❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Shembujt e DIVA, nga 62 deri në 250 euro, sa varion kompensimi për arsimin e fëmijëve 

Vijojnë të jenë të shumtë individët që po plotësojnë Deklaratën Vjetore të të Ardhurave me qëllim përfitimin e kompensimit për arsimimin e fëmijëve.

Bazuar në disa shembuj konkretë të publikuar nga Monitor, shuma e kompensimit ndryshon në varësi të të ardhurave vjetore dhe shuma e zbritur e shpenzimeve që ndryshon sipas numrit të fëmijëve në ngarkim, përfshirë edhe shpenzimet fikse për arsim me vlerë maksimale 100 mijë lekë nëse të ardhurat janë nën 1.2 mln lekë në vit.

Për rastin me të ardhura bruto vjetore mbi 1,2 mln lekë në vit me 1 fëmijë në ngarkim, kompensimi për arsimin 62 euro në vit.

Në rastin e individit më të ardhura mbi 2 mln lekë në vit me dy fëmijë në ngarkim të moshës nën 18 vjeç, pas zbritjes së shpenzimeve për fëmijët me vlerë 96 mijë lekë, tatimi i mbipaguar apo kompensimi është në vlerën e rreth 12 mijë lekëve.

Për individët që paguhen mbi 200 mijë lekë në muaj dhe i kap tatimi prej 23%, kompensimi është 11,040 lekë për fëmijë.

Shuma maksimale e kompensimit e përfituar sipas shembujve rezulton për individët me të ardhura nën 1,2 mln lekë që përfitojnë edhe shpenzimet për fëmijët në ngarkim dhe për arsimin me vlerë 100,000 lekë.

Sipas shembullit kompensimi për një individ me të ardhura nën 1,2 mln lekë që ka 2 fëmijë në ngarkim arrin rreth 250 euro.

Për të gjithë individët që rezultojnë me tatim të mbipaguar pasi kanë plotësuar DIVA brenda 3 muajve pas përfundimit të afatit të deklarimeve do të dorëzojnë në tatime kërkesën me qëllim përfitimin e kompensimit. Procedura për dorëzimin e kërkesave pritet të sqarohet nga tatimet.

Shembull 1

Të ardhura mbi 1,2 mln lekë në vit 1 fëmijë në ngarkim

Konkretisht në DIVA-n e plotësuar dhe dorëzuar të individit A, rezulton se të ardhurat e tij vjetore për vitin 2025 ishin në vlerën e 1,470 mijë lekë. Tatimi i paguar gjatë vitit është 144,424 lekë.

Individit i janë zbritur të ardhurat nga punësimi:

– Zbritje nga tĂ« ardhurat nga punĂ«simi sipas nenit 22, pika 1, germat a, b dhe c me vlerĂ« 360 mijĂ« lekĂ« nĂ« vit (apo 30 mijĂ« lekĂ« nĂ« muaj).

– ShumĂ« kompensimi pĂ«r çdo fĂ«mijĂ« nĂ« ngarkim tĂ« tij mĂ« pak se 18 vjeç nĂ« vlerĂ«n 48 mijĂ« lekĂ«.

Në DIVA pasqyrohet se baza e të ardhurave të tatueshme pas zbritjes arrin në vlerën e 1 mln lekëve. Llogaritja e tatimit vjetor të paguar është 138,184 lekë.

Tatimi i mbipaguar rezulton në vlerën e 6,240 lekëve.

E llogaritur nga Vlera e Tatimit Vjetor të paguara 144,424 lekë- 138,184 lekë= 6,240 lekë.

Shembulli 2

Të ardhura mbi 2,2 mln lekë në vit 2 fëmijë në ngarkim

Për të ardhurat vjetore bruto me vlerë 2,232,140 lekë, rezulton se për vitin 2025 është paguar tatimi me vlerë 255,796 lekë.

Në rastin në fjalë individi ka në ngarkim 2 fëmijë të moshës nën 18 vjeç dhe përfiton zbritje të shpenzimeve me vlerë 96,000 lekë.

Pas zbritjes së shpenzimeve tatimi i ri i llogaritur është 243,391 lekë.

Tatimi i mbipaguar apo kompensimi është në vlerën e 12,405 lekë.

Shembulli 3

Të ardhura nën 1,2 mln lekë në vit, 2 fëmijë në ngarkim

Sipas të dhënave të DIVA-s të plotësuar dhe dorëzuar të individit C të ardhurat bruto vjetore për vitin 2025 ishin 1,189,374 lekë.

Tatimi i paguar vjetor gjatë vitit 2025 është në vlerën e 107,820 lekëve.

Individi C ka dy fëmijë të moshës 5 dhe 9 vjeç, ku një prej tyre ndjek arsimin fillor në shkollë private.

Përveç zbritjes së shpenzimeve për fëmijët në ngarkim me vlerë 96,000 lekë individi përfiton edhe zbritje shpenzimi prej 100,000 për arsimin e fëmijëve duke qenë se të ardhurat nuk kalojnë kufirin e 1.2 mln lekëve në vit, pra janë nën 1.2 mln lekë në vit dhe disponon dokumentacionet justifikuese, në këtë rast faturat e shkollës private për shpenzimet e arsimit të fëmijës.

Pas vendosjes së këtyre të dhënave sistemi ka gjeneruar automatikisht tatimin e mbipaguar, apo kompensimin me vlerë 25,481 lekë.

Konkretisht nisur nga të dhënat në DIVA, individi ka përfituar:

-Zbritje nga te ardhurat nga punësimi sipas nenit 22, pika 1, germat a, b dhe c me vlerë 360,000 lekë

-Shumë kompensimi për çdo fëmijë në ngarkim të tij më pak se 18 vjeç me vlerë 96,000 lekë (kjo shumë u gjenerua automatikisht nga sistemi pas vendosjes së numrit të fëmijëve).

-Shpenzime për arsimin e fëmijëve me vlerë 100,000 (vlera u shtua nga deklaruesi gjatë plotësimit të DIVA, pasi disponon dokumentacionin justifikues të shpenzimeve në rast kontrolli nga tatimet dhe të ardhurat bruto vjetore janë nën 1.2 mln lekë)

Pas zbritjes së shpenzimeve totali i të ardhurave bruto arrin 633,374 lekë.

Tatimi i rillogaritur pas zbritjes së shpenzimeve është në vlerë 82,339 lekë.

Tatimi i mbipaguar rezulton: 107,820 lekĂ« (tatimi i paguar pĂ«r 2025) – 82,339 lekĂ« (tatimi i rillogaritur pas zbritjes sĂ« shpenzimeve) = 25,481.

Lexo këtu : https://monitor.al/shembull-sa-kompensim-per-arsimin-perfiton-prindi-me-2-femije-me-te-ardhura-nen-1-2-mln-leke-vit/

Hapet aplikimi për DIVA. E-tax llogarit automatikisht kompensimin e arsimit   

 

 

The post Shembujt e DIVA, nga 62 deri në 250 euro, sa varion kompensimi për arsimin e fëmijëve  appeared first on Revista Monitor.

Tregu i sigurimeve u rrit me ritme më të larta në 2025

Tregu i sigurimeve e përmirësoi rritjen gjatë vitit 2025. Sipas statistikave të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), primet e shkruara bruto arritën vlerën e 27.1 miliardë lekëve, në rritje me 10.6% krahasuar me një vit më parë. Për vitin 2024, rritja e tregut kishte qenë më e ulët, në nivelin 7%.

Sipas vlerësimeve të AMF-së, tregu është rritur edhe në terma realë. Primet e shkruara bruto vlerësohen sa 1.03% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, nga 0.97% që kishte qenë një vit më parë.

Edhe primi i sigurimit për frymë u rrit për të pestin vit radhazi. Ky tregues, i shprehur ndryshe edhe si densiteti i sigurimeve në vend, arriti në 11463 lekë (rreth 119 euro), në rritje me 11.8% krahasuar me një vit më parë.

Tregu i sigurimeve vazhdon të dominohet nga produktet e tregut të Jo-Jetës dhe kryesisht sigurimet e detyrueshme motorike.

Primet e shkruara bruto në sigurimin e jo-jetës arritën në pothuajse 24.7 miliardë lekë, në rritje me 9.9% krahasuar me një vit më parë. Ky segment vazhdon të jetë dominues, me 91% të primeve totale të tregut, por megjithatë pesha e tij pësoi një rënie të lehtë për të shtatin vit radhazi. Kjo i detyrohet një rritjeje në vazhdimësi më të lartë në tregun e sigurimit të Jetës.

Tregu i sigurimit të Jo-Jetës edhe për vitin 2025 u dominua nga sigurimet e detyrueshme motorike për përgjegjësitë ndaj palëve të treta. Primet e shkruara bruto në këtë segment arritën në 16.9 miliardë lekë ose sa 68.6% e totalit të tregut. Sigurimi i brendshëm motorik TPL ngelet produkti më i madh i tregut, me 58% të primeve të shkruara bruto në sigurimin e Jo-Jetës. Vitin e kaluar hyri në fuqi sistemi i ri i llogaritjes së primeve mbi bazë rreziku, që ka ndikuar pjesërisht në rritjen e primeve të shkruara bruto nga ky produkt. Primet e sigurimit të brendshëm TPL u rritën me 13.3% krahasuar me një vit më parë.

Ndërkohë, produktet e sigurimit vullnetar në përgjithësi shfaqën një rritje më të ngadaltë edhe vitin e kaluar. Megjithatë, gjatë muajit dhjetor, produkti kryesor i sigurimit vullnetar, sigurimi nga zjarri dhe forcat e natyrës, shënoi një rritje të fortë, duke e përmirësuar ndjeshëm rritjen krahasuar me 11 muajt e parë të vitit. Primet e shkruara bruto për të gjithë 2025 u rritën me 10.25%, por pesha e këtij produkti në treg ngeli e ngjashme me vitin 2024.

Ndërkohë, tregu i sigurimit të Jetës edhe për 2025 shfaqi ritme rritjeje më të larta.

Primet e shkruara bruto arritën në 2.44 miliardë lekë, në rritje me 17.6% krahasuar me një vit më parë.

Tregu i sigurimit të Jetës ngelet i dominuar nga produkti i sigurimit të jetës së debitorit, i lidhur kryesisht me sigurimin e jetës për huatë e marra në institucionet financiare. Ky produkt u rrit me 15.4% vitin e kaluar dhe përbënte 77.5% të primeve të shkruara bruto të tregut.

Burimi: AMF

The post Tregu i sigurimeve u rrit me ritme më të larta në 2025 appeared first on Revista Monitor.

Gjetja e fuqisë punëtore, Ibrahimaj: Drejt marrëveshjeve me vendet e treta

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, drejtoi mbledhjen e parë të Këshillit Kombëtar të Punës për vitin 2026, njëkohësisht edhe mbledhjen e parë të Këshillit të rikonstituar me mandatin e ri.

Gjatë fjalës së saj ministrja Ibrahimaj u ndal në diskutimin e disa problematikave që pritet të adresohen për sektorin e punësimit, përfshirë plotësimin e vakancës së fuqisë punëtore, rritjen e vazhdueshme të pagës minimale dhe ndryshimet në Kodin e Punës.

