❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Ligj i posaçëm për filtrimin e investimeve të huaja, reagon  Dhoma Amerikane e Tregtisë

Projektvendimi i KĂ«shillit tĂ« Ministrave “PĂ«r miratimin e rregullores mbi procedurat pĂ«r vlerĂ«simin dhe shqyrtimin e investimeve tĂ« huaja direkte qĂ« lidhen me ose ndikojnĂ« nĂ« infrastrukturĂ«n publike kritike, teknologjitĂ« kritike dhe mallrat me pĂ«rdorim tĂ« dyfishtĂ«, furnizimin me inpute kritike, aksesin nĂ« informacion tĂ« ndjeshĂ«m apo lirinĂ« e medias”, i nxjerrĂ« pĂ«r konsultim publik, ka marrĂ« vĂ«mendjen e plotĂ« tĂ« DhomĂ«s Amerikane tĂ« TregtisĂ«.

Sipas një deklarate të Amcham, projektvendimi, i cili synon të skanojë investimet e huaja që targetojnë sektorët strategjikë me qëllim garantimin e sigurisë kombëtare, vlerësohet me rëndësi të veçantë nga Dhoma Amerikane e Tregtisë, duke qenë se misioni i saj kryesor është nxitja e investimeve të huaja, veçanërisht atyre amerikane.

Ndërsa ekziston dakordësi në parim për nevojën urgjente të vendosjes së një mekanizmi filtrimi të kapitalit të huaj, AmCham thekson se Shqipëria duhet ta zhvillojë këtë proces përmes një ligji të qartë dhe gjithëpërfshirës, i cili të mbrojë sigurinë kombëtare dhe njëkohësisht të garantojë qartësi dhe parashikueshmëri për investitorët lidhur me kriteret që duhet të përmbushin.

Sipas Dhomës Amerikane të Tregtisë, miratimi i një ligji të posaçëm, dhe jo vetëm i një akti nënligjor, është i domosdoshëm për të harmonizuar kuadrin ligjor të vendit me legjislacionin e Bashkimit Evropian dhe për të siguruar një zbatim të balancuar dhe proporcional të mekanizmit të skanimit të investimeve.

Duke vendosur në ekuilibër mbrojtjen e sigurisë kombëtare dhe nevojën për të tërhequr kapital të huaj në ekonomi, AmCham vlerëson se siguria mund të garantohet përmes një kuadri ligjor që rrit përgjegjshmërinë e investitorëve për origjinën e fondeve të tyre, ndërkohë që mbështet iniciativat investuese përmes transparencës dhe sigurisë juridike.

Reshjet e dendura të shiut, lumi Lana shumë pranë daljes nga shtrati

Reshjet e dendura të shiut ka shkaktuar përmbytje të rënda në të gjithë vendin, duke paralizuar rrugë, përmbytje banesash dhe dëme të shumta në infrastrukturë.

Ndërkohë, në Tiranë, lumi Lana është fryrë tej mase dhe rrezikon që të dalë nga shtrati.

Situata mĂ« problematike paraqitet nĂ« zonĂ«n e “Pallatit me Shigjeta”.

Tirana ka qenë qarku më i qetë ditët e fundit, ndërsa mbrëmjen e sotme dhe ditën e nesërme, sipas IGJO, priten sërish reshje intesive.

LEXO EDHE: Sot dhe nesër reshje intensive në të gjithë vendin, IGJEO: Zonat më të rrezikuara

Sot dhe nesër reshje intensive në të gjithë vendin, IGJEO: Zonat më të rrezikuara

Sot pasdite (e mërkurë, dt. 07) dhe nesër (e enjte, dt. 08) pritenreshje intensive në të gjithë vendin.

Në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër mund të ketë vërshime të shpejta të lumenjve të vegjël malorë dhe rrëshkitje të dherave.

Në zonat urbane, në këto qarqe mund të shfaqen probleme me përmbytje të lokalizuara, në varësi të gjëndjes së kanalizimeve.

Sipas llogaritjeve hidrologjike të IGJEO-s, si rezultat i reshjeve me intensitet të lartë të rëna gjatë ditëve të kaluara, të cilat do të vazhdojnë deri ditën e enjte 8 Janar, do të ketë rritje të prurjeve dhe niveleve në lumenjtë Mat, Ishëm, Seman, Shkumbin.

Rrezik të shtuar përpërmbytje në vazhdim të ditës së sotme dhe të nesërme do të ketë lumi Vjosë, lumi Drin-Buna dhe Liqeni i Shkodrës.

Reshjet

Sot pasdite (e mërkurë, dt. 07) dhe nesër (e enjte, dt. 08) në qarqet Shkodër, Dibër, Lezhë, Durrës, Tiranë, Elbasan, Fier, Berat, Korçë, Vlorë dhe Gjirokastër priten reshje intensive, ndërsa në qarkun Kukës priten reshje mesatare deri lokalisht intensive. Reshjet priten të shoqërohen me shtrëngata. Në Veri, Lindje dhe Juglindje në lartësitë mbi 500 m nga niveli i detit reshjet do të jenë në formë dëbore.

