Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Fati i Iranit ‘në duart’ e protestës/ Shala: Populli vrau frikën, por regjimi mund të mos bjerë. Neziri: Trump ‘u dha zemër’ protestuesve

Kolonel Sami Neziri ka deklaruar se ndaj Iranit pritet të përdoret një operacion hibrid, përfshirë sulme kibernetike për ndërprerjen e zinxhirit të komandimit dhe shtrëngim të sanksioneve ekonomike, si tarifat 25% ndaj vendeve që bëjnë tregti me Teheranin. Neziri thekson se deklaratat e Trump synojnë të nxisin dhe të forcojnë moralin e protestuesve.

“Besoj se do të përdoret një operacion hibrid, me sulme kibernetike për të ndërprerë komunikimin e zinxhirit të komandimit të forcave të sigurisë. Mund të ketë shtrëngim të sanksioneve ekonomike, përfshirë tarifa 25 për qind ndaj vendeve që bëjnë tregti me Iranin. Irani ndodhet në një situatë të vështirë ekonomike dhe kjo do ta përkeqësojë edhe më tej gjendjen.

Deklaratat e Trump janë një mesazh për protestuesit, për t’u dhënë zemër dhe për t’u ngritur moralin që të vazhdojnë. Ka pasur protesta edhe më parë, por nuk kanë pasur këtë rezultat. Në ditët në vijim mund të presim më shumë ndërhyrje hibride nga amerikanët sesa një opsion të drejtpërdrejtë ushtarak.”

Eksperti Xhavit Shala tha se, sipas opozitës iraniane, rreth 3 mijë persona janë vrarë dhe se protestat janë përhapur në afro 190 qytete, përfshirë edhe disa lagje të Teheranit që kanë rënë nën kontrollin e demonstruesve. Megjithatë, Shala vlerëson se regjimi nuk pritet të bjerë në këto rrethana, pasi mungon një çarje e brendshme brenda sistemit dhe opozita jashtë Iranit mbetet pak e përfshirë.

“Bëhet fjalë për rreth 3 mijë të vrarë, sipas opozitës iraniane, e cila i ka nxjerrë këto shifra nga verifikimet e saj. Problemi kryesor në këtë situatë është se populli iranian ka vrarë frikën pas Revolucionit Islamik. Sipas të dhënave, lëvizja është përhapur në rreth 190 qytete, ndërsa disa zona kanë rënë nën kontrollin e demonstruesve, madje edhe në lagje të Teheranit.

Megjithatë, nuk mendoj se regjimi mund të bjerë në këto rrethana, pasi nuk ka një çarje të brendshme brenda sistemit dhe të regjimit që do ta përshpejtonte rënien e tij. Opozita jashtë Iranit nuk është shumë e përfshirë në këto zhvillime.”

‘Largohuni menjëherë nga Irani”/ Shtetet thirrje qytetarëve të tyre

Shtetet e Bashkuara dhe disa vende perëndimore u kanë bërë thirrje qytetarëve të tyre që të largohen menjëherë nga Irani, për shkak të përkeqësimit të situatës së sigurisë dhe protestave të vazhdueshme.

Paralajmërimet janë dhënë përmes njoftimeve zyrtare dhe këshillave të udhëtimit, duke theksuar rrezikun e lartë dhe kufizimet në shërbimet konsullore. Thirrje të ngjashme kanë lëshuar edhe vende si Britania e Madhe, Kanadaja dhe Australia.  / abcnews.al /

“Predha është gjetur, është qëlluar drejt anësive të poshtme”, Karamuço: Ndoci, 6 vite në paraburgim. Në qeli me…

Arratisja e të burgosurit Altin Ndoci ngjason me një skenar filmash aksion, por vendos përpara përgjegjësisë dhe shtron pikëpyetje sa i takon sigurisë.

Eksperti Ervin Karamuco ka deklaruar se predha është gjetur dhe rezulton se nuk është qëlluar në ajër, por drejt një këndi për këmbët. Ai tha se personazhi ka qëndruar 6 vite në paraburgim dhe ka qenë në qeli me të tjerë nga institucionet ligjzbatuese, ndërsa paraburgimi i Durrësit ka siguri të lartë

“Ky personazh ka qëndruar 6 vite në paraburgim dhe ka qenë në qeli me personazhe të tjerë nga institucionet ligjzbatuese. Paraburgimi i Durrësit ka siguri të lartë dhe, nëse mbulohet Tirana, të paraburgosurit dërgohen në Durrës.

