Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dua Lipa shijon pushime romantike me Callum Turner pas turneut të saj



Dua Lipa ka tërhequr vëmendjen gjatë pushimeve të saj romantike me të fejuarin Callum Turner, teksa çifti u pa duke shijuar ditët me diell në plazh.

Këngëtarja 30-vjeçare u shfaq me bikini me print leopardi, duke vënë në pah format e saj, ndërsa Callum u shfaq pa bluzë, në një atmosferë relaksuese.

Pushimet vijnë menjëherë pas përfundimit të pjesës latino-amerikane të turneut të saj “Radical Optimism”, që u mbyll javën e kaluar në Mexico City.

Dua ndau disa momente nga udhëtimi në Instagram, duke përfshirë edhe poza të tjera me bikini dhe një selfie para pasqyrës, si dhe një lojë të qetë me letra me partnerin e saj. “Valixhja ime mbetet e paketuar”, shkroi ajo krahas postimit.

Vetëm pak ditë më parë, çifti ndodhej në New York, ku Dua ishte e angazhuar me projektin e saj Service95 Book Club, ndërsa Callum mori pjesë në premierën e filmit të tij të ri, Atropia.

Këngëtarja tregoi gjithashtu mbështetjen për partnerin, duke publikuar fotografi dhe duke promovuar projektet e tij më të fundit.

Dua Lipa dhe Callum Turner nisën lidhjen në janar 2024 dhe e konfirmuan fejesën në qershor të këtij viti, duke u kthyer në një nga çiftet më të përfolura të showbiz-it ndërkombëtar. /Telegrafi/

I dashuri i Dua Lipës vjen me deklaratën ‘bombë’ që me siguri do të ketë habitur edhe vetë këngëtaren

✇Albeu
By: M C

Aktori britanik Callum Turner ka surprizuar me deklaratën e tij më të fundit, duke zbuluar se po rishikon me kujdes rolet që pranon në film dhe televizion. Në një intervistë për Variety, Turner ka treguar se tashmë po shmang projektet që përfshijnë skena puthjeje me koleget e tij.

Sipas aktorit, ky vendim lidhet drejtpërdrejt me dëshirën për të mbrojtur jetën e tij private dhe marrëdhënien me partneren, këngëtaren me famë botërore Dua Lipa, me të cilën tashmë është i fejuar.

“Edhe pse është pjesë e profesionit tim, puthjet e mia janë vetëm për Duan”-është shprehur Turner, duke e bërë të qartë se kufijtë mes jetës profesionale dhe asaj personale janë tashmë një prioritet për të.

Ai ka shtuar se po përqendrohet në role që i japin hapësirë të shfaqë aftësitë e tij aktoriale pa u përfshirë në situata që mund të krijojnë keqkuptime apo tensione të panevojshme.

Vendimi i Turnerit ka hapur gjithashtu debat në rrjet mbi etikën në kinematografi dhe mënyrën se si aktorët mund të balancojnë kërkesat e profesionit me respektin ndaj partnerit.

The post I dashuri i Dua Lipës vjen me deklaratën ‘bombë’ që me siguri do të ketë habitur edhe vetë këngëtaren appeared first on Albeu.com.

Callum Turner kërkon role filmike pa skena puthjeje: Puthjet e mia janë vetëm për Dua Lipën



Aktori britanik, Callum Turner, ka zbuluar për Variety se tashmë po kërkon role që nuk përfshijnë skena puthjeje me koleget e tij.

Ky vendim vjen si një mënyrë për të ruajtur privatësinë dhe jetën e tij personale, veçanërisht marrëdhënien me partneren e tij, këngëtaren Dua Lipa.

“Edhe pse është pjesë e punës sime, puthjet e mia janë vetëm për Duan”, ka deklaruar Turner.

Foto: X

Aktori ka shtuar se tani po fokusohet në projekte që i lejojnë të shfaqë talentin e tij pa u përfshirë në situata që mund të krijojnë tension ose keqkuptime.

Ky qëndrim është pritur me interes nga fansat, të cilët e shohin si një hap të guximshëm për të vendosur kufijtë mes punës dhe jetës personale.

Vendimi i Turnerit ka nisur gjithashtu diskutime mbi mënyrën se si aktorët mund të menaxhojnë marrëdhëniet personale dhe etikën në industrinë e filmit, duke balancuar detyrimet profesionale me respektin ndaj partnerit ose partneres.

Ata janë bashkë që një kohë dhe tashmë të fejuar. /Telegrafi/

Callum dhe Dua

Dua Lipa dhe Callum Turner shijojnë kohë së bashku në New York pas përfundimit të turneut



Dua Lipa u pa duke kaluar momente të ëmbla me të fejuarin e saj, Callum Turner, gjatë një vizite në New York City, pas përfundimit të turneut të saj “Radical Optimism” në Amerikën Latine.

Këngëtarja 35-vjeçare ndau disa fotografi në Instagram, duke përfshirë poza joshëse dhe selfie me Callum-in, ndërsa të dy dukeshin të lumtur dhe të lidhur.

Gjatë vizitës, Dua modeloi një sërë veshjesh stilizuese, duke përfshirë bluzë me jakë metalike, fund të shkurtër dhe xhaketë me lesh artificial.

Ajo gjithashtu mbështeti publikisht Callum-in, duke postuar fotografi nga premiera e filmit të tij të ri, Atropia, si dhe një bluzë me imazhin e personazhit të tij në filmin Eternity.

Çifti filloi lidhjen në janar 2024 dhe konfirmoi fejesën në qershor. Callum ka folur hapur për romancën e tyre, duke e përshkruar Duan si “gruaja më e bukur në botë” dhe duke treguar se lidhja e tyre filloi me një moment të veçantë gjatë një feste për ditëlindjen e një miku të përbashkët, ku ata zbuluan se po lexonin të njëjtin roman. /Telegrafi/

Callum Turner! Ylli me të cilin u dashurua Dua Lipa është një ish-model, synon rolin e James Bond

Callum Turner e kishte imagjinuar jetën e tij ndryshe. Jo se ankohet sot, kur konsiderohet një nga emrat më premtues të Hollivudit dhe shfaqet në kopertinën e revistës prestigjioze Vanity Fair, përkrah Jeremy Allen White, Harris Dickinson dhe yje të tjerë në ngjitje. Për më tepër, kjo nuk është hera e parë që Turner zbukuron kopertinën e revistës, një fakt që vetëm sa forcon statusin e tij në industrinë e filmit.

Aktori britanik ndihet po aq i natyrshëm edhe në tapetin e kuq të eventeve më të rëndësishme botërore – nga Met Gala deri te Festivali i Filmit në Venecia ku këtë vit u shfaq për premierën e filmit të tij të fundit, “Nevada Rose”, krah të dashurës së tij të famshme, Dua Lipa. Dhe sikur të mos mjaftonte kjo, emri i Turner është përmendur së fundmi si një nga kandidatët më të pëlqyer për rolin e ardhshëm të James Bond.

Por rruga drejt këtij suksesi nuk ishte aspak ajo që kishte parashikuar vetë. I rritur në Chelsea, Londër, Turner ëndërronte të bëhej futbollist profesionist. Fushat e lagjes ishin vendi ku kalonte pjesën më të madhe të kohës, shpesh duke i shmangur bankat e shkollës. Në moshën 17-vjeçare, ai hoqi dorë nga futbolli, pasi kuptoi se nuk ishte mjaftueshëm i mirë për të vazhduar në nivel profesional. “Nuk e kuptova që duhej të bëja të njëjtën përpjekje ekstreme si të tjerët, ndaj nuk e bëra,” tregoi ai në një intervistë për GQ në mars 2024, revistë në kopertinën e së cilës pozoi gjithashtu.

Megjithatë, vitet e sportit dhe gjenet e mira i lanë Turnerit një fizik të shkëlqyer dhe një pamje të veçantë jo klasike, por padyshim karizmatike – që e orientuan fillimisht drejt modelimit. Një hap që u shndërrua në trampolinën perfekte për qëllimin e tij të ri: aktrimin.

Karriera e tij nisi në vitin 2010 me filmin e shkurtër “Think of England” dhe që prej asaj kohe ka qenë vetëm në rritje. Turner jo vetëm që ka talent, por edhe një disiplinë të fortë pune, të mësuar nga dështimi i tij i hershëm në futboll. Për serialin britanik “Glue” (2014), ku luante rolin e një punëtori stalle, ai zgjohej çdo ditë në orën 5 të mëngjesit dhe kalonte orë të tëra mes baltës dhe stallave për t’u futur sa më mirë në rol.

Po aq i përkushtuar ishte edhe në serialin “Masters of the Air” (2024), ku interpretoi një pilot amerikan të Luftës së Dytë Botërore. Edhe pse nuk mësoi të pilotonte aeroplanë, Turner foli për dhjetë muaj rresht me theks perfekt amerikan, edhe jashtë xhirimeve. “Miqtë e mi e gjenin të çuditshme, por për mua ishte e rëndësishme të flisja si personazhi im,” është shprehur ai.

