Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mickoski mbledh kabinetin qeveritar: Vazhdojnë përpjekjet për të përmbushur kriteret e BE-së



Kryeminsitri i Maqedonisë së Veriut, Hristjan Mickovski sot ka mbledhur kabinetin qeveritar në një takim pune të së shtunës duke shënuar se ky takim i referohet luftës dhe përpjekjes për të përmbushur kriteret e BE-së edhe përkundër mosrmarrëvejshjeve bilaterale me Bullgarinë që sipas kryeministrit është e imponuar.

Nga ana tjetër kujtojmë që edhe Bullgaria edhe Bashkimi Europian kanë bërë të qartë se pa ndryshime kushtetuese nuk do të ketë progres as heqje të vetos.

Postimi i plotë:

Takim të shtunën për agjendën reformuese

Vazhdojnë përpjekjet për të përmbushur kriteret e BE-së, edhe përkundër mosmarrëveshjes bilaterale të imponuar. Qeveria mbetet e fokusuar në reforma që sjellin standarde konkrete për një jetë më të mirë për qytetarët. Kjo përpjekje vazhdon me të njëjtin intensitet dhe përkushtim.

Në Gostivar sot votuan 146 persona të sëmurë dhe të palëvizshëm



Në komunën e Gostivarit, nesër do të mbahen zgjedhjet e përsëritura, ndërsa gjatë ditës së sotme në këtë qytet kanë votuar 146 persona të sëmurë.

komunën e Gostivarit, numri i kërkesave për personat e sëmurë ishte 146 dhe gjitha u pranuan. Kishim një kërkesë për një person është paraburgim shtëpiak; atij iu refuzua kërkesa, pasi dhënat dhe emrat e personave gjenden paraburgim shtëpiak i dërgon Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve. Personi bëri kërkesë nuk ishte atë listë, dhe për këtë arsye iu refuzua kërkesa. Procedurën vazhdim, personi mund ta vazhdojë duke parashtruar kundërshtim Komisionin Shtetëror, pasi kjo është e drejta e tij”, tha Ajshe Osmani nga Komisioni Komunal Zgjedhor Gostivar.

Gostivar, në listën zgjedhore janë regjistruar 82.870 qytetarë me të drejtë vote, nga të cilët 78.185 janë banorë të përhershëm të komunës.

Në listën e veçantë zgjedhore për persona që jetojnë jashtë vendit janë regjistruar 4.604 votues, ndërsa 81 persona ndodhen në burg ose në paraburgim.

Në Maqedoni në përgatitje e sipër është një ligj i ri për pirjen e duhanit



Ndalohet plotësisht pirja e duhanit në të gjitha hapësirat e mbyllura me karakter publik, pa përjashtime, si dhe kufizim drastik i importit, shitjes dhe ekspozimit të cigareve dhe pajisjeve elektronike. Në përgatitje e sipër është një ligj i ri për pirjen e duhanit.

Ndalimi i pirjes së duhanit do të vlejë për të gjitha objektet e gastronomisë, duke përfshirë restorante, bare, mejhane dhe kantina. Për më tepër, pirja e duhanit do të ndalohet edhe në tarracat e kafeneve dhe restoranteve nëse ato nuk janë të hapura plotësisht nga të paktën tre anë, që do të thotë se një pjesë e madhe e tarracave gjysmë të hapura nuk do të mund të përdoren më për këtë qëllim.

Ata që nuk konsumojnë duhan thonë se ligji është i shkëlqyer dhe se duhet të miratohet urgjentisht, sipas tyre ata vuajnë më shumë se duhanpirësit kur ndodhen në të njëjtën hapësirë.

“Ligj i shkëlqyer, ata që nuk pinë duhan vuajnë”, tha një qytetar.

Do të ishte më e mençur, por kush do ta zbatojë. Nëse pinë, le të pinë në tarracë, këtu, atje, e jo brenda. Ata që nuk pinë duhan e pësojnë më shumë se ata që pinë”, u shpreh një qytetar.

