❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Studimet: COVID-19 lidhet me rritjen e rrezikut për zhvillimin e sëmundjes Alzheimer

Disa studime të fundit shkencore kanë identifikuar një lidhje shqetësuese mes infektimit me COVID-19 dhe rritjes së rasteve të reja të diagnostikimit me sëmundjen Alzheimer. Edhe pse mekanizmat e saktë janë ende në studim, ekspertët kanë propozuar disa shpjegime të mundshme për këtë lidhje.

Një nga faktorët kryesorë është inflamacioni i trurit, i cili shfaqet si te pacientët me Alzheimer ashtu edhe te ata që preken nga COVID-19. Virusi SARS-CoV-2 mund të dëmtojë barrierën gjak-tru, e cila normalisht mbron trurin nga patogjenët. Kur kjo barrierë dëmtohet, viruset dhe substanca të tjera mund të depërtojnë në tru, duke shkaktuar inflamacion dhe dëmtime nervore.

Studimet sugjerojnë gjithashtu se COVID-19 mund të dëmtojë neuronet dhe të rrisë nivelet e proteinave si amyloid beta, e cila luan një rol kyç në zhvillimin e Alzheimerit. Sipas të dhënave, ka një rritje të diagnozave të Alzheimerit brenda një viti pas infektimit me COVID-19, veçanërisht te personat mbi 50 vjeç. Megjithatë, deri më tani nuk ka prova që tregojnë se sëmundja po shfaqet më shpesh te të rinjtë.

Nga ana tjetĂ«r, personat qĂ« tashmĂ« vuajnĂ« nga Alzheimer kanĂ« rrezik mĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«r t’u infektuar me COVID-19 dhe pĂ«r tĂ« pĂ«rjetuar pasoja mĂ« tĂ« rĂ«nda, pĂ«rfshirĂ« pĂ«rkeqĂ«sim tĂ« shpejtĂ« tĂ« funksioneve njohĂ«se dhe rrezik mĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«r vdekje. Kjo lidhet me moshĂ«n e avancuar, sĂ«mundjet shoqĂ«ruese dhe vĂ«shtirĂ«sitĂ« pĂ«r tĂ« ndjekur masat mbrojtĂ«se.

Ekspertët theksojnë se vaksinimi kundër COVID-19, mbajtja e maskës, higjiena e duarve dhe shmangia e kontakteve me persona të infektuar janë masa thelbësore për uljen e rrezikut. Në rast infektimi, kërkimi i ndihmës mjekësore sa më herët është vendimtar për të parandaluar komplikacionet afatgjata neurologjike.

The post Studimet: COVID-19 lidhet me rritjen e rrezikut për zhvillimin e sëmundjes Alzheimer appeared first on Albeu.com.

Megjithëse e prezantoi veten si profesor i muzikës, Ardit Stafaj nuk e di se kush e ka kompozuar Himnin e Shqipërisë

Muzikanti i njohur Ardit Stafaj nuk ia ka lënë keq me gabime gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova 4, duke regjistruar disa prej momenteve më të komentueshme të sfidës së së vëllait të madh që testonte njohuritë e banorëve për faktet dhe historinë e vendit.

GjatĂ« lojĂ«s, Arditi nuk arriti tĂ« pĂ«rgjigjej se nĂ« cilin qytet ndodhet dukuria e famshme e Bifurkacionit – qĂ« nĂ« rastin konkret Ă«shtĂ« nĂ« Ferizaj.

Edhe kur iu kërkua të emëronte tre fshatra të këtij qyteti, ai nuk mundi të japë asnjë përgjigje. Po ashtu, muzikanti nuk ishte në dijeni se kampionja olimpike Nora Gjakova ka prejardhjen nga Peja, një tjetër detaj që tërhoqi vëmendjen e audiencës.

Megjithatë, huqja më e madhe e tij u regjistrua kur iu kërkua të përgjigjej se kush e kompozoi Himnin Kombëtar të Shqipërisë. Edhe pse Arditi e ka prezantuar veten në BBVK si profesor i muzikës, ai nuk ishte në gjendje të tregonte se autorët e himnit kombëtar janë Asdreni (tekstin) dhe Ciprian Porumbescu (muzikën), duke surprizuar jo pak ndjekësit e formatit.

Ky episod ka bërë që publiku të reagojë me humor dhe habi, duke rikujtuar se Big Brother VIP Kosova 4 nuk është vetëm lojë strategjie dhe argëtimi, por edhe një test i njohurive të banorëve mbi historinë, kulturën dhe figurat e vendit.

The post Megjithëse e prezantoi veten si profesor i muzikës, Ardit Stafaj nuk e di se kush e ka kompozuar Himnin e Shqipërisë appeared first on Albeu.com.

Nis numërimi mbrapsht, çka mund të ndodhë me pozitën e presidentit?

Ani pse është demokraci parlamentare, në Kosovë ka pasur gjithmonë rëndësi se kush është ngjitur në pozitën e presidentit. Mandati i radhës nuk përbën asnjë dallim. Madje, kalkulimet për të duket që sa shkojnë e rriten.

Në anën tjetër, koha për finalizim të procesit sa shkon e shkurtohet. Pse, atëherë, partitë nuk deklarohen zëshëm për një kandidat?

ÇfarĂ« pritet nga legjislatura e dhjetĂ«?

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka thënë hapur se synon edhe një mandat në krye të shtetit.

Por, disponimin e njĂ«jtĂ« nuk duket se e kanĂ« ata qĂ« duhet t’ia japin votĂ«n.

Momentalisht, Kosova nuk e ka njĂ« legjislaturĂ« tĂ« re nĂ« Kuvend, ndonĂ«se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) i ka shpallur rezultatet pĂ«rfundimtare dhe pritet t’i certifikojĂ« ato shpejt.

Ndërkohë, numërimi mbrapsht ka nisur: Deputetët duhet ta votojnë deri më 4 mars emrin e presidentit për mandatin e ri, në të kundërtën vendi i rrezikon edhe një palë zgjedhje të parakohshme.

ÇfarĂ« thonĂ« partitĂ«?

Për Lëvizjen Vetëvendosje (LVV), partinë që ka fituar mbi 51 për qind të votave në parlamentaret e parakohshme të 28 dhjetorit, zgjedhja e presidentit përbën prioritetin e katërt.

Kreu i saj, Albin Kurti, njëherësh kryeministër në detyrë i Kosovës, e ka pranuar se ka biseduar me Osmanin në këtë drejtim, por, sipas tij, muaji shkurt e vërteton gatishmërinë dhe interesimin e opozitës për të nisur një kapitull të ri me pushtetin.

PĂ«r DritĂ«ro Arifin, njohĂ«s i çështjeve politike, LVV-ja me qĂ«llim nuk Ă«shtĂ« deklaruar me “po ose jo tĂ« madhe” pĂ«r Osmanin. Sipas tij, Kurti nuk dĂ«shiron tĂ« negociojĂ« pĂ«r Osmanin, pĂ«r tĂ« cilĂ«n besimi, pavarĂ«sisht se nga fundi i mandatit kanĂ« pasur bashkĂ«punim, nuk Ă«shtĂ« sikurse mĂ« 2021.

