Rrethanat e paqarta, 'vlojnĂ«' thashethemet â pse Moska hesht pĂ«r tregtarin serb tĂ« armĂ«ve qĂ« vdiq nĂ« Rusi?

Në Rusi ka vdekur një përfaqësues i industrisë serbe të armatimit.
Nga zyra e tij janë zhdukur dokumente dhe pajisje për ruajtjen e të dhënave, por autoritetet e Moskës heshtin.
Beogradi kĂ«rkon sqarime - dhe supozimet mbi kĂ«tĂ« rast po vlojnĂ«, shkruan gazeta zvicerane âTages Anzeigerâ.
Pavarësisht nëse bëhet fjalë për helm në çaj, të shtëna në rrugë apo rënie nga dritarja: vdekja e menaxherëve dhe opozitarëve rusë ndjek një rutinë mizore.
Vitet e fundit, karrierat e shumë kritikëve të Kremlinit përfunduan pas aksidenteve të supozuara ose vetëvrasjeve të papritura, prapaskenat e të cilave kryesisht mbetën në errësirë.
Tani, kjo kronikë e zymtë është pasuruar me një episod tjetër.
Radomir Kurtiq, tregtar serb armësh, vdiq në mes të nëntorit në mes të një rruge në Moskë.
Rasti u bĂ« i ditur javĂ«n qĂ« shkoi, njofton gazeta zvicerane âTages Anzeigerâ.
Rrethanat e vdekjes së tij mbeten të pasqaruara deri më sot, ndërsa thashethemet po vlojnë.
Kurtiq drejtonte përfaqësinë në Moskë të kompanisë shtetërore serbe të armatimit, Jugoimport-SDPR.
Bie në sy fakt se lajmi u përhap fillimisht nga mediat e afërta me qeverinë në Serbi.
Ato flasin për një rast vdekjeje të dyshimtë dhe raportojnë se shërbimet sekrete serbe kanë informuar tashmë presidentin Aleksandar Vuçiq.
Vuçiq deklaroi për televizionin shtetëror RTS se disponon më shumë informacione sesa janë bërë publike deri më tani.
NjĂ«kohĂ«sisht, autokrati serb theksoi se nuk dĂ«shiron tĂ« marrĂ« pjesĂ« nĂ« âpĂ«rhapjen e dyshimeve dhe teorive konspirativeâ.
Si Vuçiq, ashtu edhe mediat e Beogradit konfirmuan se një komision hetimor i Jugoimport-SDPR ka inspektuar zyrën e Kurtiqit në Moskë.
Gjatë këtij inspektimi është konstatuar se mungonin dosje dhe pajisje për ruajtjen e të dhënave të kompujterit.
Autoritetet serbe janë veçanërisht të irrituara nga heshtja e palës ruse; deri më tani nuk është dërguar asnjë raport mjeko-ligjor. Kjo rezervë alarmon jo vetëm udhëheqjen politike në Beograd.
Eksperti serb i sigurisĂ«, Nikola Luniq, u shpreh pĂ«r gazetĂ«n âBlicâ tĂ« Beogradit se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« âmesazh brutal politikâ tĂ« MoskĂ«s drejtuar SerbisĂ«.
Në pranverë, shërbimi i inteligjencës së jashtme ruse (SVR) kishte akuzuar të paktën shtatë kompani serbe të armatimit - përfshirë mbi të gjitha Jugoimport-SDPR - se kanë furnizuar Ukrainën me armë dhe municione përmes shteteve të treta në Evropën Perëndimore.
Forcat e armatosura ukrainase duket se kanë marrë qindra mijëra predha dhe miliona fishekë të prodhimit serb që nga sulmi i madh rus në vitin 2022.
UdhĂ«heqja e SVR-sĂ«, pasardhĂ«se e KGB-sĂ« sovjetike, e akuzoi SerbinĂ« pĂ«r njĂ« âgoditje pas shpineâ.
DĂ«shira e prodhuesve serbĂ« tĂ« armĂ«ve pĂ«r t'u pasuruar me gjakun e âpopujve vĂ«llezĂ«r sllavĂ«â i kishte bĂ«rĂ« ata tĂ« harronin se cilĂ«t ishin miqtĂ« e tyre tĂ« vĂ«rtetĂ« - ky ishte mesazhi nga Moska.
Sipas njĂ« raporti tĂ« âFinancial Timesâ, Serbia ka pĂ«rfituar rreth 800 milionĂ« euro vetĂ«m nga dĂ«rgesat e armĂ«ve pĂ«r UkrainĂ«n.
Pas kritikave të ashpra nga Moska, Vuçiq bëri një kthesë më 23 qershor dhe deklaroi se Serbia kishte ndaluar të gjitha eksportet e armëve.
Por hulumtimet e rrjetit investigativ ballkanik BIRN si dhe tĂ« gazetĂ«s izraelite âHaaretzâ paraqesin njĂ« tablo tjetĂ«r.
Sipas raporteve, po atĂ« ditĂ« njĂ« aeroplan transporti Boeing-747 u ul nĂ« Beograd, pĂ«r tâu nisur 24 orĂ« mĂ« vonĂ« drejt bazĂ«s ajrore izraelite Nevatim.
I pyetur se çfarĂ« ngarkese kishte nĂ« bord, Vuçiq u pĂ«rgjigj: âAs nĂ« Ă«ndĂ«rr nuk mĂ« shkon ndĂ«rmend tĂ« tregoj se çfarĂ« Ă«shtĂ« nisur apo çfarĂ« Ă«shtĂ« ulur atjeâ.
Vetëm në gjysmën e parë të këtij viti, Serbia dërgoi municione në vlerë prej 55,5 milionë eurosh në Izrael; vitin e kaluar vlera ishte 47,9 milionë euro. Që nga viti 2020, eksportet serbe të armëve janë katërfishuar.
Ndër blerësit më të mëdhenj bëjnë pjesë Emiratet e Bashkuara Arabe, Arabia Saudite, Qiproja dhe SHBA-ja.
Paralelisht me këtë, Serbia investon më shumë në forcat e saj të armatosura se çdo vend tjetër i Ballkanit Perëndimor.
Sipas të dhënave të Institutit të Stokholmit për Kërkimin e Paqes (SIPRI), midis viteve 2020 dhe 2024 Serbia e bleu pjesën më të madhe të armëve nga Kina, e ndjekur nga Rusia dhe Franca.
Radomir Kurtiq, i cili vdiq nĂ« MoskĂ«, ishte ndĂ«r tĂ« tjerash pĂ«rgjegjĂ«s pĂ«r blerjen e armĂ«ve ruse pĂ«r forcat e armatosura serbe, shkruan gazeta zvicerane âTages Anzeigerâ. /Telegrafi/






































