Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Angelo eliminohet nga Big Brother VIP Albania



Në spektaklin e fundit të Big Brother VIP Albania, Greta, si lidere e shtëpisë, mori përgjegjësinë të vendoste se cilët banorë do të shkonin në televotim.

Ajo kishte mundësinë të zgjidhte vetëm vajzat ose vetëm djemtë. Greta vendosi të çojë djemtë në votim, ku pyetja kryesore për publikun ishte: “Kë doni të shpëtoni?”

Në listën e televotimit për këtë javë u përfshinë: Angelo, Artan, Gimbo, Kristi, Mal, Mateo, Miri, Rogert dhe Stenaldo.

Ndërsa ai që nuk ia doli të shpëtonte dhe u eleminua ishte: Angelo. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

“Më jep vetëm një mundësi”, Mateo i organizon surprizë romantike Brikenës, banorja jep përgjigjjen interesante



Mateo ka vendosur të thyejë akullin që Brikena kishte ngritur mes tyre dhe i ka bërë asaj një surprizë të veçantë.

Për të realizuar këtë, ai kërkoi ndihmën e Vëllait të Madh dhe përgatiti një moment të mbushur me emocione.

Në një ambient të dekoruar me trëndafila, Mateo i dedikoi Brikenës një këngë dashurie, duke krijuar një atmosferë romantike dhe intime.

Por kjo nuk ishte e gjitha, surpriza vazhdoi edhe nga ajri. Një dron fluturoi mbi ambient dhe solli një mesazh: “Më jep vetëm një mundësi!”

BBVA/YouTube

Brikena, e prekur nga gjesti, reagoi me kujdes dhe maturi: “E falënderoi Mateon për këtë surprizë, do i jap një mundësi për t’u njohur, por jo për më shumë. E meqë sot ka ditëlindjen babi i Mateos, doja t’i thoja edhe 100. Përqafim nuk e ndiej t’ia jap tani, kështu që po i jap vetëm dorën”.

Ky moment tregoi si emocionet dhe gjestet e vogla mund të thyejnë barrierat dhe të nisin një lidhje të re. /Telegrafi/


- YouTube www.youtube.com

“Është pervers”, Miri përballet me deklaratën e babait të Selinës, banori: Jam i fyer, do ndryshoj qëndrim ndaj saj



Në mbrëmjen e sotme, Miri hapi Kutinë e Pandorës, ku përveç një takimi të veçantë me vajzën e tij, u përball edhe me një akuzë të rëndë nga babai i Selin.

“Duhet të merrni psikologë që të shohin perversitetin e tij”, ishte fjalia që Miri dëgjoi nga deklarata e babait të Selin.

“Ndihem i fyer sepse nuk ka qenë ky qëllimi, nuk jam pervers, kam parimet e mia në jetë, e di çfarë është dashuria e prindit për vajzën, jam munduar të mbaj distancë për të mos u keqkuptuar. Nëse është ndjerë i cenuar, i kërkoj ndjesë, por nuk ka qenë ky qëllimi”, tha Miri.

Kur u pyet nëse kjo do të ndryshojë qëndrimin e tij ndaj Selin, ai u shpreh: “Unë e kam parë me admirim atë vajzë sepse për moshën që ka kam pasur vlerësim. Shpesh e shikoj me syrin si vajzën time dhe them dashtë Zoti vajza ime bëhet një ditë si ajo. Patjetër që do ketë ndryshim. Do e vazhdoj marrëdhënien siç do të rezervohem, sepse nuk dua të perceptohem te ata siç jam perceptuar”. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Miri në një takim të veçantë me të bijën, mesazhi i saj: Mos e ndaj fitoren tënde me askënd



Në mbrëmjen e sotme, Mirit i ra Kutia e Pandorës, dhe ai vendosi ta hapë.

Nga brenda kutisë erdhi një surprizë e veçantë: mundësia për të takuar vajzën e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP.

Takimi ishte i mbushur me emocione për të dy.

“Babi, për ne ti je fituesi, por mos e ndaj fitoren me askënd tjetër”, i tha ajo Mirit, duke i dhuruar një moment të veçantë dhe të paharrueshëm.

