Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

12:20 Manaj dhe Fetai fitojnë Superkupën

Rei Manaj dhe Feta Fetai kanë fituar Superkupën e Emirateve të Bashkuara Arabe. Dy futbollistët e Kombëtares shqiptare kanë festuar në një ndeshje të çmendur në finale, ku skuadra e tyre Al Sharjah arriti të triumfonte 3-2 kundër Al Shabab.

Sulmuesi i kuqezinjve u aktivizua si titullar në këtë sfidë duke qenë protagonist absolut. Manaj fitoi penalltinë që solli golin e barazimit për skuadrën e tij, duke këmbëngulur brenda zonës.

Ai po ashtu dha një pasim fantastik për golin e përmbysjes.

Për Manajn ishte trofeu i parë në karrierë si profesionist, pasi më parë ka triumfuar me të rinjtë e Interit.

Fundjava nuk ka qenë kaq pozitive për dy lojtarët e tjerë kuqezinj, Taulant Seferi dhe Arlind Ajeti. I pari shpërdoroi një 11-metërsh, duke humbur shansin që ta kalonte në avantazh ekipin e Bodrumsporit në Turqi. Ndërkohë, VAR-i ia prishi festën mbrojtësit të Kombëtares, i cili arriti të shënonte, por goli i tij u anulua për një faull në sulm./KM

Futbollisti nga Petrela, ambasador i turizmit shqiptar në Poloni

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH-Maela Marini/ Futbollisti 27-vjeçar Juljan Shehu, i cili aktualisht luan me ekpin e Uidzeu Lodz në Poloni, ishte i ftuari i radhës i kryeministrit Edi Rama në podkastin “Flasim”.

Mesfushori nga Petrela, i cili e filloi karrierën e tij profesionale këtu në Shqipëri, me ekipin e Kastriotit më 2028-2019, dhe pasi spikati atje, u transferua tek ekipi i Laçit, ku qëndroi për tre sezone, 2019-2022, tregoi rrugëtimin e tij drejt skuadrës polake dhe sfidat me të cilat është përballur.

Ai është kthyer në një ambasador të Shqipërisë në Poloni, dhe ka fituar aq shumë popullaritet, sa shprehet se një agjenci turistike polake i thotë: “Sa herë ti bën gol, ne shtojmë një charter për në Shqipëri”.

Edhe kur vjen në Shqipëri, Juljani tregoi se sjell shumë turistë polakë që duan ta njohin vendin tonë.

Sipas tij, polakët e duan shumë Shqipërinë si pikë turistike. “Shqipëria është destinacioni i dytë për polakët për turizëm”, theksoi ai.

Duke folur për vështirësitë e fillimit në Poloni, siç ishte njohja me gjuhën, Juljani u shpreh se falë punës së palodhur ia ka dalë të arrijë suksesin.

Shehu luajti 98 ndeshje dhe shënoi 9 gola gjatë tre sezoneve.

Në vitin 2022 ai u transferua në Poloni te skuadra e Uidzeu Lodz, ku ka marrë një famë të madhe.

Juliani ka lindur në fshatin Petrelë në Tiranë dhe që i vogël e adhuronte futbollin. I ati, i cili ka pasur një servis makinash, e ka mbështetur për të ndjekur ëndrrën dhe talentin e tij. Juliani është i martuar me një vajzë shqiptare, po nga Petrela.

/r.e/

The post Futbollisti nga Petrela, ambasador i turizmit shqiptar në Poloni appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Nejmar dhe ëndrra për Kupën e Botës, braziliani dëshiron të provojë se është gati për Ançelotin

✇Albeu
By: V K

Nejmar po i afrohet fundit të karrierës së tij, por ai ende ka ambicien për të qenë një lojtar kyç me ekipin kombëtar brazilian dhe në Kupën e Botës 2026, një qëllim që e ka ndjekur vitet e fundit.

