Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

VIDEO/ Kryetarja e Bashkisë, Mersini: Pritet stuhi ere në Vlorë, të shmangen lëvizjet e panevojshme

Kryetarja e bashkisë Vlorë, Brunilda Mersini thotë se niveli i ujit në lumin Vjosë ka nisur të ulet ndjeshëm. Në një prononcim për mediet, Mersini u shpreh se aktualisht niveli i Vjosës është nën 8 metra. “Kjo ka bërë që ne të kalojmë në një fazë të dytë, duke filluar të hapim rrugët. Pavarësisht se të gjitha rrugët e fshatrave janë të aksesueshme ngel një segment rrugor në Bishan”, tha ajo.

Source

Mbi 155 efektivë në terren dhe dhjetëra mjete në ndihmë të qytetarëve

Forcat e Armatosura vijojnë angazhimin në terren për menaxhimin e situatës së shkaktuar nga reshjet intensive të shiut që kanë përfshirë vendin. Në një njoftim të shpërndarë për mediat bëhet e ditur se efektivët e Komandës Mbështetëse dhe Regjimentit të Këmbësorisë së Jugut të Forcës Tokësore, janë të dislokuar në zonat e prekura nga përmbytjet, me fokus mbrojtjen e jetës së qytetarëve.

Source

SPAK dërgon për gjykim Benet Becin dhe 6 zyrtarë të tjerë

SPAK ka dërguar për gjykim dosjen kryebashkiakut të Shkodrës Benet Beci dhe ndaj 6 zyrtarëve të tjerë, të akuzuar për shkelje me tenderin 700 mijë euro. Për gjykim janë edhe Adela Ruko, Jonid Kazani, Edlira Mitrushi, Yllka Nishku, Rudin Gjoni dhe Premtim Dauti. Kryebashkiaku Beci akuzohet nga SPAK-u se kur drejtonte Korporatën Elektroenergjetike Shqiptare se ka shkelur ligjin në tenderin për…

Source

Rrëshqitje masive dherash në Përmet, banori: Shtëpitë dridhen sikur bie tërmet

Një qytetar nga Malëshova e Përmetit ka denoncuar situatën ku ndodhet ai dhe fqinjët e tij. Nga rrëshqitja e dheut banesat e tyre rrezikojnë që të përfundojnë në greminë duke u rrezikuar kështu edhe jetën. Ai ka shpjeguar se rrezikohen tetë banesa ndërsa fillesat e greminës së krijuar janë tashmë vetëm një metër larg shtëpisë së parë. ”Jam banor i fshatit Maleshovë, në rrethin e Përmetit…

Source

”Ke mashtruar”, debat i fortë mes Elijonës dhe Xhenetës: Londrimi po të kursen shumë

Xheneta Fetahu ka hyrë në shtëpinë e “Big Brother Kosova VIP 4” në kuadër të një misioni 24-orësh, gjatë të cilit ka ndarë informacione dhe ka zhvilluar biseda të drejtpërdrejta me banorët. Mes këtyre ndërveprimeve, një debat i veçantë është shënuar mes saj dhe Elijonës, ku kjo e fundit e ka përmendur për sjelljen e saj në Bigun e kaluar që në Prime ka përdor edhe situatat me brekët dhe që nuk e…

Source

A ka burrë që e merr? Deklarata e Xhenetës ndaj Albës ngjall reagime të forta

Një deklaratë e drejtpërdrejtë dhe mjaft polemike nga Xheneta fetahu, e cila është në shtëpinë e ”Big Brother Kosova Vip 4” me një mision 24 orësh, ka nxitur diskutime të shumta në rrjetet sociale. Në një video të publikuar së fundmi në Instagram, ajo shprehet se nuk është e sigurt nëse ekziston një burrë që mund të martohet me Albën, duke e shoqëruar këtë pohim me akuza të rënda për mungesë…

Source

Zjarri masiv tek ”5 Maji”, Ristani: Flakët kanë kaluar te kapanoni i dytë! S’ka rrezik për banesat

