❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Një miliard euro rrymë të importuar në dekadën e fundit, Sllovenia furnizuesi kryesor i Kosovës



Kosova ka shpenzuar mbi një miliard euro për import të energjisë elektrike nga viti 2017 deri në nëntor 2025, duke thelluar varësinë nga tregjet e jashtme dhe duke krijuar një deficit të madh tregtar në sektorin e energjisë.

Sipas të dhënave të Doganës së Kosovës, në të njëjtën periudhë eksportet e energjisë kanë arritur vetëm 367.4 milionë euro, çka ka krijuar një bilanc negativ prej rreth 675 milionë eurosh, shkruan REL.

Gjatë dekadës së fundit, Sllovenia ka qenë furnizuesi kryesor i energjisë elektrike për Kosovën, me mbi 375 milionë euro energji të eksportuar drejt vendit.

Pas saj renditen Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia, ndërsa importet nga vende si Bullgaria, Greqia, Zvicra, Kroacia dhe Danimarka kanë qenë dukshëm më të ulëta.

Viti 2022 shĂ«non kulmin e importit, me mbi 218 milionĂ« euro energji tĂ« blerĂ«, ndĂ«rsa edhe viti 2025 (janar–nĂ«ntor) paraqet rritje tĂ« ndjeshme, me 247.8 milionĂ« euro importe, niveli mĂ« i lartĂ« i regjistruar deri tani.

Ndërkohë, eksportet kanë qenë të paqëndrueshme dhe shumë më të ulëta krahasuar me importet. Përjashtim bën viti 2024, kur eksportet arritën në 150.7 milionë euro, duke iu afruar për herë të rrallë vlerës së importeve vjetore. Megjithatë, kjo rritje nuk ka mjaftuar për të përmbysur trendin afatgjatë të deficitit.

Të dhënat nxjerrin në pah varësinë strukturore të Kosovës nga importi i energjisë elektrike, veçanërisht në vitet me prodhim të ulët vendor dhe çmime të larta në tregjet ndërkombëtare. /Telegrafi/

Osmani uron Krishtlindjen: Paqja dhe solidariteti janë vlerat që na bashkojnë si komb



Presidentja e KosovĂ«s, Vjosa Osmani ka marrĂ« pjesĂ« nĂ« ceremoninĂ« e shĂ«nimit tĂ« natĂ«s sĂ« Krishtlindjes qĂ« u mbajt nĂ« Katedralen “NĂ«nĂ« Tereza” nĂ« PrishtinĂ«.

Osmani u është drejtuat qytetarëve duke rikujtuar rëndësinë e bashkimit, solidaritetit dhe humanizmit në shoqëri.

Presidentja tha se Krishtlindja është frymëzimi që na kujton se edhe përballë sfidave duhet të triumfojë shpresa.

“Magjia e Krishtlindjes na bĂ«n sonte tĂ« kthejmĂ« vĂ«mendjen edhe drejt atyre qĂ« janĂ« larg, nĂ« shĂ«rbim, por mbi tĂ« gjitha drejt atyre qĂ« kanĂ« mĂ« sĂ« shumti nevojĂ« pĂ«r kujdesin tonĂ«,” tha Presidentja, duke shtuar se shembulli i NĂ«nĂ« TerezĂ«s na frymĂ«zon tĂ« kujdesemi pĂ«r tĂ« tjerĂ«t gjatĂ« gjithĂ« vitit.

Presidentja gjithashtu theksoi rëndësinë e traditës dhe historisë së Kosovës, duke kujtuar figurat historike dhe shpirtërore që formësuan identitetin e vendit.

“Historia jonĂ« e pasur Ă«shtĂ« e gĂ«rshetuar me traditĂ«n tonĂ« shpirtĂ«rore ndĂ«r shekuj. NĂ« kĂ«tĂ« vazhdimĂ«si historike qĂ«ndrojnĂ« figura madhore si Konstandini i Madh, Justiniani i ParĂ« dhe shĂ«n Jeronimi ilir,” theksoi Osmani.

Ajo pĂ«rmendi edhe martirĂ«t e parĂ« katolikĂ« tĂ« KosovĂ«s, Florin dhe Laurin nga Ulpiana, duke theksuar se “Tragjedia e tyre dhe vizioni i tyre, sĂ« bashku me pĂ«rkushtimin e vazhdueshĂ«m ndaj njerĂ«zimit, na frymĂ«zojnĂ« ta ruajmĂ« dhe tĂ« pĂ«rforcojmĂ« lidhjet shpirtĂ«rore, kulturore dhe diplomatike”.

Në fjalimin e saj, Osmani bëri të ditur gjithashtu përkushtimin e Kosovës ndaj paqes dhe bashkëpunimit ndërfetar.

“Kosova mbetet e pĂ«rkushtuar pĂ«r t'i forcuar marrĂ«dhĂ«niet me SelinĂ« e ShenjtĂ« dhe pĂ«r ta avancuar miqĂ«sinĂ« tonĂ« historike, duke u udhĂ«hequr nga vlerat qĂ« na bashkojnĂ«: paqja, dinjiteti njerĂ«zor, solidariteti dhe respekti ndĂ«rsjellĂ«â€.

Në përfundim, Presidentja u drejtua me mesazh shprese dhe dashurie për qytetarët.

