❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Qeveria venezueliane gati të lirojë të burgosurit politik, presidenti i Kongresit të vendit: Duam unitet kombëtar

Presidenti i Kongresit venezuelian, Jorge Rodriguez, tha sot se qeveria ka vendosur tĂ« lirojĂ« njĂ« “numĂ«r tĂ« konsiderueshĂ«m” tĂ« burgosurish politikĂ« nĂ« orĂ«t nĂ« vijim, si venezuelianĂ« ashtu edhe tĂ« huaj, me qĂ«llim qĂ« tĂ« “kontribuojĂ« nĂ« pĂ«rpjekjet pĂ«r unitet kombĂ«tar”.

Lirimet, një kërkesë e përsëritur nga opozita e vendit, përbëjnë një gjest paqeje, tha Rodriguez, duke shtuar se veprimi është i njëanshëm dhe nuk është rënë dakord me asnjë palë tjetër.

“Qeveri, sĂ« bashku me institucionet shtetĂ«rore, ka vendosur tĂ« lirojĂ« njĂ« numĂ«r tĂ« konsiderueshĂ«m venezuelianĂ«sh dhe tĂ« huajsh, dhe kĂ«to procese lirimi po ndodhin tani”, tha Rodriguez nĂ« njĂ« video tĂ« transmetuar nĂ« kanalin publik lokal TeleSur. Ai tha se lirimi ishte njĂ« “gjest i qeverisĂ«, me njĂ« qĂ«llim pĂ«r tĂ« ndjekur paqen”.

Anëtarët e administratës Trump u kanë thënë ligjvënësve amerikanë se ia kanë bërë të qartë Venezuelës se duhet të lirojë të burgosurit politikë.

The post Qeveria venezueliane gati të lirojë të burgosurit politik, presidenti i Kongresit të vendit: Duam unitet kombëtar appeared first on Gazeta Si.

Macron dorëzohet përballë protestave të fermerëve: Do votojmë kundër marrëveshjes tregtare BE-Mercosur

Presidenti francez Emmanuel Macron tha të enjten se Franca do të votojë kundër marrëveshjes tregtare të Bashkimit Europian me bllokun Mercosur, një ditë para një votimi përfundimtar nga shtetet anëtare.

Ai tha se qëndrimi bazohej në refuzimin unanim të marrëveshjes nga parlamenti francez pas më shumë se 25 vjet negociatash.

Njoftimi erdhi ndërsa fermerët dolën në rrugët e Parisit në numër të madh për të protestuar si kundër marrëveshjes BE-Mercosur ashtu edhe kundër politikës bujqësore të qeverisë. Ata mbushën pjesët qendrore të qytetit me traktorë, duke shprehur kundërshtimin e tyre të fortë.

Rreth 20 traktorë arritën në Kullën Eiffel dhe Harkun e Triumfit, ndërsa grupe të tjera bllokuan rrugët kryesore. Policia mbajti një qëndrim të qetë për të shmangur incidentet, ndërsa presidentja e Parlamentit Francez, Yael Brown-Pivet, pritet të takohet me përfaqësues të sindikatave bujqësore.

The post Macron dorëzohet përballë protestave të fermerëve: Do votojmë kundër marrëveshjes tregtare BE-Mercosur appeared first on Gazeta Si.

TiranĂ«/ Zjarr masiv nĂ« tregun e rrobave tĂ« pĂ«rdorura tĂ« ‘5 majit’ (video)

ËshtĂ« pĂ«rfshirĂ« nga flakĂ« masive tregu i rrobave tĂ« pĂ«rdorura qĂ« ndodhet pranĂ« rrugĂ«s 5 maji nĂ« TiranĂ«.

Paraprakisht mësohet se nuk ka persona të lënduar, ndërsa ka pasoja të mëdha materiale.

Ndërkohë ende nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit.

Fillimisht dyshohet ka marrë flakë një kapanon dhe më pas zjarri është përhapur në të gjithë tregun. Gjithë zona është e mbuluar me kabuj elektrikë, duke e bërë situatën tepër të rrezikshme. Për këtë arsye, autoritetet kanë ndërprerë energjinë elektrike në zonë.

60 forca policore dhe 11 mjete të shërbimit zjarrfikës janë dërguar në vendngjarje për shuarjen e zjarrit të madh, i cili ka nisur prej më shumë se 1 ore. Për shkak të situatës së vështirë janë kërkuar përforcime nga shërbimet zjarrfikëse të bashkive Vorë, Kamëz dhe Elbasan.

NdĂ«rsa dhjetĂ«ra forca zjarrfikĂ«sve luftojnĂ« pĂ«r tĂ« vĂ«nĂ« nĂ«n kontroll flakĂ«t, pronarĂ«t e bizneseve qĂ« ndodhen brenda tregut por nuk janĂ« pĂ«rfshirĂ« nga flakĂ«t kanĂ« nxjerrĂ« mallrat nga dyqanet pĂ«r t’i shpĂ«tuar.

The post TiranĂ«/ Zjarr masiv nĂ« tregun e rrobave tĂ« pĂ«rdorura tĂ« ‘5 majit’ (video) appeared first on Gazeta Si.

