❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Parashikimi i motit/ Si do vijojnë temperaturat përgjatë ditës

Nata e ndërrimit të viteve do të dominohet nga mot; kryesisht i kthjellët, por shumë i ftohtë; situatë kjo si pasojë e depërtimit të masave ajrore të ftohta nga Poli i Veriut.

Gjatë orëve të pasdites dhe në vijim priten kalime vranësirash nëpër të gjithë territorin e vendit ku më të dukshme vranësirat do të paraqiten në zonat malore Juglindore duke sjellë momente me flokë dëbore.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie të ndjeshme si në vlerat minimale edhe sto maksimale duke u luhatur nga -8°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Bulqizës  deri në 9°C vlera më e lartë e cila do të regjistrohet në qarkun e Vlorës.

Era do të fryjë mesatare, por e ftohtë nga drejtimi lindor-verilindor; me shpejtësi mbi 55 km/h; kjo do të bëjë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim  mbi 3 ballë.

Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju

Dashi

Sot do ja kaloni aq mire ne krahët e atij qe keni ne krah saqë do ju duket sikur jeni ne ëndërr. Shume gjera kane për te ndryshuar për ju. Edhe beqaret do kenë një dite te veçante dhe te mbushur me surpriza. Shfrytëzoni çdo sekonde. Financat nuk do jene ne gjendjen me te mire kështu qe bëni kujdes me shpenzimet apo me dhëniet e huave.

Demi

Marrëdhënia juaj ne çift do thellohet edhe me tepër gjate kësaj dite. Do iu jepet mundësia për te folur lirshëm me te dhe për te diskutuar gjere e gjate edhe mbi tema delikate. Beqaret do jene te parrezistueshem dhe do e gjejnë sa hap e mbyll sytë princin e tyre te kaltër. Dite goxha delikate kjo e sotmja për financat. Po nuk u treguar te matur do keni goxha vështirësi.

Binjaket

Te dashuruarit duhet te hapin rruge here pas here ne mĂ«nyrĂ« qe jeta ne çift te ece me se miri. Beqaret do kenĂ« mundĂ«si pa fund pĂ«r aventura kalimtare dhe nuk do i lĂ«nĂ« kĂ«to mundĂ«si te mira, t’iu shpĂ«tojnĂ« nga duart. financat nuk do jene njĂ«soj pĂ«r te gjithĂ«. Ata qe kane treguar kujdes gjithĂ« kĂ«to kohe do ndihen te qete dhe nuk do kenĂ« probleme.

Gaforrja

Planetët do ju bëjnë me te kthjellet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift dhe do e konsolidoni tej mase lidhjen qe keni. Do i shihni gjerat me më tepër optimizëm. Beqaret do takohen me persona te cilët nuk ja vlejnë aq shume sa për te krijuar një lidhje. Mos u nxitoni. Ne planin financiar asgjë nuk do jete ashtu si e kishit menduar. Kujdes me çdo shpenzim.

Luani

Do jeni shume xheloze sot për atë qe keni ne krah dhe do kërkoni gjithë kohës ta kontrolloni. Ndryshoni strategji sepse ne këtë mënyrë do jeni gjithë kohës ne ankth dhe nuk do ndiheni mire. Beqaret realizojnë takimet e ëndrrave dhe do fillojnë një jete te re. Me financat mos u tregoni te paarsyeshëm sepse do keni vështirësi me vone.

Virgjeresha

Nuk do ketë surpriza te mëdha gjate kësaj dite për ju qe jeni ne një lidhje, kështu qe merrini gjerat sa me shtruar qe te mundeni. Dëgjojeni me kujdes njeri-tjetrit. Beqaret do ndihen serish vetëm sepse nuk do mund te realizojnë asnjë lloj takimi. Ne planin financiar tregohuni vigjilente dhe shpenzoni me sa me shume kujdes. Ruajeni qëndrueshmërinë.

Peshorja

Do kërkoni me shume qëndrueshmëri sot ne jetën tuaj ne çift sesa pasion. Me ne fund do gjeni kohen e duhur për te diskutuar gjere e gjate me partnerin për disa tema te veçanta. Beqaret nuk do e gjejnë princin e kaltër, por disa takime do i realizojnë. Financat do varen nga mënyra sesi ju do i menaxhoni. Qëndroni gjithmonë me këmbë ne toke.

Akrepi

Do bashkëpunoni fort me partnerin tuaj gjate kësaj dite dhe se bashku do i kaloni shpejt e shpejt te gjitha sfidat qe do ju dalin para. Beqaret do kalojnë një dite normale dhe pa ndonjë takim interesant. Kjo e sotmja nuk është dita me e përshtatshme për ju. Ne planin financiar duhet te merrni masa strikte ne mënyrë qe gjendja te mos pësojë tronditje te mëdha.

Shigjetari

Duhet t’i kushtoni me shume vĂ«mendje se kurrĂ« partnerit tuaj gjate kĂ«saj dite sepse po e late pas dore do ua rrĂ«mbejnĂ« pĂ«rgjithmonĂ«. Beqaret do ndihen mire me disa persona qe do takojnĂ« dhe do pranojnĂ« ta vazhdojnĂ« njohjen. Qe te ardhurat mos kenĂ« vĂ«shtirĂ«si duhet te kufizoni sa te mundni shpenzimet. Po nuk morĂ«t masa do keni vĂ«shtirĂ«si pa fund.

Bricjapi

Dite e këndshme dhe e mbushur me kënaqësi te shumta kjo e sotmja për te dashuruarit. Partneri do ua shprehe ndjenjat me mënyra te ndryshme. Beqaret do jene te zënë me pune dhe nuk do kenë mendje për jetën sentimentale. Me financat do keni shume fat dhe gjendja sa do vije e do përmirësohet. Do kryeni edhe investimet e menduara.

Ujori

Fati do ju buzĂ«qeshĂ« sot juve qe jeni ne njĂ« lidhje. Lidhja do marre drejtimin e duhur dhe do ndiheni te sigurte qe doni te vazhdoni me tej. Beqaret nuk do ndihen ende gati te fillojnĂ« njĂ« histori dashurie edhe pse mundĂ«sitĂ« nuk do mungojnĂ«. Ne planin financiar gjendja nuk do jete aspak e mire. Do ju duhet patjetĂ«r ndihma e njĂ« specialisti pĂ«r t’ia dale.

Peshqit

Dite shume e kënaqshme kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do bëni gjithçka ne bashkëpunim me partnerin tuaj dhe gjerat do ecin për mrekulli. Beqaret do dashurohen koke e këmbë me një person qe sapo është shfaqur. Financat nuk do jene delikate, mirëpo për te bere investime te mëdha do ju duhet ende te prisni edhe pak kohe.

Gjermani/ Vidhen mbi 30 milionë euro në bankën e kursimeve

Një grabitje që duket si skenar filmi ka tronditur Gjermaninë në ditët e fundit të vitit 2025. Autorë ende të paidentifikuar kanë hyrë në një degë të bankës së kursimeve Sparkasse në Gelsenkirchen, pranë Frankfurtit dhe kanë bastisur me forcë mbi 3.200 kasaforta sigurie.

Paratë, ari dhe sendet me vlerë janë zhdukur pa lënë gjurmë. Dëmi vlerësohet paraprakisht nga 30 milionë euro, por hetuesit paralajmërojnë se shifra mund të jetë edhe më e lartë, ndërsa shumë media raportojnë se vlera mund të arrijë deri në 90 milionë euro. Më shumë se 2.500 klientë janë prekur nga ajo që tashmë konsiderohet një nga grabitjet më të mëdha në historinë kriminale gjermane.

Gjithçka u zbulua të hënën në mëngjes, kur një alarm zjarri çoi policinë dhe zjarrfikësit në bankë. Ajo që gjetën i la pa fjalë: një vrimë e madhe e shpuar në mur, dyer të hapura me forcë dhe një kasafortë e shkatërruar pothuajse plotësisht.

