Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Albin Kurti shpall fitoren, krijon qeverinë i vetëm, pa nevojë për Koalicion

Kreu i LVV-së, Albin Kurti, shpalli fitoren në zgjedhjet e 28 dhjetorit dhe tha se kjo është fitorja “më e madhe në historinë e vendit”. “Më 9 shkurt fitoi LVV-ja me partnerët, më 28 dhjetor fitoi populli i Kosovës dhe Republika”, tha Kurti. Kurti tha se partia e tij është në rrugë që të tejkalojë rezultatin e 14 shkurtit 2021, kur kishte fituar 50.2 për qind. Sipas tij…

Source

Numërohen 73% e kutive të votimit në Kosovë. Kurti kryeson me mbi 50% të votave, PDK 20% e ndjekur nga LDK me 14%

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka përditësuar mbrëmjen e sotme rezultatet paraprake të zgjedhjeve parlamentare, me një pjesë të konsiderueshme të votave tashmë të numëruara. Sipas të dhënave zyrtare, deri në orën 20:54 janë përpunuar 1,872 nga 2,557 vendvotime, ose 73.21% e totalit. Nga rezultatet e deritanishme, Lëvizja Vetëvendosje! kryeson bindshëm duke kaluar pragun e 50%, me 50.21%

Source

Qeveria vendos amnisti për 380 persona dhe 900 të tjerë me ulje dënimi

Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, komunikon nismën e Qeverisë Shqiptare për amnistinë e ndërmarrë si një akt i frymëzuar nga humanizmi, drejtësia sociale dhe standardet europiane. Pjesë e një politike penale moderne, që synon rehabilitimin, uljen e mbipopullimit në burgje dhe forcimin e sigurisë afatgjatë, amnistia hap rrugën që 380 persona të përfitojnë lirim të menjëhershëm dhe rreth…

Source

Vlora pa ujë, bashkia feston. Qytetarët rrethojnë vendin e festës: Duam ujë!

Vlorë vijon prej disa ditësh të përballet me mungesë të ujit të pijshëm. Situata ka nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët mbrëmjen e sotme iu përgjigjën thirrjes për protestë, duke u mbledhur qindra vetë në qendër të qytetit. Protesta zhvillohet përpara Teatri Petro Marko, ku qytetarët shprehin revoltën ndaj pushtetit lokal dhe qendror, duke kërkuar zgjidhje të menjëhershme për krizën e ujit.

Source

Dalin shifrat e para për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë. Kurti kryeson, por nuk e bën dot qeverinë. Rritet LDK, PDK e treta

Rreth 900 mijë votues kanë marrë pjesë sot në Kosovë në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, dhjetë muaj pasi nuk i dhanë votat e mjaftueshme Albin Kurtit për të krijuar qeverinë e re. Në zgjedhje garuan 24 subjekte politike me 1,180 kandidatë për deputetë. Nga to, 8 subjekte politike janë të shqiptarëve me 624 kandidatë që synojnë 100 vendet në Kuvend, ndërkaq pjesa tjetër janë subjekte nga…

Source

Brigitte Bardot – Një ikonë ndërroi jetë

Në kulmin e karrierës Brigitte Bardot ishte personi më i fotografuar i kohës së saj. Tani aktorja e famshme franceze ndërroi jetë moshën 91 vjeçare. Brigitte Bardot simboli i kinemasë franceze në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar, simbol i sensualitetit femëror, por edhe i thyerjes së tabuve ndërroi jetë në moshën 91 vjeçare në Saint Tropez, ku jetonte prejt vitesh e tërhequr nga publiku.

Source

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj: Bandat kanë në dorë pronat tona në Hipotekë

Kryetari i Partisë Mundësia, Agron Shehaj ka ngritur sot alarmin për rrezikun serioz që paraqet AKSHI për sigurinë e të dhënave personale dhe pronat e qytetarëve shqiptarë. Në një video-mesazh në rrjetet sociale, Shehaj deklaroi se AKSHI ka në dorë çdo informacion jetik për qytetarët, përfshirë të dhënat e pronësisë, shëndetit, biometriket, lëvizjet, gjobat dhe llogarivtë bankare…

Source

SPAK dhe BKH në ofensivë totale. Ja emrat e biznesmenëve dhe zyrtarëve që janë kontrolluar

Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe Byroja Kombëtare e Hetimit (Byroja Kombëtare e Hetimit) kanë hyrë në një fazë të re dhe intensive hetimore, ku në fokus janë të gjithë biznesmenët dhe zyrtarët publikë që rezultojnë të lidhur, drejtpërdrejt apo tërthorazi, me ministren dhe zv.kryeministren Belinda Balluku. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se nuk bëhet…

Source

Ministri gjerman i Çështjeve Digjitale kërkon kufizim moshe për mediat sociale. Po në Shqipëri, pse jo?!

Ministri gjerman i Çështjeve Digjitale, Karsten Wildberger (CDU), është i hapur për ndalimin e mediave sociale për fëmijët në Gjermani, ngjashëm me modelin e Australisë. “Më duket shumë tërheqëse si ide. Në këtë rast unë e konsideroj çështjen e kufizimit të moshës më shumë se të justifikuar”, i tha ai Agjencisë Gjermane të Shtypit dpa. Studimet, vëzhgimet dhe prezantimet tregojnë se sa thellë…

Source

Polici që shpëtoi protestuesin e PD nga djegia e molotovit që hodhi vetë!

