Pas daljes nga Big Brother VIP Albania 5, Stelina, ka folur për herë të parë për ‘Shqipëria Live’ për eksperiencën në këtë format.
Teksa është pyetur nëse ende ka ndjenja për Keijsin, Stelina është përgjigjur se 'është shumë e trazuar'.
“Mendoj që kam parë mjaftueshëm dhe nëse do të thoja kam ndjenja, nuk e di jam shumë e trazuar, nuk e di nëse kam ende ndjenja për Keijsin. Gjithçka u thye, asnjë vlerë për mua", u shpreh ajo.
Foto: YouTube
"Më duket historia e Inës dhe Keijsit përsëritje e historisë sime me Keijsin. Një surprizë dy javë pasi bëri surprizën për mua. Keijsi mendon se unë e kam sharë. Keijsi e ka treguar vetë ku qëndron dhe ku është”.
Sa i përket mundësisë për një ribashkim me Kejsin, Stelina u shpreh se pas gjithë këtyre situatave të ndodhura nuk do të ketë një gjë të tillë.
“Patjetër që jo. Unë nuk do ta bëj asnjëherë rolin e të tretës, se kam bërë ndonjëherë dhe s’do e bëj, kështu që patjetër tërhiqem”.
Stelina sqaroi edhe bisedën virale që doli në rrjet, ku shprehej se e kishte parë videon e Keijsit dhe të Inës duke u puthur.
Stresi, fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, ka reaguar së fundmi në rrjetet sociale duke shprehur hapur mbështetjen e tij për banorin aktual të shtëpisë, Labinot Rexhën.
Përmes një postimi, Stresi u ka bërë thirrje ndjekësve që të votojnë për Labin, duke theksuar se prania e tij i jep energji lojës dhe mban gjallë debatin dhe emocionin brenda shtëpisë.
Ai shprehet se pa Labin, Big Brother do të bëhej i mërzitshëm dhe “do ngelnin në gjumë".
Foto: Facebook
Sipas Stresit, Labi sjell atmosferë, emocione, debate të forta, por edhe momente argëtuese, duke qenë një nga figurat kyçe të këtij edicioni.
Në fund, ai shton se po të kishte edhe artikulimin do të përfundonte Big Brotherin.
"Normal që Labin do të shpëtojmë të gjithë bashkë. Paramendoje mos me qenë Labi Big Brother fiket dhe fillon gjumi".
"Të paktën ky jep energji debate, këndim, atmosferë emocione, lot rrëmujë e gjëra argëtuese".
Aktori i njohur amerikan, Jonah Hill, ka surprizuar publikun me pamjen e tij krejtësisht të re gjatë xhirimeve të filmit të ri “Outcome”.
Hill shfaqet me kokë të rruar plotësisht, mjekër të thinjur dhe një trup të hollë, duke u bërë pothuajse i papërshkueshëm për fansat që e njihnin nga rolet e tij të mëparshme në “Superbad” dhe “Wolf of Wall Street”.
Filmi “Outcome”, një komedi që Hill jo vetëm e ka shkruar dhe realizuar, por edhe luan krahas Keanu Reeves, rrëfen historinë e një ikone hollivudiane që përballet me një video kërcënuese dhe përpiqet të shpëtojë karrierën e tij, duke u përballur me demonët e vet.
Keanu Reeves
Projekti trajton metaforikisht obsesionin e shoqërisë moderne ndaj rrjeteve sociale dhe rëndësinë e opinionit të të tjerëve.
Ky transformim dramatik vjen ndërsa Hill po përgatitet edhe për një tjetër projekt filmik këtë vit, komedinë “Cut Off”, ku do të luajë krahas Kristen Wiig.
Keanu dhe Jonah Hill
Transformimi i Jonah ka shkaktuar habi dhe diskutime të shumta në media dhe rrjetet sociale, duke treguar fuqinë e tij si aktor dhe gatishmërinë për të sfiduar vetveten përmes roleve të ndryshme, duke i dhënë çdo projekti një dimension të ri dhe të papritur për audiencën.
