❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

FOTO- Ky është polici i burgut në Elbasan që fuste drogë në qeli kundrejt pagesës (EMRI)

Ky Ă«shtĂ« Ndriçim Kroi, polici i burgut nĂ« Elbasan, i cili u arrestua ditĂ«n e sotme pĂ«r veprat penale “Prodhim dhe shitja e narkotikĂ«ve” dhe “Futja ose mbajtja e sendeve tĂ« ndaluara nĂ« institucionin e ekzekutimit tĂ« vendimeve me burg”.

Kroi bashkëpunonte me të paraburgosurin Gerald Stamolla, i cili shpërndante lëndën narkotike brenda burgut dhe të dashurën e tij, Esmeralda Komici e cila e pagonte për futjen e drogës. 

Hetimet zbuluan se Ndriçim Kroi shfrytëzonte orët jashtë shërbimit, duke u prezantuar si shitës ambulant në qytet, dhe merrte porosi nga të afërmit e të paraburgosurve, që më pas i dorëzonte në institucion./euronews.al

E konfirmon edhe IGJEO: Fundjava me reshje, erë e fortë në bregdet! Shtrëngata në..

Në 24 orët e fundit priten reshje intensive në veri dhe jug të vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave (IGJEO), mbrëmjen e së shtunës dhe gjatë ditës së diel priten reshje lokalisht intensive në qarkun Shkodër, ndërsa reshje mesatare në qarqet Kukës dhe Vlorë, të shoqëruara me shtrëngata. Në të gjitha qarqet e tjera priten reshje të dobëta.

Në veri, në lartësitë mbi 900 m mbi nivelin e detit, reshjet do të jenë në formë dëbore. Sipas IGJEO, shtrëngatat dhe intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë probleme të ndryshme, si rënie gurësh dhe inertesh, si dhe vërshime të ujit në zonat urbane të lokalizuara, në varësi të sistemit të kanalizimeve në qarkun Shkodër.

Problematike do të jetë edhe parametri i erës, pasi parashikohet që prej pasdites së të shtunës dhe gjatë të dielës era të fryjë mesatare deri e fortë, kryesisht në bregdet dhe në zonat malore.

Temperaturat e ajrit, në vlerat maksimale, do të rriten me rreth 5 gradë Celsius, duke bërë që gjatë ditës së diel temperaturat në të gjithë vendin të jenë në vlera pozitive.

Në zonat malore, temperaturat minimale do të jenë 2 gradë Celsius, ndërsa vlerat maksimale ngjiten deri në 12 gradë Celsius. Zonat e ulëta dhe ato bregdetare do të kenë temperatura nga 9 deri në 19 gradë Celsius.

Anëtarësimi i Kosovës në Bordin e Paqes/ Berat Buzhala kritika Albin Kurtit për heshtjen

Gazetari i njohur kosovar Berat Buzhala ka reaguar lidhur me mungesĂ«n e qĂ«ndrimeve zyrtare nga institucionet e KosovĂ«s pĂ«r anĂ«tarĂ«simin e vendit nĂ« tĂ« ashtuquajturin “Bordi i Paqes”. 

Përmes një postimi, Buzhala ngre pikëpyetje mbi heshtjen totale të qeverisë dhe veçanërisht të kryeministrit Albin Kurti, i cili, sipas tij, zakonisht ka opinion për pothuajse çdo çështje globale, por këtë herë nuk ka thënë asnjë fjalë për një zhvillim të tillë. 

“E qysh, bash asnjĂ« reagim tĂ« qeverisĂ« pĂ«r anĂ«tarĂ«simin e KosovĂ«s nĂ« Bordin e Paqes? AsnjĂ« fjalĂ« e Kurtit?”, shkruan Buzhala, duke e cilĂ«suar situatĂ«n si tĂ« çuditshme. 

Ai shtron gjithashtu edhe një pyetje tjetër thelbësore, nëse presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka konsultuar qeverinë përpara se të ndërmerrej një hap i tillë apo jo. 

Postimi qesharak i Flamur NokĂ«s me Photoshop: KĂ«shtu do jetĂ« “pĂ«rmbytja” e bulevardit

Nuk kishte se si të mungonte pak orë para protestës së opozitës edhe një postim qesharak nga sekretari i përgjithshëm i PD, Flamur Noka.

Ai ka publikuar një foto të montuar me fotoshop me disa persona në bulevard, duke i paraqitur si mbështetes të opozitës.

NĂ« postimin e tij Noka shkruan:

“E vetmja ‘pĂ«rmbytje bulevardi’ qĂ« #Rama nuk akuzon dot natyrĂ«n ???????? Sot, ora 17:00 ????” TemA

Moti i keq/ Pezullohet lundrimi i mjeteve të vogla dhe të peshkimit në Vlorë

PĂ«r shkak tĂ« pĂ«rkeqĂ«simit tĂ« ndjeshĂ«m tĂ« kushteve hidrometeorologjike detare, Kapiteneria e Portit VlorĂ« ka njoftuar ndalimin e lundrimit pĂ«r mjetet e vogla lundruese dhe ato tĂ« peshkimit, pĂ«r periudhĂ«n 24–26 janar 2026.

Pritet qĂ« situata e pĂ«rkeqĂ«suar hidrometeorologjike tĂ« prekĂ« zonĂ«n brenda dhe jashtĂ« Gjirit tĂ« VlorĂ«s, duke filluar nga ora 12:00 e datĂ«s 24.01.2026. Era pritet tĂ« fryjĂ« me drejtim Jug–Juglindje, me forcĂ« deri nĂ« 7–8 ballĂ« (Bft), ndĂ«rsa shpejtĂ«sia e saj mund tĂ« arrijĂ« deri nĂ« 25–45 m/s. LartĂ«sia e dallgĂ«ve parashikohet tĂ« variojĂ« nga 2.50 deri nĂ« 4.00 metra, duke krijuar kushte tĂ« rrezikshme pĂ«r lundrim.

