❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

22:59 Rekord nĂ« tregjet e huaja/ Çmimi i argjendit tejkalon arin

Çmimi i argjendit kaloi 78 dollarĂ« pĂ«r 28 gramĂ« pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« tĂ« premten, ndĂ«rsa metalet e çmuara vazhdojnĂ« njĂ« rritje rekord, me faktorĂ« si uljet e normave tĂ« interesit dhe pasiguria e tarifave qĂ« e shtyjnĂ« arin, argjendin dhe platinin nĂ« nivelet mĂ« tĂ« larta tĂ« tĂ« gjitha kohĂ«rave.

Rritja e çmimit të argjendit e ka tejkaluar arin, megjithëse çmimi i metalit më të shtrenjtë u rrit pak mbi 1.2% duke arritur një maksimum prej 4,562.70 dollarësh të premten.

Çmimi i argjendit Ă«shtĂ« rritur mĂ« shumĂ« se 146% gjatĂ« vitit tĂ« kaluar, duke e vendosur metalin nĂ« rrugĂ«n e duhur pĂ«r tĂ« pasur vitin e tij mĂ« tĂ« madh tĂ« fitimeve qĂ« nga viti 1979.

Platini gjithashtu u rrit me gati 9% të premten, duke arritur një çmim prej 2,503 dollarësh, ndërsa bakri u rrit më shumë se 5% në një çmim prej 5.82 dollarësh.

Çmimi i argjendit Ă«shtĂ« rritur ndjeshĂ«m kĂ«tĂ« vit pĂ«r shkak tĂ« uljeve tĂ« normave tĂ« interesit federal, kĂ«rkesĂ«s pĂ«r argjend nĂ« qendrat e tĂ« dhĂ«nave tĂ« inteligjencĂ«s artificiale, furnizimit tĂ« kufizuar tĂ« argjendit dhe pasigurisĂ« sĂ« tarifave, thanĂ« analistĂ«t.

Forbes analizon se pavarësisht çmendurisë së argjendit, ari është ende një investim më i sigurt. Analistët thonë se ari është një investim më praktik për bankat sepse është një burim më i rrallë dhe shumë më i vlefshëm për gramë, duke e bërë më të lehtë transportimin dhe sigurimin e tij.

Disa analistë kanë thënë se argjendi do të vazhdojë të lulëzojë të paktën gjatë vitit të ri 2026. Për argjendin konkretisht, ndërsa asgjë nuk është e garantuar, rritja e pasigurisë ekonomike dhe inflacioni i vazhdueshëm sugjerojnë se mund të shohim çmime më të larta dhe kërkesë më të fortë./mxh

22:46 Berisha përtej politikës: Lili ishte fati im, nuk kemi bërë dasmë

Kryedemokrati Sali Berisha ndau pak nga jeta e tij përtej figurës si politikan.

Në një podcast, Berisha rrëfeu njohjen me bashkëshorten e tij, Lirinë dhe se për shkak të kushteve nuk realizuan një ceremoni tradicionale dasme.

Berisha tha se një faktor që i lidhi edhe më shumë ishte profesioni i të dyve në rini si mjekë.

“Lili ishte fati im. NjĂ« vit e gjysmĂ«, dy pas njohjes u martuam. Nuk kemi bĂ«rĂ« dasmĂ«. Jo, nuk kemi bĂ«rĂ«, kushtet ishin tĂ« atilla. Ishte nga njĂ« familje me tradita, edhe prindĂ«rit e mi e donin shumĂ«. Ishim tĂ« dy mjekĂ«. Ajo ishte mĂ« e zĂ«nĂ«, se pĂ«rveç punĂ«s kishte edhe shtĂ«pinĂ«. Ajo e kishte me pasion mjekĂ«sinĂ«, por unĂ« i sugjerova pediatrinĂ«. U dashurua me profesionin e vetĂ«, e donte shumĂ«, sepse fĂ«mija i pasqyron gjĂ«rat mĂ« shumĂ« se i rrituri, ndaj ajo Ă«shtĂ« e dashuruar me profesionin e vetĂ«. Me gjithĂ« dĂ«shirĂ«n qĂ« kisha pĂ«r ta ndihmuar, nuk e ndihmoja dot. Dhe shikoja vjehrrĂ«n time qĂ« i kĂ«rkonte tĂ« birit tĂ« njĂ«jta gjĂ«ra si kĂ«rkesat qĂ« kishte ndaj vajzave dhe e shikoja si pozitive kĂ«tĂ« gjĂ«â€,-tha Berisha./mxh

22:38 Tragjike në Greqi/ U nisën për ecje në mal, 4 të pajetë nga një ortek

Katër persona, tre burra dhe një grua, u gjetën të pajetë, të varrosur nën një ortek në malet Vardousia në Greqi.

Mediat greke shkruajnë se bëhet fjalë për njerëz të moshës 30 deri në 35 vjeç, të cilët mungonin në zonë pasi u përpoqën të bënin ecje në një terren malor veçanërisht të vështirë.

Katërshja, përfshirë një nga fshati Athanasios Diakos, ishte nisur mëngjesin e Krishtlindjeve nga fshati Athanasios Diakos, duke u drejtuar për në majën e Korakas.