Në deklarimet e fundit, predha nuk është qëlluar në ajër, por drejt një këndi për këmbët. Polici ka sqaruar se nuk mund ta qëllonte nga pas për ta vrarë. Varet nga mënyra sesi është trajnuar personi, por predha është e drejtuar dhe nuk ka qenë në ajër, pasi është gjetur në vendin e ngjarjes.” 

BBC kërkon rrëzimin e padisë prej 10 miliardë dollarësh të Trump

BBC do të paraqesë një kërkesë në gjykatë për rrëzimin e padisë prej 10 miliardë dollarësh të presidentit amerikan Donald Trump, e ngritur për shkak të montazhit të një fjalimi që krijonte përshtypjen se ai kishte nxitur mbështetësit të sulmonin Kapitolin e SHBA-së.

Sipas dokumenteve gjyqësore të publikuara, transmetuesi britanik do të argumentojë se gjykata në Florida nuk ka juridiksion personal mbi çështjen, pasi programi nuk është transmetuar në Florida. Po ashtu, BBC do të pretendojë se Trump nuk mund të provojë dëme, pasi ai u rizgjodh president pas transmetimit të dokumentarit.

Trump ka deklaruar se BBC e ka shpifur duke montuar pjesë nga fjalimi i 6 janarit 2021, duke bashkuar një pjesë ku ai u thoshte mbështetësve të marshonin drejt Kapitolit me shprehjen “luftoni si të çmendur”, ndërsa ishte hequr pjesa ku ai bënte thirrje për protesta paqësore.

Padia pretendon se BBC ka shkelur një ligj të Floridës që ndalon praktikat mashtruese dhe të padrejta tregtare, ndërsa Trump kërkon të paktën 5 miliardë dollarë dëmshpërblim për secilën nga dy pikat e padisë.

BBC ka kërkuar gjithashtu pezullimin e fazës së mbledhjes së provave (discovery), duke argumentuar se vazhdimi i saj do të sillte kosto dhe barrë të panevojshme nëse padia rrëzohet. Transmetuesi publik britanik ka kërkuar falje për montazhin, por ka theksuar se do ta mbrojë çështjen në gjykatë.  / abcnews.al /

“Epstein”, çifti Clinton refuzon dëshminë/ Nuk paraqiten në Komitetin e Senatit të SHBA

Ish-presidenti Amerikan Bill Clinton dhe bashkeshortja e tij  ish-sekretarja e Shtetit Hillary Clinton kanë refuzuar zyrtarisht të paraqiten për të dëshmuar para Komitetit të Mbikëqyrjes dhe Reformës Qeveritare të Dhomës së Përfaqësuesve në Senatin Amerikan, ne hetimin qe po kryhet per trafikantin seksual Jeffry Epstain. Ky injorim mund te rrezikoje qe cifti te shpallen fajtor dhe te denohen per perbuzje te Kongresit Amerikan.Cifti Clinton ishin caktuar të paraqiteshin për deshmi me dyer të mbyllura të martën dhe të mërkurën në Kapitol Hill. Por, sipas një letre të avokatëve të ciftit Clinton drejtuar kryetarit të komitetit te Senatit Amerikan, dyshja nuk do te paraqiten per te deshmuar.

Letra, e siguruar nga POLITICO, thekson se Bill dhe Hillary Clinton kanë dhënë tashmë të gjithë informacionin që kanë lidhur me Epstein dhe bashkëpunëtoren e tij, Ghislaine Maxwell, e cila po vuan një dënim prej 20 vjetësh për pjesëmarrjen në skemën e trafikimit seksual.

Avokatët e ciftit Clinton  e kanë cilësuar hetimin si “asgjë më shumë se një taktike për të turpëruar rivalët politikë, sipas udhëzimeve të Presidentit Trump”. Ata gjithashtu mohuan kërcënimet ligjore, duke argumentuar se thirrjet për paraqitje “nuk lidhen me një qëllim të vlefshëm legjislativ” dhe për këtë arsye janë “jo të vlefshme dhe të pamundura për t’u zbatuar ligjërisht”.

Kryetari i Komitetit, James Comer, i cili është republikan nga Kentucky, njoftoi të martën se një votim për të shpallur Bill Clintonin në përbuzje të Kongresit do të zhvillohet gjatë sesionit të komitetit javën e ardhshme. Një votim i ngjashëm mund të zhvillohet edhe për Hillary Clinton, nëse ajo nuk paraqitet të mërkurën.