“Kapiteneria e Portit VlorĂ« ka ndaluar pajisjen me leje-nisje tĂ« mjeteve tĂ« vogla lundruese dhe mjeteve tĂ« peshkimit”, thuhet nĂ« njoftim. Ndalimi hyn nĂ« fuqi nga ora 12:00 e datĂ«s 24 janar dhe do tĂ« zgjasĂ« deri nĂ« orĂ«n 06:00 tĂ« datĂ«s 26.01.2026.

Autoritetet detare u bĂ«jnĂ« thirrje tĂ« gjitha subjekteve qĂ« operojnĂ« nĂ« fushĂ«n e detarisĂ« tĂ« tregojnĂ« kujdes maksimal dhe tĂ« bashkĂ«punojnĂ« pĂ«r parandalimin e çdo situate tĂ« papritur. “KĂ«rkohet marrja e tĂ« gjitha masave tĂ« nevojshme pĂ«r sigurimin e mjeteve nĂ« port dhe rritjen e gatishmĂ«risĂ« sĂ« ekuipazheve nĂ« mjetet lundruese”, thuhet mĂ« tej nĂ« njoftim.

NdĂ«rkohĂ«, anijet e transportit ndĂ«rkombĂ«tar detar do tĂ« vijojnĂ« operimet normalisht sipas destinacioneve pĂ«rkatĂ«se, pasi konsiderohen tĂ« afta pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar kushtet e parashikuara tĂ« motit. MegjithatĂ«, trageti i linjĂ«s Vlorë–Brindisi–VlorĂ« ka anuluar mbĂ«rritjen e planifikuar pĂ«r datĂ«n 25.01.2026, pĂ«r arsye sigurie.

Sipas parashikimeve, përmirësimi i situatës hidrometeorologjike për mjetet e vogla lundruese dhe ato të peshkimit pritet pas orës 06:00 të datës 26 janar 2026. Deri atëherë, autoritetet u bëjnë apel peshkatarëve dhe pronarëve të mjeteve të vogla të respektojnë ndalimin e lundrimit dhe të shmangin daljen në det gjatë motit të keq.

Pak orë nga protesta/ Këlliçi: Kushdo që kërkon zgjidhje, sot e ka vendin në shesh

Deputeti i PartisĂ« Demokratike, Belind KĂ«lliçi, ka bĂ«rĂ« thirrje qytetarĂ«ve qĂ« t’i bashkohen sot protestĂ«s kombĂ«tare tĂ« organizuar nga opozita, nĂ« orĂ«n 17:00, pĂ«rballĂ« KryeministrisĂ«.

Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se kryeministri Edi Rama po bllokon drejtësinë dhe vepron mbi ligjin, duke u bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen për të kërkuar zgjidhje dhe ndalimin e, siç e quan ai, sundimit dhe shtypjes.

“Edi Rama po bllokon drejtĂ«sinĂ« dhe thotĂ« se ai Ă«shtĂ« mbi ligjin. Kushdo qĂ« kĂ«rkon zgjidhje, ndalimin e sundimit dhe shtypjes, e ka vendin e tij sot nĂ« shesh,” shkruan KĂ«lliçi. Protesta Ă«shtĂ« parashikuar pĂ«r tĂ« pasditen e sotme dhe autoritetet e rendit kanĂ« njoftuar se do tĂ« jenĂ« tĂ« pranishĂ«m pĂ«r tĂ« siguruar rendin dhe sigurinĂ« gjatĂ« tubimit.

Postimi i plotë:
Edi Rama i quan normale aferat, lidhjet e tij me krimin dhe thotë se NUK mund të hetohet.
Edi Rama është krenar që pi verë 33 mijë euro shishja, por nuk rrit pensionet e ndihmën ekonomike.
Edi Rama po bllokon drejtësinë, dhe thotë se ai është mbi ligjin. A do ta lejojmë këtë padrejtësi, apo do e ndalim?
Kushdo që kërkon zgjidhje, ndalimin e sundimit e shtypjes, e ka vendin e tij sot në shesh.
Bashkohemi në një protestë historike në oren 17:00, para Kryeministrisë.

Prokuroria e Brindisit nis hetimin për 3 shqiptarët/ Dolën në pistën e avionit pasi iu devijua fluturimi dhe shkaktuan trazira

Nata mes 6 dhe 7 janarit u shndërrua në kaos në aeroportin e Brindisit, pasi dy fluturime të kompanisë Wizz Air me destinacion Tiranën, nga Bergamo dhe Bolonja, u devijuan drejt aeroportit të Salentos për shkak të kushteve të këqija të motit në Shqipëri. 

Vendimi për devijimin e avionëve shkaktoi reagim të ashpër nga një pjesë e pasagjerëve, të cilët u mblodhën në pistë, duke detyruar ndërhyrjen e forcave të rendit për rivendosjen e qetësisë dhe sigurisë. 

Sipas autoriteteve italiane, tre persona me origjinë shqiptare, të identifikuar përmes kamerave të sigurisë së aeroportit, dyshohet se kanë pasur rol kyç në përshkallëzimin e trazirave, për shkak të sjelljes agresive dhe aftësisë për të nxitur pasagjerë të tjerë të bashkoheshin me protestën. 

Prokuroria e Brindisit ka nisur hetime ndaj tyre për disa vepra penale, përfshirë prishje të shërbimit publik, sulm dhe kërcënime ndaj një zyrtari publik, dëmtim të rëndë të pronës publike, pushtim arbitrar të ambienteve publike dhe shkelje të rregulloreve të sigurisë aeroportuale. 

Tre të dyshuarit u identifikuan gjatë kontrolleve kufitare në terminalin e Costa Morena-s, në momentin kur po përgatiteshin të hipnin në tragetin drejt Vlorës. Ndërkohë, pasagjerët e tjerë u përballën me orë të tëra tensioni, pasi u detyruan të braktisnin udhëtimin ajror drejt Shqipërisë. 

Sipas Corriere, në fund, të gjithë pasagjerët u kthyen në Shqipëri me mjete alternative udhëtimi. 

