Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Sulmet ruse në Kharkiv, të paktën 15 të plagosur

Sulmet me raketa ruse në një ndërtesë shumëkatëshe në qytetin e Kharkivit në Ukrainën juglindore kanë plagosur të paktën 15 persona.

Guvernatori rajonal Oleh Sinyukhubov tha se ushtria ruse ka kryer fillimisht sulme me armë balistike.

“Fillimisht, ushtria ruse kreu sulme me armë balistike. Ka informacione se ka njerëz të bllokuar nën rrënoja. Operacionet e kërkimit janë duke u zhvilluar”, tha Sinekhubov nëpërmjet një reagimi në rrjete sociale.

Sindikata e Gazetarëve Palestinezë: Izraeli arrestoi 42 gazetarë në vitin 2025

Sindikata e Gazetarëve Palestinezë njoftoi se ushtria izraelite arrestoi 42 gazetarë, përfshirë 8 gra, në vitin 2025 në Bregun Perëndimor të pushtuar, Kuds dhe zonat e populluara nga palestinezët brenda kufijve izraelitë.

Në një raport të publikuar nga sindikata thuhet se Izraeli vazhdon të shënjestrojë sistematikisht gazetarët, duke përdorur praktika të tilla si ndalimi arbitrar dhe administrativ, rrahje, dëbime, konfiskim të pajisjeve dhe marrje në pyetje me forcë, ndërsa vihet në dukje se kjo është pjesë e një përpjekjeje për të “heshtur ndjekjen e lajmeve dhe për të thyer strukturën kombëtare të medias”.

Raporti, i përgatitur nga komiteti i lirive të sindikatës, nxjerr në pah një përshkallëzim të rrezikshëm në politikën e arrestimeve të Izraelit, duke shënjestruar gazetarët me ndikim, duke zgjeruar praktikën e “paraburgimit administrativ” pa drejtimin e akuzave dhe duke përdorur dhunën fizike dhe psikologjike si mjet shtypjeje.

Në raport njoftohet se 42 gazetarë, përfshirë 8 gra, janë arrestuar nga ushtria izraelite në vitin 2025 në Bregun Perëndimor të pushtuar, Kuds dhe zonat e populluara nga palestinezët brenda kufijve izraelitë.

Arrestimin administrativ pa akuza, raporti e cilëson si një nga “metodat më të rrezikshme”, dhe thekson se kjo situatë i kthen gazetarët në “të burgosur të idesë për një kohë të pacaktuar”.

Kriza klimatike ‘kërcënon’ të shkurtojë sezonet e skijimit/ A do të munden njerëzit të bëjnë ski në vitin 2 100?

Të bërit ski, teleferikët dhe shpatet e mbuluara me borë për Krishtlindje nuk janë më të garantuara.

Deri në vitin 2100, kriza klimatike kërcënon të shkurtojë në mënyrë drastike sezonet e skijimit dhe të rrisë kostot mjedisore dhe ekonomike, shkruan focus.it.

Shkencëtarët kanë mbledhur të dhëna mbi shpatet e Andermatt-Sedrun-Disentis, zona më e madhe e skijimit në Zvicër me 100 km shpate.

Prodhimi artificial i borës kërkon gjithashtu kërkesa të caktuara për temperaturën dhe lagështinë. Sa më i thatë ajri dhe sa më i ftohtë ajri i jashtëm dhe uji i përdorur, aq më efikas është ky proces.

Nëse temperaturat rriten ose ajri është shumë i lagësht, prodhimi i borës artificiale bëhet joekonomik.

Për më tepër, do të ketë problemin se ku mund të gjendet i gjithë ky ujë. Aktualisht, uji për zonën nën studim është marrë nga Oberalpsee, një liqen aty pranë në kantonin e Urit, i cili siguron një maksimum prej 200 milionë litrash në vit për këtë qëllim.

Megjithatë, i njëjti trup uji furnizon zonën edhe me energji hidroelektrike.