Edhe pse nuk e konsideron veten aktor të Metodës, filozofia e Turner është e qartë: nëse një rol i jep mundësinë të hyjë në një botë tjetër, ai do ta shfrytëzojë maksimalisht. Ky përkushtim i hapi dyert e projekteve të rëndësishme, nga “Emma” (2020) me Anya Taylor-Joy, te nominimi i tij i parë për çmimin BAFTA për serialin “The Capture”, si dhe bashkëpunimi me George Clooney në filmin “The Boys in the Boat” (2023).

Viti 2025 e gjen Turner më të zënë se kurrë, me tre filma në ekran: “Nevada Rose”, “Forever?” dhe dokumentarin e luftës “Atropia”, ndërsa katër projekte të tjera janë në zhvillim. Mes xhirimeve intensive, ai përpiqet të gjejë kohë edhe për jetën personale dhe lidhjen në distancë me Dua Lipën.

Në fund, Turner ndan një reflektim të thjeshtë, por domethënës: “Fluturova për dy ditë në Boston për ta parë Duan. Edhe pse isha i lodhur, kaluam shumë bukur. Nëse ke mundësi të gjesh edhe dy ditë për të parë njeriun që do, bëje. Ia vlen. Do të krijosh kujtime që mbeten.”

The post Callum Turner! Ylli me të cilin u dashurua Dua Lipa është një ish-model, synon rolin e James Bond appeared first on iconstyle.al.

Dua Lipa shihet e buzëqeshur pranë të fejuarit të saj, ndërsa shijojnë një shëtitje bashkë me qenin e tyre në New York



Dua Lipa dhe i fejuari i saj, aktori Callum Turner, u panë duke shijuar një pasdite romantike në rrugët e New Yorkut të dielën.

Këngëtarja 30-vjeçare u shfaq plot stil, e mbuluar me një pallto të gjatë prej gëzofi artificial, ndërsa ecte dorë për dore me aktorin 35-vjeçar, shkruan DailyMail.

Dua, e cila konfirmoi fejesën në qershor pas propozimit të bërë gjatë Krishtlindjeve, mbante me vete një çantë të madhe shpatullash, po ashtu të dekoruar me gëzof sintetik.

Callum kishte zgjedhur një pallto të gjatë dimri, të cilën e kishte kombinuar me doreza të kuqe dhe atlete të rehatshme, ndërsa mbante në duar çantat e blerjeve të çiftit.

Dyshja dukej më e dashuruar se kurrë, duke buzëqeshur e qeshur gjatë shëtitjes në zemër të “Big Apple”.

Vetëm disa ditë më parë, Dua publikoi një dedikim të ëmbël për Callum me rastin e përfundimit të turneut të saj botëror. Hitbërësja e “Houdini” ndau në rrjete sociale një foto ku shfaqej me një bluzë që kishte fytyrën e Callum-it, në rolin e tij të ri si Luke në filmin Eternity, i publikuar më 5 dhjetor.

Ajo ngriti bluzën e sipërme për të treguar fanellën, duke shkruar me humor: “Thirrma eanshme, por…”, teksa etiketoi faqen zyrtare të filmit.

Pak ditë më herët, Dua kishte ndarë edhe disa fotografi romantike nga një mbrëmje në çift, ku të dy shfaqeshin të buzëqeshur e të lumtur.

Këngëtarja ka shënuar gjithashtu fundin e turneut të saj botëror Radical Optimism, i cili përfundoi të premten në Mexico City, pas 92 koncerteve. Turneu nisi në nëntor 2024 në Singapor, duke promovuar albumin e saj të fundit me të njëjtin titull.

Në një mesazh emocional për fansat, Dua shkroi: “Çfarë jete. Çfarë gëzimi. Faleminderit ‘Radical Optimism’ për një vit e gjysmë të mbushur me përmbushje. 92 shfaqje që nga maji – rreth botës me ekipin më të mirë! Faleminderit Mexico City për dashurinë, energjinë dhe për tri netët e paharrueshme. Jam pafund mirënjohëse. Ju dua shumë! RADICAL OPTIMISM PËRJETË!”.


Turneu përfshiu Azi, Evropë, Amerikën e Veriut, Oqeaninë dhe Amerikën e Jugut, duke arkëtuar 112.3 milionë dollarë dhe duke shitur 960,000 bileta vetëm në 44 koncertet e para.

Dua dhe Callum nisën lidhjen në janar 2024 dhe e konfirmuan fejesën këtë qershor. Në një intervistë për The Times Style, Callum foli sinqerisht për romancën e tyre, duke e përshkruar Duan si “gruan më të bukur në botë”.

Ai tregoi se para se të njiheshin, kishin pasur disa “pothuajse-takime të humbura”, duke shtuar: “Kishim dy, tre, katër, pesë raste kur gati takoheshim, por nuk ndodhi… dhe pastaj, kur të dy ishim të lirë dhe single, unë mendova se ajo ishte gruaja më e bukur në botë”. /Telegrafi/

Rivalitetet më të mëdha në historinë e artit



Ekziston arti i rivalitetit. Zotërimi i rregullave të tij, që nga lashtësia, ka formësuar historinë kulturore për mijëra vjet me radhë.

Nga: Kelly Grovier / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com

Rreth vitit 400 para Krishtit, dy piktorë legjendarë, Zeuksisi dhe Parasi, u përballën kokë më kokë në një garë për të përcaktuar njëherë e mirë se cili ishte mjeshtri më i madh. Për pjesëmarrjen e tij, Zeuksisi pikturoi një kalavesh rrushi. Sipas autorit romak, Plini Plaku, ky kalavesh vezullues ishte aq bindës saqë zogjtë u hodhën që ta çukitnin portretizimin e bukur të frutave me vesë. Por, kur vetë Zeuksisi u përpoq të tërhiqte një perde - e cila ishte thjesht një iluzion i pikturuar me mjeshtëri edhe më të madhe nga Parasi - u bë e qartë se kush kishte fituar. Mësimi i nxjerrë? Nëse ke dëshirë të fitosh, duhet të mashtrosh mashtruesin.

Lexo po ashtu:
- Pesë simbolet e fshehura në pikturat e Vermeerit


Skenë që paraqet garën kokë më kokë të artit mes Zeuksisit dhe Parasit(Getty Images)

Në vitin 1832 - më shumë se dy mijë vjet më vonë - piktori romantik britanik JMW Turner e gjeti veten të përfshirë në një duel po aq intensiv me bashkëkohësin e tij, John Constable, kur pikturat e të dyve u ekspozuan krah për krah në një ekspozitë në Akademinë Mbretërore në Londër. Piktura e madhe dhe e zbukuruar e Constableit, Hapja e urës Vaterlu - që kap me saktësi të jashtëzakonshme madhështinë dhe pompozitetin e procesionit të Princit Regjent teksa ai përshkoi rrugën drejt një barke mbretërore - u vendos pranë një pamjeje detare relativisht të vogël të një porti holandez, Helvutslaus, nga Turneri. Constable kishte punuar në këtë kanavacë komplekse dhe të shtrirë për më shumë se një dekadë. Për krahasim, përpjekja e Turnerit, afërsisht sa një e treta e madhësisë së asaj të Constableit, dukej thjeshtë si një skicë.

Duke u frikësuar se do të mbetej në hije nga puna më e rafinuar e Constableit, e cila bënte që e tija të dukej e bërë shkarazi dhe e vogël, Turneri mori penelin dhe vendosi një pikë të vetme me ngjyrë të kuqe të ndritshme mbi një dallgë që ngrihej në plan të parë të pikturës së tij - një spërkatje çuditërisht mahnitëse me ngjyrë të ndezur (që më vonë u kthye në pikë reference) që shtoi mister dhe dramë në skenën në dukje të nënvlerësuar. Me një lëvizje të dorës, Turneri e prishi - në favorin e tij - ekuilibrin e pikturave të vendosura pranë njëra-tjetrës. Kur Constable pa këtë lëvizje të furishme të Turnerit, ai tha fjalën e famshme: “Ai ka qenë këtu dhe ka qëlluar me armë”. Mësimi i nxjerrë? Në një përballje me armë, fiton ai që tërheq armën më shpejt.

Lexo po ashtu:
- Piktura më e keqkuptuar e JMW Turnerit
- Poezia në pikturë: “Ovidi në mërgim” i Turnerit

Tensioni gjallërues artistik mes dy piktorëve romantikë britanikë është tani në qendër të një ekspozite madhore në Galerinë “Tate Britain”: Turner dhe Constable: Rivalët dhe origjinalët. Duke ekspozuar më shumë se 170 piktura dhe ilustrime, përfshirë kanavacat që nuk janë parë në Britani për më shumë se një shekull, ekspozita eksploron se si një atmosferë e mbushur me konkurrencë formësoi artin, imagjinatën dhe trashëgiminë e tyre.

