❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Kroacia, drejt një transformimi të madh digjital

Kroacia po përgatitet për një transformim të rëndësishëm digjital, i cili pritet të riformësojë sistemin e saj tatimor dhe të reduktojë barrët administrative që prej vitesh rëndojnë mbi bizneset.

Ministri i Financave, Marko Primorac, e ka përshkruar digjitalizimin e Administratës Tatimore, futjen e Fiskalizimit 2.0 dhe krijimin e një Regjistri të Popullsisë, si hapa historikë drejt modernizimit të ekonomisë kroate.

Duke folur për sipërmarrësit e vegjël dhe të mesëm, Primorac theksoi se këto reforma synojnë uljen e burokracisë dhe rritjen e produktivitetit, raporton televizioni publik kroat HRT.

Shumë shpejt, deri në 80% e detyrimeve tatimore në Kroaci do të regjistrohen në mënyrë digjitale, duke shënuar një shkëputje vendimtare nga administrimi në letër, i cili prej kohësh ka qenë burim pakënaqësie për bizneset.

Një ndryshim brezash larg burokracisë

Sipas ministrit, kërkesat e tepruara administrative kanë qenë një pengesë madhore për sipërmarrësit, veçanërisht për bizneset e vogla.

“Kjo ishte njĂ« barrĂ« shumĂ« e madhe administrative dhe njĂ« vĂ«shtirĂ«si reale pĂ«r shumĂ« pronarĂ« biznesesh”, tha Primorac.
“Me arkivimin digjital, faturat elektronike dhe kontabilitetin e automatizuar, po e transformojmĂ« shoqĂ«rinĂ« drejt njĂ« modeli qĂ« fokusohet te produktet me vlerĂ« mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« shtuar. Nuk Ă«shtĂ« e thjeshtĂ«, por kĂ«ta hapa digjitalĂ« pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« ndryshime brezash”.

Reformat pritet tĂ« thjeshtojnĂ« proceset, tĂ« reduktojnĂ« gabimet dhe t’u japin bizneseve kohĂ« qĂ« tĂ« pĂ«rqendrohen te rritja dhe inovacioni, nĂ« vend tĂ« dokumentacionit dhe procedurave burokratike.

Mbështetje, por edhe shqetësime për penalitetet

Ndërsa përfaqësuesit e biznesit në përgjithësi e mbështesin digjitalizimin e Administratës Tatimore dhe Fiskalizimin 2.0, shqetësimet lidhen me mënyrën e zbatimit të reformës, veçanërisht në lidhje me penalitetet për mosrespektim.

Boris Antunović, president i ShoqatĂ«s sĂ« NdĂ«rmarrjeve tĂ« Vogla dhe tĂ« Mesme pranĂ« Unionit tĂ« PunĂ«dhĂ«nĂ«sve KroatĂ« (HUP), paralajmĂ«roi se jo tĂ« gjithĂ« sipĂ«rmarrĂ«sit kanĂ« aftĂ«sitĂ« e nevojshme digjitale.

“Jo tĂ« gjithĂ« pronarĂ«t e bizneseve janĂ« tĂ« aftĂ« nĂ« teknologjinĂ« e informacionit. Ne po kĂ«rkojmĂ« njĂ« periudhĂ« tolerance, gjatĂ« sĂ« cilĂ«s tĂ« jemi tĂ« sigurt se nuk do tĂ« penalizohemi pĂ«r gabime tĂ« vogla”, tha ai pĂ«r HRT.

Sipas Ligjit për Fiskalizimin, gjobat mund të arrijnë deri në 63,360 euro për çdo shkelje, duke shtuar shqetësimin te bizneset e vogla që po përshtaten me sistemin e ri.

Transparenca dhe lufta kundër ekonomisë informale

PavarĂ«sisht kĂ«tyre shqetĂ«simeve, shoqatat e punĂ«dhĂ«nĂ«sve theksojnĂ« se bizneset qĂ« operojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« transparente kanĂ« pak arsye pĂ«r t’u frikĂ«suar.

Irena Weber, drejtoreshë e përgjithshme e HUP, vuri në dukje se ekonomia informale në Kroaci mbetet një problem serioz, i vlerësuar sipas disa llogaritjeve se përfaqëson deri në një të tretën e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

“Kjo ul tĂ« ardhurat tatimore dhe krijon konkurrencĂ« tĂ« pandershme”, – tha Weber. “Ne e mbĂ«shtesim Fiskalizimin 2.0. Pagesat dixhitale janĂ« provuar se reduktojnĂ« ekonominĂ« informale dhe kufizojnĂ« transaksionet e paregjistruara”.

Thirrje për reforma më të gjera fiskale

Punëdhënësit argumentojnë gjithashtu se digjitalizimi, edhe pse i domosdoshëm, nuk është i mjaftueshëm. Ata theksojnë se kostot e punës në Kroaci mbeten ndër më të lartat në Bashkimin Europian.

Ngarkesa tatimore mbi të ardhurat nga puna vijon të jetë e lartë, ndërsa taksimi i pronës dhe i të ardhurave nga qiraja mbetet relativisht i ulët. Përfaqësuesit e biznesit bëjnë thirrje për ndryshime urgjente për të ribalancuar sistemin tatimor dhe për të përmirësuar konkurrueshmërinë.

Ndërsa Kroacia ecën drejt një ekonomie më digjitale dhe më transparente, suksesi i këtyre reformave do të varet jo vetëm nga teknologjia, por edhe nga zbatimi i kujdesshëm dhe dialogu i vazhdueshëm me komunitetin e biznesit.

The post Kroacia, drejt një transformimi të madh digjital appeared first on Revista Monitor.

Tregtia mes vendeve anëtare të BE-së bie për herë të parë në një dekadë

Gjetjet pĂ«rforcojnĂ« paralajmĂ«rimet e politikĂ«bĂ«rĂ«sve si Christine Lagarde, se tregu i brendshĂ«m “ka qĂ«ndruar nĂ« vend”

Tregtia mes vendeve anëtare të Bashkimit Europian ka rënë për herë të parë pas gati një dekade, përjashtuar periudhën e pandemisë, tregojnë shifrat e Komisionit Europian, pavarësisht përpjekjeve për të ringjallur tregun e përbashkët përballë kërcënimeve ekonomike nga Kina dhe SHBA-ja.

Tregtia mes vendeve anëtare si pjesë e PBB-së së BE-së ra nga 23.5 për qind në vitin 2023 në 22 për qind në vitin 2024, sipas një raporti paraprak të raportit vjetor të bllokut për tregun e përbashkët.

Kjo është rënia e parë vjetore që prej vitit 2016, nëse përjashtohen efektet e mbylljeve nga Covid-19. Ndërkohë, koha që nevojitet për hartimin dhe miratimin e standardeve të përbashkëta të BE-së për mallrat është rritur nga 3.2 vjet në vitin 2023 në 4 vjet në vitin 2024.

KĂ«to shifra theksojnĂ« paralajmĂ«rimet e liderĂ«ve, pĂ«rfshirĂ« presidenten e BankĂ«s Qendrore Europiane, Christine Lagarde, se tregu i brendshĂ«m “ka qĂ«ndruar nĂ« vend”, pavarĂ«sisht rritjes sĂ« kĂ«rcĂ«nimeve si tarifat amerikane dhe forcimi i konkurrencĂ«s kineze.

“Tregu i PĂ«rbashkĂ«t Ă«shtĂ« aseti ynĂ« mĂ« i mirĂ« pĂ«r t’u pĂ«rballur me presionet e jashtme dhe Ă«shtĂ« koha tĂ« ndĂ«rtojmĂ« mbi pikat e tij tĂ« forta”, thuhet nĂ« raport.

NdĂ«rsa ka pasur pĂ«rmirĂ«sime nĂ« disa fusha, si njohja nĂ« nivel tĂ« BE-sĂ« e kualifikimeve profesionale dhe pĂ«rvetĂ«simi i teknologjive dixhitale, raporti vĂ«ren njĂ« “pĂ«rkeqĂ«sim tĂ« qartĂ«â€ nĂ« fusha tĂ« tjera.

Pjesa e BE-së në investimet e huaja direkte ka rënë me 22 për qind gjatë pesë viteve të fundit, tregojnë të dhënat e raportit.

Rregullat ligjore kombĂ«tare “tĂ« fragmentuara” “vazhdojnĂ« ta bĂ«jnĂ« tĂ« ndĂ«rlikuar dhe tĂ« kushtueshĂ«m krijimin dhe operimin e kompanive nĂ« tĂ« gjithĂ« BE-nĂ«, pa asnjĂ« pĂ«rparim deri mĂ« sot”, paralajmĂ«ron raporti.

“Humbja e konkurrueshmĂ«risĂ« sĂ« EuropĂ«s Ă«shtĂ« kryesisht e vetĂ«shkaktuar”, tha Francesca Stevens, sekretare e pĂ«rgjithshme e shoqatĂ«s europiane tĂ« industrisĂ« sĂ« paketimit, Europen. “Problemi nuk janĂ« vetĂ«m rregulloret komplekse dhe tĂ« rĂ«nda, por edhe njĂ« ndarje e rreme ideologjike mes konkurrueshmĂ«risĂ« dhe qĂ«ndrueshmĂ«risĂ«, besimi i gabuar se njĂ«ra mund tĂ« ekzistojĂ« pa tjetrĂ«n.”

ZyrtarĂ«t kanĂ« sugjeruar se rĂ«nia e tregtisĂ« mes vendeve anĂ«tare mund t’i atribuohet luhatjeve tĂ« çmimeve tĂ« produkteve energjetike pas pushtimit tĂ« plotĂ« tĂ« UkrainĂ«s nga Rusia.

Grupi lobues BusinessEurope paralajmĂ«roi se kompanitĂ« europiane “po e shohin gjithnjĂ« e mĂ« tĂ«rheqĂ«se eksportimin drejt tregjeve jashtĂ« BE-sĂ«, sesa tregtinĂ« brenda tregut tĂ« pĂ«rbashkĂ«t”.

Integrimi më i mirë i tregut të përbashkët është shndërruar në një shtyllë kryesore të përpjekjeve të Brukselit për të përmirësuar ekonominë e BE-së, përballë tarifave amerikane dhe vendeve aziatike që nënçmojnë prodhuesit europianë, të cilët përballen me kosto më të larta të energjisë dhe punësimit.

Presidentja e Komisionit, Ursula von der Leyen, publikoi verĂ«n e kaluar njĂ« strategji pĂ«r tregun e pĂ«rbashkĂ«t. NjĂ« “udhĂ«rrĂ«fyes”, qĂ« premton tĂ« pĂ«rcaktojĂ« se si blloku do tĂ« arrijĂ« integrimin e plotĂ« deri nĂ« vitin 2028, pritet tĂ« publikohet para shtatorit.

Komisioni ka publikuar të paktën tetë strategji për tregun e përbashkët që prej vitit 2003.

BQE-ja vlerëson se kostot e fshehura të përfshira në tregtinë e mallrave brenda BE-së janë të barasvlershme me një tarifë prej 65 për qind. Ky vlerësim rritet në 100 për qind për shërbimet. / FT

The post Tregtia mes vendeve anëtare të BE-së bie për herë të parë në një dekadë appeared first on Revista Monitor.

Hetim penal ndaj kreut të FED, krerët e bankave qendrore në mbështetje të Powell

Departamenti i Drejtësisë ka hapur një hetim penal ndaj Jerome Powell dhe Rezervës Federale, duke përshkallëzuar ndjeshëm sulmet e administratës Trump ndaj bankës qendrore të SHBA-së.

Powell tha se Departamenti i Drejtësisë i kishte dorëzuar Fed-it të premten thirrje nga një juri e madhe, duke kërcënuar me një aktakuzë penale në lidhje me dëshminë e tij përpara Komitetit Bankar të Senatit në qershor të vitit të kaluar, për rinovimet e ndërtesave historike të zyrave të Fed-it në Uashington DC.

Zyra e prokurorit federal për Distriktin e Kolumbias ka hapur një hetim penal ndaj Powell lidhur me këtë projekt dhe nëse ai ka gënjyer Kongresin për përmasat e tij.

Aleatët e Trump e akuzuan për muaj të tërë vitin e kaluar Rezervën Federale për keqmenaxhimin e rinovimeve shumëmiliardëshe.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« ashpĂ«r, Powell argumentoi se ishte kĂ«rcĂ«nuar me akuza penale sepse Rezerva Federale kishte vendosur normat e interesit “mbĂ«shtetur nĂ« vlerĂ«simin tonĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« se çfarĂ« i shĂ«rben interesit publik, dhe jo duke ndjekur preferencat e presidentit”.

Trump e ka sulmuar vazhdimisht Powell-in dhe Fed-in pĂ«r refuzimin pĂ«r t’iu nĂ«nshtruar kĂ«rkesave tĂ« tij pĂ«r ulje tĂ« shpejta tĂ« normave tĂ« interesit, duke nisur njĂ« fushatĂ« agresive pĂ«r tĂ« kufizuar pavarĂ«sinĂ« e kahershme tĂ« bankĂ«s qendrore dhe pĂ«r tĂ« ushtruar kontroll mĂ« tĂ« madh mbi vendimmarrjen e saj.

