Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka dalë në sheshin e Prishtinës për të festuar fitoren e LVV-së në zgjedhjet e 18 dhjetorit, duke e cilësuar atë si një fitore historike.
Para mbështetësve të shumtë, Kurti ka falënderuar qytetarët për përkrahjen, angazhimin dhe kontributin e dhënë në fitoren e partisë së tij, duke theksuar se kjo fitore nuk i takon vetëm LVV-së, por të gjithë qytetarëve të Kosovës.
âKjo fitore Ă«shtĂ« e tĂ« gjithĂ« juve,â ka deklaruar Kurti, duke u zotuar se tĂ« gjitha zotimet elektorale do tĂ« pĂ«rmbushen njĂ« nga njĂ«.
Ai ka theksuar se në këto zgjedhje ka fituar populli dhe Republika, ndërsa suksesin e ka atribuar vizionit dhe programit të LVV-së, si dhe punës së bërë gjatë mandatit të kaluar.
âKĂ«saj radhe ka fituar populli dhe Republika. Ajo qĂ« e bĂ«ri tĂ« mundur fitoren Ă«shtĂ« vizioni dhe programi ynĂ«, punĂ«t e mbara dhe tĂ« kryera nĂ« kĂ«tĂ« pesĂ«vjeçar dhe zotimet e reja qĂ« do tâi pĂ«rmbushim tĂ« gjitha,â ka thĂ«nĂ« Kurti.
Kurti ka kujtuar edhe fitoren e 9 shkurtit, duke theksuar dallimin mes dy proceseve zgjedhore. Sipas tij, kësaj here fitorja është edhe më përfshirëse dhe përfaqësuese.
âMĂ« 9 shkurt fitoi VV-ja bashkĂ« me partnerĂ«t, kĂ«saj radhe fitoi populli dhe Republika,â Ă«shtĂ« shprehur ai.
Në fund të fjalimit, Kurti ka theksuar se LVV nuk do të lëshojë pe në realizimin e vizionit të saj qeverisës.
âNuk lĂ«shojmĂ« pe, jo pĂ«r inat tĂ« dikujt, por pĂ«r shkak se gjithĂ« juve ju duam fort,â ka deklaruar Kurti, ndĂ«rsa ka shtuar se âsonte tĂ« gjithĂ« kremtojmĂ« numrin qĂ« Ă«shtĂ« fitimtarâ.
Festa nĂ« rrugĂ«n âGaribaldiâ u shoqĂ«rua me brohoritje dhe atmosferĂ« festive nga simpatizantĂ«t e LVV-sĂ«.
Rreth 99 për qind e votave nga zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare në Kosovë tashmë janë numëruar, ndërsa renditja e partive politike ka mbetur e njëjtë si në zgjedhjet e fundit, por diferencat mes tyre kanë ndryshuar ndjeshëm.
Sipas të dhënave preliminare, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka shënuar rritje të madhe, duke u rritur për mbi 7 për qind krahasuar me zgjedhjet e shkurtit 2025.
Zgjedhjet e shkurtit
Nga 42.3 për qind sa kishte në shkurt, LVV tani ka arritur në 49.47 për qind në zgjedhjet e dhjetorit 2025.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka regjistruar një ngritje të lehtë, duke kaluar nga 20.95 për qind në 21.08 për qind, duke ruajtur pozitën e dytë.
Ndërkohë, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka pësuar rënie të dukshme, prej gati 5 për qind, duke zbritur nga 18.27 për qind në 13.63 për qind.
Zgjedhjet e dhjetorit
Rënie ka shënuar edhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), e cila nga 7.06 për qind në zgjedhjet e fundit parlamentare ka rënë në 5.70 për qind.
Sa i përket subjekteve nga komuniteti serb, Lista Serbe ka pasur një rritje të lehtë, duke kaluar nga 4.26 për qind në 4.45 për qind.
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje (LVV), Albin Kurti, ka dalë në konferencë për shtyp pas fitores së LVV-së në zgjedhjet e fundit parlamentare, duke e cilësuar rezultatin si historik dhe duke ftuar partitë opozitare për bashkëpunim në Kuvendin e Kosovës.
Kurti ka deklaruar se kjo është fitorja më e madhe në historinë e vendit, duke theksuar se rezultatet preliminare tregojnë se ajo mund të tejkalojë edhe fitoren e zgjedhjeve të 14 shkurtit.
âMĂ« 28 dhjetor 2025 fitoi populli i KosovĂ«s dhe Republika. Kjo Ă«shtĂ« fitorja mĂ« e madhe nĂ« historinĂ« e vendit. Rezultati na tregon qartĂ« se duhet tĂ« ecim pĂ«rpara pa vonesa, tĂ« krijojmĂ« institucionet sa mĂ« shpejt dhe tĂ« vazhdojmĂ« punĂ«n e mirĂ« dhe projektet e metejshmeâ, ka deklaruar Kurti.
Ai ka bërë thirrje për bashkëpunim ndërpartiak, veçanërisht për miratimin e ligjeve të rëndësishme dhe ligjeve ndërkombëtare, duke theksuar rolin e Kuvendit në funksionimin institucional të vendit.
"Ftoj partitĂ« opozitare pĂ«r bashkĂ«punim nĂ« Kuvend pĂ«r marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare, ligjet e mira qĂ« do tâi procedojmĂ« dhe pĂ«r interesin publik tĂ« qytetarĂ«veâ, tha Kurti.
