❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Reshjet e dendura të shiut, lumi Vjosa del nga shtrati. Evakuohen dhjetëra banorë

Niveli i ujit në lumin Vjosë vijon të rritet. Si pasojë ka dalë nga shtrati. Ndërkohë emergjencat civile të bashkisë së Vlorë, efektivë të policisë ndodhen në zonë.

Mësohet se niveli i ujit në urën e Mifolit është në rritje.

Ndërkohë autoritet po punojnë për forcimin e argjinaturës për të parandaluar çarjen e argjinaturës. Ndërsa më shumë se 20 banorë janë evakuuar.

Rrëzohet helikopteri në Rusi, humb jetën milioneri rus! Dalin pamjet nga momenti i aksidentit

Milioneri rus, Ilyas Gimandutdinov, pronar i një kompanie të madhe transporti, ka humbur jetën pasi helikopteri me të cilin ai po udhëtonte është rrëzuar.

Sipas mediave të huaja, ngjarja ka ndodhur në Perm, në Rusi, pasi helikopteri është ngatërruar në linjat e energjisë elektrike.

Video e momentit të rrëzimit të helikopterit është shpërndarë në rrjete sociale.

Dy pasagjerët që ndodheshin në bord raportohet se kanë vdekur. Mes tyre edhe milioneri rus Ilyas Gimandutdinov, themelues i kompanisë së transportit Tattranskom me seli në Perm dhe Elmir Koniakov, një drejtues i së njëjtës kompani.

Ndërkohë autoritetet lokale kanë nisur një hetim për të përcaktuar plotësisht shkakun e rrëzimit të helikopterit.

❗ 2 DEAD from helicopter crash in Russia's Perm Krai region — Ministry of Emergency Situations

The helicopter gets tangled in wires and PLUMITS to the grounds of the Ashatli park center pic.twitter.com/jPHtB1tYzb

— RT (@RT_com) January 7, 2026

Rritet më tej niveli i Vjosës, kryebashkiakja e Vlorës: Do evakuohen edhe 6 banesa

Kryetarja e bashkisë së Vlorës, Brunilda Mersini ishte mbrëmjen e së mërkurës në njësinë administrative Novoselë, pranë Lumit Vjosë.

Mersini, e shoqĂ«ruar nga drejtuesi i policisĂ« sĂ« qarkut VlorĂ«, Elidon Çela e pĂ«rshkroi situatĂ«n si kritike.

Sipas Mersinit, niveli i Vjosës është 8.6 metra por shpresa e mirë është që prurjet nga Përmeti dhe Memaliaj janë në ulje, çka mund të reflektohet edhe në Vjosë.

Mersin tha se nëse niveli rritet do të evakuohen edhe 6 banesa. Sipas saj deri më tani janë 13 banesa të evakuara.

Drejtuesi i policisĂ« sĂ« VlorĂ«s Elidon Çela siguroi qytetarĂ«t e VlorĂ«s qĂ« strukturat e policisĂ« janĂ« nĂ« gatishmĂ«ri totale.

Shembjet në aksin Qafë Plloçë-Qukës, mbyllet përkohësisht ky segment, mjetet orientohen drejt rrugës së vjetër

PĂ«r shkak tĂ« inerteve dhe dherave nĂ« aksin QafĂ« Plloçë – QukĂ«s, aktualisht po mbyllet qarkullimi nĂ« kĂ«tĂ« segment.

Mësohet nga informacionet më të fundit, se për të marrë masa lidhur me qarkullimin e mjeteve dhe për të shmangur rrezikun si në rastin e mjetit të aksidentuar paraditen e sotme, është mbyllur përkohësisht qarkullimi në këtë aks.

Policia e qarkullimit rrugor Korçë dhe ajo e Elbasanit po orientojnë mjetet drejt rrugës së vjetër duke vendosur patrulla në hyrje të Qafë Plloçës dhe në hyrje të Qukësit për të mos lejuar hyrjen në aksin e ri.

Aksi do të qëndrojë i mbyllur deri në momentin që firma kontraktore të pastrojë plotësisht të gjitha dherat e inertet që kanë rënë në rrugë dhe derisa të mos ketë më rrezik për qarkullimin e mjeteve.

Firma kontraktore edhe në këto momente ndodhet në aks ku po bën ndërhyrjet ndërsa nuk dihet se sa do të zgjatë bllokimi i qarkullimit në këtë zonë.

Takimet e Salianjit me demokratët, Tabaku: Ngjan më shumë si një përplasje idesh me kupolën e PD

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka komentuar aksionin e Ervin Salianjit, i cili ka zhvilluar disa takime me demokratë anembanë Shqipërisë.

NĂ« ‘Ditari i Pasdites’ nĂ« A2 CNN, Tabaku u shpreh se mĂ« shumĂ« sesa njĂ« pĂ«rplasje, aksioni i Salianjit i duket mĂ« shumĂ« njĂ« pĂ«rplasje idesh me kupolĂ«n e PD-sĂ«.

Megjithatë Tabaku tha se nuk ishte dakord me mënyrën sesi Salianji kishte zgjedhur që ta zhvillonte aksionin e tij politik, pasi sipas saj, do të ishte mirë që diskutimet të bëheshin brenda forumeve të PD-së.

Ajo gjithashtu doli kundër disa funksionarëve të PD-së që kanë kërkuar përjashtimin e Salianjit nga partia, teksa tha se tani është koha për bashkim dhe jo për përçarje.

