Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Liturgji hyjnore festive për Rrethprerjen e Zotit dhe Shën Vasilin e Madh, 70 vjet jetë dhe dëshmi e Kryepeshkopit Joan

Me shkëlqim dhe përkushtim u kremtua sot Liturgjia Hyjnore festive në Katedralen e Ngjalljes së Krishtit në Tiranë, me rastin e festës së Rrethprerjes së Zotit dhe kujtimit të Shën Vasilit të Madh. 

Liturgjia u krye nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe i Gjithë Shqipërisë, Imzot Joani, së bashku me Mitropolitin e Beratit, Hirësi Astin, dhe klerikë të Kryepeshkopates. 

Në përfundim të Liturgjisë Hyjnore, Kryesekretari i Sinodit të Shenjtë, Arkimandriti Ignat Todri, në emër të klerikëve dhe besimtarëve të Kishës Orthodhokse, përcolli urime të përzemërta për 70-vjetorin e Kryepiskopit Joan, duke vlerësuar jetën dhe shërbesën e tij si hierark, bari dhe dëshmitar i besimit në kohë të vështira. 

Në fjalën e tij u theksua rrugëtimi i Fortlumturisë së Tij nga vitet e përndjekjes fetare, pjesëmarrja në Kishën e nëndheshme, formimi theologjik, shërbesa shumëvjeçare në Mitropolinë e Korçës, deri te thirrja për të drejtuar Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë. 

Urime dhe bekime përcolli edhe Hirësi Asti, Mitropoliti i Beratit. 

Më pas, Kryepeshkopi Joan drejtoi Dhoksologjinë për Fillimin e Vitit të Ri, duke iu lutur Zotit, Krijuesit dhe Zotit të shekujve, që të bekojë vitin e ri dhe popullin e Tij. 

Atmosfera festive u pasurua edhe nga përvjetori i 70-të i lindjes së Kryepiskopit Joan, i cili feston ditëlindjen më 1 janar. Në Qendrën Sinodike, pranë Katedrales, klerikë dhe besimtarë morën pjesë në pritjen tradicionale, ku Fortlumturia e Tij bekoi dhe ndau kekun e Shën Vasilit të Madh. 

Kryepeshkopi Joan mori urime nga Patriarkë të Kishave simotra, nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij z. Bajram Begaj, Kryeministri, ministra, deputetë, akademikë dhe personalitete të shquara të vendit. 

Rrugëtimi i Kryepeshkopit Joan – nga njohja me besimin në kohën e komunizmit, studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kthimi në Shqipëri për ringritjen e Kishës Orthodhokse, shërbesa 27-vjeçare në Korçë dhe deri te froni i Kryepiskopit – mbetet një dëshmi e gjallë e hirit të Perëndisë dhe e përkushtimit ndaj Krishtit dhe Kishës. 

 

“Viti i ndryshimeve të mëdha”, shenja më me fat për 2026-ën sipas Meri Shehut

Vetëm dy ditë na ndajnë nga nata e ndërrimit të viteve, dhe astrologia Meri Shehu paralajmëron se 2026 do të jetë një kapitull plot ngjyra, emocione dhe… edhe erotizëm! E ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, zbuloi se vitin e ri do ta përjetojmë me sfida dhe triumfe të ndryshme, në varësi të shenjës sonë të horoskopit. Disa do të kenë pasuri, dashuri dhe mundësi të jashtëzakonshme, ndërsa të tjerët do të duhet të punojnë më shumë për të stabilizuar jetën e tyre personale dhe ekonomike.

Nga Demët që do të ballafaqohen me sfida familjare, tek Luani që do të jetë protagonist absolut i vitit, Shehu ka renditur shenjat nga më pak të fatit deri tek fituesi i madh i 2026-ës. Kush do të përjetojë ndryshime të mëdha, kush do të përjetojë rikthime nga e kaluara, dhe kush do të shijojë verën më të nxehtë të jetës së tij? Një gjë është e sigurt, 2026 nuk do të kalojë pa lëvizje, pasion dhe surpriza të paparashikueshme.

12. Demi: Pavarësisht se shpëtojnë nga Urani në prill, kështu që deri në prill e kanë akoma Uranin në shenjën e tyre dhe presin akoma të papritura. Përsëri Demët do të kenë një problematikë dhe një tendencë për t’u zgjeruar në çështjet familjare, sepse Jupiteri që i futet në Luan në qershor i kap në kundërshtim me shenjën e tyre. Pra, çështjet familjare të Demëve nuk do të vijnë kaq lehtë; do të duhet shumë punë dhe investim që të normalizohen, por unë mendoj që në qershor-korrik do të arrijnë që të realizojnë qëllimet e tyre, do të blejnë një shtëpi, ose ka shumë Demë që duan të ndryshojnë vendin. Kjo do t’i lodhë pak në mendjen e tyre; megjithatë, tendenca e Uranit në Binjak nga prilli u sjell para, por i bën të paqëndrueshme paratë e tyre. Kurse në fushën emocionale, në vjeshtë, Demët do të kenë rikthime nga e kaluara, nëse kanë pasur problematika nga një marrëdhënie apo ndarje, dhe atëherë vendoset për një martesë të dytë, ose për rregullimin e jetës së tyre. Nga ana psikologjike, do të jenë pak të rënduar, qoftë nga Neptuni në Dash, nga ëndrra të mëdha, qoftë nga Saturni në Dash, që tregon probleme ligjore në këto dy vitet që do pasojnë.

11. Bricjapët: Janë në këtë pozicion, pasi me Jupiterin në Luan nga qershori dhe tutje do të merren kryesisht me çështje ekonomike, do të zgjidhin shumë disfavore, paratë që u kanë të tjerët, do të merren shumë me borxhet dhe detyrimet; kjo tendencë i fut pak në ankth. Në prill, Urani që futet në Binjak prek jetën e tyre të përditshme; zakonisht Bricjapët janë njerëz të organizuar, por Urani i nxjerr nga kontrolli dhe shumë Bricjapë do e shikojnë veten në paqëndrueshmëri në punën e përditshme. Pra, shumë Bricjapë do të duan që të ndryshojnë punën, ose nuk do të kenë një punë të qëndrueshme. Në fund të fundit, edhe ata që e mendojnë se e kanë të qëndrueshme, Urani do të sjellë jo stabilitet. Megjithatë, një periudhë e mirë në punë dhe në familje do të jetë qershori dhe korriku. Duke qenë se Saturni futet në Dash në kuadrat me Bricjapët, do të thotë që do të ketë trysni në jetën familjare, me kredi bankare, ose me shërbimin që do të duhet t’u bëjnë njerëzve të familjes.

10. Virgjëresha: Vitin 2026 e kanë në fakt një vit stacion, sepse parapërgatiten për vitin më të bukur të tyre, që do të jetë 2027. Nuk mund të them që më e mira do të ndodhë apo do të duket në 2026 për ta, kështu që do të merren shumë me çështje që kanë të bëjnë me ndjenjat, punët dhe me gjëra që nuk i kanë realizuar, ose do të përgatisin një plan shumë të rëndësishëm; prandaj do të jenë pak në opozitë. Futja e Uranit në Binjak do të thotë që shumë Virgjëreshë që kanë një punë me shtetin, ose një punë në shtet, ky pozicion do të jetë i lëvizshëm. Këto punë nuk do të jenë shumë të stabilizuara dhe nuk do t’u japin shumë avantazhe të mira. Saturni në Dash nga muaji shkurt do t’u japë një tentativë, ku duhet që ta menaxhojnë më mirë anën ekonomike. Do të merren shumë me detyrimet ekonomike.

9. Peshqit: Duke qenë se janë një nga shenjat e ujit, janë favorizuar shumë nga Jupiteri në Gaforre. Janë shenja që janë favorizuar shumë në dashuri. Dashuria do të luajë rolin e tyre kryesor. Çlirohen edhe nga Saturni përfundimisht, por i fut në një rregull dhe detyrime shumë të mëdha ekonomike; prandaj duhet që ta shikojnë me kujdes gjithë periudhën e muajve të parë. Rregullohen ekonomikisht nga fundi i muajit qershor, korrik dhe gusht; këtu Peshqit duhet të bëjnë lëvizjet e tyre më të fuqishme në mënyrë që të kenë stabilitet. Gjithashtu kemi dy eklipse të mëdha, një në pranverë dhe një në vjeshtë, sa i takon shenjës së Peshqve, të cilët do të ndryshojnë jetën në marrëdhënie me të tjerët, sidomos në çift. Shumë Peshq do të vendosin për një marrëdhënie të qëndrueshme, ose ata që kanë pasur problem në marrëdhëniet e tyre mund të kenë ndarje këtë vit.

8. Peshorja: Nga 2025-2026 janë një nga shenjat që do të marrin një triumf në karrierë, ose karriera e tyre do të jetë ajo që do të lëvizë më shumë. Duhet të vazhdojnë Peshoret me tendencën për të kapur një punë, ose të arrijnë një karrierë deri në qershor. Megjithatë, Saturni u del në opozitë, u del në shtëpinë e shtatë, që do të thotë se shumë Peshore që nuk kanë vendosur të martohen, do të martohen. Do të futen në një marrëdhënie të qëndrueshme. Por ato Peshore që kanë pasur një problematikë në marrëdhëniet në çift mund të kenë edhe ndarje. Kujdes Peshoret që kanë problematika; nga mesi i shkurtit dhe në vazhdim do të futen në një situatë më konfliktuale në marrëdhëniet në çift. Gjithsesi, një ëndërr e bukur fillon dhe realizohet; bëhen pak artistë. Kështu që shumë Peshore që do kenë talente duan të bëjnë art; ky do të jetë viti më i bukur. Periudha më e mirë është qershor-korrik-gusht për të dalë në finalen e tyre më të mirë, ose në projektin e tyre më të bukur. Kujdes duhet të kenë në çështjet ekonomike në tetor deri në fund të nëntorit. Mund të jetë fatale për Peshoret.

7. Shigjetari: Për momentin do të merren shumë me çështjet ekonomike dhe duket sikur nuk kanë atë vëmendjen për jetën e tyre personale, por më në fund iu vjen momenti që të lidhen, pasi Shigjetarët janë shenjë shumë e lirë, shumë e pavarur. Që nga mesi i shkurtit dhe për dy vite me radhë nuk do të ketë Shigjetar që do të tentojë të lëvizë pa një program, pa një seriozitet. Shigjetarët nga mesi i shkurtit e tutje do të futen në një lidhje të qëndrueshme; kjo është e dukshme nga Saturni në Dash dhe nga Neptuni në Dash. Por, duke u futur edhe Jupiteri në Luan si një nga shenjat e zjarrit, do të jetë shumë i favorizuar në jetën erotike, në lojëra, argëtime, në blerje, apo edhe në fejesa. Pretendohet një verë shumë e mirë për Shigjetarët, por do të ketë pak pabesira në ekonomi, ose në tradhti të ndryshme që do të hasin në periudhën tetor-nëntor.

6. Binjakët: Kanë një ndryshim shumë të madh në jetën e tyre personale. Në prill futet Urani në shenjën e tyre; kjo do të thotë që Urani është një planet që shkon me Binjakët, por është shumë më i lirë se sa Binjakët. Futen në një periudhë shumë të lirë, shumë të pavarur dhe shumë ndryshe. Kështu që kanë nevojë për hapësirën e vet, sepse do të jenë totalisht në një botë që kërkojnë hapësira të ndryshme, eksplorime. Verën do ta kenë shumë të këndshme me Jupiterin në Luan, ku do të marrin një përgjigje të bukur për ëndrrat dhe fantazitë e tyre. Ndërkohë, Jupiteri në Luan do t’u ndryshojë mënyrën e komunikimit, udhëtimet, kontaktet dhe punën. Do i shikojmë Binjakët në një pozicion krejt të ri. Saturni në Dash i vë Binjakët në një plan të mirë strategjik për sa i përket çështjeve sociale dhe njohjeve të qëndrueshme, bashkëpunimeve, por pse jo edhe të fejesave apo martesave.

5. Ujori: Kanë Plutonin në shenjën e tyre. Ujorët do të jenë ai person që do të japë mendimin dhe verdiktin kryesor. Do të jenë në qendër të vëmendjes në bashkëpunimet, në jetën personale dhe në hapësira të reja. Urani në Binjak u jep njohje të papara, art, lëvizje, kontakte me jashtë dhe është një nga lidhjet më të mira për të vendosur, qoftë për lidhje më të qëndrueshme, qoftë për bashkëpunime shumë të rëndësishme. Deri në qershor do të merren me punën dhe me përditshmërinë, ku do të kenë lajme shumë të mira në maj. Madje, do të futen edhe në një sferë shumë të mirë ekonomike. Që nga janari shumë Ujorë do të shikojnë një çlirim në aspektet e tyre ekonomike.

4. Dashi: Do të jenë protagonistët e vitit 2026. Në fund të janarit, Neptuni, planeti i ëndrrës dhe i fantazisë, futet në Dash dhe do të çlirohet energjia shumë fuqishëm. Edhe Saturni, që futet në Dash, i vë në një projekt, në një strategji dhe në një rregull, por edhe në një kushtëzim. Do të themi që Dashët janë protagonistë si shenja e zjarrit, por do të themi që shumë Dashë ose do të martohen, ose në ato lidhje që i kanë të lodhura do t’u jepet një fund. Marrin vendime të mëdha, prandaj do të jenë shumë protagonistë. Për të mos thënë që edhe Jupiteri futet në Luan, futet në shenjën e dashurisë për ta. Vera për Dashët do të jetë shumë e mirë; duhet të kenë kujdes në tetor-nëntor në çështjet ekonomike, pasi atje do të pësojnë disfata shumë të mëdha. Duhet të kenë kujdes vetëm me punën dhe shëndetin.

3. Akrepi: Si shenjë uji ka qenë e privilegjuar përgjatë vitit 2025 dhe do të vazhdojë që të jetë e privilegjuar edhe në gjashtëmujorin e parë të 2026. Duhet të marrin seriozisht çështjen e një pune, ose duhet që të gjejnë një punë stabile, ose një punë që ata do t’i përkushtohen jashtë mase. Prandaj shumë Akrepë që nuk kanë gjetur një punë, do ta gjejnë; gjithashtu edhe një partneritet të qëndrueshëm. Jupiteri në Luan në qershor futet në vitrinë të shenjës së tyre, pra futet në karrierën më të rëndësishme dhe më të ndritshme. Në qershor-korrik-gusht mund të gjejnë një punë shumë të mirë dhe përmes kësaj të bëjnë një hap shumë të madh drejt karrierës.

2. Gaforrja: Deri në qershor të 2026-ës, Jupiteri do të jetë në shenjën e Gaforreve dhe atje do të rregullohen gjërat. Ajo që prish disi balancat është futja e Saturnit në Dash, që është në kuadrat me Gaforren dhe sjell më shumë përgjegjësi. Nuk përjashtohet fakti që në qershor, korrik dhe gusht të zënë një punë shumë të rëndësishme dhe me shumë lekë. Jupiteri në Luan futet në shenjën ekonomike për ta dhe shumë Gaforre do të rrisin bazën e tyre ekonomike përmes një pune dhe një karriere. Mund të ndodhë që ata që nuk e shfrytëzojnë mirë këtë gjë, të kenë kriza të fuqishme në karrierë. Tentojnë që të shkojnë lart sa i takon karrierës, vetëm se duhet të kenë kujdes Uranin në Dem.

1. Luani: Viti është i tyre! Do të kenë aleancë me Saturnin në Dash, që futet në shkurt, dhe Uranin në Binjak që futet në prill, gjithashtu edhe dy eklipse të fuqishme në gisht, i cili në fushën e marrëdhënieve dhe të bashkëpunimeve, si dhe në jetën personale do t’u sjellë ndryshime të mëdha. Qershori dhe tutje flet për këta, dhe të gjithë këta muaj përpara do të përgatisin një projekt të rëndësishëm të tyre personal që realizohet me sukses në periudhën qershor-korrik-gusht dhe do të marrë një hov. Kujdes duhet të kenë deri në fund të janarit, sepse është akoma Neptuni dhe Saturni në Peshk, që ka kushtëzuar në çështjet ekonomike, që do t’i kapërcejnë me kujdes. Megjithatë, është viti i tyre; jep shumë energji, erotizëm dhe ndryshime të mëdha në jetën personale dhe aleatë të rëndësishëm. Pra, ky vit do të cilësohet si viti i ndryshimit të artit.

Parashikimi astrologjik për 2026, Meri Shehu: Viti i shenjave të zjarrit…

Astrologia Meri Shehu, e ftuar në emisionin “Rudina” në Tv Klan, bëri një parashikim optimist për vitin 2026, duke e cilësuar atë si një periudhë të re hapjeje dhe energjie pozitive. Sipas saj, ky vit do të dominohet nga ndikimi i fuqishëm i shenjave të zjarrit, të cilat do të japin ritëm, iniciativë dhe një ndjenjë më të madhe lirie.

Që në fund të janarit, lëvizja e Neptunit në Dash dhe më pas hyrja e Saturnit në një shenjë zjarri do të sjellin një ndryshim të ndjeshëm, duke u kombinuar në mënyrë harmonike me Jupiterin në Luan.

Ndërkohë, edhe Urani pritet të ndryshojë pozicion pas disa vitesh, duke favorizuar një klimë më të gëzueshme dhe më të çliruar nga ngarkesat emocionale. Sipas astrologes, 2026 do të jetë një vit ku optimizmi, guximi dhe dëshira për të vepruar do të jenë në plan të parë, duke e bërë atë një nga vitet më të mira të dekadës.

“2025 nuk është cilësuar astrologjikisht si një vit shumë i mirë, ka qenë një vit me shumë pengesa. Jupiteri në Gaforre pavarësisht se është një Jupiter shumë familjar, ose shumë i ëmbël është në një shenjë uji dhe shenjat e ujit mbarit një energji shumë të thellë. Kur është energjia shumë e madhe, jep edhe një ndjesi sikur gjërat kanë një ngarkesë emocionale më shumë. Kurse 2026 është një vit që hapet dhe u përket shenjave të zjarrit, sidomos pas mesit të qershorit.