Flakë masive kanë përfshirë një kapanon me rroba dhe mallra të ndryshëm në tregun që ndodhet në rrugën dhe lagjen ”5 Maji” në Tiranë. Kryetarja e deleguar e Bashkisë Tiranë, Anduela Ristani nga vendngjarja tha se flakët kanë kaluar te kapanoni i dytë, por shtoi edhe se s’ka rrezik për banesat. ”Duke shuar vatrat e zjarrit, shumë të konsiderueshme, që është përhapur nga magazinat e parkut…

Source

Pse vijon Durrësit të përmbyset? Analisti Tela: Kemi një fatkeqësi korruptive

Gazetari Andi Tela jep detaje mbi shkaqet e përmbytjeve në Durrës, ku si pasojë janë dëmtuar mbi 1 mijë banesa dhe janë evakuuar rreth 500 persona. Për të përmbytjet nuk janë pasojë e reshjeve të shiut, por e vendimeve të gabuara dhe korruptive. Ai thekson se një nga shkaqet kryesore është zhvendosja e hidrovorit të vjetër, për t’i hapur rrugë interesave private të një oligarku.

Source

Përmbytjet në vend, Lubonja: Apokaliptike! Zjarri te ”5 Maji” mund të jetë dhe zonë për t’u ndërtuar

Për përmbytjet në vend, analisti Fatos Lubonja thotë se shteti ynë është i papërgatitur për të përballuar situata të tilla. Kurse për zjarrin tek zona e ”5 Majit”, tha se kjo zonë mund të jetë edhe një vend ku mund të ndërtohet. ”Apokaliptike! Tani, varet si e shikon dhe ku e ndjeshmërinë. Kemi një fenomen natyror të rëndë që ndodhin në botë për shkaqe të ndryshme. Kjo është njëra anë e gjësë.

Source

Shqipëria në kaos nga përmbytjet, Dervishi: Si shtet nuk dimë çfarë është parandalimi

Situata në Shqipëri është përkeqësuar gjatë 24 orëve të fundit si pasojë e reshjeve të dendura, ndërsa të gjitha strukturat shtetërore ndodhen në terren dhe në gatishmëri të plotë. Gazetari Ferdinand Dervishi komenton situatën, duke theksuar se përmbytjet shpesh ndodhin për shkak të mungesës së masave parandaluese. Ai u ndal te rasti i përmbytjes së Velierës së Durrësit, një investim prej 10…

Source

Izolohen 6 fshatra, bllokohet qarkullimi i makinave në Vlorë-Fier

Situata e përmbytjeve në vend vijon që të jetë e rëndë. Nënkalimi poshtë autostradës Vlorë-Fier që lidh disa fshatra të Njësisë Administrative Novoselë është bllokuar nga uji i lumit Vjosa që ka dalë dhe po përmbyt këtë zonë. Niveli ka shkuar 1.5 m dhe asnjë makinë nuk kalon dot, ndërsa janë izoluar edhe 6 fshatra. Uji i lumit Vjosë që ka dalë nga shtrati, ka hyrë edhe në autostradën Vlorë- Levan.

Source

BE konfirmon mbështetjen për sundimin e ligjit, Gonzato: Gjykata Kushtetuese partner qendror për Integrimin

Ambasadori i BE-së në Shqipëri, Silvio Gonzato është takuar me kryetaren e re të Gjykatës Kushtetuese, Fiona Papajorgji, në një takim ku u theksua rolin kyç i këtij institucioni në mbrojtjen e të drejtave të qytetarëve dhe në forcimin e sundimit të ligjit. Gonzato tha se Gjykata Kushtetuese ka arritur tashmë nivelin e nevojshëm të stabilitetit institucional, duke ruajtur cilësinë…