Ndërsa fuqia për të shpallur dikë përbuzes të Kongresit përdoret rrallë, pasojat mund të jenë nga simbolike deri te detyrimi për vuajtje burgu. Historia tregon se administrata Trump nuk ka hezituar të veprojë ndaj kundërshtarëve tëtyre , duke përfshirë përpjekjet për të përfshirë Bill Clintonin në hetimet për Dosje Epstein, pas publikimit te qindra mijera faqeve prova mbi kete ceshtje.

Në të kaluarën, dy bashkëpunëtorë të Trump, Steve Bannon dhe Peter Navarro, u dënuan me burg për mosbashkëpunim me thirrjet e një komiteti të Dhomës së Përfaqësuesve lidhur me sulmet e 6 janarit 2021 në Kapitol.   / abcnews.al /

Kryeministri i Groenlandës i jep fund debatit: Zgjedhim Danimarkën para SHBA-ve

Kryeministri i Groenlandës, Jens-Frederik Nielsen, ka deklaruar qartë se territori arktik nuk është për shitje dhe nuk dëshiron të bëhet pjesë e Shteteve të Bashkuara. Duke folur pas kryeministres daneze Mette Frederiksen, Nielsen theksoi se nëse Groenlanda do të duhej të zgjidhte, “do të zgjidhte Danimarkën mbi SHBA-të.”

 “Një gjë duhet të jetë e qartë për të gjithë. Groenlanda nuk dëshiron të zotërohet nga SHBA-të, nuk dëshiron të qeveriset nga SHBA-të, nuk dëshiron të bëhet pjesë e SHBA-ve. Ne zgjedhim Groenlandën që njohim sot, e cila është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës.”, tha Nielsen këtë të martë, citon The Guardian.

Ndërkohë, një zyrtar i qeverisë daneze ka konfirmuar se Danimarka i ka ofruar mbështetje SHBA-ve në kapjen e një cisterne nafte që shkelte sanksionet amerikane. Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti, nuk dha detaje mbi natyrën e mbështetjes.

Ky informacion vjen në një kohë kur tensionet mes aleatëve të NATO-s janë rritur, pasi presidenti Donald Trump ka rinovuar thirrjet për marrjen e Groenlandës nën kontrollin amerikan.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, u pyet disa herë nga eurodeputetë danezë mbi retorikën e SHBA-ve për Groenlandën. Ai refuzoi të komentonte drejtpërdrejt, duke theksuar se roli i tij është të zgjidhë çështjet brenda aleancës dhe jo të ndërhyjë publikisht në debatet mes aleatëve.

Rutte kujtoi se Trump kishte ngritur çështjen e sigurisë në arktik që gjatë mandatit të tij të parë, duke paralajmëruar për rritjen e aktivitetit rus dhe kinez në rajon. Ai nënvizoi se NATO është e bashkuar për mbrojtjen e Arktikut dhe se diskutimet për hapat e ardhshëm do të vazhdojnë në javët e ardhshme.

Po ashtu, Rutte pranoi se Danimarka ka rritur ndjeshëm investimet në mbrojtje, duke i konsideruar ato të domosdoshme jo vetëm për sigurinë e saj kombëtare, por edhe për sigurinë e NATO-s në tërësi. Ai theksoi se Groenlanda mbetet një prioritet i veçantë për aleancën, duke e cilësuar si pjesë kritike të rajonit të Arktikut.

Kush do ta blejë rafinerinë serbe të naftës?/ Vuçiç nga Abu Dhabi: Ndoshta edhe arabët

Kush do ti blej aksionet ruse të rafinerisë së naftës në Serbi?
Kjo është tani pyetja më e rëndësishme për sektorin ekonomik të vendit, që e ka vënë qeverinë e presidentit Vuçiç jo pak në vështirësi.

Vuçiç iu përgjigj kësaj pyetje nga Abu Dhabi ku po merr pjesë në Javën e Qendrueshme.

“Besoj që brenda dy ose tre ditësh do të dihet përfundimisht se kush do të jetë blerësi i aksioneve ruse në Industrinë e Naftës së Serbisë. Për NIS-in do të diskutojë edhe me Presidentin e Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Mohammed bin Zayed, dhe vlerësoi se ky takim do të jetë me rëndësi të madhe, gjithësesi një shansë e kanë edhe hungarezët.”