“S’mĂ« duket mĂ« shumĂ« njĂ« pĂ«rplasje, sesa njĂ« pĂ«rplasje idesh. Ai ka zgjedhur rrugĂ«n e tij, pĂ«r tĂ« cilĂ«n unĂ« nuk jam dakord. UnĂ« preferoj qĂ« t’i kemi diskutimet nĂ« Kryesi, nĂ« Grup Parlamentar, boll i kemi bĂ«rĂ« nĂ« studiot televizive. A ka nevojĂ« sot PD qĂ« tĂ« diskutojĂ«? PatjetĂ«r. Por ne duhet tĂ« tregojmĂ« maturi, pjekuri dhe qĂ« jemi atje nĂ« PD pavarĂ«sisht pozicionit qĂ« ka secili, pavarĂ«sisht interesave personale qĂ« ka secili.

E madhja mĂ« e madhe Ă«shtĂ« pĂ«rpara. UnĂ« nuk mendoj qĂ« pĂ«rjashtimet duhet tĂ« jenĂ« njĂ« fjalĂ« qĂ« tĂ« mbizotĂ«rojĂ« nĂ« fjalorin tonĂ« kĂ«to momente. Ne ku tĂ« zgjasim dorĂ«n, ku tĂ« shtohemi. Ne duhet tĂ« mendojmĂ« patjetĂ«r kĂ« tĂ« marrim me vete, jo kĂ« tĂ« largojmĂ«. Dhe nĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r forumet e PD duhet tĂ« jenĂ« qendrat e debatit dhe diskutimeve”, tha mes tĂ« tjerash Tabaku.

Prozhektori i prishur i dritave të makinës zbulon bazën e drogës, në pranga shqiptari në Itali

Një sasi e konsiderueshme kokaine e bërë gati për shpërndarje në zonën e Trentos në Itali, ka çuar pas hekurave një të ri shqiptar dhe mikun e tij vendas, të akuzuar si pjesë e një rrjeti trafiku.

250 gramë drogë, e ndarë dhe e paketuar në doza, dy thika, hashash, ekstazi dhe dy peshore precize janë sekuestruar nga karabinierët e Trentos dy të rinjve të moshës 24 dhe 43 vjeç, gjatë një kontrolli në rrugë.

Italiani dhe shqiptari ishin në të njëjtën një makinë duke udhëtuar së bashku, kur u ndaluan për një dritë të përparme që nuk funksiononte mirë.

Të dyshimtë për nervozizmin e dy burrave, oficerët kontrolluan makinën dhe shtëpinë, duke gjetur drogë dhe 200 euro para të gatshme.

Haradinaj: ËshtĂ« urgjente tĂ« investojmĂ« nĂ« kapacitete tĂ« reja energjetike



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj theksoi sot se gjendja me energji elektrike është alarmante.

Haradinaj në një postim në Facebook shkruan se kjo situatë është e papranueshme dhe kërkon veprim të menjëhershëm.

Lexoni të plotë postimin:

Rezultatet qĂ« dolĂ«n nga zgjedhjet qĂ« sapo i kaluam, kam shqetĂ«simin se nuk do t’i zgjidhin problemet e pĂ«rditshme me tĂ« cilat pĂ«rballen qytetarĂ«t tanĂ«. Gjendja e rĂ«nduar me energji Ă«shtĂ« alarmante.

Shumë vendbanime po përballen me reduktime të tejzgjatura, në kohë kur temperaturat janë të ulëta dhe dihet që shumica e qytetarëve të Kosovës ngrohjen e kanë përmes energjisë. Po ashtu, në këtë periudhë ka edhe shumë vëllezër e motra nga diaspora që po i kalojnë pushimet në atdhe.

Kjo situatĂ« Ă«shtĂ« e papranueshme dhe kĂ«rkon veprim tĂ« menjĂ«hershĂ«m. ËshtĂ« urgjente tĂ« investojmĂ« nĂ« kapacitete tĂ« reja energjetike, pĂ«rfshirĂ« ndĂ«rtimin e termocentraleve me thĂ«ngjill dhe gaz, qĂ« tĂ« mos vazhdojĂ« kjo traumĂ« pĂ«r qytetarĂ«t tanĂ«, si me mungesĂ« tĂ« energjisĂ« ashtu edhe me fatura me çmim pĂ«rtej çdo normaleje. Siguria energjetike tĂ« trajtohet si urgjencĂ« kombĂ«tare. /Telegrafi/


Burri vrau gruan dhe më pas veten në Orikum, zbardhet dëshmia e fëmijëve: Nënën e gjetëm të lidhur



ËshtĂ« zbardhur dĂ«shmia e fĂ«mijĂ«ve tĂ« Sose Xhebroj, 40-vjeçares e cila u vra nga bashkĂ«shorti ditĂ«n e djeshme nĂ« Orikum tĂ« VlorĂ«s, e mĂ« pas ky i fundit vrau edhe veten.

Sipas dëshmisë nga një i afërm i tyre, dy fëmijët të moshës 16 dhe 19 vjeç, pasi janë përpjekur disa herë të kontaktojnë nënën e tyre ditën e djeshme në telefon dhe nuk kanë marrë përgjigje, janë nisur drejt banesës së bashku me dy shokë.

