❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

HatĂ«rmbetja me RugovĂ«n, Berisha: S’isha dakord me rrugĂ«n paqĂ«sore, duheshin demonstrata



Ish-presidenti i Shqipërisë Sali Berisha ka folur për raportet që ka pasur me ish-presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova.

Sali BerishĂ«s iu shtrua pyetja se pse udhĂ«heqĂ«sit e ShqipĂ«risĂ« kanĂ« pasur gjithnjĂ« prirjen pĂ«r t’i treguar KosovĂ«s si duhet tĂ« veprojĂ«.

Analisti Albatros Rexhaj tha se Berisha dhe Rugova kanë qenë gjithnjë idhujt e tij në politikë, por i shprehu liderit të PD se presidenti i Kosovës kishte hatërmbetje me të.

Berisha nuk e fshehu dhe e konfirmoi se ftohja mes tyre, përtej vlerësimit për të ishte rruga paqësore që zgjodhi Rugova, kur sipas tij duheshin demonstrata për zgjedhjet e Jugosllavisë.

Albatros Rexhaj: UnĂ« e mbaj mend presidentin qĂ« ka pasur njĂ« hatĂ«rmbetje jo tĂ« vogĂ«l me ju pĂ«r atĂ« kĂ«shillĂ« qĂ« ne tĂ« dalim dhe tĂ« marrim pjesĂ« nĂ« zgjedhjet e JugosllavisĂ« nĂ« ’96.

Sali Berisha: A kishte njĂ« ftohje nĂ« ’96? Absolutisht po! Ke tĂ« drejtĂ«, nuk e mohoj. Pse ishte ftohja? UnĂ« nuk isha dakord pĂ«r statusquo-nĂ«. Pse nuk isha dakord? Imagjino, ne mbetĂ«m jashtĂ« Dayton-it. Dayton u bĂ«, ne nuk u pĂ«rfshimĂ«. PĂ«r fat tĂ« keq, Milosheviçi doli mĂ« i fuqishmi qĂ« bĂ«ri marrĂ«veshjen. UnĂ« kam shprehur vlerĂ«simet pĂ«r Ibrahim RugovĂ«n, e kam thĂ«nĂ« dhe e them, ishte gjeni nĂ« politikĂ«n shqiptare, por rruga paqĂ«sore qĂ«llimet nuk mund t’i realizonte. UnĂ« kam qenĂ« pĂ«r demonstrata, nĂ« mĂ«nyrĂ« absolute, asnjĂ«herĂ« pĂ«r zgjedhje.

Osmani tregon pse e përfaqësoi ajo Kosovën në "Bordin të Paqes" e jo Kurti



Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani ka folur mbrĂ«mjen e sotme pas nĂ«nshkrimit tĂ« ‘Bordit tĂ« Paqes’ nĂ« Davos, ku ajo firmosi krah Trump dhe vendeve tĂ« tjera, nĂ« njĂ« moment qĂ« e quajti historik pĂ«r KosovĂ«n.

Në një lidhe direkte për Top Channel, nga Davosi presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ndau detajet nga ceremonia e Bordit të Paqes si dhe foli për bisedën e saj me presidentin amerikan, Donald Trump.

E pyetur se çfarë u tha në bisedën që ajo pati me presidentin amerikan Donald Trump, Osmani tha se kreu i Shtëpisë së Bardhë i përcolli një mesazh për Kosovën dhe shtoi se ishte një bisedë shumë pozitive që nisi në samitin e OKB në shtator.

Sakaq Osmani sqaroi se pse e përfaqësoi ajo Kosovën dhe jo kryeministri, Albin Kurti duke shprehur se kushtetuta e Kosovës parasheh që politikën e jashtme e udhëheq presidenti, megjithatë ajo theksoi se aderimi i Kosovës në Bordin e Paqes ishte fitore edhe për të edhe për kryeministrin.

Patët një bisedë me presidentin Trump gjatë ceremonisë, çfarë u tha në atë bisedë?

Ishte një bisedë shumë pozitive për Kosovën dhe për qytetarët e saj, ka qenë një bisedë që ka filluar në samitin e OKB-në Nju Jork më 28 shtator.

Pse e përfaqësuat ju Kosovën dhe jo kryeministri Albin Kurti?

Sepse kështu e parasheh Kushtetuta e Kosovës, sepse tek ne presidentja e udhëheq politikën e jashtme, edhe kryeministri është këtu në Davos, por ne i kemi detyrat e ndara. Megjithatë, sukseset i kemi të përbashkëta.

Ishit e ulur pranë presidentit, si u përcaktua kjo dhe pse zgjodhët ngjyrën e kuqe në veshje?

Ishin rregulla të përcaktuara nga SHBA edhe e uljes dhe e nënshkrimit, çdo rregull protokolli është caktuar nga Shtëpia e Bardhë. Sa i përket ngjyrës së kuqe në veshje, është ngjyra ime e preferuar, një ngjyrë që e dua shumë.

Komandanti i KFOR-it diskuton me kryetarin e Mitrovicës për situatën e sigurisë



Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Özkan Ulutaß, ka zhvilluar sot njĂ« takim me kryetarin e KomunĂ«s sĂ« MitrovicĂ«s, Faton Peci, nĂ« ambientet e komunĂ«s.

Gjatë takimit, palët kanë diskutuar për situatën e përgjithshme të sigurisë, si dhe për çështje që ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin e komunave.

Gjeneralmajor Ulutaß ka theksuar pĂ«rkushtimin e vazhdueshĂ«m tĂ« KFOR-it pĂ«r ruajtjen e njĂ« ambienti tĂ« sigurt dhe tĂ« qetĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t qĂ« jetojnĂ« nĂ« KosovĂ«.