“Le t'i hapim zemrat dhe shtĂ«pitĂ« tona jo vetĂ«m pĂ«r gĂ«zim dhe festĂ«, por edhe pĂ«r mirĂ«si, pĂ«rkujdesje dhe solidaritet. Qofshin ditĂ«t tuaja tĂ« mbushura me paqe, shĂ«ndet, gĂ«zim dhe dashuri tĂ« pakufishme pĂ«r shumĂ« mot. GĂ«zuar Krishtlindjen dhe njĂ« vit tĂ« ri plot bekime pĂ«r tĂ« gjithĂ«!”, tha Osmani. /Telegrafi/

​PĂ«rballĂ« sfidave duhet tĂ« triumfojĂ« shpresa, Ipeshkvia e KosovĂ«s organizoi pritje solemne pĂ«r Krishtlindje



Me rastin e kremtimit të festës së Krishtlindjes, Ipeshkvi i Dioqezës Prizren-Prishtinë Dodë Gjergji ka organizuar sonte pritje solemne, ku mori pjesë edhe e para e vendit Vjosa Osmani.

Gjatë fjalimit të tij, Dodë Gjergji tha se çdo shoqëri në këtë botë sot ka nevojë për paqe, dashuri e mirëkuptim.

“Festa e Krishtlindjes Ă«shtĂ« festĂ« e jona. Krishti, mbreti i paqes Ă«shtĂ« pĂ«r tĂ« gjithĂ«, si çdo njeri dhe familje, vendi ynĂ« dhe çdo shoqĂ«ri nĂ« kĂ«tĂ« botĂ« ka nevojĂ« mĂ« sĂ« shumti sot pĂ«r paqe dhe dashuri, mirĂ«kuptim dhe gĂ«zim ne zemrĂ«n e vet, sepse Krishti Ă«shtĂ« drita qĂ« shndrin errĂ«sirĂ«n jo vetĂ«m tĂ« natĂ«s sĂ« festĂ«s, por edhe tĂ« menduarit, ngjarjeve tĂ« cilat i jetojmĂ« dhe qĂ« kanĂ« kapluar nĂ« zemrĂ«n e njeriut njĂ« shoqĂ«ri apo familje. Le tĂ« jetĂ« Krishti drita qĂ« shkĂ«lqen nĂ« zemrĂ«n e secilit. Le tĂ« vazhdojmĂ« sĂ« bashku pĂ«r tĂ« lutur nĂ« kĂ«tĂ« natĂ« tĂ« shenjtĂ« pĂ«r secilin prej nesh pĂ«r tĂ« gjitha besimet”, tha DodĂ« Gjergji.

Presidentja Vjosa Osmani u shpreh se duhet të ndiqet shembulli i humanistes së madhe shqiptare Shën Nënë Terezës për të shprehur solidaritet me të gjithë ata që kërkojnë dhe kanë nevojë për ndihmë.

Ajo shpalosi edhe detaje nga vizita e saj në Vatikan, ku u takua me Papa Leonin e 14-të, me të cilin ka biseduar për rolin e Kosovës si një vend që ka ndërtuar paqe dhe harmoni ndërfetare.

Osmani tha se Kosova mbetet e pĂ«rkushtuar pĂ«r t’i forcuar marrĂ«dhĂ«niet me SelinĂ« e ShenjtĂ« dhe pĂ«r tĂ« avancuar miqĂ«sinĂ« historike.

“PĂ«rtej dritave qĂ« vezullojnĂ« dhe simbolizojnĂ« shpresĂ«n, reflektojmĂ« mbi bujarinĂ« solidaritetin dhe bashkimin tonĂ« si komb dhe shoqĂ«ri. Krishtlindja Ă«shtĂ« frymĂ«zim qĂ« na kujton se edhe pĂ«rballĂ« sfidave duhet tĂ« triumfojĂ« shpresa
 sipas shembullit tĂ« ShĂ«n TerezĂ«s le tĂ« kujdesemi jo vetĂ«m sonte por gjatĂ« gjithĂ« vitit qĂ« vjen pĂ«r ata qĂ« presin ndihmĂ«n tonĂ« dhe kanĂ« nevojĂ« pĂ«r ngrohtĂ«si njerĂ«zore
 Kam pasur nderin tĂ« pritem ditĂ« mĂ« parĂ« nĂ« audiencĂ« private nga Papa Leoni i 14-tĂ«. GjatĂ« kĂ«tij takimi pĂ«rcolla sĂ«rish urimet mĂ« tĂ« pĂ«rzemĂ«rta pĂ«r fillimet e misionit tĂ« tij dhe ftesĂ«n e pĂ«rzemĂ«rt pĂ«r njĂ« vizitĂ« nĂ« KosovĂ«. NĂ« kĂ«tĂ« frymĂ« biseduam edhe pĂ«r rolin e KosovĂ«s, tokĂ«s sonĂ« dardane si njĂ« vend qĂ« ka ndĂ«rtuar paqe dhe harmoni ndĂ«r-fetare, me pĂ«rvojĂ«n historike tĂ« qĂ«ndresĂ«s, sakrificĂ«s dhe mbijetesĂ«s sonĂ«. Kosova mbetet e pĂ«rkushtuar pĂ«r t’i forcuar marrĂ«dhĂ«niet me SelinĂ« e ShenjtĂ« dhe pĂ«r tĂ« avancuar miqĂ«sinĂ« tonĂ« historike duke udhĂ«hequr nga vlerat qĂ« na bashkojnĂ«, paqja, dinjiteti njerĂ«zor, solidariteti dhe respekti”, tha Osmani. /KP/

Deficiti tregtar në muajin nëntor 469 milionë euro, OEK: Pasqyrë e gjendjes ekonomike



Gjatë muajit nëntor, vlera e mallrave të cilat i prodhuam i shitëm në shtetet tjera, e mbuloi vetëm 15.7% të vlerës së mallrave që importuam nga vendet tjera.

Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave deficiti tregtar ishte fiks 469.9 milionë euro, pra eksportuam 87.7 milionë euro mallra, ndërsma importuam ose blemë nga shtet të tjera mallra në vlerë 557.6 milionë euro.