Sipas policisë, autorët kanë përdorur pajisje industriale profesionale, duke hyrë nga një garazh parkimi dhe duke vepruar pa u vënë re për ditë të tëra.

Dëshmitarë raportojnë se që të shtunën në mbrëmje kishin parë burra me çanta të mëdha në shkallët e një garazhi pranë bankës.

Kamerat e sigurisë e përforcojnë dyshimin: të hënën herët në mëngjes, një Audi RS6 i zi me targa të vjedhura u filmua duke dalë nga garazhi, me persona të maskuar brenda.

Hetuesit dyshojnë se grabitësit janë larguar qetësisht, duke marrë me vete pasurinë e mijëra klientëve.

Pas lajmit, situata përpara bankës u përshkallëzua. Për dy ditë rresht, rreth 200 klientë të zemëruar u mblodhën përpara degës së mbyllur, duke kërkuar përgjigje.

“Duam tĂ« hyjmĂ«! Duam tĂ« hyjmĂ«!” – brohoriste turma, ndĂ«rsa disa tentuan tĂ« kalonin rojet e sigurisĂ«. Policia ndĂ«rhyri pĂ«r tĂ« shmangur pĂ«rplasjet.

Banka pranoi se më shumë se 95% e kasafortave janë thyer, por nwnvizoi se nuk mund të japë ende një pasqyrë të saktë të dëmit, pasi çdo kasafortë është e siguruar veçmas.

Pyetja që ngrihet: a mund të ishte ndalur më herët?  Një detaj i errët po hetohet paralelisht: një alarm zjarri ishte aktivizuar edhe të shtunën në mëngjes, por atëherë autoritetet nuk kishin konstatuar asnjë dëmtim.

EMRAT/ Qeveria jep pensione speciale për artistë e sportistë të njohur

Këshilli i Ministrave ka miratuar këtë të martë, në prag të natës së ndërrimit të viteve, një vendim për dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror për 13 qytetarë, në shenjë vlerësimi dhe mbështetjeje nga shteti.

Sipas vendimit, përfituesit do të marrin një shtesë në masën e dhjetëfishit të pensionit social, e cila u akordohet Agim Nuri Bajko, Agustin Pjetër Kola, Aishe Daut Stari, Edera Kabil Alibegaj,  Kostandin Aleko Kamberi, Kostandin Llazar Shkurti, Kujtim Rexhep Vorpsi, Leonard Sifi Toska, Nikolin Luigj Gurakuqi, Rapo Selman Tao, Shegushe Hysni Bebeti, Vasillaq Thoma Ruci dhe  Virxhil Athanas Karaja.

Dhënia e shtesës së pensionit të posaçëm

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Agim Nuri Bajko, në masën e dhjetëfishit të pensionit social.

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Agustin Pjetër Kola, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Aishe Daut Stari, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Edera Kabil Alibegaj, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Kostandin Aleko Kamberi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Kostandin Llazar Shkurti, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Kujtim Rexhep Vorpsi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Leonard Sifi Toska, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Nikolin Luigj Gurakuqi, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Rapo Selman Tao, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror znj. Shegushe Hysni Bebeti, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Vasillaq Thoma Ruci, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

Dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetëror z. Virxhil Athanas Karaja, në masën e dhjetëfishit të pensionit social

  • Miratimin, nĂ« parim, tĂ« protokollit, pĂ«r ndryshimin e marrĂ«veshjes sĂ« 6 prillit 2010, ndĂ«rmjet RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe RepublikĂ«s Federale tĂ« GjermanisĂ«, pĂ«r shmangien e tatimit tĂ« dyfishtĂ« dhe evazionit fiskal pĂ«r taksat mbi tĂ« ardhurat dhe kapitalin
  • Miratimin, nĂ« parim, tĂ« marrĂ«veshjes, ndĂ«rmjet KĂ«shillit tĂ« Ministrave tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe qeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s sĂ« Azerbajxhanit, pĂ«r bashkĂ«punimin nĂ« fushĂ«n e luftĂ«s kundĂ«r krimit
  • Miratimin, nĂ« parim, tĂ« marrĂ«veshjes, ndĂ«rmjet KĂ«shillit tĂ« Ministrave tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe qeverisĂ« sĂ« RepublikĂ«s Federale tĂ« GjermanisĂ«, pĂ«r bashkĂ«punimin teknik 2024 pĂ«r projektin “Green Vjosa (Vjosa e GjelbĂ«r) – zhvillim rajonal i gjelbĂ«r dhe gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s nĂ« zonĂ«n e ujĂ«mbledhĂ«sit tĂ« Parkut KombĂ«tar tĂ« VjosĂ«s”
  • Krijimin e bazĂ«s sĂ« tĂ« dhĂ«nave shtetĂ«rore tĂ« Sistemit tĂ« Menaxhimit tĂ« Informacionit tĂ« Arsimit tĂ« LartĂ« (nĂ« vijim SMIAL).

Institucioni administrues i bazës së të dhënave shtetërore SMIAL është Qendra e Shërbimeve Arsimore.

  • Fondi i rindĂ«rtimit

Përdorimin e fondit të rindërtimit, në masën 37 228 725 (tridhjetë e shtatë milionë e dyqind e njëzet e tetë mijë e shtatëqind e njëzet e pesë) lekë pa TVSH, për financimin e rindërtimit të banesave individuale për ata individë, të cilët përfitojnë nga grantet e rindërtimit, banesat e të cilëve janë klasifikuar si objekte që duhen rindërtuar nga e para, në bazë të aktekspertizave të thelluara, në Bashkinë Shijak.

PĂ«rdorimin e fondit tĂ« rindĂ«rtimit, nĂ« masĂ«n 315 401 450,36 (treqind e pesĂ«mbĂ«dhjetĂ« milionĂ« e katĂ«rqind e njĂ« mijĂ« e katĂ«rqind e pesĂ«dhjetĂ« presje tridhjetĂ« e gjashtĂ«) lekĂ« pa TVSH, pĂ«r financimin e rindĂ«rtimit tĂ« shkollĂ«s sĂ« mesme tĂ« bashkuar “Ramazan Karaj”, Bashkia KrujĂ«.

Pogradec, i moshuari përdhunon 12-vjeçaren

Një ngjarje e rëndë është shënuar në fshatin Piskupat. Një 12-vjeçare nga ky fshat është përdhunuar brutalisht para 4 muajsh nga një 67-vjeçar po nga i njëjti fshat.

Ngjarja ka ndodhur 4 muaj më parë në banesën e 67-vjeçarit, por është zbuluar vetëm tani pasi 12-vjeçarja ka mbetur shtatzënë dhe është 4-muajshe.

E mitura e terrorizuar nuk u ka treguar prindërve të saj për ngjarjen pasi 67-vjeçari e ka kërcënuar vazhdimisht se do ta vriste në raste se i tregonte prindërve. E mitura në praninë e psikologut janë pyetur mbrëmjen e sotme për orë të tëra në prokurori ku ka rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe se si autori e kishte përdhunuar me forcë duke e lidhur, në banesën e tij.

Kanë qenë prindërit e vajzës të cilët e kanë çuar për vizitë atë pasi ajo po shtonte peshë në mënyrë të pakuptimtë dhe mjekët i kanë informuar se vajza ishte shtatzënë 4 muajshe.

Fill pas kësaj vajza ka treguar më pas ngjarjen dhe sesi 67-vjeçari e kishte përdhunuar në banesën e tij, i cili tashmë është arrestuar nga policia.

Mësohet se autori është baba i 4 fëmijëve si dhe është edhe gjysh. Ndërsa mitura tashmë ndodhet nën kujdesin e prindërve dhe psikologëve pasi është në gjendje tepër të rënduar psikologjike.

Godasin kudo në Europë, Rusia vendos raketa bërthamore në Bjellorusi

Rusia publikoi një video të asaj që e quajti vendosje të sistemit të saj të raketave hipersonike Oreshnik me kapacitet bërthamor në aleatin e ngushtë të Bjellorusisë, një veprim që synon të rrisë aftësinë e Moskës për të goditur objektiva në të gjithë Evropën në rast lufte.

