Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Mateo dhe Greta, dy banorët e rinj në Big Brother VIP Albania



Pas hyrjes së Stelinës, shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5 i janë bashkuar dy banorë të rinj: Mateo dhe Greta.

Mateo është trainer fitnesi dhe ka punuar në vende të ndryshme. Ai foli për përshtypjet e para nga banorët, duke thënë: “Ka shumë banorë, por pak lojtarë. Ajo që më pëlqen më shumë është Brikena. Unë jam 100% single, kam shumë kohë. Për terezinë time”.

Greta është banorja më e re që i bashkohet garës dhe do të qëndrojë me dy banorët e rinj në Akuarium.

Në fjalën e saj, ajo u shpreh se është një vajzë që përshtatet lehtësisht me të tjerët, por shtoi se Lorna është ajo me të cilën mendon se do të ketë më shumë vështirësi: “Secili ka karakteret e veta, por unë s’do përshtatesha shumë me Lornën. Jam tip alegro që përshtatem me të gjithë. Mjafton të ketë energji pozitive”, tha Greta.

Me hyrjen e tyre, dinamika brenda shtëpisë pritet të ndryshojë, duke sjellë energji të re dhe rivalitete të mundshme në garën për çmimin e madh. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Shkelja e rregullave: Seno largohet nga Big Brother VIP Albania



Për shkak të shkeljes së rregullave brenda shtëpisë, tre banorët Seno, Keijsi dhe Kristi dolën në televotim, duke u vënë në duart e publikut për të vendosur se cili prej tyre do të largohej nga gara për çmimin e madh.

Përplasjet dhe sjelljet e tyre gjatë javës kanë qenë të shpeshta dhe të debatueshme, gjë që ndikoi në vendimin e Vëllait të Madh për t’i futur në rrezik.

Pas televotimit, Seno u eliminua dhe përfundoi rrugëtimin e tij brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

BBVK/YouTube

Ky eliminim solli reagime të shumta te banorët e tjerë, ndërsa momenti i ndarjes u përcoll me emocione dhe reflektime mbi sjelljen dhe strategjitë e secilit prej të përfshirëve.

Ky televotim i së shtunës theksoi rëndësinë e respektimit të rregullave brenda shtëpisë dhe tregoi se asnjë banor nuk është i paprekshëm, pavarësisht popullaritetit ose lojës së zhvilluar deri në atë moment. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Pyetet për gjyshen, Sasa: Ishte nga Shkodra me prejardhje malazeze, familja ishte e prekur pas 'sulmit' të Labit



Pas largimit të saj vullnetar nga Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda ishte e ftuar në emisionin “Big Talk”, ku u pyet edhe për gjyshen e saj serbe, për të cilë Labinot Rexha e kishte ‘sulmuar’ benda shtëpisë.

Ajo tregoi se familjarët e saj e kanë përjetuar keq debatin me Labin, kur ky i fundit e sulmonte për prejardhjen e gjyshes së saj.

Sasa tha: “Unë e shpjegova që ajo ka qenë prej Shkodre me prejardhje malazeze. Nëse atij i është martuar motra me zezak, çfarë t’i them atij, që është afrikan?”

Ajo më tutje tregoi se ishte gjenerata kur atëherë edhe ishin martuar palët, sepse nuk ka qenë koha e luftës, as nuk ka vrarë askënd, ajo vetëm çka i ka bërë njerëzve mirë dhe ka folur shqipen më mirë se unë. Unë atë kurrë s’e kam dëgjuar duke folur serbisht, betohem në Zot”.

Sasa shtoi gjithashtu: “Unë kurrë nuk e kam fshehur prejardhjen e gjyshes dhe e di saktë se ku Labi e ka marrë këtë informacion. Unë nuk kam reaguar sepse e kam gjyshe serbe, kam reaguar sepse më preku në gjyshe”. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Momenti kur Alba rrëzohet dhe humb ndjenjat brenda shtëpisë



Big Brother VIP Kosova ka publikuar pamjet e çastit dramatik kur banorja Alba pëson një incident brenda shtëpisë.

Gjatë përgatitjeve për një sfidë, ajo humbi papritur ekuilibrin dhe rrëzohet, duke humbur ndjenjat menjëherë.

