❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE

Ndonëse Shqipëria është një nga shtetet më të vogla të Europës, shtetasit e saj janë të shpërndarë nëpër vendet e Bashkimit Europiane, duke qenë në listën e vendeve kryesore për kombësinë e vendeve të jo BE-së që janë rezidentë në Bashkimin Europian.

Nëse krahasohet me madhësinë e popullsisë, vendi ynë kryeson listën në Europë, në një tregues të përmasave të mëdha të emigracionit.

Sipas të dhënave që janë publikuar nga Eurostat, shtetasit shqiptarë u renditën në vend të 11 në grafikun e kombësive kryesore të shtetasve jo të BE-së, që janë rezidentë në BE në vitin 2024, sipas numrit në vlerë absolute.

Sipas grafikut janë rreth 550 mijë shqiptarë që jetojnë në vendet e BE-së, kryesisht në Itali, por siç shënohet në legjendë, në grafik mungon Greqia, ku sipas të dhënave të ndryshme jetojnë të paktën edhe 500 mijë shqiptarë. Në nivelin e mbi 1 milionë banorëve, Shqipëria do të renditej në vend të katërt në numër absolut, pas shtetasve të Ukrainës, Turqisë, Marokut.

Nëse llogaritet në bazë të popullsisë së mbetur në vendin e origjinës, Shqipëria absolutisht kryeson, madje edhe pa përfshirë të dhënat e Greqisë. Shqipëria me rreth 550 mijë shtetas në BE dhe një popullsi 2.36 milion banorë, arrin rreth 230 shtetas për 1,000 banorë, një shifër shumë më e lartë se çdo vend tjetër në grafik.

Edhe pa përfshirë Greqinë, treguesi e vendos Shqipërinë dukshëm mbi vendet e tjera të rajonit, si Kosova (218), Maqedonia e Veriut (107), Bosnja dhe Hercegovina (125) apo Serbia (68), të cilat gjithashtu shfaqin nivele të larta emigracioni, por më të ulëta se Shqipëria.

Nëse përfshihet edhe Greqia, ku jeton një numër i madh shqiptarësh, pesha e emigracionit për 1,000 banorë rritet edhe më shumë, duke arritur në 466 emigrantë për 1,000 banorë, pra afërsisht 1 në 2 shqiptarë jeton në BE, çka e vendos vendin dukshëm në krye të listës në raport me popullsinë.

Diferencat janë të theksuara në raport me shtetet që kryesojnë listën në vlerë absolute për shkak të popullsisë së lartë që ato kanë në vendin e origjinës. Për Ukrainën, Eurostat raporton rreth 2.6 milion shtetas rezidentë në BE, por të krahasuar me një popullsi rreth 39 milion banorë, kjo përkthehet në rreth 67 shtetas për çdo 1,000 banorë.

Në rastin e Turqisë, me rreth 1.7 milion shtetas në BE dhe një popullsi rreth 85 milion, pesha bie në rreth 20 për 1,000 banorë, ndërsa për Marokun, me rreth 1.5 milion shtetas në BE dhe një popullsi rreth 37 milion, niveli është rreth 41 për 1,000 banorë.

Ky krahasim nxjerr nĂ« pah se grafiku i Eurostat, edhe pse e rendit ShqipĂ«rinĂ« jashtĂ« “top 10” nĂ« numĂ«r absolut, e vendos vendin nĂ« krye kur shifrat normalizohen me popullsinĂ«, duke reflektuar njĂ« emigracion me pĂ«rmasa shumĂ« tĂ« mĂ«dha pĂ«r njĂ« vend tĂ« vogĂ«l, ndoshta unike nĂ« botĂ«, siç tregon qartĂ« dhe grafiku nĂ« raport me madhĂ«sinĂ« e popullsisĂ«.

 

Raporti i BERZH me fokus tek emigrimi: një e katërta e shqiptarëve me arsim të lartë janë larguar

The post Përmasa masive e emigracionit, Shqipëria kryeson listën e vendeve që kanë më shumë shtetas në BE appeared first on Revista Monitor.

Infrastruktura digjitale shtetërore është në krizë mirëmbajtjeje, rrezikohet siguria kombëtare

Prej javësh, bizneset po përballen me një situatë të paprecedentë, të krijuar nga bllokimi i platformës selfcare të fiskalizimit. Praktikisht, ka kërcënuar mbarëvajtjen normale të aktivitetit të biznesit.

Bizneseve u sos durimi, asnjë reagim nga financat dhe AKSHI për bllokimin e SelfCare

Por, dështimi i platformës së fiskalizimit duket se është vetëm maja e ajsbergut të problemeve për sistemet digjitale shtetërore.

Sipas burimeve nga tregu, infrastruktura digjitale e institucioneve publike në vend po përballet me një krizë të heshtur mirëmbajtjeje dhe arsyeja kryesore duket të jenë ankesat e përsëritura në procedurat e prokurimit të Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI).

Burimet shprehen se një grup operatorësh ekonomikë ka krijuar një model operimi që konsiston në paraqitjen seriale të ankesave për proceset e prokurimit. Kjo bllokon për muaj të tërë finalizimin e procedurave të prokurimit për mirëmbajtjen e sistemeve që ofrojnë shërbime kritike për qytetarët.

Ndërsa prokurimet bllokohen, një numër i konsiderueshëm institucionesh mbeten pa kontrata mirëmbajtjeje për sistemet që menaxhojnë të dhëna sensitive të qytetareve dhe proceseve administrative.

Sipas këtyre burimeve, vonesаt e tejzgjatura sjellin amortizim të sistemeve, nevojë për investime shtesë për përmirësim dhe zhvillim përtej mirëmbajtjes rutinë, si dhe angazhim të shtuar të operatorëve në rastet kur pas shumë impenjimi kohor arrijnë të lidhin kontrata.

Pasojat janë të drejtpërdrejta dhe të prekshme: vazhdueshmëria e shërbimeve digjitale nuk realizohet, procedurat mbeten pezull për muaj të tërë dhe e drejta e ankimit humbet funksionin e saj ligjor. Operatorët që veprojnë me kapacitete reale penalizohen, ndërsa institucionet publike mbeten të ekspozuara ndaj mungesës së vazhdimësisë së shërbimeve.

Sipas këtyre burimeve, ajo që shpesh nënvlerësohet në këtë problematikë është dimensioni i sigurisë kombëtare që lind si pasojë e bllokimit të qëllimshëm të procedurave të prokurimit publik. Zvarritja artificiale ose ndalimi i këtyre procedurave pengon vijimin e kontratave të mirëmbajtjes dhe zhvillimit të sistemeve dixhitale publike, duke i lënë ato për periudha të gjata pa ndërhyrje teknike thelbësore.

Si pasojĂ«, kĂ«to sisteme bĂ«hen progresivisht mĂ« tĂ« ekspozuara ndaj kĂ«rcĂ«nimeve kibernetike. Çdo ditĂ« vonesĂ« rrit ndjeshĂ«m rrezikun pĂ«r integritetin, disponueshmĂ«rinĂ« dhe konfidencialitetin e kĂ«tyre tĂ« dhĂ«nave dhe shĂ«rbimeve.

Në këtë kontekst, dështimi për të garantuar vijimësinë e shërbimeve të mirëmbajtjes së infrastrukturës digjitale publike, si pasoje e bllokimit procedural, mund të shndërrohet në një çështje të drejtpërdrejtë të sigurisë kombëtare.

Aktualisht, nuk ekziston një mekanizëm funksional që të filtrojë apo të frenojë ankimet e përdorura si mjet bllokues, edhe kur ato mund të jenë të përsëritura dhe pa bazë faktike.

Neni 3 i Ligjit të Prokurimit Publik përcakton qartë parimet themelore të konkurrencës së ndershme, proporcionalitetit dhe trajtimit të barabartë të operatorëve ekonomikë.

Sjellja sistematike penguese, përmes ankimimeve abuzive dhe te përsëritura, potencialisht mund të krijojë një formë konkurrence të pandershme, ku operatorët ekonomikë që investojnë në kapacitete reale teknike, financiare dhe profesionale penalizohen me vonesa të pajustifikuara dhe kosto shtese të panevojshme.

E drejta e ankimit, e garantuar nga neni 113 i Ligjit të Prokurimit Publik, është një instrument thelbësor për mbrojtjen e interesave të ligjshme të operatorëve ekonomikë. Megjithatë, kur kjo e drejtë përdoret në mënyrë sistematike jo për mbrojtje ligjore, por për krijimin e pengesave artificiale dhe ndalimin e procedurave, kjo mund të çojë në keqpërdorim flagrant që cenon frymën, parimet dhe qëllimin e vetë ligjit.

Burimet shprehen se  kjo praktikë po minon gradualisht besimin në sistemin e prokurimit publik, ndaj Komisioni i Prokurimit Publik dhe Agjencia e Prokurimit Publik duhet të marrin një qëndrim më të qartë dhe të vendosur ndaj keqpërdorimit të të drejtës ligjore për ankimim.

 

 

The post Infrastruktura digjitale shtetërore është në krizë mirëmbajtjeje, rrezikohet siguria kombëtare appeared first on Revista Monitor.

“Shtregu i Ali PashĂ«s”, projekti 40 mln euro i turizmit transformon SalarinĂ«, Gusmarin e Progonatin

Zona e Labërisë dhe konkretisht tre fshatra të saj Salaria, Gusmari dhe Progonati janë bërë pjesë e projektit për infrastrukturën dhe turizmin që po zbatohet në disa rajone në vend në funksion të lehtësimit të aksesit dhe fuqizimit të komuniteteve lokale.

Fondi Shqiptar i Zhvillimit ftoi kompanitĂ« pĂ«r t’u bĂ«rĂ« pjesĂ« e kĂ«saj procedure duke nĂ«nvizuar se ajo Ă«shtĂ« pjesĂ« e projektit me njĂ« financim 40 milionĂ« euro  kombinuar si grante tĂ« Bashkimit Europian dhe njĂ« hua nga Banka Europiane pĂ«r RindĂ«rtim dhe Zhvillim. Afati i mbylljes sĂ« procedurĂ«s Ă«shtĂ« 12 marsi.

Projekti përfshin përmirësimin e infrastrukturës lokale dhe të transportit, për të rritur aksesin në destinacionet turistike në fshatrat Gusmar, Salari dhe Progonat zona të njohura për trashëgiminë e tyre natyrore dhe historike.

BĂ«het fjalĂ« pĂ«r atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« pagĂ«zuar si “Shtegu i Ali PashĂ«s”.

Kjo nismë synon zhvillimin e turizmit të qëndrueshëm në zonën e Labërisë, dhe parashikon një sërë ndërhyrjesh infrastrukturore që lidhin trashëgiminë historike të Ali Pashë Tepelenës me turizmin kulturor dhe natyror. Punimet janë të ndara në tre nënkomponentë kryesorë.

Nënkomponenti i parë përfshin rehabilitimin e qendrës së fshatit Gusmar dhe krijimin e një pike shërbimi për mobilitetin turistik, e cila do të funksionojë si ndalesë informacioni për turistët dhe si stacion transporti lokal. Projekti synon të krijojë një hapësirë multifunksionale për komunitetin, me ndriçim të përmirësuar, zona pushimi, gjelbërim dhe akses më të mirë në hapësirat publike, si dhe shërbime që mbështesin veçanërisht turizmin me biçikleta.