Gjithësesi Vuçiç theksoj se nuk pret që marrëveshja përfundimtare për shitjen e NIS të përfundojë brenda dy ose tre ditësh.

“Kur të paraqiten kushtet detyruese të kontratës, atëherë do të jetë e qartë se në cilin drejtim po shkon kjo çështje dhe nuk ka gjasa që të ketë ndonjë prishje të marrëveshjes pas kësaj. Pres që kjo të ndodhë dhe shpresoj se do të ndodhë, në 48 orët e ardhshme, pra brenda afatit kohor që kemi deklaruar, domethënë, deri më 15 janar.”

Vuçiç ndodhet në Abu Dhabi në të njejtën kohë kur vendin po e viziton një delegacion i Parlamentit Evropian. Për këtë opozita e akuzon se ai dhe Ana Bernabiç po largohen nga vendi pikërisht për të mos I takuar të dërguarit nga Brukseli, por presidenti serb deklaroj se delegacioni europian ka mbërritur në Beograd pa ftesë.

Rafineria serbe e naftës është nën sanksionet e SHBA-ve për shkak të aksioneve të saj me shumicë ruse, ç’ka ka detyruar Beogradin të kërkoj për një tjetër blerës, ndërsa për Uashingtonin Vucic pati një mesazh: kutia e pandorës është hapur nga të gjitha anët dhe askush nuk mund ta kontrollojë më atë.  / abcnews.al /

Marrëveshje LDK-LVV?/ Përparim Rama: I hapur për çdo koalicion që i shërben qytetarëve

Rezultati i dobët në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit e ka lënë Lidhjen Demokratike të Kosovës pa shumë komente për rezultatin.

Megjithatë, Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka komentuar një nga skenarët e përfolur së fundmi në vend, atë të një koalicioni mes LDK dhe Lëvizjes Vetevendosje të Albin Kurtit.

Ai tha se çfarëdo koalicioni që do të shërbente për të mirën e qytetarëve do të ishte i mirëseardhur.

“Unë po them që mendoj që të gjithë të zgjedhurit në kryeqytet, në vend, në Kosovë janë rezultat i votave të qytetarëve për të mirën e Kosovës, çfarëdo koalicioni që hap proceset me transformu vendin tonë për të mirë janë të mirëseardhura.”

Ai tha se brenda LDK-së ka mjaftueshëm njerëz që mund të çojnë procese përpara dhe se ai nuk do të jetë personi që do të marrë drejtimin e kësaj partie.

“Unë kam cekur këtë çështje dhe më përpara se jam kryetar i Kryeqyteti dhe kam mandat katërt vjeçar. Kemi njerëz të mrekullueshëm brenda partisë që çojnë procese përpara, nuk mendoj që kanë nevojë për mua. Mirëpo unë jam këtu për kryeqytetin, për qytetarët e kryeqyteti, jam aty për ndihmë, për çfarëdo ndihme që ka nevojë, por fokusi im është për kryeqytetin”

Lidhja Demokratike e Kosoves siguroj vetëm 15 vende ne parlamentin e ri nga 20 që mori në 9 shkurt. Analistët në vend e kanë quajtur LDK humbesen me te madhe ne keto zgjedhje.

“Kurti i shmanget Gjykatës”/ Rezervat Shtetërore, ish-ministri Shatra: U dëmtua buxheti i shtetit

Haki Shatra, ish-ministër i Financave në Kosovë, ka deklaruar se dëmtimi i parasë publike nuk matet me shumën, por me pasojat që i shkaktohen pasurisë kombëtare.
Ai theksoi se vaji dhe mielli të paguara nga buxheti i shtetit nuk kanë ardhur, duke e cilësuar këtë si fakt të pakontestueshëm.
Sipas Shatrës, këto mungesa nuk janë çështje politike, por përgjegjësi institucionale. Ai tha se Kurti i shmanget Gjykatës dhe se u dëmtua buxheti i shtetit.

“Dëmtimi i parasë publike nuk matet me shumën, por me veprimin e dëmshëm që i është bërë pasurisë kombëtare. Është fakt se malli i paguar, vaji dhe mielli i paguar nga buxheti i shtetit, nuk kanë ardhur. Çfarë politike ka këtu, nëse një institucion i pavarur merr një akt të tillë?