Për ta bërë këtë, ylli i Santos duhet të rifitojë qëndrueshmërinë fizike dhe një nivel të formës fizike që lëndimet e kanë penguar prej kohësh ta arrijë.

Lista e arritjeve të Nejmar është mbresëlënëse, 30 trofe, përfshirë Copa Libertadores me Santos, Ligën e Kampioneve me Barcelonën dhe medaljen e artë olimpike në Rio 2016.

Ai u emërua dy herë Lojtari i Vitit i Amerikës së Jugut dhe fitoi Çmimin Pushkas për golin më të mirë në vitin 2011.

Megjithatë, karriera e tij është shënuar edhe nga incidente jashtë futbollit që e kanë vënë në pikëpyetje vlerën e tij.

Kalimi nga Barcelona te PSG-ja shënoi një pikë kthese, pavarësisht se ruajti një nivel të lartë teknikash.

Nejmar luftoi për të gjetur qëndrueshmëri, duke mos bërë më shumë se 22 paraqitje në Ligue 1 në pesë sezonet e tij në Francë dhe duke dështuar të fitonte Ligën e Kampioneve, duke humbur finalen në vitin 2020.

Vendimi për t’u transferuar në Arabinë Saudite në moshën 31-vjeç dukej si një lloj “sigurimi” për daljen në pension, por më pas erdhi kthimi në shtëpi te Santos.

Viti 2025 ishte një vit i vështirë, braziliani humbi disa ndeshje për shkak të një dëmtimi dhe luajti tre ndeshjet e fundit me një këputje të meniskut që klubi të mos binte nga kategoria.

Ai tani i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe është gati ta fillojë vitin 2026 në mënyrën më të mirë të mundshme për t’iu përgjigjur thirrjes së Ançelotit.

Megjithatë, nuk është e sigurt nëse ai do të arrijë atje apo jo.

The post Nejmar dhe ëndrra për Kupën e Botës, braziliani dëshiron të provojë se është gati për Ançelotin appeared first on Albeu.com.

Rama në podkast me boksierin Jurgen Uldedaj, që ka ngritur flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare

TIRANË, 28 dhjetor/ATSH/ Në podkastin “Flasim – Yje të vitit”, Episodi 12, Sezoni 5, kryeministri Edi Rama kishte të ftuar boksierin Jurgen Uldedaj.

Megjithëse që prej vitit 2017 stërvitet midis Gjermanisë dhe Anglisë, Jurgen Uldedaj ndeshet me siglën e flamurit kuqezi, duke përfaqësuar Shqipërinë në çdo ndeshje ndërkombëtare. Ai ka bërë që flamuri shqiptar të ngrihet me krenari në shumë arena evropiane dhe botërore, duke e kthyer çdo fitore në një moment emocionues për sportin kombëtar.

Uldedaj u shpall në tetor të këtij viti kampion bote në versionin IBO Cruiserweight (International Boxing Organization) për peshën e rëndë.

Në nisje të podkastit Uldedaj i dorëzoi kryeministrit Rama një dhuratë simbolike nga federata e boksit IBO, një nga pesë federatat e boksit profesionist botëror.

Uldedaj tregoi për nisjen e karrierës së tij dhe nisjen drejt Gjermanisë.

“Jetoj në Gjermani prej 11 vitesh, atje e zhvilloj përgatitjen fizike, në pjesën malore të Mynihut. Atje kam trajnerin kryesor të përgatitjes fizike, ndërsa në Angli kam trajnerin e boksit, që bëj stërvitje teknike”, tha ai.

Kryeministri Rama e pyeti Uldedajn se si filloi kjo ngjitje, nga momenti kur la Lezhën dhe si e zgjodhi rrugën për të vazhduar.