Po ashtu, është theksuar se KFOR bashkëpunon ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në përputhje me rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë./Telegrafi/



Bonus 260 euro/muaj për mjekët specialistë që transferohen në spitalet rajonale të Shqipërisë



Në shërbimin spitalor në Shqipëri ka 12 300 punonjës shëndetësie, por sërish ka mungesë të mjekëve specialistë në spitalet rajonale.

Për këtë arsye është caktuar që mjekët specialistë, të cilët do të transferohen në spitalet rajonale, do të përfitojnë edhe një bonus prej 250 000 lekësh (rreth 260 euro).

Po ashtu është caktuar që, në mungesë të mjekëve të urgjencës, do të transferohen mjekë të QSH-së të sistemit parësor, raporton Tv Klan.

Vendimi është marrë në mbledhjen e qeverisë, ku është përcaktuar se mjekët specialistë, përveç pagës, do të trajtohen edhe financiarisht me një bonus mujor.

Ndërsa për spitalet rajonale dhe bashkiake, që nuk plotësojnë nevojat me personel mjekësor të strukturës në shërbimin e urgjencës, ministri i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale do të urdhërojë kontraktimin e mjekëve të përgjithshëm dhe kryerjen e shërbimit nga mjekë të qendrave shëndetësore të shërbimit parësor.

Prej vitesh mjeku i urgjencës po refuzohet nga të rinjtë, duke sjellë edhe mungesa të shumta në këtë shërbim jetik për pacientin.

Çdo vit janĂ« afro 1 000 vende vakante pĂ«r punonjĂ«s shĂ«ndetĂ«sie nĂ« vend, kryesisht nĂ« zonat e thella malore.

Ministria e Shëndetësisë ka ngritur një grup pune për të bërë rikonceptimin e plotë të të gjithë spitaleve rajonale në vend, për largësinë e tyre nga qendrat e banuara, shfrytëzimin e shtretërve dhe riorganizimin e shërbimeve që kryhen në këto spitale.

Kjo reformë, që do të prekë spitalet rajonale, do të bëjë të mundur riorganizimin e tyre sipas nevojave që ka popullata dhe profilizimin e institucioneve shëndetësore në shërbime të caktuara.

Studimi, në 7 vite Shqipëria humbi 28% të lumenjve



“Zemra blu” e EuropĂ«s po tkurret shpejt.

Shqipëria ka humbur 1,144 kilometra lumenj natyrorë nga 2018 deri më 2025-ën.

Këto janë gjetjet e studimit të kryer nga organizatat ndërkombëtare Riverwatch dhe Euronatur.

Sipas ekspertes sĂ« mjedisit dhe drejtores sĂ« qendrĂ«s “Lumi”, Besjana Guri, kjo gjĂ« vjen pĂ«r shkak tĂ« ndĂ«rhyrjeve tĂ« pakontrolluara nĂ« lumenjtĂ« e vendit.

“E gjithĂ« kjo rrjedhje lumore, pra 28% mĂ« pak Ă«shtĂ« futur nĂ«pĂ«r tuba, Ă«shtĂ« devijuar, Ă«shtĂ« shfrytĂ«zuar. LumenjtĂ« tĂ« cilĂ«t janĂ« prekur nga ky zhvillim janĂ« pothuajse nĂ« tĂ« gjithĂ« ShqipĂ«rinĂ«. Rastet ndoshta mĂ« shqetĂ«suese ku dhe impakti mjedisor Ă«shtĂ« mĂ« i madh dhe mĂ« i dukshĂ«m, janĂ« ato tĂ« Fanit dhe tĂ« Devollit”, u shpreh Besjana Guri, eksperte mjedisi.

Një shqetësim që ngrenë ekspertët është se dëmtimi i rrjedhës së lumenjve do të shtojë edhe fenomenet ekstreme, siç janë përmbytjet.

“Devijimi i lumenjve pĂ«rveçse rrit thatĂ«sirĂ«n, ndryshon klimĂ«n, ndryshon biodiversitetin, pra kemi humbje tĂ« biodiversitetit”, tha ekspertja e mjedisit.

Studimi nënvizon si sukses shpalljen e Parkut Kombëtar të Lumit të Egër të Vjosës në mars të vitit 2023, duke parandaluar rreth 40 hidrocentrale të planifikuara, por sërish ngre si shqetësim ndotjen në Vjosë.

“VĂ«rtet kemi njĂ« park tĂ« mbrojtur ligjerisht. Ka disa hapa qĂ« janĂ« ndĂ«rmarrĂ«, siç janĂ« krijimi i njĂ« administrate, por jemi larg njĂ« menaxhimi konkret nĂ« terren sepse vĂ«rtet kemi problematika qĂ« qĂ«ndrojnĂ« aty siç Ă«shtĂ« mbetja nga plastika, nga mos trajtimi i mbetjeve, ujĂ«rave tĂ« patrajtuara nga mbetjet e naftĂ«s
 KĂ«to janĂ« gjĂ«ra qĂ« vĂ«rtetĂ« nuk kanĂ« gjetur zgjidhje dhe duhet tĂ« jenĂ« prioritare pĂ«r njĂ« park kombĂ«tar, aq mĂ« tepĂ«r tĂ« njĂ« madhĂ«sie tĂ« tillĂ« siç Ă«shtĂ« Vjosa”, sqaroi ekspertja.

Sipas studimit, gjatësia e lumenjve në vendin tonë u tkurr nga 3,812 km linearë që ishin në vitin 2018, në 2,668 km linearë në vitin 2025./Klan News

Bislimi: ËshtĂ« arritur pajtim me SerbinĂ« pĂ«r komisionin pĂ«r personat e zhdukur



(E plotësuar) - Kosova dhe Serbia janë pajtuar që të funksionalizojnë Komisionin për Personat e Pagjetur gjatë luftës në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi.