Administrata Trump ka vendosur tashmë një aleat të afërt të presidentit në bordin e fuqishëm të guvernatorëve të Fed-it dhe ka kërkuar shkarkimin e Lisa Cook, një guvernatore e emëruar nga Joe Biden, mbi akuza të pakonfirmuara për mashtrim me kredi hipotekore.

Hetimi i zyrës së prokurorit federal, që përfshin analizën e deklaratave publike të Powell-it dhe shqyrtimin e dokumenteve të shpenzimeve, u miratua në nëntor nga prokurorja Jeanine Pirro, raportoi New York Times, duke cituar zyrtarë të njohur me situatën.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« dielĂ«n nĂ« mbrĂ«mje, Powell kĂ«mbĂ«nguli se kĂ«rcĂ«nimi ligjor “nuk lidhet” me dĂ«shminĂ« e tij tĂ« verĂ«s sĂ« kaluar apo me mbikĂ«qyrjen e Kongresit ndaj Fed-it.

“Kjo ka tĂ« bĂ«jĂ« me faktin nĂ«se Rezerva Federale do tĂ« jetĂ« nĂ« gjendje tĂ« vazhdojĂ« tĂ« pĂ«rcaktojĂ« normat e interesit mbi bazĂ«n e provave dhe kushteve ekonomike — apo nĂ«se politika monetare do tĂ« diktohet nga presioni ose intimidimi politik,” tha ai.

“Kam shĂ«rbyer nĂ« RezervĂ«n Federale nĂ«n katĂ«r administrata, si republikane ashtu edhe demokrate,” shtoi Powell. “NĂ« çdo rast, i kam ushtruar detyrat e mia pa frikĂ« apo favor politik, duke u pĂ«rqendruar vetĂ«m te mandati ynĂ« pĂ«r stabilitetin e çmimeve dhe punĂ«simin maksimal.”

 

Guvernatorë nga 11 institucione nxjerrin deklaratë mbështetjeje për kryetarin e Fed nën presion

KrerĂ«t e bankave qendrore nĂ« nivel global thanĂ« se “qĂ«ndrojnĂ« nĂ« solidaritet tĂ« plotĂ«â€ me Jay Powell, nĂ« njĂ« shfaqje tĂ« paprecedentĂ« mbĂ«shtetjeje, pasi autoritetet amerikane hapĂ«n njĂ« hetim penal ndaj kryetarit tĂ« RezervĂ«s Federale.

GuvernatorĂ« bankash qendrore nga 11 institucione, nxorĂ«n njĂ« deklaratĂ« ku thuhet se ata “qĂ«ndrojnĂ« nĂ« solidaritet tĂ« plotĂ« me Sistemin e RezervĂ«s Federale dhe kryetarin e tij, Jerome H. Powell”, i cili ka qenĂ« objekt i sulmeve tĂ« pĂ«rsĂ«ritura nga administrata Trump.

“PavarĂ«sia e bankave qendrore Ă«shtĂ« njĂ« gur themeli i stabilitetit tĂ« çmimeve, financiar dhe ekonomik, nĂ« interes tĂ« qytetarĂ«ve qĂ« ne u shĂ«rbejmĂ«â€, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

Mes nënshkruesve janë presidentja e Bankës Qendrore Europiane, Christine Lagarde, guvernatori i Bankës së Anglisë, Andrew Bailey, drejtuesi i Bankës së Kanadasë, Tiff Macklem, si dhe Pablo Hernåndez de Cos, drejtori i përgjithshëm i Bankës për Shlyerje Ndërkombëtare (BIS).

Lagarde nënshkroi në emër të BQE-së dhe gjithashtu në emër të 21 bankave qendrore kombëtare të Eurozonës.

Mandati i kryetarit të Fed përfundon në maj dhe ende nuk është shpallur një pasardhës nga administrata Trump. Megjithatë, Kevin Hassett, drejtor i Këshillit Kombëtar Ekonomik dhe aleat i Trump, si dhe Kevin Warsh, i cili më parë ka shërbyer në bordin e guvernatorëve të Fed, konsiderohen gjerësisht si favoritët kryesorë.

Trump po përballet me një reagim gjithnjë e më të fortë në Capitol Hill për shkak të hetimit të Departamentit të Drejtësisë, madje edhe nga brenda partisë së tij. Senatorë republikanë, përfshirë Thom Tillis nga Karolina e Veriut dhe Lisa Murkoëski nga Alaska, kanë shprehur publikisht shqetësime për rrezikun që i kanoset pavarësisë së Fed.

Financial Times raportoi tĂ« hĂ«nĂ«n se hetimi ka mobilizuar zyrtarĂ«t e Fed pĂ«r t’u rezistuar sulmeve tĂ« Trump dhe se mund ta shtyjĂ« kryetarin tĂ« qĂ«ndrojĂ« si guvernator edhe nĂ« vitin 2028, sipas zyrtarĂ«ve.

John Williams, president i Fed tĂ« Nju Jorkut, mbrojti Powell duke e pĂ«rshkruar atĂ« si “njĂ« njeri me integritet tĂ« pametĂ«â€.

Ai paralajmĂ«roi gjithashtu se historia ka treguar se, kur pĂ«rpjekjet pĂ«r tĂ« cĂ«nuar pavarĂ«sinĂ« e bankave qendrore kanĂ« pasur sukses, kjo ka çuar shpesh nĂ« “pasoja ekonomike shumĂ« fatkeqe”.

Nënshkruesit e tjerë të letrës së së martës ishin drejtuesit e bankave qendrore të Suedisë, Danimarkës, Zvicrës, Koresë së Jugut, Australisë dhe Brazilit. François Villeroy de Galhau, drejtues i Banque de France, nënshkroi në cilësinë e tij si kryetar i bordit të BIS. / FT

Ish-kryetarë të FED dënojnë hetimin penal ndaj Jerome Powell

The post Hetim penal ndaj kreut të FED, krerët e bankave qendrore në mbështetje të Powell appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria, destinacioni i parë i eksporteve të Kosovës

Tregtia e jashtme e KosovĂ«s nĂ« vitin 2025 arriti nivele tĂ« larta – me 7 miliardĂ« euro importe dhe 859 milionĂ« euro eksporte. ShqipĂ«ria dhe Gjermania mbeten partnerĂ«t kryesorĂ« tregtarĂ« tĂ« vendit.

 

Tregtia e jashtme e Kosovës gjatë vitit 2025 ka arritur shifra të larta, me gjithsej 7 miliardë euro importe dhe 859 milionë euro eksporte, sipas të dhënave të Doganës së Kosovës të publikuara nga Instituti GAP.

Në anën e eksporteve, Kosova ka shitur mallra në vlerë prej 859 milionë eurosh, ku Shqipëria renditet si partnerja kryesore me 159 milionë euro.

Pas saj vjen Maqedonia e Veriut me 137 milionë euro, ndërsa Gjermania zë vendin e tretë me 102 milionë euro.

Në pesëshen e parë përfshihen edhe Zvicra me 95 milionë euro dhe Serbia me 61 milionë euro, ndërsa pjesa tjetër e dhjetëshes plotësohet nga Mali i Zi, Turqia, Italia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Franca.

Këto të dhëna tregojnë se tregjet e rajonit, veçanërisht Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut, mbeten destinacionet më të rëndësishme për produktet kosovare, ndërsa eksportet drejt Gjermanisë dhe Zvicrës po rriten me ritëm të qëndrueshëm.

Në anën tjetër, importet e Kosovës për vitin 2025 arritën në 7 miliardë euro, me Gjermaninë që këtë vit del në krye të listës me 1 miliard euro mallra të importuara.

Në vendin e dytë është Turqia me 929 milionë euro, e ndjekur nga Kina me 920 milionë euro.

Më pas vijnë Italia (368 milionë euro), Maqedonia e Veriut (350 milionë euro) dhe Shqipëria (286 milionë euro).

Në dhjetëshen e parë përfshihen gjithashtu Greqia, Polonia, Serbia dhe India, me vlera që variojnë nga 279 deri në 185 milionë euro.

Sipas analizĂ«s sĂ« Institutit GAP, struktura e partnerĂ«ve tregtarĂ« mbetet e ngjashme me vitet e kaluara, por me disa ndryshime nĂ« renditje – ku Gjermania ka marrĂ« pozitĂ«n e parĂ« nĂ« importe, ndĂ«rsa ShqipĂ«ria vazhdon tĂ« kryesojĂ« nĂ« eksporte.

Këto të dhëna pasqyrojnë varësinë e lartë të ekonomisë së Kosovës nga importet, por edhe rritjen graduale të eksporteve drejt vendeve të rajonit dhe Bashkimit Evropian.

Eksportet e Kosovës gjatë vitit 2025 arritën në gjithsej 859 milionë euro, duke shënuar një rritje të lehtë krahasuar me vitet paraprake.

Në krye të listës së partnerëve më të mëdhenj tregtarë të vendit renditet Shqipëria, me vlerë eksportesh prej 159 milionë eurosh, duke e ruajtur pozitën e parë nga viti 2024.

Eksportet – gjithsej 859 milionĂ« €

ShqipĂ«ria – 159 mln €

Maqedonia e Veriut – 137 mln €

Gjermania – 102 mln €

Zvicra – 95 mln €

Serbia – 61 mln €

Mali i Zi – 56 mln €

Turqia – 33 mln €

Italia – 28 mln €

Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s – 23 mln €

Franca – 20 mln €

Në anën tjetër, importet e Kosovës për vitin 2025 arritën në 7 miliardë euro, me Gjermaninë që këtë vit del në krye të listës me 1 miliard euro mallra të importuara.

Importet – gjithsej 7 miliardĂ« €

Gjermania – 1 miliard €

Turqia – 929 mln €

Kina – 920 mln €

Italia – 368 mln €

Maqedonia e Veriut – 350 mln €

ShqipĂ«ria – 286 mln €

Greqia – 279 mln €

Polonia – 273 mln €

Serbia – 234 mln €

India – 185 mln €.

The post Shqipëria, destinacioni i parë i eksporteve të Kosovës appeared first on Revista Monitor.

Ish-kryetarë të FED dënojnë hetimin penal ndaj Jerome Powell

Tre ish-drejtues të Rezervës Federale të SHBA-së kritikuan ashpër një hetim penal ndaj kryetarit aktual Jerome Powell, duke e përshkruar atë si një përpjekje për të cënuar pavarësinë e bankës qendrore.

Në një deklaratë, Janet Yellen, Ben Bernanke dhe Alan Greenspan, së bashku me 10 ish-zyrtarë të tjerë të shquar, u rreshtuan në mbështetje të Powell.

“KĂ«shtu bĂ«het politika monetare nĂ« vendet nĂ« zhvillim me institucione tĂ« dobĂ«ta, me pasoja jashtĂ«zakonisht negative pĂ«r inflacionin dhe funksionimin mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« ekonomive tĂ« tyre”, shkruan ish-zyrtarĂ«t.

“Kjo nuk ka vend nĂ« Shtetet e Bashkuara, forca mĂ« e madhe e tĂ« cilave Ă«shtĂ« sundimi i ligjit, qĂ« Ă«shtĂ« themeli i suksesit tonĂ« ekonomik”, shtuan ata.

Veprimi i Departamentit të Drejtësisë (DoJ) vjen pas një viti sulmesh të pandërprera ndaj Powell nga presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

PĂ«rveç kritikave ndaj vendimeve tĂ« Powell pĂ«r normat e interesit, Trump ka ndĂ«rmarrĂ« edhe sulme personale. Presidenti tha se nuk “dinte asgjĂ«â€ pĂ«r hetimin.

Hetimi i DoJ u bë publik për herë të parë nga vetë Powell në një deklaratë me video të paplanifikuar të dielën. Ai tha se Departamenti i Drejtësisë kishte kërcënuar me një padi penale për shkak të dëshmisë që ai kishte dhënë vitin e kaluar përpara një komisioni të Senatit, lidhur me rinovimet e ndërtesave të Rezervës Federale.

Powell e quajti hetimin “tĂ« paprecedent” dhe tha se besonte se ai buronte nga zemĂ«rimi i Trump qĂ« Fed nuk i kishte ulur normat e interesit mĂ« shpejt.

“KĂ«rcĂ«nimi i ri nuk ka tĂ« bĂ«jĂ« me dĂ«shminĂ« time nĂ« qershorin e kaluar apo me rinovimin e ndĂ«rtesave tĂ« RezervĂ«s Federale”, tha Powell. “KĂ«to janĂ« pretekste.”

Banka qendrore uli objektivin për normën e saj kryesore të kreditimit tri herë në gjysmën e dytë të vitit 2025, duke e çuar atë në një interval prej 3.50% deri në 3.75%, niveli më i ulët në tre vjet. Por Trump ka thënë vazhdimisht se banka qendrore nuk i ka ulur normat e interesit aq shumë sa ai do të donte.