“Çuditërisht sportistët vijnë nga paraardhës sportistë, unë asnjë pjesëtar të familjes nuk e kam pasur sportist. Para pak kohësh u shpalla edhe “Qytetar Nderi” i Lezhës. E kam filluar në Lezhë, kam qenë pak i shëndoshë dhe u futa për t’u dobësuar pak, ishte mosha që fillon merr peshë. Aty fillova, ishin trajnerët që spikatën talentin. Hyra direkt në boks, pasi isha luftarak, tek sporti i boksit gjeta edhe veten”, theksoi Uldedaj.

Ky sport, shtoi ai, është komplet e kundërta, të disiplinon të jep një kulturë që nuk ta jep çdo lloj sporti.

“Në Lezhë ishte vetëm hapi i parë shkak u bëra edhe unë të iknim në Tiranë edhe për shkollë edhe për stërvitje më profesionale. Në Shqipëri ndenja 6-7 vite, kam ikur 17 vjeç në Gjermani, derisa ndenja në Shqipëri u bëra pjesë e ekipit kombëtar mora medalje bronzi në kampionat evropian dhe botëror dhe e mbylla me medalje ari”, tha Uldedaj.

Më tej, Uldedaj tregon se “në Gjermani nënshkrova kontratë me një nga klubet më prestigjioze, zhvillova një karrierë prej 15 ndeshjesh. Në 2018 kam bërë ndeshje në Shqipëri me gjermanët dhe ka qenë aktiviteti i parë i boksit profesionist në Shqipëri dhe nga atëherë nuk kam marrë më pjesë në Shqipëri. Më mungon dhe shumë shpejt do të bëjmë diçka të madhe këtu”.

I pyetur nga Kryeministri nëse është dëmtuar gjatë ndeshjeve, Uldedaj tha se “ka qenë një periudhë dëmtim pas dëmtimi. Një sportist duhet të jetë shumë i fortë psikologjikisht, aq sa edhe fizikisht, në sportet individuale, sepse unë kam thyer dorën, bërrylin, jam bërë 4 herë operacion. Këto janë disa pjesë që vetëm sportisti dhe rrethi i shokëve i përjetojnë, kur dalim në ring ose në fushë shohin ndeshjen, por nuk e dinë se çfarë është hequr për të ardhur deri aty”.

Pyetjes së Kryeministrit nëse ka parë ndonjë talent shqiptar që mund të jetë i niveleve të larta, Uldedaj iu përgjigj se “nuk i kam ndjekur aq nga afër, por Shqipëria gjithmonë ka nxjerrë talente, dëshira ime është që kur të përfundoj t’iu vij në ndihmë talenteve të vegjël”.

/k.s/r.e/

The post Rama në podkast me boksierin Jurgen Uldedaj, që ka ngritur flamurin shqiptar në arenën ndërkombëtare appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Kalendari i Superiores për tri javët e para të 2026-ës

TIRANË, 28 dhjetor /ATSH/ Kategoria “Abissnet Superiore” do të kthehet në fushë në datat 14 dhe 15 janar 2026 për të luajtur ndeshjet e vlefshme për Javën e 19-të.

Ekipet dhe lojtarët do të kenë mjaftueshëm pushime për t’u përgatitur për pjesën e mbetur të sezonit. Gjithashtu janë zbuluar edhe përballjet dhe oraret për javën e 20-të dhe të 21-të.

“Egnatia” është shpallur “kampionia e dimrit” me 37 pikë, ndërsa “Tirana” mbyll tabelën e renditjes me 10 pikë.

Sot luhet finalja e Superkupës së Shqipërisë, ku përballen mes tyre Egnatia dhe Dinamo City. Kjo finale, që do të luhet në orën 19:00, pritet të sjellë emocione dhe spektakël në stadiumin “Air Albania”.

