Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

ISHP: Për një muaj, numri i personave që vuajnë nga sëmundje akute infektive u rrit me 29.2 përqind



Në nëntor, numri i rasteve të raportuara të sëmundjeve akute infektive arriti në 1,242 raste, që është 29.2 përqind më shumë se në tetor, sipas buletinit të sëmundjeve akute infektive të publikuar nga Instituti i Shëndetit Publik (ISHP).

Siç u tha, më shumë se gjysma e rasteve, 808 raste, ishin varicella, duke e bërë këtë sëmundje më të përhapurën në nëntor. Enterokoliti vjen më pas me 257 raste.

U regjistruan edhe grupe më të vogla pacientësh me infeksione të tjera akute si infeksione bakteriale ushqimore, salmoneloza, mononukleoza infektive, sëmundja e legjionarëve, ethet e kuqe dhe të tjera.

Lidhur me HIV/AIDS dhe sëmundjet e parandalueshme nga vaksina, u morën dy raporte të reja për HIV/AIDS në nëntor, dhe u regjistrua një vdekje e lidhur me AIDS. Në fushën e sëmundjeve të parandalueshme nga vaksina, janë regjistruar disa raste të hepatitit viral B, shytave dhe kollës së keqe.

Janë raportuar gjithashtu 12 raste me COVID, ndërsa në tetor ky numër ishte 70. Është vërejtur edhe qarkullimi i viruseve të frymëmarrjes, përfshirë gripin, me një shfaqje të konsiderueshme të rasteve të ngjashme me gripin.

Muajin e kaluar, ISHP mori 829 raporte për agjentë shkaktarë të izoluar të provuar të sëmundjeve infektive dhe rezistencë ndaj antibiotikëve. Raportet u morën nga laboratorët mikrobiologjikë nga territoret e të dhjetë qendrave të shëndetit publik. Agjentët shkaktarë më të raportuar shpesh në nëntor janë: MRSA (33.5%), HPV (20.1%) dhe rotavirus (4.5%).

Rezistenca ndaj antibiotikëve është regjistruar në një total prej 284 mikroorganizmash të provuar, përkatësisht: Acinetobacter spp., E.coli, E.coli ESBL, Klebsiella spp., Klebsiella pneumoniae, Salmonella spp., Staphylococcus aureus – rezistent ndaj meticilinës (MRSA). Patogjenët më të izoluar në laboratorë ishin MRSA (Staphylococcus aureus rezistent ndaj meticilinës), HPV (papillomavirusi njerëzor) dhe rotavirusi. Është raportuar gjithashtu rezistenca e baktereve të ndryshme ndaj terapisë me antibiotikë.

Më 11 nëntor, Qendra e Shëndetit Publik në Shkup raportoi një epidemi të Toxoinfectio alimentaris me 6 persona të sëmurë, të lidhur me një mbledhje familjare. Nuk u regjistrua asnjë shtrim në spital.

“U dhanë rekomandime për respektim të rreptë të masave sanitare dhe higjienike gjatë përgatitjes dhe trajtimit të ushqimit, me qëllim parandalimin e kontaminimit dhe shfaqjes së helmimit nga ushqimi, si dhe për të shmangur konsumimin e ushqimit nga prodhues të paregjistruar dhe të pakontrolluar. Epidemia u shpall e përfunduar më 14 nëntor”, thuhet në buletinin e ISHP-së.

Më 27 nëntor, Qendra e Shëndetit Publik në Shkup raportoi një epidemi të helmimit nga ushqimi/gastroenterokolitit midis nxënësve në një shkollë fillore në Shkup. Si pjesë e epidemisë, u regjistruan 34 persona të sëmurë, nga të cilët 9 persona u hospitalizuan.

VLEN: Përfaqësimi i shqiptarëve është rritur nga 21.7 për qind nga koha e BDI-së, në 22.3 për qind me qeverisjen aktuale



Koalicioni VLEN ka akuzuar sërish Bashkimin Demokratik për Integrim për deklarata jo të vërteta dhe tendencioze.

