Manuali për ndërtimin: Pastrim parash, shitje të apartamenteve nën çmimet e deklaruara
Pas një fushate informuese që nisi në mesin e muajit dhjetor të vitit të kaluar, përmes njoftimeve drejtuar kompanive të ndërtimit nëpërmjet sistemit e-Filing, dhe që zgjati 30 ditë, administrata tatimore ka nisur tashmë kontrollet në terren, duke filluar nga 16 janari 2026.
Deri tani nga kontrollet e kryera (dje u ushtruan kontrolle në 9 agjenci imobiliare, ndër më të mëdhatë në vend), rezultoi shkelje si evazion me çmimet e shitjes së apartamenteve, nëndeklarim të pagave për punonjësit etj. Gjatë kontrolleve të ushtruara tatimet sekuestruan edhe kompjutera si bazë të provave materiale për dokumentim të shkeljeve dhe referim të tyre në prokurori.
Por nĂ« sektorin e ndĂ«rtimit sipas administratĂ«s tatimore rezulton se janĂ« evidentuar njĂ« sĂ«rĂ« problematikash. Problematikat kryesore tĂ« identifikuara nga Drejtoria e Manaxhimit tĂ« Riskut pranĂ« DrejtorisĂ« sĂ« PĂ«rgjithshme tĂ« Tatimeve u bĂ«nĂ« publike te dokumenti i âPlani i menaxhimit tĂ« riskut pĂ«r sektorin e ndĂ«rtimit (informaliteti dhe pagat referencĂ«)â.
Sipas dokumentit sektori i ndërtimit rezulton me risk për pastrim parash për shkak të përdorimit të lartë të parasë cash-it dhe fryrjes artificiale të kostove, lëshimit të  faturave fiktive për furnitorët, deklarim shitjes të apartamenteve me çmime nën nivelin e çmimeve të deklaruara në treg dhe nën çmimet e referencës, shitje të apartamenteve në fazat e para të ndërtimit (gropë apo karabina) pa faturë, nëndeklarim pagash për punonjësit etj.
Problematikat kryesore të konstatuara në sektorin e ndërtimit
Drejtoria e Menaxhimit të Riskut identifikon disa grup-risqe kryesore për sektorin:
-Mosdeklarimi i plotë i xhiros dhe i sipërfaqeve
Deklarim i çmimeve tĂ« shitjes nĂ«n çmimet e tregut dhe poshtĂ« çmimeve tĂ« referencĂ«s; Shitje âcashâ pa lĂ«shim fature/fiskalizim, sidomos nĂ« fazat e para tĂ« projektit (kapar, parapagime informale).
-Nëndeklarimi i kostove të punës dhe punësimi informal
Numër i ulët i punonjësve të deklaruar në raport me vëllimin e punimeve; Paga të deklaruara shumë më të ulëta se niveli mesatar i tregut për profesionet e ndërtimit; Përdorimi i punëtorëve të përkohshëm ose të padeklaruar për fazat intensive të punimeve.
-Furnitorë fiktivë dhe fatura të rreme
Përdorimi i subjekteve me risk (pa staf, pa aktivitet real, me histori mospagesash) për të rritur artificialisht kostot dhe për të ulur fitimin e tatueshëm dhe TVSH-në e pagueshme.
Mospërputhje midis lejeve të ndërtimit dhe deklarimeve tatimore
Sipërfaqe të deklaruara për qëllime tatimore më të vogla se sipërfaqet e miratuara në lejet e ndërtimit ose të regjistruara në hipoteka/kadastra;
Projekte të përfunduara fizikisht, por me deklarime të vonuara ose të pjesshme të të ardhurave.
Rrezik për pastrim parash
Duke qenë sektor me volum të madh transaksionesh cash dhe me vështirësi në përcaktimin e kostos reale, ndërtimi shfaqet shpesh në raportet për pastrimin e produkteve të veprës penale si sektor i favorizuar për fshehje dhe riciklim kapitali.
Deklarimin dhe vlerësimin e te ardhurave nga arkëtimet sipas kontratave dhe marrëveshjeve mes palëve të realizuara para shitjes përfundimtare të ndërtesës; Moslëshimi i faturës tatimore për çdo shitje apartamenti, ndërtese, pasurie të paluajtshme, të kryer, pavarësisht nëse është e përjashtuar ose jo nga tvsh-ja; Moslëshimi i faturës tatimore për të gjitha arkëtimet paradhënie për porosi apo shitje apartamentesh.
Fokusi i aksionit të tatimorëve
âPlani i menaxhimit tĂ« riskut pĂ«r sektorin e ndĂ«rtimit (informaliteti dhe pagat referencĂ«)â pĂ«rcakton se aksioni i tatimeve nĂ« sektorin e ndĂ«rtimit do tĂ« fokusohet tek kontrolli i tatimit tĂ« mbajtur nĂ« burim pĂ«r pagesat ndaj jorezidentĂ«ve, qiratĂ« dhe shĂ«rbimet profesionale, pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« tatimi mbahet sipas ligjit dhe nuk ka shkelje.
Gjithashtu, do të verifikohen tatimet mbi fitimin e kompanive të ndërtimit për të identifikuar manipulime të fitimit të tatueshëm, fryrje të kostove, shpenzime të pa lidhura me aktivitetin dhe mos-përputhje midis ciklit të projektit dhe deklarimeve.
Aksioni do të përfshijë edhe rishikimin e situacioneve mujore dhe faturimit, krahasimin e TVSH-së së zbritur me vëllimin e punimeve dhe sipërfaqet e lejuara në lejet e ndërtimit, si dhe verifikimin e furnitorëve me rrezik të lartë ose të rremë.
Administrata tatimore do të krahasojë marzhin e fitimit të kompanive me mesataret e sektorit dhe çmimet referencë, si dhe do të kontrollojë pasuritë e deklaruara dhe rezervat e fshehura për të evidentuar kompanitë me rrezik të lartë për shmangie tatimore. Përveç kësaj, kontrolli do të përqendrohet tek raportimet e pagave dhe të punësuarve, tek pagesat për shërbime profesionale të kontraktuara jashtë vendit, dhe tek çdo aktivitet që mund të mosraportohet saktë, me qëllim rritjen e transparencës dhe respektimin e ligjit nga subjektet e ndërtimit.
Â
Lexoni edhe:
Tatimet sekuestrojnë kompjuterat e agjencive imobiliare, pas evazionit me çmimet e apartamenteve
Tatimet nisin kontrollin për ndërtimin, kompanitë njoftohen për deklarimin e pagave dhe shitjeve
Tatimet publikojnĂ« pagat referencĂ« pĂ«r sektorin e ndĂ«rtimit, jo mĂ« pak seâŠ
Â
Â
Â
The post Manuali për ndërtimin: Pastrim parash, shitje të apartamenteve nën çmimet e deklaruara appeared first on Revista Monitor.