JAVA E 19-TË

Të mërkurën 14.01.2026

Bylis-Tirana(13:30)
Vllaznia-Egnatia(17:00)
Elbasani-Flamurtari(17:00)

Të enjten 15.01.2026

Partizani-Vora(13:30)
Teuta-Dinamo(17:00)

JAVE E 20-TË

Të shtunën 24.01.2026

Bylis-Egnatia(13:30)
Tirana-Flamurtari(13:30)
Vllaznia-Partizani(16:30)

Të dielën 25.01.2026

Teuta-Vora(13:30)
Elbasani-Dinamo(16:30)

JAVA E 21-TË

Të shtunën 31.01.2026

Vora-Flamurtari(13:30)
Partizani-Elbasani(16:30)
Dinamo-Bylis(19:00)

Të dielën 01.02.2026

Teuta-Vllaznia(16:30)
Egnatia-Tirana(16:30)

The post Kalendari i Superiores për tri javët e para të 2026-ës appeared first on Agjencia Telegrafike Shqiptare.

Ditët e fundit të 2025-ës, vajza e Silvinjos ndan fotot nga pushimet familjare në Brazil

✇Albeu
By: V K

Vajza e trajnerit të Kombëtares shqiptare, Tati Mendes,është shumë aktive në rrjetet sociale. Ajo updeton ndjekësit e saj me çdo gjë që ndodh rreth saj.

Së fundmi, ajo ka postuar foto nga pushimet që po kalon së bashku me familjarët e saj në një plazh në Brazil.

Të gjithë duken të lumtur krah njëri-tjetrit, teksa po shijojnë ditët e fundit të 2025-ës.

 

The post Ditët e fundit të 2025-ës, vajza e Silvinjos ndan fotot nga pushimet familjare në Brazil appeared first on Albeu.com.

08:40 Zhegrova ndryshon lojën, Juventusi merr fitoren e tretë radhazi

Juventusi regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat, duke mposhtur 2-0 Pisan në transfertë, në ndeshjen e javës së 17-të të Serie A, e fundit për vitin 2025.

Sfida ishte më e vështirë nga sa pasqyron rezultati, me vendasit që goditën traversën dhe shtyllën në pjesën e parë me Moreo dhe Tramoni.

Bardhezinjtë krijuan raste me Openda dhe Koopmeiners, por pa arritur të zhbllokojnë ndeshjen. Në fraksionin e dytë loja mbeti e ekuilibruar, me raste nga të dyja skuadrat.

Ndryshimet e Spallettit, veçanërisht aktivizimi i Zhegrovës, rritën peshën ofensive të Juventusit.

Goli i avantazhit erdhi në minutën e 73-të me Kalulu, pas një aksioni të zhvilluar në zonë.

Në kohën shtesë, Yildiz vulosi fitoren me golin e dytë në kundërsulm./K.M

Fitorja e Juventusit, trajneri Spaleti vlerëson Zhegrovën: Rrezikuam me të sepse kishim…

✇Albeu
By: V K

Juventusi e mposhti Pizën me rezultatin 2-0. Loja ndryshoi pas aktivizimit të Edon Zhegrovës në pjesën e dytë.

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës pati ndikimin e tij te goli i avantazhit. Për këtë edhe trajneri Spaleti foli pas ndeshjes duke i dhënë merita.

“Në pjesën e dytë, kishim më shumë cilësi, ishim më krijues, Zhegrova dhe Dejvid bënë mirë, duke na dhënë më shumë cilësi në metrat e fundit. Arritëm të shënonim dhe në atë moment të lojës ndjeva se ishte e merituar, pasi po krijonim hapësira në zonë.

Zhegrova kishte grip dhe tri ditë me temperaturë të lartë, prandaj kisha dyshime nëse mund të përballonte 35 minuta. Por duhej ta rrezikonim, sepse po kishim vështirësi në krijimin e atyre hapësirave, dhe ai, siç e pamë, është dikush me ‘fitilin e ndezur’, di të kalojë kundërshtarët dhe të bëjë zgjedhjet e duhura”, u shpreh Spaleti.

The post Fitorja e Juventusit, trajneri Spaleti vlerëson Zhegrovën: Rrezikuam me të sepse kishim… appeared first on Albeu.com.