Ligji parashikon edhe zgjerimin e ndalimit në disa vende dhe situata tjera, ndër të cilat pirja e duhanit në automjet nëse brenda ndodhet një fëmijë, si dhe në stacionet e autobusëve dhe trenave, tregje dhe hapësira të tjera publike.

Duhanpirësit, nga ana tjetër, mendojnë se ligji duhet të miratohet, por edhe të sigurohet hapësirë për ta ku mund të pinë duhan.

“Është në rregull, edhe pse jam duhanpirës, por është në rregull, duhet të jetë kështu që të mos i helmojmë të tjerët rreth nesh, pajtohem të ketë një ligj të tillë. Por duhet gjithsesi të sigurohet vend edhe për duhanpirësit, megjithatë pirja e duhanit nuk është e ndaluar, ndalohet vetëm në ato hapësira, që do të thotë se duhet të ketë hapësira edhe për duhanpirësit”, theksoi një qytetar.

Dispozitat e reja nuk bëjnë dallim mes produkteve klasike të duhanit dhe alternativave moderne. Të njëjtat ndalime do të vlejnë edhe për të gjitha llojet e cigareve elektronike dhe pajisjeve “vejp”, ndërsa parashikohet edhe ndalim i plotë për cigaret e aromatizuara dhe produktet me nikotinë. Një goditje shtesë për industrinë e duhanit dhe tregtarët është ndalimi i reklamimit dhe ekspozimit vizual të cigareve. Sipas rregullave të reja, si cigaret e zakonshme ashtu edhe ato elektronike nuk do të lejohen të ekspozohen dukshëm në raftet e marketeve dhe pikave të shitjes.

Statistikat tregojnë se çdo vit rreth 4.000 persona në Maqedoni humbin jetën si pasojë e sëmundjeve të lidhura me pirjen e duhanit./ Alsat.mk

Në Qendër Zhupë votuan vetëm dy persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, aq sa ishin regjistruar



Në Komunën Qendra Zhupë, të drejtën e votës në kushte shtëpiake sot e shfrytëzuan dy persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, aq sa ishin regjistruar.

“Kërkesë në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve dërguan dy persona dhe të njëjtat u pranuan, ndërsa sot votuan. Në zgjedhjet më 19 tetor të vitit të kaluar që ta realizojnë të drejtën e tyre të votës ishin regjistruar 12 persona, sa edhe u pranuan, ndërsa votuan 11 persona”, deklaroi për Agjencionin e Lajmeve, Nexhip Iljaz, kryetar i komisionit.

Në këtë komunë zgjedhja për kryetar komune përsëritet për shkak se nuk ishte siguruar pjesëmarrja prej 1/3 ose 33,33 për qind të trupit votues, ndërsa në garë ishin tre kandidatë.

Tani në fletën e votimit është vetëm një kandidat dhe siç dihet nuk nevojitet census. Por, duhet të marrë më shumë se gjysmën e votave të votuesve që dalin në votim (50% + 1 votë).

“Do të votohet në 16 vendvotime ndërsa në listën e vetme zgjedhore janë regjistruar 7562 persona, që është për 11 më shumë nga 19 tetori, kur këtë të drejtë e realizuan 21,49 për qind nga gjithsej 7551 votues të regjistruar. Materiali zgjedhor është shpërndarë dhe presim që procesi i nesërm zgjedhor të kalojë si më mirë”, tha Iljaz.

Komuna Qendra Zhupë, e cila njihet sipas migrimit masiv pas regjistrimit të fundit ka 3720 banorë.

Në lagjen Prilepska në Kërçovë situata mbetet alarmante, shiu ka bërë që niveli i ujit të lumit të rritet sërish



Shtëpi të zbrazura, të zhytura në ujë e baltë brenda, mobile, makina dhe pajisje tjera të shkatërruara, kjo është gjendja në lagjen Prilepska të Kërçovës nga vërshimet.

Edhe sot situata është alarmante, sepse po bie shi, ndërsa Lumi ishte afër për të dalë nga shtrati.