“Kjo mbledhje ka pĂ«r synim qĂ« tĂ« vendosĂ« funksionimin korrekt tĂ« KĂ«shillit KombĂ«tar tĂ« PunĂ«s pĂ«r vitin 2026, tĂ« forcojĂ« dialogun pĂ«r çështjet prioritare, pĂ«r reformat nĂ« punĂ«sim, nĂ« siguri nĂ« punĂ« dhe tĂ« tregut tĂ« punĂ«s, duke krijuar njĂ« proces bashkĂ«punimi tĂ« qĂ«ndrueshĂ«m mes qeverisĂ«, punĂ«dhĂ«nĂ«sve dhe punĂ«marrĂ«sve, si dhe pĂ«r pĂ«rmirĂ«simin e politikave aktive tĂ« punĂ«simit nĂ« pĂ«rputhje me standardet europiane dhe nevojat reale tĂ« tregut tĂ« punĂ«s.

Përveç atyre që do të diskutohen sot, në fakt, viti 2026 është një vit,  i cili do të jetë i mbushur me ndryshime ligjore të lidhura me tregun e punës.

Ne, në kuadër të gjithë procesit të anëtarësimit dhe të integrimit në Bashkimin Europian, kemi disa detyra të rëndësishme në ndryshimin e legjislacionit, duke filluar nga Kodi i Punës dhe të gjithë legjislacionin poshtë kodit.

Ndaj, besoj se do të jetë një vit intensiv, ku do të duhet të diskutojmë bashkërisht për përafrimin e direktivave, për rishikimin e legjislacionit, por edhe për të gjithë periudhat tranzitore që do të kërkojmë me qëllim zbatimin me efektivitet të të gjithë legjislacionit europian në fushën e punësimit dhe të aftësimit.

Ministrja Ibrahimaj u ndal edhe çështja e mungesës së fuqisë punëtore dhe adresimi i problematikës.

“NĂ« pikĂ«n e tretĂ« do tĂ« diskutohet pĂ«r mungesĂ«n e fuqisĂ« punĂ«tore dhe migracionit, siç jeni nĂ« dijeni qeveria shqiptare ka njĂ« politikĂ« pĂ«r migracionin, ka njĂ« strategji kombĂ«tare pĂ«r migracionin e cila ka tĂ« parashikuar njĂ« sĂ«rĂ« masash.

NdĂ«rkohĂ« qĂ« sigurisht adresimi i mungesĂ«s sĂ« fuqisĂ« punĂ«tore, por edhe i fuqisĂ« punĂ«tore tĂ« kualifikuar do tĂ« jetĂ« pjesĂ« e diskutimeve tĂ« ditĂ«s sĂ« sotme, ku nĂ« fakt qeveria shqiptare ka ndĂ«rmarrĂ« masa tĂ« rĂ«ndĂ«sishme me qĂ«llim kualifikimin e fuqisĂ« punĂ«tore, por edhe me qĂ«llim plotĂ«simin e nevojave pĂ«r fuqi punĂ«tore edhe nĂ«pĂ«rmjet marrĂ«veshjeve qĂ« ne jemi duke nĂ«nshkruar me vendet tĂ« treta”.

Nga 1 janari 2026 ka hyrë në fuqi paga e re minimale nga 40 mijë lekë në 50 mijë lekë.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit Delina Ibrahimaj nënvizoi se politika për rritjen e pagës minimale do të vazhdojë deri sa të  arrijë sa 60% e pagës mesatare.

“NĂ« fakt, paga minimale, siç jeni bĂ«rĂ« me dije, ka hyrĂ« nĂ« fuqi rritja e pagĂ«s minimale dhe nĂ« programin e qeverisĂ« parashikohet qĂ« do tĂ« ketĂ« njĂ« rritje tĂ« mĂ«tejshme tĂ« pagĂ«s minimale pĂ«rgjatĂ« katĂ«rvjeçarit tĂ« ardhshĂ«m, me qĂ«llim qĂ« tĂ« vendosim atĂ« limitin, qĂ« punonjĂ«sit tĂ« kenĂ« njĂ« pagĂ« sa mĂ« afĂ«r nevojave tĂ« tyre, por gjithashtu pĂ«r tĂ« shkuar drejt standardit tĂ« Bashkimit Europian, i cili parashikon qĂ« paga minimale duhet tĂ« jetĂ« minimalisht 60% e pagĂ«s mesatare nĂ« nivel vendi.

Në këtë pikë, sigurisht do të diskutohet dhe për reformën e pensioneve.

Ne, nĂ« fakt, prej mĂ« shumĂ« se njĂ« viti jemi duke punuar edhe me asistencĂ«n e BankĂ«s BotĂ«rore me qĂ«llim hartimin e njĂ« reforme e cila, sigurisht qĂ« pĂ«rpara se tĂ« marrĂ« vendimmarrje, do tĂ« duhet qĂ« tĂ« diskutohet edhe bashkĂ«risht dhe do tĂ« jetĂ« njĂ« pikĂ« qĂ« do ta diskutojmĂ« nĂ« pikĂ«n e parĂ« tĂ« pikĂ«s sĂ« ndryshme”.

Ministrja tha se gjithashtu në rendin e ditës së mbledhjes do të përfshihen edhe diskutimet për ndryshme  mbi statusin e minatorit.

â€œĂ‡Ă«shtja e statusit tĂ« minatorĂ«ve dhe problematikat e lidhura me pĂ«rfitimin 1% apo 0.6% pĂ«r 1136 minatorĂ«t, e cila trajtohet nĂ« kuadĂ«r tĂ« ligjit tĂ« pĂ«rkatĂ«s Ă«shtĂ« njĂ« element qĂ« sigurisht ka marrĂ« vĂ«mendje dhe diskutime dhe nĂ« mbledhjet e mĂ«parshme tĂ« KĂ«shillit KombĂ«tar tĂ« PunĂ«s dhe besoj qĂ« sot do tĂ« kemi njĂ« diskutim shterues pĂ«r kĂ«tĂ« çështje”.

 

The post Gjetja e fuqisë punëtore, Ibrahimaj: Drejt marrëveshjeve me vendet e treta appeared first on Revista Monitor.

Ngadalësohet rritja nga ajri në 2025, fluturuan 11.6 milionë pasagjerë, dobët dhe porti i Durrësit

Në vitin 20255, nga dhe drejt Aeroporit të Rinasit kanë fluturuar 11.6 milionë pasagjerë, sipas të dhënave të bëra publike nga INSTAT, duke shënuar nivelin më të lartë të arritur ndonjëherë. Në krahasim me një vit më parë, numri i pasagjerëve u rrit me 8.7%.

Por, pavarësisht rekordit të numrit të pasagjerëve, ritmet e rritjes janë ngadalësuar ndjeshëm në raport me një vit më parë, kur në 2024-n fluturuan 10.7 milionë pasagjerë, me një rritje prej 47% më bazë vjetore.

Edhe në Porte, rritja e pasagjerëve ka qenë e dobët, sidomos në Portin e Durrësit, me një shtim prej 2.2%.

Transporti ajror

Sipas INSTAT, në transportin ajror, gjatë tremujorit të katërt 2025, kanë operuar 28 shoqëri.

ajrore, nga këto 27 janë shoqëri të huaja dhe 1 shoqëri shqiptare. Në hapësirën ajrore shqiptare kanë fluturuar 89.257 avionë, nga të cilët 82,8 % të tyre e zë numri i mbikalimeve. Volumi i mallrave (duke përfshirë postën) të hyrë dhe të dalë nëpërmjet transportit ajror rezultoi 743 ton, nga të cilat 72,4 % janë mallra të hyrë dhe 27,6 % janë mallra të dalë. Krahasuar me tremujorin e katërt 2024, volumi i mallrave paraqitet me rritje 18,9 %.

Në tremujorin e katërt 2025, kanë udhëtuar me linja ajrore 2.611.748 pasagjerë, nga 2.385.329 pasagjerë që kanë udhëtuar në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, duke u rritur me 9,5 %.

Volumi i mallrave të tregtuara (eksport dhe import) me ajër, në tremujorin e katërt 2025, është 545 ton.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2024, ky tregues është rritur me 8,8 %.

Volumi i mallrave të importuara me ajër, në tremujorin e katërt 2025, zë 0,03 % ndaj volumit gjithsej të mallrave të importuara.

Portet, transporti i udhëtarëve rritet më shumë nga Vlora e Saranda

Në Shqipëri operojnë katër porte detare, të cilët shërbejnë për transport mallrash:

Porti i Durrësit, Vlorës, Shëngjinit dhe porti i Limjonit (Sarandë). Porti i Durrësit është porti kryesor në vend, prej të cilit, gjatë tremujorit të katërt 2025, janë transportuar 93,8 % e volumit të mallrave të transportuar me det, ose 1.999 mijë ton mallra. Volumi gjithsej i mallrave të transportuara nga porti i Durrësit është rritur me 5,5 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Llojet e grup-mallrave kryesore të transportuara nëpërmjet rrugëve detare, sipas klasifikimit NST 2007 (Nomeklatura e Statistikave të Transportit), për tremujorin e katërt 2025, paraqiten si më poshtë:

  • Grupi i mallrave ” Koks dhe produktet e rafinuara tĂ« naftĂ«s ” pĂ«rbĂ«n 15,2 % tĂ« mallrave tĂ« transportuara nga portet;
  • Grupi “Metale bazĂ«; produkte metalike tĂ« fabrikuara, pĂ«rveç makinerive dhe pajisjeve” pĂ«rbĂ«n 12,5 % tĂ« mallrave tĂ« transportuara nga portet;
  • Grupi “Produkte tĂ« tjera minerale (jo metalike)” pĂ«rbĂ«n 12,2 % tĂ« mallrave tĂ« transportuara nga portet;

Numri i anijeve të hyra dhe të dala nga portet në vend rezulton 268 anije, nga këto 253 anije janë të huaja dhe 15 anije vendase. Numri i anijeve të hyra dhe të dala në porte është rritur me 0,8 %, ku numri anijeve të huaja është rritur me 7,7 %, krahasuar me tremujorin e katërt 2024.

Portet detare ku kryhet transporti pasagjerëve në vend janë: Porti i Durrësit, Vlorës, Sarandës dhe porti i Shëngjinit. Lëvizja e pasagjerëve në tremujorin e katërt 2025 është kryer nga porti i Durrësit, Vlorës dhe porti i Sarandës.

Numri i pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet porteve detare në vend është 221.628 persona në tremujorin e katërt.

Porti i Durrësit është porti nga i cili kanë udhëtuar 61,9 % e pasagjerëve, ndjekur nga porti i Sarandës me 30,8 % dhe më pas porti i Vlorës me 7,3 %.

Në vitin 2025, volumi i pasagjerëve në portet shqiptare u rrit me rreth 101 mijë persona krahasuar me vitin 2024, duke arritur në gati 1.7 milion pasagjerë, ose një rritje vjetore prej 6.3%. Rritja ka ardhur kryesisht nga portet turistike të Sarandës dhe Vlorës, me Sarandën që ka pasur fluksin më të madh gjatë sezonit veror, ndërsa Porti i Durrësit ka shënuar një zgjerim më të kufizuar, me rreth 16.6 mijë pasagjerë më shumë, ose 2.1% në krahasim me një vit më parë.

The post Ngadalësohet rritja nga ajri në 2025, fluturuan 11.6 milionë pasagjerë, dobët dhe porti i Durrësit appeared first on Revista Monitor.