Armand Duka nderohet me mirënjohjen “Përkrenarja e Skënderbeut” nga agjencia “Presheva Jonë”

Presidenti i Federatës së Futbollit, Armand Duka është nderuar nga Agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” me mirënjohjen e veçantë “Përkrenarja e Skënderbeut”, si vlerësim për kontributin e tij të vazhdueshëm në mbështetje të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë që luajnë futboll në Luginën e Preshevës. Ky vlerësim i është akorduar Presidentit Duka në shenjë respekti […]

VIDEO/ Juventusit mposht Pizën

Juventusi ka mposhtur Pizën me rezultatin 0-2 në transfertë. Sfida ishte e vlefshme për javën e 17 të Seria A.

Gjithçka u vendos në pjesën e dytë ku u aktivizua edhe Edon Zhegrova. Fillimisht ishte Kalabrezi që shkaktoi autogol, ndërsa më pas në minutat shtesë Jilldiz vulosi fatin e takimit.

Me këtë fitore, Juventusi ngjitet në zonën Champions dhe pse Roma me Napolin duhet të luajnë ndeshjet e tyre. Në anën tjetër Piza rrezikon seriozisht rënien, pasi ndodhet në vendin e parafundit.

Autogoli i Kalabrezit: (VIDEO)

Goli i Jilldiz: (VIDEO)

The post VIDEO/ Juventusit mposht Pizën appeared first on Albeu.com.

VIDEO emocionuese/ Fëmijët e Diogo Zhotës krah kapitenit Van Dajk në “Anfield”

“Anfield” kujtoi Diogo Zhotan, që në verë ndërroi jetë pas një aksidenti me makinë.

Dy djemtë e tij, Dinis dhe Duarte, dolën krah kapitenit Van Dajk. Gruaja e tij, Rute Kardozo, bashkë me të gjithë të pranishmit në stadium e duartrokitën këtë moment prekës.

Ish-futbollisti i Liverpulit ndërroi jetë në moshën 28-vjeçare. E gjithë bota e futbollit u prek për portugezin dhe vëllain e tij.

Nga tifozët e Liverpulit, himni i “You’ll Never Walk Alone” ushtoi.

Shikoni videon prekëse VIDEO

The post VIDEO emocionuese/ Fëmijët e Diogo Zhotës krah kapitenit Van Dajk në “Anfield” appeared first on Albeu.com.

22:47 Tragjedia, trajneri i femrave të Valencias zhduket në një anije të mbytur në Indonezi bashkë me tre fëmijët e tij

Valencia CF është në zi. Të shtunën, klubi spanjoll njoftoi në rrjetet e tij sociale zhdukjen e Fernando Martin, trajnerit të ekipit rezervë të femrave.

Në moshën 44 vjeç, ai ishte me pushime me familjen e tij në Indonezi dhe është midis katër personave të raportuar të zhdukur pasi një anije turistike u fundos pranë ishullit Padar, në lindje të Balit, siç raportohet nga gazeta Marca.

Sipas mediave lokale, varka u përmbys të premten në mbrëmje, me shumë mundësi për shkak të detit të trazuar. Shtatë nga njëmbëdhjetë pasagjerët u shpëtuan, por Martini dhe tre nga fëmijët e tij ende mungojnë.

Ndërsa kërkimet vazhdojnë në Indonezi, lojtarët e Valencias CF i bënë homazhe trajnerit dhe familjes së tij duke mbajtur një minutë heshtje pas kthimit nga stërvitja./mxh

22:15 Lojtari më i ri i Tiranës nxjerr në shitje telefonin, jep detaje: Bateria 86% shumë komod…

Johan Kortes pritet të prezantohet te Tirana në vazhdim, pasi së fundmi mbylli eksperiencën te Liberia.

26-vjeçari është treguar aktiv në rrjetet sociale. Në një nga postimet e fundit nxori në shitje një telefon të markës “Iphone”.