John Constable, "Katedralja e Solisberit nga livadhet", ekspozuar më 1831(Tate)

Megjithëse pamja e Turnerit e Helvutslausit nuk e ka bërë udhëtimin nga Muzeu i Artit Tokio-Fuxhi në Japoni - ku ndodhet aktualisht - për të mundësuar një riinskenim të ballafaqimit të famshme me Hapjen e Urës së Vaterlusë, organizatorët e ekspozitës kanë kërkuar në vend të saj një dyshe veprash që vetë Constable - si anëtar i komitetit të ekspozimit të veprave një vit më herët në Akademinë Mbretërore - i kishte vendosur krah për krah në vitin 1831. Ajo përballje e kuruar, mes Pallatit dhe urës së Kaligulës të Turnerit dhe vetë Katedrales së Solisberit nga livadhet të Constableit, përbënte vetë një moment kyç në duelet shumëvjeçare të artistëve dhe e shtyu një kritik të mendonte mbi dallimin elementar mes të dyve: “Zjarri i Turnerit dhe shiu i Constableit”.

JMW Turner, "Pallati dhe ura e Kaligulës", ekspozuar më 1831(Kredit: Tate)

Të lindur vetëm një vit larg njëri-tjetrit (Turner në Londrën me blozë më 1775, Constable në një fshat të qetë në Safok më 1776), të dy ishin, që në fillim, të kundërt si “zjarri dhe uji” - siç do t’i përshkruante një tjetër recensent në vitin 1831. Turneri, biri i një berberi, ishte vetëm 14 vjeç kur filloi të studionte artin, ndërsa Constable, i lindur në një familje të pasur të tregtarëve të grurit, nuk iu përkushtua pikturës deri në të njëzetat e tij. Temperamentet dhe këndvështrimet thellësisht të ndryshme ndaj jetës jo vetëm që ndikuan stilet e tyre përkatëse, por u bënë gjithashtu burim i magjepsjes së vazhdueshme për kritikët, të cilët nuk lodheshin kurrë duke i vënë përballë njëri-tjetrit. Për një recensent anonim në London Magazine në vitin 1829, Constable ishte “gjithçka që është e vërtetë” ndërsa Turner “gjithçka që është poezi”. “Njëri është argjend”, përfundoi ai, “tjetri flori”.

Padyshim, asnjë konkurrent nuk ëndërron të marrë medaljen e argjendtë. Por, çfarë nevojitet për të dalë në krye? Një vështrim prapa mbi disa nga rivalitetet më të mëdha në historinë e artit - nga përballja titanike mes Leonardos dhe Michelangelos në fillim të shekullit XVI e deri te përplasja e famshme mes Van Goghut dhe Gauguinit drejt fundit të shekullit XIX - ofron disa të dhëna të dobishme mbi mënyrën si të sillesh kur përballesh me një konkurrent të talentuar. Më poshtë janë pesë maksima për të zotëruar artin e rivalitetit.

1. Da Vinci vs Michelangelos Armiqësia është karburant

Sipas legjendës, një nga episodet më të mprehta të thumbimeve mes rivalëve artistikë, ndodhi në rrugët e Firences rreth vitit 1503, kur Leonardo dëgjoi një grup burrash duke diskutuar disa vargje të pakuptueshme të Dantes. Duke e përshëndetur piktorin dhe polimatin e famshëm, burrat e lutën Leonardon t’ua shpjegonte pjesën e ndërlikuar. Duke vënë re se Michelangelo po kalonte aty pranë në atë moment, Leonardo u kthye nga grupi dhe tha: “Ai do t’jua shpjegojë”. Duke e ndier veten të tallur, Michelangelo u kundërpërgjigj duke thumbuar Leonardon për dështimin e tij famëkeq për të përfunduar një statujë bronzi të një kali disa vite më parë: “Shpjegoje vetë, ti modelues kali që e braktis punën i turpëruar”.

Lexo po ashtu:
- Rivaliteti krijoi Renesancën: Armiqësitë e artistëve të mëdhenj
- Mesazhet e fshehura në nudot femërore të shekullit XVI
- Veprat e artit që “fyejnë” të krishterët konservatorë!

"Beteja e Angiarit" e Leonardos dhe "Beteja e Kashinës" e Michelangelos(Getty Images)

Siç e deshi fati, të dy artistët armiqësorë u gjendën shpejt të ngarkuar me detyrën për të krijuar skena betejash konkurruese në muret përballë njëri-tjetrit në të njëjtën dhomë të Pallatit Vekio - një përballje që do të mbetej përgjithmonë e pazgjidhur, pasi afresket nuk u përfunduan kurrë. Megjithatë, nga kopjet e studimeve fragmentare të mbijetuara të Betejës së Angiarit të Leonardos dhe Betejës së Kashinës të Michelangelos, nuk ka dyshim se ky rivalitet përqendroi dhe u dha energji fuqisë dhe mendjeve të të dy burrave.

2. Titian vs Tintoretto: Prit për kohën tënde

Disa rivalitete janë si një zjarr që digjet ngadalë. Merreni si shembull atë mes Titianit dhe Tintorettos. Ky i fundit ndoshta ishte ende adoleshent kur Titiani, mbreti i padiskutueshëm i artit venecian dhe mjeshtër i ngjyrës kumbuese, e përzuri me zili të riun e talentuar nga studioja e tij pas më pak se një jave. Kjo fyerje, megjithëse nuk u harrua, nuk e ndaloi Tintoretton të ndiqte nga afër karrierën e Titianit apo të studionte çdo penelatë të veprës së mentorit të mundshëm - Prezantimi i Virgjëreshës në Tempull (rreth viteve 1534-1538), të cilën ai e vizitonte shpesh në Galerinë e Akademisë.

Lexo po ashtu:
- Ndikimi i Ticianit në artin e shekullit XVI
- A janë të gjitha pikturat politike?
- Çfarë është arti?

Versionet e Tintorettos (majtas) dhe Titianit të "Prezantimit të Virgjëreshës"(Getty Images)

Duke u zotuar se do t’ia tregonte Venedikut një rrugë tjetër, Tintoretto më në fund - 20 vjet pasi Titiani kishte trajtuar temën - krijoi versionin e tij të Prezantimit të Virgjëreshës. Aty ku qasja e Titianit është e kujdesshme dhe e llogaritur në ngjitjen e saj të matur në shkallë prej guri, duke lëvizur nga e majta në të djathtë, vizioni i Tintorettos është dinamik dhe pluskues, duke tërhequr sytë tanë lart në një palë shkallësh vezulluese. A e tejkaloi ish-nxënësi mësuesin? Njëri është mjeshtërisht metodik. Tjetri pasqyron mrekullinë.

3. Élisabeth Vigée Le Brun vs Adélaïde Labille-Guiard: Mos u beso thumbimeve

Disa rivalitete nuk janë fare rivalitete . Janë shpikje të liga. Ky ishte me siguri rasti në Parisin e fundit të shekullit XVIII, kur dy femra artiste, Élisabeth Vigée Le Brun (portretistja e preferuar e Marie Antoinettes) dhe Adélaïde Labille-Guiard (një avokuese për gratë piktore), siguruan dy nga katër vendet të cilat Akademia, me përtesë, ua kishte ndarë grave artiste. Suksesi i tyre i bëri ato objekt thashethemesh të shëmtuara, sipas të cilave arritja e tyre e vërtetë ishte se kishin fituar duke fjetur me meshkuj dhe duke i joshur burrat artistë që të pikturonin veprat për to. Megjithatë, në vend që të ktheheshin kundër njëra-tjetrës, të dyja sfiduan përpjekjen e kohës për të nënvlerësuar gratë.

Lexo po ashtu:
- Pse u urrye kaq shumë "mbretëresha më kontroverse në histori"

"Autoportreti me kapelë kashte" i Le Brunit (1782) dhe "Autoportret me dy nxënëse" i Labille-Guiardit (1785)(Galeria Kombëtare, Londër / Muzeu MET)

Dy autoportrete mahnitëse të pikturuara vetëm disa vite larg njëri-tjetrit - Autoportret me kapelë kashte i Le Brunit (1782), dhe Autoportretime dy nxënëse i Labille-Guiardit (1785) - mund të duken në pamje të parë, për shkak të temperamenteve dhe toneve të ndryshme, si një konkurrencë e heshtur. Por, nëse i shikojmë më nga afër, vështrimet depërtuese të Le Brunit dhe Labille-Guiardit janë në mënyrë të habitshme në harmoni. Ato kanë një vendosmëri të patundur. Lufta e tyre nuk ishte me njëra-tjetrën, por me shovinizmin e kohës së tyre.

4. Orazio Gentileschi vs Artemisia Gentileschi: Ndani hijet tuaja

Sipas etimologjisë, fjala "rivalitet" lidhet me latinishten rivus (ose “lumë i vogël”) dhe nënkupton ndarjen e të njëjtës rrjedhë. Dyshja jonë e radhës, Orazio Gentileschi dhe vajza e tij Artemisia, mund të kenë filluar si rrjedhë nga i njëjti burim familjar, por ujërat e tmerrshme që ndeshën në rrugë bënë që rrugët e tyre të ndaheshin. Pas ngjarjes kur Artemisia - e cila ishte trajnuar në studion në Romë të të atit - u detyrua të dëshmonte nën torturë në vitin 1612 se kolegu i të atit, Agostino Tassi, e kishte përdhunuar, shumëçka ndryshoi - emocionalisht dhe artistikisht - mes të dyve.