“ArritĂ«m pĂ«rfundimisht ta funksionalizojmĂ« Komisionin e pĂ«rbashkĂ«t pĂ«r Personat e Pagjetur. Mbetet qĂ« nĂ« javĂ«t nĂ« vijim tĂ« takohen zĂ«vendĂ«sit tanĂ« dhe tĂ« pĂ«rcaktojnĂ« prioritetet e para tĂ« punĂ«s sĂ« Komisionit tĂ« pĂ«rbashkĂ«t”, ka deklaruar Besnik Bislimi nĂ« fund tĂ« takimit.

Marrëveshja u arrit pasi Peter SÞrensen zhvilloi takime të ndara dhe të gjata me të dy kryenegociatorët.

Mbahet takimi Kosovë–Serbi pĂ«r jetĂ«simin e komisionit pĂ«r tĂ« pagjeturit

Takimi trepalĂ«sh zgjati shumĂ« shkurt dhe shĂ«rbeu vetĂ«m pĂ«r formalizimin e marrĂ«veshjes.Mbahet takimi Kosovë–Serbi pĂ«r jetĂ«simin e komisionit pĂ«r tĂ« pagjeturit

Ka nisur takimi i përbashkët mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë me ndërmjetësimin e emisarit evropian për dialog.

Këtij i paraprinë takimet e gjata dhe të ndara që Sorensen i zhvilloi me Besnik Bislimin dhe më pas me Petar Petkoviqin, raporton RTK.

Tema e raundit të sotëm është jetësimi i komisionit për të pagjeturit.

Formimi i këtij komisioni është bërë përmes një marrëveshje të arritur gjatë vitit 2024 në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.

Ndryshe, gjatë vitit të kaluar, kryenegociatorët u takuan vetëm dy here ndërsa takimet nuk kanë prodhuar asnjë rezultat. Sipas burimeve, Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq do të diskutojnë për zbatimin e Deklaratës për të pagjeturit, të cilën e kanë miratuar kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në maj të vitit 2023.

Rinumërimi në Skenderaj, këto janë ndryshimet te votat e kandidatëve



Dyshimet për manipulime të votave brenda partive janë shfaqur edhe në Skenderaj, ndonëse jo në një masë të theksuar.

Pas rinumërimit të 100 për qind të votave, kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Mërgim Lushtaku, i janë hequr 94 vota. Nga e njëjta parti, Shahin Dervishajt i janë zbritur 42 vota, ndërsa Sala Jasharit 36 vota.

Dallime në numrin e votave janë evidentuar edhe te Lëvizja Vetëvendosje.

Kaltrina Gruda ka rezultuar me 30 vota më pak pas rinumërimit, ndërsa Fatos Geci me 13 vota më pak.

Ndërkohë, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Fadil Gecit i janë hequr 22 vota pas procesit të rinumërimit./Telegrafi/

Nënshkrimi në Davos, Fetoshi i Octopus: Kosova pozicionohet në anën e historisë



Drejtori i Institutit Octopus, Arben Fetoshi, ka vlerĂ«suar se nĂ«nshkrimi i Presidentes Vjosa Osmani nĂ« kuadĂ«r tĂ« Forumit tĂ« Davosit pĂ«r nismĂ«n e “Bordit tĂ« Paqes” pĂ«rbĂ«n njĂ« moment tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m politik dhe strategjik pĂ«r RepublikĂ«n e KosovĂ«s.

Sipas Fetoshit, nĂ« njĂ« sistem ndĂ«rkombĂ«tar tĂ« paralizuar nga apetitet hegjemoniste tĂ« RusisĂ« dhe KinĂ«s, iniciativa e presidentit amerikan Donald Trump paraqet njĂ« alternativĂ« tĂ« domosdoshme pĂ«r adresimin e konflikteve aktuale globale. Ai thekson se Kosova, si “viktima e parĂ«â€ e KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« OKB-sĂ«, ka legjitimitet moral dhe politik pĂ«r tĂ« mbĂ«shtetur kĂ«tĂ« model tĂ« ri tĂ« pĂ«rkushtimit ndaj paqes.

Fetoshi rikujton se ndĂ«rhyrja e NATO-s nĂ« KosovĂ«, pa miratimin e KĂ«shillit tĂ« Sigurimit, kishte kapĂ«rcyer veton ruso-kineze, duke pĂ«rfaqĂ«suar njĂ« “shkelje” tĂ« legalitetit nĂ« funksion tĂ« legjitimitetit dhe mbrojtjes sĂ« vlerave universale.

Duke bërë analogji me rolin historik të Shteteve të Bashkuara si lidere e paqes dhe demokracisë, Fetoshi vlerëson se përpjekjet aktuale të presidentit Trump synojnë neutralizimin e kërcënimeve të reja gjeopolitike që vijnë nga Rusia dhe Kina.

Sipas tij, pavarĂ«sisht konfigurimit final tĂ« Bordit tĂ« Paqes – qoftĂ« si plotĂ«sim apo si sfidĂ« ndaj KĂ«shillit tĂ« Sigurimit – pĂ«r KosovĂ«n kjo nĂ«nkupton avancim tĂ« marrĂ«dhĂ«nieve strategjike me SHBA-tĂ«, rikonfirmim tĂ« subjektivitetit tĂ« barabartĂ« ndĂ«rkombĂ«tar dhe njohje tĂ« rolit tĂ« saj si faktor paqeje nĂ« Ballkan.

Fetoshi thekson se kjo nismë përbën edhe një goditje të rëndësishme ndaj narrativës së Serbisë, e cila vazhdon të përpiqet ta paraqesë Kosovën si burim destabiliteti në rajon.