Disa banorë kishin ardhur për të pastruar shtëpitë e tyre, por shiu që ishte duke rënë pa ndalur e bënte të pamundur këtë.

Rrjedha e lumit kishte filluar të rritet sërish pas reshjeve të shiut mbrëmë dhe sot.

Ky banor që e kishte lumin afër thotë se ka rrezik sërish që uji të bëjë katastrofë.

“Këtu situata momentalisht është katastrofë, katastrofë e shihni vetë jashtë. Kemi nxjerrë gjithçka nga shtëpia, mbrëmë pak pastruam me bashkëshorten, po ja, uji erdhi sërish. Pra jeta këtu është katastrofë, nuk jetohet. Këtu më shumë jetë në këtë lagje nuk ka.”

“Ujin nuk mundemi, e shihni, ende është aty. Ende nuk ka kushte ku të flemë. Gjithçka është e prishur, ja e shihni – gjithçka është prishur: frigorifer, makina, divane, gjithçka.”

“Kemi shumë vërshime, kemi shpresë se dikush do të vijë të na ndihmojë dhe nuk ka ardhur askush. Katastrofë është brenda, krejt e përmbytur – nuk kemi asnjë jetë këtu.”

Nga Qendra për Menaxhim me Kriza thonë se situata është nën kontroll dhe po menaxhohet si duhet, duke thënë që në terren ka edhe ekipe për pastrim.

QMK-KËRÇOVË:

“Në një pjesë të qytetit të Kërçovës, konkretisht në rrugën Prilepska, ka ardhur deri te dalja e lumit Zajaz. Në vendin e ngjarjes është e pranishme një ekip nga Ndërmarrja Publike „Komunalec“ që po punon në pastrimin e ujit dhe ndërtimin e digave. Qëllimi i këtyre masave është të parandalohet përhapja e daljes dhe të mbrohen shtëpitë përreth dhe pronat e qytetarëve nga dëmtimet e mundshme të mëdha. Situata është nën kontroll dhe ekipet vazhdojnë me punën.”

Në orët e paradites, përderisa ekipi jonë qëndroi në lagjen e përmbytur, nuk u panë as makineri e as thasë me rërë për të parandaluar rrjedhjen e lumit në lagje.

Privohet nga liria i punësuari si sigurim në spitalin e Gostivarit, dyshohet se përdori dhunë ndaj një gruaje



Nga Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njoftojnë se kanë arrestuar një person, i punësuar si sigurim privat në Spitalin e Gostivarit, pasi një grua ka raportuar se i njëjti ka përdorur dhunë ndaj saj.

“Më 10.01.2026, në orën 00:30, zyrtarët policorë të DPB Gostivar kanë arrestuar personin P.T. (52) nga fshati Bellovisht i Gostivarit. Sipas denoncimit nga një grua 38-vjeçare, rreth orës 21:30, derisa ajo ndodhej në Qendrën Urgjente në Gostivar për t’u takuar me mjekun kujdestar, P.T. (i punësuar si sigurim privat në spital) e ka nxjerrë atë jashtë me forcë. Pas dokumentimit të rastit do të përgatitet parashtresë përkatëse”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.

Përmes sistemit “Safe City” u identifikua 18 vjeçari që goditi një grua për vdekje në Shkup



18 vjeçari që e goditi për vdekje gruan e moshuar një ditë më parë, së bashku me babin e tij janë arratisur jashtë vendi.

Ministria e Punëve të Brendshme bënë me dije se ka ngritur kallëzim penal kundër katër personave në lidhje me aksidentin e djeshëm të trafikut në rrugën “Fronti Popullor” në Shkup, ku 18 vjeçari S.S. e goditi 79 vjeçaren L.J., dhe njejta nga lëndimet e marra ndërroi jetë, ndërsa shoferi iku nga vendi i ngjarjes me automjetin “Volkswagen Passat”.

Policia ka arrestuar dy personat që kanë ndihmuar në arratisjen e tyre, ndërsa për dy të arratisurit kanë lëshuar fletëarrest.