Sikurse çdo vit e muaj pas luftës, edhe gjatë nëntorit 2025 ekonomia vendore ka vazhduar të operojë me deficit, pra shumëfish më shumë kemi blerë mallra sesa që kemi prodhuar dhe shitur në vendet tjera.

Të dhënat e Agjencisë së Statistikave tregojnë se diferenca negative në favor të importit është pothuajse 470 milionë euro.

Eksporti i mallrave në muajin nëntor 2025 kishte vlerën 87,7 milion Euro, ndërsa importi 557,6 milion Euro. Eksporti ka shënuar rënie për 9,5%, ndërsa edhe importi është ulur për 1,6%, krahasuar me muajin e njëjtë të vitit paraprak.

Eksporti e mbulon importin vetëm me 15.7%, pra gati 85% është diferenca negative e raportit eksport-import.

Metalet bazë e përbëjnë mbi 20% të eksportit, ndërkaq tek importi makineritë dhe pajisjet mekanike e elektrike e përbëjnë mbi 13% të sasisë.

Mbi 30% e eksportit shkon në Bashkimin Europian, e po ashtu mbi 43% të importit gjatë nëntorit erdhi nga 27 vendet anëtare të Unionit Europian.

Oda Ekonomike e Kosovës e ka pritur me shqetësin këtë raport duke vlerësuar se është pasqyrues i qartë për gjendjen e keqe në të cilën ndodhet ekonomia dhe prodhuesit vendor.

“NĂ« qoftĂ« se i shohim tĂ« dhĂ«nat e 11 mujorshit tĂ« vitit tĂ« kaluar me 11 mujorshin tĂ« kĂ«tij vitit shohim se importi po rritet, ndĂ«rsa eksporti ka ra dhe psh. mbulueshmĂ«ria Ă«shtĂ« vetëëm 13%, e deficitit tregtar kurse nĂ« vlera e kemi mbi 5 miliardĂ« deficitin tani qĂ« nuk e mbulojmĂ« me eksportin”, ka deklaruar Lulzim Rafuna – Kryetar i OdĂ«s Ekonomike.

Sipas kryetarit të Odës Ekonmike përkundër parashikimeve shumë optimiste nga institucionet vendore mesatarja reale e rritjes ekonomike për këto 11 muaj është rreth 3.4%.

Sipas të dhënave zyrtare të ASK-së, inflacioni për muajin nëntor ka arritur në 5.3%. /RTVD/

Rritet fluksi në pikat kufitare, një orë pritje te Dheu i Bardhë




Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar ka përditësuar të dhënat sa i përket fluksit në pikat kufitare.

Në pikat e ndryshme kufitare, koha e pritjes për hyrje dhe dalje për automjetet varion kryesisht nga 1 deri në 60 minuta.

Pika kufitare në Dheu i Bardhë regjistron një pritje prej 1 orë për hyrje dhe 20 minuta për dalje. Kolona e automjeteve në hyrje arrin 500 metra.

Edhe në Jarinje pritjet për të hyrë në Kosovë nga kjo pikë janë 40-45 minuta, ndërkaq nuk raportohen kolona.

Pikat e tjera pritjet janë minimale si në hyrje ashtu edhe në dalje.

Informatat mĂ« tĂ« detajuara i gjeni KËTU. /Telegrafi/


Kurti flet sĂ«rish pĂ«r sulmin nĂ« IbĂ«r–Lepenc: PĂ«rpjekje e SerbisĂ« pĂ«r tĂ« destabilizuar KosovĂ«n



Kryeministri nĂ« detyrĂ« Albin Kurti ka folur sĂ«rish pĂ«r sulmin terrorist nĂ« kanalin IbĂ«r–Lepenc mĂ« 29 nĂ«ntor 2024, pĂ«r tĂ« cilin Prokuroria Speciale e KosovĂ«s ka ngritur aktakuza ndaj tre shtetasve serbĂ«, dy prej tĂ« cilĂ«ve pjesĂ«tarĂ« tĂ« strukturave ilegale, tĂ« lidhur me institucionet e sigurisĂ« sĂ« SerbisĂ«.

Kurti ka thënë se i gjithë sulmi kishte për qëllim që Serbia ta paraqesë Kosovën, si përgjegjëse.

“Sulmi nĂ« IbĂ«r -Lepenc nuk ishte njĂ« akt i izoluar, por njĂ« pĂ«rpjekje e qĂ«llimshme e SerbisĂ« pĂ«r sabotimin e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s nĂ« pĂ«rmasa tĂ« gjera. NjĂ« element kyç Ă«shtĂ« edhe fakti se ekspertiza ndĂ«rkombĂ«tare forenzike konstaton qĂ« eksplozivi me tĂ« cilin Ă«shtĂ« kryer sulmi terrorist i asaj nate Ă«shtĂ« me origjinĂ« ushtarake. Si aktakuza ashtu edhe tĂ« gjeturat e ekspertizĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare forenzike janĂ« nĂ« linjĂ« tĂ« plotĂ« me vlerĂ«simet fillestare tĂ« institucioneve tona tĂ« sigurisĂ« tĂ« cilat i pata prezantuar njĂ« vit mĂ« parĂ« nĂ« konferencĂ« tĂ« jashtĂ«zakonshme pĂ«r media nĂ« Kryeministri", ka shkruar Kurti.

Ai ka shtuar se grafiku në këtë postim tregon qartë se sulmi terrorist i 29 nëntorit 2024 përbën edhe pikën e lakimit në reagimin qytetar në Serbi, i cili po përshkallëzohej me shpejtësi që nga 1 nëntori 2024, pas tragjedisë në Novi Sad, ku humbën jetën 16 persona.