Premtimi i Elon Musk për robotë në çdo shtëpi: Humanoidë në treg vitin e ardhshëm, do ketë më shumë se njerëz

Elon Musk parashikon qĂ« robotĂ«t e tij humanoidĂ« do tĂ« dalin nĂ« treg vitin e ardhshĂ«m, njĂ« nga disa parashikime “optimiste” qĂ« manjati amerikan i teknologjisĂ« bĂ«ri nĂ« paraqitjen e tij tĂ« parĂ« ndonjĂ«herĂ« nĂ« Davos.

“Deri nĂ« fund tĂ« vitit tĂ« ardhshĂ«m, mendoj se do tĂ« nisim shitjen e robotĂ«ve humanoidĂ« pĂ«r publikun. NĂ« atĂ« moment do tĂ« kemi besim tĂ« plotĂ« nĂ« nivelin shumĂ« tĂ« lartĂ« tĂ« sigurisĂ« dhe besueshmĂ«risĂ«, si edhe nĂ« gamĂ«n e gjerĂ« tĂ« funksioneve. Praktikisht, do tĂ« mund t’i kĂ«rkosh tĂ« bĂ«jĂ« pothuajse çdo gjĂ«.”

CEO i gjigantit të investimeve BlackRock iu përmbajt skenarit të tij të entuziazmit optimist për inteligjencën artificiale, robotikën dhe udhëtimet hapësinore.

“NĂ«se do tĂ« kemi miliarda robotĂ« humanoidĂ« – dhe unĂ« mendoj se do t’i kemi çdo njeri nĂ« TokĂ« do tĂ« ketĂ« nga njĂ« dhe do ta dĂ«shirojĂ«. Sepse kush nuk do tĂ« donte njĂ« robot qĂ«, nĂ«se Ă«shtĂ« plotĂ«sisht i sigurt, tĂ« kujdeset pĂ«r fĂ«mijĂ«t tuaj apo pĂ«r kafshĂ«n shtĂ«piake? NĂ«se keni prindĂ«r tĂ« moshuar, tĂ« kesh njĂ« robot qĂ« tĂ« kujdeset pĂ«r ta dhe t’i mbrojĂ«, mendoj se do tĂ« ishte diçka fantastike. Do tĂ« ishte njĂ« gjĂ« e jashtĂ«zakonshme.”

Musk parashikoi gjithashtu se bum-i i inteligjencĂ«s artificiale do tĂ« sjellĂ« modele qĂ« janĂ« “mĂ« tĂ« zgjuara se çdo njeri deri nĂ« fund tĂ« kĂ«tij viti, dhe do tĂ« thosha jo mĂ« vonĂ« se viti i ardhshĂ«m”.

“Nuk e di çfarĂ« do tĂ« ndodhĂ« pas 10 vitesh, por me ritmin me tĂ« cilin po ecĂ«n inteligjenca artificiale, mendoj se deri nĂ« fund tĂ« kĂ«tij viti mund tĂ« kemi AI mĂ« tĂ« zgjuar se çdo njeri. Dhe jo mĂ« vonĂ« se viti i ardhshĂ«m. NdĂ«rsa rreth viteve 2030–2031, pra pas rreth pesĂ« vitesh, AI do tĂ« jetĂ« mĂ« e zgjuar se gjithĂ« njerĂ«zimi i marrĂ« sĂ« bashku.”

Por ai e mbylli fjalimin e tij me një rezervë: Në përgjithësi, mendoj se për cilësinë e jetës është në fakt më mirë të gabosh duke qenë optimist, sesa të kesh të drejtë duke qenë pesimist.

Ministrja Sala: Kemi gati protokollet e reja të onkologjisë, nisim punën për rritjen e kapaciteteve në 7 spitale rajonale

Ministrja e ShĂ«ndetĂ«sisĂ« dhe MirĂ«qenies Sociale Evis Sala gjatĂ« vizitĂ«s nĂ« Spitalin Rajonal tĂ« Elbasanit bĂ«ri me dije se ka nisur puna pĂ«r rritjen e kapaciteteve tĂ« shĂ«rbimit tĂ« kimioterapisĂ« nĂ« 7 rajone tĂ« vendit, bazuar nĂ« modelin e ndĂ«rtuar nĂ« fundmi nĂ« ShĂ«rbimin Onkologjik, nĂ« QendrĂ«n Spitalore Universitare “NĂ«nĂ« Tereza”, nĂ« TiranĂ«. 

Në bisedë me stafin e këtij shërbimi në Spitalin Rajonal të Elbasanit, ministrja Sala tha se është bërë vlerësimi i nevojave për infrastrukturë, menaxhim dhe staf mjekësor në 7 punktet respektive në 7 rajone, ndërsa njoftoi fillimin e bashkëpunimit me Institutin prestigjoz të Tumoreve në Milano. 

“NĂ« bashkĂ«punim me kĂ«tĂ« Institut kemi pĂ«rfunduar  protokollet e sĂ« shpejti do ua dĂ«rgojmĂ« ato”, nĂ«nvizoi ministrja Sala. 

Në funksion të modernizimit të pajisjeve në Shërbimin Onkologjik në Shqipëri, ditën e hënë ajo do të udhëtojë drejt Vjenës, ku në axhendë është parashikuar edhe takimi në Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike (IAEA), për të vijuar më pas me takimin zyrtar me drejtues të Institutit të Tumoreve të Milanos për bashkëpunimin e mëtejshëm në fushën e onkologjisë. 

Spitali Rajonal i Elbasanit ka kryer 600 procedura kimioterapie gjatĂ« vitit 2025, ndĂ«rsa do tĂ« nisĂ« puna pĂ«r projektin e rehabilitimit tĂ« ShĂ«rbimit tĂ« PatologjisĂ«, ku do tĂ« pĂ«rfshihet edhe kimioterapia, qĂ« sipas drejtoreshĂ«s, Zheni Gjergji do t’u vijĂ« nĂ« ndihmĂ« banorĂ«ve tĂ« 7 bashkive tĂ« qarkut e do tĂ« lehtĂ«sojĂ« fluksin nĂ« QSUNT. 