Fillimisht, djali i madh ka hyrë në në banesë dhe në katin e tretë të banesës ka gjetur nënën e tij, 48 Sose vjeçe, pa shenja jete, dhe në qafë kishte një fashetë dhe e gjakosur, raporton tch.

Menjëherë vëllai i madh ka njoftuar vëllanë tjetër që ishte në makinë me dy shokët dhe më pas ata kanë njoftuar ambulancën e Orikumit, e cila ka mbërritur në vendngjarje dhe ka transportuar trupin e pajetë të gruas drejt Spitalit të Vlorës, ku mjekët kanë konfirmuar se ajo kishte ndërruar jetë.

Ndërkohë që fëmijët kanë qenë në banesë, babai i tyre kishte kryer vetëvrasjen në garazh me armë zjarri.

Autoritetet kanë nisur hetimet për të zbardhur plotësisht rrethanat e kësaj tragjedie familjare. /tch/

Përfundon numërimi i votave për deputetë, dhjetë kandidatët më të votuar të LVV-së, PDK-së, LDK-së e AAK-së



Nga përditësimi i fundit i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) bëhet e ditur se tashmë ka përfunduar numërimi i votave për kandidatët për deputetë.

Në ueb-faqen e KQZ-së bëhet e ditur se janë numëruar votat për deputetët, nga gjithsejt 2,557 kuti votimi.

MĂ« poshtĂ« mund t’i gjeni dhjetĂ« kandidatĂ« mĂ« tĂ« votuar tĂ« katĂ«r partive politike, LVV-sĂ«, PDK-sĂ«, LDK-sĂ« e AAK-sĂ«.

LVV:

ALBIN KURTI 355,248 vota

GLAUK KONJUFCA 275,664 vota

ALBULENA HAXHIU 145,340 vota

HEKURAN MURATI 145,109 vota

DONIKA GËRVALLA- SCHWARZ 129,22 vota

XHELAL SVEÇLA 115,551 vota

HAJRULLA ÇEKO 104,848 vota

AVNI DEHARI 95,474 vota

MIMOZA KUSARI LILA 84,894 Vota

EJUP MAQEDONCI 81,922 vota

PDK:

BEDRI HAMZA 155,244 vota

ARIAN TAHIRI 68,122 vota

PËRPARIM GRUDA 62,532 vota

URAN ISMAILI 54,080 vota

SALA JASHARI 45,349 vota

VLORA ÇITAKU 42,809 vota

ENVER HOXHAJ 37,809 vota

ARBEN MUSTAFA 37,721 vota

NAIT HASANI 29,794 vota

RRAHMAN RAMA 27,772 vota

LDK:

LUMIR ABDIXHIKU 83,527 vota

HYKMETE BAJRAMI 52,968 vota

UKË RUGOVA 45,887 vota

AVDULLAH HOTI 41,388 vota

DOARSA KICA XHELILI 41,049 vota

KUJTIM SHALA 38,051 vota

ANTON QUNI 29,474 vota

ARMEND ZEMAJ 26,528 vota

LUTFI HAZIRI 24,996 vota

JEHONA LUSHAKU SADRIU 20,064 vota

AAK:

RAMUSH HARADINAJ 41,470 vota

DAUT HARADINAJ 24,740 vota

BESNIK TAHIRI 24,649 vota

BEKË BERISHA 18,392 vota

AGIM ÇEKU 17,039 vota

TIME KADRIJAJ 15,718 vota

ARBER TOLAJ 15,225 vota

BURIM RAMADANI 14,928 vota

LAHI BRAHIMAJ 11,083 vota

PAL LEKAJ 10,127 vota. /Telegrafi/

Operacioni i SHBA-së në Venezuelë, Osmani: Kosova qëndron fuqishëm përkrah SHBA-së dhe presidentit Trump



Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani theksoi sot se Kosova qëndron fuqishëm përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Donald Trump në mbështetje të veprimeve të tyre kundër regjimit narko-terrorist të Venezuelës.

Osmani në një postim në X shkruan se populli i Venezuelës meriton liri, demokraci dhe një të ardhme të qeverisur nga ligji, jo nga frika.

Lexoni të plotë postimin e saj:

Kosova qëndron fuqishëm përkrah Shteteve të Bashkuara dhe Presidentit Donald Trump në mbështetje të veprimeve të tyre kundër regjimit narco-terrorist të Venezuelës.

Presidenti Trump qĂ«ndroi pĂ«rkrah popullit tĂ« VenezuelĂ«s dhe u pĂ«rball me shtetin narkotik tĂ« Maduros — duke mbrojtur AmerikĂ«n dhe pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« botĂ«s nga kartelet dhe krimi i organizuar. Kjo Ă«shtĂ« ajo se si duket forca dhe udhĂ«heqja amerikane.

Populli i Venezuelës meriton liri, demokraci dhe një të ardhme të qeverisur nga ligji, jo nga frika. Narko-terrorizmi dhe sundimi autoritar e kërcënojnë paqen shumë përtej kufijve kombëtarë.

Kosova e kupton ndikimin e vendosmĂ«risĂ« amerikane — çlirimi ynĂ« Ă«shtĂ« vetĂ« dĂ«shmi e saj. NĂ« njĂ« moment kur SHBA po pĂ«rballet me tiraninĂ« nĂ« VenezuelĂ«, ne tĂ« gjithĂ« duhet ta forcojmĂ« kĂ«tĂ« qĂ«ndrim, sepse komuniteti transatlantik Ă«shtĂ« mĂ« i fortĂ« kur Ă«shtĂ« i bashkuar pas udhĂ«heqjes amerikane dhe vlerave tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta.

