❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Tarifat e Trump godasin whiskeyn, ndalohet prodhimi i bourbon-it të famshëm Jim Beam

Prodhuesi i uiskit të famshëm bourbon Jim Beam ka njoftuar se do të ndalojë prodhimin në distilerinë e tij kryesore në Kentucky për vitin e ardhshëm.

NĂ« njĂ« deklaratĂ« pĂ«r BBC-nĂ«, kompania bĂ«ri me dije se distileria do tĂ« qĂ«ndrojĂ« e mbyllur pĂ«rkohĂ«sisht, ndĂ«rsa do tĂ« shfrytĂ«zohet koha pĂ«r investime dhe pĂ«rmirĂ«sime nĂ« infrastrukturĂ«. “Ne vlerĂ«sojmĂ« vazhdimisht nivelet e prodhimit pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur sa mĂ« mirĂ« kĂ«rkesĂ«s sĂ« konsumatorĂ«ve dhe sĂ« fundmi kemi diskutuar me stafin planet tona pĂ«r vitin 2026”, theksohet aty.

Industria e bourbon-it në Kentucky, e njohur botërisht për këtë pije, po përballet me pasiguri, pjesërisht për shkak të politikave tregtare të presidentit amerikan Donald Trump. Marka Jim Beam është në pronësi të gjigantit japonez të pijeve Suntory Global Spirits, i cili punëson mbi 1,000 persona në Kentucky. Kompania theksoi se operacionet e tjera në shtet do të vazhdojnë normalisht, përfshirë një distileri tjetër, fabrikat e mbushjes dhe magazinimit, si edhe qendrën për vizitorë. Ndërkohë, Jim Beam po shqyrton mënyrën se si do të angazhojë fuqinë punëtore gjatë pauzës së prodhimit dhe është në bisedime me sindikatën e punonjësve.

Sipas Kentucky Distillers’ Association, nĂ« tetor u raportua se sasia e bourbon-it nĂ« magazina kishte arritur njĂ« nivel rekord prej mbi 16 milionĂ« fuçish. KĂ«to fuçi, tĂ« cilat tatohen nga shteti, u kanĂ« kushtuar prodhuesve rreth 75 milionĂ« dollarĂ« kĂ«tĂ« vit. Prodhuesit amerikanĂ« tĂ« alkoolit janĂ« goditur gjithashtu nga tarifat hakmarrĂ«se pasi Trump shpalli tĂ« ashtuquajturĂ«n “Dita e Çlirimit”, kur SHBA vendosi tarifa ndaj shumicĂ«s sĂ« vendeve tĂ« botĂ«s.

Shoqata e distilerive theksoi se zgjerimi i industrisë gjatë dekadës së fundit ishte fokusuar te rritja globale dhe bëri thirrje për rikthimin e tregtisë pa tarifa reciproke. Edhe tensionet tregtare mes SHBA-së dhe Kanadasë kanë ndikuar negativisht, pasi shumica e provincave kanadeze bojkotuan pijet alkoolike amerikane më herët gjatë vitit.

/ abcnews.al /

Festimet me fishekzjarre për zgjedhjet lokale shkaktojnë 18 të plagosur në Indi

Një incident gjatë festimeve të rezultateve të zgjedhjeve lokale në Indi ka përfunduar me të paktën 18 persona të plagosur pas një zjarri që u shkaktua nga hedhja e pluhurit të curcumës së kombinuar me fishekzjarre dhe flakë.

Ngjarja u regjistrua të dielën rreth orës 15:00 në qytetin e Jejuri, pranë Pune-s në shtetin Maharashtra, ku banorë dhe zyrtarë politikë ishin mbledhur për të festuar fitoren e një partie në zgjedhjet lokale dhe për të bërë rite faljeje te një tempull.

Sipas dëshmive, pluhuri i curcumës (bhandara), përdorur tradicionalisht gjatë riteve festive në këtë zonë, ra në kontakt  me flakën e hapur apo me fishekzjarre, duke shkaktuar një flakëzë të papritur dhe një zjarr të vogël, që përfshiu disa persona afër vendit të ceremonisë.

Shumica e të lënduarve morën djegie të lehta në duar apo pjesë të tjera të trupit dhe u trajtuan menjëherë në spitale, ku shumica u liruan pas kujdesit të parë mjekësor. Autoritetet po hetojnë për të sqaruar nëse ishte pluhuri vetë apo shpërthimet e petardëve, që shkaktuan zjarret.

Festimet me pluhura ngjyrash prej curcumës janë një traditë në shumë zona të Indisë gjatë ngjarjeve politike, religjioze apo kulturore, por autoritetet shpesh paralajmërojnë për rreziqet e përdorimit të tyre pranë flakëve të hapura apo fishekzjarrëve, për shkak të rrezikut të ndriçimit dhe djegieve.

Në këtë rast, festimet e zgjedhjeve lokale u kthyen papritur në situatë të pasigurt, kur elementët e shkëndijave dhe pluhuri i thatë ndërvepruan në mënyrë të rrezikshme.

“Ushtria ukrainase nĂ« momente dobĂ«sie”, Krisafi: ‘LuftĂ« sfilitjeje’, marrja e territoreve Ă«shtĂ« pasojĂ« e 


Eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare, Ledjon Krisafi, ka deklaruar se luftimet në Ukrainë po zhvillohen si një luftë sfilitjeje, ku shkatërrimi i kundërshtarit është qëllimi kryesor dhe territori mbetet pasojë. Ai theksoi se Kupjansk ka qenë një nga qytetet më të luftuara, duke kaluar disa herë nga duart e rusëve te ukrainasit. Sipas Krisafit, beteja për Donetskun pritet të vijojë edhe në vitin 2026, me përplasje të forta në një territor rreth 5 mijë kilometra katrorë. Ai shtoi se rënia e Sivjenskut brenda shtatë ditësh, pas katër vitesh rezistencë ukrainase, tregon dobësi në ushtrinë ukrainase.