“Edhe PR-trukun e “referendumit”, që e përdori si mashtrim, realiteti ia përplasi për fytyrë me dhjetë komuna të humbura. Më herët bërtiste për “deshqiptarizim”. Jo sepse i dhimbeshin shqiptarët, por sepse humbi kontrollin mbi institucionet. BDI nuk ka pasur hallin e shqiptarëve. Gjithmonë e ka pasur hallin si t’i mbajë institucionet peng për veten dhe për klikën e saj. Raporti zyrtar për vitin 2024 ua mbyll gojën edhe një herë”, thonë nga VLEN.

Sipas tyre, përfaqësimi i shqiptarëve jo që nuk ka rënë, por është rritur nga 21.7 përqind në vitin kur ata ishin në pushtet, në 22.3 përqind tani kur VLEN është në Qeveri.

“Faktet e zhveshin BDI-në lakuriq. Paniku ishte i rremë, ndërsa narativa ishte propagandë e ulët. Kur BDI humbi pushtetin mbi institucionet, filloi të shesë gënjeshtrën se po humbnin shqiptarët. Kjo ishte mashtrimi më i madh. E vërteta është kjo. BDI kishte hallin si t’i frikësonte shqiptarët, si t’i mbante vazhdimisht të tensionuar, si t’i manipulonte emocionalisht dhe si t’i përdorte si mburojë për pazaret dhe aferat e veta. Me VLEN në qeveri ky cikël po merr fund. Për herë të parë pas 23 vitesh po sjellim Ligjin për përfaqësim të drejtë dhe adekuat, i cili do të vlejë për çdo institucion në këtë shtet, edhe për ato institucione ku deri më sot, “falë” balancuesit, shqiptarët nuk kishin qasje. Një ligj i qartë, i detyrueshëm, i mbikëqyrshëm dhe i pakapshëm për pazare politike”, shtojnë nga VLEN.

Në Shkup u mbajt vrapimi i 11-të i Babagjyshëve të Vitit të Ri



Në Sheshin “Maqedonia” në Shkup, sot u mbajt vrapimi i 11-të i Babagjyshëve të Vitit të Ri, tradicionalja vjetore që kthehet në një ngjarje festive për qytetin. Qendra e Shkupit u mbush me një “det të kuq” nga kostumet e Babagjyshit dhe atmosfera e gëzuar e festave.

Këtë vit, në garë ishin mbi 800 pjesëmarrës nga të gjitha pjesët e Maqedonisë. Në garë u panë Babagjyshë të moshave të ndryshme: pjesëmarrësi më i moshuar ishte 73 vjeç, ndërsa më të vegjlit ishin beba nën një vjeç, që së bashku me prindërit e tyre përjetuan atmosferën e gëzuar dhe festive të Vitit të Ri.

Starti dhe finishi tradicionalisht u vendosën në Sheshin “Maqedonia”, ndërsa pista prej rreth 2 kilometrash kalonte nëpër qendër të qytetit. Në garë morën pjesë profesionistë, fillestarë, por edhe qytetarë që shijuan një shëtitje festive. Pamja dhe ritmi i ngjarjes sollën buzëqeshje dhe entuziazëm tek qytetarët e të gjitha moshave.

Siç njoftuan organizatorët nga “I pari deri në majë”, të gjithë pjesëmarrësit morën kostume të Babagjyshit të Vitit të Ri. Aktiviteti ofroi shpërblime për pjesëmarrësit më të shpejtë, paketa të Vitit të Ri për fëmijët nën moshën 10 vjeç, program muzikor dhe ceremoni solemne për fituesit. Ngjarja ruajti edhe këtë vit karakterin e saj të veçantë: ritëm miqësor, shumë buzëqeshje, fotografi dhe mbështetje për të gjithë pjesëmarrësit.