Por, tempin e shenjave të zjarrit do e japë që në fund të janarit, ku Neptuni përfundimisht do të futet në shenjën e Dashit, në një shenjë zjarri. Në mes të shkurtit, futet edhe Saturni në një shenjë të zjarrit dhe këto dy planete do të kombinohen bukur me Jupiterin në Luan, kështu që kombinimin i shenjave të zjarrit që na kombinimi i muajve të parë do të japë një ritëm më energjik, ose më optimist.

Plus Urani pas 7 vite e gjysmë në Dem që ka hyrë që para pandemisë dhe para tërmetit, futet më në fund në Binjak dhe Urani në Binjak është në një shenjë të pranueshme. Ky vit 2026 do të jetë më i hapur, më i lirë, më i gëzueshëm, do jetë më i mirë. Nuk do të na mbytin emocionet, nostalgjia. Nuk do të jemi më ata njerëzit që për çdo gjë prekemi apo strukemi në atë skutën tonë dhe nuk reagojmë. Planetët e zjarrit do të japin një iniciativë dhe një gëzim shumë të madh për të gjithë. Mendoj se është një vit shumë më i mirë se 2025”, tha Meri Shehu.

 

Rikthimi i lobimit shqiptar dhe pse u bë i nevojshëm

Nga Albatros Rexhaj

Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, për disa vite me radhë u krijua bindja se gjithçka ishte zgjidhur. Lufta kishte mbaruar. NATO kishte ndërhyrë. Shtetet e Bashkuara dhe shumica e vendeve evropiane e kishin njohur Kosovën. Dukej sikur Kosova ishte tashmë pjesë e botës perëndimore dhe koha do të zgjidhte pjesën tjetër.

Ky ishte një keqkuptim e mënyrës se si funksionon politika e jashtme amerikane.

Në Uashington, asgjë nuk vazhdon vetë. Çdo interes duhet shpjeguar vazhdimisht. Çdo aleancë duhet mbajtur gjallë. Kur vëmendja shkon diku tjetër, gjë që ndodh gjithmonë, vendet që nuk flasin për veten e humbasin rëndësinë e tyre. Ato shihen ndryshe.

Nga fillimi i viteve 2020, Kosova nisi ta ndiente këtë ndryshim. Nuk ndodhi menjëherë. Në fillim nuk pati ndërprerje të forta apo vendime të papritura. Por dalëngadalë u vu re një ndryshim. Kishte më pak mbështetje të fortë. Kishte më shumë gjuhë burokratike. Flitej më shumë për stabilitet dhe më pak për parime. Kosova nuk shihej më si një sukses, por si një problem për t’u menaxhuar.

Serbia, nga ana tjetër, nuk qëndroi pasive pas vitit 2008. Ajo punoi vazhdimisht për të pasur ndikim në Uashington dhe Bruksel. U paraqit si e arsyeshme dhe e domosdoshme, ndërsa veten e shfaqi si palë të dëmtuar nga problemet e së kaluarës. Nuk kishte shumë rëndësi nëse këto argumente bindnin apo jo. E rëndësishme ishte që ata ishin gjithmonë të pranishmëm. Dhe kjo mbushi hapësirën që Kosova kishte lënë bosh.

Kjo u bë edhe më e dukshme kur Kosova bëri gabimet e saj.

Kriza në veriun e Kosovës pas vitit 2023 nuk u krijua nga lobimi serb. Ajo ishte reale. Disa prej atyre krizave mund të ishin shmangur. Të tjera ishin probleme të thella. Por kur njëra palë është e organizuar dhe tjetra reagon vetëm herë pas here, qëndrimet zyrtare formohen shpejt dhe ndryshojnë me vështirësi.

Në vitin 2023, Bashkimi Evropian vendosi masa ndaj Kosovës. Në vitin 2025, Shtetet e Bashkuara pezulluan një dialog të rëndësishëm strategjik. Këto nuk ishin veprime simbolike. Ato tregonin pakënaqësi të qartë nga kryeqytetet perëndimore jo vetëm për vendime të veçanta, por për mungesë qartësie në politika.

Në këtë kontekst duhet parë edhe aktivizimi i ri i diasporës shqiptaro-amerikane.

Organizatat e diasporës që nisën të lobojnë më fort në Kongres nuk e bënë këtë sepse ndiheshin të sigurta. E bënë sepse u shqetësuan. Mesazhi ishte i thjeshtë: Kosova nuk mund të bazohej më te mbështetja e vjetër. Nëse donte të mbetej e rëndësishme, duhej të shpjegonte sërish pozicionin e saj.

Ky proces ka nisur. Kongresi ka rifilluar diskutimet. Janë miratuar rezoluta që riafirmojnë partneritetin. Në ligje janë përfshirë qëndrime më të qarta për sovranitetin dhe stabilitetin rajonal. Kjo nuk garanton rezultate. Por e rikthen Kosovën në vëmendje.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se besimi është rikthyer plotësisht.

Kur Uashingtoni i shkruan qëndrimet në ligj, kjo nuk është shenjë afrimi. Është shenjë kujdesi. Kjo tregon se ka shqetësime. Kur politikbërësit i druhen një devijimi, qoftë ky gjeopolitik, institucional apo moral, ata i hedhin qëndrimet e tyre në letër. Vendet që gëzojnë besim të plotë nuk kanë nevojë për riafirmime të shpeshta.

Kjo nuk është e pazakontë. Vendet e mëdha kështu i zgjidhin pasiguritë. Por kjo duhet të nxitë reflektim si nga ana e Prishtinës. ashtu edhe nga Tirana. Vendet e besueshme nuk kanë nevojë për riafirmimim të vazhdueshëm Për këtë kanë nevojë vendet që nuk gëzojnë besim.

Problemi kryesor nuk është nëse ka lobim apo jo. Problemi është mungesa e bashkërendimit.

Përpjekjet shqiptare për lobim në Shtetet e Bashkuara janë të shpërndara. Ka energji dhe përkushtim, por pak koordinim. Grupet e diasporës veprojnë më vete, pa bashkërenduar përpiektjet e tyre me shtetin. Qeveritë shpesh reagojnë me vonesë ose vetëm kur ka presion. Kjo sjell paqartësi.

Lobimi nuk mund të zëvendësojë qeverisjen. Ai mund të ndihmojë, por nuk mund të rregullojë mungesën e politikave të qarta.

Lobimi nuk duhet as idealizuar. Në Uashington, ai është një punë e përditshme, teknike dhe e lodhshme. Varet nga stafet, jo nga senatorët, nga dokumentet më shumë sesa nga fjalimet. Nga këmbëngulja më shumë se nga indinjimi.

Çështja kryesore për Kosovën nuk është nëse është kthyer në vëmendjen e Uashingtonit. Ajo është kthyer. Çështja është nëse mund të qëndrojë aty pa pasur gjithmonë krizë.

Kjo kërkon disiplinë brenda vendit, politika të parashikueshme dhe një diplomaci që i trajton aleatët si partnerë, jo thjesht si dëgjues.

Rikthimi i lobimit shqiptar nuk është arsye për festë. As për cinzëm. Është një korrigjim i nevojshëm. Por nuk mjafton. Ajo që do të bëjë ndryshimin është serioziteti i shtetit dhe mënyra se si ai vepron, jo energjia që shfaq diaspora.

Në dashuri sot mund të ndiheni më të hapur, parashikimi i horoskopit për sot

Dashi

Të lindur më: 21 Mars – 19 Prill

Në dashuri sot mund të ndiheni më të hapur dhe të gatshëm për të shprehur ndjenjat tuaja, duke krijuar një lidhje më të ngushtë me partnerin. Beqarët do kenë mundësi për njohje të reja, por duhet të tregojnë kujdes për të mos u zhgënjyer nga pritshmëritë e larta. Në punë, mund të përballeni me disa sfida të papritura, por energjia juaj pozitive do t’ju ndihmojë të kapërceni çdo pengesë. Mos nxitoni në marrjen e vendimeve të rëndësishme profesionale. Shëndeti do jetë përgjithësisht i mirë, por mos e neglizhoni pushimin dhe hidratimin. Financat mund të përmirësohen nëse keni kujdes me shpenzimet e tepërta. Mund të merrni një lajm të mirë lidhur me një borxh të vjetër ose një pagesë të vonuar, duke ju sjellë lehtësim financiar.

Demi

Të lindur më: 20 Prill – 20 Maj

Sot, marrëdhëniet personale do kenë nevojë për më shumë vëmendje dhe komunikim të hapur. Nëse keni pasur mosmarrëveshje me partnerin, është koha të uleni dhe t’i diskutoni gjërat me sinqeritet. Beqarët mund të ndjejnë një lloj konfuzioni në lidhje me ndjenjat e tyre, ndaj është mirë të mos marrin vendime të nxituara. Në punë, mund të përfitoni nga bashkëpunimi me kolegët dhe të merrni një projekt të ri interesant. Shëndeti mund të jetë i brishtë nëse nuk kujdeseni për ushqimin. Financat do kërkojnë menaxhim të kujdesshëm, pasi disa shpenzime të papritura mund të shfaqen. Mundohuni të mos merrni borxhe të reja dhe të bëni plane afatgjata për stabilitetin tuaj ekonomik.

Binjakët

Të lindur më: 21 Maj – 20 Qershor

Dita do sjellë harmoni në marrëdhëniet tuaja, sidomos nëse jeni në një lidhje të qëndrueshme. Për beqarët, një takim i papritur mund të ndezë flakën e një romance të re. Në punë, kreativiteti juaj do të vlerësohet dhe mund të merrni lëvdata apo shpërblime nga eprorët. Mund të ketë një përmirësim të ndjeshëm në atmosferën e ekipit, duke ju motivuar edhe më shumë. Kujdesuni për shëndetin, veçanërisht për sistemin tretës dhe shmangni ushqimet e rënda. Financat janë të qëndrueshme, por mos bëni investime të mëdha pa konsultuar ekspertët. Një mundësi për të fituar të ardhura shtesë do shfaqet, por kërkon përkushtim dhe maturi.

Gaforrja

Të lindur më: 21 Qershor – 22 Korrik

Marrëdhëniet sot mund të jenë të tensionuara nëse nuk arrini të gjeni një kompromis me partnerin. Mund të ndiheni të pavendosur për një çështje të rëndësishme personale, ndaj kërkoni këshillë nga një mik i besuar. Në aspektin profesional, do të keni mundësinë të shfaqni aftësitë tuaja organizative dhe të fitoni respektin e kolegëve. Mos hezitoni të merrni përgjegjësi të reja, pasi ato do t’ju sjellin përfitime në të ardhmen. Shëndeti mund të jetë i dobësuar nga stresi, ndaj gjeni kohë për relaksim. Financat kërkojnë kujdes, pasi shpenzimet e vogla mund të grumbullohen shpejt. Është momenti i duhur për të filluar të kurseni për qëllime afatgjata.

Luani

Të lindur më: 23 Korrik – 22 Gusht

Jeta sentimentale do të jetë në qendër të vëmendjes suaj, duke ju dhënë mundësinë të shprehni më shumë dashuri e përkujdesje ndaj partnerit. Beqarët mund të tërhiqen nga dikush me të cilin ndajnë interesa të përbashkëta. Në punë, do të përballeni me sfida të reja që do kërkojnë mendim kritik dhe vendimmarrje të shpejtë. Mos injoroni këshillat e kolegëve, pasi ato mund të jenë të dobishme për zhvillimin tuaj profesional. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të bëni ushtrime të lehta për të ruajtur energjinë. Financat janë të qëndrueshme, por duhet të shmangni shpenzimet e panevojshme. Një ofertë e re mund t’ju shtyjë të mendoni për investime të ardhshme.

Virgjëresha

Të lindur më: 23 Gusht – 22 Shtator

Në dashuri, marrëdhëniet do jenë të qeta dhe të mbushura me mirëkuptim. Nëse jeni në një lidhje afatgjatë, sot është dita ideale për të planifikuar diçka të veçantë së bashku. Beqarët mund të ndihen disi të tërhequr, por një njohje e re mund të vijë në mënyrë të papritur. Në punë, do të keni mundësi të përmirësoni aftësitë tuaja dhe të fitoni njohje nga eprorët. Shëndeti është stabil, por duhet të kujdeseni për pushimin dhe të mos i tejkaloni limitet fizike. Financat mund të përmirësohen përmes një marrëveshjeje të re ose një pagese të vonuar që më në fund realizohet. Jini të kujdesshëm me shpenzimet për argëtim dhe mos lini pas dore detyrimet financiare.

Peshorja

Të lindur më: 23 Shtator – 22 Tetor

Sot do të ndiheni më të sigurt në dashuri, duke krijuar momente të veçanta me partnerin tuaj. Beqarëve u rekomandohet të jenë më të hapur ndaj eksperiencave të reja, pasi mund të njohin dikë interesant. Në punë, do të keni energji të bollshme për të përfunduar detyrat e lëna pas dore. Është dita ideale për të nisur projekte të reja ose për të kërkuar ndihmë nga kolegët. Shëndeti kërkon vëmendje për shkak të lodhjes mendore, ndaj gjeni kohë për relaks dhe aktivitete të këndshme. Financat janë të qëndrueshme, por një shpenzim i papritur mund t’ju shqetësojë përkohësisht. Bëni plane për të rritur të ardhurat në të ardhmen përmes aftësive tuaja personale.

Akrepi

Të lindur më: 23 Tetor – 21 Nëntor

Në marrëdhënie, ndjeshmëria dhe mirëkuptimi do të jenë çelësi për të kaluar një ditë të qetë. Partneri mund të kërkojë më shumë vëmendje, ndaj përpiquni të jeni të pranishëm emocionalisht. Beqarët do të tërhiqen nga persona me të njëjtën energji dhe pasion për jetën. Në punë, do të hasni disa vonesa ose keqkuptime, por durimi do të shpërblehet. Shëndeti mund të ndikohet nga stresi, ndaj praktikoni teknika relaksimi. Financat janë të paqëndrueshme, ndaj shmangni investimet e rrezikshme sot. Një këshillë nga një i afërm mund t’ju ndihmojë të merrni vendime më të mira financiare.

Shigjetari

Të lindur më: 22 Nëntor – 21 Dhjetor

Sot do të ndiheni më të hapur për të folur me partnerin për ëndrrat dhe planet e përbashkëta, duke forcuar lidhjen tuaj. Beqarët mund të marrin një ftesë për një aktivitet social që mund të shndërrohet në diçka më shumë. Në aspektin profesional, do të përballeni me një detyrë të re që kërkon përqendrim dhe aftësi analitike. Mos lejoni që vështirësitë të ndikojnë në vetëbesimin tuaj. Shëndeti është i mirë, por kujdesuni për problemet kronike dhe mos neglizhoni kontrollin mjekësor. Financat mund të përmirësohen nga një projekt anësor ose një bonus i papritur. Bëni kujdes me huat dhe mos merrni përsipër më shumë nga sa mund të menaxhoni.

Bricjapi

Të lindur më: 22 Dhjetor – 19 Janar

Dita është e favorshme për të zgjidhur tensione të vogla në marrëdhëniet personale, duke sjellë harmoni dhe qetësi. Partneri juaj mund të ketë nevojë për mbështetjen tuaj në një çështje të rëndësishme, ndaj dëgjoni me kujdes. Beqarët do të kenë mundësi të njihen me dikë interesant përmes miqve të përbashkët. Në punë, mund të merrni përgjegjësi të reja që do të përmirësojnë statusin tuaj profesional. Shëndeti është i qëndrueshëm, por mund të ndjeni lodhje nga ritmi i ditës, ndaj mos e teproni me angazhime. Financat janë në balancë, por kujdes me shpenzimet për gjëra të panevojshme. Një këshillë nga një specialist financiar mund t’ju ndihmojë të planifikoni më mirë të ardhmen.

Ujori

Të lindur më: 20 Janar – 18 Shkurt

Lidhjet romantike sot do të jenë të mbushura me pasion dhe surpriza të këndshme nga partneri. Nëse keni pasur keqkuptime, dita është perfekte për të sqaruar gjithçka dhe për të filluar nga e para. Beqarët mund të ndeshen me një person të veçantë në një vend të papritur. Në punë, do të ndiheni të motivuar dhe energjikë për të arritur objektivat tuaj. Shëndeti është i mirë, por mos harroni të ushqeheni shëndetshëm dhe të bëni aktivitet fizik. Financat janë të qëndrueshme, por një shpenzim i papritur mund t’ju befasojë. Ruani një balancë mes nevojave dhe dëshirave për të shmangur problemet financiare.

Peshqit

Të lindur më: 19 Shkurt – 20 Mars

Sot në dashuri do të ndjeni një lidhje të thellë shpirtërore me partnerin tuaj, duke kaluar momente të paharrueshme së bashku. Beqarët do të ndihen të inkurajuar të hedhin hapa të guximshëm drejt një personi që u pëlqen prej kohësh. Në punë, mund të merrni lajme të mira lidhur me një projekt të rëndësishëm ose një promovim të mundshëm. Përqendrimi dhe përkushtimi do të jenë çelësi i suksesit tuaj. Shëndeti kërkon vëmendje, sidomos në aspektin emocional, ndaj mos hezitoni të flisni me dikë të afërt për shqetësimet tuaja. Financat janë në përmirësim, falë një planifikimi të mirë që keni bërë më herët. Është momenti i duhur për të bërë një blerje të rëndësishme që keni shtyrë prej kohësh.

Më të heshturit janë ata që kanë vuajtur më shumë, këto shenja të horoskopit janë më të forta nga sa mendoni

Më të heshturit janë ata që kanë vuajtur më shumë. Zbuloni se cilat 3 shenja mbajnë plagë për të cilat nuk i tregojnë askujt dhe pse janë më të fortë se të gjithë të tjerët. 

Bricjapi, Akrepi dhe Peshqit janë njerëz që kanë kaluar një jetë më të vështirë nga ç’do ta pranojnë ndonjëherë. Edhe pse shpesh i shihni të qetë dhe dinjitozë, këto 3 shenja zhvillojnë beteja që do t’i kishin thyer të tjerët shumë kohë më parë. 

