Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Isha e tronditur”/ Lili Reinhart zbulon se u diagnostikua me endometriozë

Lili Reinhart bëri një postim të ri, ndryshe në llogarinë e saj në Instagram, këtë herë nga shtrati i spitalit, përpara se të hynte në sallën e operacionit. Në të njëjtin postim ka edhe foto të tjera, që lidhen me aventurën e saj shëndetësore, të cilat ajo i ndan me qëllim motivimin e grave të tjera që të bëjnë analizat që u nevojiten dhe të kërkojnë atë që meritojnë.

“Javën e kaluar, pas një procedure laparoskopike, më diagnostikuan zyrtarisht me endometriozë.”

“Vitin e kaluar u vizitova te një urogjinekolog dhe më diagnostikuan me cistit intersticial . Më thanë se nuk kishte kurë – ose lehtësim afatgjatë për simptomat e mia. Tre vizita në spital . Shumë te urologë dhe gjinekologë. Dhe asnjëra nuk e kishte konsideruar seriozisht endometriozën si shkakun themelor të gjithçkaje që po kaloja.”

“Vetëm kur punova me dy terapistë të ndryshëm të dyshemesë pelvike, fjala endometriozë u përmend si një burim i mundshëm i dhimbjes sime.

“Këmbëngula të bëja një rezonancë magnetike, gjë që çoi në diagnozën e adenomiozës. Më pas, u takova me një specialist të adenomiozës i cili më ndihmoi të vendosja që kirurgjia laparoskopike ishte hapi tjetër që duhej të ndërmerrja, ndërsa në të njëjtën kohë, një gjinekolog tjetër më tha se “ndoshta nuk kisha endometriozë” dhe se duhej të merrja pilulën.”

“Jam e lumtur që i besova trupit tim dhe dëgjova intuitën time dhe do të vazhdoj të mbështes që të tjerët të bëjnë të njëjtën gjë. (Endometrioza është një sëmundje shumë e keqkuptuar, që shpesh zgjat 4-11 vjet midis simptomave dhe një diagnoze përfundimtare kirurgjikale. Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë , një në dhjetë gra vlerësohet të ketë endometriozë.) “

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Lili Reinhart (@lilireinhart)

The post “Isha e tronditur”/ Lili Reinhart zbulon se u diagnostikua me endometriozë appeared first on iconstyle.al.

Kisha Katolike e Shqipërisë uron besimtarët për festën e Krishtlindjes

Ipeshkvijtë e Kishës Katolike të Shqipërisë kanë uruar bashkërisht besimtarët shqiptarë për festën e Krishtlindjes. Të bashkuar e në një frymë vëllazërore ata kanë vendosur që këtë vit, të gjithë bashkë ti drejtohen popullit shqiptar me një mesazh dashurie dhe shprese.

Imzot Gjergj Meta: Të dashur vëllezër dhe motra këtë urim Krishtlindjesh duam tua bëjmë së bashku me Ipeshkvit e Shqipërisë. do të kishim dashur që në këtë urim të ishte pjesë dhe imzot Simon Kulli, ipeshkvi i Safës, por jem itë sgirusë ai na i uron krsh nga qielli dhe lutet për ne. Secili nga ne ka një fjalë për t’iu drejtuar popullit të zotit që është në Shqipëri.

Imzot Giovanne Peragine: Krishtlindja na kujton që zoti është pranë nesh. Ai bëhet i veçanërisht pranishëm atje ku ka vështirësi pasiguri dhe vuajtje. Kremtimi I krishtlindjes është të ndiesh praninë e zotit. Mos mendoni vetëm për veteveten, jo vetëm të marrim por mbi të gjitha të japin jo të fitojmë gjithçka për vete, por të hapim dyert e zemrve ndaj të tjerëve.

Imzot Arjan Dodaj: Krishtlindja është dalja nga errësira. Populli ynë të dalë nga fryma errët e çdo distance e çdo mungese shprese.

Imzot Ottavio Vitale: Të begatisimi familjet tona, të pranojmë me lutje e gëzim atë që po vjen. Ndryshoni dhe kthehuni tek unë thotë zoti. Nëse ne nuk jemi njerëzit e paqes si mund të themi e duam zotin nëse nuk jemi të gatshëm të falim atë që na bën një ofendim.

Për çdo 25 dhjetor, besimtarët e krishterë festojnë lindjen e Jezus Krishtit, një datë që kremtohet me familjen e bashkuar në lutje, dashuri dhe paqe. Krishtlindja sjell mesazhin e shpresës dhe të dritës, duke ftuar njerëzit të jenë më pranë njëri-tjetrit, të falin dhe të ndajnë gëzimin me ata që kanë më shumë nevojë.

The post Kisha Katolike e Shqipërisë uron besimtarët për festën e Krishtlindjes appeared first on iconstyle.al.

Historia e errët që fshihet pas banores së re të Big Brother VIP 5: I fejuari i vrarë në oborr

Juela Nikollaj është banorja më e re e Big Brother VIP 5.

Ajo ka lindur në Laç dhe është rritur jashtë Shqipërisë, në Milano, në një familje shqiptare shumë të lidhur. Prindërit e saj kanë qenë gjithmonë të kujdesshëm që të mos humbnin rrënjët, kulturën dhe vlerat që ata i kanë pasur gjithë jetën.

Fëmijëria ka qenë me shumë dashuri bashkë me 3 motrat dhe me disiplinë në të njëjtën kohë. Ka qenë një vajzë e qetë, kureshtare dhe shumë aktive, gjithmonë me ëndrra të mëdha.

Mbas studimeve të larta për Ekonomi Europiane, nisi projektet e saj muzikore.

Është rritur me rrymën pop, por me kohën filloi të kërkonte tinguj të tjerë, më ballkanikë, pak më orientalë, pak dark pop, ballads, që e përfaqësojnë më shumë.

