Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aktori i njohur turk, arrestohet për trafik droge

Aktori i famshëm turk, Can Yaman është arrestuar në Turqi si pjesë e një hetimi mbi trafikimin dhe përdorimin e drogës midis personazheve të njohur, gazetarëve dhe personazheve VIP në Stamboll, sipas rainewsofficial.

Yaman, shumë i njohur në Itali për rolet e tij kryesore në disa seriale televizive të suksesshme, përfshirë “Sandokan” të kohëve të fundit, por edhe për njohuritë e tij të thella të gjuhës italiane, u arrestua mbrëmë së bashku me gjashtë persona të tjerë, përfshirë aktoren Selen Gorguzel.

Yaman u gjet me disa doza droge me vete. Të shtatë të arrestuarit tani po i nënshtrohen një sërë testesh në Institutin e Mjekësisë Ligjore për të përcaktuar nëse, kur dhe çfarë droge kishin konsumuar.

Policia kontrolloi nëntë klube të ndryshme nate në metropolin e Bosforit mbrëmë duke arrestuar disa tregtarë dhe menaxherët e lokaleve ku shiteshin narkotikë.

Në javët e fundit, si pjesë e të njëjtit hetim, më shumë se 20 personalitete, personazhe të famshëm dhe gazetarë janë kapur nga policia.

Hetimi ka të bëjë me akuzat për “posedim droge ose stimuluesish për përdorim personal”, “lehtësim të përdorimit të drogës” dhe “inkurajim të një personi për t’u angazhuar në prostitucion, lehtësim të një praktike të tillë ose ndërmjetësim ose sigurim të një vendi për prostitucion”.

Protestat e dhunshme në Iran/ Spitalet të mbingarkuara nga numri i madh i të plagosurve gjatë përplasjeve

Spitalet në Iran po përballen me mbingarkesë të rëndë, ndërsa protestat antiqeveritare vazhdojnë në shumë qytete të vendit, sipas BBC.

Një mjek dhe një punonjës shëndetësor në dy spitale të ndryshme thanë se numri i të plagosurve është rritur ndjeshëm, duke vënë sistemin shëndetësor nën presion ekstrem.

Sipas një mjeku nga Teherani, spitali kryesor oftalmologjik i kryeqytetit ka hyrë në gjendje krize, me shërbimet emergjente të tejmbushura.

“Janë pezulluar ndërhyrjet jo urgjente dhe stafi shtesë është thirrur për të përballuar fluksin e pacientëve”, tha një zyrtar.

Një tjetër punonjës shëndetësor nga qyteti Shiraz raportoi se spitali i tij nuk kishte mjaft kirurgë për të trajtuar të plagosurit që po silleshin vazhdimisht.

Protestat, që nisën më 28 dhjetor, janë shtrirë në dhjetëra zona në të gjithë Iranin.

Organizata ndërkombëtare për të drejtat e njeriut raportojnë se dhjetëra protestues kanë humbur jetën, përfshirë edhe fëmijë, ndërsa mijëra persona janë arrestuar.

EMRI/ I dënuar me 6 vite burg, ekstradohet nga Gjermania 51-vjeçari

Në vijim të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”, u finalizua ekstradimi nga Gjermania drejt vendit tonë i shtetasit shqiptar Sokol Ndreka, 51 vjeç.

Ky shtetas ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, në vitin 2024, e ka dënuar me 6 vite burgim për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”.

Përmbledhje e ngjarjes:

Më datë 31.10.2022, në rrugën dytësore Tiranë–Durrës, janë kapur në një automjet 15 shtetas të huaj (emigrantë të paligjshëm).

Nga hetimet ka rezultuar se shtetasi Sokol Ndreka ishte i përfshirë në aktivitetin e paligjshëm të trafikimit të emigrantëve.

Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tiranës me Interpol Wiesbaden/Gjermani, u bë i mundur arrestimi i tij në Gjermani, duke u finalizuar me ekstradimin drejt vendit tonë.

Përroi në fshatin Guri i Kuq del nga shtrati, probleme në aksin Pogradec-Qafë Thanë

Vijon problematika e vërshimit të ujërave dhe inerteve në aksin nacional Pogradec–Qafë Thanë, pranë zonës së Gurit të Kuq.

