjallë. Në qendër të Ballkanit  mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut sot, shkruhet emri i Skëndërbeut.

Harta është përgatitur nga  hartografi gjenovez Bartolomeo Pareto për Papa Nikollën e V.  Në atë kohë në botën e krishterë ishte shtuar frika për zgjerimin Osman dhe Arbëria më prijës Skëndërbeun  përfaqësonte një nga rezistencat më të forta kundër Perandorisë.

“E veçanta e kĂ«saj harte Ă«shtĂ« se Gjergj Kastrioti SkĂ«ndĂ«rbeu ishte gjallĂ« dhe bĂ«nte njĂ« rezistencĂ« tĂ« fortĂ« ndaj  PerandorisĂ« Osmane ku deri nĂ« atĂ« periudhĂ« kishte ardhĂ« pĂ«r ta pushtuar kalanĂ« Sulltan Murati dhe kuptohet shumĂ« mirĂ« qĂ« pĂ«rmes ShqipĂ«risĂ« osmanĂ«t kĂ«rkonin tĂ« pushtonin dhe vende tĂ« tjera tĂ« EuropĂ«s.  Ky hartograf  identifikon njĂ« pjesĂ« tĂ« Ballkanit ku pĂ«rfshihet Maqedonia  e kĂ«saj periudhe dhe ShqipĂ«ria e identifikon me emrin  “Scandro Beco”, SkĂ«ndĂ«rbeg. Fakti qĂ« Ă«shtĂ« emĂ«rtuar  nĂ« 1455 me atĂ« emĂ«r  tregon qartĂ« dhe pĂ«r atĂ« qĂ« dhe Papati pati nĂ« atĂ« kohĂ«, qĂ« lufta  qĂ« po zhvillohej kĂ«tu me heroin tonĂ« tĂ« shĂ«rbente si ndalesĂ« pĂ«r osmanĂ«t qĂ« kishin qĂ«llim ekspasioni.” 

Kjo dĂ«shmi e rrallĂ« e hartografisĂ« europiane tĂ« shekullit  XV i shtohet muzeut  kombĂ«tar  “Gjergj Kastrioti SkĂ«ndĂ«rbeu” nĂ« KrujĂ«.

Ekzemplari i rrallë,  i  certifikuar sipas standardeve më të larta shkencore është dhuruar nga  Biblioteka Kombëtare Qendrore e Romës ku ruhet origjinali.

“Gjergj Kastrioti SkĂ«ndĂ«rbeu  nĂ« shekujt qĂ« pasuan u bĂ« mit I jashtĂ«zakonshĂ«m pĂ«r  tĂ« gjithĂ« luftĂ«rat qĂ« bĂ«heshin  pĂ«r liri ku u shtuan  veprat qĂ« vazhdimisht janĂ« shkruajtur pĂ«r tĂ« dhe numrat janĂ« shtuar. Kjo e  identifikon pĂ«r sĂ« gjalli.  Kjo Ă«shtĂ« dhe rĂ«ndĂ«sia qĂ« kjo hartĂ« ka  dhe unĂ« jam I bindur që  tek vizitorĂ«t e shumtĂ« qĂ« ne kemi kjo do tĂ« bĂ«jĂ« dhe njĂ« impakt shumĂ« pozitiv”.

Hartat në këtë periudhë  ishin unike, shkruheshin me dorë dhe ruheshin me kujdes ndaj  çdo shënim mbi to ka peshë të pazakontë.

Sipas specialistëve  ky  është një ndër rastet  e rralla në historinë e hartografisë  ku  një territor  i gjërë identifikohet  me emrin e një personaliteti politik dhe ushtarak madje në të gjallë të tij duke treguar për rolin e Gjergj Kastriotit dhe jehonën e Arbërve në shekullin e XV.

“NĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ« Gjergj Kastrioti SkĂ«ndĂ«rbeu,  shteti qĂ« ai udhĂ«hiqte kishte marrĂ«dhĂ«niĂ« diplomatike me 28 shtete tĂ« EuropĂ«s dhe ne nĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ« qĂ« po flasim  pĂ«r hartĂ«n kĂ«mi dy traktate tĂ« nĂ«nshkruara me Venedikun 1448 dhe  Alfonsin e 5  nĂ« 1951. Ishin tĂ« nĂ«nshkruara pĂ«r luftĂ« tĂ« pĂ«rbashkĂ«t kundĂ«r osmanĂ«ve.   Erdhi pĂ«r ta pushtuar  kalanĂ« Sulltan Mehmeti I dytĂ« dy herĂ« nĂ« rrethimi e dytĂ« 1466 dhe  nĂ« rrethimin e tretĂ« 1467.

Ai erdhi pĂ«r tĂ« pushtuar kalanĂ« e KrujĂ«s pasi kishte pushtuar KonstandinopojĂ«n, Stambolin e sotĂ«m dhe ne deri nĂ« kĂ«tĂ« pĂ«riudhĂ« kur nuk e kishim ekspozuar kĂ«tĂ« hartĂ« e pĂ«rdornim  kĂ«tĂ« argument  shumĂ« fort edhe pĂ«rballĂ« skeptikĂ«ve. Tani që  kemi dhe ketĂ« hartĂ« Ă«shtĂ« dhe njĂ« argument dhe mĂ« I fortë  qĂ« Ă«shtĂ« e vertetĂ« qĂ« lufta qĂ« udhĂ«hoqi Gjergj Kastrioti ishte e njĂ« rĂ«ndĂ«sie pĂ«r shtetet e tjera tĂ« EuropĂ«s”

Ky artefakt me rëndësi kombëtare dhe europiane  ka ngjallur kureshtjen e turistëve  që në ditët e para të ekspozimit të saj.

Sipas drejtorit tĂ« Muzeut “Gjergj Kastrioti SkĂ«ndĂ«rbeu” në  KrujĂ« kjo hartë  pritet tĂ« shtojĂ« numrin e vizitorĂ«ve tĂ« cilĂ«t  vetĂ«m vitin e shkuar ishin rreth 212 mijĂ«.

Humb jetën i burgosuri rumun/ Shkodër, vuante dënimin që prej tetorit për vjedhje dhe narkotikë

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve informon opinionin publik se, në datën 25.01.2026, në IEVP Shkodër, ka ndërruar jetë shtetasi Nicolae Ionnut Erion Deliver, i datëlindjes 23.03.2005, lindur në Rumani dhe banues në Shkodër.

Ky shtetas ishte arrestuar mĂ« datĂ« 07.10.2024 dhe ishte akomoduar nĂ« IEVP ShkodĂ«r mĂ« datĂ« 10.10.2024, me masĂ« sigurimi “Arrest nĂ« burg”, pĂ«r veprat penale “Vjedhje me dhunĂ«â€ dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikĂ«ve”.

Sipas informacionit paraprak, gjatë paradites së sotme, shtetasi është konstatuar nga personeli i shërbimit duke qëndruar në shtrat, çka ka sjellë njoftimin e menjëhershëm të personelit shëndetësor të institucionit. Pas vlerësimit mjekësor, janë konstatuar parametra jetësorë të ulët dhe i është dhënë ndihma e parë mjekësore, me rekomandim për dërgim të menjëhershëm në urgjencën e spitalit rajonal.

Menjëherë është nisur me urgjencë drejt Spitalit të Koplikut, si struktura më e afërt shëndetësore. Gjatë transportimit i është dhënë ndihma mjekësore nga stafi shëndetësor. Në urgjencën e Spitalit të Koplikut i është dhënë ndihma mjekësore e menjëhershme, por më pas mjeku i urgjencës ka konstatuar se shtetasi ka ndërruar jetë (exitus letalis).

Institucioni ka njoftuar menjëherë organet kompetente dhe po bashkëpunon plotësisht për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, në përputhje me procedurat ligjore në fuqi.

 

 

Media shqiptare: lavatriçja që lan krimin politik dhe jeton prej tij

Nga Ilir Demalia 

Mos u mashtroni: ajo qĂ« pamĂ« dje dhe shohim vazhdimisht nĂ« bllokimin e ekraneve kur del Lexhenda nuk Ă«shtĂ« opozitĂ«, nuk Ă«shtĂ« krizĂ« dhe nuk Ă«shtĂ« “revoltĂ« popullore”. ËshtĂ« media shqiptare duke bĂ«rĂ« atĂ« qĂ« di tĂ« bĂ«jĂ« mĂ« mirĂ«: riciklimin e krimit politik pĂ«r tĂ« mbajtur veten gjallĂ«.