Edhe mësimet e pianos e ndihmuan shumë të lidhet me muzikën në një mënyrë më profesionale, dhe pse është akoma shumë fillestare.

Para disa vitesh humbi njeriun me të cilin po përgatitej të martohej. Ai u vra atë vit në oborrin e shtëpisë, bashkë me motrën e tij, nga ish-bashkëshorti i kësaj të fundit.

Ajo thotë se: “Kam kaluar shumë dhimbje dhe ankth, në fillim mendoja që dhimbja do të kishte qenë e papërballueshme, por me kohën kuptova se jeta ndryshon nga mënyra si zgjedhim ta përballojmë. Punova shumë me veten, dhe ajo dashuri e bukur që më kishte lënë ai u bë dritë në momentet më të errëta dhe më tregoi se unë mund të ngrihem përsëri, u bë forca që me ngriti.

Kjo periudhë më ka bërë më të fortë, më të vetëdijshme për atë që dua dhe më mësoi të gjej dritë edhe kur mendoja se nuk kishte më, dhe mund të them me plot bindje qe unë ia dola dhe kam akoma shumë për te ndërtuar, siç dhe ai ka besuar gjithmonë te unë.”

Nga Big Brother pret një eksperiencë që mund t’i hapë një tjetër kapitull.

The post Historia e errët që fshihet pas banores së re të Big Brother VIP 5: I fejuari i vrarë në oborr appeared first on iconstyle.al.

Arrestohet sërish aktivistja Greta Thunberg, ja çfarë ndodhi në Londër

Policia britanike ka arrestuar aktivisten suedeze Greta Thunberg në Londër, gjatë një proteste pro-palestineze që u zhvillua në qendër të kryeqytetit britanik. Arrestimi është kryer në bazë të ligjeve kundër terrorizmit, pasi Thunberg mbante një pankartë që, sipas autoriteteve, shprehte mbështetje për grupin “Palestine Action”, i cili është shpallur organizatë terroriste nga qeveria britanike.

Sipas policisë, pankarta e mbajtur nga aktivistja përmbante mesazhe që lidhen drejtpërdrejt me këtë organizatë të ndaluar, çka ka bërë që ndërhyrja të konsiderohej e nevojshme për shkak të kuadrit ligjor në fuqi. Arrestimi i Thunberg ka ngjallur reagime të shumta, si nga mbështetësit e saj, ashtu edhe nga kritikët, duke rihapur debatin mbi kufijtë mes protestës, aktivizmit politik dhe ligjit.

Një zëdhënës i bashkisë së London konfirmoi se gjatë të njëjtit aksion policor u arrestuan edhe persona të tjerë. Dy prej tyre dyshohet se kanë hedhur bojë të kuqe mbi një ndërtesë, akt që autoritetet e konsiderojnë vandalizëm dhe shkelje të rendit publik. Pak kohë më vonë, në vendngjarje u arrestua edhe një grua 22-vjeçare, e cila, sipas policisë, kishte shfaqur një objekt në mbështetje të një organizate të ndaluar.

Në një deklaratë zyrtare, policia britanike theksoi se arrestimet janë kryer në përputhje të plotë me ligjin dhe se hetimet për rastin po vijojnë. “Çdo shprehje publike që perceptohet si mbështetje për organizata të shpallura terroriste trajtohet seriozisht dhe ndiqet penalisht”, thuhet në deklaratë.

Nga ana tjetër, organizata Mfend Our Juries reagoi duke deklaruar se ndërtesa e shënjestruar gjatë protestës përdorej nga një kompani sigurimi, e cila, sipas tyre, ofronte shërbime për degën britanike të kompanisë izraelite të mbrojtjes Elbit Systems. Ky fakt, sipas organizatës, ishte arsyeja pse protesta ishte drejtuar pikërisht ndaj asaj ndërtese.

Arrestimi i Greta Thunberg ka rikthyer sërish në qendër të vëmendjes rolin e saj jo vetëm si aktiviste për klimën, por edhe si figurë e zëshme në çështje politike dhe humanitare.

The post Arrestohet sërish aktivistja Greta Thunberg, ja çfarë ndodhi në Londër appeared first on iconstyle.al.

Çfarë kërkoi Epstein për princin e Anglisë dhe pse udhëtoi 8 herë me Trumpin

Departamenti i Drejtësisë i Shteteve të Bashkuara ka publikuar mbi 11 mijë dokumente të reja që lidhen me hetimet shumëvjeçare ndaj Jeffrey Epstein, duke rikthyer në qendër të vëmendjes një nga skandalet më të errëta të dekadave të fundit. Dosja përfshin email-e, fotografi, video, transkripte gjyqësore dhe dokumente zyrtare të FBI-së, të cilat hedhin dritë mbi rrjetin e gjerë të lidhjeve dhe ndikimit të Epstein.

Sipas dokumenteve të publikuara nga Department of Justice, Epstein kishte marrëdhënie të ngushta me personalitete të njohura politike dhe mbretërore. Në mesin e emrave të përmendur figuron edhe presidenti amerikan Donald Trump, për të cilin thuhet se ka udhëtuar tetë herë me avionin privat të Epstein gjatë periudhës 1993–1996.

Dosja tregon se në katër nga këto udhëtime ka qenë e pranishme edhe Ghislaine Maxwell, e dënuar për trafikim dhe keqpërdorim seksual të të miturve. Në një fluturim të vitit 1993, sipas dokumenteve, vetëm Trump dhe Epstein ndodheshin në avion, ndërsa në një tjetër udhëtim ata ishin shoqëruar nga një vajzë rreth 20 vjeç, fakt që ka ngritur pikëpyetje të reja mbi natyrën e këtyre udhëtimeve.

