Sulmuesi i kombëtares, Myrto Uzuni, i cili aktivizohet në MLS për Austin Fc, ka vendosur që të investojë në Shqipëri, teksa ka blerë një hotel në qytetin e Vlorës.
Pasi zyrtarizoi investimin e rëndësishëm në bregdetin shqiptar, të shumtë kanë qënë ata që kanë thënë që Uzuni po pastron lekët. E menjëhershme ka qënë përgjigja e 30-vjeçarit, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.
âJam njĂ« futbollist qĂ« tĂ« gjitha tĂ« ardhurat e mia i investoj nĂ« ShqipĂ«ri. Mund tĂ« investoja nĂ« SpanjĂ«, por zgjodha vendin tim.
ParatĂ« e mia janĂ« tĂ« deklaruara dhe paga ime Ă«shtĂ« publike. Nuk kam nevojĂ« tĂ« pastroj lekĂ«t e askujt.â
Gati 2,5 miliardë dollarë llogaritet dëmi i përmbytjeve në tre dekada, e megjithatë askush nga përfaqësuesit e institucioneve që janë të angazhuara me mirëmbajtjen e sistemit hidrik në Shqipëri, vlerësimin e riskut para dhe gjatë emergjencave nuk ka dhënë llogari para drejtësisë dhe as është gjetur fajtor.
Fatura e dëmit ekonomik bëhet publike nga një raport i detajuar i Kontrollit të Lartë të Shtetit, që ka kaluar në lupë përgjegjësitë në nivel qendror dhe të pushtetit lokal duke nisur nga ministria e bujqësisë deri tek ndërmarrjet që administrojnë argjinaturat, sistemin kullues dhe kanalizimet.
Gjetjet janë bërë publike nga Kontrolli i Lartë i Shtetit mbas auditimit mbi përmbytjet e 2024 në qytetin e Vlorës, ku dhe janë administruar qindra dokumente mbi hartën, kanalizimin, deri tek hidrovorët dhe kontratat e mirëmbajtjes së tyre. Në këtë kontroll, përpos evidentimit të problematikës për mos pastrimin e kanaleve kulluese prej dekadash nga institucionet përgjegjëse, ngrihen pikëpyetje për mosmenaxhim efektiv të riskut nga përmbytjet në nivel kombëtar, i cili duhet të përshtatej me kushtet klimaterike, që në këto kushte, sipas KLSH, bie në kundërshtim me ligjin për mbrojtjen civile. E ndërsa ekspozohet se 3,285 objekte janë ndërtuar pa leje në infrastrukturën ujitëse, kulluese dhe të mbrojtjes, ky është vetëm njëri ngërç, pasi të tjerat lidhen me mosbashkëpunimin e duhur midis institucioneve për menaxhimin e situatave të përmbytjes, deri tek mungesa e mirëmbajtjes të sistemit kullues.
Nga 1990 numërohen tetë përmbytje të rënda në Shqipëri: e 1995, shtatori 2002 kur u prekën 7,500 familje kryesisht në Torovicë, Lezhë dhe Milot, shkurt-mars 2004 përmbytjet e Drinit dhe Bunës, dhjetor 2005 përmbytjet në Jug nga Vjosa, përmbytjet e Nënshkodrës 2010-2011 gjatë të cilës u evakuuan 12 mijë shtetas, në shkurt 2015 përmbytja e Jugut ku u dëmtuan plotësisht 709 shtëpi, përmbytjet e nëntorit 2017 përgjatë rrjedhës së Vjosës ku u dëmtuan 4,700 banesa dhe e 2021 e 2024 në zonat Lezhë, Shkodër dhe Vlorë, me mijëra hektarë tokë të përmbytur, banesa e biznese të shkatërruara dhe rrugë të bllokuara përkohësisht nga rrëshqitjet.
Në të gjithë këto emergjenca, drejtësia ka shënuar vetëm dy hetime, duke dyshuar se nuk ishte vetëm faji i motit. E para emergjenca e 2010 në Shkodër, mbasi u hapën tre porta shkarkimi të Vaut të Dejës, të Komanit dhe të Fierzës, dhe kjo solli përmbytjet masive të gjithë Shkodrës, madje edhe në qytet. Por, duke u bazuar në ekspertizën e tre specialistëve të hidrocentraleve, hetimet dolën në përfundimin se çështja duhej pushuar, mbasi hapja e digave ishte e justifikuar. E dyta, ende nën proces, është e prokurorisë së Durrësit, nisur pak ditë më parë, jo vetëm për shkatërrim prone me përmbytje, por gjithashtu edhe ndaj personave që dyshohet se shpërdoruan detyrën gjatë menaxhimit të situatës.