NĂ« fund, ai vlerĂ«son se hezitimi i disa fuqive evropiane pĂ«r t’iu bashkuar kĂ«saj nisme reflekton frikĂ« dhe dilema lidhur me institucionet ekzistuese ndĂ«rkombĂ«tare, por nuk e zbeh rĂ«ndĂ«sinĂ« e Bordit tĂ« Paqes, i cili, sipas tij, nxjerr nĂ« pah krizĂ«n e thellĂ« tĂ« sistemit aktual ndĂ«rkombĂ«tar dhe mungesĂ«n e vullnetit kolektiv pĂ«r garantimin e paqes.

“NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, Kosova edhe sot foli me gjuhĂ«n e aleatit tĂ« saj strategjik: stabilitet, partneritet dhe pĂ«rgjegjĂ«si ndĂ«rkombĂ«tare,” pĂ«rfundon Fetoshi./Telegrafi/


Drejtoria e Arsimit në Prishtinë distancohet nga ligjërata për Gjykatën Speciale në një shkollë



Drejtori i Arsimit nĂ« KomunĂ«n e PrishtinĂ«s, Samir Shahini, ka reaguar publikisht pas mbajtjes sĂ« njĂ« ligjĂ«rate mbi GjykatĂ«n Speciale nĂ« ShkollĂ«n e Mesme “Xhevdet Doda”, duke sqaruar se Drejtoria e Arsimit nuk ka qenĂ« e pĂ«rfshirĂ« nĂ« vendimmarrje pĂ«r organizimin e kĂ«tij aktiviteti.

Sipas Shahinit, bazuar në informatat zyrtare të pranuara nga shkolla, aktiviteti është organizuar nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut në Kosovë (YIHR), ndërsa pëlqimi për mbajtjen e tij është dhënë nga Këshilli Drejtues i Shkollës (KDSH), pa përfshirjen dhe pa autorizimin e tij personal, si dhe pa miratimin e Drejtorisë së Arsimit në Kryeqytet.

“Shpreh indinjatĂ«n time pĂ«r mĂ«nyrĂ«n se si Ă«shtĂ« vepruar dhe njoftoj se do tĂ« merren masa konkrete ndaj tĂ« gjithĂ« personave qĂ« mbajnĂ« pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r kĂ«tĂ« veprim, nĂ« pĂ«rputhje me kompetencat dhe procedurat ligjore nĂ« fuqi,” ka deklaruar Shahini.

Ai ka bërë të ditur se do të trajtohet edhe roli i organizatës që ka mbajtur ligjëratën, lidhur me mënyrën se si është trajtuar kjo temë me nxënësit e shkollës së mesme.

Në fund, Shahini ka theksuar se transparenca, llogaridhënia dhe përgjegjësia institucionale janë parime të panegociueshme, veçanërisht kur bëhet fjalë për nxënësit dhe ambientet shkollore./Telegrafi/


Epokë e re për sportin në Kosovë: Decathlon zyrtarizon ardhjen në vend



Decathlon, lider global në artikuj sportivë dhe rekreacion, ka zyrtarizuar sot ardhjen e tij për herë të parë në Kosovë, përmes një konference për media të mbajtur në Prishtinë. Ky zhvillim shënon një moment të rëndësishëm për sportin, komunitetin dhe sektorin e retail-it në vend, duke sjellë një standard të ri të përvojës së konsumatorit dhe një qasje moderne ndaj aktivitetit fizik.

Me prezencë në mbi 80 vende të botës dhe me miliona klientë në nivel global, Decathlon konsiderohet një nga markat më me ndikim në industrinë sportive ndërkombëtare. Hyrja e tij në Kosovë e vendos vendin tonë në hartën globale të këtij brendi prestigjioz dhe përfaqëson një tregues të qartë të besimit ndërkombëtar në potencialin ekonomik dhe zhvillimor të Kosovës.

Dyqani i parë Decathlon në Kosovë pritet të hapet në pranverën e vitit 2026, në ambientet e Prishtina Mall, duke sjellë konceptin më të ri global të brendit. Hapësira e re do të reflektojë të njëjtën cilësi, inovacion dhe standarde që karakterizojnë operimin e Decathlon në tregjet më të zhvilluara të Evropës dhe botës.

Dyqani do të ofrojë një gamë shumë të gjerë pajisjesh dhe artikujsh sportive që mbulojnë mbi 70 disiplina sportive, produkte me çmime të përballueshme dhe cilësi të garantuar, si dhe nivele të larta të inovacionit dhe teknologjisë. Përvoja e klientit do të plotësohet edhe me zgjidhje digjitale dhe platformë të avancuar online, duke e bërë blerjen më të thjeshtë, më të shpejtë dhe më të qasshme.

NĂ« thelb tĂ« filozofisĂ« sĂ« Decathlon qĂ«ndron pĂ«rkushtimi pĂ«r ta bĂ«rĂ« sportin tĂ« qasshĂ«m pĂ«r tĂ« gjithĂ«, duke promovuar njĂ« kulturĂ« gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«se tĂ« aktivitetit fizik – pavarĂ«sisht moshĂ«s, nivelit apo buxhetit. Me ardhjen e kĂ«tij brendi nĂ« KosovĂ«, sporti bĂ«het mĂ« i afĂ«rt me familjet, tĂ« rinjtĂ« dhe komunitetet nĂ« mbarĂ« vendin, duke nxitur njĂ« stil jetese mĂ« aktiv dhe mĂ« tĂ« shĂ«ndetshĂ«m.

Përtej ofertës së gjerë të produkteve, prania e Decathlon do të ketë ndikim të rëndësishëm edhe në ekonominë lokale, përmes krijimit të vendeve të reja të punës, zhvillimit profesional dhe organizimit të aktiviteteve që promovojnë kulturën sportive dhe angazhimin komunitar. Decathlon njihet në çdo treg për bashkëpunimin e ngushtë me komunitetin, shkollat, klubet dhe organizatat sportive.