Një tjetër element tronditës i dokumenteve është një email i vitit 2001, i dërguar nga rezidenca mbretërore Balmoral, ku Prince Andrew i shkruan Ghislaine Maxwell-it duke i kërkuar asaj të gjejë “mikesha të pacipa” për të. Mesazhi, me titullin “L’uomo invisibile” (“Njeriu i padukshëm”), përmban kërkesa të drejtpërdrejta për prezantime që, sipas hetuesve, lidhen me rrethin e Epstein dhe ngre dyshime serioze për përfshirje në marrëdhënie të papërshtatshme me të mitur.

Publikimi i këtyre dokumenteve ka rikthyer debatin global mbi rrjetin e Epstein, mënyrën se si ai ndërtoi lidhje me figura të fuqishme dhe dështimin institucional për të ndalur në kohë aktivitetet e tij kriminale. Hetimet për trafikimin ndërkombëtar të të miturve dhe përgjegjësitë e personave të përfshirë vazhdojnë të jenë nën vëzhgim të rreptë, ndërsa opinioni publik kërkon transparencë dhe drejtësi të plotë për një nga çështjet më të rënda të abuzimit dhe pushtetit në historinë moderne.

The post Çfarë kërkoi Epstein për princin e Anglisë dhe pse udhëtoi 8 herë me Trumpin appeared first on iconstyle.al.

Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5

Një mekanizëm i ri dhe i papritur nominimesh ka sjellë tension dhe dinamika të reja në edicionin e pestë të Big Brother VIP, duke ndryshuar rrjedhën klasike të lojës dhe duke vënë përballë njëri-tjetrit banorët që prej hyrjes së tyre të parë në shtëpi.

Në qendër të këtij mekanizmi ishte një ruletë, përpara së cilës u vendosën katër banorët e rinj. Fati i ndau rolet qartë: dy prej tyre do të kishin në dorë shpëtimin e banorëve, ndërsa dy të tjerët do të vendosnin për nominimet. Ky proces solli vendime të shpejta, por jo pa arsye personale dhe tensione të akumuluara.

Juxhini dhe Stenaldo u përballën me zgjedhjen për të shpëtuar nga nominimi dy banorë. Juxhini vendosi të shpëtojë Brikenën, një zgjedhje që u interpretua si afërsi dhe mirëkuptim mes tyre, ndërsa Stenaldo zgjodhi të shpëtojë Ilirin, duke i dhënë atij një avantazh të rëndësishëm në këtë fazë të lojës.

Ndërkohë, roli më i vështirë i ra Juelës dhe Armelës, të cilat duhej të çonin dy banorë në nominim. Armela zgjodhi Lornën, vendim që erdhi pas debatit të fortë mes tyre që në ditët e para të bashkëjetesës. Nga ana tjetër, Juela vendosi të nominojë Kristin, duke u shprehur se nuk ishte ndier e mirëpritur prej tij dhe se raporti mes tyre kishte nisur me distancë.

Por loja nuk mbaroi këtu. Lorna dhe Kristi, tashmë të nominuar, u përballën edhe ata me një zgjedhje vendimtare: secili duhej të zgjidhte nga një banor tjetër për ta çuar në nominim. Kristi zgjodhi Senon, ndërsa Lorna vendosi të nominojë Selin, duke kompletuar kështu listën e katër të nominuarve.

Tashmë, Seli, Seno, Kristi dhe Lorna janë në televotim, dhe njëri prej tyre do të lërë shtëpinë të shtunën e ardhshme. Ky mekanizëm i ri jo vetëm që ka shtuar tensionin dhe strategjitë brenda shtëpisë, por ka nxitur edhe reagime të forta nga publiku, duke e bërë javën në vijim vendimtare për fatin e lojës.

The post Mekanizëm i ri nominimesh, cilët banorë shkuan në televotimin e parë të e Big Brother VIP 5 appeared first on iconstyle.al.

