Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Alba tërheq vëmendjen me kërcimin sensual në oborrin e shtëpisë



Banorja e njohur e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Alba, ka nisur ditën me humor të mirë dhe energji pozitive.

Ajo u shfaq duke kërcyer në oborrin e shtëpisë, duke performuar një kërcim mjaft sensual nën tingujt e muzikës.

Megjithatë, reagimet e shikuesve të programit nuk kanë qenë të të gjitha pozitive.

BBVK/FaceBook

Kohët e fundit, Alba ka treguar sjellje të ndryshme edhe me banorët e tjerë, të cilët nuk kanë ngurruar ta kritikojnë.

Ajo shpesh i injoronte dhe nuk dëshironte të komunikonte me ta.

Një tjetër detaj që ka tërhequr vëmendjen është fotografia e Limit që Alba mbante me vete gjatë gjithë kohës, duke shtuar diskutimet mes publikut. /Telegrafi/



Alba fiksohet pas Limit, mban fotografinë dhe Stitch-in teksa ha ushqim, Hygerta: S’je mirë nga mendtë



Alba ka ndezur debat në shtëpi pasi hante ushqim me një shkop në dorë, të lidhur me një shirit të kaltër, duke mbajtur me vete Stitch-in dhe një fotografi të Limit, të cilën ajo e mori edhe pse nuk ishte e saj.

Labi thotë se fotografinë Limi ia kishte dhënë Labit, jo Albës.

Ajo u përplas edhe me Klodin dhe me të tjerët. Hygerta i thoshte se nuk ishte mirë dhe dukej si film horror, pasi Alba kishte stiluar flokët me dy bishta dhe grimin e kishte të çuditshëm.

BBVK/Instagram

Klodi shtoi më tej: “Të ishte e mbarë, ti respekton veten”.

Alba u shpreh: “S’e keni parë akoma horrorin. Do ta shihni të martën”.

Labi më tej ankohet duke thënë se e ka respektuar Albën dhe se sjellja e saj nuk është në rregull.

Alba i thotë: “Natën e mirë dhe mos më shqetëso duke ngrënë, o viktima e vogël skematike”. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Alba flet me Londrimin: Limi është i vetmi që ka treguar respektin dhe vlerësimin më të madh për mua



Banorja e Big Brother VIP Kosova, Alba, ka bërë një bisedë me Londrimin, në lidhje me raportin e saj me Limin.

Në Lavanderi, Londrimi duket se përpiqej t’i thoshte Albës se Limi nuk ka qenë shumë i respektueshëm.

Londrimi: Këtu e kemi parë krejt, prapëseprapë mendoj që është gabim sado që dashuria mundet të jetë e madhe.

BBVK/Instagram

Alba: Ka qenë pikërisht Limi i cili është i vetmi që ka treguar respektin, vlerësimin dhe konsideratën më të madhe se çdo kush nga ju këtu.

Londrimi: Nëse ti e mendon ashtu, le të jetë për ty, por gjithsecili i kemi mendimet që i kemi shprehur këtu në raport me situatën.

Alba: Si i keni mendimet, e shihni edhe jetën, zgjidhni edhe njerëzit në jetën tuaj.

Alba: Di çfarë njeriu të zgjedhë, zgjedh një njeri që në tension e sipër, kur bën vepra, nuk bën vetëm për të mirën e vet, por bën edhe për mua. Thjesht ke zgjedhur të mos e dëgjosh Albën.

Limi nuk ka pasur sjellje të mira ndaj Albës dhe është parë duke e goditur me një bluzë, andaj edhe Londrimi nuk pajtohej me deklaratën e saj. /Telegrafi/

Të dy krijuan lidhje me Dolcen, Limi dhe Edi shfaqen bashkë pas Big Brother VIP Kosova



Një takim i papritur ka tërhequr vëmendjen e publikut në orët e para të mëngjesit të së hënës.

Lim Hoti dhe Edi Kuçi, dy ish-konkurrentë të Big Brother VIP Kosova, janë parë bashkë në Prishtinë, në një moment që pak kush do ta kishte imagjinuar.