Kur Amerika udhĂ«heq, ne qĂ«ndrojmĂ« me krenari sĂ« bashku — sepse liria jonĂ« e pĂ«rbashkĂ«t varet nga kjo. /Telegrafi/


Kosovo stands firmly with the United States and President @realDonaldTrump in support of its actions against Venezuela’s narco-terror regime.

President Trump stood with the people of Venezuela and stood up to Maduro’s narco-state — protecting America and the rest of the world

— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) January 3, 2026

Kurti: Kosova mbështet operacionin anti-narkotik të ShBA-së në Venezuelë, të udhëhequr nga presidenti Donald Trump



Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka thënë sot se Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë.

Kurti në një postim në Facebook shkruan se Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë.

Lexoni të plotë postimin:

Republika e Kosovës mbështet operacionin anti-narkotik të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të udhëhequr nga Presidenti Donald Trump, në Venezuelë. Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.

Mbajtja përgjegjës e aktorëve shtetërorë të përfshirë në trafikimin e drogave është thelbësore për suksesin në luftën kundër kësaj dukurie.

Kosova, si aleate strategjike e ShBA-së dhe NATO-s, ofron mbështetje të plotë në luftën kundër trafikimit të narkotikëve dhe kundër cenimit të vlerave demokratike perëndimore nga aktorë përfaqësues (proxy) të kundërshtarëve të këtyre vlerave, si në rajonin tonë ashtu edhe më gjerë.

Në këtë kontekst, ritheksojmë nevojën për rritjen e vëmendjes ndaj aktorëve të caktuar rajonalë, të cilët në vazhdimësi synojnë provokimin e situatës së sigurisë përmes veprimeve hibride, kriminale, terroriste dhe ushtarake. /Telegrafi/


Mbi dy orë pritje në kufi për të dalë nga Kosova



Pas kalimit të festave të fundvitit në atdhe, mërgimtarët ia kanë mësyrë vendeve ku jetojnë e punojnë.

Qendra Kombëtare për Menaxhim Kufitar në përditësimin e orës 12:23 bën të ditur se pritjet më të gjata për të dalë nga Kosova janë në Merdarë dhe te Dheu i Bardhë.

Pritjet në Merdarë shkojnë nga 120 deri në 150 minuta, gjersa te Dheu i Bardhë pritjet në dalje janë deri në 40 minuta.

Në pikat tjera kufitare nuk ka pritje të gjata për të dalë nga Kosova. /Telegrafi/


Faturat e ujit me rritje nga janari, këto janë tarifat e përcaktuar nga ARRU



Autoriteti i Rregullatorit për Shërbimet e Ujit ka njoftuar se nga 1 janari faturat e ujit qytetarëve do të jenë me tarifë të re.

Tarifa e re është me rritje në të gjitha rajonet e Kosovës, raporton Telegrafi.

NĂ« urdhĂ«resat tarifore tĂ« shĂ«rbimit pĂ«r vitin 2026, rritje nĂ« tarifa ka nĂ« faturat e KRU “Prishtina”, KRU “Hidroregjioni Jugor” Prizren, KRU “Hidrodrini” PejĂ«, KRU “Mitrovica” MitrovicĂ«, KRU “Gjakova” GjakovĂ«, KRU “Bifurkacioni” Ferizaj, KRU “Hidromorava” Gjilan.

Më poshtë mund të shikoni tarifat e ujit për m3 në këto rajone, për ato shtëpiake dhe për joshtëpiake (komeracial dhe institucional) në vitin 2025 dhe tashmë për vitin 2026

KRU “Prishtina”

2025

Shtëpiake 0.45

Jo-shtëpiake (komercial, institucional) 0.62 cent

2026

Shtëpiake 0.63

Jo shtëpiake 0.82

KRU “Hidroregjioni Jugor” Prizren

2025

Shtëpiake 0.40

Jo-shtëpiake (komercial, institucional) 0.56

2026

Shtëpiake 0.56

Jo-shtëpiake (komercial, institucional)0.73

KRU “Hidrodrini” PejĂ«

Shtëpiake 0.28

Jo-shtëpiake (komercial, institucional) 0.39

2026

Shtëpiake 0.39

Jo-shtëpiake (komercial, institucional) 0.51

KRU “Mitrovica” MitrovicĂ«

2025

Shtëpiake 0.39

Jo-shtëpiake (komercial, institucional 0.55

2026

Shtëpiake 0.53

Jo-shtëpiake

2025

(komercial, institucional 0.69

KRU “Gjakova” GjakovĂ«

2025

Shtëpiake 0.39

Jo-shtëpiake (komercial, institucional 0.55

2026

Shtëpiake 0.52

Jo-shtëpiake (komercial, institucional 0.67

KRU “Bifurkacioni” Ferizaj

2025

Shtëpiake 0.39

Jo-shtëpiake (komercial, institucional) 0.54

2026

Shtëpiake 0.53

Jo-shtëpiake (komercial, institucional) 0.69

KRU “Hidromorava” Gjilan

2025

Shtëpiake 0.39

Jo-shtëpiake (komercial, institucional) 0.55

2026

Shtëpiake 0.54

Jo-shtëpiake (komercial, institucional) 0.71

Moti i keq, trageti futet në portin e Vlorës me ndihmën e rimorkiatorëve



Kushtet e pafavorshme atmosferike dhe vështirësi janë regjistruar në Portin e Vlorës.