Identifikimi i autorit të veprës penale, tregon policia është bërë përmes kamerave të “Qyteti të Sigurt” dhe kontrolleve shtesë të kamerave të ndërtesave përreth, si dhe deklaratave të dëshmitarëve. Është vërtetuar se automjeti ka qenë në pronësi të babait të 18 vjeçarit.

DAP: Mbi 200 milionë euro tatime të papaguara



Drejtoria e të Ardhurave Publike në Maqedoninë e Veriut ka publikuar Listën e Debitorëve nr. 1/2026, që përfshin borxhe deri më 30.09.2025 dhe të papaguara deri më 31.12.2025, mbi bazë të TVSH-së, tatimit mbi fitimin, tatimit personal mbi të ardhurat, kontributeve të sigurimit të detyrueshëm social, akcizave dhe doganave.

Në listë janë të përfshirë 2.032 subjekte juridike dhe 3.884 persona fizikë (204 më pak krahasuar me listën e kaluar).

Borxhi total neto i publikuar në Listën nr. 1/2026 arrin në 12.412.009.343 denarë, ose rreth 202 milionë euro, që është 17.999.039 denarë më shumë, përkatësisht rreth 293 mijë euro, krahasuar me listën e mëparshme.

Borxhi neto për tatime dhe kontribute kap vlerën 12.198.980.979 denarë, që është rreth 198.4 milionë euro, me rritje prej 15.744.599 denarësh ose afërsisht 256 mijë euro.

Ndërkohë, borxhi për detyrime doganore arrin në 213.028.364 denarë, ose rreth 3.46 milionë euro, që paraqet rritje prej 2.254.440 denarësh, respektivisht rreth 36.6 mijë euro, krahasuar me listën paraprake.


Управа за Јавни Приходи на Република Северна Македонија

Управа за Јавни Приходи на Република Северна Македонија www.ujp.gov.mk


Како даночен орган кој функционира единствено на територијата на Република Северна Македонија, УЈП оперативно ја спроведува даночната политика и врши наплата на даноци и други јавни давачки.

KSHZ: Votimi i personave të sëmurë dhe atyre në burg, po vijon pa probleme



Sot po zhvillohet votimi i personave të sëmurë ose të paaftë dhe personave që vuajnë dënime me burg për zgjedhjet e përsëritura për kryetarë të komunave Gostivar, Mavrovë dhe Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, njofton Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve.

"Gjithsej 249 persona të sëmurë ose të paaftë mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në këto zgjedhje. Nga këta, 146 persona janë regjistruar për të votuar në Gostivar, 32 persona të sëmurë ose të paaftë kanë të drejtë vote në Vrapçisht, 69 persona mund të votojnë për kryetar të komunave Mavrovë dhe Rostushë dhe 2 persona mund të votojnë për kryetar të komunës Qendër Zhupë. Duke filluar nga ora 7:00 e mëngjesit në 7 institucione ndëshkuese dhe korrektuese, 94 persona që vuajnë dënime me burg ose paraburgim mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës", tha KSHZ.

Ata shtojnë se votimi deri më tani ka shkuar pa probleme dhe pa probleme.

Kapet 44 vjeçari nga Tetova, kërkohej për vuajtje të dënimit me burg



Policia njofton se gjatë ditës së djeshme kanë arrestuar një banor të Tetovë, i cili kërkohej për vuajtje të dënimit me burg prej tre vjetësh.

“Më 09.01.2026, në orën 15:15, punonjës policie nga Stacioni Policor Tetovë, në rrugën “Shtipska” në Tetovë, arrestuan K.K. (44) nga Tetova, i cili ishte i kërkuar me urdhër gjyqësor për vuajtje dënimi prej tre vjetësh për kryerjen e veprës penale “tregti e paautorizuar dhe shpërndarje e drogës narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve”. K.K. është dërguar në burgun e Idrizovës për të vuajtur dënimin”, thonë nga MPB.

Zënkë për një veturë të parkuar, privohen nga liria dy shtetas të Shqipërisë në Tetovë



Mbrëmë në Tetovë janë privuar nga liria dy shtetas të Shqipërisë, pasi paraprakisht, ishin denoncuar nga një banor i Tetovës për dhunë ndaj tij.