Ata nuk kërkojnë një audiencë për dhimbjen e tyre, apo një shpatull për të qarë, ata kanë mësuar t’i përballojnë betejat e tyre më të vështira në heshtje, ndërsa askush nuk po i shikon. 

Bricjapi: Shtylla që mban gjithçka mbi të 

Bricjapi është ai që nuk duhet të bjerë sepse e di që të tjerët varen prej tij. Ai është shkëmbi në familje ose shoqëri mbi të cilin mbështeten të gjithë, ndërsa ai përballon humbjet dhe vetminë e tij pa asnjë fjalë ankese. 

Bricjapi do të rregullojë gjithçka që është prishur dhe pastaj do të tërhiqet në heshtjen e tij, pa kërkuar as një “faleminderit”, edhe pse ndonjëherë është më e vështirë nga sa mund ta imagjinojë kushdo. 

Akrepi: Fitore mbi plagët tuaja 

Shumë veta shohin vetëm mprehtësinë e saj, dhe askush nuk i sheh plagët nga të cilat lindi ajo mprehtësi. Akrepi nuk flet për tradhtitë dhe goditjet e fatit sepse përçmon mëshirën. Ajo kthehet më e fortë, më e mençur dhe më e gatshme nga secili prej zjarreve të saj. Midis këtyre 3 shenjave, ajo është ajo që di më mirë të prekë fundin vetëm për t’u shtyrë përsëri në majë. Heshtja e saj është fuqia e saj. 

Peshqit: Një zemër që refuzon të shndërrohet në gur 

Peshqit shpesh nënvlerësohen sepse mendojnë se mirësia e tyre është dobësi. E vërteta është se duhet një forcë e jashtëzakonshme për të mbijetuar kaq shumë zhgënjime dhe për të mbetur prapë njeri. Peshqit qanë lumenj që askush nuk i pa, por pavarësisht gjithçkaje mësuan të notonin kundër rrymës. Ata i përkasin këtyre 3 shenjave sepse forca e tyre nuk është në grushtet e tyre, por në faktin se, pavarësisht gjithë dhimbjes së tyre, do t’ju japin dorën përsëri nesër. 

Respektoni heshtjen e tyre. 

Ndonjëherë më të guximshmit janë njerëzit që sillen më qetë. Këto 3 shenja për të cilat shkruam janë provë se madhështia e vërtetë nuk qëndron në atë që flasim për veten tonë, por në atë që kemi heshtur, por kemi mbijetuar. Nëse i keni në jetën tuaj, vlerësoni forcën e tyre – ata janë aty sepse zgjodhën të mos dorëzohen. 

A e njohe veten? Nëse je një nga ata që fitojnë në heshtje, dije se plagët e tua vlejnë më shumë se çdo duartrokitje. 

Horoskopi ditor për nesër, e Premte 26 dhjetor 2025

Dashi

Neptuni do ua qartësojë mendimet gjate kësaj dite ne jetën tuaj ne çift. Do reflektoni edhe për disa gabime qe keni bere ne te kaluarën dhe do dini si te kërkoni falje. Beqaret do arrijnë me ne fund te krijojnë një lidhje serioze dhe te qëndrueshme. Situata financiare do jete mjaft e qëndrueshme nëse merrni masat e duhura dhe nuk tregoheni te nxituar.

Demi

Te gjithë planetët do e mbrojnë sot jetën tuaj ne çift dhe do krijojnë një klime sa me harmonike. Do dashuroheni ashtu si do e ndjeni. Beqaret nuk do kënaqen me takimet qe do realizojnë dhe do mbeten serish me te njëjtin status. Ne planin financiar çdo gjë do varet nga sjellja juaj. Po shpenzuat kuturu do keni goxha probleme dhe vështirësi.

Binjaket

Do e forconi edhe me tepër lidhjen ne cit gjate kësaj dite dhe do e keni me te lehte te flisni hapur për gjithçka me partnerin tuaj. Nëse zemra juaj është e lire, ka mundësi qe sot te rrahe për dike. Sido qe te vijnë punët, nuk duhet te nxitoheni. Me financat mos luani sh7ume sepse situata mund te behet goxha problematike. Mos shpenzoni kuturi dhe mos jepni hua.

Gaforrja

Qëndrojini besnike partnerit tuaj gjate kësaj dite nëse nuk doni qe ta humbni atë përgjithmonë. Një gabim i vogël mund te kushtoje shtrenjte. Beqaret do jene gjithë kohës ne kërkim te princit te kaltër, por nuk do arrijnë ta gjejnë dot. Dita e sotme do jete shume e favorshme për financat. Ato do kenë edhe me shume përmirësime nga sa ju e prisnit.

Luani

Komunikimi ne çift do jete shume i forte gjate kësaj dite. Do merreni vesh shume mire me atë qe keni ne krah dhe nuk do krijohen ne asnjë moment asnjë mosmarrëveshje. Beqaret duhet te tregohen akoma te duruar ne mënyrë qe te gjejnë personin e duhur. Financat do jene te çekuilibruara prandaj duhet shume maturi me çdo lëvizje qe do kryeni.

Virgjeresha

Sot do ketë darka romantike për te dashuruarit dhe emocionet do shtohen furishëm. Gjithçka do jete si ne një ëndërr kështu qe shfrytëzoni çdo sekonde. Beqaret nuk duhet te shohin sa njërin person personin tjetër, por te përqendrohen tek njeri. Buxhetin do e menaxhoni me shume përkujdes fale shtytjes qe do ju beje Saturni. Di jeni edhe shume te duruar.

Peshorja

Do jeni shume konfuze gjate kësaj dite ju te dashuruarit dhe nuk do dini çfarë te bëni. Edhe partneri do jete i ngarkuar me pune dhe nuk do iu kushtoje dot vëmendjen e duhur. Beqaret nuk duhet te hedhin hapa te nxituar pa qene te sigurte pe rate qe do ndodhe. Financat do jene me te mira se disa dite me pare kështu qe mund te kryeni edhe ndonjë shpenzim me tepër.

Akrepi

Urani do jete i pozicionuar keq gjate kësaj dite ne jetën tuaj sentimentale dhe mosmarrëveshjet me partnerin do jene te njëpasnjëshme. Kujdes! Beqaret do kenë mundësi pafund për takime, por nuk do jene te vendosur te hedhin hapa me tej. Ne planin financiar do përballeni me probleme goxha serioze. Asgjë nuk ka për te shkuar ashtu si e kishit menduar.

Shigjetari

Dite shume e bukur dhe me diell kjo e sotmja. Marrëdhënia me partnerin do jete e ngrohte dhe nuk do shfaqen aspak keqkuptime. Beqareve nuk do ju pëlqejë asnjeri nga personat qe do i joshe, kështu qe do mbeten serish te vetmuar. Ne planin financiar do keni me shume fat se kurrë me pare. Gjendja do filloje te përmirësohet ne mënyrë te habitshme.

Bricjapi

Do keni shume pune gjate kësaj dite dhe do lodheni aq shume saqë nuk do mund t’i përkushtoheni dot partnerit. Nëse flisni me te hapur ai do iu kuptoje. Beqaret do mund te fillojnë veçse aventura kalimtare, asgjë me shume sesa aq. Gjendja e te ardhurave do jete goxha delikate. Ne disa momente mund te mbeteni edhe pa para ne xhep.

Ujori

Dite shume e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata qe e kane një lidhje. Ne disa momente mund te ketë debate goxha te forta te cilat do ju bëjnë te ndiheni me te vërtetë keq. Beqaret nuk duhet te bëjnë sakrifica ekstreme vetëm për te gjetur princin e kaltër. Financat do jene te mira nëse shpenzoni aq sa ua mban xhepi dhe tregoheni gjithë kohës te organizuar.

Peshqit

Dite shume e rëndësishme kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do merren vendime me te vërtetë shume te rëndësishme. Edhe beqaret do kenë ndryshime pozitive fale disa takimeve qe do realizojnë. Te ardhurat do përmirësohen ndjeshëm fale një shpërblimi te majme qe do merrni nga një pune qe keni kryer. Ia ka vlejtur lodhja.

A ka Krishtlindja një origjinë pagane?

Nga Kaon Serjani 

Në studimet historike dhe liturgjike të krishterimit ekzistojnë dy teori kryesore për të shpjeguar pse festa e Krishtlindjes u vendos të kremtohej më 25 dhjetor. Teoria e parë, e përhapur gjerësisht, e lidh këtë datë me festat pagane romake. Teoria e dytë, më pak e njohur, por kronologjikisht më e hershme dhe më mirë e dokumentuar, e shpjegon vendosjen e kësaj date si rezultat të një përllogaritjeje teologjike dhe simbolike të zhvilluar brenda traditës judeo-kristiane. Në vijim do të analizohen në mënyrë kritike të dyja këto teori. 

Teoria e zëvendësimit të festave pagane 

Teoria më e njohur pretendon se festimi i Krishtlindjes më 25 dhjetor ishte një përpjekje e të krishterëve për të konkurruar ose zëvendësuar festën e Sol Invictus-it (“Dielli i Pamposhtur”), një hyjni romake e diellit.  Megjithëse kjo teori është sot gjerësisht e përhapur, pak dihet fakti se ajo shfaqet relativisht vonë në burimet historike. Referenca më e hershme e njohur gjendet vetëm në shekullin XII dhe buron nga një shënim anësor (në anë të faqes) në një dorëshkrim të Dionysius bar-Salibi-t (1100–1171). Aty thuhet se festa e lindjes së Jezusit u zhvendos nga 6 janari në 25 dhjetor për t’u përputhur me festën pagane të Sol Invictus-it. 

Duhet theksuar se, duke qenë se ky pohim nuk gjendet në tekstin origjinal të autorit, por vetëm si shënim anësor, ai nuk përfaqëson mendimin e vetë Dionysius bar-Salibi-t, por është një koment i shtuar nga një kopjues ose lexues i mëvonshëm. Për rrjedhojë, ky burim nuk mund të trajtohet si dëshmi historike parësore. 

Pikërisht mbi baza të tilla të pasigurta u ndërtua më vonë një narrativë më e gjerë kritike, e cila u rimor dhe u përhap nga disa figura protestante, veçanërisht në traditën puritane. Këta, që në shekujt XVI–XVII, shprehën dyshime dhe kundërshtime ndaj mënyrës se si festohej Krishtlindja. Edhe pse motivimi i tyre ishte shpesh i sinqertë dhe i lidhur me një dëshirë për përkushtim moral dhe shpirtëror, zgjidhja që ata propozuan – duke e trajtuar vetë festën si problematike në thelb – rezultoi e tepruar dhe kontribuoi në forcimin e narrativës se Krishtlindja kishte origjinë pagane, një ide që më pas u përhap gjerësisht në diskursin modern. 

Një shqyrtim i kujdesshëm i burimeve të hershme historike tregon të kundërtën: të dhënat jo vetëm që nuk përmbajnë asnjë pohim se data e Krishtlindjes u zgjodh për t’u përshtatur apo për të “pagëzuar” festat pagane, por përkundrazi tregojnë se festimi i kultit pagan të Sol Invictus-it më 25 dhjetor shfaqet më vonë sesa koha kur tradita e krishterë kishte filluar tashmë të kremtonte në këtë datë lindjen e Krishtit. 

Në fakt, në kalendarët romakë, data e festës së Diellit nuk ka qenë e fiksuar njëherë e përgjithmonë. Burime të ndryshme përmendin kremtime të Soli Invictus-it më 8, 9 ose 28 gusht, më 19 ose 22 tetor, apo 11 dhjetor, çka tregon se adhurimi i Diellit nuk ishte i përqendruar domosdoshmërisht te solstici i dimrit, e aq më pak i lidhur në mënyrë ekskluzive me 25 dhjetorin. 

Ajo që mund të pohohet me siguri është se vetëm në vitin 274 pas Krishtit shfaqet për herë të parë një lidhje e dokumentuar midis kultit të Sol Invictus-it dhe datës 25 dhjetor, kur perandori Aurelian e rigjallëroi zyrtarisht këtë kult, e shpalli Sol-in një nga hyjnitë kryesore të perandorisë dhe i kushtoi një tempull monumental në Romë, i përuruar pikërisht në këtë datë (25 dhjetor). Megjithatë, duhet theksuar se bëhet fjalë për përurim të një tempulli, dhe jo për zyrtarizim të një feste liturgjike të mirëfilltë për këtë hyjni romake. Do të duheshin ende disa dekada që kjo datë të konsolidohej dhe të merrte statusin e një feste të rregullt brenda kultit pagan shtetëror. 

Përmendja e parë e dokumentuar e datës 25 dhjetor si festë në nder të perëndisë romake të diellit gjendet në Kalendarin e Filokalusit, i hartuar nga Furius Dionysius Filocalus dhe i njohur si Chronographus Anni 354, i përfunduar në vitin 354 pas Krishtit. Ky dokument shënon për datën 25 dhjetor formulimin “Natalis Invicti” (“ditëlindja e të Pamposhturit”), të cilin shumica e studiuesve e interpretojnë si një referencë ndaj festës së Sol Invictus-it. 

Teoria e përllogaritjes teologjike 

Në dorëshkrimet e hershme të krishtera nuk ka dëshmi se lindja e Krishtit të jetë festuar gjatë dy shekujve të parë. Deri rreth vitit 200 pas Krishtit, duket se nuk kishte ende një konsensus të qartë për datën e lindjes së Tij. Sipas Klementit të Aleksandrisë, grupe të ndryshme të krishtera kishin propozuar data të ndryshme, dhe ai nuk e përmend 25 dhjetorin mes tyre. Klementi shkruan: 

“Ka disa që kanë përcaktuar jo vetëm vitin e lindjes së Zotit tonë, por edhe ditën; dhe ata thonë se ajo ndodhi në vitin e 28-të të Augustit dhe në ditën e 25-të të muajit [egjiptian] Pakhon [20 maj sipas kalendarit tonë]… Dhe duke trajtuar me shumë saktësi vuajtjen e Tij, disa thonë se ajo ndodhi në vitin e 16-të të Tiberit, më 25 të Famenothit [21 mars]; të tjerë më 25 të Farmuthit [21 prill]; dhe të tjerë thonë se Shpëtimtari vuajti më 19 të Farmuthit [15 prill]. Madje disa të tjerë thonë se Ai lindi më 24 ose më 25 të Farmuthit [20 ose 21 prill].” 

Nëse në dy shekujt e parë Krishtlindja nuk festohej, dhe aq më pak më 25 dhjetor, lind pyetja: si u formua atëherë tradita e festimit të saj pikërisht në këtë datë? 

Shpjegimi më i besueshëm për këtë zgjedhje nuk lidhet me ndikime nga festat pagane, por me një mënyrë të hershme të menduari teologjik, e përhapur në botën judeo-kristiane, sipas së cilës data e lindjes lidhej në mënyrë kuptimore me datën e vdekjes. 

Siç shpjegon Andrew McGowan, profesor i Historisë së Krishterimit të Hershëm në Yale University, “sado e çuditshme të duket, çelësi për datimin e lindjes së Jezusit mund të gjendet te datimi i vdekjes së Tij gjatë Pashkës.”  Në mesin e të krishterëve të hershëm qarkullonte një traditë e huazuar nga hebraizmi, sipas së cilës njerëzit e drejtë jetonin një jetë me numër të përsosur të viteve dhe ditëve, domethënë se vdisnin në të njëjtën datë kur kishin qenë të ngjizur. 

Një besim i tillë dëshmohet qartë në literaturën rabinike. Talmudi Babilonas përmend një thënie të atribuar Moisiut: “Sot ditët dhe vitet e mia janë plotësuar dhe përmbushur plotësisht,” duke shpjeguar se “I Shenjti, i Bekuar qoftë Ai, i përmbush vitet e të drejtëve nga dita në ditë dhe nga muaji në muaj,” ashtu siç është shkruar: “Numrin e ditëve të tua do ta plotësoj” (Eksodi 23:26). 

Në këtë kontekst, literatura rabinike ruan idenë se figura të shenjta, si Moisiu, vdiqën në përvjetorin e lindjes ose të ngjizjes së tyre. Duke marrë këtë traditë si pikë referimi, disa të krishterë të shekujve II–III arsyetuan se Njeriu më i shenjtë, Jezusi, do të kishte vdekur pikërisht në të njëjtën datë kur ishte ngjizur nga Fryma e Shenjtë, duke krijuar kështu bazën teologjike për përllogaritjen e datës së lindjes së Tij. 

Si u përllogarit data 25 dhjetor? 

Tertuliani i Kartagjenës (rreth 160–225 pas Krishtit.), një nga shkrimtarët më të hershëm të krishterë, ofroi një kronologji të detajuar të ngjarjeve të vuajtjeve të Krishtit. Sipas tij, Jezusi u kryqëzua në ditën e katërmbëdhjetë të muajit Nisan, sipas kalendarit hebraik (dita kur hebrenjtë thernin qengjin e Pashkës), datë që Tertuliani e barazoi me 25 marsin në kalendarin romak.  Duke u mbështetur në traditën teologjike rabinike, të shpjeguar më sipër, sipas së cilës një njeri i drejtë apo i shenjtë e përfundon jetën e tij tokësore në të njëjtën ditë kur është ngjizur, rezulton se ngjizja e Jezusit do të kishte ndodhur në ditën e vdekjes së Tij. Si rrjedhojë, të krishterët e hershëm arsyetuan në mënyrë të natyrshme se lindja e Krishtit do të kishte ndodhur nëntë muaj më pas, çka e vendos këtë datë më 25 dhjetor. 

Një shembull domethënës i kësaj përllogaritjeje, ku përmenden njëkohësisht data e lindjes dhe e vdekjes së Krishtit, gjendet në dorëshkrimet e Hipolitit të Romës (rreth 170–235), i cili njihet si teolog dhe kronograf i hershëm i Kishës. Në veprën e tij Komentar mbi Danielin (shkruar rreth vitit 204 pas Krishtit), ai shkruan: 

“Për ardhjen e parë të Zotit tonë në mish, kur Ai lindi në Betlehem, kjo ndodhi më 25 dhjetor, ditë e mërkurë, në vitin e dyzet e dytë të sundimit të Augustit; …. Ai vuajti në vitin e tridhjetë e tretë, më 25 mars, ditë e premte, në vitin e tetëmbëdhjetë të Tiber Cezarit.” 