Pa kamerat, mikrofonĂ«t dhe “breaking news”-et, Lexhenda do tĂ« ishte thjesht njĂ« relike e viteve ’90. Me median, ai shndĂ«rrohet nĂ« “lajm kombĂ«tar”, nĂ« “kĂ«rcĂ«nim”, nĂ« “zhvillim dramatik”. Kjo nuk Ă«shtĂ« informim. Kjo Ă«shtĂ« larje politike nĂ« cikĂ«l tĂ« plotĂ«.

Në Shqipëri, krimi politik nuk hetohet. Transmetohet.
Nuk analizohet. Normalizohet.
Nuk dënohet. Riciklohet.

Media e ka kthyer tĂ« kaluarĂ«n kriminale nĂ« kontent. Sa mĂ« e errĂ«t historia, aq mĂ« i madh ekrani. Sa mĂ« i rĂ«ndĂ« bilanci i gjakut, aq mĂ« i butĂ« trajtimi mediatik. GĂ«rdeci, 21 janari, ’97, ’96 — tĂ« gjitha reduktohen nĂ« “opinion”, “qĂ«ndrim”, “debat”.

Kjo nuk është harresë. Kjo është amnisti mediatike e qëllimshme.

Pse media e mban gjallë të vdekurin politik?

Sepse media shqiptare nuk ka luksin të prodhojë të re.
Sepse gazetaria kushton.
Sepse hetimi rrezikon.
Sepse qytetaria kërkon standarde.

NdĂ«rsa Lexhenda Ă«shtĂ« i lirĂ«, i gatshĂ«m dhe i sigurt. Nuk kĂ«rkon pyetje. Nuk kĂ«rkon ballafaqim. Nuk kĂ«rkon pĂ«rgjegjĂ«si. Ai flet, shan, kĂ«rcĂ«non — dhe media mbush oraret.

NĂ« kĂ«tĂ« marrĂ«dhĂ«nie, media nuk Ă«shtĂ« viktimĂ« e politikĂ«s. ËshtĂ« partneri i saj mĂ« besnik.

NdĂ«rsa ekranet ziejnĂ« nga fytyra tĂ« konsumuara, qytetari real zhduket. Mendimi i pavarur nuk ftohet. Alternativa e re injorohet. Çdo zĂ« jashtĂ« rrethit tĂ« vjetĂ«r ose heshtet, ose pĂ«rqeshet, ose etiketohet si “i parĂ«ndĂ«sishĂ«m”.

Media nuk i trembet ekstremizmit.
Media i trembet normalitetit.

Sepse normaliteti kërkon etikë. Dhe etika është armiku më i madh i këtij modeli.

NdĂ«rsa Lexhenda Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« si ata qĂ« hedhin fishekzjarrĂ« natĂ« páșœr natě nĂ« 1-2 tĂ« natĂ«s, Lexhenda hedh fishekzjarre para KryeministrisĂ« pĂ« “rrĂ«zimin” e 1035-tĂ« tĂ« RamĂ«s nĂ« kĂ«to 13 vjet
Bllokohen rrugët, irritohen njerëzit, shkatërrohen nervat për këto festa. ndërsa televizionet transmetojnë live, pa kontekst, pa kundërpyetje, pa asnjë filtër. Qytetarët mallkojnë nëpër makina. Mediat numërojnë klikimet.

Ky është misioni editorial i medias : zhurmë, jo kuptim.

Pa këtë media, krimi politik do të ishte i vdekur. Pa këtë media, e shkuara nuk do të shitej si e ardhme. Pa këtë media, politika shqiptare do të detyrohej të ndryshonte.

Por kjo media nuk do ndryshim. Sepse ndryshimi do ta nxirrte jashtë loje.

Prandaj ajo lan, lustron dhe riciklon.
Prandaj bllokon ekranet.
Prandaj e quan “lajm”.