Horoskopi për ditën e sotme, 24 dhjetor 2025

Dashi
Ka shumë ide të tjera që funksionojnë përveç idesë tënde. Shiko përreth teje dhe merr në konsideratë teknika alternative përpara se të shpërdorosh burimet e tua duke qëndruar i përqendruar vetëm në një ide ose në një grup idesh. Përfshi mençurinë që të rrethon.
Demi
Sot është një ditë e mirë për të studiuar nën kujdesin e dikujt tjetër. Mësoni çfarë të mundeni nga dikush që ka ndjekur më parë rrugën tuaj aktuale. Mund të mësoni shumë rreth një stili krejt të ri dhe se si funksionon ai në bashkëpunim me të tjerët.
Binjakët
Sot përballeni me një vendim të rëndësishëm. Rruga që zgjidhni do të bëjë një ndryshim të madh më vonë. Mos e merrni lehtë. Sigurohuni që të bëni kërkime të plota përpara se të bëni hapin e madh. Ky është çelësi i suksesit tuaj.
Gaforrja
Do të ndiheni të mbyllur nga të gjitha këndvështrimet. Do të jeni mbështetur në mur. Tani për tani, taktika juaj më e mirë është të qetësoheni dhe të përqendroheni para se të bëni lëvizjen tuaj të radhës. Çdo gjë që përpiqeni nën këtë presion të jashtëzakonshëm ka të ngjarë të kthehet kundër jush.
Luani
Një ide krejt e re do t’ju vijë sot, të cilën ka të ngjarë ta pranoni menjëherë. Kini kujdes ta përvetësoni shumë shpejt. Kjo ide e re bazohet më shumë në fantazi sesa në realitet. Pyetini të tjerët se ku po shkon treni përpara se të hipni verbërisht në të.
Virgjëresha
Do të ndihesh si një person i çuditshëm sot, por mos e lejo këtë të të mërzisë. Thjesht dije se është më mirë të qëndrosh vetëm te vetja sesa të përpiqesh të përfshihesh në projekte dhe biseda me të tjerë, energjia e të cilëve thjesht nuk po shkon me tënden.
Peshorja
Dikush ka të ngjarë t’ju sfidojë në shumë aspekte. Ndoshta ai ose ajo mendon se po jeni shumë të hapur dhe optimist në qasjen tuaj. Mos u tërhiqni nga pozicioni juaj pa luftuar. Duket sikur të tjerët duhet të mësojnë diçka nga JU.
Akrepi
Aftësia juaj për t’u përshtatur me situatat dhe njerëzit do të jetë jashtëzakonisht e vlefshme sot. Shumica e njerëzve do të jenë në bllokim, por ju do të jeni në gjendje të lëvizni lirshëm midis shumë njerëzve dhe shumë ideve të ndryshme. Vlerësojeni dhe shfrytëzojeni këtë dhuratë të mrekullueshme.
Shigjetari
Do të frustroheni lehtë sot nga mungesa e bashkëpunimit nga njerëzit me të cilët punoni. Normalisht, ju jeni ai që ndihmon për t’i bashkuar njerëzit, por sot mund të dekurajoheni. Qasja e papjekur e të tjerëve është thjesht shumë e vështirë për ju për t’u përballuar.
Bricjapi
Ndjeni presionin e të qenit i detyruar të prodhoni diçka pa burimet e nevojshme për ta bërë këtë. Të tjerët kërkojnë që diçka të bëhet, por mungesa e largpamësisë nga ana e dikujt tjetër po e bën këtë detyrë të pamundur. Bëni më të mirën tuaj me atë që keni.
Ujori
Aftësia juaj për t’u lidhur me njerëzit e tjerë në një nivel të sinqertë dhe të ndershëm është një pjesë kyçe e suksesit tuaj – veçanërisht sot. Ka shumë sharlatanë në veprim përreth jush. Nëse mund të dalloheni si dikush që i përmbahet fort së vërtetës, do të keni sukses.
Peshqit
Mundohu të mos mbingarkohesh nga informacionet kontradiktore që të rrethojnë sot. Të bësh gjithçka të qartë nuk do të jetë e lehtë, por mos u dekurajo. Bëj atë që di të bësh më mirë – merri gjërat hap pas hapi dhe ji i duruar.

The post Horoskopi për ditën e sotme, 24 dhjetor 2025 appeared first on iconstyle.al.

Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër!

Në spektaklin e sotëm të “Big Brother VIP Albania 5”, një moment i papritur ka shokuar dhe prekur publikun, duke e bërë këtë edicion të formatit të njohur një nga më të veçantët në historinë e tij. Edhe pse të shtunën u njoftua se Miri nga West Side Family ishte banori i parë që hyri në shtëpi, një tjetër pjesëmarrës, shumë më i veçantë, ishte aty përpara tij.

Në një zbulim emocionues, Ledion Liço tregoi se Stenaldo, një djalë i verbër, kishte hyrë në shtëpi ditë përpara nisjes zyrtare të shfaqjes. Ai është banori i parë me aftësi të kufizuara që merr pjesë në këtë format VIP në Shqipëri, duke hapur një kapitull të ri për përfshirjen dhe diversitetin në media.

Hyrja e tij e hershme ishte e domosdoshme për të mësuar përmendësh ambientin dhe strukturën e shtëpisë, për të mundësuar lëvizjen e tij të pavarur. Ky detaj është një hap i rëndësishëm drejt krijimit të një shoqërie më të ndjeshme dhe më të hapur ndaj individëve me aftësi të kufizuara.

Sonte, Stenaldo u bashkua zyrtarisht me banorët e tjerë, duke sjellë një mesazh të fortë të gjithëpërfshirjes dhe forcës. Ky moment i jashtëzakonshëm i ka dhënë këtij edicioni një ngjyrim të veçantë dhe një hap të madh drejt normalizimit të diversitetit në ekranin shqiptar.

Ky është një hap përpara jo vetëm për “Big Brother VIP Albania”, por edhe për televizionin shqiptar, që po tregon se formati i njohur mund të jetë një platformë për t’u bërë më i hapur dhe më i pranueshëm për të gjithë.

The post Për herë të parë në historinë e “BBA” bëhet pjesë e kastit një banor i verbër! appeared first on iconstyle.al.

Venus Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti

Tenistja legjendare Venus Williams ka bërë të ditur se është martuar për herë të dytë me partnerin e saj, aktorin italian Andrea Preti. Çifti u kurorëzua fillimisht në Itali në shtator, por më pas organizuan një ceremoni të dytë në Florida për shkak të problemeve me dokumentacionin e martesës italiane.

Dasma në Florida u zhvillua në Palm Beach dhe zgjati gjashtë ditë, duke përfshirë festime intime me familjen dhe miqtë më të afërt. Venus, 45 vjeç, dhe Andrea dukeshin të lumtur ndërsa ndanin momente të veçanta me të dashurit e tyre.

Një nga surprizat më të bukura të ceremonisë ishte dhurata nga motra e Venusit, Serena Williams. Serena u dhuroi çiftit një jaht, ku ata pritën disa nga të ftuarit më të afërt gjatë festimeve, duke e bërë këtë moment edhe më të veçantë dhe luksoz.

Në intervistën për Vogue, Venus tregoi se dy ceremonitë ishin të domosdoshme për shkak të procedurave ligjore dhe se martesa e dytë i lejoi ata të festonin në mënyrë të plotë me miqtë dhe familjen e tyre në Shtetet e Bashkuara.

Ky është një kapitull i ri në jetën personale të Venus Williams, e cila, përveç suksesit të saj në sport, po shijon edhe momente të lumtura private. Ceremonitë e dyfishta tregojnë rëndësinë që çifti i jep detajeve dhe përkujdesjes për të krijuar kujtime të paharrueshme.