Hetimi i DoJ “duhet parĂ« nĂ« kontekstin mĂ« tĂ« gjerĂ« tĂ« kĂ«rcĂ«nimeve tĂ« administratĂ«s dhe presionit tĂ« vazhdueshĂ«m”, tha Powell nĂ« deklaratĂ«n e tij.

Dënimi publik i së hënës ndaj veprimit të DoJ është nënshkruar nga ish-zyrtarë federalë të emëruar si nga presidentë demokratë ashtu edhe republikanë.

Kur u pyet nga Fox News të hënën për pavarësinë e Fed, zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, ia kaloi çështjen Departamentit të Drejtësisë.

“Jerome Powell ka provuar se nuk Ă«shtĂ« i zoti nĂ« punĂ«n e tij”, tha Leavitt. “Sa i pĂ«rket nĂ«se Ă«shtĂ« apo jo kriminel, kjo Ă«shtĂ« njĂ« pĂ«rgjigje qĂ« Departamenti i DrejtĂ«sisĂ« do tĂ« duhet ta gjejĂ«.”

Trump i ka bërë thirrje publikisht Powell që të ulë normat e interesit për të reduktuar kostot e larta të huamarrjes së qeverisë së SHBA-së dhe për ta bërë më të lehtë për amerikanët marrjen e kredive hipotekore dhe huave të tjera.

Vitin e kaluar, ai kaloi muaj të tërë duke sulmuar Powell në rrjetet sociale dhe në deklarata për gazetarët. Ai hodhi idenë e shkarkimit të Powell, por e braktisi shpejt, gjë që, sipas analistëve, do të trondiste tregjet financiare dhe do të nxiste një betejë ligjore.

Yellen, e cila shĂ«rbeu si kryetare e Fed pĂ«r njĂ« vit gjatĂ« mandatit tĂ« parĂ« tĂ« Trump pĂ«rpara se tĂ« zĂ«vendĂ«sohej nga Powell, tha nĂ« komente tĂ« ndara se hetimi ishte “jashtĂ«zakonisht frikĂ«sues”.

“Duke e njohur Powell aq mirĂ« sa e njoh, shanset qĂ« ai tĂ« ketĂ« gĂ«njyer janĂ« zero, ndaj besoj se po e ndjekin sepse duan postin e tij dhe duan ta largojnĂ«.”

Ajo sugjeroi se investitorët duhet të jenë të shqetësuar për këtë zhvillim.

Trump pritet të emërojë dikë në javët në vijim për të zëvendësuar Powell, mandati i të cilit si kryetar i Fed përfundon në maj.

Por hetimi i Departamentit të Drejtësisë dhe reagimi i mëpasshëm mund të prishin procesin e konfirmimit.

Senatori i KarolinĂ«s sĂ« Veriut, Thom Tillis, njĂ« republikan dhe anĂ«tar i Komisionit Bankar tĂ« Senatit, tha se do ta kundĂ«rshtonte emĂ«rimin nga Trump tĂ« pasardhĂ«sit tĂ« Powell, si dhe çdo kandidati tjetĂ«r pĂ«r Bordin e Fed, derisa çështja tĂ« “zgjidhet plotĂ«sisht”.

Reagimi fillestar në tregjet amerikane të aksioneve ishte i zbehtë. Indeksi S&P 500 ishte afërsisht i pandryshuar në tregtimin e orëve të para të pasdites, një kontrast i dukshëm me vitin e kaluar, kur tregjet u tronditën nga kërcënimet e perceptuara ndaj pavarësisë së Fed.

Edhe tregjet globale u treguan “jashtĂ«zakonisht rezistente” tĂ« hĂ«nĂ«n, tha Danni Hewson, drejtuese e analizĂ«s financiare nĂ« AJ Bell. Ajo vuri nĂ« dukje se, pavarĂ«sisht qetĂ«sisĂ« sĂ« pĂ«rgjithshme, aksionet financiare ranĂ«, teksa investitorĂ«t peshuan efektet e njĂ« tavani tĂ« mundshĂ«m prej 10% pĂ«r normat e interesit tĂ« kartave tĂ« kreditit.

Sidoqoftë, analistët thanë se reagimi i tregjeve mund të përshkallëzohet nëse Trump do të arrinte të ndikonte politikën e Fed.

Edhe disa ligjvënës republikanë ngritën shqetësime për mënyrën se si hetimi i Departamentit të Drejtësisë mund të ndikojë punën e Fed.

PĂ«rfaqĂ«suesi French Hill, kryetari republikan i Komisionit tĂ« ShĂ«rbimeve Financiare nĂ« DhomĂ«n e PĂ«rfaqĂ«suesve, tha nĂ« njĂ« deklaratĂ« se hetimi po shkaktonte njĂ« “shpĂ«rqendrim tĂ« panevojshĂ«m” dhe se mund tĂ« “cĂ«nonte aftĂ«sinĂ« e kĂ«saj administrate dhe atyre qĂ« do tĂ« vijnĂ« pĂ«r tĂ« marrĂ« vendime tĂ« shĂ«ndosha tĂ« politikĂ«s monetare”.

Senatori Kevin Cramer, njĂ« republikan dhe anĂ«tar i Komisionit Bankar tĂ« Senatit, e kritikoi Powell nĂ« njĂ« deklaratĂ«, por shtoi: “MegjithatĂ«, nuk besoj se ai Ă«shtĂ« kriminel. Shpresoj qĂ« ky hetim penal tĂ« mund tĂ« mbyllet.” / BBC

The post Ish-kryetarë të FED dënojnë hetimin penal ndaj Jerome Powell appeared first on Revista Monitor.

KPP heq pezullimin pĂ«r tenderin 4.1 mln euro tĂ« ushqimit te Trauma dhe “MbretĂ«resha GeraldinĂ«â€

Pas pezullimit të një procedure me fond limit 412 milionë lekë apo rreth 4.1 milionë euro e përbërë nga dy lote që parashikojnë shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit për dy spitale në vend, Komisioni i Prokurimit Publik hoqi këtë masë.

Në dy vendime të ndara ku trajtohet secili lot, KPP njoftoi se nga ana e autoritetit kontraktor në këtë rast Operatori i Blerjeve të Përqendruara është bërë rivlerësimi i procedurës sipas udhëzimeve që janë dhënë më herët pas ankimimit të bërë në këtë institucion.

Më herët procedura e çelur në qershor dhe e mbyllur në shtator u ankimua nga një operator në KPP.

Ky i fundit në 19 dhjetor të vitit të shkuar kërkoi që autoriteti kontraktor të kryente rivlerësim të procedurës së prokurimit objekt ankimi, në përputhje me konstatimet e vendimit si dhe brenda 5 ditëve të vërë në dijeni Komisionin e Prokurimit Publik për zbatimin e vendimit, duke dokumentuar veprimet e kryer.

Tashmë autoriteti është lejuar të vijojë me hallkat e tjera të procedurës për nënshkrimin e kontratës me operatorin fitues.

Tenderi

Më herët referuar dokumenteve shërbimi i catering-ut për spitalet duhet të ofrohet me disa dieta specifike dhe gjatë 24 orëve të ditës.

“Ky shĂ«rbim Ă«shtĂ« i domosdoshĂ«m tĂ« zhvillohet nĂ« njĂ« format qĂ« siguron furnizimin e ushqimit 24 orĂ« nĂ« ditĂ«, 7 ditĂ« nĂ« javĂ«. Spitali Universitar Obstetrik-Gjinekologjik ‘MbretĂ«resha Geraldine’ ofron shĂ«rbime tĂ« vazhdueshme pĂ«r pacientĂ«t, duke pĂ«rfshirĂ« repartet e urgjencĂ«s, lindjes, kirurgjisĂ« dhe kujdesit intensiv, si dhe shĂ«rbime tĂ« tjera ku nevojat ushqimore janĂ« specifike dhe kĂ«rkojnĂ« pĂ«rkujdesje tĂ« veçantĂ«.

Ushqimi duhet tĂ« jetĂ« i gatshĂ«m nĂ« çdo moment tĂ« ditĂ«s dhe natĂ«s pĂ«r tĂ« siguruar ushqim tĂ« pĂ«rshtatshĂ«m pĂ«r pacientĂ«t nĂ« kushte emergjente apo tĂ« tjera specifike mjekĂ«sore,” thuhet nĂ« dokumente.

Dietat që duhet të ofrohen janë të paktën gjashtë: normale, hidrike B1 post-intervent, pa gluten, diabetike, hiponatrike dhe onkologjike. Për secilën dietë përcaktohet numri i racioneve mujore, i cili ndryshon nga një grup tek tjetri.

Në total, për 48 muaj, parashikohen 132,000 racione për dietën normale dhe 13,000 për dietat mjekësore, ndërsa dietat e tjera kanë numër më të vogël racionesh.

Për Spitalin e Traumës, numri i racioneve për dietën normale që dominon llogaritet në 108,000 për 48 muaj, me më pak për dietat e tjera sipas specifikimeve.

 

The post KPP heq pezullimin pĂ«r tenderin 4.1 mln euro tĂ« ushqimit te Trauma dhe “MbretĂ«resha GeraldinĂ«â€ appeared first on Revista Monitor.

Inovacioni që po transformon ndërtimin drejt eksportit

Flet Anxhela Brahimaj, Menaxhere e Përgjithshme e EMANTE sh.p.k.

 

Në një industri ndërtimi që po transformohet nga teknologjia dhe kërkesat për efikasitet, EMANTE sh.p.k. po ndërton prej dy dekadash një model modern prodhimi dhe realizimi industrial, me ambicie që shkojnë përtej tregut vendas. Me fokus në panelet sanduiç, ndërtesat modulare dhe strukturat metalike, kompania ka krijuar një identitet të fortë si ofruese zgjidhjesh të shpejta, funksionale dhe të certifikuara për projekte industriale, logjistike dhe infrastrukturore.

FalĂ« linjave tĂ« automatizuara tĂ« prodhimit dhe kontrollit rigoroz tĂ« cilĂ«sisĂ«, EMANTE garanton produkte me performancĂ« tĂ« lartĂ« teknike, izolim termik dhe akustik superior dhe eficiencĂ« energjetike – elementĂ« kyç qĂ« e diferencojnĂ« ndĂ«rtimin inovativ nga ai tradicional. Certifikimet ndĂ«rkombĂ«tare CE dhe ISO, sĂ« bashku me laboratorin e brendshĂ«m tĂ« testimit, pĂ«rforcojnĂ« besueshmĂ«rinĂ« e markĂ«s “Made in Albania” nĂ« tregje konkurruese.

Portofoli i kompanisë po zgjerohet me shpejtësi drejt paneleve frigoriferike, sistemeve kundër zjarrit dhe strukturave për parqe fotovoltaike, një segment strategjik që reflekton orientimin e EMANTE drejt energjisë së rinovueshme. Strukturat ground mount për sistemet diellore, të realizuara me çelik MagnelisŸ, ofrojnë qëndrueshmëri afatgjatë, rezistencë ndaj korrozionit dhe fleksibilitet maksimal në terrene të ndryshme.

E udhĂ«hequr nga njĂ« vizion modern menaxherial dhe filozofia “cilĂ«si, shpejtĂ«si dhe kapacitet”, EMANTE sh.p.k. po konsolidohet si njĂ« partner i besueshĂ«m pĂ«r projekte tĂ« personalizuara dhe si njĂ« emĂ«r gjithnjĂ« e mĂ« prezent nĂ« tregjet europiane, aty ku standardet e larta dhe aftĂ«sia pĂ«r tĂ« eksportuar bĂ«jnĂ« diferencĂ«n.

Anxhela Brahimaj, Menaxhere e PĂ«rgjithshme e EMANTE sh.p.k., ndan pĂ«r “Monitor” pikĂ«pamjen e saj mbi zhvillimin e kompanisĂ«, dallimet mes ndĂ«rtimit inovativ dhe atij tradicional, sfidat e tregut, si edhe rrugĂ«timin e saj personal nĂ« njĂ« industri qĂ« vijon tĂ« dominohet kryesisht nga meshkujt.

Një kompani me fokus në prodhimin dhe ndërtimin modern

EMANTE sh.p.k. operon në treg prej rreth 20 vitesh, duke u pozicionuar kryesisht në sektorin e prodhimit industrial. Produkti kryesor i kompanisë janë panelet sanduiç, të përdorura gjerësisht në ndërtimin e kapanoneve industriale, zyrave, parqeve logjistike dhe strukturave të ndryshme funksionale.

Përveç paneleve sanduiç, kompania prodhon ndërtesa modulare, zona strehimi dhe struktura të ndryshme të përkohshme apo të përhershme, si dhe aksesorë metalikë për struktura të plota metalike. Një drejtim i rëndësishëm i zgjerimit të aktivitetit lidhet edhe me prodhimin e strukturave për bazamentet e parqeve fotovoltaike, në përputhje me rritjen e interesit për energjinë e rinovueshme.