Situata lidhet me daljen nga shtrati të përroit pranë fshatit Gur i Kuq, një problematikë e evidentuar edhe dy ditë më parë.

Si pasojë e reshjeve të dendura, uji dhe aluvionet kanë dalë mbi rrugë, duke vështirësuar qarkullimin e mjeteve, i cili aktualisht kryhet vetëm në një korsi.

Theu masën e sigurisë dhe tentoi t’i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit/ Arrestohet Alma Bime, drejtoreshë e Emigracionit në Ministrisë së Brendshme

Është arrestuar Alma Bime, 43- vjeçe drejtoreshe e Emigracionit në Ministrisë së Brendshme.

Bime dyshohet se ka thyer masën e sigurisë “Arrest në shtëpi” si dhe ka tentuar t’i djegë automjetin ish-bashkëjetuesit.

Drejtoresha e Ministrisë së Brendshme, Alma Bime, u shoqërua ne dhjetor nen dyshimet për kanosjen e një të huaji përmes mesazheve dhe djegien e orendive shtëpiake të ish-bashkëjetuesit të saj, Mareglen Tomori, në banesën që ndodhet në rrugën “Hysen Xhura” në Kinostudio.

Flakët te tregu te “5 Maji”/ Reagon Policia: Dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë aksidental

Policia e Tiranës ka reaguar për zjarrin që përfshiu tregun e rrobave te “5 Maji” në Tiranë.

Sipas policisë, dyshohet se zjarri ka rënë si pas një shkëndije elektrike, ku për pasojë ka patur dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale.

“Më datë 08.01.2026, në rrugën “Ferit Xhajko”, dyshohet se, si pasojë e një shkëndije elektrike, ka rënë zjarr në kapanonet e tregut të njohur ndryshe si ish-tregu “Uzina Dinamo”, ku për pasojë ka patur dëme të konsiderueshme në mallra dhe dëme materiale. Nën drejtimin e Prokurorisë u kryen veprimet procedurale dhe dyshohet se shkaku i rënies së zjarrit ka qenë aksidental. Materialet u referuan në Prokurori për hetime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

Rrëshqet masivi shkëmbor në aksin Kuc-Qeparo, punonjësit e bashkisë ndërhyjnë për pastrimin e rrugës

Në aksin rrugor Kuc–Qeparo ka pasur rrëshqitje të masivit shkëmbor, e cila ka bllokuar këtë aks për disa ore.

Ndërkohë, punonjësit e Bashkisë me mjetet e tyre kanë bërë të mundur hapjen e një krahu të rrugës, duke lejuar qarkullimin e pjesshëm.

Aktualisht po punohet për hapjen totale të aksit rrugor. Reshjet e dendura të shiut kanë shkaktuar rrëshqitjen e këtij masivi malor, duke bllokuar rrugën.

Britani/ Një i vdekur nga stuhia “Goretti”, 28 000 familje pa energji elektrike

Një burrë është gjetur i vdekur sot pasi një pemë ra mbi makinën e tij në jug të Kornuollit, pas kalimit të stuhisë “Goretti”, e cila ka lënë ende dhjetëra mijëra familje pa energji elektrike në Britaninë e Madhe.

Stuhia përfshiu vendin natën nga e enjtja në të premte, me erëra që arritën 160 kilometra në orë në jugperëndim të Anglisë dhe në Uells, si dhe me reshje të dendura dëbore, akull dhe shi dje në Skoci, Uells, Irlandën e Veriut dhe në veri të Anglisë, duke shkaktuar shumë ndërprerje dhe probleme.

Policia e rajonit Kornuoll dhe Devon, në jugperëndim të Anglisë, njoftoi sot vdekjen e një burri në qytetin Helston, i cili u gjet nga shërbimet e emergjencës në makinën e tij, mbi të cilin kishte rënë një pemë të enjten.

“Operacionet u kryen në vendngjarje (të premten) për të hequr pemën në mënyrë të sigurt dhe (…) fatkeqësisht, një burrë rreth të pesëdhjetave u gjet i pajetë brenda makinës”, tha policia lokale në një deklaratë.