Në protestën e 22 dhjetorit 2025 një protestues hodhi molotov që të digjte policët, por gabimisht molotovi i ra në këmbët e tij dhe mori zjarr në sekonda. Menjëherë një polic ndërhyri për të shuar flakët që do ti merrnin jetën protestuesit të Berishës. Dhe shpëtoi! Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Ilir Proda, i akordoi “Certifikatë për Shërbime të Dalluara”…

Source

Një oligark nën hetim nga SPAK

Më në fund SPAK dhe BKH ka futur në rreth një oligark. Deri tani SPAK-u ka qenë i sukseshëm në arrestime politikanësh të lartë si dhe te grupet kriminale, por me sa duket fokusi tashmë po kalon edhe te oligarkët. Oligarkut po i hetohen krejt pasuritë dhe lidhjet e tij me qeverinë e krimin e organizuar. Burimet nuk donin të dilte emri, ndër disa oligarkë që ka Shqipëria…

Source

Nesër Kosova voton. A do e zgjidhin krizën politike?

Nëse do ta përmbledhësh politikën e Kosovës për vitin 2025, mund ta bësh me pak fjalë: zgjedhje, konstituim, dështim, sërish zgjedhje… Mund t’i shtohen edhe disa: opozita bllokon, pushteti bllokon… Dhe, pse jo, edhe disa “më të forta”: ‘hajvanë’, ‘kudra’, ‘të shitur’… E sigurt është që nuk ishte vit i kompromisve, i marrëveshjeve politike, apo i projekteve të mëdha ndërkombëtare.

Source

Bankat rrisin rrogat e tyre, por ngrejnë edhe normat e interesit të kredive ndaj qytetarëve

Bankat po pastrojnë para të pista, disa prej tyre janë nën hetim nga SPAK. Por shumë banka rrisin rrogat për punonjësit dhe po ashtu rrisin normat e interesit për kreditë ndaj biznesit dhe qytetarëve. Ndërkohë Banka e Shqipërisë bën sehir. Në vend që ti kontrollojë, me synimin ruajtjen e stabilitetit ekonomik dhe në interes të qytetarëve, ajo punon e mbron interesat e pronarëve të bankave.

Source

JD Vance paralajmëron për rrezik sigurie nga Evropa: “Ide të afërta me islamistët mund të arrijnë pushtetin në Francë ose Britani”

Deklarata e zëvendëspresidentit amerikan JD Vance, se Franca dhe Mbretëria e Bashkuar mund të përbëjnë rrezik sigurie për SHBA-në nëse “ide të afërta me islamistët” fitojnë pushtet, nuk është gafë retorike. Ajo është sinjal doktrinar: Uashingtoni po riformaton marrëdhënien transatlantike nga aleancë e bazuar në interesa të përbashkëta në aleancë të kushtëzuar nga drejtimi ideologjik i brendshëm i…

Source

Kosovë: Të rinjtë votues mes shpresës dhe frustrimit

Nga Prishtina në Mitrovicën e Veriut shumë të rinj thonë se zgjedhjet e përsëritura nuk do të sjellin ndryshim, por vetëm po thellojnë apatinë dhe mosbesimin ndaj politikës. Gjatë fushatës zgjedhore që nisi më 17 dhjetor në Kosovë, një pakartë e madhe e Listës Serbe dominon rrugët e Mitrovicës së Veriut, pas rikthimit të kësaj partie në pushtet në komunat veriore më 5 dhjetor. Një kontrast ky me…

Source

SPAK po heton Kullat, resortet turistike VIP dhe bankat

SPAK po heton edhe biznesmenët e mëdhenjë që janë fshehur ose kanë përfituar nga qeveritë e ndryshme. Në sitë janë Kullat, Koncensionet, bankat dhe Resortet turistike. Në SPAK kanë ardhur supër talente financiare të FBI. Ka arsye shumë të forta pse burimet e financimit të kullave në Tiranë dhe roli i bankave të nivelit të dytë duhen hetuar seriozisht (nga SPAK/BKH; dhe…

Source

SPAK e BKH, 19 kontrolle për zyrtarë e biznesmenë. Priten kontrolle të tjera…

Aksioni i fundit i Byroja Kombëtare e Hetimit në kuadër të hetimeve që lidhen me Belinda Balluku shënon një nga zhvillimet më të forta dhe më domethënëse të kësaj dosjeje penale. Jo për shkak të numrit të kontrolleve – plot 19 – por për mënyrën, objektivat dhe mesazhin institucional që ky aksion përcjell. BKH ka ushtruar kontrolle në dy kompani ndërtimi, të njohura për fitimin e tenderëve pranë…

Source

Corriere della Sera: SHBA synon shpërbërjen e BE!

Nga përplasja e BE-së në epokën e komisionerit Mario Monti kundër Microsoft-it, i akuzuar për abuzim me pozicionin dominues, një debat që nisi në vitin 1998 dhe përfundoi me gjobën e parë të madhe transatlantike në 2004-ën, kemi kaluar në një “luftë të ftohtë” të mirëfilltë për teknologjinë e lartë, të nisur nga SHBA-të kundër Brukselit. Kjo është një ofensivë e përbërë nga tarifa ndëshkuese dhe…

Source

Si u zhduk koleksioni i shtrenjtë i verërave të Ergys Agasit

Në një akt të paprecedentë, një koleksion me 900 shishe verë ekskluzive me vlerë rreth 1 milion euro në pronësi të Ergys Agasit u zhduk pa asnjë gjurmë, ndonëse ishte bllokuar nga hetuesit e BKH-së dhe Drejtoria e Hetimit Doganor. Nga Edmond Hoxhaj (BIRN) Mes kodrave të gjelbëruara të Mulletit, rreth 13 kilometra larg qendrës së Tiranës, “Equos Resort” reklamon shërbime luksi…

Source

❌