Këtu, si kudo tjetër, kjo do të krijojë një konflikt mbi përdorimet e ndryshme të rezervave ujore, të cilat ka të ngjarë të shterohen gjithnjë e më shumë për shkak të ndryshimeve klimatike.

Gjermani/ CSU kërkon ashpërsim të masave dhe kthimin e shumicës së refugjatëve sirianë

Në një dokument të Unionit Kristiansocial Gjerman, CSU para një takimi të grupit të landit në Seeon, Bavarinë e Epërme në 6 janar flitet për një “ofensivë kthimi” që duhet të zhvillohet “sa më shpejt”.

Për shumicën e sirianëve me leje qëndrimi të përkohshme, argumenti i mbrojtjes nuk është më në fuqi pas përfundimit të luftës civile, thuhet në dokument. “Për ata që nuk largohen vullnetarisht, dëbimet duhet të fillojnë sa më shpejt të jetë e mundur”. Mbi dokumentin e CSU ka raportuar gazeta gjermane “Münchner Merkur” dhe dpa.

2026 duhet të jetë vit i ofensivës së dëbimeve, “me fluturime të planifikuara dhe gjithashtu për në Siri dhe Afganistan”. Për këtë qëllim,duhet të krijohen në të gjithë Gjermaninë qendrat e kthimit, së bashku me një terminal të dedikuar dëbimi në Aeroportin e Mynihut. CSU dëshiron të ndjekë një qëndrim më të ashpër edhe ndaj refugjatëve nga Ukraina. “Për më tepër, ne do të këmbëngulim që burrat ukrainas në moshë ushtarake, në veçanti, të kontribuojnë në mbrojtjen e vendit të tyre”, thuhet në dokument, por nuk jepen detaje të mëtejshme.

Pengesa më të larta për integrimin në sistemet sociale

Pikë tjetër në dokumentin e CSU është vështirësimi i kritereve për të hyrë në sistemin social gjerman. “Aktualisht, qytetarëve të BE-së u garantohet liria e lëvizjes brenda Unionit me ligj, madje edhe me një kohë minimale pune javore prej 5.5 orësh.

Ne duam të ngushtojmë përkufizimin e konceptit ‘punëtor’ siç përcaktohet në Direktivën e BE-së për Lirinë e Lëvizjes”, sqarohet në deklaratë. Kreu i grupit rajonal Alexander Hoffmann i tha “Merkur”, se “migrimi i fuqisë punëtore në Gjermani nuk duhet të jetë migrim varfërie”.

Dokumenti paraprak i publikuar në media përmban edhe pika të tjera si luftimin e armiqve të demokracisë. Aty kërkohet që thirrjet publike për ngritjen e një shteti islamist, Kalifat duhet të dënohen.

“Kërkesa për zhbërjen e rendit themelor demokratik liberal apo një krim antisemitist duhet të çojnë në dëbimin e detyrueshëm të personit në fjalë, mohimin e lejes së qëndrimit dhe, në rastin e shtetasve të dyfishtë, humbjen e shtetësisë gjermane”, thuhet në dokumentin e CSU.

Parashikimi i motit, si do të ndryshojnë temperaturat gjatë ditës

Ditën e shtunë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte të paqëndrueshme atmosferike, me vranësira dhe reshje të herëpashershme shiu me intensitet të ulët deri mesatar.

Në veriperëndim hera-herës në intervale të shkurtra kohore priten reshje shiu me intensitet deri të lartë në formën e stuhive, ndërsa në zonën e Alpeve dhe relievet e larta malore reshjet e borës do të vijojnë me intensitet të ulët e lokalisht deri mesatar.

Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i jugut me shpejtësi 10m/s, ndërsa në zonat luginore dhe bregdet, sidomos në jug era pritet të arrijë deri 17m/s

 Deti – Valëzimi forcës 4-5ballë.

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Dashi

Planetët do ju përkëdhelin mjaft gjatë kësaj dite dhe do ju bëjnë të ndiheni me së miri. Do e shprehni pa dorashka dashurinë që ndjeni për njeri-tjetrin.