The post Venus Williams martohet për herë të dytë me Andrea Preti appeared first on iconstyle.al.

Elijona Binakaj rrëfen humbjen tragjike të nënës dhe motrës: “Dy vitet e para kanë qenë tmerr”

Banorja e njohur Elijona Binakaj ka folur sërish për humbjen e dy anëtarëve të familjes së saj, një rrëfim që ka prekur thellë publikun. Siç ka treguar më parë, ajo humbi nënën dhe motrën e saj gjatë një aksidenti tragjik në Kroaci.

Gjatë një bisede me banorin Ludo Lee, Elijona u përlot duke rikujtuar këtë ngjarje të dhimbshme. “A e din kur e kuptoj që nuk kanë me u kthy më, vetëm kur ju shkoj te varri,” tha ajo me zë të dridhur, duke reflektuar mbi dhimbjen e thellë që ka përjetuar.

Në bisedë, ajo rrëfeu edhe ndryshimet që humbja ka sjellë në jetën e saj. “Si fillim i kam këput krejt kontaktet me njerëz, nuk kam pas shoqëri. Dy vitet e para kanë qenë tmerr, nuk ja dëshiroj askujt me e përjetu atë. Të mungon një shtyllë e madhe… edhe familja jote ndryshon, si babi, si motra, si vëllau,” shpjegoi ajo.

Megjithatë, Elijona tregoi se kjo përvojë e ka bërë më të fortë dhe më të vëmendshme ndaj njerëzve që i ka pranë. “Ama çka kom mësu ka qenë se kam përballu shumë sende vetë dhe kam mësu me i vlerësu njerëzit që i ki afër, me i vlerësu në maksimum,” tha ajo.

Rrëfimi i saj ka rikthyer në vëmendje dhimbjen dhe guximin e personave që përballen me humbje të mëdha, duke treguar se edhe në momente të errëta mund të mësohet të vlerësosh lidhjet dhe njerëzit e dashur në jetën tënde.

The post Elijona Binakaj rrëfen humbjen tragjike të nënës dhe motrës: “Dy vitet e para kanë qenë tmerr” appeared first on iconstyle.al.

Gjumë gjatë ditës: Kujdes, mund të paralajmërojë probleme kardiake

Një studim i madh i botuar së fundmi tregon se njerëzit që dremisin gjatë ditës mund të kenë një rrezik më të lartë për presion të lartë të gjakut dhe goditje në tru. Sipas ekspertëve, kjo nuk do të thotë se dremitja është e dëmshme në vetvete, por mund të tregojë për probleme me gjumin gjatë natës.

Psikologu klinik Michael Grandner, i cili nuk ishte pjesë e studimit, shpjegon se “dremitja nuk është e dëmshme, por shumë njerëz e përdorin për të kompensuar gjumin e dobët natën, i cili lidhet me një shëndet më të dobët”.

Studimi zbuloi se pjesëmarrësit që dremisnin rregullisht kishin 12% më shumë gjasa të zhvillonin hipertension dhe 24% më shumë gjasa për një goditje në tru, krahasuar me ata që nuk dremisnin kurrë. Tek personat nën 60 vjeç, dremitja e shpeshtë dhe e vazhdueshme rriti rrezikun për presion të lartë gjaku me 20%.

Dr. Phyllis Zee, drejtor i Qendrës për Mjekësinë Circadian dhe Sleep në Northwestern, theksoi se këto rezultate nënvizojnë rëndësinë e vlerësimit të dremitjes dhe përgjumjes gjatë vizitave mjekësore. Ai sugjeroi që mjekët të shqyrtojnë faktorë të tjerë që mund të ndikojnë në rrezikun për sëmundje kardiovaskulare dhe goditje në tru.

Ekspertët këshillojnë që dremitja të mos përdoret si zëvendësim i gjumit të natës, pasi cilësia e tij mbetet kyçe për shëndetin e zemrës dhe trurit.

The post Gjumë gjatë ditës: Kujdes, mund të paralajmërojë probleme kardiake appeared first on iconstyle.al.

Aksidentohet motra e Lionel Messit, ja si paraqitet gjendja e saj!

Maria Messi, motra e legjendës së futbollit Lionel Messi, ka përjetuar një aksident të rëndë trafiku, i cili ka shqetësuar familjen dhe fansat e futbollistit argjentinas. Ngjarja ndodhi kur Maria, duke drejtuar automjetin e saj, humbi ndjenjat dhe për pasojë humbi kontrollin, duke u përplasur me një mur.

Si pasojë e aksidentit, ajo ka pësuar dëmtime serioze: dy fraktura në shtyllën kurrizore, një frakturë në thembër dhe një tjetër në kyçin e dorës, si dhe djegie që po kërkojnë trajtim të veçantë. Familjarët e saj e kanë dërguar menjëherë në Rosario, ku ka nisur procesin e rehabilitimit dhe rikuperimit.

Ngjarja ka tronditur jo vetëm familjen Messi, por edhe komunitetin sportiv, pasi Maria ishte në prag të martesës me Julian Arellanon, trajner i moshave të reja te Inter Miami, klubi ku luan edhe vetë Lionel Messi. Për shkak të aksidentit dhe gjendjes së saj shëndetësore, dasma është anuluar për momentin.

Fansat dhe miqtë e familjes kanë shprehur mbështetjen dhe urimet për shërim të shpejtë. Maria Messi njihet jo vetëm si motra e futbollistit të njohur, por edhe si një figurë aktive në aktivitetet sociale dhe sportive në komunitetin e saj. Ngjarja e fundit thekson rëndësinë e kujdesit në drejtimin e automjeteve dhe sensibilizon për rreziqet që mund të ndodhin edhe për momentet më të papritura.