Deri më tani, edhe për këtë dosje nuk ka ende të dyshuar./mxh
NjĂ« grup vendesh evropiane, me nĂ« krye BritaninĂ« e Madhe dhe GjermaninĂ«, po diskutojnĂ« plane pĂ«r tĂ« forcuar praninĂ« e tyre ushtarake nĂ« GroenlandĂ«, me qĂ«llim qĂ« tâi dĂ«rgojnĂ« njĂ« sinjal presidentit amerikan Donald Trump se Evropa e merr seriozisht sigurinĂ« nĂ« rajonin e Arktikut. Lajmi raportohet nga Bloomberg News.
Sipas burimeve të njohura me planet, Gjermania pritet të propozojë krijimin e një misioni të përbashkët të NATO-s për mbrojtjen e zonës arktike, në një përpjekje për të rritur koordinimin dhe sigurinë në këtë rajon strategjik.
Zhvillimi vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi tĂ« premten se Shtetet e Bashkuara duhet tĂ« sigurojnĂ« kontrollin mbi GroenlandĂ«n pĂ«r tĂ« parandaluar qĂ« Rusia ose Kina ta âmarrinâ atĂ« nĂ« tĂ« ardhmen. Trump ka pohuar nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«ritur se anije ruse dhe kineze po operojnĂ« pranĂ« GroenlandĂ«s, pretendime qĂ« janĂ« mohuar nga vendet skandinave./mxh
Shkurtë Mani e la banesën për të shpëtuar veten dhe bashkëshortin e sëmurë nga mbytja. Gati një javë pas evakuimit në kavalishencë rikthehet e shqetësuar në shtëpinë e përmbytur në Vadardhë të Sukthit.
âBobo si Ă«shtĂ« bĂ«rĂ«! MĂ« mirĂ« tĂ« na kishte mbytur fare se kĂ«shtu. UnĂ« me 200 mijĂ« lek pension, ku tĂ« shkoj?!â, shprehet qytetarja ShkurtĂ« Mani.
Pensionistja qëndron e drobitur mes baltës. E pashpresë dhe e përlotur numëron dëmet e objekteve shtëpiake.
âMundi i gjithĂ« jetĂ«s ja iku. I mori uji. Soba Ă«shtĂ« prishur, lavatricja Ă«shtĂ« prish, frigoriferi po, rrobat janĂ« kalburâ, shton ajo.
Ajo kujton momentet e para të shpërthimit të ujit brenda banesës dhe është në pritje të dëmshpërblimit për të nisur rregullimet që shtëpia të bëhet sërish e jetueshme.
âDysheku akoma i lagur. Uji arriti deri te krevati. Erdhi sikur futet arusha brenda, nĂ« sekondĂ«. Nuk e di çdo bĂ«jâ, tha mĂ« tej e moshuara.
Në ditën e gjashtë të përmbytjeve raportohet se në Sukth rreth 1800 hektarë tokë janë nën pushtetin e ujit. Dhe në këtë segment rrugor, te kthesa e Perlatit, zona është e bllokuar, për shkak të daljes së lumit Erzen nga shtrati dhe ende ka ujë në rrugë.
â6 ditĂ« jemi tĂ« mbyllur kĂ«tu. Hamallaj, Rrushkull kalon kĂ«tu. PĂ«r 100 metra vend, mbahet populli i izoluarâ, thotĂ« banori i zonĂ«s.
âPaska shumĂ« ujĂ« kĂ«tu. Nga duhet ti dalim se po shkojmĂ« pĂ«r vdekjeâ, shprehet njĂ« shofer.
âNa ka mbuluar gjithĂ« uji, ska pyetur njeri a jemi gjallĂ« a jemi vdekur. Kurrkush!â, shton ai.
Uji ka filluar të tërhiqet, por ende tokat ngjajnë si liqen dhe shtëpitë janë të izoluara. Por ndonëse reshjet këtu kanë përfunduar, kanë mbetur lotët e banorëve të cilët kanë dëme të shumta materiale!/mxh
Lazio regjistroi fitoren e pestë radhazi ndaj Hellas Veronës, duke triumfuar 1-0 në transfertë. Ndeshja u vendos nga një autogol në minutat e fundit, pas një devijimi të topit nga Victor Nelsson.
Lazio dominoi posedimin, por pati vështirësi në krijimin e rasteve të pastra. Verona u mbrojt mirë dhe tentoi kundërsulmet, pa arritur të konkretizojë.
Me këtë sukses, Lazio i jep fund një serie prej katër ndeshjesh pa fitore në Serie A. Bardhekaltrit afrohen në gjashtë pikë me zonën e gjashtë vendeve të para. Hellas Verona mbetet në vendin e 19-të, tre pikë larg shpëtimit.
Në ndeshjen tjetër, Lecce u mposht 2-1 në shtëpi nga Parma, pavarësisht se shënoi që në minutën e parë.
Lecce mbeti me nëntë lojtarë dhe pësoi përmbysje, ndërsa Parma siguroi tri pikë shumë të rëndësishme për mbijetesën./mxh
Brajan Gruda ishte protagonist kryesor në kualifikimin e Brighton-it ndaj Manchester United në kuadër të raundit të 1/32-ave të Kupës FA.
