❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Maxhoranca merr shumicĂ«n dhe drejtimin e Komisionit“, zbulohet propozimi i PS pĂ«r ReformĂ«n Territoriale pas bojkotit tĂ« PD

Socialistët kërkojnë të vijojë puna e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale dhe Administrative pa prezencën e deputetëve të opozitës dhe pa të drejtën e paritetit.

Ky zhvillim vjen pasi Taulant Balla kreu grupit parlamentar tĂ« PS tha dy javĂ« mĂ« parĂ« se “nuk do tĂ« presim pafundĂ«sisht opozitĂ«n nĂ« kĂ«tĂ« komision”.

Sot ora 12:30 parashikohet mbledhja e Konferencës së Kryetarëve ku në rend dite është edhe kërkesa e Grupit Parlamantar të PS për ndryshime në përbërjen e këtij komisioni.

Gazetari i Top Channel Muhamed Veliu ka siguruar kĂ«tĂ« kĂ«rkesĂ« ku si objekt Ă«shtĂ« “Ndryshimi i Vendimit nr.75, datĂ« 27.10.2025 pĂ«r ngritjen e Komisionit tĂ« Posaçëm Parlamentar pĂ«r reformĂ«n administrativo-territoriale nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€.

Socialistët sjellin këto argumente se përse duhet të ndryshojë përbërja e komisionit.

Kërkesa

Që prej krijimit të Komisionit janë parashikuar dhe njoftuar zyrtarisht mbledhje në datat 11.11.2025, 27.11.2025, 17.12.2025 dhe 22.01.2026.

Në mbledhjen e parë të datës 11.11.2025 nuk kanë marrë pjesë përfaqësuesit e Partisë Demokratike, por vetëm ata të Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe të Grupit Parlamentar i Partisë së Lirisë. Në këtë mbledhje Komisioni u konstituua formalisht dhe përfaqësuesit e Partisë Socialiste i bënë thirrje për pjesëmarrje dhe angazhim të Partisë Demokratike.

Në mbledhjen e dytë të datës 27.11.2025 kanë qenë prezent të gjithë anëtarët e Komisionit. Në këtë mbledhje u miratuar plani i punës dhe struktura e ekspertëve. Vendimi për emërimin e Sekretarit të Komisionit u shty për mbledhjen e rradhës.

Mbledhja e parashikuar në datën 17.12.2025 nuk u zhvillua për mungesë të kuorumit, pasi asnjë përfaqësues i opozitës nuk u paraqit, pavarësisht njoftimit të rregullt. Gjithashtu edhe në mbledhjen e rradhës të datës 22.01.2026 nuk ka qenë prezent asnjë përfaqësues i opozitës, pavarësisht njoftimit të rregullt.
Për rrjedhojë, që prej krijimit të Komisionit në datën 27.10.2025 (gjatë një periudhe dy mujore) nga 4 mbledhje të njoftuara rregullisht vetëm një mbledhje është zhvilluar me përbërje të plotë të opozitës. Referuar vendimit të Kuvendit, kohëzgjatja e punës së Komisionit është parashikuar 9 muaj.

Kjo kohëzgjatje është dakordësuar duke patur parasysh rëndësinë e miratimit të reformës administrative-territoriale në kohë, pra 1 vit përpara zhvillimit të zgjedhjeve vendore 2027 në mënyrë që të merren masat përkatëse ligjore, administrative dhe organizative.

Nisur nga qasja e bojkotuese e opozitës parlamentare si dhe fakti që reforma administrative-territoriale përbën një nga prioritetet kyçe të programit të mazhorancës parlamentare Shqipëria 2030 dhe për integrimin në BE, propozohet ndryshimi i përbërjes dhe mënyrës së punës së Komisionit.

Si rrjedhojë, propozohet që pika III e Vendimit të ndryshohet mëkëtë përmbajtje:
Komisioni i Posaçëm përbëhet nga 17 anëtarë, nga të cilët 9 janë janë përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe 6 përfaqësues të Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar Aleanca për Ndryshim dhe 1 përfaqësues i Grupit Parlamentar i Partisë së Lirisë.

Në këtë mënyrë, i çelet rruga avancimit të reformës në përputhje me planin e punës të miratuar, së bashku me votat e opozitës parlamentare, në mbledhjen e datës 27.11.2025.
Më tej, propozohet që pika IV e Vendimit ndryshohen me këtë përmbajtje:

Kryetari i komisionit është përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste dhe zëvendëskryetari është përfaqësues i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike. /tch/

U gjet pa shenja jete në veturë, Policia gjen armën dhe një karikator



Policia e Kosovës të mërkurën njoftoi se ka gjetur një person pa shenja jete në një veturë.

NĂ« raportin policor bĂ«het e ditur se rasti ndodhur nĂ« autostradĂ«n “Ibrahim Rugova”, nĂ« ora 15:00.

“Autostrada ‘Ibrahim Rugova’, PrishtinĂ«. ËshtĂ« raportuar se nĂ« njĂ« pushimore Ă«shtĂ« gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. NjĂ«sitĂ« relevante policore dhe ekipi mjekĂ«sor kanĂ« dalĂ« nĂ« vendin e ngjarjes ku Ă«shtĂ« konstatuar vdekja e viktimĂ«s”, thuhet nĂ« raport.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa arma me një karikator e cila dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar. /Telegrafi/

Me kallashnikov në dorë në qytet, Policia jep detaje të rastit në Podujevë



Të mërkurën në qendër të qytetit të Podujevës një person ka shtënë me kallashnikov dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes me armën në duar.

Policia e KosovĂ«s nĂ« raportin 24 orĂ«sh ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se rasti ka ndodhur nĂ« ora 13:29, ndĂ«rkaq Ă«shtĂ« cilĂ«suar si ‘vrasje e mbetur nĂ« tentativë’.

“ËshtĂ« arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi qĂ« i njĂ«jti dyshohet se ka shtĂ«nĂ« me armĂ« zjarri nĂ« drejtim tĂ« dy viktimave meshkuj kosovarĂ«, por nuk janĂ« goditur”, thuhet nĂ« raport.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur gjashtë gëzoja, ndërsa nga predhat janë dëmtuar dy vetura.