The post Aksidentohet motra e Lionel Messit, ja si paraqitet gjendja e saj! appeared first on iconstyle.al.

“Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’

Këngëtarja e mirënjohur, Parashqevi Simaku ka reaguar pasi mori titullin ‘Qytetar Nderi’ në Kavajë, vend ku ajo është rritur.

Me anë të një video-mesazhi nga New York, këngëtarja ka kujtuar vitet e fëmijërisë në Kavajë, duke u shprehu se edhe pse ka kënduar në skena botërore, sërish ka përfaqësuar vendin e saj me thjeshtësi, kënaqësi dhe ndershmëri.

“Është bërë gati një vit që kur dëgjova Fisnik Qosjan, një djalë aq i mirë që mori Ilirjanin dhe e pyeti çfarë mund të bëjë për Parashqevinë. Edhe më ka ngelur në shpirt gjithë këto kohë që jam rikuperuar nga gjithë këto ngjarje që ndodhën dua ta falënderojë për këtë nder që më ka bërë sot.

Mund ta nxjerrësh Parashqevinë nga Kavaja por jo Kavajën nga unë.  Aty e kisha tek Rexhep Hasimi, kishte një magnetofon të vogël që e mbante në krahë, ishte një djalë i ri nga Korça aristokrat, pyeste njerëzit kodër më kodër fushë më fushë, a mban mend ndonjë këngë të vjetër shpirtërore, se ne nga Kavaja i bëjmë rixha shpirtit.

Grupi i burrave, jemi mbledhur me Rexhep Hasimin dhe kemi bërë këngë që u bënë hite të mëdha, sepse unë i këndoja sidomos në Gjakovë, Prishtinë dhe Prizren, i donin shumë këto këngë. Është pjesë se ,kush jam, që kur kam qenë në klasë të parë shkonin në shkollë edhe kisha një mësuese shumë fisnike që më donte dhe më mësonte si të isha e edukuar në skenë dhe jashtë saj.

I dedikojë shumë falënderim asaj dhe fëmijëve të saj metë ciklin shkonim edhe në prova. Të gjithë mësuesit e mi vinin dhe votonin në festivale për mua. Nuk do isha kjo që jam edhe pse jam në maj të Nju Jorkut pa mësimit që më kanë dhënë të gjithë. Sa ndryshuar asgjë vetëm se jam ‘proud’ që nuk kanë dal nga tradita Sofra e Kavajës.

Është vendlindja ime, guri i rëndë në vend të vetë. Akoma jam kavajase edhe pse kam kënduar kudo edhe në borë. Shpirti i njeriut nuk ndërron kurrë. Kudo që shkoi e përfaqësojë Kavajës me atë thjeshtësi, kënaqësi dhe ndershmëri që i ka dhënë kënga popullore shqiptare. I qofsha falë Kavajës që më ka rritur. Sikur të isha atje do ishte shumë më mirë”, u shpreh këngëtarja./TOPCHANNEL

The post “Parashqevi Simaku: ‘Mund të më nxjerrësh nga Kavaja, por jo Kavajën nga unë’ pas nderit ‘Qytetar Nderi’ appeared first on iconstyle.al.

“Do doja edhe unë një burrë të tillë”, Egla Ceno ironizon deklaratën e Luiz Ejllit

Egla Ceno duket se nuk ka ndërmend të qëndrojë asnjëherë larg vorbullës së showbiz-it shqiptar, edhe kur nuk është vetë në qendër të vëmendjes. Fituesja e Big Brother VIP 3 është rikthyer fuqishëm në debatet e ditëve të fundit, duke u përfshirë me ironinë e saj karakteristike në përplasjen virtuale mes Luiz Ejllit dhe Anaid Kalotit.

Gjithçka nisi pas deklaratës së Luizit në emisionin “Fan Club”, ku këngëtari u shpreh se do të ishte gjithmonë në mbrojtje të Kiarës ndaj atyre që, sipas tij, kanë tentuar ta lënë “në hije”. Kjo deklaratë u komentua gjerësisht në rrjete sociale, por reagimi që tërhoqi më shumë vëmendje ishte ai i Eglës.

Me një dozë të theksuar sarkazme, aktorja shkroi se “do donte edhe ajo një burrë të tillë”, duke ironizuar patetikën e situatës dhe mënyrën se si Luizi e paraqiti veten si mbrojtës absolut. Sigurisht, nuk mungoi as shprehja tashmë ikonike e saj, “punë majdanozi”, e cila u prit me komente të shumta nga ndjekësit.

Egla nuk la pa përmendur as gjuhën e ashpër të përdorur nga Luizi ndaj Anaidit, përfshirë shprehjen ofenduese “mos ha m*t”, duke nënkuptuar se niveli i debatit kishte kaluar çdo kufi.

Por “goditja” finale erdhi në fund, kur ajo shkroi: “Ju rrofshin kolltuqet me gjithë kolltuksa”, një frazë që shumëkush e lexoi si një thumb të drejtpërdrejtë ndaj Luizit dhe Kiarës, si edhe ndaj pozicioneve të tyre televizive.

Kujtojmë se kjo valë reagimesh shpërtheu pasi Anaid Kaloti kritikoi publikisht fjalimin e Luizit për Kiarën, ndërsa ky i fundit reagoi ashpër në Instagram, duke ndezur edhe më shumë debatin në rrjet.

The post “Do doja edhe unë një burrë të tillë”, Egla Ceno ironizon deklaratën e Luiz Ejllit appeared first on iconstyle.al.

Transformimet e Monikës në fokus: Fotografia që po “habit” rrjetin

Monika Kryemadhi ka reaguar së fundmi ndaj kritikave dhe komenteve të shumta që kanë qarkulluar në rrjetet sociale lidhur me pamjen e saj, pas paraqitjes dhe diskutimeve të nxitura nga “Big Brother VIP Albania”. Komentet, të cilat janë përqendruar kryesisht te look-u i saj ndër vite, kanë bërë që në media të rikthehen edhe fotografi të vjetra nga jeta e saj publike.