Premiera e këtij filmi do të jetë në prill të vitit 2026. /Telegrafi/
Prezantuesi i njohur amerikan, Jimmy Kimmel, ka bërë shaka në lidhje me dokumentarin e ri për Melania Trump, duke deklaruar se do të rikthehet të drejtojë ceremoninë e ndarjes së çmimeve Oscar vetëm nëse filmi nominohet për çmimin prestigjioz.
Kjo deklaratë u bë gjatë emisionit të tij, ku ai komentoi suksesin e filmit që gjatë javës së parë të shfaqjes fitoi 7 milionë dollarë, pavarësisht vlerësimeve të ulëta nga kritikët (6 për qind në Rotten Tomatoes), ndërsa publiku e vlerësoi gati maksimalisht (99 për qind).
Kimmel e ironizoi gjithashtu mbështetjen e filmit nga ish-sekretarja e shtypit të Trump, Kayleigh McEnany, e cila e konsideroi si kandidatë për Oscar.
Ai kujtoi edhe momentet e mëparshme kur ka drejtuar ceremoninë e Oscarit dhe tensionet me Donald, përfshirë një mesazh ofendues të Trump gjatë transmetimit të vitit 2024.
Tani, Kimmel sugjeron se mund të rikthehet në Oscar në vitin 2027, nëse filmi i Melanias nominohet, duke bërë shaka edhe për çmimet e FIFA-s dhe vendimin e saj për t’i dhënë Trump një “Çmim për Paqe”, duke e lidhur me humorin dhe ironinë e situatës.
Në fund, shprehja e tij e qartë dhe ironike tregon se Kimmel vazhdon të përdorë komedinë për të komentuar ngjarjet aktuale dhe figurat publike, duke krijuar situata virale që kapin vëmendjen e publikut.
Edhe pse deklarata e tij është kryesisht për shaka, ajo rikthen në vëmendje tensionet e vazhdueshme mes Kimmel dhe familjes Trump si dhe ndikimin që figura publike e Melanias ka në kulturën popullore dhe median amerikane. /Telegrafi/
Gjatë qëndrimit të tij në Big Brother VIP Kosova 4, Ludo Lee, është përballur me fyerje dhe kërcënime nga disa banorë të shtëpisë, situatë që ka sjellë reagim nga familja dhe menaxhmenti i tij.
Ata kanë dalë me një qëndrim zyrtar për të sqaruar situatën dhe për të mbrojtur reputacionin e artistit.
Në komunikatën e tyre bëhet e ditur se këto veprime merren shumë seriozisht dhe aktualisht po shqyrtohen hapa ligjorë ndaj personave përgjegjës.
Foto: Instagram
Menaxhmenti është gjithashtu në kontakt me produksionin e Big Brother për të sqaruar çdo paqartësi dhe për të siguruar informacion të saktë mbi situatën.
Postimi i plotë nga Instagrami i Ludo Lee:
Njoftim i rëndësishëm për të gjithëSi familje dhe menaxhment i Ludo Lee, dëshirojmë të marrim qëndrim lidhur me kërcënimet dhe fyerjet ndaj Ludo Lee.
Këto veprime i marrim shumë seriozisht dhe aktualisht po shqyrtojmë hapa ligjorë ndaj personave përkatës.
Njëkohësisht, jemi në komunikim me produksionin për të sqaruar disa paqartësi.
Rogert Sterkaj u fut gjatë spektakklit të së martës për disa orë në dhomën e reflektimit.
Në momentin që Ledioni u lidh me të për t’i komunikuar masën, atë e kishte zënë gjumi.
Me ‘pak’ vështirësi është zgjuar dhe është njohur me masën pas sjelljes së tij në shtëpi.
Foto: Instagram
Për të është hapur një televotim dhe publiku do të zgjedhë nëse do ta rikthejë apo jo në shtëpi.
"Do jetë publiku që vendos nëse meriton të kthehesh në shtëpi apo jo në një televotim që ka vetëm emrin tënd me pyetjen 'A dëshironi që Rogerti të kthehet në shtëpi apo jo", thuhet në njoftim.
I njëjti ka pak ditë që është futur brenda, por ka trazuar ujërat e shtëpisë së famshme.