Derisa kjo lavatriçe tĂ« prishet, ShqipĂ«ria do tĂ« mbetet peng jo vetĂ«m i politikĂ«s sĂ« vjetĂ«r — por i medias qĂ« jeton duke e mbajtur atĂ« gjallĂ«.  / abcnews.al /

Papa Leoni XIV: Civilët në Ukrainë po vuajnë, lufta duhet të marrë fund!

Papa Leoni XIV deklaroi të dielën se sulmet e vazhdueshme ruse kundër Ukrainës po i lënë civilët të ekspozuar ndaj të ftohtit të dimrit dhe po rëndojnë gjithnjë e më shumë jetën e tyre. Duke folur pas lutjes së përjavshme Angelus, Papa Leoni XIV theksoi se luftimet e zgjatura kanë pasoja gjithnjë e më serioze për popullsinë civile.

“ArmiqĂ«sitĂ« e zgjatura kanĂ« pasoja gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« rĂ«nda pĂ«r civilĂ«t,” u shpreh Papa Leoni XIV, duke bĂ«rĂ« thirrje qĂ« tĂ« intensifikohen pĂ«rpjekjet pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s.

Ai apeloi për angazhim të shtuar ndërkombëtar në funksion të ndalimit të konfliktit dhe lehtësimit të vuajtjeve të popullit ukrainas.  / abcnews.al /

Protestat prekin qarkullimin kufitar/ Kamionistët grevë 48-orëshe, nuk lejohet kalimi në Mal të Zi nga nesër në orën 11:30

Automjetet e transportit të mallrave do të kenë të ndaluar të hynë dhe të dalin   në pikat kufitare  që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.

Duke filluar nga mesnata e  26 janarit  do të bllokohet hyrja  në vendin fqinj ndërsa nga ora 12:00 e së njëjtës datë do të bllokohet edhe dalja nga territori i tij.

Kjo  për shkak të një  proteste që pritet të zhvillohet në  Maqedoninë e Veriut nga një shoqatë e transportit të mallrave.

Ndërkohë mjetet e tonazhit të rëndë që transportojnë ilaçe ose  bagëti  do të lejohen të qarkullojnë normalisht.

Pa kufizime do të vijojë dhe  qarkullii I  automjeteve të udhëtarëve.

Në protestë 48 orëshe duke nisur nga ora 11:30 e 26 janarit   do të dalë dhe Shoqata e Kamionistëve të Republikës së Malit të Zi.

Kamionët të hënën do të parkohen  pranë disa pikave kufitare duke  bllokuar e kalimit për mjetet e transportit të mallrave.

Sipas policisë kufitare  për të shmangur bllokimin e rrugëve apo incidente të mundshme  nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, nga Shqipëria në Malin e Zi, deri në përfundim të protestës.

Në akset rrugore që të çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Malit të Zi, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e vogla, automjetet e emergjencës, autobusët dhe mjetet e transportit të pasagjerëve.

ShoferĂ«t e kamionĂ«ve do tĂ« dalin nĂ« protestë  sepse kĂ«rkojnĂ« ndryshime nĂ« nivelin e akcizĂ«s, kthimin e saj pĂ«r litĂ«r karburanti, kthim mĂ« tĂ« shpejtĂ« tĂ« TVSH-sĂ«, orare mĂ« tĂ« gjata pune tĂ« doganave dhe inspektorateve fitosanitare nĂ« kufij, ndryshime nĂ« ETIAS dhe staĆŸ pune tĂ« favorizuar.

Ndërprerja e qarkullimit është edhe pjesë e protestës rajonale të transportuesve të mallrave nga Serbia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Mali i Zi, për shkak të kufizimit të punës së shoferëve profesionistë në vendet e Shengenit në maksimum 90 ditë brenda gjashtë muajve.

Vizita e Ramës në Izrael/ Takim kokë më kokë me kryeministrin Netanyahu dhe fjalim historik në Knesset

Kryeministri Edi Rama, do tĂ« zhvillojĂ« njĂ« vizitĂ« pune nĂ« Jeruzalem, Izrael, mĂ« 25–27 janar, me rastin e pjesĂ«marrjes sĂ« tij nĂ« KonferencĂ«n NdĂ«rkombĂ«tare pĂ«r LuftĂ«n kundĂ«r Antisemitizmit.