Gjatë udhëtimit të tyre, në rrethana që mbeten të paqarta deri më tani, duket se ata hasën një stuhi dëbore, ndërsa pak më vonë sinjali i tyre i telefonit celular humbi, duke e bërë të pamundur çdo komunikim.

Kushtet e motit në zonë, me temperatura të ulëta, erëra të forta dhe borë të dendur, e penguan ndjeshëm punën e shpëtimtarëve. Pavarësisht përpjekjeve mbinjerëzore të ekipeve të shpëtimit, të katërt u gjetën në një vendndodhje jashtëzakonisht të vështirë me një fund tragjik./mxh

22:25 “Rroga ime ishte 16 dollarĂ«â€/ Berisha rrĂ«fen mbi vitet e detyrĂ«s si president

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha rrëfeu sot në një podcast disa ngjarje të pathëna nga jeta e tij politike dhe familjare.

Ndër të tjera, Berisha u ndal edhe te koha kur ushtroi detyrën si President i Republikës.

“Rroga ime si president ishte 16 dollarĂ«, e shqiptarĂ«ve 4-6 dollarĂ«. NdĂ«rhynĂ« dhe amerikanĂ«t qĂ« na ndihmuan nĂ« atĂ« kohĂ«, sikundĂ«r edhe me Entin e Banesave. Kisha edhe kĂ«shilltarĂ«. Nuk kisha njohuri pĂ«r ekonominĂ« e tregut. ErdhĂ«n edhe pĂ«rfaqĂ«sues amerikanĂ«, na bĂ«nĂ« kurse 2-3 mujor pĂ«r tregun, se ne nuk kishim nĂ« atĂ« kohĂ«. NĂ« atĂ« situatĂ« ishte vendi. NisĂ«m me stabilizimin e monedhĂ«s dhe me tĂ« ardhurat kryesore nga ekonomia private, sikurse edhe taksat mĂ« tĂ« ulĂ«ta. Filozofia ekonomike e Reganit mĂ« frymĂ«zonte nĂ« atĂ« kohĂ«. E para, ishte antikomunist, e shpalli komunizmin si tĂ« keqe tĂ« madhe, u impresionova prej tij. Nuk ka mĂ« keq se tĂ« pengosh tjetrin tĂ« besojĂ« Zotin. Edhe babanĂ« e kisha shumĂ« besimtar dhe gjithmonĂ« thoshte se ashtu si e kishte bĂ«rĂ« Enver Hoxha, as Zoti nuk na ndihmonte dot”,-rrĂ«feu kryedemokrati.
Berisha tregoi edhe çaste nga vizita e tij e parë në Shtëpinë e Bardhë në SHBA.

“Kur shkova pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« nĂ« ShtĂ«pinĂ« e BardhĂ« kisha emocion sigurisht, ishte takimi i parĂ«, por pĂ«rsĂ«ri Kosova dominoi aty. Ku denoncova faktin se plani serb ishte tĂ« dĂ«bonin gjysmĂ«n e kosovarĂ«ve drejt Rrafshit tĂ« Dukagjinit dhe u thashĂ« se kjo nuk mund tĂ« ndodhte. Kam ruajtur raporte me ish-presidentin Bush, ka ardhur dy herĂ« dhe kam shkuar pĂ«r vizitĂ« gjithashtu nĂ« Huston, Teksas bashkĂ« me Lilin”,-tha Berisha./mxh

22:18 Presidenti i kampionëve nuk kursehet në Seria A: Qeveria po vendos pengesa

Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentis, ka shpĂ«rthyer ndaj qeverisĂ« italiane, duke akuzuar atĂ« pĂ«r pengimin e zhvillimit tĂ« futbollit italian pĂ«r mĂ« shumĂ« se 30 vjet. GjatĂ« njĂ« interviste nĂ« “Radio CRC”, De Laurentis theksoi se qeveria dhe strukturat udhĂ«heqĂ«se tĂ« futbollit janĂ« pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r njĂ« sistem qĂ« ai e cilĂ«son si “medieval”, ku disa individĂ« mendojnĂ« vetĂ«m pĂ«r pozitat e tyre, ndĂ«rsa nuk kontribuojnĂ« nĂ« pĂ«rmirĂ«simin e kushteve pĂ«r klubet dhe lojtarĂ«t.

De Laurentis ka theksuar se Ă«shtĂ« koha qĂ« klubeve t’u jepet mĂ« shumĂ« autonomi, sidomos kur bĂ«het fjalĂ« pĂ«r vendimmarrjen lidhur me lojtarĂ«t. Ai ka sugjeruar se Ă«shtĂ« klubi dhe jo federatat qĂ« duhet tĂ« ketĂ« fjalĂ«n e fundit pĂ«r vendosjen e lojtarĂ«ve nĂ« pĂ«rfaqĂ«suese, njĂ« kĂ«rkesĂ« qĂ« ka tĂ«rhequr vĂ«mendjen nĂ« mes tĂ« shqetĂ«simeve pĂ«r ngarkesat e tepĂ«rta pĂ«r futbollistĂ«t.