Lexo po ashtu:
- E keqtrajtuar, e përbuzur dhe e harruar: Mallkimi që ndjek Artemisia Gentileschin!
- Mungesa e emocionit në pikturën “Judita pret kokën e Holofernit”
- Pse pikturat e burrave kushtojnë dhjetë herë më shumë se ato të grave?

"Lutarja" e Orazio Gentileschit (1610) dhe "Judita pret kokën e Holofernit" nga Artemisia (1612) (Galeria Kombëtare, Uashington / Getty Images)

Dy piktura - Lutarja e Orazios (1610), e nisur në vitin e gjyqit, dhe Judita pret kokën e Holofernit e Artemisias (1612), që vlerësohet se u krijua pak më vonë - tregon qartë ndryshimin. Teksa të dy veprat shfaqin një prirje të përbashkët ndaj dritëhijeve të Caravaggios, vizioni i drejtpërdrejtë dhe i egër i Artemisias ka një forcë të thellë dhe të çliruar rishtazi.

5. Van Gogh vs Gauguin: Nëse është e thyer, mos e rregullo

Ndoshta mënyra më e keqe për të zgjidhur një përplasje temperamentesh artistike, apo për të zbutur një rivalitet që zien, është të bësh sikur ai nuk ekziston. Arti është armiku i iluzionit. Në vitin 1888, Van Goghu dhe Gauguini, duke provuar një studio të përbashkët në Shtëpinë e Verdhë të famshme në Arle, dështuan në mënyrë spektakolare në përpjekjen për të harmonizuar frekuencat e shpirtrave të tyre të veçantë.

Lexo po ashtu:
- Gogeni i egër
- Rasti i veshit të van Gogut: Mos ishte faji i Gogenit?
- Përmbysja e miteve: Van Goghu nuk vdiq si një gjeni i lënë pas dore

"Burri me beretë të kuqe" i Van Goghut (1888) dhe "Piktori i lulediejve" i Gauguinit(Muzeu “Van Gogh”, Amsterdam)

Rezultati ishte një katastrofë. Dhe dhunë. Van Goghu doli me njërin vesh të gjymtuar dhe Gauguini iku në Paris. Një dyshe portretesh të krijuara gjatë këtij eksperimenti të dështuar - Burri me beretë të Kuqe i Van Goghut (1888), dhe Piktori i lulediejve i Gauguinit - tregojnë një histori të ftohtë vështrimesh të dyshimta, këndeve të çuditshme dhe supeve të kthyera. /Telegrafi/

Vizita e kongresistëve amerikanë - Kosova, partner i besueshëm i ShBA-së



Kongresistët amerikanë, Michael Turner dhe Donald Norcross kanë qëndruar për vizitë në Kosovë, ndërkaq gjatë kësaj vizite ata janë takuar me presidenten e vendit, Vjosa Osmani, kryeministrin Albin Kurti dhe komandantin e KFOR-it, Ozkan Ulutash.

E para e shtetit në takimin me kongresistët amerikanë Michael Turner dhe Donald Norcross ka diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend, si dhe mundësitë për forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për bashkëpunimin e ngushtë me Kongresistin Turner dhe ekipin e tij gjatë Sesionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Dayton, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme bipartizane të SHBA-ve për Kosovën. Ajo theksoi se kontributi amerikan ka qenë vendimtar në rrugëtimin drejt lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit të institucioneve demokratike.

Presidentja nënvizoi se Kosova mbetet vendi më pro-amerikan në botë dhe është e përkushtuar plotësisht ndaj reformave të brendshme, bashkëpunimit rajonal dhe thellimit të partneritetit me Shtetet e Bashkuara. Ajo përmendi edhe bashkëpunimin me administratën e Presidentit Trump në fusha me interes të përbashkët.

Ndër temat kryesore të diskutimit ishte edhe anëtarësimi i Kosovës në NATO, të cilin Osmani e cilësoi si një imperativ strategjik për sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe të gjithë Evropës. Ajo rikujtoi se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë shërbejnë krah për krah me trupat amerikane në misione jashtë vendit, ndërsa Kosova ka rritur buxhetin e mbrojtjes në 2% të GDP-së, me synim dyfishimin brenda pak vitesh.

Në aspektin e sigurisë së brendshme dhe kërcënimeve rajonale, Osmani vlerësoi punën profesionale të institucioneve të sigurisë dhe theksoi rëndësinë e pranisë së vazhdueshme amerikane në kuadër të misionit të KFOR-it, të cilën e quajti garanci të paqes për Kosovën dhe rajonin.

Presidentja ngriti edhe çështjen e agresionit në Banjskë, duke theksuar se Serbia edhe pas më shumë se dy vjetësh vazhdon t’i mbrojë organizatorët dhe autorët e sulmit, përfshirë Milan Radojqiqin, të cilët nuk janë dorëzuar drejtësisë. Ajo tha se llogaridhënia për këtë akt dhe për sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it është thelbësore për stabilitetin rajonal dhe parandalimin e rrezikut nga veprime të ngjashme.

Kongresistët amerikanë, të dy anëtarë të Asamblesë Parlamentare të NATO-s dhe të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve kanë takuar edhe kryeministrin në detyrë, Albin Kurti.

Sipas njoftimit për media thuhet se gjatë takimit u diskutua thellimi i bashkëpunimit strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara, me fokus në fushën e mbrojtjes.

Kurti theksoi se “në katër vitet e fundit mbi 1000 pjesëtarë të FSK-së kanë marrë pjesë në trajnime në programe ushtarake të ShBA-së”, përfshirë akademitë prestigjioze ushtarake si West Point dhe U.S. Army War College.

Ai kujtoi edhe ushtrimet e përbashkëta të mbajtura në vend, duke nënvizuar se “Kosova ka mirëpritur tre edicione radhazi të Defender Europe, ndërsa në Defender Europe 2025 Komanda e Divizionit të 28-të të Këmbësorisë së Ushtrisë së ShBA-së ka qenë e vendosur në aeroportin ushtarak në Gjakovë”.

Në aspektin e investimeve në mbrojtje, Kurti veçoi pajisjet amerikane të prokuruara kohët e fundit, duke përfshirë armatimin modern.

“Kemi prokuruar pajisje ushtarake amerikane, përfshirë edhe sistemet anti-tank Javelin”, tha ai, duke shtuar se Kosova tashmë ka nënshkruar Marrëveshjen për Mbrojtjen e Informacionit të Klasifikuar dhe CISMOA, gjë që e bën vendin tonë të 33-in në botë me këtë status të besueshëm.

Bashkëpunimi ekonomik ishte një tjetër temë kyçe e takimit, me mundësi të reja në energji, teknologji dhe projekte të mëdha infrastrukturore, përfshirë transportin hekurudhor.

Kryeministri theksoi gjithashtu progresin e brendshëm të vendit.

“Kosova vijon të jetë shembull se përparimi demokratik dhe rritja ekonomike mund të ecin krah për krah”, tha Kurti.

Ai u shpreh se orientimi euro-atlantik i Kosovës mbetet i palëkundur, duke synuar anëtarësimin në NATO dhe BE, jo vetëm si përfitues, por edhe si kontribuuese për paqen dhe sigurinë në kontinentin evropian.

Në fund, Kurti shprehu falënderimin e tij për partneritetin e ngushtë me ShBA-të, duke thënë se ai përfaqëson “mirënjohjen e popullit të Kosovës për kontributin historik dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Kongresmenët amerikanë gjatë qëndrimit në Kosovë kanë vizituar edhe KFOR-in, ku janë pritur nga gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur një delegacion të Kongresit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të kryesuar nga kongresmeni Michael Turner.

Në takim ishte i pranishëm edhe i Ngarkuari me Punë i Ambasadës së SHBA-së në Kosovë, Anu Prattipati.

Sipas njoftimit të KFOR-it, gjeneralmajor Ulutaş informoi delegacionin amerikan për situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe në rajon, si dhe për angazhimet e vazhdueshme të këtij misioni në ruajtjen e stabilitetit.

Ai theksoi se përkushtimi i KFOR-it për të siguruar një mjedis të qëndrueshëm dhe të sigurt në gjithë territorin e Kosovës mbetet i palëkundur.

Ulutaş vlerësoi gjithashtu kontributin e gjatë dhe të pandërprerë të Shteteve të Bashkuara në kuadër të KFOR-it, duke e konsideruar atë si thelbësor për paqen dhe sigurinë rajonale.

Në fokus të bisedimeve ishte edhe bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet KFOR-it, institucioneve të Kosovës dhe partnerëve ndërkombëtarë, në funksion të ruajtjes së stabilitetit dhe reagimit të shpejtë ndaj çdo sfide të mundshme të sigurisë. /Telegrafi/

Kurti pret kongresistët Turner dhe Norcross: Kosova ka katërfishuar buxhetin e mbrojtjes



Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot kongresistin republikan Mike Turner dhe kongresistin demokrat Donald Norcross, të dy anëtarë të Komitetit të Shërbimeve të Armatosura të Dhomës së Përfaqësuesve dhe të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

Në këtë takim u diskutua për partneritetin e ngushtë ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, me theks të veçantë në bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë.