Beqarët do ndihen gati te fillojnë histori dashurie edhe pse personat nuk do ua mbushin 100% mendjen. Për financat do jetë një dite goxha e favorshme. Mund të kryeni disa investime me tepër nëse dëshironi.

Demi

Asgjë e veçantë nuk do ndodhe gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Merrini gjërat si t’iu vijnë dhe atë çfarë do ju thotë zemra.

Beqarët do kenë veçse disa takime interesante, asgjë më shume sesa aq. Duhet ende edhe pak durim. Në planin financiar mos kërkoni të pasuroheni menjëherë sepse nuk do ja dilni dot. Sakrificat mund t’iu dëmtojnë.

Binjaket

Ka rrezik që gjërat të mos shkojnë ashtu si ju i keni ëndërruar sot në jetën tuaj sentimentale. Nuk do ketë momente pasionante sepse partneri do jete si stresuar për një çështje pune. Beqarët gjithashtu duhet te presin edhe pak për dashurinë e madhe. Nëse kryeni shpenzime te tejskajshme financat do dobësohen tej mase. Ruajeni gjithë kohës maturinë.

Gaforrja

Jeta juaj në çift nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar gjatë kësaj dite. Ndonjëherë atmosfera mund të bëhet mbytëse. Beqarët duhet të tregohen sa me të hapur dhe të pranojnë ftesat që do ju bëhen.

Se çfarë do bëjnë më pas e kanë vetë në dorë. Për financat duhet të merreni më seriozisht. Me pak maturi dhe kujdes gjendja do filloje të përmirësohet.

Luani

Do e dashuroni plot pasion personin që keni ne krah gjate kësaj ditë dhe atmosfera do bëhet elektrizuese. Zemra do rrahë edhe më fort. Beqarët do kalojnë një ditë pozitive edhe pse dashurinë ende nuk do e gjejnë. Miqtë nuk do i lënë asnjë çast te mërziten. Ne planin financiar do keni goxha vështirësi dhe probleme. Duhet shume kujdes për t’ia dale mbanë.

Virgjëresha

Do merren vendime të mëdha gjate kësaj dite në jetën tuaj sentimentale. Do diskutoni gjerë e gjatë me personin që dashuroni dhe do bini në një mendje. Klima yjore do jete e turbullt për ata që janë vetëm. As sot nuk pritet të mbërrijë princi i kaltër. Financat do fillojnë dalëngadalë te përmirësohen. Do ndiheni më mirë kur të kryeni ndonjë shpenzim.

Peshorja

Do kërkoni që gjithçka të bëhet si doni ju gjatë kësaj dite, prandaj mund të kini disa mosmarrëveshje me partnerin. Mundohuni te tregoheni sa me realiste dhe te bëni lëshime. Beqarët do mahniten nga një person dhe nuk do mendohen dy herë për të filluar një lidhje. Në fakt ky do jete një gabim. Financat do jenë më të ekuilibruara se disa ditë më parë.

Akrepi

Mos përfitoni nga fakti qe partneri ka shume besim tek ju për te bere gjera qe ai ne fakt nuk i dëshiron. Mund ta ktheni situatën përmbys dhe do keni probleme. Për beqaret do ketë goxha surpriza, kështu qe duhet te bëhen gati. Gjendja e te ardhurave nuk do jete aspak e mire. Nuk do i rezistoni dot tundimit për te shpenzuar pafund.

Shigjetari

Dite e qetë dhe e qëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Harmonia, mirëqenia dhe flegrua do mbizotërojë ne jetën e tyre.

Beqarët nuk duhet te dekurajohen nëse nuk ju pranohen ftesat, por duhet ta kërkojnë diku tjetër dashurinë.

Financat do jene gjithë kohës të stabilizuara. Nuk do jetë problem edhe po kryet ndonjë investim më tepër.