Trageti “European Star” ka arritur tĂ« hyjĂ« nĂ« kalatĂ« e portit me ndihmĂ«n e rimorkiatorĂ«ve, dhe kjo ka bĂ«rĂ« tĂ« mundur ankorimin e sigurt tĂ« mjetit lundrues.

Sipas njoftimit zyrtar, trageti pritet të nisë drejt Italisë, ndërsa procesi i imbarkimit do të fillojë menjëherë, raporton euronews.al

Rreth 1000 pasagjerë pritet të udhëtojnë me këtë linjë.

Ndërkohë, kompania bën me dije se gjatë ditës së nesërme do të njoftojë pasagjerët për çdo ndryshim të mundshëm të orarit të lundrimit, pasi parashikimet meteorologjike tregojnë për përkeqësim të mëtejshëm të kushteve të motit.

Verifikimi i rezultateve të subjekteve politike dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë, KQZ jep të dhënat e fundit



Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bën të ditur se gjatë ditës së sotme në QKN e Prishtinës pritet të përfundojë verifikimi i rezultateve të subjekteve politike nga formularë e plotësuar në vendvotime dhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë.

KQZ thekson se deri në orën 10:00 të ditës së sotme, në platformën për rezultate të KQZ-së janë procesuar 2,536 nga 2,557 vendvotime apo 99.18% e vendvotimeve, në të cilat u zhvillua procesi i rregullt i votimit më 28 dhjetor 2025.

Në përgjithësi, procesi në QKN, nga 29 dhjetor 2025 deri më 2 janar 2026, është përmbyllur në 37 komuna: Mamushë, Shtërpcë, Junik, Hani i Elezit, Kllokot, Partesh, Mitrovicë e Veriut, Novobërdë, Zveçan, Viti, Zubin Potok, Ranillug, Dragash, Istog, Obiliq, Gllogoc, Deçan, Shtime, Klinë, Kamenicë, Fushë Kosovë, Leposaviq, Graçanicë, Vushtrri, Rahovec, Skenderaj, Kaçanik, Mitrovicë e Jugut, Gjakovë, Malishevë, Lipjan, Suharekë, Pejë, Prizren, Podujevë, Gjilan dhe Ferizaj. /Telegrafi/


Parandalohet ngjarja e mundshme kriminale në Vlorë, të shtëna në ajër gjatë një konflikti - arrestohen dy të rinj



ËshtĂ« parandaluar njĂ« ngjarje e mundshme kriminale me pasoja pĂ«r jetĂ«n, falĂ« reagimit tĂ« menjĂ«hershĂ«m tĂ« PolicisĂ«.

Kështu thuhet në njoftimin e Policisë së Shtetit, lidhur me një rast në Vlorë, gjersa Policia njofton se janë vënë në pranga dy të rinj, njëri prej të cilëve qëlloi me armë zjarri në ajër gjatë një konflikti.

“ShĂ«rbimet e Komisariatit tĂ« PolicisĂ« VlorĂ«, pas marrjes sĂ« njoftimit se nĂ« ambientet e jashtme tĂ« njĂ« lokali disa persona po konfliktoheshin dhe se njĂ«ri prej tyre kishte armĂ« zjarri, ndĂ«rhynĂ« menjĂ«herĂ« pĂ«r parandalimin e pĂ«rshkallĂ«zimit tĂ« konfliktit, duke arrestuar 2 autorĂ«t, konkretisht shtetasit A. H., 19 vjeç, banues nĂ« VlorĂ« dhe M. A., 25 vjeç, banues nĂ« Orikum”, thuhet nĂ« njoftim.

Policia tutje njofton se arrestimi i tyre u bĂ« pasi, nĂ« lagjen “Uji i FtohtĂ«â€, VlorĂ«, nĂ« ambientet e jashtme tĂ« njĂ« lokali, gjatĂ« njĂ« konflikti fizik midis dy shtetasve tĂ« mĂ«sipĂ«rm dhe disa personave tĂ« tjerĂ«, shtetasi M. A. ka marrĂ« armĂ«n e zjarrit pistoletĂ« nga shoku i tij, shtetasi A. H., dhe ka qĂ«lluar njĂ« herĂ« nĂ« ajĂ«r.

“FalĂ« ndĂ«rhyrjes sĂ« menjĂ«hershme tĂ« shĂ«rbimeve tĂ« patrullĂ«s, u bĂ« e mundur neutralizimi dhe kapja e dy shtetasve, si dhe gjetja dhe sekuestrimi i armĂ«s sĂ« zjarrit pistoletĂ«â€, thuhet nĂ« njoftim

Materialet procedurale iu referuan ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« ShkallĂ«s sĂ« ParĂ« tĂ« Juridiksionit tĂ« PĂ«rgjithshĂ«m VlorĂ«, pĂ«r veprat penale “Prishja e qetĂ«sisĂ« publike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armĂ«ve, armĂ«ve shpĂ«rthyese dhe municionit”. /Telegrafi/


I shpallur në kërkim nga autoritetet e Kosovës, arrestohet 34-vjeçari në Cërrik



Policia e Shtetit ka bërë të ditur se kanë arrestuar 34 vjeçarin A.S banues në Cërrik, pasi i njëjti kërkohet nga autoritetet e Kosovës për veprimtari kriminale.