Ky fragment përfaqëson një nga dëshmitë më të hershme që lidh drejtpërdrejt datën e lindjes së Krishtit (25 dhjetor) me datën e vdekjes së Tij (25 mars), duke reflektuar qartë parimin teologjik të përputhjes midis ngjizjes dhe vdekjes. Megjithatë, duhet thënë se disa historianë modernë kanë vënë në dyshim autenticitetin e këtij pasazhi, duke sugjeruar se ai mund të jetë rezultat i një ndërhyrjeje të mëvonshme në veprën e Hipolitit, dhe jo një formulim origjinal i vetë autorit. 

Mirëpo, ekziston edhe një dëshmi tjetër e hershme që mbështet zhvillimin e traditës së festimit të Krishtlindjes më 25 dhjetor, e cila buron nga e njëjta qasje e përllogaritjes teologjike dhe që gëzon pranim të gjerë në studimet bashkëkohore. Kjo dëshmi lidhet me Julius Africanus (Sextus Julius Africanus, 160–240 pas Krishtit), një tjetër historian dhe kronograf i hershëm i krishterimit. Rreth vitit 221, në veprën e tij Chronographiai (Kronografitë), ai ofroi një interpretim alegorik dhe simbolik të kronologjisë biblike, duke ndërthurur të dhënat e Ungjillit me simbolikën kozmike të krijimit, dhe arriti në përfundimin se 25 marsi (ekuinsi pranveror) ishte dita e ngjizjes së Jezusit. Sipas kësaj llogaritjeje, data e lindjes së Jezusit do të përkonte me 25 dhjetorin, rreth kohës së solsticit dimëror. Edhe pse vet Africanus nuk e përmend shprehimisht datën e lindjes – pasi vepra e tij ka mbijetuar vetëm në fragmente – aludimi mbetet i qartë brenda logjikës së kronologjisë së tij. 

Studiues modernë si William Adler dhe C. Philipp E. Nothaft kanë analizuar këto fragmente dhe vërejnë se Africanus mbështetej në traditën e përputhjes simbolike midis ngjizjes dhe vdekjes. Për rrjedhojë, në skemën e tij kronologjike, Jezusi u ngjiz më 25 mars dhe, pas nëntë muajsh, lindi më 25 dhjetor, duke e lidhur këtë datim me hyrjen e dritës hyjnore në botë në pikën më të errët të vitit.  

Është me rëndësi të theksohet se ky diskutim teologjik mbi përllogaritjen e datës së lindjes së Krishtit më 25 dhjetor ishte zhvilluar tashmë në rrethet e teologëve të krishterë që në fillim të shekullit III. Dorëshkrimi i Julius Africanus-it, i vitit 221 pas Krishtit, e dëshmon këtë në mënyrë të qartë dhe e vendos këtë traditë të paktën pesë dekada përpara përurimit të tempullit të Sol Invictus-it nga perandori Aurelian në vitin 274 pas Krishtit. 

Edhe teologë të tjerë të mëvonshëm përmendin lidhjen teologjike midis 25 marsit dhe 25 dhjetorit. Për shembull, Shën Augustini, në veprën e tij Mbi Trininë (De Trinitate, rreth viteve 399–419), shkruan: 

“Sepse besohet se Ai u ngjiz më 25 mars, ditë në të cilën edhe vuajti; kështu që barku i Virgjëreshës, në të cilin Ai u ngjiz, ku asnjë i vdekshëm nuk ishte ngjizur, i përgjigjet varrit të ri në të cilin Ai u varros, ku kurrë nuk ishte vendosur njeri, as më parë e as më pas. Por Ai lindi, sipas traditës, më 25 dhjetor.” 

Edhe në traditën e krishterë lindore ekzistonte një lidhje e drejtpërdrejtë midis datës së ngjizjes dhe asaj të vdekjes së Jezusit. Megjithatë, ndryshe nga Perëndimi, të krishterët e Lindjes nuk u orientuan nga 14 Nisani i kalendarit hebraik, por nga dita e 14-të e muajit të parë të pranverës (Artemisios) në kalendarin grek lokal, e cila përkonte me 6 prillin. Kjo datë bie pikërisht nëntë muaj përpara 6 janarit, ditë që në Kishën e Lindjes njihej si festa e Krishtlindjes. 

Një dëshmi e hershme që mbështet këtë datim alternativ të vdekjes së Krishtit – dhe, si rrjedhojë, edhe të ngjizjes dhe lindjes së tij – gjendet te Epifani i Salaminës (310–403 pas Krishtit), peshkop i Salaminës, i cili shkruan se më 6 prill: 

“Qengji u mbyll në barkun e pastër të Virgjëreshës së shenjtë, ai që mori dhe merr mbi vete, si flijim të përjetshëm, mëkatet e botës.” 

Për ta përmbledhur, siç dëshmojnë burimet e hershme të krishtera, datimi i lindjes së Jezusit më 25 dhjetor u bazua në një kornizë teologjike dhe simbolike. Kjo kornizë mbështetej, nga njëra anë, në traditën rabinike sipas së cilës njerëzit e drejtë mendohej se ngjizeshin dhe vdisnin në të njëjtën datë kalendarike, dhe, nga ana tjetër, në identifikimin e Krishtit si “Drita e botës”, i lidhur me ritmet kozmike të krijimit, veçanërisht me ekuinokset dhe solsticet. 

Në dritën e këtyre të dhënave, teza se Kisha e zgjodhi 25 dhjetorin për të zëvendësuar një festë pagane nuk gjen mbështetje në kronologjinë historike. Madje, disa studiues sugjerojnë se mund të ketë ndodhur e kundërta: që festa pagane të jetë vendosur në këtë datë pasi të krishterët kishin filluar tashmë ta kremtonin atë.  Për shembull, historiani Thomas Talley argumenton se “është më e mundshme që perandori romak Aurelian ta ketë zhvendosur festën e Sol Invictus-it në datën 25 dhjetor për t’iu kundërvënë përhapjes në rritje të krishterimit.” 

Kur lindi në të vërtetë Jezusi? 

Studiuesit biblikë sot janë më të sigurt për vitin dhe periudhën kur mund të ketë lindur Jezusi sesa për datën specifike. Dy Ungjijtë që përshkruajnë lindjen e Tij (Mateu dhe Luka) e vendosin atë gjatë mbretërimit të Herodit të Madh në Jude. Duke qenë se Herodi vdiq rreth vitit 4 para Krishtit, sipas Flavius Josephus-it (Ant. 17.6.4; 17.8.1), vdekja e Herodit ndodhi pak pas një eklipsi hënor dhe pak para Pashkës.  Duke e identifikuar këtë eklips me atë të 13 marsit të vitit 4 para Krishtit, shumica e studiuesve e datojnë vdekjen e Herodit në këtë vit. 

Për këtë arsye, Jezusi duhet të ketë lindur pak para vitit 4 p.K., ndoshta midis viteve 6 dhe 4 p.K., pra disa vite përpara vitit tradicional të fillimit të kalendarit Anno Domini – një sistem i përllogaritur gabimisht nga Dionysius Exiguus në shekullin VI. 

Edhe pse nuk dimë datën e saktë, Ungjijtë japin disa pista lidhur me stinën kur mund të ketë ndodhur lindja e Krishtit. Këto të dhëna kanë bërë që shumë studiues të mendojnë se Jezusi lindi gjatë pranverës ose vjeshtës, më tepër sesa në zemër të dimrit. Kjo mbështetet kryesisht në dy argumente. 

Së pari, Luka 2:8 tregon se, në natën e lindjes së Jezusit, “ishin disa barinj që rrinin jashtë, në fusha, dhe natën ruanin kopenë e tyre.” (ALBB). Në Palestinën e shekullit të parë, tufat e deleve zakonisht kulloteshin jashtë gjatë muajve të ngrohtë (në pranverë, verë dhe në fillim të vjeshtës) kur bari ishte me bollëk, ndërsa gjatë dimrit mblidheshin pranë vathave, pasi dimri në Jude është stina e shirave të ftohtë. Prania e barinjve me kopetë jashtë gjatë natës sugjeron një periudhë me mot të butë, ndoshta pranverë ose vjeshtë.  

Së dyti, Luka 2:1-4 përshkruan udhëtimin e Marisë dhe Jozefit nga Nazareti në Betlehem për regjistrimin e popullsisë sipas dekretit të Cezarit. Një udhëtim i tillë, rreth 150 kilometra, do të ishte veçanërisht i vështirë për një grua shtatzënë në mes të dimrit. Është më e arsyeshme të mendohet se autoritetet romake do ta organizonin regjistrimin në periudha më të favorshme për udhëtim, si pranvera ose vjeshta. 

Për këto arsye, pranvera ose vjeshta paraqiten si stinët më të mundshme për lindjen e Jezusit. Ndërkohë, data 25 dhjetor u përzgjodh nga Kisha për arsye liturgjike dhe simbolike, dhe jo si një pretendim për të përcaktuar datën e saktë historike të kësaj ngjarjeje. 

Në këtë kontekst, supozimet se Krishtlindja ka “zëvendësuar” festa pagane, si ajo e Diellit të Pamposhtur, nuk gjejnë mbështetje në burimet e hershme historike. Sido që të ketë qenë data reale kalendarike e lindjes së Jezusit, rëndësia e kësaj ngjarjeje për të krishterët nuk qëndron te përpikmëria kronologjike, por te kuptimi i saj teologjik: ardhja e Zotit në botë si njeri për shpëtimin e njerëzimit – një kuptim që mbetet i pandryshuar, pavarësisht nga data e vitit në të cilën kjo ngjarje përkujtohet. 

 

Këto janë katër bisedat që çdo çift duhet të bëjë para vitit të ri për një marrëdhënie më të fortë

Fundvitin shpesh e ndjejmë si një kohë të veçantë. Ndoshta është ndjesia se koha po “mbyllet” në një rreth ose dëshira për një fillim të ri. Shumë kultura e perceptojnë këtë periudhë si kohë për reflektim. 

Psikologët që intervistohen nga Forbes shpjegojnë se kjo periudhë është një mundësi për çiftet të ripërcaktojnë marrëdhëniet e tyre me më shumë vetëdije dhe qëllim. Çiftet që qëndrojnë afër njëri-tjetrit gjatë viteve janë zakonisht ata që nuk i shmangen bisedave të hapura dhe të sinqerta. 

Idealisht, këto biseda bëhen para se të fillojë viti i ri, në mënyrë që çiftet të planifikojnë dhe formësojnë marrëdhënien e tyre për vitin e ardhshëm. Ekspertët rekomandojnë katër biseda kyçe që ndihmojnë çiftet të “mbyllin kapitujt” e vjetër dhe të fillojnë një vit të ri me energji pozitive: 

  1. Çfarë funksionoi për ne këtë vit

Çiftet duhet të fokusohen tek gjërat që kanë shkuar mirë dhe jo vetëm tek gabimet. Shprehja e mirënjohjes për njëri-tjetrin forcon marrëdhënien dhe rrit kënaqësinë në çift. 

  1. Çfarë na vështirësoi

Është e rëndësishme të flasin edhe për gjërat që i shqetësuan gjatë vitit. Mos-shprehja e ndjenjave mund të krijojë tension dhe largim emocional. Një bisedë e qartë për sfidat e kaluar ndihmon çiftin të lirohet nga barrët e panevojshme dhe të kuptojë më mirë njëri-tjetrin. 

  1. Si duam të ndihemi vitin e ardhshëm

Çiftet duhet të flasin për ndjesitë që duan të kultivojnë në marrëdhënie, jo vetëm për gjërat që do të bëjnë. Diskutimi për lidhjen e përditshme, ritualet e vogla dhe synimet e përbashkëta forcon ndjenjën e “ne” dhe ndihmon bashkëpunimin. 

  1. Çfarë duam të ruajmë vitin e ardhshëm

Çdo marrëdhënie e fortë ka elemente të pandryshueshme që e mbajnë të qëndrueshme. Çiftet duhet të vendosin së bashku se çfarë është e shenjtë për ta – nga mëngjeset e qeta të së dielës deri te hapësira personale apo rregullat për bisedat serioze. Kur të dy e njohin dhe e respektojnë këtë, marrëdhënia bëhet më e qëndrueshme dhe më e lumtur. 

 

Refleksionet e studiueses së njohur/ Pavarësisht lidhjeve familjare me Enver Hoxhën, as unë e Luani, nuk e kishim as në mendësi propagandën dhe luftën e klasave!

Nga Elsa Demo

Kultura e ndërprerë është rezultat i një akti të jashtëm, i dhunshëm madje, mbi formacione që parim zhvillimi kanë zhvendosjen e traditave. Efekti i një ndërprerje të tillë marrëdhëniesh midis të shkuarës dhe të tashmes, është i njëjtë me atë të helmeve në zonat industriale ku lindin fëmijë e shtazë të gjymtuar. Konkretisht? Një grua e huaj vjen guvernante tek Vrionët, ngjiz një kulturë “barbare”, mëson fëmijë të flasin frëngjishte dhe të sillen me botën, por “mënyra” e zonjushës pritet në mes, kurse familja e shqiptarëve të saj të sërës, syrgjynoset në atdhe. Sa për të sjellë një shembull nga libri “Kulturë e ndërprerë”, ku Donika Omari për herë të parë tregon kujtimet e fëmijërisë që përfshijnë me mprehtësi brendinë e Tiranës së lagjeve në vitet ’40-të.

Janë shkruar me sinqeritetin e fëmijës, me pjekurinë e intelektuales që vazhdon të shqetësohet për “djegien e etapave”, e bashkë me to edhe të njerëzve dhe vlerave që krijohen pa u dukur në shoqërinë shqiptare. Libri (“Botimet Elena Gjika”, 2009) përmban jo pak publicistikë të mirë po edhe shënime letrare që Omari ka botuar në shtypin e përditshëm këto 20 vite.

Kujtimet janë e reja e këtij libri që sado pak në vëllim, janë autentike në serinë e kujtimeve që kanë ardhur vitet e fundit nga kultura jonë e ndërprerë. Futini në bibliotekë!

Të vjen keq që te libri juaj “Kulturë e ndërprerë” ju i ndërprisni aq shpejt kujtimet nga fëminia, sepse janë kujtime që lidhen me jetën private sa edhe shoqërore e historike të vendit në dekadën e viteve ’40. Përse i keni lënë me aq?

Sepse nuk pata synimin të shkruaja kujtime. Në fakt ishte problemi që doja të ngrija, pra shqetësimi se sa pak përfitojmë nga fqinjësia me vende që janë djepi i qytetërimit, ishte ky shqetësim që më shpuri vetvetiu në të kaluarën dhe te njohjet e kohës së pushtimit fashist italian, që janë edhe katër nga vitet e fëmijërisë sime. Disa zhvillime pozitive që pati shoqëria shqiptare nga kontakti me një qytetërim më të ngritur, siç qe ai italian, duhet pasur parasysh se i pati në kushte pushtimi. A nuk është një shqetësim i madh që sot, në kushte lirie, nuk po dimë të orientohemi drejt vlerave pozitive, të shëndetshme të botës, qoftë asaj perëndimore qoftë asaj lindore?

Përse keni ndjekur një strukture ku përzihet jetëshkrimi me punët që keni bërë në jetë, publicistikë dhe shkrime letrare?

Ky qe një vendim që e mora pasi kisha ndërruar kaq herë mendje: të botoja veç publicistikën e shkrimet letrare dhe veç kujtimet, pasi t’i zgjeroja, apo ta botoja të gjithë materialin në një përmbledhje, në një vëllim të vetëm. Shpesh, duke u rrekur të arrish më të mirën e mundshme, gjërat mbeten pa u realizuar fare. Kështu që më në fund vendosa “ta hiqja qafe” këtë ngurrim, këtë ndërdyshje, duke e botuar librin siç e keni në dorë. Ju thoni: “Nuk mund t’i lejojmë vetes luksin që, për hir të gabimeve të njeriut, të lëmë mënjanë a të mohojmë autorin e veprën e tij, kur kjo sjell ndihmesë edhe sot në ndërtimin e kulturës shqiptare”

Përsëri e keni fjalën për kulturën e ndërprerë. A mund të përmendni disa shembuj delikatë që shprehin kontradiktën e jetës së njeriut me veprën e tij?

E kemi bërë shpesh, shumë shpesh gabimin e pafalshëm që i kemi gjykuar autorët nga biografia e jo nga veprat. Lista është shumë e gjatë, për sa i përket periudhës së monizmit. Por për fat të keq kjo mendësi ka ndikimin e vet edhe sot në qëndrimet ngurruese për të botuar autorë që në një çast të jetës së tyre mund të kenë pasur pikëpamje e qëndrime të gabuara, të pasqyruara ndonjëherë edhe në veprat e tyre. Për raste të tilla të vjen në mend emri i Nebil Çikës.

Nuk mund të them se e njoh aq sa duhet veprimtarinë e krijimtarinë e tij sa të mund të jap gjykime të sigurta për to. Kam lexuar elozhet që i bën në një vepër fashizmit italian gjatë kohës së pushtimit. Por po në këtë vepër bën analiza e konstatime shumë interesante e të thella për mendësi, tipare, sjellje, qëndrime të shqiptarëve të kohës së vet, e sidomos të intelektualëve shqiptarë, që tingëllojnë me një aktualitet të habitshëm edhe sot. Edhe botimet e veprave të Mustafa Krujës po bëhen me vonesë e, me ngurrim të madh. Nga ana tjetër është ana tjetër e medaljes, janë autorë revolucionarë veprat e të cilëve nuk parapëlqehet të bëhen të njohura, megjithëse kanë vlera të mëdha artistike dhe i shërbejnë më së miri edukimit patriotik e estetik të brezit të ri.