Kryeministri Kurti bëri të ditur se gjatë këtij mandati qeverisës Kosova e ka katërfishuar buxhetin e mbrojtjes, duke rritur kapacitetet e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe duke modernizuar pajisjet ushtarake, përfshirë edhe sisteme të prodhimit amerikan.

Ai theksoi se bashkëpunimi me SHBA-në është thelluar ndjeshëm, duke njoftuar se vetëm në katër vitet e fundit mbi 1000 pjesëtarë të FSK-së kanë marrë pjesë në programe trajnimore dhe edukim ushtarak në ShBA, përfshirë akademinë prestigjioze West Point dhe U.S. Army War College.

Kurti shprehu mirënjohje për mbështetjen historike dhe të vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara ndaj Kosovës, duke theksuar se ky partneritet mbetet i pazëvendësueshëm për sigurinë dhe zhvillimin afatgjatë të vendit.


Kongresistët amerikanë në Kosovë,  Osmani kërkon thellimin e bashkëpunimit bilateral



Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim kongresistët amerikanë Michael Turner dhe Donald Norcross , me të cilët ka diskutuar zhvillimet e fundit politike dhe të sigurisë në vend, si dhe mundësitë për forcimin e mëtejmë të partneritetit strategjik ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjatë takimit, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për bashkëpunimin e ngushtë me Kongresistin Turner dhe ekipin e tij gjatë Sesionit të Asamblesë Parlamentare të NATO-s në Dayton, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme bipartizane të SHBA-ve për Kosovën. Ajo theksoi se kontributi amerikan ka qenë vendimtar në rrugëtimin drejt lirisë, pavarësisë dhe ndërtimit të institucioneve demokratike.

Presidentja nënvizoi se Kosova mbetet vendi më pro-amerikan në botë dhe është e përkushtuar plotësisht ndaj reformave të brendshme, bashkëpunimit rajonal dhe thellimit të partneritetit me Shtetet e Bashkuara. Ajo përmendi edhe bashkëpunimin me administratën e Presidentit Trump në fusha me interes të përbashkët.

Ndër temat kryesore të diskutimit ishte edhe anëtarësimi i Kosovës në NATO, të cilin Osmani e cilësoi si një imperativ strategjik për sigurinë e Ballkanit Perëndimor dhe të gjithë Evropës. Ajo rikujtoi se ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë shërbejnë krah për krah me trupat amerikane në misione jashtë vendit, ndërsa Kosova ka rritur buxhetin e mbrojtjes në 2% të GDP-së, me synim dyfishimin brenda pak vitesh.

Në aspektin e sigurisë së brendshme dhe kërcënimeve rajonale, Osmani vlerësoi punën profesionale të institucioneve të sigurisë dhe theksoi rëndësinë e pranisë së vazhdueshme amerikane në kuadër të misionit të KFOR-it, të cilën e quajti garanci të paqes për Kosovën dhe rajonin.

Presidentja ngriti edhe çështjen e agresionit në Banjskë, duke theksuar se Serbia edhe pas më shumë se dy vjetësh vazhdon t’i mbrojë organizatorët dhe autorët e sulmit, përfshirë Milan Radojqiqin, të cilët nuk janë dorëzuar drejtësisë. Ajo tha se llogaridhënia për këtë akt dhe për sulmet ndaj ushtarëve të KFOR-it është thelbësore për stabilitetin rajonal dhe parandalimin e rrezikut nga veprime të ngjashme.

"Një pikë kthese”: Pse kjo pikturë e vitit 1768 mund të jetë lindja e vërtetë e artit modern?



Nga: Matt Wilson / BBC
Përkthimi: Telegrafi.com

Çfarë është "arti modern"? Duket si pyetje e thjeshtë, por kritikët dhe historianët e artit janë përplasur për dekada me radhë pa arritur në një marrëveshje. Nuk ka as një konsensus për atë se cili veprim artistik shënon pikën e kthesës mes "tradicionales" dhe "modernes".

Një pjesë e madhe e lidhin këtë pikë me shekullin XIX - dhe me pikturat si Dreka mbi bar (1863) nga Édouard Manet, Shiu, avulli dhe shpejtësia - Hekurudha e madhe perëndimore (1844) nga JMW Turner, dhe 3 maji 1808 (1814) nga Francisco Goya, që u përshkrua nga kritiku i artit Robert Hughes si “artisti i parë modern dhe mjeshtri i fundit i vjetër”.

Një ekspozitë e re në Galerinë Kombëtare në Londër na kujton se ekziston një tjetër pretendent për këtë titull. Bëhet fjalë për një pikturë që përmban disa nga përbërësit kyç të artit modern, dekada përpara kohës së vet: Një eksperiment mbi zogun në pompën e vakumit (1768) nga Joseph Wright i Derbit.

Lexo po ashtu:
- Kanavaca e stinëve të jetës
- Cilët artistë do ta definojnë kohën tonë?

Ajo paraqet një eksperiment shkencor. Oksigjeni nxirret nga një enë qelqi që përmban një kakadu të bardhë. Spektatorët, të mbështjellë në errësirën anësore, janë të magjepsur nga drama për jetë a vdekje që po shpaloset para syve të tyre. Wrighti e ka ndërtuar skenën si reaksion zinxhir, me një ngjarje vendimtare në qendër që përçon valë emocionesh te të pranishmit.

Një eksperiment mbi zogun në pompën e vakumit (1768)Galeria Kombëtare, Londër

Në qendër ndodhet një shkencëtar me dorën mbi valvulën që kontrollon hyrjen dhe daljen e ajrit në enën prej qelqi. Mbi tavolinë qëndron pompa e ajrit. Spektatorët reagojnë ndryshe ndaj pamjes së zogut që mbytet. Në të majtë, një çift i ri duket më i interesuar për njëri-tjetrin sesa për eksperimentin. Në të djathtë, dy vajza të vogla reagojnë me frikë përballë këtij akti mizorie ndaj kafshës. Burrat më afër nesh duket se e kontrollojnë më lehtë tronditjen e tyre. Një djalosh në sfond ul një perde për të bllokuar dritën e hënës. Burimi tjetër i dritës në skenë është një llambë në qendër, e fshehur pas një kavanozi që përmban një kafkë njeriu.

Pra, çfarë është saktësisht “moderne” në këtë skenë?

Së pari, është mënyra se si Wrighti rikombinon traditën e artit historik, duke përdorur poza dhe teknika të njohura ndriçimi për të paraqitur një skenë bashkëkohore.

Kjo është diçka të cilën poeti dhe kritiku francez Charles Baudelaire do ta shpallte si tipar përcaktues të pikturës moderne në esenë e tij Piktori i jetës moderne (1863): përzierja e ndryshueshmërisë “kalimtare” të botës moderne, me cilësitë e qëndrueshme “të përjetshme” të artit të madh të së kaluarës. Édouard Manet e mishëron këtë qasje te Dreka mbi bar (1863) ku paraqet një piknik modern, por me figura të bazuara në veprën rinore të Raphaelit, Gjyqi i Parisit (1510-1520).

Dreka mbi bar (1863) dhe Gjyqi i Parisit (1510-1520)Getty Images / Muzeu i Artit Metropolitan, Nju-Jork

Por, Wright e bëri këtë gati 100 vjet më herët. Te Një eksperiment mbi zogun në pompën e vakumit, Wright i referohet skenave kanonike që përshkruajnë mrekullitë fetare. Mund të bëhet një krahasim i fuqishëm me veprën Darka në Emaus (1601) të Caravaggios e cila gjithashtu ndodhet në ekspozitë në Galerinë Kombëtare.

Darka në Emaus (1601)Galeria Kombëtare, Londër

Kuratorja e ekspozitës, Christine Riding, mendon se Wright zhvilloi përdorimin e ndriçimit dhe hijes në stilin e Caravaggios, sepse bota e artit në Londër në atë kohë ishte shumë konkurruese. “Ai ishte sipërmarrës dhe krijoi një stil të veçantë. Dhe, nuk mendoj se dikush guxoi të bënte të njëjtën gjë, sepse ai ishte shumë i aftë në këtë - u bë tipar i tij”.

Dhe, megjithëse pompat e vakumit ishin shpikur që në vitin 1650, fryma e ndarjes së njohurive shkencore në mënyrë demokratike ishte moderne. “Shpërndarja e dijes”, thotë Riding për BBC, “ishte diçka e re për shekullin XVIII”.

Lexo po ashtu:
- Rivaliteti krijoi Renesancën: Armiqësitë e artistëve të mëdhenj
- Historia e artit, përmes shtatë ngjyrave
- Martirizimi i Shën Ursulës: Pikturat e dhunshme të Caravaggios, si frymëzim për kinematografinë

Kjo na çon te përbërësi i dytë i artit modern - përfaqësimi i modernizimeve në shoqëri. Zakonisht, kjo arritje u atribuohet artistëve pionierë të shekullit XIX, si JMW Turner.