Në këtë vizitë, Kryeministri shoqërohet nga delegacioni shqiptar dhe bashkëshortja e tij, znj.Linda Rama.

DitĂ«n e hĂ«nĂ«, mĂ« 26 janar, ora 11:00 – 12:30 Kryeministri Rama do tĂ« zhvillojĂ« njĂ« takim kokĂ« mĂ« kokĂ« me Kryeministrin e Izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili do tĂ« pasohet nga takimimes dy delegacioneve, nĂ« pĂ«rfundim tĂ« tĂ« cilit do tĂ« ketĂ« edhe deklaratĂ« pĂ«r shtyp.

Paralelisht, znj. Linda Rama, në shoqërinë e znj. Herzog, bashkëshortes së Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog, do të zhvillojë një vizitë në Bibliotekën Kombëtare.

NĂ« orĂ«n 14:00, Kryeministri Rama, i shoqĂ«ruar nga znj. Linda Rama, do tĂ« mbĂ«rrijĂ« nĂ« Knesset “Plaza”, Parlamenti i Izraelit, ku do tĂ« pritet me njĂ« ceremoni tĂ« posaçme shtetĂ«rore nga Kryetari i Knessetit. Ceremonia pĂ«rfshin rojet e nderit, ekzekutimin e himneve kombĂ«tare, si dhe vendosjen e kurorave nĂ« monumentin e ushtarĂ«ve tĂ« rĂ«nĂ« dhe nĂ« monumentin e viktimave tĂ« terrorit.

Më pas, Kryeministri Rama do të firmosë Librin e Përshtypjeve në Hollin Shagall.

Në orën 14:30, Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të zhvillojnë një takim me Kryetarin e Knessetit, z. Amir Ohana.

NĂ« orĂ«n 16:15, do tĂ« nisĂ« seanca plenare speciale e Knessetit, e shoqĂ«ruar nga hyrja ceremoniale nĂ« sallĂ«. GjatĂ« kĂ«saj seance do tĂ« mbajnĂ« fjalĂ«n Kryetari i Knessetit, z. Amir Ohana, Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, Lideri i OpozitĂ«s, Yair Lapid, si dhe Kryeministri Edi Rama, i cili do t’i drejtohet Parlamentit tĂ« Izraelit me njĂ« fjalim historik sipas protokollit tĂ« posaçëm qĂ« Knesseti u ka rezervuar njĂ« numri tĂ« kufizuar udhĂ«heqĂ«sish tĂ« huaj dhe sĂ« fundmi Presidentit tĂ« SHBA, Donald J. Trump.

Në orën 17:15, do të zhvillohet një pritje zyrtare në nder të Kryeministrit Rama, me pjesëmarrjen e ambasadorëve dhe të ftuarve të posaçëm, në Jerusalem Hall të Knessetit.

Ndërsa, znj. Linda Rama do të ketë një takim të veçantë me gratë parlamentare.

Më 27 janar, Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë në Konferencën Ndërkombëtare për Luftën kundër Antisemitizmit, ku do të mbajë një fjalë, në praninë e Presidentit të Izraelit, Isaac Herzog.

Gjatë qëndrimit në Jeruzalem, Kryeministri Rama do të kryejë gjithashtu vizita simbolike në Western Wall (Muri i Lotëve) dhe në Kishën e Varrit të Krishtit.

(EMRAT) ‘Ëndrra amerikane e kanadeze’ pĂ«r 35 mijĂ« euro/ Prokuroria e TiranĂ«s dĂ«rgon nĂ« gjyq 6 persona

Prokuroria pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« Parë  TiranĂ« ka dĂ«rguar nĂ« gjyq shtetasit Hazir Maci, Lejla Maci, Cerkez Nikoci, Ardjan Pirani, Alfred Maci dhe Endrit Nezaj, tĂ« akuzuar pĂ«r veprat penale “Falsifikim i letĂ«rnjoftimeve, pasaportave ose vizave”, “Falsifikim i dokumentit” dhe “Ndihma pĂ«r kalim tĂ« paligjshĂ«m tĂ« kufijve”.