Senati amerikan miraton rezolutën që bllokon veprime ushtarake të SHBA në Venezuelë

Nga Gazeta Si- Senati Amerikan miratoi të enjten një rezolutë dypartiake për të parandaluar Donald Trump nga ndërmarrja e veprimeve të mëtejshme ushtarake kundër Venezuelës, pasi ai urdhëroi një bastisje në fundjavë për të kapur presidentin e atij vendi, Nicolas Maduro, pa i dhënë Kongresit njoftim paraprak.

Masa u miratua me 52 senatorë pro dhe 47 kundër. Të gjithë demokratët votuan për rezolutën, ashtu si edhe republikanët Rand Paul, Todd Young, Lisa Murkowski, Josh Hawley dhe Susan Collins.

Nëse Senati e miraton masën, ajo do të duhet të miratohet nga Dhoma e Përfaqësuesve dhe të nënshkruhet nga Trump.

Rezoluta pĂ«r fuqitĂ« e luftĂ«s, e paraqitur nga senatori demokrat Tim Kaine, kĂ«rkon qĂ« Trump tĂ« kĂ«rkojĂ« leje para se tĂ« sulmojĂ« ose tĂ« pĂ«rdorĂ« ushtrinĂ« kundĂ«r VenezuelĂ«s. Pas bastisjes sĂ« sĂ« shtunĂ«s qĂ« pa forcat speciale amerikane tĂ« sulmonin kryeqytetin e VenezuelĂ«s, Karakas, dhe tĂ« dĂ«rgonin Maduron nĂ« New York City pĂ«r t’u pĂ«rballur me gjyqin pĂ«r akuzat qĂ« lidhen me “narkoterrorizĂ«m”, presidenti tha se nuk i kishte njoftuar ligjvĂ«nĂ«sit paraprakisht sepse “Kongresi ka tendencĂ« tĂ« rrjedhĂ« informacione”.

Kjo shkaktoi zemërim midis demokratëve dhe disa republikanëve, të cilët argumentuan se bastisja ishte e paligjshme dhe rrezikonte të zhyste Shtetet e Bashkuara në një konflikt të zgjatur.

Ndërsa republikanët në përgjithësi e kishin mbështetur ofensivën për të rrëzuar Maduron, disa kanë shprehur shqetësime se një prani e zgjatur ushtarake në Venezuelë do të kërkonte miratimin e Kongresit, pjesërisht në konkurrencë me kërcënimin e Trump për një angazhim ushtarak të pacaktuar.

Senatori republikan Todd Young tha se njĂ« fushatĂ« e zgjatur ushtarake nĂ« VenezuelĂ«, edhe nĂ«se e paqĂ«llimshme, do tĂ« binte ndesh me qĂ«llimin e Trump pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund ndĂ«rhyrjeve tĂ« huaja.

Donald Trump ka thënë se nuk ka sulme të mëtejshme ndaj Venezuelës, por ato mund të bëhen të nevojshme nëse Presidentja e përkohshme e vendit, Delcy Rodriguez, nuk pranon kërkesat e SHBA-së për qasje në rezervat e mëdha të naftës së Venezuelës.

The post Senati amerikan miraton rezolutën që bllokon veprime ushtarake të SHBA në Venezuelë appeared first on Gazeta Si.

Delegacioni i BE-së reagon për përmbytjet në Shqipëri: Mbështesim popullin shqiptar

Delegacioni i Bashkimit Europian në Tiranë tha sot se po ndjek me shqetësim situatën e përmbytjeve në vendin tonë.

Në një postim në rrjetet sociale, Delegacioni shkruan se Drejtoria e Përgjithshme e BE-së për Mbrojtjen Civile dhe Ndihmën Humanitare (DG ECHO) është në kontakt me autoritetet shqiptare dhe po ndan informacionin dhe pamjet përkatëse nga sateliti Copernicus.

Gjithashtu, në postim thuhet se së bashku me Shtetet Anëtare, Bashkimi Europian është i gatshëm të mbështesë popullin shqiptar për përballimin e kushteve ekstreme atmosferike, përfshirë edhe përmes Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të BE-së.

The post Delegacioni i BE-së reagon për përmbytjet në Shqipëri: Mbështesim popullin shqiptar appeared first on Gazeta Si.

Përmbytjet në Durrës, banorët në protestë, i kërkojnë llogari kryebashkiakes (video)

Nga Gazeta Si- Me thirrjet “DurrĂ«si, skenĂ« e krimit” “shpallni gjendjen e emergjencĂ«s” dhjetĂ«ra banorĂ« kanĂ« protestuar nĂ« rrugĂ«t e DurrĂ«sit kundĂ«r situatĂ«s qĂ« po kalon DurrĂ«si.

Ata e kanë nisur protestën e tyre nga rrethrrotullimi pranë burgut për të vijuar marshimin drejt bashkisë së Durrësit ku dhe ka pasur përplasje pasi disa prej protestuesve kanë tentuar të futen në bashki, duke u ndaluar nga policia.

Sipas protestuesve, përmbytjet janë pasojë e keqmenaxhimit dhe abuzimeve me fondet dhe jo fatkeqësi natyrore dhe sot janë mbledhur për ti kërkuar llogari kryebashkiakes Emiriana Sako për situatën aktuale.