Temperatura

Nesër (e enjte, dt. 08) temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 5 / 10 °C

në vendet e ulëta: 0 / 9 °C

në vendetmalore:  -5 / 4 °C

Era

Sot pasdite (e mërkurë, dt. 07) dhenesër (e enjte, dt. 08) era pritet të fryjë mesatare deri e fortë në bregdet dhe në zonat malore.

Dëshmia e banorit/ Shtëpi të përmbytura dhe bagëti të ngordhura në Fushë Kuqe, institucionet zhduken

Fushë Kuqe po përballet me një situatë dramatike për shkak të përmbytjeve, ndërsa banorët denoncojnë mungesë totale të ndihmës institucionale. Shtëpia e zotit Agim Shaptej është e izoluar plotësisht nga uji, pa asnjë ndërhyrje apo mbështetje nga Bashkia Kurbin.

Sipas banorit, uji ka hyrë brenda banesës, duke shkaktuar dëme të rënda materiale, ndërsa disa krerë bagëti kanë ngordhur.

Situata paraqet rrezik serioz për jetën e familjes, e cila është lënë në mëshirë të fatit.

“Kjo nuk Ă«shtĂ« njĂ« fatkeqĂ«si natyrore, por njĂ« dĂ«shtim i plotĂ« i menaxhimit tĂ« pĂ«rmbytjeve”, shprehet banori, duke theksuar se mungesa e mirĂ«mbajtjes sĂ« kanaleve dhe reagimit tĂ« institucioneve ka pĂ«rkeqĂ«suar situatĂ«n.

Në terren ka qenë edhe deputetja Elda Hoti, e cila ka dëgjuar nga afër shqetësimet e banorëve dhe ka denoncuar publikisht mungesën e institucioneve lokale.

Sipas Hotit, autoritetet janë zhdukur pikërisht në momentin kur qytetarët kanë më shumë nevojë për ndihmë dhe ndërhyrje urgjente.

Banorët kërkojnë reagim të menjëhershëm nga Bashkia Kurbin dhe institucionet përgjegjëse, për evakuim, ndihmë emergjente dhe zgjidhje afatgjata për të shmangur përsëritjen e këtyre situatave.

LEXO EDHE: Sot dhe nesër reshje intensive në të gjithë vendin, IGJEO: Zonat më të rrezikuara

SHBA sekuestron cisternĂ«n e naftĂ«s me flamur rus, reagon Moska: Askush s’ka tĂ« drejtĂ« të 

Forcat amerikane njoftuan tĂ« mĂ«rkurĂ«n se kanĂ« sekuestruar nĂ« Oqeanin Atlantik tĂ« Veriut tankerin e naftĂ«s me flamur rus Marinera, i njohur mĂ« parĂ« si M/V Bella 1, pĂ«r “shkelje tĂ« sanksioneve tĂ« ShBA-sĂ«â€.

Sipas njoftimit, sekuestrimi u koordinua nga Departamenti amerikan i Drejtësisë, Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Departamenti i Mbrojtjes, dhe u bë publik përmes X.

Operacioni u krye “nĂ« bazĂ« tĂ« njĂ« urdhri tĂ« lĂ«shuar nga njĂ« gjykatĂ« federale amerikane, pasi anija ishte ndjekur nga USCGC Munro (anije e RojĂ«s Bregdetare tĂ« ShBA-sĂ«)”, thuhet nĂ« deklaratĂ«.

“Bllokada e naftĂ«s venezueliane tĂ« sanksionuar dhe tĂ« paligjshme mbetet plotĂ«sisht nĂ« fuqi, kudo nĂ« botĂ«â€, deklaroi shefi i Pentagonit, Pete Hegseth.

Sipas njoftimit, operacioni Ă«shtĂ« pjesĂ« e pĂ«rpjekjeve tĂ« presidentit amerikan Donald Trump pĂ«r t’i goditur anijet qĂ« “kĂ«rcĂ«nojnĂ« sigurinĂ« dhe stabilitetin e HemisferĂ«s PerĂ«ndimore”, nĂ« kuadĂ«r tĂ« zbatimit tĂ« sanksioneve ndaj dĂ«rgesave tĂ« naftĂ«s.

Sekretarja e SigurisĂ« KombĂ«tare, Kristi Noem, tha se si Bella 1 ashtu edhe Sophia, njĂ« tjetĂ«r tanker i ndaluar tĂ« mĂ«rkurĂ«n nga ShBA-ja, “ishin ose tĂ« ankoruara sĂ« fundmi nĂ« VenezuelĂ«, ose nĂ« rrugĂ« drejt saj”.

“KriminelĂ«t e botĂ«s janĂ« paralajmĂ«ruar. Mund tĂ« vraponi, por nuk mund tĂ« fshiheni,” tha Noem, duke e quajtur ndryshimin e flamurit dhe emrit tĂ« Bella 1 “njĂ« pĂ«rpjekje tĂ« dĂ«shpĂ«ruar dhe tĂ« dĂ«shtuar”.

Sipas The Wall Street Journal, ShBA-ja përdori avionë P-8 Poseidon dhe avionë luftarakë AC-130J për të asistuar në operacion.

Tankeri kishte refuzuar fillimisht njĂ« tentativĂ« tĂ« RojĂ«s Bregdetare pĂ«r kontroll pranĂ« VenezuelĂ«s nĂ« dhjetor, pĂ«rpara se tĂ« “zhdukej” nga radarĂ«t duke fikur Sistemin Automatik tĂ« Identifikimit, duke ndryshuar emrin dhe duke u riregjistruar nĂ«n flamurin rus.

