Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Dakota Johnson ndez thashethemet për një lidhje me këngëtarin Role Model



Aktorja Dakota Johnson u pa në Los Angeles duke darkuar me këngëtarin Role Model, gjë që menjëherë ngjalli thashetheme për një romancë të re.

Çifti u fotografua gjatë një feste së bashku me miqtë dhe pamjet u publikuan nga revista TMZ.

Pamjet tregojnë Dakotan, 36 vjeçare dhe këngëtarin 28-vjeçar të ulur pranë njëri-tjetrit në një tavolinë të ndriçuar nga qirinjtë.

Dakota Johnson and Role Model Seen Getting Cozy Together at Dinner in L.A. https://t.co/2jXCG6SyC8 pic.twitter.com/cIoQhBFaKJ
— TMZ (@TMZ) December 29, 2025

Një burim për mediat amerikane tha se të dy ishin 'të përqafuar' dhe 'shumë të afërt' gjatë mbrëmjes, duke nxitur më tej thashethemet rreth lidhjes së tyre të mundshme.

Disa muaj pasi Dakota u raportua se u nda nga partneri i saj prej kohësh, këngëtari Chris Martin i grupit "Coldplay", filluan të qarkullonin thashetheme se aktorja ishte gati të dilte përsëri në takime dhe të ndiqte lidhje të reja romantike.

Përveç angazhimeve private, Dakota pati edhe një vit shumë produktiv profesional.

Gjatë vitit 2025, ajo publikoi dy filma, "The Materialists" dhe "Splitsville".

Projekti i madh tjetër që e pret është adaptimi i shumëpritur filmik i romanit "Verity" nga autorja Colleen Hoover, në të cilin do të luajë përkrah Josh Hartnett dhe Anne Hathaway. /Telegrafi/

P. Diddy dhe ekipi i tij po shqyrtojnë një padi për një dokumentar të Netflix-it për të



Pas publikimit të dokumentarit "Sean Combs: The Reckoning", P.Diddy filloi një konflikt me Netflix dhe 50 Cent dhe në përputhje me rrethanat, një padi e re mund të ngrihet së shpejti.

Konkretisht, në film, 50 Cent përdori incizime që Diddy i kishte mbledhur prej vitesh për projektin e tij.

Në film, ai ngriti akuza dhe sugjeroi që Diddy ishte i përfshirë në vrasjen e Tupac Shakur në vitin 1996, gjë që Diddy e mohoi.

- YouTube www.youtube.com

“P Diddy dhe ekipi i tij po shqyrtojnë ende mundësitë ligjore në lidhje me dokumentarin e Netflix dhe pamjet e vjedhura”, tha zëdhënësi i tij për Deadline.

Pas publikimit të filmit, djali i Diddyt u përfshi në konfliktin midis Diddyt dhe 50 Cent.

Gjithashtu, ekipi ligjor i Diddyt e quajti më parë këtë dokumentar një sulm të turpshëm.

"Siç e dinë Netflix dhe CEO Ted Sarandos, Diddy ka mbledhur pamje që kur ishte 19 vjeç për të treguar historinë e tij në mënyrën e tij.

Është e padrejtë dhe e paligjshme që Netflix të përvetësojë atë punë", thanë ata. /Telegrafi/

George dhe Amal Clooney marrin shtetësinë franceze



George Clooney dhe gruaja e tij Amal Clooney, si dhe binjakët e tyre Alexander dhe Ella, kanë marrë shtetësinë franceze.

Ky vendim nuk do të përfaqësojë një ndryshim të madh për ta, pasi ata kanë jetuar në një zonë rurale të Francës për disa vite.

"Ne jetojmë në një fermë në Francë. Kam kaluar një pjesë të mirë të fëmijërisë sime në një fermë dhe, si fëmijë, e urreja këtë ide", tha Clooney.

George dhe Amal

Çifti vendosi të jetonte në fshat sepse ishin të shqetësuar për rritjen e fëmijëve të tyre në Los Angeles, në kulturën e Hollywoodit.

"Tani ata nuk janë gjithë kohës në iPad-et e tyre. Ata hanë darkë me të rriturit dhe duhet të pastrojnë veten. Ata kanë një jetë shumë më të mirë", tha Clooney.

Aktori theksoi se të jetuarit në Evropë ndihmon edhe në mbrojtjen e privatësisë së fëmijëve të tij, shkruan E!Online.