Ndërtimi inovativ përballë atij tradicional

Ndërtimi inovativ diferencohet nga ai tradicional kryesisht përmes shpejtësisë së realizimit, efikasitetit dhe performancës teknike. Panelet sanduiç prodhohen dhe montohen në një kohë shumë më të shkurtër krahasuar me materialet tradicionale si tulla apo betoni, duke u kthyer në një zgjidhje optimale për projektet industriale dhe logjistike.

Një tjetër avantazh i rëndësishëm është izolimi termik dhe akustik, falë strukturës së paneleve me dy fletë çeliku dhe shkumë poliuretani në mes, çka rrit ndjeshëm komfortin dhe eficiencën energjetike të ndërtesave.

Teknologjia dhe kontrolli i cilësisë

EMANTE sh.p.k. ka investuar vazhdimisht nĂ« linja prodhimi tĂ« automatizuara, duke minimizuar ndĂ«rhyrjen njerĂ«zore dhe duke garantuar standarde tĂ« larta saktĂ«sie. PĂ«rballĂ« paragjykimeve qĂ« shpesh shoqĂ«rojnĂ« produktet “Made in Albania”, kompania pĂ«rgjigjet me kontroll rigoroz tĂ« cilĂ«sisĂ«, pĂ«rdorim tĂ« lĂ«ndĂ«ve tĂ« para tĂ« certifikuara dhe pajisje me certifikime ndĂ«rkombĂ«tare, si CE dhe ISO. NjĂ« laborator i brendshĂ«m monitoron çdo ditĂ« produktin final pĂ«rpara daljes nĂ« treg, duke siguruar qĂ« cilĂ«sia tĂ« jetĂ« gjithmonĂ« nĂ« nivelin e kĂ«rkuar. CilĂ«sia Ă«shtĂ« parimi ynĂ« bazĂ« dhe nuk negociohet.

Produktet më të kërkuara dhe zgjerimi drejt energjisë diellore

Krahas paneleve sanduiç, të cilat mbeten produkti kryesor i kompanisë, EMANTE sh.p.k. po shënon rritje të ndjeshme të kërkesës për panelet frigoriferike, të përdorura në ndërtimin e dhomave frigoriferike dhe objekteve të magazinimit ushqimor, si dhe për panelet kundër zjarrit, të cilat ofrojnë standarde më të larta sigurie strukturore. Një tjetër drejtim strategjik me rëndësi të veçantë është ai i energjisë së rinovueshme, ku kompania zhvillon dhe prodhon struktura tokësore për sisteme fotovoltaike (Ground Mount Photovoltaic Structures). Këto struktura realizohen duke përdorur çelik MagnelisŸ, një material inovativ i njohur për rezistencën e lartë ndaj korrozionit dhe jetëgjatësinë në kushte të vështira mjedisore.

Personalizimi dhe marrëdhënia me klientët

Një nga pikat dalluese të EMANTE sh.p.k. është personalizimi i plotë i produkteve, duke iu përshtatur kërkesave specifike të çdo klienti  që nga trashësia dhe ngjyrat e paneleve, deri te zgjidhjet teknike sipas projektit. Po aq i rëndësishëm konsiderohet edhe suporti pas shitjes, i cili shihet si pjesë integrale e shërbimit.

Rrugëtimi personal dhe vizion ndërkombëtar

E rritur në një familje ku puna dhe përkushtimi kanë qenë vlera themelore, Anxhela Brahimaj është formuar profesionalisht që herët brenda kompanisë familjare. Studimet për menaxhim ndërkombëtar në Vjenë dhe specializimi në marketing digjital kanë ndikuar në ndërtimin e një qasjeje moderne ndaj drejtimit të biznesit.

Filozofia e EMANTE sh.p.k. pĂ«rmblidhet nĂ« tre fjalĂ«: cilĂ«si, shpejtĂ«si dhe kapacitet – njĂ« kombinim qĂ« ka shĂ«rbyer si bazĂ« pĂ«r rritjen e qĂ«ndrueshme tĂ« kompanisĂ« dhe pĂ«r forcimin e konkurrueshmĂ«risĂ« nĂ« tregun global, nĂ« njĂ« industri ku aftĂ«sia pĂ«r tĂ« eksportuar dhe pĂ«r tĂ« respektuar standarde ndĂ«rkombĂ«tare Ă«shtĂ« vendimtare.

The post Inovacioni që po transformon ndërtimin drejt eksportit appeared first on Revista Monitor.

Revokimi i lejeve minerare, MIE mori masa për 28 subjekte gjatë 2025-ës

Viti 2025 është mbyllur me të paktën 28 njoftime për revokim lejesh minerare nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë.

Pjesa më e madhe e tyre u lëshua gjatë shtatorit por ndërkohë edhe në fundvit me firmën e ministres janë lëshuar dy njoftime të reja për dy subjekte njëri në Bytyç Bashkia e Tropojës për shkak se subjekti nuk kishte respektuar pagesën e garancisë financiare për rehabilitimin.

Njoftimi tjetĂ«r lidhej me njĂ« arsye krejt tĂ« ndryshme ku sipas shkresĂ«s â€œĂ«shtĂ« propozuar revokimi i Lejes Minerare pĂ«r mineralin gur gĂ«lqeror, nĂ« Objektin “Brataj”, Bashkia SelenicĂ«, subjekti nuk ka filluar aktivitetin minerar brenda 180 ditĂ«ve nga hyrja nĂ« fuqi e lejes”.

Më herët në shtator MIE njoftoi revokimin në grup të 11 lejeve ku dominonte kryesisht mungesa e aktivitetit minerar për një kohë të konsiderueshme. Pra subjektet që janë mbajtës të këtyre lejeve minerare kanë pushuar aktivitetin në minierë për më shumë se një vit. Kjo në fakt është arsyeja dominuese në rastet e fundit.

Për disa raste të tjera duket se shkak është bërë mospërmbushja e planeve të investimit që kompanitë që kanë përfituar lejet kanë premtuar se do të bënin në këto miniera. Lejet minerare të revokuara së fundmi janë për miniera në Bulqizë, Kukës, Librazhd, Lezhë, Përrenjas.

Më herët gjatë këtij viti Ministria revokoi disa lejë për shkak se kompanitë nuk kishin bërë pagesat e garancisë financiare për rehabilitimin për vitin 2024.

Kjo pagesë sanksionohet me ligj dhe duhet të paguhet çdo vit nga ana e kompanive që zotërojnë një leje minerare mbi një zonë të caktuar. Kjo shumë parash që duhet të sigurohet nga kompania në mënyrë që të përdoret për të kthyer në gjendjen e mëparshme terrenin.

Më herët në një strategji të nxjerrë për konsultim lidhur me sektorin minerar qeveria ka vënë theksin tek nevoja për një Fond Kombëtar që ka në vëmendje minierat ku sidomos ato të vjetra mbeten jashtë mbulimit sa i takon rehabilitimit mjedisor.

“Kontrolli teknik dhe mbikĂ«qyrja institucionale mbetet e fragmentuar, pa njĂ« Fond KombĂ«tar pĂ«r rehabilitimin mjedisor, ndĂ«rsa operatorĂ«t zbatojnĂ« detyrimet vetĂ«m nĂ« kuadĂ«r tĂ« projekteve tĂ« reja, duke lĂ«nĂ« zonat e vjetra tĂ« paprekura.

Plani i monitorimit tĂ« AKBN dhe MIE targeton vetĂ«m minierat aktive, ndĂ«rsa ndotjet historike apo zonat me leje tĂ« revokuara mbeten jashtĂ« mbulimit tĂ« plotĂ«â€ thuhet nĂ« kĂ«tĂ« strategji e cila parashikon edhe njĂ« seri masash qĂ« duhet tĂ« ndĂ«rmerren./ N.Maho

 

The post Revokimi i lejeve minerare, MIE mori masa për 28 subjekte gjatë 2025-ës appeared first on Revista Monitor.

Rriten çmimet, bie fuqia blerĂ«se – inflacioni nĂ« KosovĂ« 3,9% nĂ« vitin 2025

Gjatë vitit 2025, qytetarët e Kosovës janë përballur me një tjetër valë shtrenjtimesh që kanë rënduar ndjeshëm jetesën e përditshme. Sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave çmimet e konsumit janë rritur mesatarisht për 3.9 për qind krahasuar me vitin 2024.

 

Çmimet e konsumit nĂ« KosovĂ« kanĂ« vazhduar tĂ« rriten gjatĂ« vitit 2025. Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« AgjencisĂ« sĂ« Statistikave tĂ« KosovĂ«s, Indeksi i Çmimeve tĂ« Konsumit nĂ« dhjetor 2025 ishte 5,3 pĂ«r qind mĂ« i lartĂ« krahasuar me dhjetorin e vitit 2024. NdĂ«rkohĂ«, inflacioni mujor – qĂ« mat ndryshimin mes nĂ«ntorit dhe dhjetorit – arriti nĂ« 0,7 pĂ«r qind.

Në nivel vjetor, norma mesatare e inflacionit për vitin 2025 ishte 3,9 për qind, që tregon se çmimet e konsumit në vend kanë qenë mesatarisht kaq më të larta sesa një vit më parë.

Indeksi i tërësishëm i çmimeve është ndikuar kryesisht nga rritja e çmimeve të produkteve ushqimore dhe shërbimeve të domosdoshme.

Krahasuar me vitin 2024, rritja më e lartë është regjistruar te kafeja, çaji dhe kakaoja me 15,2 për qind, shërbimet e tjera në lidhje me pajisjet personale të transportit me 11,6 për qind, pemët me 11,5 për qind, energji elektrike me 11,4 për qind, dhe mishi me 11 për qind.

Po ashtu, pushimet e organizuara janë shtrenjtuar për 10,3 për qind, mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve personale të transportit për 9,2 për qind, vajrat dhe yndyrat për 8,4 për qind, ndërsa produktet e qumështit, djathi dhe vezët për 7,2 për qind.

Në listën e rritjeve përfshihen edhe shërbimet hoteliere (7,0%), shërbimet ambulantore (6,3%), perimet (5,9%), pijet alkoolike (5,3%), si dhe mallrat për mirëmbajtjen e ekonomive shtëpiake (5,2%).

Sipas ASK-së, ndikim të dukshëm në rritjen e përgjithshme të indeksit kanë pasur edhe gazetat, librat dhe materialet për zyra (5,1%), ujërat dhe pijet joalkoolike (4,8%), pajisjet terapeutike (4,7%), kujdesi personal (4,6%), veglat dhe pajisjet për shtëpi e kopsht (4,0%), duhani (3,9%) dhe buka e drithërat (3,8%).

Rritje e madhe në ushqim dhe energji:

Në dhjetor 2025, Kosova regjistroi një rritje të çmimeve të konsumit prej 5,3 për qind krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar. Rritja më e theksuar u shënua te:

  • Pemet – 19,0%
  • Energjia elektrike – 18,3%
  • Mishi – 14,4%
  • Kafe, çaj dhe kakao – 11,9%
  • QumĂ«sht, djathĂ« dhe vezĂ« – 9,8%
  • Perime – 3,6%
  • BukĂ« dhe drithĂ«ra – 5,3%
  • Vajra dhe yndyra – 8,4%
  • Sheqer, reçel, mjaltĂ«, çokollatĂ« dhe Ă«mbĂ«lsira – 4,5%

Shtrenjtim i shërbimeve dhe udhëtimeve

Rritje të dukshme u shënuan edhe në sektorët e shërbimeve:

  • ShĂ«rbime hoteliere – 8,8%
  • Pushime tĂ« organizuara – 13,5%
  • Bileta tĂ« fluturimeve – 8,4%
  • Bileta tĂ« transportit rrugor – 3,7%
  • ShĂ«rbime ambulantore – 8,9%
  • Kujdes personal – 5,6%

Mallrat shtëpiake dhe shërbimet komunale

  • Mallra pĂ«r mirĂ«mbajtjen e ekonomisĂ« shtĂ«piake – 5,4%
  • Mobilie dhe orendi – 2,5%
  • Vegla dhe pajisje pĂ«r shtĂ«pi e kopsht – 5,1%
  • Furnizim me ujĂ« dhe shĂ«rbime tĂ« vendbanimit – 3,5%
  • MirĂ«mbajtje dhe rregullim i vendbanimit – 4,8%

Rritje e lehtë në kategori të tjera

  • Pije alkoolike – 5,4%
  • Duhan – 6,6%
  • Arsim – 3,8%
  • Gazeta, libra dhe materiale pĂ«r zyra – 2,9%
  • GjĂ«ra personale – 4,1%

Rënie e vetme e çmimeve

Në anën tjetër, ulje e çmimeve është vërejtur vetëm te:

  • Karburantet dhe lubrifikantĂ«t pĂ«r pajisjet e transportit personal – (-1,7%)

Në përgjithësi, të gjitha këto kategori kanë pasur një ndikim të përbashkët prej 4,1 për qind në rritjen e indeksit të çmimeve të konsumit.