Nënkomponenti i dytë parashikon ndërtimin e një qendre mobiliteti turistik në Salari, duke transformuar një parkim informal në një hapësirë të organizuar dhe funksionale. Projekti përfshin shërbime për biçikleta (riparim, qira dhe karikim për biçikleta elektrike), krijimin e një pikë panoramike mbi kanionet, si dhe sistemim të parkimit dhe gjelbërim me bimësi vendase, me fokus në qëndrueshmëri mjedisore.

Nënkomponenti i tretë synon rigjenerimin urban të qendrës së fshatit Progonat, duke krijuar për herë të parë një shesh qendror funksional për banorët dhe vizitorët. Ndërhyrjet përfshijnë shtrimin e rrugëve dhe shesheve me materiale tradicionale si guri natyror, integrimin e blloqeve për këmbësorët, si dhe elementë gjelbërimi dhe lëvizshmërie urbane, për ta kthyer zonën në një pikë referimi sociale dhe turistike./ N.Maho

The post “Shtregu i Ali PashĂ«s”, projekti 40 mln euro i turizmit transformon SalarinĂ«, Gusmarin e Progonatin appeared first on Revista Monitor.

Tregu i banesave nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« 2025 dhe pritshmĂ«ritĂ« pĂ«r 2026 – AnalizĂ« e Duashpi.al

Tregu i banesave nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« 2025 dhe pritshmĂ«ritĂ« pĂ«r 2026 – AnalizĂ« bazuar nĂ« tĂ« dhĂ«nat e Duashpi.al

Viti 2025 ka sjellĂ« njĂ« pamje mĂ« tĂ« qartĂ« tĂ« tregut tĂ« banesave nĂ« ShqipĂ«ri, duke theksuar ndarjen mes tregut masiv tĂ« apartamenteve dhe atij premium tĂ« vilave. TĂ« dhĂ«nat e pĂ«rpunuara nga Duashpi.al – portali me i madh nĂ« ShqipĂ«ri dedikuar pronave, tregojnĂ« njĂ« treg mĂ« tĂ« maturuar, ku çmimi dhe pĂ«rballueshmĂ«ria po luajnĂ« njĂ« rol gjithnjĂ« e mĂ« vendimtar.

Apartamente, shtëpi dhe garsoniere: treg aktiv, por i ndjeshëm ndaj çmimit

Në tregun e qirasë, Tirana vijon të udhëheqë me një çmim mesatar rreth 765 euro në muaj, ndërsa çmimi median (vlera mesatare qendrore) mbetet 600 euro. Kjo diferencë tregon se kërkesa reale përqendrohet kryesisht në segmentin e mesëm, ndërkohë që një numër më i vogël pronash premium e shtyjnë mesataren më lart.

Durrësi dhe Vlora paraqiten me çmime mediane (vlera mesatare qendrore) më të ulëta, rreth 400 euro, ndërsa mesatarja ndikohet nga qiratë sezonale. Kjo reflekton një treg të ndarë mes qirasë afatgjatë për banim dhe asaj afatshkurtër me orientim turistik.

NĂ« tregun e shitjes, Tirana shfaq njĂ« çmim median (vlera mesatare qendrore) rreth 150.000 euro, ndĂ«rsa mesatarja Ă«shtĂ« mĂ« e lartĂ«, duke reflektuar ndikimin e pronave mbi mesataren. DurrĂ«si ofron çmime mĂ« tĂ« pĂ«rballueshme, me çmim median (vlera mesatare qendrore) rreth 94.500 euro, duke u pozicionuar si alternativĂ« pĂ«r blerĂ«sit qĂ« kĂ«rkojnĂ« raport mĂ« tĂ« mirĂ« çmim–cilĂ«si.

Qytete si Kamza, Kavaja dhe Lezha ruajnë çmime mediane (vlera mesatare qendrore) më të ulëta, nga 80.000 deri në 100.000 euro, duke reflektuar tregje më lokale dhe të orientuara drejt banimit familjar. Në kontrast, Vlora dhe Saranda shfaqin çmime mediane (vlera mesatare qendrore) dukshëm më të larta, nga 160.000 deri në 186.000 euro, si pasojë e kërkesës turistike dhe investimeve bregdetare.

Vilat: segment premium dhe i orientuar drejt investimit

Tregu i vilave në 2025 konfirmohet si segment i veçantë dhe i kufizuar, me çmime shumë mbi tregun e apartamenteve. Në Tiranë, qiraja mesatare për vila arrin rreth 2.530 euro në muaj, ndërsa çmimi median (vlera mesatare qendrore) është rreth 1.500 euro, çka tregon se kërkesa reale mbetet e përqendruar në një segment të ngushtë me buxhet të lartë.

Në shitje, Tirana paraqet çmime mediane (vlera mesatare qendrore) rreth 600.000 euro, ndërsa Durrësi rreth 500.000 euro, duke u pozicionuar si alternativa urbane dhe bregdetare për blerësit premium. Vlora shfaq nivelin më të lartë të çmimeve për vila, me çmim median (vlera mesatare qendrore) rreth 1.000.000 euro, duke reflektuar orientimin e fortë drejt investimeve turistike dhe pronave ekskluzive.

ÇfarĂ« sinjalizon tregu pĂ«r 2026?

Të dhënat sugjerojnë se në vitin 2026:

  • QiratĂ« pĂ«r banesa do tĂ« mbeten tĂ« forta, veçanĂ«risht nĂ« TiranĂ«, pĂ«r shkak tĂ« hendekut mes kostos sĂ« qirasĂ« dhe çmimit tĂ« blerjes.
  • Tregu i shitjes sĂ« banesave do tĂ« jetĂ« mĂ« selektiv, me likuiditet mĂ« tĂ« lartĂ« pĂ«r pronat e segmentit tĂ« mesĂ«m dhe presion pĂ«r negociim nĂ« segmentin e lartĂ«.
  • Vilat do tĂ« mbeten treg i veçantĂ«, me kĂ«rkesĂ« tĂ« pĂ«rqendruar nĂ« zona specifike urbane dhe turistike, ku vendndodhja dhe cilĂ«sia do tĂ« jenĂ« faktorĂ«t kryesorĂ« vendimmarrĂ«s.

Përfundim

Në vitin 2025, tregu i banesave në Shqipëri shfaq një strukturë më të qartë dhe më të diferencuar se në vitet e mëparshme. Për vitin 2026, pritet një vazhdimësi e këtij trendi, ku përballueshmëria do të udhëheqë tregun masiv të banesave, ndërsa segmenti premium do të vazhdojë të funksionojë si treg investimi i specializuar.

Për të parë shtëpi me qera ose shtëpi në shitje vizitoni portalin duashpi.al.

 

 

 

The post Tregu i banesave nĂ« ShqipĂ«ri nĂ« 2025 dhe pritshmĂ«ritĂ« pĂ«r 2026 – AnalizĂ« e Duashpi.al appeared first on Revista Monitor.

Prezantohet platforma për eksportet, Rama: Bizneset do mbështeten në transformim 

Kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me sipërmarrësit prezantoi ExportON një platformë të re për eksportuesit, e cila do të matë indikatorë të ndryshëm nga aktiviteti i përditshëm i kompanive dhe lëvizjet vjetore të eksporteve, duke ndihmuar sipërmarrësit dhe qeverinë të marrë vendime më të informuara për politikat e sektorit të eksportit.

Gjatë fjalës së tij kryeministri Edi Rama theksoi rëndësinë e transformimit në sektorin e manifakturës.

“NĂ« sektorin e manifakturĂ«s, shndĂ«rrimi i disa kompanive nga fosoneria e thjeshtĂ« nĂ« cikĂ«l tĂ« mbyllur na ka dhĂ«nĂ« njĂ« provĂ« tĂ« qartĂ« qĂ« kush nuk pret qĂ« vazhdimĂ«sia e sipĂ«rmarrjes t’i garantohet nga oksigjeni i shtetit, por beson vetĂ« transformim vetĂ«, fiton.

Fokus janë kompanitë që krijojnë vlerë të shtuar dhe që pranojnë sfidën e transformimit. Një prioritet tjetër janë agropërpunuesit: sa më shumë produkte të përpunohen dhe të futen në kanalet e eksportit, aq më shumë rritet vlera e shtuar. Shqipëria ka një rrjet të konsoliduar për grumbullimin e produkteve bujqësore, duke lehtësuar procesin e përpunimit.

RĂ«nia e barrierave dhe procedurave ka ulur kostot, por disa çështje kĂ«rkojnĂ« kohĂ« pĂ«r t’u diskutuar”.

Kryeministri Edi Rama u ndal edhe në ecurinë e kreditimit të bizneseve nëpërmjet Garancisë Sovrane.

“Ka njĂ« çështje qĂ« do tĂ« duhet kohĂ« mĂ« e gjatĂ« pĂ«r t’u diskutuar, pasi kemi vendosur instrumente tĂ« rinj financiare pĂ«r eksportuesit, duke ulur riskun pĂ«rballa bankave. Thithja e kĂ«tyre fondeve Ă«shtĂ« shumĂ« e ulĂ«t nga çfarĂ« do tĂ« donim tĂ« ishte.

Qoftë me linjën e kreditimit të Bankës së Shqipërisë dhe me atë të Bankës Shqiptare së Zhvillimit do të fillojmë të adresojmë

Linja e kreditimit tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ« Ă«shtĂ« pa limit, por jemi larg thithjes sĂ« fondeve tĂ« para tĂ« vĂ«na nĂ« dispozicion”.

Kryeministri Rama foli edhe për rëndësinë e investimeve të sipërmarrjes te burimet njerëzore.

“PĂ«rpara disa vitesh u publikua njĂ« listĂ« e kompanive mĂ« tĂ« mĂ«dha globale dhe ecja e tyre nĂ« 10 vite. Ishte njĂ« pasqyrĂ« e jashtĂ«zakonshme pĂ«r tĂ« parĂ« investimet nĂ« burimet njerĂ«zore. TĂ« gjitha kompanitĂ« qĂ« nĂ« fillim tĂ« 10 viteve kishin investuar mĂ« pak nĂ« burime kishin ardhur me rĂ«nie, sesa ato qĂ« kishin investuar mĂ« shumĂ«. NĂ« fillim duket sikur jep, por ai tĂ« kthen atĂ« qĂ« fiton disafish”, pohoi Rama.

Ibrahimaj: Eksportet dhe prodhimi vendas, në qendër të modelit të ri të zhvillimit ekonomik

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj gjatë fjalës së saj theksoi se ekonomia shqiptare ka shënuar përmirësime të qëndrueshme vitet e fundit, me rritje të prodhimit të brendshëm bruto, investimeve, punësimit dhe pagave, duke reflektuar një klimë pozitive për biznesin dhe sektorin privat.

Megjithatë, ajo vuri në dukje nevojën për transformimin e strukturës ekonomike, duke kaluar nga një ekonomi e mbështetur kryesisht në shërbime dhe konsum vendas, drejt një modeli të bazuar në investime, eksporte dhe rritje të produktivitetit.

Ministrja Ibrahimaj nënvizoi se, pavarësisht rritjes së eksporteve shqiptare në vitet e fundit, struktura e tyre dominohet nga shërbimet, ndërsa eksportet e mallrave kanë nevojë për mbështetje më të fortë, për shkak të lidhjes së drejtpërdrejtë me kapacitetin prodhues dhe industrializimin e vendit.