Nga i dyshuari është konfiskuar një AK-47 me një karikatorë me 15 copë fishekë.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

Keqpërdorën kartela bankare, arrestohen dy të dyshuar në Fushë Kosovë



Policia e Kosovës ka arrestuar dy të dyshuar për keqpërdorim të kartelave bankare të personave të huaj për përfitime personale.

Në raportin policor bëhet e ditur se të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“FushĂ« KosovĂ«, 28.01.2026, 18:20. JanĂ« arrestuar dy tĂ« dyshuar meshkuj kosovarĂ« pasi qĂ« tĂ« njĂ«jtit dyshohet se nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« vazhdueshme kanĂ« keqpĂ«rdorur tĂ« dhĂ«nat e kartelave bankare tĂ« personave tĂ« huaj pĂ«r pĂ«rfitime personale”, thuhet nĂ« raport.

Në konsultim me prokurorin është kontrolluar prona e të dyshuarve ku gjatë kontrollit është sekuestruar një telefon, ndërsa të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

27 vjet nga masakra në Rogovë të Hasit



JanĂ« bĂ«rĂ« 27 vjet nga masakra qĂ« u bĂ« nĂ« fshatin RogovĂ« tĂ« Hasit, aty ku ranĂ« nĂ« pritĂ« luftĂ«tarĂ«t e UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, por nuk u kursyen as shumĂ« civilĂ« tĂ« fshatit.

Në datat 27, 28 dhe 29 janar të vitit 1999 në këtë fshat ranë dëshmorë 21 persona.

Aty heroikisht dhanĂ« jetĂ«n: Agim Zeneli, Luan Smajli, Agron e Sejdi Rama, Pren e Meme Lleshi, Agush Gjoci, Valon Gashi, Bahtjar Morina, Daut Kelmendi, Emrush Çeta, Kasim Shala, Hamdi Berisha, Gezim Ademi, Haxhi Lypjani, Gasper Karaçi, Ilir Merturi, Naim Gashi,Naim Dreshaj,Sahit Krasniqi dhe Vesel Avdyli.

Moti në Shqipëri



Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se Shqipëria të enjten do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.

SHMU njofton se moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura.

Reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët do të ketë në pjesën më të madhe të territorit.

Në zonën e jugut reshjet në periudha afatshkurtra me intensitet deri mesatar në formën e shtrëngatave.

Në zonën e Alpeve, verilindje mbi 900-1000 metër dhe juglindje në lartësitë mbi1000-1100 metër reshje dëbore me intensitet të ulët dhe lokalisht mesatar kryesisht në juglindje.

Era do të fryjë me drejtim juglindja - jugperëndimi me shpejtësi mesatare 7 m/s, përgjatë vijës bregdetare dhe në zonat luginore era me shpejtësi deri në 15 m/s.

Deti - Valëzimi forcës 2-4 ballë. /Telegrafi/



Vranët dhe vende-vende riga shiu



Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovës do të mbajë mot i vranët, vende-vende me riga shiu.

IHK njofton se temperaturat minimale do tĂ« lĂ«vizin ndĂ«rmjet 1 dhe 4 gradĂ« Celsius, ndĂ«rkaq ato maksimale nga 7–10 gradĂ«.

Era do tĂ« fryjĂ« nga verilindja, 1–5 m/s. /Telegrafi/

Aksioni i policisë në Mitrovicën e Veriut zbulon arsenal armësh, municion dhe uniforma të policisë serbe

Policia e Kosovës ka njoftuar se, si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët, ka realizuar një tjetër aksion në Mitrovicë të Veriut, ku janë gjetur dhe sekuestruar armë, municion dhe mjete të tjera ilegale.

Sipas Drejtorisë Rajonale të Policisë, aksioni është zhvilluar më 28 janar në lagjen Bërxhane, pas informatave se në një shtëpi të braktisur mund të kishte materiale të paligjshme.

GjatĂ« kontrollit, policia ka gjetur, ndĂ«r tĂ« tjera, “njĂ« minĂ« kundĂ«r kĂ«mbĂ«sorisĂ« me detonator”, municion tĂ« kalibrave tĂ« ndryshĂ«m, barut, pajisje ushtarake, si dhe uniforma dhe kĂ«misha tĂ« PolicisĂ« sĂ« SerbisĂ«.

Për shkak të materialit eksplodues, në vendngjarje ka intervenuar edhe Njësia për Trajtimin e Mjeteve Eksploduese.

Prokurori i Shtetit ka urdhĂ«ruar inicimin e rastit pĂ«r veprĂ«n penale “mbajtje nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve”. Nuk ka tĂ« arrestuar, ndĂ«rsa hetimet vazhdojnĂ«.

Tre persona u plagosën gjatë përplasjes me armë për 12 kg kokainë, dalin në gjyq shqiptarët dhe belgët

Gazeta e njohur belgo-holandeze “Provinciale Zeeuwse Courant” (PZC) shkruan se kĂ«tĂ« tĂ« mĂ«rkurĂ« u zhvillua nĂ« BelgjikĂ« seanca gjyqĂ«sore pĂ«r dy grupet, njĂ«ri shqiptar dhe tjetri belg, tĂ« pĂ«rfshinĂ« nĂ« njĂ« shkĂ«mbim zjarri mĂ« 16 tetor 2024. Ngjarja ndodhi nĂ« qytetin e AnversĂ«s nĂ« mes tĂ« ditĂ«s ku 3 persona mbetĂ«n tĂ« plagosur rĂ«ndĂ«.

Shkak u bë një marrëveshje e prishur për blerjen e 12 kilogramëve kokainë e ndarë në 12 pako. Prokuroria akuzon shumicën e të dyshuarve për trafik droge dhe tentativë vrasjeje.