“JanĂ« dy qytete qĂ« po luftohen. Kupjansk-u ka qenĂ« qyteti mĂ« i luftuar; rusĂ«t e morĂ«n dhe u rimor sĂ«rish nga ukrainasit. Lufta vijon nĂ« çdo moment, Ă«shtĂ« luftĂ« sfilitjeje tĂ« kundĂ«rshtarit. Territori Ă«shtĂ« pasojĂ«, sepse qĂ«llimi Ă«shtĂ« shkatĂ«rrimi i kundĂ«rshtarit. RusĂ«t po mundohen tĂ« shkatĂ«rrojnĂ« sa mĂ« shumĂ« ukrainas.

2026 Ă«shtĂ« lufta pĂ«r 5 mijĂ« kilometra nĂ« Donetsk. Ushtria ukrainase ka luftuar katĂ«r vite nĂ« Sivjensk dhe u mor pĂ«r shtatĂ« ditĂ« nga rusĂ«t. Kjo tregon dobĂ«si nga ushtria ukrainase. Sivjensku Ă«shtĂ« njĂ« lloj porte pĂ«r tĂ« shkuar nĂ« dy territoret e papushtuara nĂ« Donetsk. NĂ«se lufta vijon nĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, do tĂ« kemi ndryshime nĂ« kilometra. Rusia ka marrĂ« rreth 5 mijĂ« kilometra gjatĂ« kĂ«tij viti, sa qarku i GjirokastrĂ«s.”  / abcnews.al /

“PĂ«r protestĂ«n u shpenzuan 1 milion euro”, Beqiri: Fitorja e BerishĂ«s, numri i militantĂ«ve u barazua me tĂ« policĂ«ve

Avokati Idajet Beqiri ka deklaruar se thirrjet e Sali Berishës për protesta kanë dështuar, duke theksuar se pjesëmarrja ka qenë e ulët edhe krahasuar me protestat e mëparshme. Sipas tij, Berisha e ka cilësuar protestën si fitore vetëm sepse numri i militantëve u barazua me atë të policëve.

Beqiri tha se në protestë nuk kanë marrë pjesë mbështetës të vërtetë të Partisë Demokratike, por individë që, sipas tij, nuk përfaqësojnë interesat e Shqipërisë. Ai e cilësoi protestën si të organizuar me pagesa, duke pretenduar se janë shpenzuar rreth 1 milion euro.

“Berisha ka tentuar tĂ« bĂ«jĂ« thirrje shqiptarĂ«ve qĂ« tĂ« dalin nĂ« protestĂ« dhe e kemi parĂ« edhe nĂ« foltore sesa i janĂ« bashkangjitur. Ai sot e konsideroi njĂ« fitore tĂ« madhe, sepse krahasuar me tĂ« gjitha protestat ishte fitore, pasi u barazua numri i militantĂ«ve me policĂ«t.

Me të vërtetë, atij i janë bashkangjitur ata që nuk janë Partia Demokratike e Shqipërisë, por ata që i bashkangjiten, që nuk janë shqiptarë, ata që bëjnë politikën e serbëve.

KĂ«ta njerĂ«z tani po mundohen tĂ« mbajnĂ« bandĂ«n e tyre kundĂ«r ShqipĂ«risĂ« dhe edhe kjo protestĂ« Ă«shtĂ« njĂ« protestĂ« ku shumica e tyre janĂ« mercenarĂ«. Nuk mund tĂ« vish nĂ« pushtet duke paguar militantĂ«t; 1 milion euro u hodhĂ«n nĂ« protestĂ«n e sotme dhe ata qĂ« u hapet barku pĂ«r popullin duhet tĂ« investonin aty ku ka nevojĂ«. Ishte protesta e seksionit tĂ« PD-sĂ« nĂ« SPAK, ku u dha njĂ« material SPAK-ut dhe, pĂ«r ta mbajtur gjallĂ«, iu dha materiali.”  / abcnews.al /

Protesta, shoqërohet një person/ Pas fjalës së Berishës, militantët hedhin molotov drejt kryeministrisë

Policia ka shoqëruar një person pas hedhjes së molotovit në drejtim të kryeministrisë.

Partia Demokratike ka përfunduar protestën kombëtare që u zhvillua në bulevardin përpara Kryeministrisë. Me përfundimin e fjalës së kreut të opozitës, Sali Berisha protestuesit hodhën molotove përpara derës së Kryeministrisë dhe forcave të policisë.

Megjithëse ishte paralajmëruar një protestë madhështore, nuk rezultoi të ishte një e tillë. Pjesëmarrja në nisje dhe përgjatë protestës ishte e ulët.

Në këtë protestë janë vënë në gatishmëri mbi 1300 forca policore Forcat Shqiponja, dhjetëra agjentë civilë si edhe 5 autobotë.

/ abcnews.al /

Ndahet nga jeta pianisti dhe profesori i nderuar Koço Vrame

ËshtĂ« ndarĂ« nga jeta pianisti dhe profesori i mirĂ«njohur Koço Vrame, njĂ« prej figurave mĂ« tĂ« shquara tĂ« artit dhe kulturĂ«s korçare.
Koço Vrame ishte një emër i njohur dhe i dashur, i cili për më shumë se 50 vite kontribuoi me përkushtim në jetën artistike të qytetit.
Si pianist dhe profesor, ai la gjurmë të pashlyeshme në formimin e brezave të rinj dhe në zhvillimin e Orkestrës Simfonike të Korçës, ku dha një ndihmesë të çmuar me profesionalizëm dhe pasion.
Me interpretimet e tij të ndjera dhe punën e palodhur si profesor, Vrame u bë pjesë e historisë kulturore të qytetit, duke fituar duartrokitjet dhe respektin e artdashësve ndër vite.
Pianisti i shquar vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë, kanceri në mëlçi.