“Shitet Iphone 15 pro Max, bateria në 86%, shumë komod”, shkruan mbrojtësi që pritet të bashkohet te Tirana. Ky rast është i pazakontë, por megjithatë ka edhe raste të tjera. Ben Azubel që dikur luante te Partizani bënte të njëjtën gjë.

Te Tirana do të japë kontribut nga muaji janar. Kortes luan pikërisht në qendër të mbrojtjes./mxh

Para ndeshjes së Sunderlandit, Xhaka vjen me postimin emocionues

Granit Xhaka ka rritur pritshmëritë dhe emocionet para ndeshjes së nesërme mes Sunderland dhe Leeds United, përmes një postimi motivues në rrjetet sociale.

Mesfushori shqiptar ndau një mesazh në Instagram, ku theksoi rëndësinë e çdo ndeshjeje dhe lidhjen e fortë me tifozët, duke shkruar:

“Pritja para çdo ndeshjeje nuk bëhet kurrë e vjetër. Çdo ndeshje është një privilegj dhe të shohësh çdo tifoz në tribuna na kujton për kë luajmë. Së bashku, gjithmonë.”

Ky postim është pritur me reagime pozitive nga tifozët, të cilët presin një paraqitje të fortë nga skuadra e tyre në këtë duel të rëndësishëm. Prania dhe lidershipi i Xhakës mbeten një faktor kyç për ekipin, ndërsa mesazhi i tij shihet si një thirrje për unitet dhe përkrahje maksimale nga tribuna.

Sinjali – aty ku e vërteta flet para lajmit!

/GazetaSinjali/

The post Para ndeshjes së Sunderlandit, Xhaka vjen me postimin emocionues appeared first on Sinjali.

Ndizet merkato në Turqi, Ernest Muçi trazon përsëri rrjetin me veprimin e fundit

✇Albeu
By: M C

Ernest Muçi u shfaq në foto me Milot Rashicën, ndërsa ky veprim ka trazuar rrjetin në Turqi. Më saktë bëhet fjalë për situatën te Trabzonspori ku fantazisti shqiptar është i huazuar.

Rashica po ashtu është përfolur për një kalim te Trabzonspori. Futbollisti i Beshiktashit nuk ka pasur periudhën më të mirë të mundshme, për këtë mundësia e lëvizjes është konkrete.

Çështja e Muçit po ashtu mbetet në ajër. Ish-lojtari i Tiranës do i kushtojë Trabzonsporit disa miliona, nëse kërkon që t’i zotërojë kartonin.

Muçi dhe Rashica luajtën bashkë te Beshiktashi në edicionin e kaluar. E ardhmja e tyre mbetet për t’u vendosur.

The post Ndizet merkato në Turqi, Ernest Muçi trazon përsëri rrjetin me veprimin e fundit appeared first on Albeu.com.

“Më goditi me grusht”, Ylber Ramadani shpërthen ndaj Niko Paz: Kam dhimbje te dhëmbët, nuk rashë kot përtokë

✇Albeu
By: M C

Ylber Ramadani u shpreh i zhgënjyer me gjykimin, pas humbjes së Leçes ndaj Komos.

Ekipi i Ramadanit u mposht 0 me 3 nga Komo, ndërsa mesfushori shqiptar ka pretendime për golin e parë. Aty ku Niko Paz e goditi me grusht.

Di Françesko është i zemëruar?

“Është e vërtetë, sepse e ndryshon rrjedhën e ndeshjes. Ata shënojnë gol pas atij episodi. Unë nuk bie përtokë kot, ende kam dhimbje te dhëmbët. Shihet qartë që më godet me grusht. Kundër Lacios, Rikardo nuk e prek lojtarin e tyre, ai u hodh përtokë dhe u dha faull. Duhet të shikojnë mirë. Unë nuk bie përtokë sepse dua të bie. Jemi të zemëruar sepse e ka orientuar ndeshjen. Pastaj, deri te goli i dytë, ishim aty. Ishte momenti ynë më i mirë. Unë prisja të shënoja gol.