Kurti ka ftuar partitë opozitare që të kontribuojnë në Kuvendin e Kosovës për kalimin e ligjeve kyçe, duke theksuar se proceset e rëndësishme shtetërore kërkojnë dialog dhe përgjegjësi të përbashkët.
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka deklaruar se merr përgjegjësinë për rezultatin e dobët të arritur në zgjedhjet e fundit parlamentare.
Abdixhiku ka deklaruar se rezultati zgjedhor nuk ka qenë i pritshëm, duke theksuar se situata kërkon reflektim të thellë brenda partisë.
âNe duhet tĂ« respektojmĂ« verdiktin e popullit. Nuk kam arritur ta çoj LDK-nĂ« aty ku kam besuar se duhet tĂ« jetĂ«. Kam ndĂ«rtuar ekip me njerĂ«zit mĂ« tĂ« mirĂ« dhe kemi bĂ«rĂ« program, por ky Ă«shtĂ« verdikti i qytetarĂ«ve dhe para kĂ«tij verdikti pĂ«rulemi tĂ« gjithĂ«".
Ai ka shtuar se mban pĂ«rgjegjĂ«si tĂ« plotĂ« pĂ«r rezultatin e zgjedhjeve dhe se do tâi thĂ«rrasĂ« organet e LDK-sĂ« pĂ«r tĂ« diskutuar hapat e mĂ«tejmĂ«.
âDuke marrĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ«, ditĂ«ve nĂ« vijim do ta thĂ«rras Kuvendin e LDK-sĂ« dhe para tij do tâi shpalosim e shqyrtojmĂ« tĂ« gjitha çështjet dhe pĂ«rgjegjĂ«sit qĂ« mbaj si kryetar".
âRezultati i LDK-sĂ« nuk Ă«shtĂ« ai qĂ« e kemi pritur dhe dĂ«shiruar. ĂshtĂ« moment reflektimi. Kur qytetarĂ«t flasin, ne duhet tĂ« dĂ«gjojmĂ«. Demokracia funksionon kur udhĂ«heqĂ«sit mbajnĂ« pĂ«rgjegjĂ«si, edhe kur kanĂ« humbje tĂ« tillaâ, ka thĂ«nĂ« Abdixhikuâ, ka deklaruar Abdixhiku.
Ai po ashtu ka bërë të ditur se çështja e dorëheqjes së tij do të diskutohet edhe në Kuvendin e Përgjithshëm të LDK-së.
âNĂ« Kuvendin e PĂ«rgjithshĂ«m edhe dorĂ«heqja do tĂ« vihet nĂ« diskutimâ, ka theksuar Abdixhiku./Telegrafi/
Lëvizja Vetëvendosje (LVV) ka dalë parti e parë në zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare edhe në pjesën dërrmuese të komunave me shumicë shqiptare në Kosovë, sipas të dhënave preliminare.
LVV nuk ka arritur të renditet e para vetëm në Skenderaj, Drenas, komuna ku kryeson PDK, dhe Deçan ku AAK ka dalë e para, ndërsa në të gjitha komunat e tjera shqiptare ka siguruar epërsinë ndaj partive rivale.
LDK ka humbur në të gjitha komunat.
Si parti e parë, LVV ka dalë në komunat: Prishtinë, Prizren, Pejë, Ferizaj, Gjilan, Gjakovë, Mitrovicë, Podujevë, Vushtrri, Fushë Kosovë, Suharekë, Rahovec, Lipjan, Klinë, Malishevë, Shtime, Istog, Dragash, Obiliq, Viti, Kaçanik, Kamenicë, Hani i Elezit dhe Junik.
Ndërkohë, Lista Serbe ka dalë parti e parë në të gjitha komunat me shumicë serbe, duke ruajtur dominimin tradicional në këto zona.
Në komunën e Mamushës, sipas rezultateve preliminare, kryeson KDTP.
Këto rezultate dëshmojnë një mbështetje të gjerë për LVV-në në nivel vendi, ndërsa pritet që rezultatet përfundimtare të certifikohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas përmbylljes së të gjitha procedurave ligjore./Telegrafi/
Koalicioni i organizatave joqeveritare Demokracia në Veprim (DnV) ka publikuar sonte rezultatet preliminare nga vëzhgimi i zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare të mbajtura më 28 dhjetor 2024 dhe 9 shkurt 2025, duke paraqitur përqindjet e subjekteve politike sipas numërimit paralel.
Sipas të dhënave të DnV-së, renditja e subjekteve politike është si vijon:
LVV: 47.91%
PDK: 21.08%
LDK: 13.36%
AAK: 5.62%
SL: 5.5%
NISMA: 1.88%
Demokracia në Veprim ka sqaruar se këto janë rezultate preliminare, të cilat nuk përfshijnë votat nga diaspora dhe votat me kusht. Po ashtu, është theksuar se pragu zgjedhor prej 5% aplikohet për subjektet politike që garojnë për vendet jo të rezervuara në Kuvend.
Sipas DnV-së, në këtë proces zgjedhor kanë pasur të drejtë vote 1,999,204 qytetarë, ndërsa rezultatet përfundimtare pritet të konfirmohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pas përfundimit të të gjitha procedurave ligjore.