Agjencia shtetĂ«rore e lajmeve TASS tha se ishte hera e parĂ« qĂ« Ministria e Mbrojtjes kishte shfaqur sistemet e raketave mobile Oreshnik, tĂ« cilat Presidenti Vladimir Putin i ka deklaruar tĂ« pamundura pĂ«r t’u kapur pĂ«r shkak tĂ« shpejtĂ«sisĂ« sĂ« raketave qĂ« thuhet se Ă«shtĂ« mĂ« shumĂ« se 10 herĂ« shpejtĂ«sia e zĂ«rit, shkruan A2 CNN. Vendosja dhe njoftimi i MoskĂ«s se raketat kanĂ« hyrĂ« nĂ« shĂ«rbim aktiv nĂ« njĂ« vend qĂ« kufizohet me UkrainĂ«n dhe anĂ«tarĂ«t e NATO-s, PoloninĂ«, LituaninĂ« dhe LetoninĂ«, vjen nĂ« njĂ« kohĂ« tensionesh tĂ« shtuara Lindje-PerĂ«ndim pĂ«r shkak tĂ« luftĂ«s sĂ« RusisĂ« nĂ« UkrainĂ«. Ky veprim do t’u lejonte raketave bĂ«rthamore ruse tĂ« arrinin objektivat evropiane pak mĂ« shpejt nĂ« çdo luftĂ«.

Disa ekspertë perëndimorë kanë thënë se zhvillimi nënvizon mbështetjen në rritje të Kremlinit në kërcënimin e armëve bërthamore, ndërsa kërkon të pengojë anëtarët e NATO-s të furnizojnë Ukrainën me armë që mund të godasin thellë brenda Rusisë.

Dy studiues amerikanë kanë thënë se, sipas studimit të tyre të imazheve satelitore, Moska ndoshta po i stacionon raketat dhe lançuesit e tyre të lëvizshëm në një ish-bazë ajrore në Bjellorusinë lindore. Videoja e publikuar nga ministritë e mbrojtjes ruse dhe bjelloruse të martën nuk zbuloi vendndodhjen e sistemeve të raketave. Por pamjet filmike treguan lëshues të lëvizshëm dhe ekipet e tyre duke lëvizur përgjatë rrugëve pyjore dhe trupa specialiste që kamuflonin sistemet me rrjeta.

OSHEE: 1600 punonjës në terren përgjatë festave të fundvitit

Administratori i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE), Enea Karakaçi, deklaroi sot se janë marrë të gjitha masat për garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike gjatë festave të fundvitit, përmes një plani të posaçëm masash në të gjithë vendin.

Karakaçi theksoi se OSHEE e mbyll vitin 2025 me rezultate të mira financiare dhe teknike, duke vijuar uljen e humbjeve në rrjet me rreth 1%, ndërsa parashikohet që niveli i tyre të mbyllet në 16.9% në 2025

Sipas tij, kompania ka arritur nivele të larta arkëtimesh, në masën 100%, ndërkohë që parashikohet që viti 2025 të mbyllet me rreth 70 milionë euro fitim, një rezultat i konsideruar shumë i mirë për kompaninë.

Administratori i OSHEE-së bëri të ditur gjithashtu se kjo performance do të mundësojë edhe indeksimin e pagave për punonjësit me 6,1%, si dhe rritje page për elektricistët.

Në kuadër të planit të masave për fundvitin, Karakaçi nënvizoi se për shkak të rritjes së konsumit është konstatuar një nivel i lartë i kërkesës për energji, ku vetëm më 29 dhjetor konsumi ka shënuar rritje prej 29.2 milionë kilovat-orë. Ai shtoi se nuk janë evidentuar problematika të theksuara në rrjet apo në furnizim.

“QĂ«llimi ynĂ« Ă«shtĂ« qĂ«, pĂ«rmes kĂ«tij plani masash, tĂ« sigurojmĂ« furnizim tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m dhe tĂ« pandĂ«rprerĂ« me energji elektrike pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t”, u shpreh Karakaçi.

Sipas tij, rreth 1600 punonjës të OSHEE-së janë angazhuar në terren gjatë kësaj periudhe, ndërsa linjat e komunikimit mbeten të hapura për raportimin e çdo problematike nga qytetarët.

Të çmendur për Botërorin/ Më shumë se 150 milion kërkesa për biletat e turneut

“BotĂ«rori 2026” do tĂ« jetĂ« turneu mĂ« i madh dhe mĂ« i pasuri nĂ« historinĂ« e futbollit, pĂ«rfshirĂ« kĂ«tu tĂ« ardhurat pĂ«r FIFA dhe shpĂ«rblimet qĂ« ajo do tĂ« shpĂ«rndajĂ« pĂ«r skuadrat finaliste.

Jo vetëm kaq, finalet e Kupës së Botës do të jenë të kripura edhe për xhepat e tifozëve që duan të ndjekin sfidat në stadium.

Por kritikat dhe polemikat nga grupimet e tifozerive, pasi disa federata publikuan çmimet e biletave për ndeshjet e kombëtareve të tyre, duket se nuk kanë patur asnjë efekt.

Presidenti i FIFA, Gianni Infantino mbrojti politikën financiare për biletat, duke përmendur kërkesën e madhe për to dhe të ardhurat e gjeneruara për këtë sport në të gjithë botën.

Sipas tij, në shitje janë më shumë se 6 milion bileta, por kërkesa ka tejkaluar çdo pritshmëri. Vetëm në 15 ditët e para, pasi FIFA hapi portalin e biletave, kishte më shumë se 150 milion kërkesa.

Tifozët nga SHBA kanë numrin më të lartë të kërkesave, ndërsa më pas vijnë ata  nga Gjermania dhe Mbretëria e Bashkuar.

“Ajo qĂ« Ă«shtĂ« thelbĂ«sore Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« ardhurat qĂ« gjenerohen nga kjo t’i kthehen lojĂ«s nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n. Pa FIFA-n nuk do tĂ« kishte futboll nĂ« 150 vende tĂ« botĂ«s. Ka futboll sepse, dhe falĂ« kĂ«tyre tĂ« ardhurave qĂ« gjenerojmĂ« me dhe nga Kupa e BotĂ«s, tĂ« cilat i riinvestojmĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n”, Ă«shtĂ« shprehur Infantino.

Finalet e “BotĂ«rorit 2026” do tĂ« luhen nĂ« SHBA, MeksikĂ« dhe Kanada duke nisur nga data 11 qershor, ndĂ«rsa finalja e madhe Ă«shtĂ« nĂ« program mĂ« 19 korrik.

Trump i bën thirrje Hamasit të çarmatoset

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka thënë se SHBA-ja mund ta mbështesë një tjetër sulm të madh kundër Iranit, nëse ai e rifillon rindërtimin e programeve bërthamore, si dhe e paralajmëroi Hamasin për pasoja të rënda nëse nuk çarmatoset.

Hamasi është grup palestinez i shpallur terrorist nga SHBA dhe fuqi të tjera.

Duke folur mĂ« 29 dhjetor krah kryeministrit tĂ« Izraelit, Benjamin Netanyahu, pas njĂ« takimi nĂ« rezidencĂ«n e tij Mar-a-Lago nĂ« Florida, Trump la tĂ« kuptohej se Teherani mund tĂ« jetĂ« duke punuar pĂ«r t’i rikthyer programet e tij tĂ« armatimit bĂ«rthamor, pas bombardimeve tĂ« qershorit.

“Kam lexuar se ata po zhvillojnĂ« armĂ« dhe gjĂ«ra tĂ« tjera, dhe nĂ«se po e bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ«, nuk janĂ« duke i pĂ«rdorur vendet qĂ« ne i shkatĂ«rruam plotĂ«sisht, por ndoshta vende tĂ« tjera”, u tha Trump gazetarĂ«ve gjatĂ« njĂ« konference pĂ«r shtyp.