Durmishi: Çmimet i kemi në kontroll, Inspektorati i Tregut vazhdimisht është në terren



Ministri i ekonomisë Besar Durmishi disa herë ka thënë se nuk do të lejojnë që çmimet të rritet në mënyrë enorme dhe se vazhdimisht kontrollohen çmimet në treg nga inspekorati i tregut.

“Deri në fund të vitit inspekorati i tregut është në terren dhe bën kontrolle. Ju informoj se vetëm në vitit 2025 janë bërë rekord kontrolle, pra 25 mijë, ku janë regjistruar rreth 2,5 milionë euro dënime për tregtarët dhe të tjerëve në shtet që nuk e kanë respektuar ligjin”, deklaroi ministri i ekonomisë Besar Durmishi.

Por, derisa qeveria pretendon se i mban çmimet në kontroll, nga Lidhja e Sindikatave argumentojnë se çmimet e tregut janë të larta dhe se kërkesa për pagë minimale prej 500 eurove nuk qëndron. Me kostot e fundit të konsumit, kjo sindikatë përllogarit që paga minimale tashmë duhet të jetë mbi 600 euro.

“Paga minimale prej 500 eurove tash me inflacion është e pamjaftueshme për nevojat thelbësore për jetesë, dhe, punëtorët vlerësojnë se paga minimale duhet të jetë midis 600 dhe 700 eurove. Në mënyrë shtesë kemi nxjerrë argumentet nga Enti shtetëror i statistikave, Drejtoria për të Ardhura Publike, ku vërtetohet se nga vitit 2022 kur u ndryshua metodologja dhe rritja e pagës minimale, numri i kompanive të hapura është dyfish më i madh se numri i kompanive që janë mbyllur”, u shpreh Sllobodan Trendafilov nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë.

Paga minimale të rritet ashtu siç bëjnë vendet e rajonit, porosin nga lidhja e sindikatave të Maqedonisë. Sipas tyre, është e turpshme të lëvdërohesh me rritje të minimales prej 1.500 denarësh.

Aliu: Gjatë vitit shkollor 2025/2026 janë furnizuar të gjitha shkollat me tekste shkollor



Në prag të përmbylljes së vitit, Ministria e Arsimit ka bërë të ditur se gjatë vitit shkollor 2025/2026 ka arritur të furnizojë të gjitha shkollat me tekste shkollore. Ky zhvillim tregon se, për herë të parë ose pas një periudhe të gjatë, të gjitha shkollat janë pajisur plotësisht me tekste shkollore.

Ministria shprehet e kënaqur me këtë arritje, veçanërisht pas periudhës së eksperimentimit kur tekstet shkollore u tërhoqën plotësisht nga përdorimi. Rikthimi i librave në shkolla vlerësohet si një hap pozitiv për përmirësimin e cilësisë se arsimit.

“Ne kemi arritur që tekstet shkollore t’i shpërndajmë me kohë në të gjitha shkollat. Nga ky vit është zgjidhur edhe një problem që ekzistonte me tekstet shkollore të gjuhëve të huaja. Tekstet e gjuhës angleze dhe gjermane janë shpërndarë dhe distribuuar nëpër shkolla për nxënësit. Po ashtu, për shkollat e mesme, për herë të parë janë sjellë tekstet e reja për gjimnazin e përgjithshëm. Mund të them se mbi 100 tituj janë miratuar për arsimin e mesëm profesional”, deklaroi zëvendës ministri i arsimit Lulzim Aliu.

Sipas Aliut, arsimi i mesëm profesional ka ende nevojë për tekste të tjera, proces që po vazhdon nga shërbimi pedagogjik, ndërsa gjatë vitit 2025 Ministria e Arsimit ka investuar rreth 30 milionë euro në projekte të infrastrukturës shkollore, përfshirë ndërtimin dhe rikonstruktimin e objekteve shkollore dhe sallave të sportit.