Sipas hetimeve të kryera, grupi kriminal dyshohet se ka organizuar kontrabandimin e shtetasve shqiptarë drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Kanadasë, përmes një itinerari që përfshinte Shqipërinë, disa vende të Europës, Republikën Domenikane dhe më pas kalimin me dokumente të falsifikuara drejt Amerikës së Veriut.

Prokuroria bën me dije se organizatori i dyshuar i kësaj veprimtarie kriminale është shtetasi H.M., i njohur edhe me identitetin A.M., i cili më parë është hetuar për të njëjtën veprimtari. Ai u kërkonte shtetasve shqiptarë pagesa deri në 35 mijë dollarë për person, duke përdorur dokumente udhëtimi të falsifikuara për kalimin përmes Porto Rikos drejt Floridës apo shteteve të tjera të SHBA-së, ose drejt Kanadasë.

Hetimet janĂ« zhvilluar nĂ« bashkĂ«punim me Departamentin e PolicisĂ« Kriminale tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit dhe ShĂ«rbimin Diplomatik – Zyra pĂ«r Hetimet Kriminale jashtĂ« SHBA-sĂ«.

‘FurnitorĂ«t e kokainĂ«s’/ TiranĂ«, pranga 3 tĂ« rinjve, sekuestrohen armĂ«, drogĂ« dhe para

SpecialistĂ«t e Seksionit tĂ« Hetimit tĂ« NarkotikĂ«ve, nĂ« vijim tĂ« operacioneve policore kundĂ«r veprimtarive kriminale nĂ« fushĂ«n e narkotikĂ«ve, pas njĂ« pune tĂ« mirĂ«organizuar organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor tĂ« koduar “Cargo 2”.

Në kuadër të këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:
-E. M., 26 vjeç, I. C., 33 vjeç dhe A. K., 32 vjeç, banues në Tiranë.

NĂ« UnazĂ« tĂ« Madhe, nĂ« afĂ«rsi tĂ« rrethrrotullimit tĂ« Tegut, shĂ«rbimet e PolicisĂ« kanĂ« lokalizuar automjetin tip “Escalade” me drejtues shtetasin A. K. dhe pasagjerĂ« shtetasit E. M, dhe I. C. GjatĂ« kontrollit nĂ« automjet Ă«shtĂ« gjetur njĂ« pako me lĂ«ndĂ« tĂ« dyshuar narkotike tĂ« llojit kokainĂ«, me peshĂ« 1 kg e 36.6 gramĂ«.

Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, siguronin lëndë të dyshuar narkotike të llojit kokainë dhe më pas furnizonin disa grupe shpërndarësish, në zona të ndryshme të Tiranës.

Gjatë kontrollit të banesës së shtetasit A. K, shërbimet e Policisë gjetën e sekuestruan në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë, 1 armë gjahu, municion luftarak, 121 000 euro, 60 milion lekë, 5000 paund të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale sëbashku me lëndën narkotike, automjetin dhe 5 aparate celular.  / abcnews.al /

Pas Malit të Zi, protesta edhe në RMV/ Bllokohet përkohësisht qarkullimi i mallrave në Pikën Kufitare

Për shkak të një proteste që pritet të zhvillohet në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut nga një shoqatë e transportit të mallrave, do të ketë bllokim të përkohshëm të lëvizjes së mallrave në hyrje dhe dalje në pikat kufitare që lidhin Shqipërinë me Maqedoninë e Veriut.

Mësohet se duke filluar nga ora 00:01 e datës 26.01.2026, do të bllokohet hyrja e mjeteve transportuese të mallrave në Republikën e Maqedonisë së Veriut, ndërsa nga ora 12:00 e së njëjtës date do të bllokohet edhe dalja nga territori i saj.

Nga ky bllokim do të përjashtohen mjetet e tonazhit të rëndë që transportojnë medikamente mjekësore ose bagëti, të cilat do të lejohen të qarkullojnë normalisht. Po ashtu, lëvizja e automjeteve të udhëtarëve nuk do të preket dhe do të vijojë pa kufizime.

Autoritetet u bëjnë thirrje subjekteve të transportit dhe qytetarëve të informohen dhe të marrin masat e nevojshme për të shmangur vonesat dhe problematikat gjatë kësa periudhe.