Sulmuesi 21-vjeçar ishte protagonist i drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« tĂ« dy golat e shĂ«nuar nga skuadra e tij nĂ« stadiumin âOld Traffordâ, nĂ« takimin qĂ« pĂ«rfundoi me rezultatin 1-2.
Gruda hapi serinë e golave duke shënuar vetë dhe më pas shërbeu asistin për golin e dytë të realizuar nga Danny Welbeck.
Sipas platformave tĂ« specializuara tĂ« statistikave si âFlashscoreâ, futbollisti me origjinĂ« shqiptare u vlerĂ«sua me notĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« ndeshjes, 8.5.
Kjo paraqitje rezultoi vendimtare pĂ«r eliminimin e âDjajve tĂ« Kuqâ nga ky kompeticion. Performanca e tij Ă«shtĂ« cilĂ«suar si njĂ« nga mĂ« tĂ« mirat e karrierĂ«s sĂ« tij tĂ« deritanishme nĂ« Angli./mxh
Bayern Munich triumfoi me rezultatin e thellë 8-1 ndaj Wolfsburg, për të dërguar në 11 pikë diferencën në krye të Bundesligës.
Bavarezët zgjatën gjithashtu serinë pa humbje në ndeshjet shtëpiake kundër Wolfsburgut në elitë në 29 takime.
Ndeshja u zhbllokua herët me një autogol pas krosimit të Luis Diaz, ndërsa Wolfsburgu barazoi shpejt me Pejcinovic. Bayern rimori avantazhin me golin e Diaz dhe e mbylli pjesën e parë në epërsi.
Në pjesën e dytë, skuadra e Vincent Kompany shënoi dy gola të shpejtë me Michael Olise dhe një tjetër autogol.
Bavarezët vazhduan dominimin me gola nga Raphael Guerreiro, Harry Kane, Olise dhe Leon Goretzka. Ndeshja përfundoi 8-1, duke konsoliduar pozitat e Bayern në krye të renditjes./mxh
Këngëtarja britanike dhe ish-anëtarja e Little Mix, Jesy Nelson, ka bërë publike se vajzat e saj binjake janë diagnostikuar me një sëmundje të rrallë gjenetike, Spinal Muscular Atrophy (SMA) tip 1, e cila prek rëndë muskujt e trupit.
NĂ« njĂ« video emocionale nĂ« Instagram, Nelson tregoi se Ocean Jade dhe Story Monroe, tĂ« lindura para kohe nĂ« javĂ«n e 31-tĂ«, kanĂ« pasur vĂ«shtirĂ«si nĂ« lĂ«vizje dhe ushqyerje, çka i çoi mjekĂ«t drejt ekzaminimeve tĂ« thelluara nĂ« spitalin Great Ormond Street nĂ« LondĂ«r. Aty ajo u informua se vajzat ândoshta nuk do tĂ« ecin kurrĂ«â dhe se do tĂ« pĂ«rballen me aftĂ«si tĂ« kufizuara.
KĂ«ngĂ«tarja theksoi se SMA Ă«shtĂ« njĂ« sĂ«mundje shumĂ« serioze, e cila pa trajtim mund tĂ« jetĂ« fatale brenda dy viteve tĂ« para tĂ« jetĂ«s. Ajo u shpreh mirĂ«njohĂ«se qĂ« vajzat kanĂ« marrĂ« trajtimin e nevojshĂ«m, pasi sipas saj âpa tĂ«, ato do tĂ« vdisninâ.
PavarĂ«sisht situatĂ«s sĂ« vĂ«shtirĂ«, Jesy Nelson u shpreh optimiste, duke besuar se vajzat e saj do tĂ« âsfidojnĂ« çdo parashikimâ. Ajo tha se e bĂ«ri publike historinĂ« pĂ«r tĂ« ndĂ«rgjegjĂ«suar prindĂ«rit e tjerĂ« dhe pĂ«r tĂ« ndihmuar nĂ« diagnostikimin sa mĂ« tĂ« hershĂ«m tĂ« fĂ«mijĂ«ve me kĂ«tĂ« sĂ«mundje.
Partneri i saj, Zion Foster, ndau gjithashtu njĂ« foto tĂ« binjakeve me mesazhin prekĂ«s: âEnde buzĂ«qeshin mes tĂ« gjitha sfidave. Babi ju do shumĂ«â./mxh
Ronald Hysi ishte i pranishĂ«m sot nĂ« studion e emisionit âFan Clubâ, ku komentoi zhvillimet e fundit mes Mirit dhe Selin brenda shtĂ«pisĂ« sĂ« âBig Brother VIP 5â. Si mik i afĂ«rt i banorit, ai ndau mendimin e tij mbi situatĂ«n qĂ« ka ngjallur diskutime tĂ« shumta nĂ« publik.
Gjatë intervistës, Landi foli edhe për jetën familjare të Mirit, duke theksuar se bashkëshortja e tij ka një formim kulturor ndryshe nga ai shqiptar, çka sipas tij ndikon edhe në mënyrën se si perceptohen situatat brenda lojës. Ai nënvizoi se marrëdhënia e çiftit është e qëndrueshme dhe pa probleme.