“Ajo që është e rëndësishme për nxënësit e arsimit të mesëm në nivel shteti, në veçanti për komunën e Kumanovës, është ndërtimi i objektit shkollor të shkollës së mesme “Sami Frashëri”. Thuajse investimi më kapital brenda këtij viti ka qenë ndërtimi i këtij objekti, i cili është në fazën përfundimtare dhe besoj se gjatë vitit 2026 do t’i dorëzohet komunës së Kumanovës. Uroj që të përfundojnë obligimet që i takojnë drejtorisë dhe komunës së Kumanovës, në mënyrë që në vitin shkollor 2026/2027 nxënësit të vazhdojnë mësimin në objektin e ri shkollor”, u shpreh Aliu.

Aliu përmendi edhe rikonstruimin e shkollës fillore “Sande Shterioski” dhe shkollës së mesme “Drita” në komunën e Kërçovës, si dhe rikonstruimin dhe pajisjen me rekuizite sportive në komunat e Çairit, Kërçovës dhe në disa komuna të tjera, gjithashtu zgjidhjen e problemit me shkollën në komunën e Çashkës.

Ai theksoi se për vitin e ardhshëm janë paraparë rreth 50 milionë euro për ndërtimin, rindërtimin dhe rikonstruimin e shkollave dhe sallave të sportit në nivel shtetëror. /rtvm2

MPB: 48 vjeçari nga Tearca gjendet i gjakosur në shtëpinë e tij, në xhaketë i është gjetur një thikë



Ministria e Punëve të Brendshme njofton se më 27.12.2025 në ora 19:30, nga Qendra Urgjente pranë Spitalit Klinik të Tetovës është raportuar se tek ata është sjellë një person me lëndime nga një mjet i mprehtë dhe në xhaketën e tij është gjetur një thikë.

"Menjëherë është vepruar sipas raportimit dhe është konstatuar se bëhet fjalë për personin E.B.(48) nga fshati Tearcë, i cili për shkak të seriozitetit të lëndimeve është transferuar në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” në Shkup", thuhet nga MPB.

Sipas raportimit, vëllai i tij e ka gjetur në shtëpinë e tyre të lënduar në dyshemenë e kuzhinës.

Po ndërmerren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit.

Privohet nga liria 43 vjeçari nga Gostivari, policia i gjeti 9095 copë mjete piroteknike



Më 27.12.2025 në orën 22:50 në Gostivar, oficerët e Stacionit Policor të Gostivarit e privuan nga liria A.K. (43) nga Gostivari për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer vepër penale "prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë ose eksplozivë" sipas nenit 396 të Kodit Penal.

"Gjatë kontrollit të automjetit të tij të pasagjerëve "BMW" me targa të Gostivarit, në bagazhin e automjetit të tij u gjetën dhe u sekuestruan 9095 copë mjete të ndryshme piroteknike", njoftojnë nga MPB.

Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të rastit, kundër tij do të ngrihen akuza përkatëse.

Sërish bllokohet vendkalimi kufitar Evzoni



Që nga ora 12:00, vendkalimi kufitar Evzoni (Bogorodica) është i mbyllur, njofton LAMM.

Në rrugët e mbetura shtetërore, trafiku zhvillohet pa probleme, me rrugë kryesisht të thata.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar, dhe nuk ka vonesa më të gjata në vendkalimet kufitare në anën maqedonase për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga 15 nëntori 2025, është në fuqi detyrimi ligjor për posedim të detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Detyrimi do të zgjasë deri më 15 mars 2026.

Për më shumë informacion, shoferët mund të vizitojnë faqen zyrtare të LAMM.

Era e fuqishme rrëzon kulmin e një ndërtese në Kumanovë



Një çati e një ndërtese banimi në Kumanovë, u shemb këtë mëngjes për shkak të erërave të forta.