I gjithë rasti sipas policisë ka ndodhur për një automjet të parkuar.

“Më 09.01.2026, rreth orës 20:00, zyrtarët policorë nga SPB Tetovë kanë privuar nga liria personin K.L. (26) dhe një të mitur 16-vjeçare, të dy nga Republika e Shqipërisë. Arrestimi erdhi pas denoncimit nga P.I. (34) nga Tetova, i cili raportoi se rreth orës 16:00, pas një zënke verbale për një automjet të parkuar “Volkswagen” me targa të Shqipërisë (të cilin e drejtonte K.L.), ai u sulmua nga K.L., i cili tentoi të përdorte një send të mprehtë, ndërsa e mitura e goditi me një send të fortë. Ata janë ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit do të ngrihet padi përkatëse”, thonë nga SPB-Tetovë.

Të gjitha rrugët në Maqedoni janë të kalueshme



Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht me lagështi.

Të gjitha rrugët janë të kalueshme.

Siç informon "Rrugët e Maqedonisë", rrëshqitje të vogla toke janë të mundshme në rrugë të caktuara që kalojnë nëpër lumenjë.

Ndërmarrja publike apelon për drejtim të kujdesshëm të automjeteve, respektim të sinjalistikës së vendosur të trafikut, si dhe përshtatje të shpejtësisë sipas kushteve të rrugës.

Nga ana tjetër, LAMM njoftoi se pika e kontrollit Evzoni (Bogorodica) është e hapur për të gjitha llojet e trafikut nga ora 23:10. LAMM shtoi se pika e kontrollit Niki (pika e kontrollit Mexhitlija) do të jetë e mbyllur për automjete mallrash deri në orën 10:00 të mëngjesit të sotëm, pastaj trafiku për automjetet e pasagjerëve do vazhdojë normalisht.

QMK: Intervenime në gjithë territorin e vendit për shkak të reshjeve dhe përmbytjeve



Reshjet e dendura të shiut në periudhën e kaluar kanë shkaktuar dalje nga shtrati i lumenjve, përmbytje të sipërfaqeve bujqësore dhe dëme lokale në infrastrukturë në disa lokacione në të gjithë Republikën e Maqedonisë, informon Qendra për Menaxhim me Kriza, sipas situatës së regjistruar deri në orën 9 të mëngjesit të sotëm.

Në rajonin e Koçanit dhe Shtipit, është vërejtur derdhje pranë lumit Orizarska në fshatin Grdovci, ku NP-ja e Ujërave "Bregallnica" ka ndërhyrë me ekskavator me zinxhir, ndërsa mekanizimi është ende në terren. Fillimi i pastrimit të shtratit të lumit nga Grdovci deri në Orizari është paralajmëruar që nga e hëna, me qëllim parandalimin e pasojave të padëshiruara në të ardhmen. Trafiku në rrugën Koçan - Grdovci është normalizuar, ndërsa rrëshqitje të dheut po shfaqen në disa rrugë në pjesën lindore, të cilat ekipet e "Rrugët e Maqedonisë" po i pastrojnë vazhdimisht.

Në Manastir, në vendbanimin Strçin, KJP "Niskogradba" ndërhyn me mekanizim për të hequr depozitat e zhavorrit dhe tokës.

Në fshatin Kravari ka sipërfaqe bujqësore të liqenuara, por pa rrezik për objektet, ndërsa në Zhabeni dhe Porodin janë regjistruar fusha të përmbytura, ndërsa NP Administrimi i Ujërave ka ndërhyrë në lumin Zhabjanska.

Lumi Eleshka gjithashtu ka dalë nga shtrati, me sipërfaqe bujqësore të përmbytura, dhe shërbimet kompetente informojnë se niveli i ujit në lumenj po ulet.