Ne duhej të ishim më kompaktë për të mos pësuar gol, por episodet e vendosin ndeshjen. Nuk dua ta komentoj ndeshjen, por për mua ishte një faull i pastër.

U vumë në vështirësi. Ata luajnë mirë futboll, por ne ishim aty, nuk u tërhoqëm. Deri te goli i dytë ishin në vështirësi”, tha lojtari shqiptar.

The post “Më goditi me grusht”, Ylber Ramadani shpërthen ndaj Niko Paz: Kam dhimbje te dhëmbët, nuk rashë kot përtokë appeared first on Albeu.com.

20:38 Elbasani kërkon fitore në tavolinë ndaj Tiranës, zbulohet kërkesa

Elbasani i ka paraqitur FSHF-së një kërkesë zyrtare për shqyrtim disiplinor ndaj Tiranës. Klubi verdheblu kërkon që ndeshja të regjistrohet si fitore në tavolinë për ta.

Sipas Elbasanit, Tirana ka refuzuar vazhdimin e ndeshjes duke braktisur fushën, veprim që përbën shkelje disiplinore.

Kërkesa nuk lidhet me vendimet teknike të arbitrit, por me sjelljen e ekipit bardheblu. Rregullorja e FSHF parashikon humbje në tavolinë në raste refuzimi për të luajtur ose mosvazhdim të ndeshjes.

Tirana ka pasur edhe më herët episode të ngjashme gjatë këtij sezoni. Vendimi përfundimtar pritet nga organet disiplinore të FSHF-së./mxh

19:54 Vllaznia “vuan” në transfertë, shkodranët presin rikthimin

Vllaznia e mbylli gjysmën e parë të sezonit të rregullt në Superiore në vendin e katërt, me 30 pikë pas 18 javësh.

Shkodranët kanë realizuar 24 gola, duke pasur sulmin e dytë më të mirë të kampionatit, pas Dinamos. Mbrojtja renditet e pesta, me 16 gola të pësuar.

Nga 30 pikët totale, 19 janë marrë në fazën e parë, ku Vllaznia kryesonte renditjen, ndërsa në fazën e dytë ka grumbulluar vetëm 11 pikë.

Diferenca me vendin e parë, që mbahet nga Egnatia, është aktualisht 7 pikë. Forca kryesore e Vllaznisë kanë qenë ndeshjet në shtëpi. Vështirësitë kryesore janë hasur në transfertë, ku rezultatet kanë qenë të kufizuara./mxh

Milan-Maignan/ Tjetër tentativë rinovimi; vjen oferta prej 7 milionë eurosh! Inter e Juve…

Rihapen bisedimet mes Milanit dhe Mike Maignan.

Historia e portierit francez dihet, rinovimi verbal i kontratës mes palëve u fundos pas disa gabimeve të kapitenit kuqezi duke bërë që klubi të frenojë tratativat.

Në muajt e verës Maignan ishte pranë kalimit te Chelsea, por kërkesa e Milanit dhe dëshira e Massimiliano Allegrit, bënë që ky operacion të dështojë me premtimim që në kohën e duhur do të diskutohej sërish për të ardhmen.

Milan-Maignan, oferta e re për rinovimin. Dhe të paktën sipas ‘Gazzetta Dello Sport’ ai moment erdhi.

Milan  që është kthyer të luftojë për pozicionet e larta të kampionatit, falë edhe pritjeve të Maignan me klubin, i ka bërë portierit një ofertë të re, një kontratë deri në 2030 një pagë prej 7 milionë euro netosh në sezon duke përfshirë edhe bonuset, një shifër që është pak më e ulët se kërkesa e Maignan, 7.5 milionë euro, një diferencë kjo mëse e reduktueshme duke diskutuar rreth bonuseve, madje klubi i ka premtuar portierit një lloj shpërblimi nëse firmos brenda muajit mars që do ta përfshinte te paga e këtij sezoni.