“E ka lĂ«nĂ« me qĂ«llim qĂ« tĂ« nĂ«nkuptohet qĂ« janĂ« tĂ« mundshme tĂ« dyja variantet. LVV-ja po luan me skenarin e presionit tĂ« madh, qĂ« tĂ« afrohet sa mĂ« shumĂ« data e 4 marsit, dhe tĂ« ketĂ« presion mĂ« tĂ« madh te opozita, qĂ« nĂ« rastin mĂ« tĂ« keq tĂ« pranohet cilido kandidat apo kandidate qĂ« propozohet, vetĂ«m tĂ« mos shkohet nĂ« zgjedhje tĂ« reja”, thotĂ« Arifi pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«.

As ish-partitë opozitare nuk duket se e kanë ndarë mendjen.

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza, ka thënë se fillimisht duhet të konstituohet Kuvendi dhe më pas të gjendet një formulë.

UdhĂ«heqĂ«si i Lidhjes Demokratike tĂ« KosovĂ«s (LDK), Lumir Abdixhiku, ka pohuar sĂ« voni se Ă«shtĂ« i gatshĂ«m tĂ« flasĂ« me gjithĂ« spektrin politik pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« zgjidhje kĂ«saj çështjeje. Sipas tij, figura nĂ« pozitĂ«n e presidentit duhet tĂ« pĂ«rfaqĂ«sojĂ« “unitetin kombĂ«tar” tĂ« KosovĂ«s.

“Na duhet komunikim publik brenda spektrit politik. Kjo Ă«shtĂ« shumĂ« e natyrshme. Kur flasim pĂ«r marrĂ«veshje politike, nuk e kemi fjalĂ«n pĂ«r pazare politike, e kemi fjalĂ«n qĂ« duhet ulur partitĂ« qĂ« t’i bĂ«jnĂ« numrat pĂ«r njĂ« president tĂ« ardhshĂ«m tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, ka thĂ«nĂ« Abdixhiku.

Partia e tij, LDK-ja, ka qenë ajo që ia ka bërë kuorumin Osmanit më 2021.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës duket se do ta ketë kandidatin e vet. Pal Lekaj nga kjo parti tha ditë më parë se lideri i partisë, Ramush Haradinaj, mund të jetë kandidat.

“Mendoj qĂ« Ă«shtĂ« koha e duhur qĂ« opozita tĂ« unifikohet dhe tĂ« vendosĂ« pĂ«r njĂ« kandidat konsensual, e nĂ« kĂ«tĂ« rast pse tĂ« mos ishte edhe zoti Haradinaj”, u shpreh Lekaj, duke shtuar se ka diskutime edhe me krerĂ«t e PDK-sĂ« dhe LDK-sĂ« nĂ« kĂ«tĂ« drejtim.

Arifi beson se kĂ«to parti nuk janĂ« nĂ« pozitĂ« shumĂ« tĂ« favorshme, pĂ«r shkak tĂ« rrezikut tĂ« zgjedhjeve tĂ« reja, andaj edhe mund tĂ« lĂ«shojnĂ« pe – nĂ«se jo partia si njĂ«, mund tĂ« ketĂ« deputetĂ« qĂ« tĂ« paktĂ«n qĂ«ndrojnĂ« nĂ« sallĂ«.

Sa u pĂ«rket minoriteteve joshumicĂ«, tre pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« tyre – Emilija Rexhepi, Veton Berisha dhe Erxhan Galushi – thanĂ« ditĂ« mĂ« parĂ« se do tĂ« votonin kandidatin qĂ« e propozon shumica, duke pĂ«rmendur se kanĂ« votĂ« edhe pĂ«r Osmanin.

Si zgjidhet presidenti i Kosovës?

Për ta çuar përpara një propozim duhet të sigurohen të paktën 30 nënshkrime të deputetëve.

NjĂ« kandidat duhet t’i sigurojĂ« dy tĂ« tretat e votave tĂ« deputetĂ«ve nĂ« Kuvendin me 120 karrige, ndĂ«rsa kuorumi arrihet me 80 deputetĂ«.

NĂ«se nĂ« dy rundet e para njĂ« kandidat nuk i siguron 80 vota, atĂ«herĂ« nĂ« votimin e tretĂ« mjafton t’i ketĂ« 61.

ÇfarĂ« ndodh nĂ«se nuk zgjidhet presidenti?

Këtë herë, përtej kalkulimeve partiake, mosrespektimi i afateve kohore do ta çonte shtetin në zgjedhje dhe do të rrezikonte ta paralizonte gjithë sistemin. Shteti do të mbetej pa buxhet dhe rrjedhimisht as nuk do të mund të ndaheshin fonde për proces tjetër zgjedhor.

Mos të flasim për mungesë pagash për sektorin publik dhe një mori komplikimesh tjera.

Një tjetër fatkeqësi për shtetin do të ishte nëse nuk do të ratifikoheshin marrëveshjet ndërkombëtare për Planin e Rritjes të Bashkimit Evropian dhe ato me Bankën Botërore.

Arifi beson se Kosova mund tĂ« pĂ«rballet me zgjedhje tĂ« reja, vetĂ«m nĂ«se kalon nĂ« njĂ« “marrĂ«zi totale kolektive politike”.

“PĂ«rndryshe nĂ«se ka pak racionalitet, partitĂ« opozitare duhet ta marrin njĂ« vendim se si do tĂ« duket skena politike me presidenten, cilindo qĂ« do ta propozojĂ« LVV-ja. Normalisht, do tĂ« ishte mirĂ« tĂ« kishin marrĂ«veshje me LVV-nĂ«, qĂ« tĂ« jetĂ« njĂ« pushtet mĂ« balancues, por po vĂ«rehet qĂ« partia [LVV-ja] nuk Ă«shtĂ« e gatshme ta ndajĂ« kĂ«tĂ« pozitĂ«â€.

Presidentja Osmani është kritikuar disa herë gjatë mandatit të saj se ka mbajtur anë nga Lëvizja Vetëvendosje.

NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Radion Evropa e LirĂ«, nĂ« fund tĂ« dhjetorit, ajo tha se nĂ«se nuk e fiton edhe njĂ« mandat, atĂ«herĂ« do t’i kthehet angazhimit politik, pa treguar se me cilĂ«n parti./REL/

The post Nis numërimi mbrapsht, çka mund të ndodhë me pozitën e presidentit? appeared first on Albeu.com.

Osmani: Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të gatshme për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit të saj në Emiratet e Bashkuara Arabe, është takuar me gra lidere, me nikoqire Lartmadhërinë e Saj, Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Kryetare e Autoritetit të Kulturës dhe Arteve.

