Franca ka dĂ«rguar njĂ« paralajmĂ«rim tĂ« qartĂ« drejt Uashingtonit, se çdo pĂ«rpjekje e Shteteve tĂ« Bashkuara pĂ«r tĂ« marrĂ« kontrollin e GroenlandĂ«s do tĂ« pĂ«rbĂ«nte njĂ« âvijĂ« tĂ« kuqeâ dhe do tĂ« rrezikonte seriozisht marrĂ«dhĂ«niet ekonomike mes Bashkimit Evropian dhe SHBA-ve.
Ministri francez i Financave, Roland Lescure, deklaroi se ia ka pĂ«rcjellĂ« kĂ«tĂ« mesazh drejtpĂ«rdrejt sekretarit amerikan tĂ« Thesarit, Scott Bessent, gjatĂ« njĂ« takimi nĂ« Uashington, raporton Financial Times. Sipas tij, shqetĂ«simi nĂ« EvropĂ« Ă«shtĂ« i thellĂ« pĂ«r shkak tĂ« deklaratave tĂ« pĂ«rsĂ«ritura tĂ« presidentit amerikan Donald Trump mbi âmarrjen e pronĂ«sisĂ«â sĂ« GroenlandĂ«s, territor autonom qĂ« i pĂ«rket MbretĂ«risĂ« sĂ« DanimarkĂ«s.
âGroenlanda Ă«shtĂ« pjesĂ« sovrane e njĂ« shteti sovran qĂ« Ă«shtĂ« anĂ«tar i BE-sĂ«. Kjo nuk Ă«shtĂ« diçka me tĂ« cilĂ«n mund tĂ« luhetâ, shprehet Lescure pĂ«r Financial Times.
Pavarësisht tensioneve me administratën Trump për çështje si Groenlanda, tarifat doganore dhe rregullimi i gjigantëve amerikanë të teknologjisë, Franca thekson se dialogu me SHBA-të duhet të vazhdojë. Lescure nënvizoi se Evropa ka interes strategjik të bashkëpunojë me Uashingtonin në fusha kyçe, përfshirë përpjekjet për të ulur varësinë nga Kina në zinxhirët e furnizimit me minerale të rralla, një iniciativë që Franca synon ta shtyjë përpara në kuadër të G7-s.
Megjithatë, ai pranoi se një pushtim i mundshëm i Groenlandës do ta ndryshonte rrënjësisht situatën.
âNĂ«se do tĂ« ndodhte diçka e tillĂ«, do tĂ« hynim nĂ« njĂ« botĂ« krejtĂ«sisht tĂ« re dhe do tĂ« duhej tĂ« pĂ«rshtateshimâ, u shpreh ai, duke shmangur spekulimet pĂ«r sanksione tĂ« mundshme ekonomike ndaj SHBA-ve.
BE-ja dhe SHBA-të përbëjnë marrëdhënien më të madhe tregtare dypalëshe në botë.
Sipas të dhënave të BE-së, tregtia e mallrave dhe shërbimeve mes dy palëve kaloi 1.6 trilion euro në vitin 2024, me SHBA-të si tregun më të madh të eksportit për bllokun evropian.
Sipas Lescure, qasja e administratës Trump e ka bërë bashkëpunimin gjithnjë e më të vështirë, duke i përshkruar SHBA-të si aleatë që herë sillen si partnerë strategjik e herë si kundërshtarë të paparashikueshëm. Një tjetër pikë përplasjeje mbetet rregullimi evropian i kompanive të mëdha amerikane të teknologjisë. Ai konfirmoi se SHBA-të kanë shprehur pakënaqësi për gjobat e vendosura nga BE-ja, përfshirë penalizimin prej 120 milionë eurosh ndaj platformës X në dhjetor.
âLigjet evropiane do tĂ« zbatohen pĂ«r çdo kompani qĂ« operon nĂ« EvropĂ«â, tha Lescure.
Ndërkohë, Franca përballet edhe me sfida të brendshme serioze. Deficitet e larta buxhetore dhe bllokimi politik në parlament po kufizojnë ambiciet e Parisit në politikën e jashtme. Qeveria synon ta ulë deficitin në 5% të PBB-së në vitin 2026, ndërsa kriza buxhetore ka forcuar pozitat e ekstremit të djathtë përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit 2027.
Lescure argumenton se arritja e një marrëveshjeje buxhetore do të ishte thelbësore për të frenuar rritjen e së djathtës ekstreme, duke treguar se partitë tradicionale janë ende të afta të qeverisin.