"Mendova se ata kurrë nuk do të kishin një shans të drejtë në jetë. Në Francë, ata nuk janë aspak të interesuar për famën. Nuk dua që ata të enden përreth të shqetësuar për paparacët. Nuk dua që ata të krahasohen me fëmijë të famshëm", tha ai.

Gjithashtu pohon se fëmijët e tij sillen mirë dhe përmendi faktin se ai është i rreptë si një arsye të mundshme. /Telegrafi/

Shkurta Haxhiut nuk i hiqet ‘mllefi’ me Elijonën: E preferuara e publikut është false



Ish-banorja e edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova, Shkurta Haxhia, ka folur për realitetin brenda këtij formati.

E ftuar në “Ora Shtatë”, ajo hodhi akuza ndaj Elijonës, duke e quajtur njeri false.

“E preferuara e publikut po ec me badigarda, ka avokatë si jashtë ashtu edhe brenda.

Foto: YouTube

Njëra prej tyre, Leonora”, u shpreh mes tjerash ajo.

E njëjta u eliminua nga ky format të premten, pas një zarfi të zi që erdhi në BBVK.

Ajo ishte në nominim bashkë me Alba Pollozhanin, Benita Zenën, Dolcen dhe Labinot Rexhën.

Pas daljes, ish-konkurrentja pati pakënaqësi të mëdha ndaj produksionit dhe opinionisteve.

- YouTube www.youtube.com

U shpreh se i është bërë një padrejtësi e madhe dhe se nuk e meritoi të dilte. /Telegrafi/

Lumbardh Salihu flet pas zgjedhjeve: Rezultati nuk është i kënaqshëm, por unë nuk do të ndalem



Me numërimin e rreth 30 për qind të kutive të votimit, kanë dalë në dritë shifrat e para për kandidatin e LDK-së, Lumbardh Salihu.

Deri në këtë fazë të procesit, Salihu ka grumbulluar rreth 1200 vota.

Ky rezultat tregon një ecuri sfiduese për ish-fituesin e Big Brother, i cili po garon për një ulëse në Kuvendin e Kosovës nën siglën e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Pas publikimit të rezultateve të para, Salihu ka reaguar përmes një postimi në rrjetet sociale, duke falënderuar qytetarët për mbështetjen e dhënë.

“Qytetarë të dashur, faleminderit për përkrahje. E kuptoj që rezultati nuk është i kënaqshëm, por unë nuk do të ndalem".

"Do të vazhdoj të kontribuoj me zemër për vendin tim dhe atë vetëm përmes LDK-së. Respekt”, ka shkruar ai.

Procesi i numërimit të votave vazhdon, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të sjellin një pasqyrë më të qartë për garën elektorale. /Telegrafi/

"Eja të ndezim", ngacmime e ironi mes Fjolla Morinës e Benita Zenës



Pas përfundimit të spektaklit Big Brother VIP Kosova, një moment me ngacmime dhe ironi mes Fjolla Morinës dhe Benita Zenës ka tërhequr vëmendjen e publikut.

Ngjarja ka ndodhur natën vonë, në prani të disa banorëve, ku Fjolla me tone shakaje, i është drejtuar Benitës duke i thënë: “Benita, eja, eja pak te Toney, eja në mes nesh të të ndezim pak”.

Përgjigjja e Benita Zenës nuk ka vonuar, duke ia kthyer me ironi: “Unë e ndezur jam”.

Ky shkëmbim replikash u perceptua si një moment humori dhe provokimi të lehtë mes tyre.

Benita ndërkaq mori një mesazh nga e ëma se është mirë dhe ta vazhdoj lojën brenda.

E për këtë, këngëtarja theksoi se do ta ndërroj lojën e do të bëhet komplet tjetër.

E ëma i kërkoi gjithashtu distancimin nga raporti që ka krijuar me Toney. /Telegrafi/

Cardi B pretendon se shumë njerëz ia vështirësuan marrëdhënien me Diggs: Nuk mund ta zhbëj të kaluarën



Reperja Cardi B pretendon se shumë njerëz ia vështirësuan marrëdhënien me Stefon Diggs.

Në një video të re, ajo iu drejtua urrejtjes që mori nga fansat e saj për Diggs.

"Duhet të qetësohesh. Je mirë? Më zvarrite për tre ose katër ditë dhe ishe shumë i keq. Gjithçka është në rregull tani. Nuk mund të ndryshoj. Nuk mund të kthehem në të kaluarën. Ti do që unë ta lë burrin tim", tha ajo.