Jam i kënaqur që më në fund sot është zhvilluar një seancë që duhej të mbahej më herët, por për shkak të zgjedhjeve është shtyrë, në mënyrë që ky proces të mos ndikojë në rezultatin e zgjedhjeve.

Si mundet një kryeministër i zgjedhur nga populli t’i shmanget ftesës për të dëshmuar?

Pasuria kombëtare, buxheti i shtetit, është dëmtuar për një shumë të madhe dhe këta jo vetëm që nuk e ndjejnë për obligim të përgjigjen, por kryeministri në disa paraqitje publike ka deklaruar se ministrat janë të pafajshëm dhe po akuzohen për qëllime politike.

Opozita mund të akuzojë dikë, por nuk mund të sajojë argumente, siç janë këto: mungesa e mallrave në depot e shtetit.”  / abcnews.al /

Ministrja e Kurtit, gjyq me dyer të mbyllura/ Hajdari për “rezervat shtetërore”: Është sulm politik

Ministrja e Albin Kurtit zyrtarisht në duart e drejtësisë.

Seanca e shqyrtimit fillestar për korrupsion në rastin e “Rezervave shtetërore” ndaj ministres në detyrë të Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, si dhe ndaj zyrtareve te ministrise Irfan Lipovicës, Hafiz Garës e Ridvan Muharremit është zhvilluar me dyer të mbyllura për publikun.

Ky vendim ka ardhur pas kërkesës së gjyqtarit Avni Syla me argumentin se në seancë shtrohen edhe cështje që kanë të bëjnë me sekrete shtetërore. Sipas tij kështu ruhen edhe kushtet ligjore si ruajtja e konfidencialitetit apo mbrojtja e dëshmitarëve të ceshtjes.

Përpara fillimit te seancës me dyer të mbyllura, avokati i ministres së Kurtit, Florent Latifja, u shpreh se gjithësesi nuk pajtohet as me hetimin, as me aktakuzën e prokurorisë.

Seancë fillestare për Rozeta Hajadrin ishte caktuar  më 10 dhjetor të vitit të kaluar, por dështoj pasi ministrja nuk mori pjesë në seancë dhe as avokati i saj.

Hajdari dhe dy zyrtarët Irfan Lipovica dhe Hafiz Gara, sipas akuzës së Prokurorisë, dyshohen se në bashkëpunim i kanë keqpërdorur detyrat zyrtare me qëllim duke i shkaktuar dëmë buxhetit të shtetit prej 3 milionë euro me veprimet e kryera gjatë muajit shkurt dhe mars të vitit 2022.

Ata dyshohet se gjatë kësaj kohe blerë vaji dhe grur jashtë vendit, por që nuk arritën kurrë në Kosovë.

Ndërsa i akuzuari i katërt, Ridvan Muharremi, dyshohet për ndihmë në kryerjen e veprës penale të keqpërdorimit të pozitës apo autoritetit zyrtar.

Ministrja në detyrë, Rozeta Hajdari, e ka cilësuar si “tendencë politike” ndaj Qeverisë së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, akuzën e ngritur ndaj saj, ndërsa bastisjen e policisë në ministri e cilësoj si “futje e duarve” në dokumenta të klasifikuara si sekrete shtetërore.

Si dëshmitar për këtë rast është thirrur edhe kryeministri në detyrë, Albin Kurti, por deri më tani nuk ka pranuar të shkojë në Prokurorinë Speciale, duke ngulur këmbë të japë dëshminë në Kryeministri.  / abcnews.al /

Sondazhi: Pse shqiptarët nuk votojnë partitë e reja ekzistuese?/ Të anketuarit rendisin arsyet

Në sondazhin e përjavshëm në ABC News, qytetarët u pyetën lidhur me partitë e reja dhe pakënaqësitë në qeverisjen e tyre. ‘Zëri i Shqiptarëve’ zbuloi rezultatet e sondazhit lidhur me pyetjen se ‘Nëse do të votoni për një parti të re të krijuar, pse nuk votoni për partitë e vogla ekzistuese?’, shqiptarët renditën arsyet.

20.3 për qind e tyre mendojnë se janë kopje të partive të vjetra. 10.4 për qind e të anketuarve mendojne se partitë e vogla ekzistuese dinë vetëm të organizojnë, ndërsa 13.1 për qind e tyre mendojnë se nuk kanë organizim në terren.

Shumica e të anketuarve përfshijnë të tria arsyet së bashku.