Rogerti në shumë raste ka eskaluar, sikurse në mënyrën e të shprehurit e ofendimet që ka bërë karshi banorëve. /Telegrafi/
Gabriela Rico Jimenez, një modele meksikane, ka rikthyer sërish vëmendjen e mediave ndërkombëtare pas publikimit të një serie të re dokumentesh nga Departamenti i Drejtësisë i ShBA-së mbi çështjen e Jeffrey Epstein.
Dokumentet e reja përmbajnë informacione që lidhen me jetën private dhe festat e elitës globale, përfshirë një event të mbajtur në një jaht, ku sipas disa akuzave bëheshin veprime të tmerrshme, përfshirë konsumimin e mbetjeve njerëzore.
Një nga dokumentet përmend edhe ish-presidentin George Bush në lidhje me këto akuza.
@unbiasednews54 🚨 The model from Mexico who in 2009, fled from one of Epstein's parties, screaming "They were eating people!" No longer seems so crazy. But no one has seen 21-year-old Gabriella Rico Jiménez since then. ♬ original sound - unbiasednews
Jimenez, e cila në vitin 2009 ishte 21 vjeçare, kishte publikuar një video dramatike nga Monterrey, Meksikë, ku denonconte se pjesëmarrësit e një feste private po konsumonin fëmijë.
Sipas mediave, ajo ishte arrestuar pas këtij incidenti dhe më pas ishte zhdukur pa gjurmë.
Videoja e saj ishte përhapur gjerësisht dhe kishte shkaktuar tmerr dhe debat të madh, duke bërë që emri i saj të lidhej me akuza të jashtëzakonshme ndaj elitës globale.
Përdorues të shumtë të rrjeteve sociale dhe media kanë rikthyer diskutimin mbi këtë rast, duke pyetur: “Kush e zhduku Gabriela Rico Jimenez?” dhe duke theksuar se disa nga akuzat e saj duket se marrin mbështetje nga informacioni i publikuar së fundmi nga dokumentet e Epstein.
Një koment i njohur në internet shkruante: “Çfarë Gabriela Rico Jimenez pretendoi atëherë tani duket se gjen mbështetje në dokumentet e Epstein.
Jeffrey Epstein
Ajo u zhduk përgjithmonë atë natë. Kush e zhduku?”.
Megjithatë, ekspertët dhe mediat paralajmërojnë se dokumentet e reja nuk vërtetojnë të gjitha pretendimet më ekstreme të Jimenez, por tregojnë se disa elemente të saj ishin të njohura për hetuesit më parë.
Sidoqoftë, rihapja e kësaj çështjeje ka ndezur diskutime të reja rreth zhdukjes së vajzës dhe pretendimeve të saj dramatike, duke i rikthyer atij rasti një interes të madh publik dhe ndërkombëtar. /Telegrafi/
Nëna e këngëtares së njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, është diagnostikuar me kancer dhe ka nisur tashmë trajtimin mjekësor.
Artistja e ka ndarë këtë moment të ndjeshëm me ndjekësit përmes një postimi prekës në InstaStory, ku ka shprehur forcën, dashurinë dhe mirënjohjen e saj.
“Nuk jam aty për të ta mbajtur dorën tani, por po të mbaj me gjithë zemrën time, mami. Çdo frymëmarrje, çdo minutë", shkruan Beatrix.
Foto: Instagram
Ajo bën të ditur se një tjetër hap i rëndësishëm i trajtimit është përfunduar me sukses, duke shprehur krenarinë për forcën e së ëmës.
“Një tjetër hap i madh u përfundua sot. Jam kaq krenare për forcën tënde, mama. Çdo ditë një hap më afër".
Këngëtarja falënderon gjithashtu të gjithë ata që po i qëndrojnë pranë familjes në këtë periudhë të vështirë:“Mirënjohëse për çdo mesazh, çdo lutje, çdo fjalë të mirë. Faleminderit që na rrethoni me kaq shumë dritë".
Në fund, kërkon mirëkuptim për mungesën e përgjigjeve personale, duke theksuar se mbështetja e publikut është shumë e rëndësishme për të.
Një eksperte e gjuhës së trupit ka analizuar një moment të sikletshëm mes Justin Bieber dhe prezantuesit Trevor Noah gjatë ceremonisë së Grammy Awards, i cili u komentua gjerësisht në rrjetet sociale.