Në të kundërt, rënie e çmimeve është vërejtur vetëm te karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet personale të transportit, me -4,6 për qind, që ka ndikuar me -0,3 për qind në indeksin e përgjithshëm.

Vetëm në dhjetor, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak, ngritja e çmimeve është ndikuar më së shumti nga pemët (19%), energji elektrike (18,3%), shërbimet e transportit personal (18,1%), mirëmbajtja e automjeteve (14,7%), mishi (14,4%), dhe pushimet e organizuara (13,5%).

Po ashtu, janë shtrenjtuar edhe lëndët djegëse si druri dhe peletët (13,1%), kafeja, çaji dhe kakaoja (11,9%), produktet e qumështit (9,8%), shërbimet ambulantore (8,9%), shërbimet hoteliere (8,8%), dhe duhani (6,6%).

NĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ«, njĂ« ndikim tĂ« pĂ«rbashkĂ«t nĂ« IHÇK prej 5,4 pĂ«r qind kanĂ« pasur edhe kategoritĂ« si kujdesi personal, mallrat pĂ«r mirĂ«mbajtjen e shtĂ«pisĂ«, pijet alkoolike, buka e drithĂ«rat, dhe arsimimi.

Rënie sërish është shënuar vetëm te karburantet dhe lubrifikantët për transport personal, me -1,7 për qind.

Krahasuar me muajin paraprak, çmimet e konsumit në dhjetor janë rritur për 0,7 për qind. Rritja është ndikuar kryesisht nga energji elektrike (8,7%), bileta të fluturimeve (8,4%), lëndë djegëse si druri dhe peletët (3,0%), perime (2,9%), bileta të transportit rrugor (2,2%), veshje (1,2%), dhe mish (1,1%).

Rritje më të vogla janë regjistruar edhe te qumështi, djathi dhe vezët (0,7%), mallrat për mirëmbajtjen e ekonomisë shtëpiake (0,5%), si dhe mobiliet dhe orenditë (0,4%). Këto kanë pasur një ndikim të përbashkët prej 0,8 për qind në indeksin e përgjithshëm të çmimeve.

NdĂ«rkaq, karburantet dhe lubrifikantĂ«t pĂ«r pajisjet e transportit personal kanĂ« shĂ«nuar ulje prej -1,3 pĂ«r qind, duke ndikuar me -0,1 pĂ«r qind nĂ« IHÇK.

The post Rriten çmimet, bie fuqia blerĂ«se – inflacioni nĂ« KosovĂ« 3,9% nĂ« vitin 2025 appeared first on Revista Monitor.

Intervista e fundit me Brunildën

Sekretarja e përgjithshme e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, Brunilda Isaj, u nda dje nga jeta në mënyrë të parakohshme.

Ajo ishte një profesioniste me përvojë e sektorit financiar, si edhe një bashkëpunëtore e rregullt e medias ekonomike në Shqipëri.

Në karrierën e saj, Brunilda Isaj mbajti pozicione drejtuese në kompani të rëndësishme të sektorit financiar dhe telekomunikacioneve në vend, si Credins Bank, Alpha Bank, Vodafone Albania dhe NOA.

Ajo ishte një nga nismëtaret dhe kontribueset kryesore në ngritjen e Shoqatës Mikrofinanca Shqiptare, duke luajtur një rol të rëndësishëm në përfaqësimin e mikrofinancës dhe veçanërisht në komunikim dhe në rritjen e nivelit të njohjes dhe informimit të publikut shqiptar rreth këtij sektori.

Brunilda Isajn do ta kujtojmĂ« si njĂ« bashkĂ«punĂ«tore shumĂ« tĂ« çmuar dhe korrekte tĂ« “Monitor”. Ajo dha intervistĂ«n e saj tĂ« fundit pĂ«r ne nĂ« muajin dhjetor, si njĂ« nga kontribueset krysore tĂ« njĂ« artikulli pĂ«r efektet e masave kufizuese tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« nĂ« tregun e mikrofinancĂ«s.

Stafi i “Monitor” i shpreh familjes dhe tĂ« afĂ«rmve tĂ« BrunildĂ«s ngushĂ«llimet e sinqerta pĂ«r ndarjen e saj tĂ« parakohshme nga jeta.

Frenimi i mikrofinancës, pas shtrëngimit nga Banka e Shqipërisë

The post Intervista e fundit me Brunildën appeared first on Revista Monitor.

Strategjia afatmesme e BSH parashikon hartimin e një ligji të ri për bankat

Banka e Shqipërisë miratoi në fund të vitit të kaluar strategjinë e përditësuar afatmesme të zhvillimit, për periudhën 2026-2028.

Ndër objektivat afatmesme të parashikuara në dokument, është edhe miratimi i një ligji të ri për bankat, në përputhje me legjislacionin e Bashkimit Europian.

Ndër objektivat e tjerë kryesorë të lidhur me sigurinë dhe shëndetin e sistemit bankar, është edhe adoptimi i standardeve Bazel III dhe të akteve të tyre zbatuese në Bashkimin Europian, synon forcimin e qëndrueshmërisë së sektorit bankar për përthithjen e goditjeve, në mënyrë që bankat të vazhdojnë të financojnë aktivitetin dhe rritjen ekonomike.

Gjithashtu, objektiv është sigurimi i ekuivalencës dhe përshtatja e mëtejshme e kuadrit ligjor dhe nënligjor me legjislacionin europian.

Strategjia parashikon edhe hartimin e instrumenteve metodologjike dhe operacionale për një kalibrim më të mirë të kërkesave për kapital të diferencuar, në përputhje me profilin e rrezikut të çdo banke. Metodologjitë e reja do të zbatohen paralelisht me ato ekzistuese gjatë një periudhe kalimtare.

Banka e ShqipĂ«risĂ« synon pĂ«rmirĂ«simin e cilĂ«sisĂ« sĂ« drejtimit, rritja e rolit dhe pavarĂ«sisĂ« sĂ« strukturave pĂ«r administrimin e rreziqeve dhe tĂ« funksioneve tĂ« kontrollit tĂ« brendshĂ«m. − Monitorimi i kujdesshĂ«m i rrezikut tĂ« kredisĂ« dhe cilĂ«sisĂ« sĂ« aktiveve, veçanĂ«risht i ekspozimeve tĂ« ndjeshme ndaj zhvillimeve makroekonomike. Provigjionimi dhe klasifikimi i ekspozimeve nĂ« sektorĂ« vulnerabĂ«l.

Strategjia parashikon edhe shkëmbimin e informacionit dhe ndërmarrja e ekzaminimeve të përbashkëta me autoritete të ndryshme brenda vendit (Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare, Agjencia e Sigurimit të Depozitave, dhe Agjencia e Inteligjencës Financiare) dhe autoritete të huaja.

Rritje e pjesëmarrjes në kolegjet mbikëqyrëse të grupeve të rëndësishme bankare evropiane dhe lidhja e marrëveshjeve të bashkëpunimit me banka të tjera qendrore.

Edhe në strategjinë e radhës parashikohet rishikimi i procesit të raportimit të pasqyrave financiare të bankave sipas Standardeve Ndërkombëtare të Raportimit Financiar (IFRS), për qëllime të raportimit prudencial, duke ruajtur parametrat mbikëqyrës dhe serinë kohore të të dhënave të raportuara.

Një objektiv tjetër është edhe integrimi i faktorëve ESG (mjedisorë, socialë dhe të qeverisjes) në procesin mbikëqyrës. Kjo përfshin edhe vlerësimin e ndikimit të rreziqeve financiare të lidhura me klimën dhe mjedisin në bilancet e bankave.

Strategjia parashikon edhe ndërmarrjen e iniciativave për të garantuar interesat e konsumatorëve dhe për të rritur besimin në sistemin financiar, përmes rregullimit efektiv dhe bashkëpunimit të ngushtë me institucione të tjera shtetërore.

Objektiv i strategjisë është edhe rishikimi periodik i cilësisë së kontrolleve të bankave për vlerësimin e ekspozimit ndaj rrezikut kibernetik. Ky objektiv përfshin vlerësimin e adoptimit të teknologjisë digjitale, veçanërisht në drejtim të mbështetjes në palë të treta, vlerësimi i rezistencës së subjekteve ndaj sulmeve kibernetike dhe monitorimi i përshtatjes së sistemeve të bankës me integrimin e inteligjencës artificiale./ E.Shehu

 

The post Strategjia afatmesme e BSH parashikon hartimin e një ligji të ri për bankat appeared first on Revista Monitor.

Buxheti 2026, po paguan miliona euro për faturat e 2025

Kanë kaluar dy javë nga nisja e vitit dhe buxheti i shtetit ende po bën pagesat e muajit dhjetor 2025.

Sipas të dhënave nga thesari i Ministrisë së Financave që i takojnë datës 7 dhjetor, janë bërë 380 milionë lekë pagesa (3 milionë euro) për faturat e datës 24 dhjetor, mbi 505 milionë lekë ose 5,5 milionë euro për faturat e datës 31 dhjetor.

Këto janë vetëm dy shembuj, teksa shumica e pagesave nga thesari në dy javët e para të janarit 2026 po bëhen për faturat e dhjetorit 2025.

Ekspertët e financave pohojnë se, pagesa e faturave të dhjetorit në ditët e para të vitit pasardhës është e lejueshme nga pikëpamja ligjore.

Sistemi buxhetor shqiptar funksionon kryesisht mbi bazë cash, çka do të thotë se shpenzimet regjistrohen në momentin kur kryhet pagesa dhe jo domosdoshmërish kur lind detyrimi.

Për këtë arsye, një faturë që i përket shërbimeve apo mallrave të dhjetorit, por që paguhet në janar, llogaritet ligjërisht si shpenzim i vitit të ri. Kjo nuk përbën shkelje të ligjit për menaxhimin e financave publike, por i deformon treguesit e një viti buxhetor dhe dëmton transparencën.

Pagesa e faturave të dhjetorit në janar bën që deficiti i vitit të kaluar të shfaqet më i ulët, ndërsa barra reale e shpenzimeve zhvendoset artificialisht te viti pasardhës.

Kjo mënyrë e pagesave të dhjetorit në vitin tjetër fiskal është shndërruar në praktikë të përsëritur çdo fund-vit, dukë dëmtuar besueshmërinë e raportimit fiskal dhe kufizimin e të drejtës e publikut dhe të Kuvendit për të kuptuar se sa ka kushtuar realisht qeverisja e vitit te kaluar.

Në raportimet sipas standardeve ndërkombëtare shpenzimet regjistrohen në momentin kur lind detyrimi ekonomik.

Sipas të dhënave zyrtare nga thesari i Ministrisë e Financave përgjatë muajit dhjetor nga data 2 deri me 29 u kryen rreth 84 miliardë lekë (840 milionë euro) pagesa.

Nga 1 janari deri me 29 dhjetor 2025 kur rezultojnë të dhënat e fundit mbi pagesat e thesarit janë shpenzuar gjithsej rreth 722,6 miliardë lekë, teksa plani vjetor ishte 831,7 miliardë lekë ose 109 miliardë lekë tepricë, rreth 1,1 miliardë euro në datën 30 dhjetor një ditë para mbylljes së vitit.

Çdo fund viti qeveria miraton buxhet nĂ« rritje pĂ«r vitin pasardhĂ«s, por nĂ« tĂ« vĂ«rtete asnjĂ«herĂ« nuk arrin tĂ« ekzekutohet sipas planit tĂ« miratuar nga Kuvendi i ShqipĂ«risĂ« edhe pse vendi ka nevoja tĂ« mĂ«dha me gati 20 pĂ«r qind tĂ« popullsisĂ« nĂ« varfĂ«ri relative dhe njĂ« emigracion masiv.

Në 2025 teprica ishte shumë më e lartë pasi pagesat e muajit dhjetor ishin më të kufizuara, prej hetimeve. Teprica buxhetore, një pjesë e së cilës mund të përdoret për uljen e mëtejshme të borxhit publik është më e mirë se abuzimet me to, siç edhe kanë treguar rezultatet e hetimeve nga SPAK./ B.Hoxha

Një pjesë e pagesave të datës 7 janar që i takojnë 24 dhjetorit 2025

 

The post Buxheti 2026, po paguan miliona euro për faturat e 2025 appeared first on Revista Monitor.

Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor

Uji në fusha dhe në serra dëmtoi prodhimin në fazë vjelje, ndërsa ngricat e dy ditëve të fundit kanë dëmtuar rëndë fidanët e sezonit të hershëm në zonat me bujqësi intensive në qarqet e Beratit, Lushnjës, Fierit.

Ngricat ne ditën e parë të vitit, përmbytjet dhe sërish ngricat e dy ditëve të fundit i kanë dhënë goditje finale prodhimit më bujqësi intensive.

Ministria e Mbrojtjes raportoi se deri dje ishin përmbytur rreth 13 mijë hektarë tokë. Në zonat me bujqësi intensive të Myzeqesë, përmbytjet e fundit kanë prekur drejtpërdrejt fshatra të njohur për serat dhe prodhimin e hershëm, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në struktura, fidanë dhe tokë bujqësore.