Në një postim, Presidentja Osmani ka theksuar rëndësinë e këtij takimi dhe potencialin për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“NjĂ« pasdite nĂ« shoqĂ«rinĂ« e grave lidere, me nikoqire LartmadhĂ«rinĂ« e Saj, Sheikha Latifa bint Mohammed bin Rashid Al Maktoum, Kryetare e Autoritetit tĂ« KulturĂ«s dhe Arteve”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka vĂ«nĂ« nĂ« pah se marrĂ«dhĂ«niet ndĂ«rmjet KosovĂ«s dhe Emirateve tĂ« Bashkuara Arabe shkojnĂ« pĂ«rtej miqĂ«sisĂ« tradicionale. “Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe kanĂ« mĂ« shumĂ« sesa miqĂ«si: kanĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r tĂ« hapur kapituj tĂ« rinj bashkĂ«punimi edhe nĂ« kulturĂ«, krijimtari, art dhe inovacion”, ka theksuar Presidentja.

Takimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Emirateve të Bashkuara Arabe, veçanërisht në fushat e kulturës, artit dhe inovacionit, me fokus të veçantë në rolin e grave lidere në këto procese.

The post Osmani: Kosova dhe Emiratet e Bashkuara Arabe të gatshme për të hapur kapituj të rinj bashkëpunimi appeared first on Albeu.com.

NgjashmĂ«ria e Mirit tĂ« BBVA 5 me Shefqet Krasniqin – krahasimi bĂ«het viral nĂ« rrjetet sociale

Teksa rrugëtimi i Mirit në Big Brother VIP po ndiqet nga një numër i madh shikuesish, një detaj interesant ka nisur të tërheqë vëmendjen e publikut jashtë dinamikave të lojës.

ShumĂ« ndjekĂ«s kanĂ« filluar tĂ« pyesin veten nĂ«se fytyra e tij u duket e njohur edhe nga njĂ« tjetĂ«r kontekst, pĂ«rtej videoklipeve tĂ« West Side Family – dhe duket se nuk janĂ« tĂ« vetmit qĂ« e kanĂ« bĂ«rĂ« kĂ«tĂ« vĂ«zhgim.

Së fundmi, në rrjetet sociale, veçanërisht në TikTok dhe Instagram, ka qarkulluar një kolazh që vë përballë Mirit dhe hoxhën e njohur nga Kosova, Shefqet Krasniqi. Krahasimi ka marrë menjëherë vëmendje, duke u shpërndarë gjerësisht dhe duke nxitur reagime të shumta nga ndjekësit.

Edhe pse vijnë nga fusha krejtësisht të ndryshme, shumë komentues kanë vënë në dukje ngjashmërinë fizike mes tyre në disa plane. Nga tiparet e fytyrës e deri te mimika në fotografi të caktuara, ndjekësit kanë nisur të diskutojnë me habi, ku disa shprehen se nuk e kishin vënë re më herët këtë ngjashmëri, ndërsa të tjerë e kanë marrë situatën me humor dhe sportivitet.

Ky “binjakĂ«zim” i papritur ka sjellĂ« njĂ« valĂ« komentesh argĂ«tuese nĂ« rrjet, duke e kthyer krahasimin nĂ« njĂ« temĂ« diskutimi mes fansave tĂ« formatit.

Ndërkohë që Miri vazhdon rrugëtimin e tij në Big Brother VIP, kjo ngjashmëri e vënë re nga publiku është shndërruar në një detaj interesant të bisedave online, duke dëshmuar edhe një herë se çdo detaj i banorëve analizohet dhe komentohet me kujdes nga ndjekësit e spektaklit.

The post NgjashmĂ«ria e Mirit tĂ« BBVA 5 me Shefqet Krasniqin – krahasimi bĂ«het viral nĂ« rrjetet sociale appeared first on Albeu.com.

Ish-presidentit Thaçi s’i ndalet pĂ«rgjimi prej afĂ«r 4 vjetĂ«sh, Prokuroria mblodhi 35 orĂ« incizime

Ish-presidentit të Kosovës që po mbahet në qendrën e paraburgimit në Hagë gjatë gjithë kohës i përgjohen bisedat me vizitorë.
Në gjyqin e dytë ndaj Hashim Thaçit, Prokuroria e Specializuar, i ka dorëzuar 35 orë audio-incizime si prova, njofton Klan Kosova.

Rëndimi që po i bëhet mbrojtjes me mbi 5 mijë faqe transkripte nuk është ankesa e vetme e avokatëve të Thaçit dhe të tjerëve, të cilët kanë gjetur se Prokuroria po i ndryshon edhe versionet e përkthimeve të pjesëve ku pretendohet se ish-presidenti u mundua të jap udhëzime për dëshmitarë.

KujtojmĂ« se deklaratat pĂ«rmbyllĂ«se nĂ« çështjen kundĂ«r ish-udhĂ«heqĂ«sve tĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s do tĂ« mbahen nga 9 deri mĂ« 18 shkurt.

Ish-eprorĂ«t e UÇK-sĂ« Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi akuzohen pĂ«r krime lufte dhe krime kundĂ«r njerĂ«zimit. TĂ« katĂ«rtit janĂ« deklaruar tĂ« pafajshĂ«m pĂ«r akuzat qĂ« rĂ«ndojnĂ« ndaj tyre.

Sipas njoftimit, parashihet që fillimisht Zyra e Prokurorit të Specializuar të mbajë deklaratën përmbyllëse më 9 shkurt. Një ditë më pas, radha do të jetë e mbrojtësit të viktimave.

Thaçi, Veseli, Krasniqi dhe Selimi janë në paraburgim që nga nëntori i vitit 2020. Gjykimi ndaj tyre nisi në prill të vitit 2023. Fillimisht, Zyra e Prokurorit të Specializuar thirri në gjykatore 125 dëshmitarë, ndërkaq 117 të tjerë dorëzuan dëshmitë e tyre me shkrim.

Ndërkaq, Thaçi po përballet edhe një rast tjetër për pengim të drejtësisë dhe gjykimi për këtë çështje është caktuar të nisë më 24 shkurt të këtij viti.

The post Ish-presidentit Thaçi s’i ndalet pĂ«rgjimi prej afĂ«r 4 vjetĂ«sh, Prokuroria mblodhi 35 orĂ« incizime appeared first on Albeu.com.

“Jam me fat qĂ« jam gjallĂ«â€: RrĂ«fimi i fortĂ« i Britney Spears mes tensioneve tĂ« vazhdueshme familjare

Britney Spears ka folur sĂ«rish hapur pĂ«r marrĂ«dhĂ«niet e vĂ«shtira me familjen e saj, duke pranuar se ndihet e vetmuar dhe e frikĂ«suar pas asaj qĂ« ka pĂ«rjetuar ndĂ«r vite. NĂ« njĂ« postim nĂ« Instagram mĂ« 4 shkurt, kĂ«ngĂ«tarja 44-vjeçare shkroi se nevoja pĂ«r lidhje njerĂ«zore Ă«shtĂ« thelbĂ«sore dhe se izolimi, i justifikuar dikur si “ndihmĂ«â€, ishte njĂ« gabim i madh.