Në këtë kuadër, ministrja bëri të ditur, se gjatë vitit 2026 do të miratohet një politikë e re industriale për nxitjen e prodhimit vendas.
Fokusi i fjalës së ministres ishte Programi për Nxitjen e Eksporteve, i miratuar në dhjetor të vitit të kaluar, i cili mbështetet në katër shtylla kryesore: ndërgjegjësimin dhe promovimin, thjeshtimin dhe digjitalizimin e procedurave, harmonizimin e standardeve me Bashkimin Europian dhe instrumentet financiare.

NĂ« kĂ«tĂ« kuadĂ«r, ajo vlerĂ«soi rolin e AIDA-s dhe platformĂ«s Eksport On nĂ« rritjen e ndĂ«rgjegjĂ«simit dhe informimit tĂ« bizneseve, si dhe njoftoi se gjatĂ« kĂ«tij viti do tĂ« miratohet ligji pĂ«r “Made in Albania”, i cili synon ndĂ«rtimin dhe promovimin e markĂ«s kombĂ«tare, nĂ« pĂ«rputhje me standardet e Bashkimit Europian.

“GjatĂ« kĂ«tij viti, ne do tĂ« hartojmĂ« dhe miratojmĂ« ligjin pĂ«r “Made in Albania”, i cili do tĂ« ndihmojĂ« ndĂ«rtimin e markĂ«s, marketingun brenda dhe jashtĂ« vendit, si dhe njohjen dhe mbrojtjen e produktit, duke krijuar standarde nĂ« pĂ«rputhje me ato tĂ« Bashkimit Europian.

Komponenti i dytë lidhet me thjeshtimin dhe digjitalizimin e procedurave. Ne kemi pasur që në fillim një vizion të qartë për digjitalizimin e plotë të procedurave dhe, prej disa vitesh, po punojmë me një projekt të Bankës Botërore për lehtësimin e tregtisë, kryesisht në pikat kufitare dhe në doganat shqiptare. Së shpejti do të çelet dritarja e vetme unike, ku të gjithë operatorët shtetërorë dhe bizneset do të kenë një pikë të vetme kontakti, pa qenë nevoja të kalojnë nga institucioni në institucion.

Në vijim, me fazën e dytë të projektit të Bankës Botërore, do të trajtohen edhe tranziti, autoritetet portuale dhe infrastruktura e cilësisë, e domosdoshme për përgatitjen e eksportuesve shqiptarë drejt tregut të përbashkët europian.

Komponenti i tretë lidhet me harmonizimin e standardeve me tregun e përbashkët europian. Brenda tremujorit të parë të vitit do të lançohet programi kombëtar për mbështetjen e biznesit në procesin e integrimit europian, që do të fokusohet në ndërgjegjësim, informim, rritje kapacitetesh dhe financim për arritjen e standardeve dhe nxitjen e eksporteve.
Shtylla e katërt lidhet me instrumentet financiare.

Banka e Zhvillimit, ligji i sĂ« cilĂ«s u miratua vitin e kaluar, do tĂ« luajĂ« njĂ« rol kyç jo vetĂ«m nĂ« financimin dhe modernizimin e industrisĂ« shqiptare, por edhe si agjenci eksporti pĂ«r sigurimin e eksporteve, duke ulur kostot dhe riskun pĂ«r eksportuesit. PĂ«rmes saj do tĂ« shfrytĂ«zohen edhe instrumentet e Bashkimit Europian pĂ«r nxitjen e prodhimit vendas dhe aksesin e markĂ«s “Made in Albania” nĂ« tregjet europiane dhe tĂ« Ballkanit PerĂ«ndimor.

TĂ« gjitha kĂ«to nisma synojnĂ« fuqizimin e biznesit shqiptar. Po aq tĂ« rĂ«ndĂ«sishme janĂ« edhe instrumentet e dialogut, tĂ« cilat na ndihmojnĂ« tĂ« kuptojmĂ« problemet reale tĂ« bizneseve dhe t’i pĂ«rkthejmĂ« ato nĂ« politika konkrete mbĂ«shtetĂ«se. NĂ«pĂ«rmjet AIDA-s dhe strukturave tĂ« MinistrisĂ« sĂ« EkonomisĂ« dhe Inovacionit, do tĂ« vijojmĂ« tĂ« ngremĂ« grupe pune pĂ«r tĂ« identifikuar dhe zgjidhur problematikat”, tha Ibrahimaj.

Ministrja theksoi gjithashtu rëndësinë e digjitalizimit të procedurave tregtare, përmes çeljes së dritares së vetme unike për eksportuesit dhe zbatimit të projekteve të Bankës Botërore për lehtësimin e tregtisë. Ajo njoftoi se do të lançohet së shpejti edhe programi kombëtar për mbështetjen e biznesit në procesin e integrimit europian, me fokus në rritjen e kapaciteteve dhe financimin për arritjen e standardeve.

Një rol kyç në mbështetjen e eksporteve do të luajë edhe Banka e Zhvillimit, e cila do të shërbejë si instrument për financimin, modernizimin e industrisë dhe sigurimin e eksporteve, duke ulur kostot dhe riskun për bizneset shqiptare.

Në përfundim, Ministrja Ibrahimaj theksoi rëndësinë e dialogut të vazhdueshëm me biznesin dhe garantoi se shqetësimet e tyre do të përkthehen në politika konkrete mbështetëse, me synimin që bizneset shqiptare të jenë më konkurruese dhe të përfitojnë nga aksesimi i tregut të përbashkët europian.

The post Prezantohet platforma për eksportet, Rama: Bizneset do mbështeten në transformim  appeared first on Revista Monitor.

Bizneseve u sos durimi, asnjë reagim nga financat dhe AKSHI për bllokimin e SelfCare

Prej më shumë se dy javësh bizneset po përballen me probleme të shumta në mbarëvajtjen e aktivitetit të tyre për shkak të mosfunksionimit të sistemit self-care, që menaxhohet nga E-Albania.

Edhe gjatë ditës së sotme, ekonomistët e subjekteve raportojnë vështirësi në hyrjen në këtë sistemi, që bie shumë shpesh.

Gjatë ditës së djeshme Aleanca e Profesionistëve të Lirë (APL) , që përfaqëson anëtarë në sektorë të ndryshëm në Shqipëri, iu drejtua Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (DPT) dhe Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) me një shkresë në lidhje me problematikat e përsëritura në sistemin e fiskalizimit, të cilat po sjellin bllokime serioze në aktivitetin ekonomik dhe rrisin riskun e penaliteteve ndaj bizneseve për shkaqe që nuk burojnë nga subjektet tatimpaguese.

ALP shkresë zyrtare tatimeve e AKSHI: Na keni bllokuar aktivitetin zgjidhni problemin e fiskalizimit

 

APL kërkoi zgjidhje, udhëzim dhe garanci që bizneset të mos mbajnë kosto dhe përgjegjësi për një problem jashtë kontrollit të tyre, por ata thonë se deri tani nuk kanë marrë asnjë reagim as nga financat, as nga AKSHI.

Problemet që po hasin bizneset janë të shumta:

-Të vetëpunësuarit e vetëm përdorin sistemin self-care për fiskalizimin e faturave, pasi ky shërbim atyre u ofrohet pa pagesë, ndryshe nga bizneset e tjera që janë të detyruara të marrin shërbimin e kompanive private të programeve fiskale. Si rrjedhojë e mosfaturimit, bizneset nuk po arrijnë të marrin të ardhurat mujore.

Rënia e e-Albania, të vetëpunësuarit nuk po marrin pagesat, ka biznese që nuk po paguajnë faturat

Probleme të tjera janë mosregjistrimi i certifikatës së re të fiskalizimit, mosfiskalizim për faturat e importit apo moskryerja e rakordimeve të faturave të kontrollit me ato të sistemit.

APL ka paralajmëruar se këto bllokime po sjellin pasoja të drejtpërdrejta në ndërprerje të punës dhe vonesa në faturim dhe arkëtime; Kosto shtesë operative (kohë, staf, suport teknik, humbje klientësh); apo dhe Ekspozim ndaj gjobave dhe penaliteteve për afate që bizneset nuk i kontrollojnë;

Madje kjo situatë ndikon negativisht dhe në arkëtimet tatimore, ka paralajmëruar APL.

Bizneset mbeten në pritje të zgjidhjes së problemit, apo të paktën të ketë transparencë nga institucionet se kur do të bëhet funksional sistemi self-care, që është shumë i rëndësishëm për mbarëvajtjen e aktivitetit të subjekteve.

Monitor ka mësuar më herë nga burime jo zyrtare se një kombinim faktorësh problematikë, nga zvarritja e tenderit të fiskalizimit, te përdorimi i zgjidhjeve open-source pa kontroll teknik nga AKSHI dhe dorëheqjet masive të teknikëve pas nisjes së hetimeve të SPAK , ka paralizuar shërbimet e e-qeverisjes, veçanërisht ato që përdorin bizneset.

 

Dobësitë teknike që shembën e-albania

 

 

The post Bizneseve u sos durimi, asnjë reagim nga financat dhe AKSHI për bllokimin e SelfCare appeared first on Revista Monitor.

Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante: Shqipëria sa 52% e mesatares së BE

Qoftë për pjatat e famshme të djathrave në Francë apo për pjatat me makarona në Itali, Europa u ofron turistëve një gamë ushqimesh të njohura në mbarë botën.

Çmimet nĂ« hotele dhe restorante ndryshojnĂ« nga njĂ« vend nĂ« tjetrin nĂ« kontinent, por ku shkon mĂ« larg paraja juaj?

Europa është shtëpia e shumë prej destinacioneve turistike më ikonike në botë, që nga pamjet kodrinore të Lisbonës deri te Kulla Eifel në Francë.

MegjithatĂ«, kostoja e njĂ« nate qĂ«ndrimi nĂ« kontinent mund tĂ« jetĂ« e kripur — çka do tĂ« thotĂ« se udhĂ«tarĂ«t duhet tĂ« jenĂ« tĂ« kujdesshĂ«m kur kĂ«rkojnĂ« oferta.

Për ata që duan të krahasojnë kostot mes vendeve, treguesi i nivelit të çmimeve i Eurostat-it për restorantet dhe hotelet mund të jetë i dobishëm.

Mesatarja e BE-sĂ« Ă«shtĂ« vendosur nĂ« 100. Kjo do tĂ« thotĂ« se, nĂ«se restorantet dhe hotelet kushtojnĂ« mesatarisht 100 euro nĂ« BE, treguesi tregon sa do tĂ« kushtonte e njĂ«jta “shportĂ«â€ shĂ«rbimesh nĂ« secilin vend.

Një tregues mbi 100 do të thotë se një destinacion është më i shtrenjtë se mesatarja e BE-së, ndërsa një tregues nën 100 tregon se ai është më i lirë se mesatarja.

Ky është një tregues indeksi, jo një vlerë monetare reale, që do të thotë se shërben vetëm si pikë reference për krahasim.

Sipas të dhënave më të fundit nga Eurostat, Zvicra është vendi më i shtrenjtë për restorante dhe hotele mes 37 vendeve Europiane.

Një shportë standarde e këtyre shërbimeve kushton 171 euro në Zvicër, ose 71% më shumë se mesatarja e BE-së.

Në skajin tjetër qëndron Maqedonia e Veriut, vendi më i lirë, me çmime 50% nën mesataren e BE-së, ose rreth 50 euro. Shqipëria renditet e parafundit, me çmime 52 pwr qind nën mesataren e Bashkimit Europian.