Metodologjia e sondazhit:

Linku i pyetësorit u shpërnda me SMS të rastësishme në mënyrë proporcionale në qytetet dhe fshatrat e Shqipërisë. Pyetësori u plotësua elektronikisht në
mënyrë krejt anonime nga të anketuarit.
Kampioni u ripeshua statistikisht për t’i përfaqësuar sa më mirë banorët e rritur të Shqipërisë nga pikëpamja gjeografike, demografike, arsimore, dhe politike.
Maksimumi i marzhit të gabimit statistikor: +/- 2.6%

Protestat e përgjakshme në Teheran/ Qirjazi: Irani më i dobët dhe i cënueshëm. Opozita po afrohet me popullin

Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Redjon Qirjazi, tha për War Report se Irani ka një histori të gjatë të shtypjes së revoltave, por situata aktuale e bën vendin më të izoluar dhe të cenueshëm.

Ai theksoi se protesta dhe tronditjet e brendshme po dobësojnë elitën politike dhe Gardën Revolucionare, ndërsa opozita duket qartë që po afrohet me popullin. Sipas Qirjazit, këto zhvillime tregojnë një ndryshim thelbësor ekonomik dhe gjeostrategjik që e vendos Iranin në një pozicion më të dobët në rajon.

“ Irani ka një histori të madhe të shtypjes së revoltave të tilla, që kanë qenë edhe në 2017 për rritjen e çmimeve të naftës e të tjera. Të gjitha protestat kanë qenë madje edhe më të mëdha sesa këto që kemi parë tani dhe kane vazhduar ne kohe. Regjimi i Iranit, në këtë situatë, është etalon i elitës politike ose i Gardës Revolucionare. Nëse forcojnë poziten e tyre, janë pro-regjimit.

Para 2016, Irani kishte tregti më të lirë dhe, si rrjedhojë, zhvillime më të qëndrueshme ekonomike; pas izolimit pati rënie të monedhës së tij. Situata ishte e ndryshme, si ekonomikisht, ashtu edhe gjeostrategjikisht, dhe Irani kishte një pozitë më të madhe.

Këto “tentakula” të Iranit tani janë më të dobëta. Irani është më i izoluar dhe më i cenueshëm nga këto protesta dhe tronditje të brendshme. Ka një shtrëngim dhe asfiksi të mundshme, ndërsa opozita duket qartë që po afrohet me popullin.”  / abcnews.al /

Kush po i saboton protestat e opozitës?/ Prethi nga ‘Shqipëria Bëhet’: Ne na votojnë të gjithë! Njerëzit në protesta po shtohen…

Dorina Prethi nga “Shqipëria Bëhet” tha në një intervistë për emisionin “Real Story” se në zgjedhjet e fundit në Cërrik, ata dyfishuan votat e tyre, por kjo nuk është e mjaftueshme për të ndryshuar situatën.

Prethi gjithashtu paralajmëroi se fryma e protestës po rritet dhe qytetarët po ngrejnë zërin për të kërkuar ndryshim.

“Është e njëjta situatë. Në Shqipëri është krijuar e njëjta apati, edhe qasja “pse nuk bashkoheni?”. Është një tentativë për ta lënë përgjegjësinë te partitë e reja. Çfarë të mirash kanë sjellë partitë e reja, kjo është çështja. Ne na votojnë të gjithë, sepse pas zgjedhjeve kemi bërë fushatën falënderuese dhe kanë qenë të gjithë. Ne kemi një mundësi me fakte: në zgjedhjet në Cërrik dyfishuam votat tona. Nuk është e mjaftueshme!

PS ushtron trysni tek qytetarët. Ne kishim tre civilë që filmonin qytetarët në protestën e fundit. Nëse nuk sjell pesë emra të firmosur, babai do të pushohet nga puna. Në protestën e fundit kishim mbi 3 mijë vetë, njerëzit po shtohen. Nuk jemi të kënaqur, por duhet të shohim vazhdimin. Po ngrihet fryma e protestës, fryma e qytetarit që duhet të ngrejë zërin.”  / abcnews.al /

Të rinj me (pa) perspektivë/ Mërtiri: Partitë e reja, mungesë besimi të ndërsjelltë. Ende të papjekur…

Zgjedhjet e majit për pushtetin vendor dukeshin se do të sillnin risi nga partitë e reja, në pamje të parë premtuese e në brendësi me probleme mes njëri-tjetrit.