“Ky është motivi pse marr frymë në këtë jetë”, u shpreh Miri, i prekur nga fjalët e bijës së tij. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

A ka njohje nga jashtë mes Rogertit dhe Selinës? - Përplasje e fortë mes tyre gjatë spektaklit



Rogerti pretendoi se të dy kanë njohje nga jashtë shtëpisë dhe se kishin një kod për të vazhduar lojën bashkë.

Ai tha se nusja e tij njeh tezën e Selinës dhe se, sipas tij, Selina përdor lidhjet familjare për të ndikuar lojën, duke e paraqitur atë si një baba “shumë të keq”.

“Nusja ime njeh tezen e Selin dhe kanë bërë shkollën bashkë dhe tezja e saj i ka treguar që unë do futem në Big dhe ajo ka kërkuar që unë ta ndihmoja, dhe t’i tregoja kodin që jam babi i Marlonit. Selin është femër që i përdor gjërat më të dobëta që të bëjë lojë dhe më përdor mua si një baba shumë të keq. Unë doja të punoja pro Selinës. Një nga problemet më të mëdha që ka pasur familja e Selin është që na ‘mori fytyrën’, unë ia dhashë sinjalet por nuk i kuptoi. Unë njerëzit që më presin në besë, unë do t’i sulmoj”, u shpreh Gerti.

BBVA/YouTube

Nga ana tjetër, Selin mohoi pretendimet e tij dhe theksoi se informacionet e dhëna nga Rogerti janë të pasakta. “Sa i përket informacionit të rremë që Gerti po flet, i kam dhënë të drejtën produksionit që të marrë të gjitha informacionet nga jashtë. Di që fëmijët janë në park, këtë e di”, deklaroi ajo.

Në një nga reagimet e saj më të hershme, Selin sqaroi gjithashtu historinë e njohjes së saj me tezën e Gertit: “Në një nga diskutimet me tezen më ka thënë që në një ditë, kur kanë qenë në një park lojërash në Angli, ka njohur një shqiptare dhe që vajza e saj po rri dhe luan me djalin e saj, që është bashkëshortja e Gertit. Por në asnjë mënyrë ne të dy nuk njihemi”.

Ky përballim tregoi tensionin e madh midis banorëve dhe ndikimin që marrëdhëniet jashtë shtëpisë mund të kenë brenda lojës. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Labi shpërthen në lot pas lajmit se Limi po largohet nga shtëpia



Gjatë momentit kur Limi i dha lajmin banorëve se do të largohej, emocionet mbizotëruan në dhomë, dhe Labi nuk mundi të mbante lotët.

Ai u shpreh i trishtuar nga ndarja e papritur me mikun e tij dhe eci me sytë e mbushur me lot, duke treguar lidhjen e fortë që kishte krijuar me Limin gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ky moment i ndjerë u bë menjëherë temë diskutimi mes banorëve të tjerë.

Largimi i Limit duket se ka lënë një boshllëk emocional te disa banorë, ndërsa ata përgatiten për dinamika të reja brenda Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

Limi Albës teksa largohet: Bëhu e fortë, fitoje lojën



Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë shtëpinë e njohur, duke ndarë momentet e fundit me banorët dhe duke dhënë një mesazh të veçantë për Alben.

Para se të largohej, Limi iu drejtua banorëve me fjalët e tij:
“Banorë, kam një lajm për ju. Me thënë të drejtën, ishte një udhëtim shumë i bukur, dhe kemi kaluar një kohë spektakolare. Çdo moment këtu nuk do ta harroj asnjëherë, por mua më duhet të largohem”.

Ndërkohë, gjatë përshëndetjes së tij, Limi iu drejtua veçanërisht Albës, duke i dhënë një mesazh mbështetës.

BBVK/Instagram

“Bëhu e fortë, fitoje lojën”, i tha ai, duke i dhënë kurajë për sfidat e mbetura brenda shtëpisë.

Largimi i Limit ishte një moment emocional për të gjithë banorët, të cilët ndanë përqafime dhe urime për rrugëtimin e tij të mëtejshëm jashtë programit.