Mes vendeve të BE-së, Danimarka është më e shtrenjta për restorante dhe hotele. Një shportë standarde kushton aty 148 euro, ose 48% mbi mesataren e BE-së.

Bullgaria është vendi më i lirë në BE, me një shportë shërbimesh që kushton gjithsej 53 euro.

Dallime rajonale

Vendet nordike janë përgjithësisht më të shtrenjta për restorante dhe hotele, ndërsa edhe vendet e Europës Perëndimore priren të jenë mbi mesataren.

Irlanda, Holanda, Belgjika, Gjermania dhe Franca janë të gjitha në ose mbi pragun referues prej 100 eurosh të BE-së.

Në të kundërt, Europa Lindore dhe Ballkani ndodhen dukshëm nën mesataren prej 100 eurosh të BE-së.

Në Europën Jugore, Portugalia, Spanja dhe Greqia janë dukshëm më të lira se mesatarja e BE-së, megjithëse Italia spikat si përjashtim./ Euronews

 

The post Vendet më të shtrenjta dhe më të lira për hotele e restorante: Shqipëria sa 52% e mesatares së BE appeared first on Revista Monitor.

Hapet segmenti më i fundit i autostradës së Korridorit Morava në Serbi

Bechtel dhe partneri i tij turk ENKA hapën së fundmi një segment të ri të autostradës së Korridorit Morava në Serbi, njoftuan zyrtarët, duke e çuar gjatësinë e autostradës së përfunduar në 71 kilometra nga një total i planifikuar prej 112 kilometrash nëpër Serbinë qendrore.

Segmenti i sapo pĂ«ruruar, Seksioni 6, lidh BashkinĂ« e KraljevĂ«s, njĂ« qendĂ«r industriale nĂ« luginĂ«n e MoravĂ«s PerĂ«ndimore, me qytetin termal pranĂ« Vrnjačka Banja. Presidenti i SerbisĂ«, Aleksandar Vučić, mori pjesĂ« nĂ« ceremoni sĂ« bashku me zyrtarĂ« tĂ« lartĂ«, partnerĂ«t e projektit dhe pĂ«rfaqĂ«sues lokalĂ«.

Korridori Morava është projekti më i madh i vetëm infrastrukturor që po zbatohet aktualisht në Serbi. Kur të përfundojë, synohet të lidhë pjesë të Serbisë qendrore me Korridoret Paneuropiane X dhe XI, të shkurtojë kohën e udhëtimit, të përmirësojë sigurinë rrugore dhe të mbështesë zhvillimin ekonomik rajonal. Mbështetësit e projektit thonë se rruga do të përfshijë 79 ura, 13 nyje lidhëse dhe deri në 1,000 kilometra kabllo me fibra optike për të mundësuar menaxhim inteligjent të trafikut, si kufizime shpejtësie në kohë reale dhe njoftime të menjëhershme sigurie.

Skema përfshin gjithashtu punime të mëdha për rregullimin e lumenjve dhe mbrojtjen nga përmbytjet përgjatë Moravës Perëndimore. Planet parashikojnë rreth 36 kilometra rregullim të shtratit të lumit dhe 26 kilometra diga, me argjinatura, mbrojtje nga gërryerja dhe devijime të lumit që synojnë të mbrojnë autostradën dhe komunitetet përreth nga përmbytjet sezonale, një problem i përsëritur në këtë luginë.

Drejtori i pĂ«rgjithshĂ«m i Bechtel pĂ«r ndĂ«rtimet e rĂ«nda civile, Mark Allison, tha: “Çdo kilometĂ«r i ri i Korridorit Morava forcon korridoret tregtare tĂ« SerbisĂ« dhe lidh mĂ« shumĂ« komunitete me mundĂ«si. Bechtel Ă«shtĂ« krenare qĂ« po krijon vende pune, po zhvillon aftĂ«si dhe po dorĂ«zon infrastrukturĂ«n e mbrojtjes nga pĂ«rmbytjet qĂ« do tĂ« mbĂ«shtesĂ« rajonin pĂ«r dekada me radhĂ«â€.

Kompania po e realizon autostradën në një sipërmarrje të përbashkët me ENKA; financimi për korridorin në tërësi kombinon fonde shtetërore serbe me mbështetje ndërkombëtare, veçanërisht nga Bashkimi Europian.

 

The post Hapet segmenti më i fundit i autostradës së Korridorit Morava në Serbi appeared first on Revista Monitor.

Kosova nuk përfiton asgjë nga 171 milionët e BE, paralajmërohen edhe humbje të tjera

Kosova nuk ka përfituar asnjë cent nga mbështetja prej 171 milionë eurosh sa Komisioni Evropian ka ndarë për zhvillimin e infrastrukturës dhe forcimin e sektorit privat në Ballkanin Perëndimor. Njohësit e ekonomisë paralajmërojnë se mund të ketë edhe humbe të tjera.

 

Komisioni Europian ka njoftuar për mbështetje prej 171 milionë eurosh për nxitjen e zhvillimit të infrastrukturës dhe rritjes së sektorit privat në Ballkanin Perëndimor.

Megjithatë, nga këto fonde nuk do të përfitojë Kosova.

“Sa i pĂ«rket KosovĂ«s, ajo ende nuk ka pĂ«rmbushur kushtet ligjore pĂ«r tĂ« pranuar pagesa, pasi qĂ« ende nuk ka ratifikuar MarrĂ«veshjen e KredisĂ« dhe Fondeve nĂ« kuadĂ«r tĂ« Instrumentit pĂ«r Reforma dhe Rritje pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor. Prandaj, Kosova nuk mund tĂ« pĂ«rfitojĂ« nga fondet e kĂ«tij instrumenti. Ne shpresojmĂ« se kjo çështje tĂ« zgjidhet shpejt”.

Nga kjo shumë e ndarë për nxitje të zhvillimit në Ballkanin Perëndimor, 94.7 milionë euro janë të dedikuara për investime infrastrukturore, 76.3 milionë euro për mbështetjen e sektorit privat, ndërsa 2.9 milionë euro janë ndarë për katër projekte të asistencës teknike në Shqipëri dhe Bosnje e Hercegovinë.

Këto projekte janë të orientuara drejt përgatitjes së investimeve të ardhshme në sektorët e energjisë, furnizimit me ujë, inovacionit dhe kërkimit.

Sipas njoftimit të KE-së, fondet e ndara për projektet infrastrukturore pritet të mobilizojnë gjithsej 263 milionë euro investime përmes shtatë projekteve në sektorë me prioritet, përfshirë digjitalizimin, energjinë e pastër, kapitalin njerëzor, transportin dhe mbrojtjen e mjedisit.

Projektet përfshijnë vendosjen e infrastrukturës së internetit me brez të gjerë në Shqipëri, përmirësimin e sistemit të transmisionit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut, si dhe ndërtimin dhe rinovimin efikas energjetik të objekteve arsimore në Maqedoni të Veriut dhe Mal të Zi.

Sipas KE-së, projektet do të zbatohen nga partnerët e Ballkanit Perëndimor në bashkëpunim me institucionet financiare ndërkombëtare.

“Investimi te partnerĂ«t tanĂ« nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor Ă«shtĂ« thelbĂ«sor pĂ«r afrimin e tyre me Bashkimin Evropian. MĂ« shumĂ« se dy vjet pas miratimit tĂ« Planit tĂ« Rritjes pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor, kemi punuar – pĂ«rfshirĂ« edhe pĂ«rmes KornizĂ«s sĂ« Investimeve pĂ«r Ballkanin PerĂ«ndimor – pĂ«r t’i shndĂ«rruar zotimet nĂ« veprime konkrete. Nga pĂ«rmirĂ«simi i infrastrukturĂ«s deri te forcimi i zhvillimit tĂ« biznesit, kĂ«to investime krijojnĂ« mundĂ«si reale pĂ«r qytetarĂ«t dhe e bĂ«jnĂ« BE-nĂ« njĂ« realitet tĂ« prekshĂ«m nĂ« mbarĂ« rajonin”.

Paketa e re e mbështetjes përfshin kontribute investuese nga disa burime financimi të BE-së, përfshirë Instrumentin për Ndihmë të Para-Anëtarësimit (IPA), donatorët bilateralë përmes Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, si dhe Instrumentin për Reforma dhe Rritje.

“Paketa e sotme e financimit pĂ«rfshin projekte investimi dhe projekte tĂ« asistencĂ«s teknike qĂ« u miratuan sot, duke forcuar mĂ« shumĂ« pĂ«rkushtimin e BE-sĂ« ndaj rritjes sĂ« qĂ«ndrueshme dhe ndĂ«rlidhjes rajonale nĂ« Ballkanin PerĂ«ndimor”.

Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës dhe njohësi i ekonomisë, Safet Gërxhaliu, ka theksuar për Monitor se mungesa e këtyre fondeve përbën një goditje serioze për vendin.

Sipas tij, kjo situatë ka ardhur si pasojë e mosplotësimit të kritereve të nevojshme nga Kosova, si dhe faktit që disa nga masat ende nuk janë hequr plotësisht.

“Mosfunksionimi i institucioneve dhe mungesa e qeverisĂ« po vazhdojnĂ« ta godasin ekonominĂ« e vendit. Kjo Ă«shtĂ« njĂ« sinjal i qartĂ« se Kosova nuk Ă«shtĂ« duke ecur nĂ« rrugĂ«n e duhur. Po pĂ«rballemi me pasoja sepse nuk kemi institucione funksionale, nuk kemi stabilitet dhe nuk po ofrojmĂ« asgjĂ« konkrete pĂ«r bashkĂ«sinĂ« evropiane,” ka deklaruar GĂ«rxhaliu.

Ai ka shtuar se është koha që politikanët e Kosovës të zgjohen dhe të shohin realisht çfarë po ndodh me vendin.

“NĂ«se vazhdohet me kĂ«tĂ« avaz tĂ« lĂ«nies anash, Kosova rrezikon tĂ« humbasĂ« edhe miliona euro tĂ« tjera nga fondet qĂ« mund tĂ« ndihmonin zhvillimin ekonomik”.

Pas miratimit nga Bordi Operativ i Kornizës së Investimeve për Ballkanin Perëndimor, projektet mund të kalojnë në fazën e zbatimit. Kjo nënkupton finalizimin e marrëveshjeve të nevojshme me institucionet partnere dhe përfituesit, nisjen e studimeve përgatitore për aktivitetet e asistencës teknike dhe përfundimin e procedurave të domosdoshme për realizimin e projekteve të sektorit privat. Pas përmbylljes së këtyre proceseve, mund të fillojë zbatimi i investimeve që mbështeten nga blloku.

Kosova akoma nuk i ka përmbushur kushtet ligjore, pasi që nuk i ka ratifikuar Marrëveshjen e Kredisë dhe Fondeve në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje.

Kosova ka mbajtur në 12 muajt e fundit dy herë zgjedhje parlamentare, por pas zgjedhjeve të para partitë ishin të zëna me bllokimin e njëra-tjetrës.

Sidoqoftë, nga fondet e miratuara deri tani, 94.7 milionë euro janë ndarë për projekte infrastrukturore, ndërsa 76.3 milionë euro për sektorin privat, e një pjesë më e vogël ndahet edhe për asistencë teknike.