Source

”A të kam mungu”, Kushtrimi pyet Xhenetën. Finalistja e BBVK3: Ke mashtru

Xheneta Fetahu ka hyrë në shtëpinë e BBVK-së për një periudhë 24-orëshe, me një mision nga Vëllai i Madh. Me të hyrë brenda, ajo ka trazuar ujërat mes banorëve të tjerë. Labi ka lënë të nënkuptohet se ajo dhe Kushtrimi kanë një histori së bashku, detajet e së cilës nuk janë bërë ende të ditura. Një tension mes tyre është ndjerë sot, teksa dyshja komunikonte brenda shtëpisë në prani të banorëve…

Source

Blushi debat me kryebashkiaken Mersini: I latë la ujë dhe i përzutë me polici

Tedi Blushi i kërkoi kryebashkiakes së Vlorës, Bruna Mersini, që t’i kërkojë falje qytetarëve vlonjatë sepse janë lënë pa ujë dhe janë përzënë me polici nga protesta. “Në prag të ndërrimit të viteve, Vlora ishte në katastrofë dhe emergjencë. A do i kërkoni falje qytetarëve të Vlorës, jo vetëm se i latë pa ujë, por edhe se përdorët policinë për të shuar protestën e tyre të ligjshme?

Source

Zjarr i frikshëm në tregun e rrobave të përdorura tek ”5 Maji”, dikush e ka piketuar për Kulla!

Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë tregun e rrobave të përdorura në zonën e 5 Majit në Tiranë, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale. Flakët janë përhapur me shpejtësi mes tezgave, ndërsa tymi i dendur ka krijuar panik te tregtarët dhe qytetarët e pranishëm. Zjarri ka marrë përmasa të mëdha. Afër zjarrit masiv ndodhen edhe tre pallate banimi. Në vendngjarje kanë mbërritur…

Source

Dalja e Lumit Vjosa nga shtrati përmbyt edhe fshatin Mifol

Dalja e lumit Vjosa nga shtrati ka përmbytur edhe fshatin Mifol në Vlorë, ku uji ka arritur në kuotat mbi argjinaturë, duke rrezikuar banesat në atë zonë. Me situatën gjithnjë e më kritike, shtabi i Emergjencavë të Vlorës, i mbledhur në Novoselë, njoftoi urdhrin e evakuimit. Forcat e ushtrisë dhe emergjencave civile, që prej paradites, u angazhuan në ndihmë të banorëve të bllokuar në banesat e…

Source

Digjen disa magazina, zjarri vijon aktiv. Në rrezik disa biznese përreth

Vijon të jetë aktiv zjarri që ka përfshirë disa magazina në tregun e rrobave të përdorura në rrugën “5 Maji” në Tiranë. Flakët janë të mëdha duke rrezikuar dhe disa biznese pranë tregut. Policia ka vendosur shiritin e perimetrit të sigurisë, ndërkohë që në vend janë mbledhur dhe shumë qytetarë të zonës që ndodhen në panik.

Source

Spartak Ngjela tregon nëse do të kemi një qeveri teknike

Avokati Spartak Ngjela nuk e sheh të mundur krijimin e një qeverie teknike. Kjo vjen nëse dy forcat kryesore politike PS-PD do të kenë të barazuar deputetët 50% me 50% në Parlament. ”Ka një rregull qeveria teknike. Qeveria teknike formohet kur dy forcat politike në parlament janë shumë pranë njëra-tjetrës. Ose kur kanë barazuar deputetët, 50 % me 50 %. Nëse jemi 50% dhe 50%

Source

Moti i keq në Devoll, nënprefekti tregon zonat më problematike

Në Bashkinë e Devollit situata më problematike nga reshjet ka qenë në fshatin Progër. Të dhënat u bënë publike nga nënprefekti i Devollit Henrik Rusi, sipas të cilit aktualisht po punohet për rregullimin e argjinaturës së lumit të Oshticës. ”Për sa i përket Bashkisë së Devollit Situatë më problematike ka qenë në Progër, niveli i ujit ka rënë me ndërprerjen e reshjeve. Në Cangonj dhe Mançurisht…

Source

❌