DnV ka vlerësuar procesin zgjedhor si përgjithësisht të qetë dhe ka bërë thirrje që institucionet përkatëse të përmbyllin me transparencë fazat e mbetura të numërimit dhe certifikimit të rezultateve./Telegrafi/
Arben Gashi kërkon reflektim në LDK pas rezultateve të zgjedhjeve të jashtëzakonshme
Kandidati për deputet nga LDK-ja, Arben Gashi, ka kërkuar reflektim për rezultatin jo të favorshëm të partisë së tij në zgjedhjet e jashtëzakonshme.
âKur votuesit flasin, rezultati nuk mund tĂ« injorohet. KĂ«rkohet reflektim dhe veprim i pĂ«rgjegjshĂ«mâ, ka shkruar Gashi.
Rezultatet e deri tani të numëruara tregojnë se:
LVV prin me rreth 49% të votave.
PDK ka rreth 20%.
LDK ka rreth 14%.
Deri tani janë numëruar mbi 41% e votave./Telegrafi/
Policia e Kosovës ka vlerësuar se procesi zgjedhor i ditës së sotme, në kuadër të Zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës, ka kaluar i qetë dhe pa incidente serioze në aspektin e sigurisë.
Sipas njoftimit zyrtar, aktivitetet policore për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor janë realizuar në përputhje të plotë me planifikimet operative të parapara. Zbatimi i planit policor, si dhe bashkëpunimi dhe koordinimi ndërinstitucional, kanë ndikuar pozitivisht që procesi i votimit të zhvillohet pa pengesa apo cenime serioze.
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se një nga qëllimet kryesore të planit operativ ka qenë garantimi i një ambienti të qetë për votim, si dhe inicimi dhe procedimi i çdo vepre të mundshme penale në koordinim me organet e drejtësisë, përfshirë dërgimin para drejtësisë të të gjithë atyre që cenojnë procesin zgjedhor.
Në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, gjatë ditës së sotme janë iniciuar pesë raste penale, të cilat lidhen me veprat: cenimi i fshehtësisë së votimit, cenimi i përcaktimit të lirë të votuesve, pengimi i procesit të votimit dhe asgjësimi i dokumenteve të votimit. Personat e përfshirë në këto raste, me vendim të prokurorëve kompetentë, janë liruar në procedurë të rregullt.
Gjithashtu, Policia ka trajtuar 30 informata, ndërsa në pesë raste është vepruar me shënim zyrtar. Paralelisht, në koordinim me organet e drejtësisë, janë trajtuar edhe raste të tjera që nuk ndërlidhen drejtpërdrejt me procesin zgjedhor.
Policia e Kosovës ka theksuar se ka trajtuar çdo informacion që ka pasur lidhje me zgjedhjet, duke vepruar në mënyrë profesionale dhe në përputhje me ligjin. Në fund, institucionet policore kanë falënderuar qytetarët e Republikës së Kosovës për kulturën e lartë qytetare dhe bashkëpunimin e treguar, që ka kontribuar në zhvillimin e suksesshëm dhe të qetë të procesit zgjedhor./Telegrafi/
Valon Feka nga UBO-Consulting ka bërë të ditur se pjesëmarrja e diasporës ka dhënë një ndikim të madh në rezultatet e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.
UBO Consulting ka publikuar detajet e EXIT POLL-it, të prezantuara në RTV Dukagjini, ku paraqiten të dhëna të votimit nga qytetarët rezidentë që jetojnë në Kosovë dhe ata që kanë ardhur nga diaspora.
Sipas exit-poll-it, Lëvizja Vetëvendosje ka fituar tri mandate shtesë falë votës së diasporës, ku 61,7% e qytetarëve nga jashtë Kosovës të anketuar kanë votuar për këtë parti.
Feka theksoi se për herë të parë është regjistruar një numër kaq i madh i votuesve nga diaspora, të cilët përbëjnë rreth 15,5% të të anketuarve.
Lëvizja Vetëvendosje (VV) kryeson bindshëm si brenda Kosovës ashtu edhe në diasporë. Në Kosovë (pa diasporën), VV ka marrë 43.5% të votave, ndërsa në diasporë përqindja e saj arrin në 61.7%, duke shënuar një mbështetje dukshëm më të lartë nga mërgata.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) renditet e dyta me 22.9% në Kosovë dhe 18.6% në diasporë. Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka marrë 16.7% të votave në Kosovë dhe 10.3% në diasporë.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) shënon rezultate të ngjashme në të dyja rastet, me 5.4% në Kosovë dhe 5.1% në diasporë, ndërsa Nisma Socialdemokrate mbetet nën 2%, përkatësisht 1.8% në Kosovë dhe 1.7% në diasporë.
Më pak se një orë nga mbyllja e vendvotimeve, po vërehet një interesim i shtuar i qytetarëve për të marrë pjesë në procesin zgjedhor, ndërsa procesi në përgjithësi po rrjedhë i qetë.
Sipas vëzhguesve të Demokracisë në Veprim (DnV), deri në orën 17:00 dalja në votime ka arritur në rreth 38.9%.
Për krahasim, në zgjedhjet e 9 shkurtit, dalja në votime në të njëjtin interval kohor kishte qenë përafërsisht e njëjtë, rreth 39%.
Rajonet me pjesëmarrjen më të lartë në votime janë komunat me shumicë serbe, me 47%, të pasuara nga rajoni i Prishtinës me 43% dalje në votime.
Sipas DnV, edhe gjatë pjesës së dytë të ditës janë raportuar raste të shumta kur votuesit kanë pasur vështirësi në gjetjen e vendvotimit të tyre përkatës.