Salianji: Nuk mĂ« pĂ«rjashton dot njeri/ Çupi: RetorikĂ« komuniste! Kush ka mendim kundĂ«r nĂ« PD, Ă«shtĂ« lincuar

Analisti Frrok Çupi ka deklaruar se nĂ« PartinĂ« Demokratike linçohesh nĂ«se shfaq ide apo iniciativa ndryshe nga ajo e kryetarit. Sipas tij, figura qĂ« kanĂ« menduar ndryshe nĂ« kĂ«tĂ« parti, si Azem Hajdari dhe Gramoz Pashko, janĂ« sulmuar dhe pĂ«rjashtuar nga forumet vendimmarrĂ«se.

Çupi e ka cilĂ«suar deklaratĂ«n e Salianjit nĂ« protestĂ«n e PD si retorikĂ« komuniste dhe formulĂ« bolshevike, e cila Ă«shtĂ« jashtĂ« kohe dhe konteksti politik aktual.

“Mund tĂ« kesh njĂ« ide ose iniciativĂ«, por aty linçohesh po tĂ« jesh ndryshe nga doktori. Si kundĂ«r kishte marrĂ« vajzĂ«n dhe dhĂ«ndrin, duke u treguar njerĂ«zve tĂ« tjerĂ«: ja ku Ă«shtĂ« e ardhmja e PD-sĂ«. Ai tenton tĂ« bĂ«jĂ« argument dhe tenton t’u thotĂ« demokratĂ«ve qĂ« jam me ju.

ËshtĂ« linçuar Hajdari, Gramoz Pashko, secili nĂ« PD qĂ« ka pasur ndryshe atĂ« parti. ËshtĂ« retorikĂ« komuniste, unĂ« rri nĂ« kĂ«tĂ« parti se Ă«shtĂ« partia ime. ËshtĂ« njĂ« formulĂ« bolshevike, Ă«shtĂ« e shĂ«mtuar sepse Ă«shtĂ« jashtĂ« kohĂ«s dhe kontekstit. AtĂ« realisht e kanĂ« pĂ«rjashtuar sepse nuk bĂ«n pjesĂ« nĂ« forume. Prej tyre nuk ke kurrĂ« aksion apo ndryshim. Diçka bĂ«ri dhe nervin e BerishĂ«s e ngriti nĂ« qiell dhe e detyroi SPAK-un tĂ« jetĂ« nĂ« krahĂ«t e tĂ« bijĂ«s.”  / abcnews.al /

Inteligjenca e SHBA: Rusia synon gjithĂ« territorin e UkrainĂ«s/ Zelensky: Po shqyrtojmĂ« çdo detaj


IdĂ«rguari special i Donald Trump pĂ«r luftĂ«n në UkrainĂ«, thotĂ« se delegacionet amerikane dhe ukrainase kanĂ« pĂ«rshĂ«ndetur bisedimet “produktive dhe konstruktive” tĂ« mbajtura nĂ« Miami, nĂ« prani tĂ« aleatĂ«ve evropianĂ«, me synimin pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« UkrainĂ«. “GjatĂ« tre ditĂ«ve tĂ« fundit nĂ« Florida, delegacioni ukrainas ka zhvilluar njĂ« sĂ«rĂ« takimesh produktive dhe konstruktive me partnerĂ«t e tij amerikanĂ« dhe evropianĂ«â€, thuhet nĂ« deklaratĂ«. Deklarata u shpĂ«rnda nĂ« rrjetin social X nga Steve Witkoff, i dĂ«rguari special i Donald Trump, dhe Rustem Umerov, kryenegociatori i Kievit.

Zelensky ndĂ«rkohĂ« e quajti konstruktiv dialogun me SHBA dhe tha se ekipi I tij po punon internsivisht. Po shqyrtohet çdo pikĂ« nĂ« detaje dhe ka njĂ« dialog konstruktiv me palĂ«n amerikane. Kjo Ă«shtĂ« e rĂ«ndĂ«sishme”, shkroi nĂ« X presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky.

Sa i takon RusisĂ«, ajo mbetet plotĂ«sisht e angazhuar pĂ«r arritjen e paqes nĂ« UkrainĂ«â€, deklaroi i dĂ«rguari special i Donald Trump, Witkoff. Sipas tij “Rusia i vlerĂ«son shumĂ« pĂ«rpjekjet dhe mbĂ«shtetjen e Shteteve tĂ« Bashkuara pĂ«r zgjidhjen e konfliktit ukrainas dhe rivendosjen e sigurisĂ« globale”.

Por përkundër këtyre pohimeve raportet e shërbimeve amerikane të inteligjencës vazhdojnë të këmbëngulin se presidenti rus Vladimir Putin nuk ka hequr aspak dorë nga ideja për të pushtuar të gjithë Ukrainën dhe për të pretenduar territore evropiane që në të kaluarën i përkisnin Bashkimit Sovjetik, përfshirë edhe vende që sot janë anëtare të NATO-s.

KĂ«tĂ« e raportoi agjencia e lajmeve Reuters, e cila ka folur me “gjashtĂ« burime” tĂ« njohura me çështjen, tĂ« cilat ofrojnĂ« njĂ« pasqyrĂ« tĂ« situatĂ«s thellĂ«sisht tĂ« ndryshme nga ajo e paraqitur nga presidenti amerikan Donald Trump dhe nga negociatorĂ«t e tij tĂ« besuar me rusĂ«t

Këtë fundjavë, rusët refuzuan që negociatat të ecin një shkallë më tej, duke hedhur poshtë mundësinë e një takimi trepalësh me shba dhe ukrainën. Bisedimet e ardhshme mbeten ende për tu konfirmuar, pasi deri më tani nuk ka ende një axhendë të përcaktuar për takimin e radhës, por një indicie e dha shefi I delegacionit rus kirill Dmitriev i cili postoi pas bisedimeve një foto të tijën me me mbishkrimin herën tjetër në Moskë. / abcnews.al /

Protesta/ Pamjet me dron, Lapaj i lë vendin Berishës. Kreu i PD braktiset nga mbështetësit

Pas foltoreve traditĂ« e ‘tĂ« hĂ«nĂ«s demokrate’, selia blu paralajmĂ«roi protestĂ«n e sotme pĂ«rpara kryeministrisĂ«.