Hapja e Decathlon në Kosovë realizohet në partneritet me Aztech Group, i cili do të jetë përgjegjës për zhvillimin dhe operimin e brendit në vend.

Me këtë hap, Kosova i bashkohet rrjetit ndërkombëtar të një prej markave më të besuara në botë, duke hapur një kapitull të ri për sportin, komunitetin dhe tregtinë moderne në vend.

IKSHPK: Vaksina MMR nuk shkakton autizëm, rreziku real vjen nga mosvaksinimi



Instituti KombĂ«tar i ShĂ«ndetĂ«sisĂ« Publike tĂ« KosovĂ«s (IKSHPK) ka reaguar ndaj pĂ«rhapjes sĂ« informatave tĂ« pasakta mbi vaksinimin, duke theksuar se vaksina MMR (Fruth–Parotit–RubellĂ«) nuk shkakton autizĂ«m dhe se kjo Ă«shtĂ« e vĂ«rtetuar shkencĂ«risht.

Sipas IKSHPK-sĂ«, vaksinimi ka qenĂ« pĂ«r dekada njĂ« nga masat mĂ« tĂ« suksesshme tĂ« shĂ«ndetit publik nĂ« KosovĂ«. FalĂ« vaksinimit tĂ« rregullt sipas Kalendarit tĂ« Vaksinimit, sot fĂ«mijĂ«t nuk sĂ«muren mĂ« nga shumĂ« sĂ«mundje qĂ« dikur ishin tĂ« shpeshta dhe shpesh fatale. Poliomieliti Ă«shtĂ« eliminuar, difteria dhe tetanusi janĂ« bĂ«rĂ« shumĂ« tĂ« rralla, ndĂ«rsa rubella e lindur – qĂ« shkaktonte verbĂ«ri dhe dĂ«mtime tĂ« rĂ«nda – Ă«shtĂ« parandaluar me sukses.

Instituti thekson se edhe fruthi, i cili dikur ishte shkaktar i shpeshtë i hospitalizimeve dhe vdekjeve te fëmijët, është vënë nën kontroll falë vaksinës MMR. Megjithatë, viteve të fundit janë përhapur pretendime të pabazuara se kjo vaksinë lidhet me autizmin, pretendime që, sipas IKSHPK-së, nuk qëndrojnë.

“Kjo Ă«shtĂ« konfirmuar nga Organizata BotĂ«rore e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« (OBSH), Qendra Amerikane pĂ«r Kontroll dhe Parandalim tĂ« SĂ«mundjeve (CDC), Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), si dhe nga studime tĂ« shumta ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« kanĂ« pĂ«rfshirĂ« miliona fĂ«mijĂ«,” thuhet nĂ« njoftim.

IKSHPK paralajmëron se rreziku më i madh për shëndetin e fëmijëve vjen nga mosvaksinimi, pasi fruthi nuk është sëmundje e lehtë dhe mund të shkaktojë komplikime serioze, përfshirë infeksione të mushkërive, dëmtime të trurit dhe, në raste të rënda, edhe humbje jete.

Në fund, Instituti u bën thirrje prindërve që të informohen nga profesionistët shëndetësorë, duke i konsideruar ata burimin kryesor dhe më të besueshëm të informatave për vaksinimin dhe rëndësinë e tij në mbrojtjen e shëndetit të fëmijëve./Telegrafi/


Përmbyllet rinumërimi i votave për kandidatë në 11 komuna



Në njëmbëdhjetë komuna të Kosovës është përmbyllur në tërësi procesi i rinumërimit të votave të kandidatëve, pas vendimit të KQZ-së që në rinumërim të shkojnë të gjitha vendvotimet në nivel vendi.

ZĂ«dhĂ«nĂ«si i KQZ-sĂ«, Valmir Elezi, ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur se deri sot nĂ« ora 16:00 janĂ« rinumĂ«ruar rreth 45 pĂ«r qind e vendvotimeve, apo 1142 nga 2557 sa janĂ« nĂ« total qĂ« do t’i nĂ«nshtrohen kĂ«tij procesi.

“NĂ« QendrĂ«n e NumĂ«rimit dhe Rezultateve Ă«shtĂ« duke vazhduar numĂ«rimi i fletĂ«votimeve sipas listĂ«s sĂ« vendvotimeve pĂ«r tĂ« cilat KQZ ka marrĂ« vendim qĂ« tĂ« rinumĂ«rohen. Nga fillimi i kĂ«tij procesi (e martĂ«, 13 janar 2026, ora 18:00) dhe deri mĂ« tani (e enjte, 22 janar 2026, ora 16:00) janĂ« rinumĂ«ruar rreth 45% apo 1,142 nga 2,557 vendvotime”, ka thĂ«nĂ« ai.

Komunat në të cilat është përmbyllur procesi i rinumërimit të votave për kandidatë janë Dragashi, Kaçaniku, Leposaviqi, Prizreni, Skenderaj, Shtimja, Ferizaj, Vitia, Vushtrria, Zveçani e Juniku.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve planifikon që deri në fund të këtij muaji të përmbyllë në tërësi procesin e rinumërimit të votave për kandidatë, e më pas në fillim të shkurtit kanë thënë se planifikojnë të shpallin rezultatet përfundimtare.

Vendimi KQZ-së që të shkohet në rinumërim fillimisht në 10 komuna në total e në 28 të tjera vetëm 10 për qind, e më pas vendimi i dytë që të shkohej në rinumërim total erdhi pas evidentimit të manipulimeve dhe mos përputhjeve të mëdha me vota të kandidatëve brenda partive politike, për çka është aktivizuar edhe Prokuroria e Shtetit të cilët po mbledhin informata dhe prova të nevojshme për të vërtetuar nëse është kryer ndonjë vepër penale lidhur me procesin zgjedhor.