Prokurori tha gjithashtu se u qëlluan të paktën 16 plumba, por nuk mund të përcaktonte se kush ka hapur zjarr i pari dhe kush ka qëlluar kë. Gjatë shkëmbimit të zjarrit të dyshuarit ishin shumë afër njëri-tjetrit dhe të gjithëve u janë gjetur shenja baruti. Për 6 personat e përfshirë, prokurori kërkoi dënime nga 4 deri në 7 vjet.

SHKRIMI I PLOTË:

Zakonisht shitblerja e drogĂ«s ishte kjo: 12 pako me kokainĂ« me çmim 22 000 euro pĂ«r çdo pako me peshĂ« 1 kg. KĂ«shtu e pĂ«rshkruan Arsen D. momentin kur mĂ« 16 tetor 2024 u takua me disa shqiptarĂ«. Ai parkoi makinĂ«n nĂ« parkingun “Opera” nĂ« orĂ«n 15:04 dhe shkoi me njĂ« çantĂ« sportive ku kishte drogĂ«n nĂ« njĂ« apartament nĂ« Jezusstraat, njĂ« rrugicĂ« pranĂ« Meir. Miku i tij nga Brukseli, Salvatore P., e shoqĂ«ronte.

Por papritmas lagjja e mbushur me dyqane u trondit nga plumbat. Krismat erdhĂ«n nga njĂ« apartament mbi njĂ« lokal nĂ« Jezusstraat. 4 minuta mĂ« vonĂ«, nĂ« orĂ«n 15:08, Arsen D. dhe Salvatore P. dolĂ«n jashtĂ«. NjĂ« mik i priste nĂ« parkingun “Opera” nĂ« fund tĂ« Jezusstraat dhe qĂ« njoftoi shĂ«rbimet e urgjencĂ«s. Arsen D. kishte plagĂ« plumbi nĂ« bark, kĂ«mbĂ« dhe krah.

Edhe Salvatore P. ishte qëlluar dhe kishte mbetur i plagosur në krahë dhe këmbë.
Policia gjeti në apartament shqiptarin Eno G. të plagosur rëndë. Një plumb i kishte kaluar përmes faqes dhe kishte dalë nga ana tjetër e gojës së tij. Të dyja mushkëritë i ishin dëmtuar nga plumbat. Në tarracë u gjet i fshehur shqiptari tjetër, Fabio X., i paprekur. Aty u gjet edhe një pako me kokainë.

Policia federale arrestoi 5 të dyshuar. I gjashti, Niko M., u zhduk menjëherë pas të shtënave. Në kamerat e sigurisë ai shihet duke zbritur në stacionin e metrosë në Groenplaats me një çantë sportive, ndoshta me pakot e kokainës. Gjithsej ishin qëlluar 16 plumba. Se kush ka qëlluar i pari dhe kush ka qëlluar kë, kjo nuk mund të dihet.

Sot u zhvillua gjyqi. 5 tĂ« dyshuar ishin prezentĂ«. Niko M. mungonte. Prokurori e akuzoi shumicĂ«n e tĂ« dyshuarve pĂ«r trafik droge dhe tentativĂ« vrasjeje. Prokurori tha: “ËshtĂ« qĂ«lluar 16 herĂ«. Nuk mund tĂ« pĂ«rcaktoj se kush ka hapur zjarr i pari dhe kush ka qĂ«lluar kĂ«. TĂ« dyshuarit ishin shumĂ« afĂ«r njĂ«ri-tjetrit dhe tĂ« gjithĂ«ve u janĂ« gjetur shenja baruti”.

Për 6 të përfshirët, prokurori kërkoi dënime nga 4 deri në 7 vjet. Dënimi më i ulët ishte për Fabio X., që pretendoi se vetëm kishte organizuar vendin e takimit. Edhe Ardak G. rrezikon vetëm 4 vjet burg, sepse mbërriti pas të shtënave për të ndihmuar shokët e tij të plagosur.

Avokatët e grupit shqiptar dhe atij nga Brukseli nuk kontestojnë akuzat për drogën. Të gjithë ishin aty për një arsye: shitjen e 12 pakove të kokainës. Si u bë kaq e dhunshme shitblerja, kjo ishte çështje tjetër. Avokati Koen Vaneecke tha se shqiptarët nuk kishin ndërmend të përplaseshin me grupin nga Brukseli.

“NĂ«se dĂ«shiron tĂ« bĂ«sh njĂ« pĂ«rplasje, nuk takohesh nĂ« mesditĂ« nĂ« njĂ« apartament ku je regjistruar vetĂ«â€ – tha avokati Vaneecke, qĂ« mbron Fabio X.

Edhe shqiptari tjetĂ«r, Eno G., mohoi kategorikisht se kishte qĂ«lluar. MegjithatĂ«, policia gjeti njĂ« pistoletĂ« FN Browning 7.65 nĂ«n vithet e tij, por pa gjurmĂ« ADN-je. Eno G., qĂ« kishte plumba nĂ« mushkĂ«ri dhe gojĂ«, ishte i lumtur qĂ« jeton akoma: “FalĂ« ndĂ«rhyrjes sĂ« policisĂ« dhe shĂ«rbimeve emergjente, mbijetova. ZjarrfikĂ«sit mĂ« zbritĂ«n me shkallĂ«â€.

Shqiptari i tretë, Niko M., nuk u paraqit në gjyq. Grupi nga Brukseli me Salvatore P. dhe Arsen D. tha se shqiptarët nuk kishin ndërmend të paguanin për drogën.

“Duhet tĂ« kesh guxim tĂ« thuash se nuk ishte pĂ«rplasje” – tha avokatja Julie Crowet pĂ«r shqiptarĂ«t. Klienti i saj, Salvatore P., nuk pa asnjĂ«herĂ« para nga shqiptarĂ«t. Ai Ă«shtĂ« gjallĂ« falĂ« shokut tĂ« tij Arsen D., qĂ« fatmirĂ«sisht kishte marrĂ« njĂ« pistoletĂ« me vete.

