Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Leonora Jakupi e ashpër ndaj Dolces: Ti më shpesh i zë meshkujt aty, sesa më zë mua gjumi

Leonora Jakupi bëri një reagim të ashpër ndaj Dolces gjatë diskutimeve në ”Big Brother Kosova Vip 4”, duke e vendosur banoren në qendër të vëmendjes. Pas situatës me Limin dhe gjendjes së rënduar emocionale të Albës, Jakupi e akuzoi Dolcen për mungesë empatie ndaj ish-e dashurës së Limit, e cila po përballej me faktin se Limi dhe Dolce kishin krijuar një lidhje para syve të saj.

Source

“Sinjali i Ramës për Kinën, si Enver Hoxha me sovjetikët”, Shehi: Ja pse i mblodhi deputetët te Pallati i Brigadave

Dashamir Shehi ka komentuar aktualitetin politik në vend, duke u ndalur te mbledhja e zhvilluar sot e grupit parlamentar të Partisë Socialiste në Pallatin e Brigadave dhe fjalimi i kryeministrit Edi Rama. Sipas Shehit, kryeministri Edi Rama nuk ka më të njëjtën atmosferë dhe besueshmëri sa i përket procesit të integrimit evropian. Ai u shpreh se në fjalimin e tij Rama lëshoi sinjale të…

Source

Limi ia mohon para syve lidhjen, tronditet Alba: Si mund të gënjesh para miliona shikuesve

Ish-çifti Alba dhe Limi kanë pasur një përballje të fortë dhe mjaft emocionale gjatë spektaklit “Prime” të së premtes në Big Brother VIP Kosova, duke kthyer vëmendjen e publikut te raporti i tyre i ndërlikuar. Gjatë mbrëmjes, produksioni transmetoi një klip përmbledhës që pasqyronte marrëdhënien e dyshes gjatë ditëve të fundit brenda shtëpisë, moment që u pasua me një deklaratë shokuese nga Limi.

Source

”Më mungon kush isha”, Capital T befason me një mesazh të koduar

Capital T ka zgjedhur fjalët e pakta për të thënë shumë. Reperi i njohur shqiptar ka publikuar një mesazh të koduar në Instagram, i cili u interpretua menjëherë si një rrëfim i brendshëm dhe një sinjal se diçka po ndryshon në jetën e tij. “Nuk jam i vështirë për t’u gjetur, jam i vështirë për t’u arritur,” shkruan ai, përpara se ta thellojë tonin emocional me frazën: “Disa net më mungon ai që isha…

Source

5 javë qëndresë në bulevard, Lapaj apel qytetarëve: Të bashkohemi të shtunën kundër hajdutërisë

Kryetari i lëvizjes “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj do të organizojë të shtunën pasdite një protestë që ai e quajtimë të madhen në këto 5 javë qëndresë. Lapaj ftoi qytetarët t’i bashkohen kësaj proteste për të qëndruar në krah të drejtësisë dhe kundër korrupsionit dhe hajdutërisë. “Podiumu do të jetë i hapur, është i lirë për cdo qytetar në raport me hajdutërinë që ka ndodhur dhe po ndodh në…

Source

Mijëra të vrarë në Iran, forcat e sigurisë së vendit mbajnë kontrollin

Forcat e sigurisë së Iranit raportohet se kanë prani të madhe në rrugët e Iranit, pas më shumë se dy javësh protesta që po zbehen dhe pas një shtypjeje të ashpër që ka lënë të vdekur mijëra iranianë dhe teksa qytetarët në Republikën Islamike po përballen me bllokim të internetit. Raportimet duket se sugjerojnë që protestat masive, si dhe shtypja brutale nga autoritetet, duket se janë fashitur.