“Si njerĂ«z, gjithçka qĂ« duam Ă«shtĂ« tĂ« mos ndihemi vetĂ«m,” shkroi ajo, duke shtuar se megjithĂ«se falja Ă«shtĂ« e mundur, kujtesa e dhimbjes mbetet. Spears tha se ndihet “jashtĂ«zakonisht me fat qĂ« Ă«shtĂ« gjallĂ«â€, duke lĂ«nĂ« tĂ« kuptohet se trajtimi nga familja e saj e ka lĂ«nĂ« ende me frikĂ« dhe pasiguri.

Ajo pĂ«rmendi edhe besimin te Zoti, duke reflektuar mbi mĂ«nyrat “misterioze” se si funksionon jeta, por theksoi se, sipas saj, disa anĂ«tarĂ« tĂ« familjes nuk kanĂ« marrĂ« kurrĂ« pĂ«rgjegjĂ«si pĂ«r veprimet e tyre. NĂ« fund tĂ« postimit, kĂ«ngĂ«tarja shtoi njĂ« detaj mĂ« tĂ« lehtĂ«, duke treguar se kishte ngrĂ«nĂ« cheesecake me njĂ« fqinj dhe se nuk kishte kĂ«rcyer prej njĂ« muaji pĂ«r shkak tĂ« njĂ« gishti tĂ« thyer.

Postimi vjen pas vitesh deklaratash publike për marrëdhëniet e saj të ndërlikuara me babain Jamie, nënën Lynne dhe motrën Jamie Lynn. Në kujtimet e saj të vitit 2023, The Woman in Me, Spears rrëfeu hapur për dhimbjen e shkaktuar nga konservatoria e vendosur në vitin 2008, e cila u mbyll përfundimisht në vitin 2021. Edhe pse disa përpjekje për pajtim janë bërë, Spears ka pranuar se plagët emocionale mbeten ende të hapura.

The post “Jam me fat qĂ« jam gjallĂ«â€: RrĂ«fimi i fortĂ« i Britney Spears mes tensioneve tĂ« vazhdueshme familjare appeared first on Albeu.com.

Po pret AlbĂ«n apo Dolcen? Limi flet hapur pas daljes nga ‘BBVK’

Lim Hoti ka reaguar për herë të parë publikisht vetëm pak ditë pas largimit të papritur nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, duke i dhënë fund çdo dileme që kishte mbajtur publikun në pritje.

Rrugëtimi i tij në reality show u shënua nga një trekëndësh i ndërlikuar emocionesh, ku në qendër ishin ish-partnerja Alba dhe banorja tjetër Dolce. Megjithatë, deklarata e parë e Limit jashtë shtëpisë ka qenë e prerë dhe pa ekuivoke: nuk ka vend për ribashkim me asnjërën prej tyre.

Në një intervistë telefonike për Andale Media, Limi ka zgjedhur të flasë hapur, duke ofruar një këndvështrim ndryshe nga ai që u krijua gjatë transmetimit të spektaklit. I pyetur për raportin me Albën, ai surprizoi me deklaratën e tij, duke e cilësuar atë si një figurë të dëmtuar nga dinamika mediatike.

“MĂ«nyra si e shoh unĂ« AlbĂ«n Ă«shtĂ« thjesht njĂ« viktimĂ« e televizioneve. MĂ« vjen keq qĂ« po e them,” u shpreh ai.

Përballë aludimeve se mund të kishte një sqarim apo një takim jashtë shtëpisë me njërën nga vajzat, Limi i ka mbyllur të gjitha dyert me një fjali të vetme, duke konfirmuar se jeta e tij private jashtë është tashmë e stabilizuar.

“Nuk po e pres asnjĂ«rĂ«n, me thĂ«nĂ« tĂ« drejtĂ«n, sepse jam i zĂ«nĂ«. Nuk po mendoj fare pĂ«r kĂ«ta persona,” deklaroi ai.

The post Po pret AlbĂ«n apo Dolcen? Limi flet hapur pas daljes nga ‘BBVK’ appeared first on Albeu.com.

U “maskua” me mbiemrin e gruas pĂ«r tĂ« shmangur dĂ«bimin, arrestohet 42-vjeçari shqiptar nĂ« Itali

Një shqiptar 42-vjeçar u arrestua nga karabinierët për shkak se ishte rikthyer ilegalisht në Itali, pavarësisht se kishte marrë urdhri dëbimi me ndalim rikthimi.

Mësohet se ai u arrestua në Rimini, pasi u pikas nga karabinierët, të cilët ndaluan një automjet me targa të huaja, në të cilin ndodheshin dy burra. Sjellja e drejtuesit të mjetit gjatë identifikimit i shtyu karabinierët të kryenin kontrolle të mëtejshme. Megjithëse paraqiti patentën dhe pasaportën shqiptare, ai nuk ishte në gjendje të justifikonte praninë e tij në Itali, duke rezultuar pa leje qëndrimi.

I shoqëruar në komisariat për verifikime më të thelluara, rezultoi se burri, i rënduar nga precedentë penalë, ishte dëbuar në vitin 2023 nga Drejtoria e Policisë së Barit. Për të shmangur ndalimin e rikthimit, ai ishte martuar në atdhe duke marrë mbiemrin e bashkëshortes dhe kishte siguruar dokumente të reja identiteti, me të cilat ishte rikthyer ilegalisht në Itali, duke shpresuar se nuk do të identifikohej.

Shqiptari u arrestua pĂ«r shkelje tĂ« ligjeve mbi emigracionin dhe Ă«shtĂ« lĂ«nĂ« nĂ« komisariat nĂ« pritje tĂ« gjykimit tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ«, i cili ishte parashikuar pĂ«r t’u dhĂ«nĂ« gjatĂ« mĂ«ngjesit tĂ« sĂ« mĂ«rkurĂ«s.

The post U “maskua” me mbiemrin e gruas pĂ«r tĂ« shmangur dĂ«bimin, arrestohet 42-vjeçari shqiptar nĂ« Itali appeared first on Albeu.com.

“Dora e vogĂ«l qĂ« mbron shumĂ«â€, Xhensila emocionon me postimin pĂ«r fĂ«mijĂ«t

Ylli i muzikës Xhensila Myrtezaj ka emocionuar me një postim të ndjerë në rrjetet sociale, ku ka ndarë një moment të veçantë nga përditshmëria e fëmijëve të saj.

Këngëtarja ka publikuar një foto ku Ajka, vetëm 7 vjeçe, shfaqet duke shoqëruar vëllain e saj Amen deri te dera e shkollës.

NĂ« mbishkrim Xhensila shkroi pĂ«r dashurinĂ« dhe pĂ«rkujdesjen e motrĂ«s sĂ« vogĂ«l, duke e pĂ«rshkruar si “roje tĂ« madhe tĂ« zemrĂ«s sĂ« Amenit”, pavarĂ«sisht moshĂ«s sĂ« saj tĂ« vogĂ«l.

Ajo thekson se këto janë mëngjeset e tyre, që për të kanë një domethënie të veçantë dhe të përjetshme.

“Dora e vogel qe kujdeset si e madhe, Ajkushi vogel 7 vjeç, por zemra motres qe s’njeh moshe. Bashke deri te dera e shkolles.

Motra e vogel, roje e madhe e zemres se Amen. Kto jan mengjeset tona gjithmone e pergjithmone”, shkroi ajo.