GjatĂ« vizitĂ«s nĂ« Spitalin Rajonal tĂ« Elbasanit, ministrja Sala inspektoi punimet pĂ«r ndĂ«rtimin e dy godinave tĂ« reja tĂ« Spitalit Psikiatrik “Sadik Dinçi” nĂ« Elbasan, çka do tĂ« rrisĂ« kapacitetet pĂ«r t’iu pĂ«rgjigjur nevojave nĂ« tĂ« gjithĂ« rajonin. 

Protesta e opozitës, Tedi Blushi thirrje qytetarëve: Sot dita e revoltës kundër
 Bashkohuni në Bulevard!

Sekretari i PĂ«rgjithshĂ«m i PartisĂ« sĂ« LirisĂ«, Tedi Blushi, ka bĂ«rĂ« thirrje sot pĂ«r njĂ« protestĂ« kombĂ«tare nĂ« bulevardin para KryeministrisĂ«, duke e quajtur 24 janarin njĂ« “moment historik” dhe “ditĂ« tĂ« revoltĂ«s dhe zemĂ«rimit”.

Blushi u shpreh se protesta synon tĂ« kundĂ«rshtojĂ« atĂ« qĂ« ai e quan “Narkoregjimi”, njĂ« grup kriminal qĂ«, sipas tij, ka marrĂ« peng shtetin dhe institucionet. Ai bĂ«ri thirrje qĂ« qytetarĂ«t e TiranĂ«s dhe tĂ« gjithĂ« ShqipĂ«risĂ« t’i bashkohen nĂ« shesh ora 17:00 pĂ«r tĂ« treguar pakĂ«naqĂ«sinĂ« ndaj qeverisĂ« dhe pĂ«r tĂ« kĂ«rkuar llogaridhĂ«nie.

“QytetarĂ«t e lodhur nga varfĂ«ria dhe korrupsioni do tĂ« dĂ«gjohen sot fort,” tha Blushi, duke shtuar se protesta Ă«shtĂ« njĂ« moment pĂ«r tĂ« mbrojtur lirive qytetare dhe shtetin ligjor.

REAGIMI

Sot është dita e revoltës, e zemërimit, e guximit, e llogaridhënies dhe e triumfit të lirisë ndaj Narkoregjimit.
Sot të gjithë shqiptarët e lirë, të ndershëm dhe patriotë do të bashkohen në bulevardin para Kryeministrisë sepse durimit të tyre i ka ardhur fundi.

24 Janari nuk Ă«shtĂ« thjesht njĂ« datĂ« nĂ« kalendar. ËshtĂ« njĂ« moment historik. ËshtĂ« pika e kthesĂ«s nĂ« pĂ«rpjekjen e pĂ«rbashkĂ«t popullore pĂ«r tĂ« pĂ«rmbysur OrganizatĂ«n Kriminale qĂ« ka marrĂ« peng shtetin, institucionet dhe tĂ« ardhmen e ShqipĂ«risĂ«. Sot, mĂ« shumĂ« se kurrĂ«, do tĂ« dĂ«gjohet fort zĂ«ri i shqiptarĂ«ve tĂ« lodhur nga varfĂ«ria, tĂ« zemĂ«ruar nga hajdutĂ«ria skizofrenike, arroganca, mashtrimi dhe dhuna e pafre e njĂ« narkopushteti kriminal, qĂ« nuk njeh as ligj dhe as KushtetutĂ« por qĂ« drejton vendin me kode mafioze. QytetarĂ«t e lirĂ« tĂ« TiranĂ«s dhe mbarĂ« ShqipĂ«risĂ«, do tĂ« bashkohen sot nĂ« bulevardin para KryeministrisĂ«, pĂ«r t’i treguar Edi RamĂ«s, se Narkoregjimi i tij Ă«shtĂ« i mbaruar.

Se taksat e popullit më të varfër të Europës, me pagat e pensionet më mizerabël, nuk e meriton të jetë i marrë peng nga një kryebandit që i vjedh nga mëngjesi në darkë dhe që me drejtësinë e kapur i ka siguruar vetes pandëshkueshmëri dhe imunitet absolut.

Sot Ă«shtĂ« dita pĂ«r t’i treguar kĂ«tij armiku tĂ« egĂ«r tĂ« lirive tĂ« shqiptarĂ«ve, shtetit ligjor, tĂ« demokracisĂ« dhe pluralizmit, qĂ« e shpopulloi ShqipĂ«rinĂ« pĂ«r ta zhvatur dhe e shndĂ«rroi nĂ« gulak me tĂ« burgosur politikĂ«, se nuk mund tĂ« qĂ«ndrojĂ« mĂ« asnjĂ« minutĂ« mĂ« shumĂ« nĂ« pushtetin e siguruar nga zgjedhjet e vjedhura.
Sot shqiptarët do të bashkohen në shesh sepse nuk mund të durojnë më që taksat dhe pronat e tyre të grabiten nga një çetë kusarësh, që i ka lënë pa bukë e pa ujë të pijshëm, që i djeg në verë dhe i përmbyt në dimër, që tapitë e pronave, kadastrën, sigurinë kombëtare, policinë dhe çdo zyrë shteti ia ka dhënë në dorë mafias dhe karteleve të drogës. Kjo bandë duhet shkërmoqur nën këmbët e sovranit!

U bĂ«jmĂ« thirrje tĂ« rinjve dhe çdo shqiptari t’i bashkohet sot uraganit tĂ« lirisĂ« dhe dĂ«nimit shembullor qĂ« populli i ka rezervuar Edi RamĂ«s. Sot, ora 17:00, tĂ« gjithĂ« nĂ« TiranĂ«, para KryeministrisĂ«, nĂ« protestĂ« kombĂ«tare kundĂ«r grupit tĂ« strukturuar kriminal qĂ« ka rrĂ«mbyer shtetin.