Nga hapja e vendvotimeve deri në orën 17:00, këto probleme janë evidentuar në 70% të vendvotimeve, ndërsa në 15% të tyre janë regjistruar deri në 30 raste të tilla.
Ndërkohë, komisionerët në 75% të vendvotimeve kanë vazhduar të kërkojnë dokumente mjekësore nga të gjithë qytetarët që kanë kërkuar të votojnë me asistencë. Po ashtu, në 55% të vendvotimeve nuk është lejuar votimi me asistencë pa dokumente mjekësore, pavarësisht insistimit të votuesve.
Deri në orën 17:00, në 30% të vendvotimeve janë hasur raste të votimit me dokumente me afat të skaduar, deri në 5 raste. Gjithashtu, në 10% të vendvotimeve janë raportuar deri në 4 raste kur votuesit janë identifikuar me dokumente jo valide.
Edhe pse në përmasa të vogla, fenomeni i fotografimit të votës, i cili cenon fshehtësinë e saj, vazhdon të shfaqet. Ky veprim dyshohet se lidhet me blerjen e votës, frikësimin e votuesve dhe shtrembërimin e vullnetit të tyre. Deri në orën 17:00 janë raportuar gjithsej 21 raste të izoluara të fotografimit të votës, të evidentuara në 3% të vendvotimeve.
Dy orë para përmbylljes së procesit të votimit, është raportuar për ndërprerje të energjisë elektrike në të paktën dy qendra të votimit. Po ashtu, në një vendvotim është raportuar se kodet në fletëvotime nuk po përputhen.
Rreth dy milionĂ« qytetarĂ« tĂ« KosovĂ«s do tĂ« kenĂ« mundĂ«si tĂ« votojnĂ« tĂ« dielĂ«n nĂ« zgjedhjet e parakohshme parlamentare. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka konfirmuar se âpĂ«rgatitjet janĂ« pĂ«rmbyllur qĂ« votimi tĂ« zhvillohet nĂ« 910 qendra gjithandej KosovĂ«sâ. NumĂ«rimi i votave pĂ«r partitĂ« politike do tĂ« nisĂ« menjĂ«herĂ« pas mbylljes sĂ« vendvotimeve, dhe rezultatet e para pritet tĂ« publikohen âpara orĂ«s 20:00â.
TĂ« drejtĂ« vote kanĂ« 1,999,024 persona. NjĂ« ditĂ« para zgjedhjeve, KQZ njoftoi se âjanĂ« zhvilluar tĂ« gjitha pĂ«rgatitjet e nevojshme pĂ«r mbarĂ«vajtjen e procesitâ.
âGjatĂ« ditĂ«s sĂ« shtunĂ« Ă«shtĂ« shpĂ«rndarĂ« materiali zgjedhor, pĂ«rfshirĂ« fletĂ«votimet nga depoja qendrore e KQZ-sĂ« pĂ«r nĂ« qendrat komunale tĂ« numĂ«rimit, nga ku tĂ« dielĂ«n nĂ« mĂ«ngjes do tĂ« dĂ«rgohet nĂ« qendrat e votimit nĂ« mĂ« shumĂ« se 900, tĂ« cilat do tĂ« hapen nĂ« orĂ«n 7:00 pĂ«r qytetarĂ«t me tĂ« drejtĂ« vote,â ka theksuar zĂ«dhĂ«nĂ«si i KQZ-sĂ«, Valmir Elezi.
Përveç qendrave të rregullta të votimit, në secilën komunë do të ketë nga një qendër për votim me kusht.
âProcesi zgjedhor do tĂ« zhvillohet nĂ« 910 qendra tĂ« votimit nĂ« 2,557 vendvotime. Pra, nĂ« to do tĂ« mundĂ«sohet votimi i rregullt, ndĂ«rkaq nĂ« çdo komunĂ« do tĂ« kemi nga njĂ« qendĂ«r votimi me gjithsej 57 vendvotime ku do tĂ« mundĂ«sohet procesi i votimit me kusht,â ka bĂ«rĂ« tĂ« ditur Elezi.
Numërimi i votave për kandidatët për deputetë do të bëhet në qendrat komunale të numërimit dhe do të nisë të hënën. Siguria e procesit do të monitorohet nga Policia e Kosovës dhe Zyra e Prokurorit të Shtetit, ku janë angazhuar rreth 100 prokurorë dhe zyrtarë të sistemit prokurorial.
Përveç organizatave joqeveritare dhe disa ndërkombëtare, vëzhgues i zgjedhjeve është edhe Këshilli i Evropës, me 23 vëzhgues të akredituar.
Policia ka njoftuar se ka hartuar planin operativ për mbarëvajtjen e zgjedhjeve të së dielës, në aspektin e sigurisë së procesit zgjedhor dhe koordinimit ndërinstitucional. Ajo inkurajon qytetarët të bashkëpunojnë dhe të raportojnë çdo rast të dyshuar ose veprim të kundërligjshëm që ndërlidhet me sigurinë dhe procesin zgjedhor.
Institucioni i Avokatit të Popullit gjithashtu do të vëzhgojë zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Kosovës. Ai do të monitorojë gjithashtu procesin e votimit në institucionet ku mbahen personat e privuar nga liria, në shtëpitë për persona të moshuar dhe pa përkujdesje familjare, si dhe në shtëpitë integruese në bashkësi.