Analisti Ergys Mërtiri tha se partitë e reja kanë një mungesë besimi të ndërsjelltë mes tyre dhe se ideologjikisht kanë qëllime të ndryshme.

“ Nuk e vret karakterin ideologjik bashkimi mes palëve. Ato janë shumë parti sepse, parimisht, kanë qëllime të ndryshme. Janë të rinj dhe të papjekur, janë në një nivel ku po testojnë limitet e tyre.

Ka një lloj mungese besimi të ndërsjellë mes tyre, si rasti i Lapajt dhe Shabanit. Në thelb, kush merret me politikë pa egoizëm nuk ecën.”  / abcnews.al /

Rama në ‘Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm’ në Emiratet e Bashkuara: Të mirëpritur për të diskutuar projektet e përbashkëta

Kryeministri Edi Rama ndodhet në Emiratet e Bashkuara Arabe për të marrë pjesë në Javën e Qëndrueshmërisë “Abu DhabiSustainability Week 2026” (ADSW).
Ky forum ndërkombëtar sjell së bashku kryetarë shtetesh dhe qeverish, liderë të biznesit dhe shoqërisë civile, për të diskutuar sfidat dhe perspektivat e zhvillimit të qëndrueshëm në nivel global.

” Si gjithnjë të mikpritur vëllazërisht në Emiratet e Bashkuara Arabe, këtë herë me ftesë të Presidentit Sheikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, për të diskutuar projektet e përbashkëta në Javën e Zhvillimit të Qëndrueshëm.“, shkruan Rama.  / abcnews.al /

 

Departamenti i Shtetit: Administrata Trump revokon mbi 100 mijë viza

Departamenti Amerikan i Shtetit njoftoi se ka revokuar më shumë se 100 mijë viza që nga rikthimi i presidentit Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë vitin e kaluar, duke shënuar një rekord të ri në kuadër të politikës së ashpër të emigracionit. Masat përfshijnë rreth 8 mijë viza studentore dhe 2,500 viza të specializuara për persona që kanë pasur probleme me ligjin në SHBA.

Sipas zëvendëszëdhënësit të Departamentit të Shtetit, Tommy Pigott, shkaqet kryesore të revokimeve kanë qenë qëndrimi i paligjshëm, drejtimi i mjetit nën ndikimin e alkoolit, sulmi dhe vjedhja, ndërsa numri i revokimeve përfaqëson një rritje prej 150% krahasuar me vitin 2024. Administrata ka forcuar gjithashtu procesin e dhënies së vizave, përfshirë kontroll më të rreptë të rrjeteve sociale dhe verifikime të zgjeruara të sigurisë.

Departamenti i Shtetit ka ngritur edhe një Qendër të Vetingut të Vazhdueshëm për të siguruar që shtetasit e huaj në SHBA të respektojnë ligjin, ndërsa vizat e atyre që konsiderohen rrezik për sigurinë të revokohen menjëherë. Zyrtarët e administratës Trump kanë paralajmëruar se mbajtësit e vizave studentore dhe të kartave të gjelbra mund të përballen me dëbim nëse akuzohen për mbështetje ndaj palestinezëve apo kritika ndaj Izraelit, duke i cilësuar këto veprime si kërcënim për politikën e jashtme të SHBA-së.

“Opozita duhet të jetë e bashkuar!”/ Zgjedhjet në Kosovë, Demaku: LDK, pa ide dhe vizion

Analisti Armend Demaku ka vlerësuar se mosreagimi i partive opozitare tregon mungesë gatishmërie për veprim politik dhe një qasje që, sipas tij, i konvenon drejtpërdrejt kryeministrit Albin Kurti.

Ai ka theksuar se opozita ka qenë anemike, pa veprime konkrete në terren, pavarësisht protestave dhe problemeve të shumta në vend. Sipas Demakut, LDK-ja është pa ide dhe vizion, ndërsa fajësimi i faktorëve të jashtëm për rënien e saj dëshmon krizën e brendshme politike.

“Mosreagimi i tyre tregon që nuk janë të gatshëm të dalin dhe të tregojnë se ku e sheh veten LDK. Nuk do ta përjashtoja nga kjo rrethanë as PDK-në, e cila nuk ka bërë namin në këto zgjedhje. Në këto rrethana, ish-partitë opozitare duhet të jenë të bashkuara, sepse nëse ato janë unike, tregojnë një lloj opozitarizmi të vërtetë.