The post Përmbytjet në Durrës, banorët në protestë, i kërkojnë llogari kryebashkiakes (video) appeared first on Gazeta Si.

Shiu përmbyt Durrësin! Prokuroria nis hetim për 3 vepra penale

Nga Gazeta Si- Prej tre ditësh, Durrësi vijon të jetë i përmbytur për shkak të reshjeve të dendura të shiut, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme.

Këtë të enjte është regjistruar edhe viktima e parë nga moti i keq. Një 54-vjeçar u gjet pa shenja jete në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se A. H. është marrë nga rrjedha e ujit pasi kishte dalë për verifikime.

Për përmbytjet në Durrës, Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet.

Hetimet kanĂ« nisur pĂ«r 3 vepra penale, “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s”, “ShkatĂ«rrimi i pronĂ«s me pĂ«rmbytje” dhe “ShkatĂ«rrimi i pronĂ«s nga pakujdesia”.

“Regjistrimi i kĂ«tij procedimi penal erdhi pas situatĂ«s sĂ« krijuar pĂ«rgjatĂ« dy ditĂ«ve ku pĂ«r shkak tĂ« rreshjeve tĂ« vazhdueshme u krijuan problematika reale, tĂ« dukshme pĂ«r personat fizikĂ«, pĂ«r mirĂ«qĂ«nien e tyre por edhe dĂ«me tĂ« konsiderueshme”, informoi Prokuroria e DurrĂ«sit.

Prokuroria thotĂ« se gjendja e krijuar 2 ditĂ« mĂ« parĂ« nga pĂ«rmbytjet, pengoi “zhvillimin normal i aktiviteteve arsimore, shtetĂ«rore, shĂ«ndetĂ«sore, ka krijuar bllokimin e rrugĂ«ve urbane dhe interurbane, pĂ«rmbytjen e banesave dhe vendosjen nĂ« rrezik real tĂ« jetĂ«s sĂ« qytetarĂ«ve, pĂ«rmbytjen e institucionit penitenciar duke vendosur nĂ« gjendje emergjente tĂ« gjithĂ« qarkun” dhe se nĂ« kĂ«to kushte ka tĂ« dhĂ«na tĂ« mjaftueshme dhe tĂ« arsyeshme se jemi pĂ«rpara njĂ« fakti penal.

Gjithashtu, hetimet kanë nisur edhe pas vdekjes së punonjësit të komunales.

“Nga tĂ« dhĂ«nat paraprake ka dyshime qĂ« ai ka humbur jetĂ«n pĂ«r shkak se Ă«shtĂ« marrĂ« nga rrjedhja e ujit e shkaktuar nĂ« vend”, njofton Prokuroria e DurrĂ«sit.

Prokuroria e Durrësit thekson se do të jetë hetimi ai që do të përcaktojë nëse shkaqet e përmbytjes kanë qenë natyrore apo kanë ardhur si pasojë e pakujdesisë apo mospërmbushjes së detyrës nga ana e organeve kompetente shtetërore apo të vetëqeverisjes vendore.

Situata në qarkun e Durrësit mbetet kritike nga përmbytjet, sidomos në Njësitë Administrative Sukth dhe Katund i Ri, ku përmbytja erdhi edhe nga rritja e prurjeve të lumit Erzen, duke rënduar më tej situatën. Emergjencat civile urdhëruan evakuimin e detyrueshëm të banorëve.

The post Shiu përmbyt Durrësin! Prokuroria nis hetim për 3 vepra penale appeared first on Gazeta Si.

Nisin evakuimet në Vlorë dhe Fier (foto)

Kanë nisur evakuimet në fshatrat e Vlorës dhe Fierit pas përmbytjeve masive të shtëpive dhe tokave bujqësore.

Dalja nga shtrati i Lumit Vjosë ka bërë që Emergjencat Civile të urdhërojnë një evakuim të menjëhershëm të banorëve të Novoselës.

Gjithashtu, si pasojë e situatës së krijuar nga përmbytjet, po kryhet evakuimi edhe i banorëve të fshatit Ferras në Fier.

The post Nisin evakuimet në Vlorë dhe Fier (foto) appeared first on Gazeta Si.

Regjistrohet viktima e parë nga moti i keq, gjendet i mbytur 54-vjeçari

Nga Gazeta Si- Një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonën e Plepave, në qytetin e Durrësit.

Në një njoftim paraprak, policia thotë se viktima Astrit Hysenaj, 54 vjeç ishte shpallur i larguar nga shtëpia ditën e martë dhe pas kërkimeve, trupi i tij i pajetë u gjet në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se Hysenaj është marrë nga rrjedha e ujit.

Hysenaj dyshohet se është marrë nga rrjedha e ujit të martën, ditën e përmbytjeve masive në Durrës. Ai punonte pranë ndërmarrjes komunale në plazh dhe dyshohet se ka humbur jetën në krye të detyrës. Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe bashkia e Durrësit.