Berisha para protestës: Sot është dita e guximit qytetar, dita e ngadhënjimit mbi të keqen


Pak orë para protestës së paralajmëruar të opozitës para Kryeministrisë, kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka përcjellë një mesazh për mbështetësit e tij përmes një postimi në rrjetin social X. 

NĂ« reagimin e tij, Berisha e cilĂ«son ditĂ«n e sotme si momentin kur, sipas tij, “populli opozitar” i bĂ«n gjyqin politik kryeministrit, tĂ« cilin e akuzon pĂ«r lidhje me banditĂ«, trafikantĂ« dhe vrasĂ«s. Sipas kryedemokratit, protesta pĂ«rfaqĂ«son njĂ« akt guximi qytetar dhe njĂ« pĂ«rballje tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« me atĂ« qĂ« ai e pĂ«rshkruan si e keqja qĂ« ka mbĂ«rthyer ShqipĂ«rinĂ«. 

“Sot Ă«shtĂ« dita e guximit qytetar. Dita kur populli opozitar i bĂ«n gjyqin kryehajdutit, kryeministrit tĂ« lidhur me banditĂ«, trafikantĂ« dhe vrasĂ«s. ËshtĂ« dita e ngadhĂ«njimit mbi tĂ« keqen qĂ« ka mbĂ«rthyer ShqipĂ«rinĂ«â€, shkruan Berisha nĂ« mesazhin e tij. 

“ErĂ« e fortĂ« dhe reshje”, meteorologu bĂ«n parashikimin e javĂ«s, kur pritet tĂ« pĂ«rmirĂ«sohet koha

Hakil Osmani nga MeteoAlb ka bërë parashikimin e motit për këtë fundjavë dhe javën që po vjen, duke theksuar se do të mbizotërojë moti i paqëndrueshëm. 

Sipas tij, gjatë fundjavës vranësirat do të shtohen në orët e pasdites, duke sjellë reshje shiu, ndërsa në zonat malore do të ketë rishfaqje të dëborës. 

“Kjo fundjavĂ« do tĂ« vijojĂ« tĂ« jetĂ« e paqĂ«ndrueshme ku gjatĂ« orĂ«ve tĂ« pasdites vranĂ«sirat do bĂ«hen mĂ« tĂ« dukshme duke bĂ«rĂ« qĂ« tĂ« kemi prezente reshjet e shiut. NĂ« zonat e thella malore do ketĂ« rishfaqje tĂ« reshjeve tĂ« dĂ«borĂ«s. 

Në orët e pasdites të së dielës dhe në mbrëmje, reshjet e shiut do të jenë më intensive dhe do të shoqërohen me erë të fortë, duke vijuar deri në mëngjesin e ditës së hënë. 

Më pas, dita e martë sjell përmirësim me mot më të qendrueshëm, por nga e mërkura moti do të kthehet sërish i paqëndrueshëm. Ditët e fundit të janarit do të përfundojnë gjithashtu me kushte të paqëndrueshme të motit. 

Java që vjen parashikohet me një rënie të lehtë të temperaturave, ku minimumi do të jetë rreth 0 gradë Celsius, ndërsa maksimumi arrin 15 gradë Celsius, tha Osmani. 

POLITICO: Pas Venezuelës SHBA-të duan ndryshim regjimi dhe në Kubë

Qeveria amerikane po shqyrton vendosjen e një bllokade të plotë detare mbi importet e naftës në Kubë, si pjesë e një taktike të re të mundshme për të detyruar ndryshimin e regjimit në Havana, raportoi Politico, duke cituar tre persona të njohur me planin.

Edhe pse nuk është marrë asnjë vendim për të miratuar këtë plan, një përshkallëzim i tillë po kërkohet nga disa kritikë të qeverisë kubane dhe mbështetet nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio.

Qeveria meksikane po shqyrton nëse do të vazhdojë të dërgojë naftë në Kubë, pasi ka frikë nga hakmarrja nga Shtetet e Bashkuara, raportoi Reuters.

Bllokimi i cisternave në Venezuelë në dhjetor dhe arrestimi i Nicolas Maduro rezultoi në ndërprerjen e dërgesave të naftës në Kubë, duke lënë vetëm Meksikën si furnizuesin më të madh për ishullin, i cili përballet me mungesa energjie dhe ndërprerje masive të energjisë.

Donald Trump pretendoi se Kuba Ă«shtĂ« “gati tĂ« bjerĂ«â€ dhe shtoi se “nuk do tĂ« ketĂ« mĂ« naftĂ« ose para tĂ« dĂ«rguara nĂ« KubĂ«. AsnjĂ«â€, nĂ« njĂ« postim nĂ« Truth Social.

“Energjia Ă«shtĂ« shtrĂ«ngimi pĂ«r tĂ« vrarĂ« regjimin”, tha njĂ« person i njohur me planin. PĂ«rmbysja e qeverisĂ« komuniste tĂ« vendit amerikano-latin Ă«shtĂ« “100% njĂ« ngjarje e vitit 2026” nĂ« sytĂ« e administratĂ«s amerikane, tha ai.

Kuba importon rreth 60% të nevojave të saj për naftë, sipas Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë. Ajo ishte kryesisht e varur nga Venezuela për këto importe derisa administrata Trump filloi të sekuestronte dërgesat.

Përmbysja e regjimit komunist në Kubë do të përmbushte një kërkesë politike prej 7 dekadash për mërgimtarët kubanë në Miami, të cilët kanë insistuar për demokraci në ishull që kur Fidel Castro mori pushtetin pas përmbysjes së diktaturës së Fulgencio Batistas në vitin 1959. Rubio ka qenë prej kohësh një mbështetës i masave të ashpra kundër Havanës, me shpresën për të siguruar rënien e regjimit.