Në njoftim thuhet se në vijim të punës për lokalizimin, kapjen dhe ndalimin e shtetasve të shpallur në kërkim, Seksioni për Hetimin e Narkotikëve i DVP Elbasan, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Cërrik, lokalizuan, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimin në Kosovë, shtetasin A. S., 34 vjeç, banues në Cërrik.

“Ky shtetas ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar, pasi Gjykata Themelore e PejĂ«s i ka caktuar masĂ«n e sigurisĂ« ‘Arrest nĂ« burg’, pĂ«r veprat penale ‘Kultivimi i narkotikĂ«ve’ dhe ‘Prodhimi dhe shitje e narkotikĂ«ve’. Interpol Tirana, nĂ« bashkĂ«punim me autoritetet kosovare, kreu procedurat pĂ«r ekstradimin e 34-vjeçarit”, thuhet nĂ« njoftim. /Telegrafi/

Dhunë në familje edhe në fillim vit - babë e bir të dehur sulmojnë njëri tjetrin, burri gruan, vëllai-vëllain



Në Policinë e Kosovës edhe në këtë fillim vit janë raportuar disa raste të dhunës në familje, ku burrat sulmuan gratë, vajza ushtroi dhunë psikike ndaj nënës, vëllai dhunë fizike ndaj vëllait, kanosje e raste tjera.

Rastet kanë ndodhur në Graçanicë, Lipjan, Rahovec, Malishevë, Gjakovë e Mitrovicë.

Rastet e dhunës të raportuara në Polici:

GraçanicĂ« 02.01.2026 – 03:30. ËshtĂ« arrestuar i dyshuari mashkull me shtetĂ«si Gjermane, pasi qĂ« i njĂ«jti nĂ«n ndikim tĂ« alkoolit ka sulmuar bashkĂ«shorten e tij viktimĂ«n femĂ«r me shtetĂ«si Gjermane. Viktima ka pranuar tretman mjekĂ«sor. Me vendim tĂ« prokurorit i dyshuari Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje deri nĂ« kĂ«ndellje.

Lipjan 02.01.2026 - 11:00. ËshtĂ« arrestuar e dyshuara femĂ«r kosovare, pasi qĂ« e njĂ«jta ka ushtruar dhunĂ« psikike ndaj nĂ«nĂ«s se saj. Me vendim tĂ« prokurorit e dyshuara Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje.

Lipjan 02.01.2026 – 11:45. ËshtĂ« arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qĂ« i njĂ«jti ka ushtruar dhunĂ« ndaj vĂ«llait tĂ« tij. Me vendim tĂ« prokurorit i dyshuari Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje.

Rahovec 02.01.2026 – 01:07. JanĂ« arrestuar dy tĂ« dyshuar meshkuj kosovarĂ« (babĂ« e bir), pasi qĂ« tĂ« njĂ«jtit nĂ«n ndikim tĂ« alkoolit janĂ« pĂ«rleshur fizikisht me njĂ«ri-tjetrin. Me vendim tĂ« prokurorit tĂ« dyshuarit janĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje.

MalishevĂ« 02.01.2026 – 16:30. ËshtĂ« raportuar se viktimĂ«n femĂ«r kosovare, e ka kanosur pĂ«rmes telefonit i fejuari i saj mashkull kosovar. I dyshuari Ă«shtĂ« arrestuar dhe me vendim tĂ« prokurorit Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje.

GjakovĂ« 01.01.2026 – 22:00. MĂ« 02.01.2026 lidhur me rastin Ă«shtĂ« arrestuari dyshuari mashkull kosovar (i mitur), pasi i njĂ«jti kishte sulmuar fizikisht vĂ«llain e tij. I dyshuari me vendim tĂ« prokurorit Ă«shtĂ« dĂ«rguar nĂ« mbajtje pĂ«r 24 orĂ«.

MitrovicĂ« 02.01.2026 – 16:10. ËshtĂ« raportuar se nĂ« rast janĂ« pĂ«rfshirĂ« i dyshuari mashkull kosovar dhe viktima femĂ«r kosovare, tĂ« cilĂ«t kanĂ« raporte bashkĂ«jetese mes vete. Viktima ka pranuar tretman mjekĂ«sor, ndĂ«rsa i dyshuari Ă«shtĂ« arrestuar dhe pas intervistimit me vendim tĂ« prokurorit Ă«shtĂ« liruar nĂ« procedurĂ« tĂ« rregullt.

​Rekord ankesash ndaj policisĂ«, rreth 2500 raste brenda njĂ« viti



Gjatë vitit të kaluar ka pasur rekord të numrit të ankesave ndaj zyrtarëve policor. Në Inspektoratin Policor të Kosovës (IPK), qytetarët kanë dorëzuar rreth 2500 ankesa, nga të cilat rreth 700 janë trajtuar si raste për hetim penal.

Ndërkohë, gjatë vitit 2025, numri i ankesave ka shënuar rritje mbi 22 për qind, derisa për 120 zyrtarë policorë janë rekomanduar masa të suspendimit.

Kryeshefi ekzekutiv i IPK-së, Kushtrim Hodaj, në një intervistë për KosovaPress, bën të ditur se për rreth 200 raste janë drejtuar në prokuroritë kompetente, qoftë përmes kallëzimeve penale apo raporteve informuese.