We need a reset pic.twitter.com/sHM7LnWQ7B
— Cardi B (@iamcardib) December 29, 2025

Cardi B shtoi se të ecësh përpara është e vetmja mundësi.

Reperja dhe Diggs mirëpritën fëmijën e tyre të parë në nëntor.

Cardi gjithashtu e përfundoi fjalimin e saj duke deklaruar se do të ketë shumë punë për të bërë duke filluar nga viti i ardhshëm.

"Kam nevojë që sistemi im mbështetës, fansat e mi të më duan. Dua që ju të vini në turneun tim dhe të argëtoheni me mua. Mos më injoroni", tha ajo ndër tjerash. /Telegrafi/

Përplasje të shumta e mospajtime - prishet miqësia mes Arditit dhe Fjollës në BBVK



Një debat i ashpër ka ndodhur mes Ardit Stafajt dhe Fjolla Morinës në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova 4.

Si rezultat i publikimit të klipit me përplasjet mes këtyre dy banorëve, që ishin miq edhe jashtë shtëpisë më të madhe në vend, për një moment ndodhi e papritura.

Arditi, i nxehur me situatën, i dha fund miqësisë me Fjollën.

Foto: YouTube

E këngëtarja nga ana tjetër tha se bashkë do kishin bërë një lojë shumë të bukur.

Artistja shqiptare pati inat me të për faktin se kishte biseduar me të tjerët për periudhën e vështirë të saj.

E njëjta para pak vitesh kaloi një fazë jo të lehtë, ku u shfaq në gjendje të rënduar emocionale.

Kjo ndodhi pas ndarjes nga biznesmeni nga Gjilani, Fisnik Syla, me të cilin u martua në ishujt Maldive. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Mesazhi nga motra në Big Brother që e përloti Labinot Rexhën



Labinot Rexha - Labi ka pasur një rrëfim prekës, ku ka folur për motrën e tij dhe për atë se nuk i ka folur për pesë vite.

Motra e Labit, Vlora ka pasur një mesazh për vëllanë, duke e këshilluar që të mos merret me ofendimet.

Pasi mori mesazhin nga motra, këngëtari nuk mbajti lotët.

Foto: YouTube

“Jam shumë e lumtur që kamë mundësi të të shkruaj këtë letër. Dua të dish që të gjithë jemi mirë dhe të përkrahim", thotë në letër.

Tutje vazhdoi: "Mos ndrysho, por mos u merr me ofendimet. Ka ardhur koha që publiku ta shoh Labin e vërtetë, si prind, si vëlla, e si bashkëshort. Të fala. Vazhdo i fortë deri në finale”.

Labi e ka treguar rrëfimin për të motrën pasi nuk i ka folur për pesë vite për shkak që u martua me një të huaj.

Sidoqoftë, motra i ka dhënë kurajo dhe forcë Labit për të vazhduar lojën më tej. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

“Motra t’u martua me afrikan” – Rrëfimi i trishtë i Labit - si refuzoi kontaktin me të për pesë vite



Banori i Big Brother VIP Kosova 4, Labinot Rexha, në rrëfimin e tij ka folur lidhur me raportin me të motrën.

Ai është shprehur i penduar që për pesë vite nuk kishte pasur kontakt me motrën, për arsye se ajo kishte zgjedhur të martohej me një person që nuk kishte prejardhje shqiptare.

“Motra ime që është shpirti i shpirtit tim është dashuruar me një djalë të edukum. Dashuria e tyre ka qenë shumëvjeçare por s’ka guxu me na tregu, dhe një ditë kanë fillu me jetu. Dhe për pesë vjet s’kam mujt me taku. Dhe një vajzë me lëkurë të bardhë martohet me një djalë me lëkurë të zezë", tha ai.

Foto: YouTube

Tutje shtoi: Më kanë thënë motra t’u ka martu me “zezak”. Ajo shpesh më ka shkru por unë s’ia kam kthy. Kam pasë qejf që motrën me përcjell me duvak".

Labi ka rrëfyer se si e kishte takuar motrën dhe mbesën e tij pas pesë vitesh.

“Ishte aq e bukur, dhe më tha e ndjeva aromën e babit. U pendova që s’e kam takuar për pesë vite, mungesa e saj në shtëpinë tonë ka qenë e madhe”.