Moska reagoi duke dërguar një nëndetëse dhe mjete të tjera detare për të shoqëruar Marineran, sipas CBS News.

Ministria e Jashtme ruse deklaroi se anija “po lundronte nĂ« ujĂ«ra ndĂ«rkombĂ«tare tĂ« Atlantikut tĂ« Veriut nĂ«n flamurin shtetĂ«ror tĂ« FederatĂ«s Ruse dhe nĂ« pĂ«rputhje tĂ« plotĂ« me normat e sĂ« drejtĂ«s ndĂ«rkombĂ«tare detare”, duke paralajmĂ«ruar se po i kushtohej “vĂ«mendje qartĂ«sisht joproporcionale”.

Uashingtoni e kishte sanksionuar anijen në vitin 2024 për përfshirje të dyshuar në transport të paligjshëm nafte të lidhur me naftë iraniane dhe entitete të tjera të sanksionuara. Anija ishte nisur për të ngarkuar naftë në Venezuelë kur Roja Bregdetare tentoi ta ndalonte, por ekuipazhi kreu një kthesë të menjëhershme dhe u largua drejt Atlantikut.

Venezuela i ka dĂ«nuar veprimet e ShBA-sĂ« duke i quajtur “pirateri ndĂ«rkombĂ«tare”.

Operacioni vjen vetëm pak ditë pasi ShBA-ja kreu një operacion ushtarak në Venezuelë për kapjen e presidentit Nicolas Maduro dhe bashkëshortes së tij, Cilia Flores.

Reshjet intensive vazhdojnë/ Tirana në kolaps nga trafiku,  ja rrugët më problematike

Teksa shumë qarqe të vendit po përballen me reshje intensive shiu dhe përmbytje, kryeqyteti po përballet me trafik të rënduar.

E bllokuar plotësisht raportohet dytësorja e autostradës Durrës-Tiranë, por e rënduar paraqitet situata edhe në rrugët brenda qytetit.

Problematik Ă«shtĂ« qarkullimi nĂ« LaprakĂ«, te 21 Dhjetori, nĂ« zonĂ«n pranĂ« stadiumit “Selman StĂ«rmasi”.

Edhe Rruga e KavajĂ«s, zona e Ali Demit, Rruga e DibrĂ«s, rruga “Xhanfize Keko” dhe ajo pĂ«r nĂ« TufinĂ« janĂ« bllokuara nga rradhĂ« tĂ« gjata automjetesh.

I vështirë qarkullimi rrugor raportohet edhe në Unazën e Madhe.

LEXO EDHE: Sot dhe nesër reshje intensive në të gjithë vendin, IGJEO: Zonat më të rrezikuara

FOTO/ Rama: Mjekët dhe ekipet shëndetësore në shërbim të banorëve të prekur nga përmbytjet

Prej dy ditësh, vendi ynë është përfshirë nga moti i keq, me reshje të dendura shiu dhe dëbore.

Situatë alarmante paraqitet në disa zona, përfshirë Durrësin, ku uji është futur në qindra banesa.

Ekipet e emergjencës kanë qenë në terren për të evidentuar dëmet dhe për të përmirësuar situatën, ku disa familje u evakuuan.

Sakaq, kryeministri Rama ka ndarë në Facebook pamje gjatë të cilave ekipet e mjekëve dhe strukturave të tjera shëndetësore kanë dhënë shërbim për banorët në zonat e prekura.

“AleatĂ«t po paguajnĂ« 5%-in”/ Trump: Rusia dhe Kina nuk kanĂ« frikĂ« nga NATO pa SHBA

Përmes një reagimi në rrjetet sociale, presidenti i SHBA, Donald Trump përsërit pretendimet e tij në lidhje me rolin e tij në funksionimin e NATO-s, duke pretenduar se para ndërhyrjes së tij, shumica e vendeve anëtare nuk po përmbushnin detyrimet e tyre financiare.

Sipas kreut tĂ« ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, kur mori detyrĂ«n, shpenzimet e mbrojtjes sĂ« aleatĂ«ve ishin nĂ« 2% tĂ« PBB-sĂ« dhe “shumica e tyre nuk po paguanin”, me Shtetet e Bashkuara, qĂ« mbulonin barrĂ«n mĂ« tĂ« madhe.

Ai pretendon se ka arritur tĂ« rrisĂ« kontributin e aleatĂ«ve nĂ« 5% tĂ« PBB-sĂ« dhe se vendet tani po “paguajnĂ« menjĂ«herĂ«â€, pavarĂ«sisht faktit se, sipas tij, shumĂ« e konsideronin njĂ« gjĂ« tĂ« tillĂ« tĂ« pamundur.

Sipas Trump, pa pĂ«rfshirjen e tij, Rusia do ta kishte pushtuar tĂ« gjithĂ« UkrainĂ«n, ndĂ«rsa pĂ«rsĂ«riti pretendimin se ai “i vetĂ«m i dha fund tetĂ« luftĂ«rave”, duke theksuar se shpĂ«toi miliona jetĂ«.

NĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n kohĂ«, ai shpreh pakĂ«naqĂ«si sepse Norvegjia, megjithĂ«se anĂ«tare e NATO-s, zgjodhi nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« pamend tĂ« mos i jepte Çmimin Nobel pĂ«r Paqen, duke vĂ«nĂ« nĂ« dukje megjithatĂ« se kjo “nuk ka rĂ«ndĂ«si”.

Trump shprehet gjithashtu se, Rusia dhe Kina “nuk kanĂ« frikĂ« nga NATO pa Shtetet e Bashkuara”, duke shprehur dyshime nĂ«se Aleanca do tĂ« qĂ«ndronte pranĂ« Uashingtonit nĂ« rast nevoje. PavarĂ«sisht kĂ«saj, ai siguroi se Shtetet e Bashkuara do tĂ« vazhdonin tĂ« mbĂ«shtesnin NATO-n.

VIDEO Helikopteri ngatërrohet me telat e energjisë dhe rrëzohet, humb jetën milioneri rus

Një video po qarkullon në internet që tregon momentin kur një helikopter rrëzohet në Perm, në Malet Urale të Rusisë, pasi u ngatërrua në linjat e energjisë elektrike.

Videoja, e publikuar nga rrjeti televiziv rus RT, tregon helikopterin duke fluturuar në një lartësi relativisht të ulët, duke u ngatërruar në tela dhe më pas duke u rrëzuar në tokë, në Parkun Asatly.

Dy pasagjerët e helikopterit raportohet se kanë vdekur në përplasje, njëri prej të cilëve është milioneri rus Ilyas Gimandutdinov, themelues i kompanisë së transportit Tattranskom, dhe Elmir Koniakov, një drejtues i së njëjtës kompani.

Autoritetet lokale kanë nisur një hetim mbi ngjarjen.

“PĂ«rtej TraditĂ«s” nĂ« PezĂ«: Ushqimi bio, tradita dhe zhvillimi i qĂ«ndrueshĂ«m rural

NĂ« emisionin “PĂ«rtej TraditĂ«s”, tĂ« gazetarit ShkĂ«lzen Henkoja nĂ« TV Fax News, kĂ«tĂ« puntatĂ« udhĂ«tojmĂ« nĂ« PezĂ«, njĂ« nga zonat me histori dhe identitet tĂ« veçantĂ«, ku tradita dhe vlerat ushqimore vazhdojnĂ« tĂ« mbeten shtyllĂ« e jetĂ«s komunitare. Peza njihet pĂ«r produktet e saj natyrale, ushqimin bio dhe kuzhinĂ«n tradicionale, tĂ« cilat ruhen me pĂ«rkushtim nga banorĂ«t dhe trashĂ«gohen brez pas brezi.

Gjatë emisionit, shikuesit njihen nga afër me mënyrën e përgatitjes së ushqimeve tradicionale, përdorimin e produkteve vendase dhe rëndësinë që këto vlera kanë jo vetëm për shëndetin, por edhe për zhvillimin e turizmit rural. Kuzhina e Pezës nuk është thjesht pjesë e traditës, por një pasuri që sot po shndërrohet në mundësi ekonomike për familjet e zonës.
Një vëmendje e veçantë i kushton rolit i administratorit së Njësisë Administrative Pezë,z Pandeli Hasmadhi i cili përmes projekteve konkrete, mbështetjes institucionale dhe nxitjes së investimeve lokale, po krijon një klimë të favorshme për zhvillim. Këto politika kanë ndikuar drejtpërdrejt në rikthimin e emigrantëve, të cilët po investojnë në bujtina, agroturizëm dhe biznese familjare, duke kontribuar në gjallërimin ekonomik dhe social të zonës.
Emisioni sjell dëshmi dhe histori reale të banorëve dhe emigrantëve të kthyer, të cilët tregojnë se si mbështetja e pushtetit vendor dhe lidhja me tokën kanë qenë vendimtare për vendimin e tyre për të investuar në Pezë. Ky model zhvillimi po e kthen zonën në një shembull pozitiv se si tradita, ushqimi i shëndetshëm dhe bashkëpunimi me institucionet mund të sjellin rezultate konkrete.
“PĂ«rtej TraditĂ«s” vjen si njĂ« pasqyrĂ« e qartĂ« e potencialit qĂ« kanĂ« zonat rurale shqiptare, duke pĂ«rcjellĂ« mesazhin se ruajtja e identitetit, promovimi i vlerave ushqimore dhe mbĂ«shtetja e emigrantĂ«ve janĂ« çelĂ«si pĂ«r njĂ« zhvillim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe pĂ«r rikthimin e jetĂ«s nĂ« fshat.

“Retreat tradicional”, Rama mbledh tĂ« premten ministrat

Kryeministri Edi Rama do të mbledhë të premten, më 9 janar, në Tiranë, të gjithë ministrat e kabinetit të tij, për të diskutuar objektivat dhe prioritetet e qeverisë për vitin 2026.

Mbledhja, e cila do të nisë në orën 10:00 në Pallatin e Brigadave, është konceptuar si një tryezë pune e gjatë për vetëm një ditë, ku do të analizohen programet e punës dhe projektet që qeveria synon të realizojë gjatë këtij viti.