Ekonomia e Eurozonës e mbyll vitin 2025 në gjendje të fortë, konfirmon qëndrueshmërinë

Ekonomitë më të mëdha të Eurozonës u rritën me një ritëm modest, por të qëndrueshëm në tremujorin e fundit, ndërsa konsumi dhe investimet morën hov për të kompensuar eksportet e dobëta dhe pasigurinë e jashtëzakonshme që vjen nga politika tregtare e paqëndrueshme e SHBA-së, treguan të dhënat kombëtare të publikuara të premten.

Këto shifra sinjalizojnë një qëndrueshmëri të jashtëzakonshme për një bllok prej 350 milionë banorësh, i cili pritej të dorëzohej përballë një lufte tregtare me SHBA-në, konkurrencës në rritje të eksporteve nga Kina dhe viteve të konfliktit ushtarak në kufirin e tij lindor.

MegjithatĂ«, nĂ« çdo tremujor tĂ« vitit tĂ« kaluar, eurozona arriti rritje tĂ« respektueshme – edhe pse jo spektakolare – pavarĂ«sisht vĂ«shtirĂ«sive tĂ« industrisĂ« dhe eksporteve, qĂ« mĂ« parĂ« ishin motorĂ«t kryesorĂ« tĂ« zgjerimit ekonomik.

Spanja mbetet morori i rritjes

Spanja vazhdoi të udhëheqë bllokun, duke u zgjeruar me 0.8% në tremujor, shumë mbi pritshmëritë prej 0.6%, ndërsa Gjermania, ekonomia më e madhe e Eurozonës, gjithashtu rezultoi mbi parashikimet, me rritje prej 0.3% në tremujor, kundrejt pritjeve të ekonomistëve për 0.2%.

PBB-ja e Francës u rrit me 0.2%, në përputhje me parashikimet, duke kapërcyer frikën se paqëndrueshmëria politike do të ndikonte në ndjenjën e tregut. Italia, ndërkohë, u rrit me 0.3%, pak mbi pritshmëritë, ndërsa Holanda u zgjerua me 0.5%.

Të dhënat kombëtare sugjerojnë se shifrat për Eurozonën do të jenë përgjithësisht në përputhje me parashikimet e ekonomistëve për një zgjerim prej 0.2% krahasuar me tremujorin e mëparshëm dhe rritje prej 1.2% krahasuar me një vit më parë.

2026 nis mbarë

Të dhëna të tjera tashmë sugjerojnë se blloku e nisi vitin 2026 mbi një bazë relativisht të fortë.

Një tregues kyç i ndjenjës ekonomike, i publikuar të enjten, tregoi një rritje të papritur, e nxitur nga Franca dhe Gjermania, me përmirësime të gjera në të gjithë sektorët kryesorë.

Ndërkohë, industria po tregon shenja stabilizimi, familjet më në fund kanë filluar të ulin normën historikisht të lartë të kursimeve, papunësia po qëndron pranë niveleve rekord të ulëta dhe inflacioni është fort rreth objektivit 2% të Bankës Qendrore Europiane.

Perspektivat përmirësohen më tej nga bumi i shpenzimeve të Gjermanisë për infrastrukturë dhe mbrojtje, i cili mund të jetë i ngadalshëm në fillim, por do të ketë ndikim të matshëm në rritje duke nisur nga tremujori i dytë.

Kjo do t’i japĂ« fund tre viteve tĂ« stagnimit gjerman dhe ka tĂ« ngjarĂ« tĂ« pĂ«rhapet nĂ« pjesĂ«n tjetĂ«r tĂ« EuropĂ«s, pasi industria e saj mbĂ«shtetet nĂ« njĂ« bazĂ« tĂ« gjerĂ« furnizuesish tĂ« shpĂ«rndarĂ« nĂ« tĂ« gjithĂ« bllokun.

Megjithatë, eksportet nuk ka gjasa të rimëkëmben plotësisht së shpejti, pasi tarifat amerikane, konkurrenca gjithnjë e më e ashpër nga Kina dhe rënia e dollarit gjatë vitit të kaluar tregojnë një zhvendosje të përhershme në modelet tregtare.

Kjo e vendos barrën mbi ekonominë e brendshme për të gjetur burime të reja rritjeje. Por ekonomistët argumentojnë se konsumi ka ende rezerva të mjaftueshme, ashtu si edhe tregtia brenda BE-së, duke i mbajtur perspektivat relativisht pozitive.

Shumica e parashikimeve shohin rritje pĂ«r vitet nĂ« vijim nĂ« intervalin 1.2%–1.5%, ose rreth potencialit tĂ« bllokut.

Kjo e vendos BQE-në në një pozicion jashtëzakonisht të qetë, pasi inflacioni është në objektiv, normat e interesit janë në një nivel neutral dhe rritja është në potencial, një treshe që disa politikëbërës e quajnë nirvana e bankave qendrore.

Kjo është arsyeja pse investitorët presin norma interesi të qëndrueshme gjatë gjithë vitit, me vetëm goditje të reja që mund ta prishin këtë perspektivë. / Reuters

 

The post Ekonomia e Eurozonës e mbyll vitin 2025 në gjendje të fortë, konfirmon qëndrueshmërinë appeared first on Revista Monitor.

Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion më 2025

Në Shqipëri, në fund të vitit 2025 qarkullonin në vend mbi 1 milion mjete rrugore, duke shënuar një rekord historik. Nga këto, 847 mijë ishin autovetura.

Sipas të dhënave të INSTAT, në tremujorin e katërt 2025, numri i mjeteve rrugore në qarkullim në territorin e Shqipërisë ishte 1.048.092. Ndër to, autoveturat përbëjnë 80,8% të mjeteve gjithsej, të ndjekura nga motorët me 6,1% dhe automjetet për transport të përzier me 5,8%.

Tirana zë peshën më të madhe me 34,7 % të mjeteve gjithsej, ndjekur nga Durrësi me 13,6%.

Ndërkohë, Gjirokastra dhe Kukësi kanë numrin më të ulët të mjeteve, përkatësisht me 2,1% dhe 2,4%.

Gjatë këtij tremujori janë regjistruar për herë të parë 24.854 mjete, nga të cilat 81,2% ishin autovetura. Sërish, qarku i Tiranës udhëheq me 40,3% të regjistrimeve të reja.

Ndryshimet krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2024:

-Numri total i mjeteve është rritur me 9,3%.
-Regjistrimet e reja kanë shënuar rritje prej 8,5%.

Sipas INSTAT, Në mjetet e regjistruara për herë të parë, Volkswagen mban vendin e parë me 18,6 %, e ndjekur nga Mercedes Benz me 17,5%.

Në Shqipëri, numri i automjeteve për 1 000 banorë është rritur në 358, nga më pak se 200 që ishte disa vjet më parë.

Megjithatë, ky nivel mbetet nën mesataren europiane prej 550 autovetura për 1 000 banorë sipas Eurostat dhe ndër më të ulëtat në Europë, duke ia kaluar vetëm Turqisë dhe Maqedonisë së Veriut.

The post Për herë të parë në Shqipëri, numri i makinave e kalon 1 milion më 2025 appeared first on Revista Monitor.

Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Europë edhe pas rritjes, sa pak fuqi blerëse!

Pavarësisht rritjes në muajin janar, nga 40 në 50 mijë lekë, paga minimale bruto në Shqipëri ka vijuar të jetë më e ulëta në rajon dhe në Europë, pa përfshirë vendet e ish Bashkimit Sovjetik. Diferenca thellohet dhe më shumë kur matet sipas fuqisë blerëse, duke treguar një më rritje të shpejtë të çmimeve në raport me pagat.

Eurostat ka publikuar sot të dhënat e para për pagën minimale bruto në shtetet e Europës që e zbatojnë këtë standard.

Për Shqipërinë, paga minimale është 517 euro, nga 408 euro që ishte në tremujorin e mëparshëm. Vlera në euro favorizohet nga kursi i këmbimit. Sërish, ky është niveli më i ulët në rajon, teksa shtete si Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi kanë ecur më shpejt në drejtim të rritjes jo vetëm të pagës minimale, por edhe të pagës mesatare në përgjithësi.

Pagën minimale më të lartë në rajon e ka Serbia, në 744 euro. Pas saj renditet Mali i Zi, me 670 euro, e ndjekur nga Maqedonia e Veriut me 586 euro. Të dhënat për Kosovën mungojnë, por edhe qeveria e këtij vendi ka vendosur ta rrisë pagën minimale me dy faza për të arritur në 500 euro në gjysmën e dytë të këtij viti.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se ndërsa diferenca mes pagave minimale në rajon mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera nuk është shumë e lartë, sidomos me Maqedoninë e Veriut, ajo thellohet në treguesin tjetër atë të pagës minimale sipas fuqisë blerëse, që krahason në terma fuqie reale blerëse (PPS), pra duke marrë parasysh sa shtrenjtë apo lirë janë çmimet në secilin vend. Me fjalë të thjeshta, pagat janë korrigjuar me paritetin e fuqisë blerëse për vitin 2024, që krahasimi të tregojë sa mund të blejë realisht paga minimale në secilin vend, dhe jo vetëm sa është shuma në monedhë.

Për Shqipërinë ky tregues është 708 PPS, ndërkohë për Maqedoninë e Veriut është 1069 PPS. Pra, ndërsa paga minimale në Shqipëri është vetëm 11.7% më e ulët, e matur sipas fuqisë blerëse është 34% më e ulët. Kjo do të thotë se një shtetas maqedonas, jo vetëm e ka pagën më të lartë, por ai blen dhe shumë më tepër për njësi në krahasim me një punonjës shqiptar. Kjo tregon një rritje të çmimeve në Shqipëri me ritme shumë më të larta sesa pagat.

Në Serbi, paga minimale sipas fuqisë blerëse është 1105 PPS dhe në Mal të Zi, 1058 PPS.

 

Paga minimale në Europë

Sipas Eurostat, më 1 janar 2026, 22 nga 27 vendet e BE-së kishin paga minimale kombëtare, të gjitha përveç Danimarkës, Italisë, Austrisë, Finlandës dhe Suedisë.

Nga kĂ«to vende, 8 kishin paga minimale nĂ«n 1 000 euro nĂ« muaj: Bullgaria (620 euro), Letonia (780 euro), Rumania (795 euro), Hungaria (838 euro), Estonia (886 euro), Sllovakia (915 euro), Çekia (924 euro) dhe Malta (994 euro).

Në 8 vende të tjera, paga minimale varionte nga 1 000 deri në 1 500 euro në muaj: Greqia (1 027 euro), Kroacia (1 050 euro), Portugalia (1 073 euro), Qipro (1 088 euro), Polonia (1 139 euro), Lituania (1 153 euro), Sllovenia (1 278 euro) dhe Spanja (1 381 euro).

Në 6 vendet e mbetura, paga minimale ishte mbi 1 500 euro në muaj: Franca (1 823 euro), Belgjika (2 112 euro), Holanda (2 295 euro), Gjermania (2 343 euro), Irlanda (2 391 euro) dhe Luksemburgu (2 704 euro).

Diferencat ngushtohen pasi eliminohen diferencat e nivelit të çmimeve

Të dhënat tregojnë se paga minimale më e lartë në vendet e BE-së ishte 4.4 herë më e madhe se më e ulëta. Megjithatë, diferencat mes pagave minimale në vende të ndryshme janë dukshëm më të vogla kur merren parasysh dallimet e nivelit të çmimeve. Kur shprehen në standard të fuqisë blerëse (PPS), pagat minimale në vendet e BE-së me nivele më të ulëta çmimesh rezultojnë më të larta krahasuar me ato në vendet me nivele më të larta çmimesh.