“Ajo tani është e lumtur dhe unë jam edhe më i lumtur. Nuk ia fali vetës që nuk e kam pranuar motrën ato vite”, përfundoi mes tjerash. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Nuk ka publikuar album prej vitesh, por Adele fiton mijëra euro në javë



Gjatë vitit 2024, këngëtarja britanike Adele, thuhet se ka fituar rreth 185 mijë euro në javë, pa përfshirë të ardhurat nga koncertet në Las Vegas dhe nga dhjetë koncertet e shitur në Mynih.

Edhe pa një album të ri që nga 2021, pasuria e 37-vjeçares vlerësohet rreth 234 milionë euro, ndërsa vitin e kaluar shtoi rreth 9,6 milionë euro në pasurinë e saj.

Koncertet e saj në Las Vegas thuhet se i sjellin rreth 866 mijë euro për natë, dhe edhe ato në Gjermani ishin shumë fitimprurëse.

Përveç performancave, Adele fiton shumë nga të drejtat e autorit, ndërsa katalogu i saj muzikor vazhdon të shitet dhe të transmetohet në platforma 'streaming'.

Albumi “21” është shitur në 31 milionë kopje globalisht, “25” në 22 milionë, dhe “30” në 5,54 milionë.

- YouTube www.youtube.com

Megjithë pasurinë e madhe, Adele ka theksuar se nuk e motivon paraja dhe nuk dëshiron të lidhë emrin e saj me marka komerciale.

Ajo ka përmendur gjithashtu se nuk vjen nga një familje e pasur dhe paratë nuk e rëndojnë.

Në jetën personale, Adele është e fejuar me Rich Paul që nga gushti 2024 dhe së bashku kanë shfaqur dëshirën për të zgjeruar familjen.

Adele është nënë e një djali 13-vjeçar, Angelo, nga ish-bashkëshorti Simon Konecki, dhe ka shprehur dëshirën për të pasur fëmijë të tjerë, duke ndarë edhe disa emra që i pëlqejnë, si Parker, Spencer dhe Ray. /Telegrafi/

“Thuaj çka di për mua”, eskalon në Prime debati mes Fjollës dhe Arditit



Ka eskaluar debati mes Fjolla Morinës dhe Ardit Stafajt në spektaklin e së hënës në Big Brother VIP Kosova.

Ndonëse dy miq të mirë jashtë, duket se në shtëpi kjo miqësi nuk po ecën edhe aq mirë.

Ajo u zhgënjye dhe u ndje e prekur nga Arditi për fjalët që kishte thënë për të së fundmi.

- YouTube www.youtube.com

E në Prime, ajo u ngrit në këmbë dhe iu drejtua këngëtarit me tone të larta, teksa i tha që t’i tregoj të gjitha çfarë di për të.

“Thuaj çka di për mua, fol”, iu drejtua ajo disa herë.

- YouTube www.youtube.com

E kjo ka të bëjë me gjendjen e saj, një periudhë të rëndë që ka kaluar, disa vite më parë.

Arditi nga ana tjetër tha se e ka kursyer dhe se tani do të sillet shumë ndryshe me të.

- YouTube www.youtube.com

Fjolla theksoi se bashkë mund të bëjnë një lojë të bukur, meqë njihen prej shumë vitesh. /Telegrafi/

U ndje i provokuar nga të brendshmet e Elijonës - vazhdojnë akuzat nga Toney edhe në spektakël



Pak ditë më parë u zhvillua një debat i ashpër në mes të Toney dhe Elijona Binakajt.

Kjo pasi konkurrenti gjeti të brendshmet e banores në dollapin e tij, gjë që e acaroi.

Ai i kërkoi të dinte arsyen se pse i kishte lënë aty, duke e marrë si një lloj provokimi.

Foto: YouTube

E më pas situata u agravua kur Elijona ia përmendi vajzën, nëse do të shqetësohej nëse t'i kishte parë të saj.

Këtë e diskutuan edhe në spektaklin e së hënës, pasi u tha se u bë me qëllim.

Foto: YouTube

Elijona nga ana tjetër theksoi se nuk është e tillë dhe nuk bën këto lloj provokime.

Në këtë mes ndërhynë edhe banorët e tjerë, duke komentuar situatën mes tyre. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Nëna i dërgon mesazh Benitës në Big Brother: Jam mirë, vazhdo lojën tënde



Nëna e Benita Zenës i ka përcjell një mesazh për të bijën pas bujës që bëri vizita e saj në shtëpi.