Bricjapi

Dita e sotme do jetë shume e veçantë për ata që janë në një lidhje. Do kuptoheni mjaft mire me atë qe keni ne krah dhe do i ndreqni edhe problemet e se shkuarës. Beqarët do ndihen mire me statusin që kanë dhe nuk do e kërkojnë princin e kaltër. Nëse tregoheni të arsyeshëm me financat, gjendja do jetë mjaft e ekuilibruar.

Ujori

Priten shumë vështirësi gjate kësaj ditë në jetën tuaj sentimentale. Nuk do merreni vesh aspak me personin qe keni ne krah dhe kjo do sjelle debate te forta. Beqarët duhet të përfitojnë sa të mundin nga ftesat që do ju bëhen, jo t’i neglizhojnë ato. Financat do jenë në gjendje të qëndrueshme, por nuk duhet të kryeni çmenduri me shpenzimet.

Peshqit

Marsi nuk do krijojë me probleme gjatë kësaj dite në jetën tuaj sentimentale, kështu që mund te dashuroheni ashtu si ta ndjeni. Beqarët më mirë të mos bëjnë plane në mënyrë që të mos zhgënjehen më vonë. Pritet të ketë disa takime të rëndësishme gjithsesi. Në planin financiar nuk duhet të nxitoheni për asgjë.

Moti i keq, qindra anulime dhe vonesa fluturimesh në aeroportin e Amsterdamit

Qindra fluturime pritet të anulohen në aeroportin Ndërkombëtar Schiphol në Amsterdam

Gjithashtu njoftohet se mund të ketë edhe vonesa për shkak të borës dhe akullit, raportoi agjencia holandeze e lajmeve ANP, duke cituar njoftimin zyrtar nga aeroporti.

Schiphol, një nga qendrat më të ngarkuara të Evropës, ka anuluar sot dhjetëra fluturime për të njëjtën arsye. Probleme të ngjashme raportohen edhe në aeroportin e Eindhovenit.

Ortekët në Alpet italiane, shkaktojnë dy viktima dhe të plagosur

Dy persona u vranë dhe disa të tjerë u plagosën nga ortekët në Alpet italiane. Erërat e forta vështirësuan operacionet e shpëtimit. Një ortek fillimisht goditi Luginën Maira jugperëndimore të Alpeve, pranë kufirit francez në rajonin italian të Piemontes, duke vrarë një person dhe duke plagosur dy të tjerë, sipas Shërbimit të Ndihmës së Parë Alpine.

Ndërsa një nga të plagosurit është në gjendje kritike. Ekipet e shpëtimit u nisën në këmbë nga lartësi më të ulëta pasi erërat e forta i penguan ekipet e helikopterëve të arrinin në vendngjarje, tha agjencia në një deklaratë.

Ndërkohë orteku i dytë ndodhi pranë Pragelato, një vendpushim i njohur skish rreth 60 kilometra në perëndim të Torinos. Një grua që ishte bllokuar arriti të lirohej, por nuk ishte në gjendje të lëvizte për shkak të lëndimeve të saj.

Ekipet e shpëtimit po punonin për ta shpëtuar, ndërsa helikopterët ishin përsëri të kufizuar për shkak të kushteve të këqija të motit.

Në rajonin verilindor italian të Venetos, një ortek në shpatin Vaio Gabene në Dolomitet e Vogla vrau një skiator 50-vjeçar, sipas agjencisë italiane të lajmeve ANSA.

Depresioni i janarit, disa truke për ta përballuar me sukses

Janari konsiderohet si muaji më depresiv në kalendar. Arsyeja e parë pse të gjithë ndihen në depresion në muajin e parë të vitit ka të bëjë me prishjen e ritmit kardiak të zakonshëm, i cili është një cikël natyror 24-orësh në trupin tonë, që rregullon gjumin dhe zgjimin.

Gjatë muajve të dimrit, veçanërisht në vendet larg ekuatorit, ka një rënie të ndjeshme të orëve të ditës.

Ky reduktim i dritës natyrale mund të ndikojë thellësisht në ritmin tonë dhe ndonjëherë mund të çojë në atë që njihet si “çrregullimi afektiv sezonal (SAD)”, një lloj depresioni që lidhet me ndryshimet e stinës.