Pamjet dhe informacionet për këtë takim kanë ngjallur menjëherë reagime në rrjetet sociale, duke qenë se gjatë qëndrimit të tyre në shtëpinë e BBVK-së, raporti mes Limit dhe Edit nuk ka qenë gjithmonë i qetë. Megjithatë, duket se jashtë formatit, gjërat kanë marrë një tjetër rrjedhë.

Eduart Kuqi/Imstagram

Ajo që e bën këtë takim edhe më interesant është fakti se të dy kanë pasur një lidhje emocionale me Dolcen, një nga banoret më të përfolura të edicionit të katërt të BBVK.

Kjo ka shtuar edhe më shumë kureshtjen e ndjekësve, të cilët po pyesin nëse bëhet fjalë për një sqarim, një pajtim apo thjesht një takim rastësor.

As Limi dhe as Edi nuk kanë reaguar ende publikisht për këtë takim, duke lënë gjithçka në kuadër të spekulimeve. /Telegrafi/

Fytyrë me fytyrë - tensionohet situata mes Albës dhe Labit



Dy banorët e Big Brother VIP Kosova 4, Alba Pollozhani dhe Labinot Rexha, kanë pasur një debat brenda shtëpisë.

Madje, ata në një moment janë parë fytyrë me fytyrë duke komentuar disa nga çështjet e tyre.

"A kjo të ka ngelur loja, të flasësh në emër të Limit, duke bërë lojën e Limit", iu drejtua Alba.

Foto: Instagram

"Pse po më afrohesh afër", iu drejtua në anën tjetër këngëtari.

"Kujdes se do të marrë zarf të zi pikërisht duke të të afruar ty dhe duke i treguar botës se një femër e fortë nuk ka frikë nga burrat si ty", tha më tej banorja.

"Afrohu, hajde, hajde ke frikë të dalësh jashtë, po afrohu", vazhdoi tutje.

Debati vazhdoi duke përmendur edhe gjëra të tjera dhe e gjithë biseda ishte për Lim Hotin. /Telegrafi/

Ludo dhe Labi me bast të madh: 10 shtëpi dhe 100 mijë euro, për të vërtetuar nëse fëmija i serbes është i Labit



Labinot Rexha dhe Ludo Lee kanë vënë bast me njëri-tjetrin në Big Brother VIP Albania 5.

Kjo për shkak se u tha që këngëtari ka një fëmijë me një serbe, edhe pse një gjë e tillë u mohua nga ana e tij.

Labi theksoi se do t'ia japë 10 shtëpi Ludo Lee nëse del që fëmija është i tij, e për të kundërtën do t'i marrë 100 mijë euro.

Foto: Instagram

"Në momentin që do të dalë nga Big Brother, e bëjmë një marrëveshje. Nëse ai fëmija që pretendohet nga ajo vajza që është i imi unë do t'ia jap 10 shtëpia këtij nga projekti im", u shpreh ai.

Tutje tha: "Nëse nuk del që është i imi ky brenda 12 ore do të transferoj në bankën time 100 mijë euro".

Foto: Instagram

Ludo gjithashtu u pajtua me këtë dhe tha se do të bëjnë pas përfundimit të garës.

Mbetet për t'u parë se si do të shkojë kjo dhe për të zbuluar të vërtetën. /Telegrafi/

Benita thotë se është e penduar për puthjen me Toneyn: Ishte pa lejen time



Labinot Rexha dhe Benita Zena kanë zhvilluar një debat gjatë ditës së sotme (e diel).

Këngëtari e ka pyetur për disa ngjarje që kanë ndodhur në Big Brother VIP Kosova, kur edhe ka qenë Toney.

"A je puthur me Toneyn?", ka qenë pyetja që iu ka bërë këngëtares shqiptare.

"Toney më ka puthur pa leje. Je duke diskutuar një temë e shkuar e harruar", u shpreh ajo.

Tutje theksoi: "Jam e penduar për atë gjë. Je duke prekur diku ku nuk bën. Je duke më prekur në një gjë ku ndihem keq".


Ata kanë qenë vetëm në njohje për pak ditë, ku patën edhe disa momente afrimiteti.