Projektet kryesore përfshijnë: zgjerimin e infrastrukturës në Shqipëri; përmirësimin e sistemit të transmetimit të energjisë elektrike në Maqedoninë e Veriut; ndërtimi dhe rinovimi energjitikisht efikas i objektivave arsimore në Maqedoninë e Veriut dhe Malin e Zi; elektrifikimin e linjës hekurudhore Durrës-Tiranë në Shqipëri; dhe projektin e ujit të pijshëm dhe trajtimit të ujërave të zeza në Bosnjë dhe Hercegovinë.

The post Kosova nuk përfiton asgjë nga 171 milionët e BE, paralajmërohen edhe humbje të tjera appeared first on Revista Monitor.

Kreditimi dhe blerjet e valutës nga BSH, oferta e Lekut po rritet me ritmet më të larta historike

Rritja e ofertës së parasë ka arritur në nivelet më të larta historike. Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të muajit nëntor 2025, rritja vjetore e agregatit monetar M2 ishte 14.5%, nga 5.8% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Agregati M2 është rritur me ritme dyshifrore që prej muajit mars 2025, ndërsa ka arritur nivelin maksimal prej 15.3% në shtator. Në periudhën tetor-nëntor, rritja është reduktuar lehtë në nivelin 14.5%.

Agregati monetar M2 përbëhet nga paraja jashtë bankave dhe depozitat bankare në Lekë, të përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë. Një rritje më e shpejtë e agregatit M2 tregon se në ekonomi po injektohen më shumë para në monedhën kombëtare.

Arsyet e rritjes së shpejtë të ofertës së parasë duket të jenë kryesisht kreditimi me ritme të larta i ekonomisë dhe ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për të frenuar forcimin e monedhës vendase.

Në nëntor 2025, vlera e portofolit të kredisë për ekonominë arriti në 925.2 miliardë lekë, me një rritje prej afërsisht 19 miliardë lekësh krahasuar me tetorin. Me bazë vjetore, kredia i shpejtoi ritmet dyshifrore të rritjes, me 12.2% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rritja e portofolit po mbështetet në masën më të madhe te segmenti i individëve, me një rritje vjetore pranë nivelit të 19.8%. Ndërsa për bizneset rritja ngelet në nivele pak më të ulëta, me 9% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Normat e ulëta të interesit, ecuria e mirë e ekonomisë reale dhe e bilanceve të sektorit bankar kanë mbështetur rritjen me ritme të shpejta të kredisë edhe gjatë vitit 2025.

Ndërkohë, gjatë vitit të kaluar, Banka e Shqipërisë ka rritur më tej blerjet e valutës, në përpjekje për të frenuar rënien e mëtejshme të kursit të këmbimit mes Euros dhe Lekut.

Sipas të dhënave zyrtare të publikuara deri tani, për nëntë muajt e parë të vitit 2025 Banka e Shqipërisë ka blerë gjithsej 825.6 milionë euro në tregun e brendshëm valutor.

Kjo është vlera më e lartë historike e blerjeve të Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për këtë periudhë të vitit. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, blerjet e valutës janë rritur me 52.2%.

Pavarësisht një injektimi më të madh të parasë në ekonomi, inflacioni ngelet poshtë objektivit të Bankës së Shqipërisë. Sipas INSTAT, inflacioni e mbylli vitin 2025 në nivelin 2.3%, në rritje të lehtë nga niveli 2.1% i një viti më parë.

Burimi: BSH

The post Kreditimi dhe blerjet e valutës nga BSH, oferta e Lekut po rritet me ritmet më të larta historike appeared first on Revista Monitor.

Ari vazhdon rritjen, dollari bie ndërsa Trump e minimizon dobësimin e monedhës

Investitorët po tërhiqen nga obligacionet sovrane dhe monedhat, në një përpjekje për të mbrojtur asetet e tyre nga paqëndrueshmëria gjeopolitike.

Çmimet e arit kanĂ« vijuar tĂ« rriten pasi kaluan mĂ« herĂ«t kĂ«tĂ« javĂ« pragun simbolik prej 5,000 dollarĂ«sh, ndĂ«rsa investitorĂ«t po kanalizojnĂ« gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« kapitalin drejt aseteve tĂ« sigurta.

Duke u rritur rreth 4% gjatë ditës, metali u vlerësua mbi 5,300 dollarë të mërkurën në mëngjes në Europë. Në të njëjtën kohë, argjendi u rrit mbi 6%, në 113 dollarë për ons.

Ndryshe nga asetet si aksionet apo obligacionet, metalet e çmuara nuk ofrojnë pagesa interesi apo dividentë, çka do të thotë se tërheqja e tyre qëndron në aftësinë për të ruajtur vlerën me kalimin e kohës, duke vepruar si mbrojtje ndaj inflacionit dhe rënieve ekonomike.

QĂ« nga fillimi i vitit, ari Ă«shtĂ« rritur mbi 20%, ndĂ«rsa investitorĂ«t janĂ« gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« shqetĂ«suar nga tensionet gjeopolitike. MĂ« herĂ«t kĂ«tĂ« javĂ«, Buletini i ShkencĂ«tarĂ«ve AtomikĂ« njoftoi se i ashtuquajturi “Ora e Fundit tĂ« BotĂ«s” (Doomsday Clock) ishte afruar mĂ« shumĂ« se kurrĂ« drejt mesnatĂ«s, qĂ« do tĂ« thotĂ« se ekspertĂ«t besojnĂ« se jemi nĂ« pikĂ«n mĂ« tĂ« afĂ«rt me “shkatĂ«rrimin” qĂ« nga krijimi i orĂ«s. NdĂ«rsa konfliktet vazhdojnĂ« nĂ« Lindjen e Mesme dhe UkrainĂ«, tĂ« shoqĂ«ruara me rritje tensionesh nĂ« SHBA dhe militarizimin e tregtisĂ« globale, investitorĂ«t janĂ« tĂ« etur tĂ« tĂ«rheqin paratĂ« e tyre nga asetet me risk.

Ndërsa dollari zakonisht konsiderohet një investim i sigurt, politikat e paqëndrueshme të administratës Trump kanë nxitur një rënie rreth 10% të monedhës gjatë vitit të fundit.

“Jo, mendoj se Ă«shtĂ« shumĂ« mirĂ«,” u tha Trump gazetarĂ«ve nĂ« Iowa tĂ« martĂ«n, kur u pyet nĂ«se ishte i shqetĂ«suar pĂ«r rĂ«nien e monedhĂ«s. “Shikoni biznesin qĂ« po bĂ«jmĂ«. Dollari po ecĂ«n shumĂ« mirĂ«.”

ÇfarĂ« do tĂ« thotĂ« njĂ« dollar mĂ« i dobĂ«t

Statusi i dollarit si monedhë rezervë globale do të thotë se ai mbahet në sasi të mëdha nga bankat qendrore në mbarë botën dhe dominon transaksionet ndërkombëtare. Nga njëra anë, kjo ul koston e huamarrjes për qeverinë e SHBA-së. Nga ana tjetër, një dollar i fortë do të thotë se produktet amerikane bëhen relativisht më të shtrenjta për klientët e huaj, ndërsa produktet nga jashtë bëhen relativisht më të lira për blerësit në SHBA. Si rezultat, disa nga rrethi i Trump kanë shprehur frustrim për efektin që një dollar i fortë ka mbi konkurrueshmërinë e eksporteve amerikane.

“NĂ« tĂ« kaluarĂ«n e largĂ«t, zakonisht administratat republikane ishin ato qĂ« preferonin njĂ« dollar mĂ« tĂ« dobĂ«t. Mungesa e shqetĂ«simit tĂ« Presidentit Trump pĂ«r dobĂ«simin e dollarit, nĂ« komentet e fundit, do ta ushqejĂ« kĂ«tĂ« teori,” tha analisti i ING, Chris Turner. “Me shumĂ« gjasĂ«, tani do tĂ« ketĂ« sĂ«rish pyetje pĂ«r Scott Bessent lidhur me politikĂ«n e dollarit tĂ« Thesarit tĂ« SHBA-sĂ«,” shtoi ai.

Kur bëhet fjalë për arin, një dollar më i dobët e bën gjithashtu metalin relativisht më të lirë për blerësit e huaj, çka do të thotë se rënia e fundit e monedhës mund të jetë një nga faktorët që po nxit kërkesën për shufra ari.

Vendimi i ardhshëm i Fed

Vendimi i ardhshëm për normat e interesit nga Rezerva Federale po ndikon gjithashtu lëvizjet e tregjeve.

Pas tre uljeve radhazi me nga njĂ« çerek pikĂ« vitin e kaluar, komiteti i bankĂ«s qendrore pritet tĂ« mbajĂ« normĂ«n e tij bazĂ« tĂ« pandryshuar nĂ« intervalin 3.5%–3.75%.

Një vendim i tillë ka të ngjarë të mos i pëlqejë Presidentit Trump, i cili prej kohësh ankohet se komiteti ka qenë shumë i ngadaltë në uljen e normave. Vendimmarrësit në Fed theksojnë se mandati i tyre është të garantojnë stabilitetin e ekonomisë së SHBA-së, çka do të thotë se kërkohet kujdes për të frenuar rreziqet inflacioniste. Nëse presionet e çmimeve injorohen, kjo mund të dobësojë dollarin dhe stabilitetin fiskal të SHBA-së, duke bërë që qeveria të përballet me kosto më të larta huamarrjeje.

KĂ«rcĂ«nimet ndaj pavarĂ«sisĂ« sĂ« bankĂ«s qendrore peshojnĂ« rĂ«ndĂ« mbi takimin e kĂ«saj jave, pasi Departamenti i DrejtĂ«sisĂ« thirri Fed-in me urdhĂ«r gjykate mĂ« herĂ«t kĂ«tĂ« muaj. Veprimi ligjor lidhet me njĂ« hetim penal mbi dĂ«shminĂ« qĂ« kryetari Jerome Powell dha pĂ«r njĂ« rinovim ndĂ«rtese me vlerĂ« 2.5 miliardĂ« dollarĂ«. ËshtĂ« hera e parĂ« qĂ« njĂ« kryetar nĂ« detyrĂ« i Fed hetohet, dhe Powell e ka kritikuar publikisht hetimin si njĂ« pĂ«rpjekje pĂ«r tĂ« ndikuar politikĂ«n monetare.

Mandati i Powell si kryetar pritet të përfundojë në maj, me Presidentin Trump që pritet të nominojë një pasardhës në ditët në vijim. Edhe pse Powell pritet të largohet nga posti kryesor, mbetet e paqartë nëse ai do të marrë vendimin e pazakontë për të qëndruar si guvernator.

SĂ« bashku me taktikat jo konvencionale tĂ« tarifave tĂ« SHBA-sĂ«, kĂ«rcĂ«nimet ndaj pavarĂ«sisĂ« sĂ« Fed kanĂ« nxitur njĂ« sĂ«rĂ« rritjesh tĂ« forta tĂ« yield-eve tĂ« bonove tĂ« thesarit qĂ« nga ardhja e Trump nĂ« pushtet. Krahas rĂ«nies sĂ« dollarit, rritja e yield-eve tĂ« obligacioneve ka shtuar frikĂ«n pĂ«r njĂ« tregti “shit AmerikĂ«n”, me disa analistĂ« qĂ« sugjerojnĂ« se investitorĂ«t po humbasin besimin te bonot, duke ulur çmimet dhe rritur yield-et, ndĂ«rsa investitorĂ«t presin prime mĂ« tĂ« larta.

Rritjet e fundit të yield-eve janë lidhur gjithashtu me perspektivën makroekonomike në Japoni, me disa investitorë që po zhvendosin kapitalin nga asetet amerikane drejt borxhit japonez me yield më të lartë.