Pjesa më e madhe e Britanisë së Madhe vazhdon të jetë nën paralajmërim të verdhë për dëborë dhe ngrica sot, sipas agjencisë kombëtare të meteorologjisë Met Office, në Skoci dhe në veri të Anglisë, ku akulli mund të shkaktojë “çrregullime”.

Rreth 28 000 familje ishin ende pa energji elektrike sot në mëngjes në jugperëndim të Anglisë dhe në rajonin e Midlands, sipas të dhënave më të fundit të operatorit të rrjetit National Grid.

VIDEO/ Izolohet fshati Bashaj, rrëshqitje masive të tokës në Selenicë, bllokohet rruga në disa zona

Mbetet e bllokuar rruga nga fshati Matogjin drejt Bashaj në bashkinë Selenicë.

Si pasojë e reshjeve të ditëve të fundit rrëshqitjet e dherave kanë vijuar duke bllokuar totalisht fshatin Bashaj.

Pritet që emergjencat të vlerësojnë situatën dhe të ndërhyjnë për t’ju ardhur në ndihmë banorëve.

 

VIDEO/ Prurje të rrëmbyeshme të lumenjve në Mirditë, tokat bujqësore nën ujë, rrezikohet linja elektrike

Prurjet e rrëmbyeshme të lumenjve Fan i Vogël dhe Zmeja në Mirditë kanë shkaktuar probleme të shumta ditët e fundit, duke sjellë gërryerje të tokës dhe rrezik për infrastrukturën.

Lumi Fan i Vogël ka marrë sipërfaqe të konsiderueshme toke bujqësore, ndërsa paraqet rrezik edhe për linjën elektrike, duke iu afruar ndjeshëm rrugës. Ndërkohë, nga ana tjetër, lumi Zmeja rrezikon furnizimin me ujë të qytetit, pasi tubi i ujësjellësit ka mbetur i varur në ajër, në mes të shtratit të lumit, si pasojë e gërryerjes.

Sipas kryebashkiakut të Mirditës, Albert Melyshi, situata është e rënduar dhe kërkon mbështetjen e Emergjencave Civile për të frenuar përkeqësimin e mëtejshëm të saj.

Lumi Fan i Vogël devijoi rrjedhën dhe dy ditë më parë dëmtoi linjën elektrike, e cila më pas u zëvendësua nga OSHEE. Ky fenomen po përsëritet vazhdimisht në të dy këta lumenj, sa herë që prurjet bëhen të mëdha.

Si skenë filmi/ “Thash të shpëtojmë kokat”, e moshuara në Fier: Sinjalizuam SOS me prozhektor. Gjithçka ndodhi për 5 minuta

Të shumtë janë banorët në Fier që janë përballur me problematika si pasojë e përmbytjeve që prekën vendin. Banorët tregojnë të prekur vështirësitë që përjetuan nga përmbytjet.

Një histori vjen nga një qytetare në Fier, e cila rrëfen e prekur se ndodhej në një situatë të vështirë me burrin invalid në banesë.

Ajo tregon se sinjalizuan efektivët e policisë me prozhektor, dhe se menjëherë i erdhën në ndihmë.

Unë nuk ngrija dot tim shoq njëherë. Mora prozhektorin i bëra sinjal policëve, erdhën. “Zonjë si e ke hallin”, i thashë për burrin që nuk lëvizin, më ndihmuan, lajmëruan ambulancën. E morën por si  e nxorën moj bijë se është pak i shëndoshë, është bërë plagë. 6 çuna erdhën që e morën e nxorën. Uji erdhi shumë shpejt nuk kishim mundësi të bënim asgjë, gjithçka ndodhi shumë shpejt as 5 minuta. Nuk kishe mundësi të lëvizje, vetëm thashë të shpëtojë koka. Unë tremba për tim shoq më shumë. Për jetën e tij u tremba më shumë se nuk ngrija dot tim shoq njëherë. Erdhën ata çunat që ua bëftë Zoti hallall atyre, edhe policëve”, treguar ajo.