AvokatĂ«t Len Augustijns dhe Axelle Windey, qĂ« mbrojtĂ«n Arsen D., argumentuan: “Nuk Ă«shtĂ« tentativĂ« vrasjeje, por vetĂ«mbrojtje. Arsen D. qĂ«lloi vetĂ«m pasi shqiptarĂ«t kishin hapur zjarr. Gjuajti nĂ« panik dhe jo me qĂ«llim. Fakti qĂ« plagosi edhe mikun e tij, Salvatore P., e tregon kĂ«tĂ«. Ai ndali sĂ« qĂ«lluari kur pa mundĂ«sinĂ« tĂ« ikte jashtĂ«. VetĂ«m u mbrojt”.

Në fund, Ardak G. tha se nuk kishte lidhje me shitblerjen dhe kishte shkuar në adresën e gabuar. Pothuajse të gjithë të dyshuarit kërkuan dënim me pezullim ose dënim ku pjesa efektive ishte e kufizuar nga paraburgimi. Gjykata do japë vendimin më 2 mars.

“PĂ«r arsye tĂ« shumta
”/ Kroacia refuzon Presidentin Trump, nuk do t’i bashkohet Bordit tĂ« Paqes

Kroacia nuk do të bashkohet me Bordin e Paqes të presidentit amerikan, Donald Trump, njoftoi sot kryeministri kroat, Andrej Plenkoviç, pa dhënë një arsye për vendimin.

“Pas njĂ« analize tĂ« kujdesshme, qĂ«ndrimi i qeverisĂ« (
) Ă«shtĂ« se nĂ« kĂ«tĂ« fazĂ« Kroacia nuk do tĂ« bashkohet me Bordin e Paqes pĂ«r arsye tĂ« shumta”, u tha Plenkoviç gazetarĂ«ve.

Ai shtoi se nuk do të specifikonte arsyet.

Qeveria kroate kishte treguar më parë se vendi ishte ftuar të bashkohej me strukturën e kryesuar nga Donald Trump.

Plenkoviç kishte deklaruar se Kroacia, një anëtare e Bashkimit Evropian, po priste që BE të harmonizonte qëndrimin e saj për këtë çështje.

I prezantuar javĂ«n e kaluar nga Donald Trump nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos Bordi i Paqes fillimisht ishte pjesĂ« e planit amerikan pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« territorin palestinez tĂ« Rripit tĂ« GazĂ«s.

Por, ambiciet e tij për zgjidhjen e konflikteve në të gjithë botën janë në fakt shumë më të gjera, gjë që, sipas kritikëve të tij, e bën atë një organizatë rivale të Kombeve të Bashkuara.

Problem rrjedhja e tezave gjatë testimit/ Forcohen rregullat për Maturën, lista e maturantëve do publikohet më shpejt

Që nga 2 qershori deri në 23 qershor rreth 26 mijë gjimnazistë do të zhvillojnë 4 provimet e detyrueshme të maturës shtetërore.

Ministria e Arsimit ka miratuar disa ndryshime në rregullore me synimin për të forcuar kontrollet gjatë testimit, si dhe për të shmangur rrjedhjen e tezave apo kopjimin.

Zv.ministrja e Arsimit, Oriana Osmani thotĂ«: “MĂ« e rĂ«ndĂ«sishme nĂ« kĂ«tĂ« rregullore Ă«shtĂ« rritja e pĂ«rgjegjĂ«sive tĂ« atyre qĂ« menaxhojnĂ« provimet e maturĂ«s, qĂ« nga pĂ«rgjegjĂ«si i administrimit, sekretuesit apo pĂ«rgjegjĂ«sit e katit, tĂ« jenĂ« shumĂ« tĂ« bindur pĂ«r detyrĂ«n qĂ« ata kanĂ« nĂ« çdo qendĂ«r provimi. Nga ana tjetĂ«r, vazhdojnĂ« tĂ« njĂ«jtat rregulla pĂ«r maturantĂ«t: pajisjet teknologjike si telefonat apo orĂ«t nuk janĂ« tĂ« lejuara. Diku 3-4 penalizime kemi patur gjatĂ« vitit tĂ« kaluar nĂ« pĂ«rgjegjĂ«s administrimi qĂ« nuk angazhohen mĂ« nĂ« 2026”.

Zv.ministrja Oriana Osmani, njëherazi kryetarja e Komitetit për organizimin e maturës, tregon se rishikim do të ketë edhe në përmbajtjen e provimeve, teksa ka nisur puna për hartimin e tezave nga QSHA.

NdĂ«rkohĂ«, nxĂ«nĂ«sve tĂ« klasave tĂ« 12 u janĂ« shpĂ«rndarĂ« teste model pĂ«r t’u pĂ«rgatitur paraprakisht: “Qendra e ShĂ«rbimeve Arsimore ka marrĂ« masat pĂ«r tĂ« organizuar grupet e hartuesve tĂ« tezave pĂ«r tĂ« pĂ«rditĂ«suar fondet e pyetjeve. Kjo ka ardhur si rrjedhojĂ« e ndryshimeve tĂ« vogla qĂ« kanĂ« pĂ«suar programet e maturĂ«s dhe sigurisht pĂ«r njĂ« pĂ«rditĂ«sim tĂ« njohurive qĂ« nxĂ«nĂ«si ka marrĂ« nĂ« kĂ«to 3 vite.”

Lista me emrat e maturantëve parashikohet të publikohet më shpejt se në maturat e të kaluarës.

“KĂ«tĂ« vit do tĂ« ketĂ« njĂ« komunikim institucional mĂ« tĂ« hershĂ«m. Flasim pĂ«r nxĂ«nĂ«sit qĂ« nuk mund tĂ« mbyllin nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« suksesshme maturĂ«n; emrat e tyre do tĂ« dalin mĂ« herĂ«t dhe nuk do tĂ« jenĂ« nĂ« listĂ«n pĂ«rfundimtare tĂ« shkollave. ËshtĂ« detyrim i drejtuesve pĂ«r tĂ« parĂ« me vĂ«mendje numrin e mbetĂ«sve”, shton Osmani.

Këshilla për maturantët është të jenë sistematikë në përgatitjen për maturën dhe të mos e lënë përsëritjen për ditët e fundit.