The post “Dora e vogĂ«l qĂ« mbron shumĂ«â€, Xhensila emocionon me postimin pĂ«r fĂ«mijĂ«t appeared first on Albeu.com.

SHIFRAT E FRIKSHME, Hoxha: 75-80 raste të reja në vit me kancer të qafës së mitrës, kontrolli i hershëm shpëton jetë

Në Ditën Botërore të Kancerit, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale shpërndau sot një mesazh ndërgjegjësimi për të gjithë gratë dhe vajzat.

MShMS nënvizon se ndërgjegjësimi dhe diagnostikimi i hershëm janë çelësi për një jetë më të shëndetshme.

“Çdo kontroll, çdo informacion i duhur dhe çdo hap drejt kujdesit tĂ« rregullt mund tĂ« bĂ«jĂ« ndryshimin. Parandalimi Ă«shtĂ« forma mĂ« e mirĂ« e trajtimit”, thuhet nĂ« mesazhin e MShMS.

Doktori i shkencave mjekĂ«sore, Euglent Hoxha, gjinekolog pranĂ« QendrĂ«s Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza”, shprehet se kanceri i qafĂ«s sĂ« mitrĂ«s, Ă«shtĂ« lloji mĂ« i shpeshtĂ«, pĂ«r sa i pĂ«rket kancereve gjinekologjikĂ«.

“PĂ«r njĂ« periudhĂ« disa vjeçare, numri ka qenĂ« 75-80 raste tĂ« reja nĂ« vit, dhe ky numĂ«r Ă«shtĂ« pothuajse konstant gjatĂ« kĂ«tyre viteve. Kanceri i qafĂ«s sĂ« mitrĂ«s ka njĂ« specifikĂ« qĂ« sa mĂ« herĂ«t tĂ« zbulohet, aq mĂ« tĂ« mĂ«dha janĂ« mundĂ«sitĂ« e kurimit dhe trajtimit”, tha Hoxha.

Sipas mjekut, ndër faktorët e riskut që favorizojnë këtë lloj kanceri është infeksioni HPV.

“Kanceri i qafĂ«s sĂ« mitrĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« lloj sĂ«mundjeje qĂ« nĂ«se bĂ«het vaksinimi dhe kontrolli i duhur mund tĂ« eliminohet 100%. Vaksinimi Ă«shtĂ« njĂ« e mirĂ« e domosdoshme dhe ja rekomandoj tĂ« gjithĂ« prindĂ«rve qĂ« t’jua bĂ«jnĂ« vaksinĂ«n HPV si te vajzat dhe djemtĂ« e moshĂ«s 13 vjeç”, vijoi ai.

Mjeku gjinekolog në QSUNT, u shpreh se kontrolli duhet të bëhet nga të gjithë gratë dhe vajzat që janë seksualisht aktive.

“Pas kontrollit, nĂ«se rezultati i testit HPV del negativ, kontrolli bĂ«het njĂ«herĂ« nĂ« 3 apo 5 vjet dhe IShP ka njĂ« protokoll tĂ« caktuar pĂ«r kĂ«tĂ«â€, pĂ«rfundoi Hoxha.

The post SHIFRAT E FRIKSHME, Hoxha: 75-80 raste të reja në vit me kancer të qafës së mitrës, kontrolli i hershëm shpëton jetë appeared first on Albeu.com.

Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikon aktgjykimin: Nënkryetari serb i Kuvendit propozohet nga shumica e deputetëve serbë

Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka publikuar aktgjykimin e plotë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke theksuar se nënkryetari propozohet nga shumica e deputetëve të këtij komuniteti.

Aktgjykimi i plotë publikohet disa ditë pasi Kushtetuesja publikoi një njoftim lidhur me këtë vendim sa i përket zgjedhjes së Nenad Rashiqit në postin e nënkryetarit gjatë legjislaturës së kaluar, duke gjetur se ai ishte zgjedhur në kundërshtim me Kushtetutën dhe Rregulloren e Punës së Kuvendit.

“Kandidati/ja pĂ«r nĂ«nkryetar/e tĂ« Kuvendit nga radhĂ«t e deputetĂ«ve tĂ« komunitetit serb propozohet nga shumica e deputetĂ«ve tĂ« komunitetit serb; pĂ«rderisa kandidati pĂ«r nĂ«nkryetar tĂ« Kuvendit nga radhĂ«t e deputetĂ«ve tĂ« komuniteteve tĂ« tjera qĂ« nuk janĂ« shumicĂ« propozohet, nga shumica e deputetĂ«ve tĂ« komuniteteve tĂ« tjera qĂ« nuk janĂ« shumicĂ«, nĂ« pĂ«rputhje me kĂ«rkesat formale dhe nĂ« mirĂ«besim”, thuhet nĂ« aktgjykim.

Rashiq, udhëheqës i partisë Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë, u zgjodh nënkryetar nga radhët e komunitetit serb në tetor të vitit 2025, përmes shortit të iniciuar nga kryetari i Kuvendit, Dimal Basha.

Shorti u organizua pasi Lista Serbe – qĂ« kishte nĂ«ntĂ« deputetĂ« dhe po aq do tĂ« ketĂ« edhe nĂ« legjislaturĂ«n e re – nuk morĂ«n votat e nevojshme, dhe u organizua shorti.

Zgjedhja e tij u kontestua nga Lista Serbe, partia kryesore e serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit.

QĂ« atĂ«herĂ«, Kuvendi Ă«shtĂ« shpĂ«rndarĂ« dhe vendi ka mbajtur zgjedhje dhe Kushtetuesja ka thĂ«nĂ« se aktgjykimi i saj nuk ka efekt prapaveprues”.

Pra, kjo do të thotë se ky vendim nuk vlen edhe për rastet para hyrjes në fuqi, por për ato që do të merren në të ardhmen.

Gjykata tha se e drejta për të propozuar nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb i takon shumicës së deputetëve të këtij minoritet.

NĂ« aktgjykim u tha se aktivizimi i mekanizmit zhbllokues tĂ« shortit, “duhet tĂ« vijnĂ« nĂ« shprehje rrethana pĂ«rjashtimore, me ç’rast shumica e deputetĂ«ve nga radhĂ«t e komuniteteve qĂ« nuk janĂ« shumicĂ« nuk do tĂ« propozonte kandidatĂ«t”.

Institucioni më i lartë juridik në shtet tha se në rastin konkret nëntë kandidatë nga komuniteti serb u votuan nga tri herë, pas propozimit nga ana e përfaqësuesit të tyre.