Deri tani kanë treguar një qasje që i konvenon Kurtit. Pasojat janë qasja e tyre anemike në raport me qeverisjen Kurti.

Ne në Republikë kemi pasur 6–7 protesta dhe probleme të shumta, dhe partitë opozitare nuk kanë treguar veprime në terren. Nuk e kemi asnjë prononcim apo qëndrim konkret. Anëtari i LDK-së ka arritur të fajësojë Thaçin që LDK-ja ka rënë. LDK është pa ide dhe vizion.”  / abcnews.al /

Alarmi ‘portokalli’, një nga vullkanet më aktiv në botë gati të shpërthejë

Vullkani Kilauea i Hawaiit është në prag të shpërthimit të tij të 40-të për shkak të aktivitetit të fundit, pasi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara (USGS) parashikon se shpërthimi i qëndrueshëm i lavës mund të ndodhë në çdo kohë midis të dielës dhe të mërkurës.

Episodi aktual shpërthyes filloi më 23 dhjetor 2024 dhe Kilauea është aktualisht ndër vullkanet më aktive në botë.

Sipas USGS, vullkani është aktualisht në Nivelin e Alarmit të Vullkanit “Vëzhgim” dhe në Kodin e Ngjyrës “Portokalli”.

Ky përcaktim tregon trazira të shtuara vullkanike me një potencial të shtuar për një shpërthim, ose një shpërthim që paraqet rreziqe të kufizuara, zakonisht pa emetime ose vetëm me emetime të vogla të hirit vullkanik.

Të shtunën në mëngjes, dridhjet vullkanike u intensifikuan dhe natën, shatërvanët e lavës në formë kupole që arrinin 15 metra vazhduan, duke ushqyer rrjedhat e lavës.

Ky aktivitet i kohëve të fundit sugjeron që një shpërthim mund të fillojë në çdo kohë.

Protestat e përgjakshme në Iran, qeveria shpall tre ditë zie

Qeveria iraniane ka shpallur tre ditë zie kombëtare për “dëshmorët”, përfshirë anëtarë të forcave të sigurisë të vrarë gjatë dy javëve të protestave, njofton televizioni shtetëror. Qeveria e përshkruan situatën si një “betejë të rezistencës kombëtare iraniane kundër Amerikës dhe regjimit zionist”.

Presidenti iranian Masoud Pezeshkian u ka bërë thirrje qytetarëve të marrin pjesë në një “marshim të rezistencës kombëtare”, me tubime mbarëkombëtare nesër për të dënuar dhunën, e cila sipas qeverisë është kryer nga “kriminelë terroristë urbanë”, raporton televizioni shtetëror.

Irani ka paralajmëruar se do të hakmerret nëse sulmohet nga SHBA-të. BBC-ja ka numëruar rreth 180 thasë me trupa të pajetë në pamje nga afër Teheranit. Agjencia amerikane Human Rights Activist News Agency (HRANA) thotë se ka verifikuar vdekjen e 495 protestuesve dhe 48 pjesëtarëve të forcave të sigurisë në mbarë vendin.

Sipas agjencisë, edhe 10 600 persona të tjerë janë ndaluar gjatë dy javëve të trazirave. SHBA-të kanë kërcënuar se do të godasin Iranin për vrasjen e protestuesve dhe presidenti Donald Trump tha të shtunën se SHBA-të “është gati të ndihmojë”, ndërsa Irani “po shikon drejt lirisë”.

Trump nuk dha detaje se çfarë po shqyrtojnë SHBA-të. Një zyrtar i tha partnerit amerikan të BBC-së, CBS, se ai është informuar për opsione për sulme ushtarake ndaj Iranit.

Qasje të tjera mund të përfshijnë forcimin e burimeve antiqeveritare online, përdorimin e armëve kibernetike kundër ushtrisë iraniane dhe vendosjen e sanksioneve shtesë, u thanë zyrtarët Wall Street Journal.

Kryetari i parlamentit iranian paralajmëroi se, nëse SHBA-të sulmojnë, si Izraeli ashtu edhe qendrat ushtarake dhe të transportit detar të SHBA-ve në rajon do të bëhen objektiva legjitime. Protestat, të cilat nisën për shkak të rritjes së fortë të inflacionit, tani po kërkojnë fundin e sundimit klerikal të Udhëheqësit Suprem të Iranit, Ayatollah Ali Khamenei.  / abcnews.al /

❌