Në rajonin e Resnjës janë përmbytur toka bujqësore, oborre, shtëpi, ndërtesa ndihmëse dhe depo për ruajtjen e mollëve. Niveli i lumit Golema ka rënë ndjeshëm, nga 2.20 në 1.40 metra, dhe ekipet e qeverisjes vendore, "Makedonijapat" dhe NP "Proleter" po kryejnë një vizitë dhe vlerësim në terren. Sipas QMK-së, situata atje është normalizuar.

Në Krushevë, për shkak të reshjeve të rrëmbyeshme, uji i pijshëm është i turbullt dhe qytetarëve u rekomandohet ta vlojnë atë për të paktën 10 minuta.

Niveli i lumit "Lumi i Zi" pranë fshatit Buçin është rritur, por uji është tërhequr nga vendet ku më parë ka dalë nga shtrati.

Ekipet e Ndërmarrjes Publike "Komuna", Departamentit Territorial të Zjarrfikësve, komunës dhe shërbimeve të tjera kompetente po punojnë për forcimin e digave në pikat kritike.

Në Demir Hisar, rruga lokale për në fshatin Mrenoga është e mbyllur për trafik për shkak të dëmtimit të një ure mbi lumin Boishka, dhe shërbimet kompetente po sigurojnë vendndodhjen.

Në fshatrat Llazhan dhe Peshtalevë në Prilep, janë raportuar oborre dhe dhoma në katet përdhese të përmbytura, si dhe dëmtime të duhanit, me makineri ndërtimi që ndërhyjnë për të pastruar kanalet e papastruara.

Në rajonin e Tetovës, rruga për në Banjë të Tetovës është pastruar, por trafiku është ndaluar nga Drejtoria Rajonale e Sigurisë e Tetovës për arsye sigurie. Rrugët për në fshatrat Xherma dhe Brodec janë të kalueshme, dhe situata në fshatin Strimnicë, komuna e Zhelinës, monitorohet vazhdimisht nga shërbimet kompetente.

Qendra për Menaxhimin e Krizave informon se situata në terren monitorohet vazhdimisht dhe se institucionet mbeten të përgatitura për të reaguar menjëherë nëse lindin rreziqe të reja.

Zgjedhjet e përsëritura, sot votojnë personat e sëmurë dhe të burgosurit



Për zgjedhjet e përsëritura për kryetar komune në komunat Gostivar, Mavrovë Rostushë, Vrapçisht dhe Qendër Zhupë, sot komisionet zgjedhore do t’u mundësojnë personave të sëmurë dhe të pafuqishëm ta ushtrojnë të drejtën e votës në shtëpitë e tyre, ndërsa do të votojnë edhe të burgosurit, banorë të këtyre komunave.

Në Gostivar janë paraqitur për votim 146 persona të sëmurë dhe të pafuqishëm, ndërsa në burgje duhet të votojnë 81 persona.

Në Mavrovë Rostushë janë pranuar kërkesat e 69 personave të sëmurë për votim, si dhe dy të burgosur. Në Vrapçishtë janë paraqitur 32 persona të sëmurë, ndërsa në burgje duhet të votojnë 11 banorë të kësaj komune. Në Qendër Zhupë janë paraqitur vetëm dy persona të sëmurë.

Në Gostivar të drejtë vote kanë 82.870 qytetarë; prej tyre 78.185 janë banorë të përhershëm të komunës, ndërsa në Listën e Veçantë Zgjedhore për persona që jetojnë jashtë shtetit janë të regjistruar 4.604 votues.

Në Mavrovë Rostushë në Listën Zgjedhore janë të regjistruar 10.575 votues, prej të cilëve 9.622 banorë të komunës dhe 951 jashtë shtetit.

Në Vrapçisht janë të regjistruar 27.279 qytetarë me të drejtë vote, 26.318 banorë të komunës dhe 950 në Listën e Veçantë për votuesit jashtë shtetit.

Numri i votuesve në Qendër Zhupë është 7.562, prej të cilëve 6.305 në komunë dhe 1.257 në Listën e Veçantë për votuesit jashtë shtetit.