Ky moment shënon një kthesë në dinamikat e BBVK, duke lënë hapësirë për surpriza dhe zhvillime të reja brenda shtëpisë. /Telegrafi/

Limi lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova



Banori i njohur i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka marrë vendimin e vështirë për të lënë shtëpinë më të madhe në vend, duke shprehur emocionet dhe mirënjohjen e tij për kohën e kaluar brenda programit.

Para se të largohej, Limi iu drejtua banorëve me fjalët: “Banorë, kam një lajm për ju. Me thënë të drejtën, ishte një udhëtim shumë i bukur, dhe kemi kaluar një kohë spektakolare. Çdo moment këtu nuk do ta harroj asnjëherë, por mua më duhet të largohem. Kisha lënë një shënim, të them të drejtën te produksioni, që nëse do të vinte ky lajmërim, më duhet të iki dhe të vazhdoj rrugëtimin tim, gjithmonë me respektin dhe dashurinë për ju gjithë”.

BBVK/YouTube

Largimi i Limit krijoi një atmosferë emocionuese në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, me banorët që e përqafuan dhe ndanë momente të ngrohta për t’i uruar fat në rrugëtimin e tij të mëtejshëm.

Për shumë prej tyre, Limi ka qenë një figurë qendrore në dinamika dhe sfida, duke ndarë momente dramatike, të cilat tani do të mbeten kujtime të paharrueshme për të gjithë.

Ky largim shënon një moment të rëndësishëm në spektaklin e këtij sezoni, duke lënë hapësirë për zhvillime të reja dhe surpriza të tjera brenda shtëpisë më të ndjekur televizive në Kosovë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

DJ Gimbo sqaron zërat për Selinën: Nuk kam ardhur ta ndaj nga Miri, kur kam pëlqim e them



Që nga hyrja e tij në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, DJ Gimbo është përfolur për një pëlqim të mundshëm ndaj Selinës, duke ngritur dyshime se ai mund të synojë të prishë raportin e saj me Mirin.

Megjithatë, gjatë spektaklit, Gimbo i mohoi këto zëra duke qenë i qartë në qëndrimin e tij.

Ai u shpreh se nuk ka hyrë në shtëpi për të ndarë askënd dhe se sjellja e tij është keqinterpretuar.

BBVK/YouTube

Sipas tij, sa herë që qëndron pranë Selines, ndjen vëmendjen e banorëve dhe për këtë arsye preferon të largohet vetë. Në një klip të transmetuar, Gimbo pranoi se i pëlqen të kalojë kohë në shoqërinë e saj, ndërsa theksoi se gjithmonë ka qenë i sinqertë për ndjenjat e tij.

DJ Gimbo deklaroi hapur se ka pëlqim për Selin, ndërkohë që vetë Selina ka thënë se me të “i ecën muhabeti, batutat dhe energjia”.

Gjatë debatit, ai iu drejtua Mirin duke sqaruar: “Ti the vetë në klip që jam xheloz kushdo që i afrohet, unë për vete nuk jam xheloz, për shoqen nuk jam”.

BBVK/YouTube

Nga ana tjetër, Miri reagoi duke thënë: “Unë jam xheloz për çdo njeri dhe çdo gjë që dua”.

Në fjalën e tij përfundimtare, Gimbo theksoi se nuk e sheh askënd si “objekt” për t’ia marrë dikujt tjetër dhe se ka vënë re reagime jo vetëm nga Miri, por edhe nga banorë të tjerë sa herë që ai qëndron me Selin.

“Unë çohem dhe iki. Unë asaj fjale që them i rri. Selin me Mirin janë lojtarë shumë të mirë, unë s’kam ardhur ta ndaj asnjë prej tyre. Si këtu, si jashtë, unë kur kam pëlqim për dikë e them”, u shpreh ai. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

DJ Gimbo flet për situatën me Rogertin për historinë e Gjestit: Burrë është ai që fal, në ato gjëra nuk bën të prekësh askënd



Sonte po mbahet spektakli i radhës i Big Brother VIP Albania, i cili nisi me një moment emocional.

Në hapje të programit, fjala iu dha DJ Gimbos, DJ personal dhe mik i ngushtë i Gjestit.