Kushtet në ishull janë përkeqësuar, duke shkaktuar ndërprerje të energjisë elektrike dhe mungesa të mallrave dhe ushqimit bazë. Por regjimi i ka përballuar sanksionet e ashpra të SHBA-së dhe një embargoje të përhapur tregtare për dekada dhe i ka mbijetuar rënies së Bashkimit Sovjetik pas Luftës së Ftohtë.

Në të njëjtën kohë, mbeten shqetësimet se një rënie e papritur e qeverisë kubane do të shkaktonte një krizë rajonale migracioni dhe do të destabilizonte Karaibet, vëren raporti.

Rusët bombardojnë Ukrainën mes bisedimeve të paqes në Abu Dabi. Mbi 400 raketa e dronë godasin Kievin dhe..

Moska përdori sërish të njëjtën taktikë, bombardime mes bisedimeve të paqes për Ukrainën. Një breshëri prej të paktën 370 dronësh dhe 21 raketash ra mbi Kiev dhe qytete të tjerë të Ukrainës gjatë natës. Bilanci i deritanishëm, një i vrarë dhe 23 të plagosur.

Sulmi ndodhi nĂ« orĂ«t e para tĂ« kĂ«saj tĂ« shtune, kur nĂ« Abu Dabi vazhdon pĂ«r tĂ« dytĂ«n ditĂ«, dialogu i nisur tĂ« premten, mes ukrainasve dhe rusĂ«ve, i pari ballĂ« pĂ«r ballĂ« mes tyre nĂ« nivel ushtarak me ndĂ«rmjetĂ«simin e Shteteve tĂ« Bashkuara, me pjesĂ«marrjen edhe tĂ« mikpritĂ«sve emiratas. NĂ« fokus janĂ« lĂ«shimet territoriale qĂ« kĂ«rkohen nga Rusia, e cila nuk heq dorĂ« nga rajoni i Donbasit ku ushtria ruse ka hyrĂ« qĂ« prej vitit 2022 dhe kĂ«mbĂ«ngul qĂ« Ukraina t’ia njohĂ« si pjesĂ« territoriale RusisĂ«.

Presidenti ukrainas Volodimir Zelenski e ka refuzuar gjithmonë këtë kërkesë dhe e konsideron një kusht të panegocjueshëm. Përmes një postimi në rrjetin X, Zelenski tha se nuk duhen mbyllur sytë para këtij sulmi dhe se partnerët duhet të përmbushin premtimin për të ndihmuar Ukrainën si ushtarakisht ashtu edhe nga ana diplomatike. Ndërsa ministri i jashtëm Andrij Sibiha tha se Putin e ka vendin në Gjykatën e Hagës, e jo në bordin e paqes të Donald Trumpit.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian kanë hartuar një plan ambicioz 10-vjeçar që synon mbledhjen e 800 miliardë dollarëve nga burime publike dhe private për rindërtimin e Ukrainës pas luftës. Ky projekt parashikon jo vetëm rimëkëmbjen ekonomike, por edhe një proces të përshpejtuar për integrimin e vendit në BE, megjithëse zbatimi i tij varet plotësisht nga arritja e një armëpushimi të qëndrueshëm.

150 të dënuar transferohen nga burgu i Fushë Krujës, në Durrës dhe Peqin (VIDEO)

Rreth 150 të dënuar, janë transferuar nga burgu i Fushë Krujës, në dy institucionet e tjera. 

Ky transferim do të bëhet për shkak të rikonstruksionit të burgut në Fushë Krujë. 

Paraditen e sotme 150 të dënuar nga ky institucion i vuajtjes së dënimit janë transferuar në dy burgje të tjera, atë të Durrësit dhe Peqinit. 

Hong – Kongu e mbĂ«shtet zhvillimin mbi shkencĂ«n, inovacionin e teknologjinĂ«

SektorĂ«t e shkencĂ«s, inovacionit dhe teknologjisĂ« (TI&T) tĂ« Hong Kongut do tĂ« jenĂ« nĂ« zemĂ«r tĂ« sĂ« ardhmes sĂ« rajonit, deklaroi John Lee, shefi ekzekutiv i Rajonit tĂ« Posaçëm Administrativ tĂ« Hong Kongut (HKSAR), ndĂ«rsa mori pjesĂ« nĂ« njĂ« ceremoni qĂ« shĂ«noi 10-vjetorin e themelimit tĂ« AkademisĂ« sĂ« Shkencave tĂ« Hong Kongut (ASHK), shkruan “Xinhua”.

Lee nënvizoi angazhimin për ta bërë vendin një qendër ndërkombëtare të shkencës, inovacionit dhe teknologjisë për të mbështetur zhvillimin e shpejtë të metropolit verior të fokusuar në teknologji dhe kontributet e vazhdueshme të institucioneve kryesore si akademia.

Kryetari i akademisë, Dennis Lo Yuk-ming, e përshkroi momentin aktual si një epokë të artë për inovacionin teknologjik në Hong Kong. Ai i kërkoi komunitetit të shkencës, inovacionit dhe teknologjisë së qytetit ta shfrytëzojë këtë mundësi për të rritur përpjekjet për të mbështetur ngritjen e Hong Kongut si një qendër ndërkombëtare në këtë fushë.

Hong Kongu ka bërë përparim të dukshëm në nxitjen e zhvillimit të sektorit të teknologjisë së informacionit dhe teknologjisë. Të dhënat zyrtare treguan se shpenzimet e tij bruto për kërkimin dhe zhvillimin u dyfishuan gjatë periudhës 2014-2024, me numrin e të punësuarve në sektorin e teknologjisë së informacionit dhe teknologjisë që u rrit gjithashtu me 70 për qind gjatë së njëjtës periudhë.

Drejtori i Arsimit Parauniversitar Hazbi Lika shpallet i pafajshëm nga Gjykata e Durrësit

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Arsimit Parauniveristar Durrës Hazbi Lika shpallet i pafajshëm dhe Gjykata për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

PĂ«r Hazbi LikĂ«n, drejtorin e DrejtorisĂ« Rajonale tĂ« Arsimit Parauniversitar (DRAP) DurrĂ«s, akuza specifike lidhej me kopshtet dhe çerdhet pa licencĂ«.​ ​Prokuroria e DurrĂ«sit nisi hetimet ndaj tij nĂ« vitin 2023, pas njĂ« operacioni policor qĂ« zbuloi se nĂ« DurrĂ«s operonin 28 kopshte dhe çerdhe pa licencĂ«.