Nga pamjet e siguruara me dronë nga ABC News, shihet se në orarin zyrtar të nisjes së protestës ka një numër të pakët të qytetarëve të pranishëm.

Mesa duket, protestat në dukje madhështore të demokratëve vijojnë të jenë të zbrazëta në realitet ku qytetarët dukshëm i kanë braktisur organizimet e PD.

Në këtë protestë janë vënë në gatishmëri mbi 1300 forca policore Forcat Shqiponja, dhjetëra agjentë civilë si edhe 5 autobotë.

Opozita ka bërë thirrje që qytetarët të bashkohen në protestën kombëtare për të rrëzuar regjimin.

Trump nënshkruan urdhrin/ SHBA synon kthimin e njerëzve në Hënë deri në 2028

Presidenti amerikan Donald Trump përcaktoi qëllimin e SHBA-së për të dërguar njerëzit përsëri në Hënë deri në vitin 2028 dhe për të mbrojtur hapësirën nga kërcënimet me armë në një urdhër ekzekutiv gjithëpërfshirës, lëvizja e parë e madhe e politikës hapësinore të mandatit të dytë të administratës së tij.

Urdhri, i lëshuar disa orë pasi astronauti miliarder privat dhe ish-klient i SpaceX, Jared Isaacman, u betua si administratori i 15-të i NASA-s, riorganizoi gjithashtu koordinimin e politikave kombëtare hapësinore nën drejtimin e këshilltarit kryesor të shkencës të Trumpit, Michael Kratsios.

I titulluar “SIGURIMI I SUPERIORITETI HAPËSINOR AMERIKAN”, urdhri i bĂ«n thirrje Pentagonit dhe agjencive tĂ« inteligjencĂ«s amerikane tĂ« krijojnĂ« njĂ« strategji tĂ« sigurisĂ« hapĂ«sinore, nxit efikasitetin midis kontraktorĂ«ve privatĂ« dhe kĂ«rkon demonstrime tĂ« teknologjive tĂ« mbrojtjes nga raketat nĂ« kuadĂ«r tĂ« programit Golden Dome tĂ« Trump.

Duket se anuloi organin më të lartë koordinues të politikave hapësinore të Shtëpisë së Bardhë, Këshillin Kombëtar të Hapësirës, një panel anëtarësh të kabinetit që presidenti e ringjalli gjatë mandatit të tij të parë dhe që ka menduar ta shkarkojë këtë vit.

Por një zyrtar i administratës tha se nuk do të anulohej dhe sugjeroi që do të vazhdonte të ishte nën varësinë e Zyrës së Politikave Teknologjike të Shtëpisë së Bardhë me një strukturë të ndryshme në të cilën presidenti, në vend të zëvendëspresidentit, do të ishte kryetar.

Qëllimi për të ulur njerëzit në Hënë deri në fund të mandatit të dytë të Trumpit në vitin 2028 ka ngjashmëri me direktivën e presidentit në mandatin e tij të parë për të bërë një kthim në Hënë deri në vitin 2024, duke e vendosur satelitin në qendër të politikës amerikane të eksplorimit të hapësirës.

Nafta në shënjestër, SHBA-të sekuestrojnë një anije pranë Venezuelës

Shtetet e Bashkuara kanë sekuestruar sot, 20 dhjetor, një anije pranë brigjeve të Venezuelës. Kështu kanë bërë të ditur zyrtarë amerikanë për mediat e huaja. Kjo është hera e dytë gjatë këtij muaji që SHBA-të ndërmarrin një veprim të tillë pranë këtij vendi.

Ky veprim vjen pasi presidenti amerikan Donald Trump deklaroi tĂ« martĂ«n, 16 dhjetor, se kishte urdhĂ«ruar njĂ« “bllokadĂ«â€ ndaj cisternave tĂ« naftĂ«s tĂ« sanksionuara qĂ« hyjnĂ« ose dalin nga Venezuela.

Venezuela nuk ka reaguar ende pĂ«r sekuestrimin e fundit, por mĂ« herĂ«t ka akuzuar Washingtonin se po pĂ«rpiqet t’i vjedhĂ« burimet e naftĂ«s.

Gjatë javëve të fundit, SHBA-të kanë shtuar praninë e saj ushtarake në Detin e Karaibeve dhe kanë kryer sulme vdekjeprurëse ndaj anijeve që i konsiderojnë si të përfshira në kontrabandë droge nga Venezuela. Sipas raportimeve, rreth 100 persona janë vrarë në këto operacione.

Megjithatë, SHBA-të nuk kanë paraqitur prova publikisht që këto mjete lundruese po transportonin drogë, ndërsa ushtria amerikane po përballet me kritika dhe hetime nga Kongresi për këto sulme.

Washingtoni akuzon presidentin venezuelian NicolĂĄs Maduro se drejton njĂ« organizatĂ« tĂ« shpallur terroriste, tĂ« njohur si “Karteli i Diejve”, njĂ« akuzĂ« qĂ« Maduro e mohon. Administrata Trump pretendon se Maduro dhe grupi i tij pĂ«rdorin naftĂ«n e “vjedhur” pĂ«r tĂ« financuar terrorizmin, trafikun e drogĂ«s, trafikimin e qenieve njerĂ«zore, vrasje dhe rrĂ«mbime.

