Aktivistja suedeze Greta Thunberg u arrestua sot në Londër nga policia britanike, teksa merrte pjesë në një protestë pro-palestineze në qendër të kryeqytetit. Arrestimi u konfirmua nga Policia e Qytetit të Londrës, sipas të cilës 22-vjeçarja u ndalua për shfaqjen e një pankarte në mbështetje të organizatës së ndaluar Palestine Action, në shkelje të Seksionit 13 të Aktit të Terrorizmit të vitit…
Reading view
Përjashtimi i deputetëve, Blushi: Atentat ndaj pluralizmit politik, po na motivoni për vijimin e betejës tonë
Sekretari i Përgjithshëm i Partia e Lirisë, Tedi Blushi e cilësoi përjashtimin e deputetëve të opozitës nga Komisioni i Etikës si një “atentat ndaj pluralizmit politik”, duke deklaruar se ky vendim vetëm sa e motivon më tej qëndresën e opozitës. Në një konferencë për shtyp, Blushi u shpreh se afera e AKSHI-t, ka hequr çdo maskë dhe ka konfirmuar rrëmbimin e shtetit nga mafia.
Analisti Kikia: PD nuk bën mrekulli. Presioni ndaj qeverisë i kufizuar, mungon bashkimi me forcat e tjera
Teksa komenton protestën kombëtare të PD, analisti politik Mentor Kikia thotë se problemi kryesor qëndron te mungesa e organizimit të shoqërisë civile dhe sindikatave. Sipas tij, në një vend ku sindikatat janë të dobëta ose mungojnë, shoqëria e ka të pamundur të vetëorganizohet. ”Ne pyesim pse nuk del populli në rrugë? Sepse mungojnë organizimet shoqërore jo politike dhe sindikatat…
Lezha shpall ”Qytetar Nderi” Jurgen Uldedajn, kampion bote në IBO: Kemi akoma rrugë për të bërë
Boksieri Jurgen Uldedaj vetëm pak javë pas suksesit në Londër ku u shpall kampion bote në IBO për peshën ‘cruiser”, është shpallur ”Qytetar Nderi” nga Bashkia Lezhë. “Kampioni Jurgen Uldedaj është shembulli më i mirë që me përkushtim të paparë dhe stërvitje serioze ka arritur majat më të larta që një shqiptar ka arritur deri më sot”,-tha Pjerin Ndreu, kryebashkiak i Lezhës.
Administrata Trump tërheq 30 ambasadorë, dy prej tyre nga Ballkani Perëndimor
Administrata Trump ka tërhequr rreth 30 ambasadorë dhe diplomatë të lartë amerikanë në misionet jashtë vendit. Kështu raporton media britanike The Guardian duke cituar burime diplomatike. Ky veprim është pjesë e një procesi më të gjerë për të promovuar zyrtarë të administratës që janë besnikë ndaj politikave të reja të Shteteve të Bashkuara. Diplomatët e karrierës zakonisht mbeten në pozicionet…
Rama takim me nxënësit ekselentë: Nuk jeni në kërkim të justifikimeve, por të suksesit!
Këtë të martë u mbajt ceremonia për “Medaljet e Arta” që u shkoi nxënësve ekselentë, pasi mbaruan gjimnazin me 10 absolute në të treja vitet. Kryeministri Edi Rama u shpreh se nuk ka privilegj më të madhe sesa të vlerësojë përpjekjet dhe rezultatet e tyre. “Besoj që nuk ka privilegj më të madh sesa të kesh detyrën të vlerësosh përpjekjen dhe rezultatet e njerëzve si ju“, u shpreh Rama.
Nën hetim për tentativën e hakerimit të SPAK, ish-kreu i Burgjeve paraqitet në Prokurorinë e Posaçme
Ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili këtë të martë është paraqitur në SPAK, pasi është marrë nën hetim zyrtarisht, pas dyshimeve për tentativën e hakerimit të një institucioni shtetëror disa muaj më parë. Hetimet vijnë disa muaj pas incidentit të dyshuar të hakerimit, dhe SPAK ka njoftuar se procedurat po ndiqen në mënyrë intensive, për të përcaktuar rolin dhe përgjegjësitë e tij. …
Fatin për Toney e vendosin banorët
Edhe pse u largua nga gara pas votave të publikut, rrugëtimi i Toney-t në shtëpi nuk është mbyllur përfundimisht. Sonte, ai përballet me një mundësi të papritur për t’u rikthyer në lojë. Vendimi nuk i takon publikut. Fati i Toney-t do të përcaktohet nga vetë banorët, të cilët pritet të vendosin nëse do t’i japin apo jo një shans të dytë për të qëndruar në shtëpi. Se si do të merret ky vendim dhe…
Berisha: Do kemi greva dhe demonstrata
Sali Berisha thotë se qëndrimi në shesh pas protestës kombëtare të PD, nuk ka qenë pjesë e strategjisë së tyre. Po ashtu lideri i demokratëve nënvizon se do të kenë grevë dhe demostrata. “Sot ne inauguruam fillimin e një procesi me të cilin do të shpëtojmë demokracinë, familjen dhe Shqipërinë. Jo, nuk ishte pjesë e projektit qëndrimi në shesh. Protesta, se kur do të jetë, do të përcaktohet.