Gjatë mbrëmjes, Noah iu afrua Justin dhe Hailey Bieber për një bisedë të shkurtër me publikun, por shprehja serioze e Justin-it krijoi përshtypjen e një tensioni të mundshëm.
Sipas analistes Judi James, nuk kishte shenja të një konflikti real mes tyre.
Foto: YouTube
Ajo shpjegoi se gjuha e trupit e Bieber-it tregonte një qëndrim të kujdesshëm, duke qenë i hapur për humor, por me kufij të qartë ndaj talljeve.
Shprehja e fytyrës, vetullat e ngritura dhe buzët e shtrënguara tregonin se ai nuk dëshironte të nxiste shakatë.
James vuri re se, ndërsa Noah vazhdonte me komplimente dhe një shaka për Apple, Bieber u bë më serioz dhe në një moment kryqëzoi krahët, një shenjë mbrojtëse që sugjeron se kishte filluar të ndihej i parehatshëm, edhe pse situata nuk përfshinte asnjë fyerje të drejtpërdrejtë.
Në përfundim, ekspertja theksoi se momenti nuk duhet parë si një përplasje apo armiqësi mes dy figurave publike, por më tepër si një situatë tipike e transmetimeve live, ku jo çdo shaka pritet njësoj nga të gjithë.
Reagimi i Bieber-it, sipas saj, pasqyronte thjesht nevojën për të ruajtur kufijtë personalë, ndërsa ndërhyrja e Trevor Noah-it mbeti brenda kornizës së humorit të lehtë dhe respektues. /Telegrafi/
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania 3, Françeska Murati, ka tërhequr vëmendjen e ndjekësve të saj me një postim të fundit në rrjetet sociale.
Ajo ka ndarë një mesazh ku shpreh falënderim dhe lumturi për momentin që po kalon.
"Kur një derë mbyllet, një më e mirë hapet. Ndihem kaq e bekuar sot që universi më ka sjellë gjithçka që mund të kisha dëshiruar dhe më shumë", tha ajo.
Foto: Instagram
Në vazhdim shtoi: "Ju uroj të gjithëve një fillim muaji të mrekullueshëm".
Fotografia që shoqëron postimin e tregon Françeskën duke pozuar nga makina me një buqetë të madhe me trëndafila, një detaj që ka ndezur spekulimet për një lidhje të mundshme pas ndarjes nga partneri i mëparshëm.
Fansat kanë komentuar dhe shpërndarë urimet e tyre, ndërsa mesazhi i saj shihet si një reflektim i një periudhe të re në jetën personale.
Postimi i Françeskës duket të jetë një përzierje mes pozitivitetit dhe një shprehjeje të lumturisë, duke lënë hapur mundësinë e një kapitulli të ri për atë. /Telegrafi/
Shtëpia e aktores amerikane, Gina Torres, e njohur për rolin e saj si Jessica Pearson në serialin "Suits", u grabit të premten, më 30 janar, në lagjen Sherman Oaks të Los Angeles.
Sipas informacionit të publikuar nga New York Post, dy burra hynë me forcë në shtëpinë e saj në mbrëmje dhe vodhën më shumë se 225,000 dollarë në para dhe bizhuteri.
Sipas Departamentit të Policisë së Los Angelesit (LAPD), hajdutët hynë në shtëpi duke thyer dritaren rreth orës 19:00 sipas orës lokale.
Sipas të dhënave të policisë të raportuara nga NBC Los Angeles, nga shtëpia u vodhën rreth 25,000 dollarë në para të gatshme dhe bizhuteri me vlerë më shumë se 200,000 dollarë.
Pas grabitjes, të dyshuarit u larguan nga vendi i ngjarjes me një makinë të bardhë dhe, pavarësisht kontrollit të ndërtesës, policia nuk mundi t'i gjente.
Gina nuk ishte në shtëpi në kohën e vjedhjes.
Policia thuhet se u thirr nga një fqinj i cili ishte dëshmitar i incidentit dhe vuri re sjellje të dyshimta.
Torres (56 vjeçe) njihet për rolet e saj në serialet "Suits" dhe "9-1-1: Lone Star". /Telegrafi/