Pas një takimi me KQZ-në, KEDS njoftoi se ka përmbyllur planin operativ për furnizim të pandërprerë me energji elektrike gjatë ditës së zgjedhjeve. KEDS ka bërë të ditur se do të angazhohen gjithsej 1,049 punëtorë, të organizuar në 140 ekipe në mbarë vendin.
Kandidati pĂ«r KryeministĂ«r nga LDK, Lumir Abdixhiku nĂ« Debat Plus tĂ« Dukagjinit ka thĂ«nĂ« se nuk ofendon Kurtin e elektoratin e tij, sado qĂ« sâpajtohet me atĂ« çfarĂ« pĂ«rfaqĂ«son.
Madje sipas tij një pushtet që kërcënon demokracinë e vendit, është rrezik.
âUnĂ« nuk e ofendoj as Kurtin as elektoratin e tij.Mund tĂ« mos pajtohem me atĂ« çfarĂ« pĂ«rfaqĂ«son".
"NjĂ« pushtet qĂ« kĂ«rcĂ«non demokracinĂ« e vendit, ai kĂ«rcĂ«non mĂ« shumĂ« se sa vetĂ«m fjalĂ«, Ă«shtĂ« e rrezikshme. Turmat janĂ« tĂ« rrezikshme. Ata kanĂ« rrĂ«nuar çdo urĂ« tĂ« komunikimit me ne. Ne kemi qenĂ« korrekt me ta, ata kanĂ« ofenduar dhe propaganduar. NĂ« anĂ«n tjetĂ«r besoj qĂ« mirĂ« qĂ« e kanĂ« kuptuar se gjuha duhet tĂ« ndĂ«rrohetâ, tha Abdixhiku.
Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane (LQShA) ka publikuar një deklaratë publike përmes së cilës shpreh shqetësim për zhvillimet e fundit politike dhe diplomatike që lidhen me Kosovën, duke theksuar nevojën për qartësi morale dhe mbrojtje të interesit kombëtar.
Në deklaratë thuhet se, ndërsa mbështetja evropiane për qeverinë e Serbisë dhe njohja evropiane e Kosovës si forcë pro-perëndimore dhe pro-amerikane në Ballkan po zbehet, brenda Kosovës po vërehet një kthim prapa i kësaj vale mbështetëse.
LQShA vlerĂ«son se kjo Ă«shtĂ« koha qĂ« Kosova tĂ« riafirmojĂ« pĂ«rkushtimin e saj ndaj rolit historik qĂ« shqiptarĂ«t kanĂ« luajtur ndĂ«r shekuj, duke jetuar nĂ« harmoni si shqiptarĂ« dhe si besimtarĂ« tĂ« feve tĂ« ndryshme â katolikĂ«, myslimanĂ«, ortodoksĂ«, hebrenj dhe laikĂ« â si vlerĂ« themelore e shoqĂ«risĂ« kosovare.
Organizata u bën thirrje të gjitha partive politike në Kosovë që interesin kombëtar ta vendosin mbi interesat partiake, duke mbrojtur sovranitetin, demokracinë dhe sundimin e ligjit.
Po ashtu, LQShA u bën thirrje diplomatëve amerikanë dhe evropianë që të mos ndërhyjnë në zgjedhjet e Kosovës dhe të mos mbajnë anë në procesin zgjedhor, duke respektuar vullnetin e qytetarëve.
Në deklaratë kërkohet edhe nga Komisionet për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së që të mbështesin arritjet e qeverisë së udhëhequr nga Albin Kurti, veçanërisht në zbatimin e ligjit dhe rendit në veri të vendit, si dhe në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës.
LQShA shprehet kundër krijimit të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe pa njohjen paraprake të pavarësisë së Kosovës nga Serbia, duke e cilësuar këtë si të papranueshme për shtetësinë e vendit.
Deklarata Ă«shtĂ« nĂ«nshkruar nĂ« emĂ«r tĂ« Bordit tĂ« LQShA-sĂ« nga Shirley Cloyes Dioguardi, kĂ«shilltare pĂ«r ĂĂ«shtjet e Ballkanit, dhe Joe DioGuardi, president i organizatĂ«s.
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka komentuar deklaratat e liderëve të Vetëvendosjes për gjuhën ndaj partisë që drejton.
Ai ka thënë se nuk ia fal Albin Kurtit kur doli në foltore e tha që LDK-në po e do Serbia.
âKĂ«ta kanĂ« kĂ«rku 500 mijĂ« vota, nuk kanĂ« lyp partner. Nuk kĂ«rkon partner nĂ« studio, ndĂ«rton partneritet, respekt ndaj votuesit. Momentin qĂ« Kurti del nĂ« foltore e i drejtohet LDK-sĂ« juve po iu do Serbia, ka rrĂ«nu secilĂ«n urĂ« bashkĂ«punimi. Pa qartĂ«sim tĂ« kĂ«saj, nuk mundet me iu afru LDK-sĂ«".