Shoqërohen në komisariat disa protestues, policia: Janë dëmtuar 2 efektivë
Pas protestës kombëtare të PD-së, mësohet se janë shoqëruar në komisariatin nr.1 disa qytetarë pjesëmarrës në këtë protestë. Në komisariat kanë mbërritur dhe një grup deputetësh. Si pasojë e hedhjes së molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta nga ana e protestuesve, janë dëmtuar dy punonjës të Policisë. …
Abilekaj: PD nuk mund të udhëheqë një protestë që të sjellë rezultat. Ishte një manifestim
Për protestën kombëtare të PD, analisti Enton Abilekaj tha se ishte një protestë e zakonshme dhe pa entiziazëm të madh, duke e cilësuar një demonstrim të mirë force. “Ishte një protestë që në pritshmëritë e njerëzve, kishte një pjesëmarrje të mirë. Entuziazmi nuk ishte shumë i madh, ishte një protestë e zakonshme. Problemi është që protestat e dimë çfarë sjellin. Ajo pas fjalimin të Berishës…
Protesta e opozitës, Gjinishi: PD nuk është rritur në këto 4 mandate të Ramës në pushtet
Pedagogu Ermir Gjinishi thotë se protesta e opozitës përballë Kryeministrisë është normale, dhe për të PD-ja nuk e bën dot rotacionin, sepse nuk është rritur në këto 4 mandate të Edi Ramës në pushtet. ”Çdo protestë në një shoqëri demokratike është normale. Çështja është cfarë pritet nga protesta. Protesta nuk është shfaqje, është alternativë për ndryshime. Ne kemi 12 vite që mblidhemi pas çdo…
Ilir Meta poston fotot nga protesta: Numërimi mbrapsht ka filluar
Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar pas përfundimit të protestës Kombëtare të PD. “Numërimi mbrapsht ka filluar”,-shkruan Meta ndërsa ka ndarë edhe disa foto nga protesta e organizuar para Kryeministrisë. Protesta e opozitës nisi në orën 18:00. Qytetarë të shumtë u bashkuan në shesh. Kreu i PD Sali Berisha theksoi se opozita nuk do të ndalet deri në rrëzimin e regjimit.
Molotov drejt policisë, dy efektivë të lënduar
Përfundimi i fjalimit të kryetarit të PD-së, Sali Berisha u shoqërua me tensione. Protestuesit demokratë kanë hedhur molotovë drejt policisë dhe kryeministrisë. Si pasojë e hedhjes së molotovëve, lëndëve piroteknike dhe sendeve të forta nga ana e protestuesve, janë dëmtuar dy punonjës të Policisë. …
Protesta Kombëtare e PD, Balla mesazh Berishës: Sali ti nuk e djeg dot më Shqipërinë
Kreu i grupit parlamentar i PS-së, Taulant Balla ka reaguar pas tensioneve në protestën kombëtare të PD ku protestuesit hodhën molotov në derën e kryeministrisë. Përmes një mesazhi në rrjetet sociale Balla i kujton Berishës se nuk e djeg dot Shqipërinë. “Sali ti nuk e djeg dot më Shqipërinë!”, shkruan Balla. Protesta u përshkallëzua me tensione e përplasje në përfundim të fjalës së liderit…
Çfarë la pas protesta e PD? Lëndohet një protestues, dy të shoqëruar në Polici
Pas përfundimit të fjalës së Sali Berishës përballë Kryeministrisë aty ku u hodhën dhe disa kapsula dhe pak flakadanë, protestuesit u shpërndanë. Një lëvizje që ka kapur të papërgatitur edhe punonjësit e policisë. Një pjesë e protestuesve shkuan te godina e Parlamentit një pjesë te selia e PS-së. Raportohet se dy protestues janë shoqëruar në komisariatin nr. një, ndërsa 1 protestues është lënduar.
Pas protestës Berisha shkon në selinë blu: Aksioni do të vijojë deri në largimin e Ramës
Pas afro 2 orëve, Sali Berisha me deputetët e PD dhe mbështetës përfunduan protestën kombëtare që u mbajt tek Kryeministria, e mbylli me një tjetër fjalim para selisë blu.
Çfarë ka në plan PD? Forca të shumta policie vrapojnë përgjatë Bulevardit
Mbetet mister skenari i protestës së PD. Pas përfundimit të fjalimit të Sali Berishës, protestuesit kanë lëvizur drejt sheshit Skënderbej. Nuk dihet se si do të vijojë protesta e PD, por protestuesit të shoqëruar dhe nga forcat e policisë po lëvizin përgjatë bulevardit të madh. Protestuesit hodhën molotov në derën e kryeministrisë gjatë fjalës së liderit demokrat Sali Berisha.
VIDEO/ Berisha mbyll fjalimin, flakë dhe tym tek Kryeministria
Sapo Sali Berisha mbylli fjalimin në protestën Kombëtare të PD, drejt Kryeministrisë u hodhën flakadanë dhe situata shihet e tensionuar. Protesta ka nisur në orën 18:00 dhe sipas pjesëmarrësve nuk dihet se sa do të zgjasë. Pjesë nga fjala e kreut të PD, Sali Berisha Miq, këto dy javë në Shqipëri është zhvilluar një betejë e pashembullt. Një prokuror guximtar pezulloi nga detyra…