Sipas burimeve, mbledhja do të fokusohet në planifikimin strategjik të sektorëve kyç dhe koordinimin e veprimeve për arritjen e objektivave prioritare të qeverisë.

Mësohet gjithashtu se, një javë më pas, në 16 janar, Rama do të mbledhë edhe Grupin Parlamentar të PS, me qëllim për të koordinuar punën në Parlament.

Përmbytje dhe reshje dëbore në të gjithë Ballkanin

Situata e vështirë e motit ka sjellë problematika për qytetarët anenkënd rajonit të Ballkanit Perëndimor. Në disa zona, për shkak të reshjeve, është shpallur gjendje e jashtëzakonshme.

Rreth 45 mijë familje në Bosnjë dhe Hercegovinë mbetën pa energji elektrike për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.

Bora ka shkaktuar probleme në transportin publik, kryeqytetin Sarajevë, ku pasagjerët u përballën me një kolaps të plotë këtë mëngjes. Shi i ngrirë ra gjatë natës, i ndjekur nga pesë centimetra mbulesë e re dëbore.

 

Autoritetet lokale po raportojnë probleme të shumta në mirëmbajtjen e rrugëve dhe trotuareve në kryeqytet, ku një grua vdiq pasi pësoi lëndime të rënda në kokë nga rënia e një peme për shkak të rëndesës nga dëbora.

Ndërprerje të energjisë elektrike raportohen edhe nga Serbia, ku kushtet e këqija të motit po shkaktojnë vonesa edhe në trafikun ajror.

Krahas reshjeve të dëborës në Malin e Zi, vijon të përkeqësohet situata me përmbytjet nga shirat e rrëmbyeshëm që kanë sjellë rrugë të pakalueshme dhe dëme në bujqësi.

Rrugët janë të kalueshme, por këshillohet të përdoren goma dimërore.

Serbia ka parë më shumë se 25 centimetra borë në disa zona që nga e diela. Rrugët kryesore janë kryesisht të kalueshme, por trafiku i kamionëve është i ndaluar në disa pjesë të vendit.
Në Kroaci ka patur erëra te forta përgjatë bregdetit me fuqinë e një uragani. Për shkak të shirave të rrëmbyeshëm situata është e vështirë edhe në Dubrovnik, ku uji përmbyti anijet.

Situata është e vështirë edhe në kryeqytetin Zagreb, ku ra një sasi e madhe bore, gjë që e vështirësoi lëvizjen e makinave dhe transportit publik. Në rrugë ka borë të ngjeshur e të lagësht, ndërsa për shkak të temperaturave të ulëta, është e mundur të krijohet akull. Bashkëqytetarëve të moshuar me vështirësi në lëvizje, u kërkohet të shmangin lëvizjen derisa kushtet e motit të normalizohen plotësisht.

Rrugët po pastrohen dhe spërkaten me kripë, por trafiku është ngadalësuar. Administrata e Zagrebit u kujtoi qytetarëve që të pastrojnë trotuaret para hyrjeve të tyre përpara se temperaturat të bien më tej.

Në disa zona, rrugët janë pothuajse tërësisht nën ujë, gjë që e vështirëson trafikun si dhe lëvizjen e automjeteve. Ka edhe vonesa në trafikun hekurudhor.

Në Rijekë, Istria dhe Dalmaci dhe anasjelltas mund të qarkullojnë vetëm makinat e pasagjerëve ndërsa janë bllokuar kamionët me rimorkio.

Ekspozimi ndaj temperaturave të ulëta në motin e ftohtë të dimrit mund të shkaktojë efekte të dëmshme për shëndetin dhe të çojë në lëndime, ngrirje dhe hipotermi të përgjithshme të trupit që mund të jenë fatale për jetën, sipas një deklarate publike nga Instituti Kroat i Shëndetit Publik.

LISTA/ CIES zbulon futbollistët me vlerën më të lartë në treg

Edhe pse Ousmane DembĂ©lĂ© dominoi skenĂ«n e vitit 2025, duke fituar Topin e ArtĂ«, The Best FIFA dhe Çmimin e Globe Soccer, francezi nuk Ă«shtĂ« aktualisht lojtari me vlerĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« nĂ« merkato.

Kjo është përcaktuar nga studimi i fundit i publikuar nga Observatori i Futbollit CIES, i cili merr në konsideratë moshën, paraqitjen, potencialin dhe të dhënat statistikore.

Në krye të listës është talenti i Barcelona-s, Lamine Yamal, vetëm 18 vjeç, i vlerësuar me një shumë marramendëse prej 343.1 milionë eurosh.

Një kërcim mbresëlënës duke pasur parasysh se dymbëdhjetë muaj më parë, vlera e tij ishte 180.3 milionë euro, duke e lënë vetëm të katërtin. Kjo rritje marramendëse konfirmon statusin e tij si një perlë absolute në futbollin botëror.

Ai pasohet nga Erling Haaland, në vendin e dytë me një vlerësim prej 255.1 milionë eurosh: norvegjezi i Manchester City vazhdon të ofrojë shifra dhe qëndrueshmëri mbresëlënëse.

Vendi i tretë shkon për Kylian Mbappé, aktualisht te Real Madrid, me një vlerë të vlerësuar prej 201.3 milionë eurosh. Mosha e tij e avancuar ndikon në renditjen e tij, pavarësisht paraqitjeve të tij të vazhdueshme të nivelit të lartë.