Në një mesazh, e ëma u shpreh krenare për vajzën e saj, teksa i tha se ajo qëndron mirë me shëndet.

“Benita ime e dashur, ta dish që mami e ka kuptuar plotësisht zgjedhjen tënde. Kjo më tregon sa e fortë dhe e vendosur je. Por, shëndeti e zemra lëndohen përsëri nëse diçka shkon gabim përsëri", u shpreh ajo.

Foto: YouTube

Tutje i tha: "Jam krenare për ty. Të dua shumë”.

Megjithatë, i kërkoi që ta ketë në mend dhe të ketë kujdes në lojën që bën.

Kjo vjen pasi javën e kaluar ia bëri një vizitë dhe i tha që të largohet nga Big Brother.

Madje i kërkoi që të distancohet nga raporti që ka krijuar me Toney. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

“Nëse për ty nëna jote nuk ka vlerë, për mua po”, përplasje e fortë mes Benitës dhe Albës



Një përplasje e ashpër ka ndodhur sonte (e hënë) në Prime-in e 13-të ndërmjet Alba Pollozhanit dhe Benita Zenës.

Pas prezantimit të klipit, ku Alba ia përmend nënën e sëmurë Benitës, debati vazhdoi edhe gjatë spektaklit.

“Për mua nëna ime ka vlerë, nëse për ty nuk ka vlerë nëna jote, nuk kam çka të bëj unë moj”, u shpreh e mllefosur Benita.

- YouTube www.youtube.com

“Nëse ti nënës tënde nuk ia dëgjon zërin 2-3 vjet, çka të kam faj unë? Më ke shti me pas zero respekt për ty”, tha banorja.

E Alba e ka përshëndetur po ashtu live familjen e saj, duke i thënë se 'i do shumë'.

Ato vazhduan debatet rreth kësaj dhe këngëtarja ia bëri të qartë që nuk do ta përmend të ëmën askush.

Nëna i tha pak ditë më parë Benitës të lërë garën, ndonëse kjo nuk pranoi. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Kishte planifikuar intervistë live, babai i Malit mungon për shkak të gjendjes shëndetësore



Babai i banorit të Big Brother VIP 5, Malit, Faik Retkoceri, nuk ka qenë në gjendje të japë intervistën e parashikuar për emisionin “Ftesë në 5” me moderatoren Bieta Sulo për shkak të gjendjes shëndetësore.

Moderatorja tregoi se problemi u bë i qartë pak minuta para lidhjes direkt.

“Pak minuta përpara, para se të bënim provën për lidhjen direkt me të, na vjen ky mesazh. Ndërkohë që përgjigjemi në telefon me idenë që është ai, na del e motra në telefonin e tij që jeton në Francë”, tha Sulo.

Foto: YouTube

Mesazhi i dërguar nga motra e Faikut shpjegon situatën: “Përshëndetje e nderuar. Unë jam e motra e Faikut, Rema, po më vjen shumë keq se nuk mundet Faiku me dhënë intervistë. Ai është në spital duke marrë infuzion dhe është pak në gjendje të rëndë, sepse nuk po mundet me u përballë me komentet nëpër rrjetet sociale. Shpresoj se keni mirëkuptim. Kalofshi mirë”.

Bieta shtoi gjithashtu se gjatë bisedës telefonike me motrën e Faikut, ajo kishte theksuar se “ai nuk është ndjerë mirë nga gjithë kjo situatë dhe është dërguar menjëherë në spital”.

Kujtojmë se gjatë spektaklit të së shtunës, Faiku ishte brenda shtëpisë së Big Brother VIP 5 për të takuar djalin e tij, me të cilin nuk kishin pasur kontakt për shtatë vite.

Takimi nuk u realizua, pasi Mali vendosi që këtë ta bëj kur të dalë jashtë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Alba me deklaratë të fortë: Londrimi, Klodi dhe Labinoti kanë pëlqim për mua



Së fundmi në Prime u publikua një klip me disa momente emocionuese të Alba Pollozhanit.

Në të është përfshirë edhe 'stich'-i i saj, ku djemtë Londrim Mekaj, Klodian Mihaj dhe Labinot Haxhiu ia kanë fshehur.

Ajo qan me lot për të dhe përmend partnerin e saj, me të cilin ka një raport jashtë.

- YouTube www.youtube.com

E në spektakël, Alba duke komentuar këtë pjesë, bëri dhe një deklaratë të fortë.