Pas përshtatjes për dallimet e çmimeve, pagat minimale varionin nga 886 PPS në muaj në Estoni deri në 2 157 PPS në Gjermani, që do të thotë se paga minimale më e lartë ishte 2.4 herë më e madhe se më e ulëta.

Në terma PPS, vendet e BE-së me pagë minimale kombëtare mund të klasifikohen në tre grupe të ndryshme:

  • paga minimale mbi 1 500 PPS nĂ« muaj: Gjermania, Luksemburgu, Holanda, Belgjika, Irlanda, Franca, Polonia dhe Spanja;
  • paga minimale nga 1 000 deri nĂ« 1 500 PPS nĂ« muaj: Sllovenia, Lituania, Kroacia, Rumania, Portugalia, Greqia, Qipro, Hungaria, Malta, Sllovakia, Bullgaria dhe Çekia;
  • paga minimale nĂ«n 1 000 PPS nĂ« muaj: Letonia dhe Estonia.

Krahasuar me janarin 2025, nĂ« vitin 2026 tre vende kanĂ« ndryshuar grup: pagat minimale nĂ« Sllovaki, Bullgari dhe Çeki tani janĂ« mbi 1 000 PPS nĂ« muaj.

 

 

 

The post Shqipëria mbetet me pagën minimale më të ulët në Europë edhe pas rritjes, sa pak fuqi blerëse! appeared first on Revista Monitor.

Qeveria takimi me fermerët: Po rishikojmë planin e mbështetjes, në shtator pritet të hapet IPARD 3

Në takimin me fermerët në Divjakë për Skemën Kombëtare 2026, ku të pranishëm ishin Kryeministri Edi Rama, Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe Ministri i Financave Petrit Malaj, Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, deklaroi se po rishikohet plani i mbështetjes duke marrë në konsideratë kërkesat dhe sugjerimet e fermerëve.

“JanĂ« shumĂ« tĂ« domosdoshme dhe tĂ« dobishme qĂ« ne ta rishikojmĂ« pjesĂ«n e mbĂ«shtetjes dhe mĂ«nyrĂ«n si do tĂ« jemi ndaj aplikantĂ«ve, pĂ«r tĂ« ulur numrin e krerĂ«ve pĂ«r bagĂ«ti nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« tĂ« pĂ«rfitojnĂ« sa mĂ« shumĂ« fermerĂ«. Kemi marrĂ« sugjerime pĂ«r bletarinĂ« dhe kĂ«rkesa qĂ« lidhen me certifikatat e pronĂ«sisĂ« dhe kontratat e tokave me qira. Jemi duke i rishikuar, kemi bĂ«rĂ« njĂ« plan me AZHBR dhe MinistrinĂ« e BujqĂ«sisĂ« dhe do tĂ« shikojmĂ« atĂ« qĂ« na sugjeroni, pĂ«r t’i pĂ«rafruar edhe me skemĂ«n e naftĂ«s, ku kemi pasur problematika tĂ« shtuara sipas propozimeve tĂ« fermerĂ«ve.

Duhet tĂ« jemi sinkron, tĂ« mbĂ«shtesim edhe pĂ«rmes IPARD-it, ku sĂ« shpejti do tĂ« ketĂ« mbĂ«shtetje pĂ«r tĂ« gjithĂ« sektorin bujqĂ«sor. Do tĂ« ndĂ«rtohen edhe dhoma frigoriferike, do tĂ« ketĂ« mbĂ«shtetje pĂ«r fermerĂ«t e tĂ« gjitha fushave, si bimĂ«t medicinale, dhe mbi tĂ« gjitha duhet tĂ« jemi nĂ« terren bashkĂ« me fermerĂ«t. Ju do tĂ« jeni zĂ«ri dhe mbĂ«shtetja pĂ«r çdo punĂ« qĂ« do tĂ« krijojmĂ« sĂ« bashku,” pĂ«rfundoi Ministri Salla.

Na ana tjetĂ«r kryeministri Edi Rama deklaroi se fondet pĂ«r bujqĂ«sinĂ« nuk mungojnĂ«, por problemi qĂ«ndron te mungesa e instrumenteve dhe projekteve tĂ« mirĂ«fillta pĂ«r t’i pĂ«rthithur ato. Sipas tij ka njĂ« mangĂ«si nĂ« pushtetin vendor, i cili duhet tĂ« jetĂ« shumĂ« mĂ« aktiv nĂ« bashkĂ«punimin me fermerĂ«t dhe bujqit pĂ«r tĂ« adresuar kĂ«to financime.

“Si pjesĂ« e kĂ«tij cikli dĂ«gjesash qĂ« ka organizuar ministri i bujqĂ«sisĂ« pĂ«r tĂ« kolauduar tĂ« gjithĂ« planin e mbĂ«shtetjes pĂ«r kĂ«tĂ« vit. Ministri i financave foli me shifra konkrete qĂ« janĂ« domethĂ«nĂ«se. UnĂ« dua tĂ« fokusohem nĂ« njĂ« tjetĂ«r aspekt qĂ« ka tĂ« bĂ«jĂ« me mundĂ«sitĂ« e pashfrytĂ«zuara pasi ne jemi mĂ«suar qĂ« t’i referohemi buxhetit tĂ« shtetit, por buxheti Ă«shtĂ« tani vetĂ«m njĂ«ri nga komponentĂ«t e zinxhirit tĂ« financimeve tĂ« bujqĂ«sisĂ«.

Natyrisht që buxheti është më i thjeshti se përcaktohet nga qeveria dhe vjen tek bujku me një kanal të drejtpërdrejtë është aplikimi përkatës. Komponentët janë pak më të vështirë, por janë komponentë që do të jenë më të pranishëm që duhet të gjithë të përpiqen të mësojnë dhe të aftësohen për ti shfrytëzuar. Unë them që sot në vendin tonë çështja e financimit të projekteve që secili ka, nuk është problem në aspektin financiar.

Ajo qĂ« Ă«shtĂ« problem Ă«shtë  mungesa e informacionit dhe mungesa e pĂ«rgatitjes pĂ«r t’i thithur ato para, e njĂ«jta vlen dhe pĂ«r atĂ« qĂ« lidhet me BE. Ne do tĂ« kemi gjithmonĂ« e mĂ« shumĂ« fonde nga BE. Por sa tĂ« aftĂ« do tĂ« jemi ne pĂ«r t’i thithur ato para. Duhen disa gjĂ«ra tĂ« pashmangshme, qĂ« lidhen me dosjet qĂ« duhet tĂ« ketĂ« njĂ« projekt dhe argumentet pse duhet financuar.

Ne kemi vënë në dispozicion 250 milionë euro, që mund të shkojnë edhe në 1 miliard nëse do të shfrytëzohen. Të gjithë mund të shkojnë të marrin kredi në banka me garanci nga shteti. Për të shfrytëzuar këtë garanci duhet një dosje e mirëfilltë.

Ka njĂ« mangĂ«si nĂ« pushtetin vendor, duhet tĂ« jenĂ« shumĂ« mĂ« aktivĂ« me fermerĂ«t dhe bujqit pĂ«r t’i adresuar kĂ«to financime. Nuk duhet tĂ« ketĂ« asnjĂ« problem nĂ«se duhet njĂ« komponent agro-pĂ«rpunimi. BujqĂ«sia Ă«shtĂ« njĂ« sektor qĂ«, pĂ«r tĂ« funksionuar siç duhet, duhet tĂ« ketĂ« mbĂ«shtetjen e duhur”.

Deri më tani janë zhvilluar 18 takime me fermerët në qarqe të ndryshme të vendit, nga 23 të planifikuara gjithsej. Dëgjesat për Skemën Kombëtare 2026 do të vijojnë në të gjitha qarqet e vendit, me synimin që politikat mbështetëse të ndërtohen në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me fermerët dhe të reflektojnë nevojat reale të sektorit bujqësor.

Malaj: Jemi besimplotë dhe shpresëplotë se në shtator do të hapet dhe IPARD III, 118 milionë euro për bujqësinë

Ministri i Financave, z. Petrit Malaj tha se qeveria është e angazhuar të ndërtojë një model i cili synon të mbështesë drejtpërdrejt fermerët dhe është i ngritur në katër komponentë kryesorë:

1.Skema e Granteve, me një fond minimal prej 20 milionë euro për vitin 2026;

2.Skema e Subvencioneve direkte për fermerët, me 31 milionë euro të buxhetuara për vitin 2026;

3 Garancia Sovrane, e cila mundëson për të gjithë fermerët kredi të buta me normë interesi 2 %, me garanci shtetërore rreth 70 % të vlerës së kredisë, në total 30 milionë euro për vitin 2026;

4.Kompensimi i TVSH për të gjithë fermerët, ku nga 1 janari 2026 fermerët do të kompensohen me 10% të vlerës së faturave të shitjes së produkteve bujqësore, dy herë në vit.

“PĂ«r çdo produkt qĂ« keni filluar tĂ« shisni nga data 1 janar 2026 e nĂ« vazhdim do tĂ« duhet tĂ« mblidhni faturat pĂ«r produktet qĂ« çoni te grumbulluesit dhe dy herĂ« nĂ« vit, mĂ« 30 qershor dhe mĂ« datĂ«n 1 janar do tĂ« çoni faturat pranĂ« autoriteteve tatimore dhe do tĂ« kompensoheni me 10 % tĂ« vlerĂ«s sĂ« faturave”, tha z. Malaj.

Ministri i Financave u shpreh optimisht për hapjen e programit IPARD III në shtator.

“BujqĂ«sia ka nevojĂ« pĂ«r mĂ« shumĂ«, por jemi tĂ« bindur se jemi nĂ« rrugĂ«n e duhur pĂ«r ta bĂ«rĂ« bujqĂ«sinĂ« shqiptare mĂ« konkurruese dhe mĂ« tĂ« fortĂ« nĂ« tregjet evropiane. Nga ana tjetĂ«r, jemi besimplotĂ« dhe shpresĂ«plotĂ« se nĂ« shtator do tĂ« hapet dhe IPARD 3, qĂ« janĂ« dhe 118 milionĂ« euro tĂ« tjera pĂ«r sektorin e bujqĂ«sisĂ«.”, pĂ«rfundoi Ministri Malaj.

 

The post Qeveria takimi me fermerët: Po rishikojmë planin e mbështetjes, në shtator pritet të hapet IPARD 3 appeared first on Revista Monitor.

HEC-et koncesionare prodhojnë vetëm 20% të energjisë në kontrata

Me qindra hidrocentrale (HEC) të ndërtuara në të gjithë vendin përmes 186 kontratave koncesionare që nga viti 2013 kanë arritur të prodhojnë vetëm rreth 20% të energjisë së projektuar në momentin e nënshkrimit. Të dhënat janë kalkuluar nga Ministria e Financave dhe i referohen vetëm HEC-eve që janë aktualisht në punë dhe që raportojnë prodhim energjie.

Sipas raportit tĂ« fundit pĂ«rmbledhĂ«s pĂ«r kontratat koncesionare, mesatarja totale e prodhimit pĂ«r periudhĂ«n 2013–2024 rezulton nĂ« 9,374,155,094 kwh nĂ« vit, ose vetĂ«m 20% e sasisĂ« sĂ« kĂ«rkuar sipas parashikimeve kontraktuale.