Siç është për shembull poezia: Si e dua Shqipërinë, e Sejfulla Malëshovës, shkruar me një pathos të fuqishëm e me një dhembshuri prekëse për vendin. Vargjet e Lame Kodrës nuk janë vetëm të shkruara, nuk i sheh vetëm syri, ato i dëgjon edhe veshi se buçasin. Është një poezi e Hygoit ku shprehet mendimi se një mbret i mençur di se si të vërë në shërbim të vendit mundësitë e aftësitë e secilit qytetar, që nga më i afti e deri te ai më i humburi. Pra, jep idenë se te çdo njeri ka një mundësi të veçantë, që duhet shfrytëzuar. Tani merrni me mend se ç’humbje është kur hedhim poshtë ose lëmë mënjanë e harrojmë vlera tashmë të krijuara, të dëshmuara, jo si mundësi por të realizuara…!

Këto ditë jam duke lexuar librin e Isuf Luzajt ‘Filozofia e bukurisë’. Habitem si ka mbetur deri tani i panjohur një autor i një kalibri të tillë. Nuk besoj se këtu ka të bëjë ndonjë arsye biografie. Ndofta është pamundësia financiare e familjarëve që i ka lënë veprat e tij të pabotuara deri tani. Por, në raste të tilla, me vlera të tilla që i përkasin të gjithë kombit, a nuk duhet ta marrin përsipër këtë ndërmarrje institucionet përkatëse? Se çdo lënie në harresë e veprave që janë vërtet ndriçuese për kulturën e një vendi, madje jo vetëm të një vendi, është përsëri një ndërprerje e kulturës.

Po ju bëjmë një pyetje që ju vet e shtroni për përgjigje në libër: Ç’të mbron nga cenimi i pavarësisë së mendimit? Është një pyetje për të rimarrë edhe një herë në këtë bisede veprat më të rëndësishme që ju rendisni tek leximet që keni bërë gjatë jetës. Të kesh interesa: interesa shoqërore, letrare, artistike.

Të bësh pyetje. Thotë Ajnashtajni: “Është e rëndësishme të mos pushosh së pyeturi”. Të kesh kontakte me njerëz më të mençur se vetja. Të dëgjosh me kujdes, se edhe një fëmijë a një analfabet mund të të mësojnë gjëra që të hapin sytë. Të mbash sytë hapur. Për të gjitha këto të ndihmojnë leximet e shumëllojshme, nga autorë të pikëpamjeve të ndryshme. E kam pasur fatin që të kem pasur mundësi të më bien në dorë qysh në rininë e hershme revista e libra si të një Noli, me poezitë e tij prej tribuni të popullit, ashtu edhe shkrime të një Branko Merxhani, që shpjegonte se përse nuk ishte marksist. Si romanin pesimist Pse? të Sterjo Spasses ashtu edhe romanin optimist ‘Nëna’ të Gorkit, si letërsi me karakter fetar ashtu edhe ‘Prometeun’ kryengritës të Eskilit, etj. Natyrisht ka edhe faktorë të tjerë që të mbrojnë nga shpëlarja e truve, dhe që janë shtjelluar në libër.

Janë me dhjetëra shkrimet publicistike tuajat në shtypin e përditshëm ku trajtoni çështje të “sjelljes shoqërore”, të moralit, të besimit, të simboleve kombëtare. Janë shkrime për të cilat ju i njihni vetes një cilësi: mendimin objektiv. Çfarë ka ndikuar që ju të ruani një mendim objektiv?

Kam bërë një rezervë: Njeriu mund të ketë edhe mendim të gabuar, subjektiv, për veten. Sidoqoftë, për të qenë objektiv në gjykime duhet të jesh i ndershëm me veten. Të respektosh mendimin e lirë edhe kur vjen ndesh me interesat e tua. Për këtë duhet jo vetëm një mendje e hapur por edhe zemërgjerësi. Ndofta një nënë që i ngjante figurës femërore të tregimit ‘At Sergei’ të Tolstoit, them se ka ndikuar që të kem gjithnjë parasysh se duhet “hyrë në lëkurën e tjetrit”, për të ndier atë që ndien tjetri. Do të kursenim mosmarrëveshje e fatkeqësi të mëdha familjare, shoqërore e kombëtare po të kishim si udhërrëfyes këtë qëndrim moral.

Të bën përshtypje që ju as keni abuzuar dhe as mbrojtur me partizanizëm në ligjërimet tuaja publike të drejta të gruas (duke ju referuar pozitës suaj si intelektuale). Ka një shpjegim kjo?

Kam shkruar vetëm dy artikuj në mbrojtje të një qëndrimi emancipues ndaj gruas. Por në libër nuk kam përmbledhur gjithë ç’kam shkruar.

Meqë u përmendën librat dhe jeta juaj është e lidhur me librat: Shtëpia juaj Botuese “Elena Gjika” ka sjelle vitet e fundi autorë si Kaneti, Cvajgu, që e keni përkthyer vetë, Gëte apo Hese. Autorë që orientojnë jo vetëm drejt shijeve estetike të padiskutueshme, po edhe drejt një etike.

Arti është patjetër edhe edukues vlerash njerëzore. Përjashtimet janë të rralla: një Niçe, një Oskar Uajlld, një Vagner kanë pasur (pjesërisht), në krijimtarinë e tyre edhe vepra jo të shëndetshme. Përgjithësisht arti i madh, edhe kur është tragjik, ngushëllon, jep shpresë, çka do të thotë i shërben jetës. Autorët që përmendni në pyetjen tuaj përcjellin mesazhe njerëzore të gjithëmbarshme jo vetëm për çdo lexues, por veçanërisht Gëtja dhe Heseja e kanë pasur temë të veçantë në veprat e tyre çështjen e edukimit të rinisë.

Ekziston një keqkuptim te ne sipas të cilit synimi edukues nuk përputhet me artin. Keqkuptim i lindur, mendoj, nga vepra edukuese të dobëta artistikisht. Por s’është e drejtë që nga këto raste të kalohet në përgjithësim. Ngjan pak me paragjykimin sipas të cilit vajzat e bukura nuk janë të zgjuara. Arti, letërsia, piktura, poezia janë edukuese edhe kur nuk përçojnë ndonjë ide a mesazh: edukojnë shijen e mirë, çka nuk është e paktë për cilësinë e njeriut e të jetës.

Për jetën nën diktaturë, do donim ta shtjellonit më tej opinionin tuaj: “Nuk ishte e paktë ta shpije jetën deri në fund pa u njollosur. Në këtë aspekt, mbiemri Omari çfarë peshe ka pasur?

Ma ka forcuar më tej besimin te ruajtja e një integriteti moral. Për figurën e Bahri Omarit kam pasur admirim qysh në fëmijëri (kam qenë nëntë vjeçe në kohën e Gjyqit Special). Im atë kthehej nga puna i tronditur: si ishte e mundur të dënohej me pushkatim një patriot i tillë, me një ndershmëri të kulluar, i përkushtuar gjithë jetën atdheut…?! Ajo tronditje e tij, fjalët plot admirim që kam dëgjuar më vonë për të nga të tjerë, patjetër që më kanë lënë mbresa të thella.

Hyrja në familjen Omari ishte vazhdimësi e një edukimi të marrë tashmë nga familja ime. Prandaj shtëpia jonë, duke u nisur edhe nga shembulli që jepte vjehrra ime, Fahria, që i priste me dashamirësi e gëzim të gjithë, ka qenë gjithnjë e hapur për këdo. Te im shoq dhe tek unë nuk zinte vend as në mendësi e as në veprime konkrete propaganda dhe praktika e luftës së klasave. Pavarësisht lidhjeve familjare me Enver Hoxhën, mbanim gjithashtu lidhje edhe me, siç quheshin, “të deklasuar”, a me të dënuar nga pushteti, herë haptas e herë, natyrisht, fshehtas.

Raste kur mund të ishe i detyruar ta dëmtoje tjetrin, ose të mos i jepje ndihmën e duhur, i kthenim, jo pa rrezikuar, në raste për ta ndihmuar. Kjo është, ndër të tjera, të mos biesh në poshtërsi.

Po t’u ktheheshim prapë kujtimeve të fëminisë, a keni lënë jashtë këtij libri për arsye të caktuara, histori nga koha kur mbanit mbiemrin Sahatçiu?

Patjetër që kam lënë shumë pa rrëfyer. Kam folur vetëm për një periudhë fare të shkurtër të kohës së fëmijërisë. Siç e thashë më sipër nisa t’i shkruaja ato pak kujtime e shtyrë nga synimi të shtjelloja një ide, të jepja një mesazh. Dhe s’kisha si shtrihesha më tej: përndryshe rrëfimi do të humbiste koherencën.

Bukur kur citoni Merxhanin: “Shqipëria është si një spital popullor i sëmundjeve psikologjike.” Do të na thoshit se cilat janë shfaqjet më të rënda të këtyre sëmundjeve sot?

Po ato që kanë qenë në kohën kur shkruante Merxhani: mosndërgjegjësim për veten si individ e si komb, çka lë shteg për paragjykime e keqkuptime të mëdha. Marrëdhënie mosbesimi, çka vështirëson ndërtimin e një komuniteti të vërtetë njerëzor. Një klasë politike e intelektuale e preokupuar vetëm për veten, pa një ideal, pa aspirata të larta për shoqërinë e për atdheun, etj. / Memorie.al

The post Refleksionet e studiueses së njohur/ Pavarësisht lidhjeve familjare me Enver Hoxhën, as unë e Luani, nuk e kishim as në mendësi propagandën dhe luftën e klasave! first appeared on JavaNews.al.

Këto shenja të horoskopit më në fund do të marrin atë që kërkuan nga universi në vitin 2026

Viti 2026 po formësohet astrologjikisht si një periudhë e tillë: më pak e zhurmshme, më substanciale, me zhvillime që nuk vijnë rastësisht, por si rezultat i zgjedhjeve, durimit dhe punës. 

Sipas tranziteve planetare, katër shenja po hyjnë në një cikël ku ajo që kanë kërkuar prej kohësh, dashuria, stabiliteti, njohja ose liria, fillon të marrë formë. 

Demi 

Për Demin, viti 2026 vepron si një justifikim. Pas një periudhe të gjatë dyshimesh, ripërcaktimesh dhe vonesash, puna e madhe fillon të japë fryte. Çështjet e karrierës , sigurisë financiare dhe vlerës personale po stabilizohen. Këto nuk janë dhurata të papritura , por rezultate të ndërtuara hap pas hapi. Demi mëson se “ngadalë” nuk do të thotë kurrë. 

Gaforrja 

Gaforrja hyn në një vit me përmbushje të thellë emocionale. Marrëdhëniet e bazuara në të vërtetën, kujdesin dhe qëndrueshmërinë kanë përparësi, ndërsa plagët e vjetra gjejnë hapësirë për t’u shëruar. 

Viti 2026 nuk sjell vetëm dashuri, por edhe një ndjenjë përkatësie. Dhe për një Gaforre, kjo është dhurata më e madhe. 

Virgjëresha 

Për Virgjëreshën, universi përgjigjet me qartësi. Ajo që dukej e paqartë deri më tani, qëllimet profesionale, drejtimi i jetës, vendimet personale, fillon të bëhet e qartë. Viti 2026 nuk kërkon analizë të tepërt, por vetëbesim. Virgjëresha e sheh se kur ndalon së vëni në dyshim çdo hap të saj, gjërat rrjedhin më natyrshëm. 

Ujori 

Ujori është ndoshta shenja që përjeton çlirimin më të madh të brendshëm. Viti 2026 u lejon atyre të jetojnë më autentikisht, duke zgjedhur marrëdhënie, partneritete dhe shtigje që pasqyrojnë vërtet atë që janë – jo atë që “duhet” të jenë. Ajo që marrin nuk është domosdoshmërisht materiale, por diçka shumë më e rrallë: një ndjenjë lirie dhe kuptimi. 

The post Këto shenja të horoskopit më në fund do të marrin atë që kërkuan nga universi në vitin 2026 first appeared on JavaNews.al.

Festat shoqërohen edhe me momente të vështira/ Zbuloni shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje jo të lehtë

Krishtlindjet e vitit 2025 nuk do të jenë të lehta për të gjithë, sipas parashikimeve astrologjike. 

Dhjetori karakterizohet nga një kontrast i mprehtë midis entuziazmit dhe nevojës për disiplinë, nga njëra anë, prania e fortë e planetëve në Shigjetar rrit optimizmin dhe ekstraversionin, nga ana tjetër, Saturni në Peshq na kujton se pa kufij, pjekuri dhe përgjegjësi emocionale, asgjë nuk mund të qëndrojë mbi themele të forta. 

Ndryshime të rëndësishme regjistrohen në mes të muajit. Marsi lëviz në Bricjap, duke e transformuar pasionin në punë të palodhur dhe vendime praktike, ndërsa kthimi i Mërkurit në Shigjetar, pas fazave retrograde, ndihmon në sqarimin e keqkuptimeve dhe çështjeve të pazgjidhura në lidhje me komunikimin dhe marrëdhëniet në të gjitha shenjat. 

Sidomos pas datës 15 të muajit, përpjekja fillon të shpërblehet, duke inkurajuar autenticitetin, qëndrueshmërinë dhe zgjedhje më të pjekura si në marrëdhënie ashtu edhe në qëllimet personale. 

Megjithatë, për disa shenja të zodiakut, festat shoqërohen me mësime më të vështira. 

Luani 

Për Luanët, sezoni i festave ngre pyetje më të thella në lidhje me besimin dhe ekspozimin emocional në marrëdhëniet romantike. Aspektet e Marsit me Saturnin vënë në provë dinamikën e dashurisë, duke kërkuar më pak shkëlqim dhe më shumë ndershmëri. 

Për të ndërtuar diçka kuptimplote dhe të qëndrueshme, kërkohet autenticitet, edhe nëse kjo do të thotë të lëshosh poshtë mbrojtjet e tua. 

Akrepi 

Saturni aktivizon frikërat e thella për Akrepët, duke nxjerrë në sipërfaqe çështjet me të cilat ata kanë shmangur përballjen.

Sezoni i festave vepron si një pasqyrë, duke i detyruar ata të përballen me mësimet e vjetra dhe barrën emocionale. Ndërsa procesi mund të jetë i vështirë, ai mbart potencialin për rritje të konsiderueshme. 

 

The post Festat shoqërohen edhe me momente të vështira/ Zbuloni shenjat e horoskopit që do të kenë një Krishtlindje jo të lehtë first appeared on JavaNews.al.

Çështja Balluku, SPAK organ akuze apo instrument politik

Nga Av. EDMOND PETRAJ

SPAK po devijon rrezikshëm nga misioni i tij kushtetues dhe po shndërrohet në një instrument presioni politik, duke kriminalizuar vendimmarrjen publike dhe duke barazuar funksionin shtetëror me përgjegjësi penale automatike.

Hetimi ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku nuk mbështetet në prova konkrete, por në një logjikë të rrezikshme: “ke qenë në krye të institucionit, pra je fajtor”.
Kjo është drejtësi e frikës, jo drejtësi e ligjit.
Kërkesa për heqjen e imunitetit, e shoqëruar me spektakël publik dhe lista procedurash, synon më shumë dënimin moral dhe politik, sesa zbardhjen e së vërtetës penale.

Ky është abuzim me pushtetin e ndjekjes penale dhe shkelje e rëndë e parimit të ndarjes së pushteteve.

Nëse çdo vendim administrativ do të trajtohet si vepër penale, atëherë Shqipëria nuk po ndërton shtet të së drejtës, por shtet paralize institucionale

KEQINTERPRETIM I VEPRËS PENALE TË NENIT 258 TË KODIT PENAL

Vepra penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera” kërkon:
ndërhyrje aktive dhe të qëllimshme;
deformim real të konkurrencës;
lidhje shkakësore midis veprimit dhe përfitimit të paligjshëm.

Në mungesë të provimit të këtyre elementëve, përgjegjësia penale nuk mund të ndërtohet mbi..
vendimmarrje politike;
miratim strategjik;
ose ushtrim kompetencash të përgjithshme institucionale.

MOSPLOTËSIM I KRITEREVE PËR HEQJEN E IMUNITETIT DHE MASAT KUFIZUESE

Heqja e imunitetit dhe kërkesa për arrestim ose kufizim lirie janë masa të jashtëzakonshme dhe, sipas neneve 228/2, 229 dhe 230 të KPP, kërkojnë ekzistencën e..

rrezikut real të arratisjes;
rrezikut për prishjen ose manipulimin e provave;
rrezikut të përsëritjes së veprës penale.

Në kërkesën e SPAK nuk argumentohet asnjë prej këtyre rreziqeve në mënyrë konkrete, duke e bërë masën disproporcionale dhe të pajustifikuar ligjërisht.

SHKELJE E PARIMIT TË INDIVIDUALIZIMIT TË PËRGJEGJËSISË PENALE

Sipas nenit 4 të Kodit Penal, përgjegjësia penale është personale dhe nuk mund të bazohet në funksion, hierarki apo pozitë institucionale.

Në këtë rast.. përgjegjësia penale po atribuohet mbi bazën e ushtrimit të funksionit të ministrit/zëvendëskryeministrit;

mungon ndarja e qartë e roleve midis autoriteteve kontraktore, strukturave teknike dhe organeve vendimmarrëse;
nuk individualizohen veprimet konkrete që përbëjnë elementët objektivë dhe subjektivë të veprës penale të parashikuar nga neni 258 i Kodit Penal.

Kjo qasje bie ndesh me parimin themelor të së drejtës penale nulla poena sine culpa.

Gabimet kryesore të SPAK janë:

Mungesa e dyshimit të arsyeshëm dhe prova konkrete.

Shkelja e përgjegjësisë personale dhe individualizimit penal.

Përdorim i tepruar i masave kufizuese.
Cenim i prezumimit të pafajësisë.

Hetim selektiv dhe standarde të dyfishta.

Komunikim publik i papërshtatshëm.
Interpretim i gabuar i nenit 258 të Kodit Penal.

Mosrespektim i proporcionalitetit dhe ligjshmërisë procedurale.