Protesta në Malin e Zi/ Autoritetet: Ndalohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë në Pikën Kufitare të Hanit të Hotit

Autoritetet malazeze kanë njoftuar se më datë 26.01.2026, duke nisur nga ora 11:30, për një periudhë 48-orëshe, Shoqata e Kamionistëve të Republikës së Malit të Zi do të zhvillojë një protestë.

Për arsye sigurie dhe për të shmangur bllokimin e rrugëve apo incidente të mundshme, nuk do të lejohet qarkullimi i mjeteve të tonazhit të rëndë, nga Shqipëria në Malin e Zi, deri në përfundim të protestës.

Në akset rrugore që të çojnë drejt vendkalimeve kufitare me Republikën e Malit të Zi, do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet e vogla, automjetet e emergjencës, autobusët dhe mjetet e transportit të pasagjerëve.

Policia e Kufitare kërkon mirëkuptimin e drejtuesve të mjeteve të tonazhit të rëndë, për respektimin e periudhës së kufizimit të lëvizjes, me qëllim shmangien e bllokimit të rrugëve apo të incidenteve të mundshme.  / abcnews.al /

Spiropali takohet me Erdoğan: MarrĂ«dhĂ«nia ShqipĂ«ri-Turqi,  bashkĂ«punim dinamik i orientuar drejt sĂ« ardhmes

GjatĂ« qĂ«ndrimit tĂ« saj nĂ« Stamboll, nĂ« kuadĂ«r tĂ« PlatformĂ«s pĂ«r Paqe nĂ« Ballkan me Ministrat e JashtĂ«m tĂ« Rajonit, Ministrja pĂ«r EuropĂ«n dhe PunĂ«t e Jashtme, Elisa Spiropali, u takua me Presidentin e RepublikĂ«s sĂ« TurqisĂ«, Recep Tayyip Erdoğan.

Spiropali thekson se gjatĂ« takimit “i shpreha Presidentit mirĂ«njohjen pĂ«r rolin aktiv dhe tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m tĂ« TurqisĂ« nĂ« mbĂ«shtetje tĂ« paqes, sigurisĂ« dhe ekuilibrave strategjikĂ« nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor”.

Ky kontribut sipas saj, reflekton përgjegjësi rajonale dhe vizion afatgjatë.

“MarrĂ«dhĂ«nia mes ShqipĂ«risĂ« dhe TurqisĂ« Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar mbi histori tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, respekt reciprok dhe besim mes dy popujve. Sot, ajo shprehet si njĂ« bashkĂ«punim i gjallĂ« dhe dinamik, i orientuar drejt sĂ« ardhmes, ku dialogu, solidariteti dhe interesat e pĂ«rbashkĂ«ta forcojnĂ« stabilitetin dhe zhvillimin nĂ« rajon”, shkruan Spiropali.

Postimi i Spiropalit:

Stamboll – Nder pritja nga Presidenti i TurqisĂ«, Recep Tayyip Erdoğan, njĂ« mik i provuar i ShqipĂ«risĂ« dhe i shqiptarĂ«ve, nĂ« kuadĂ«r tĂ« PlatformĂ«s pĂ«r Paqe nĂ« Ballkan me ministrat e jashtĂ«m tĂ« rajonit.

Shpreha mirënjohjen për rolin aktiv dhe të qëndrueshëm të Turqisë në mbështetje të paqes, sigurisë dhe ekuilibrave strategjikë në Ballkanin Perëndimor, një kontribut që reflekton përgjegjësi rajonale dhe vizion afatgjatë.

Marrëdhënia mes Shqipërisë dhe Turqisë është ndërtuar mbi histori të përbashkët, respekt reciprok dhe besim mes dy popujve.

Sot, ajo shprehet si një bashkëpunim i gjallë dhe dinamik, i orientuar drejt së ardhmes, ku dialogu, solidariteti dhe interesat e përbashkëta forcojnë stabilitetin dhe zhvillimin në rajon.

Vodhi automjetin gjatë natës/ Vlorë, arrestohet 45 vjeçari

Policia e VlorĂ«s finalizoi operacionin policor tĂ« koduar ‘Reagimi’ duke vĂ«nĂ« nĂ« pranga njĂ« shtetas.