Tani Benita ka shprehur haptazi pëlqim për Klodian Mihajn, i cili ka një romancë jashtë mureve të shtëpisë. /Telegrafi/

Dolce ka zbuluar planet e saj pas Big Brother: Do të shkoj në Maldive me prindërit



Dolce ka zbuluar planet e saj për pas Big Brother VIP, duke treguar se do të shkojë në Maldive së bashku me prindërit për të shijuar një pushim të merituar.

Gjatë një bisede me Ludo, ai e këshilloi të mos nxitonte dhe të prisnin që “gjërat të qetësohen” jashtë shtëpisë së Big Brother, por Dolce ishte e vendosur për vendimin e saj.

“Nuk më intereson, unë vendosa, kush do le të pres”, tha ajo, duke shtuar se ndjen nevojën për një pushim pas dy muajsh të mbyllur në shtëpi.

Ajo shpjegoi se udhëtimi nuk do të jetë vetëm një largim nga stresi i lojës, por edhe një kohë cilësore me nënën dhe babain e saj, të cilët do ta shoqërojnë gjatë këtij pushimi relaksues. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

E prezantoi si Anita Muçaj Haradinaj, reagon kjo e fundit: Mos ma shtoni më atë mbiemër, unë jam Anita Haradinaj



Në episodin e fundit të Big Talk, mes të ftuarve të tjerë ishte e pranishme edhe ish-opinionistja e Big Brother VIP Kosova, Anita Haradinaj.

Gjatë prezantimit, moderatorja iu drejtua asaj me emrin Anita Muçaj Haradinaj.

Reagimi i Anitës ishte i menjëhershëm dhe u kuptua qartë se ky prezantim nuk i pëlqeu, gjë që nuk kaloi pa u vënë re edhe nga publiku.

Big Talk/YouTube

Ajo ndërhyri direkt, duke sqaruar: “Mos ma shtoni më atë mbiemër se unë jam Anita Haradinaj”.

Ky moment u komentua gjerësisht në rrjete sociale, ku reagimi i Anitës ngjalli diskutime të shumta.

Shumë kritikuan, duke theksuar faktin se ajo nuk pranoi të prezantohej me mbiemrin e babait apo të vajzërisë, Muçaj, por këmbënguli të identifikohej vetëm si Anita Haradinaj. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Limi flet pas daljes, tregon çfarë do të ndodhë me të dhe Albën



Limi ka folur ekskluzivisht pas largimit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova, duke e cilësuar këtë përvojë si një eksperiencë të paharrueshme.

Ai u shpreh se gjatë qëndrimit në shtëpi ka përjetuar si anën më të zjarrtë, ashtu edhe atë më të ftohtë të lojës.

Sipas tij, është ndier shumë i vlerësuar dhe i respektuar, teksa theksoi se ka respekt për të gjithë banorët dhe i mbështet ata. Limi shtoi se e sheh veten si një tip energjik, duke e krahasuar veten me personazhin Stitch.

“U ndjeva shumë i vlerësuar, i respektoj të gjithë banorët dhe i mbështes. Patjetër që jam pak ai tipi, sikur kur e kërkojnë të gjithë atë Stitch-in dhe normalisht Stitch-i është i zhurmshëm, nuk rri në një vend. Stitch-i gjithmonë zgjedh veten dhe normalisht, nganjëherë më duhet të zmbrapsem”. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Me lot në sy, Benita përqafon Bellën para ndarjes: Bebi jem, të do mami



Benita ka përjetuar një moment prekës në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, teksa është ndarë nga vajza e saj, Bella.

Me lot në sy dhe e pushtuar nga emocionet, ajo e përqafoi fort të bijën para momentit të largimit, duke e pasur të vështirë ta mbante veten.

Në ato çaste të ndjera, Benita iu drejtua Bellës me fjalë të mbushura me dashuri dhe mall, duke u përpjekur ta qetësonte vogëlushen dhe t’i jepte siguri: “Bella, shihemi për pak në rregull, mos u mërzit për mamin në rregull, hajde puçi mamin. Çika jem, më fal të lutem, të do mami shumë, shumë, shumë. Bebi jem”, tha ajo e përlotur.

BBVK/YouTube

Momenti preku jo vetëm banorët, por edhe publikun, duke treguar anën më njerëzore dhe emocionale të qëndrimit në shtëpinë më të famshme.