“Bashkia DurrĂ«s informon se Astrit Hysenaj, mĂ« datĂ« 6 Ă«shtĂ« paraqitur normalisht nĂ« vendin e punĂ«s nĂ« orĂ«n 06:00 dhe ka punuar deri rreth orĂ«s 10:30, kohĂ« nĂ« tĂ« cilĂ«n Ă«shtĂ« larguar nga ambientet e punĂ«s.

Rreth orës 16:00 të së njëjtës datë, familjarët e Hysenajt kanë kontaktuar përgjegjësin e Ndërmarrjes Komunale për të marrë informacion, pasi ai nuk ishte kthyer në banesë. Pasi janë njoftuar se ai është larguar nga puna, familjarët kanë njoftuar policinë.

Prej 3 ditësh, vendi ynë është pushtuar nga reshjet intensive të shiut, duke përmbytur shtëpi, rrugë dhe toka bujqësore.

The post Regjistrohet viktima e parë nga moti i keq, gjendet i mbytur 54-vjeçari appeared first on Gazeta Si.

Greqia e ‘paralizuar’ nga protestat, aksi KakavijĂ«-JaninĂ« i pakalueshĂ«m pĂ«r 48 orĂ«

Për shkak të protestës që zhvillojnë fermerët në Greqi, aksi rrugor Kakavijë-Janinë nuk do të jetë funksional për qarkullimin e automjeteve për 48 orë duke filluar nga ora 12:00 (me orën greke) ditën e sotme.

Policia e kufitare e Kakavijës njofton se do të lejohet vetëm qarkullimi i mjeteve për emergjenca shëndetësore.

“Aksi rrugor KakavijĂ«-JaninĂ«, nĂ« kryqĂ«zimin e fshatit Kallpaq, do tĂ« jetĂ« i bllokuar pĂ«r shkak tĂ« protestĂ«s qĂ« do tĂ« zhvillojnĂ« fermerĂ«t. Do tĂ« lejohen tĂ« qarkullojnĂ« vetĂ«m automjetet qĂ« do tĂ« kenĂ« emergjenca shĂ«ndetĂ«sore”, thuhet nĂ« njoftimin e policisĂ«.

Protestat e fermerëve nisën në fund të nëntorit për vonesat me dhënien e subvencioneve të BE-së pas një skandali korrupsioni. Ata janë të vendosur të vazhdojnë dhe të intensifikojnë protestat e tyre nëse kërkesat nuk u plotësohen nga qeveria.

The post Greqia e ‘paralizuar’ nga protestat, aksi KakavijĂ«-JaninĂ« i pakalueshĂ«m pĂ«r 48 orĂ« appeared first on Gazeta Si.

Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, një person përfundon në spital

Një mjet borëpastrues në rrugën e Arbrit ka shkaktuar një aksident të trefishtë.

Teksa po pastronte dëborën në afërsi të tunelit të Murrizit në anën e Klosit, mjeti borëpastrues goditi një automjet tip Volkswagen që lëvizte në drejtim të Tiranës, i cili më pas u përplas edhe me dy automjete të tjera.

Si pasojë e përplasjes janë lënduar disa persona, ndërsa drejtuesi i mjetit Volkswagen u dërgua në spital për ndihmë të specializuar.

The post Borëpastruesja përplas 3 makina në Rrugën e Arbrit, një person përfundon në spital appeared first on Gazeta Si.

Pas reshjeve të shiut dhe përmbytjeve, në disa qarqe nis dëbora

Pas reshjeve të dendura të shiut dhe përmbytjeve, vendi është përfshirë edhe nga reshje bore.

Reshje dëbore ka pasur në Bajram Curri-Valbonë, Qafë Morinë, Bulqizë, Peshkopi, Kukës, Pukë dhe Theth.

Probleme të shumta janë shënuar në Rrugën e Arbrit ku që prej orës 07:30, si pasojë e reshjeve të dendura të borës në zonën e Tunelit të Murrizit, disa automjete kanë rrëshqitur duke dalë nga rruga.

Situata ka qenë problematike si në krahun e Tiranës, ashtu edhe në krahun e Klosit, ku rruga ka qenë e bllokuar për më shumë se një orë.

Reshje bore ka edhe në Llogara, Korçë-Voskopojë, Boboshticë-Dardhë.

The post Pas reshjeve të shiut dhe përmbytjeve, në disa qarqe nis dëbora appeared first on Gazeta Si.

Studimi i ri tregon ‘zonat blu’, vendet ku njerĂ«zit jetojnĂ« mĂ« gjatĂ«

Nga Gazeta Si- Rajonet e njohura si zona blu janë zona të vërteta ku njerëzit jetojnë më gjatë dhe kanë shumë më tepër gjasa të arrijnë moshën 100 vjeç, sipas një studimi të ri.

TĂ« ashtuquajturat “zona blu” janĂ« rajone ku njerĂ«zit kanĂ« jetĂ«gjatĂ«si jashtĂ«zakonisht tĂ« gjatĂ« dhe ku ka njĂ« pĂ«rqendrim disproporcionalisht tĂ« lartĂ« tĂ« 90 dhe 100 vjeçarĂ«ve.