Në territorin e Lushnjës, më të goditurat kanë qenë zona si Plug, Karavasta e Re dhe Krutje, ku uji ka hyrë në parcela me sera plastike, duke i mbajtur për ditë të tëra nën ujë dhe duke dëmtuar prodhimin e perimeve të stinës së hershme. Në këto fshatra, serat kanë përqendrim të lartë dhe furnizojnë eksportin.

Në Fier përmbytjet kanë prekur fshatra me traditë në kultivimin në sera, si Hoxhara, Suk 1 dhe Kallm i Madh. Në këto zona, uji ka mbuluar jo vetëm tokën bujqësore, por edhe rrugicat lidhëse dhe kanalet anësore, duke e bërë të pamundur ndërhyrjen e shpejtë të fermerëve për shpëtimin e serave, pohojnë fermerët. Dëmet nuk janë kufizuar vetëm te prodhimi aktual, por edhe te përgatitja e tokës për ciklin e ardhshëm të mbjelljeve.

Mariglen Ziu një fermer që kultivon sipërfaqe të mëdha me sera në Samaticë tha se në qarkun e Beratit, përmbytjet kanë prekur veçanërisht fshatra përgjatë ultësirës dhe afër lumenjve, si Otllak, Velabisht dhe Kozare, ku toka me sera dhe kultura perimore ka mbetur e përmbytur për periudha të zgjatura. Kjo ka sjellë kalbje të rrënjëve, humbje të fidanëve dhe, në shumë raste, nevojën për të rifilluar të gjithë ciklin e prodhimit nga e para, tha fermeri. Ngricat e dy ditëve të fundit dëmtuan të gjitha bimët e tjera që nuk ishin të mbuluara nga uji tha ai.

Gjithashtu dëme ka edhe në blegtori. Në Dimal të Beratit rreth zonave Banaj dhe Sheq, ka humbje te rezervave ushqimore ndërsa mijëra shpendë kanë ngordhur. Të gjitha zonat e përmbytura janë në emergjencë për ushqime për bagëtitë.

Të dhënat zyrtare tregojnë të INSTAT tregojnë se zonat e përmbytura kontribuojnë në 65 për qind të prodhimit të perimeve në vend dhe dominojnë pothuajse 80 për qind te eksporteve të prodhimeve të freskëta.

Përveç dëmit që është krijuar në ekonominë e fermerëve, dëmtimet e këtyre ditëve pritët të ndikojnë negativisht në çmimet e pakicës të prodhimeve bujqësore dhe gjithashtu të ndikojnë negativisht eksportet e këtij grupi. Vitin e kaluar eksportet e ushqimeve dhe pijeve ishin të vetmet që ruajtën ritmet e rritjes gjatë gjithë vitit, ndryshe nga grupet e tjera që janë në trend rënës dhe me luhatje prej gati dy vitesh.

Humbjet nga përmbytjet dhe ngricat janë më të mëdha se kapaciteti financiar i një familjeje bujqësore. Fermerët shqiptare as marrin subvencione dhe as nuk janë të siguruar kështu që janë ekspozuar totalisht ndaj humbjeve. Në vendet e BE-së, një pjesë e primit të sigurimit mbulohet nga shteti, duke e bërë sigurimin të përballueshëm. Në Shqipëri, kjo mungesë e mbështetjes e lë fermerin të vetëm përballë klimës./ B.Hoxha

 

The post Ngricat pas përmbytjeve rrafshojnë prodhimin bujqësor appeared first on Revista Monitor.

Numri i përdoruesve celularë ra përsëri në tremujorin e tretë 2025

Numri i përdoruesve të telefonisë celulare pësoi përsëri rënie në tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Sipas të dhënave nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), numri total i pajtimtarëve (i shprehur si numër i kartave SIM) ra në 3.39 milionë, 10.2% më pak krahasuar me një vit më parë. Edhe numri i përdoruesve aktivë (që kanë përdorur numrin e tyre në tre muajt e fundit) ra në 2.75 milionë, 2.1% më pak krahasuar me tremujorin e tretë të vitit të kaluar.

Në fakt, ulja e numrit të përdoruesve të telefonisë celulare duket të jetë edhe një tendencë afatgjatë. Në harkun e një dekade, numri i përdoruesve aktivë të telefonisë celulare ka rënë me afërsisht 30%.

Në afatin e gjatë, ulja e numrit të përdoruesve lidhet me dinamika të brendshme të tregut, por edhe me faktorë demografikë. Numri i operatorëve celularë është ulur nga katër në dy, ndërkohë që është gjithnjë e më pak e përhapur që një përdorues të mbajë më shumë se një numër celular. Kjo tendencë ishte mjaft e përhapur afërsisht deri para një dekade, para të ndalohej diferencimi i çmimeve për thirrjet brenda rrjetit dhe ato jashtë rrjetit.

Një faktor tjetër që mund të ketë ndikuar numrin e përdoruesve në vitet e fundit është edhe marrëveshja për heqjen e tarifave roaming në vendet e Ballkanit Perëndimor. Duke qenë se një pjesë e mirë e vizitorëve të huaj në Shqipëri vijnë nga vendet fqinje, ata tashmë nuk e kanë më të nevojshme për të përdorur numra shqiptarë për komunikimin e tyre, gjatë kohës që ndodhen në Shqipëri.

Gjithmonë në horizontin afatgjatë, edhe tendencat demografike negative dhe tkurrja e popullsisë mund ta shpjegojnë pjesërisht rënien e numrit të përdoruesve aktivë.

Ndërkohë, në një horizont krahasimi më afatshkurtër, veçanërisht tremujori i tretë i vitit, mund të jetë një lloj indikatori i tërthortë i turizmit. Përgjithësisht, turistët e huaj përdorin karta SIM vendase për komunikim, veçanërisht për shërbimin e internetit.

Kjo sjell një rritje sezonale të numrit të përdoruesve gjatë tremujorit të tretë të vitit. Megjithatë, gjatë vitit 2025, numri i përdoruesve aktivë pësoi rënie krahasuar me një vit më parë, çka mund të shpjegohet me një sasi më të vogël numrash të përdorura nga turistë të huaj.

Ndërkohë, edhe trafiku total i thirrjeve nga rrjetet celulare pësoi rënie me 0.5% krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2024. Ndërsa numri i mesazheve të shkruara shënoi rënie 6.1% krahasuar me një vit më parë. Megjithatë, kjo është një tendencë afatgjatë, e lidhur kryesisht më zëvendësimin thirrjeve dhe mesazheve të kryera nga rrjetet me aplikacionet e bazuara te interneti, si për shembull whatsapp.

Kjo konfirmohet nga një rritje e shpejtë në vijimësi e trafikut të internetit nga rrjetet celulare. Sipas AKEP, gjatë tremujorit III 2025, trafiku i të dhënave nga këto rrjete u rrit me 19.8% krahasuar me një vit më parë. Konsumi mesatar i internetit për çdo përdorues u rrit në 10.41 GB (gigabyte) internet në muaj, në rritje me 21.2% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Rritja e përdorimit të internetit mund të lidhet pjesërisht edhe me nisjen e ofrimit të shërbimit nëpërmjet rrjeteve të teknologjisë 5G. Rrjetet 5G mundësojnë kapacitete më të mëdha të transmetimit të të dhënave dhe shpejtësi më të lartë të internetit nga rrjetet celulare. / E.Shehu

 

The post Numri i përdoruesve celularë ra përsëri në tremujorin e tretë 2025 appeared first on Revista Monitor.

Shfrytëzimi i kapaciteteve në industri ra përsëri në tremujorin e fundit 2025

Norma e shfrytëzimit të kapaciteteve në sektorin prodhues pësoi rënie të mëtejshme në tremujorin e fundit të vitit 2025. Sipas vrojtimit periodik të Bankës së Shqipërisë, bizneset e sektorit të industrisë raportuan përsëri tkurrje të kapacitetit prodhues, njëlloj si tremujorin e tretë.

Shfrytëzim më të ulët të kapaciteteve prodhuese raportuan edhe bizneset e sektorit të ndërtimit. Ndërkohë, norma e shfrytëzimit të kapaciteteve u rrit në sektorin e shërbimeve dhe atë të tregtisë.

Treguesi i shkallës së shfrytëzimit të kapaciteteve ka shfaqur në përgjithësi një ecuri në rënie gjatë vitit të kaluar. Në vija të përgjithshme, kjo përputhet edhe me një ngadalësim të ritmeve të rritjes ekonomike gjatë vitit 2025. Të dhënat e INSTAT treguan se për 3-mujorin e tretë të vitit ekonomia shqiptare u rrit me 3.75%.

Mbështetur në të dhënat e deritanishme paraprake, për nëntë muajt e parë të vitit ekonomia shqiptare u rrit në masën 3.7%, në ngadalësim nga rritja prej afërsisht 4% e vitit 2024.

Ekonomia shqiptare vazhdon të vuajë rënien e sektorëve të saj prodhues. Bujqësia dhe industria janë në rënie prej disa tremujorësh radhazi. Kjo rënie u konfirmua edhe në tremujorin e tretë 2025, kur INSTAT raportoi se prodhimi bruto në sektorin e bujqësisë ra me 1.7%, ndërsa në atë të industrisë me 4.8%. Rritja ekonomike e vendit u mbështete kryesisht nga shërbimet e lidhura me turizmin, ndërtimi dhe nga rritja e pagave në sektorin publik.

Në një prononcim për Monitor, Banka e Shqipërisë vlerësonte në fund të 2025 se rritja ekonomike aktualisht ndodhte pranë vlerësimit të saj për potencialin afatmesëm të këtij treguesi.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë thekson se viti 2025 vijoi të ilustrojë disa probleme strukturore të ekonomisë shqiptare. Në veçanti, baza sektoriale e rritjes ekonomike nuk është e plotë ndërsa tregu i punës po shfaq mungesa në rritje, si pasojë e tendencave të pafavorshme demografike, emigracionit, si dhe e mospërputhjes së pjesshme midis aftësive të kërkuara nga punëdhënësit dhe atyre të disponuara nga punëmarrësit.

Në analizën sektoriale, Banka e Shqipërisë nënvizon se rritja ekonomike e dy viteve të fundit ka pasqyruar zgjerimin e sektorit të ndërtimit dhe të shërbimeve, ky i fundit me një kontribut pa diskutim primar nga të ardhurat e turizmit, ndërkohë që sektori i industrisë dhe ai bujqësisë kanë shënuar rënie të aktivitetit.

Nga këndvështrimi i Bankës së Shqipërisë, kjo ecuri pasqyron si faktorë tranzitorë ashtu edhe faktorë më të qëndrueshëm strukturorë.

Faktorët tranzitorë, sipas saj, kanë natyrë të dyfishtë. Kërkesa për turizëm në rajon e Shqipëri ka pasur një rritje të shpejtë, rritje e cila ka sjellë zgjerimin e sektorit të shërbimit dhe ndërtimit, në përgjigje të nevojave për zgjerimin e kapaciteteve akomoduese. Përkundrejt tyre, kërkesa për artikuj industrialë ka qenë relativisht e dobët dhe çmimet në rënie, sidomos në segmentet tradicionale të eksportit shqiptar. Gjithashtu, rritja e kërkesës në dy sektorët e mësipërm ti vendosë ata në pozita mjaft konkurruese në tregjet e brendshme të punës e të kapitalit, çka ka vështirësuar më tej pozicionin e sektorit të bujqësisë e të industrisë.

Megjithatë, Banka e Shqipërisë vlerëson se maturimi i sektorit të turizmit në një horizont afatmesëm dhe balancimi më i mirë i kërkesës dhe ofertës në ekonomi, do të pasqyrohen në një zbutje të këtyre presioneve gjatë dy viteve në vijim.

Nga ana tjetër, faktorët strukturorë pasqyrojnë një kombinim të problemeve specifike të sektorëve të industrisë dhe të shërbimit, të cilët kanë si emërues të përbashkët shkallën relativisht të ulët të produktivitetit dhe të konkurrueshmërisë në tregjet botërore. Adresimi i këtyre problemeve, sipas Bankës së Shqipërisë, kërkon vëmendje, si nga vetë bizneset private që ushtrojnë aktivitetet në këta sektorë, ashtu edhe reforma të mëtejshme strukturore, të cilat ndihmojnë në rritjen e produktivitet të përgjithshëm të ekonomisë shqiptare./ E.Shehu

The post Shfrytëzimi i kapaciteteve në industri ra përsëri në tremujorin e fundit 2025 appeared first on Revista Monitor.

Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative

Autoriteti Rrugor Shqiptar bëri të ditur se nga ora 20:00 e datës 13 janar deri në orën 06 :00 të datës 14 janar, kalimi në rampën që të drejton nga Tirana në Rinas do të bllokohet për shkak të punimeve që po bëhen për mbikalimin e ri në Qafë Kashar.