Vetëm gjatë vitit 2024, prodhimi arriti në 2,464,766,525 kWh, që përfaqëson rreth 26% të objektivit të vendosur.

Megjithëse këto hidrocentrale kanë kontribuar në rritjen e sigurisë së furnizimit me energji në vend, performanca e tyre financiare dhe teknike mbetet problematike. Sipas Ministrisë së Financave,

HEC-et koncesionare rezultojnë biznese me rrezik të lartë operacional, pasi nuk kanë arritur të përmbushin rreth 60% të kritereve të prodhimit të përcaktuara në kontrata.

Arsyet kryesore të performancës së dobët lidhen me mungesën e burimeve hidrike të qëndrueshme, ndryshimet klimatike dhe vitet e thata, vlerësimet jo realiste të prurjeve ujore në fazën e projektimit. Gjithashtu shumë nga objektet u përballen me probleme teknike dhe financiare në ndërtim dhe operim. Në disa raste, kapacitetet e instaluara kanë rezultuar më të larta se potenciali real i lumenjve.

GjatĂ« viteve 2005–2013, nĂ« kuadĂ«r tĂ« procesit tĂ« privatizimit tĂ« sektorit energjetik, njĂ« numĂ«r hidrocentralesh tĂ« vegjĂ«l u privatizuan, ndĂ«rsa tĂ« tjerĂ« iu dhanĂ« kompanive vendase dhe tĂ« huaja pĂ«rmes kontratave koncesionare tĂ« tipit ROT, BOT dhe BOO. Ministria e Financave raporton rreth 186 kontrata aktive qĂ« prodhojnĂ« energji, por numri real i HEC-eve nĂ« terren Ă«shtĂ« mĂ« i lartĂ«, pasi njĂ« kontratĂ« pĂ«rfshin shpesh mĂ« shumĂ« se njĂ« objekt.

Qëllimi i këtyre kontratave ishte rehabilitimi i hidrocentraleve ekzistuese, operimi i tyre nga privati dhe më pas transferimi tek shteti. Ndër kontratat më të mëdha koncesionare të miratuara janë

“Hidrocentrali i AshtĂ«s” dhe “Kaskada e hidrocentralit tĂ« Devollit”, tĂ« cilat pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« edhe investimet mĂ« tĂ« mĂ«dha nĂ« sektor.

Rezultatet e deritanishme tregojnë se pritshmëritë fillestare për rritjen e prodhimit të energjisë përmes HEC-eve koncesionare kanë qenë dukshëm më optimiste se realiteti në terren, teksa kostoja e tyre në mjedis dhe në bujqësi ka qenë e lartë.

Ndërtimi i objekteve ka ndeshur në protesta të forta nga komunitetit, pasi HEC-et kanë tharë lumenjtë dhe kanë ezauruar ujin si burimin kryesor të jetesës. Dëmet në habitate në zonat ku janë ndërtuar janë të pallogaritshme duke përfshirë edhe parqet kombëtare./ B.Hoxha

The post HEC-et koncesionare prodhojnë vetëm 20% të energjisë në kontrata appeared first on Revista Monitor.

AKSHI dhe administrata tani mund të mbeten dhe pa internet, ankimohet sërish tenderi 4.8 mln euro

Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit nuk po gjen qetësi dhe sikur të mos mungonte problem me sistemin e SelfCare të Tatimeve, këtë të enjte në Komisionin e Prokurimit Publik u ankimua tenderi 4.8 milionë euro për internetin e këtij institucioni dhe atyre të tjera publike.

Ankesa është bërë nga një prej operatorëve pjesëmarrës në procedurë dhe ka të bëjë me vlerësimin e bërë nga Komisioni i Vlerësimit të Ofertave.

Më herët në dhjetor i njëjti tender që ishte pezulluar nga ana e Komisionit të Prokurimit Publik për shkak të ankesave të bëra nga disa operatorë lidhur me dokumentet e procedurës.

Për një pjesë prej tyre KPP pranoi kërkesat ndërkohë për disa të tjerë jo duke nënvizuar arsyet. Ankesat e vazhdueshme kanë sjellë vonesa të shumta me afatet normale që duhet të ndiqte kontrata. Konkretisht tenderi u çel në datë 13 gusht 2025.

Procedura kishte nĂ« objekt kontrate “ShĂ«rbimi i internetit dhe intranetit pĂ«r agjencinĂ« kombĂ«tare tĂ« shoqĂ«risĂ« sĂ« informacionit dhe institucionet publike”. Fondi limit Ă«shtĂ« 4.8 milionĂ« euro dhe shĂ«rbimi parashikohet qĂ« tĂ« ofrohet pĂ«r 730 ditĂ«.

“Objektivi i PĂ«rgjithshĂ«m i kontratĂ«s Ă«shtĂ« instalimi, aktivizimi i shĂ«rbimit tĂ« Internetit dhe Intranetit pĂ«r institucionet e administratĂ«s shtetĂ«rore nĂ«n pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e KĂ«shillit tĂ« Ministrave.

ShĂ«rbimi do tĂ« ofrohet gjatĂ« gjithĂ« periudhĂ«s sĂ« kontratĂ«s , pĂ«r kĂ«tĂ« arsye secili operator ekonomik ka pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e garantimit dhe disponueshmĂ«risĂ« sĂ« shĂ«rbimit nĂ« çdo moment, duke ofruar suport teknik , mirĂ«mbajtje tĂ« linjave fizike konform SLA-sĂ«â€, thuhet nĂ« termat e referencĂ«s sĂ« procedurĂ«s.

Tenderët e lidhur me sistemet e IT të institucioneve të ndryshme por edhe mirëmbajtjet janë ndër procedurat e ankimuara më shpesh pranë KPP duke krijuar edhe zvarritje.

Një rast si ky ishte edhe ai i mirëmbajtjes së fiskalizimit i ankimuar disa herë dhe që ka një fond limit 7.7 mln euro, duke qenë dhe një nga arsyet që çoi në mos funksionimin e platformës self-care dhe bllokoi aktivitetin e bizneseve për rreth tre javë!./ N.Maho

E-Albania bllokon aktivitetin e bizneseve, prej një jave SelfCare nuk punon, askush nuk përgjigjet

Dobësitë teknike që shembën e-albania

 

The post AKSHI dhe administrata tani mund të mbeten dhe pa internet, ankimohet sërish tenderi 4.8 mln euro appeared first on Revista Monitor.

Banka JET regjistrohet zyrtarisht

Në muajin dhjetor, Banka e Shqipërisë dha miratimin paraprak për licencimin e bankës JET Bank, për të ushtruar veprimtari bankare dhe financiare në Republikën e Shqipërisë.

Jet synon të jetë banka e parë plotësisht digjitale në Shqipëri, në kuptimin që nëse bankat e tjera aktive në vend kanë edhe sportele fizike edhe aplikacione mobile apo web, kjo do të ketë vetëm Aplikacion mobil si kanal aksesi e komunikimi me klientin.

Ndërsa këtë javë, kompania që ishte themeluar paraprakisht për të përgatitur procedurat e licencimit është regjistruar zyrtarisht në regjistrin tregtar si bankë, duke ndryshuar njëkohësisht edhe emrin nga Jet Albania në Banka Jet.

Me licencimin si bankë, Jet ka regjistruar njëkohësisht edhe ndryshimin e pronësisë, duke deklaruar shitjen e kuotave nga shtetasi britaniko-izraelit, Idan Avishai, te shoqëria e regjistruar në Hollandë, Jet Holdings.

Megjithëse është regjistruar zyrtarisht si bankë tregtare, Jet ende nuk e ka përditësuar akoma informacionin mbi pronarët përfundimtarë përfitues. Në regjistrin në fjalë, pronar pëtfitues vazhdon të rezultojë Idan Avishai.

I vetmi informacion i disponueshëm është struktura aksionare e shoqërisë së re pronare, Jet Holdings.

Sipas dokumentacionit zyrtar të depozituar, Jet Holdings ka gjashtë shoqëri aksionere, përkatësisht:

  • Constador LTD, shoqĂ«ri e regjistruar nĂ« Qipro, me afĂ«rsisht 71.5% tĂ« aksioneve;
  • Don Albania Holdings LTD, shoqĂ«ri e regjistruar nĂ« Izrael, me  afĂ«rsisht 3.7% tĂ« aksioneve;
  • Ori Eyal LTD, shoqĂ«ri e regjistruar nĂ« Izrael, me afĂ«rsisht 2.6% tĂ« aksioneve;
  • Yebogogo, LTD, shoqĂ«ri e regjistruar nĂ« Izrael, me 4.9% tĂ« aksioneve;
  • Nathan Lawrence LTD, shoqĂ«ri e regjistruar nĂ« Izrael, me 4.9% tĂ« aksioneve;
  • Israel Albania HoldingLTD, shoqĂ«ri e regjistruar nĂ« Izrael, me 12.4% tĂ« aksioneve.

Informacioni direkt rreth kompanive aksionare të Jet Holdings është i pakët, ndërsa nga emërtimi krijohet përshtypja se të paktën disa prej tyre janë themeluar enkas për pjesëmarrjen në këtë investim ne Shqiperi.

Aksionari i ri direkt, i bankës, Jet Holdings rezulton një shoqëri e themeluar në shtator të vitit 2025 dhe e regjistruar në Hollandë.

Aktualisht, kjo shoqëri përfaqësohet dy drejtorë menaxhues, shtetasi amerikan dhe britanik Louis Grant Silver dhe ai izraelit, Doron Hacmon, ndërsa në aktet e themelimit drejtor ekzekutiv rezultonte shtetasi nga Lihtenshejni, Oliver Hemmer, që më herët pati qenë edhe një nga anëtarët e Këshillit Drejtues të Jet Albania.

TĂ« dhĂ«nat e pakta dhe tĂ« tĂ«rthorta rreth aksionerit tĂ« ri, Jet Holdings, kompanive pjesĂ«marrĂ«se nĂ« strukturĂ«n aksionare dhe nga menaxherĂ«t pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« kĂ«tyre kompanive duket tĂ« jenĂ« me eksperienca tĂ« mĂ«parshme nĂ« sektorin e platformave tĂ« tregtimit online ose “FX online trading”, por jo tĂ« njĂ« banke digitale nĂ« njĂ« vend tjetĂ«r apo nĂ« BE.

Akoma nuk dihet se kur Banka do të bëhet gati të fillojë shërbimet për klientelën, që varet edhe nga Vendimi i Bankës së Shqipërisë për dhënien e Licencës përfundimtare për aktivitet dhe kjo bëhet edhe më e paqartë për faktin se Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë është akoma për tu zgjedhur pas skadimit të mandatit të 6 anëtarëve të tij.

 

The post Banka JET regjistrohet zyrtarisht appeared first on Revista Monitor.

Pas problemeve me Self-Care, Tatimet u kërkojnë bizneseve të dorëzojnë inventarët deri në 31 janar

Administrata tatimore u ka kërkuar bizneseve që të dorëzojnë inventarët deri në fund të këtij muaji.

“Bazuar nĂ« Ligjin nr.9920 datĂ« 19.05.2008 “PĂ«r Procedurat Tatimore nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, i ndryshuar, neni 60 “Detyrimi i tatimpaguesve pĂ«r tĂ« dhĂ«nĂ« informacion administratĂ«s tatimore”, Ju bĂ«jmĂ« me dije se duhet tĂ« depozitoni inventarin analitik tĂ« datĂ«s 31.12.2025”, thuhet nĂ« njoftimin qĂ« u Ă«shtĂ« dĂ«rguar subjekteve.