Rrezik për shkatërrim të balancës së pushteteve dhe presion mbi Kuvendin.

Shteti i paralizuar.
SPAK po kriminalizon funksionin publik

The post Çështja Balluku, SPAK organ akuze apo instrument politik first appeared on JavaNews.al.

Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD

Nga Besmir Semanaj

Sali Berisha doli sërish si gjykatësi suprem i Partisë Demokratike, duke shpallur “vija të kuqe”, duke ndarë fajtorë e të pafajshëm, duke përjashtuar dhe dënuar politikisht këdo që nuk i bindet autoritetit të tij absolut. Është një rol që e ka luajtur pa ndërprerje për 35 vjet, pa reflektim dhe pa asnjë ndjesë ndaj demokratëve që kanë paguar koston e këtij drejtimi.

Në Partinë Demokratike, për fat të keq, vija nuk është as statutore, as morale, as institucionale. Vija është personale. Është ajo që vendos Berisha dhe vetëm Berisha. Sot e kalon Salianji. Nesër kushdo tjetër që guxon të ketë mendim të pavarur, mbështetje reale në bazë apo guxim për të mos u nënshtruar.

Berisha flet për krimin, por harron se krimi më i madh politik është shkatërrimi sistematik i demokracisë së brendshme të një partie. Përjashtimet, linçimi publik i demokratëve, delegjitimimi i strukturave që nuk i binden dhe përdorimi i frikës si mjet kontrolli janë shenja klasike të një diktature partiake, jo të një force demokratike.

Fakti që struktura të tëra bojkotuan takimin e Berishës në Elbasan nuk është shenjë “neverie morale”, siç përpiqet ta paraqesë ai, por shenjë lodhjeje. Lodhjeje nga një drejtim i imponuar, nga një parti që nuk pyet më anëtarët, por u flet me ultimatume.

Asnjë parti europiane nuk mbahet peng nga i njëjti njeri për 35 vjet. Vetëm në PD kjo quhet “normalitet”. Vetëm në PD rotacioni shihet si tradhti, mendimi ndryshe si armiqësi dhe kritika si bashkëpunim me krimin.

Ironia më e madhe është se, ndërsa Berisha akuzon të tjerët për bashkëpunime të errëta, rezultati politik i drejtimit të tij është një PD e dobët, e përçarë dhe e paaftë për të rrëzuar Edi Ramën.

Dhe këtu lind pyetja që shumë demokratë e bëjnë në heshtje, por nuk guxojnë ta thonë me zë të lartë:

A i shërben realisht Berisha largimit të Ramës, apo mbijetesës së tij politike?

Sali Berisha mund të mos dalë kurrë në një konferencë shtypi për të thënë se bashkëpunon me Edi Ramën. Por veprimet e tij politike e bëjnë këtë bashkëpunim real dhe të prekshëm:

1. Përçarja e opozitës

2. Largimi i figurave elektoralisht të forta

3. Djegia e çdo alternative të re brenda PD

4. Mbajtja e partisë peng për interesa personale

Këto janë dhurata direkte për Edi Ramën, të cilat asnjë propagandë nuk i mbulon dot.

Në fund të ditës, Rama nuk ka nevojë ta mundë Partinë Demokratike. Mjafton që Berisha ta drejtojë atë.

Partia Demokratike nuk është pronë personale, as e Sali Berishës dhe as e askujt tjetër. Ajo është ndërtuar nga mijëra demokratë që sot po përjashtohen, po poshtërohen dhe po etiketohen si “vijë e kuqe” vetëm sepse kërkojnë demokraci reale brenda partisë së tyre.

Nëse Berisha vërtet beson te “vija e kuqe”, le ta fillojë nga vetja:

Nga dorëheqja morale

Nga hapja reale e partisë

Nga kthimi i vendimmarrjes te anëtarësia

Vija e kuqe e vërtetë nuk është një takim në Elbasan dhe as emri i Z. Salianji.

Vija e kuqe është momenti kur një lider kthehet në pengesë për demokracinë, për opozitën dhe për shpresën e ndryshimit.

Dhe atë vijë, Sali Berisha e ka kaluar prej kohësh.

The post Vija e kuqe e Berishës dhe vija e zezë e demokracisë në PD first appeared on JavaNews.al.

Mundësi financiare të mëdha dhe… Nga 16 dhjetori këto shenja të horoskopit hyjnë në një periudhë të favorshme

Sot, më 16 dhjetor 2025, tre shenja të zodiakut kanë një periudhë veçanërisht të favorshme për tërheqjen e parave, pasi ato dërgojnë vibracionet e duhura në univers dhe njohin mundësitë që u përshtaten atyre. 

Ndikimet energjike të kësaj të marte ngadalësojnë ritmin, duke lejuar një pasqyrë më të qartë të vendimeve financiare të kaluara dhe duke ndihmuar në planifikimin e së ardhmes. 

Demi njeh se cilat zakone financiare sjellin rezultate dhe si t’i përdorë ato me mençuri për të rritur pasurinë. Prakticiteti dhe durimi sot çojnë në një mundësi që përshtatet me qëllimet afatgjata dhe sjell rezultate realiste. 

Binjakët marrin një informacion ose një bisedë që i çon ata drejt një mundësie fitimprurëse. Ata i kuptojnë qartë se cilat ide kishin potencial dhe cilat ishin shkatërruese, duke i lejuar ata që tani të përqendrohen në ndërtimin e rezultateve të vërteta financiare. 

Shigjetari vë në pikëpyetje bindjet e tij për paratë dhe mëson se si ta kombinojë optimizmin me kërkimin realist. Sot vjen një mundësi që zgjeron potencialin e tij të fitimit, shpesh përmes udhëtimit, studimit ose drejtimeve të reja emocionuese, dhe pasuria vjen kur vizioni takon angazhimin. 

Në përgjithësi, 16 dhjetori u sjell Demit, Binjakëve dhe Shigjetarit mundësinë për të rritur mundësitë e tyre financiare me vendime të zgjuara dhe veprime të fokusuara. 

 

The post Mundësi financiare të mëdha dhe… Nga 16 dhjetori këto shenja të horoskopit hyjnë në një periudhë të favorshme first appeared on JavaNews.al.

Kësaj opozitë i mungon fryma për të mundur socialistët

Nga Nju Jorku, Marko Caka

Të ndjekësh politikën shqiptare nga jashtë vendit nuk të jep thjesht distancë gjeografike, por qartësi politike. Dhe me këtë qartësi, bëhet e pamundur të mos shohësh absurditetin e një opozite të konsumuar, e cila nuk ka më asgjë për t’i ofruar as politikës, as shoqërisë shqiptare.

Opozita shqiptare sot nuk është alternativë, por pjesë e problemit. Ajo sillet në rreth vicioz rreth të njëjtëve emra, të njëjtave fytyra dhe të njëjtit mekanizma të dështuar, duke e shitur stagnimin si rezistencë politike. Takimet, protestat dhe fjalimet e zhurmshme nuk prodhojnë as frymë, as shpresë, as besim. Ato janë thjesht zhurmë për të fshehur boshllëkun politik.

Çdo ditë mediat transmetojnë vetëm fjalimet dhe përpjekjet e dështuara të kësaj opozite, e cila ka harruar se ndryshimi nuk vjen nga politikanë të konsumuar, por nga prurje të reja, të papërlyera, të distancuara qartë nga politika e vjetër dhe me ide të reja, të mbështetura në bindje të qarta të djathta dhe në mbrojtje reale të elektoratit të djathtë.

Në krye të saj qëndron një lider i konsumuar, rënia e të cilit politikisht ka mbi një dekadë. Pavarësisht përpjekjeve për t’u rikthyer si figurë qendrore, ai nuk arrin të rikthejë as besimin e elektoratit, as autoritetin moral të një opozite që pretendon të luftojë korrupsionin. Përkundrazi, prania e tij e bën çdo akuzë ndaj qeverisë të duket hipokrite dhe të pabesueshme.

Paradoksi është i qartë, kur anëtarë të qeverisë hetohen apo akuzohen nga SPAK për korrupsion, në skenë dalin po ata opozitarë që rëndohen nga akuza të ngjashme. Kjo e shndërron denoncimin në farsë politike. Është sikur hajduti të bërtasë “kapeni hajdutin”. Në këtë klimë, nuk dëmtohet vetëm opozita, por edhe besueshmëria e institucioneve të drejtësisë dhe serioziteti i hetimeve ndaj pushtetit.

Me pak fjalë, kemi një opozitë të shteruar, që jo vetëm nuk prodhon alternativë, por shpeshherë edhe prish punë,  duke humbur thelbin dhe legjitimitetin e akuzave. Si pasojë, dëmtohet serioziteti i hetimeve të SPAK dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Opozita shqiptare ka dështuar historikisht të ndërtojë një frymë të djathtë të vërtetë. Ajo ka braktisur elektoratin e saj natyror, përfshirë të përndjekurit politikë dhe shtresat tradicionale të së djathtës, duke i zëvendësuar me klientelizëm dhe interesa personale. Kjo shpjegon edhe boshatisjen e shesheve, në protestat e sotme nuk shkon populli, por vetëm rrethi i ngushtë i atyre që kanë përfituar nga pushteti i djeshëm i opozitës.

Me këtë opozitë, çdo skandal qeveritar shndërrohet në oksigjen për qeverinë, jo në kërcënim për të. Sepse mungon autoriteti moral për të kërkuar dorëheqje, për të folur për përgjegjësi dhe për të ndërtuar një alternativë qeverisëse serioze.

Një opozitë e shëndoshë, pa mëkate korrupsioni, do të ishte në gjendje të ndërtonte një frymë të re, e cila bashkon simpatizantët dhe të zhgënjyerit, ashtu siç ka ndodhur në shumë vende europiane ku opozitat kanë përmbysur sondazhet dhe kanë fituar zgjedhjet. Me këtë opozitë dhe me këta politikanë, kjo duket e pamundur.

Ka tentativa individuale për ndryshim, përfshirë edhe përpjekjet e Ervin Salianjit, por ato mbeten të pamjaftueshme dhe të brishta përballë mëkateve politike, luhatjeve dhe mungesës së një ndarje të qartë nga politika e vjetër. Nëse pretendohet se aty qëndron shpresa e fundit e demokratëve, atëherë kërkohet më shumë se retorikë, kërkohet katarzis politik, i nisur nga vetja dhe i shtrirë te e gjithë struktura.

Shqipëria nuk ka nevojë për riciklim figurash të konsumuara, por për një opozitë të re, të pastër, të pakomprometuar, me njerëz të arsimuar, të formuar jashtë, me vizion të qartë dhe me parime të forta të së djathtës europiane. Pa këtë ndarje radikale, opozita shqiptare do të vazhdojë të jetë jo vetëm e pafuqishme, por edhe aleati më i madh i pushtetit që pretendon të rrëzojë.

The post Kësaj opozitë i mungon fryma për të mundur socialistët first appeared on JavaNews.al.

“Fillime të zjarrta dhe zhgënjime të papritura”, ja çfarë sjell kjo javë sipas Meri Shehut

Astrologia e njohur Meri Shehu, në emisionin “Rudina” në Tv Klan, paralajmëron një javë vendimtare për të gjitha shenjat e horoskopit.

Me hyrjen e Marsit në Bricjap më 15 dhjetor dhe Hënën e re në Shigjetar më 20 dhjetor, hapet një cikël i ri i zjarrtë, plot ambicie, udhëtime, romancë dhe fillime të reja, por edhe me doza pasigurie e zhgënjimi.

Sipas Meri Shehut, kjo është një periudhë që kërkon guxim, por edhe kujdes në vendime, sepse prapa optimizmit mund të fshihen prapaskena apo keqkuptime.

 “Kjo është një javë e rëndësishme. Jemi në mes të dhjetorit, sot në datën 15 futet Marsi në shenjën e Bricjapit. Kjo është një ndërhyrje shumë e fuqishme, sepse Marsi në Bricjap është në një pozicion shumë të rëndësishëm. Do të mirëpresim këtë javë edhe Hënën e re në Shigjetar në datën 20. Kjo është një Hënë e re, e cila do të jetë e zjarrtë si vetë shenja e Shigjetarit, ku do të na çojë larg dhe do të na japë udhëtime. Do na japë romancë dhe optimizëm, por është edhe një hënë pak delikate, sepse përballet me Neptunin, është edhe Afërdita aty, edhe Mërkuri në Shigjetar. Do ketë shumë gjera dhe ngjarje të rëndësishme të jetës së përditshme, biseda, takime. Është një fillim i zjarrtë, por që përmban edhe elementë pasigurie dhe zhgënjimi nga mbrapa”, tha astrologia Meri Shehu.

Dashi, 3 yje: Marsi në Bricjap do u japë Dashëve një ngritje të fuqishme, sidomos në çështje karriere, potence, reklamash, ose fillimin e një veprimtarie të re. Por, kujdes me Hënën e re në datën 20-21, ku disa nga dëshirat e Dashëve, ato më fëmijërorët, ose më të bukurat mund të përmbysen. Çdo gjë lidhet pak me udhëtimet dhe me ligjin, mund të ketë një kthesë jo shumë të këndshme.

Demi, 2 yje: Me Marsin në Bricjap kanë një lidhje të bukur, do komunikojnë me jashtë, do të udhëtojnë dhe do të duan të hapësira dhe situata të reja. Por, e keqja vjen nga Hëna e re në Shigjetar, e cila i fut në disa detyrime shpirtërore dhe ekonomike. Kështu që shumë Dem do të çekuilibrohen, ndoshta nuk do të gjejnë fitimet e duhura, ose do të zhgënjehen në një marrëdhënie personale që pretendonin shumë. Pra është disi zhgënjyese, këto ditë rreth datës 21-22-23, prandaj nuk duhet që të marrin një vendim të sigurt për jetën e tyre personale, ose të mos keqkuptohen me njerëzit e afërt.

Binjakët, 4 yje: Duke qenë se janë shenja e ajrit favorizohen shumë nga Hëna e re në Shigjetar që është përballë shenjës së tyre. Do u jepet një mundësi e re Binjakëve për një fillim të ri, një partneritet të ri, për një rrugë të re, pas shijes së një zhgënjimi. Do e ndjejnë njëherë shijen e zhgënjimit. Ekonomikisht do të dalin shumë fuqishëm, do të kenë shumë shpenzime, por do të dalin shumë të fituar.

Gaforrja, 3 yje: Me Marsin në Bricjap futen pak në antagonizëm, por futen edhe në një vrull për të marrë atë që nuk kanë shijuar këto ditë një partneritet, një lidhje në çift dhe një punë të fuqishme. Kujdes me punën, sepse do të ketë shkëputje pune.

Luani, 5 yje: Janë një nga më të favorizuarit. Hëna e re në Shigjetar, vërtet nuk është shumë e bukur, por është e zjarrtë dhe duke qenë e tillë, është edhe shumë romantike, është pasionante dhe i fut Luanët në një nga momentet më të bukura të tyre. Do duan shumë të shijojnë, vetëm se Luanët duhet të kenë shumë kujdes në këtë periudhë nga Marsi në Bricjap, pasi nuk është shumë aleat i tyre në shumë, sidomos në sferën ekonomike dhe në çështje pune!

Virgjëresha, 3 yje: Marsi në Bricjap është shumë i fuqishëm dhe shumë domethënës. Do të jenë më socialë dhe do të dilni më të relaksuar dhe më të qetë, më komodë, do të keni shumë mbështetje, përkrahje, vetëm se më Hënën e re do të keni shpenzime të konsiderueshme. Kryesisht në çështje pune do të keni një pasiguri të lehtë. Janë në një fazë, ku duan që të ndryshojnë punë.

Peshorja, 4 yje: Pavarësisht se Marsi është në Bricjap dhe u jep një lloj ritmi të vështirë, sidomos në çështjet familjare, ose në karrierë dhe i fut në disa debate, por këto duhet që të jenë konstruktive. Peshoret do të rregullojnë pak më me forcë disa marrëdhënie familjare, që janë të vështira, detyrime familjare dhe marrëdhënie në çift që do të shkojnë në fejesa dhe martesa.

Akrepi, 4 yje: Do të merren shumë me ekonominë. Ekonomia është në plan të parë, mund të fitojnë shumë, por kujdes më Hënën e re. Hapet një rrugë shumë e fuqishme, por nganjëherë e panjohura mund të bëhet pengesë në fitimet e tyre ekonomike. Në ditët e para me Hënë e re do të kenë shumë shpenzime, por do të rikuperohet kjo tendencë. Marsi në Bricjap  ju sjell miq dhe aleatë të fuqishëm.

Shigjetari, 5 yje: Hëna e re është në shenjën e tyre, është e zjarrtë dhe është e bukur me fillime të reja, lë mbrapa zhgënjimet. Shumë Shigjetarë lënë pas një karakter jo shumë të vendosur dhe të qartë dhe dalin disi më fuqishëm në çështjet ekonomike.

Bricjapi, 4 yje: Marsi në shenjën e tyre është planeti që do i ndihmojë më shumë. Është pozicionimi i Marsit në Bricjap, dhe kur është Marsi në Bricjap vijnë momente shumë pozitive. Kështu do të ecin shumë mirë, energjia do të jetë shumë pozitive dhe do të arrijnë shumë. Por, duhet të kenë kujdes prapaskenat në punë dhe në jetën personale.

Ujori, 3yje: Edhe për Ujorët Hëna e re në Shigjetar është shumë pozitive, është e zjarrtë, u jep shumë eufori, u jep argëtim, shoqëri dhe dalje. Do të jenë në qendër të grupeve shoqërore dhe të muhabetit, apo edhe të marrëdhënieve sociale. Mund të fitojnë edhe një punë shumë të mirë. Në çështjet familjare dhe në punë duhet që të kenë shumë kujdes.

Peshqit, 4 yje: Peshqit duket se kanë vendosur që të thonë këtë fundvit se pa ne nuk bëhet gjë. Sepse Neptuni në shenjën e Peshqve dhe Hëna në Shigjetar sikur i trondit, nuk u jep atë zjarrin e vet. Por, zjarri do dalë dhe do funksionojë mirë, shumë Peshq do të dalin nga vetja dhe mund të kenë një punë të re, një fillim të ri, por duke mohuar një pjesë të vetes së tyre.