Venezuela, e cila ka rezervat më të mëdha të naftës në botë, varet pothuajse tërësisht nga të ardhurat e naftës për financimin e shpenzimeve shtetërore.

Njoftimi i Trump pĂ«r “bllokadĂ«n” erdhi vetĂ«m pak ditĂ« pasi SHBA-tĂ« sekuestruan njĂ« cisternĂ« nafte pranĂ« brigjeve tĂ« VenezuelĂ«s, e dyshuar si pjesĂ« e tĂ« ashtuquajturĂ«s “flotĂ« fantazmĂ«â€, qĂ« pĂ«rdorte metoda tĂ« fshehta pĂ«r tĂ« shmangur kontrollin.

ShtĂ«pia e BardhĂ« deklaroi se anija, e quajtur Skipper, ishte e pĂ«rfshirĂ« nĂ« transport tĂ« paligjshĂ«m nafte dhe do tĂ« dĂ«rgohej nĂ« njĂ« port amerikan. Qeveria venezueliane reagoi ashpĂ«r, me presidentin Maduro qĂ« tha se SHBA “rrĂ«mbeu ekuipazhin” dhe “vodhi anijen”.

Gurët e shtëpisë time/ Shega lezhjane, ishulli i mrekullive!

Ishulli i LezhĂ«s Ă«shtĂ« pjesĂ« e programit tĂ« qeverisĂ« ‘100 fshatrat’ qĂ« synon tĂ« sjellĂ« pĂ«rmes projekteve zhvillimore njĂ« dimension tĂ« ri zhvillimit tĂ« agroturizmit dhe pĂ«rmirĂ«simit tĂ« ekonomisĂ« sĂ« zonĂ«s. Laguna e Ishull-LezhĂ«s Ă«shtĂ« e pasur me specie tĂ« rralla si Rosa e EgĂ«r, Bajza, Çafka, Karabullaku.

Ishulli i LezhĂ«s, Ă«shtĂ« quajtur ‘ishull’ pĂ«r shkak tĂ« sistemit lagunor qĂ« afrohet deri pranĂ« qytetit tĂ« LezhĂ«s. Ndodhet rreth 60 km. nga Tirana dhe me njĂ« histori tĂ« vjetĂ«r si njĂ« sistem lagunor dhe destinacion turistik. ËshtĂ« e para ZonĂ« e Mbrojtur e ShqipĂ«risĂ«, e shpallur si RezervĂ« Gjuetie qĂ« nga korriku i vitit 1940. Edhe sot ruan kĂ«tĂ« status tĂ« emĂ«rtuar si “Rezervat Gjuetie dhe RezervĂ« e Menaxhuar”. Kjo zonĂ« pĂ«rfshin njĂ« sistem ligatinash, ku pĂ«rfshihen laguna e kĂ«neta, ujĂ«ra detare dhe, toka nĂ«n nivelin e detit dhe pyje tipike bregdetare, shkurre mesdhetare, rrjedhje ujore dhe toka bujqĂ«sore e kullota.

Laguna Ă«shtĂ« e pozicionuar nĂ« jugperĂ«ndim tĂ« qytetit tĂ« ShĂ«ngjinit, nĂ« perĂ«ndim tĂ« fshatrave tĂ« ishull ShĂ«ngjinit dhe Ishull LezhĂ«s. Edhe nĂ« kĂ«tĂ« lagunĂ«, ashtu si nĂ« atĂ« tĂ« KaravastasĂ«, janĂ« flamingot ato qĂ« tĂ«rheqin mĂ« shumĂ« me shfaqet e tyre tĂ« “kĂ«rcimit” nĂ« ujĂ«. KĂ«tu banorĂ«t kanĂ« emigruar kryesisht nĂ« Greqi. Fatjon Vathaj tregon vuajtjet e rrugĂ«s pĂ«r nĂ« Greqi, nĂ«pĂ«r male qĂ« nĂ« moshĂ«n 15 vjeç. “Tani nuk do ta beja kurre ate rruge”, na thotĂ«. PjesĂ« e odisesĂ« sĂ« kĂ«saj rruge ishte tĂ« gjeje njĂ« vend pĂ«r tĂ« fjetur dhe ajo qĂ« gjeti Fatjoni ishte njĂ« dhomĂ« me njĂ« “sobĂ« me granata dhe eksplozive”.

Vendosi tĂ« kthehej dhe tĂ« hapte njĂ« fermĂ« tĂ« vogel pĂ«r familjen, tĂ« cilĂ«n e ka kthyer tashmĂ« nĂ« biznes. Shkurtat apo thĂ«llĂ«zat janĂ« zogu i shumekerkuar. Vezet e tyre kerkohen shume veçanerisht per shkaqe shendetsore. Hoteli i GjuetisĂ« nĂ« Ishull-LezhĂ« i ndĂ«rtuar nĂ« vitit 1936 Ă«shtĂ« njĂ« objekt me vlera tĂ« veçanta historike. Mirditori Viktor Jushi, administrator i Hotelit tĂ« GjuetisĂ«, mjeshtĂ«r i punimit tĂ« gurit, thotĂ« se “ky objekt u ndĂ«rtua nga italianĂ«t pĂ«r promovimin e turizmit tĂ« tĂ« apasionuarve pas gjuetisĂ«. Aty ndodhet edhe njĂ« ndĂ«rtesĂ« e vitit 1939, qĂ« lidhet me emrin e Kontit Çiano, ish-ministrit tĂ« JashtĂ«m tĂ« ItalisĂ«. ËshtĂ« shpallur “Monument Kulture”.