Bella kishte qëndruar për 24 orë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, që nga spektakli i kaluar, duke i dhënë Benitës një surprizë të veçantë, por edhe një ndarje të vështirë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Labi shpërthen në lot pas lajmit se Limi po largohet nga shtëpia



Gjatë momentit kur Limi i dha lajmin banorëve se do të largohej, emocionet mbizotëruan në dhomë, dhe Labi nuk mundi të mbante lotët.

Ai u shpreh i trishtuar nga ndarja e papritur me mikun e tij dhe eci me sytë e mbushur me lot, duke treguar lidhjen e fortë që kishte krijuar me Limin gjatë qëndrimit në shtëpi.

Ky moment i ndjerë u bë menjëherë temë diskutimi mes banorëve të tjerë.

Largimi i Limit duket se ka lënë një boshllëk emocional te disa banorë, ndërsa ata përgatiten për dinamika të reja brenda Big Brother VIP Kosova. /Telegrafi/

Limi Albës teksa largohet: Bëhu e fortë, fitoje lojën



Banori i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka lënë shtëpinë e njohur, duke ndarë momentet e fundit me banorët dhe duke dhënë një mesazh të veçantë për Alben.

Para se të largohej, Limi iu drejtua banorëve me fjalët e tij:
“Banorë, kam një lajm për ju. Me thënë të drejtën, ishte një udhëtim shumë i bukur, dhe kemi kaluar një kohë spektakolare. Çdo moment këtu nuk do ta harroj asnjëherë, por mua më duhet të largohem”.

Ndërkohë, gjatë përshëndetjes së tij, Limi iu drejtua veçanërisht Albës, duke i dhënë një mesazh mbështetës.

BBVK/Instagram

“Bëhu e fortë, fitoje lojën”, i tha ai, duke i dhënë kurajë për sfidat e mbetura brenda shtëpisë.

Largimi i Limit ishte një moment emocional për të gjithë banorët, të cilët ndanë përqafime dhe urime për rrugëtimin e tij të mëtejshëm jashtë programit.

Ky moment shënon një kthesë në dinamikat e BBVK, duke lënë hapësirë për surpriza dhe zhvillime të reja brenda shtëpisë. /Telegrafi/

Limi lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova



Banori i njohur i Big Brother VIP Kosova, Limi, ka marrë vendimin e vështirë për të lënë shtëpinë më të madhe në vend, duke shprehur emocionet dhe mirënjohjen e tij për kohën e kaluar brenda programit.

Para se të largohej, Limi iu drejtua banorëve me fjalët: “Banorë, kam një lajm për ju. Me thënë të drejtën, ishte një udhëtim shumë i bukur, dhe kemi kaluar një kohë spektakolare. Çdo moment këtu nuk do ta harroj asnjëherë, por mua më duhet të largohem. Kisha lënë një shënim, të them të drejtën te produksioni, që nëse do të vinte ky lajmërim, më duhet të iki dhe të vazhdoj rrugëtimin tim, gjithmonë me respektin dhe dashurinë për ju gjithë”.

BBVK/YouTube

Largimi i Limit krijoi një atmosferë emocionuese në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, me banorët që e përqafuan dhe ndanë momente të ngrohta për t’i uruar fat në rrugëtimin e tij të mëtejshëm.

Për shumë prej tyre, Limi ka qenë një figurë qendrore në dinamika dhe sfida, duke ndarë momente dramatike, të cilat tani do të mbeten kujtime të paharrueshme për të gjithë.

Ky largim shënon një moment të rëndësishëm në spektaklin e këtij sezoni, duke lënë hapësirë për zhvillime të reja dhe surpriza të tjera brenda shtëpisë më të ndjekur televizive në Kosovë. /Telegrafi/

- YouTube www.youtube.com

Momenti viral kur regjia ndalon Klodin te flasë: Kujdes me çka flet



Një moment i papritur në Big Brother VIP Kosova ka tërhequr menjëherë vëmendjen e publikut.

Klodi, banori i njohur, u përpoq të tregonte një ngjarje personale brenda shtëpisë, por regjia ndërhyri dhe e ndaloi të shprehej, duke krijuar një situatë që u bë virale në rrjetet sociale.

Në video duket qartë se mënyra e komunikimit të stafit të produksionit ishte e pazakontë dhe e çuditshme për shikuesit, të cilët nuk e kishin parë më parë këtë stil.