Momenti shkaktoi shqetësim te banorët e tjerë, të cilët menjëherë u afruan për t’i ofruar ndihmë.

BBVK/FaceBook

Produksioni i programit reagoi menjëherë dhe përmes faqes zyrtare bëri të ditur se Alba u transportua menjëherë në urgjencën e njërit prej spitaleve private në Kosovë për trajtim mjekësor.

Aktualisht, ajo ndodhet nën kujdes të specializuar dhe po monitorohet nga mjekët për të siguruar rikuperimin e plotë. /Telegrafi/

Ish-partnerja e Keijsit, Stelina hyn në Big Brother VIP Albania



Shtëpisë së Big Brother VIP Albania 5 i është bashkuar një banore e re.

Stelina, ish-konkurrente e “Për’puthen”, është bërë zyrtarisht pjesë e garës për Çmimin e Madh.

Ajo është e njohur edhe për lidhjen e mëparshme me Keijsin, i cili aktualisht ndodhet brenda shtëpisë.

Para hyrjes së saj në BBVA, Stelina foli për raportin që ka pasur me të, duke deklaruar: “Ka shumë gjëra për të treguar. Është vetëm fillimi. Do ende kohë të ambientohet”.

Po ashtu, ajo u shpreh se sipas saj, Keijsi rrezikon të largohet sonte nga shtëpia, kjo për shkak të sjelljes së tij gjatë ditëve të fundit. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Tjetër nominim në BBVA - Kristi, Keijsi ose Seno lë shtëpinë sonte



Një tjetër nominim është hapur mbrëmjen e sotme në Big Brother VIP Albania, dhe një nga banorët Kristi, Keijsi ose Seno do të largohet nga shtëpia gjatë natës së sotme.

Përplasjet e ashpra mes këtyre tre banorëve gjatë javës kanë sjellë një vendim të prerë nga Vëllai i Madh, i cili nuk toleron në asnjë rrethanë diskriminimin, përplasjet fizike apo hedhjen e sendeve dhe lëngjeve mbi trupin e një banori tjetër.

Me pyetjen drejtuar publikut, “Kë doni të largoni?”, sonte do të vendoset se cili prej tyre do të përfundojë rrugëtimin në shtëpinë më të famshme. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Momenti kur Kristi kapërcen murin e shtëpisë, Ledioni: Mos bëni diçka që e kemi parë sezonin e kaluar



Pak orë para nisjes së Prime-it të së shtunës, Kristi kreu një veprim të papritur brenda shtëpisë së Big Brother VIP Albania.

Banori vendosi të dilte nga shtëpia përmes murit rrethues, duke shkaktuar reagime të shumta.

Në pamjet e transmetuara për herë të parë, shihet momenti kur Kristi kalon murin dhe më pas del në zonën përreth shtëpisë, e cila gjithashtu monitorohet nga kamerat.

Më pas, ai rikthehet sërish brenda duke hyrë nga dera e pasme e shtëpisë.

Në Prime, Ledion Liço komentoi situatën duke thënë: “Big Brother-i është një program i bukur, pas të cilit njerëzit nga shtëpia apasionohen vetëm nëse ata të secilit edicion janë të ndryshëm nga edicionet paraardhëse, sepse nëse do të shikonim të njëjtin Big Brother çdo sezon, do të thotë që nuk do të na ndiqnin më. Le të bëhet kjo si thirrje: bëni veten, mos bëni diçka që e kemi parë sezonin e kaluar”. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Lagie me birrë, shtyrje dhe një pështymë - si eskaluan përplasjet e Kristit me Keijsin dhe Senon



Një seri përplasjesh ka shënuar këtë javë shtëpinë e Big Brother VIP Albania, ku protagonistë kryesorë ishin Kristi, Keijsi dhe Seno.

Debatet nisën pas hyrjes së Keijsit në shtëpi, ku tensioni u rrit për shkak të gjuhës provokative dhe incidenteve të vogla, si lagia me birrë.

Gjatë një debati, Seno u përfshi duke shtyrë Kristin, kur ky i fundit po kujdesej për shtretërit e banorëve.