KĂ«tu, Konti Çiano, ish-ministri i JashtĂ«m i ItalisĂ«. dikur ftonte nĂ« kĂ«tĂ« vilĂ« shumĂ« personalitete italiane dhe miq nga vende tĂ« ndryshme, si dhe projektuesit kryesorĂ« tĂ« operacioneve ushtarake, strategjike e diplomatike tĂ« Duçes. NĂ« kohĂ«n e komunizmit, kĂ«tu vinin qeveritarĂ«t e kohĂ«s, tĂ« cilĂ«t gjuanin shpendĂ« dhe kafshĂ« tĂ« egra tĂ« lagunĂ«s.  Jushi, I cili e bleu kĂ«tĂ« kompleks pas kthimit nga emigracioni, thotĂ« se “grumbulloi eksperiencĂ« nĂ« Greqi” dhe hapi biznes kĂ«tu duke punĂ«suar veten dhe familjen. “Kam bo mire qe jam kthy”, na thotĂ« Jushi.

Vila e ministrit tĂ« Duçes gjendet pikĂ«risht kĂ«tu dhe siç ka dĂ«gjuar Viktori nga babai I tij, kĂ«tu mendohet se janĂ« takuar madje Çiano dhe Ribentrop. MĂ« vonĂ«, gjatĂ« viteve tĂ« komunizmit, kĂ«tu vinte mĂ« shumĂ« Kadri Hazbiu. Viktori thotĂ« se janĂ« pĂ«rpjekur tĂ« ruajnĂ« karakterin e objektit dhe natyren. “Do sakrifica qe te mirembahet dhe te investojme”, thotĂ« ai.  / abcnews.al/

Ishulli Hormuz shndërrohet në xhevahir të kuq/ Iran, reshjet e shiut transformojnë vijën bregdetare

Reshjet e shiut në ishullin Hormuz të Iranit e kanë transformuar përkohësisht vijën bregdetare në një pamje mbresëlënëse natyrore me nuanca të kuqe. Plazhi është i njohur për rërën dhe shkëmbinjtë e tij me ngjyrë të kuqe të theksuar, të krijuara nga përqendrimet e larta të oksidit të hekurit. Sa herë që bie shi, siç ndodhi këtë javë, rrjedha të tokës së kuqe zbresin drejt bregut, duke ngjyrosur plazhin dhe ujërat përreth, në kontrast të fortë me blunë e Gjirit Persik.

Ky fenomen natyror tĂ«rheq rregullisht turistĂ«, fotografĂ« dhe vĂ«mendje tĂ« madhe nĂ« rrjetet sociale. PĂ«rtej pamjes vizuale, toka e kuqe – e njohur lokalisht si gelak – eksportohet nĂ« sasi tĂ« kufizuara dhe pĂ«rdoret nĂ« prodhimin e kozmetikĂ«s, pigmenteve dhe disa produkteve tradicionale.

Ishulli Hormuz ndodhet në Ngushticën e Hormuzit, aty ku Gjiri Persik takohet me Gjirin e Omanit, rreth 1,080 kilometra në jug të kryeqytetit iranian, Teheranit. Reshjet e shiut në ishull janë relativisht të rralla dhe ndodhin kryesisht gjatë dimrit dhe fillimit të pranverës.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by ABC News Albania (@abcnewsal)

Musk triumfon: rikthehet bonusi 56 mld $, hapet rruga drejt 1 000 miliardëve

Elon Musk mund të forcojë pozicionin e tij si njeriu më i pasur në botë. Gjykata e Lartë e shtetit amerikan Delaware ka rikthyer shpërblimin gjigant prej 56 miliardë dollarësh që kompania Tesla i kishte dhënë atij në vitin 2018.

Ky bonus ishte anuluar nĂ« vitin 2024 nga njĂ« gjykatĂ« mĂ« e ulĂ«t, pas njĂ« padie nga njĂ« aksioner, i cili e quajti shpĂ«rblimin “tĂ« tepruar” dhe kundĂ«r interesave tĂ« aksionerĂ«ve. Por Gjykata e LartĂ« e Delaware e rrĂ«zoi kĂ«tĂ« vendim, duke thĂ«nĂ« se heqja e plotĂ« e shpĂ«rblimit ishte e padrejtĂ«, sepse Musk kishte punuar pĂ«r TeslĂ«n pĂ«r 6 vite (2018-2024) pa marrĂ« pagesĂ«.

ÇfarĂ« fiton Musk nga ky vendim?

Falë marrëveshjes së vitit 2018 që tani është rikthyer:

-Musk mund të blejë aksione të Tesla-s me çmim shumë të ulët

-Pjesa e tij në kompani rritet nga 12,4% në 18,1%

-Vlera e aksioneve të tij rritet me rreth 139 miliardë dollarë

Musk e quajti kĂ«tĂ« vendim njĂ« “hakmarrje tĂ« merituar” nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetin e tij social “X”. Pas problemeve ligjore në Delaware, ai e ka zhvendosur selinĂ« e Tesla-s nĂ« Teksas.

Bonusi i ri, edhe më i madh

Përveç rikthimit të bonusit të vitit 2018, Elon Musk ka siguruar edhe një shpërblim të ri edhe më të madh.

Pas anulimit tĂ« kompensimit tĂ« vjetĂ«r, ai kishte paralajmĂ«ruar se mund tĂ« largohej nga Tesla nĂ«se nuk do t’i jepej njĂ« paketĂ« e re qĂ« do t’i forconte kontrollin mbi kompaninĂ«. PĂ«r tĂ« mos e humbur, aksionerĂ«t pranuan t’i ofrojnĂ« njĂ« skemĂ« tĂ« re shpĂ«rblimi, e cila, nĂ«se plotĂ«sohen disa objektiva, do t’i mundĂ«sojĂ« Musk tĂ« rrisĂ« pjesĂ«n e tij në Tesla nga 13% nĂ« rreth 25%, me njĂ« vlerĂ« tĂ« mundshme qĂ« mund tĂ« arrijĂ« deri nĂ« 1 000 miliardĂ« dollarĂ«.