Nga ana tjetër, Jude Bellingham bie nga kreu i renditjes në të katërtin vetëm në një vit, me vlerën e tij që ka rënë afër 100 milionë eurove. Vendet e para i plotësojnë Michael Olise, Florian Wirtz dhe një prani e fortë e PSG-së me Desire Doue dhe Joao Neves.

Në Serie A, Kenan Yildiz i Juventusit kryeson renditjen, i 14-ti me një vlerë prej 121 milionë eurosh. Pas tij janë Lautaro Martinez (Inter, i 19-ti me 109 milionë euro), Rasmus Hojlund (Napoli, 92.8 milionë), Francesco Pio Esposito (Inter, 75 milionë) dhe Alessandro Bastoni (Inter, 62 milionë).

Sylvinho rinovon kontratën, FSHF: Vazhdimësi e projektit që ka sjellë rezultate historike për futbollin shqiptar

Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizon rinovimin e kontratĂ«s me trajnerin e KombĂ«tares shqiptare, Sylvio Mendes Campos JĂșnior si edhe me dy zĂ«vendĂ«strajnerĂ«t e tij, Pablo Zabaleta dhe Dorival Guidoni Junior, duke konfirmuar vazhdimĂ«sinĂ« e projektit teknik qĂ« ka sjellĂ« rezultate historike pĂ«r futbollin shqiptar.

Kontrata e re me stafin teknik do të jetë e vlefshme deri në korrik 2026, me objektivin madhor kualifikimin për herë të parë në histori të Shqipërisë në fazën finale të Kupës së Botës.

Nën drejtimin e trajnerit Silvinho, Kombëtarja shqiptare ka shënuar një progres të dukshëm në organizim, identitet loje dhe rezultate, duke siguruar për herë të parë pjesëmarrjen në fazën play-off të Botërorit 2026.

NĂ« muajin mars, kuqezinjtĂ« do tĂ« luajnĂ« njĂ« kapitull historik, duke u pĂ«rballur nĂ« gjysmĂ«finalen e play-off-it me PoloninĂ«, mĂ« 26 mars, ndĂ«rsa nĂ« rast kualifikimi, nĂ« finalen vendimtare do tĂ« pĂ«rballen me fituesin e çiftit UkrainĂ« – Suedi.

Vendimi për rinovimin e kontratës reflekton besimin e plotë të FSHF-së në stafin aktual, filozofinë e punës së ndërtuar ndër vite dhe angazhimin për stabilitet, vazhdimësi dhe ambicie të larta. Ky hap synon forcimin e mëtejshëm të Kombëtares, rritjen e konkurrencës dhe përfaqësimin sa më dinjitoz të futbollit shqiptar në arenën ndërkombëtare.

Federata Shqiptare e Futbollit mbetet e vendosur të mbështesë maksimalisht Kombëtaren dhe stafin teknik në këtë rrugëtim historik, me synimin për të kthyer ëndrrën e Botërorit në realitet për të gjithë shqiptarët.

VIDEO/ Balliu: Të përmbyset qeveria që mos të përmbyten më shqiptarët

Shqipëria vijon të përballet me pasojat e rënda që po lenë pas përmbytjet në shumë qarqe të vendit.

Përmes një reagimi në Facebook, deputeti i PD, Klevis Balliu e lidh situatën e rëndë drejtpërdrejt katastrofën me korrupsionin, abuzimin me fondet publike dhe mungesën e përgjegjësisë shtetërore, duke theksuar se përmbytjet nuk janë më thjesht fenomen natyror, por pasojë e keqqeverisjes.

“Vjedhja dhe korrupsioni janĂ« arsyeja pse vendi pĂ«rmbytet nga tĂ« katĂ«r anĂ«t jo vetĂ«m nga shirat, por nga keqqeverisja, abuzimi dhe mungesa totale e pĂ«rgjegjĂ«sisĂ«.

Ajo që është edhe më e turpshme është se nga qeveria nuk reagon absolutisht askush. Heshtje e plotë përballë një katastrofe që po përsëritet.

ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« lĂ«nĂ« nĂ« mĂ«shirĂ« tĂ« fatit”, shkruan deputeti demokrat.

LEXO EDHE: FOTO/ Rama gjen “fajtorin” pĂ«r pĂ«rmbytjet: Sigurisht qĂ« kur i hedhim plehrat…

Përmbytjet, banorët e evakuuar në Durrës strehohen në qendrat e Konvaleshencës

Pas reshjeve intensive që përfshinë Durrësin gjatë 48 orëve të fundit, ka nisur puna për trajtimin e familjeve të prekura.

Dhjetëra banorë janë akomoduar në kohë rekord në ambientet e kavaleshencës së Ministrisë së Mbrojtjes dhe asaj të Brendshme.