Sipas organit të akuzës, Hazbi Lika nuk kishte nxjerrë urdhrin për kontrollin dhe inspektimin e këtyre subjekteve private, duke lejuar funksionimin e tyre në kundërshtim me ligjin.

Gjatë hetimit, Lika deklaroi se nuk kishte dijeni që lëshimi i këtij urdhri ishte kompetencë e drejtpërdrejtë e tij dhe se institucioni që ai drejtonte kishte mungesë informacioni për këto subjekte.

​NĂ« korrik tĂ« vitit 2025, Gjykata e DurrĂ«sit vendosi pezullimin e tij nga detyra deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« procesit.

Më 21 janar 2026, Gjykata e Shkallës së Parë e Durrësit dha vendimin përfundimtar duke e shpallur Hazbi Likën të pafajshëm.

​Gjykata rrĂ«zoi pretendimet e prokurorisĂ«, duke argumentuar se nuk ekzistonin elementĂ«t e veprĂ«s penale tĂ« “ShpĂ«rdorimit tĂ« detyrĂ«s”. U konstatua se nuk kishte pĂ«rgjegjĂ«si penale tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« nĂ« lidhje me mos ushtrimin e kontrolleve pĂ«r licencat.

​MĂ« 2 korrik 2025, ai ishte pezulluar pĂ«rkohĂ«sisht nga detyra me kĂ«rkesĂ« tĂ« ProkurorisĂ« pranĂ« GjykatĂ«s sĂ« Rrethit GjyqĂ«sor DurrĂ«s dhe me vendim penal tĂ« kĂ«saj gjykate.

Pas shqyrtimit të çështjes dhe vijimit të procedurave ligjore, Lika u rikthye në detyrë më 22 tetor 2025.

“Vota Ă«shtĂ« e shenjtĂ«!”/ Albin Kurti i prerĂ«: S’ka amnisti pĂ«r komisionerĂ« e individĂ« tĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« manipulime votash!

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka bërë thirrje për hetim gjithëpërfshirës dhe ndëshkim për personat e dyshuar për manipulim të votave brenda partive politike në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit.

Thirrja e Kurtit, liderit tĂ« partisĂ« fituese tĂ« zgjedhjeve LĂ«vizja VetĂ«vendosje, vjen pasi autoritetet i ndaluan mbi 100 persona tĂ« premten nĂ«n dyshimin pĂ«r keqpĂ«rdorim tĂ« votave tĂ« zgjedhjeve tĂ« muajit tĂ« kaluar. Kurti – i cili ishte kritikuar pĂ«r mungesĂ« reagimi ndaj dyshimeve pĂ«r manipulime tĂ« votave kur ato dolĂ«n nĂ« sipĂ«rfaqe javĂ« mĂ« parĂ« – tha tĂ« shtunĂ«n nĂ« Facebook se “komisionerĂ« e individĂ«, qĂ« nĂ« mĂ«nyrĂ« klandestine, janĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« manipulime votash brenda subjekteve politike duke dĂ«mtuar kolegĂ« e subjekte politike nuk kanĂ« amnisti”.

JavĂ«n e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u detyrua ta nisĂ« rinumĂ«rimin e plotĂ« tĂ« votave, pasi kishte gjetur mospĂ«rputhje nĂ« votat pĂ«r kandidatĂ«t pĂ«r deputetĂ«. Kurti shtoi se partia e tij “ka qenĂ« gjithnjĂ« gardiane e ruajtjes sĂ« vullnetit politik tĂ« shprehur pĂ«rmes votĂ«s nĂ« kuti tĂ« votimit dhe ashtu do tĂ« qĂ«ndrojĂ« pĂ«rherĂ«â€. Kur rinumĂ«rimi ka pĂ«rfunduar nĂ« pothuajse gjysma e vendvotimeve, del se rreth 80 mijĂ« vota janĂ« tĂ« pasakta, sipas Eugen Cakollit nga organizata joqeveritare, Instituti Demokratik i KosovĂ«s.

NĂ« mesin e kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ« tĂ« cilĂ«ve u janĂ« hequr mĂ« sĂ« shumti vota gjatĂ« rinumĂ«rimit ka nga partitĂ« kryesore, pĂ«rfshirĂ« vetĂ« VetĂ«vendosjen. Kurti nguli kĂ«mbĂ« se dyshimet duhet tĂ« hetohen dhe se “manipuluesit duhet tĂ« ndĂ«shkohen, kĂ«to raste nuk duhet tĂ« na shfaqen kurrĂ« mĂ« nĂ« tĂ« ardhmen”. Autoritetet janĂ« duke kryer hetime nĂ« tri komuna, Prizren, Ferizaj dhe MalishevĂ«, me Prizrenin qĂ« dyshohet si vendi ku ka pasur mĂ« sĂ« shumti manipulime tĂ« votave.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, tha të premten se të ndaluarit në rajonin jugor të vendit janë kryesisht komisionerë dhe në mesin e tyre ka edhe familjarë të kandidatëve për deputetë. Ata dyshohen për falsifikim të rezultateve zgjedhore, presion dhe kanosje dhe për dhënie e marrje të ryshfetit. Sipas tij, një manipulim i tillë nuk ka mundur që të ndodhë pa një kompromis mes komisionerëve të katër partive më të mëdha politike.