Gimbo foli hapur për periudhën e vështirë që ka kaluar brenda shtëpisë, pas një situate të ndjeshme të krijuar nga Rogerti, i cili preku një histori personale të Gjestit, lidhur me humbjen e vëllait të tij vitin e kaluar.


“Unë, si djalë i ri, ia zgjat dorën dikujt që është më në moshë se unë, sepse burrë është ai që fal. Ajo ka qenë një temë shumë e ndjeshme për mua dhe për të gjithë. Nëse dikush e sheh të arsyeshme të luajë lojëra të tilla, për mua nuk është problem, por i lutem shumë që në këto gjëra të mos preket askush që ka kaluar të njëjtën sfidë”, u shpreh Gimbo.

Ai falënderoi gjithashtu banorët që i qëndruan pranë në atë periudhë të vështirë, duke shtuar se emocionalisht nuk e kishte të lehtë as momentin kur u publikua kënga e re e Gjestit.

“Sa i përket këngës, kam qenë shumë i emocionuar, sikur në mjegull. E ndieja që po vinte diçka dhe sapo e dëgjova, e dija që ishte kënga”, tha ai.

Kujtojmë se Gjesti ka publikuar së fundmi këngën e tij të re, pas një pauze njëvjeçare nga muzika, e shkaktuar nga humbja e vëllait, një rikthim që ka prekur dhe emocionuar publikun. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com


“Dikush e ka rrahur”, Xheneta Fetahu pas operacionit në hundë: Kush guxon me më prekë mua



Para ca ditësh, Xheneta Fetahu, publikoi një InstaStory nga shtëpia e saj, duke treguar gjendjen e vështirë pas një operacioni në hundë.

Ajo u shpreh se ndërhyrja erdhi për shkak të një devijimi, duke shtuar se ka vuajtur më parë nga astma.

“Sot kam filluar pak me marrë veten dhe shyqyr po shoh sot. Kam pasur problem më herët, kur kam pas ndërhyrje prej aksidentit të kaluar. Punimi brenda hundës ka qenë shumë keq, unë e kam astmën dhe kam pasur problem nëse s’marrë frymë mirë nga hunda”, tregoi Xheneta.

Lidhur me thashethemet se mund të ishte sulmuar, ajo u përgjigj me vendosmëri: “Kush guxon me më prekë mua”.

Ndjekësit shprehen të shqetësuar dhe mbështetës, duke i uruar shërim të shpejtë dhe rikuperim të plotë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Tayna publikon fotografi me Vjosa Osmanin: Presidentja e shtetit dhe presidentja e skenës



Këngëtarja e njohur, Tayna, ka ndarë së fundmi disa fotografi speciale në Instagram, ku shfaqet së bashku me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani.

Dyshja u takua gjatë premierës së dokumentarit “Melania”, një ngjarje që solli në Kosovë vëmendjen ndërkombëtare mbi figurën e Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump.

Në njërën nga fotografitë, Tayna i ka dhënë përshkrimin: “Presidentja e shtetit dhe presidentja e skenës në një foto”, duke theksuar jo vetëm respektin, por edhe lidhjen e veçantë mes botës politike dhe asaj të artit.

Tayna/Instagram

Ngjarja e organizuar në bashkëpunim me Presidencën dhe Cineplexx pati pjesëmarrjen e artistëve dhe personaliteteve të njohura të skenës, duke e kthyer premierën në një moment të veçantë për publikun.

Tayna dhe Osmani, përveç fotografive, dukeshin të kënaqura dhe të relaksuara gjatë takimit, duke treguar bashkëpunimin dhe vlerësimin reciprok.

Ky takim nxori në pah jo vetëm praninë e Taynës si një nga yjet më të ndjekur të skenës muzikore shqiptare, por edhe angazhimin e Presidentes Osmani për të mbështetur ngjarjet kulturore dhe artistike në vend. /Telegrafi/

Tayna/Instagram

Momenti viral kur regjia ndalon Klodin te flasë: Kujdes me çka flet



Një moment i papritur në Big Brother VIP Kosova ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Klodi, banori i njohur, u përpoq të tregonte një ngjarje personale brenda shtëpisë, por regjia ndërhyri dhe e ndaloi të shprehej, duke krijuar një situatë që u bë virale në rrjetet sociale.