“Ne e dimĂ« saktĂ«sisht se ku po shkojnĂ«, çfarĂ« po bĂ«jnĂ«, dhe shpresoj qĂ« tĂ« mos e bĂ«jnĂ« kĂ«tĂ«, sepse ne nuk duam tĂ« harxhojmĂ« karburant pĂ«r B-2-shat”, shtoi ai, duke iu referuar bombarduesit tĂ« pĂ«rdorur nĂ« sulmet e mĂ«parshme.

“ËshtĂ« njĂ« udhĂ«tim 37-orĂ«sh vajtje-ardhje. Nuk dua tĂ« harxhoj shumĂ« karburant”, tha ai.

Beyonce shpallet miliardere nga Forbes

Beyoncé është shpallur miliardere nga Forbes, duke e bërë atë muzikanten e pestë që i bashkohet listës së njerëzve më të pasur në botë.

Ylli amerikan i është bashkuar një grupi elitar muzikantësh me pasuri 10-shifrore, raporton Forbes, përfshirë Taylor Swift, Rihanna, Bruce Springsteen dhe bashkëshortin e saj Jay-Z, të cilët revista e biznesit i liston si persona me një pasuri neto prej 2.5 miliardë dollarësh.

Më herët këtë muaj, Forbes vlerësoi pasurinë neto të Beyoncé-s në 800 milionë dollarë dhe parashikoi se ajo do të kalonte pragun e miliarderes për herë të parë pas viteve të suksesit.

Turneu i saj botĂ«ror “Renaissance” nĂ« vitin 2023 fitoi gati 600 milionĂ« dollarĂ«, duke e bĂ«rĂ« atĂ« njĂ« nga ikonat mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« muzikĂ«s pop nĂ« botĂ«, sĂ« bashku me Taylor Swift.

Albumi i saj i vitit 2024, “Cowboy Carter”, i cili kontekstualizon rrĂ«njĂ«t e zeza tĂ« muzikĂ«s country, u prit me vlerĂ«sime kritike dhe fitoi çmimin “Albumi i vitit” nĂ« “Grammy Awards”, hera e parĂ« qĂ« BeyoncĂ© fitonte çmimin prestigjioz, pavarĂ«sisht se ishte nominuar katĂ«r herĂ«.

Sulmi terrorist në Stamboll, 357 të arrestuar

357 persona janë vënë në pranga në një operacion kundër Shtetit Islamik, një ditë pasi tre oficerë policie dhe gjashtë terroristë u vranë në një shkëmbim zjarri në Turqinë veriperëndimore. Ministri i Brendshëm turk Ali Yerlikaya tha se operacionet u zhvilluan në 21 provinca, duke theksuar se Turqia nuk do të tregojë tolerancë ndaj terrorizmit.

41 prej të arrestuarve kishin lidhje me militantët e përfshirë në sulmin e së hënës dhe po planifikonin sulme të ngjashme në Stamboll gjatë festimeve të Vitit të Ri. Më parë, Zyra e Prokurorit Publik të Stambollit njoftoi se policia bastisi 114 vende në Stamboll dhe dy provinca të tjera, duke sekuestruar materiale dhe dokumente të ndryshme.

Zyra e Kryeprokurorit të Ankarasë tha se Byroja e Hetimit të Krimeve Terroriste identifikoi të dyshuarit përmes analizimit të materialeve digjitale të sekuestruara gjatë hetimeve të mëparshme në lidhje me ISIS-in. Nga shkëmbimi i zjarrit mes militantëve të ISIS dhe policisë në Turqi mbetën të plagosur edhe 8 policë.

A po përgatitet Kina të sulmojë Tajvanin?

Ushtria kineze nisi tĂ« hĂ«nĂ«n stĂ«rvitjen e saj ushtarake mĂ« tĂ« madhe pĂ«rreth Tajvanit. GjatĂ« stĂ«rvitjes me armĂ« zjarri do tĂ« simulohet edhe njĂ« bllokadĂ« e porteve kryesore tĂ« Tajvanit. Pekini pretendon se Tajvani Ă«shtĂ« territor kinez dhe synon ta “ribashkojĂ«â€ atĂ« me KinĂ«nedhe me forcĂ« nĂ«se do tĂ« jetĂ« e nevojshme.

StĂ«rvitja me emrin e koduar “Misioni i DrejtĂ«sisĂ« 2025” shĂ«rben sikurse thotĂ« Pekini si paralajmĂ«rim i ashpĂ«r kundĂ«r “forcave separatiste dhe ndĂ«rhyrjes sĂ« jashtme” nĂ« Tajvan, njoftoi agjencia shtetĂ«rore e lajmeve Xinhua. Ajo pritet tĂ« zgjasĂ« dy ditĂ«.

Tajvani, i cili i hedh poshtĂ« pretendimet territoriale tĂ« Pekinit, i kĂ«rkoi KinĂ«s “tĂ« mos e gjykojĂ« gabim situatĂ«n dhe tĂ« bĂ«het shkaktare problemesh nĂ« rajon”.

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit e dĂ«noi veprimin e KinĂ«s si “irracional” dhe tha se kishte krijuar njĂ« qendĂ«r reagimi ndaj emergjencave dhe kishte mobilizuar forca tĂ« pĂ«rshtatshme pĂ«r t’u pĂ«rgjigjur.

‘Misioni i DrejtĂ«sisĂ« 2025’ simulon bllokadĂ«n e Tajvanit

NĂ« njĂ« deklaratĂ« zyrtare ushtria kineze tha se forcat e saj tĂ« shumĂ«fishta do tĂ« kryejnĂ« stĂ«rvitje pĂ«rreth Tajvanit “nĂ« afĂ«rsi dhe nga drejtime tĂ« ndryshme” pĂ«r tĂ« testuar aftĂ«sitĂ« e tyre pĂ«r operacione tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta.

Shi Yi, zëdhënësi i Komandës së Krahut Lindor të ushtrisë kineze, tha gjithashtu se stërvitja do të përqendrohet në trajnimin e patrullimeve detare dhe ajrore të forcanëve të gatishmërisë luftarake, mbylljen e porteve dhe zonave kyçe dhe kryerjen operacioneve të parandalimit shumëdimensional.

“Kjo pĂ«rbĂ«n njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« fituar epĂ«rsi ajrore dhe detare dhe pĂ«r tĂ« ndĂ«rprerĂ« mbĂ«shtetjen e jashtme ushtarake”, tha pĂ«r DW-nĂ« Su Tzu-yun, studiues nĂ« Institutin e Mbrojtjes KombĂ«tare dhe KĂ«rkimeve pĂ«r SigurinĂ« nĂ« Taipei.

Kjo manovër përbën raundin e shtatë të madh të manovrave ushtarake të Kinës përreth Tajvanit që nga viti 2022, kur kryetarja e atëhershme e Dhomës së Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, Nancy Pelosi, vizitoi ishullin.

Pekini vë në provë vendosmërinë e Uashingtonit

Ky operacion ushtarak i Kinës vjen disa ditë pasi SHBA njoftuan për një paketë shitjeje armësh prej 11.1 miliardë dollarësh për Tajvanin. Nëse kjo miratohet nga Kongresi, kjo do të jetë marrëveshja më e madhe amerikane-tajvaneze për armatimin .

“Ushtria kineze po teston se si do tĂ« pĂ«rgjigjet qeveria amerikane,” thotĂ« William Yang, analist pĂ«r AzinĂ« Verilindore pranĂ« Grupit NdĂ«rkombĂ«tar tĂ« Krizave.

JavĂ«n e kaluar Pekini vendosi sanksione kundĂ«r 20 kompanive ushtarake amerikane dhe 10 drejtuesish tĂ« tyre pĂ«r tĂ« protestuar ndaj shitjes sĂ« armĂ«ve amerikane pĂ«r Tajvanin. Por Yang tha se kĂ«to sanksione janĂ« kryesisht “simbolike” dhe me pak ndikim real.