Source

Vizita e Sorensen, Beogradi: Asociacioni i komunave serbe kusht kyç për përparimin në dialogun Kosovë-Serbi

Pas vizitës në Prishtinë, i dërguari special i Bashkimit Evropian për dialogun Beograd–Prishtinë, Peter Sorensen, qëndroi në Beograd, ku u takua me kryenegociatorin serb, Petar Petkoviç. Bisedimet u përqendruan tek vazhdimi i dialogut me Kosovën, pozita e komunitetit serb dhe kërkesa e Beogradit që formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe të mbetet kusht kyç për normalizimin e…

Source

Tre protesta kundër Ramës, nga nesër në shesh mbështetësit e Lapajt kundër qeverisë

Nga nesër dhe në vijim, do të mbahen tre protesta opozitare kundër qeverisë ”Rama 4”. Adriatik Lapaj protestën ditore pret ta shndërrojë në masive të shtunën. Shënjestra e Arlind Qorit është Parlamenti që hap dyert të hënën. Fundi i janarit është rezervuar nga demokratët. Qëllimi i njëjtë, por kalendari i protestave opozitare nuk ka pikë takimi. Qeveria teknike artikulohet nga Sali Berisha…

Source

Greqia do të zgjerojë ujërat territorialë në Mesdhe

Greqia planifikon të zgjerojë më tej ujërat e saj territoriale, duke përfshirë potencialisht edhe Detin Egje, tha të premten Ministri i Jashtëm George Gerapetritis, pavarësisht kërcënimit të hershëm të Turqisë për luftë, nëse Athina ndërmerr një hap të tillë. Sipas mediave të huaja, aleatët e NATO-s, por rivalë historikë, kanë lehtësuar tensionet vitet e fundit, por mbeten në mosmarrëveshje për…

Source

”O morr ule kokën kur të kaloj unë”, debat mes Keijsit dhe Mirit. Këngëtari: Mbretëreshë, uturak

Një debat i ashpër ka ndodhur ditën e sotme në shtëpinë më të famshme në Shqipëri mes Mirit dhe Keijsit. Gjatë debatit me tone të larta, Keijsi i është drejtuar Mirit, ‘o skuth, o morr, ule kokën kur të kaloj unë, mos më shiko në sy, ti dhe ‘grupi’ yt‘. Ndërkohë, Miri i është përgjigjur duke e ironizuar me shprehjen ‘mbretëresha Keijsi‘. Pjesë nga debati: Keijsi: O skuthi, o morri edhe skuthi.

Source

Rama: Kemi dështuar me reformimin e Radio Televizionit Shqiptar, më mirë të mbyllet. Shërbim më mizerabël në glob

Kryeministri Edi Rama ka bërë kritika të forta ndaj Radio Televizionit Shqiptar (RTSH), duke e cilësuar gjendjen e institucionit si një dështim të suksesshëm dhe duke vënë në dyshim vetë ekzistencën e tij si televizion publik funksional. Rama tha se përpjekjet për reformimin e RTSH-së kanë dështuar plotësisht, ndërsa institucioni ka kaluar nga borxhi në borxh dhe nga mospërfillja e publikut në…

Source

Rama propozon uljen e numrit të deputetëve: Kemi 140 vetë, mund të reduktohet në 100

Kryeministri Edi Rama ka rihapur debatin për ndryshimin e Kushtetutës, duke propozuar uljen e numrit të deputetëve në Kuvend nga 140 në 100. Pas mbledhjes së grupit parlamentar të PS-së, Rama deklaroi se është e nevojshme ngritja e një grupi nismëtar që do të merret me hartimin dhe diskutimin e ndryshimeve kushtetuese. Për të një Kuvend më i vogël do të ishte më funksional…

Source

Rama: Ne do prodhojmë vetë anije e a*më, do të shesim produktin shqiptar në Evropë

Kryeministri Edi Rama përmendi në fjalën përmbyllëse të mbledhjes së grupit parlamentar të PS, marrëveshjen e nënshkruar me kompaninë italiane Fincantieri për prodhimin e anijeve për Shqipërinë në portin e Pashaliamit. Rama tha se shteti shqiptar do të ketë 49% të fitimeve nga shitja dhe mirëmbajtja e anijeve për vendet e tjera. Këtu ai foli dhe për kompaninë KAYO të prodhimit të armëve në…

Source

”Boll legalizimit të rrugaçërisë në Kuvend”, Rama paralajmëron rregulla strikte: Opozita merr peng Parlamentin