Sipas tij, kjo ka ndikim negativ në cilësinë e futbollit dhe shëndetin e lojtarëve. Një tjetër kritikë që ai i bëri ishte mungesa e mbrojtjes për tifozët dhe për të forcuar kampionatin italian, që është shpesh i nënvlerësuar dhe i pasigurt. Ai ka shprehur shqetësim për mungesën e investimeve nga ana e qeverisë në infrastrukturën e futbollit, duke thënë se kjo i jep më shumë prioritet pasurive dhe pozicioneve të pakësuar në vend të përmirësimit të kushteve për lojtarët dhe klubet.

Në këtë intervistë, ai gjithashtu kritikoi kalendarin e ngjeshur të ndeshjeve, duke theksuar se futbolli italian është i mbingarkuar dhe ka shumë më tepër ndeshje sesa që mund të përballojë, që çon në lëndime të shpeshta dhe lodhje të lojtarëve. Kjo është një temë që De Laurentis ka ngritur më herët, duke e lidhur me rrezikun për rënien e nivelit të lojës dhe dëmtimin e imazhit të kampionatit. Pavarësisht kritikave, De Laurentiis mbetet i vendosur që Napoli të vazhdojë të përpiqet për tituj të tjerë në sezonet që do të vijnë. Ai ka bërë thirrje për ndryshime strukturore, që të mundësojnë një zhvillim të qëndrueshëm dhe të fuqishëm të futbollit italian./mxh

22:09 Projektligji amerikan për Ballkanin/ Noka: Qeveria shqiptare të rishikojë strategjinë kombëtare kundër korrupsionit

Deuteti demokrat Flamur Noka ka reaguar pak minuta më parë lidhur me një projektligj të ri të Kongresit amerikan mbi Ballkanin Perëndimor, që përfshin edhe Shqipërinë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Noka shkruan se ligji lidhet ngushtë më fushën e korrupsionit dhe se në këtë drejtim, qeveria shqiptare duhet të rishikojë strategjinë e vet kombëtare.

“Projektligji amerikan “Western Balkans Democracy and Prosperity Act” parashikon krijimin e njĂ« nisme tĂ« gjerĂ« kundĂ«r korrupsionit pĂ«r vendet e Ballkanit PerĂ«ndimor, e cila synon ndĂ«rhyrje direkte nĂ« strukturat shtetĂ«rore.
SHBA parashikon asistencë teknike direkte për Shqipërinë, me kusht që qeveria shqiptare të rishikojë strategjinë kombëtare kundër korrupsionit, të pranojë bashkëpunim të drejtpërdrejtë me programet amerikane.
Ligji thekson qartĂ« se korrupsioni politik duhet luftuar sidomos nĂ« gjyqĂ«sor, institucionet qĂ« administrojnĂ« zgjedhjet dhe prokurimet publike”,-shkruan Noka./mxh

21:56 Shefi i NATO-s, Rutte: Të mos harrojmë se Evropën dhe NATO nuk i përbën vetëm BE

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, beson se Bashkimi Evropian nuk duhet të bëhet plotësisht i pavarur nga Shtetet e Bashkuara në fushën e mbrojtjes, pavarësisht qëndrimit të marrë për këtë çështje nga qeveria e presidentit amerikan, Donald Trump.

Shtetet e Bashkuara presin që Evropa të marrë më shumë përgjegjësi dhe të shpenzojë më shumë para për mbrojtjen, tha Rutte për dpa në një intervistë të fundit.

“Jam absolutisht i bindur se SHBA-ja Ă«shtĂ« plotĂ«sisht e pĂ«rkushtuar ndaj NATO-s. Nuk ka asnjĂ« dyshim. PritshmĂ«ritĂ« janĂ« rritur. NĂ« tĂ« vĂ«rtetĂ«, ne duam tĂ« shpenzojmĂ« mĂ« shumĂ«, Evropa do tĂ« marrĂ« mĂ« shumĂ« pĂ«rgjegjĂ«si”, tha ai.

Ish-kryeministri i Holandës theksoi samitin e NATO-s në Hagë në muajin qershor, ku të gjithë aleatët ranë dakord për rritjen e shpenzimeve për mbrojtjen në 5 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) deri në vitin 2035.

“Mendoj se kjo Ă«shtĂ« ende njĂ« nga fitoret mĂ« tĂ« mĂ«dha tĂ« politikĂ«s sĂ« jashtme tĂ« presidentit Trump, kĂ«to 5 pĂ«r qind, njĂ« pĂ«rkushtim i qartĂ« ndaj prodhimit mĂ« tĂ« madh”, tha Rutte dhe shtoi se “shtatĂ«dhjetĂ« e pesĂ« pĂ«r qind e ndikimit ekonomik Ă«shtĂ« ende jashtĂ« BE-sĂ«â€.

Duke pranuar rĂ«ndĂ«sinĂ« e BE-sĂ«, ai vuri nĂ« dukje se 23 vendet e BE-sĂ« brenda NATO-s pĂ«rbĂ«jnĂ« vetĂ«m rreth njĂ« tĂ« katĂ«rtĂ«n e ndikimit tĂ« pĂ«rgjithshĂ«m ekonomik tĂ« aleancĂ«s. “ShtatĂ«dhjetĂ« e pesĂ« pĂ«r qind Ă«shtĂ« ende jashtĂ« BE-sĂ«â€, tha ai, duke iu referuar anĂ«tarĂ«ve tĂ« NATO-s si Britania, Norvegjia, Kanadaja dhe SHBA-ja./mxh

21:47 Rusia akuzon Ukrainën: Plani i Zelenskyt, i ndryshëm nga ai që dorëzoi Moska!