Në strategjinë e re të sigurisë kombëtare të publikuar në fillim të këtij muaji, administrata e Trumpit theksoi konkurrencën tregtare me Kinën, ndërsa në raportin e fundit të Pentagonit për Kongresin theksohej ndërtimi dhe modernizimi ushtarak i Kinës në kontekstin e përgatitjeve të mundshme për një pushtim të Tajvanit.

Me fillimin e një raundi tjetër stërvitjesh ushtarake, Pekini mund të jetë gjithashtu duke testuar edhe nëse SHBA-të do të përgjigjen me veprime të forta apo do të ndjekin një qasje më të matur për të mos dëmtuar rrethanat për vizitën e Presidentit Donald Trumpnë Kinë vitin e ardhshëm, tha Yang.

Në nëntor Trumpi tha se kishte pranuar ftesën për të vizituar Pekinin në prill 2026 dhe e ftoi Presidentin Kinez Xi Jinping për një vizitë shtetërore në SHBA./ DW

SHBA-të kryejnë sulmin e parë tokësor kundër karteleve të drogës brenda Venezuelës

CIA kreu një sulm me dron në fillim të këtij muaji në një strukturë portuale në bregdetin e Venezuelës, thanë burime të njohura me çështjen për CNN, duke shënuar sulmin e parë të njohur të SHBA-së ndaj një objektivi brenda vendit amerikano-latin.

Sulmi me dron, detajet e të cilit nuk janë raportuar më parë, kishte në shënjestër një skelë të largët në bregdetin e Venezuelës që qeveria amerikane besonte se po përdorej nga banda venezueliane Tren de Aragua për të ruajtur drogë dhe për ta transportuar atë në anije për transport të mëtejshëm, thanë burimet. Askush nuk ishte i pranishëm në strukturë në kohën kur u godit, kështu që nuk pati viktima, sipas burimeve.

Dy burime thanĂ« se Forcat e Operacioneve Speciale tĂ« SHBA-sĂ« ofruan mbĂ«shtetje inteligjence pĂ«r operacionin, duke nĂ«nvizuar pĂ«rfshirjen e tyre tĂ« vazhdueshme nĂ« rajon. Por Koloneli Allie Weiskopf, njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«se e KomandĂ«s sĂ« Operacioneve Speciale tĂ« SHBA-sĂ«, e mohoi kĂ«tĂ«, duke thĂ«nĂ«: “Operacionet Speciale nuk e mbĂ«shtetĂ«n kĂ«tĂ« operacion pĂ«r tĂ« pĂ«rfshirĂ« mbĂ«shtetjen e inteligjencĂ«s”.

Presidenti Donald Trump duket se e pranoi për herë të parë sulmin në një intervistë javën e kaluar që fillimisht tërhoqi pak vëmendje, megjithëse ai ofroi pak specifikime, përfshirë kur gazetarët e pyetën drejtpërdrejt për të të hënën.

Sulmi mund të përshkallëzojë ndjeshëm tensionet midis SHBA-së dhe Presidentit Venezuelan Nicolas Maduro, të cilit SHBA-ja i ka bërë presion të japë dorëheqjen përmes një fushate ushtarake agresive.

SHBA-të kanë nisur sulme duke shkatërruar më shumë se 30 anije në Detin e Karaibeve dhe Oqeanin Paqësor lindor në atë që e kanë përshkruar si një fushatë kundër narkotikëve, dhe Trump ka urdhëruar një bllokadë të cisternave të naftës të sanksionuara që vijnë dhe dalin nga Venezuela. Trump gjithashtu kishte kërcënuar vazhdimisht të kryente sulme brenda Venezuelës, por deri në sulmin e CIA-s në fillim të këtij muaji, të vetmet sulme të njohura të SHBA-së ndaj objektivave venezuelianë ishin kundër anijeve të dyshuara për trafik droge në ujërat ndërkombëtare.

Trump pranoi nĂ« njĂ« intervistĂ« mĂ« 26 dhjetor se SHBA-tĂ« kishin rrĂ«zuar njĂ« lloj “strukture tĂ« madhe nga vijnĂ« anijet” ndĂ«rsa foli pĂ«r fushatĂ«n e administratĂ«s sĂ« tij kundĂ«r VenezuelĂ«s. I pyetur pĂ«rsĂ«ri pĂ«r kĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ«n, ai tha se SHBA-tĂ« sulmuan “nĂ« zonĂ«n e portit ku ngarkojnĂ« anijet me drogĂ«â€. Por ai nuk pranoi tĂ« komentojĂ« kur u pyet nĂ«se sulmi u krye nga ushtria apo CIA.

“Pra, ne goditĂ«m tĂ« gjitha anijet dhe tani goditĂ«m zonĂ«n. ËshtĂ« zona e zbatimit, aty ata zbatojnĂ« dhe kjo nuk Ă«shtĂ« mĂ« aty”, tha presidenti.

Një nga burimet tha se sulmi ishte i suksesshëm në atë që shkatërroi objektin dhe anijet e tij, por e përshkroi atë si kryesisht simbolik pasi është vetëm një nga shumë objektet portuale të përdorura nga trafikantët e drogës që largohen nga Venezuela. Gjithashtu, dukej se tërhiqte pak ose aspak vëmendje, madje edhe brenda vendit, në kohë reale.

Trump më parë këtë vit zgjeroi autoritetet e CIA-s për të kryer operacione në Amerikën Latine, përfshirë brenda Venezuelës. Por edhe atëherë, ushtria amerikane kishte autoritetin ligjor për të kryer sulme kundër trafikantëve të dyshuar vetëm në det, jo në tokë, siç ka raportuar CNN.

Administrata Trump ka ofruar justifikime tĂ« ndryshme pĂ«r fushatĂ«n në VenezuelĂ«, e cila ka pĂ«rfshirĂ« njĂ« grumbullim masiv tĂ« aseteve ushtarake nĂ« Karaibe. ZyrtarĂ«t kanĂ« vĂ«nĂ« nĂ« dukje njĂ« imperativ kundĂ«r narkotikĂ«ve, por shefja e stafit tĂ« Trump, Susie Wiles, i tha Vanity Fair nĂ« njĂ« intervistĂ« se sulmet me anije kishin pĂ«r qĂ«llim ta bĂ«nin Maduron tĂ« “qante”. UdhĂ«heqĂ«si venezuelian nuk ka treguar shenja se do tĂ« heqĂ« dorĂ« nga pushteti.

Zyrtarët e lartë e kanë bërë të qartë publikisht dhe në informime për ligjvënësit se kanë ndërmend të vazhdojnë të synojnë kontrabandistët e dyshuar të drogës duke përdorur një manual të ngjashëm me atë të përdorur për vrasjen e terroristëve gjatë luftës globale kundër terrorizmit, një fushatë në të cilën CIA luajti gjithashtu një rol vendimtar. Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth i ka krahasuar hapur trafikantët e drogës me al-Kaedën.

“KĂ«ta narkoterroristĂ« janĂ« al-Kaeda e hemisferĂ«s sonĂ«â€, tha sekretari nĂ« Forumin KombĂ«tar tĂ« Mbrojtjes Reagan nĂ« fillim tĂ« kĂ«tij muaji. “Ne po i godasim ata me tĂ« njĂ«jtĂ«n sofistikim dhe saktĂ«si qĂ« goditĂ«m al-KaedĂ«n”, tha ai.

U sulmua shtëpia e Putin?Trump i zemëruar, Rusia: Do pushtojmë të gjithë Zaporizhian

Përplasjet e forta mes Moskës dhe Kievit pas akuzave se Kievi ka tentuar të sulmojë rezidencën e Presidentit Vladimir Putin, janë një goditje për perspektivën e një paqeje të afërt.

Moska u zotua të hakmerret mes pretendimeve të pambështetura në prova se rezidenca presidenciale në Novgorod ishte vënë në shënjestër të një sulmi me dronë nga Ukraina.

Por, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mohoi fuqishëm akuzat, duke i cilësuar si të pabaza dhe përgatitje terreni për sulme ndaj godinave qeveritare në Kiev.