Ende mbetet e paqartë nëse ky bonus i ri do të shtohet mbi atë të vjetrin që sapo u rikthye dhe sa realisht do të rritet pjesëmarrja e Musk në kapitalin e Tesla-s.

Aksident në Bradashesh, përplasen dy automjete/ Katër persona të plagosur

NjĂ« aksident i rĂ«ndĂ« rrugor Ă«shtĂ« regjistruar mbrĂ«mjen e sotme, rreth orĂ«s 20:10, nĂ« aksin rrugor rreth rrotullimi i Bradasheshit – Paraburgimi i Elbasanit. Dy automjete janĂ« pĂ«rplasur me njĂ«ra-tjetrĂ«n, duke shkaktuar panik dhe bllokim tĂ« pĂ«rkohshĂ«m tĂ« qarkullimit nĂ« kĂ«tĂ« segment me qarkullim jo tĂ« paktë  .

Sipas të dhënave paraprake, aksidenti dyshohet të ketë ndodhur pas një manovre parakalimi të gabuar nga njëri prej automjeteve të përfshira, çka ka sjellë përplasjen e fortë mes mjeteve.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesit e të dy automjeteve si edhe dy pasagjerë kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar me urgjencë drejt spitalit për ndihmë mjekësore, ndërsa gjendja e tyre shëndetësore po monitorohet nga bluzat e bardha.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e policisë dhe ambulancat, të cilat po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit dhe normalizimin e qarkullimit rrugor.

Dritasi, toka e ullinjve/ Xhixha: Duhet të jesh agronom dhe njohës i mirë i ullirit, nuk është e thjeshtë

Në fshatin Dritas, mes njerëzve punëtorë dhe një tradite të hershme bujqësore, kultivimi i ullirit mbetet një nga shtyllat kryesore të jetesës. Një pjesë e mirë e komunitetit siguron të ardhurat nga agrumet dhe veçanërisht nga kultura e ullirit, e cila i ka dhënë identitet kësaj zone.

Teksa udhëton në kodrat e Dritasit, përballesh me një rrugë në proces rikonstruksioni. Mjete dhe punëtorë që i japin një tjetër pamje fshatit, duke treguar se zona ka prirje zhvillimi, veçanërisht në sektorin e pemëtarisë.

Pëllumb Xhixha është një nga banorët që pasionin për tokën e ka kthyer në mënyrë jetese. Edhe pse në prag pensioni, ai vazhdon çdo ditë punën në plantacionin e ullinjve, ku e gjejmë së bashku me familjarët në procesin e vjeljes.

“Jemi tĂ« kĂ«naqur me prodhimin, por kemi mungesĂ« tĂ« fuqisĂ« punĂ«tore. Kemi marrĂ« punĂ«torĂ«, por Ă«shtĂ« e vĂ«shtirĂ« pĂ«r t’i gjetur.”

Plantacioni është i ndarë sipas varieteteve të ndryshme të ullirit, çka sipas Pëllumbit kërkon njohuri.

 “Kemi mbjellĂ« varietetin italian pĂ«r prodhim vaji, kemi marrĂ« edhe kaniniotin. Fillimisht kemi nisur nĂ« vitin 2008 me forcat tona, nĂ« 2010 kemi mbjellĂ« tĂ« tjerĂ« dhe sot kemi rreth 600 rrĂ«njĂ« ullinj.”

Puna me ullirin, thotë ai, nuk është e thjeshtë dhe kërkon përkushtim gjatë gjithë vitit.

 “Me fol pĂ«r ullirin duhet tĂ« jesh agronom. Ka plehĂ«rimin, krasitjen, vaditjen.”

Këtë vit, prodhimi ka qenë i mbarë dhe vjelja ka nisur në kohën e duhur.

 “Kemi filluar vjeljen dhe jemi tĂ« kĂ«naqur kĂ«tĂ« vit. Kemi edhe ullinj shekullorĂ« nĂ« QinĂ«m. Rreth datĂ«s 20 dhjetor, fundi i dhjetorit, duhet ta gjesh tĂ« vjelur kĂ«tĂ« varietet.”

Për sa i përket përpunimit të vajit, Pëllumbi thotë se tashmë kanë gjetur zgjidhjen e duhur, ndryshe nga vitet e para.

 “Me pĂ«rpunimin e vajit kemi gjetur fabrikĂ«n mĂ« tĂ« mirĂ«, Kadri Muka Ă«shtĂ« mjeshtĂ«r i vajit tĂ« ullirit. Para vitit 1990 s’kishte fabrika, e pĂ«rpunonim me kĂ«mbĂ«, ishte stermundim”

Sot, sfida mbetet tregtimi i prodhimit, ku ai kërkon më shumë mbështetje institucionale.

 “E mira Ă«shtĂ« qĂ« institucionet tĂ« na gjejnĂ« zgjidhje pĂ«r gjithĂ« kĂ«tĂ« prodhim. Ne e shesim te tĂ« njohurit, kemi gjetur treg.”

Cilësia e vajit të ullirit të Dritasit, sipas tij, tashmë është bërë e njohur edhe jashtë kufijve. Ndërsa mesazhi i tij shkon veçanërisht për të rinjtë.

 “I bĂ«j thirrje tĂ« rinjve: nuk Ă«shtĂ« shumĂ« fitimprurĂ«se, por s’tĂ« lĂ« pa gjĂ«. Nuk do shumĂ« stermundim. Ka shumĂ« familje qĂ« merren vetĂ«m me ullirin dhe jetojnĂ« pĂ«r mrekulli, sepse kjo zonĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« e pĂ«rshtatshme.”