Christine Riding beson se inovacioni i Wright në këtë drejtim u frymëzua nga ndryshimet në mundësitë e ekspozimit për artistët në Britani në atë kohë. Përpara krijimit të Akademisë Mbretërore, artistët kishin në dispozicion disa vende konkurruese për të ekspozuar veprat e veta. Njëra prej tyre ishte Shoqëria e Artistëve të Britanisë së Madhe, ku Një eksperiment mbi zogun në pompën e vakumit u shfaq për herë të parë për publikun. “Shoqëria e Artistëve inkurajonte artin, shkencën dhe industrinë”, thotë Riding. “Ishte një botë ku arti dhe shkenca nuk ndaheshin; zakonisht konsideroheshin si një e vetme”.

Wright e shfrytëzoi këtë skenë të re artistike dhe frymën ndërdisiplinore që ajo nxiti. Kjo e frymëzoi që ta bënte shkencën subjekt të artit. Kjo pasqyronte gjithashtu ndryshimet më të gjera që po ndodhnin në shoqërinë e shekullit XVIII, si Revolucioni Industrial, i cili sapo kishte nisur në Britaninë e Madhe dhe qendra e të cilit ishte Midlandsi, vendlindja e Wrightit. Dhe, Wright ishte goxha i zgjuar për të njohur frymën e modernizimit dhe për ta përjetësuar atë në pikturë.

Ai madje njihte disa nga figurat më të rëndësishme të kësaj epoke të rëndësishme, përfshirë anëtarët e Shoqërisë Lunare të Birmingemit e cila mblidhej për të diskutuar rreth risive shkencore dhe industriale, si dhe Richard Arkwrightin, sipërmarrësin më të njohur të Revolucionit Industrial.

Kështu, Wright pasqyron një mendësi moderne te Një eksperiment mbi zog në pompën e vakumit. Edhe kritikët bashkëkohorë e dinin se qasja e Wrightit ishte ndryshe nga ajo e bashkëkohësve të tij. Kur piktura u shfaq për herë të parë, gazeta Gazetteer e quajti artistin “gjeni shumë i madh dhe i pazakontë në një mënyrë të veçantë”. Sot mund irritohemi për fjalën “i pazakontë”, por në shekullin XVIII ajo përdorej për të shprehur veçantinë dhe madhështinë.

Megjithatë, ai nuk e shoqëroi domosdo këtë qasje me një teknikë jashtëzakonisht moderne të pikturës. Stili i tij në frymën e Caravaggios ishte i shekullit XVII, ashtu si vetë pompa e vakumit. Ky është dallimi kyç me veprat e tjera që pretendojnë të jenë “moderne” në shekullin XIX. Për shembull, Shiu, avulli dhe shpejtësia - Hekurudha e Madhe Perëndimore (1844) nga JMW Turner po ashtu paraqet përparimin teknologjik dhe ndikimin e tij në shoqëri, por mbi të gjitha, ajo solli një mënyrë inovative dhe të jashtëzakonshme për të paraqitur dritën, thellësinë, tymin, avullin dhe lëvizjen me ngjyra vaji.

Dhe, është kjo heqje dorë nga realizmi në favor të ekspresionizmit dhe abstraksionit është ajo që shpesh përmendet si veçori kyçe e artit modern - që më vonë do të zhvillohej nga artistë si Hilma af Klint, Kandinsky dhe shumë të tjerë përgjatë shekullit XX e më tej.

Shiu, avulli dhe shpejtësia (1844)Galeria Kombëtare, Londër

Në fund të fundit, ishte "pyetja, dyshimi dhe skepticizmi" i Wrightit që përbën aspektin më thelbësor të modernitetit të tij, sipas Christine Ridingut.

Një eksperiment mbi zogun në pompën e vakumit nuk përmban një mesazh të thjeshtë dhe frymëzues moral. Në kompozim, dora e majtë e figurës qendrore qëndron pezull, gati të hapë ose mbyllë valvulën e enës prej qelqi. Dora e tij e djathtë shtrihet drejt shikuesit, sikur të na kërkojë mendimin për zgjedhjen mes jetës dhe vdekjes.

Lexo po ashtu:
- Piktura më e keqkuptuar e JMW Turnerit
- Arti i frikës!
- Napoleoni dhe krijuesit e miteve

Kjo mbetet një dilemë thellësisht bashkëkohore: si të përballojmë fuqitë e frikshme që çlirohen nga shkenca dhe teknologjia. Pranohet që njohuritë e fituara përmes përparimit njerëzor mund të përdoren si për të mirën, ashtu edhe për të keqen.

Ky është një motiv që lidhet ngushtë me veprën e Francisco Goyas, në veçanti me serinë e gravurave Fatkeqësitë e luftës (1810-1814) rreth pushtimit napoleonian të Spanjës, vendlindjes së tij. Këto imazhe përshkruhen shpesh si pikë kthese në historinë e artit - hera e parë që një artist tregoi errësirën e brendshme të njerëzimit, duke shprehur një skepticizëm të frikshëm ndaj përparimit njerëzor.

Fatkeqësitë e luftës Museo Prado, Madrid / Getty Images

Gjatë periudhës së Iluminizmit (afërsisht 1680-1820), shpresohej se arsyeja shkencore, demokracia dhe sundimi i ligjit do të revolucionarizonin dhe përmirësonin shoqërinë. Arti i Goyas duket si kundërshtim pesimist ndaj kësaj shprese.

Por, piktura e Wrightit ka një shprehje më të hershme të të njëjtit shqetësim. Është i dukshëm në shikimin e frikësuar të vajzës së vogël dhe në shprehjen e ftohtë e të shqetësuar të burrit me flokë të bardhë në siluetë.

Këto detaje dhe konteksti më i gjerë mund të na bëjnë të mendojmë ndryshe për Një eksperiment mbi zogun në pompën e vakumit. Por, në fund të fundit, a mund ta quajmë atë veprën e parë të artit modern?

Edhe pse në pamje të parë duket ndryshe nga arti avangard i shekujve XIX dhe XX, është padyshim një përpjekje e hershme dhe e rëndësishme për t’iu përgjigjur një bote që po modernizohet. Ajo i nderon traditat, por përshkruan jetën bashkëkohore, përballet drejtpërdrejt me çështje moderne duke reflektuar ndryshimet më të gjera shoqërore, dhe shpreh skepticizëm ndaj përparimit - të gjitha këto do të bëhen veçori thelbësore të artit "modern" të shekullit të ardhshëm.

Nëse vepra e Wrightit përbën vërtet një pikë kthese, kjo mbetet ende çështje e diskutueshme. Ai nuk ishte krejtësisht tradicionalist, por as krejtësisht modernist. Ai qëndron pikërisht në prag të transformimit të artit: nga një mjet i traditës, në një arenë për tronditjet e risisë. /Telegrafi/

Ylli i “Game of Thrones” Isaac Hempstead Wright martohet në një ceremoni intime në Londër – urime nga kolegët e serialit legjendar



Isaac Hempstead Wright, aktori i njohur për rolin e Bran Stark në serialin hit të HBO-së “Game of Thrones”, ka kurorëzuar dashurinë e tij në një ceremoni private në Londër, duke ndarë lajmin e bukur me ndjekësit në rrjete sociale.

Aktori 26-vjeçar publikoi disa fotografi të ëmbla nga dita e madhe, ku shihet përkrah partneres së tij, të cilën e përmendi me inicialin “M”.

“Personi më i mirë që kam takuar ndonjëherë, dita më e mirë e jetës sime. Miqtë dhe familja më e mirë që mund të kërkojmë ndonjëherë. Çfarë dite, çfarë jete – të dua, M”, shkroi ai në përshkrim, shkruan DailyMail.

Pas ceremonisë, çifti u pa duke dalë nga vendi i dasmës nën konfetin e miqve, përpara se të hipnin në një autobus të kuq londinez, simbolik për qytetin, për të vijuar festën me darkë e vallëzim.

Ndër të parët që e uruan ishin edhe koleget e tij nga “Game of Thrones”, Sophie Turner (Sansa Stark), e cila i komentoi: “Urime Isaac!”, dhe John Bradley (Samwell Tarly), që shtoi: “Oh mik! Urime!”.

Isaac, i cili u bë i famshëm që në moshën 12-vjeçare me rolin e Bran-it, vazhdon të mbahet mend për kthesën dramatike në finalen e serialit, ku personazhi i tij u bë “Zoti i Gjashtë Mbretërive”.

Aktori ka deklaruar më herët se ishte i lumtur që një personazh me aftësi të kufizuara u kurorëzua mbret, duke e quajtur fundin “të veçantë dhe domethënës”.

Sot, me një karrierë të suksesshme dhe një diplomë në neuroshkencë, Isaac nis një kapitull të ri në jetën e tij personale, këtë herë, si burrë i martuar. /Telegrafi/

Sophie Turner thuhet se është në një lidhje me Chris Martin



Aktorja Sophie Turner (29 vjeçare), e njohur për rolin e saj në serialin "Game of Thrones", thuhet se filloi një lidhje romantike me vokalistin e "Coldplay", Chris Martin (48 vjeçar).

Sipas mediave të huaja, Turner dhe Martin janë parë në një takim privat.

Chris gjithashtu është beqar, pasi i dha fund lidhjes dhe fejesës së tij afatgjatë me aktoren Dakota Johnson (35 vjeçe) në qershor të këtij viti.