“Po flasim pĂ«r komunĂ«n e Prizrenit qĂ« janĂ« shtuar hiç mĂ« pak se 40.497 vota dhe janĂ« hequr hiç mĂ« pak se 27.520 vota. Pra, diferenca totale e keqpĂ«rdorimeve Ă«shtĂ« 68.017 vota”, tha Kryeziu. NĂ« KosovĂ« manipulimi i votave Ă«shtĂ« vepĂ«r penale e dĂ«nueshme me burgim. MegjithatĂ«, sĂ« voni organizata joqeveritare, ÇOHU, e publikoi njĂ« hulumtim qĂ« tregoi se mbi 90 pĂ«r qind e rasteve pĂ«r manipulime zgjedhore pĂ«rfundojnĂ« me dĂ«nime me kusht ose gjoba. Shumica e kandidatĂ«ve pĂ«r deputetĂ« tĂ« cilĂ«ve u janĂ« hequr mĂ« sĂ« shumti vota gjatĂ« rinumĂ«rimit, e kanĂ« mohuar tĂ« kenĂ« pasur gisht nĂ« keqpĂ«rdorim dhe kanĂ« thĂ«nĂ« se e dĂ«nojnĂ« kĂ«tĂ« dukuri./REL

“Kjo nismĂ« e re do punojĂ« paralelisht me OKB”/ Bordi i Paqes, Vjosa Osmani: Besoj te presidenti Trump pĂ«r tĂ« sjellĂ« paqe
.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se vendi i saj ndihet i mirënjohur për rolin e udhëheqjes amerikane në procesin e paqes dhe se mbështet fuqishëm iniciativën e Trump. Osmani tha se përvoja e Kosovës në ndërtimin dhe ruajtjen e paqes pas luftës mund të shërbejë si model për botën.

Deklarata e Osmanit u bë pas nënshkrimit të Kartës së Bordit të Paqes, në prani të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe bashkëthemeluesve të tjerë të kësaj nisme.

“Duke ardhur nga Republika e KosovĂ«s, njĂ« vend i shkatĂ«rruar nga lufta, dhe qĂ« sot jeton nĂ« paqe falĂ« udhĂ«heqjes amerikane, jemi thellĂ«sisht mirĂ«njohĂ«s dhe krenarĂ« qĂ« qĂ«ndrojmĂ« krah Presidentit Trump nĂ« kĂ«tĂ« nismĂ« tĂ« re. Besoj fuqishĂ«m nĂ« lidershipin e presidentit Trump dhe ekipit tĂ« tij. Kjo Ă«shtĂ« pĂ«r tĂ« shpĂ«tuar jetĂ«â€, tha Osmani.

Ajo gjithashtu vuri në dukje se proceset e vendimmarrjes në Organizatën e Kombeve të Bashkuara (OKB) shpesh janë të komplikuara dhe të ngadalta, çka e bën më të vështirë arritjen e marrëveshjeve paqësore. Në këtë kontekst, Bordi i Paqes synon një qasje më të drejtpërdrejtë dhe më efektive.

Osmani theksoi se nisma nuk synon të zëvendësojë OKB-në, por të punojë paralelisht me të.

“Me kĂ«tĂ« organizatĂ« tĂ« re, jam e bindur se paqja mund tĂ« çojĂ« pĂ«rpara pĂ«rmes njĂ« procesi vendimmarrjeje mĂ« pak kompleks. NĂ« rajonin tonĂ«, OKB-ja ka luajtur rol kryesisht nĂ« ruajtjen e paqes, ndĂ«rsa drejtimi pĂ«r arritjen e paqes ka ardhur nga Shtetet e Bashkuara”, deklaroi ajo.

U arrestua në Meksikë për llogari të SHBA/ Dikur kampion olimpik, sot boss droge i nivelit të El Chapo dhe Escobar

Ryan Wedding, njĂ« ish-snowboarder olimpik kanadez i dyshuar se Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« bos i kontrabandĂ«s sĂ« kokainĂ«s, Ă«shtĂ« arrestuar nĂ« MeksikĂ« dhe do tĂ« transferohet nĂ« Shtetet e Bashkuara pĂ«r t’u pĂ«rballur me akuzat, thanĂ« tĂ« premten autoritetet amerikane.

Prokurorja e PĂ«rgjithshme e SHBA-sĂ«, Pam Bondi, dhe drejtori i FBI-sĂ«, Kash Patel, konfirmuan arrestimin nĂ« postime tĂ« ndara nĂ« X. Autoritetet amerikane dhe kanadeze e pĂ«rshkruan burrin e arrestuar nĂ« nĂ«ntor si njĂ« “trafikant droge” nĂ« tĂ« njĂ«jtin nivel me bosĂ«t e njohur tĂ« drogĂ«s si meksikani JoaquĂ­n ‘El Chapo’ GuzmĂĄn, i cili po vuan dĂ«nimin nĂ« njĂ« burg tĂ« sigurisĂ« maksimale nĂ« SHBA, dhe kolumbiani Pablo Escobar, i cili ka ndĂ«rruar jetĂ«.

Prokurorja e Përgjithshme e SHBA-së, Pam Bondi, tha se Wedding bashkëpunoi ngushtë me Kartelin Meksikan Sinaloa, i cili kontrollon një operacion përgjegjës për gjenerimin e më shumë se 1 miliard dollarëve në vit në të ardhura të paligjshme nga droga.

Bondi tha në atë kohë se Wedding bashkëpunoi ngushtë me Kartelin Meksikan Sinaloa, i cili kontrollon një operacion përgjegjës për gjenerimin e më shumë se 1 miliard dollarëve në vit në të ardhura të paligjshme nga droga.

Wedding, i cili garoi për Kanadanë në Lojërat Olimpike Dimërore të vitit 2002 në Salt Lake City, është akuzuar për mbikëqyrjen e një sipërmarrjeje kriminale dhe akuza të shumta për trafik droge, sipas Departamentit të Drejtësisë të SHBA-së (DoJ).

Ai u akuzua gjithashtu për urdhërimin e disa vrasjeve të lidhura me drogën, përfshirë atë të një dëshmitari federal amerikan në Kolumbi në janar 2025, përpara se të mund të dëshmonte kundër tij, raportoi më parë Departamenti i Drejtësisë.

❌