Rusia akuzoi UkrainĂ«n se po pĂ«rpiqet tĂ« “prishĂ«â€ bisedimet mbi njĂ« plan tĂ« SHBA-sĂ« pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s, duke thĂ«nĂ« se teksti i ri i paraqitur nga Kievi kĂ«tĂ« javĂ« ishte “rrĂ«njĂ«sisht i ndryshĂ«m” nga ai qĂ« Moska negocioi me amerikanĂ«t.

“AftĂ«sia jonĂ« pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« pĂ«rpjekjen e fundit dhe pĂ«r tĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje do tĂ« varet nga puna jonĂ« dhe vullneti politik i palĂ«s tjetĂ«r. Kjo kryesisht sepse Kievi dhe sponsorĂ«t e tij, kryesisht nĂ« Bashkimin Evropian, tĂ« cilĂ«t nuk e shohin njĂ« marrĂ«veshje nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« favorshme, kanĂ« dyfishuar pĂ«rpjekjet e tyre pĂ«r ta prishur atĂ«â€, tha zĂ«vendĂ«sministri i JashtĂ«m, Sergei Ryabkov.

“Pa njĂ« zgjidhje adekuate tĂ« problemeve qĂ« shkaktuan kĂ«tĂ« krizĂ«, thjesht do tĂ« jetĂ« e pamundur tĂ« arrihet njĂ« marrĂ«veshje pĂ«rfundimtare”, vazhdoi Ryabkov, duke bĂ«rĂ« thirrje pĂ«r “qĂ«ndrim brenda kufijve tĂ« pĂ«rcaktuar” gjatĂ« samitit midis PresidentĂ«ve Vladimir Putin dhe Donald Trump nĂ« Alaska, gushtin e kaluar. PĂ«rndryshe, “nuk mund tĂ« arrihet asnjĂ« marrĂ«veshje”, shtoi ai.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky paraqiti një version të ri të planit amerikan të mërkurën. Ky dokument i ri me 20 pika propozon ngrirjen e vijave të frontit pa zgjidhur menjëherë çështjet territoriale, ndërsa nuk përmban dy kërkesa kryesore nga Moska: tërheqjen e forcave ukrainase nga Donbasi dhe një angazhim ligjor nga Ukraina për të mos u bashkuar me NATO-n.

“Ky plan, nĂ«se mund ta quajmĂ« kĂ«shtu, Ă«shtĂ« rrĂ«njĂ«sisht i ndryshĂ«m nga 27 pikat nĂ« tĂ« cilat kemi punuar nĂ« javĂ«t e fundit, qĂ« nga fillimi i dhjetorit, nĂ« bashkĂ«punim me palĂ«n amerikane”, tha sot Ryabkov./mxh

21:35 Tajlanda bombardon zonën kufitare me Kamboxhian

Tajlanda kreu sulme ajrore nĂ« njĂ« zonĂ« kufitare tĂ« diskutueshme me Kamboxhian, ndĂ«rsa zyrtarĂ«t nga tĂ« dyja palĂ«t vazhduan bisedimet pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftimeve.

Forcat Ajrore Tajlandeze thanĂ« se kishin goditur njĂ« “pozicion tĂ« fortifikuar ushtarak” kamboxhian pasi civilĂ«t ishin larguar nga zona.

Ministria e mbrojtjes e Kamboxhias akuzoi TajlandĂ«n pĂ«r “sulme pa dallim” kundĂ«r shtĂ«pive tĂ« civilĂ«ve dhe pĂ«r plagosjen e disa personave. Luftimet shpĂ«rthyen pĂ«rsĂ«ri nĂ« fillim tĂ« kĂ«tij muaji, pasi njĂ« armĂ«pushim i brishtĂ« nĂ« korrik i dha fund pĂ«rleshjeve tĂ« ashpra kufitare pesĂ« ditĂ«she.

Të paktën 41 persona janë vrarë dhe pothuajse një milion janë zhvendosur që kur rifilluan armiqësitë. Të dyja vendet kanë fajësuar njëra-tjetrën për prishjen e armëpushimit.

Që atëherë, luftimet janë përhapur në pothuajse çdo provincë përgjatë kufirit prej 800 kilometrash. Ministria e mbrojtjes e Kamboxhias tha se sulmet e së premtes ndodhën në provincën veriperëndimore Banteay Meanchey. Deri në 40 bomba u hodhën nga aeroplanët luftarakë F-16.

Tajlanda tha se aksioni kishte pĂ«r qĂ«llim kontrollin e fshatit Nong Chan dhe se u “krye nĂ« mĂ«nyrĂ« efikase dhe tĂ« suksesshme”. Kjo ndodhi ndĂ«rsa negociatorĂ«t tajlandezĂ« dhe kamboxhianĂ« zhvilluan ditĂ«n e tretĂ« tĂ« bisedimeve nĂ« njĂ« pikĂ« kontrolli kufitar. Kryeministri tajlandez Anutin Charnvirakul tha se sapo tĂ« dyja palĂ«t tĂ« bien dakord pĂ«r kushtet e njĂ«ra-tjetrĂ«s, mund tĂ« nĂ«nshkruhet njĂ« marrĂ«veshje armĂ«pushimi.