Vjosa kthehet në shtrat/ Uji ulet në nivel normal, tërhiqet uji nga Bishani

Lumi Vjosë në nivele normale. Uji ndërkohë është tërhequr edhe nga banesat në fshatin Bishan teksa ka prezence në disa prej tyre po rreth banesave.

Ka ende prezence të ujit në nënkalimin e Bishanit por megjithatë rruga kalohet.

Banoret theksojnë se tashme janë në pritje te evidentimit të dëmeve në tokat bujqësore.

 

Drama në Ferras/ “S’kam ku të fle”, i moshuari mes lotësh: Jam vetëm, pres nipin të më pastrojë kuzhinën. Si këto përmbytje nuk kemi parë

Banorët e moshuar që jetojnë në Ferras ndodhen në gjendje të vështirë, pasi përmbytjet kanë bërë dëme të mëdha në banesa dhe në toka bujqësore.

Reshjet e dendura të shiut, bllokuan, rrugët kryesore, përmbytën mijëra hektarë tokë, dhe shtëpi të shumta duke shkatërruar orenditë dhe bërë të pamundur jetesën në ato ambiente.
Për gazetaren Valbona Davidhi, një i moshuar, Pëllumb Tetemaj 83 vjeç mes lotësh shprehet se ka mbetur pa mbështetje përballë kësaj katastrofe.

“Po pres të më vijë nipi, të më lajë kuzhinën se nuk kam ku të fle. Jam vetëm. Natën e përmbytjeve shkova te kunati në Pojan, mbrëmë isha te nipi. Jam 83-vjeç. Çfarë të bëjmë…Fjeta nëpër njerëz, shtëpinë dot nuk e lija vetëm. Ku të shkoja natën e përmbytjeve…Kjo përmbytje, as e 2015 as e 2017 as e 2021; Kjo ka qenë e paparë. Ne më shumë na bllokon ura e autostradës…”, është shprehu ai.

Goditi me thikë një person pas sherrit, ndalohet 32-vjeçari Fatmir Bejo

32-vjeçari Fatmir Bejo është ndaluar nga policia, pasi ndaj tij është vendosur masa e sigurisë, “arrest me burg” i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë.

Ngjarja ka ndodhur më 12.02.2024, ku pas një konflikti me shtetasin Mirel Mishka, 32-vjeçari e ka goditur këtë të fundit me mjet prerë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve të Renda ekzekutuan urdhrin e Prokurorit për ndalimin e shtetasit Fatmir Bejo 32 vjeç, ndaj të cilit ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg” i dyshuar për veprën penale “Vrasja me dashje” e mbetur në tentativë”, thuhet në njoftim.

“Forcat e Armatosura në gatishmëri”/ Durrës, ministri i Mbrojtjes: Hapet plotësisht rruga në Jubë

Forcat e Armatosura kanë vijuar gjatë gjithë natës operacionet pa ndërprerje në disa zona të vendit, për stabilizimin e plotë të situatës pas problematikave të krijuara nga kushtet e motit.

Sipas Ministrit të Mbrojtjes, Pirro Vengu, angazhimi i strukturave ushtarake është përqendruar në zonat e Lezhës, Mirditës, Selenicës, Novoselës, Ferrasit dhe Durrësit, ku falë punës intensive është bërë i mundur çlirimi i një numri të konsiderueshëm banesash dhe aksesh rrugore.

Në orët e para të mëngjesit është realizuar edhe hapja e plotë e rrugës në zonën e Jubës, duke lehtësuar qarkullimin dhe aksesin për banorët dhe shërbimet emergjente. Ndërkohë, operacionet do të vijojnë pa ndërprerje deri në normalizimin e plotë të situatës dhe garantimin e sigurisë për qytetarët.

Rama: Vijon puna për përballimin e situatës së krijuar nga moti i keq

Moti i keq me reshje intensive shiu dhe bore që ka përfshirë vendin prej disa ditësh ka shkaktuar probleme në disa qarqe të vendit.

Kryeministri Edi Rama ndau sot momente nga ndërhyrjet që po kryhen përgjatë 24 orëve nga strukturat shtetërore për t’i ardhur në ndihmë banorëve të prekur nga kjo situatë.