"Kemi qenĂ« shumĂ« korrekt. LDK-ja nĂ« EPP ka mbajt prezencĂ« solide, kemi ofruar resolute pĂ«r liberalizim tĂ« vizave. Sa herĂ« qĂ« ka pasur nevojĂ« kemi ofru komunikim. Nuk i bĂ«jmĂ« publike, janĂ« tema me interes publik. NĂ« momente shumĂ« tĂ« vĂ«shtira, LDK i ka thĂ«nĂ« atij jemi nĂ« tĂ«rĂ«si tĂ« pĂ«rbashkĂ«t, pĂ«r interesa e qĂ«llime. Kemi folur pĂ«r aleatĂ« e aleanca. Nuk e kemi prit qĂ« ai ndĂ«rton gjuhĂ« kundĂ«r LDK-sĂ«â, tha Abdixhiku nĂ« RTV Dukagjini.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se deri më tash ka përfunduar votimi në 25 përfaqësitë diplomatike të Kosovës dhe se dalja e qytetarëve për të votuar është 15.597 ose 81.29 për qind nga gjithsej 19.187 votues të regjistruar, raporton KosovaPress.
Kryesuesi i KQZ-së Kreshnik Radoniqi në konferencën e tretë për media, tha se gjatë gjithë ditës së sotme kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm me përfaqësitë diplomatike dhe se procesi i votimit në përgjithësi ka qenë i qetë.
âDeri nĂ« kĂ«tĂ« kohĂ« ka pĂ«rfunduar votimi nĂ« 25 pĂ«rfaqĂ«sitĂ« diplomatike nĂ« shtetet, si: Turqi, Gjermani, ZvicĂ«r, FrancĂ«, BelgjikĂ«, Norvegji, Austri, Suedi, Slloveni, DanimarkĂ«, Itali, Kroaci, HolandĂ«, RepublikĂ« Ăeke, Hungari dhe nĂ« MbretĂ«rinĂ« e Bashkuar. Sipas kohĂ«s lokale nĂ« KosovĂ«, nĂ« orĂ«n 01:00 pas mesnatĂ«s, do tĂ« pĂ«rfundojĂ« votimi nĂ« 4 pĂ«rfaqĂ«sitĂ« tjera, nĂ« SHBA dhe Kanada...Sipas tĂ« dhĂ«nave nga 25 pĂ«rfaqĂ«si diplomatike ku Ă«shtĂ« mbyllur votimi, por edhe nga tĂ« dhĂ«nat e orĂ«s 13:00 nga votimi nĂ« ShBA dhe Kanada, nga 19.187 votues tĂ« regjistruar, kanĂ« votuar 81.29 pĂ«r qind apo 15,597 votues. Sipas procedurave, kĂ«to fletĂ«votime nuk do tĂ« numĂ«rohen nĂ« pĂ«rfaqĂ«si diplomatike, por gjatĂ« ditĂ«ve nĂ« vazhdim do tĂ« sillen nĂ« KosovĂ« dhe numĂ«rimi i tyre do tĂ« bĂ«het nĂ« vendin tonĂ«â, ka thĂ«nĂ« Radoniqi.
Radoniqi ka pasur edhe një porosi për ditën e nesërme të procesit zgjedhor në Republikën e Kosovës.
âPĂ«r nesĂ«r bĂ«j apel pĂ«r tĂ« gjithĂ« kĂ«shillat e vendvotimeve dhe kĂ«shillave komunal qĂ« tĂ« jenĂ« nĂ« nivel detyre dhe tĂ« respektojnĂ« rregullin dhe ligjin zgjedhore tĂ« KQZ-sĂ«. Na pret njĂ« ditĂ« e gjatĂ« nesĂ«r, njĂ« ditĂ« ku do tâiu ofrojmĂ« qytetarĂ«ve tĂ« drejtĂ«n e votĂ«s, andaj shpresojmĂ« qĂ« tĂ« gjithĂ« janĂ« nĂ« nivel tĂ« kĂ«tyre dhe tĂ« respektojnĂ« rendin dhe ligjinâ, tha Radoniqi.
Me rreth një mijë lëndë të trashëguara nga misioni i EULEX-it dhe me një numër të konsiderueshëm aktakuzash të ngritura për krime lufte, vetëm pesë prokurorë të Prokurorisë Speciale përballen me mbledhjen e fakteve për ndërtimin e aktakuzave. Gjatë dekadës së fundit janë ngritur 80 aktakuza ndaj 260 personave.
Trajtimi i çështjeve penale për krime lufte paraqet vështirësi të mëdha për shkak të mosbashkëpunimit të Serbisë. Megjithatë, lehtësim ka sjellë ndryshimi i Kodit të Procedurës Penale, i cili nga viti 2023 parasheh mundësinë e gjykimit në mungesë. Që nga hyrja në fuqi e këtij ligji, Prokuroria Speciale ka ngritur 20 aktakuza në mungesë ndaj 102 personave, përfshirë rastin e masakrës së Mejës dhe dëbimin e popullsisë civile.
âPĂ«r 20 vjet nuk kemi pasur njĂ« autoritet tĂ« mirĂ«filltĂ« pĂ«r hetimin e kĂ«tyre veprave penale. MundĂ«sitĂ« tona janĂ« krijuar kryesisht gjatĂ« pesĂ« viteve tĂ« fundit, brenda kapaciteteve qĂ« kemi. VetĂ« fakti se kemi njĂ« numĂ«r tĂ« konsiderueshĂ«m aktakuzash tregon se jemi duke shkuar nĂ« drejtimin e duhur. Zgjidhja pĂ«r kĂ«tĂ« çështje Ă«shtĂ« hartimi i njĂ« strategjie nacionale pĂ«r adresimin e tĂ« gjitha problemeve nĂ« fushĂ«n e krimeve tĂ« luftĂ«sâ, tha Ilir Morina, prokuror nĂ« ProkurorinĂ« Speciale.