Ndërsa modelet ekonomike kohët e fundit kanë devijuar nga norma, prirja standarde është që, kur normat e interesit bien, çmimet e obligacioneve rriten dhe yield-et bien.

Lëvizjet e tregjeve të aksioneve

Duke iu kthyer aksioneve, tregjet financiare në Europë u hapën më poshtë të mërkurën në mëngjes. DAX ra me 0.25%, CAC 40 zbriti 1.08%, IBEX 35 ra 0.74%, FTSE MIB u ul 0.48%, ndërsa FTSE 100 ra 0.28%. Indeksi më i gjerë STOXX Europe 600 ishte poshtë me 0.42%.

Përpara hapjes së tregut në SHBA, kontratat e së ardhmes të Nasdaq u rritën 0.73%, futures të S&P 500 u rritën 0.29%, ndërsa futures të Dow Jones ranë me më pak se 0.1%.

“Disa investitorĂ« kanĂ« vĂ«nĂ« nĂ« dukje prova se fondet kombĂ«tare tĂ« pensioneve po mbrojnĂ« ekspozimin e tyre ndaj dollarit, ndĂ«rsa ruajnĂ« investimet nĂ« letrat me vlerĂ« amerikane qĂ« qĂ«ndrojnĂ« nĂ« themel,” tha Richard Hunter, drejtues i tregjeve nĂ« Interactive Investor.

“Kjo shpjegon pjesĂ«risht pse tregjet kanĂ« vijuar tĂ« ecin mirĂ« pavarĂ«sisht dobĂ«simit tĂ« monedhĂ«s dhe, nĂ« fakt, S&P 500 arriti edhe njĂ« tjetĂ«r rekord tĂ« ri mbylljeje dje.” / Euronews

The post Ari vazhdon rritjen, dollari bie ndërsa Trump e minimizon dobësimin e monedhës appeared first on Revista Monitor.

Lirohet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Doganave Gent Gazheli, kush e zëvendëson

Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, të zhvilluar ditën e sotme, janë miratuar disa ndryshime në drejtimin e institucioneve dhe strukturave shtetërore.

Këshilli i Ministrave njoftoi se ka miratuar në mbledhjen e sotme vendimin për lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave të Gent Gazheli.

Sipas vendimit të qeverisë zoti Gazheli emërohet Zëvendësministër i Mjedisit.

Z. Besmir Beja emërohet Drejtor i Përgjithshëm i Doganave.

Më herët, z. Beja ka mbajtur detyrën e Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Financave.

Ndërkohë, z. Gentian Kerri emërohet Sekretar i Përgjithshëm i Ministrisë së Financave.

The post Lirohet nga detyra drejtori i përgjithshëm i Doganave Gent Gazheli, kush e zëvendëson appeared first on Revista Monitor.

Kredia e dhënë për huamarrës jashtë vendit u rrit 57% vitin e kaluar

Kredia e dhënë nga bankat shqiptare për huamarrësit jashtë vendit u rrit me ritme të shpejta gjatë vitit 2025. Në fundin e muajit nëntor, kredia e dhënë për huamarrës jorezidentë në Shqipëri arriti në afërsisht 71.4 miliardë lekë. Kredia për jorezidentët është rritur me 56.6% krahasuar me një vit më parë.

Kredia për jorezidentët aktualisht ndodhet në nivelet më të larta që prej fillimit të vitit 2018.

Mbështetur në statistikat e Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit nëntor 2025 huaja për jorezidentët përbën rreth 7.2% të portofolit të sektorit bankar, nga rreth 5.3% që zinte një vit më parë.

Kredia e sektorit bankar për jorezidentët i arriti nivelet më të larta historike në mesin e vitit 2017. Megjithatë, edhe në momentin kur kredia jashtë vendit arriti pikun, ajo ishte e kufizuar në pak banka të mëdha të sistemit.

Një pjesë e madhe e kredisë jashtë vendit lidhej sidomos me aktivitetin e degës së BKT në Kosovë. Pasi dega në fjalë u nda nga banka mëmë në Shqipëri, në fillim të vitit 2019, portofoli i saj i nuk u klasifikua më si hua direkte e bankave shqiptare, duke sjellë një rënie të ndjeshme të kredisë së sektorit për jorezidentët.

Aktualisht, Credins Bank ka degë të saj edhe në tregun e Kosovës, që vazhdojnë të konsiderohen si pjesë e bankës mëmë në Shqipëri. Nga pikëpamja statistikore, portofoli i Credins Kosovë klasifikohet si kredi për jorezidentët, megjithëse banka ushtron aktivitet si bankë lokale në Kosovë.

Statistikat nga Shoqata e Bankave të Kosovës tregojnë se portofoli i Credins Kosovë në fund të 9-mujorit 2025 kishte vlerën e 81.6 milionë eurove ose afërsisht 8 miliardë lekëve. Në harkun e një viti, portofoli i kredisë së Credins Kosovë është rritur me gati 13%.

Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia për subjektet jorezidente në pjesën më të madhe është kredi e dhënë për bizneset, e dominuar kryesisht nga maturiteti afatgjatë.

Duke pasur parasysh faktin që, më shumë se gjysma e depozitave të sektorit bankar shqiptar janë në mondhën Euro, kjo krijon hapësira për investimit e tyre edhe jashtë vendit. Investimet në huadhënie ngelen ende në vlera modeste krahasuar me zërat e tjera të aktiveve jorezidente. Investimet e sektorit bankar jashtë vendit dominohen nga letrat me vlerë.

Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit qershor vlera e investimit të sektorit bankar në letra me vlerë të subjekteve jorezidente arriti në 285.1 miliardë lekë, në rritje me 6% krahasuar me një vit më parë.

Ulja e normave të interesit për Euron vitin e kaluar, megjithatë, duket se e ka ngadalësuar investimin në letra me vlerë të emetuesve të huaj, duke nxitur më shumë dhënien e kredive për klientë jorezidentë./ E.Shehu

Burimi: Banka e Shqipërisë

The post Kredia e dhënë për huamarrës jashtë vendit u rrit 57% vitin e kaluar appeared first on Revista Monitor.

Reforma territoriale, Demo: Ndryshimet në bazë të dhënash ekonomike, demografike dhe funksionet

Reforma territoriale e cila do të zërë një peshë të rëndësishme të axhendës së qeverisë këtë vit duke nisur nga Komisioni parlamentar tashmë i ngritur në funksion të saj, nuk do të jetë thjesht ndryshim kufijsh.

Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor Ervin Demo tha se kjo reformë është e rëndësishme të bëhet në bazë të të dhënave për të pasur një qasje sa më të saktë dhe më afatgjatë ndërkohë që duhet të ngrejë baza të forta për procesin e integrimit.

Ai nënvizoi se zhvillimet ekonomike, ndryshimet demografike dhe analizimi i funksioneve të ofruara më mrië e atyre që nuk kanë mundur të ofrohen do të sjellin edhe një panoramë më të qartë për formën që kjo reformë do të marrë.

“Kur flasim pĂ«r reformĂ«n territoriale Ă«shtĂ« njĂ« instrument i rĂ«ndĂ«sishĂ«m qĂ« bashkitĂ« qĂ« nĂ« nisje tĂ« kenĂ« asetet dhe kapacitet e duhura qĂ« nga pikĂ«pamja e rritjes ekonomike tĂ« jenĂ« tĂ« gatshme tĂ« pĂ«rballojnĂ« sfidat. PĂ«r reformĂ«n territoriale kemi njĂ« komision parlamentar, procesi do tĂ« fillojĂ« pĂ«r pak ditĂ« dhe do jetĂ« transparent. Nuk duhet ta perceptojmĂ« si njĂ« proces qĂ« ndryshon kufijtĂ«, reforma territoriale duhet tĂ« bazohet nĂ« tĂ« dhĂ«na, nĂ« eksperiencĂ« qĂ« tashmĂ« e kemi çfarĂ« ka ndodhur nĂ« territor jemi fiks 10 vjet, kush kanĂ« qenĂ« sfidat qĂ« janĂ« ballafaquar, cilat janĂ« funksionet qĂ« bashkitĂ«  arritur tĂ« kryejnĂ« dhe ato qĂ« s’kanĂ« arritur tĂ« ofrojnĂ«.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst tĂ« shihen pse. Besoj qĂ« duhet tĂ« jemi tĂ« sinqertĂ« dhe tĂ« ndĂ«rgjegjshĂ«m sa i takon rĂ«ndĂ«sisĂ« por pĂ«r mĂ«nyrĂ«n sesi do tĂ« menaxhojmĂ« territorin dhe si qytetari do tĂ« jetĂ« interaktiv me institucionet. ShqipĂ«ria ka ndryshime demografike , zhvillimin ekonomik dhe nuk Ă«shtĂ« vĂ«shtirĂ« tĂ« kuptosh qĂ« trendet duhet tĂ« merren nĂ« konsideratĂ« nĂ« reformĂ«n territoriale. Besoj kjo do tĂ« pĂ«rfshije edhe funksionet apo kompetencat por ka nevojĂ« pĂ«r analizĂ« dhe i takon komisionit ta çojĂ« para” tha Demo.

GjatĂ« fjalĂ«s ministri nĂ«nvizoi se pjesa mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme Ă«shtĂ« procesi i integrimit i cili  do tĂ« sjellĂ« shumĂ« sfida pĂ«r tĂ« gjithĂ« aktorĂ«t dhe sektorĂ«t por patjetĂ«r pĂ«r bashkitĂ«. “Procesi i negociatave, axhenda ambicioze qĂ« ne kemi qĂ« tĂ« mbyllim kapitujt deri nĂ« 2027 do tĂ« sjellĂ« njĂ« dallgĂ« tĂ« madhe rregullative qĂ« duhet tĂ« pĂ«rkthehet nĂ« standarde dhe pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« reja pĂ«r bashkitĂ«. Procesi Ă«shtĂ« shumĂ« kompleks dhe bashkitĂ« kanĂ« karakteristikat e tyre qĂ« e bĂ«jnĂ« edhe mĂ« kompleks dhe kemi dhe sfidĂ«n e burimeve njerĂ«zore” tha Demo.

Viti 2026 sipas tij Ă«shtĂ« i pari kur BashkitĂ« do tĂ« administrojnĂ« nĂ« nivel lokal 1.2 miliardĂ« euro nga tĂ« ardhurat e tyre dhe transferuat e buxhetit. Lidhur me zhvillimet e fundit nĂ« territor ai nĂ«nvizoi se 20 milionĂ« euro fond qĂ« ka ardhur si grant nga Emiratet do t’ju kalojĂ« bashkive kryesisht pĂ«r mjete tĂ« rĂ«nda dhe logjistikĂ« pĂ«r t’u fokusuar tek infrastruktura sidomos ajo bujqĂ«sore pĂ«r tĂ« minimizuar situatat e pĂ«rmbytjeve.

Po kështu ai paralajmëroi për standardizim  të Policive Bashkiake duke nisur nga standardi që ato kanë që do të jetë kudo i njëjtë e deri tek rekrutimi që po ashtu do të jetë i unifikuar. Dy nisma të tjera me rëndësi sidomos  në aspektin dixhital janë ajo e ofrimit të shërbimeve lokale online përmes e albania si dhe integrimi i sistemit të menaxhimit të financave AFMIS.