Në një njoftim të tij ARRSH dha disa prej rrugëve alternative që mund të ndiqen për ata që duhet të udhëtojnë drejt Aeroportit gjatë këtij harku kohor.

“PĂ«r shkak tĂ« punimeve qĂ« po kryhen nga Autoriteti Rrugor Shqiptar pĂ«r ndĂ«rtimin e mbikalimit tĂ« ri nĂ« QafĂ« Kashar, do tĂ« ketĂ« bllokim tĂ« rampĂ«s nĂ« drejtimin TiranĂ« → Rinas, nĂ« intervalin: Ora 20:00 – 06:00,  datat 13–14.01.2026

Qarkullimi i mjeteve drejt Aeroportit të Rinasit do të realizohet përmes rrugëve alternative:

  • VorĂ« – FushĂ« KrujĂ« (kthesa e Rinasit)
  • Rruga dytĂ«sore
  • TiranĂ« – KamĂ«z – Valias – Rinas
  • Rruga Kashar – ThumanĂ«, e ndĂ«rtuar nga koncesionari

KĂ«rkojmĂ« mirĂ«kuptimin e drejtuesve tĂ« mjeteve, tĂ« cilĂ«t duhet tĂ« ndjekin sinjalistikĂ«n provizore dhe tĂ« planifikojnĂ« lĂ«vizjen nĂ« kohĂ«â€ thuhet nĂ« njoftimin e ARRSH.

The post Punimet në Qafë Kashar bllokojnë kalimin drejt Rinasit, ARRSH: Ja rrugët alternative appeared first on Revista Monitor.

Vizitorë nga Shqipëria, Turqia e Zvicra shtojnë numrat në hotelet e Kosovës

Kosova ka pritur më shumë turistë gjatë nëntorit 2025 sesa një vit më parë. Sipas të dhënave, në hotelet e vendit kanë qëndruar 57 548 vizitorë, që paraqet një rritje prej 2,7 për qind krahasuar me nëntorin 2024. Pjesa më e madhe e vizitorëve janë nga Shqipëria, Turqia, Zvicra dhe Gjermania.

 

Kosova ka shënuar një rritje të lehtë të vizitorëve në sektorin hotelier gjatë muajit nëntor 2025, krahasuar me të njëjtin muaj të një viti më parë. Të dhënat e publikuara nga tregojnë se interesimi për akomodim në vend ka vazhduar të jetë në rritje, si nga qytetarët vendorë ashtu edhe nga vizitorët e huaj.

Në total, 57 548 vizitorë kanë qëndruar në hotelet e Kosovës gjatë nëntorit të kaluar. Prej tyre, 42,8 për qind kanë qenë vizitorë vendorë, ndërsa 57,1 për qind kanë qenë të huaj.

Kjo përbën një rritje prej 2,7 për qind krahasuar me muajin nëntor të vitit 2024, kur numri i përgjithshëm i vizitorëve kishte arritur në 56 027.

Po ashtu, është rritur edhe numri i net-qëndrimeve në hotele, që në total kanë qenë 120 210. Nga kjo shifër, 50,3 për qind janë realizuar nga vizitorët vendorë, ndërsa 49,7 për qind nga ata të huaj. Kjo tregon një balancë të afërt mes dy kategorive, duke dëshmuar se tregu i brendshëm vazhdon të ketë rol të rëndësishëm në zhvillimin e turizmit në vend.

Sipas ndarjes rajonale, Rajoni i Pejës vazhdon të mbetet destinacioni më i preferuar për vizitorët e brendshëm. Gjatë nëntorit 2025, në këtë rajon janë regjistruar 7 140 vizitorë vendorë, të cilët kanë realizuar gjithsej 25 108 net-qëndrime. Kjo e bën Pejën zonën më të frekuentuar në vend nga pushuesit e Kosovës, falë potencialit të saj turistik, sidomos në periudhën e dimrit, ku peizazhet malore dhe ofertat e hoteleve të Rugovës tërheqin numër të madh vizitorësh.

Edhe numri i vizitorëve të huaj ka shënuar rritje të lehtë gjatë këtij muaji. Krahasuar me nëntorin e vitit 2024, ku kishte 32 236 vizitorë të huaj, në nëntor 2025 ky numër ka arritur në 32 909, që paraqet rritje prej 2,1 për qind.

ShqipĂ«ria, Turqia, Zvicra e Gjermania – nĂ« krye tĂ« listĂ«s sĂ« vizitorĂ«ve tĂ« huaj. Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« AgjencisĂ« sĂ« Statistikave tĂ« KosovĂ«s, gjatĂ« nĂ«ntorit 2025 shumica e vizitorĂ«ve tĂ« huaj kanĂ« ardhur nga vendet nĂ« vijim:

  • ShqipĂ«ria
  • Turqia
  • Zvicra
  • Gjermania
  • Maqedonia e Veriut
  • Kroacia
  • Italia
  • Austria
  • Franca
  • Shtetet e Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s

Pjesa më e madhe e vizitorëve të huaj kanë ardhur nga Shqipëria, Turqia, Zvicra dhe Gjermania, ndërsa një pjesë më e vogël nga shtetet fqinje dhe nga vendet e tjera evropiane. Kjo strukturë e vizitorëve mbetet e ngjashme me trendin e viteve të fundit, ku Kosova po tërheq kryesisht turistë nga rajoni dhe diaspora.

Këto të dhëna dëshmojnë për një rimëkëmbje të qëndrueshme të sektorit hotelier pas sfidave të viteve të fundit. Rritja, megjithëse modeste, tregon për një stabilitet të tregut dhe për potencial që mund të rritet më tej me investime në infrastrukturë, promovim dhe cilësi të shërbimeve.

Në përgjithësi, nëntori 2025 shënoi një muaj pozitiv për turizmin në Kosovë, me rritje të numrit të vizitorëve, të net-qëndrimeve dhe me tendencë për balancë mes turistëve vendorë dhe të huaj.

The post Vizitorë nga Shqipëria, Turqia e Zvicra shtojnë numrat në hotelet e Kosovës appeared first on Revista Monitor.

Mallrat nga Serbia rikthehen në Kosovë, 213 milionë euro në vetëm 11 muaj

Viti 2025 ka shënuar një rikthim drastik të mallrave me origjinë serbe në tregun e Kosovës, duke përmbysur plotësisht trendin rënës të vitit të kaluar. Të dhënat zyrtare të Doganës tregojnë se vlera e mallrave të importuara nga Serbia ka kapur shifrën e 213.1 milionë eurove.

 

Kosova rikthehet përsëri tek mallrat serbe. Pas periudhave të vështira dhe rënies së importit vitin e kaluar, vendi ka importuar 213 milionë euro mallra nga Serbia vetëm në 11 muaj të vitit 2025, gati dyfish i nivelit të një viti më parë.

Ky rikthim tregon jo vetëm dinamizmin e tregut, por edhe varësinë e vazhdueshme të ekonomisë vendase nga produktet serbe, nga lëndët e para për industri e deri te ushqimet bazë.

Kjo vlerë e importit, përbën kapërcim statistikor prej hiç më pak se 94 për qind në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit 2024, kur shkëmbimet tregtare ishin ndalur në nivelin e 109.8 milionë eurove.

Nëse e krahasojmë me vitin 2023, i cili ishte vit me import relativisht të lartë prej 188.5 milionë eurosh për të njëjtën periudhë, viti aktual shënon një rritje të ndjeshme prej 13 për qind.

Statistikat tregojnë se mesatarisht gjatë vitit 2025, Kosova ka importuar rreth 19.4 milionë euro mallra serbe çdo muaj, gati dyfishi i mesatares mujore të vitit të shkuar.

Struktura e produkteve që dominojnë këtë tregti tregon një varësi të përzier mes lëndëve të para për industri dhe produkteve ushqimore bazë. Në krye të listës për vitin 2025 qëndrojnë kontejnerët dhe ambalazhet prej alumini, të cilat kapin vlerën e 13.9 milionë eurove. Menjëherë pas tyre vjen misri me 12.5 milionë euro dhe gruri me 10.9 milionë euro.

Lista e mallrave më të kërkuara plotësohet nga ushqimet për kafshë me rreth 8.2 milionë euro dhe vaji ushqimor i lulediellit me 5.3 milionë euro. Nuk mungojnë as materialet e ndërtimit apo produktet kimike, ku spikasin preparatet larëse dhe pllakat e çatisë, së bashku me një import të konsiderueshëm energjie elektrike prej 3.2 milionë eurosh.

TĂ« dhĂ«nat zyrtare tĂ« importit pĂ«r periudhĂ«n janar–nĂ«ntor tregojnĂ« se nĂ« vend kanĂ« hyrĂ« mallra me vlerĂ« totale 6,37 miliardĂ« euro, qĂ« pĂ«rkthehet nĂ« njĂ« rritje 11,71 pĂ«r qind krahasuar me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« vitit 2024. Gjeografia e mallrave qĂ« hyjnĂ« nĂ« KosovĂ« mbetet e pĂ«rqendruar nĂ« tre fuqi tĂ« mĂ«dha, tĂ« cilat sĂ« bashku pĂ«rbĂ«jnĂ« mbi 40 pĂ«r qind tĂ« tregut.

Pavarësisht se Gjermania mbetet partneri kryesor, Kina ka shënuar shtimin më agresiv gjatë vitit 2025, duke rritur eksportet drejt Kosovës me 152.8 milionë më shumë se vitin e kaluar. Një rikthim masiv ka bërë edhe Serbia, e cila renditet e dyta për nga rritja vjetore në vlerë absolute (+103.3 milionë), e ndjekur nga India dhe Maqedonia e Veriut.

Edhe Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e Statistikave të Tregtisë së Jashtme për muajin nëntor 2025, të cilat tregojnë se deficiti tregtar i Kosovës ka mbetur pothuajse i pandryshuar krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Sipas ASK-së, deficiti tregtar në nëntor 2025 arriti në 469,9 milionë euro, që paraqet një ndryshim minimal prej 0,0% krahasuar me nëntorin e vitit 2024, kur deficiti ishte 470,0 milionë euro.

Në këtë periudhë, eksporti mbuloi importin me 15,7%. Vlera e eksporteve të mallrave në nëntor 2025 ishte 87,7 milionë euro, ndërsa importet arritën në 557,6 milionë euro.

Importet dominoheshin nga makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike me 13,3%, ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani me 13,1%, produktet minerale me 13,0% dhe mjetet e transportit me 12,4%.

The post Mallrat nga Serbia rikthehen në Kosovë, 213 milionë euro në vetëm 11 muaj appeared first on Revista Monitor.

Raporti i kredive me probleme ra lehtë për nëntorin

Raporti i kredive me probleme pësoi një rënie të lehtë në muajin nëntor të vitit të kaluar. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë kreditë me probleme përbënin 4.19% të totalit, nga 4.33% që ishin në fund të muajit tetor.

Raporti i kredive me probleme ruan gjithashtu një tendencë të lehtë rënëse edhe me bazë vjetore. Në nëntorin e vitit 2024, raporti i kredive me probleme kishte qenë 4.48%.

Gjithsesi, as muaji nëntor nuk shënoi shmangie të rëndësishme nga tendenca e këtij treguesi për vitin 2025, e karakterizuar kryesisht nga një ecuri në stanjacion, madje me tendenca të lehta rritëse, veçanërisht në pjesën e dytë të vitit.

Në vlerë absolute, vlerësohet se stoku i kredive me probleme të ketë arritur në rreth 38.8 miliardë lekë, me një rënie të lehtë nga vlera prej 39.6 miliardë lekësh që ishte në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Në vijim të një cikli të rritjes së shpejtë të kredisë për ekonominë, raporti i kredive me probleme është . Në fund të nëntorit 2025, portofoli i kredisë për ekonominë arriti vlerën e 925.2 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 12.2%. Në pjesën më të madhe, rritja e portofolit të kredisë po mbështetet në segmentin e individëve, si në kredinë për blerjen e banesave, ashtu edhe në atë konsumatorë.

Në mesin e vitit 2025, nisi aplikimi i disa masave kufizuese të vendosura nga Banka e Shqipërisë në treguesit e administrimit të riskut të lidhura me huadhënien për blerjen e banesave.

Banka qendrore u ndaloi bankave financimin e blerjes së banesave në masën 100% dhe përcaktoi gjithashtu kritere të detyrueshme për raportin e këstit të kredisë ndaj të ardhurave (duke lejuar sidoqoftë një marzh përjashtimi prej 15% nga kufizimet e mësipërme).

Megjithatë, në muajt e parë të aplikimit, masat nuk kanë sjellë ndonjë frenim domethënës në ritmet e kredidhënies me qëllim financimin e blerjes së banesave.