Tasholli reagon ndaj ligjëratave të Gjykatës Speciale nëpër shkolla: Kosova po sulmohet nën brez



Në reagim ndaj ligjëratave që kanë nisur nga Dhomat e Specializuara të Kosovës (Gjykata Speciale) në shkollat e mesme në Kosovë, Ismail Tasholli, themelues i platformës Liria ka Emër, ka ngritur shqetësime të forta duke i cilësuar këto veprime si përpjekje për deformim të historisë dhe instrumentalizim politik të drejtësisë.

Në një postim publik, Ismail Tasholli shkruan:

“Gjykata Speciale po e sulmon KosovĂ«n nĂ«n brez. A guxoni k’shtu nĂ« vendet e ju’ja prej kah vini????”

Ai ironizon më tej pasojat e një qasjeje të tillë, duke paralajmëruar për rrezikun e normalizimit të narrativave që, sipas tij, e përmbysin të vërtetën historike:

“Tash ka mbetĂ« veç edhe ni hap ‘logjik’, tĂ« vendoset fotografia e Millosheviçit nĂ«pĂ«r shkolla ‘pĂ«r edukim historik’ dhe tĂ« organizohet ni ekskursion pĂ«r nxĂ«nĂ«s nĂ«pĂ«r Serbi, ku ligjĂ«ratĂ«n pĂ«r luftĂ«n ua mban Shesheli.”

Sipas Tashollit, problemi thelbësor qëndron te mënyra se si po prezantohet drejtësia dhe historia:

“Kur narrativat shtramohen deri n’kĂ«tĂ« nivel, kufini i absurditetit zhduket.”
“KĂ«shtu doket ‘drejtĂ«sia’ kur shndĂ«rrohet nĂ« projekt politik. Kur historia rishkruhet ‘me ftesa zyrtare’ dhe PowerPoint.”

Në fund, ai thekson se përgjigjja nuk do të mungojë dhe se do të vijë nga vetë qytetarët:

“Kismet ni pĂ«rgjigje ua jep qytetaria me 17 Shkurt.”

Platforma Liria ka EmĂ«r ka pĂ«r mision mbrojtjen e luftĂ«s çlirimtare dhe tĂ« ish-krerĂ«ve tĂ« UÇK-sĂ« qĂ« po gjykohen nĂ« HagĂ«, duke kundĂ«rshtuar çdo pĂ«rpjekje qĂ«, sipas saj, e shndĂ«rron drejtĂ«sinĂ« nĂ« projekt politik dhe e rishkruan historinĂ« e KosovĂ«s.


Shqipëria në Bordin e Paqes me ftesë të Donald Trump, Kuvendi ratifikon marrëveshjen me 110 vota pro



Shqipëria do të marrë pjesë në Bordin e Paqes me ftesë nga Presidenti Donald Trump.

Me 110 vota pro, o abstenim dhe 0 kundër, Kuvendi ka ratifikuar marrëveshjen.

Ndërkohë, amendamentet e ngritura nga kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi, që kishte në thelb ndryshimin e emrit të kryeministrit me atë të presidentit në marrëveshje, u rrëzuan në votim./Top Channel

"Bordi i Paqes", pse Trump zgjodhi ShqipĂ«rinĂ«? Hoxha ‘skanon’ planin



Bordi i Paqes i Trump, ku ShqipĂ«ria ka marrĂ« ftesĂ«n si vend anĂ«tar, Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« nga temat ‘e nxehta’ nĂ« politikĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare qĂ« pĂ«rpiqet tĂ« zbĂ«rthejĂ« lĂ«vizjen e presidentit.

Nën lupën e analistit Artan Hoxha, është një lëvizje për efikasitet dhe jo globalitet.

Sipas analizës së tij në Tv Klan, qëllimi i Trump është një organizatë që vepron shpejt, pa procedura të zgjatura.

Artan Hoxha: Nga të dhënat e këtyre tri ditëve, unë konkludoj në këtë gjë që qëllimi i presidentit Trump është efikasiteti, jo globaliteti i organizatës.

Blendi Fevziu: ǒdo të thotë efikasiteti?

Artan Hoxha: Ai do të ndërtojë një organizatë që merr vendime shpejt dhe i zbaton ato me efektivitet. Ky është qëllimi i tij parësor.

Përzgjedhja e shteteve është një tjetër nga pikat që ka tërhequr vëmendje. Në rastin e Shqipërisë, Hoxha rendit disa faktorë që e favorizojnë në marrjen e kësaj ftese. Nga ana tjetër, Trump ka luajtur disa karta për numrin e vendeve që i duhen në këtë bord dhe afatin e 22 janarit për të kthyer përgjigje.

Artan Hoxha: Nuk ka ftuar gjithĂ« shtetet e botĂ«s, ka bĂ«rĂ« njĂ« shortlist. 60, 70, 50 nuk janĂ« gjithĂ« anĂ«tarĂ«t e OKB-sĂ«, Ă«shtĂ« njĂ« pjesĂ«, gjysma e tyre. JanĂ« hequr njĂ« mori shtetesh anĂ«tare tĂ« OKB-sĂ« qĂ« s’do t’i bĂ«nin kujt punĂ« nĂ« çështjen e konfliktit tĂ« GazĂ«s. E dyta, vendet qĂ« kanĂ« marrĂ« ftesĂ«n ka pasur njĂ« mendim, njĂ« arsye pse e kanĂ« marrĂ«. Ne mund tĂ« analizojmĂ« ShqipĂ«rinĂ«, pse e ka marrĂ« ShqipĂ«ria ftesĂ«n mes 60-70 vendeve?

Blendi Fevziu: Pse, sipas teje?