Hugo Souza në vend të Maignan?

Në Milanello janë rikthyer shpresat për një rinovim të Maignan që ishte shumë i zhgënjyer me atë çfarë ndodhi përpara 10 muajsh, por në të njëjtën kohë u josh nga vlerësimi i Allegrit dhe ambiciet e rikthyera të Milanit.

Por kjo nuk do të thotë se çështja e rinovimit është e sigurt dhe jo rastësisht Tare dhe Furlani kanë bllokuar tashmë Hugo Souza edhe Corinthians e refuzoi ofertën e parë kuqezi.

Juve dhe Inter në pritje

Kujdesi i të dyja palëve në këtë çështje vjen edhe për shkak të kërkesës për Maignan duke parë mundësinë e marrjes së tij me parametra zero.

Disa klube të rëndësishme të Premier League kanë bërë lëvizjet, por ekziston mundësia që francezi të mbetet në Serie A me një fanelë tjetër.

Për interesin e Juventusit është folur edhe më parë, por sipas ‘La Repubblica’, për Maignan po mendon edhe Interi dhe në këtë rast do të ishte një rikrijim i çështjes Çalhanoglu, edhe pse zikaltrit duken më shumë të përqëndruar te Vicario.

Sekreti! Pse e dashura e Jannik Sinner e di të vërtetën e gjendjes së Michael Schumacher?

Që nga aksidenti tragjik në Meribel në dhjetor të vitit 2013, rreth Michael Schumacherit është ndërtuar një mur pothuajse i padepërtueshëm heshtjeje.

Me kërkesë të familjes, nuk janë publikuar kurrë buletine zyrtare mjekësore dhe informacionet mbi gjendjen e ish-pilotit të Ferrarit kanë qenë gjithmonë minimale dhe të kontrolluara me kujdes.

Vetëm një rreth shumë i kufizuar personash ka pasur akses në banesën ku Schumacher po kurohet prej vitesh. Mes tyre përmenden emra historikë të botës së Formula 1, si Jean Todt, Luca Badoer dhe menaxherja e tij e kahershme, Sabine Kehm.

Së fundmi, megjithatë, një emër i papritur ka hyrë në këtë listë shumë ekskluzive, duke krijuar një lidhje të pazakontë mes botës së Formula 1 dhe tenisit modern.

Bëhet fjalë për Laila Hasanovic, modelen daneze dhe partneren aktuale të Jannik Sinner.

Sipas raportimeve të Daily Mail, Hasanovic është një nga të paktët persona në botë që e di të vërtetën mbi gjendjen shëndetësore të Michael Schumacherit. Para lidhjes me kampionin italian të tenisit, Laila kishte pasur një marrëdhënie të rëndësishme me Mick Schumacher, djalin e legjendës së Ferrarit.

Gjatë asaj periudhe, ajo arriti të fitojë besimin e plotë të familjes Schumacher, veçanërisht të bashkëshortes së Michaelit, Corinna Schumacher. Ky besim i hapi dyert e një privilegji shumë të rrallë: hyrjen në shtëpinë private të familjes dhe takimin personal me Michael Schumacherin.

Edhe pse marrëdhënia me Mick Schumacher ka përfunduar, Laila Hasanovic ka vazhduar të respektojë me diskrecion absolut privatësinë e familjes dhe sekretin që i është besuar, duke mos zbuluar asnjë detaj mbi gjendjen e ish-kampionit shtatë herë të botës në Formula 1.

Një tjetër dëshmi se, edhe pas më shumë se një dekade, emri i Michael Schumacherit mbetet i rrethuar nga misteri, respekti dhe heshtja, ashtu siç ka kërkuar gjithmonë familja e tij.

❌