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se Putin i kishte treguar pĂ«r sulmin e pretenduar gjatĂ« njĂ« telefonate ditĂ«n e hĂ«nĂ« dhe se kjo e kishte zemĂ«ruar. MegjithatĂ«, kreu i ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« duket se nuk e ka humbur besimin se paqja Ă«shtĂ« e afĂ«rt: “I dĂ«gjova pretendimet. Dhe e dini kush mĂ« tregoi? Presidenti Putin mĂ« tregoi pĂ«r kĂ«tĂ«. HerĂ«t nĂ« mĂ«ngjes, ai mĂ« tha se u sulmua. Nuk Ă«shtĂ« mirĂ«. Mos harroni, unĂ« e ndalova dĂ«rgimin e tomahawk-Ă«ve. Nuk e doja kĂ«tĂ«. Sepse po flasim pĂ«r njĂ« periudhĂ« delikate kohore. Kjo nuk Ă«shtĂ« koha e duhur. ËshtĂ« njĂ« gjĂ« tĂ« jesh ofendues, sepse ata janĂ« ofendues. Dhe Ă«shtĂ« njĂ« gjĂ« tjetĂ«r tĂ« sulmosh shtĂ«pinĂ« e tij. Isha shumĂ« i zemĂ«ruar pĂ«r kĂ«tĂ«â€.

Të dielën, Presidenti Trump u takua me homologun rus Volodymyr Zelensky në Florida, me numrin një të Uashingtonit që tha se ishin shumë pranë një marrëveshjeje, edhe pse mbeteshin pika të nxehta si ajo e territorit.

Të hënën, Putin u shfaq me tone sfiduese duke udhëzuar ushtrinë të vijojë me fushatën për të marrë kontrollin e plotë të rajonit të Zaporizhias. Kremlini përsëriti kërkesat ndaj Kievit për të tërhequr forcat e veta nga pjesa e mbetur e Donbasit.

Siç raportohet, Putin i kishte thënë Trumpit gjatë bisedës telefonike se po rishqyrtonte qëndrimin e vet në negociata pas sulmit me dronë.

Hetimet ndaj AKSHI-t, Rama: Karçanaj sot rri nĂ« “arrest shtĂ«pie” nĂ« banesĂ« me qira

Kryeministri Edi Rama  e ka quajtur drejtoreshĂ«n e AKSHI- Mirlinda Karçanaj si protagonisten kryesore tĂ« digjitalizimit tĂ« ShqipĂ«risĂ« sot, pĂ«r tĂ« cilĂ«n ai tha se sot qĂ«ndron nĂ« masĂ«n e sigurisĂ« “arrest shtĂ«pie” nĂ« njĂ« banesĂ« tĂ« marrĂ« me qira.

Referuar gjithashtu dhe pjesëve që kanë dalë nga dosja hetimore e SPAK ku përfshihet dhe biznesmeni Ergys Agasi, Rama tha se janë çerek të vërteta që serviren për të dënuar në sytë e opinionit publik njerëz që prezumohen të pafajshëm derisa të dënohen nga gjykata.

“ËshtĂ« nĂ« njĂ« masĂ« sigurie nĂ« njĂ« shtĂ«pi me qira pasi mĂ« parĂ« ishte nĂ« shtĂ«pinĂ« e prindĂ«rve tĂ« komunizmit, qĂ« e njoh para 20 vitesh qĂ« punon pa orar dhe qĂ« ka udhĂ«hequr kĂ«tĂ« transformim epokal. ËshtĂ« protagonistja kryesore e digjitalizimit.

ÇfarĂ« thoni ju bazuar nĂ« copĂ«za tĂ« nxjerra rrugĂ«ve nga ata qĂ« duhet tĂ« ruajnĂ« sekretin hetimor nuk Ă«shtĂ« e mjaftueshme pĂ«r tĂ« dalĂ« mbi fatin apo pafajĂ«sinĂ« e njerĂ«zve. JanĂ« çerek tĂ« vĂ«rteta, se nxirret njĂ« copĂ« kĂ«tu, njĂ« aty, ushqehet publiku me kĂ«to gjĂ«ra pĂ«r tĂ« dĂ«nuar nĂ« sytĂ« e opinionit njerĂ«z qĂ« kanĂ« tĂ« drejtĂ«n tĂ« prezumohen tĂ« pafajshĂ«m derisa t’i dĂ«nojĂ« gjykata. Degjenerohen nĂ« publik qĂ« kĂ«ta janĂ« llum, dalin dhe kĂ«ta kapakĂ«t e tenxhereve nĂ« darkĂ« qĂ« marrin paga marramendĂ«se tĂ« padeklaruara dhe qĂ« pastaj flasin pĂ«r pensionistĂ«t ndĂ«rkohĂ« qĂ« nuk i paguajnĂ« pensionistĂ«ve atĂ« qĂ« u takon atyre nga rroga e tyre. Mua çfarĂ« nuk mĂ« vret vetĂ«m mĂ« forcon”, tha Rama.

Rama: Akoma nuk e di çfarë faji ka bërë Erion Veliaj

Kryeministri Edi Rama komentoi dhe situatën e kryeqytetit me kryetarin e Bashkisë Erion Veliaj të paraburgosur tashmë prej gati 1 viti.

Rama tha se këto janë rastet tipike që dëshmojnë problematikat e sistemit të drejtësisë sot me rastet e larta të paraburgimit në raport me të dënuarit. Rama tha se edhe sot që flasim, ende nuk është e qartë se çfarë ka bërë Veliaj ndërsa e krahasoi me rastin e Hashim Thaçit dhe me kryetarin e bashkisë së Tropojës.

“Rast tipik i asaj qĂ« thash pĂ«rpara. I kyçur nĂ« qeli pa gjyq. NdĂ«rkohĂ« vazhdon kĂ«rkimi i provave. UnĂ« akoma nuk e kam marrĂ« vesh se çfarĂ« ka bĂ«rĂ« konkretisht. Nuk e kam kuptuar se çfarĂ« ka bĂ«rĂ«. Korrupsion nĂ« kuptimin e fjalĂ«s nuk kam parĂ«. PĂ«rjashto rastet e veprave tĂ« rĂ«nda qĂ« pĂ«rfshihet dhe korrupsioni nĂ« flagrancĂ«, qĂ« pĂ«rsĂ«ri Ă«shtĂ« padiskutim fare e natyrshme qĂ« tĂ« pĂ«rfundojĂ« nĂ« paraburgim, tĂ« gjitha rastet e tjera duhet tĂ« jenĂ« shumĂ« tĂ« argumentuara.

Unë argumente përveç sesi i thotë Këshilli i Evropës nuk kam parë. Siç ja bënin Hashim Thaçit, rrezik për intimidim. Po nëse del i pafajshëm çfarë do ndodhi? Kush ia kthen ato vite mbrapsht? Në fund të ditës ka një akuzë që nuk e pranon populli i vet? Marrin kryetarin e bashkisë së Tropojës, e rrasin brenda jo ke firmosur jo nuk ke firmosur. Ne kemi numrin e paraburgosurve 94 në 1000 veta në mos gabohem. Belgjika e ka 10 dhe ka më shumë kriminalitet se Shqipëria, por është vend demokratik.

Duke qenĂ« se Ă«shtĂ« kryeqyteti, as Tropoja nuk e ka luksin ta ke tĂ« arrestuar kryetarin e BashkisĂ«. U bĂ« viti dhe ka deri nĂ« zgjedhje dhe 1 vit e gjysmĂ«. UnĂ« e bĂ«ra njĂ« provĂ« qĂ« t’i jepnim TiranĂ«s njĂ« kryetar bashkie. Nuk funksionoi se GJK tha Tirana e ka njĂ« kryetar, nĂ« rregull po ku e ka?”, tha Rama.

Berisha: Qytetarët u vodhën më shumë se kurrë në vitin 2025

Kryetari i PD, Sali Berisha ka bĂ«rĂ« bilancin e punĂ«s sĂ« qeverisĂ« “Rama” nĂ« konferencĂ«n  e fundit pĂ«r mediat pĂ«r vitin 2025.