Kristi tha: “Të them të drejtën, unë që nga jashtë me tipat si puna e Keijsit jam këtu sot. Nuk është Keijsi fare arsyeja. Është një më shumë në numër këtu dhe as më shumë e as më pak. Këtë ka të mirë kjo lojë. Ka diversitet. Është një tematikë që jam përballur goxha jashtë, janë ditur të kapen. T’u jap ushqim dhe të më japin ushqim për të ecur përpara. Shihet qartë. Nuk është presion loje. Është të cënosh dinjitetin, të cënosh moralin, të cënosh atë karrierën time që më është dashur gjak, mund, djersë, të rri pa bukë, larg familjes për vite me radhë dhe të vijë një tip si puna e Keijsit, që trupi i tij funksionon nga mesi e poshtë. Unë s’kam ardhur të tregoj burrërinë me asnjë, aq më pak nga mesi e poshtë. Çdo njeri kërkon atë që i mungon. Mua më mungonte të tregoja Kristin që nuk është artist. Asnjë nga këta s’e kam prekur nga jashtë. Kam pasur mundësinë patjetër. Di histori. Tirana është e vogël. Ama kam zgjedhur të mos prek. Unë jam brenda këtyre mureve. Sa për pështymën, për sa kohë nuk është nga im atë, nuk më vjen asnjë keqardhje”.

Keijsi shtoi: “Fjalia e parë është ndjesë për atë video që pamë. Që kur kam ardhur, ka pasur një tendencë të shëmtuar për të marrë informacion nga jashtë. Duke marrë parasysh sjelljen e tij kundrejt meje, m’u duk pak si shumë e tepruar. Nuk mund të flasë për burrëri Kristi”.

Arbër Hajdari tha: “Po e mendon gabim. Edhe ti e mendon gabim, edhe Kristi e mendon gabim. Nuk duhet të ikim nga disa të vërteta. E vërteta kryesore është që ti e ke bullizuar Kristin për gjininë e tij. Të flasim drejt dhe hapur”.

Keijsi përfundoi: “Mënyra se si u afrua ishte shumë e shëmtuar”.

Seno komentoi: “Kristi ka bërë një provokim sistematik për gjërat në shtëpi. Nuk e kishte luftën personale, por duhet të ishte shtëpia në rregull. Për Vitin e Ri e kam uruar me zemër, por ai vazhdon t’i bëjë gjërat aq madhore sa të dalim nga vetja. Mënyra si janë duke u sjellë njerëzit me mua, unë jam pasqyra e karakterit. Ndoshta është diçka e tepruar, por raporti im me të tjerët ka qenë xhentil”. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Alba përsëri në spital, produksioni jep njoftim zyrtar



Produksioni i Big Brother VIP Kosova ka bërë të ditur se banorja Alba Pollozhani ka pësuar një rrëzim brenda ambienteve të shtëpisë, duke kërkuar ndërhyrjen e menjëhershme të ekipeve mjekësore.

Në komunikatën zyrtare shkruhet: “Alba Pollozhani, banore e Big Brother VIP Kosova 4, është rrëzuar dhe është transportuar menjëherë në urgjencën e Spitalit Amerikan, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve”.

Ky është hera e dytë që Alba hospitalizohet gjatë qëndrimit të saj në shtëpinë e BBVK.

Aktualisht, ajo mbetet nën mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore, dhe pritet një përditësim i ri për të bërë të ditur nëse do të rikthehet sonte në shtëpi apo do t’i duhet më shumë kohë për rikuperim. /Telegrafi/

Big Brother VIP Albania nis me tension, largohet nga gara Armela sapo nis spektakli



Prime i këtij të shtunë nisi me tension dhe emocione të forta, pasi banorja Armela u eliminua nga Big Brother VIP Albania 5.

Vendimi erdhi pas vlerësimit të sjelljes së banorëve gjatë javës dhe ndikoi drejtpërdrejt në rrjedhën e garës.

Armela ishte një nga banoret që u bashkua me shtëpinë gjatë Prime-it të dytë, por nuk arriti të qëndrojë deri në fund dhe të konkurrojë për Çmimin e Madh.

Largimi i saj shënoi një moment të rëndësishëm dhe emocionues të spektaklit, duke ndezur reagime te publiku. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

“Elijona, dhelpër dinake” – Sasa Hoda tregon si e pa lojën e banores në BBVK



Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Sasa Hoda, e cila u largua vullnetarisht nga shtëpia e BBVK, ka folur për raportet me banorët edhe pas daljes nga gara.