Inventari duhet të përmbajë informacione në lidhje me lëndën e parë, produktet e gatshme, mallrat për rishitje, të detajuara në njësi, sasi çmim dhe vlerë.

Ky informacion duhet tĂ« ngarkohet elektronikisht nĂ« sistemin e tatimeve e-Filing, nĂ« rubrikĂ«n â€œĂ‡Ă«shtjet e mia”, brenda datĂ«s 31.01.2026, me emrin Inventari 31.12.2025

Bazuar në analizën e riskut duke marrë për bazë një sërë indikatorësh si mosdorëzimin ne afat , pasaktësinë e tij, mospërputhjen me të dhënat nga fiskalizimi etj , tatimpaguesi mund të konsiderohet me risk dhe bëhet objekt i verifikimit në vend, për saktësinë e këtij inventari, përfundon njoftimi i tatimeve.

Ka biznese që ankohen se pas probleme që ata hasën me self-care, që për tre javë, deri ditën e djeshme ishte tërësisht jashtë funksioni, ky afat është tepër i shtrënguar, pasi nuk kanë pasur akses në rakordimin e faturave. Të tjerë pohojnë se mosfunksionimi i self-care nuk pengon për inverntarët, pasi informacioni mund të merret nga sistemi i tatimeve e-filing.

Mosfunksioni i self-care ka penguar bizneset dhe nĂ« hartimin e pasqyrave financiare tĂ« 2025-s. “Normalisht, Self Care Ă«shtĂ« baza kryesore pĂ«r rakordimet. Edhe tani, gjatĂ« pĂ«rgatitjes sĂ« Planit Financiar vjetor 2025, duhet tĂ« kryhen disa rakordime me Self Care, prandaj Ă«shtĂ« e nevojshme tĂ« kesh akses nĂ« platformĂ«â€, ka pohuar me herĂ«t kontabilisti Sotiraq Dhamo.

Edhe Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë kërkoi një plan emergjence dhe një shtyrje e afateve të bilanceve, që është 31 marsi, por që përgatitja e tyre kërkon kohë dhe puna nis që në janar.

Sipas shoqatĂ«s, rakordimi i shitjeve dhe konfirmimi i blerjeve midis asaj qĂ« raporton softueri dhe asaj qĂ« ka “gllabĂ«ruar” serveri tatimor Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« mision tĂ« pamundur. Pa kĂ«tĂ« pasqyrĂ« tĂ« qartĂ«, hartimi i Pasqyrave Financiare kthehet nĂ« njĂ« ushtrim hamendĂ«simi, duke cĂ«nuar parimin bazĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«sisĂ«.

Bizneset nuk gjejnë qetësi, sistemi self-care pothuajse nuk punon

The post Pas problemeve me Self-Care, Tatimet u kërkojnë bizneseve të dorëzojnë inventarët deri në 31 janar appeared first on Revista Monitor.

Juria shpall dy projekte fituese për Shtëpinë e re të Fëmijëve dhe Korpusin e Inspektorateve

Juria zgjodhi këtë të enjte projektin fitues për Shtëpinë e re të Fëmijëve dhe Korpusin e Inspektorateve. Ndryshe nga herët e tjera, juria vlerësoi që projekti fitues të ishte një kombinim i dy projekteve të ndryshme: njëri për Shtëpinë e Fëmijëve dhe tjetri për Korpusin e Inspektorateve.

“Juria konstatoi asnjĂ« prej projekteve si plotĂ«sisht tĂ« suksesshĂ«m nĂ« trajtimin e tĂ« dyja programeve. Dhe juria vendosi qĂ« dy programet duhet tĂ« zhvillohen nga dy ekipe tĂ« ndryshme arkitekturore, njĂ«ri prej ekipeve tĂ« jetĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r ShtĂ«pinĂ« e re tĂ« FĂ«mijĂ«ve, dhe tjetri pĂ«r Korpusin e Inspektorateve.”

Konkretisht, pĂ«r ShtĂ«pinĂ« e FĂ«mijĂ«ve u pĂ«rzgjodh prezantimi nga ShoqĂ«ria “PROGEEN l.l.c” me nĂ«nkontraktor tĂ« specializuar Taller Hector Barroso + Studio B&L l.l.c + Doriana Bleta + Agim Seranaj + Ardian Paci.

Çfare parashikon: “NĂ« kĂ«ndvĂ«shtrimin tonĂ« shtĂ«pia e fĂ«mijĂ«s nuk Ă«shtĂ« thjesht godinĂ« apo institucion por Ă«shtĂ« njĂ« shtĂ«pi e vĂ«rtetĂ« duke pasur parasysh aktorĂ«t e pĂ«rfshirĂ« nĂ« kĂ«to hapĂ«sira. NĂ« rastin e shtĂ«pisĂ« sĂ« fĂ«mijĂ«ve duam tĂ« jetĂ« pĂ«rtej fĂ«mijĂ«ve dhe administratĂ«s por tĂ« pĂ«rfshijĂ« edhe komunitetin pĂ«r njĂ« zgjidhje mĂ« tĂ« plotĂ«. Kemi njĂ« kontekst i formĂ«suar nga vila me pak kate, projekti jonĂ« ka sjellĂ« kĂ«tĂ« shkallĂ« mes dy aspekteve dhe diferencĂ«n mes rrugĂ«s dhe rrugicĂ«s pas rrugicĂ«s. Ne fillojmĂ« me oborrin qĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« kolektive formĂ«son jetĂ«n nĂ« kĂ«tĂ« kampus. ShtĂ«pitĂ« lidhen me njĂ«ra tjetrĂ«n duke ruajtur individualitetin dhe janĂ« tĂ« pavarura. Organizimi mundĂ«son ndriçim natyror dhe lejon mĂ« shumĂ« lĂ«vizshmĂ«ri dhe ndĂ«rveprim mĂ« lozonjar. Kemi oborre qĂ« ndĂ«rveprojnĂ« duke u shkrirĂ«. Pra kĂ«to oborre ofrojnĂ« hapĂ«sirĂ« pĂ«r aktivitetet dhe kanĂ« mundĂ«si tĂ« luajnĂ« gjatĂ« gjithĂ« vitit. Ka bibliotekĂ« njĂ« hapĂ«sirĂ« ku studiohet, zyrat administrative|, u tha gjatĂ« prezantimit.

NdĂ«rkohĂ« qĂ« pĂ«r zhvillimin e Korpusit tĂ« Korporatave u pĂ«rzgjodh ShoqĂ«ria “MOTUS” shpk, me nĂ«nkontraktor tĂ« specializuar “Asab” shpk + Son Engineering & Construction + Rojkind Arquitectos S.C + Julian Kasharaj.

E cila parashikon ndërtimin e tre kullave.

“Secila Ă«shtĂ« njĂ« notĂ« dhe shndĂ«rrohet nĂ« kor, kulla tĂ« thjeshta, struktura tĂ« thjeshta. NjĂ«ra Ă«shtĂ« pas, e para Ă«shtĂ« hotel dhe zyra, ndĂ«rkohĂ« qĂ« kemi ura lidhĂ«se. Duam qĂ« mĂ«nyra sesi njerĂ«zit hyjnĂ« nĂ« kulla tĂ« ketĂ« hyrje shumĂ« tĂ« bukura. Pamjet e para, njĂ« kor urban”, deklaroi shoqĂ«ria fituese gjatĂ« prezantimit.

Zhvillimi i pronës me privatin

Projekti është pjesë e nismës së marrë nga qeveria për të zhvilluar pronën shtetërore në bashkëpunim me privatin ku ky i fundit do të mbajë edhe barrën e financimit. Pjesa takuese e Korporatës të Investimeve Shqiptare shkon drejt ndërtimit të institucioneve publike në këtë rast Shtëpia e re e Fëmijëve e cila do të zhvillohet në një zonë me vila në rrugën Gramoz Pashko.

“Projekti parashikohet tĂ« realizohet nĂ«pĂ«rmjet instrumentit tĂ« sipĂ«rmarrjes, ku partneri privat do tĂ« financojĂ« ndĂ«rtimin e dy objekteve publike, Korpusit tĂ« Inspektorateve dhe ShtĂ«pisĂ« sĂ« re tĂ« fĂ«mijĂ«ve “Zyber Hallulli”, ndĂ«rsa nĂ« kĂ«mbim do tĂ« ketĂ« tĂ« drejtĂ«n tĂ« zhvillojĂ« njĂ« pronĂ« tjetĂ«r pĂ«r pĂ«rdorim multifunksional, nĂ« pĂ«rputhje me vendimin e KĂ«shillit tĂ« Ministrave.

Ky instrument Ă«shtĂ« zgjedhur pasi ofron vlerĂ«n mĂ« tĂ« lartĂ« zhvillimore pĂ«r pronĂ«n, duke mundĂ«suar optimizmin e saj pĂ«r pĂ«rdorim publik dhe privat nĂ« mĂ«nyrĂ« efikase dhe tĂ« qĂ«ndrueshme” do tĂ« sqaronte mĂ« herĂ«t KISH.

Kulla tek ShtĂ«pia e FĂ«mijĂ«ve “Zyber Hallulli”, ja projektet bashkĂ« me Korpusin e Inspektorateve

The post Juria shpall dy projekte fituese për Shtëpinë e re të Fëmijëve dhe Korpusin e Inspektorateve appeared first on Revista Monitor.

Punëdhënësit më të mirë në botë për të nëntin vit radhazi: sërish British American Tobacco (BAT)

Organizata ndërkombëtare prestigjioze Top Employer Institute e ka shpallur British American Tobacco (BAT) një nga 17 punëdhënësit më të mirë në botë për të nëntin vit radhazi.

Certifikimi global Top Employer vlerëson punëdhënësit që zbatojnë praktikat më të mira të punësimit, duke u mundësuar punonjësve të zhvillohen si në aspektin personal ashtu edhe atë profesional, ndërkohë që arrijnë rezultate të larta në biznesin e tyre.

Pas marrjes së këtij vlerësimi, Corra Koppe-Starenberg, Drejtoresha Ekzekutive e Burimeve Njerëzore në BAT, u shpreh:

“Njohja si Top Employer global pĂ«r tĂ« nĂ«ntin vit radhazi – dhe marrja e kĂ«tij vlerĂ«simi nĂ« njĂ« numĂ«r rekord prej 44 tregjesh tĂ« certifikuara – Ă«shtĂ« njĂ« moment krenarie pĂ«r BAT. Ky sukses pasqyron angazhimin tonĂ« tĂ« palĂ«kundur pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« mjedis gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s, fuqizues dhe me performancĂ« tĂ« lartĂ«, ku njerĂ«zit tanĂ« mund tĂ« rriten dhe tĂ« zhvillohen. Suksesi ynĂ« varet nga punonjĂ«sit tanĂ« dhe do tĂ« vazhdojmĂ« tĂ« investojmĂ« nĂ« zhvillimin e tyre dhe nĂ« kulturĂ«n tonĂ«, teksa transformojmĂ« biznesin dhe realizojmĂ« vizionin A Better Tomorrowℱ (NjĂ« e ardhme mĂ« e mirĂ«)”

Me veprimtari në 125 vende/rajone, Top Employer Institute është autoriteti global i certifikimit, krahasimit dhe konsulencës në fushën e burimeve njerëzore. Programi i tyre certifikon organizatat bazuar në rezultatet e Sondazhit për Praktikat më të Mira të Burimeve Njerëzore, i cili mbulon gjashtë fusha me 20 tema, përfshirë Strategjinë e Punonjësve, Vendin e Punës, Rekrutimin e Talenteve, Mësimin, Diversitetin, Barazinë dhe Përfshirjen, si dhe Mirëqenien.