Kurti thotë se regjimi i Aleksandar Vuçiq, i përballur me një valë protestash në rritje që rrezikonin stabilitetin e tij politik, zgjodhi të godasë Kosovën duke tentuar të zhvendos krizën nga Beogradi drejt veriut të Kosovës, duke futur Kosovën në kolaps energjetik dhe të krijonte pasiguri te qytetarët e komunave veriore.

Sulmi ndaj kanalit të ujit në Varagë, Zubin Potok, ka ndikuar në ngurtësimin e reagimit qytetar në Serbi, duke ndalur përshkallëzimin e mëtejmë të protestave, dhe ky duket të ketë qenë qëllimi i dytë i pushtetit në Serbi, thekson Kurti.

Ky grafik dĂ«shmon se Serbia vazhdon tĂ« veprojĂ« sipas modeleve tĂ« vjetra tĂ« prodhimit tĂ« krizave, tĂ« ngjashme me praktikat e periudhĂ«s sĂ« Millosheviqit, duke gjeneruar qĂ«llimisht tensione pĂ«rreth saj pĂ«r tĂ« ruajtur pushtetin e brendshĂ«m. Metodat hibride ruse vazhdojnĂ« tĂ« shĂ«rbejnĂ« si njĂ« “doracak reference” pĂ«r destabilizimin e KosovĂ«s dhe tĂ« gjithĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor.

Pas agresionit të armatosur në Banjskë më 24 shtator 2023, edhe sulmi ndaj infrastrukturës kritike në Republikën e Kosovës përbën një tjetër akt të kryer nga aktorë shtetërorë të Serbisë, në bashkëpunim me struktura para-shtetërore, përfshirë terroristin Millan Radoiçiq dhe pjesëtarë të tjerë të rrjetit të tij kriminal-terrorist, përkujton Kurti.

“Kosova u bĂ«n thirrje partnerĂ«ve tĂ« saj ndĂ«rkombĂ«tarĂ« qĂ« kĂ«to zhvillime tĂ« mos trajtohen si incidente tĂ« izoluara sigurie, por tĂ« kuptohen si pjesĂ« e njĂ« modeli sistematik tĂ« destabilizimit tĂ« sponsorizuar nga shteti, i cili rrezikon paqen e stabilitetin rajonal, rendin demokratik dhe arkitekturĂ«n e sigurisĂ« nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor. PĂ«rgjegjĂ«sia pĂ«r kĂ«to veprime tashmĂ« Ă«shtĂ« sqaruar; nevojiten sa mĂ« shpejt hapa konkretĂ« sanksionues, pĂ«r tĂ« parandaluar pĂ«rsĂ«ritjen e tyre”, pĂ«rfundon Kurti.

Prokuroria Speciale e Kosovës më 9 dhjetor 2024 ka ngritur aktakuzë ndaj vëllezërve Dragisha e Jovan Viqentijeviq, dhe ndaj Igor Dimoviq, të cilët ngarkohen për sulmin e 29 nëntorit 2024 në kanalin e Ibër-Lepencit.

Shpërthimi në kanalin Ibër-Lepenc nga institucionet e Kosovës u vlerësua si akt terrorist dhe i orkestruar nga Serbia. Ibër-Lepenci furnizon me ujë, nga Liqeni i Ujmanit, disa qytete të Kosovës dhe Korporatën Energjetike të Kosovës.

Pas sulmit terrorist, ndërmarrja Ibër-Lepenc ndërpreu ujin për disa orë për termocentralet. Ndërprerje të ujit ka pasur edhe në Mitrovicë, Skenderaj, Vushtrri, Drenas, Fushë-Kosovë dhe Obiliq. Uji arriti në termocentrale vetëm pas mobilizimit dhe ndërhyrjes së shpejtë për sanimin e dëmeve në Ibër-Lepenc./Telegrafi/

Policia sekuestron veturën e cila po kërkohej nga Suedia, arrestohet një person në Prishtinë



Policia e Kosovës ka arrestuar një person të dyshuar gjatë një operacioni policor të realizuar sot në Prishtinë, në kuadër të të cilit është sekuestruar edhe një veturë që ishte në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet suedeze.

Sipas njoftimit, operacioni është zhvilluar nga njësitet e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë, në bashkëpunim me Sektorin e Hetimeve të Kryeqytetit.

Gjatë aksionit, policia ka lokalizuar dhe sekuestruar veturën e kërkuar, e cila tashmë është marrë në trajtim nga njësitet kompetente.

Po ashtu, gjatë kontrollit të realizuar ndaj të dyshuarit, policia ka gjetur dhe sekuestruar dy armë zjarri dhe municion.

NĂ« koordinim me Prokurorin e Shtetit, ndaj personit tĂ« dyshuar Ă«shtĂ« iniciuar rast penal pĂ«r veprĂ«n “mbajtje nĂ« pronĂ«si, kontroll ose posedim tĂ« paautorizuar tĂ« armĂ«ve”, ndĂ«rsa hetimet lidhur me rastin janĂ« duke vazhduar.

Policia e Kosovës ka theksuar se do të vazhdojë angazhimin për parandalimin e veprimtarive kriminale dhe garantimin e sigurisë publike. /Telegrafi/

Aksident trafiku në Gllarevë të Klinës, një person i lënduar



Një aksident trafiku ka ndodhur pasditen e së mërkurës në fshatin Gllarevë të Klinës, ku janë përfshirë një kamion dhe një veturë.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Pejës, Fadil cili bëri të ditur se aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:15.