Mbetjet e çatisë përfunduan në një rrethrrotullim aty pranë, duke shkaktuar ndërprerje të trafikut.

Ekipet e policisë janë në vendngjarje duke siguruar zonën derisa të pastrohet.

Sipas informacioneve të para nga SPB Kumanovë, në vendngjarje nuk ka asnjë të lënduar përveç dëmeve materiale.

BDI: Pa falje, pa dorëheqje, poshtërimi i administratorëve shqiptarë vazhdon



"Kryeministri ende nuk ka kërkuar falje për akuzat e pabazuara dhe fyese u bëri publikisht administratorëve shqiptarë Ministrinë për Marrëdhënie Ndëretnike, duke ofenduar jo vetëm ata, por edhe familjet e tyre. Me deklaratat e tij, ai shpifi pa asnjë fakt, pa asnjë provë dhe pa asnjë përgjegjësi, ndaj gra dhe burra fillimisht u poshtëruan me kushte çnjerëzore pune dhe pas u shndërruan objekt linçimi publik" kështu reaguan sot nga Bashkimi Demokratik për Integrim.

Nga BDI shtojnë se ministri përgjegjës Stoilkoviç ende nuk ka dhënë dorëheqje, ndonëse nën drejtimin e tij u krijuan kushte degraduese pune dhe u lejua një praktikë e papranueshme e mobingut institucional dhe diskriminimit etnik.

"Mungesa e dorëheqjes dhe mungesa e faljes nuk janë rastësi. Ato janë dëshmi e një qeverisjeje që nuk njeh përgjegjësi politike dhe që e konsideron poshtërimin e punonjësve shqiptarë si çështje dytësore. Ndërkohë, VLEN jetojnë një univers paralel, zhytur debate për rotacione vjetore lidershipit dhe pazare për rregullimin e karrikeve tyre, sikur asgjë mos ndodhë institucionet e shtetit e ndërsa ata merren me “akuariumin” e rotacioneve, administratorët shqiptarë përjashtohen, nënçmohen dhe etiketohen administratën shtetërore, pa mbrojtje, pa dinjitet dhe pa . Kjo është politikë e qëllimshme e përjashtimit dhe frikësimit, e shoqëruar me arrogancë. BDI kërkon sërish dhe pa ekuivok: falje publike nga Kryeministri për shpifjet dhe ofendimin ndaj punonjësve dhe familjeve tyre, dorëheqje menjëhershme ministrit përgjegjës dhe ndalje menjëhershme praktikave diskriminuese ndaj shqiptarëve institucionet shtetërore. Çdo ditë pa përgjegjësi e zhyt edhe thellë këtë qeveri krizë morale dhe politike. Dinjiteti njerëzor nuk është temë për rotacion, por vijë e kuqe nuk guxon shkelet", thuhet në reagimin e BDI-së.

DPHM: Sot më ftohtë në Berovë, më ngrohtë në Krushevë



Temperatura më e ulët prej -8 gradë Celsius është matur këtë mëngjes në Berovë, dhe pothuajse kudo në vend janë matur temperatura minus, me përjashtim të Kodrës së Diellit, ku termometri tregoi 0 gradë.

Temperaturë prej -6 gradë është matur në Shkup-Petrovec, -5 në Strumicë, Manastir, Kriva Pallankë, Shtip, Prilep dhe Demir Kapi, -4 në Shkup-Zajçev Rid, Tetovë, Veles, Kavadar dhe Vinicë, -3 në Ohër, Pretor, Kumanovë dhe Mavrovë, dhe -1 gradë në Gjevgjeli dhe Krushevë, informon Drejtoria Hidrometeorologjike.

Sipas DPHM-së sot do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare lokale. Do të fryjë erë e fortë deri herë pas here e fortë nga veriu me shpejtësi mbi 60 kilometra në orë. Temperatura maksimale do të jetë në intervalin prej 4 deri në 10 gradë Celsius.