Artan Hoxha: Vend multifetar, me shumicĂ« myslimane, me harmoni, qĂ« shkojmĂ« shumĂ« mirĂ« me PalestinĂ«n, qĂ« shkojmĂ« shumĂ« mirĂ« me Izraelin, qĂ« kemi njĂ« histori tĂ« mbĂ«shtetjes sĂ« çifutĂ«ve, pĂ«rveç atyre qĂ« jemi nĂ« NATO etj. Ka shumĂ« vende nĂ« NATO, por kaq multifetarĂ« e me harmoni fetare si ShqipĂ«ria. Jo vetĂ«m qĂ« nuk janĂ« gjithĂ« shtetet e botĂ«s, por statuti thotĂ« kjo organizatĂ« mund tĂ« formohet edhe me tre shtete anĂ«tare. Pra u ka thĂ«nĂ« tĂ« gjithĂ«ve atyre qĂ« u ka çuar letrĂ«n, hajdeni, erdhĂ«t, s’erdhĂ«t mua tre mĂ« duhen pĂ«r ta formuar. Ky Ă«shtĂ« faktor nxitĂ«s qĂ« tĂ« vijnĂ« mĂ« tepĂ«r se tre. E treta, afati. Ai thotĂ« nuk do ju pres ju pĂ«r njĂ« organizatĂ« efektive, tĂ« shpejtĂ«, tĂ« zhdĂ«rvjellĂ«t qĂ« tĂ« nderni lĂ«veret dhe tĂ« miratoni nĂ« procedura tĂ« stĂ«rzgjatura dhe ta çoni pas njĂ« viti firmosjen. Kush e ndan mendjen shpejt e shpejt, vjen mĂ« datĂ« 22 nĂ« Davos dhe firmos.

NjĂ« tjetĂ«r nga lĂ«vizjet e Trump Ă«shtĂ« ruajtja e ekuilibrit me disa shtete, duke e dĂ«rguar ftesĂ«n pa qĂ«llimin e drejtpĂ«rdrejtĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« mbrapsht njĂ« “po”, thotĂ« Hoxha.

Artan Hoxha: Disa shtete nĂ« listĂ«n e atyre qĂ« kanĂ« marrĂ« ftesĂ«n janĂ« edhe pĂ«r kortezi duke e paragjykuar qĂ« s’ka pĂ«r tĂ« thĂ«nĂ« po. Ka thĂ«nĂ« unĂ« ftesĂ«n ta çova, mundĂ«sinĂ« ta dhashĂ«, ti nuk erdhe, unĂ« eci pĂ«rpara.


Daka: AsnjĂ«herĂ« s’ka ndodhur me pasĂ« 6 mijĂ« vota dallim pĂ«r njĂ« kandidat



Valdete Valdete Daka, ish-kryetare e Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka thënë se asnjëherë më parë nuk ka ndodhur të ketë dallim prej 6 mijë votash për një kandidat.

Ajo ka theksuar se edhe në të kaluarën ka pasur rinumërime të votave.

“Po, ka pasur rinumĂ«rime shumĂ« shpesh, thuajse nĂ« çdo palĂ« zgjedhje ka pasur rinumĂ«rime. Ka pasur edhe rivotime, edhe nĂ« qytete edhe nĂ« qendra tĂ« votimit, shumĂ« shpesh. DomethĂ«nĂ«, s’ka pasur zgjedhje kur nuk ka pasur rinumĂ«rim, por nuk ka pasur dallime kaq tĂ« mĂ«dha sikur kĂ«tĂ« herĂ«; nuk ka pasur dallime 5 mijĂ«, 6 mijĂ«, 2 mijĂ«, sikur sot qĂ« u pĂ«rmendĂ«n”, ka thĂ«nĂ« Daka nĂ« Tv Dukagjini.

Ajo tutje ka shtuar se arsyet pse ka ndodhur ky fenomen tani duhet të elaborohen më tej, në mënyrë që të gjenden shkaqet.
“Shqyrtim mĂ« i thellĂ«, sidomos i ndryshimeve ligjore qĂ« kanĂ« ndodhur nĂ« vitin 2023, me sa mĂ« kujtohet. Duhet me u marrĂ« drejtĂ«sia me kĂ«tĂ« çështje, sikur qĂ« Ă«shtĂ« marrĂ« nĂ« vitin 2010”, ka deklaruar Daka.

Sipas saj, nĂ« vitin 2010, pas asaj qĂ« ajo e cilĂ«son si “vjedhje industriale”, pĂ«rveç rivotimeve nĂ« disa qytete, KQZ-ja kishte dĂ«rguar rreth 2 mijĂ« kallĂ«zime penale.

- YouTube youtu.be

KOMF: Vetëm qasjet shkencore dhe të bazuara në evidencë mund të mbrojnë fëmijët me autizëm



Koalicioni i OJQ-ve pĂ«r Mbrojtjen e FĂ«mijĂ«ve nĂ« KosovĂ« (KOMF) ka reaguar me shqetĂ«sim tĂ« thellĂ« ndaj raportimeve nĂ« media se njĂ« individ dyshohet se ka ofruar barna pĂ«r “shĂ«rimin” e fĂ«mijĂ«ve me autizĂ«m.

KOMF ka bërë thirrje të menjëhershme tek organet e rendit dhe drejtësisë për të ndërmarrë veprimet dhe masat e nevojshme, sipas ligjit, për të ndaluar dhe ndëshkuar veprimet e tilla që janë të rrezikshme për shëndetin e fëmijëve dhe të paligjshme.

Koalicioni ka theksuar se pĂ«rhapja e pretendimeve tĂ« pabazuara shkencĂ«risht pĂ«r “shĂ«rimin” e autizmit Ă«shtĂ« jo vetĂ«m mashtruese, por edhe e rrezikshme, pasi devijon vĂ«mendjen nga nevojat reale tĂ« fĂ«mijĂ«ve, tĂ« cilat pĂ«rfshijnĂ« mbĂ«shtetje profesionale, ndĂ«rhyrje tĂ« strukturuara, mjedise stimuluese dhe shĂ«rbime tĂ« bazuara nĂ« evidencĂ«.