The post Reforma territoriale, Demo: Ndryshimet në bazë të dhënash ekonomike, demografike dhe funksionet appeared first on Revista Monitor.

Aksidentet u ulën me 17.5 për qind në 2025-n, shumica u shkaktuan nga grupmosha 25-34 vjeç

Aksidentet shënuan rënie të numrit gjatë vitit 2025 me një total prej 1375. Kjo shifër është 17.5 për qind më e ulët se ajo e vitit paraardhës. Instituti i Statistikave publikoi shifrat e aksidenteve rrugore ku rezulton se vetëm në dhjetor 2025 ishin 130 aksidente.

“NĂ« muajin dhjetor 2025 janĂ« regjistruar 130 aksidente rrugore, nga tĂ« cilĂ«t 176 persona janĂ« tĂ« aksidentuar (tĂ« vrarĂ« dhe tĂ« plagosur). * (TĂ« dhĂ«nat e publikuara janĂ« paraprake dhe subjekt pĂ«rditĂ«simi). GjatĂ« periudhĂ«s janar – dhjetor 2025, numri i aksidenteve rrugore Ă«shtĂ« ulur me 17,5%, krahasuar kjo me tĂ« njĂ«jtĂ«n periudhĂ« tĂ« njĂ« viti mĂ« pare” thuhet nĂ« publikim.

INSTAT vlerëson se aksidentet rrugore, në 87,7% të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesve të mjeteve ndërkohë që pjesa që dominon si shkaktar i tyre është grupmosha e re.

“Numri mĂ« i lartĂ« i aksidenteve, gjatĂ« kĂ«saj periudhe, Ă«shtĂ« shkaktuar nga grup-mosha 25-34 vjeç, e cila pĂ«rbĂ«n 33,1% tĂ« numrit total tĂ« aksidenteve.

Në muajin dhjetor 2025, numri më i lartë i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatë ditës së premte me 20,0%, ndërsa numri më i ulët i aksidenteve ka ndodhur gjatë ditës së mërkurë dhe të dielë me nga 10,8% secila.

Numri mĂ« i lartĂ« i aksidenteve rrugore ka ndodhur gjatĂ« harkut kohor 14:00 – 17:00, duke zĂ«nĂ« 22,3% tĂ« numrit tĂ« aksidenteve rrugore gjithsej” vlerĂ«son INSTAT.

 

The post Aksidentet u ulën me 17.5 për qind në 2025-n, shumica u shkaktuan nga grupmosha 25-34 vjeç appeared first on Revista Monitor.

Energjia 2025, ERE: U prodhua 8 mln MWh, lĂ«shimi i certifikatĂ«s sĂ« origjinĂ«s “tarifĂ«â€ 0.03 euro/MWh

Enti Rregullator i Energjisë (ERE) vendosi se operatorët që do të marrin certifikatën e origjinës do të duhet të paguajnë një 0.03 euro/MWh.

Në një vendim të miratuar pak ditë më parë Enti argumenton se lëshimi i kësaj certifikate bëhet ndaj subjekteve që prodhojnë energji të rinovueshme. Ky Ent ka përllogaritur se sasia e përafërt e energjisë së prodhuar në vitin e shkuar ishte rreth 8 milionë MWh.

“Sasia e energjisĂ« elektrike e prodhuar nga burimet e rinovueshme tĂ« energjisĂ« elektrike gjatĂ« vitit 2025, bazuar nĂ« tĂ« dhĂ«nat paraprake tĂ« operatorĂ«ve tĂ« rrjetit, pĂ«rllogaritet tĂ« jetĂ« rreth 8 milionĂ« MWh.

Për efekt të përcaktimit të vlerës së detyrimit për lëshimin e certifikatës së garancisë së origjinës për vitin 2026, do të llogaritet bazuar në 50% të sasisë së lartpërmendur ose 4 milionë MWh.

NĂ« bazĂ« tĂ« tĂ« dhĂ«nave tĂ« operatorĂ«ve tĂ« rrjetit pĂ«r prodhimin nga burimet e rinovueshme gjatĂ« vitit 2025, dhe nĂ« zbatim tĂ« nenit 21 tĂ« “Rregullores pĂ«r lĂ«shimin, transferimin, shlyerjen dhe anulimin e garancive tĂ« origjinĂ«s pĂ«r energjinĂ« elektrike tĂ« prodhuar nga burimet e rinovueshme”, Ă«shtĂ« pĂ«rcaktuar sasia e energjisĂ« qĂ« merret nĂ« konsideratĂ« pĂ«r llogaritjen e detyrimit pĂ«r vitin 2026, duke reflektuar qasjen e parashikuar nĂ« Rregullore dhe kushtet aktuale tĂ« tregut” thuhet nĂ« parashtrimin e Entit.

 

Certifikata e garancisë së origjinës

Certifikata e garancisë së origjinës është një dokument që lëshohet nga Enti Rregullator i Energjisë. Ky është një standard i zbatuar edhe në Bashkimin Europian që siguron se një njësi energjie është prodhuar nga burime të rinovueshme energjie pra hidrocentrale, diellore apo eolike.

Certifikata konkretisht tregon burimin e energjisë, vendin e prodhimit, impiantin dhe datën e prodhimit. Kjo ka avantazhet e transparencës por edhe objektivave klimatike që janë vendosur në tregje në funksion të uljes së emetimeve por edhe vlerë për prodhuesit që e disponojnë më shumë në aspektin e reputacionit duke u kthyer në një kusht për bizneset e sektorit.

Certifikata e garancisë së origjinës kërkohet në shumë hallka duke luajtur rol domethënës në bursa ku tregtohet energjia dhe çmimet ndryshojnë./ N.Maho

 

The post Energjia 2025, ERE: U prodhua 8 mln MWh, lĂ«shimi i certifikatĂ«s sĂ« origjinĂ«s “tarifĂ«â€ 0.03 euro/MWh appeared first on Revista Monitor.

Të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara u rritën me 39% në vitin 2025

AAPSK ka regjistruar një rritje të ndjeshme të të ardhurave nga qiradhënia gjatë vitit 2025, duke reflektuar një përmirësim të dukshëm të performancës krahasuar me një vit më parë.

Sipas të dhënave zyrtare, të ardhurat vjetore nga qiradhënia arritën në rreth 221.5 milionë lekë në vitin 2025, nga 159.2 milionë lekë në vitin 2024. Diferenca prej 62.3 milionë lekësh përkthehet në një rritje rreth 39% në bazë vjetore, një tregues i qartë i eficiencës më të lartë në administrimin e pasurive të sekuestruara dhe të konfiskuara.

Analiza mujore tregon se rritja nuk ka qenë sporadike, por e shpërndarë përgjatë gjithë vitit, me disa muaj që kanë dhënë një kontribut veçanërisht të fortë. Mars 2025 rezulton muaji me rritjen më të madhe krahasuar me të njëjtin muaj të vitit 2024, me një diferencë prej 11.8 milionë lekësh. Një tjetër muaj me performancë shumë të mirë është Qershori, ku të ardhurat u rritën me rreth 8 milionë lekë, ndërsa Dhjetori shënoi gjithashtu një rritje prej 7.5 milionë lekësh, duke e mbyllur vitin me nivelin më të lartë mujor të të ardhurave.

Në muajin e fundit të vitit të kaluar, të ardhurat arritën në 23.2 milionë lekë, ndërsa edhe Shtatori dhe Korriku ishin muaj me të ardhura të konsiderueshme nga qiradhënia. Kjo ecuri sugjeron jo vetëm rritje të vlerës së arkëtimeve, por edhe një planifikim më të mirë dhe një shfrytëzim më efektiv të portofolit të pasurive të administruara.

Rritja e të ardhurave nga qiradhënia lidhet drejtpërdrejt me përmirësimin e praktikave të mirëmenaxhimit, rritjen e transparencës dhe profesionalizmit në administrimin e aseteve publike që burojnë nga proceset e sekuestrimit dhe konfiskimit. AAPSK ka arritur të kthejë këto pasuri në burime konkrete financiare për buxhetin e agjencisë.

Një pjesë e këtyre të ardhurave është përdorur gjithashtu për të mbështetur drejtpërdrejt agjencitë ligjzbatuese, në funksion të forcimit të kapaciteteve të tyre në luftën kundër krimit të organizuar.

Financimi i pajisjeve, logjistikës apo nevojave të tjera operacionale për institucione të drejtësisë dhe rendit publik përbën një element thelbësor në misionin e AAPSK.

NĂ« kĂ«tĂ« kontekst, tĂ« ardhurat nga qiradhĂ«nia nuk pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« thjesht njĂ« tregues financiar, por edhe njĂ« instrument politikash publike, qĂ« lidh drejtpĂ«rdrejt mirĂ«administrimin e pasurive me forcimin e shtetit ligjor. Performanca e vitit 2025 konfirmon se njĂ« menaxhim aktiv, transparent dhe i orientuar drejt rezultateve mund tĂ« prodhojĂ« njĂ« impakt tĂ« shumĂ«fishtĂ« – financiar, institucional dhe shoqĂ«ror.

The post Të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara u rritën me 39% në vitin 2025 appeared first on Revista Monitor.

Yield-i i bonove 12-mujore prek nivelin më të ulët që prej 2022

Yield-i i bonove 12-mujore të thesarit pësoi rënie në ankandin e kësaj jave dhe preku nivelin më të ulët në pothuajse katër vitet e fundit.

Sipas informacionit nga Banka e Shqipërisë, yield-i mesatar i ponderuar zbriti në 2.4%, nga 2.47% që kishte qenë në ankandin e mëparshëm. Nga 8 miliardë lekë që kishte qenë shuma e shpallur për financim nga Ministria e Financave, vlera totale e kërkesave në ankand arriti në 12.79 miliardë lekë. Ministria e Financave vendosi ta rrisë shumë e emetimit në 8.19 miliardë lekë.

Yield-i shënuar në këtë ankand është më i ulëti, që prej muajit maj të vitit 2022. Kjo periudhë shënonte muajt e parë të rritjes së normave të interesit, pas goditjes së fortë inflacioniste në pasoi fillimin e luftës në Ukrainë.

Viti 2026 duket se ka nisur me ulje të mëtejshme të yield-eve të titujve qeveritarë. Një tendencë e tillë madje ka prekur edhe instrumentet më afatgjata, që në gjysmën e dytë të 2025 kishin regjistruar një korrektim në rritje të yield-eve.

Deri tani, as rritja sezonale e kërkesës për financim nga qeveria shqiptare në tregun e brendshëm financiar. Tremujori i parë i vitit është ka edhe përqendrimin më të larta të huamarrjes së qeverisë në tregun e brendshëm financiar. Për këtë arsye, në përgjithësi ndodh që yield-et të shënojnë një korrektim të lehtë në rritje krahasuar me nivelet e vitit paraardhës.

Sipas kalendarit të emetimeve të Ministrisë së Financave, për tremujorin e parë 2026 huamarrja e planifikuar do të ketë vlerën e 134 miliardë lekëve, në rritje me 1.1% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Kjo shumë përbën më shumë se 35% e vlerës totale vjetore të emetimeve të parashikuara në tregun e brendshëm nga qeveria shqiptare.

Pavarësisht rritjes së shumës së emetimeve, yield-et po bien më tej. Në terma relativë, të matura në raport me normën bazë të interesit, yield-et madje kanë prekur nivelet më të ulëta historike.

Rënia e yield-eve mund të shpjegohet në një masë të madhe me likuiditetin e lartë në tregun e brendshëm financiar.