Në Shkup moti do të jetë me diell me vranësira të lehta. Do të fryjë erëra mesatare, herë pas here e fortë nga veriu në disa pjesë të luginës. Temperatura maksimale do të arrijë në 7 gradë Celsius.

Trendafilov: Nuk duhet të diskutohet më për pagë minimale prej 500 eurove, ndryshe viti do të nis me protesta dhe grevë



Kryetari i Lidhjes së Sindikatave të Maqedonisë, Sllobodan Trendafilov, deklaroi se debati për pagën minimale prej 500 eurosh tashmë është i tejkaluar dhe se duhet hapur një diskutim serioz për një shumë prej 600 deri në 700 euro.

Ai tha se faktet tregojnë nuk duhet diskutuar më për pagë minimale prej 500 eurove, sepse diçka e tillë është shumë e nevojshme.

"Po luftojmë për rritjen e pagës minimale dhe shoh se ekziston një disponim i caktuar për këtë. Si LSM, këtë e bëjmë që nga fillimi i vitit dhe jemi të gatshëm edhe për protesta dhe greva. Në periudhën e kaluar deshëm të sigurojmë të dhëna relevante në mënyrë të argumentuar, sepse jemi akuzuar", deklaroi Trendafilov.

Ai shtoi se analizat që posedon LSM janë në favor të punëtorëve, por, siç theksoi, njëkohësisht janë edhe tronditëse dhe tregojnë nevojën për përmirësim urgjent të të ardhurave.

LSDM: OBRM-PDUKM po tenton ta shkatërrojë partinë tonë nga brenda, por nuk do ta lejojmë



Nuk do të na heshtin, përpjekjet për të shkatërruar LSDM-në nga brenda do të parandalohen, thanë nga LSDM në një deklaratë.

Nga LSDM deklaruan se OBRM-PDUKM ka aktivizuar një operacion të organizuar dhe të koordinuar për të shkatërruar LSDM-në nga brenda.

"I gjithë plani u krijua dy javë më parë, kur qeveria kuptoi se po humbiste mbështetjen e qytetarëve pas zbulimeve për emigrantët për para dhe pas hapjes së aferave kriminale-korrupsion të zyrtarëve më të lartë të OBRM-PDUKM-së nga Ekipi Antikorrupsion i LSDM-së. OBRM-PDUKM mendoi se do të na dobësonte dhe do të na heshtte, por gabuan. Përpjekja e parë për destabilizim u zbulua plotësisht dhe dështoi. Tani jemi më të fortë. Dje, Jovan Despotovski as nuk u përpoq mohonte bashkëpunimin me OBRM-PDUKM-, as tekstet e koordinuara me Geroskin, por shpjegoi se ishte "i moderuar" tradhtinë e tij. Tani është e qartë për gjithë se kush po shkaktonte trazira radhët tona - OBRM-PDUKM-, dhe është e qartë për gjithë se përpjekjet për shkatërruar LSDM- do parandalohen",deklaruan nga LSDM.

Në reagim thuhet se LSDM gjithmonë ka qenë dhe është ende një parti me dialog brenda partisë, ndaj nuk do të përçahen për interesat e huaja.

LAMM: Nuk ka pritje të gjata në vendkalimet kufitare nga ana e RMV-së



Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa probleme, në rrugë kryesisht të thata.

Nga 15.11.2025, filloi detyrimi ligjor për posedimin e detyrueshëm të pajisjeve dimërore në automjete, pavarësisht nga kushtet aktuale të motit. Ky detyrim do të zgjasë deri më 15.03.2026.

Intensiteti i trafikut në rrugët jashtë zonave urbane është mesatar. Në pikat kufitare, në anën e Maqedonisë së Veriut, nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

LAMM rekomandon shpejtësi të rregulluar, duke respektuar sinjalistikën e vendosur të trafikut dhe menaxhim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët nëpër lugina, lugina lumenjsh dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për seksionet Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Vinicë - Berovë dhe Koçan - Dellçevë.