SHBA-të dhe Kina janë përpjekur gjithashtu të ndërmjetësojnë një armëpushim të ri.

Ndryshe, mosmarrëveshja midis Tajlandës dhe Kamboxhias daton më shumë se një shekull më parë dhe ka pasur përleshje sporadike, me ushtarë dhe civilë të vrarë nga të dyja palët gjatë viteve. Por në maj, tensionet u përshkallëzuan pasi një ushtar kamboxhian u vra në një përleshje.

Dhe më 24 korrik, situata u përshkallëzua në mënyrë dramatike pas një sulmi me raketa nga Kamboxhia në Tajlandë, i cili u pasua nga sulme ajrore tajlandeze. Kjo shkaktoi pesë ditë luftimesh të ashpra, të cilat lanë dhjetëra ushtarë dhe civilë të vdekur./mxh

21:28 Zbulim pranĂ« Piramidave tĂ« GizĂ«s/ ArkeologĂ«t gjejnĂ« njĂ« ‘anomali’, mund tĂ« zbulojĂ« njĂ« portal tĂ« lashtĂ«

Një studim nga studiues japonezë dhe egjiptianë zbulon zbulimin e një strukture në formë L së bashku me një anomali shoqëruese pranë Piramidave të Mëdha të Gizës.

Edhe pse është e pamundur të dihet me siguri se çfarë është anomalia, studiuesit hamendësojnë se zbulimi në formë L mund të jetë një hyrje në një strukturë më të thellë.

Studiuesit e udhĂ«hequr nga Motoyuki Sato i Universitetit Tohoku pĂ«rdorĂ«n GPR, sĂ« bashku me njĂ« metodĂ« tĂ« njohur si tomografia e rezistencĂ«s elektrike (ERT), e cila pĂ«rdor rezistencĂ« elektrike pĂ«r tĂ« hartuar strukturat nĂ«ntokĂ«sore, pĂ«r tĂ« zbuluar atĂ« qĂ« pĂ«rshkruhet si njĂ« “anomali nĂ« formĂ« L” nĂ« varrezat perĂ«ndimore pranĂ« piramidave tĂ« njohura botĂ«risht.

“Varrezat PerĂ«ndimore nĂ« Giza njihen si njĂ« vend varrimi i rĂ«ndĂ«sishĂ«m i anĂ«tarĂ«ve tĂ« familjes mbretĂ«rore dhe oficerĂ«ve tĂ« klasit tĂ« lartĂ«. NĂ« studimin fillestar nga GPR dhe ERT gjetĂ«m njĂ« anomali nĂ« veri tĂ« vendit tĂ« studimit. Zona e anomalisĂ« mund tĂ« pĂ«rcaktohej pĂ«rafĂ«rsisht, por struktura dhe vendndodhja ishin tĂ« paqarta”, thuhet nĂ« dokument.

Sipas punimit kërkimor të ekipit, të botuar në revistën Archeological Prospection, struktura është afërsisht 6.5 metra larg sipërfaqes, mat 33 metra në gjatësi dhe u mbush pas ndërtimit./mxh

21:17 Nuk ka fund skandali në Turqi! 29 arrestime të reja

Superliga dhe kategoritë e ulëta të futbollit turk po përballen me një tjetër goditje të rëndë.

Prokuroria e Stambollit ka finalizuar një operacion të ri, që ka çuar në arrestimin e 29 personave, në kuadër të hetimit për trukim ndeshjesh dhe baste sportive.

Mes të arrestuarve janë 14 futbollistë aktivë, të akuzuar për manipulim rezultatesh dhe përfitime nga bastet.

Hetimet janë mbështetur në transaksione financiare të dyshimta në llogaritë e tyre personale. Në mesin e të ndaluarve është edhe Erden Timur, ish-zv.president i Galatasaray.

Deri tani, skandali përfshin rreth 1.500 persona, me masa pezullimi për afro 1.000 lojtarë dhe 150 arbitra./mxh

21:09 “Jam single
”/ Yll Limani e pranon: ShumĂ« lidhje kanĂ« mbaruar pĂ«r shkak tĂ« punĂ«s!

NĂ« emisionin “Ndryshe” me Elona Duron dhe Salsano Rrapin, artisti i njohur Yll Limani ka zbuluar shumĂ« detaje jo vetĂ«m sa i pĂ«rket muzikĂ«s, albumit mĂ« tĂ« ri por edhe nga jeta personale dhe lidhjet. KĂ«ngĂ«tari nuk u rezervua aspak me pĂ«rgjigjet e tij tĂ« sinqerta.

Elona e pyeti në një moment artistin për statusin e tij nëse është në një lidhje momentalisht ose jo? Yll Limani u përgjigj duke thënë se:

“Momentalisht jam single. KĂ«to dy vitet e fundit kam pasur ulje – ngritje nĂ« atĂ« departament. NĂ« fakt tani kam shumĂ« qejf tĂ« them tĂ« drejtĂ«n qĂ« siç thonĂ« njerĂ«zit tĂ« rehatohem. ÇfarĂ«dolloj pĂ«rpjekje qĂ« e bĂ«j, nĂ«se shkruaj, nĂ«se dal ose nĂ«se flas me ty, pĂ«rfundimi Ă«shtĂ« qĂ« tĂ« jetĂ« diçka serioze dhe diçka me kuptim qĂ« zgjat dhe qĂ« Ă«shtĂ« njĂ« lloj qendre e ditĂ«s dhe e jetĂ«s”.