Si pasojë e aksidentit, një person ka pësuar lëndime trupore dhe është dërguar për tretman mjekësor në Spitalin e Pejës.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe po merret me hetimin e rrethanave që çuan deri te aksidenti.Telegrafi/

KQZ lejon votimin në përfaqësitë diplomatike edhe me dokumente të skaduara



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka mbajtur mbledhjen e 105-të gjatë këtij viti, në të cilën vendimet janë marrë me procedurë qarkulluese.

Në këtë mbledhje, KQZ ka vendosur që më 27 dhjetor 2025, në përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës, të lejohet votimi edhe me dokumente identifikimi të skaduara të vlefshmërisë, të lëshuara nga Republika e Kosovës.

Sipas njoftimit, ky vendim është marrë pas evidentimit të disa rasteve në zgjedhjet e kaluara për Kuvendin e Kosovës, të mbajtura më 8 shkurt 2025, ku votues të regjistruar për votim janë paraqitur me dokumente identifikimi të skaduara.

Votuesit që janë regjistruar paraprakisht për të votuar fizikisht në përfaqësitë diplomatike, ku do të organizohet votimi më 27 dhjetor, do të mund të identifikohen me njërin nga këto dokumente të Republikës së Kosovës: letërnjoftim, pasaportë ose leje vozitjeje.

Po ashtu, në kuadër të përgatitjeve për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës, KQZ ka marrë edhe disa vendime të tjera, përfshirë miratimin e pagesës për një objekt privat që do të shfrytëzohet si Qendër Votimi në komunën e Mitrovicës së Jugut, si dhe vendime që lidhen me transportin e materialeve zgjedhore dhe autorizimin e stafit rezervë dhe mbështetës në procesin zgjedhor.

KQZ ka theksuar se këto vendime synojnë lehtësimin e procesit të votimit dhe garantimin e mbarëvajtjes së zgjedhjeve. /Telegrafi/

Rreth 1300 të dënuar të përfshirë në programe rehabilituese gjatë vitit 2025



Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka prezantuar arritjet kryesore të vitit 2025, duke theksuar përparime të rëndësishme në rritjen e sigurisë, rehabilitimin e personave të privuar nga liria, profesionalizimin e stafit dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar.

“GjatĂ« vitit 2025, ShĂ«rbimi Korrektues i KosovĂ«s ka shĂ«nuar pĂ«rparime tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« rritjen e sigurisĂ«, rehabilitimin e personave tĂ« privuar nga liria, profesionalizimin e stafit dhe forcimin e bashkĂ«punimit ndĂ«rkombĂ«tar”, thuhet nĂ« njoftim.

Një nga arritjet më të rëndësishme të këtij viti është vlerësimi ndërkombëtar i institucionit.

ShKK bĂ«n tĂ« ditur se Ă«shtĂ« nderuar me çmimin prestigjioz “ICPA Award of Excellence” nga International Corrections and Prisons Association pĂ«r projektin “Comprehensive Rehabilitation and Health Care”, i cili, sipas njoftimit, “dĂ«shmon pĂ«rkushtimin ndaj trajtimit human dhe rehabilitimit efektiv tĂ« personave tĂ« privuar nga liria”.

Po gjatĂ« vitit 2025, ShĂ«rbimi Korrektues i KosovĂ«s Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« anĂ«tar i EuroPris, rrjetit evropian tĂ« shĂ«rbimeve korrektuese. Sipas njoftimit, ky anĂ«tarĂ«sim “hap rrugĂ« tĂ« reja pĂ«r bashkĂ«punim ndĂ«rkombĂ«tar dhe shkĂ«mbim tĂ« praktikave mĂ« tĂ« mira nĂ« fushĂ«n korrektuese”.

Institucioni thekson se vĂ«mendje e veçantĂ« i Ă«shtĂ« kushtuar rehabilitimit dhe risocializimit, ku “rreth 1300 tĂ« dĂ«nuar u pĂ«rfshinĂ« nĂ« programe rehabilituese, aftĂ«sim profesional dhe programe tĂ« punĂ«s”, me qĂ«llim tĂ« rritjes sĂ« mundĂ«sive pĂ«r riintegrim tĂ« suksesshĂ«m nĂ« shoqĂ«ri.

NĂ« aspektin e sigurisĂ«, ShKK njofton se janĂ« arritur rezultate konkrete nĂ« parandalimin e kontrabandĂ«s brenda institucioneve korrektuese, duke garantuar “rend, disiplinĂ« dhe njĂ« nivel mĂ« tĂ« lartĂ« sigurie pĂ«r tĂ« gjithĂ«â€.

Gjithashtu, gjatë vitit 2025 është investuar në ngritjen profesionale të stafit.

“NjĂ« numĂ«r i konsiderueshĂ«m i oficerĂ«ve korrektues pĂ«rfunduan trajnime tĂ« avancuara brenda dhe jashtĂ« vendit ndĂ«rsa 15 oficerĂ« korrektues kanĂ« pĂ«rfunduar me sukses trajnimin nĂ« DanimarkĂ« nĂ« kuadĂ«r tĂ« marrĂ«veshjes pĂ«r transferimin e tĂ« burgosurve nĂ« QendrĂ«n Korrektuese nĂ« Gjilan", thuhet nĂ« njoftim.

Në njoftim thuhet se drejtuesit e Shërbimit Korrektues kanë marrë pjesë aktive në forume dhe konferenca ndërkombëtare, ku kanë prezantuar reformat dhe përvojat e Kosovës, duke rritur dukshmërinë dhe besueshmërinë e institucionit.

Po ashtu, ShKK thekson se gjatë vitit 2025 ka avancuar zbatimin e standardeve evropiane, përfshirë metodologjitë e Këshillit të Evropës për menaxhimin e personave të dënuar për ekstremizëm të dhunshëm, me fokus në siguri, parandalim dhe shëndet mendor.