Sipas autoriteteve, të gjithë personat e zhvendosur po marrin ushqim, kujdes shëndetësor dhe kushtet e nevojshme pas situatës së vështirë që kaluan.
“NĂ« zonĂ«n e DurrĂ«sit, mbi 300 banorĂ« janĂ« trajtuar nĂ« kohĂ« rekord me akomodim, ushqim dhe kujdes shĂ«ndetĂ«sor nĂ« ambientet e konvaleshencĂ«s sĂ« MinistrisĂ« sĂ« Mbrojtjes dhe MinistrisĂ« sĂ« Brendshme teksa ekipet e bashkisĂ«, tĂ« emergjencave civile dhe Forcat e Armatosura vijojnĂ« punĂ«n pĂ«r normalizimin e situatĂ«s nĂ« disa zona tĂ« qytetit.
BashkĂ« dhe gati me çdo familje shqiptare nĂ« pĂ«rballimin e pasojave tĂ« 48 orĂ«ve reshje intensive”, shkruan nĂ« Facebook ministri i mbrojtjes, Pirro Vengu.

 

Ekipet e bashkisë, emergjencat civile dhe Forcat e Armatosura janë angazhuar në disa zona të Durrësit për të larguar ujin dhe për të pastruar rrugët nga mbetjet e sjella nga vërshimi.

Prioritet mbetet mbështetja për çdo familje që ka pasur dëmtime në banesë, ndërsa situata po monitorohet minutë pas minute deri në tërheqjen e plotë të ujit.

VIDEO/ Qarkullimi me njĂ« sens te “Shkalla e ZezĂ«â€, rrĂ«shqitje dheu nĂ« aksin GjirokastĂ«r-TepelenĂ«

Drejtoria Vendore e PolicisĂ« GjirokastĂ«r ka njoftuar se pĂ«r shkak tĂ« kushteve tĂ« rĂ«nduara atmosferike me reshje tĂ« dendura shiu, nĂ« aksin rrugor “GjirokastĂ«r-TepelenĂ«â€ ka ndodhur rrĂ«shqitje e njĂ« masivi dheu dhe gurĂ«sh.

Si pasojĂ«, qarkullimi i mjeteve nĂ« vendin e quajtur “Shkalla e ZezĂ«â€ po zhvillohet vetĂ«m me njĂ« sens lĂ«vizjeje.

Sipas njoftimit zyrtar, strukturat e Policisë së Gjirokastrës, në bashkëpunim me strukturat e Emergjencave Civile dhe Autoritetin Rrugor Shqiptar (ARRSH), po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugës dhe normalizimin e qarkullimit.

Ndërkohë, është rritur prezenca e shërbimeve policore në të gjitha akset e qarkut, me punonjës me uniformë dhe automjete të pajisura me fenelina, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe ofrimin e ndihmës për drejtuesit e mjeteve, në rast nevoje.

Njoftimi:

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër
NjoftojmĂ« qytetarĂ«t dhe pĂ«rdoruesit e rrugĂ«s, se si pasojĂ« e rrĂ«shqitjes sĂ« njĂ« masivi dheu dhe guresh, pĂ«r shkak tĂ« kushteve atmosferike me reshje tĂ« dendura shiu, aksi rrugor “GjirokastĂ«r-TepelenĂ«â€, konkretisht nĂ« vendin e quajtur “Shkalla e ZezĂ«â€, funksionon me njĂ« sens lĂ«vizjeje.
Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Strukturat e Emergjencës dhe me ato të ARrSh-së po punojnë intensivisht për pastrimin e rrugës.
Gjithashtu, është rritur prezenca e shërbimeve me uniformë dhe me automjete të pajisura me fenelina, në të gjitha akset e qarkut, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore, si dhe ofrimin e ndihmës përdoruesve të rrugës, në rast nevoje.
Policia e Gjirokastrës apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve që të shmangin lëvizjet e panevojshme, pasi ka prezencë të ujit në akset rrugore.
Gjithashtu, apelon për vëmëndje të shtuar gjatë drejtimit të mjetit, si dhe për respektim rigoroz të rregullave të qarkullimit rrugor.
Për çdo nevojë ose problematikë, telefononi në numrin pa pagesë 112!

VIDEO/ Moti i keq, përmbytje në disa zona të Pogradecit! Në fshatin Dardhas bllokohet rruga

Edhe qarku i Korçës po përballet me problematika të mëdha si pasojë e reshjeve.

Për shkak të reshjeve intensive, lumi i fshatit Rrëmenj në Pogradec ka dalë nga shtrati duke pushtuar rrugët e banesat.

Situatë e vështirë paraqitet edhe në fshatin Dardhas.

Rrëshqitja e dherave e bëri të pakalueshme rrugën e fshatit e cila ka pësuar çarje. Rrëshqitje që nuk ka kursyer as varrezat e fshatit, poshtë rrugës.

Prezencë të madhe uji edhe në Progër, ku hyrja e fshatit i ngjan një rezervuari.

Mbrojtja Civile ka njoftuar se prezencĂ« uji ka edhe nĂ« afĂ«rsi tĂ« banesave nĂ« fshatrat Çiflig Shamoll dhe Denas tĂ« qarkut Korçë.

Ndërkohë është çarë argjinatura edhe në përroin e Oshticës ndërsa prurjet e Lumi Dunavec janë po ashtu të konsiderueshme.