Berisha e cilësoi vitin 2025 si vitin ky qytetarët janë vjedhur më shumë nga qeveria nëpërmjet skemave korruptive.

“Mbyllim kĂ«tu sot komunikimin me mediat, dhe nĂ«pĂ«rmjet tyre me qytetarĂ«t, dhe Ă«shtĂ« traditĂ« tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« bilanc tĂ« shkurtĂ«r tĂ« kĂ«tij viti kulmor tĂ« narkoregjimit tĂ« Edi RamĂ«s. Viti 2025 ishte njĂ« vit, nĂ« tĂ« cilin qytetarĂ«t shqiptarĂ« u vodhĂ«n mĂ« shumĂ« se kurrĂ« nĂ« 35 vite, mĂ« shumĂ« se kurrĂ« nĂ« ekzistencĂ«n e tyre. KĂ«tĂ« vit shpĂ«rthyen nĂ« tĂ« katĂ«r anĂ«t ujĂ«rat e zeza tĂ« regjimit mafioz tĂ« Edi RamĂ«s. Viti 2025 ishte viti nĂ« tĂ« cilin bastardi i xhelatĂ«ve tĂ« regjimit tĂ« Enver HoxhĂ«s, konkretisht Kristaq RamĂ«s dhe Spiro KolekĂ«s qĂ« firmosnin varjen nĂ« litar tĂ« kundĂ«rshtarĂ«ve politikĂ« dhe kĂ«rkonin pĂ«rdorimin e tankeve dhe topave ndaj studentĂ«ve kundĂ«r vendosjes sĂ« pluralizmit politik, shndĂ«rroi para shqiptarĂ«ve dhe botĂ«s procesin zgjedhor nĂ« njĂ« farsĂ« tĂ« plotĂ« elektorale. Transformoi nĂ« njĂ« strofull tĂ« krimit parlamentin e vendit. Shkelmoi çdo parim tĂ« njĂ« shteti demokratik. Edi Rama hoqi çdo maskĂ«, bllokoi çdo hapĂ«sirĂ« nĂ« parlament pĂ«r opozitĂ«n shqiptare, dĂ«shmoi se pasardhĂ«si i denjĂ« i xhelatĂ«ve tĂ« regjimit komunist Ă«shtĂ« i gatshĂ«m tĂ« zbatojĂ« nĂ« kĂ«tĂ« vend pikĂ« pĂ«r pikĂ« ato platforma qĂ« zhdukĂ«n nga ShqipĂ«ria opozitĂ«n.

Vlora prej ditësh pa ujë, Rama: Faji i instalimeve të vitit 2009-2010

Në konferencën e fundvitit me gazetarët, Rama komentoi dhe njëherë situatën në qytetin e Vlorës ku qytetarët prej 4 ditësh nuk furnizoheshin më ujë. Rama tha se problemi fatmirësisht u rregullua dhe kjo falë punës së kryebashkiakes, prefektes, drejtorit të AKUV dhe punonjësve të AKUV.

Rama u shpreh se defekti erdhi si pasojë e instalimeve të bëra në vitin 2009-2010, me pajise hidraulike jashtë standardeve. Ndër të tjera, Rama shtoi se problematikat me ujësjellësit janë ekzistente në të gjithë Shqipërinë duke thënë se AKUV është në proces reformimi.

“MĂ« nĂ« fund u zgjidh problemi nĂ« VlorĂ«, ishte defekt i rĂ«ndĂ« i ardhur si rezultat i njĂ« investime tĂ« bĂ«rĂ« nĂ« vitin 2009-2010 me pajise hidraulike jashtĂ« standardeve qĂ« mbajnĂ« e mĂ« pas plasĂ«n. Pa dashur tĂ« them qĂ« problemt6aik e ujĂ«sjellĂ«sit Ă«shtĂ« thjeshtĂ« kjo. FalĂ« punĂ«s sĂ« jashtĂ«zakonshme tĂ« punĂ«toreve dhe qĂ«ndrimit ditĂ« natĂ« tĂ« kryebashkiakes, prefektes dhe drejtorit tĂ« AKUV qĂ« shkoi nĂ« VlorĂ« dhe falĂ« faktit qĂ« mundĂ«m tĂ« merrnim kĂ«to pajisje nĂ« Turqi, defekti u riparua. UjĂ«sjellĂ«si nĂ« gjithĂ« ShqipĂ«rinĂ« Ă«shtĂ« njĂ« sektor qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« reformim me sipĂ«r dhe qĂ« kĂ«rkon investime, punĂ« . E kemi gjetur mĂ« keq sesa vetĂ« energjinĂ«. Por me ndryshimet qĂ« kemi bĂ«rĂ«, me sistemin e ri besoj qĂ« do tĂ« shkojĂ« duke u pĂ«rmirĂ«suar dhe brenda kĂ«saj dekade problemet e mĂ«dha do tĂ« jenĂ« mbyllur”, tha Rama.

Çështja Balluku, Rama: KĂ«shilli i Mandateve s’ështĂ« zyrĂ« noterie pĂ«r kĂ«rkesat e SPAK

I pyetur nga gazetarët nëse vetë kryeministri po mban qëndrim ndryshe për Belinda Ballukun nga rastet e tjera kur zyrtarë të PS-së janë ndodhur përballë SPAK, Rama e mohoi duke thënë se bëhet fjalë për një rast të veçantë që ka prekur pushtetet.

Edi Rama tha se parlamenti dhe Këshilli i Mandateve nuk është zyrë noterie për kërkesat e SPAK dhe se prokurorët e Posaçëm nuk mund të vijnë në Kuvend me një USB të pretenduar se përmban 16 mijë faqe me prova. Ai tha se në atë USB ka vetëm dokumente zyrtare të ministrisë së Infrastrukturës dhe asnjë provë që dëshmon pretendimet apo akuzat.

“Askush dhe askush tjetĂ«r nuk ka hyrĂ« nĂ« pĂ«rmbajtjen e rastit. Por ky rast ndryshe nga raste te tjera sepse ka ardhur tek ne. Nuk Ă«shtĂ« njĂ« rast nĂ« rrugĂ«n e pushtetit gjyqĂ«sor tĂ« cilin si shumĂ« raste tĂ« tjera prokuroria e ndjek pa pasur nevojĂ« tĂ« ndalojĂ« nĂ« derĂ«n tonĂ«. Kur rasti vjen nĂ« derĂ«n tonĂ«, flas tĂ« pushtetit legjislativ, atĂ«herĂ« pushtetit legjislativ duhet tĂ« shprehet. KM nuk Ă«shtĂ« zyrĂ« noterie dhe parlamenti nuk noterizon kĂ«rkesat qĂ« vijnĂ«. Nuk do tĂ« doja ta kishe pĂ«rmendur atĂ« 16 mijĂ« faqe me prova se ajo mĂ« provokon dhe mĂ« ka provokuar qĂ« ditĂ«n e parĂ«. Po tĂ« isha unĂ« nĂ« KĂ«shillin e Mandateve do tĂ« t’iu thoja çohu ikni dhe kthehuni e njĂ« dosje pĂ«r deputetĂ«t. Nuk mund tĂ« vini kĂ«tu me 16 mijĂ« faqe qĂ« i quani prova.