“Rrjedhimisht, Gjykata vlerĂ«son se shumica e deputetĂ«ve nga radhĂ«t e komunitetit serb ka shfrytĂ«zuar tĂ« drejtĂ«n e propozimit pĂ«r nĂ«nkryetar tĂ« Kuvendit, respektivisht, anĂ«tar tĂ« KryesisĂ« sĂ« Kuvendit, si dhe pas kĂ«rkesĂ«s nga kryetari i zgjedhur i Kuvendit qĂ« tĂ« propozohet deputeti i mbetur i pa votuar nga radhĂ«t e komunitetit serb, pĂ«rfaqĂ«suesi i shumicĂ«s sĂ« deputetĂ«ve nĂ« radhĂ«t e komunitetit Serb kĂ«rkoi ripropozimin e kandidatĂ«ve nga kjo shumicĂ« bazuar nĂ« tĂ« drejtĂ«n e pĂ«rcaktuar nĂ« paragrafin 4 tĂ« nenit 67 tĂ« KushtetutĂ«s nĂ« lidhje me nĂ«nparagrafin 1 tĂ« paragrafit 6 tĂ« nenit 12 tĂ« Rregullores sĂ« Kuvendit”, u tha nĂ« aktgjykim.

NĂ« vendim thuhet se pĂ«rderisa i takon Kuvendit qĂ« tĂ« vlerĂ«sojĂ« rrethanat qĂ« e bĂ«jnĂ« tĂ« domosdoshĂ«m aktivizimin e mekanizmave debllokues, “Gjykata thekson fuqishĂ«m qĂ« kĂ«to mekanizma nuk mund tĂ« pĂ«rdoren si procedurĂ« e rregullt e zgjedhjes sĂ« kryetarit/nĂ«nkryetarĂ«ve, por vetĂ«m nĂ« rrethana tĂ« caktuara, kur njĂ« gjĂ« e tillĂ« Ă«shtĂ« e domosdoshme pĂ«r tĂ« debllokuar procesin e konstituimit tĂ« Kuvendit dhe vetĂ«m nĂ« masĂ«n qĂ« njĂ« gjĂ« e tillĂ« i shĂ«rben qĂ«llimit kushtetues pĂ«r çka kĂ«to mekanizma janĂ« pĂ«rcaktuar”.

“NĂ« parim, ashtu siç Ă«shtĂ« theksuar mĂ« herĂ«t, propozimet nga grupet parlamentare apo deputetĂ«t qĂ« gĂ«zojnĂ« tĂ« drejtĂ«n e propozimit, nĂ« frymĂ«n e mirĂ«besimit dhe bashkĂ«punimit, duhet tĂ« synojnĂ« arritjen e konsensusit, tĂ« sigurojnĂ« votat e nevojshme dhe tĂ« rezultojnĂ« nĂ« zgjedhjen e kandidatĂ«ve ashtu siç janĂ« propozuar dhe siç parashihet me KushtetutĂ«. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, duke u mbĂ«shtetur nĂ« pĂ«rcaktimet kushtetuese tĂ« lartcekura, ky parim ka rĂ«ndĂ«si tĂ« veçantĂ« pĂ«r garantimin e sĂ« drejtĂ«s sĂ« pĂ«rfaqĂ«simit tĂ« komuniteteve qĂ« nuk janĂ« shumicĂ«, tĂ« cilat nuk disponojnĂ« numrin e nevojshĂ«m pĂ«r tĂ« siguruar vetĂ« zgjedhjen e pĂ«rfaqĂ«suesve tĂ« tyre nĂ« kryesinĂ« e Kuvendi”, thuhet nĂ« aktgjykim.

Kushtetuesja thotĂ« se shorti nuk mund tĂ« pĂ«rdoret si mekanizĂ«m nĂ« rrethanat kur shumica e deputetĂ«ve tĂ« Kuvendit do tĂ« pĂ«rcaktonte pĂ«rfaqĂ«suesin e njĂ« komuniteti joshumicĂ«, pa propozimin e kĂ«tij komuniteti, pasi argumenton se kjo, “nĂ« thelb, do tĂ« pĂ«rbĂ«nte anashkalim tĂ« garancive kushtetuese dhe atyre tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« Rregulloren e Kuvendit”.

Pas njoftimit pĂ«r aktgjykimin, tĂ« publikuar nga Kushtetuesja mĂ« 28 dhjetor, kryetari i Kuvendit, Dimal Basha, e kishte kritikuar atĂ«, duke vlerĂ«suar se pĂ«rmbante “gabime thelbĂ«sore nĂ« interpretim dhe zbatim tĂ« normave pĂ«rkatĂ«se”.

Ai vlerĂ«soi se pretendimet e GjykatĂ«s Kushtetuese “janĂ« tĂ« pabaza” sa i pĂ«rket zgjedhjes sĂ« nĂ«nkryetarit nga radhĂ«t e komunitetit serb.

Basha deklaroi se Rashiq nuk u propozua nga shumica e deputetëve serbë, pasi siç argumentoi ai, nga shumica e këtyre deputetëve nuk ka pasur propozim.

“Me fjalĂ« tĂ« tjera, vetĂ« Gjykata Kushtetuese po e pranon se shumica e deputetĂ«ve nga komuniteti serb nuk e kanĂ« propozuar zotin Rashiq, pra kemi pasur tĂ« bĂ«jmĂ« me refuzim, apo ndryshe thĂ«nĂ« mospropozim nga ana e tyre”, shkroi Basha nĂ« rrjetet sociale.

Më 16 tetor 2025, Lista Serbe iu drejtua Kushtetueses me ankesë lidhur me zgjedhjen e nënkryetarit të Kuvendit nga radhët e komunitetit serb, duke pretenduar se janë shkelur Kushtetuta, Rregullorja e punës së Kuvendit, si dhe një aktgjykim i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese.

Gjykata më e lartë në vend veçse kishte trajtuar një ankesë të Listës Serbe lidhur me çështjen e nënkryetarëve, pasi kryeparlamentari Dimal Basha, e kishte shpallur të konstituuar Kuvendin pa zgjedhjen e nënkryetarit të pestë nga radhët e komunitetit serb.

Më pas, Gjykata konstatoi se Kuvendi nuk ishte i konstituuar, duke kërkuar që deputetët të zgjidhnin nënkryetarin nga radhët e komunitetit serb, me qëllim që të hapej rruga për formimin e Qeverisë.

Në atë vendim, Kushtetuesja tha se propozimi për nënkryetarin nga radhët e komuniteteve joshumicë, në këtë rast të pakicës serbe, duhet të bëhet nga shumica apo numri më i madh i deputetëve nga radhët e deputetëve të komunitetit serb./REL

The post Gjykata Kushtetuese e Kosovës publikon aktgjykimin: Nënkryetari serb i Kuvendit propozohet nga shumica e deputetëve serbë appeared first on Albeu.com.

EMRI/ U kafshua nga qeni i fqinjit, humb jetën 65-vjeçarja nga Belshi

NjĂ« ngjarje e rĂ«ndĂ« ka tronditur fshatin ÇërragĂ« tĂ« Belshit, ku njĂ« grua ka humbur jetĂ«n nĂ« rrethana tragjike pas njĂ« sulmi nga qeni i njĂ« fqinji.

Sipas informacioneve paraprake, Emine Agolli, rreth 65 vjeçe, është kafshuar në këmbë nga qeni, duke pësuar gjakderdhje të rëndë.