Termi u shpik pothuajse 20 vjet mĂ« parĂ«, por vitet e fundit vlefshmĂ«ria e kĂ«tyre pretendimeve Ă«shtĂ« sfiduar, me kritikĂ«t qĂ« vĂ«nĂ« nĂ« dyshim se sa tĂ« sakta janĂ« nĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ« moshat e vetĂ«-raportuara. Moshat jashtĂ«zakonisht tĂ« vjetra tĂ« banorĂ«ve tĂ« “zonĂ«s blu”, argumentojnĂ« ata, janĂ« rezultat i mbajtjes sĂ« dobĂ«t tĂ« tĂ« dhĂ«nave ose gabimeve administrative.

Tani, njĂ« hulumtim i ri ka rishqyrtuar tĂ« dhĂ«nat dhe ka konfirmuar se disa nga rajonet e njohura si “zona blu” janĂ« tĂ« vĂ«rteta.

Studimi, i botuar nĂ« ‘The Gerontologist’, vuri nĂ« dukje se kĂ«to zona nuk karakterizoheshin vetĂ«m nga njĂ« numĂ«r jashtĂ«zakonisht i madh i tĂ« moshuarve, por edhe nga shĂ«ndeti dhe energjia e jashtĂ«zakonshme qĂ« shumĂ« prej tyre e ruajnĂ« nĂ« moshĂ« tĂ« shtyrĂ«.

“Pretendimet e jashtĂ«zakonshme nĂ« lidhje me jetĂ«gjatĂ«sinĂ« kĂ«rkojnĂ« prova tĂ« besueshme”, tha Steven N. Austad, bashkautor i studimit dhe drejtor shkencor nĂ« FederatĂ«n Amerikane pĂ«r KĂ«rkime mbi Plakjen.

Sipas autorĂ«ve tĂ« studimit, pĂ«r t’u pĂ«rcaktuar si njĂ« zonĂ« blu, njĂ« vend duhet tĂ« jetĂ« i pĂ«rcaktuar gjeografikisht, me njĂ« pĂ«rqendrim tĂ« lartĂ« tĂ« njerĂ«zve qĂ« jetojnĂ« tĂ« paktĂ«n 90 vjeç gjatĂ« 150 viteve tĂ« fundit, dhe tĂ« dhĂ«na qĂ« mund tĂ« vĂ«rtetojnĂ« certifikatat e lindjes dhe tĂ« vdekjes.

Shëndeti i mirë i zgjatur është gjithashtu një vëzhgim i rëndësishëm, shtuan ata, veçanërisht në një kohë kur morbiditeti në jetën e mëvonshme duket se po zgjerohet në shumë pjesë të botës.

Ndërsa gjenetika mund të luajë një rol, hulumtimi gjithnjë e më shumë drejton stilin e jetës, dietën, aktivitetin fizik dhe lidhjen sociale si kontribues qendrorë në jetëgjatësinë me shkallë të ulët të sëmundjeve kronike.

“Validimi i zonave blu, ne besojmĂ«, Ă«shtĂ« i rĂ«ndĂ«sishĂ«m sepse ka mĂ«sime tĂ« vlefshme pĂ«r t’u mĂ«suar dhe frymĂ«zim pĂ«r t’u mbledhur nga stilet e jetesĂ«s qĂ« lehtĂ«sojnĂ« jetĂ« tĂ« gjata dhe tĂ« shĂ«ndetshme”, shkruan studiuesit.

“Dokumentimi i zhdukjes sĂ« zonave blu mund tĂ« jetĂ« po aq informues nĂ« lidhje me faktorĂ«t e stilit tĂ« jetĂ«s qĂ« lidhen me shĂ«ndetin mĂ« tĂ« keq nĂ« jetĂ«n e mĂ«vonshme.”

Kjo analizë e re konfirmon dy zona gjeografike ku verifikimi i moshës mbështet emërtimin e tyre si zona blu. Ajo gjithashtu rishikon dy vende të tjera që dikur plotësonin kriteret, por nuk mund të klasifikohen më si të tilla.

Cilat ‘zona blu’ janĂ« konfirmuar nga shkenca?

Sardenja, Itali

Zona blu e Sardenjës ndodhet në gjashtë fshatra në pjesën qendrore-lindore të ishullit, një rajon i quajtur Ogliastra.

Këtu, përqindja e 100 vjeçarëve midis njerëzve të lindur midis viteve 1880 dhe 1900 ishte afërsisht pesë herë më e lartë se në pjesën tjetër të Europës dhe tre herë më e lartë se në Sardenjë në tërësi. Ky përqindje është rritur vetëm që nga analiza origjinale.

Ndërsa globalisht më shumë gra se burra arrijnë moshën 100 vjeçare, në këtë pjesë të ishullit, përqindja është afërsisht e barabartë.

Në zonën blu të ishullit, studiuesit vërtetuan moshën e cdo personi mbi 90 vjeç duke kontrolluar arkivat civile dhe kishtare, si dhe duke rindërtuar pemën familjare për të përjashtuar gabimet ose ndërrimet e identitetit.

Ikaria, Greqi

Ikaria është një ishull i vogël grek në detin Egje, me një popullsi prej rreth 8,000 banorësh.

Kur u identifikua për herë të parë si një zonë blu në vitin 2009, përqindja e banorëve të moshës 90 vjec e lart ishte rreth tre herë më e lartë se mesatarja kombëtare dhe anketat konfirmuan një numër të lartë 90-vjeçarësh dhe 100-vjeçarësh në ishull.