Në video duket qartë se mënyra e komunikimit të stafit të produksionit ishte e pazakontë dhe e çuditshme për shikuesit, të cilët nuk e kishin parë më parë këtë stil.

Screenshot/TikTok

Regjia: “Klod, kujdes me çka flet”.
Klodi: “Me çka?”
Regjia: “Çka po flet”.
Klodi: “Unë thashë gjaku s’ka të bëjë me lodhje”.

Nga këto fjalë duket se Klodi po përpiqej të rrëfente një rast personal, por nuk u lejuan të shprehej në mënyrë të lirë.

Video u shpërnda shpejt nga ndjekësit dhe komentet nuk vonuan, duke e bërë këtë moment një nga episodet më të komentuar të ditëve të fundit në formatin e njohur të Big Brother VIP Kosova.

Shikuesit po diskutojnë gjerësisht për mënyrën e veprimit të regjisë dhe se si kjo ndikoi në dinamikën e brendshme të banorëve. /Telegrafi/

Vjosa Osmani pjesëmarrëse në premierën e dokumentarit “Melania” në Prishtinë: I uroj këtij filmi një sukses të madh në mbarë botën



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ishte e pranishme në premierën e dokumentarit të shumëpërfolur “Melania”, një produksion që hedh një vështrim të thellë mbi jetën dhe rolin e Zonjës së Parë të SHBA-së, Melania Trump.

Në një postim në Instagram, Osmani shkroi: “Melania” – premiera botërore që bashkoi ekranin e kinemasë në Kosovë me ekranet botërore, duke sjellë një perspektivë unike mbi familjen presidenciale amerikane dhe duke pasqyruar punën e jashtëzakonshme të Zonjës së Parë të SHBA-së, @flotus @melaniatrump. Ka qenë kënaqësi e veçantë të shijojmë një natë të bukur janari mes artistëve dhe shumë miqve të kinemasë”.

Vjosa Osmani/Instagram

Dokumentari ofron një portret të rrallë të Melania Trump, duke treguar jo vetëm jetën e saj private dhe sfidat në Shtëpinë e Bardhë, por edhe përpjekjet e saj në fushatat humanitare, aktivitetet për fëmijët dhe mënyrën se si ka menaxhuar presionin e medieve dhe detyrat publike.

Filmi është realizuar me intervista ekskluzive, materiale arkivore dhe imazhe të pasura vizuale që tregojnë një pamje të rrallë të jetës së një Zonje të Parë të SHBA-së.

Vjosa Osmani/Instagram

Premiera në Kosovë u organizua nga Presidenca, në bashkëpunim me Cineplexx, dhe solli një natë të veçantë kulturore, ku u mblodhën artistë, miq të kinemasë dhe figura publike.

Në video të shpërndara në rrjetet sociale shihet Osmani duke mbajtur edhe një fjalim përpara të ftuarve, duke theksuar rëndësinë e kulturës dhe artit në shoqëri.

Dokumentari “Melania” tashmë ka filluar shfaqjet në ekranet botërore dhe vlerësohet për mënyrën se si sjell një perspektivë të re mbi jetën publike dhe private të një prej figurave më të njohura amerikane. /Telegrafi/

Ludo pyet Dolcen: A më do që jam rrezikant i madh apo që jam facer?



Në ambientet e lavanderisë, Ludo, Dolce dhe Labi zhvilluan një bisedë që tërhoqi vëmendjen e publikut, ku në qendër ishte marrëdhënia mes Ludos dhe Dolces.

Gjatë qëndrimit të tyre së bashku, Ludo iu drejtua Dolces me një pyetje të drejtpërdrejtë dhe mjaft personale, duke kërkuar të kuptojë arsyen pse ajo e pëlqen.

Ai e pyeti hapur: “Dolce, kallëzo drejt, a më do sepse jam rrezikant i madh, a që jam karakter i fortë, a më do që jam facer, apo çfarë?”

BBVK/Instagram

Pyetja e tij u shoqërua edhe me ndërhyrjen e Labit, i cili reagoi me habi: “Çfarë faceri ti?”

Kjo solli një përgjigje të menjëhershme nga Ludo, i cili tha: “Pse, a s’jam facer?”