NjĂ« njĂ« pronononcim pĂ«r “Monitor”, Banka e ShqipĂ«risĂ« u shpreh nĂ« fund tĂ« 2025 se raporti i kredive me probleme, pas njĂ« rĂ«nieje tĂ« qĂ«ndrueshme nĂ« vitet e kaluara, Ă«shtĂ« luhatur gjatĂ« pjesĂ«s mĂ« tĂ« madhe tĂ« vitit 2025 pranĂ« nivelit 4%, ndĂ«rsa  pritet ta mbyllĂ« kĂ«tĂ« vit nĂ« njĂ« nivel lehtĂ«sisht mĂ« tĂ« lartĂ«.

Sipas Bankës së Shqipërisë, ngadalësimi i rënies së treguesit të kredive me probleme ishte i pritshëm, në kushtet e rritjes së shpejtë të kredisë në vitet e fundit, por ecuria e tyre gjatë këtij viti është përcaktuar nga raste të veçanta.

Sidoqoftë, Banka Qendrore vlerëson se është e nevojshme që bankat të ruajnë vëmendjen në procesin e analizës së aplikimeve për kredi, si edhe gjatë monitorimit të saj. Në një qasje më të përgjithshme, duhet bërë kujdes që të kontrollohet dhe të moderohet efekti i mundshëm i zgjerimit të shpejtë të kredisë dhe i rritjes së konkurrencës në treg në relaksimin e standardeve të kreditimit.

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Raporti i kredive me probleme ra lehtë për nëntorin appeared first on Revista Monitor.

WEF: Bashkëpunimi global është zhvendosur në favor të grupeve më të vogla të aleatëve

Bashkëpunimi global në shkallë të gjerë po dobësohet, ndërsa lidhjet në tregti, financë dhe teknologji po zhvendosen drejt grupeve më të vogla vendesh, të ndërtuara mbi interesa të përbashkëta, sipas Forumit Ekonomik Botëror (W) të quajtur Barometri i Bashkëpunimit Global (Global Cooperation Barometer).

Sistemi global i bashkëpunimit shumëpalësh po ngadalësohet pikërisht në një moment kur krizat po shumohen, megjithatë bashkëpunimi global, i matur në tregti, kapital, teknologji, klimë, shëndetësi dhe siguri, po tregohet më elastik sesa pritej.

Me fjalë të tjera, edhe pse bashkëpunimi në përgjithësi po vazhdon me një ritëm të qëndrueshëm, ai po ndodh gjithnjë e më shumë mes grupeve më të vogla të aleatësve, dhe jo mes shumë vendeve njëkohësisht.

“NdĂ«rsa po merr formĂ« njĂ« epokĂ« e re globale, multilateralizmi Ă«shtĂ« nĂ«n presion, edhe pse bashkĂ«punimi global vazhdon tĂ« japĂ« rezultate nĂ« disa fusha kyçe,” thuhet nĂ« raport.

Pavarësisht kësaj gjetjeje, përfundimi kryesor i raportit mbetet kryesisht optimist. Sistemi po gërryhet, por ende nuk është thyer.

Raporti argumenton se, edhe pse bashkĂ«punimi klasik shumĂ«palĂ«sh Ă«shtĂ« dobĂ«suar, koalicione alternative po mbushin boshllĂ«kun, shpesh nĂ« formate mĂ« tĂ« ngushta, tĂ« bazuara nĂ« interesa, tĂ« cilat janĂ« politikisht mĂ« tĂ« lehta pĂ«r t’u mbajtur.

Ky ndryshim është i dukshëm edhe në të dhënat e tregtisë. Në vend të një tërheqjeje të plotë nga tregtia globale, raporti përshkruan një rirregullim të rrjedhave të mallrave përgjatë linjave gjeopolitike më elastike. Megjithatë, vendet po përpiqen ende të diversifikojnë furnitorët dhe tregjet mes partnerëve tregtarë që i konsiderojnë më të sigurt.

“Distanca mesatare gjeopolitike e tregtisĂ« globale tĂ« mallrave ka rĂ«nĂ« me rreth 7% mes viteve 2017 dhe 2024. TĂ« marra sĂ« bashku, kĂ«to ndryshime sugjerojnĂ« se tregtia globale po rishpĂ«rndahet brenda rrjeteve tĂ« pĂ«rputhura, ndĂ«rkohĂ« qĂ« diversifikohet mes partnerĂ«ve,” vijon raporti.

Vendet në zhvillim dhe Kina përfitojnë

Nga rishpërndarja kanë përfituar gjithashtu vendet prodhuese dhe eksportuese në zhvillim.

Në vitin 2024, ekonomitë në zhvillim dhe Kina zgjeruan pjesën e tyre të eksporteve, sipas raportit, edhe pse ekonomitë e avancuara po ashpërsojnë politikat tregtare dhe po ndërtojnë barriera rreth sektorëve strategjikë.

“Ato kanĂ« fituar njĂ« pjesĂ« mĂ« tĂ« madhe tĂ« eksporteve prodhuese: nĂ« vitin 2024, eksportet e tyre u rritĂ«n me 276 miliardĂ« dollarĂ«, ose me 5 pikĂ« pĂ«rqindje, nga tĂ« cilat Kina pĂ«rbĂ«nte mĂ« shumĂ« se gjysmĂ«n e rritjes totale.”

Sipas vlerësimit të raportit, goditjet tarifore të vitit 2025 nuk e shkatërruan tregtinë. Përkundrazi, ato përshpejtuan një riorganizim, me vëllime që vazhduan të rriten, por me modele që ndryshuan me shpejtësi, veçanërisht në importet e SHBA-së.

“Pa dyshim, njĂ« seri njoftimesh pĂ«r tarifa nga SHBA-ja nĂ« vitin 2025 ngritĂ«n pikĂ«pyetje mbi tĂ« ardhmen e tregtisĂ«. Treguesit e hershĂ«m sugjerojnĂ« se, nĂ« vend qĂ« tĂ« çonin nĂ« tkurrje, kĂ«to njoftime kanĂ« nxitur njĂ« rikonfigurim,” shpjegon raporti.

Vëllimet e tregtisë vlerësohet se u rritën në vitin 2025 me rreth 2.4%, megjithëse pak më poshtë ritmit të rritjes reale të PBB-së prej 3.2%.

Ndërsa tregtia e mallrave po riformësohet, raporti sugjeron se flukset e kapitalit dhe shërbimeve vazhdojnë të rriten, shpesh të nxitura nga qeveritë që kërkojnë të sigurojnë njohuri teknike dhe të ndërtojnë kapacitete vendase në industri të ndjeshme.

Qendra e gravitetit po zhvendoset nga globalizimi i bazuar te efikasiteti drejt investimeve të fokusuara te qëndrueshmëria, një ndryshim që kompanitë tashmë po e reflektojnë në zinxhirët e tyre të furnizimit.

Investimet e huaja direkte të përqendruara te IA

Investimet po grumbullohen rreth sektorĂ«ve strategjikĂ« ose industrive qĂ« “formĂ«sojnĂ« tĂ« ardhmen”. Raporti thekson njĂ« orientim mĂ« tĂ« fortĂ« drejt gjysmĂ«pĂ«rçuesve, infrastrukturĂ«s sĂ« inteligjencĂ«s artificiale, baterive dhe mineraleve kritike.

MegjithatĂ«, edhe pse kapitali dhe shĂ«rbimet vazhdojnĂ« tĂ« lĂ«vizin, raporti argumenton se treguesit “klasikĂ«â€ tĂ« bashkĂ«punimit shumĂ«palĂ«sh janĂ« nĂ« rĂ«nie, dhe askund kjo nuk Ă«shtĂ« mĂ« e dukshme sesa nĂ« ndihmĂ«n pĂ«r zhvillim.

Prioritetet e donatorëve janë ngushtuar ndërsa politika po ashpërsohet dhe presioni fiskal rritet, duke i lënë buxhetet e zhvillimit më të ekspozuara ndaj rishikimeve të brendshme.

“Ndihma zyrtare pĂ«r zhvillim (ODA) pati rĂ«nien mĂ« tĂ« madhe nĂ« kĂ«tĂ« shtyllĂ«, me 10.8% nĂ« vitin 2024. VetĂ«m katĂ«r vende e tejkaluan objektivin e OKB-sĂ« prej 0.7% tĂ« tĂ« Ardhurave KombĂ«tare Bruto. PĂ«r vitin 2025, Organizata pĂ«r BashkĂ«punim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD) vlerĂ«son njĂ« rĂ«nie tjetĂ«r prej 9–17% tĂ« ODA-sĂ«.”

Edhe emigracioni duket se po ndryshon drejtim. Pas vitesh rritjeje, raporti vëren shenja të hershme ngadalësimi në vitin 2024 dhe një tkurrje më të fortë në 2025, ndërsa destinacionet kryesore po tërhiqen. Flukset neto të emigracionit drejt SHBA-së dhe Gjermanisë ranë me rreth 65% dhe 39% në vit në 2025.

Rënie e paqes dhe sigurisë

Paralajmërimi më i fortë i raportit lidhet me paqen dhe sigurinë, ndërsa krizat po përhapen dhe zhvendosjet po rriten.

“Numri i rezolutave tĂ« KĂ«shillit tĂ« Sigurimit tĂ« OKB-sĂ« ra nga 50 nĂ« vitin 2023 nĂ« 46 nĂ« vitin 2024, dhe raporti i operacioneve shumĂ«palĂ«she tĂ« paqes ndaj konflikteve u ul me rreth 11% nga viti nĂ« vit,” thuhet nĂ« raport.

Ai argumenton se gjeopolitika po e bën më të vështirë ndërhyrjen e OKB-së dhe se misionet paqeruajtëse po shtrëngohen jo vetëm nga dinamika e vetos, por edhe nga buxhetet dhe mungesa e personelit.

Personeli i angazhuar në operacione shumëpalëshe ka rënë ndjeshëm gjatë dekadës së fundit.

“KĂ«shilli i Sigurimit i OKB-sĂ« nuk ka mandatuar asnjĂ« operacion tĂ« ri paqeruajtĂ«s qĂ« nga viti 2014. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, shkurtimet buxhetore kanĂ« ushtruar presion mbi misionet ekzistuese, personeli i angazhuar nĂ« operacione shumĂ«palĂ«she tĂ« paqes ra me mĂ« shumĂ« se 40% mes viteve 2015 dhe 2024.”

Si rezultat, thuhet në raport, roli i OKB-së po zhvendoset larg dislokimeve të mëdha dhe drejt angazhimit diplomatik dhe kornizave rajonale, edhe pse rreziqet e konfliktit po rriten.

“NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, roli i angazhimit tĂ« OKB-sĂ« ka evoluar, duke u mbĂ«shtetur mĂ« shumĂ« te misionet speciale politike dhe tĂ« dĂ«rguarit specialĂ«, paralelisht me rritjen e kornizave tĂ« drejtuara nĂ« nivel rajonal.”

Udhëheqësit e biznesit nuk e trajtojnë këtë si një çështje abstrakte gjeopolitike. Raporti konstaton se paqëndrueshmëria po depërton gjithnjë e më shumë në kushtet operative, nga sigurimet dhe rreziku i transportit detar te vendimet për investime dhe lëvizshmëria e talenteve.

Rritje e shpenzimeve për mbrojtjen

Ndërkohë, qeveritë po përgatiten për një të ardhme më të kontestuar duke rritur shpenzimet për mbrojtjen. Raporti thekson rritjen e përputhshmërisë brenda NATO-s dhe vëren se tashmë po diskutohen objektiva edhe më të larta.

“TĂ« 32 vendet anĂ«tare tĂ« NATO-s pĂ«rmbushĂ«n objektivin e shpenzimeve pĂ«r mbrojtjen prej 2% tĂ« PBB-sĂ« nĂ« vitin 2025, ndĂ«rsa mĂ« shumĂ« se 10 prej tyre kishin mbetur nĂ«n kĂ«tĂ« nivel njĂ« vit mĂ« parĂ«. Me rritjen e objektivit tĂ« shpenzimeve tĂ« NATO-s nĂ« 5% tĂ« PBB-sĂ« deri nĂ« vitin 2035, shpenzimet kombĂ«tare pĂ«r mbrojtjen pritet tĂ« rriten edhe mĂ« tej.”

Ky mund të jetë përfundimi më i qartë për tregjet dhe korporatat shumëkombëshe: bota nuk funksionon më mbi një sistem të vetëm operativ.

Bashkëpunimi po bëhet gjithnjë e më lokal, modular dhe kushtëzoues, një mozaik marrëveshjesh, korridore dhe koalicione që mund të mbajnë në lëvizje tregtinë dhe investimet, por që e kanë të vështirë të japin zgjidhje për problemet më të vështira kolektive.

Raporti sugjeron se bashkëpunimi global nuk po zhduket, ai po rindërtohet në fragmente. Rreziku është që bota të bëhet shumë e aftë në arritjen e marrëveshjeve selektive, ndërkohë që mbetet rrezikshëm e dobët në atë lloj veprimi shumëpalësh që parandalon përhapjen e krizave që në fillim. / Euronews

The post WEF: Bashkëpunimi global është zhvendosur në favor të grupeve më të vogla të aleatëve appeared first on Revista Monitor.

❌