âNusja e Mirit Ă«shtĂ« gjermane, ka njĂ« mentalitet ndryshe nga pĂ«rjetimi i shqiptarĂ«ve nĂ« pĂ«rgjithĂ«si. Nga sa i njoh unĂ«, ata kanĂ« njĂ« marrĂ«dhĂ«nie bashkĂ«shortore tĂ« mirĂ«â, u shpreh Landi.
I pyetur në lidhje me faktin që Miri dhe Seli kanë ndarë të njëjtin shtrat, ai u tregua kategorik duke mohuar çdo shkelje morale apo familjare.
âJo. Nuk ka bĂ«rĂ« gjynah dhe krim, asnjĂ«ri nga tĂ« dyja palet nuk ka bĂ«rĂ« gjynah dhe krim. Nuk i ka hyrĂ« nĂ« hak as shoqĂ«risĂ« dhe as familjesâ.
Në vijim, biseda u ndal edhe te reagimi i bashkëshortes së Mirit, e cila ka zgjedhur të qëndrojë larg vëmendjes publike, pavarësisht aludimeve për distancë mes tyre. Sipas Landit, ajo ka reaguar vetëm një herë në rrjetet sociale dhe po shqyrton mundësinë e një tjetër reagimi.
Për vite me radhë, Apple ka lansuar çdo vit modelet e reja të iPhone në muajin shtator, duke ndjekur një cikël të rregullt që përdoruesit tashmë e njohin mirë. Por raportet e fundit sugjerojnë se kompania mund të ndryshojë këtë model duke filluar nga viti 2026.
Analisti i njohur Ming-Chi Kuo raporton se Apple mund të ndajë lançimin e iPhone-ve në dy cikle të veçanta. Sipas këtyre parashikimeve, modelin bazë iPhone 18 mund ta shohim vetëm në pranverën e vitit 2027. Ndërkohë, në vjeshtën e vitit 2026 do të dalin vetëm modelet iPhone 18 Pro, iPhone 18 Pro Max dhe iPhone i parë me ekran të palosshëm, si dhe iPhone Air 2.
Kjo strategji mund të lidhet me konkurrencën e fortë nga Android, por edhe me lansimin e foldable iPhone, që kërkon një periudhë të veçantë marketingu. Duke ndarë lançimet, Apple synon të shmangë konkurrencën brenda linjës së saj dhe të rrisë fokusin tek modelet premium.
Parashikimi i ciklit të ardhshëm të iPhone-ve sipas raporteve:
Pranverë 2026: iPhone 17e
Vjeshtë 2026: iPhone 18 Pro, iPhone 18 Pro Max, Foldable iPhone, iPhone Air 2
Pranverë 2027: iPhone 18, iPhone 18e
Vjeshtë 2027: iPhone 19 Pro, iPhone 19 Pro Max, Foldable iPhone 2, iPhone Air 3 (me ekran më të madh)
Nëse këto raporte rezultojnë të sakta, përdoruesit do të duhet të presin më shumë se një vit për të përditësuar modelin bazë të iPhone-it, ndërkohë që Apple do të vazhdojë të përqendrohet tek modelet Pro dhe të palosshme./mxh
Më 9 janar 2026, në qytetin e Santa Martës në Kolumbi, u arrestua shtetasi zviceran Vik Ntominik Gioel, i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol përmes një Njoftimi të Kuq, me kërkesë të autoriteteve gjyqësore të Mbretërisë së Spanjës.
Hetimet tregojnë se i arrestuari kishte rol në koordinimin e dërgesave të drogës drejt vendeve evropiane, me fokus kryesor Spanjën.
Autoritetet zbuluan se ai përdorte dokumente identifikimi të shumta, përfshirë greke, spanjolle dhe belge, si dhe dokumente të siguruara në mënyrë të parregullt në Kolumbi.
PĂ«r tâiu shmangur kontrolleve tĂ« emigracionit dhe policisĂ«, ai paraqitej si shtetas shqiptar me emrin Xhuti Zuluaga Arsen.
Sipas autoriteteve, Gioel dyshohet për trafikim të lëndëve narkotike dhe anëtarësim në një organizatë kriminale, e cila vepronte në shkallë të gjerë në disa shtete.
Ai konsiderohet si një figurë kyçe në një organizatë kriminale, me rol të rëndësishëm në koordinimin logjistik, infrastrukturën dhe funksionimin e laboratorëve klandestinë për përpunimin e kokainës dhe kanabisit, kryesisht në zonën Albalat de Taronchers, në Valencia të Spanjës.
Arrestimi u bë i mundur pas konfirmimit të pranisë së tij në territorin kolumbian nga Byroja Qendrore Kombëtare e INTERPOL-it (NCB), pas rreth gjashtë muajsh hetime intensive të zhvilluara në bashkëpunim ndërkombëtar./mxh
Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, zhvilloi dje një takim me mbështetësit dhe strukturat demokrate në Korçë, të cilin e cilësoi si të mbushur me entuziazëm dhe frymëzim.
Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Salianji u shpreh se Partia Demokratike mbetet një forcë e fuqishme politike, me energjinë dhe kapacitetin për të sjellë ndryshim të vërtetë dhe rotacion politik në vend. Ai theksoi se kjo frymë është ndjerë edhe më herët në qytete të tjera si Durrësi, Gjirokastra, Elbasani dhe Shkodra.
Salianji falënderoi demokratët e Korçës për mbështetjen dhe atmosferën e krijuar gjatë takimit, duke e quajtur atë një moment të paharrueshëm.
Korça ishte një magjepsje
Partia Demokratike është fuqi e jashtëzakonshme!
Ka brenda vetes energjinë dhe frymëzimin për të sjellë ndryshim të vërtetë, për të përfshirë njerëz, për të shkuar përtej vetes, për të sjellë rotacionin. Këtë e kemi parë në Durrës, në Gjirokaster, Elbasan, në Shkodër dhe dje në Korçën time të zemrës!
FjalĂ«t nuk ekzistojnĂ« pĂ«r tĂ« shprehur falenderimet, por dua tâi pĂ«rcjell njĂ« mirĂ«njohje nga zemra pĂ«r çdo demokrat dhe demokrate tĂ« Korçës entuziazmin dhe dashurinĂ« qĂ« mĂ« pĂ«rcollĂ«n nĂ« takimin e djeshĂ«m!
E paharrueshme./mxh
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar për zhvillimet në Iran, duke deklaruar se revolucioni demokratik i opozitës iraniane ndodhet pranë fitores përfundimtare.
PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetet sociale, Berisha akuzon regjimin e AjetullahĂ«ve pĂ«r âmasakra dhe barbarizma tĂ« paparaâ ndaj protestuesve paqĂ«sorĂ«, duke pohuar se vetĂ«m nĂ« 24 orĂ«t e fundit janĂ« vrarĂ« mbi 2 mijĂ« persona.
Ai shprehu mbështetjen e plotë për opozitën dhe popullin iranian, duke dënuar ashpër dhunën e autoriteteve dhe duke theksuar se qytetarët iranianë po luftojnë për liri, demokraci dhe dinjitet kombëtar.
Postimi i Berishës:
Revolucioni iranian drejt fitores vendimtare.
Diktatura e Ajetullahëve obskurantistë në grahmat e fundit!
Miq, revolucioni demokratik i opozitës iraniane në pragun e triumfit, fitores përfundimtare.
Masakra dhe barbaritë e papara të regjimit ndaj kryengritësve paqësorë të pamposhtur.
Në 24 orët e fundit, revolucioni për Iranin e lirë dhe demokratik numëron mbi 2 mijë martirë të rënë nga breshëritë e falangave të zeza të pushtetit të krimit.
Duke mbështetur plotësisht revolucionin e opozitës dhe popullit iranian, dënoj me forcën më të madhe barbaritë e regjimit ndaj qytetarëve trima që luftojnë të pamposhtur për lirinë dhe dinjitetin e vendit dhe kombit të tyre!
Rroftë Irani i lirë dhe demokrat!
Vdekje Ajetullahëve!/mxh
Kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen ka thënë se Danimarka ndodhet në një moment kritik mes kërcënimeve të Donald Trump për të marrë Groenlandën, duke akuzuar SHBA-në se i ka kthyer shpinën NATO-s. Gjatë fjalës në një tubim politik, kryeministrja daneze tha se vendi i saj ishte në një udhëkryq.
Komentet e kryeministres vijnë përpara një jave vendimtare në marrëdhëniet gjithnjë e më të tensionuara midis Danimarkës, Groenlandës dhe SHBA-së, në të cilën ministrat e jashtëm të Danimarkës dhe Groenlandës, Lars LÞkke Rasmussen dhe Vivian Motzfeldt, do të takohen me sekretarin e shtetit të SHBA-së, Marco Rubio.
âJemi nĂ« njĂ« udhĂ«kryq dhe ky Ă«shtĂ« njĂ« moment kritik. Ajo qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« rrezik Ă«shtĂ« mĂ« e madhe nga sa mund tĂ« shohĂ« syri, sepse nĂ«se ajo qĂ« pĂ«rjetojmĂ« nga amerikanĂ«t Ă«shtĂ« se ata nĂ« fakt po i kthejnĂ« shpinĂ«n aleancĂ«s perĂ«ndimore, se po i kthejnĂ« shpinĂ«n bashkĂ«punimit tonĂ« nĂ« NATO duke kĂ«rcĂ«nuar njĂ« aleat, gjĂ« qĂ« nuk e kemi pĂ«rjetuar mĂ« parĂ«â, tha Frederiksen.
Të premten, Trump u shpreh se SHBA-të do të ndërmarrin veprime ndaj Groenlandës.