Zgjedhjet për kryetar komune në këto katër komuna po përsëriten sepse në Zgjedhjet Lokale 2025 nuk pati numër të mjaftueshëm votuesish që dolën në votim.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut



Sot do të ketë reshje shiu dhe bore të herëpashershme në zonat më të ulëta dhe borë në zonat më të larta dhe në male.

Do të fryjnë erëra të moderuara deri të forta jugore (mbi 60 km/orë). Për shkak të zbritjes së një mase ajri më të ftohtë nga veriu, pasdite dhe gjatë natës reshjet kudo do të jenë vetëm borë.

Reshje më të dendura do të ketë në pjesët perëndimore, ku lartësia e mbulesës së borës në male do të rritet me 20, dhe në vende të tjera me 5 deri në 10 centimetra.

Reshje lokale bore do të ketë edhe të dielën, kur do të fryjë erë e fortë veriore, e cila do të vazhdojë të fryjë edhe të hënën.

Nga fillimi i javës së ardhshme, temperaturat e mëngjesit do të zbresin nën -10°C, ndërsa temperaturat e ditës do të mbeten nën zero.

Në Shkup, do të ketë reshje të herëpashershme shiu dhe bore, të cilat do të jenë vetëm borë pasdite dhe gjatë natës. Reshje lokale bore do të ketë edhe të dielën, kur do të fryjë erë e fortë veriore.

Të gjitha akset rrugore në Maqedoni janë të kalueshme



Komunikacioni në rrugët shtetërore po zhvillohet në kushte dimërore, në rrugë kryesisht të lagështa.

Të gjitha rrugët janë të kalueshme, por në pjesët që kalojnë nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve, janë të mundshme rrëshqitje të vogla të dheut, njoftojnë nga NP Rrugët e Maqedonisë.

Situata në terren është përmirësuar dukshjëm, nga mbrëmë kur rrugët ishin përmbytut dhe kishte rrëshqitje të dheut.

Siljanovska Davkova i dorëzoi në Kuvend propozimet për dy anëtarë të Këshillit Gjyqësor



Në Kuvend janë dorëzuar materialet për zgjedhjen e Suzana Joshevska Anastasovska dhe Arlinda Kadri Shahinoviq për anëtarë të Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë së Veriut me propozim të presidentes Gordana Siljanovska Davkova.

Arlinda Kadri-Shahinoviq është profesoreshë universitare me karrierë akademike shumëvjeçare në Fakultetin për Shkenca Juridike dhe Politike në Universitetin FON dhe MIT, ndërsa në publik është e njohur edhe si ish anëtare e Komisionit për amnisti. Suzana Joshevska Anastasovska është avokate me praktikë shumë vjeçare, veçanërisht në çështjet penale.

Propozimet vijojnë pas miratimit të Ligjit të ri për Këshill Gjyqësor më 29 dhjetor, i cili sjell ndryshime për rritje të transparencës dhe llogaridhënies, për të publikuar procedurat, për të specifikuar kriteret për zgjedhjen e një “juristi të shquar” dhe përforcimin e përgjegjësisë disiplinore të anëtarëve.

Këshilli gjyqësor numëron 15 anëtarë nga të cilët tetë i zgjedhin gjyqtarët, tre Kuvendi, dy i propozon presidenti i shtetit, ndërsa dy janë anëtarë sipas detyrës – kryetari i Gjykatës Supreme dhe ministri i drejtësisë, pa të drejtë vote.

Pritet që propozimet e presidentes të hyjnë në procedurë të Kuvendit nga e hëna.

PLD: Maqedonisë i duhen vetëm 90 deputetë dhe 15 ministri funksionale



Partia Liberal-Demokrate vlerëson se një takim i liderëve ka kuptim vetëm nëse në të diskutohen reforma thelbësore, e jo, siç thonë ata, zgjidhje tregtare dhe PR.

PLD është e gatshme të marrë pjesë në një takim të tillë, por jo nëse ai reduktohet ekskluzivisht në çështjen e shfuqizimit ose mbajtjes së qeverisë teknike si temë e izoluar dhe boshe, pa përgjigje për pyetjet kyçe që prekin drejtpërdrejt jetën e qytetarëve.