Duke komentuar çmimet e këtij viti, Adrian Seligman, CEO i Top Employer Institute, deklaroi:

“Arritja e statusit Global Top Employer nĂ« vitin 2026 Ă«shtĂ« njĂ« sukses i jashtĂ«zakonshĂ«m qĂ« pasqyron ekselencĂ«n individualisht nĂ« vendet ku operon dhe, mbi tĂ« gjitha, praktikat e qĂ«ndrueshme pĂ«r punonjĂ«sit nĂ« nivel rajonal dhe global. BAT ka demonstruar njĂ« aftĂ«si tĂ« rrallĂ« pĂ«r tĂ« harmonizuar strategjinĂ« e saj tĂ« burimeve njerĂ«zore nĂ« nivel global, duke ofruar njĂ«kohĂ«sisht pĂ«rvoja domethĂ«nĂ«se dhe tĂ« pĂ«rshtatura lokalisht pĂ«r punonjĂ«sit nĂ« çdo treg tĂ« certifikuar – njĂ« tipar kyç i organizatave qĂ« sigurojnĂ« performancĂ« tĂ« lartĂ« biznesi, lĂ«vizshmĂ«ri tĂ« talenteve dhe qĂ«ndrueshmĂ«ri tĂ« fuqisĂ« punĂ«tore. Jemi jashtĂ«zakonisht krenarĂ« tĂ« vazhdojmĂ« partneritetin me ta, ndĂ«rsa ata sjellin frymĂ«n e ekselencĂ«s nĂ« komunitetin global tĂ« Burimeve NjerĂ«zore.”

BAT është një nga vetëm 17 kompanitë që kanë marrë certifikimin global Top Employer. Filialet e BAT u njohën gjithashtu si punëdhënës liderë në një numër rekord prej 44 vendesh në Europë, Amerikën e Veriut, Amerikën e Jugut, Lindjen e Mesme, Azi dhe Afrikë.

Top Employer Institute i ndan këto çmime duke analizuar praktikat e burimeve njerëzore të kompanive në gjashtë fusha kryesore: Menaxhimi Strategjik, Krijimi i Transformimit, Tërheqja e Punonjësve, Zhvillimi i Fuqisë Punëtore, Angazhimi i Punonjësve dhe Bashkimi i Punonjësve përmes Kulturës.

 

The post Punëdhënësit më të mirë në botë për të nëntin vit radhazi: sërish British American Tobacco (BAT) appeared first on Revista Monitor.

Energjia elektrike mund të shtrenjtohet sërish në Kosovë, kërkohet rritja e tarifave prej 21.4%

Kompania furnizuese me energji elektrike, ka kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike për 21.3 për qind për vitin 2026. Kërkesa është dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit për Energji dhe tani i takon këtij institucioni të vendosë.

Furnizuesi i Shërbimit Universal i energjisë elektrike në Kosovë, KESCO ka dorëzuar në Zyrën e Rregullatorit të Energjisë së Kosovës (ZRRE) aplikimin për përcaktimin e të hyrave të lejuara maksimale për vitin 2026.

KESCO ka kërkuar rritje të çmimit të energjisë elektrike për 21.4 për qind për vitin 2026.

Sipas dokumentit të dorëzuar nga KESCO, i cili përmban analizën e kostove dhe projeksionet financiare për vitin e ardhshëm, nevojat financiare të furnizuesit tejkalojnë vlerat e të hyrave të miratuara për vitin 2025, duke sugjeruar një rritje të tarifave për konsumatorët, në mënyrë që të mbulohen kostot operative dhe të tjera të lidhura me sigurimin e furnizimit me rrymë.

Nga aplikimi rezulton se të hyrat e propozuara për vitin 2026 arrijnë në rreth 528.78 milionë euro, krahasuar me rreth 435 milionë euro në vitin 2025.

Ky ndryshim çon në rreth 21 % rritje të çmimeve të energjisë elektrike nëse ky propozim miratohet në formë të tillë.

ZRRE është në proces të shqyrtimit të këtyre aplikimeve, dhe ende nuk ka vendosur zyrtarisht nëse do të miratojë rritjen e kërkuar, apo do ta refuzojë.

Në vitin 2023, Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE) kishte miratuar rritjen e çmimit të energjisë elektrike për 15 për qind, ndërsa në vitin 2025 tarifat u shtrenjtuan për 16.1 për qind.

Ndërkohë, gjatë vitit 2024, ZRRE kishte vendosur ulje të tarifave, duke i reduktuar ato për 8 për qind për konsumatorët familjarë që shpenzonin mbi 800 kilovat-orë në muaj, si dhe për 3 për qind për konsumatorët komercialë dhe industrialë.

Aktualisht, tarifa ditore për konsumatorët familjarë që shpenzojnë më pak se 800 kilovat-orë në muaj është 9.05 centë për kilovat-orë, ndërsa tarifa e natës për këtë kategori është 3.88 centë për kilovat-orë.

Për energjinë e shpenzuar mbi pragun e bllokut prej 800 kilovat-orësh, çmimi gjatë ditës arrin në 15.43 centë për kilovat-orë, ndërsa gjatë natës është 7.28 centë për kilovat-orë.

The post Energjia elektrike mund të shtrenjtohet sërish në Kosovë, kërkohet rritja e tarifave prej 21.4% appeared first on Revista Monitor.

Sejko pret drejtoreshën e AMF: Krijimi i grupeve financiare kërkon koordinim të mbikëqyrjes

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, priti sot në një takim zyrtar Drejtoreshën e re Ekzekutive të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), Adela Xhemali.

Sipas njoftimit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, gjatë takimit, Guvernatori Sejko prezantoi zhvillimet kryesore të ekonomisë shqiptare, duke u ndalur në ecurinë e aktivitetit ekonomik, situatën financiare dhe perspektivën e tyre afatmesme.

Në kuadër të përgjegjësive të Bankës së Shqipërisë në fushën e mbikëqyrjes bankare, Guvernatori Sejko u ndal te masat dhe ndryshimet e fundit rregullatore të ndërmarra me synim forcimin e mbrojtjes së konsumatorit dhe rritjen e transparencës në marrëdhëniet ndërmjet institucioneve financiare dhe klientëve të tyre.

Palët diskutuan mbi zhvillimet që lidhen me ndërveprimin në rritje ndërmjet sektorit bankar dhe atij jobankar, në kushtet e krijimit dhe konsolidimit të grupeve financiare me veprimtari ndërsektoriale.

Në këtë kuadër, u theksua rëndësia e shkëmbimit të informacioneve lidhur me metodologjitë e përgatitjes së të dhënave statistikore nga dy institucionet, si dhe forcimin e koordinimit mbikëqyrës, me qëllim identifikimin dhe adresimin në kohë të rreziqeve potenciale për stabilitetin financiar.

Në kuadër të procesit të integrimit evropian, palët nënvizuan rëndësinë e bashkëpunimit të vazhdueshëm ndërinstitucional për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga negociatat për kapitujt e acquis communautaire.

NĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« veçantĂ«, bashkĂ«punimi ndĂ«rmjet BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« dhe AMF-sĂ« lidhet me Kapitullin 9 “ShĂ«rbimet Financiare”, Kapitullin 4 “LĂ«vizja e lirĂ« e kapitalit” dhe Kapitullin 17 “Politika ekonomike dhe monetare”.

Guvernatori Sejko rikonfirmoi angazhimin e Bankës së Shqipërisë për një bashkëpunim të qëndrueshëm dhe efektiv me Autoritetin e Mbikëqyrjes Financiare, si dhe për mbështetjen e vazhdueshme të stabilitetit makroekonomik dhe financiar të vendit.

 

The post Sejko pret drejtoreshën e AMF: Krijimi i grupeve financiare kërkon koordinim të mbikëqyrjes appeared first on Revista Monitor.

Cilat janë arsyet kryesore që kanë sjellë forcimin e Lekut në kursin e këmbimit me Euron?

Ky sondazh synon të mbledhë perceptimet e publikut mbi faktorët kryesorë që kanë ndikuar në forcimin e Lekut ndaj Euros në periudhën e fundit.

Rezultatet do të përdoren për qëllime informuese dhe analitike, për të kuptuar më mirë se cilët elementë ekonomikë, financiarë apo strukturorë vlerësohen si më përcaktues në ecurinë e kursit të këmbimit.

The post Cilat janë arsyet kryesore që kanë sjellë forcimin e Lekut në kursin e këmbimit me Euron? appeared first on Revista Monitor.

Bizneset nuk gjejnë qetësi, sistemi self-care pothuajse nuk punon

NdonĂ«se sistemi i self-care filloi tĂ« bĂ«hej funksional pĂ«r bizneset, qĂ« nga pasditja e djeshme dhe sot Agjencia KombĂ«tare e ShoqĂ«risĂ« sĂ« Informacionit AKSHI konfirmoi pĂ«r “Monitor” se Ă«shtĂ« nĂ« rregull, sĂ«rish subjektet raportojnĂ« probleme.

Sistemi self-care bëhet funksional për bizneset

“Nuk shkarkoj dot asnjĂ« faturĂ«, akoma nuk punon tamam”, thotĂ« I.K, njĂ« ekonomiste.

“Nuk punon ende, duhet ta tentosh 20 herĂ« dhe sĂ«rish del mesazhi ‘ju lutem kontaktoni administratorin'” thotĂ« njĂ« tjetĂ«r.

“Fakti qĂ« u hap njĂ« moment mori 2-3 komanda nuk mjafton pĂ«r t’u quajtur funksional. ËshtĂ« totalisht jo funksional, nĂ«se tĂ« duhet tĂ« provosh gjithĂ« ditĂ«n pĂ«r njĂ« veprim qĂ« kĂ«rkon 3 klikime, nuk besoj se mund tĂ« quhet funksional”, thotĂ« Armand Mala, kontabilist.

“ShumicĂ«n e kohĂ«s nuk punon e nuk janĂ« transmetuar tĂ« gjitha dhĂ«nat deri sot. As fatura nuk shkarkon dot veç sheh, thotĂ« E.S, njĂ« ekonomiste.

Të tjerë ankohen që edhe kur arrijë ta aksesojnë faturat e blerjes u shfaqën fillimisht deri ato të datës 21 janar e më pas në 24 janar.

Burime nga AKSHI thanĂ« sĂ«rish se sistemi punon. “Ndoshta ka pak ngarkesĂ« por Ă«shtĂ« totalisht funksional. ËshtĂ« rikonfirmuar disa herĂ« sot”.

Për javë me radhë, aktiviteti i subjekteve u bllokua, për shkak të mosfunksionimit të sistemit self-care, që menaxhohet nga e-Albania.

Dy ditë më parë, Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) , që përfaqëson anëtarë në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) me një shkresë në lidhje me problematikat e përsëritura në sistemin e fiskalizimit, të cilat po sjellin bllokime serioze në aktivitetin ekonomik dhe rrisin riskun e penaliteteve ndaj bizneseve për shkaqe që nuk burojnë nga subjektet tatimpaguese.