Nuk janĂ« produkt hetimi. JanĂ« 16 mijĂ« faqe ku janĂ« futur brenda kontrata, studime, arkivi i ministrisĂ« futur brenda. 16 mijĂ« faqe janĂ« njĂ« vadat me dokumente zyrtarĂ« dhe kjo Ă«shtĂ« afĂ«r mendsh ska nevojĂ« ta shohĂ«sh. USB e sjellĂ« nga prokuroria nuk e ka tĂ«rhequr asnjĂ« deputet i PS dhe as avokati ministres. PĂ«r tĂ« mos krijuar asnjĂ« shteg qĂ« pastaj tĂ« tjerĂ«t tĂ« thonĂ« i kanĂ« nxjerrĂ« kĂ«ta. Nuk kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me  ndryshim qĂ«ndrimi, kemi tĂ« bĂ«jmĂ« me njĂ« qĂ«ndrim tĂ« duhur shumĂ« korrekt sepse rasti vjen nĂ« parlament. Dhe pĂ«rpara se tĂ« vinte nĂ« parlament, rasti erdh i u fut nĂ« territorin e pushtetit ekzekutiv me njĂ« kĂ«rkesĂ« skandaloze pĂ«r pezullim e pa ndodhur nĂ« historinĂ« e botĂ«s. NĂ« parlament do tĂ« mbajmĂ« qĂ«ndrim”, tha Rama.

“QĂ« kur mesazhet janĂ« prova pĂ«r SPAK”, Rama: ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s, do tĂ« rishikohet

Referuar pyetjes lidhur me çështjen e Belinda Ballukut dhe tĂ« tjerĂ« zyrtarĂ«ve tĂ« lartĂ« tĂ« PS-sĂ« qĂ« janĂ« nĂ«n hetim nga SPAK, Rama tha se nga 3 mandatet e PS-sĂ« 37 raste i pĂ«rkasin hetimeve pĂ«r korrupsion apo shpĂ«rdorim detyre. Rama tha se akuza “shpĂ«rdorim detyre” Ă«shtĂ« njĂ« nocion i cili duhet tĂ« rishikohen pĂ«r tu specifikuar referuar kĂ«tu dhe kĂ«rkesĂ«s sĂ« bĂ«rĂ« nga BE.

Referuar këtyre rasteve, Rama tha se SPAK ka dhënë dënime skandaloze, ndërsa shtoi si një problem të madh publikimin në media të dosjeve hetimore. Rama tha se mesazhet nuk përbëjnë prova dhe nuk mund të jenë arsyeja parësore për të nisur gjyqe, pavarësisht se janë pjesë e procesit. Kryeministri u shpreh se opozita e prezanton Shqipërisë si vendin më të korruptuar në botë, por sot dënimet për këtë rast, janë shumë herë më të ulëta se rastet nën hetim, duke thënë se kemi zvarritje të hetimeve dhe çështjeve nga SPAK.

“Sesa e shĂ«mtuar dhe e ligĂ« Ă«shtĂ« gjithĂ« kjo tymnajĂ« sipas tĂ« cilĂ«s ShqipĂ«ria ka arritur kulmin e korrupsionit, dhe po i referohem rasteve tĂ« institucioneve qĂ« merren me korrupsion. Korrupsioni Ă«shtĂ« njĂ« vepĂ«r mĂ« vete. Jo çdo kush qĂ« hetohet dhe akuzohet nga SPAK ka bĂ«rĂ« korrupsion. ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« vepĂ«r qĂ« iu kthye dhe vetĂ« BE se Ă«shtĂ« njĂ« term qĂ« futet njĂ« thes i madh. Sidomos kur jeton nĂ« njĂ« periudhĂ« kur tĂ« gjitha llojet e tenxhereve hidhen pĂ«rpjetĂ« me gjithĂ« kapakĂ« pĂ«r burg. BE iu rikthyer me kĂ«rkesĂ« tĂ« GjermanisĂ« dhe tĂ« ItalisĂ«. Ka dalĂ« njĂ« direktivĂ« e re pĂ«r ta riparĂ« kĂ«tĂ« nocion, pĂ«r ta specifikuar. Kushtetuta thotĂ« qĂ« janĂ« 3 pushtete tĂ« pavarura nga njĂ«ri-tjetri. ËshtĂ« pavarĂ«sia pĂ«r tĂ« marrĂ« vendime. Te vendimet nuk vjen dot tĂ« njĂ« prokuro tĂ« thotĂ« pse e vendose kĂ«shtu dhe e vendose ashtu. Dhe kjo gjĂ« ka ndodhur. NĂ«se vendimi im Ă«shtĂ« njĂ« vendim qĂ« ka njĂ« prapavijĂ« tĂ« qĂ«llimshme pĂ«r tĂ« pĂ«rfituar Ă« mĂ«nyrĂ« tĂ« paligjshĂ«m apo pĂ«r tĂ« sjellĂ« njĂ« dĂ«m, kĂ«tu unĂ« nuk jam i pavarur, kĂ«tu vjen drejtĂ«sia tek unĂ«.

Qysh nga fillimi i kĂ«tij kapitulli tĂ« SPAK, janĂ« 37 raste. E dini ju sa raste nga kĂ«to 37 qĂ« pĂ«rfshijnĂ« funksionarĂ« tĂ« niveleve tĂ« ndryshme, i pĂ«rkasin viteve tĂ« mandatit tĂ« parĂ« e tĂ« mandatit tĂ« 2? JanĂ« rreth 80%. NdĂ«rkohĂ« qĂ« vetĂ«m njĂ« pjesĂ« e vogĂ«l e tyre janĂ« raste qĂ« lidhen me periudhĂ«n mĂ« vonĂ«. NĂ« rastet qĂ« po flasim kemi nga tĂ« gjitha, kemi dĂ«nim pĂ«r prerje pylli pĂ«r njĂ« kryetar bashkie. ËshtĂ« njĂ« dĂ«nim skandaloz, kryetari i bashkisĂ« sĂ« FushĂ«-ArrĂ«zit ka hapur njĂ« rrugĂ« pĂ«r komunitetin ku janĂ« prerĂ« disa pemĂ«. Ka bĂ«rĂ« burg pĂ«r prerje pemĂ«sh. Rasti Ă«shtĂ« turp. Ka dhe raste tĂ« tjera qe nuk kanĂ« lidhje me korrupsion qĂ« hyjnĂ« tek kĂ«to raste. Ka dhe raste tĂ« tjera qĂ« lidhen me pabarazinĂ« nĂ« tendera. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« vepĂ«r tjetĂ«r, nuk Ă«shtĂ« korrupsion. A Ă«shtĂ« e mundur qĂ« ky vendi mĂ« i korruptuar nĂ« botĂ«. ÇfarĂ« do tĂ« thotĂ« mesazhe, qĂ«kur mesazhet janĂ« prova? Dhe qĂ«kur mesazhet janĂ« ushqim pĂ«r mediat? Dhe qĂ« kur mbi bazĂ« mesazhesh bĂ«hen gjyqe si nĂ« kohĂ«n e gjuetive tĂ« shtrigave? PatjetĂ«r qĂ« mesazhet dhe çdo gjĂ« tjetĂ«r janĂ« pjesĂ« e njĂ« procesi, por parafytyroni vetĂ«m kaq, çfarĂ« ndodh dhe sa pĂ«rgjegjĂ«s ka secili nga pjesĂ«marrĂ«sit nĂ« kĂ«to gjyqet e shtrigave kur dikush tĂ« dalĂ« i pafajshĂ«m. PĂ«r çfarĂ« i duhet mĂ« pafajĂ«sia atij njeriu kur i Ă«shtĂ« shkatĂ«rruar tĂ«rĂ«sisht jeta dhe familja? Kush ia kthen atij njeriu pas jetĂ«n? Prandaj drejtĂ«sia demokratike ka vendosur kufij, nuk lejohen shumĂ« nga kĂ«to gjĂ«ra qĂ« ndodhin kĂ«tu. Nuk fajĂ«soj mediat, por ata qĂ« i ushqejnĂ« me kĂ«tĂ« helm. Deri tani kemi njĂ« numĂ«r tĂ« dĂ«nuarish shumĂ« tĂ« ulĂ«t nĂ« raport me rastet. Kemi çështje tĂ« zvarritura dhe Strasburgun ka evidentuar gjĂ«ra tĂ« rĂ«nda. Jo çdo gjĂ« qĂ« mendohet edhe nga dĂ«shira e mirĂ« pĂ«r tĂ« luftuar kĂ«to fenomene shkon nĂ« atĂ« drejtim”, tha Rama.

❌