Ndërkohë, sipas kryeministrit, “puna po vijon për përballimin e situatës së krijuar nga moti shumë i keq i ditëve të fundit”.

Për përballimin e situatës së përmbytjeve, efektivë të Forcave të Armatosura janë dislokuar në zonat e prekura me fokus mbrojtjen e jetës së qytetarëve dhe minimizimin e pasojave nga situatat emergjente.

Aktualisht, mbi 155 efektivë, 37 mjete dhe 7 motopompa janë angazhuar në qarqet Vlorë, Fier, Durrës dhe Gjirokastër, si dhe në zona të tjera ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja.

Ndërkohë autoritetet po punojnë edhe për pastrimin e akseve rrugore në zonat malore ku reshjet e borës dhe ngricat kanë shkaktuar problematika.

Në koordinim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, autoritetet qendrore dhe vendore po vijojnë punën në terren për garantimin e sigurisë së banorëve dhe mbajtjen e situatës nën kontroll.

Deri tani në rang vendi regjistrohen 1587 banesa në praninë e uji, ndërsa janë evakuuar 339 persona dhe 51 familje.

Moti i keq/ Si paraqitet situata e përmbytjeve në Durrës, mbi 800 të evakuuar, sigurohen ndihma ushqimore

Në Durrës gjatë natës ka pasur reshje shiu me intesitet të ulët dhe mesatar por pa shkaktuar probleme ne akset rrugore dhe në lumenj.

Autoritet ekipet e emergjencave ndodhen në terren dhe po e ndjekin situatën në mënyrë të pandërprerë.

Në lumin Erzen dhe Ishëm situata është duke u normalizimit pasi ka pasur rënie të dukshëm të nivelit të ujit.

Deri më tani janë evakuuar gjithsej 848 banorë. Janë mbajtur 1453 akte konstatimi, janë verifikuar 4067 banesa.

Grupet e punës janë terren, 508 specialist do vazhdojnë me vlerësimin e dëmeve dhe në ditët në vazhdim deri në evidentim të plot të situatës emergjente.

Nga Drejtoria e Rezervave Shtetërore janë siguruar 1100 pako ushqimore, nga të cilat: 350 pako ushqimore janë dërguar pranë ambienteve të Kavalishencës, Shtëpisë së Pushimit së Ministrisë së Brendshme.  me 3 vakte për 5 ditë për qytetarët e strehuar.

Është siguruar nga Drejtoria e Përgjithshme e Reervave Shtetërore 400 pako ushqimore nga të cilat janë ndarë në zonën e Durrësit të Ri ( ish – Këneta), si dhe Plazh.

350 Pako ushqimore jane shperndarë ne Sukth.

Në Sukth dhe Katun të ri janë përmbytur 2800 ha.

Bashkia Krujë

Në territorin e Bashkisë Krujë

Situata e deritanishme paraqitet.

Gjatë mbrëmjes në zonën e Fushë Krujës ka pasur reshje shiu me intensitet deri mesatar por deri më tani nuk na janë raportuar për probleme te reja pasi dhe në rrugët kryesore nuk ka prezenc uji.

Lumi Gjole Dhe Zezë nga inspektimet e bëra  në mëngjes  rezulton se ka rënie të dukshme të nivelit të ujit dhe situata  po shkon drejt normalizimit.

Gjatë ditës së sotme grupet e punës do vazhdojnë me inspektimet e dëmeve nëpër banesa.

Gjatë ditës së djeshme përfundojë bllokimi i çarjes së argjinaturës të lumit Droje.

Bashkia Shijak

Informacion mbi situatën e krijuar  në Bashkinë Shijak.

Strukturat e Bashkisë ndodhen në terren dhe po e ndjekin situatën në mënyrë të pandërprerë, në koordinim me Shtabin e Emergjencave Civile.

Gjatë natës ka pasur reshje shiu me intensitet të ulet dhe mesatar nga informacionet e mara nga grupet në terren nuk na janë raportuar problematika të reja.

Nga sektori i MZSH dhe sektori i sherbimeve të Bashkisë gjatë nates, është bërë i mundur pastrimi i 5 banesave dhe

Nxjerrja e ujit në 2 banesa.

❌