Ka ndodhur ndonjëherë që lidhja e tij e dashurisë të mos ketë funksionuar për shkak të karrierës?

“Ajo Ă«shtĂ« gjithmonĂ« problematike dhe pengesa sepse nuk e fajĂ«soj fare kĂ«do qĂ« ka problem me dinamikĂ«n dhe jetĂ«n si ne artistĂ«t. Mendoj qĂ« sa mĂ« shumĂ« tĂ« dinĂ« njerĂ«zit aq mĂ« shumĂ« energjia shterron”, tha kĂ«ngĂ«tari.

Dashuria në jetën reale është më e komplikuar se sa ajo në këngë sipas tij?

“ËshtĂ«! UnĂ« jam mĂ« i komplikuar, mundohem qĂ« tĂ« mos bĂ«hem dhe shumĂ« toksik. Tani sa mĂ« shumĂ« kalon kohĂ«, aq mĂ« shumĂ« i shĂ«ndetshĂ«m duhet tĂ« bĂ«hem.”, u shpreh ai./mxh

20:57 Dafina Zeqiri ngjall diskutime/ U shfaq në koncert me veshje të ngjashme si ajo e Jennifer Lopez

Këngëtarja Dafina Zeqiri u shfaq mbrëmjen e së enjtes në Prishtinë, në koncertin e saj recital, me një paraqitje skenike që tërhoqi menjëherë vëmendjen e publikut dhe nxiti krahasime të shumta në rrjete sociale dhe media.

Dafina u ngjit në skenë me një veshje elegante dhe provokuese njëkohësisht: një trupore të zezë me mëngë të gjata, të kombinuar me një fund të gjatë me shkëlqim, i theksuar nga detaje voluminoze në zonën e ijëve. Silueta e fuqishme dhe koncepti vizual i veshjes i dhanë paraqitjes një estetikë të fortë skenike, duke e bërë veshjen pjesë të pandarë të performancës.

ShumĂ« ndjekĂ«s dhe komentues e perceptuan kĂ«tĂ« paraqitje si tĂ« frymĂ«zuar drejtpĂ«rdrejt nga veshja ikonike e Jennifer Lopez nĂ« ceremoninĂ« “Grammy Awards 2025”, ku artistja amerikane ishte shfaqur me njĂ« stil tĂ« ngjashĂ«m nĂ« formĂ« dhe frymĂ« estetike.

Megjithatë, për një pjesë të mirë të publikut, krahasimet nuk u panë si kritikë, por si një homazh modern ndaj ikonave ndërkombëtare të skenës, më shumë sesa një kopjim i drejtpërdrejtë. Kombinimi mes elegancës së modës dhe energjisë së performancës i dha Dafina Zeqirit një prezencë të fuqishme dhe bashkëkohore./mxh

20:42 I dashuri e sulmon me mjet prerĂ«s, ndĂ«rron jetĂ« aktorja e “Lion King”!

NjĂ« ngjarje tragjike ka tronditur opinionin publik nĂ« Shtetet e Bashkuara. Aktorja Imani Dia Smith, e njohur pĂ«r rolin e saj si Nala e Re nĂ« versionin e Broadway-t tĂ« filmit tĂ« famshĂ«m tĂ« Disney-t “The Lion King”, ka ndĂ«rruar jetĂ« nĂ« moshĂ«n 25-vjeçare, pas njĂ« sulmi me thikĂ« nga i dashuri i saj.

Sipas Zyrës së Prokurorit të Qarkut Middlesex në New Jersey, ngjarja e rëndë ka ndodhur më 21 dhjetor. Policia e qytetit Edison iu përgjigj një telefonate emergjente në 911 dhe gjeti aktoren të plagosur rëndë në vendngjarje.

Smith u transportua me urgjencĂ« nĂ« Spitalin Universitar Robert Wood Johnson, por pĂ«r shkak tĂ« plagĂ«ve tĂ« marra nuk arriti t’i mbijetojĂ« ndĂ«rhyrjes mjekĂ«sore dhe u shpall e vdekur.

I dyshuari për ngjarjen, Jordan D. Jackson-Small, partneri i saj, u arrestua menjëherë pas incidentit. Prokuroria e ka akuzuar atë për vrasje të shkallës së parë si dhe për posedim të armës për qëllime të paligjshme.

Imani Dia Smith la pas djalin e saj trevjeçar, prindërit, dy vëllezër, motra më të vegjël, si dhe një rreth të gjerë familjarësh dhe miqsh që po përballen me humbjen e saj të parakohshme.

Për të mbështetur familjen dhe veçanërisht të ardhmen e fëmijës së saj, halla e aktores, Kira Helper, ka hapur një faqe GoFundMe. Fushata synon mbledhjen e 55 mijë dollarëve, ndërsa deri më tani janë siguruar mbi 47 mijë dollarë brenda pak ditësh./mxh

20:33 Tjetër gol në Angli, Anis Mehmeti është i pandalshëm

Anis Mehmeti u rikthye te goli në Angli, duke shënuar në fitoren 2-1 të Bristol City në transfertë ndaj West Bromwich, në javën e 23-të të Championship.