Përmbyset furgoni në fshatin Salari të Tepelenës, humb jetën shoferi

Një aksident me pasojë një të vdekur është regjistruar këtë mbrëmje në Tepelenë.

Aksidenti ka ndodhur në aksin rural Tepelenë-Lopës, teksa një furgon është përmbysur në kthesën që të çon në fshatin Salari, Njësia Administrative Kurvelesh, Bashkia Tepelenë.
MĂ«sohet se si pasojĂ« ka humbur jetĂ«n drejtuesi i furgonit Arjan Ç., ndĂ«rkohĂ« nuk dihet ende nĂ«se brenda furgonit ka pasur pasagjerĂ«.

Policia rrugore ka shkuar në vendngjarje për veprime të mëtejshme.

Ilir Beqaj kĂ«rkoi shfuqizimin e masĂ«s “arrest me burg”, Gjykata Kushtetuese ia rrĂ«zon kĂ«rkesĂ«n

Gjykata Kushtetuese ka refuzuar sot kĂ«rkesĂ«n e ish-ministrit tĂ« ShĂ«ndetĂ«sisĂ«, Ilir Beqaj, pĂ«r shfuqizimin si tĂ« papajtueshĂ«m me KushtetutĂ«n tĂ« vendimit tĂ« GjykatĂ«s sĂ« Posaçme pĂ«r Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, qĂ« caktoi ndaj tij masĂ«n “arrest me burg”.

Beqaj kërkoi gjithashtu rigjykim në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë, si dhe rrëzimin e vendimeve të Gjykatës së Apelit dhe të Gjykatës së Lartë, por kërkesat e tij u lanë në fuqi sipas procedurës ligjore.

Ish-ministri ndodhet nĂ« burg qĂ« nga 4 korriku 2024, pas arrestimit nga SPAK pĂ«r abuzime me fondet e Bashkimit Europian nĂ« agjencinĂ« SASPAC, ku shĂ«rbente si drejtor. NdĂ«rkohĂ«, pĂ«r çështjen e “Sterilizimit”, Beqaj po ndiqet nĂ« gjendje tĂ« lirĂ«.

Manipuluan votat në zgjedhjet e fundit në Kosovë, arrestohen 15 kryesues në Malishevë

Hetimet për vjedhjen e votave në zgjedhjet e fundit në Kosovë çuan në shoqërimin e dhjetëra personave të mërkurën në Malishevë.

“Pas Prizrenit, Malisheva Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« komuna e dytĂ« nĂ« tĂ« cilĂ«n ka persona tĂ« arrestuar si tĂ« dyshuar pĂ«r falsifikim tĂ« rezultatit tĂ« zgjedhjeve tĂ« 28 dhjetorit nĂ« KosovĂ«. TĂ« njĂ«jtit kanĂ« qenĂ« tĂ« angazhuar nĂ« QendrĂ«n Komunale tĂ« NumĂ«rimit nĂ« MalieshevĂ« nĂ« role tĂ« ndryshme”.

“Nga 18 kryesues dhe 50 komisionerĂ« janĂ« intervistuar gjithsej 15 kryesues dhe 43 komisionerĂ«. 15 kryesues aktualisht janĂ« tĂ« ndaluar pĂ«r 48 orĂ« dhe brenda afatit ligjor prokuroria do tĂ« vendos nĂ« lidhje me masĂ«n e sigurisĂ«. Po ashtu pĂ«r 43 komisionerĂ«t e tjerĂ« jemi nĂ« vlerĂ«sim e sipĂ«r nĂ« lidhje me ndonjĂ« masĂ« eventuale pasi nĂ« kĂ«tĂ« rast kanĂ« qenĂ« tĂ« angazhaur dy prokurorĂ«â€, tha Enis Gashi, kryeprokuror i GjakovĂ«s.

Përfitues më të mëdhenj nga manipulimi i votave në Malishevë kanë qenë kandidatët e Partisë Demokratike të Kosovës. Vetëm Gazmend Maliqaj, Fetah Paçarizi dhe Adnan Thaçit së bashku kishin mbi 2,300 vota më shumë sesa kishin marr realisht.

Manipulime me vota ka pasur edhe te Lidhja Demokratike e Kosovës, ku kandidatit Gëzim Hazrollit i janë hequr 340 vota, atij të Nismës Vesel Krasniqit 264 vota, dhe Valon Hotit nga Lëvizja Vetëvendosje 312 vota.

“NĂ« komunĂ«n e MalieshĂ«vĂ«s gjithsej kanĂ« qenĂ« 75 vendvotime dhe nga kĂ«to vendvotime 9,057 vota janĂ« tĂ« shtuara dhe 7,996 janĂ« vota tĂ« hequra, pra gjithsej nĂ« total 17,053 vota”, tha Gashi.

Deri mĂ« tani, asnjĂ« nga kandidatĂ«t pĂ«r deputetĂ« tĂ« cilĂ«ve i janĂ« shtuar votat nuk janĂ« intervsituar nga prokuroria, por pati zotime se askush nuk do tĂ« mund t’i shmanget drejtĂ«sisĂ«.

“UnĂ« vetĂ«m njĂ« gjĂ« e di, nuk do tĂ« amnistohet asnjĂ« person pavarĂ«sisht funksionit qĂ« ka. VetĂ«m tĂ« kemi prova tĂ« majftueshme qĂ« mos t’ju hyjmĂ« njerĂ«zve nĂ« hak, t’i marrim pa nevojĂ« dhe pastaj t’i lĂ«shojmĂ«. Roli i prokurorit Ă«shtĂ« tĂ« sigurojĂ« prova relevante, tĂ« mbĂ«shtetura nĂ« ligj dhe tĂ« pranueshme pĂ«r gjykatĂ«n”, tha Laura Pula, prokurore, koordinatore pĂ«r zgjedhje.

Avokatët në rastin e Malishevës thanë se të angazhuarit në Qendrën Komunale të Numërimit në Malieshevë kanë pasur detyra të ndara.