Sipas tij, numri i ankesave ndaj Policisë së Kosovës ka shënuar rritje nga viti në vit.

“Vitin qĂ« shkoi ka qenĂ« njĂ« vit jashtĂ«zakonisht i ngarkuar pĂ«r Inspektoratin Policor tĂ« KosovĂ«s. Kemi pranuar njĂ« numĂ«r jashtĂ«zakonisht tĂ« madh tĂ« ankesave tĂ« qytetarĂ«ve ndaj punĂ«s sĂ« policisĂ« dhe tĂ« gjitha ato ankesa janĂ« trajtuar me profesionalizĂ«m nga ana e Inspektoratit Policor tĂ« KosovĂ«s. Kemi pasur njĂ« ngritje tĂ« numrit tĂ« ankesave nga viti nĂ« vit, kĂ«to dy-tre vitet e fundit dhe kĂ«tĂ« vit kemi arritur tĂ« pranojmĂ« dhe tĂ« trajtojmĂ« rreth 2500 ankesa, qĂ« Ă«shtĂ« numri rekord qĂ« nga themelimi i Inspektoratit Policor tĂ« KosovĂ«s... NĂ« vitin qĂ« shkoi, kemi pasur 20% rritje nĂ« raport me vitin paraprak. DomethĂ«nĂ« nĂ« vitin 2024 kemi pasur 20% mĂ« shumĂ« ankesa sesa nĂ« vitin 2023 dhe vitin qĂ« shkoi kemi pasur mbi 22% mĂ« shumĂ« sesa vitin 2024. QĂ« i bie nĂ«se i marrim dy vite bashkĂ«, Ă«shtĂ« rreth 40% rritje gjatĂ« kĂ«tyre dy, dy viteve tĂ« fundit”, deklaron ai.

Sipas Hodajt, ky numër i madh i ankesave reflekton rritjen e vetëdijesimit dhe besimit të qytetarëve ndaj IPK-së. Si rezultat i hetimeve, janë rekomanduar edhe masa suspendimi për një numër të konsiderueshëm të zyrtarëve policorë.

“NĂ« kĂ«tĂ« numrin rreth 2500 qĂ« Ă«shtĂ« totali, diku rreth 700 janĂ« ndarĂ« pĂ«r hetim penal nĂ« departamentin e hetimeve nĂ« kuadĂ«r tĂ« Inspektoratit Policor. Dhe pastaj edhe aty pas hetimeve preliminare dhe pas konsultave me prokurorĂ«, disa prej tyre prapĂ« pas hetimeve preliminare prapĂ« janĂ« kthyer pĂ«r hetim administrativ dhe njĂ« pjesĂ« Ă«shtĂ« mbetur qĂ« tĂ« vazhdojnĂ« procedurat hetimore nĂ« aspekt penal.

Kemi drejtuar nĂ« prokuroritĂ« pĂ«rgjegjĂ«se, prokuroritĂ« themelore dhe nĂ« ProkurorinĂ« Speciale rreth 200 raste ndaj zyrtarĂ«ve policorĂ«, nĂ« tĂ« cilat ne mendojmĂ« se ka pasur elemente, qoftĂ« me kallĂ«zim penal, qoftĂ« me raport informuese pĂ«r prokuroritĂ«. Si rezultat i kĂ«tyre hetimeve penale, ne kemi rekomanduar suspendimin pĂ«r interes tĂ« hetimit tĂ« rreth 120 zyrtarĂ«ve policorĂ« gjatĂ« vitit qĂ« shkoi dhe qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« numĂ«r gjithashtu mĂ« i lartĂ« sesa nĂ« vitin paraprak. Dhe janĂ« njĂ« numĂ«r i konsiderueshĂ«m edhe i masave tĂ« tjera, transfereve nĂ« vendet e punĂ«s dhe raporte tĂ« veçanta qĂ« dĂ«rgohen nĂ« prokuroritĂ« kompetente”, shton ai nĂ« intervistĂ«n pĂ«r KosovaPress.

Ankesat më të shpeshta të qytetarëve, sipas Hodajt, lidhen me gjobat në trafik dhe keqtrajtimin gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare.

“NjĂ« pjesĂ« e madhe [e ankesave] Ă«shtĂ« pĂ«r shkak tĂ« ankesave qĂ« lidhen me kundĂ«rvajtjet, me gjobat nĂ« trafik, e qĂ« kĂ«to nuk pĂ«rbĂ«jnĂ« elemente penale qĂ« ne t'i trajtojmĂ«. ËshtĂ« kjo pjesa e numrit tĂ« madh tĂ« ankesave qĂ« i kthejmĂ« nĂ« polici. Pastaj janĂ« ankesat qĂ« lidhen me keqtrajtim gjatĂ« ushtrimit tĂ« detyrĂ«s zyrtare, me incidente ku zyrtarĂ«t dhe qytetarĂ«t, domethĂ«nĂ«, arrijnĂ« nĂ« pĂ«rleshje apo nĂ« shkaktim tĂ« lĂ«ndimeve tĂ« qytetarĂ«ve, tejkalimi i autorizimeve policore. JanĂ« raste qĂ« lidhen me keqpĂ«rdorim tĂ« detyrĂ«s zyrtare, qĂ« lidhen edhe me ryshfetin, por jo vetĂ«m marrjen e ryshfetit si vepĂ«r e veçantĂ«, por nĂ« pĂ«rgjithĂ«si tejkalimin e autorizimeve nĂ« favor apo nĂ« dĂ«m tĂ« njĂ« pale tjetĂ«r. Ka pastaj ankesa pĂ«r neglizhencĂ«, ka ankesa tĂ« qytetarĂ«ve qĂ« raportimet e tyre nĂ« stacionet policore nuk e kanĂ« marrĂ« trajtimin e duhur nga njĂ«sitĂ« pĂ«rkatĂ«se”, shprehet ai.