Në një reagim të drejtpërdrejtë, Kryemadhi ka sqaruar se një nga fotot që po qarkullon gjerësisht i përket vitit 2000, një periudhë shumë e rëndësishme personale për të. Ajo ka theksuar se fotografia është shkrepur në kohën kur ka sjellë në jetë djalin e saj, duke nënvizuar se çdo epokë e jetës së një gruaje ka historinë, sfidat dhe bukurinë e vet.

“Një koment dhe një foto për çdo epokë të jetës së saj”, është mesazhi që është përcjellë nga reagimi i saj, duke lënë të kuptohet se ndryshimet fizike janë pjesë normale e jetës dhe lidhen ngushtë me përjetime personale, emocionale dhe familjare. Kryemadhi ka lënë të kuptohet se pamja e jashtme nuk duhet të jetë objekt gjykimi, sidomos kur bëhet fjalë për momente të rëndësishme si mëmësia.

Reagimi i saj ka nxitur diskutime të reja në rrjet, ku shumë ndjekës kanë shprehur mbështetje, duke theksuar se komentet mbi pamjen shpesh janë të padrejta dhe sipërfaqësore.

The post Transformimet e Monikës në fokus: Fotografia që po “habit” rrjetin appeared first on iconstyle.al.

Psikologët: Personat shumë inteligjentë priren ta zgjedhin të verdhën si ngjyrë të preferuar

Sipas psikologëve dhe disa studimeve mbi personalitetin dhe ngjyrat, njerëzit me nivel të lartë inteligjence shpesh kanë një preferencë të veçantë për ngjyrën e verdhë. Kjo zgjedhje nuk lidhet vetëm me shijen personale, por thuhet se reflekton tipare të thella mendore dhe emocionale.

E verdha është një ngjyrë që simbolizon energjinë, kreativitetin dhe mendimin analitik. Ekspertët shpjegojnë se individët që e kanë këtë ngjyrë të preferuar zakonisht janë vizionarë, mendimtarë të thellë dhe të fokusuar te zgjidhja e problemeve. Ata nuk kënaqen me mënyrën se si janë gjërat, por pyesin vazhdimisht se si mund të përmirësohen.

Personat e ashtuquajtur me “personalitet të verdhë” njihen për kuriozitetin e tyre të lartë intelektual dhe dëshirën për të mësuar gjatë gjithë jetës. Ata janë të prirur të marrin iniciativa, të mendojnë jashtë kornizave tradicionale dhe të përballen me sfida pa frikë. Për ta, problemet nuk janë pengesa, por mundësi për rritje dhe zhvillim.

Psikologët theksojnë gjithashtu se këta individë shpesh kanë një ndjenjë të fortë qëllimi. Ata duan të lënë gjurmë, të kontribuojnë në shoqëri dhe të bëjnë një ndryshim pozitiv, qoftë përmes ideve, punës apo inovacionit.

Megjithatë, specialistët sqarojnë se ngjyra e preferuar nuk është një tregues absolut i inteligjencës, por mund të ofrojë një pasqyrë interesante mbi mënyrën se si një person mendon, ndjen dhe e sheh botën përreth.

The post Psikologët: Personat shumë inteligjentë priren ta zgjedhin të verdhën si ngjyrë të preferuar appeared first on iconstyle.al.

Sipas Stresit, këta janë dy finalistët e “BBVK”

Fituesi i edicionit të parë të Big Brother VIP Kosova, Arkimed Lushaj, Stresi, ka rikthyer vëmendjen e publikut me disa deklarata të drejtpërdrejta mbi zhvillimet e BBVK 4, duke dhënë parashikime që tashmë po komentohen gjerësisht në rrjete sociale.

Reperi i njohur, i cili e njeh nga brenda presionin, strategjinë dhe dinamikat e këtij formati, ka analizuar lojën e disa prej banorëve aktualë. Fokusin kryesor e ka vendosur te Eduard Kuçi dhe Labinot Rexha, për të cilët shprehet i bindur se do të shkojnë shumë larg në garë.

Sipas Stresit, të dy banorët kanë treguar qëndrueshmëri, inteligjencë loje dhe aftësi për të përballuar situata të vështira, elemente që sipas tij janë vendimtare për të mbijetuar deri në fund. Ai madje ka dhënë një parashikim të fortë, duke thënë se Kuçi dhe Rexha do të jenë dy finalistët e fundit të këtij edicioni.

“Mbajeni mend, edhe Labi edhe Edi do të jenë dy të fundit në finale”, është shprehur ai, deklaratë që ka ndezur diskutime mes ndjekësve të formatit dhe fansave të banorëve të tjerë.

Duke qenë se Stresi vetë ka dalë fitues nga një edicion i mëparshëm, mendimi i tij shihet si i bazuar në përvojë dhe jo thjesht si një koment rastësor. Megjithatë, Big Brother njihet për surprizat dhe kthesat e papritura, ndaj mbetet për t’u parë nëse ky parashikim do të rezultojë i saktë.

Ndërkohë, muaji i parë i BBVK 4 ka qenë tepër intensiv, me debate, aleanca dhe tensione që premtojnë një edicion edhe më të zjarrtë në javët në vijim.

The post Sipas Stresit, këta janë dy finalistët e “BBVK” appeared first on iconstyle.al.

A po martohet Blero për herë të tretë?

Blero Muharremi di gjithmonë si ta mbajë vëmendjen e publikut, por këtë herë duket se ka shkuar edhe më larg. Një postim i bërë në orët e vona të mbrëmjes së kaluar në Instagram ka mjaftuar për të ndezur rrjetin dhe për të lënë ndjekësit e tij të hutuar e plot pikëpyetje.