Po çfarë të bëni për ta shmangur këtë periudhë kalimtare të vitit?

Merrni më shumë dritë dhe vitaminë D
Ekspozojeni vazhdimisht veten më shumë ndaj dritës, si në mëngjes, ashtu edhe në mbrëmje, për të stimuluar lindjen dhe perëndimin e diellit. Ekspozimi i rregullt ndaj dritës në të njëjtën kohë çdo ditë do të ndihmojë në sinkronizimin e ritmit tuaj cirkadian, duke ndihmuar kështu në rregullimin e neurotransmetuesve për një gjumë të përmirësuar dhe një humor më të mirë. Për ata që jetojnë në vendet veriore, ku orët e ditës janë të kufizuara gjatë kësaj periudhe të vitit, rekomandohet përdorimi i dritës artificiale. Terapia me dritë përdoret shpesh për të trajtuar njerëzit që vuajnë nga çrregullimi afektiv sezonal (SAD). Për më tepër, meqenëse mungesa e dritës natyrale mund të ndikojë në marrjen e vitaminës D dhe të kontribuojë në lodhje, stimulantët me vitaminë D mund të jetë i dobishëm për disa njerëz.

Bëjeni janarin muajin e planifikimit

Për të zbutur stresin e vendimeve të Vitit të Ri, mund të jetë e dobishme të filloni ngadalë. Kërcimi shumë shpejt nga gjendja e pushimeve drejtpërdrejt në veprim mund të kthehet në dërrmues dhe sfidues. Ndjenja e mbingarkesës dhe e ankthit për fillimin e vitit mund të rezultojë e kundërt dhe të çojë në lodhje. Më vonë, kjo mund të krijojë zhgënjim. Në vend që të vendosni objektivat tuaja për të filluar nga 2 janari, jepini vetes kohë për të rregulluar mirë planet për vitin e ardhshëm. Bëjeni janarin muajin e planifikimit, bëni hapa veprimi më të detajuara, specifikë dhe të matshëm në plan, duke siguruar sukses.

Tregoni kujdes për financat

Të bësh një hap për të përmirësuar një situatë që po shkakton shqetësim, të bën të ndihesh më mirë. Shpesh, janë mendimet shqetësuese për situatën që na bëjnë të ndihemi më keq, ndonjëherë edhe më shumë se vetë situata. Një ankth i tillë mund të jetë paralizues, duke parandaluar çdo veprim. Nëse jeni në gjendje jo të mirë financiare ose në borxhe pas pushimeve, gjetja e mënyrave për të fituar para mund të jetë e dobishme.
Një opsion fitimprurës është pjesëmarrja në studimet e kërkimit të tregut të kujdesit shëndetësor. Rekomandimi ynë për zbutjen e gjendjes depresive të janarit është të ndërmerrni një hap drejt përmirësimit të financave tuaja.

Reshjet e borës dhe ngricat, aksi rrugor Tropojë-Valbonë funksional/ Policia apel shoferëve: Tregoni kujdes gjatë drejtimit të mjetit

Aksi rrugor Tropojë–Valbonë është funksional. Shërbimet e Policisë dhe të mirëmbajtjes së rrugës janë në terren.

Në pjesët ku ka prezencë akulli vijon kriposja, ndërsa në një pjesë kanë filluar reshjet e shiut.

Policia Rrugore apelon drejtuesit e mjeteve të moderojnë shpejtësinë, të rrisin vigjilencën gjatë drejtimit të mjetit dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë Rrugore.

Norvegji, 96% e makinave të shitura në 2025 ishin elektrike

Automjetet elektrike përbënin 95,9 përqind të makinave të reja të shitura në Norvegji vitin e kaluar, duke vendosur një rekord të ri.

Federata Norvegjeze e Rrugëve (OFV) publikoi të dhënat e shitjeve të automjeteve për vitin 2025.