LEXO EDHE: Moti i keq në Durrës/ Situata më problematike në Kënetë, 953 banesa dhe 100 ha tokë të përmbytura

Moti i keq në Durrës/ Situata më problematike në Kënetë, 953 banesa dhe 100 ha tokë të përmbytura

Në të gjithë Rrethin e Durrësit janë evidentuar 953 banesa të cilat kanë prani uji brenda dhe nëpër oborret e tyre. Më konkretisht këto banesa gjenden në zonën e ish Kënetës, në lagjen 14 Shkozet, në Zonën e plazhit, në njësitë administrative Manëz dhe Rrashbull.

Janë 160 persona të strehuar në 2 shtëpitë e pushimit, në atë të Ministrisë së Rendit Publik si dhe në atë të Mbrojtjes. Aktualisht janë ngritur 15 grupe pune të cilët po merren me evidentimin e dëmeve të shkaktuara nga shirat. Ndërkohë janë evidentuar gjithashtu edhe 337 biznese të cilat kanë prani uji në mjediset e tyre.

Gjithashtu nën ujë janë edhe sipërfaqe të tëra të tokave bujqësore në Njësitë administrative të Manzës, Sukthit dhe të Katundit të Ri. Janë mbi 100  ha tokë bujqësore nën ujë.

Shkaku i kësaj situate përpos sasisë së madhe të reshjeve të rëna për disa orë rresht pa ndalim, janë edhe mos funksionimi i mirë i rrjeteve kulluese të ujit siç janë tubacionet e kanalizimeve ashtu edhe kanalet e ujërave të bardha. Mosfunksionimi i tyre lidhet me mungesën e mirëmbajtjes dhe pastrimit të tyre në kohë të thatë ose ndryshe në muajt e ngrohtë të vitit. Për këtë shkak doli nga shtrati kanali i ujërave të bardha që shtrihet nga plazhi e përshkon Shkozetin.

Në ndihmë të banorëve të përmbytur po punojnë grupet e emergjencave civile, janë 100 forca me mjetet e tyre përkatëse të dislokuar në Durrës, janë forcat zjarrfikëse të bashkisë si dhe ato të portit detar, janë forcat dhe mjetet e UKD.

Gjithashtu në mbështetje të tyre janë forcat e policisë së rendit si dhe trupa e policisë bashkiake.

PD: Thumana mbytet, shteti zhduket! Banorët pastrojnë kanalet me paratë e tyre

Një situatë e rëndë përmbytjesh raportohet në zonat Gramëz dhe Sukth/Vendas, Njësia Administrative Thumanë, Bashkia Krujë, ku disa banesa janë përmbytur dhe familjet kanë mbetur tërësisht të izoluara.

Sipas të dhënave nga terreni, uji ka depërtuar në banesa, ndërsa bagëtitë dhe rezervat ushqimore për to janë përmbytur, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme ekonomike dhe rrezik për jetesën e banorëve.

Pavarësisht situatës emergjente, banorët denoncojnë mungesë të plotë ndërhyrjeje nga ana e bashkisë dhe strukturave të Emergjencave Civile.

Në zonë ka qenë i pranishëm edhe deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri, i cili ka inspektuar situatën dhe ka ngritur shqetësimin për neglizhencën institucionale, mungesën e masave parandaluese dhe braktisjen e plotë të banorëve nga shteti.

“Kjo Ă«shtĂ« njĂ« situatĂ« alarmante. Nuk kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me njĂ« fatkeqĂ«si natyrore, por me njĂ« dĂ«shtim total tĂ« shtetit. AsnjĂ« interesim nga bashkia dhe as nga strukturat e emergjencave civile. ShtĂ«pi tĂ«rĂ«sisht nĂ«n ujĂ«, familje tĂ« izoluara, bagĂ«ti dhe ushqim bagĂ«tish tĂ« shkatĂ«rruara. Kjo Ă«shtĂ« pasojĂ« direkte e mosveprimit dhe neglizhencĂ«s sĂ« qĂ«llimshme tĂ« institucioneve. BanorĂ«t janĂ« lĂ«nĂ« nĂ« mĂ«shirĂ« tĂ« fatit.”

Sipas dĂ«shmisĂ« sĂ« banorit LekĂ« Çypi, i cili jeton dhe punon nĂ« Itali, shkaku kryesor i pĂ«rmbytjeve Ă«shtĂ« mosmirĂ«mbajtja dhe mospastrimi i rreth 300 metrave kanal kullues, i cili prej vitesh nuk Ă«shtĂ« pastruar nga autoritetet pĂ«rgjegjĂ«se.

Ai shprehet se në shumë raste është detyruar ta pastrojë vetë kanalin, me shpenzime personale, gjatë pushimeve të tij në Shqipëri.

“E kam bĂ«rĂ« vetĂ« pastrimin, me mjetet e mia dhe me paratĂ« e mia, por kjo nuk mund tĂ« jetĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e banorĂ«ve. Nuk mund ta bĂ«j gjithmonĂ« unĂ« punĂ«n e bashkisĂ« dhe tĂ« qeverisĂ«â€.

Banorët kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme, pastrim urgjent të kanaleve kulluese dhe marrje përgjegjësie nga institucionet vendore dhe qendrore, duke theksuar se përmbytjet nuk janë pasojë e motit, por e neglizhencës së vazhdueshme.

LEXO EDHE: FOTO/ Rama gjen “fajtorin” pĂ«r pĂ«rmbytjet: Sigurisht qĂ« kur i hedhim plehrat…

❌