Zonat blu që nuk janë më të tilla

Okinawa, Japoni

Në vitin 1976, u raportua për herë të parë se ishulli japonez kishte një përqindje të 100-vjeçarëve shtatë herë më të lartë se pjesa tjetër e vendit.

Por popullsia e Okinaëa-s, e cila në vitin 1999 u konfirmua se përfshinte njerëzit me jetëgjatësinë më të madhe në botë, nuk i plotëson më kërkesat e zonës blu, zbuluan studiuesit.

Vetëm grupmoshat e lindura para vitit 1940 i plotësonin kriteret; deri në vitin 2006, shkalla e 100-vjeçarëve kishte rënë vetëm në rreth dyfishin e asaj të pjesës tjetër të Japonisë.

Që kur u caktua për herë të parë si një zonë blu, luftërat dhe rritja masive e lëvizjeve brenda vendit, pjesa më e madhe e të cilave lidhet me praninë e gjatë ushtarake të Shteteve të Bashkuara në ishull, duket se kanë dëmtuar shëndetin e banorëve të ishullit, raportoi studimi.

Nicoya, Kosta Rika

Nicoya është një tjetër zonë blu që duket se po zvogëlohet. Ajo u përcaktua nga burra të lindur para vitit 1930, shumë prej të cilëve jetuan deri në moshën 100 vjeç. Por ata që lindin më pas kanë më pak gjasa të bëhen 100-vjeçarë, për arsye që janë ende të paqarta, sipas studimit.

Deri në vitin 2010, analizat e reja zbuluan se zona origjinale blu e Nicoya-s ishte zvogëluar në rreth një të katërtën e madhësisë së saj origjinale, ndërsa një zonë e re me jetëgjatësi të jashtëzakonshme ishte shfaqur në tre provinca në Kosta Rikën veriore, pranë kufirit nikaraguaian.

Karakteristikat e përbashkëta dhe zonat e reja blu

NjĂ« temĂ« e pĂ«rbashkĂ«t e katĂ«r zonave klasike blu Ă«shtĂ« izolimi, tregoi studimi. Sardenja, Ikaria dhe OkinaĂ«a zĂ«nĂ« ishuj tĂ« tĂ«rĂ«, ose pjesĂ« tĂ« mĂ«dha ishujsh, ndĂ«rsa Nicoya shtrihet nĂ« njĂ« gadishull qĂ« deri vonĂ« ishte i vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’u arritur.

Sipas studiuesve, ky izolim relativ ka lejuar në secilin rast që zona të zhvillojë gjuhën ose dialektin e vet, si dhe veçantinë e mundshme kulturore dhe gjenetike.

Studiuesit jo vetëm që zbuluan se si disa nga këto zona tkurren, por ata gjithashtu nxorën në pah zona të reja blu që po shfaqen.

Rajonet kandidate në Holandë, Kinë dhe ishullin e Karaibeve Martinikë aktualisht po kalojnë validimin përpara se të pranohen gjerësisht si zona të reja blu moderne.

The post Studimi i ri tregon ‘zonat blu’, vendet ku njerĂ«zit jetojnĂ« mĂ« gjatĂ« appeared first on Gazeta Si.

Gjashtë persona humbin jetën ndërsa bora, akulli dhe temperaturat e ulëta shkaktojnë kaos në Europë

Gjashtë persona kanë vdekur ndërsa bora, akulli dhe temperaturat e ulëta vazhdojnë të shkaktojnë kaos në pjesë të Europës.

Autoritetet në rajonin Landes të Francës jugperëndimore thanë se tre persona vdiqën dhe 15 u plagosën në aksidente rrugore të martën, ndërsa dy të tjerë u vranë në aksidente në zonën e Parisit. Një shofer vdiq në spital të hënën në mbrëmje pasi u përplas në lumin Marne dhe një tjetër ndërroi jetë pas një përplasjeje me një automjet të rëndë mallrash në lindje të kryeqytetit francez.

Në kryeqytetin boshnjak të Sarajevës, një grua vdiq të hënën pasi një degë peme e mbuluar nga bora i ra mbi kokë.

Shumë fluturime janë anuluar nga dy aeroportet kryesore të Parisit, Roissy-Charles de Gaulle dhe Orly, herët të mërkurën për të lejuar ekipet tokësore të pastrojnë borën nga pistat dhe aeroplanët që shkrijnë akullin.

Në Holandë, qindra fluturime u anuluan në aeroportin Schiphol të Amsterdamit, ndërsa stafi punoi për të pastruar pistat dhe për të shkrirë akullin e aeroplanëve. Udhëtarët e trenave në vend u përballën me kaos pasi shërbimet e brendshme u pezulluan herët të martën për shkak të një ndërprerjeje të IT-së, duke përkeqësuar ndërprerjen e shkaktuar nga moti.

Temperaturat e ngrirjes kanë përfshirë pjesën më të madhe të Europës, me termometrin që ra nën -10C në Gjermaninë jugore dhe lindore të martën. Meteorologët gjermanë kanë parashikuar një stuhi në vend të premten, me reshje të dendura dëbore të pritshme në veri dhe lindje.