Gjatë një interviste në emisionin “Big Talk”, Sasa komentoi lojën e Elijonës, duke e përshkruar si një lojtare të zgjuar dhe strategjike.

“Për moshën që e ka – dhelpër dinake, di shumë mirë si ta bëjë lojën dhe si me e përdor secilën situatë”, tha ajo.

Deklarata e Sasës nxori në pah aftësitë taktike të Elijonës dhe tregoi vlerësimin që ish-banorja ka për konkurrentët edhe pas largimit nga shtëpia e Big Brother. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Bia 'shpërthen' ndaj Benitës: Ti je e vetmja që nuk lahesh



Një moment i tensionuar ndodhi mes banoreve Bia dhe Benita në Big Brother VIP Kosova.

Gjatë një debati, Bia shpërtheu duke i thënë Benitës: “Ti je e vetmja që nuk lahesh, askush s’të ka parë duke u larë”.

Benita u mbrojt menjëherë dhe i përgjigjej: “Çfarë shembulli të marrim nga ti, në vaskë duke u fërkuar? Publiku me ty nuk merret”.

Komente të shumta nga publiku reaguan me humor ndaj situatës, duke theksuar se Bia është shumë e sinqertë dhe direkt në fjalët e saj.

Publiku reagoi me humor në komentet e tyre, duke vlerësuar sinqeritetin e Bias dhe kthyer përplasjen në një moment të lehtë dhe argëtues brenda spektaklit. /Telegrafi/

Sasa flet pas daljes nga BBVK: Nuk u pendova



Ish‑banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Sasa Hoda, vendosi mbrëmë gjatë spektaklit live të largohet vullnetarisht nga shtëpia e BBVK.

Gjatë emisionit, ajo foli për vendimin e saj dhe arsyet që e shtynë të marrë këtë hap.

Ndërsa e ftuar në Big Talk, ajo u shpreh: “Nuk po mërzitem, po e shijoj daljen. Jo, nuk u pendova, sepse nuk jam tip që pendohem. Gjërat i mendoj shumë mirë para se t’i bëj”, tha Sasa, duke shtuar se vendimi ishte rezultat i reflektimit dhe i gjendjes brenda shtëpisë.

BBVK/YouTube

Ajo theksoi se ambienti brenda shtëpisë ka ndikuar në zgjedhjen e saj për t’u larguar, duke e bërë të ndjehej se nuk mund të vazhdonte më në garë. Largimi i saj u prit me mirëkuptim nga banorët e tjerë, ndërsa fansat e spektaklit reaguan me mbështetje për vendimin e saj.

Sasa Hoda ishte një nga banoret më të dashura dhe largimi i saj vjen si një moment emocional për spektaklin dhe për ndjekësit e tij. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

"Sot një pjesë e shpirtit tim mbylli sytë përgjithmonë", Mira Kazhani humb babain



Gazetarja e njohur, Mira Kazhani, njoftoi lajmin e trishtë se babai i saj, Petrit Kazhani, është ndarë nga jeta.

Ajo publikoi në Instagram një fotografi të tij me përshkrimin: “Sot një pjesë e shpirtit tim mbylli sytë përgjithmonë. Babi im”, duke shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e të atin.

Përmes Instagramit, Mira ndau edhe detaje mbi ceremoninë e varrimit, duke ftuar miqtë dhe të afërmit të japin lamtumirën e fundit të të dashurit të saj.

Petrit Kazhani vuante prej vitesh nga demenca, një sëmundje që Mira e ka përshkruar më herët edhe në librin e saj autobiografik “Një ditë tjetër”, ku rrëfen hapur edhe betejën e saj personale me kancerin e gjirit dhe sfidat familjare që ka përjetuar.