“Është joserioze që politika të reduktohet në këtë: ‘ne jemi për shfuqizimin’ ose ‘ne jemi kundër shfuqizimit’ të qeverisë teknike. Dhe pastaj çfarë? Nëse shfuqizohet apo nëse nuk shfuqizohet?! A do të ushqehemi më lirë? A do të marrim frymë ajër më të pastër? A do të marrim më shumë mjete të pakthyeshme nga Bashkimi Evropian? A do ta zgjidhim më në fund korrupsionin? Nëse përgjigjja është jo – atëherë tema në vetvete është boshe. Pse disa ministri po vonohen me realizimin e agjendës reformuese? Deri ku ka arritur paketa e reformave sistemore që duhet ta çojë shtetin përpara? Qytetarëve u ka ardhur në majë të hundës nga deklaratat parciale dhe zgjidhjet ad-hok. Një qasje e tillë tregon se qytetarët nuk janë pikë interesi, por vetëm mjet për dominim mediatik”, thonë nga PLD.

Ata shtojnë se Maqedonisë nuk i duhen 120, por 90 deputetë. Maqedonisë nuk i duhen 25, por 15 ministri funksionale.

"Maqedonisë nuk i duhen grumbuj anëtarësh të bordeve drejtuese dhe mbikëqyrëse, as një ushtri zëvendësdrejtorësh. Maqedonisë i duhen më shumë para në xhepat e qytetarëve. Maqedonisë nuk i duhet qeveri teknike, por një sistem efikas, racional dhe i depolitizuar – një njësi zgjedhore, lista të hapura dhe mundësi që qytetarët vetë të vendosin se kush do t’i përfaqësojë", thuhet në reagimin e partisë.

Sot e ditëve në vazhdim, vendkalimi kufitar Evzoni do të ketë bllokadë gjashtëorëshe nga bujqit grek



Ferrmerët grekë filluan edhe sot një bllokadë në vendkalimin kufitar Evzoni, por jo më katër por gjashtë orë dhe e njejta situatë do të përsëritet dhe në ditët në vazhdim.

Sot kufiri do të jetë i mbyllur deri në mesnatë për të gjitha automjetet.

Në pikën kufitare “Niki”-“Mexhitli”, siç njoftoi më parë LAMM, ka ndalesë për kamionë, e cila do të zgjasë deri nesër në orën 10:00.

Protestat e fermerëve në Greqi filluan më 30 nëntor dhe kanë zgjatur për më shumë se 40 ditë me bllokada të përditshme në një numër vendesh në të gjithë vendin.

ASH nis procesin për mbajtjen e Kongresit të rregullt



Në bazë të vendimit të Komisionit Qendror për Organizimin e Kongresit, Aleanca për Shqiptarët nis zyrtarisht procesin e rindërtimit, konsolidimit dhe funksionalizimit të degëve dhe nëndegëve të partisë me qëllim mbajtjen e Kongresit të rregullt.

Nga ASH njoftojnë se ky proces udhëhiqet nga parimet e transparencës, gjithëpërfshirjes, unitetit politik dhe përgjegjësisë, dhe përbën një hap të rëndësishëm drejt forcimit të Aleancës për Shqiptarët dhe përfaqësimit real të vullnetit të anëtarësisë në Kongres.

Ai synon të forcojë Aleancën për Shqiptarët duke përfshirë të gjithë ata që duan të angazhohen dhe të kontribuojnë në zhvillimin e partisë.

"Aleanca për Shqiptarët u bën thirrje qytetarëve, aktivistëve, anëtarëve dhe simpatizantëve që ndajnë vlerat dhe vizionin tonë, që të bashkëngjiten dhe të kontribuojnë në këtë proces të rëndësishëm organizativ dhe politik. Një Aleancë për Shqiptarët e fuqishme nënkupton përfaqësim dinjitetshëm dhe efektiv qytetarëve shqiptarë institucionet e shtetit dhe vendimmarrje", thuhet në njoftimin e ASH-së.

❌