âNe do tĂ« bĂ«jmĂ« diçka me GroenlandĂ«n, qoftĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ«n e mirĂ« ose nĂ« mĂ«nyrĂ«n mĂ« tĂ« vĂ«shtirĂ«â, tha ai.
Administrata e tij ka refuzuar vazhdimisht tĂ« pĂ«rjashtojĂ« pĂ«rdorimin e forcĂ«s ushtarake â pavarĂ«sisht se Danimarka dhe Groenlanda janĂ« aleate tĂ« NATO-s.
Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, së bashku me udhëheqësit e katër partive të tjera politike të vendit, u përgjigjën duke lëshuar një deklaratë të përbashkët.
âNe nuk duam tĂ« jemi amerikanĂ«, nuk duam tĂ« jemi danezĂ«, duam tĂ« jemi groenlandezĂ«. E ardhmja e GroenlandĂ«s duhet tĂ« vendoset nga groenlandezĂ«tâ, thuhej nĂ« deklaratĂ«.
Ndërkohë, në një konferencë kombëtare të popullit dhe mbrojtjes në SÀlen, në veriperëndim të Suedisë , kryeministri suedez, Ulf Kristersson, foli në mbështetje të Danimarkës fqinje.
Ai tha se SHBA-tĂ« duhet ta falĂ«nderojnĂ« DanimarkĂ«n pĂ«r besnikĂ«rinĂ«, nĂ« vend qĂ« tĂ« lĂ«shojnĂ« kĂ«rcĂ«nime kundĂ«r saj dhe GroenlandĂ«s. Ai gjithashtu dĂ«noi sulmin e SHBA-sĂ« ndaj VenezuelĂ«s, duke thĂ«nĂ« se ai shkelte ligjin ndĂ«rkombĂ«tar dhe ârrezikon tĂ« inkurajojĂ« mĂ« shumĂ« vende tĂ« veprojnĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« ngjashmeâ.
Suedia njoftoi të dielën se do të investojë rreth 15 miliardë krona suedeze (1.21 miliardë paund) në aftësitë e mbrojtjes ajrore territoriale./mxh
Kanë përfunduar ndeshjet çerekfinale të Kupës së Shqipërisë për grupmoshat U-17 dhe U-19, duke përcaktuar ekipet që vijojnë rrugëtimin drejt trofeut në këtë edicion.
Në kategorinë U-17, në gjysmëfinale janë kualifikuar Teuta, Skënderbeu, Tirana dhe Partizani. Partizani regjistroi një fitore të thellë ndaj Dinamo City me rezultatin 3-0, ndërsa Tirana mposhti Apoloninë 2-1. Skënderbeu siguroi kualifikimin pas fitores 2-0 ndaj Vorës, ndërsa sfida mes Vllaznisë dhe Teutës u mbyll 1-1 në kohën e rregullt. Nga goditjet e penalltive, Teuta u tregua më e saktë, duke triumfuar 5-4.
Në fazën gjysmëfinale të U-17, Teuta do të përballet me Skënderbeun, ndërsa Tirana me Partizanin.
Dinamo City, Partizani, Teuta dhe Laçi kanë siguruar një vend mes katër më të mirave.
Partizani fitoi bindshëm ndaj Skënderbeut me rezultatin 5-1, ndërsa Teuta triumfoi 2-0 përballë Apolonisë.
Ndeshja mes Vllaznisë dhe Dinamo City përfundoi pa gola në kohën e rregullt dhe u vendos nga penalltitë, ku Dinamo City fitoi 3-1.
Takimi mes Laçit dhe Bylisit nuk u zhvillua, pasi ekipi i Bylisit nuk u paraqit në ndeshje. Në bazë të rregullores, Laçi u kualifikua automatikisht në gjysmëfinale.
Ish-ambasadori britanik nĂ« SHBA, Lord Peter Mandelson ka refuzuar tâu kĂ«rkojĂ« falje viktimave tĂ« abuzuesit seksual Jeffrey Epstein apo pĂ«r faktin qĂ« e kishte mik atĂ« edhe pas dĂ«nimit tĂ« tij. Mandelson tha se kishte paguar njĂ« çmim katastrofik, duke u shkarkuar nga detyra si diplomat pĂ«r lidhjen e tij me Epstein.
Ai kërkoi falje për një sistem që sipas tij viktimat e Epstein nuk dëgjoheshin, por jo për lidhjen e tij me abuzuesin seksual, e cila vazhdoi pas dënimit të parë të Epstein. Ai u përpoq të distancohej nga Epstein, por ishin e-mailet mes tyre që zbuluan shkallën e miqësisë së tyre edhe pas dënimit.