Gjatë vitit 2025 janë ngritur 11 aktakuza për krime lufte, prej të cilave 7 në mungesë. Ndërkohë, janë shpallur 10 aktgjykime, 9 dënuese dhe 1 lirues, me 9 persona të arrestuar.
âZhvillimet mĂ« tĂ« mĂ«dha kanĂ« ndodhur si pasojĂ« e ndryshimit tĂ« Kodit tĂ« ProcedurĂ«s Penale, me lejimin e gjykimeve nĂ« mungesĂ«. MeqĂ« prokurorisĂ« dhe gjykatĂ«s u Ă«shtĂ« mundĂ«suar vazhdimi i gjykimeve edhe pa praninĂ« e tĂ« akuzuarve, ka pasur rritje tĂ« numrit tĂ« aktakuzave dhe tĂ« gjykimeve nĂ« pĂ«rgjithĂ«si. BashkĂ«punimi ndĂ«rmjet KosovĂ«s dhe SerbisĂ« Ă«shtĂ« zero: nuk ka shkĂ«mbim informatash, dokumentacioni, as dĂ«rgim ftesash apo njoftimesh pĂ«r rastet qĂ« po hetohen ndaj shtetasve tĂ« tyre. Ădo refuzim pĂ«r bashkĂ«punim pĂ«rbĂ«n pengesĂ« pĂ«r njĂ« hetim tĂ« mirĂ«filltĂ« dhe njĂ« gjykim tĂ« drejtĂ«, si dhe pengon vĂ«rtetimin e fakteveâ, theksoi Nisa Ferati nga FDHK.
Aktualisht, për masakrën e Mejës është ngritur aktakuzë në mungesë ndaj 53 personave, pjesëtarë të policisë dhe ushtrisë serbe. Për këtë rast është mbajtur shqyrtimi fillestar, ndërsa masakra e Reçakut vazhdon të jetë ende në fazën e hetimeve.
Sfidë e vazhdueshme në trajtimin e rasteve të krimeve të luftës mbetet edhe numri i vogël i gjyqtarëve, si pasojë e avancimeve në gjykata, çka po ndikon drejtpërdrejt në efikasitetin e këtyre proceseve./RTK
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka kritikuar gjuhën e Vetëvendosjes, për jetën e qytetarëve.
Ai ka thënë se qytetarët kanë halle me rrymë e fatura, përderisa VV-ja thotë që jeta është e mirë.
âQytetarĂ«t nuk kanĂ« rrymĂ«, iu kanĂ« ardhĂ« faturat me rritje, tregoju qĂ« jeta Ă«shtĂ« mĂ« mirĂ«. NjĂ« pushtet po mendon qĂ« qytetarĂ«t e kanĂ« jetĂ«n mirĂ«, nuk e kanĂ« as mendjen me ua ndreq jetĂ«n, çmimet nuk janĂ« rrit, rrogat janĂ« rrit, ekonomia po lulĂ«zon. Nuk kanĂ« bo gjĂ«. KĂ«ta e marojnĂ« njĂ« sistem paralel e nuk e kanĂ« mendjen me i ndihmu qytetarĂ«veâ, tha Abdixhiku nĂ« RTV Dukagjini.
Kandidatja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) për deputete, Hatmane Sada, ka bërë thirrje për qytetarët që të marrin pjesë në zgjedhjet e nesërme, duke theksuar rëndësinë e votës si një instrument fuqiplotë për dinjitet, stabilitet dhe progres të Kosovës.
Në një postim në Facebook, Sada shkroi se çdo votë ka peshë dhe mund të ndikojë drejtpërdrejt në të ardhmen e vendit.
Kandidatja e LDK-së për deputete gjithashtu falënderoi qytetarët për mbështetjen dhe energjinë gjatë fushatës, duke e cilësuar këtë periudhë si të mrekullueshme.
Sada u kujtoi votuesve numrat qĂ« duhet votuar nesĂ«r: LDK â 123 dhe Hatmane Sada â 87, duke u shprehur optimiste se pjesĂ«marrja qytetare do tĂ« bĂ«jĂ« diferencĂ«n.
âZgjidh ShpresĂ«n,â pĂ«rfundoi ajo, duke inkurajuar qytetarĂ«t tĂ« votojnĂ« dhe tĂ« jenĂ« pjesĂ« e drejtimit tĂ« ardhshĂ«m tĂ« KosovĂ«s.
Për herë të parë te tri paciente është kryer transferimi embrional dhe tani ato janë në pritje të konfirmimit të shtatzënisë. Këto tri gra i kanë kryer procedurat në repartin e Infertilizimit të Asistuar Mjekësor pranë Klinikës Obstetrike dhe Gjinekologjisë, i cili është përuruar para një viti.
NdĂ«rsa, kjo klinikĂ« po vazhdon tĂ« ketĂ« mungesĂ« tĂ« dy medikamenteve, tĂ« cilat pacientet qĂ« tashmĂ« kanĂ« kryer transferimin embrional, Ă«shtĂ« dashur tâi sigurojnĂ« ato vetĂ«.
Përgjatë vitit 2025 në këtë repart rreth dy mijë paciente janë trajtuar, duke përfshirë analiza dhe procedura paraprake.
Udhëheqësi i Klinikës Obstetrike dhe Gjinekologjisë, Zef Ndrejaj njofton se procedurat e IVF-it në këtë klinikë vazhdojnë normalisht pavarësisht vështirësive në furnizimin me disa preparate.