Këngëtari i njohur publikoi një fotografi bardh e zi, e cila në pamje të parë duket e thjeshtë, por mesazhi i saj është jashtëzakonisht i fortë. Në imazh shihet qartë një fustan nusërie madhështor, me detaje elegante dantelle në mëngë dhe material sateni, një veshje tipike për ditën më të rëndësishme të një nuseje. Fotoja nuk shoqërohej me fytyrë apo identitet, por pikërisht kjo e bëri edhe më misterioze.

Për t’i dhënë edhe më shumë peshë postimit, Blero e shoqëroi fotografinë me mbishkrimin romantik “Të dua”, së bashku me emoji-n e gotave të shampanjës që trokiten. Ky detaj i vogël ishte i mjaftueshëm që fansat të shpërthenin në komente dhe spekulime.

A është kjo shenjë e një martese të re? Nëse po, atëherë do të ishte hera e tretë që Blero shkon drejt altarit, pas dy martesave të mëparshme që kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes mediatike. Nga ana tjetër, duke njohur natyrën artistike të këngëtarit, nuk përjashtohet mundësia që gjithçka të jetë pjesë e një projekti të ri muzikor ose një strategjie të menduar mirë.

Megjithatë, detaji i fotos dhe mesazhi i shkurtër duken tepër personalë për të qenë rastësi. Mbetet për t’u parë nëse Blero do të vendosë të zbulojë më shumë, apo do t’i lërë fansat edhe për pak kohë në pritje dhe kuriozitet.

The post A po martohet Blero për herë të tretë? appeared first on iconstyle.al.

Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj

Nëna e Shpat Kasapit, Gjylymser Kasapi, ka reaguar së fundmi me një mesazh emocional në rrjetet sociale, duke shprehur mirënjohjen e thellë për të gjithë ata që kanë qëndruar pranë familjes në këto momente të vështira dhe të dhimbshme. Përmes fjalëve të saj, ajo ka falënderuar miq, familjarë dhe të gjithë dashamirësit që kanë treguar solidaritet dhe respekt gjatë kësaj periudhe të rëndë.

Një falënderim i veçantë në mesazhin e saj i është drejtuar nuses së Shpatit, Selvijes, të cilën Gjylymser e përshkruan me superlativa si një bashkëshorte të devotshme dhe një nënë të shkëlqyer për nipin e saj të vogël, Roelin. Ajo thekson se dashuria, butësia dhe përkushtimi i Selvijes ndaj Shpatit dhe familjes së tyre kanë qenë të jashtëzakonshme, duke nënvizuar se këto cilësi ishin arsyeja pse Shpati e adhuronte aq shumë.

“Në mënyrë të veçantë dua të falënderoj Selvijen time të dashur, shpirtin e shtëpisë së Shpatit, e cila ishte jo vetëm një bashkëshorte e përkushtuar, por edhe një nënë e shkëlqyeshme,” shkruan ajo, duke shtuar se fakti që Shpati ndërroi jetë në krahët e saj flet më shumë se çdo fjalë për lidhjen e tyre të fortë.

Në fund të reagimit, Gjylymser Kasapi paralajmëron se çdo spekulim apo keqinterpretim lidhur me ngjarjen nuk do të tolerohet, duke kërkuar respekt për dhimbjen e familjes dhe, veçanërisht, për Selvijen. Ajo thekson se çdo tejkalim i kufijve do të dënohet jo vetëm moralisht, por edhe ligjërisht.

The post Reagimi emocional i nënës së Shpat Kasapit për Selvijen: Ai ndërroi jetë në krahët e saj appeared first on iconstyle.al.

Këngëtarja e njohur rikthehet me album të ri pas më shumë se një dekade

Fansat e Leona Lewis kanë arsye të forta për t’u gëzuar. Këngëtarja britanike ka konfirmuar se është duke punuar në albumin e saj të parë pas më shumë se dhjetë vitesh, i cili pritet të publikohet vitin e ardhshëm. Ky do të jetë një rikthim i shumëpritur për artisten, e cila prej vitesh ka qenë më selektive në projektet e saj muzikore.

Fituesja e “X Factor” në vitin 2006, tashmë 40 vjeçe, aktualisht është në shfaqje në Las Vegas, ku po performon para publikut amerikan. Gjatë karrierës së saj, Leona Lewis ka publikuar pesë albume studio, ndërsa i fundit, “I Am”, doli në vitin 2015. Ky album arriti vendin e 12-të në Britani dhe të 38-tin në SHBA, duke përfshirë këngë si “Fire Under My Feet”, “I Am” dhe “Thunder”.

Në një deklaratë për “The Sun”, këngëtarja u shpreh: “Ka qenë një punë e vërtetë me dashuri dhe planifikoj të ndaj muzikë vitin e ardhshëm”, duke lënë të kuptohet se projekti i ri ka një rëndësi të veçantë personale për të.

Diskografia e saj përfshin albume të suksesshme si “Spirit”, “Echo” dhe “Glassheart”, si edhe albumin festiv “Christmas, with Love”, ku u spikat hiti i njohur “One More Sleep”. Ndërkohë, Leona mbetet e paharrueshme për publikun falë këngës ikonike “Bleeding Love”.

Njoftimi për albumin e ri vjen pas anulimit të një koncerti në Las Vegas për shkak të dhimbjes së fytit. Në Instagram, ajo siguroi fansat se do të pushonte për t’u rikuperuar dhe do të rikthehej më e fortë, ndërsa ndjekësit e mbushën me mesazhe mbështetjeje dhe urime për shërim të shpejtë.

The post Këngëtarja e njohur rikthehet me album të ri pas më shumë se një dekade appeared first on iconstyle.al.

❌