“E ka pasur pĂ«r detyrĂ« qĂ« vetĂ«m t’i lexojĂ« fletĂ«votimet dhe tĂ« caktojĂ« se kush pĂ«r kĂ«nd ka votuar. NdĂ«rsa thotĂ« se evidentimin e atyre deklarimeve tĂ« mia Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« pĂ«rmes kryesueses se komisionit”, tha Ergjyment Barbullushi, avokat nĂ« rast.

“Realisht kjo ka qenĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e komisionerĂ«ve tĂ« Qendra tĂ« votimit megjithatĂ« roli i klientit tim ka qenĂ« nĂ« cilĂ«si tĂ« anĂ«tarit, ne padyshim qĂ« kemi njĂ« garancion tĂ« prezumimit tĂ« pafajĂ«sisĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« kĂ«ta qĂ« po hetohen, mirĂ«po megjithatĂ« Ă«shtĂ« detyrĂ« e prokurorisĂ« t’i argumentojĂ« kĂ«to pretenedime pĂ«r tĂ« cilat Ă«shtĂ« inicuar kjo detyrĂ«â€, tha Egzon Doli, avokat.

Për manipulimet me vota, tashmë aktualisht në paraburgim janë 23 persona ne Prizren ndërsa hetimet po vazhdojnë në të gjitha komunat ku ka përfunduar rinumërimi.

Fatbardh Kadilli: Pas 13 humbjeve radhazi, PD nuk arrin të mobilizojë as anëtarët e partisë në protesta

NĂ« njĂ« intervistĂ« nĂ« emisionin Shqip nga Dritan Hila nĂ« DritareTV, Fatbardh Kadilli analizoi situatĂ«n e PartisĂ« Demokratike pas 13 humbjeve radhazi dhe protestave tĂ« saj opozitare. Ai e pĂ«rshkroi situatĂ«n politike si “jo fort tĂ« ndezur” dhe kritikoi strategjitĂ« e PD-sĂ«, duke theksuar se protesta e fundit nuk arriti tĂ« mobilizojĂ« as anĂ«tarĂ«t e partisĂ«, as qytetarĂ«t qĂ« kĂ«rkojnĂ« njĂ« zgjidhje reale.

Kadilli foli qartë për rolin dhe natyrën e protestave politike:

“Protesta Ă«shtĂ« njĂ« gjuhĂ« politike. UnĂ« gjithmonĂ« e kam parĂ« protestĂ«n si njĂ« mjet pĂ«r tĂ« komunikuar politikisht. Kur protesta lind nga njĂ« forcĂ« politike, nuk Ă«shtĂ« e njĂ«jta gjuhĂ« si njĂ« protestĂ« qytetare, qĂ« lind nga nevoja pĂ«r tĂ« ndryshuar politikĂ«n ose qeverinĂ«. NjĂ« protestĂ« politike Ă«shtĂ« mĂ«nyra qĂ« njĂ« forcĂ« ka zgjedhur pĂ«r tĂ« komunikuar me tĂ« vetĂ«t, me pushtetin dhe me ndĂ«rkombĂ«tarĂ«t.”

Ai kujtoi gjithashtu modelin e kulturës politike të Sali Berishës:

“Kultura politike e Sali BerishĂ«s historikisht ka qenĂ« qĂ« kundĂ«rshtari duhet goditur fort, pavarĂ«sisht nĂ«se ka rezultat. Prandaj dĂ«gjoni gjithmonĂ« deklarime si: ‘Heren tjetĂ«r do jemi aty dhe nuk shkulemi.’ Kjo lidhet me rrĂ«fimin qĂ« Rama nuk mundet me vota sepse i vjedh ato; synimi nuk Ă«shtĂ« pĂ«rmbysja reale, por dominimi politik dhe dĂ«rgimi i mesazheve te tĂ« tjerĂ«t. UnĂ« jam marrĂ« vetĂ« me organizimin e tyre. NĂ« kĂ«tĂ« rast, nuk kishte mĂ« shumĂ« se 3–4 mijĂ« pjesĂ«marrĂ«s, ndĂ«rkohĂ« qĂ« Partia Demokratike numĂ«ron mbi 22 mijĂ« anĂ«tarĂ« vetĂ«m nĂ« TiranĂ«. Ky Ă«shtĂ« njĂ« tregues qĂ« gjuha e komunikimit me tĂ« vetĂ«t nuk po funksionon. MolotovĂ«t bĂ«jnĂ« pĂ«rshtypje vizuale, por nuk ndikojnĂ« tek institucionet apo populli nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme.”

Ai shtoi se protestat shpesh nuk arrijnë të ndikojnë te qytetarët që kërkojnë një zgjidhje reale:

“Historia ka treguar se marrja e godinave nuk Ă«shtĂ« marrje pushteti. Shteti Ă«shtĂ« i strukturuar dhe pushteti nuk rrĂ«zohet me molotovĂ« apo okupim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m. QĂ«llimi i protestĂ«s politike Ă«shtĂ« energjizimi i bazĂ«s dhe dĂ«rgimi i mesazheve ndĂ«rkombĂ«tare se opozita po lufton pĂ«r tĂ« drejtat e veta. Protestat e PD-sĂ« shpesh janĂ« njĂ« dominim i skenĂ«s politike dhe njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r tĂ« treguar autoritet ndaj vetĂ« anĂ«tarĂ«ve tĂ« partisĂ«. FatkeqĂ«sisht, kjo kulturĂ« shumĂ« e vjetĂ«r politike vazhdon tĂ« ushqejĂ« vetĂ«m ata qĂ« janĂ« rreth saj, dhe jo qytetarĂ«t qĂ« kanĂ« nevojĂ« pĂ«r alternativa reale.”

Ai përfundoi me mesazhin kryesor për opozitën:

“Sa kohĂ« nuk krijohet njĂ« alternativĂ« e re, pushteti nuk rrĂ«zohet. Populli nuk Ă«shtĂ« aty pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur njĂ« opozitĂ« tĂ« pashpresĂ«. Ai sheh vetĂ«m njĂ« kundĂ«rshtar tĂ« RamĂ«s, jo njĂ« alternativĂ« qĂ« mund ta zĂ«vendĂ«sojĂ«. NĂ«se nuk ka vizion dhe alternativĂ« tĂ« qartĂ«, protestat mbeten thjesht spektakĂ«l, dhe qytetari i lodhur nuk gjen zgjidhje.”