Në Britani, temperaturat ranë në -12.5C gjatë natës, me dëborën që prishi udhëtimin hekurudhor, rrugor dhe ajror dhe duke detyruar mbylljen e qindra shkollave në rajonet veriore.

Temperaturat në zonat e ulëta të Italisë veriore kanë rënë nën zero, me dëborë në zonat me lartësi mesatare deri të ulët të Emilia-Romagna, Marche dhe Toscana.

Rajonet qendrore dhe jugore në Itali përjetuan erëra të lehta që sollën shira të rrëmbyeshëm. Shirat e pandërprera në Romë kanë fryrë brigjet e lumit Tiber, duke e zbehur bekimin e Epifanisë nga Papa Leo në Sheshin e Shën Pjetrit, i cili ishte vetëm pjesërisht i mbushur pasi mijëra njerëz u mblodhën nën çadra.

Roberto Gualtieri, kryetari i bashkisĂ« sĂ« RomĂ«s, lĂ«shoi ​​njĂ« urdhĂ«resĂ« pĂ«r tĂ« martĂ«n duke kufizuar aksesin publik nĂ« parqe dhe zona tĂ« tjera nĂ« rrezik nga rĂ«nia e pemĂ«ve dhe pĂ«rmbytjet. Dy pisha tĂ« mĂ«dha kanĂ« rĂ«nĂ« ditĂ«t e fundit pĂ«r shkak tĂ« motit tĂ« keq nĂ« kryeqytetin italian, njĂ«ra nĂ« Via dei Fori Imperiali, afĂ«r Koloseut, tjetra nĂ« Via Appia Nuova.

Reshje të dendura dëbore dhe shiu kanë përfshirë vendet e Ballkanit, duke fryrë lumenjtë dhe duke shkaktuar probleme në trafik dhe duke ndërprerë furnizimin me energji elektrike dhe ujë.

The post Gjashtë persona humbin jetën ndërsa bora, akulli dhe temperaturat e ulëta shkaktojnë kaos në Europë appeared first on Gazeta Si.

Berat/ Favorizonin shoferët që kryenin shkelje, AMP pezullon nga detyra 4 efektivë policie

Agjencia e Mbikqyrjes Policore ka pezulluar nga puna 4 punonjĂ«s policie nĂ« Berat, pĂ«r tĂ« cilĂ«t gjykata kishte vendosur ‘pezullim tĂ« ushtrimit tĂ« njĂ« detyre apo shĂ«rbimi publik’.

EfektivĂ«t e pezulluar nga detyra janĂ« A. S., M. D., A. Q. dhe K. G.. PĂ«rmes njĂ« njoftimi, AMP thotĂ« se 4 punonjĂ«sit e policisĂ« dyshohen pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale tĂ« ‘shpĂ«rdorimit tĂ« detyrĂ«s’.

Efektivët ishin pjesë e Policisë rrugore dhe sipas AMP, ata dyshohet që me veprimet apo mos-veprimet e tyre në shkelje të ligjit, kanë penalizuar / favorizuar drejtues të mjeteve të konstatuar në shkelje ose jo të Kodit Rrugor.

The post Berat/ Favorizonin shoferët që kryenin shkelje, AMP pezullon nga detyra 4 efektivë policie appeared first on Gazeta Si.

Tentuan të hyjnë në Shqipëri me dokumente false, arrestohen 6 kinezë dhe 1 bjelloruse

Policia Kufitare në Aeroportin e Rinasit ka arrestuar 6 kinezë, të cilët tentuan të hyjnë në Shqipëri me dokumente identifikimi false, si dhe 1 bjelloruse, e cila kontrabandonte botoks dhe fillera.

PĂ«r veprĂ«n penale “Falsifikimi i pasaportave, letĂ«rnjoftimeve ose i vizave, kryer nĂ« bashkĂ«punim”, janĂ« arrestuar M. B., 29 vjeç, X. Zh., 66 vjeç, Zh. W., 52 vjeç, H. J., 45 vjeç, W. Zh., 38 vjeç dhe G. H., 43 vjeçe, tĂ« gjithĂ« kinezĂ«.

Gjatë kontrollit të dokumentacionit të tyre, ata kanë paraqitur pasaporta të shtetit të Hong Kongut, për të cilat shërbimet e Policisë Kufitare dyshuan se ishin të falsifikuara.

Nga ekzaminimi në laborator, pasaportat rezultuan të falsifikuara.

Gjithashtu, gjatĂ« kontrollit tĂ« dokumentacionit nĂ« hyrje A. W., 45 vjeçe, me shtetĂ«si bjelloruse, e cila udhĂ«tonte nĂ« itinerarin Treviso–TiranĂ«, ka qenĂ« dyshuese pĂ«r qĂ«llimin e udhĂ«timit nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ« dhe pĂ«r kĂ«tĂ« arsye ka kaluar pĂ«r kontroll nĂ« vijĂ«n e dytĂ«.

Gjatë kontrollit fizik dhe të bagazheve, asaj iu gjetën dhe sekuestruan një sasi mallrash për qëllime estetike (botox dhe fillera), për të cilat kërkohen kushte të veçanta për transport, si dhe licencë e posaçme posedimi dhe përdorimi, të cilat ajo nuk i dispononte.