NĂ« intervistĂ«n e tij tĂ« parĂ« televizive qĂ« kur u shkarkua nga roli i tij diplomatik nĂ« Uashington nĂ« shtator tĂ« vitit tĂ« kaluar, Lord Mandelson tha pĂ«r BBC: âNuk pashĂ« kurrĂ« asgjĂ« nĂ« jetĂ«n e tij kur isha me tĂ«, kur isha nĂ« shtĂ«pitĂ« e tij, qĂ« do tĂ« mĂ« jepte ndonjĂ« arsye pĂ«r tĂ« dyshuar se çfarĂ« po bĂ«nte ky pĂ«rbindĂ«sh i lig duke u pĂ«rpjekur tâi gjuante kĂ«to gra tĂ« reja. Mendoj se problemi Ă«shtĂ« se, meqenĂ«se isha homoseksual nĂ« rrethin e tij tĂ« miqve, mĂ« mbanin tĂ« ndarĂ« nga ana tjetĂ«r e abuzimeve tĂ« tij.â
I pyetur nëse e meritonte shkarkimin nga kryeministri Keir Starmer, Lord Mandelson tha se ishte i vetëdijshëm për arsyet e atij vendimi.
âE kuptoj pse u shkarkova. E kuptoj pse ai mori vendimin qĂ« mori. Por njĂ« gjĂ« pĂ«r tĂ« cilĂ«n jam shumĂ« i qartĂ« Ă«shtĂ« se nuk do tĂ« kĂ«rkoj ta rihap ose ta rihap kĂ«tĂ« çështje. Do tĂ« ec pĂ«rparaâ, tha ai.
Emailet treguan se Lord Mandelson i tha Epsteinit të luftonte për lirim të parakohshëm pak para se të dënohej me 18 muaj burg.
Jeffrey Epstein u gjet i vdekur në qelinë e tij në një burg federal në Manhattan, New York, në gusht 2019, ndërsa priste gjyqin për akuzat e trafikimit seksual. Vdekja e tij u cilësua si vetëvrasje./mxh
NjĂ« emigrant i cili kishte ardhur nga Gjermania Ă«shtĂ« dhunuar brutalisht nĂ« VjosĂ« tĂ« Fierit. Ngjarja ka ndodhur ditĂ«n e djeshme, ndĂ«rsa vetĂ« 46-vjeçari me iniciale A.M., ka rrĂ«fyer nga spitali i Fierit se ishte dhunuar pasi i ka komentuar dhe i ka bĂ«rĂ« âlikeâ nĂ« Facebook, motrĂ«s sĂ« autorit tĂ« dyshuar.
Sipas tij, autori është punonjës i forcave RENEA në Fier. 46-vjeçari ka treguar se autorët kanë dhunuar edhe të atin i cili kishte ndërhyrë për ta shpëtuar.
âMbrĂ«mĂ« nĂ« orĂ«n 11 tĂ« natĂ«s kam arritur nĂ« shtĂ«pi. Kur isha te lokali i fshatit mĂ« kishte ardhur njĂ« mesazh kĂ«rcĂ«nues pĂ«r njĂ« âlikeâ. Mesazhi mĂ« erdhi nga njĂ« bashkĂ«fshatari im qĂ« ai sot Ă«shtĂ« komandant me forcat RENEA nĂ« Fier. Like i bĂ«ra motrĂ«s sĂ« tij nĂ« Facebook. NĂ« 11 qĂ« kam arritur nĂ« shtĂ«pi, janĂ« fikur dritat vetĂ«m tĂ« shtĂ«pisĂ« time dhe unĂ« jam thirrur nĂ« emĂ«r qĂ« tĂ« dal jashtĂ«. Porta e madhe me portĂ«n e shtĂ«pisĂ« janĂ« nĂ« njĂ« distancĂ« prej 50-60 metra.
Ai ishte tek porta e shtëpisë, jo tek porta e madhe. Unë dola se mendova se ishte vëllai. Mesazhi thoshte që nuk e di se me kë je mpleksur. Unë dal në derë dhe aty më qëllon direkt dhe më përsërit ato të mesazhit. Ishin të paktën 3 persona. Më kanë qëlluar pa mëshirë dhe më kanë rrëzuar përtokë pa ndjenja. Nëse unë jam gabim për një like apo koment ka dhe falje. Port ë arrijë deri në këtë gjendje sat ë më bëjë mua për spital. Qëlluan edhe babanë, sapo doli jashtë.
UnĂ« kam punuar nĂ« shtĂ«pinĂ« e tyre, kemi pasur marrĂ«dhĂ«nie tĂ« mira. Fredi Astrit Lamaj e ka emrin. MĂ« tha tĂ« njĂ«jtat gjĂ«ra si nĂ« mesazh. UnĂ« kam rĂ«nĂ« pa ndjenja dhe kur u pĂ«rmenda e pash veten nĂ« ambulancĂ«. UnĂ« kĂ«rkoj qĂ« kjo mos pĂ«rsĂ«ritet mĂ« dhe dua tĂ« drejtĂ«n time, mĂ« Ă«shtĂ« shkelur prona. Telefoni im Ă«shtĂ« marrĂ« me vete, unĂ« atĂ« telefon nuk e gjej. Sot ka vajtur edhe policia atje po e kĂ«rkon, por nuk po e gjen. E logjikshme Ă«shtĂ« qĂ« e kanĂ« marrĂ« kĂ«taâ, u shpreh ai./mxh
Milani e ka çuar nĂ« 18 ndeshje radhazi serinĂ« pa humbje nĂ« kampionat, duke barazuar 1-1 ndaj FiorentinĂ«s nĂ« âArtemio Franchiâ.