Edhe Shoqata e Kontabilistëve dhe Financierëve të Shqipërisë kërkoi një plan emergjence dhe një shtyrje e afateve të bilanceve.

Sipas shoqatĂ«s, rakordimi i shitjeve dhe konfirmimi i blerjeve midis asaj qĂ« raporton softueri dhe asaj qĂ« ka “gllabĂ«ruar” serveri tatimor Ă«shtĂ« kthyer nĂ« njĂ« mision tĂ« pamundur. Pa kĂ«tĂ« pasqyrĂ« tĂ« qartĂ«, hartimi i Pasqyrave Financiare kthehet nĂ« njĂ« ushtrim hamendĂ«simi, duke cĂ«nuar parimin bazĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«sisĂ«.

The post Bizneset nuk gjejnë qetësi, sistemi self-care pothuajse nuk punon appeared first on Revista Monitor.

Alarm nga bizneset: Oda Amerikane në Kosovë kërkon zgjidhje urgjente nga BE për bllokadat në kufij

Bllokada e pikave kufitare nga transportuesit e rajonit ka ndaluar qarkullimin e mallrave drejt zonës Schengen, duke ndikuar drejtpërdrejt në importet dhe eksportet e Kosovës.

Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë ka shprehur shqetësimin e thellë lidhur me çrregullimet në lëvizjen e mallrave ndërmjet Bashkimit Evropian, korridoreve rajonale të transitit dhe Republikës së Kosovës.

Përmes një reagimi, Oda Amerikane i ka bërë thirrje Komisionit Evropian që të angazhohet urgjentisht në gjetjen e një zgjidhjeje të balancuar dhe të qëndrueshme për sfidat aktuale që po ndikojnë në transportin ndërkombëtar të mallrave dhe zinxhirët ndërkufitarë të furnizimit.

“Zhvillimet e fundit, pĂ«rfshirĂ« bllokadat e vendndalimeve kufitare nga shoferĂ«t e kamionĂ«ve nĂ« disa shtete tĂ« rajonit, tĂ« lidhura me zbatimin dhe fuqizimin e rregullave tĂ« reja tĂ« hyrjes nĂ« Bashkimin Evropian dhe sistemit EES po pengojnĂ« ndjeshĂ«m lĂ«vizjen e mallrave”.

Sipas Odës Amerikane, lëvizja e lirë e mallrave dhe funksionimi i pandërprerë i transportit rrugor të mallrave janë thelbësore për garantimin e zinxhirëve të qëndrueshëm të furnizimit, mbështetjen e aktivitetit ekonomik dhe avancimin e integrimit ekonomik me tregun unik të BE-së.

“NdĂ«rprerjet tashmĂ« po ndikojnĂ« tek bizneset pĂ«rmes vonesave nĂ« dĂ«rgesa, rrezikut tĂ« mospĂ«rmbushjes sĂ« kontratave, humbjeve financiare dhe mundĂ«sisĂ« sĂ« humbjes sĂ« klientĂ«ve ndĂ«rkombĂ«tarĂ«. Duke pasur parasysh varĂ«sinĂ« e lartĂ« tĂ« KosovĂ«s nga importi dhe transitimi pĂ«rmes korridoreve rajonale, ndĂ«rprerjet e zgjatura cenojnĂ« qĂ«ndrueshmĂ«rinĂ« nĂ« furnizim, si dhe rrezikojnĂ« rritjen e shpenzimeve operative pĂ«r bizneset, e rrjedhimisht tĂ« kontribuojnĂ« nĂ« rritjen e çmimeve pĂ«r konsumatorĂ«t. KĂ«to zhvillime mund tĂ« ndikojnĂ« negativisht edhe nĂ« planifikimin e investimeve dhe nĂ« detyrimet financiare tĂ« lidhura me ciklet e prodhimit dhe afatet e dorĂ«zimit”.

Ndër të tjera, Oda Amerikane në Kosovë inkurajon të gjitha palët relevante që të angazhohen në dialog konstruktiv dhe të punojnë drejt zgjidhjeve praktike, të parashikueshme dhe afatgjata që sigurojnë lëvizjen e pandërprerë të mallrave në zinxhirët evropianë dhe rajonalë të furnizimit, duke ruajtur njëkohësisht integritetin e sistemeve të menaxhimit kufitar të BE-së.

Gjatë ditës së djeshme edhe   Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB) ka paralajmëruar se bllokadat në pikat kufitare të Ballkanit Perëndimor, të krijuara pas zbatimit të Sistemit EES nga Bashkimi Evropian, po shkaktojnë humbje mbi 1 miliard dollarë në ditë në qarkullimin e mallrave me BE-në.

Sipas AKB-së, qindra kamionë janë të bllokuar, mallrat po vonohen dhe bizneset po përballen me humbje të mëdha financiare. Transportuesit po paguajnë çmimin e një sistemi të paadaptuar me realitetin e rajonit, ndërsa protestat e sotme janë pasojë e drejtpërdrejtë e këtyre barrierave.

“KamionĂ« tĂ« bllokuar, mallra tĂ« vonuara, biznese nĂ« humbje. Transportuesit dhe bizneset po paguajnĂ« çmimin e njĂ« sistemi tĂ« paadaptuar pĂ«r realitetin e rajonit. Protestat janĂ« pasojĂ« e drejtpĂ«rdrejtĂ« e kĂ«tyre barrierave qĂ« po godasin ekonominĂ« rajonale. AKB kĂ«rkon urgjentisht: zbatim fleksibil tĂ« EES pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor kapacitete shtesĂ« nĂ« pikat kufitare dialog tĂ« menjĂ«hershĂ«m me transportuesit dhe bizneset. Çdo ditĂ« vonesĂ« humbje tĂ« reja milionĂ«she dhe miliardĂ«she. AKB do tĂ« vazhdojĂ« tĂ« jetĂ« zĂ«ri i bizneseve transportuesve dhe EU mos tĂ« jetĂ« pengesa”.

Transportues nga Serbia, Maqedonia e Veriut, Bosnje e Hercegovina dhe Mali i Zi bllokuan që nga mesdita e 26 janarit disa pika kufitare, duke ndalur qarkullimin e mallrave drejt zonës Schengen të Bashkimit Evropian.

Protesta e tyre është kundër sistemit të ri të BE-së për kontrollin e hyrje-daljeve, i njohur si EES.

Ky sistem parasheh qĂ« shtetasit jashtĂ« Schengenit tĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« kĂ«tĂ« zonĂ« maksimumi 90 ditĂ« brenda 180 ditĂ«sh, por, sipas transportuesve protestues, kjo periudhĂ« nuk mjafton – sidomos pĂ«r ata qĂ« udhĂ«tojnĂ« nĂ« vende mĂ« tĂ« largĂ«ta – ndaj edhe shkakton humbje ekonomike dhe rrezik pĂ«r dĂ«bime.

Ata kërkojnë që kompanitë e transportit të përjashtohen nga ky rregull dhe paralajmërojnë se bllokada do të zgjasë shtatë ditë, nëse brenda kësaj periudhe nuk gjendet një zgjidhje.

Kosova nuk merr pjesë në protestë, por ndien pasojat e saj, pasi pjesën më të madhe të importit dhe eksportit e realizon përmes transiteve nëpër këto vende. Për më tepër, edhe shoferët e Kosovës i prek njësoj sistemi EES.

Kosova Ă«shtĂ« importuese e gati tĂ« gjitha produkteve – nga ushqimi deri te materiali ndĂ«rtimor e tekstili.

Sipas tĂ« dhĂ«nave tĂ« DoganĂ«s, importet e vitit tĂ« kaluar kapĂ«n vlerĂ«n e mbi 7 miliardĂ« eurove, ndĂ«rsa eksportet ishin rreth 942 milionĂ« euro – njĂ« bilanc qĂ« e bĂ«n vendin tĂ« ndjeshĂ«m ndaj çdo pengese nĂ« transit.

The post Alarm nga bizneset: Oda Amerikane në Kosovë kërkon zgjidhje urgjente nga BE për bllokadat në kufij appeared first on Revista Monitor.

Portofoli i qirasë financiare të bankave, në rritje me 12.6% në fund të 9-mujorit 2025

Portofoli i qirasë financiare të sektorit bankar është rritur më tej gjatë vitit të kaluar. Sipas statistikave të Bankës së Shqipërisë, vlera e kontratave të qirasë financiare në fund të tremujorit të tretë 2025 arriti në 10.9 miliardë lekë, në rritje me 12.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Shifrat tregojnë se rritja e qirasë financiare është ngadalësuar krahasuar me ritmet e vitit 2024, por ngelet në nivele rritjeje dyshifrore, të ngjashme me rritjen e kredisë.

Qiraja financiare është një produkt i fokusuar kryesisht në financimin e mjeteve të transportit të bizneseve dhe individëve. Megjithatë, financimi me qira financiare përdoret edhe në financimin e pajisjeve dhe linjave të prodhimit të bizneseve, si edhe në raste të rralla për financimin e pasurive të paluajtshme.

Qiraja financiare është një produkt i ngjashëm me kredinë, por ndryshimi kryesor është se produkti i financuar nëpërmjet saj mbetet në pronësi të institucionit financiar deri në momentin kur klienti shlyen detyrimin e plotë. Produkti parashikon një parapagim të pjesshëm nga klienti të vlerës së mjetit apo pajisjes së financuar, që në varësi të kushteve që ofron secili institucion financiar, por mund mund të fillojë nga 10%, deri në 30% të vlerës. Pjesa e mbetur paguhet me këste mujore deri në shlyerjen e plotë.

Tregu i qirasë financiare, ashtu si ai i kredisë, ka ndjekur rimëkëmbjen e shpejtë të ekonomisë në periudhën pas pandemisë. Një nga aktivitetet ku qiraja ka peshë të rëndësishme është financimi i blerjes së automjeteve për dhënien e tyre me qira, kryesisht për përdorim nga turistët.

Turizmi dhe aktivitetet e lidhura me të po shënojnë një rritje të shpejtë dhe kjo rritje po i jep efektet e veta anësore edhe në sektorët financiarë të lidhur me të. Turizmi gjithashtu ka rritur kërkesën për taksi dhe flotat e reja janë të orientuara drejt automjeteve elektrike. Blerja e tyre përbën gjithashtu një segment të rëndësishëm të kërkesës për financime me qira financiare.

Efekti i tërthortë i turizmit shtrihet edhe në sektorët e distribucionit dhe tregtisë, që kanë zgjeruar flotat e tyre të automjeteve. Një segment tjetër në rritje është edhe ai i shërbimeve mjekësore, ku blerja ose rinovimi i pajisjeve po financohet në një masë të madhe me qira financiare.

Sipas Bankës së Shqipërisë, përveç bankave tregtare, në tregun e qirasë financiare ushtrojnë aktivitet 10 institucione financiare jobanka të licencuara për këtë produkt. Deri në fund të vitit 2024, portofoli i qirasë financiare të dhënë nga institucionet financiare jobanka kishte vlerën e 12.5 miliardë lekëve. Së bashku me portofolin e bankave tregtare, i gjithë tregu i produktit në fund të 2024 llogaritej në afërsisht 22.5 miliardë lekë.

Burimi: BSH

Burimi: BSH

The post Portofoli i qirasë financiare të bankave, në rritje me 12.6% në fund të 9-mujorit 2025 appeared first on Revista Monitor.

❌