Moti sot në Maqedoninë e Veriut



Mëngjesi sot është i kthjellët dhe i ftohtë. Gjatë ditës moti do të jetë me diell me vranësira lokale të lehta deri në mesatare.

Do të fryjë erë e fortë deri herë pas here e fortë nga veriu (mbi 60 km/orë).

Temperatura minimale do të jetë në intervalin -8 deri në -2, ndërsa maksimale do të arrijë nga 3 deri në 10 gradë.

Në Shkup, me diell me vranësira të lehta. Do të fryjë erë mesatare, dhe në disa pjesë të luginës herë pas here e fortë nga veriu.

Temperatura minimale do bjerë -4, ndërsa maksimale do arrijë deri 7 gradë.

Në ditët në vijim moti do të jetë stabil dhe i ftohtë me temperatura të ulëta të mëngjesit që do të jenë negative kudo dhe në vende do të zbresin në -10 gradë.

Gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të lehta deri në mesatare. Do të fryjë erë mesatare deri të fortë nga veriu.

Sërish marshuan prindërit e viktimave nga zjarri në Koçan, kërkuan nga institucionet që drejtësia të triumfojë



Familjarët e viktimave të tragjedisë së Koçanit, marshuan sot për herë të 35-të për të kërkuar drejtësi për fëmijët dhe të afërmit e tyre që humbën jetën në diskotekën Pulse në mars të këtij viti.

Ata thanë se dëshira e vetme për këtë fundvit është që drejtësia për këtë rast të triumfojë.

Aleksandar Naunov, babai i 18 vjeçares që humbi jetën, dërgoi një mesazh emocional për humbjen e vajzës së tij dhe kërkoi përgjegjësi për, siç tha ai, dështimet sistemike që çuan në tragjedi.

Seanca e ardhshme për tragjedinë do të mbahet të hënën më 29 dhjetor me marrjen në pyetje të dëshmitarëve.

“E humba gëzimin e parë. Ajo u mor nga korrupsioni, nga sistemi që duhej ta mbronte e jo të vrasë, nga Institucione që dështuan, nga njerëz që kthyen kokën, nga policë dhe pushtet që lejuan që vdekja të bëhet përditshmëri. Nga ajo ditë unë nuk jetoj si më parë unë mbijetoj si një prind që ka mbet pa zemër. Lutja ime drejtuar Zotit është që të pres ditën kur do të luftojmë për drejtësinë e të gjithë fëmijëve, parasgjithash drejtësinë për fëmijën tim. Dua t’i shohim fytyrat e atyre që na i vranë ëndrrat tona, duam të paguajnë për mëkatet e tyre. Duam që drejtësia të jetë e zhurmshme siç ishte e heshtur ndërgjegjja e tyre. Do të flas, do të bërtas dhe do të luftoj derisa nuk vjen ajo ditë. Më pas do të shkoj tek varri do të përkulem dhe do të them: Vajza ime, nuk të harrova, nuk hoqa dorë. Të lutem më fal që nuk të dëgjova kur flisje që të shpërnguleshim nga ky shtet” , tha Aleksandar Naunov, Prind.

AKI: Nuk është harxhuar asnjë denarë nga mjetet që po i përmend Nevzat Bejta



Aleanca Kombëtare për Integrim në Gostivar, duke i quajtur të pabazuara dhe propagandë politike akuzat e Nevzat Bejtës ndaj kandidatit të AKI-së për kryetar të Gostivarit, Valbon Limani.


Nga AKI thonë se shifrat e mjeteve financiare që i pëmendi Bejta janë paraparë në kontrata, mirëpo të njejtat nuk janë realizuar.