“Krijimi i pritshmĂ«rive joreale, shtimi i stigmatizimit dhe presionit mbi familjet e fĂ«mijĂ«ve, si dhe keqkuptimi i nevojave tĂ« tyre, janĂ« pasoja tĂ« drejtpĂ«rdrejta tĂ« promovimit tĂ« premtimeve mashtruese,” ka nĂ«nvizuar KOMF.

Koalicioni ka theksuar gjithashtu se vetëm përmes qasjeve të bazuara në shkencë, etikë dhe solidaritet shoqëror mund të krijohet një mjedis që respekton zhvillimin, dinjitetin dhe të drejtat e fëmijëve me autizëm, duke bërë thirrje për informim të përgjegjshëm, përmirësim të politikave publike dhe investim në shërbime dhe kapacitete mbështetëse.

“Çdo pĂ«rpjekje pĂ«r manipulim, mashtrim apo eksperimentim mbi fĂ«mijĂ«t me autizĂ«m Ă«shtĂ« i papranueshĂ«m dhe duhet tĂ« ndĂ«shkohet nga organet e drejtĂ«sisĂ«,” pĂ«rfundon reagimi i KOMF./Telegrafi/

Begaj kërkon nga Moldavia të rishqyrtojë njohjen e Kosovës



Presidenti shqiptar, Bajram Begaj i ka kërkuar homologes së saj në Moldavi, Maia Sandu, që shteti që ajo drejton ta rishqyrtojë njohjen e shtetit të Kosovës.

Këtë kërkesë Begaj ia bëri asaj gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në këtë shtet.

“SĂ« bashku, si partnerĂ« dhe si miq, punojmĂ« pĂ«r njĂ« EvropĂ« mĂ« tĂ« fortĂ« dhe mĂ« tĂ« sigurt, si dhe inkurajojmĂ« rishqyrtimin e njohjes sĂ« KosovĂ«s”, ka shkruar Begaj pas takimit qĂ« pati me homologen e tij nĂ« Moldavi.

Kreu i shtetit shqiptar tha se pati bisedime frytdhënëse me presidenten e Moldavisë dhe se besimi i ndërsjellë, dialogu i qëndrueshëm politik dhe bashkëpunimi konstruktiv, në shërbim të interesit të përbashkët dhe të qytetarëve, janë në themel të marrëdhënieve mes dy vendeve.

“NĂ« mjedisin sfidues tĂ« sigurisĂ« sĂ« sotme, zgjerimi i Bashkimit Evropian mbetet faktor kyç pĂ«r stabilitetin dhe paqen. Ne mbĂ«shtesim plotĂ«sisht rrugĂ«n evropiane tĂ« MoldavisĂ«â€, ka shkruar Begaj./Telegrafi/


Kosova ekstradon për në Maqedoninë e Veriut një të kërkuar me urdhër ndërkombëtar



Policia e Kosovës, përmes Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor dhe në koordinim me njësitet dhe institucionet relevante, ka realizuar ekstradimin e një shtetasi të Maqedonisë së Veriut drejt vendit të tij.

Personi i ekstraduar ishte arrestuar mĂ« herĂ«t nga njĂ«sitet e PolicisĂ« sĂ« KosovĂ«s, pasi i njĂ«jti kĂ«rkohej me urdhĂ«r arresti ndĂ«rkombĂ«tar nga institucionet e drejtĂ«sisĂ« sĂ« MaqedonisĂ« sĂ« Veriut. I dyshuari ishte i arratisur nga burgu, ku po vuante dĂ«nimin pĂ«r veprĂ«n penale “Grabitje”.

Procesi i ekstradimit është kryer në përputhje me procedurat ligjore në fuqi dhe falë bashkëpunimit të ngushtë ndërinstitucional ndërmjet autoriteteve të Kosovës dhe atyre të Maqedonisë së Veriut.

Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor ka bërë të ditur se do të vazhdojë shkëmbimin e informacionit dhe koordinimin me institucionet vendore, shtetet partnere dhe organizatat ndërkombëtare, me qëllim të parandalimit, hetimit dhe zbulimit të aktiviteteve kriminale, si dhe gjurmimin, kapjen dhe arrestimin e personave dhe grupeve kriminale.

Policia e Kosovës ka ritheksuar përkushtimin e saj në zbatimin e ligjit dhe forcimin e sigurisë, si në nivel vendor ashtu edhe ndërkombëtar./Telegrafi/


Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial



Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në Shtëpinë e Kosovës në Davos ministrin e Promovimit të Eksportit, Tregtisë Ndërkombëtare dhe Zhvillimit Ekonomik të Kanadasë, Maninder Sidhu.

Gjatë takimit u bisedua për marrëdhëniet bilaterale, shkëmbimin tregtar dhe mundësitë e zgjerimit të bashkëpunimit mes Kosovës dhe Kanadasë. U veçua rëndësia e bashkëpunimit në industrinë minerare, ku Kosova ka marrë pjesë vitin e kaluar në Konferencën Botërore për Hulumtim dhe Shfrytëzim të Mineraleve, PDAC 2025, në Toronto, njofton zyra për komunikim e Kryeministrit.

Përveç sektorit minerar, u diskutua edhe potenciali për fuqizim të bashkëpunimit në infrastrukturë, teknologjinë e informacionit dhe fushën e mbrojtjes.

Ky ishte takimi i parë mes kryeministrit Kurti dhe ministrit Sidhu. Kryeministri shprehu mirënjohje dhe falënderim ndaj Kanadasë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Kosovës në të gjitha fazat e shtetndërtimit, për angazhimin kanadez në kontigjentin e KFOR-it dhe për përkrahjen në procesin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare.


❌