Sipas të dhënave, automjetet elektrike përbënin 95,9 për qind të të gjitha makinave të reja të shitura në vend vitin e kaluar. Kjo shifër ishte 88,9 për qind në vitin 2024.

Fakti që kjo normë arriti pothuajse 98 përqind në dhjetor 2025 është i rëndësishëm.

Vitin e kaluar, pjesa e makinave me naftë ra nga 2,3 përqind në 1 përqind, dhe pjesa e makinave me benzinë ​​ra nga 0,8 përqind në 0,3 përqind.

Numri i makinave të regjistruara në vend në vitin 2025 u rrit me 40 përqind krahasuar me vitin 2024, duke arritur në 179.549.

Norvegjia, një prodhuese e madhe e naftës, nuk aplikoi taksa mbi makinat me karburant fosil për automjetet plotësisht elektrike. Megjithatë, me qeverinë që njoftoi një rritje të taksave në tetor 2025, e cila do të hyjë në fuqi nga janari 2026, blerësit kohët e fundit kanë filluar të preferojnë gjithnjë e më shumë automjetet elektrike.

Në vend, makinat elektrike nën 300.000 krona norvegjeze (afërsisht 27.000 euro) do të vazhdojnë të jenë të përjashtuara nga TVSH-ja në vitin 2026.

Tesla me seli në SHBA u bë marka më e shitur e makinave në Norvegji për të pestin vit radhazi me një pjesë tregu prej 19,1 për qind.

Kupa e Botës/ Emanuela Rusta, gjyqtarja shqiptare përzgjidhet nga FIFA për të marrë pjesë në semiraret ndërkombëtare në Zvicër

Emanuela Rusta, gjyqtarja e Superiores tani është gati për një hap tjetër vendimtar dhe të jashtëzakonshëm për karrierën e saj.

Rusta është përzgjedhur nga FIFA për të zhvilluar një seminar ndërkombëtar që do të mbahet në Zvicër, ku të gjithë kandidatët e përzgjedhur do të testojnë njohuritë e tyre si pjesë e një procesi përzgjedhjeje për Kupën e Botës.

Ky seminar do të vlerësojë njohuritë taktike, aftësinë për të punuar me VAR dhe syrin e tyre të mprehtë për detaje, gjendjen fizike apo edhe vendimmarrjen me presion.

Ata që shkëlqejnë mund ta gjejnë veten së shpejti në Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohet në Shtetet e Bashkuara, Kanada dhe Meksikë.

Gjermania kërkon “reforma rrënjësore” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Gjermania bëri thirrje të premten për “reforma rrënjësore” në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për të reflektuar realitetet politike globale të shekullit të 21-të.

“Këshilli i Sigurimit duhet të pasqyrojë botën e shekullit të 21-të dhe jo atë të periudhës menjëherë pas luftës pas vitit 1945. Kjo është arsyeja pse ne do të punojmë shumë për të siguruar që Jugut Global në veçanti t’i jepet një rol shumë më i fortë atje”, tha ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, për agjencinë gjermane të lajmeve DPA.

Qeveria gjermane beson se ky organ ka nevojë për reforma të thella, shtoi ai.

Wadephul theksoi se në parim, Gjermania është një avokate e sistemit të OKB-së dhe “nuk do të tërhiqet siç kanë bërë të tjerët”, duke aluduar padyshim në tërheqjen e SHBA-së nga agjencitë e OKB-së dhe shpërfilljen e këtij organi.

Në nëntor, në margjinat e një samiti BE-Afrikë në Angola, Kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz, mbështeti thirrjet për dy vende të përhershme afrikane në Këshillin e Sigurimit.

Evropa dhe Afrika së bashku kanë më shumë se 40 për qind të të gjitha votave në OKB, tha ai, duke shtuar se “Së bashku kemi shumë peshë. Por për të arritur këtë (reformë), Afrika duhet të përfaqësohet më mirë ndërkombëtarisht, në përputhje me peshën e këtij kontinenti”.