The post Tentuan të hyjnë në Shqipëri me dokumente false, arrestohen 6 kinezë dhe 1 bjelloruse appeared first on Gazeta Si.

Përmbytjet, Vengu: Kërkojmë gatishmëri nga të gjitha qarqet

Nga Gazeta Si- Reshjet e shiut pritet të vijojnë dhe pasditen e sotme si edhe ditën e nesërme, duke rrezikuar përmbytje të mëtejshme në zonat e rrezikuara.

Në mbledhjen e Komitetit të Emergjencave Civile, ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu tha se situata më e rënduar është në Durrës dhe në Lezhë.

“Reshjet intensive do tĂ« vijojnĂ« nĂ« orĂ«t nĂ« vijim, ndaj kĂ«rkojmĂ« gatishmĂ«ri maksimale nga tĂ« gjitha qarqet e vendit. 10 familje janĂ« evakuuar nĂ« DurrĂ«s dhe Sukth”, tha ai.

Ndërkohë në Lezhë kërkoi një përqendrim të forcave pasi pritet të ketë një rritje të kuotës së lumit në Gjadër.

“Presim rritje tĂ« kuotave nĂ« orĂ«t nĂ« vijim, duhet tĂ« pasohet me rritjen e mjeteve nĂ« atĂ« zonĂ« qĂ« tĂ« jemi pranĂ« banorĂ«ve nĂ« çdo moment”, tha ai.

Sipas ministrit të gjithë hidrovorët janë në funksion të plotë ndërsa u bëri thirrje institucioneve vendore që të njoftojnë në kohë reale të gjithë nevojat.

The post Përmbytjet, Vengu: Kërkojmë gatishmëri nga të gjitha qarqet appeared first on Gazeta Si.

‘Nuk zbatoi protokollin mjekĂ«sor’/ Goditi kryeinfermieren, arrestohet mjeku nĂ« TiranĂ«

Një incident ka ndodhur në Tiranë, ku një mjek gjinekolog ka goditur kryeinfermieren.

Sipas mjekut J. H., 53 vjeç, i arrestuar nga policia, kryeinfermierja e ka kundërshtuar dhe nuk ka zbatuar një protokoll mjekësor.

Mjeku gjinekolog Ă«shtĂ« kallĂ«zuar nga kryeinfermierja, e cila ka deklaruar nĂ« polici se mjeku e ka ofenduar e mĂ« pas e ka kapur pĂ«r fyti duke i shkaktuar edhe shenja tĂ« dukshme. TĂ« dy punojnĂ« nĂ« Maternitetin “MbretĂ«resha GeraldinĂ«â€.

The post ‘Nuk zbatoi protokollin mjekĂ«sor’/ Goditi kryeinfermieren, arrestohet mjeku nĂ« TiranĂ« appeared first on Gazeta Si.

DurrĂ«si i pĂ«rmbytur, i riu ‘bĂ«n sĂ«rf’ nĂ« rrugĂ«t e qytetit

Përmbytjet në Durrës i kanë shtyrë qytetarët që të lëvizin me mjete alternative duke qenë se me makina është bërë e pamundur.

Një nga qytetarët e ka gjetur zgjidhjen tek dërrasa e sërfit.

Ai është parë në rrugët e Durrësit duke lundruar mbi një dërrasë sërfi dhe duke kaluar ujin me një lopatë.

The post DurrĂ«si i pĂ«rmbytur, i riu ‘bĂ«n sĂ«rf’ nĂ« rrugĂ«t e qytetit appeared first on Gazeta Si.

Përmbytjet në Durrës, Berisha: Pasojë e betonizimit pa kriter

Nga Gazeta Si- Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, e ka cilësuar gjendjen në Durrës për shkak të përmbytjeve një rezultat të politikave të dështuara urbanistike dhe mungesës së investimeve në infrastrukturë dhe sistemin e kanalizimeve.

Me njĂ« video tĂ« publikuar nĂ« rrjetet sociale, ku shihen rrugĂ« tĂ« mbuluara nga uji, Berisha thotĂ« se Ă«shtĂ« “DurrĂ«si i Betonit apo Gjushit dhe Ramaduros!”, duke e cilĂ«suar gjendjen si pasojĂ« tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« tĂ« betonizimit pa kriter dhe keqmenaxhimit tĂ« qytetit.

Sipas Berishës, përmbytjet janë rezultat i politikave të dështuara urbanistike dhe mungesës së investimeve në infrastrukturë dhe sistemin e kanalizimeve, përgjegjësi që i atribuohen qeverisë dhe pushtetit lokal.

“Pamjet dĂ«shmojnĂ« edhe njĂ« herĂ« se çdo episod reshjesh e kthen DurrĂ«sin nĂ« emergjencĂ«, ndĂ«rsa qytetarĂ«t pĂ«rballen me pasoja tĂ« pĂ«rsĂ«ritura nga neglizhenca institucionale”.

The post Përmbytjet në Durrës, Berisha: Pasojë e betonizimit pa kriter appeared first on Gazeta Si.

❌