Statistikat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se në fund të vitit të kaluar rritja e ofertës së parasë ka prekur nivelet më të larta historike. Në nëntor 2025, vjetore e agregatit monetar M2 ishte 14.5%, nga 5.8% që kishte qenë në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Agregati M2 është rritur me ritme dyshifrore që prej muajit mars 2025, ndërsa ka arritur nivelin maksimal prej 15.3% në shtator.

Agregati monetar M2 përbëhet nga paraja jashtë bankave dhe depozitat bankare në Lekë, të përfshira në përkufizimin e parasë së gjerë dhe një rritje më e shpejtë e tij tregon se në ekonomi po injektohen më shumë para në monedhën kombëtare.

Arsyet e rritjes së shpejtë të ofertës së parasë duket të jenë kryesisht kreditimi me ritme të larta i ekonomisë dhe ndërhyrjet e Bankës së Shqipërisë në tregun valutor për të frenuar forcimin e monedhës vendase.

Yield-et e ulëta të titujve qeveritarë dhe sidomos të instrumenteve afatshkurtra ndikojnë edhe koston e kredisë në Lekë për sektorin privat. Duke qenë se kreditë afatgjata në monedhën vendase në përgjithësi kuotohen mbështetur mbi ecurinë e bonove të thesarit, yield-et e ulëta të tyre./ E.Shehu

Burimi: BSH

The post Yield-i i bonove 12-mujore prek nivelin më të ulët që prej 2022 appeared first on Revista Monitor.

Martesat në rënie historike, rriten divorcet; Një rekord prej një në tre çiftesh po ndahen

Shqiptarët po martohet gjithnjë e më pak dhe po ndahen gjithnjë e më shumë. Shifrat më të fundit të INSTAT tregojnë se numri i martesave ka rënë në nivelin më të ulët historik, ndërsa divorcet kanë marrë drejtim të kundërt, duke arritur kulme që nuk janë parë kurrë më parë.

Një në tre martesa kanë përfunduar në divorc në vitin 2024, sipas shifrave të Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile.

Të dhënat për martesat konfirmojnë se Shqipëria nuk po përballet vetëm me një valë ndarjesh, por edhe me një tkurrje të fortë të vetë institucionit të martesës.

Nga rreth 29 mijĂ« martesa nĂ« vitin 1990, niveli mbetet relativisht i qĂ«ndrueshĂ«m gjatĂ« viteve ’90 dhe fillimit tĂ« viteve 2000, me luhatje rreth 25–27 mijĂ« nĂ« vit, pĂ«rpara se tĂ« nisĂ« njĂ« rĂ«nie strukturore pas vitit 2004.

Një ndërprerje e fortë vihet re që nga mesi i viteve 2000, kur martesat bien nën 22 mijë dhe nuk arrijnë më të rikuperojnë nivelet e mëparshme, pavarësisht disa rikthimeve të përkohshme.

Pas vitit 2015, trendi bëhet qartësisht negativ, me një përshpejtim të rënies pas vitit 2019. Pandemia e thellon më tej këtë prirje, por rënia nuk ndalet as pas saj.

Viti 2024 shĂ«non minimumin historik me vetĂ«m 16 120 martesa, gati gjysma e nivelit tĂ« fillimit tĂ« viteve ’90, duke reflektuar jo thjesht njĂ« efekt demografik apo ekonomik, por njĂ« ndryshim tĂ« thellĂ« nĂ« zgjedhjet sociale, emigracionin e tĂ« rinjve dhe hezitimin gjithnjĂ« e mĂ« tĂ« madh pĂ«r tĂ« formalizuar lidhjet nĂ« martesĂ«.

Sakaq edhe treguesi i divorceve për 1 000 martesa, i cili në vitin 1990 ishte 9.2, ka ndjekur një trajektore rritëse për më shumë se tri dekada, por vitet e fundit kanë thyer çdo rekord të mëparshëm.

Nga fundi i viteve ’90, kur treguesi zbriti nĂ« minimumin historik prej 5.9 nĂ« vitin 1997, divorci nisi njĂ« ngjitje tĂ« pandalshme gjatĂ« viteve 2000 dhe 2010, duke kaluar mbi 20 ndarje pĂ«r 1 000 martesa qĂ« pas vitit 2018.Raportimi mĂ« i fundit tregon se viti 2024 shĂ«non njĂ« rekord absolut prej 29.8 divorceve pĂ«r 1 000 martesa, niveli mĂ« i lartĂ« i regjistruar ndonjĂ«herĂ« nĂ« vend.

Analistë të fushës socio-demografike shohin në këto shifra jo vetëm një ndryshim statistikor, por një transformim të thellë të strukturave sociale.

Gëzim Tushi, sociolog shprehet se, në vitet pas tranzicionit, kur mungesa e perspektivës dhe krizat ekonomike mbajtën bashkë familje të tëra, divorci shpesh shihej si luks ose dështim. Sipas tij, sot, shqiptarët, të ekspozuar ndaj ndikimeve ndërkombëtare, më të pavarur ekonomikisht dhe më të vetëdijshëm për standardet e mirëqenies personale, po bëjnë zgjedhje të reja për jetën në çift.

Ekspertë të familjes dhe politikave sociale vlerësojnë se rritja e divorceve është ndikim i drejtpërdrejtë i disa faktorëve kryesorë: urbanizimit të shpejtë, emigracionit masiv të brezave të rinj, presionit ekonomik mbi familjet e reja dhe një normë sociale që ka evoluar drejt mirëqenies individuale, mbi mbijetesën kolektive.

Nga ana tjetër, sistemi gjyqësor dhe shërbimet sociale po përballen me një volum gjithnjë e më të madh çështjesh familjare, që kërkojnë reagim politik dhe mbështetje institucionale, sipas komunikimeve të marra nga psikologët socialë në gjykata.

Z.Tusha thekson se, një rritje e divorceve sjell sfida të reja për kujdesin ndaj fëmijëve, për çështjet e pronës dhe për mbështetjen sociale të prindërve të vetëm.

Avokate Nexhi Beqiri shton se divorcet vitet e fundit vijnë kryesisht nga çifte në të 40at, të cilët nuk bëjnë kompromise si dikur. Problematika që ndjekin këto divorce, sipas avokates, janë ndarjet e pasurive dhe kujdestaritë e fëmijëve, të cilët marrin muaj e vite në dyert e gjykatave. / Deada Hyka

The post Martesat në rënie historike, rriten divorcet; Një rekord prej një në tre çiftesh po ndahen appeared first on Revista Monitor.

Instituti i Vjenës: Skenari i anëtarësimit të pjesshëm për Shqipërinë në BE

Mali i Zi dhe Shqipëria janë të parët në radhë për anëtarësim në BE nga të gjitha vendet kandidate. Pranimi i këtyre vendeve është një perspektivë realiste dhe jo si rezultat i favorizimit të BE-së, analizoi këto ditë një forum i mbajtur nga Instituti Ndërkombëtar i Vjenës për Studime Ekonomike (wiiw).

Pjesëmarrësit vunë në dukje se pavarësisht pozicionit të favorshëm, Shqipëria ka një përqendrim shqetësues të pushtetit dhe Presidenti i Serbisë Vuçiç mund të krijojë ende paqëndrueshmëri në Mal të Zi, ndaj një skenar i anëtarësimit të pjesshëm në BE është më i mundshëm në tre vitet e ardhshme.

Sipas këtij skenari anëtarësimi i pjesshëm do të thotë që një vend kandidat hyn në bashkimin ekonomik dhe institucional të Bashkimit Europian, pa qenë ende anëtar me të drejta të plota politike (vote).

Sipas këtij skenari Shqipëria do ketë akses në tregun e brendshëm të BE-së, të përfshihet në politikat e saj ekonomike, të marrë fonde zhvillimi dhe të zbatojë legjislacionin europian, ndërkohë që nuk do të ketë të drejtë vote në Këshillin e BE-së, nuk do të ketë komisioner europian dhe nuk do të ketë përfaqësim të plotë në Parlamentin Europian.

Sipas këtij skenari Mali i zi dhe Shqipëria do të jenë brenda BE-së në aspektin ekonomik dhe rregullator brenda tre viteve të ardhshme, po për shumë vite të tjera nuk mund të jenë anëtar politik i Unionit.

Ky model sipas analistëve të Vjenës synon të kapërcejë paradoksin aktual të zgjerimit, ku vendeve kandidate u kërkohet të zbatojnë një pjesë shumë të madhe të rregullave të BE-së, por për vite të tëra nuk përfitojnë ekonomikisht nga ky proces.

Me këtë formë anëtarësimi kompanitë shqiptare do të kenë akses real në tregun e përbashkët europian, pa tarifa dhe pa barriera jo-tarifore, që investitorët e huaj ta trajtojnë vendin si pjesë të hapësirës ekonomike të BE-së dhe që ekonomia shqiptare të integrohet drejtpërdrejt në zinxhirët e prodhimit dhe të shërbimeve të Europës.

Në të njëjtën kohë, Shqipëria do të mund të merrte fonde shumë më të mëdha se ato që merr sot përmes instrumenteve të para-anëtarësimit, duke përfituar nga fondet strukturore, bujqësore dhe infrastrukturore që sot janë të rezervuara vetëm për shtetet anëtare.

Nga ana e Bashkimit Europian, kjo shihet si një mënyrë për të stabilizuar Ballkanin Perëndimor, për ta lidhur atë fort me ekonominë europiane dhe për të ulur ndikimin e aktorëve të tjerë gjeopolitikë, pa u detyruar të marrë menjëherë vendime politike të ndjeshme për anëtarësimin e plotë.

Nga ana e vendeve kandidate, anëtarësimi i pjesshëm shihet si një mënyrë për të mos humbur edhe një dekadë tjetër në pritje, ndërkohë që popullsia emigron dhe ekonomitë mbeten të izoluara nga tregu më i madh në botë.

Për lëvizjen e njerëzve, anëtarësimi i pjesshëm në BE nënkupton se qytetarët e një vendi si Shqipëria të kenë më shumë të drejta për të punuar, studiuar dhe qëndruar në vendet e BE-së, por jo pa kufizime. Modeli që po diskuton BE është i ngjashëm me atë që ka sot Norvegjia ose Zvicra në disa fusha, por më i kufizuar.

Analistet e Vjenës pohuan se Ballkani Perëndimor ka pritur në radhë për një kohë të gjatë, duke theksuar se, fitimet nga konvergjenca ekonomike e BE-së kanë qenë mjaft të pakta. Për më tepër, politikat e rrepta fiskale në rajon kufizojnë manovrat.

Ndryshe nga Ukraina, Ballkani PerĂ«ndimor ka qenĂ« mjaft i mirĂ« nĂ« tĂ«rheqjen e investimeve tĂ« huaja direkte dhe perspektiva e tyre e pĂ«rgjithshme Ă«shtĂ« pozitive, me njĂ« situatĂ« makroekonomike mjaft tĂ« qĂ«ndrueshme. Çështja mĂ« problematike kĂ«tu Ă«shtĂ« mungesa e konkurrueshmĂ«risĂ«, e shoqĂ«ruar me njĂ« nevojĂ« urgjente pĂ«r njĂ« politikĂ« mĂ« tĂ« mirĂ« industriale./ B.Hoxha

 

The post Instituti i Vjenës: Skenari i anëtarësimit të pjesshëm për Shqipërinë në BE appeared first on Revista Monitor.

❌