Sophie Turner

Edhe pse shumë media kanë spekuluar për pajtime të mundshme midis Turner dhe Pearson, burime të afërta konfirmojnë se marrëdhënia e tyre përfundoi në fund të shtatorit gjatë një dasme luksoze shoqërore, ku u panë duke u grindur.

Sophie, megjithatë, shpejt iu drejtua një lidhjeje të re ku thuhet se u pa me Chris Martin.Turner është një fanse e hershme e "Coldplay" dhe në vitin 2020, ajo qau nga gëzimi kur ish-bashkëshorti i saj Joe Jonas e surprizoi me një mesazh nga Chris Martin.

Chris Martin

Sophie dhe Jonas u martuan në vitin 2019 dhe kanë dy vajza, Willa (4 vjeçe) dhe Delphine (2 vjeçe).

Divorci i tyre u finalizua zyrtarisht në shtator 2024.Turner dhe Pearson filluan lidhjen në vitin 2023 dhe u panë për herë të fundit së bashku në Festivalin e "Glastonbury" në qershor, përpara se mediat të fillonin të raportonin për ndarjet e aktores dhe romancat e reja. /Telegrafi/

"Mos shiko Dua Lipa", Callum Turner fotografohet duke u puthur me kolegen e tij Monica Barbaro në xhirimet e filmit të ri



Aktori britanik Callum Turner po punon me intensitet në projektin e tij më të ri - një komedi romantike me nota të guximshme, ku ai shihet në skena plot pasion me partneren e tij në film.

Të martën, Turner u fotografua gjatë xhirimeve të filmit “One Night Only” pranë The Little Red Lighthouse në pjesën e sipërme të Manhattanit, së bashku me aktoren Monica Barbaro, e cila luan interesin e tij romantik në ekran.

Dyshja u panë duke xhiruar skena të gjalla, përshëndetën nga maja e monumentit dhe më pas ndanë një puthje pasionante përpara kamerave, shkruan DailyMail.

Filmi “One Night Only” është në prodhim prej disa javësh në New York, nën regjinë e Will Gluck, i njohur për suksesin e tij me filmin Anyone but You. Projekti i ri rrëfen historinë e dy të panjohurve që përpiqen të gjejnë dikë me të cilin të kalojnë një natë - pikërisht në atë ditë të vitit kur seksi para martesës është ligjërisht i lejuar.

Në film do të luajë edhe Pete Davidson, në rolin e një detektivi, ndërsa premiera në kinema është planifikuar për verën e ardhshme.

Megjithatë, ndërsa në film Callum ndan skena intime me Monica Barbaro, në jetën reale ai është thellësisht i dashuruar me të fejuarën e tij, Dua Lipa.

Në një intervistë të fundit, aktori pranoi se gati sa nuk është njohur fare me këngëtaren që e përshkruan si “gruan më të bukur në botë”.

Fejesa e tyre u konfirmua në qershor, kur Lipa i dha fund muajve të spekulimeve, duke thënë: “Vendimi për të u rritur bashkë, për të ndarë një jetë dhe, nuk e di, për të qenë miqtë më të mirë përgjithmonë — është një ndjenjë vërtet e veçantë”.

Duke folur për fillimet e tyre, Callum, 35 vjeç, tregoi se njohja e tyre erdhi pas disa “rastësive të çuditshme” që pothuajse i penguan të takoheshin ndonjëherë.

“Kemi pasur dy, tre, katër, pesë momente ku gati u takuam, por nuk ndodhi”, – rrëfeu ai për The Times.

“Njëherë ajo ishte në një festë dhe unë shkova pak më vonë. Ajo u largua në 1:45 të mëngjesit dhe unë mbërrita në orën 2:00. Më vonë e kuptuam kur pamë Uber-in e saj dhe foton që kisha bërë para shtëpisë së shokut tim”.

Sipas tij, gjithçka ndryshoi kur më në fund u takuan në ditëlindjen e një miku të përbashkët.

“Ishim ulur pranë njëri-tjetrit, dhe e kuptuam që të dy ishim në të njëjtin kapitull të romanit Trust nga Hernan Diaz”, – kujtoi Callum.

“Në versionin filmik të kësaj historie, unë shikoj nga qielli dhe them: ‘Të dëgjova. Të kuptova. Shenjat janë të qarta.’ Dhe vërtet, ajo ishte hera e parë”. /Telegrafi/

Joe Jonas ndanë të pathëna për jetën e tij romantike, dy vite pas ndarjes nga Sophie Turner



Joe Jonas po përpiqet sërish të gjejë dashurinë.

Në një intervistë për Esquire, këngëtari 36-vjeçar i Jonas Brothers foli për jetën e tij romantike dhe vështirësitë që ka me takimet, sidomos gjatë turneut të grupit "Jonas20: Greetings From Your Hometown".

“Kur ke pesë koncerte radhazi, nuk është e lehtë të takosh dikë për kafe”, u shpreh ai.

Foto: Joe Jonas dhe Sophie Turner / WireImage

Joe tha gjithashtu se nuk përdor aplikacione takimesh, por pranoi se ka njohur njerëz përmes Instagram-it dhe TikTok-ut, duke shtuar se këto gjithsesi janë aplikacione.

Ky rrëfim vjen rreth dy vite pas ndarjes së tij nga ish-bashkëshortja, aktorja Sophie Turner.

Çifti ishin martuar për dy vite dhe kishin dy vajza së bashku — Willa (5 vjeç) dhe Delphine (3 vjeç). Joe Jonas bëri kërkesë për divorc në shtator të vitit 2023.

Foto: Joe Jonas dhe Sophie Turner / GCImages

Pas një beteje të vështirë për kujdestarinë e fëmijëve, divorci u finalizua një vit më vonë, në shtator 2024.

Ndërkohë, Sophie Turner ka vazhduar jetën dhe është në një lidhje me aristokratin britanik Peregrine Pearson.

Pavarësisht thashethemeve për ndarje më herët këtë vit, dyshja janë ende bashkë dhe marrëdhënia e tyre po ecën mirë.

Joe Jonas, nga ana e tij, pati një lidhje të shkurtër me modelen Stormi Bree. Ai së fundmi pranoi se ishte “frikësuese dhe e vështirë” të fillonte nga e para pas ndarjes.

Callum Turner e quan Dua Lipën ‘gruaja më e bukur në botë’ dhe zbulon sekretin e lidhjes së tyre



Callum Turner ka folur hapur për romancën e tij me të fejuarën Dua Lipa, duke e përshkruar yllin e popit si “gruaja më e bukur në botë”.

Aktori 35-vjeçar dhe këngëtarja 30-vjeçare filluan lidhjen e tyre në janar 2024 dhe konfirmuan fejesën në qershor të këtij viti.

Në një intervistë për The Times Style, Turner tregoi takimin e tyre të parë dhe “rregullin” që ata përdorin për të ruajtur marrëdhënien, edhe me axhendat e ngjeshura dhe distancën.

Ai kujtoi se lidhja e tyre filloi gjatë një takim rastësor për ditëlindjen e një miku të përbashkët, ku dyshja u ul pranë njëri-tjetrit dhe zbuluan se ishin duke lexuar të njëjtin roman, Trustet e Hernan Diaz, duke krijuar menjëherë një lidhje të veçantë mes tyre.

Callum tha se momentet e vogla dhe të mëdha janë ato që bëjnë dashurinë e tyre të veçantë: “Mendoj se dashuria e vërtetë qëndron te këto momente dhe vazhdimësia e saj”.

Nuk mund të jetë vetëm një gjë e madhe dhe gjithëpërfshirëse. Janë të gjitha gjërat e vogla dhe të mëdha së bashku, është një bashkim”.

Ai zbuloi edhe sekretin për të bërë lidhjen të funksionojë: “Epo, FaceTime është një gjë e mrekullueshme. Dhe rregulli tjetër është se nuk ia vlen kurrë — ky është slogani ynë. Nëse mund të shkosh për dy ditë, thjesht shko. Dhe nëse je i lodhur, nuk ka rëndësi, sepse do të kalosh kohë të këndshme dhe do të kesh një kujtim të bukur”.

Dua Lipa ka konfirmuar fejesën për British Vogue, duke e përshkruar vendimin si një ndjenjë të veçantë dhe emocionuese për të ndarë jetën me partnerin e saj.

Në një intervistë për Harper's Bazaar US, ajo rrëfeu se ishte “dashuruar intensivisht” me Callumin dhe e konsideron përvojën e lidhjes së tyre si frymëzuese, edhe pse shpesh frikësuese.

Përveç lidhjes së tyre, çifti po planifikon një të ardhme së bashku, duke kërkuar një strehë private me vlerë midis 3 dhe 9 milionë funtesh (3–10 milionë euro) në vende si Marbella ose Andalucia, për të shijuar kohën me familjen dhe miqtë larg mediave dhe rrëmujës. /Telegrafi/

Një takim si në film: Si nisi romanca mes Dua Lipës dhe Callum Turner

Dua Lipa dhe i fejuari i saj, aktori britanik Callum Turner, kanë një histori njohjeje që duket sikur është marrë direkt nga një film romantik. Së fundmi, aktori ka folur hapur për lidhjen e tyre në një intervistë për The Sunday Times, duke treguar se si u takuan për herë të parë dhe çfarë i bëri të ndiheshin menjëherë të lidhur me njëri-tjetrin.