Screenshot/TikTok

Regjia: “Klod, kujdes me çka flet”.
Klodi: “Me çka?”
Regjia: “Çka po flet”.
Klodi: “Unë thashë gjaku s’ka të bëjë me lodhje”.

Nga këto fjalë duket se Klodi po përpiqej të rrëfente një rast personal, por nuk u lejuan të shprehej në mënyrë të lirë.

Video u shpërnda shpejt nga ndjekësit dhe komentet nuk vonuan, duke e bërë këtë moment një nga episodet më të komentuar të ditëve të fundit në formatin e njohur të Big Brother VIP Kosova.

Shikuesit po diskutojnë gjerësisht për mënyrën e veprimit të regjisë dhe se si kjo ndikoi në dinamikën e brendshme të banorëve. /Telegrafi/

Ludo pyet Dolcen: A më do që jam rrezikant i madh apo që jam facer?



Në ambientet e lavanderisë, Ludo, Dolce dhe Labi zhvilluan një bisedë që tërhoqi vëmendjen e publikut, ku në qendër ishte marrëdhënia mes Ludos dhe Dolces.

Gjatë qëndrimit të tyre së bashku, Ludo iu drejtua Dolces me një pyetje të drejtpërdrejtë dhe mjaft personale, duke kërkuar të kuptojë arsyen pse ajo e pëlqen.

Ai e pyeti hapur: “Dolce, kallëzo drejt, a më do sepse jam rrezikant i madh, a që jam karakter i fortë, a më do që jam facer, apo çfarë?”

BBVK/Instagram

Pyetja e tij u shoqërua edhe me ndërhyrjen e Labit, i cili reagoi me habi: “Çfarë faceri ti?”

Kjo solli një përgjigje të menjëhershme nga Ludo, i cili tha: “Pse, a s’jam facer?”

Dolce, nga ana e saj, u shpreh qartë dhe pa hezitim, duke i dhënë një përgjigje të thjeshtë, por domethënëse: “Të dua se më pëlqen tipi yt”.

Ludo vazhdoi ta thellojë bisedën, duke e pyetur: “Se jam direkt?”

Dolce ia konfirmoi shkurt: “Po”.

Në fund, Ludo u shfaq i kënaqur nga kjo përgjigje dhe e vlerësoi sinqeritetin e saj, duke thënë: “Faleminderit, e vlerësoj prej një personi si ti. Të m’i thonë këta fëmijët, nuk e vlerësoj”. /Telegrafi/

E befasishme, Dolce rikthehet në krahët e Limit



Dita e sotme ka sjellë një moment të papritur dhe mjaft domethënës mes Dolces dhe Limit, të cilët janë parë të përqafuar njëri-tjetrin, duke ngjallur menjëherë kureshtjen e publikut.

Pamjet e dyshes, të kapura në një atmosferë të qetë dhe intime, kanë tërhequr vëmendjen e ndjekësve, të cilët nuk kanë vonuar të hedhin hamendësime mbi raportin e tyre.

Me shumë mall, Dolce dhe Limi kanë ndarë një përqafim të ngrohtë, i cili u interpretua nga shumëkush si një shenjë afrimi emocional dhe nostalgjie.

Gjuha e trupit dhe momenti i gjatë i qëndrimit pranë njëri-tjetrit lanë të kuptohet se mes tyre ende ekziston një lidhje e fortë, pavarësisht zhvillimeve të mëparshme.

Ky veprim ka ngritur pikëpyetje të shumta në mesin e publikut: a po rilind sërish diçka mes Dolces dhe Limit? Ndjekësit e tyre po spekulojnë nëse ky përqafim është thjesht një moment spontan i mbushur me mall, apo një sinjal i qartë se raporti i tyre mund të marrë një kthesë të re. /Telegrafi/

"Sa të kryejë Jonida nevojën", momenti kur Olta Gixhari përdor gjuhë të papërshtatshme televizive në Big Brother VIP Kosova



Një moment jo fort i këndshëm televiziv është regjistruar mbrëmjen e djeshme gjatë spektaklit “prime” të Big Brother VIP Kosova, duke shkaktuar reagime dhe komente të shumta në rrjete sociale.