Dolce, nga ana e saj, u shpreh qartë dhe pa hezitim, duke i dhënë një përgjigje të thjeshtë, por domethënëse: “Të dua se më pëlqen tipi yt”.

Ludo vazhdoi ta thellojë bisedën, duke e pyetur: “Se jam direkt?”

Dolce ia konfirmoi shkurt: “Po”.

Në fund, Ludo u shfaq i kënaqur nga kjo përgjigje dhe e vlerësoi sinqeritetin e saj, duke thënë: “Faleminderit, e vlerësoj prej një personi si ti. Të m’i thonë këta fëmijët, nuk e vlerësoj”. /Telegrafi/

“Një javë perfekte”: Dua Lipa publikon pamje të ëmbla nga Parisi



Dua Lipa ka ndarë me ndjekësit e saj momente nga ajo që e quajti “java perfekte” në Paris, të kaluar krah të të fejuarit të saj, aktorit Callum Turner.

Këngëtarja 30-vjeçare publikoi në Instagram disa fotografi nga udhëtimi dimëror në qytetin romantik, duke shijuar pushimin pas përfundimit të turneut botëror “Radical Optimism”.

Në fotografitë e publikuara, Dua shfaqet me veshje elegante dhe të thjeshta, ndërsa Callum shihet duke shëtitur një qen në rrugët e Parisit, i veshur ngrohtë për motin e ftohtë.

Dua Lipa/Instagram

Çifti u pa gjithashtu duke darkuar dhe duke kaluar momente të qeta larg angazhimeve profesionale, ndërsa postimi i saj u shoqërua me komente të shumta pozitive nga fansat.

Kjo vizitë vjen në një periudhë të artë për Duan, si në jetën personale ashtu edhe në karrierë. Ajo dhe Callum nisën lidhjen në janar 2024 dhe e konfirmuan fejesën në qershor.

Ndërkohë, këngëtarja ka shënuar edhe sukses financiar, pasi kompania e saj “Radical22 Live” raportoi një xhiro prej 45.6 milionë funtesh (54 milionë euro) gjatë vitit të kaluar, duke e forcuar edhe më shumë pozicionin e saj në industrinë e muzikës. /Telegrafi/

Dua Lipa/Instagram

Dua Lipa/Instagram

Dua Lipa/Instagram

Dua Lipa/Instagram

Dua Lipa/Instagram

Dua Lipa/Instagram

Dua Lipa/Instagram

Dua dhe Callum: pamje elegante dhe tërheqëse në rrugët e Parisit



Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen gjatë Javës së Modës në Paris, teksa u shfaq në një takim me të fejuarin e saj, aktorin Callum Turner.

Këngëtarja 30-vjeçare u pa duke ecur krah tij në rrugët e kryeqytetit francez, duke reflektuar stil dhe vetëbesim.

Artistja zgjodhi një paraqitje të guximshme me xhins të dyfishtë, duke lënë të dukshme reçipetat e zeza me dantellë poshtë një xhakete të zbërthyer me dekolte të thellë.

Pamjen e kompletoi me çizme të larta ngjyrë kafe me gëzof, një pallto të gjatë lëkure në ngjyrë jeshile të errët dhe një çantë Chanel, ndërsa Callum u shfaq më minimalist, me xhinse blu dhe një xhaketë bomber të zezë prej lëkure.

Çifti, i cili nisi lidhjen në janar 2024 dhe konfirmoi fejesën në qershor të po atij viti, u pa disa herë së bashku në Paris, gjithmonë të buzëqeshur dhe të kapur për dore.

Më herët këtë javë, ata u fotografuan edhe jashtë Grand Palais, pas një eventi mode.

Kjo paraqitje vjen në një periudhë shumë të suksesshme për Dua Lipën edhe në aspektin profesional.

Së fundmi është bërë e ditur se këngëtarja i ka shtuar pasurisë së saj rreth 70 milionë funte (afërsisht 82 milionë euro), falë të ardhurave nga muzika live dhe projektet e saj muzikore.