Sipas policisë, pas kallëzimit të marrë nga një shtetase se gjatë natës i kishin vjedhur automjetin, u bë identifikimi dhe arrestimi i një 45 vjeçari, banues në Vlorë.

Gjithashtu, gjatë operacionit, shërbimet e Policisë gjetën edhe automjetin e vjedhur nga ky shtetas.

Rusia sulmon me raketa e dronë Kievin, mbi 1700 pallate pa ngrohje

Rreth 1 700 pallate banimi në kryeqytetin ukrainas, Kiev, vazhdojnë të jenë pa ngrohje pas një sulmi masiv me raketa dhe dronë nga Rusia gjatë kësaj jave, bëri të ditur të dielën kryebashkiaku Vitalii Klitschko. Moska ka intensifikuar ndjeshëm bombardimet ndaj sistemit energjetik të Ukrainës që nga nisja e pushtimit në vitin 2022.

Të shtunën, Rusia ndërmori një sulm të gjerë kundër infrastrukturës energjetike të Ukrainës, duke shkaktuar shpërthime të forta në Kiev gjatë natës dhe duke lënë rreth 1.2 milionë objekte pa energji elektrike në mbarë vendin, në kushte temperaturash nën zero.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky deklaroi se objektivat kryesore të Rusisë janë sektori energjetik, infrastruktura kritike dhe ndërtesat e banimit. Ai tha se vetëm këtë javë Rusia ka lëshuar mbi 1 700 dronë sulmues, më shumë se 1 380 bomba ajrore të drejtuara dhe 69 raketa ndaj Ukrainës.

Zelensky theksoi se çdo sulm masiv ka potencial shkatërrues dhe bëri thirrje për forcimin e mbështetjes ndërkombëtare, ndërsa ndodhej për vizitë në Lituani.

Ndërkohë, zëvendëskryeministri Oleksiy Kuleba njoftoi se numri i ndërtesave pa ngrohje në Kiev ka rënë nga 6 000 në mëngjes në mbi 3 200 në mbrëmje, falë punës së ekipeve teknike. Kryebashkiaku Klitschko shtoi se gjatë 24 orëve të fundit është rikthyer furnizimi me ngrohje për më shumë se 1 600 ndërtesa dhe puna po vijon për rikthimin e plotë të shërbimeve.

Sulmi i madh ndaj Kievit ndodhi në një kohë kur negociatorë nga Ukraina, Rusia dhe Shtetet e Bashkuara po diskutonin në Abu Dhabi opsione për përfundimin e luftës.  / abcnews.al /

Proda falënderon Policinë e Shtetit: Profesionalizëm dhe përmbajtje përballë dhunës gjatë protestës

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, ka falënderuar drejtuesit dhe punonjësit e Policisë së Shtetit për profesionalizmin, përmbajtjen dhe përkushtimin e treguar gjatë angazhimit për garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës.

Proda theksoi se, pavarësisht akteve të shumta të dhunës, përfshirë përdorimin e bombave molotov, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta, efektivët demonstruan standarde të larta profesionale, respekt për ligjin dhe përgjegjësi institucionale.

Mesazh falënderimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda

“TĂ« nderuar drejtues dhe punonjĂ«s tĂ« PolicisĂ« sĂ« Shtetit,

Ju falënderoj për profesionalizmin, përmbajtjen dhe përkushtimin e treguar gjatë angazhimit tuaj në garantimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë protestës.

Pavarësisht akteve të shumta të dhunës, me bomba molotov, lëndë piroteknike e sende të forta, ju demonstruat standarde të larta profesionale, respekt për ligjin dhe përgjegjësi institucionale.

Uroj shërim të shpejtë për 11 punonjësit e dëmtuar gjatë detyrës dhe i siguroj ata për mbështetjen e plotë të institucionit.

Një falënderim i veçantë shkon për të gjithë drejtuesit, për lidershipin, koordinimin dhe menaxhimin profesional të situatës.

MirĂ«njohje pĂ«r çdo efektiv tĂ« PolicisĂ« sĂ« angazhuar.”   / abcnews.al /

❌