“Republika e Bananeve”/ Nga letĂ«rsia te grushtet e shtetit, historia e errĂ«t e njĂ« termi qĂ« refuzon tĂ« vdesĂ«

NjĂ« diktator me syze dielli, njĂ« parlament nĂ« kaos dhe njĂ« popull i shtypur nga pandĂ«shkueshmĂ«ria. Ky Ă«shtĂ« imazhi klishe qĂ« na vjen ndĂ«rmend sa herĂ« dĂ«gjojmĂ« termin “republikĂ« bananeje”.

Por pas kësaj shprehjeje, e cila sot përdoret rëndom si fyerje politike, fshihet një histori e dhunshme shfrytëzimi kolonial, grushtesh shteti dhe fuqie të pakufizuar korporative.

Nga plantacionet e Amerikës Qendrore te retorika e Uashingtonit, evolucioni i këtij termi tregon se si një e kaluar tragjike mund të zbehet në metaforë.

Origjina letrare, kur O. Henry u arratis në Honduras

Termi nuk lindi në ndonjë raport të CIA-s, por në imagjinatën e shkrimtarit amerikan O. Henry (William Sydney Porter). Në vitin 1896, në arrati nga akuzat për përvetësim fondesh në SHBA, ai u strehua në Honduras.

NĂ« qytetin bregdetar tĂ« Trujillos, Henry vĂ«zhgoi se si kompania amerikane “United Fruit Company” (sot Chiquita) kontrollonte gjithçka: hekurudhat, portet dhe qeverinĂ«. Kjo frymĂ«zoi librin e tij “Lakra dhe MbretĂ«r” (1904), ku ai krijoi vendin imagjinar tĂ« “Anchuria”-s — njĂ« “republikĂ« e vogĂ«l bananeje detare”, ku qeveria ishte thjesht njĂ« marionetĂ« e interesave tĂ« huaja.

Më shumë se fruta, katërshja origjinale

Sipas gazetarit hulumtues nga Salvadori, Carlos Dada, termi nuk ishte thjesht trillim. Ai përshkruante realitetin e katër vendeve specifike: Hondurasit, Guatemalës, Nikaraguas dhe Kosta Rikës.

Në këto shtete, gjigantët si United Fruit Company dhe Standard Fruit (sot Dole) zotëronin pjesën dërrmuese të tokës dhe diktonin jetën politike me bekimin e Uashingtonit.

“Republikat e bananeve janĂ« padyshim mĂ« tĂ« afĂ«rtat qĂ« Shtetet e Bashkuara kanĂ« qenĂ« ndonjĂ«herĂ« me njĂ« fuqi kolonizuese, pa pĂ«rgjegjĂ«sitĂ« qĂ« kolonizatorĂ«t kishin ndaj tĂ« kolonizuarve gjetkĂ«,” shkruan Dada.

Grushti i shtetit për mbrojtjen e fitimeve

Rasti më famëkeq që ilustron këtë koncept është ai i Guatemalës në vitin 1954. Kur presidenti i zgjedhur në mënyrë demokratike, Jacobo Arbenz, tentoi të rishpërndante tokat e papërdorura (që zotëroheshin nga United Fruit Company) te fermerët e varfër, reagimi ishte brutal.

PĂ«r tĂ« mbrojtur fitimet e kompanisĂ«, CIA orkestroi njĂ« grusht shteti qĂ« rrĂ«zoi Arbenz-in, duke e zĂ«vendĂ«suar atĂ« me njĂ« regjim ushtarak brutal. Kjo ngjarje u pĂ«rjetĂ«sua nĂ« muralin “Fitorja e Lavdishme” tĂ« piktorit meksikan Diego Rivera.

Kostoja njerĂ«zore dhe “masakra e bananeve”

Sistemi i “republikĂ«s sĂ« bananeve” kishte njĂ« kosto tĂ« lartĂ« gjaku. NjĂ« nga episodet mĂ« tĂ« errĂ«ta Ă«shtĂ« Masakra e vitit 1928 nĂ« Kolumbi, ku ushtria hapi zjarr ndaj punĂ«torĂ«ve grevistĂ« tĂ« United Fruit Company, tĂ« cilĂ«t kĂ«rkonin kushte mĂ« tĂ« mira pune. Mes viktimave kishte gra dhe fĂ«mijĂ«.

Ky episod tragjik u bĂ« pjesĂ« e kujtesĂ«s globale falĂ« nobelistit Gabriel Garcia Marquez, i cili e pĂ«rfshiu nĂ« kryeveprĂ«n e tij “NjĂ«qind vjet vetmi”.

A Ă«shtĂ« SHBA njĂ« “republikĂ« ananeje”?

NĂ« vitet e fundit, veçanĂ«risht pas trazirave tĂ« 6 janarit 2021 nĂ« Kapitol, termi Ă«shtĂ« rikthyer nĂ« diskursin politik amerikan. Historiania Aviva Chomsky argumenton se pĂ«rdorimi i termit pĂ«r SHBA-nĂ« Ă«shtĂ« ironik por i saktĂ«, pasi modeli ekonomik “ekstraktivist” (shfrytĂ«zues) Ă«shtĂ« po aq pjesĂ« e historisĂ« sĂ« SHBA-sĂ« sa edhe e Hondurasit.

Megjithatë, gjuhëtarët dhe historianët bëjnë thirrje për kujdes në përdorimin e termit sot.

Nëse përdoret për të nënçmuar popujt e Amerikës Latine si të paaftë për demokraci, termi është racist dhe pejorativ.

Nëse përdoret për të përshkruar strukturat historike që kanë minuar sovranitetin e këtyre vendeve, ai mbetet një term i dobishëm analitik.