Gjermania po kandidon për një nga vendet jo të përhershme në Këshillin e Sigurimit të OKB-së në qershor 2026 për vitet 2027-2028.

Këshilli përbëhet nga 15 nga 193 shtetet anëtare të OKB-së. Pesë fuqi bërthamore dhe fitues të Luftës së Dytë Botërore janë anëtarë të përhershëm dhe kanë të drejtë vetoje: SHBA-ja, Kina, Rusia, Britania e Madhe dhe Franca.

Një 18-vjeçar dyshohet se kishte planifikuar vrasje natën e Vitit të Ri, FBI njofton se ka parandaluar një sulm të ISIS

FBI ka njoftuar të premten se ka parandaluar një komplot për të sulmuar një dyqan ushqimor në Karolinën e Veriut në natën e Vitit të Ri, duke arrestuar një person që zyrtarët thanë se ishte i frymëzuar nga grupi i Shtetit Islamik dhe ishte i lidhur me militantë ekstremistë.

Christian Sturdivant, 18 vjeç, u akuzua për përpjekje për të ofruar mbështetje materiale për një organizatë terroriste të huaj.

Sturdivant u arrestua nga agjentët të mërkurën. Në deklaratën e FBI-së thuhej se Sturdivant ishte nën hetim që nga muaji i kaluar pas informacionit se në një llogari bëheshin postime mbështetëse ndaj IS-it, që më vonë llogaria u lidh me të arrestuarin.

Sipas deklaratës, Sturdivant ishte nën vëzhgimin e FBI-së që nga viti 2022, sa ishte i mitur, pasi zyrtarët kishin mësuar se kishte qenë në kontakt me pjesëtarë të IS-it në Evropë dhe i ishin dhënë udhëzime të vishej zi dhe të kryente sulme me një çekiç.

Bora përfshin qarkun e Shkodrës/ Automjetet bllokohen në segmente të ndryshme, policia dhe borëpastrueset në terren

Gjatë orëve të fundit janë marrë një numër i konsiderueshëm telefonatash nga qytetarë në sallën operative të Komisariatit të Policisë Shkodër, ku raportohet se disa familje, përfshirë edhe fëmijë, ndodhen të bllokuara në segmente të ndryshme rrugore.

Bllokimet janë evidentuar në akse të ndryshme rrugore, nga zona e Bunit të Bajraktarit deri në zbritje në drejtim të qytetit të Koplikut.

Aktualisht, në këtë aks rrugor po bien reshje breshëri të alternuara me dëborë dhe ka filluar formimi i ngricave, duke e vështirësuar ndjeshëm qarkullimin rrugor.

Sipas raportimeve, mbi 200 mjete tentojnë të lëvizin në drejtim të Koplikut. Lëvizja është rivendosur në sajë të ndërhyrjes në terren, ku ndodhen shërbimet e Policisë Rrugore dhe mjetet borëpastruese, të cilat janë në koordinim të vazhdueshëm për menaxhimin e situatës dhe garantimin e sigurisë së qarkullimit rrugor.

Prefekti i Qarkut është në ndjekje të vazhdueshme të situatës dhe ka kërkuar koordinim të menjëhershëm mes strukturave përgjegjëse për normalizimin e qarkullimit dhe garantimin e sigurisë së qytetarëve.

Në këtë kuadër, apelohet për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, të shmangin lëvizjet e panevojshme në akset problematike dhe të ndjekin udhëzimet e Policisë.

Reshjet e borës dhe shiut përfshinë vendin/ Rama: Strukturat në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri

Reshjet e dendura të borës dhe shiut përfshinë sot zonat malore të vendit. Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale, pamje nga puna në terren e strukturave përgjegjëse në veri të vendit për pastrimin nga bora dhe hedhjen e kripës në akset rrugore.

Rama thekson se këto struktura janë në gatishmëri maksimale në zonat malore.

“Pavarësisht kushteve atmosferike, strukturat përgjegjëse janë në terren për të garantuar qarkullim dhe siguri”, tha Rama.