Kuqezinjtë ishin më kërkues në pjesën e parë dhe krijuan disa raste të pastra shënimi, kryesisht me Christian Pulisic, por pa arritur të kalojnë David De Gea.
Fiorentina u shfaq më e rrezikshme pas pushimit dhe gjeti avantazhin me golin me Pietro Comuzzo.
Milani reagoi në minutat e fundit të takimit. Ndryshimi ofensiv i Massimiliano Allegrit rezultoi vendimtar. Christopher Nkunku shënoi golin e barazimit në minutën e 90-të dhe ndeshja u mbyll 1-1.
Milani mban vendin e dytë me 40 pikë, ndërsa Fiorentina renditet e 18-ta me 14 pikë./mxh
Policia e Vlorës ka vendosur shiritin e sigurisë në të dy krahët e rrugës Matogjin-Bashaj.
Vendimi vjen pas ndërhyrjes së banorëve, të cilët gjatë ditës së sotme tentuan të hapnin vetë rrugën në Bashaj dhe Matogjin.
Sipas Policisë, ky veprim është tejet i rrezikshëm për shkak të rënies së sipërfaqes malore dhe rrezikut të vazhdueshëm nga rrëshqitjet e dheut. Për këtë arsye, shërbimet e policisë kanë ndërhyrë duke bllokuar zonën dhe kanë këshilluar banorët të mos kryejnë asnjë veprim tjetër që mund të vërë në rrezik jetën e tyre apo të personave të tjere.
Policia apelon për respektimin e masave të sigurisë deri në stabilizimin e situatës./mxh
Agjencia e Menaxhimit Emergjent (AME) raportoi për vërshime në disa pjesë të Kosovës, teksa shtoi se me nisjen e reshjeve të borës, zbutet rreziku nga vërshimet.
Raporti i publikuar më 11 janar lidhur me situatën me vërshime në Kosovë përfshin periudhën nga ora 22:00 e natës paraprake deri në orën 08:00 të së dielës.
Për shkak të vërshimeve, Komuna e Malishevës, përmes një njoftimi të ndarë, shtyu për dy ditë, përkatësisht për 14 janar nisjen e gjysmëvjetorit të dytë të shkollës.
Në Mitrovicë, pas reshjeve të shiut është rritur niveli i lumenjve dhe autoritetet kanë konstatuar se ka rrezik që lumi Sitnica të dalë nga shtrati.
Sipas njoftimit, operacioni pĂ«r parandalimin e daljes sĂ« lumit nga shtrati ka pĂ«rfunduar me sukses nĂ« orĂ«n 05:30 dhe â; janĂ« vendosur rreth 200 metra mur mbrojtĂ«s me thasĂ« zalliâ.
NĂ« PejĂ«, ndĂ«rkaq, janĂ« rrezikuar pesĂ« shtĂ«pi nga vĂ«rshimet dhe aty Ă«shtĂ« intervenuar. NĂ« kĂ«tĂ« komunĂ« raportohet se gjendja nĂ« rrugĂ«n pĂ«r nĂ« RugovĂ« Ă«shtĂ« e kalueshme, por âme kujdesâ, ndĂ«rkaq drejt KullĂ«s qĂ« çon pĂ«r nĂ« Mal tĂ« Zi mund tĂ« kalojnĂ« vetĂ«m automjete tĂ« lehta.
Në Gjakovë, situata me vërshime është raportuar e qetë, por ka pasur bllokim të rrugës në fshatin Vogovë për shkak të shembjes së dheut.
AME tha se në Prishtinë në rrugën e Qagllavicës dhe nënkalimit aty ka pasur vërshime dhe shumica e vërshimeve në kryeqytet kanë qenë si pasojë e bllokimit të kanalizimeve.
Në Fushë-Kosovë ka pasur vërshime në fshatrat Lismir, Kuzmin dhe Sllatinë të Madhe. Në Obiliq u raportua për vërshime në dalje të autostradës në fshatin Mazgit, dhe në disa rrugë të tjera. Në komunën e Drenasit, është raportuar për vërshime në disa zona.
Vërshime është raportuar edhe në Graçanicë. Ndërkaq, Në Lipjan dhe Podujevë dhe Shtime. Po ashtu, nuk ka pasur intervenime dhe rrugët raportohen të kalueshme në Prizren, Suharekë, Malishevë, Rahovec, Dragash dhe Mamushë.
Ditëve të fundit, disa zona të Kosovës u përballën me vërshime që vlerësohet se kanë shkaktuar dëme në pronën private dhe infrastrukturën rrugore. Një ditë më parë, për shkak të reshjeve të shiut, autoritetet raportuan për bllokimin e disa rrugëve që u vërshuan./mxh