Ai zbuloi se ishin ulur pranë njëri-tjetrit në ditëlindjen e një miku të përbashkët, ku edhe nisën të bisedonin. “U ulëm pranë njëri-tjetrit dhe kuptuam që po lexonim të njëjtën libër, që është çmenduri. Quhet ‘Trust’ [nga Hernán Díaz], dhe unë sapo kisha mbaruar kapitullin e parë. Ia thashë dhe ajo më pa dhe më tha: ‘Edhe unë sapo kam mbaruar kapitullin e parë.’ Unë i thashë: ‘Pra jemi në të njëjtën faqe.’”

Turner shtoi se gjithçka ndjeu si një skenë nga një film hollywoodian, dhe se “shenjat” ishin aty që në fillim.

Thashethemet për lidhjen nisën në vitin 2024, kur u panë bashkë në premierën e serialit Masters of the Air. Një muaj më vonë, ata u fotografuan duke shkëmbyer puthje në Los Angeles, duke konfirmuar lidhjen. Çifti u fejua në dhjetor 2024 dhe prej atëherë janë shumë të lidhur, ndonëse kanë zgjedhur të mbeten disi larg vëmendjes së madhe mediatike. Lajmin për fejesën e ndau vetë Dua në qershor të këtij viti.

The post Një takim si në film: Si nisi romanca mes Dua Lipës dhe Callum Turner appeared first on iconstyle.al.

Një humbje e madhe/ Djali i Tina Turner ndahet nga jeta menjëherë pas ditëlindjes

Ike Turner Jr., djali i artistëve legjendarë Tina Turner dhe Ike Turner, ka ndërruar jetë në moshën 67-vjeçare.

Sipas kushërirës së tij, Jacqueline Bullock, e cila e konfirmoi e para lajmin për TMZ, Ike Jr. ndërroi jetë në një spital të Los Angeles nga demtimi i veshkave.

“Me hidhërim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të kushëririt tim, Ike Turner Jr.”, tha Bullock për Page Six.

“Junior ishte më shumë sesa një kushëri për mua, por më tepër një vëlla, pasi u rritëm së bashku në të njëjtën familje të famshme.”

Ajo gjithashtu zbuloi për median se shëndeti i tij ishte përkeqësuar vitet e fundit pas problemeve me zemrën dhe një goditjeje në tru muajin e kaluar. Në deklaratën e tij, Bullock e kujtoi Ike Jr. për talentin e tij muzikor dhe ndikimin e qëndrueshëm në studio.

Kunata e Ike Jr., Afida Turner, e veja e vëllait të tij të ndjerë, Ronnie, gjithashtu i bëri homazh atij në Instagram, duke shkruar: “Pusho në paqe IKE JR: Ishe i mrekullueshëm, kunat. Jam i lumtur që fola me ty në telefon para se të ikje. Të dua, u prehtë në paqe.”

Ike Jr. është një nga dy djemtë e adoptuar të Tinës nga lidhja e saj me Ike Turner.

Ashtu si prindërit e tij, Ike Jr. pati gjithashtu një karrierë në muzikë si anëtar i grupit tribut The Love Thang Band, së bashku me vokalisten Sweet Randi Love.

Ai fitoi një çmim Grammy duke punuar me të atin e tij të ndjerë në albumin e vitit 2006 “Risin’ With The Blues”, i cili mbizotëroi në kategorinë për Albumin më të Mirë Tradicional të Bluesit. Tina dhe Ike Sr. rritën katër fëmijë së bashku.

Krijuesi i hitit “What’s Love Got to Do with It” adoptoi dy djemtë e Ike Sr., Ike Jr. dhe Michael, nga lidhja e tij e mëparshme me Lorraine Taylor. Çifti më vonë mirëpriti fëmijën e tyre të vetëm së bashku, Ronnie Turner, ndërsa Tina ishte gjithashtu nënë e një djali, Raymond Craig, të cilin e kishte me muzikantin Raymond Hill.

The post Një humbje e madhe/ Djali i Tina Turner ndahet nga jeta menjëherë pas ditëlindjes appeared first on iconstyle.al.

Fasnsat të zhgënjyer me statujën e Tina Turner në qytetin e saj të lindjes: Ajo meriton më shumë



Në Tennessee, shtetin amerikan ku është rritur legjenda e muzikës Tina Turner, është zbuluar një statujë në nder të saj, por reagimet e adhuruesve janë ndarë.

Monumenti, i lartë tre metra, është vendosur në Brownsville, vetëm disa hapa larg shkollës së mesme ku këngëtarja ka studiuar, si pjesë e ceremonisë vjetore që kremton trashëgiminë e saj, shkruan UNILAD.

Vepra artistike paraqet Tinën me mikrofon në dorë, në një pozë energjike skenike dhe me modelin e saj të veçantë të flokëve. Skulptori Fred Ajanogha, autor i statujës, tha se i kushtoi një vëmendje të veçantë flokëve të saj, duke i përshkruar ato si një “krifë luani”.

— (@)

Megjithatë, pak pas zbulimit, rrjetet sociale u mbushën me komente të adhuruesve që besojnë se statuja nuk ka arritur të kapë thelbin e ikonës së muzikës. Një përdorues shprehu pakënaqësi të madhe, duke sugjeruar që monumenti të hiqet. “Kjo statujë duhej të rrëzohej menjëherë pas zbulimit. Është një kopje shumë e dobët e asaj që duhet të ishte legjendarja Tina Turner. Çfarë mungese respekti!”, shkruhej në koment.

— (@)

Të tjerë nuk mund ta merrnin veprën seriozisht. “Nuk mund ta shoh pa qeshur. Pse ia kanë bërë flokët ashtu?”, pyeti një adhurues. Një tjetër tha shkurt: “Ajo meriton diçka më të mirë”, ndërsa disa u tallën duke thënë se statuja nuk i ngjan Tinas, por futbollistit holandez Ruud Gullit.

— (@)

Gjatë jetës së saj, Tina Turner përballoi shumë sfida, përfshirë martesën e vështirë me Ike Turner, ku përjetoi dhunë, edhe pse me të nisi karrierën në vitet ‘60. Në vitin 1976 ajo e la, me vetëm disa qindarka në xhep. Pas ndarjes, u përball me padi për koncerte të anuluara dhe i shlyeu borxhet duke performuar pa pushim.

— (@)

Megjithë vështirësitë, ajo arriti të ndërtojë një karrierë të jashtëzakonshme si artiste solo, duke e tejkaluar suksesin e dikurshëm me bashkëshortin, dhe kështu fitoi me meritë titullin “Mbretëresha e Rock ‘n’ Roll-it”. /Telegrafi/

Dua Lipa dhe Laura Harrier magjepsin në darkën glamuroze të Harper's Bazaar Icons në New York



Yjet më të njohur të botës së modës dhe showbiz-it u shfaqën me shkëlqim në darkën e Harper's Bazaar Icons në New York City të hënën mbrëma.

Dua Lipa dhe Laura Harrier ishin ndër të famshmet që tërhoqën më shumë vëmendje me pamjet e tyre të guximshme dhe të sofistikuara.

Dua, 30 vjeçe, shkëlqeu me një fustan të zi elegant me tassel, që zbulonte fizikun e saj të tonifikuar, shkruan DailyMail.


Veshja me korse nudo u kombinua në mënyrë të thjeshtë, por luksoze, me bizhuteri argjendi Bvlgari dhe këpucë të zeza elegante.

Ndërkohë, Laura Harriere, 35 vjeçe, zgjodhi një fustan të shkurtë transparent që i linte pak vend imagjinatës, të kompletuar me taka me rripa dhe një çantë të vogël, duke e bërë pamjen e saj një ndër më të komentuarat e mbrëmjes.

Ngjyrat e forta dhe stili ekstravagant dominuan edhe në zgjedhjet e tjera të të ftuarve. Tessa Thompson mahniti me një fustan të kuq dramatik, të plotësuar me një kapelë me strehë të gjerë, ndërsa Tracee Ellis Ross solli një moment të vërtetë haute couture me fustanin jeshil smerald të kombinuar me geta transparente dhe një gjerdan të madh argjendi.

Mbrëmja për Dua Lipën erdhi në një moment të veçantë të jetës së saj personale. Këngëtarja shqiptare dhe i fejuari i saj, aktori britanik Callum Turner, janë në kërkim të një rezidence luksoze që kushton deri në 9 milionë funte (afërsisht 10.4 milionë euro), në zona si Marbella apo Andalucia.

Vetëm disa muaj më parë, Dua konfirmoi fejesën me Callumin, ndërsa tani çifti po planifikon jo vetëm martesën, por edhe sipërmarrje të përbashkëta profesionale.

Së fundmi, ata kanë themeluar kompaninë “TwentyTwo Films Limited”, duke hyrë në prodhimin e filmave si partnerë të barabartë.

Një burim i afërt me çiftin ka treguar se ata janë ambiciozë dhe plot ide për projekte të reja, duke e forcuar lidhjen e tyre jo vetëm në planin personal, por edhe në atë profesional. /Telegrafi/




❌