ARRSH dhe Policia e Shtetit u bën apel drejtuesve të mjeteve që të përdorin goma dimri ose zinxhirë, të lëvizin me shpejtësi minimale në zonat me reshje dhe të respektojnë distancat e sigurisë.

Tragjedia në Zvicër, 5 ditë zi/ Nis identifikimi i viktimave të zjarrit në resortin e skive

Shkaku i zjarrit tragjik në Crans Montana të Zvicrës ishin fishekzjarrët e vendosur në shishet e shampanjës, nga të cilat u përhapën më pas flakët.

Fishekzjarrët ishin në një moment shumë afër tavanit, gjë që çoi në incidentin tragjik, ku zjarri u përhap shumë shpejt.

Autoritetet konfirmuan se bari në resortin e skive kishte më shumë se një dalje emergjence, por shumë njerëz nuk ishin në gjendje t’i gjenin dhe krijuan kaos për në derën kryesore.

Nga zjarri tragjik humbën jetën të paktën 47 persona dhe 119 të tjerë janë nëpër spitale, ku po marrin trajtim për plagët e djegieve.

Autoritetet kanë filluar tashmë të identifikojnë viktimat, edhe pse për disa prej trye do të duhen ditë ose javë të tëra, për shkak të djegieve të shumta.

Viktima e parë që u identifikuar Emanuele Galeppini. Adoleshenti 17 vjeçar ishte një lojtar golfi, ndërsa shumë të rinj të tjerë mbetën të plagosur.

Disa nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën, teksa zyrtarët e shëndetësisë kanë paralajmëruar se numri I viktimave mund të rritet.

Zvicra shpalli pesë ditë zie në kujtim të viktimave, jetët dhe ëndrrat e të cilëve u prenë në mes.

Rasti është një nga tragjeditë më të rënda me të cilat Zvicra është përballur dhe një hetim është duke vazhduar për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes.

Shtetet Europiane kanë ofruar ndihmë për Zvicrën, teksa mes viktimave dhe të plagosurve ka edhe shtetas të huaj, ndër ta italiane dhe francezë.

/abcnews.al/

Shënojnë Asani dhe Mehmeti/ Ylli kuqezi realizon golin e njëmbëdhjetë sezonal në Iran

U treguan të shkëlqyer.

Dy futbollistë shqiptarë e nisën vitin në mënyrën më të mirë të mundshme duke shënuar gola.

Këta janë Jasir Asani dhe Anis Mehmeti.

Asani shkëlqeu në një ndeshje për titull në Ligën Profesioniste të Iranit, ndërsa ekipi i tij, Esteglal, mundi kryesuesen e kampionatit, Sepahan.

Sfida u mbyll 2-1 për miqtë dhe shqiptari I lindur në Shkup realizoi për 1-0 në minutën e 10-të, me suksesin që u arrit në sekondat e fundit të shtesës.

Fitorja bëri që Esteglal të ngjitej në vendin e tretë në renditje, 5 pikë prapa Sepahanit, pra me shpresa të plota për titull.

Asani ka 7 gola në ligën profesioniste të Iranit, dhe në total kë 11 rrjeta duke përfshirë edhe Championsin e dytë të Azisë dhe Kupën e Iranit.

U shkëlqyer edhe Anis Mehmeti.

Futbollisti ofensiv i krahut që luan në kategorinë e dytë angleze, ishte protagonist në festivalin e golave që Bristol Siti mbajti ndaj Portsmuthit në fushën e vet.

Fitorja ishte 5-0 dhe Mehmeti realizoi golin e dytë në 24’.

Ylli shqiptar që ka mbi dy vjet e gjysmë që nuk thirret në kombëtare, ka 8 gola në Championship në 25 ndeshje, duke qenë shënuesi më I mirë I ekipit.

Bristol gjithsesi ka shumë punë për të pretenduar ngjitjen në elitë, ndonëse Mehmeti këtë mund ta sigurojë pavarësisht fatit të ekipit.

❌