Siç thekson Chomsky, “ne duhet tĂ« flasim pĂ«r marrĂ«dhĂ«niet historike qĂ« krijuan kĂ«to kushte, dhe jo tĂ« pretendojmĂ« se varfĂ«ria apo dhuna janĂ« karakteristika tĂ« lindura tĂ« kĂ«tyre kombeve”.

Përkeqësimi i motit në Gjirin e Vlorës, paralajmërim për mjetet lundruese



Të gjitha mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës janë ndaluar të dalin në det të hapur, duke filluar nga ora 06:00 datë 28.01.2026 deri në datë 29.01.2026 në orën 06:00.

Kapiteneria e Portit Vlorë bën me dije se vendimi merret për shkak të përkeqësimit të kushteve meteorologjike brenda dhe jashtë gjirit të Vlorës, gjatë këtyre datave.

“NĂ« bazĂ« tĂ« parashikimit pĂ«r situatĂ«n hidrometeorologjike detare tĂ« pĂ«rkeqĂ«suar brenda dhe jashtĂ« gjirit tĂ« VlorĂ«s, gjatĂ« datave 28-29.01.2026 duke filluar nga ora 06:00 datĂ« 28.01.2026 nĂ« drejtimin JUG-JUGLINDJE nĂ« forcĂ«n deri 6-7bft me shpejtĂ«si ere deri nĂ« 15-25m/s dhe lartĂ«si dallge nga 1.50 deri 2.50 metra, ju bĂ«jmĂ« me dije se:

Kapiteneria e portit Vlorë ka ndaluar pajisjen me leje-nisje të mjeteve të vogla lundruese dhe ato të peshkimit të cilat duan të operojnë brenda gjirit të Vlorës dhe në det të hapur, duke filluar nga ora 06:00 datë 28.01.2026 deri në datë 29.01.2026 në orën 06:00.

Me qëllim parandalimin e çdo situate të papritur për shkak të kushteve atmosferike, kërkojmë bashkëpunimin e të gjithë subjekteve dhe institucioneve që ushtrojnë veprimtari në fushën e detarisë për të marrë të gjitha masat e nevojshme për sigurimin e mjeteve në port dhe rritje e gatishmërisë së ekuipazhit në mjetet lundruese.

Anijet e transportit ndĂ«rkombĂ«tar detar do tĂ« vazhdojnĂ« tĂ« operojnĂ« normalisht sipas destinacioneve pĂ«rkatĂ«se”, thuhet nĂ« njoftimin e KapitenerisĂ« sĂ« VlorĂ«s. /euronewsl.al/

Gent Gazheli jep dorëheqje nga Drejtoria e Përgjithshme e Doganave



Gent Gazheli ka dhënë dorëheqjen nga posti i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave.

Burime bëjnë me dije se largimi i tij nga detyra është formalizuar, ndërsa pritet që drejtimin e Doganave ta marrë Besmir Beja.

Ndërkohë, Gent Gazheli pritet të emërohet zv.ministër i Mjedisit, raporton euroenews.al.

Ende nuk ka një njoftim zyrtar nga institucionet përkatëse lidhur me ndryshimet, por burime konfirmojnë se vendimet pritet të bëhen publike në vijim.

Kadare përjetësohet në bronz, statuja përurohet në vendin ku konsumonte kafenë çdo ditë



Gjeni i letrave shqipe, Ismail Kadare u përjetësua përmes një statuje në vendin ku konsumonte kafenë çdo ditë dhe që për të shërbente si vendtakim për të gjithë admiruesit që donin të kishin një kujtim me të.

Bashkudhëtarja e jetës së tij, Helena Kadare, kujtoi me mall Ismailin teksa konsumoi kafenë prapë veprës.

Ndërkaq, i pranishëm ishte edhe Bujar Hudhri, botuesi i veprave të shkrimtarit Ismail Kadare.

“KurrĂ« skam qenĂ« aq i emocionuar sa sot
 nĂ« kĂ«tĂ« hapĂ«sirĂ« qĂ« Kadare e pĂ«lqente shumĂ«, nuk ka tavolinĂ« e karrige ku nuk jem ulur. DimĂ«r e verĂ«, nĂ« çdo kohĂ«. E shoh kĂ«tĂ« monument si njĂ« prani. Kadare do tĂ« jetĂ« tashmĂ« i pranishĂ«m nĂ« jetĂ«n tonĂ« nĂ« pĂ«rjetĂ«si”, u shpreh Bujar Hudhri.

Me idenë e aktorit Timo Flloko dhe mbështetjen e miqve të familjes Kadare, skulptura e derdhur në bronz u realizua nga Henri Nimami.

Miqtë dhe familjarët kujtuan në këtë përvjetor shkrimtarin e lirë që me veprën e tij u shndërrua në përfaqësuesin kryesor të letërsisë shqipe nëpër botë. /tch/


Të dënuar për vrasje në tentativë e vjedhje të rëndë, Policia në Gjakovë arreston dy të arratisur



Policia e KosovĂ«s pĂ«r rajonin e GjakovĂ«s ka arritur t’i lokalizojĂ« dhe arrestojĂ« dy persona, tĂ« kĂ«rkuar me urdhĂ«r-arrest gjyqĂ«sor tĂ« cilĂ«t ndodheshin nĂ« arrati.

Policia ka arrestuar L.K, mashkull 30 vjeç, i dĂ«nuar pĂ«r veprat penale “Vjedhje e rĂ«ndĂ«â€ dhe “LĂ«ndim i lehtĂ« trupor” me 1 vit e 8 muaj burgim, si dhe L.M mashkull, 27 vjeçar, i dĂ«nuar pĂ«r veprĂ«n penale “Vrasje nĂ« tentativĂ«â€ me 3 vite burgim, pĂ«rfshirĂ« edhe periudhĂ«n e arrestit shtĂ«piak 6 muaj.

“Pas arrestimit tĂ« dy personat janĂ« dĂ«rguar pĂ«r vuajtje tĂ« dĂ«nimit konform vendimeve gjyqĂ«sore”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

❌