Përveç plantacioneve me ullinj, Pëllumbi ka investuar edhe në përpunimin e drurit. Ndërkohë, Dritasi shihet gjithnjë e më shumë edhe si një zonë me potencial turistik, falë natyrës, historisë dhe kulinarisë.

Nga arsimi
në prodhimin e rakisë/ Ish-mësuesja kthehet në Boboshticë, fshati i manave të zinj

Pas njĂ« karriere tĂ« gjatĂ« nĂ« mĂ«simdhĂ«nie nĂ« disa prej shkollave tĂ« rajonit tĂ« Korçës, Antonina Çaprazi, pas daljes nĂ« pension, vendos tĂ« rikthehet nĂ« vendlindjen e saj, BoboshticĂ«, fshati i njohur ndryshe si vendi i manave tĂ« zinj.

Boboshtica ruan prej brezash traditën e prodhimit artizanal të rakisë së manit. Por për Antoninën, e arsimuar në kimi, kjo traditë u kthye në një mundësi për të shkuar edhe më tej. Përveç rakisë, ajo nisi të prodhojë edhe pije të tjera, si likerë të ndryshëm.

Në një rrëfim për ABC News, Antonina tregon se fillimisht gjithçka nisi si eksperiment, por pasioni dhe njohuritë profesionale e shtynë drejt një gamë më të gjerë prodhimesh.

Ndoshta Ă«shtĂ« njĂ« fenomen unik nĂ« vend, qĂ« sipas traditĂ«s, nĂ« fshatin BoboshticĂ«, gjithĂ« procesi i nxjerrjes sĂ« rakisĂ«, qĂ« nga mbledhja e frutave, fermentimi e deri te prodhimi,  bĂ«het nga gratĂ«, ndĂ«rsa burrave u mbetet vetĂ«m ‘dhurata’ pĂ«r ta pirĂ«.”

Fshati Boboshticë është i njohur prej kohësh për frutin e manit dhe për pemët mijëravjeçare që gjenden vetëm në disa zona të Korçës. Historia e tyre e saktë nuk dihet, por gojëdhënat flasin për një origjinë shumë të hershme.  Sipas Antoninës, gojëdhënat tregojnë se manat janë të pranishme në Boboshticë që nga koha e persëve, ndërsa historia më e dokumentuar i përket viteve të Luftës së Parë Botërore, kur disa djem të fshatit, të rekrutuar në ushtri, sollën fidanë nga Bullgaria pas përfundimit të luftës.

Sot, përveç pemëve që ka vetë, Antonina merr edhe mana me qira dhe prodhon raki dhe likerë vetëm për qëllime tregtimi. Ajo tregon se produktet e saj kanë tashmë një treg të sigurt.

Historia e Antonina Çaprazit Ă«shtĂ« njĂ« shembull se si pĂ«rvoja, dijet dhe tradita mund tĂ« bashkohen, duke krijuar jo vetĂ«m produkte cilĂ«sore, por edhe njĂ« model frymĂ«zues pĂ«r rikthimin dhe investimin nĂ« vendlindje.  / abcnews.al /

Art në fije, ekspozitë në Shkodër/ Punime të bëra mjeshtërisht nga duart e grave shqiptare

Janë punuar me shumë mjeshtëri e me dashuri


JanĂ« punime qĂ« flasin vetĂ«. Çdo fije peri Ă«shtĂ« njĂ« histori, njĂ« frymĂ«zim dhe njĂ« amanet i trashĂ«guar brez pas brezi. Ky Ă«shtĂ« arti i vĂ«rtetĂ« i grave shqiptare, tĂ« cilat pĂ«rmes duarve tĂ« tyre tĂ« arta kanĂ« sjellĂ« modĂ«, bukuri dhe identitet qĂ« 100 vite mĂ« parĂ« , shumĂ« kohĂ« pĂ«rpara se moda tĂ« ishte pjesĂ« e industrisĂ« sĂ« sotme.

38 jelekĂ« tĂ« krahinave tĂ« ndryshme tĂ« vendit janĂ« bĂ«rĂ« pjesĂ« e njĂ« ekspozite tĂ« veçantĂ« nĂ« Muzeun Historik tĂ« ShkodrĂ«s, titulluar “Arti i fijes nĂ« jelek”. Ekspozita sjell pĂ«r vizitorĂ«t njĂ« udhĂ«tim pĂ«rmes ngjyrĂ«s, motiveve dhe punĂ«s sĂ« hollĂ« tĂ« dorĂ«s sĂ« gruas artizane shqiptare, njĂ« rrĂ«fim i kulturĂ«s sonĂ« popullore, i sjellĂ« nĂ« dritĂ« pĂ«rmes njĂ« tradite qĂ« nuk shuhet kurrĂ«.

Drejtoresha e Muzeut Historik të Shkodrës, Majlinda Laçej, shpjegon se ideja për ekspozitën erdhi pas procesit të inventarizimit, pasi çdo jelek rezultoi të ishte një vepër më vete, me veçorinë dhe bukurinë e tij unike.

Jelekët datojnë nga fillimi I viteve 1700 e deri 50 vitë më parë, ndërsa janë nga hapësira të ndryshme të Shqipërisë. E veçanta është ekspozimi I jelektur të motrës tone, I motrës së mjeshtrit të pikturës e arkitekturës, Kolë Idromeno.

Kjo ekspozitë synon që të rinjtë, e sidomos nxënësit, të njihen me të kaluarën e historinë e vendit tonë.

Punimet e ekspozuara janë të rralla, të punuara me materiale tepër të kushtueshme dhe të gjitha të realizuara me dorë, ndërsa fijet e mëndafshit apo materialet e tjera janë siguruar brenda vendit.  Një zeje e cila kërkohet të ringjallet duke e kthyer veshjen tradicionale në një modë të ditëve të sotme

❌