“Dëshirojmë të sqarojmë opinionin publik se asnjë denar nga mjetet e përmendura nga personi N.B. nuk është harxhuar, pasi ato janë të parashikuara në kuadër të kontratave sukcesive dhe nuk janë realizuar pagesa. Deklaratat e tilla dëshmojnë mungesë njohurie për procedurat standarde të funksionimit të institucioneve publike dhe përbëjnë tentativa për manipulim të opinionit publik. Fushata negative dhe retorika akuzuese janë rezultat i mungesës së mbështetjes qytetare dhe rezultateve të dobëta në anketa”, theksohet në reagimin me shkrim nga AKI-Gostivar.

Ndryshe, qytetarët e Gostivarit do të votojnë për kryetar komune më 11 janar, pasi në zgjedhjet e 19 tetorit nuk u arrit cenzusi.

Bejta: Komuna e Gostivarit ka nënshkruar tender prej 700 mijë eurove për rehabilitimin e rrugëve, mirëpo asnjë punë nuk është kryer



Kandidati i koalicionit VLEN për kryetar të Gostivarit, Nevzat Bejta, ka lëshuar akuza në adresë të kundërkandidatit të tij, Valbon Limani, për keqpërdorim tenderësh, derisa Limani ishte ushtrues detyre i kryetarit të Gostivarit.

Sipas Bejtës, bëhet fjalë për tender për rindërtimin dhe rehabilitimin e rrugëve në vlerë prej 700 mijë eurosh, për të cilin janë paguar mjete edhe pse nuk janë kryer punime.

“Rehabilitimi dhe rindërtimi i rrugëve lokale dhe rrugëve në komunë. Tenderi ka qenë 700 mijë euro, asnjëherë nuk është bërë as rindërtimi, as rehabilitimi i ndonjë rruge, qoftë në fshat, qoftë në qytet. Është nënshkruar nga Valbon Limani”, u shpreh Bejta.

Sipas Bejtës, sipas standardeve evropiane, një metër katror asfalt mund të kushtojë 20 euro, pasi në Austri, sipas këtyre standardeve, një metër kub asfalt kushton 70 euro, ndërsa pushteti i kaluar ka paguar mijëra euro, deklaroi Bejta.

Sërish ka bllokoda në vendkalimin kufitar Evzoni



Bujqit grekë e mbyllën vendkalimin kufitar Evzoni drejt Maqedonisë së Veriut.

Bllokada e parë u bë për hyrje dhe dalje nga Greqia, për qarkullim të të gjitha automjeteve deri në orën 16 sipas kohës greke, përkatësisht orës 15 sipas kohës sonë.

Bllokada e dytë katërorëshe ka filluar prej orës 18 sipas kohës lokale.

Për detaje të tjera për zhbllokimin dhe rrjedhën e komunikacionit do të informojë LAMM.

ASH: Kongresi i rregullt i partisë do të mbahet në gjysmën e parë të vitit 2026



Në mbledhjen e sotme të Kuvendit të pestë të Aleancës për Shqiptarët, u miratua vendimi për thirjen e Kongresit të rregullt të partisë i cilit pritet të mbahet në gjysmën e parë të vitit të ardhëshëm 2026”, thuhet në komunikatën për media të Aleancës për Shqiptarët me kryetar Ziadin Selën.

Në mbledhjene sotme të Kuvendit të partisë u formua edhe komisoni për organizimin e Kongresit me udhëheqëse, deçuteten Ilire Dauti.

ASH njfton poashtu se deri në mbajtjen e kongresit do të bëjë ristruktimin e degëve dhe nëndegëve dhe organeve tjera partiake.

”Në mbledhjen e sotme u prezentua edhe raporti për zgjedhjet e fundit lokale, ndërsa u diskutua edhe për situatën politike në vend. Aleanca për Shqiptarët me këto vendime fillon riorganizimin dhe forcimin e strukturave partiake, për rikthimin e partisë në forcën më të madhe politike të shqiptarëve në vend, duke zhvilluar ideologjinë, programin dhe vizioni politik”, thuhet në njoftimin e ASH-së.

❌