Kryeministri Edi Rama thotë se PS do të ndërmarrë një nismë të ngjashme me praktikat e BE-së për zbatimin me rigorozitet të rregullores së Kuvendit. Në fjalën përmbyllëse të takimit të grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Rama duke hedhur akuza mbi opozitën se po merr peng Parlamentin, shtoi se i duhet thënë stop njëherë e përgjithmonë asaj që ai e cilësoi si legalizimi i rrugaçërisë në…

Source

Mbledhja e grupit të PS, Rama: Po përpiqemi të negociojmë me BE plotësimin e kushteve deri në 5 vite pas anëtarësimit

Kryeministri dhe kryesocialisti Edi Rama po mban fjalën përmbyllëse nga mbledhja e grupit parlamentar të PS-së së bashku me ministrat e kabinetit e zhvilluar në Pallatin e Brigadave. Jo vetëm mjedisi, por edhe siguria ushqimore, janë dy kapitujt sfidues në rrugën drejt integrimit europian. Rama rikujtoi afatin se brenda vitit 2027 duhet të plotësohen të gjitha kushtet për integrimin e BE…

Source

Protesta e 24 janarit, Berisha mbledh kryetarët e degëve: Rama një demon i pushtetit

Sali Berisha ka zhvilluar një takim me kryetarët e degëve të PD-së, në përgatitje të protestës të thirrur më 24 janar. Berisha e konsideroi 2026 si vitin e sfidës më të madhe dhe përcaktues për të ardhmen e Shqipërisë. Ai theksoi se PD ka arritur të ekspozojë para shqiptarëve dhe komunitetit ndërkombëtar dramatikën e qeverisjes së Ramës, të cilën e quajti narkoshtet dhe autokraci elektorale.

Source

Dy punonjëset përvetësuan miliona lekë, Posta Shqiptare: Fondet e pensioneve nuk janë cenuar

Pas procedimit penal ndaj dy punonjëseve të Zyrës Postare Bilisht në Korçë për dyshimet e përvetësimit të fondeve, Posta Shqiptare ka dalë me një reagim zyrtar për opinionin publik. Institucioni njofton se pas konstatimit të parregullsive në administrimin e fondeve financiare, janë ndërmarrë menjëherë të gjitha veprimet administrative dhe ligjore të parashikuara nga ligji.

Source

Reforma Zgjedhore, Gjiknuri: Procesi ka ngrirë nga PD, drafti i parë teknik është gati

Kreu i Komisionit të Posaçëm për Reformën Zgjedhore, Damian Gjiknuri thotë se pavarësisht bojkotit të Partisë Demokratike, komisioni po vijon punën dhe ka përgatitur draftin e parë teknik të reformës. Gjiknuri theksoi se komisioni ka të gjitha kapacitetet për të ecur i vetëm, por mbështetja e opozitës mbetet e domosdoshme, sidomos për shkak të detyrimeve që lidhen me procesin e integrimit në…

Source

Aksident me disa të plagosur, 2 prej tyre transportohen me helikopter drejt Tiranës

Një aksident ka ndodhur këtë pasdite në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, pranë fshatit Dovalan. Policia bën të ditur se në aksident janë përfshirë dy automjete, të cilat janë përplasur me njëra-tjetrën. Po ashtu njoftohet se si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit e automjeteve dhe dy bashëshortet e tyre, shtetaset H.J., 55 vjeçe, dhe V.L., 66 vjeçe. Njëri prej çifteve u…

Source

Shembet objekti i paligjshëm, Beci publikon pamjet: Hapet rruga për vijimin e investimit Shirokë-Zogaj

Sot është ndërhyrë për prishjen e një objekti të ndërtuar në mënyrë të paligjshme në zonën e Shirokës, i cili pengonte vijueshmërinë e punimeve për rrugën Shirokë–Zogaj. Objekti përbënte një pengesë konkrete për zbatimin normal të projektit rrugor, një nga investimet më të rëndësishme infrastrukturore për zonën. Lajmi është bërë i ditur nga kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci…

Source

❌