PavarĂ«sisht ndĂ«rhyrjes dhe pĂ«rpjekjeve pĂ«r ta shpĂ«tuar, ajo nuk ka mundur t’u mbijetojĂ« plagĂ«ve dhe ka ndĂ«rruar jetĂ«.

Policia ka nisur veprimet hetimore ndaj pronarit të qenit, për të sqaruar rrethanat e plota të ngjarjes dhe për të përcaktuar përgjegjësitë ligjore.

Hetimet vijojnë, ndërkohë që rasti rikthen vëmendjen te përgjegjësia e pronarëve të kafshëve dhe masat e sigurisë për parandalimin e ngjarjeve të tilla tragjike.

The post EMRI/ U kafshua nga qeni i fqinjit, humb jetën 65-vjeçarja nga Belshi appeared first on Albeu.com.

Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në Kardiologji, mjekët: Gjendja paraqitet e qëndrueshme

Ish-Presidenti i RepublikĂ«s, Alfred Moisiu, Ă«shtĂ« dĂ«rguar me urgjencĂ« mesditĂ«n e sotme nĂ« QendrĂ«n Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza”, pas komplikacioneve shĂ«ndetĂ«sore.

Burime spitalore bënë të ditur se ish-kreu i shtetit është paraqitur në spital me probleme të frymëmarrjes.

Menjëherë pas mbërritjes, ai është shtruar në repartin e Reanimacionit pranë Klinikës së Kardiologjisë, ku ndodhet nën monitorim intensiv nga stafi mjekësor.

Sipas zyrës së shtypit dhe informacioneve spitalore, për momentin parametrat jetësorë të zotit Moisiu janë stabël. Mjekët janë duke vlerësuar situatën në dinamikë për të përcaktuar momentin e përshtatshëm për të kryer një ndërhyrje (intervent) të nevojshme.

“I gjithĂ« stafi i shĂ«rbimit tĂ« KardiologjisĂ« Ă«shtĂ« nĂ« gatishmĂ«ri pĂ«r tĂ« mbajtur nĂ«n kontroll gjendjen e ish-Presidentit”, thonĂ« burimet nga QSUT.

The post Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në Kardiologji, mjekët: Gjendja paraqitet e qëndrueshme appeared first on Albeu.com.

Lëkundje tërmeti në Korçë, sa ishte magnituda

Lëkundje tërmeti kanë ndjerë në Korçë. Mësohet se tërmeti i regjistrua me magnitudë 3.7 ballë.

Epiqendra sipas të dhënave është në Greqi, pranë zonës së Kosturit. Lëkundjet raportohet se ishin të forta.

Deri më tani nuk raportohen dëme materiale.

The post Lëkundje tërmeti në Korçë, sa ishte magnituda appeared first on Albeu.com.

Pas një viti fejesë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi marrin vendimin e madh

Princ Leka dhe Blerta Celibashi po përgatiten të hedhin hapin më të rëndësishëm në historinë e tyre të dashurisë: martesën.

Burime ekskluzive për Vip Magazine bëjnë me dije se çifti ka nisur tashmë përgatitjet për ceremoninë, ndërsa dita e kurorëzimit pritet të jetë shumë pranë.

Lajmi vjen pas një periudhe të gjatë stabiliteti dhe ekspozimi publik për çiftin, të cilët prej kohësh nuk e kanë fshehur lidhjen e tyre.

Vitin e kaluar, Princ Leka dhe Blerta festuan fejesën në një ambient intim në jug të vendit, në prani të familjarëve dhe miqve të ngushtë.

“Dora e vogĂ«l qĂ« mbron shumĂ«â€, Xhensila emocionon me postimin pĂ«r fĂ«mijĂ«t
Ceremonia bëri bujë në mediat shqiptare dhe u pasqyrua edhe nga disa media ndërkombëtare, duke tërhequr vëmendje të gjerë.

Që nga publikimi i lidhjes së tyre, dyshja janë shfaqur shpesh së bashku në evente të ndryshme publike në kryeqytet, duke reflektuar një raport të konsoliduar dhe një prani të qetë, por elegante.

Daljet e tyre kanë qenë gjithmonë diskrete, por mjaftueshëm për të konfirmuar harmoninë mes tyre.

Tashmë, me përgatitjet për martesë në zhvillim, çifti pritet të kurorëzojë zyrtarisht dashurinë e tyre, duke shënuar një kapitull të ri në jetën personale të Princ Lekës dhe Blertës.

Detajet e ceremonisë mbeten ende të rezervuara, por pritshmëritë janë të larta.

The post Pas një viti fejesë, Princ Leka dhe Blerta Celibashi marrin vendimin e madh appeared first on Albeu.com.

“Mandatet i kanĂ« tĂ« krimit”/ Berisha: “Lubi” Balluku dhe Rama janĂ« pasuruar duke vjedhur qytetarĂ«t! Ne pushtetin e marrim vetĂ«m me votĂ«!

Kreu i PD Sali Berisha u shpreh se forca më e madhe e opozitës është debati, takime me qytetarët dhe përcjelljen e së vërtetës. Gjatë takimit të mbajtur këtë të mërkurë në degën 1 dhe 3 në Tiranë.

Berisha theksoi se shteti është degraduar, duke shtuar që qëllimi i opozitës është rrëzimi i regjimit. Ndërsa akuzoi qeverinë si e kapur nga krimi.

“E shndĂ«rruan gjykatĂ«n nĂ« strofullĂ«n e fundit. KĂ«tĂ« e them se cila Ă«shtĂ« shkalla ekstreme e degradimit tĂ« kĂ«tij shteti dhe sa i rrezikshĂ«m Ă«shtĂ« ky çdo ditĂ« ndaj nesh. Por nĂ« rast se mĂ« grushtin e shtetit qĂ« ka bĂ«rĂ«, meriton çdo pĂ«rgjigje. Me shndĂ«rrimin nĂ« farsĂ« tĂ« zgjedhjeve meriton çdo pĂ«rgjigje sepse nuk ka legjitimitet. Mandatet i ka krim. TĂ« gjithĂ« shndĂ«rrohen nĂ« maska tĂ« lubisĂ«, por nĂ« kafe nuk lĂ«nĂ« gjĂ« pa e sharĂ«. Ne nuk jemi parti e dhunĂ«s, jemi tĂ« pĂ«rcaktuar parti qĂ« nuk marrim kurrĂ« pushtetin vetĂ«m se me votĂ«. Dhe unĂ« ju garantoj qĂ« kĂ«tĂ« herĂ« do fitojmĂ« dhe do bĂ«jmĂ« pĂ«rgjegjĂ«s kĂ«to regjim qĂ« shkelmon shqiptarĂ«. Lubi Balluku Edi Rama, dhe tĂ« gjithĂ« pushtetarĂ«t qĂ« janĂ« pasuruar duke ju vjedhur do shkojnĂ« atje ku e kanĂ« vendin dhe pasuritĂ« do ju kthehen ju. Ato janĂ« miliarda. Ne do vendosim sistemin mĂ« transparencĂ« pĂ«r pronat tuaja, pronat publike. Por asgjĂ« nuk mund tĂ« realizohet pa pĂ«rmbysjen e tij dhe ne do ta pĂ«rmbysim. Kjo kĂ«rkon nga ne qĂ« nĂ« kĂ«tĂ« censurĂ« tĂ« jemi me debatet tona, pishtarĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«s”, tha ai.