Sulmuesit shqiptar i mjaftuan vetëm 4 minuta lojë për të zhbllokuar rezultatin me një goditje nga jashtë zone. Goli i tij i dha avantazhin Bristol City, që më pas shënoi edhe golin e dytë me McCrorie në minutën e 22-të.

Në fund, rrjeta e Mehmetit rezultoi vendimtare për suksesin e skuadrës. Falë kësaj fitoreje, Bristol City u ngjit në vendin e gjashtë me 36 pikë.

Mehmeti ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të ekipit këtë sezon. Në 23 ndeshje, ai ka realizuar shtatë gola dhe ka dhënë gjashtë asistime. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa klubeve në merkato./mxh

20:21 Nigeria njofton se SHBA-të do kryejnë sulme të reja ndaj Shtetit Islamik dhe xhihadistëve!

Nigeria njoftoi se mund të kryhen sulme të tjera kundër grupeve xhihadiste, pas atyre të kryera ditën e Krishtlindjeve nga forcat amerikane në veri të vendit.

Kur u pyet për mundësinë e sulmeve të reja, Ministri i Jashtëm Yusuf Tugar i tha stacionit televiziv lokal ChannelsTV:

“ËshtĂ« njĂ« proces i vazhdueshĂ«m dhe ne po punojmĂ« me SHBA-nĂ«. Po punojmĂ« edhe me vende tĂ« tjera”.

“Nigeria ishte ajo qĂ« i dha informacionin” Uashingtonit, pohoi gjithashtu ministri, duke sqaruar se po fliste nĂ« telefon me homologun e tij amerikan, Marco Rubio. “Ne folĂ«m dy herĂ«. FolĂ«m pĂ«r 19 minuta para sulmit, pastaj folĂ«m pĂ«r pesĂ« minuta tĂ« tjera pasi filloi”, tha ai.

Nga Uashingtoni, njĂ« zĂ«dhĂ«nĂ«s i Pentagonit konfirmoi se “Departamenti Amerikan i LuftĂ«s bashkĂ«punoi me qeverinĂ« nigeriane” dhe se “sulmet u miratuan nga qeveria nigeriane”.

Tugar siguroi gjithashtu se Presidenti nigerian Bola Tinubu dha “dritĂ«n jeshile” pĂ«r sulmet amerikane.

Ende nuk dihet se cilët ishin objektivat midis shumë grupeve të armatosura që veprojnë në Nigeri. Xhihadistët veprojnë kryesisht në Nigerinë verilindore, por kanë kryer edhe bastisje në rajonet veriperëndimore të vendit.

BanorĂ«t e fshatrave tĂ« izoluara nĂ« shtetin Sokoto, i cili kufizohet me Nigerin, thanĂ« se ishin “tĂ« tronditur” nga sulmet.

Tugar tha se qasja e NigerisĂ« ndaj luftimit tĂ« terrorizmit nuk ndikohet nga feja e viktimave “qofshin ata myslimanĂ« apo tĂ« krishterĂ«â€.

Qeveria nigeriane dhe analistët e pavarur kanë mohuar prej kohësh çdo përndjekje fetare, një argument i bërë prej kohësh nga e djathta e krishterë në Shtetet e Bashkuara, Evropë dhe separatistët nigerianë me ndikim në Uashington.

“UnĂ« i kisha paralajmĂ«ruar tashmĂ« kĂ«ta terroristĂ« se nĂ«se nuk do tĂ« ndalonin masakrĂ«n e tĂ« krishterĂ«ve, do tĂ« paguanin shtrenjtĂ«â€ dhe “sonte, ata paguan”, tha Presidenti i SHBA-sĂ« Donald Trump nĂ« njĂ« postim nĂ« platformĂ«n Truth Social, duke shtuar se “Departamenti i LuftĂ«s ka kryer sulme tĂ« shumta perfekte”.

Një video afërsisht 10-sekondëshe e publikuar nga Departamenti i Mbrojtjes i SHBA-së duket se tregon një raketë që po qëllohet nga një anije luftarake me flamur amerikan./mxh

20:08 BE: Nuk ka sinjale se Rusia kërkon paqe, Europa vijon mbështetjen për Ukrainën

Komisioni Evropian ka deklaruar se, pavarësisht vazhdimit të bisedimeve në Miami, nuk ka asnjë tregues që Rusia të jetë e interesuar për arritjen e paqes apo një armëpushimi në Ukrainë.

Zëdhënësja e Komisionit Evropian, Arianna Podestà, tha se Bashkimi Evropian po ndjek një qasje të dyfishtë, duke vijuar mbështetjen për Ukrainën dhe njëkohësisht duke rritur presionin ndaj Rusisë që të angazhohet seriozisht në negociata. Ajo theksoi se Brukseli është në kontakt të vazhdueshëm me partnerët ukrainas për të arritur një përfundim të drejtë, të qëndrueshëm dhe gjithëpërfshirës të luftës së nisur nga Rusia.