Me një karrierë në kulm dhe një fejesë të konfirmuar, Dua Lipa po shijon një nga periudhat më të ndritura të jetës së saj personale dhe profesionale. /Telegrafi/

Kylie Jenner shkëlqen në premierën e “The Moment” me Charli XCX



Kylie Jenner ka bërë një paraqitje të rrallë publike pa partnerin e saj, Timothee Chalamet, teksa u shfaq në premierën e filmit “The Moment” në Los Angeles, në krah të këngëtares Charli XCX.

Manjatja 28-vjeçare e grimit debuton në aktrim në këtë projekt, i cili përshkruhet si një mockumentary rreth një periudhe kyçe të karrierës së Charli XCX.

Ndërkohë, Chalamet ndodhej në New York, ku po promovonte filmin “Marty Supreme”, rol që i ka siguruar një nominim për Oscar, shkruan DailyMail.

Në tapetin e kuq jashtë Teatrit të Arteve të Bukura, Kylie u shfaq me një veshje elegante që vinte në pah barkun e saj të tonifikuar, duke e kombinuar një bluzë pa mëngë me një fund të gjatë të zi.

Ajo pozoi e buzëqeshur pranë Charli XCX dhe regjisorit Aidan Zamiri, duke tërhequr vëmendjen e mediave dhe fansave.

Filmi “The Moment” ka pasur premierën e parë në Festivalin e Filmit Sundance dhe ndjek Charli XCX në prag të turneut të saj të parë madhor, duke eksploruar anën personale dhe publike të suksesit të saj.

Projekti pritet të shfaqet në kinematë amerikane më 6 shkurt, ndërsa disa salla do ta transmetojnë që më 30 janar. /Telegrafi/



Pas dinamikave mes tyre, Alba nis mëngjesin duke e masazhuar Limin



Në mëngjesin e sotëm, Alba dhe Limi janë parë duke nisur ditën me një disponim të qeshur dhe të relaksuar, duke tërhequr vëmendjen e të gjithë banorëve dhe ndjekësve të Big Brother VIP Kosova.

Dyshja po shfaqin dinamika interesante, pasi shpesh janë parë duke u përplasur në debate të shkurtra, për të vijuar më pas me momente përqafimi dhe afrimiteti.

Sot në mëngjes, Alba dhe Limi janë parë së bashku në dhomën e përbashkët, ku Alba i hipi mbi Limit dhe nisi ta masazhojë, ndërsa ai qëndronte i heshtur, duke shfaqur qetësi dhe durim.

BBVK/Instagram

Ky moment ka nxitur spekulime mes banorëve dhe ndjekësve, të cilët mezi presin të shohin se si do të evoluojnë këto dinamika gjatë ditës.

Sonte pritet spektakli i radhës i Big Brother VIP Kosova, ku do të shihet se si do të sqarohen marrëdhëniet dhe emocionet mes dy banorëve, ndërsa tensioni dhe afërsia e tyre mbeten një nga temat më të komentuar të shtëpisë. /Telegrafi/

Gjesti rikthehet fuqishëm me këngën e re dhe thyen rekorde globale



Këngëtari i njohur shqiptar, Gjesti, ka bërë një rikthim të fuqishëm në skenën muzikore me këngën e tij të re “Memories”, e cila ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut dhe ka arritur suksese të jashtëzakonshme.

Pas një periudhe të gjatë pauze për shkak të një tragjedie personale, rikthimi i tij ka qenë emocional dhe i ndjerë nga fansat.

Kënga, e publikuar mbrëmjen e së enjtes, është përshëndetur me entuziazëm nga adhuruesit dhe ka thyer rekorde shikueshmërie, duke u renditur ndër 11 këngët më të klikuara në botë në një kohë shumë të shkurtër.

Foto: Screenshot

Gjesti ka treguar se “Memories” është krijuar me shumë emocion dhe përkushtim, duke kaluar vështirësi të mëdha gjatë procesit të incizimit.

Artistin e ka frymëzuar humbja tragjike e vëllait të tij, duke e bërë projektin jo vetëm një rikthim muzikor, por edhe një mënyrë për të përjetuar dhe ndarë dhimbjen dhe dashurinë për familjen.

Përmes “Memories”, Gjesti tregon një anë të tij më të ndjerë, duke fituar zemrat e fansave që e kanë pritur me padurim rikthimin e tij. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

❌