Lajmi ka prekur ndjekësit e saj, të cilët kanë shprehur ngushëllimet dhe mbështetjen në komentet e tyre për momentin e vështirë që po kalon gazetarja. /Telegrafi/

Akuzuesi i Will Smith për ngacmim seksual ndau një mesazh të fshehtë disa ditë para padisë



Violinisti, Brian King Joseph, postoi një video në Instagram ditën e Krishtlindjeve, duke lënë të kuptohej se do të ndërmerrej një veprim ligjor, disa ditë para se të padiste Will Smith për ngacmim seksual dhe pushim të padrejtë nga puna. Smith i mohoi të gjitha akuzat.

Joseph, 32 vjeç, i njohur si finalist në “America's Got Talent” 2018, pretendon se gjatë një ndalese turneu në Las Vegas në mars, gjeti dhomën e tij të hotelit të hapur nga një person i panjohur që la një shënim me përmbajtje joshëse.

Ai raportoi incidentin te ekipi i Smith, por pretendon se u turpërua, u pushua dhe u zëvendësua. Padia shton se Smith e kishte nxitur dhe përgatitur për shfrytëzim seksual, shkruan DailyMail.

Avokati i Smith, Allen B. Grodsky, i quajti akuzat “të rreme, të pabaza dhe të pamatura” dhe tha se do t’i kundërshtojnë me çdo mjet ligjor.

Në videon e Krishtlindjeve, Joseph tha se po fliste hapur për shkak të padrejtësive dhe për të mbështetur të tjerët që kanë frikë të flasin.

Videoja u shoqërua me mbishkrimin: “Qëndroni të sigurt dhe mbrojini bindjet tuaja, pavarësisht gjithçkaje”.

Padia u dorëzua një ditë para Natës së Vitit të Ri, ndërsa dokumentet gjyqësore tregojnë se Joseph ishte ftuar në shtëpinë e Smith në nëntor 2024 për të performuar. /Telegrafi/

Kylie Jenner shfaqet në bikini pranë pishinës, gjatë festave të Vitit të Ri



Kylie Jenner ishte pranë zbulimit të bikinit të saj ngjyrë ari, teksa festoi Vitin e Ri me disa selfie joshëse pranë pishinës.

Manjatja e bukurisë 28-vjeçare u shfaq në InstaStory, ku pozonte me humor gjatë pushimeve, duke lënë mënjanë zërat për një ndarje të mundshme nga Timothee Chalamet.

Ajo kishte veshur një bikini ari me dekolte të thellë dhe fund me lidhëse, ndërsa flokët e gjatë e të errët i binin lirshëm mbi supe në onde natyrale, shkruan DailyMail.

Grimi i saj ishte i thjeshtë dhe elegant, me rimel në qerpikë, nuanca të lehta rreth syve dhe buzë nude.

Pamjen e kompletoi me një gjerdan Panthère de Cartier me vlerë rreth 30,500 dollarë (rreth 28,000 euro) i cili më parë kishte ngjallur aludime se ishte dhuratë nga Chalamet.

Në postime të tjera, Jenner la të kuptohej se mezi po pret fundin e dimrit me shkrimin “summa forever”, shfaqi valixhe luksoze Chanel që sugjerojnë një udhëtim të afërt dhe më pas u paraqit me veshje sportive, duke treguar barkun e saj të tonifikuar gjatë një shëtitjeje në ajër të pastër. /Telegrafi/

U torturua nga babai sa ishte e vogël, Bia: E kam falur babain



Gjatë një rrëfimi shumë prekës në Big Brother VIP Kosova, Bia ka folur për dhunën që ka përjetuar nga babai i saj kur ishte ende fëmijë dhe për emocionet e përziera që kjo situatë i ka lënë.

Ajo ka treguar se, përkundër të kaluarës së dhimbshme, e ka falur babain e saj.

“E kam falur, por nuk e kuptoj pse ai kurrë s’më ka kërkuar”, tha Bia, duke reflektuar mbi mungesën e një shpjegimi ose pendimi nga ana e tij.

BBVK/YouTube

“Edhe unë do të doja të dija pse ai i ka bërë gjithë këto gjëra, por nuk e di. Unë e dua shumë babain, edhe pse i ka bërë të gjitha ato gjëra. Isha shumë e vogël”, vijoi ajo, duke treguar se ndjenjat e saj për babain janë të përziera mes dhimbjes dhe dashurisë.