Podestà iu referua gjithashtu telefonatës së zhvilluar më 23 dhjetor mes presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, dhe presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky, duke nënvizuar se Bashkimi Evropian mirëpret iniciativën për paqe të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

“MegjithatĂ«, qĂ« çdo plan paqeje tĂ« ketĂ« sukses, mbĂ«shtetja e EvropĂ«s do tĂ« jetĂ« thelbĂ«sore”, theksoi zĂ«dhĂ«nĂ«sja e Komisionit Evropian.

Deklaratat vijnĂ« nĂ« njĂ« moment kur pĂ«rpjekjet diplomatike pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« UkrainĂ« po intensifikohen, ndĂ«rsa BE-ja riafirmon rolin e saj kyç nĂ« garantimin e stabilitetit dhe sigurisĂ« nĂ« kontinent./mxh

19:59 Izraeli bëhet vendi i parë që njeh shtetin e pavarur të Somalilandit!

Izraeli u bë sot vendi i parë që njohu Republikën e Somalilandit si shtet të pavarur, më shumë se tre dekada pasi rajoni afrikan u nda nga Somalia, me kombin mysliman që tha se aspironte të bashkohej me Marrëveshjet e Abrahamit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu dhe Ministri i JashtĂ«m Gideon Sa’ar nĂ«nshkruan deklaratĂ«n pĂ«r Izraelin, ndĂ«rsa Presidenti i Somalilandit Abdirahman Mohamed Abdullahi nĂ«nshkroi pĂ«r vendin e tij, i cili ndodhet nĂ« njĂ« rajon strategjik kyç nĂ« Bririn e AfrikĂ«s.

Ndërsa asnjë vend tjetër nuk e ka njohur zyrtarisht atë, disa shtete, përfshirë Mbretërinë e Bashkuar, Etiopinë, Turqinë, Emiratet e Bashkuara Arabe, Danimarkën, Kenian dhe Tajvanin mbajtën zyra ndërlidhëse, dhe administrata Trump ka dërguar shenja në muajt e fundit se mund të ndryshojë qëndrimin e saj ndaj rajonit të shkëputur.

Megjithatë, ky veprim shkaktoi zemërim midis disa fuqive rajonale të cilat akuzuan Izraelin për minimin e sovranitetit dhe integritetit territorial të Somalisë./mxh

19:55 Vonesa dhe radhë të gjata/ Trafik i rënduar në aksin Elbasan-Librazhd

Last Updated on 26/12/2025 by Monika

Pasditja e kësaj të premteje është shoqëruar me një gjendje të rënduar trafiku në aksin nacional Elbasan-Librazhd.

Shkak për radhën kilometrike të automjeteve janë punimet që po kryhen për ndërtimin e autostradës.

Po ashtu, vështirësia në qarkullimi9 është shtuar edhe prej kthimit drejt kryqytetit të qytetarëve që zgjodhën të festojnë Krishtlindjen në juglindje të vendit.

Radhë të gjatë prej lëvizjeve të shtuara të festave janë shënuar ehe në aksin Tiranë-Elbasan, si dhe në zonën e kryqëzimit të Cërrikut./mxh

19:48 Berisha rrëfen fëmijërinë në Tropojë: Anëtari i 20 i familjes, më ka përcaktuar karakterin

Kryedemokrati Sali Berisha ka ndarë këtë të preme një rrëfim ndryshe mbi jetën e tij, duke u ndalur edhe në vitet e fëmijërisë.

I ftuar në një podcast, Bërisha foli me nostalgji për vitet e para të jetës në Tropojë, teksa tregoi edhe detaje nga jeta e tij me vëllain, motrën dhe prindërit.

“ËshtĂ« ajo kohĂ«, ajo stinĂ« jete qĂ« ka pĂ«rcaktuar jo pak nĂ« ADN-nĂ« time. ËshtĂ« ai mjedis, ajo tĂ«rĂ«si rrethanash qĂ«, nĂ« njĂ« mĂ«nyrĂ« ose nĂ« njĂ« tjetĂ«r, mĂ« ka ndjekur si element i karakterit tim. Ki parasysh njĂ« gjĂ«: njĂ« fĂ«mijĂ« nĂ« njĂ« familje patriarkale.

Kam lindur si anëtari i 20-të i asaj familjeje, e cila do të ndahej pak më vonë, në një familje të mëkëmbur, që kishte një çiflig jo të madh, por të mjaftueshëm. Prodhonin pothuajse çdo gjë dhe me tepricë. Jetonin në një traditë thellësisht konservatore, nën një ligj thuajse të hekurt, që ishte Kanuni.

Po ta përmbledhim me dy fjalë, në rrafshin moral ai ishte omnipotent dhe omniprezent. Jo vetëm në aspektin penal, civil etj., por me kodin e tij moral ishin, në një farë mënyre, para-abetarë, në normat që ishin besa, betimi dhe përballimi i rreziqeve.

Ne kemi qenĂ« tre fĂ«mijĂ«: vĂ«llai ishte i pari, 10 vite para meje; motra e dyta, 5 vite para meje; dhe unĂ« fĂ«mija i tretĂ«. NĂ« familjen time, ligjin e bĂ«nte me dorĂ« tĂ« hekurt nĂ«na. Babai ishte i rreptĂ«, por nĂ«na bĂ«nte ligjet”, -tregoi Berisha./mxh

❌