“Viti 2025 pĂ«rfaqĂ«son njĂ« periudhĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme konsolidimi dhe zhvillimi pĂ«r ShĂ«rbimin Korrektues tĂ« KosovĂ«s”, thuhet nĂ« njoftim, duke e cilĂ«suar institucionin si “tĂ« besueshĂ«m, profesional dhe tĂ« orientuar drejt sigurisĂ« publike dhe rehabilitimit”. /Telegrafi/

FSK pajiset me sistemin raketor antitank gjerman Panzerfaust 3, Kurti publikon pamje



Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka bërë të ditur se Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) është pajisur me sistemin raketor antitank gjerman Panzerfaust 3, si pjesë e forcimit të kapaciteteve mbrojtëse të vendit.

“Sistemi raketor antitank gjerman Panzerfaust 3 pjesĂ« e arsenalit mbrojtĂ«s sĂ« FSK-sĂ«â€, ka shkruar Kurti nĂ« njĂ« postim publik.

Ai ka theksuar se kjo blerje është realizuar gjatë mandatit të tij qeverisës dhe përfaqëson një hap të rëndësishëm në modernizimin e mbrojtjes së Kosovës.

“GjatĂ« mandatit tonĂ«, Ministria e Mbrojtjes, pĂ«rveç tĂ« tjerash, ka realizuar edhe njĂ« blerje tjetĂ«r tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r forcimin e kapaciteteve mbrojtĂ«se tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s”, ka deklaruar Kurti.

Sipas tij, Panzerfaust 3 është një nga sistemet më të avancuara dhe më të besueshme të këtij lloji, i cili përdoret edhe nga ushtritë e vendeve të NATO-s.

Në fund, kryeministri në detyrë ka theksuar rëndësinë e investimeve në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

“Investimi nĂ« mbrojtje Ă«shtĂ« investim pĂ«r paqen, sovranitetin dhe integritetin e RepublikĂ«s sonĂ«â€, ka pĂ«rfunduar Kurti. /Telegrafi/


Aksion antidrogë në Tiranë, shkatërrohet grupi kriminal me 33 anëtarë



Finalizohet pas 4 javĂ«sh hetime, nga Seksioni pĂ«r Hetimin e NarkotikĂ«ve, nĂ« bashkĂ«punim me ProkurorinĂ« e TiranĂ«s, operacioni policor i koduar “Labirinti 2”.

Goditet një grup kriminal që shiste lëndë narkotike.

Identifikohen 33 shtetas, pjesëtarë të grupit kriminal, të cilët, individualisht ose të organizuar në grupe, ushtronin veprimtarinë e paligjshme të shitjes së lëndëve narkotike, në trajta të ndryshme.

Ekzekutohet masa e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg” pĂ«r 22 prej tyre.

5 shtetas janë arrestuar gjatë periudhës hetimore, ndërsa vijon puna për kapjen e 6 shtetasve të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij grupi kriminal.

Si rezultat i operacionit u sekuestruan rreth 500 gramë lëndë e dyshuar narkotike Kokainë; 10 kg lëndë e dyshuar narkotike Cannabis Sativa dhe 100 doza të kësaj lënde; 5 automjete; 28 celularë; 6 peshore elektronike dhe 3 000 euro.

NĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit u ekzekutua masa e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg”, pĂ«r shtetasit: Renaldo Dalipi, Engelbert Pjetri, Armandi Hajdini, Olsi Mici, Fatjon Cela (Çela), Xhon Boci, Laert Murataj, Artan Pullazi, Erald Sina, Blerim Mali, Gentjan Vercani, Valerjos Bushi, Olkid Hajdari, Dylber Alijaj, Angjelos Mema, Majdi Musa, Jurgen Hekurani, Erdison Gjella, Abdurahman Bollati, Klodian Rrucaj, Indri Nakaj dhe Genti Kraja.

Gjatë periudhës hetimore janë arrestuar shtetasit: A. V., 23 vjeç, E. P., 22 vjeç, G. V., 19 vjeç, S. C., 22 vjeç dhe R. Gj., 22 vjeç, të cilëve iu janë sekuestruar sasi të ndryshme lëndësh narkotike.

Nga hetimet rezultoi se aktiviteti kriminal i shitjes së lëndëve narkotike shtrihej në disa zona të qytetit të Tiranës, kryesisht në: Bllok, Kamëz, Laprakë, Selitë, Tiranë e Re, Shkozë, Ali Demi, Xhamllik, Pazari i Ri, Shkolla e Kuqe, Astir, Myslym Shyri dhe Komuna e Parisit.

Lëndët narkotike shiteshin në lokale, tabakino, mjete taksi, si dhe të kamufluara si shpërndarje porosish të ndryshme.

6 shtetas të tjerë të identifikuar si pjesë e këtij rrjeti janë shpallur në kërkim. Vijon puna për kapjen e tyre dhe për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme. /TCH/

Në prag të zgjedhjeve, Serbia hap konkurs për 300 vende pune në institucionet paralele në Kosovë



Ministria e Shëndetësisë e Serbisë ka shpallur sot konkurs për 300 vende të reja pune në institucionet shëndetësore paralele serbe që veprojnë në Kosovë.

NĂ« njoftimin e publikuar pĂ«rmes ZyrĂ«s pĂ«r KosovĂ«n nĂ« QeverinĂ« e SerbisĂ«, thuhet se konkursi ka tĂ« bĂ«jĂ« me “300 vende tĂ« reja pune nĂ« institucionet shĂ«ndetĂ«sore serbe nĂ« KosovĂ«â€.