Rrëfimi i Bias thekson forcën e saj për të përballuar të kaluarën dhe për të vazhduar jetën pavarësisht dhunës që ka përjetuar, duke treguar një histori të ndjerë dhe reflektuese për publikun. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

“Babai im na ngulte pirunjtë në duar dhe na godiste me hekurin e rripit” – rrëfimi tronditës i Bias, fëmijëria dhe humbja e nënës



Gjatë spektaklit të Big Brother VIP Kosova, Bia ndau me publikun një rrëfim shumë prekës nga fëmijëria e saj, duke treguar momentet e dhunës që ka përjetuar dhe mënyrën se si kjo e ka shënuar përgjithmonë.

Ajo tregoi se babai i saj ishte jashtëzakonisht i dhunshëm dhe shpesh situatat eskalonin në forma të frikshme: “Babai im na ngulte pirunjtë në duar dhe na godiste me hekurin e rripit. Ishte një periudhë shumë e vështirë për mua dhe motrën time. Kjo dhunë më shtyu të largohem nga shtëpia dhe të kërkoj një jetë më të sigurt. OnlyFans më ndryshoi jetën, më dha liri financiare dhe më largoi nga jeta e vështirë që kisha, por nuk jam e penduar për këtë hap”.

BBVK/YouTube

Bia foli gjithashtu për humbjen e nënës së saj: “Në një ditë më telefonoi gjyshja dhe më tha: ‘Bia, hajde shpejt në shtëpi, sepse nëna ka vetëm 24 orë jetë.’ Isha në mes të rrugës kur mora lajmin se nëna kishte vdekur. Ajo më kishte shkruar një letër, sepse e dinte që nuk do të arrija në kohë. Ishte shokuese dhe traumatizuese. Ndërpreva aktivitetin në OnlyFans dhe hyra në një depresion të thellë, sepse kam luftuar gjithë fëmijërinë për të arritur tek nëna ime, dhe ajo vdiq. Nuk jam më e njëjta që nga ajo kohë”.

Rrëfimi i Bias tregoi se përtej lojës dhe spektaklit, historia e jetës së saj është e mbushur me sfida dhe humbje, por gjithashtu me kurajo dhe vendosmëri për të përballuar të kaluarën dhe për të ndërtuar një të ardhme më të sigurt dhe më të lirë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

- YouTube www.youtube.com

Elijona e pranon publikisht: Kam simpati për Klodin



Pas transmetimit të klipit ku shfaqeshin momentet e afërta mes tyre, Elijona pranoi se ka simpati ndaj Klodit.

Ajo deklaroi: “Kam simpati, s’po e mohoj, është djalë i mirë. Të mirat s’mundem t’ia humb”.

Nga ana tjetër, Klodi tha se që nga fillimi ka qëndruar pranë Elijonës: “Është vajzë e mirë. Imazhet kanë ndodhur sepse ishte duke u ndjerë keq, dhe unë kam qëndruar afër saj”.

BBVK/YouTube

Ai shtoi gjithashtu se ka një situatë të hapur jashtë shtëpisë dhe se brenda Big Brother VIP Kosova nuk është këtu për një lidhje romantike.

Ky moment ka nxitur reagime të shumta nga publiku dhe ka ndezur diskutime për raportin mes dy banorëve brenda shtëpisë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Klipi që zbuloi gjithçka, momenti kur Elijona i shkon në shtrat Klodit



Gjatë spektaklit u shfaq një klip i Elijonës dhe Klodit, ku u zbuluan detaje nga ajo që ka ndodhur mes dyshes ditët e fundit, përfshirë momente që publiku nuk i kishte parë më herët.

Në pamje u vu re një afrimitet i madh mes tyre, kryesisht nga ana e Elijonës, e cila shihej duke e përqafuar dhe kafshuar Klodin.

Megjithatë, ishte Klodi ai që vendosi kufij, duke u treguar më i rezervuar në raportin mes tyre.

BBVK

Nga ana tjetër, Elijona dukej se po i hapte rrugë një afrimi më të madh, madje duke i shkuar Klodit edhe në krevat, gjë që u interpretua si përpjekje për ta afruar më shumë me vete.

Ky klip nxiti menjëherë diskutime të shumta në Prime, duke hapur debate mes banorëve dhe opinionistëve për dinamikën e marrëdhënies së tyre. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

❌