The post “Fillime të zjarrta dhe zhgënjime të papritura”, ja çfarë sjell kjo javë sipas Meri Shehut first appeared on JavaNews.al.

Vetëlëvizja e materies! Gjallëri dhe Bukuri e Universit

Nga Prof. Dr. Hazbi Shehu

Ç’do trup lëviz. Nuk ka lëvizje pa materie. Nuk ka qetësi absolute dhe vetë trupat në qetësi relative janë në lëvizje. Hapësira dhe materia kanë ekzistuar, ekzistojnë dhe do të ekzistojnë bashkë – nuk ka fillim apo mbarim. Fundi është nje pafundësi, që rrezet e dritës e mbushin duke lëvizur në pafundësi. Të gjitha këto janë perceptime të trurit dhe mendjes së njeriut.

Materia në vetëlëvizje zhvillon dhe zbukuron gjithë Universin. Me anë të aparateve speciale teleskopike, astronomët shohin dhe përcaktojnë vezullimet yjore që shprehin vetëlëvizjen dhe vetëveprimin e tyre në çdo çast, por që i përkasin zhvillimit në billiona dhe triliona vjet. Vetëlëvizja e materies shpreh energjinë e brendshme të saj.

Tek qeniet e gjalla ajo ndodhet ose ekziston nga çasti i lindjes së foshnjes, si rrjedhojë i trashëgimisë së prindërve të saj. Kjo energji, dhuratë e prindërve, është shkëndija për zjarrin që do të zhvillohet brenda foshnjes të porsalindur. Por po nuk i hodhe dru zjarrit, ai do të shuhet. Energjia e brëndshme e trashëguar nga prindërit tek foshnja duhet ushqyer vazhdimisht, sepse ajo vë në funksionim çdo pjesë të trupit dhe trurin. Tek disa njerëz zhvillohen më mirë dhe më qartë kryesisht pjesët e trupit që shërbejnë për të kryer punë fizike dhe më pak truri. Ata me vetëlëvizjet e trupit tyre muskular zbukurojnë jetën njerëzore. Kjo shprehet qartë dhe bukur në realizimin e lojrave Olimpike, tek ndërtimet gjigande në shekuj, në forcën muskulare gjatë luftave me shpatë në duar, etj.

Në njerëz të veçantë truri paraqitet shumë më i zhvilluar se pjesët e tjera trupore. Këta në saj të vetëlëvizjes dhe vetëveprimit të trurit tyre special i kanë dhenë dhe vazhdojnë ti japin njerëzimit pasurinë e zhvillimit shkencor (shpikja e rrotës, kompjuteri, zbërthimi i atomit, njohja dhe zbërthimi i vazhdueshëm i Universit, etj). Të parët kanë dhënë dhe vazhdojnë ti japin njerëzimit kënaqësinë për ta kaluar jetën sa më mirë dhe sa më bukur në saj të vetëlëvizjeve të trupit tyre. Shkencëtarët e trurit i kanë hapur sytë njerëzimit për të depërtuar në thellësi të Universit. Ata me shpikjet e jashtëzakonshme e kanë bërë jetën më të lehtë, më të rehatshme, më tërheqëse dhe më simpatike. Tek shumica e njerëzve, zhvillimi trupor dhe ai truror paraqitet deri diku i barabartë. Ata zhvillojnë në përgjithësi një jetë normale, por duke pranuar sigurisht dhe anomalitë që lindin gjatë vetëlëvizjeve në kontakt me botën e jashtme, me forcat e natyrës. I gjithë ky zhvillim i jashtëzakonshëm i njerëzimit është pasojë ose rrjedhojë i energjisë së brëndshme që kryen vetëlëvizjen e njeriut në të gjitha drejtimet e jetës. Energjia e brëndshme ekziston tek çdo qënie e gjallë (njeri, kafshë, zog, etj.), por shkalla e pranisë së kësaj energjie ndryshon për çdo qënie në veçanti.

Sapo lind foshnja, energjia e brëndshme i vë në lëvizje të gjitha pjesët e trupit të saj. Trupi i foshnjes lëviz pa vetëdije. Ajo nuk arrin të kontrollojë drejtimin e lëvizjeve të trupit duke përfshirë dhe trurin brenda kokës. Kjo ndodh sepse truri lëviz njësoj si pjesët e tjera të trupit. Trupi i foshnjes të sapolindur lëviz pa i ndjerë ngacmimet ose veprimet e forcave të jashtme, si dhe përkëdheljen e prindërve, etj. Kur energjia e brëndshme e detyron trurin të kryej vetëlëvizje dhe vetëveprime të pavarura, atëhere ai do të funksionojë si organ urdhërues për të gjitha pjesët e tjera të trupit. Në çastin kur foshnja fillon të ndjej ngacmimet e jashtme dhe njekohësisht i përgjigjet atyre me qeshjen e fytyrës ose largimin e trupit; atëhere duhet pranuar se truri ka filluar të urdhërojë pjesët e trupit, megjithëse dobët. Kur fillon fëmija të ushqehet, atëhere energjia e brendshme forcohet dhe fillon ti kundërvihet më fort ngacmimeve të jashtme. Energjia e brendshme arrin kulmin e fuqisë së saj, kur njeriu ndodhet rreth moshave 30-50 vjeçare. Në këtë periudhë të jetës, njeriu jo vetëm i përballon ngacmimet apo forcat e jashtme, por arrin dhe ti mundi ato. Nëse gjatë periudhës rinore, llogjika e njeriut nuk punonte ose mendonte dobët për të ardhmen e vetë, gjatë moshave 30-50 vjeçare, ai jo vetëm e përballon lehtë jetën, por mendon dhe e shikon qartë dhe me optimizëm të ardhmen e tij.

Rreth moshës 60 vjeç, energjia e brendshme si rrjedhojë i veprimit dhe goditjeve të vazhdueshme të forcave të jashtëme të natyrës, fillon të dobësohet prandaj është e domosdoshme që në këtë periudhë njeriu duhet të intensifikoi lëvizjet e trupit të tij. Ky proçes fizkultural së bashku me energjinë e brendshme do të mbante gjallë, madje do të gjllëronte dhe ç’do pjesë të trupit të tij?!Po të neglixhosh nje këshillë apo udhëzim të tillë do të thotë ti dorëzohesh vdekjes së parakohëshme ose gjymtyra të veçanta si duar, kembë, shtylla kurrizore, etj., do të mpihen, do të dalin jashtë funksionimit dhe nuk do ti kryejnë proçeset e tyre përkatëse që i nevojiten trupit të njeriut.

Me kalimin e kohës, sidomos kur njeriu arrin në moshën e tretë, energjia e brendshme zvogëlohet ose dobësohet shumë dhe i përballon me vështirësi sulmet e forcave të natyrës. Në një kohë të caktuar kur energjia e brendshme e njeriut shuhet, ai kalon në një formë tjetër të materies (vdes thotë populli ose kthehet në pluhur ose dhe pleh). Forcat e natyrës janë të pashtershme. Ato godasin dhe veprojnë mbi materien e çdo lloji. Në veprimet e tyre i ndjejmë më shumë kur ato godasin njeriun dhe të mirat materiale që ai i ka krijuar. Ky proçes duket qartë po të analizojmë jetën e një personi të vetëm. Periudha e zgjatjes të energjisë së brendshme tek një njeri shkon rreth 100 vjet, ndoshta dhe pak më shumë në varësi të trashëgimisë.

Forcat e jashtme të natyrës kërkojnë ta kthejnë njeriun nga vetëlëvizës në një trup pa energji. Ai pas vdekjes transportohet nga këto forca ose dhe nga vetë njerëzit (në këtë rast ata luajnë rolin e forcave të jashtme të natyrës si transportues ose punëtorë për veten e tyre) duke e groposur në tokë dhe mbuluar me dhe’. Kështu duke analizuar një njeri të vetëm të kësaj jete, arrin në përfundim se njeriu në sytë e njerëzimit është i përkohshëm; si njeri vetëlëvizës në tokën tonë. I njëjti proçes ndodh jo vetëm në qeniet e gjalla, por në të gjitha llojet e materies. Vetëlëvizja e Tokës shprehet jo vetëm me rrotullimin rreth vetes dhe rreth Diellit, por dhe me ndryshimin e përtëritjen e sipërfaqjes si rrjedhojë i veprimit të energjisë së brendshme të vetë tokës.

Toka fillimisht ka qenë një e terë e pandarë. Në saj të veprimit të energjisë së brendshme pas biliona-triliona vjetësh u copëtua në pllaka (sipas teorisë së tektonikës së pllakave) që shprehin konkretisht kontinentet e ndarë (Euro-Azia, Amerika, etj.), në përputhje me pllakat tektonike. Veprimi i energjisë së brendshme ka qenë, është dhe do të jetë vazhdimisht në luftë me forcat e jashtme të Universit (Dielli, planetet e sistemit tonë, yjet e Gjithësisë, etj.). Në saj të veprimit të Universit mbi tokën, energjia e brendshme e saj zvogëlohet ose dobësohet. Kjo shprehet me faktin se kohë më parë, kjo energji ishte aq shumë e fortë saqë arriti ta copëtojë Tokën në pllaka. Sot veprimi i energjisë së brendshme shprehet më rrallë dhe në pjesë të veçanta të rruzullit tokësor. Kjo vërtetohet nga shpërthimet e vullkanëve dhe veprimet e tërmetëve herë në një pjesë të një kontinenti dhe herë në një kontinent tjetër. Toka jonë sot ndodhet në fillimin e fazës së pleqërisë dhe do të vijë një kohë që ajo do të shkatërrohet ose transformohet d.m.th. do kalojë në një fazë tjetër të ekzistencës së materies si të gjithe yjet e Universit. Kjo do të ndodh kur forcat e jashtme të Universit do të mundin ta shuajnë energjia e brendshme e tokës, sepse me zhdukjen e kësaj energjie, ato e kanë të lehtë ta shkatërrojne planetin tonë, si rrjedhojë i eksplozionit. Proçesi kryhet njëlloj si tek qeniet e gjalla, vetëm se ndryshon kohë zgjatja. Sigurisht ky proçes tek planeti yne kërkon biliona vjet, ndërsa tek njeriu ai zgjat rrethe 100 vjet.

Pra çdo pjese e materies të çfarëdo madhësie apo dimensioni që ekziston në Univers i nënshtrohet të njejtit ligj të natyrës. Asnjë materie nuk ekziston dhe nuk mund të ekzistojë e vetme. Ato kundërveprojnë mbi njëra-tjetrën, d.m.th. ekziston dhe vepron ligji: Veprim – kundërveprim. Konkretisht njeriu vepron mbi natyrën, por dhe natyra i kundërvihet atij sipas kushteve duke ju përgjigjur më dobët ose me të njejtën forcë, por jo rrallë dhe me forca të jashtëzakonshme për ta shkatërruar dhe transformuar qenien e gjallë në një formë tjetër të materies. Forcat shkatërruese të natyrës kanë mposhtur ose mundur dhe do ta mundin në të ardhmen energjinë e brendshme të një njeriu, por kurrë nuk do të arrjnë të mundin energjinë e brendshme të gjithë njerëzimit, sepse një njeri vdes por qindra dhe mijëra njerëz lindin.

Energjia e brendshme e gjithë njerëzimit sa vjen e shtohet dhe forcohet si rrjedhojë i shtimit në menyrë të vazhdueshme të njerëzve.

Forcat e natyrës kanë mposhtur dhe do të mposhtin në të ardhmen një planet ose yll të vetëm duke e shkatërruar dhe transformuar në një formë tjetër të materies, por kurrë nuk do të arrijnë të shkatërrojnë yjet e Gjithësisë sepse një planet ose yll shkatërrohet qindra të tjerë formohen. Materia në të gjitha format e saj ndodhet në ekuilibër. Kur mbi të godisin ose veprojnë forcat e jashtme, ajo për një çast e humbet ekuilibrin, por në saj të energjisë së brendshme, brenda kohës së nevojshme dhe në varësi të madhësisë së forcës goditëse e rivendos atë. Njeriu nga çasti i lindjes e deri sa kalon në një formë tjetër të materies, në përgjithësi në saj të energjisë së tij të brendshme vazhdimisht ndodhet në ekuilibër. Kur energjia brenda trupit dobësohet për shkak të mungesës së ushqimit, ose kur atë e godasin forcat e jashtme, ai e humbet ekuilibrin dhe ndodhin ngjarje jo të pëlqyshme, p.sh. njeriu bie në tokë dhe mund të demtohet. Me anë të ndihmave mjeksore dhe veçanërisht të ushqimit që kërkon organizmi, rivendoset ekuilibri dhe kthimi në jetën normale.

Edhe Toka ose planeti ynë, i ndodhur nën goditjet dhe veprimet e forcave të jashtëme të natyrës, mund ta humbasi për një çast ekuilibrin, por në saj të energjisë së brendshme në përputhje me kohën e nevojshme e rivendos përsëri atë. I njëjti proçes zhvillohet për të gjithë yjet, etj., por Universi gjithmonë është dhe do të jetë në ekuilibër vazhdimisht. Ai e ruan ekuilibrin në saj të energjisë së brendshme brenda vetvetes.

Brenda çdo materie, në cilëndo formë që ajo të shprehet ekziston e mira dhe e keqja.

Vetëlëvizja e materies në saj të energjisë së brendshme në përgjithësi ka shprehur, po shpreh dhe do të shprehi gjithmonë zhvillimin e jetës njerëzore, lulëzimin e saj, ndërsa lëvizja si rrjedhojë i veprimit të forcave të jashtme ka sjellë, po sjell dhe do të sjelli shkatërrim dhe fatkeqësi të njerëzimit. Në këto përplasje fitues ka dalë, po del dhe do të dali vetëlëvizja e materies. Kjo luftë apo përplasje shprehet jo vetëm në qeniet e gjalla të veçanta në përgjithësi (njerëzit, kafshët, zogjtë, gjarpërinjtë, etj.), por dhe tek një familje, fis, shtet, etj). Të gjithë pjesëtarët e një familje vetveprojnë për të krijuar kushte jetese sa më të mira në familjen e tyre. Ata përplasen me njerëzit jashtë familjes që i kundërvihen atyre. Kjo përplasje zakonisht përfundon në paqe, por ka raste që sjell ofendime ose shkakton dhe vrasje.

Në të njetin përfundim; ndoshta dhe më keq të çon vetëlëvizja brenda një fisi dhe brenda një shteti. Shteti përpilon ligjet e tij, bazuar në vetëlëvizjen e njerëzve për një jetë më të mirë dhe më të begatshme. Të gjitha anët negative të vetëlëvizjes lidhen me egoizmin personal të një njeriu, të drejtuesit të familjes ose dhe të drejtuesve politikanë të një shteti. Këto ligje që vendosen në saj të vetëlëvizjes brënda një shteti, shërbejnë për të krijuar kushte të mirëqenies brënda shtetit dhe për tu mbrojtur nga sulmet shkatërruese të ndonjë shteti tjetër. Por nuk ka pak raste kur drejtimin e shtetit me anë të mashtrimeve dhe dogmave ideologjike e marrin njerëz egoistë, të cilët kërkojnë të dominojnë mbi shtetet e tjerë ose të zaptojnë edhe të gjithë botën. Vetëlëvizja ose vetëveprimi në këto raste luan rol negativ në shoqërinë njerëzore. Në vendet e zhvilluara, por dhe në ato me demokraci në zhvillim ku zbatohet liria e mendimit dhe të drejtat e njeriut në përputhje me kartën e Kombeve të Bashkuara, një pjesë e të rinjve shfrytëzojnë këto liri dhe shkelin ligjët e shoqërisë njerëzore. Ata duke u turrur pas pijeve alkolike, duhanit, drogës, lojrave të kumarit me para, nuk kanë mundësi të shohin jetën e vërtetë njerëzore dhe bëhen pre e njerëzve të ligj, egoistë që kërkojnë ta shthurrin botën. Kjo ndodh, sepse truri i tyre mpihet nga veprimi i forcave të jashtme (pijet alkolike jasht masë, droga, etj) dhe si rrjedhojë e dobësojnë veprimin e energjisë së brendshme të tyre, megjithëse tek ata kjo energji është në kulmin e zhvillimit të saj.

Këta të rinj nën ndikimin e goditjeve të jashtme e humbin kontrollin e vetes, sepse truri i tyre nuk është në gjendje ti drejtojë. Ata zvarriten drejt shthurrjeve njerëzore. Truri i tyre nuk e dallon të mirën nga e keqja. Ata shkojnë nga frynë era dhe do mbesin pa punë, do lypin, do flenë nëpër stacionet e trenit ose kembëzat e urave. Duke mos gjykuar me ndërgjegje nuk e kanë problem të ofendojnë, ose në disa raste të vrasin dhe njerëz duke përfunduar në burg. Vajzat që largohen nga familja duke përdorur shprehjen “Do të bej jetën time”,shkojnë pas të dashurve, i nënshtrohen pijeve alkolike, drogës, duhanit, etj., braktisin punën për të plotësuar dëshirat e tyre, mbesin pa para. Pra vetëlëvizja dhe vetëveprimi “i lirë”, i pa kontrolluar dhe pa u drejtuar nga truri e shkatërron njeriun e të gjitha moshave. I drejtohemi kryesisht të rinjve se ata janë e ardhmja e shoqërisë njerëzore, sepse janë më të prirur për të kaluar më shpejt në të ashtuquajturën jetë të shthurrur e me pasoja për të ardhmen e tyre personale dhe të shoqërisë njerëzore në terësi. Truri i tyre i mpirë nga pijet marramendëse nuk punon normalisht, për ti treguar të mirat dhe të këqijat e “jetës së re” që ata kanë përqafuar pa vetëdije, por të tërhequr nga e ashtuquajtura “bukuri” transformuese e çastit.