Hodaj shton se IPK-ja ka iniciuar hetime edhe mbi bazën e raportimeve mediale, përveç ankesave të drejtpërdrejta nga qytetarët. Me rritjen e numrit të ankesave, sipas tij, është rritur proporcionalisht edhe numri i zyrtarëve policorë të proceduar penalisht.

“Proporcionalisht rritet edhe numri i zyrtarĂ«ve qĂ« ne i procedojmĂ« penalisht, po edhe numri i rekomandimeve qĂ« kemi dhĂ«nĂ« pĂ«r suspendim pĂ«r shkak tĂ« hetimit, pĂ«r shkak se ne rekomandojmĂ« suspendime vetĂ«m gjatĂ« fazĂ«s sĂ« hetimit. Masa disiplinore finale jepet pastaj nĂ« proces disiplinor pas marrjes sĂ« epilogut tĂ« rastit, qoftĂ« nĂ« procedurĂ« penale, qoftĂ« nĂ« komision disiplinor. Por, rekomandimet qĂ« bĂ«hen nga inspektorati pĂ«r interes tĂ« hetimit, me qĂ«llimin qĂ« mos me penguar procesin hetimor dhe nĂ«se qĂ«ndrimi, konsiderohet se qĂ«ndrimi i zyrtarit nĂ« atĂ« pozitĂ« e ulĂ« besimin e publikut tek policia, atĂ«herĂ« ne rekomandojmĂ« suspendimin dhe ky numĂ«r Ă«shtĂ« rritur edhe gjatĂ« vitit qĂ« shkoi, Ă«shtĂ« rritur edhe numri i suspendimeve”, thotĂ« ai.

Duke folur për ankesat nga komunat veriore, Hodaj thotë se ato nuk dallojnë ndjeshëm nga pjesët e tjera të Kosovës.

“Proporcionalisht me numrin e ankesave qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« nga pjesĂ« nĂ« pjesĂ« tĂ« tjera tĂ« KosovĂ«s, nuk Ă«shtĂ« qĂ« ka ndonjĂ« dallim. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, ndoshta ka mĂ« pak ankesa [nĂ« veri] sesa nĂ« rajone tĂ« tjera. JanĂ« numra diku te sillen te rreth 60-70 ankesa qĂ« janĂ« bĂ«rĂ« nĂ« pjesĂ«n veriore. TĂ« gjitha kĂ«to janĂ« trajtuar. Ndoshta numri mĂ« i madh i rasteve qĂ« kemi iniciuar ex-officio pikĂ«risht Ă«shtĂ« nĂ« pjesĂ«n veriore, pĂ«r shkak tĂ« publikimeve qĂ« mund tĂ« ketĂ« incidente tĂ« tilla atje. TĂ« gjitha ato publikime dhe pretendime janĂ« trajtuar dhe trajtohen me shpejtĂ«si nga ana e Inspektoratit Policor. NĂ« rastet kur ka pasur dĂ«shmi dhe ku kemi arritur tĂ« dokumentojmĂ« shkeljen, sigurisht janĂ« marrĂ« masa dhe atje, por njĂ« pjesĂ« e konsiderueshme nuk kanĂ« arritur tĂ« dokumentohen pretendimet e qoftĂ« tĂ« qytetarĂ«ve, qoftĂ« tĂ« disa organizatave joqeveritare tĂ« cilat janĂ« mĂ« aktive nĂ« atĂ« pjesĂ« tĂ« KosovĂ«s. MirĂ«po nuk ka diçka tĂ« jashtĂ«zakonshme. DomethĂ«nĂ« Ă«shtĂ« numĂ«r nĂ« kuadĂ«r tĂ« mesatares sĂ« pĂ«rgjithshme apo edhe nĂ«n mesataren e pĂ«rgjithshme tĂ« ankesave”, pĂ«rfundon ai.

Kryeshefi i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj bën të ditur se institucioni që ai drejton synon digjitalizimin e sistemit të menaxhimit të rasteve, gjë që, sipas tij, do ta lehtësonte ndjeshëm punën.

Po ashtu, IPK-ja është në proces të përfundimit të rregullativës dhe akteve nënligjore që do të mundësojnë rritjen e numrit të inspektorëve.

Në një autolarje dëmtoi aparatin elektrike dhe vodhi rreth 3 mijë euro, arrestohet i dyshuari në Prishtinë




Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të vjedhjes në Prishtinë, gjersa i dyshuari është arrestuar.

Rasti ka ndodhur nĂ« rrugĂ«n “Rruga e PejĂ«s” nĂ« PrishtinĂ«, tĂ« premten nĂ« ora 07:40.

“ËshtĂ« arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi qĂ« i njĂ«jti nĂ« njĂ« autolarje ka dĂ«mtuar aparatin elektronik dhe kishte vjedhur para metalike nĂ« vlerĂ« rreth 3000€”, thuhet nĂ« raport.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /Telegrafi/

❌