Ajo u shpreh se të tre djemtë e shtëpisë kanë pëlqim për të, gjersa u krijua një zhurmë brenda.

Të njëjtit reaguan duke qeshur me zë, pasi nuk u pajtuan me atë që tha, duke e kundërshtuar.

Më pas diskutuan rreth gjithë kësaj dhe se thonë se Alba ka një pëlqim për Ludo Lee. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

I mbushur me ari, Edi ka një porosi për nënën: Ke bërë djalë dukat



Eduard Kuçi në fillim të këtij Prime pati një përshëndetje për nënën e tij pasi ndodhet në Big Brother VIP Kosova 4.

I mbushur me ari, ai tha se nëna e tij ka bërë një djalë dukat.

“Desha me përshëndet nënën time,me i thanë që ka bo djalë dukat”, u shpreh banori.

Foto: YouTube

I njëjti po vazhdon të jetë i pëlqyer në shtëpi, ndonëse për të është hera e dytë që po e përjeton si eksperiencë.

Edi vlen të ceket se ka qenë pjesë edhe e edicionit të kaluar, ku fitues u shpall Drilon Rama.

Ai tani po bën një lojë krejtësisht tjetër siç ka shfaqur në formatin e vitit të kaluar.

Sidoqoftë, mbetet për t'u parë se si do të ecë e gjithë kjo në vazhdim. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Brigitte Bardot do të varroset në Saint-Tropez



Ikona e filmit francez, Brigitte Bardot, e cila vdiq të dielën në moshën 91 vjeçare, do të varroset në Saint-Tropez në Rivierën Franceze.

Funerali do të zhvillohet më 7 janar në kishën Notre-Dame-de-l'Assomption në Saint-Tropez, raportoi BFM TV.

Bardot, e cila u bë simbol i Francës në vitet 1950 dhe 1960, jetonte në një vendpushim ku, thotë ajo, gjente ngushëllim midis kafshëve dhe ia kushtoi jetën mirëqenies së tyre.

Brigitte Bardot

"Ajo ishte e bukur, nuk ka fjalë tjetër. Do të na mungojë shumë", tha të hënën për Reuters banori i Saint-Tropez, Philippe Volmier.Volmier tha se e njihte atë për 30 vjet dhe e kishte parë duke shëtitur qentë e saj në plazh.

Presidenti Emmanuel Macron tha të dielën se Bardot mishëron "një jetë lirie".

Ajo jetoi vetëm për pjesën më të madhe të jetës së saj, e rrethuar nga kafshë të shumta, përfshirë mace, qen dhe kuaj.

E njëjta i tha të përjavshmes franceze 'Paris Match' në vitin 2024 se donte të varrosej në kopshtin e saj.

Megjithatë, autoriteti lokal deklaroi se nuk kishte marrë asnjë kërkesë për një varrim privat. /Telegrafi/

Detajet që u vunë re pas rikthimit të Gjestit në rrjete sociale



Pas një periudhe të gjatë heshtjeje pas tragjedisë personale, reperi nga Peja, Gjesti, ka rikthyer aktivitetin e tij në rrjetet sociale dhe ka tërhequr menjëherë vëmendjen e fansave.

Në postimet e fundit, Gjesti shihet me tatuazhe të reja, përfshirë një ku ka shkruar fjalën “Reaggeton”, duke lënë të kuptohet rikthimi i tij në muzikë dhe lidhja me stilin e tij artistik.

Kjo ka nxitur komente dhe reagime pozitive nga ndjekësit, të cilët e mirëpritën rikthimin e tij aktiv online.

Një detaj tjetër i dukshëm është se reperi ka fshirë disa fotografi personale, përfshirë ato ku shfaqej me familjen e tij, përfshirë edhe vëllanë e ndjerë, Eldionin.

Ky veprim shihet si një mënyrë për të menaxhuar emocionet dhe për të përgatitur një kapitull të ri në jetën dhe karrierën e tij.

Fansat kanë komentuar se rikthimi i Gjestit në rrjetet sociale mund të shënojë fillimin e një faze të re kreative dhe muzikore, ndërsa reperi duket i përqendruar në projekte të reja dhe në rikthimin e lidhjes me publikun e tij.

Ky rikthim vjen pas një periudhe të vështirë për Gjestin, duke pasur parasysh humbjen e rëndë të vëllait të tij dhe sfidat personale që e shoqëruan pas famës së fituar nga Big Brother VIP. /Telegrafi/

❌