Si rezultat i punës së vazhdueshme të prindërve, njerëzve të afërm, shoqërisë, etj. duke punuar me ndërgjegjen e tyre, së bashku me energjinë e brendshme, e cila është në përplasje të vazhdushme me forcat e jashtme negative, mund të arrihet që një pjesë e këtyre të rinjve të rikthehen në jetën e zakonshme njerëzore. Nëse të rinjtë, por dhe të gjithë njerëzit do të zbatojnë thenien e popullit “Gjëlla me kripë dhe kripa me karar”, njerëzimi do të kalojë një jetë jo vetëm normale, por dhe të bukur. Sot shteti, gazetat, televizioni, etj., duke parë situatën e rendë që është krijuar dhe vazhdon të zhvillohet kryesisht tek të rinjtë, po përdor të gjitha format e mundshme për të forcuar njësinë bazë të jetës njerëzore, familjen. E gjithë shoqëria njerëzore është e shqetësuar për këto probleme. Si rrjedhojë ajo duhet të përpiqet të gjejë kyçin për ti kuruar dhe me synim për ti shëruar këto sëmundje ngjitëse dhe të rrezikshme për jetën që dhurohet vetëm njëherë.

Shumë njerëz, kryesisht të rinj të infektuar nga sëmundje të tilla, kur e pësojnë dhe ndodhen në gjendje shumë të rendë, kujtohen se ekziston një fuqi që mund ti shpëtojë dhe i drejtohen asaj duke u shprehur “O i madhi Zot! Na fal se kemi gabuar. Ju lutemi na ndihmoni!”
Kuptimi i jetës nuk është dhe kaq i thjeshtë siç paraqitet në këtë shkrim. Por, le të jetë ky qoftë dhe një shkëndi për të rizgjuar trurin e atyre të rinjve që kanë shkarë nga rruga e jetës normale të njerëzimit dhe një paralajmërim për të gjithë të tjerët. A do të shuhet energjia e brendshme e njerëzimit dhe e të gjithë qenieve të gjalla?! Para së gjithash duhet të shprehemi qartë me bindje dhe me fakte se materia në përgjithësi dhe qeniet e gjalla në veçanti, si dhe energjia e brendshme janë binjakë. Ata kanë ekzistuar, kanë lindur ose janë formuar bashkë. Energjia e brendshme do të ndalojë vetëveprimin e saj tek një njeri i vetëm kur ai të transformohet dhe të kalojë nga materie e gjallë dhe vetëlëvizës në një formë tjetër të saj, duke ju nënshtruar lëvizjes si rrjedhojë i veprimit të forcave të jashtme të natyrës. Përvoja e jetës deri tanishme ka treguar se koha e veprimit të vetëlëvizjes tek një njeri i vetëm vërtitet rreth 100 vjet. Pikërisht kur energjia e brendshme është mundur nga veprimi i forcave të jashtme të natyrës.

Tek të gjitha qeniet e gjalla, energjia e brendshme do të pushojë së vepruari kur ato detyrohen nga forcat e jashtme të natyrës të ndalojnë vetëlëvizjen dhe të transformohen duke kaluar në një formë tjetër të materies. Duhet të pranojmë të bindur duke u bazuar në faktet ekzistuese të deri tanishme të jetës njerëzore se energjia e brendshme ndalon vetëlëvizjen e një njeriu në nje kohë të caktuar. Për gjithë njerëzimin; kjo energji është dhe do të mbetet e pashtershme, sepse ai vazhdimisht shtohet dhe do të mbetet i përjetshëm. Por duhe theksuar se këta njerëz “të mençur” nuk ekzistojnë tek qeniet e tjera të gjalla (kafshët, zogjtë, gjarpërinjtë, etj.). Kështu që bota e gjallë do të vazhdojë qoftë dhe pa njerëzimin, si rrjedhojë i dëfrimit çmenduror të disa kokrrave me tru të kalbur.

Deri tani është shkruar dhe analizuar shkurt bota tonë e madhe, ku jetojnë qeniet e gjalla, materia e ngurtë si Toka ose planeti ynë dhe yjet në Univers. Të gjitha këto ne i shohim, i prekim dhe i ndjejmë në saj të energjisë së brendshme, të vetëlëvizjes dhe gjithçka na duket e natyrshme. Por duhet mos të harrojmë se ekziston dhe një botë tjetër jo më pak e vogël se e jona. Kjo është bota e madhe, për mos të thenë shumë e madhe e “mikroorganizmave”. Këtë botë ne nuk e prekim, nuk e ndjejmë, madje as e shohim direkt, përveç se me anë të mikroskopit. Mikroorganizmat vetlëvizin brenda dhe jashtë çdo materie: qenieve të gjalla, materies së ngurtë, të lengët, etj.. Për proçeset që kryejnë mikroorganizmat, mendime më konkrete duhet të japin specialistet mikrobiologë. Deri tani është arritur në konkluzion se dhe qeniet e kësaj bote vetëlëvizin dhe vetëveprojnë si bota njerëzore, e kafshëve, zogjve, etj. Veprimet e tyre ndodhin si brenda çdo materie dhe jashtë saj.

Transportimi ose lëvizja e mikroorganizmave nga një materie tek tjetra kryhet nga forcat e jashtme si: ajri, rrymat ujore, nga lëvizja e trupave të materieve ose nga goditja e tyre njeri me tjetrin dhe formave të tjera. Edhe bota e mikroorganizmave kryen vetëlëvizje ose veprime të dobishme dhe të demshme në kontakt me çdo materie tjetër (tek njerëzit, kafshët, zogjtë, etj.). Po të mos ekzistonte dhe mos ekzistojë proçesi i vetëlëvizjes dhe vetëveprimit të të gjitha llojeve të materies në gjithësinë e pafund, Universi do të paraqitej si një lëmsh i terë, i ngrirë dhe i palëvizëshëm. Eshtë aftësia dhe madhështia e trurit që studjon, analizon, zbërthen dhe paraqet qartë dhe bukur të gjitha proçeset që ndodhin në Gjithësinë apo Universin, sigurisht sipas shkallës së njohjes së deritanishme. Truri i njeriut është një substancë enigmatike e qënies së gjallë dhe të bukur, e pazbërthyeshme, por e dobishme për botën që ai ose njeriu percepton. Truri i njeriut studjon analizon dhe paraqet me nuanca tërheqëse të gjitha llojet e materies që sipas këtij truri ekzistojnë lëvizin dhe transformohen në Univers. Pra është truri i njeriut që jep perceptimin mbi ekzistencën e materies në Univers?!

The post Vetëlëvizja e materies! Gjallëri dhe Bukuri e Universit first appeared on JavaNews.al.

Edhe guximi është ngjitës

Nga Plarent Ndreca

Në shoqëritë moderne, pushteti nuk matet më me forcën e dhunës fizike apo me censurën e hapur. Ai matet me diçka shumë më të heshtur dhe më efikase: me frikën. Me heshtjen që ajo prodhon. Me vetëpërmbajtjen që imponon. Me deformimin gradual të debatit publik, deri në pikën kur askush nuk është më i sigurt nëse po flet lirshëm apo po peshon pasojat e fjalës së vet. Frika, një ndjesi e padukshme por gjithnjë prezente, i bën zërat të ndalen para se të artikulohen dhe veprimet të paralizohen para se të ndërmerren. Ky është një diktat i ri, jo i ushtruar përmes dhunës së hapur, por përmes një sofistikimi të tillë institucional sa shpesh kalon pa u vënë re. Në këtë arkitekturë frike, prokuroria shihet gjithnjë e më shumë jo si funksion kushtetues, por si instrument presioni publik. Kur suksesi matet me shifra, numër hetimesh, masa sigurimi, emra me rezonancë, drejtësia rrezikon të zhvendoset nga faktet te personat, nga ligji te perceptimi publik. Hetimi nuk lexohet më si proces për zbulimin e së vërtetës, por si sinjal force.

Kjo nuk është një dukuri shqiptare. Është një devijim i njohur institucional, i studiuar dhe i dokumentuar. Për këtë arsye, në çdo demokraci europiane funksionale, prokurori nuk konceptohet si pushtet i pakufizuar, por si funksion publik i lidhur ngushtë me ligjin, proporcionalitetin dhe vetëpërmbajtjen institucionale. Rekomandimi (2000)19 i Komitetit të Ministrave të Këshillit të Europës është i qartë: prokurorët duhet të ushtrojnë funksionet e tyre në mënyrë të paanshme dhe objektive, duke respektuar plotësisht të drejtat e njeriut dhe duke shmangur çdo veprim që cenon prezumimin e pafajësisë. Sipas këtij standardi, të detyrueshëm për vendet që aspirojnë dhe aderojnë në familjen europiane, prokurori nuk është aktor i spektaklit publik. Ai është garant i ligjshmërisë procedurale. Sa herë që kjo vijë kapërcehet, drejtësia pushon së qeni mbrojtje dhe kthehet në instrument.

Historia institucionale e ka provuar këtë pa ekuivok: sa herë që rendi vendoset mbi drejtësinë, padrejtësia institucionalizohet. Edgar Hoover, drejtuesi më jetëgjatë dhe një nga figurat më kontroverse që formësoi FBI-në, e drejtoi institucionin mbi parimin se “Justice is incidental to law and order”. Pas vdekjes së tij, pikërisht kjo filozofi çoi në një krizë të thellë besimi publik dhe detyroi Kongresin Amerikan të ndërhyjë, duke kufizuar fuqinë e institucionit përmes mekanizmave të fortë mbikëqyrjeje. Ishte një korrigjim i vonuar, por i domosdoshëm dhe një paralajmërim që mbetet aktual.

Në Shqipëri, zgjedhja e drejtuesit të ri të SPAK e ka risjellë këtë debat në qendër të vëmendjes publike. Në fjalën e tij, z. Braho deklaroi se “do të drejtohemi drejt standardeve dhe të së drejtës” dhe se, për këtë arsye, kishte zgjedhur shpesh t’i komunikonte personalisht akuzat, për t’u bindur në drejtësinë e vendimit të tij. Kjo deklaratë është për tu përshëndetur dhe nuk është thjesht retorikë ceremoniale. Ajo është angazhim institucional dhe si çdo angazhim institucional, kërkon veprim. Sepse rreziku real për drejtësinë penale sot nuk është mungesa e procedimeve, por deformimi i tyre. Kur hetimi perceptohet si proces ndaj individit dhe jo ndaj veprës penale, ai humbet funksionin e tij themelor. Hetimi që duhet të zbulojë të vërtetën rrezikon të shndërrohet në mjet ndëshkimi publik. Procedimi bëhet dënim paraprak dhe shteti i së drejtës fillon të humb legjitimitetin.

Në këtë rrëshqitje, politika dhe media shpesh luajnë rol përforcues. Heshtja e politikës nga frika apo interesi dhe sensacionalizmi mediatik e ushqejnë logjikën e shifrave dhe të presionit publik. Rezultati është një klimë ku drejtësia gjykohet nga perceptimi, jo nga standardi; nga impakti, jo nga ligjshmëria. Pasojat janë të prekshme. Gjykatat ndjejnë presion. Kontrolli kushtetues dobësohet. Qytetarët ushqehen me imazhin e drejtësisë, por jo me drejtësi reale. Besimi në sistem gërryhet dhe shteti i së drejtës humbet gravitetin e tij moral.

Por historia tregon se frika nuk është kurrë aq ngjitëse sa guximi. Në fjalimin e saj në samitin “Leading Women Defined” në vitin 2022, ish-Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris, vuri në dukje se frika përhapet shpejt në shoqëri, por shtoi një të vërtetë po aq themelore: “Courage is contagious”— edhe guximi është ngjitës. Në një shtet të së drejtës, guximi për të thënë të vërtetën dhe vepruar sipas të drejtës është detyrim institucional. Guximi i prokurorit për t’u vetëkufizuar nga standardet. Guximi i politikës për të ushtruar kontroll kushtetues pa frikë. Guximi i gjykatave për të mbrojtur pavarësinë e tyre edhe kur presioni është i fortë.

Mandati i ri i drejtimit të SPAK ka përpara një zgjedhje të qartë dhe të pashmangshme: të ndjekë logjikën frikësuese të statistikave apo të ndërtojë autoritet mbi standarde. Vetëm rruga e dytë është në përputhje me Kushtetutën, me standardet e Këshillit të Europës dhe me vetë deklarimet publike të drejtuesit të ri. Vetëm në këtë mënyrë prokuroria mund të rikthehet në funksionin e saj të vërtetë: jo si burim frike, por si institucion që fiton autoritet duke respektuar standardet që vetë kërkon nga të tjerët.

The post Edhe guximi është ngjitës first appeared on JavaNews.al.

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 13 dhjetor 2025

Dashi

Mos i mbani inat partnerit nëse debatoni me te sepse çdo gjë qe do ua thotë do ua thotë për te mirën tuaj. Mundohuni nga ana tjetër te tregoheni me te hapur dhe me tolerante. Beqaret do jeni shume indiferente ndaj personave qe do takojnë dhe kjo do largoje mundësitë për te krijuar një lidhje. Financat duhen pasur me ne qendër te vëmendjes sepse po e tepruat me shpenzimet do keni probleme.

Demi

Merkuri do kujdeset sot për jetën sentimentale te çifteve. Komunikimi ndërmjet jush do jete edhe me i forte dhe çdo gjë do shkoje ashtu si e kishit menduar. Beqaret nuk duhet te ecin me sy mbyllur drejt një personi qe sapo e kane njohur sepse shume shpejt do pendohen. Financat do jene gjate gjithë kohës te ekuilibruara kështu qe mos u shqetësoni aspak.

Binjaket

Venusi do e mbroje gjate gjithë kohës jetën tuaj ne çift sot. Dita do jete e mbushur me emocione dhe do dëshironi qe ajo te mos ketë fund. Beqaret do ndërmarrin iniciativa dhe do dalin neper takime. Edhe me miqtë po te dilni do takoni persona interesante. Ne planin financiar do jene te favorizuara edhe transaksionet. Situata do jete goxha e mire.

Gaforrja

Dëgjojeni me shume tjetrin sot nëse nuk doni te keni mosmarrëveshje me vone. Ne një lidhje jeni dy, kështu qe mos veproni ne asnjë moment sipas mendjes suaj. Beqaret do kenë takime pa asnjë te ardhme dhe serish do ngelen vetëm. Ekuilibri financiar do jete i garantuar. Te paktën ne këtë plan do jeni te qete dhe do shpenzoni pa frike për ato qe iu duhen.

Luani

Mos i mbyllni sytë sot dhe mos e toleroni partnerin me shume sesa duhet. Mos duroni hakërrimet e tij apo zërin e larte vetëm sepse nuk është ne qejf. Çdo gjë e ka një kufi dhe këtë duhet t’ia thoni atij. Beqaret nuk do e kenë mendjen tek krijimi i një lidhjeje, por një takim interesant do i beje te ndryshojnë mendim. Ne planin financiar do keni fat me shumice.

Virgjeresha

Te dashuruarit do përgatisin surpriza për njeri-tjetrin dhe do përjetojnë emocione pa fund. Format e te shprehurit te ndjenjave do jene nga me te shumtat. Ka shume mundësi qe ata qe janë ende vetëm te takojnë një person nga elita e shoqërisë i cili do ua ndryshoje përgjithmonë jetën. Ne planin financiar çdo gjë do shkoje ashtu si e kishit menduar.

Peshorja

Do flisni për gjithçka me partnerin tuaj sot dhe nuk do i mbani atij asnjë te fshehte. Çdo gjë do shkoje mire mes jush kështu qe nuk do keni për çfarë te shqetësoheni. Beqaret do takojnë shume persona. Bëjini sa me shume pyetje dhe njihini me mire ata para se te hidhni çdo lloj hapi. Ne planin financiar do i menaxhoni me shume kujdes te ardhurat dhe situata do jete e mire.

Akrepi

Edhe nëse jeni te ngarkuar me pune apo keni lënë ndonjë angazhim me miqtë, nuk duhet t’ia prishni qejfin partnerit dhe ta lini atë vetëm ne momentin qe ua ka me shume nevojën. Beqaret do fillojnë te pëlqejnë mjaft një shok fëmijërie. Ne fakt edhe ai ka njëfarë simpatie për ju. Financat do jete te stabilizuara megjithatë tregohuni ende pak strikte me shpenzimet.

Shigjetari

Dite tërësisht e qete kjo e sotmja për te dashuruarit. Çdo gjë do shkoje me se miri dhe do ndiheni mire ne krahët e partnerit tuaj. Beqaret me shume gjasa do kenë dashuri me shikim te pare kështu qe duhet t’i bëjnë sytë katër ne çdo moment. Ne planin financiar shmangni me çdo kusht shpenzimet marramendëse edhe sikur te jene për objekte te nevojshme.

Bricjapi

Jeta ne çift do shkoje mire sot, por duhet t’iu kushtoni edhe pak vëmendje familjareve dhe miqve tuaj te ngushte. I keni lënë paska pas dore dhe ata janë mërzitur për këtë fakt. Beqaret duhet te bëjnë edhe pak durim nëse duan te gjejnë personin qe iu përshtatet me tepër. Financat nuk do jene problematike megjithatë kini parasysh qe shpenzimet duhen kryer me kujdes.

Ujori

Ata qe janë një lidhje do kenë një rizgjim te pasionit gjate kësaj dite. Do kaloni momente edhe me entuziazmues se me pare. Nëse ende nuk e keni gjetur shpirtin tuaj binjak, sot mundësitë për ta arritur këtë janë te shumta. Shikoni ne çdo vend qe do shkoni. Ne planin financiar do e dini mire çfarë hapash te hidhni për ta përmirësuar situatën.

Peshqit

Duhet te reflektoni me kujdes sot për te ardhmen e jetën tuaj ne çift dhe te merrni vendimet e duhura. Nëse keni kohe qe keni pasur probleme me partnerin me mire te qëndroni pak larg qe ta kuptoni sa ndjeni për njeri-tjetrin. Beqaret serish do ngelen vetëm edhe pse takimet nuk do mungojnë. Financat do jene te mira, megjithatë para se te blini diçka pyesni ne disa vende për ta marre sa me lire.

The post Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 13 dhjetor 2025 first appeared on JavaNews.al.

❌