Po ashtu, Ministria ka bërë të ditur se është në proces edhe një konkurs tjetër për 50 vende pune, i cili është hapur më 22 dhjetor të këtij viti, duke e çuar numrin e përgjithshëm të vendeve të reja të punës në 350.

Sipas autoriteteve serbe, këto punësime synojnë forcimin e sistemit shëndetësor serb në Kosovë.

NĂ« njoftim theksohet se “punĂ«simet e reja do tĂ« pĂ«rmirĂ«sojnĂ« nivelin e kujdesit shĂ«ndetĂ«sor nĂ« komunitetet serbe nĂ« KosovĂ«â€.

Gjithashtu, bëhet e ditur se në gjysmën e dytë të muajit janar pritet të punësohen edhe 700 persona, personel mjekësor dhe jomjekësor, në bazë të një konkursi të zhvilluar më herët.

Në njoftim përmendet se gjatë tri viteve të fundit janë punësuar mbi 1.500 persona në sektorin e shëndetësisë në Kosovë, duke u theksuar nevoja për punësim shtesë dhe modernizim të shërbimeve shëndetësore.

Autoritetet serbe kanë bërë deklarata të ngjashme edhe më herët, përfshirë edhe paralajmërimet e presidentit Aleksandar Vuçiq për punësime të reja në prag të zgjedhjeve lokale të muajit tetor. /Telegrafi/

Bllokim i përkohshëm i qarkullimit rrugor në Serbi, MPJD: Shfrytëzoni rrugë alternative për të shmangur pritjet



Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) ka njoftuar se nesër, do të ketë bllokim të përkohshëm të qarkullimit rrugor në segmentin rrugor në fshatin Kastrat të Kurshumlisë në Serbi, për shkak të aktiviteteve të paralajmëruara nga banorët lokalë.

Sipas njoftimit, bllokimi do të zgjasë nga ora 11:50 deri në ora 15:50. Po ashtu, MPJD bën të ditur se bllokime të qarkullimit janë paralajmëruar edhe në data të tjera.

“MĂ« 27 dhjetor 2025, qarkullimi do tĂ« bllokohet nga ora 11:52 deri nĂ« ora 18:52, ndĂ«rsa mĂ« 3 janar 2026, bllokimi do tĂ« zgjasĂ« nga ora 09:00 deri nĂ« ora 24:00”, thuhet nĂ« njoftim.

MPJD ka këshilluar qytetarët e Republikës së Kosovës, të cilët kanë planifikuar udhëtime drejt vendlindjes apo janë në tranzit përmes këtij segmenti rrugor, që të planifikojnë me kohë lëvizjet e tyre dhe të shfrytëzojnë rrugë alternative me qëllim të shmangies së pritjeve, vonesave apo pengesave eventuale në qarkullim.

Për informacione shtesë dhe ndihmë konsullore, qytetarët mund të kontaktojnë Qendrën për Menaxhim të Krizave Konsullore (QKMK) në numrat e telefonit: +383 45 198 000, +383 45 198 606 dhe 0800 500 95

MPJD njofton se do të vazhdojë të përcjellë situatën dhe të informojë qytetarët për çdo zhvillim të ri. /Telegrafi/


KPM reagon pas vendimit tĂ« Themelores pĂ«r zgjedhjen e kryetarit: Do t’i drejtohemi GjykatĂ«s sĂ« Apelit



Komisioni i Pavarur i Mediave (KPM) ka reaguar përmes një sqarimi institucional lidhur me vendimet e fundit gjyqësore që kanë të bëjnë me Rregulloren e Punës dhe zgjedhjen e Kryetarit të KPM-së, duke theksuar se respekton dhe zbaton vendimet e gjykatave, por shpreh shqetësime serioze për mënyrën e interpretimit të ligjit.

“KPM respekton dhe zbaton vendimet e gjykatave çdoherĂ« pavarĂ«sisht nivelit profesional dhe qĂ«llimit tĂ« tyre”, thuhet nĂ« njoftim, ndĂ«rsa theksohet se dy vendimet e fundit “kanĂ« neglizhuar nĂ« tĂ«rĂ«si nenet relevante tĂ« specifikuara nga KPM”.

Sipas KPM-së, ligjet janë një e mirë publike dhe nuk duhet të përdoren për interesa të caktuara.

“Ligjet nuk janĂ« pĂ«r t’u pĂ«rdorur si vegla tĂ« adaptueshme tĂ« cilat akordohen sipas prioriteteve tĂ« ndryshme”, thuhet mĂ« tej nĂ« reagim.

Komisioni vlerëson se gjatë trajtimit të kësaj çështjeje ka pasur arbitraritet dhe mungesë të respektit ndaj argumenteve institucionale.

“Jemi krejt tĂ« bindur se arbitrariteti, diskriminimi dhe mungesa e respektit minimal ndaj argumenteve tĂ« ofruara nga ana e KPM-sĂ« i ka karakterizuar tĂ« gjitha fazat e administrimit tĂ« kĂ«saj lĂ«nde deri tani”, thekson njoftimi.

KPM gjithashtu shpreh shqetĂ«sim pĂ«r ndikimet e jashtme nĂ« vendimmarrje, duke theksuar se “gjykata duhet tĂ« gjykojĂ« nĂ« bazĂ« tĂ« fakteve e argumenteve
 e jo nĂ« bazĂ« tĂ« retorikĂ«s dhe ndikimeve tĂ« jashtme qĂ« kanĂ« synim ndĂ«rhyrjen dhe kontrollin nĂ« organizimin e brendshĂ«m tĂ« KPM-sĂ«â€.