The post “Mandatet i kanĂ« tĂ« krimit”/ Berisha: “Lubi” Balluku dhe Rama janĂ« pasuruar duke vjedhur qytetarĂ«t! Ne pushtetin e marrim vetĂ«m me votĂ«! appeared first on Albeu.com.

Rama nis vizitën në Vatikan, ndan foto nga bazilika e famshme: Krah Zojës së Shqipërisë qëndron edhe flamuri ynë kombëtar!

Kryeministri Edi Rama zhvilloi ditën e sotme një vizitë në Vatikan. Në një postim në Facebook, Rama ka ndarë disa fotografi e detaje nga takimi.

Reagimi:

VIZITA NË VATIKAN pĂ«r takimin me Atin e ShenjtĂ«, nisi sot nga Genazzano, nĂ« bazilikĂ«n e famshme, ku gjendet shembĂ«lltyra e ZojĂ«s sĂ« KĂ«shillit tĂ« MirĂ«, mbi njĂ« copĂ« tĂ« shkĂ«putur nga muri i KishĂ«s sĂ« ShkodrĂ«s nĂ« vitin e largĂ«t 1467

Që nga ajo kohë asnjë kryetar shteti ose qeverie shqiptare nuk e kishte shkelur pragun e bazilikës, ku krah Zojës së Shqipërisë qëndron përherë edhe flamuri ynë kombëtar, e ku kanë kryer vizita e rite thuajse të gjithë Papët e Romës.

GjĂ«ja e parĂ« qĂ« bĂ«ri edhe Papa Leoni XVI sapo u zgjodh, ishte vinte e tĂ« lutej nĂ« Genazzano te Zoja e ShqipĂ«risĂ« qĂ« thirret edhe Regina di Albania – MbretĂ«resha e ShqipĂ«risĂ«.

The post Rama nis vizitën në Vatikan, ndan foto nga bazilika e famshme: Krah Zojës së Shqipërisë qëndron edhe flamuri ynë kombëtar! appeared first on Albeu.com.

Sherr në një lokal në Korçë/ Goditet me thikë 34-vjeçari, shoqërohet në polici autori

Sipas informacioneve paraprake, mësohet se në një lokal në qytet, një konflikt ka degraduar në përdorimin e thikës.

Autori është një 17 vjeçar ndërsa i plagosur ka mbetur një 34 vjeçar. Sipas të dhënave mësohet se 34 vjeccari ka marrë dëmtime në dorë nga mjeti mprehës ndërsa ka ardhur pak ditë më parë në Shqipëri pasi jetonte jashtë shtetit (në Greqi).

Shkak i sherrit mendohet të ketë qenë një konflikt i mëparshëm. Autori i mitur ndodhet tashmë në komisariatin e Korçës ndërsa i plagosuri po merr mjekim në spital jashtë rrezikut për jetën.

The post Sherr në një lokal në Korçë/ Goditet me thikë 34-vjeçari, shoqërohet në polici autori appeared first on Albeu.com.

Skandali me tunelin e Llogarasë/ TVSH e kredituar, në shkelje të ligjit. SPAK duhet të hetojë tatimorët!

Dosja hetimore për skandalin e tunelit të Llogarasë nxori në pah abuzime skandaloze me ligjin nga ana e zv/kryeministres Belinda Balluku, ish-drejtorit të ARRSH-së, Ervis Berberi, dhe vartësve të tyre.
Përveç rritjes fiktive të faturave, të cilat kanë rënduar mbi buxhetin e shtetit, dhe favorizimit të kompanisë turke, ngrihen dyshime serioze edhe mbi kreditimin e TVSH-së për punimet e kësaj vepre publike.

Hetimi i hollësishëm i SPAK-ut, i cili zbardhi aferën e tunelit të Llogarasë, zbuloi shkelje të shumëllojshme që bëjnë përgjegjës, përveç Belinda Ballukut, edhe inspektorë të tatimeve të tipit Olsi Kuca.

Inspektorët tatimorë mbajnë përgjegjësi pasi kanë lejuar firmën e ndërtimit të punojë plot tre vite pa dokumentacion të rregullt, duke i njohur TVSH-në kreditore për mallrat e përdorura në ndërtimin e tunelit. Ata kanë kredituar TVSH-në duke e zgjatur dhe zvarritur dosjen, çështje kjo që SPAK duhet ta hetojë gjithashtu.

Ligjet në fuqi e ndalojnë kreditimin e TVSH-së për bizneset që operojnë pa dokumentacion të vlefshëm ligjor, ndaj SPAK-u, si prokurori e posaçme antikorrupsion, duhet të hetojë edhe rolin e Tatimorëve.

Ligji pĂ«r “Tatimin mbi VlerĂ«n e Shtuar nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€ pĂ«rcakton se “tatimpaguesit qĂ« kryejnĂ« veprimtari ndĂ«rtimi kanĂ« tĂ« drejtĂ« tĂ« kreditojnĂ« TVSH-nĂ« e paguar pĂ«r blerjet e mallrave vetĂ«m pasi tĂ« kenĂ« marrĂ« lejen e ndĂ«rtimit dhe tĂ« kenĂ« regjistruar objektin si projekt ndĂ«rtimi pranĂ« organit tatimor”.

Konkretisht, leja për ndërtimin e tunelit të Llogarasë është bërë e vlefshme në maj të vitit 2025, në një kohë kur tuneli kishte përfunduar dhe ishte në prag të përurimit.

Në raste të tjera, inspektorë tatimesh si Olsi Kuca janë përdorur si masha politike për të goditur biznese të rregullta, ndërsa në rastin e tunelit të Llogarasë sytë kanë qenë të mbyllur dhe veshët të shurdhër.

Kostot marramendëse të tunelit të Llogarasë u rritën gjatë rrugës me të paktën 50 milionë euro. Me gjasë, këto para janë marrë nga buxheti i shtetit për të paguar rryshfete, të cilat janë ende objekt hetimi nga SPAK-u.

Konkretisht, shtesa e paparashikuar prej 50 milionë eurosh nga buxheti i shtetit për ndërtimin e tunelit të Llogarasë u miratua në vitin 2022. Edhe TVSH-ja e kësaj shume është kredituar, çka përbën një tjetër dëm prej rreth 10 milionë eurosh, të cilat duhet patjetër të jenë objekt hetimi nga SPAK-u.

Kjo verbëri profesionale dëshmon për standardin e dyfishtë në trajtimin që Tatimorët u bëjnë bizneseve të ndryshme në vend.

Abuzimi me besimin dhe paratë e shqiptarëve është një çështje serioze që meriton vëmendje, transparencë dhe, mbi të gjitha, përgjegjësi penale për çdo shkelës të ligjit.

The post Skandali me tunelin e Llogarasë/ TVSH e kredituar, në shkelje të ligjit. SPAK duhet të hetojë tatimorët! appeared first on Albeu.com.

❌