Ai thotë se krahas tri pacienteve që po presin konfirmimin e shtatzënisë, ka edhe paciente të tjera në listën e pritjes.
âProcedurat e IVF vazhdojnĂ« me ritĂ«m normal. Ato ndoshta janĂ« zvogĂ«luar, por jo sa kemi pritur. Deri mĂ« tash janĂ« diku dy mijĂ« paciente qĂ« kanĂ« kĂ«rkuar ndihmĂ« ose pĂ«r nevojat e infertilitetit dhe kanĂ« kryer shĂ«rbimet. Prej janarit e deri mĂ« tash janĂ« 2 mijĂ« paciente qĂ« kanĂ« kaluar nĂ«pĂ«r duart e mjekĂ«ve tanĂ« edhe janĂ« pĂ«rgatitur, me njĂ« fjalĂ«, janĂ« pĂ«rgatitur me analiza, me procedurat e nevojshme paraprake tĂ« cilat kanĂ« nevojĂ« pĂ«r tâiu nĂ«nshtruar procedurĂ«s IVF. Disa janĂ« klasifikuar dhe ndodhen nĂ« listĂ«n e pritjes, por ka pasur intervenim te disa tĂ« tjera tĂ« cilat janĂ« mĂ« me prioritet. JanĂ« bĂ«rĂ« tri transfere te pacientet pas stimulimit dhe jemi nĂ« pritje tĂ« konfirmimit tĂ« shtatzĂ«nive tĂ« para. Kemi pritur njĂ« fluks mĂ« tĂ« madh, por nuk kemi mundĂ«si pĂ«r momentin pĂ«r shkak tĂ« problemeve nĂ« tenderim dhe furnizim me preparateâ, tha ai.
Ndrejaj thotë se tashmë janë bërë specifikimet e reja dhe pritet hapja e tenderit për të vazhduar procedurat.
E tri gratĂ« tĂ« cilat tashmĂ« vetĂ«m pritet tĂ« konfirmojnĂ« shtatzĂ«ninĂ« medikamentet nĂ« mungesĂ« i detyruan tâi siguronin vetĂ«.
âShumica e preparateve janĂ« nĂ« barnatoren qendrore, ku Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« furnizimi dhe i kanĂ« pĂ«rdorur pacientĂ«t. NdĂ«rsa, dy preparatet tĂ« cilat presin tĂ« hapet tenderi, ato preparate ka mundĂ«si qĂ« i kanĂ« siguruar vetĂ« pacientĂ«t. JanĂ« dy preparate me kosto shumĂ« tĂ« ulĂ«t, por pĂ«r shkak qĂ« tĂ« mos ngecĂ« puna, ato kanĂ« shprehur vetĂ« dĂ«shirĂ« dhe i kanĂ« siguruar. NdĂ«rsa, shumica e preparateve janĂ« siguruar nga QKUK-sĂ«â, tha ai.
Drejtori i Klinikës së Obstetrikës dhe Gjinekologjisë, thotë se të gjitha aparaturat dhe procedurat janë funksionale, dhe mjekët janë të përgatitur për çdo intervenim.
âĂdo aparaturĂ« Ă«shtĂ« nĂ« funksion. Ădo procedurĂ« e cila duhet tĂ« bĂ«het Ă«shtĂ« nĂ« funksion, kryhet nga mjekĂ«t e KlinikĂ«s Obstetrike. MjekĂ«t janĂ« tĂ« pĂ«rgatitur pĂ«r tĂ« gjitha procedurat, pĂ«r tĂ« gjitha intervenimet tĂ« cilat duhet tĂ« bĂ«hen nĂ« gjinekologjiâ, tha ai.
Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, tha se IVF nuk ishte ofruar më herët dhe se investimi në laboratorin dhe repartin e IVF është unik në Kosovë. Ai tha se sistemi është funksional dhe nuk ka kthim prapa, duke siguruar që çiftet të përfitojnë nga ky shërbim brenda vendit.
âIVF-i nuk Ă«shtĂ« realizuar asnjĂ«herĂ« nĂ« sistemin publik. Ka qenĂ« njĂ« vullnet, jo vetĂ«m politik, por edhe njĂ« punĂ« e madhe qĂ« Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« me profesionistĂ«t shĂ«ndetĂ«sorĂ« qĂ« kĂ«tĂ« shĂ«rbim, qytetarĂ«t, çiftet tona, tĂ« mos tĂ« shkojnĂ« nĂ« shtetet e tjera dhe nĂ« klinikat private, por ta marrin nĂ« sistemin publik. Laboratori dhe investimi i bĂ«rĂ« nĂ« repartin e IVF-it Ă«shtĂ« njĂ« prej investimeve qĂ« asnjĂ« spital privat sot nĂ« KosovĂ« nuk i ka. Dhe tĂ« gjitha shĂ«rbimet e para kur fillojnĂ«, natyrisht janĂ« edhe gjĂ«ra tĂ« paparashikueshme. Por, ajo qĂ« ka ndodhur Ă«shtĂ« se sistemi ka filluar punĂ«n dhe nuk ka mĂ« kthim prapaâ, tha Vitia.
Në dhjetor të vitit të kaluar u përurua reparti i Fertilizimit të Asistuar Mjekësor. Deri tani në Kosovë shërbimi i IVF-të është ofruar vetëm në spitalet private.