Situata ka ndodhur në një çast që zakonisht shënon kulmin e tensionit në format, atë të shpalljes së të eliminuarit.

Teksa moderatorja e programit, Jonida Vokshi, njoftoi se spektakli do të shkonte në publicitet dhe se pas rikthimit do të bëhej i ditur emri i banorit që do të largohej nga shtëpia, banorja Olta ndërhyri papritur me një koment që u konsiderua i papërshtatshëm.

Ajo u dëgjua të thotë: “Sa të kryejë Jonida nevojën”, një shprehje që u transmetua drejtpërdrejt dhe nuk kaloi pa u vënë re nga publiku.

- YouTube youtu.be

Ky moment u perceptua si i pakëndshëm nga një pjesë e audiencës, e cila e konsideroi gjuhën e përdorur si të papërshtatshme për një format televiziv të kësaj natyre dhe për një orar prime-time.

Shumë ndjekës të emisionit reaguan menjëherë në rrjetet sociale, duke theksuar se deklarata të tilla nuk përputhen me standardet e komunikimit publik dhe profesional që priten në një spektakël kaq të ndjekur. /Telegrafi/

Elijona rikthehet shëndosh e mirë në shtëpinë e BBVK pas largimit për disa orë dhe trajtimit në spital



Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, është rikthyer sërish në shtëpinë më të famshme në vend, menjëherë pas përfundimit të spektaklit “prime” të së premtes.

Rikthimi i saj ka ardhur pasi gjatë ditës ajo ishte shoqëruar në një spital privat, për shkak të një gjendjeje jo të mirë shëndetësore, çka bëri që të mungonte në emisionin live.

Mungesa e Elijonës në “prime” kishte ngritur pikëpyetje te publiku dhe banorët, të cilët u informuan se ajo ndodhej nën kujdes mjekësor. Pas trajtimit të nevojshëm dhe përmirësimit të gjendjes shëndetësore, Elijona është rikthyer shëndoshë e mirë në shtëpi, ku është pritur ngrohtësisht nga banorët e tjerë, me përqafime dhe fjalë mbështetjeje.

Momenti i rikthimit të saj u shoqërua me emocione pozitive, duke sjellë lehtësim si për banorët ashtu edhe për ndjekësit e formatit, të cilët kishin shprehur shqetësim për shëndetin e saj. Elijona iu bashkua sërish lojës, duke vazhduar rrugëtimin e saj në Big Brother VIP Kosova 4.

Nga ana tjetër, spektakli “prime” i së premtes u mbyll me eliminimin e banorit Labinot Haxhiu, i cili u largua nga gara pas vendimit të publikut. Largimi i tij shënoi një tjetër kthesë në dinamikën e shtëpisë, ndërsa rikthimi i Elijonës i dha sërish energji dhe gjallëri lojës. /Telegrafi/

Labinot Haxhiu lë shtëpinë e Big Brother VIP Kosova 4



Labinot Haxhiu është i eliminuari i mbrëmjes së së premtes nga spektakli “Prime” i Big Brother VIP Kosova, duke mos arritur t’i rezistojë televotimit të hapur këtë javë.

Në nominim, përveç Labinotit, ndodheshin edhe Kushtrim si dhe motrat Aurora dhe Suanita, të cilat garojnë në format si një konkurrent i vetëm. Pas numërimit të votave të publikut, vendimi ishte që Labinoti të largohej nga gara.

Labinoti, i cili është kuzhinier dhe influencues i njohur në rrjetet sociale, kishte ardhur enkas nga Gjermania për t’u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Kosovë. Gjatë qëndrimit të tij, ai u dallua për energjinë pozitive dhe ndërveprimet me banorët e tjerë, duke krijuar një profil të veçantë brenda lojës.

Megjithatë, pavarësisht angazhimit dhe mbështetjes së ndjekësve të tij, Labinoti nuk arriti të vazhdojë garën më tej, duke i dhënë fund rrugëtimit të tij në Big Brother VIP Kosova.

Gara tashmë vazhdon me banorët e mbetur, ndërsa çdo “Prime” po e afron gjithnjë e më shumë shtëpinë drejt fazave vendimtare të këtij edicioni. /Telegrafi/

❌