Në njoftim thuhet se dobësimi i institucioneve të pavarura kushtetuese cenon sovranitetin e vendit.

“DobĂ«simi me ose pa vetĂ«dije i institucioneve tĂ« pavarura kushtetuese nĂ«nkupton mĂ« pak sovranitet pĂ«r vendin tonĂ«â€, vlerĂ«son KPM.

Sa i pĂ«rket hapave tĂ« mĂ«tejmĂ« ligjorĂ«, KPM bĂ«n tĂ« ditur se “kushtetutshmĂ«ria e vendimit tĂ« GjykatĂ«s Supreme Ă«shtĂ« nĂ« trajtim nga Gjykata Kushtetuese”, ndĂ«rsa vendimi i fundit i GjykatĂ«s Themelore do tĂ« dĂ«rgohet nĂ« GjykatĂ«n e Apelit.

Në fund, KPM thekson se do të vazhdojë të mbrojë mandatin e tij institucional.

“KPM do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« mbrojĂ« mandatin dhe integritetin e tij nĂ« interes tĂ« publikut”, pĂ«rfundon njoftimi. /Telegrafi/

Suhareka krah AAK-së, Pal Lekaj flet për bashkim qytetar



Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj, ka bërë të ditur se AAK është pritur me energji të jashtëzakonshme dhe përkrahje të madhe nga qytetarët e Suharekës në kuadër të fushatës për zgjedhjet e 28 dhjetorit.

Sipas Lekajt, Suhareka ku vetëm pak javë më parë u festua fitorja e radhës e kryetarit Bali Muharremaj edhe kësaj here dëshmoi unitet dhe mobilizim të madh qytetar në mbështetje të Aleancës.

Ai theksoi se bashkë me kryetarin e AAK-së, Ramush Haradinaj, kandidat për Kryeministër të Kosovës, u prezantua platforma politike e ndërtuar për secilin qytetar të vendit, ndërsa sallat e mbushura plot janë dëshmi e qartë e bashkimit të madh rreth numrit 129.

Në fund, Pal Lekaj ka falënderuar qytetarët e Suharekës për mikpritjen dhe përkrahjen e vazhdueshme që i japin Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës. /Telegrafi/


Dy vetura pĂ«rplasen nĂ« hyrje tĂ« autostradĂ«s “ArbĂ«n Xhaferi”, lĂ«ndohet njĂ« person



NjĂ« aksident trafiku ka ndodhur sot rreth orĂ«s 20:10 nĂ« hyrje tĂ« autostradĂ«s “ArbĂ«n Xhafetri” nĂ« Kaçanik, ku njĂ« person ka pĂ«suar lĂ«ndime.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.

Ai ka bërë të ditur se në aksident janë përfshirë dy vetura prej të cilave njëra me targa të huaja.

“Si pasojĂ« e aksidentit njĂ« person ka pĂ«suar lĂ«ndime tĂ« lehta trupore”, ka thĂ«nĂ« Veseli.

Ai ka shtuar se në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë e trafikut rrugor të cilat kanë kryer ekzaminimet e nevojshme dhe kanë hetuar rrethanat e aksidentit. /Telegrafi/

Abdixhiku në Vushtrri: LDK ka kuadro, profesionistë dhe njerëz që dinë të qeverisin



LDK ka program të detajuar dhe të përgjegjshëm, tha kandidati për kryeministër nga LDK, Lumir Abdixhiku nga tubimi në Vushtri.

Sipas tij, po ashtu LDK ka edhe kuadro, profesionistë e njerëz që dinë të qeverisin.

“LDK ka program. NjĂ« program tĂ« detajuar, tĂ« pĂ«rgjegjshĂ«m dhe tĂ« zbatueshĂ«m. NjĂ« program qĂ« nuk flet nĂ« pĂ«rgjithĂ«si, por me numra. QĂ« nuk premton gjithçka, por premton atĂ« qĂ« mund tĂ« realizohet. NjĂ« program qĂ« e sheh KosovĂ«n si shtet, jo si skenĂ« propagande”, theksoi Abdixhiku. /Telegrafi/

Aksident në Korçë-Pogradec, lëndohet rëndë 65-vjeçari



NjĂ« aksident Ă«shtĂ« regjistruar nĂ« aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, nĂ« fshatin Sovjan, Maliq.

Automjeti tip “Volkswagen” ka pĂ«rplasur njĂ« 65-vjeçar i cili lĂ«vizte me biçikletĂ« nĂ« rrugĂ«. 65-vjeçari u dĂ«rgua pĂ«r mjekim nĂ« spitalin e Korçës, ku ndodhet nĂ« gjendje tĂ« rĂ«ndĂ« shĂ«ndetĂ«sore.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /abc/

Këshilli Prokurorial i Kosovës anulon konkursin për rekrutimin e 21 prokurorëve



Këshilli Prokurorial i Kosovës ka vendosur të anulojë konkursin dhe procesin e rekrutimit për 21 prokurorë të shtetit në Prokuroritë Themelore të Republikës së Kosovës, i cili ishte shpallur më 30 prill 2025.

Sipas vendimit të Këshillit, konkursi do të rishqyrtohet dhe mund të rishpallet në një formë të përmirësuar, në përputhje me nevojat e sistemit prokurorial dhe legjislacionin në fuqi.

Në arsyetim thuhet se parregullsitë kanë ndikuar drejtpërdrejt në barazinë e kandidatëve, integritetin dhe kredibilitetin e procesit të rekrutimit, duke e bërë të pamundur vazhdimin e procedurës në formën aktuale.

Sekretariati i Këshillit do ta publikojë këtë vendim në faqen zyrtare brenda 15 ditëve nga data e miratimit. /Telegrafi/



❌