❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus

✇Albeu
By: M C

Luçiano Boçi ka deklaruar se PD nuk do të braktisë Komisionet për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore.

“QĂ«ndrimi i shprehur i PD pas diskutimeve nĂ« kryesinĂ« e vogĂ«l, Ă«shtĂ« qĂ« PD do vijojĂ« tĂ« jetĂ« pjesĂ« e Komisionit Zgjedhore dhe Territoriale dhe do vazhdojĂ« me agjendĂ«n e komisioneve.

Ne nuk e bojkotojmë komision, do njoftojmë për gatishmërinë e grupit të PD për të bashkëvijuar këtë reformë që është e rëndësishme.

Në grup parlamentar ne diskutojmë në mënyrë demokratike, pati mendime për braktisje, por Komisioni më i rëndësishëm Komisioni i Mandateve.

Duhet tĂ« ketĂ« njĂ« dalje dhe duhet tĂ« jetĂ« konsensuale, pĂ«rndryshe paska qenĂ« proces i paravendosur”, tha Boçi, bashkĂ«kryetar i ReformĂ«s Territoriale.

The post PD tërhiqet nga bojkoti, Boçi: Do të marrim pjesë në Komisione, por vendimet duhet të jetë me konsensus appeared first on Albeu.com.

EMRAT/ Mbledhja e PD, 10 deputetë kundër bojkotit të Reformave Zgjedhore dhe Territoriale: Duhet të marrim pjesë në komisione

✇Albeu
By: M C

Në mbledhjen me dyer të mbyllura të Grupit Parlamentar të PD-së, kryedemokratit Sali Berisha i kanë dalë kundër disa deputetë për vendimmarrjen e bojkotit të komisioneve për Reformën Territoriale dhe Zgjedhore.

Sipas gazetarit Osman Stafa, deputetët Bledjon Nallbati, Xhelal Mziu, Oerd Bylykbashi, Ina Zhupa, Tritan Shehu, Arjan Ndoja, Luan Baçi, Bledi Himci, Bujar Leskaj dhe Eno Bozdo, kanë deklaruar se duhet të merret pjesë në komisione për reformat zgjedhore e territoriale.

Në këto kushte, Berisha është shprehur se do jetë Kryesia ajo që do marrë vendimin final lidhur me marrjen pjesë në mbledhje ose jo.

Kujtojmë se ditën e sotme PD braktisi sërish mbledhjen për Reformën Territoriale, ndërkohë mazhoranca socialiste në Komisionin e Posaçëm për Reformën Territoriale pritet të aktivizojë mekanizmin zhbllokues pas bojkotit të opozitës.

Kryetari i kĂ«tij komisionit, Arbjan Mazniku paralajmĂ«roi se do t’i drejtohen Kuvendit formalisht pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« ndryshimet nĂ« Komision, me qĂ«llim, sic tha ai, t’i hapet rruga punimeve tĂ« komisionit.

“Ne do ti drejtohemi seancĂ«s pĂ«r tĂ« ndryshuar komisionin dhe ti hapim rrugĂ«n me shpejtĂ«si dhe tĂ« fitojmĂ« kohĂ«n e humbur” , tha Mazniku.

Nga ana tjetër, kryetari i Grupit Parlamentar të PS Taulant Balla, në një prononcim për mediat tha se deputetët e PD nuk lejohen nga Sali Berisha që të marrin pjesë në mbledhjen e Komisionit të Posaçëm për Reformën Territoriale.

Balla shpreson në një reflektim të demokratëve, për pjesëmarrjen ne komision ditën e sotme, në të kundërt, ai paralajmëroi se nesër në Kuvend do të aktivizohet mekanizmi zhbllokues.

“UnĂ« nuk bĂ«j ultimatume, por kam bĂ«rĂ« njĂ« kĂ«rkesĂ« kolegĂ«ve tĂ« PD qĂ« tĂ« reflektojnĂ« sa i pĂ«rket detyrimit qĂ« kanĂ« pĂ«r tĂ« zbatuar vendimin e Kuvendit pĂ«r ngritjen e Kuvendit tĂ« Posaçme pĂ«r ReformĂ«n Territoriale.

Tre muaj pas ngritjes së Komisionit, deputetët e PD nuk lejohen nga lidershipi i tyre për të marrë pjesë. Besoj dhe shpresoj që në mbledhjen e sotme, jo vetëm deputetët e opozitës të jenë prezent, por të marrin edhe detyrat, në mënyrë që nesër ne seancën e Kuvendit të mos vendosim mekanizma zhbllokues.

Ky mekanizëm zhbllokues do të aplikohet tek komisioni i posacëm për territorialen, nëse nuk ka reflektim dhe Shqipëria është e detyruar të adresojë rekomandimet shumë vjeçare të ODIHR.

UnĂ« mendoj qĂ« dialogu e ka parakusht tĂ« vetĂ«m pjesĂ«marrjen. Me kĂ«tĂ« tĂ« dialogoj, kur ai nuk vjen”, tha Balla.

The post EMRAT/ Mbledhja e PD, 10 deputetë kundër bojkotit të Reformave Zgjedhore dhe Territoriale: Duhet të marrim pjesë në komisione appeared first on Albeu.com.

Alba fiksohet pas Limit, mban fotografinĂ« dhe Stitch-in teksa ha ushqim, Hygerta: S’je mirĂ« nga mendtĂ«

Alba ka ndezur debat në shtëpi pasi hante ushqim me një shkop në dorë, të lidhur me një shirit të kaltër, duke mbajtur me vete Stitch-in dhe një fotografi të Limit, të cilën ajo e mori edhe pse nuk ishte e saj.

Labi thotë se fotografinë Limi ia kishte dhënë Labit, jo Albës.

Ajo u përplas edhe me Klodin dhe me të tjerët. Hygerta i thoshte se nuk ishte mirë dhe dukej si film horror, pasi Alba kishte stiluar flokët me dy bishta dhe grimin e kishte të çuditshëm.

Klodi shtoi mĂ« tej: “TĂ« ishte e mbarĂ«, ti respekton veten”.

Alba u shpreh: “S’e keni parĂ« akoma horrorin. Do ta shihni tĂ« martĂ«n”.

Labi më tej ankohet duke thënë se e ka respektuar Albën dhe se sjellja e saj nuk është në rregull.

Alba i thotĂ«: “NatĂ«n e mirĂ« dhe mos mĂ« shqetĂ«so duke ngrĂ«nĂ«, o viktima e vogĂ«l skematike”.

The post Alba fiksohet pas Limit, mban fotografinĂ« dhe Stitch-in teksa ha ushqim, Hygerta: S’je mirĂ« nga mendtĂ« appeared first on Albeu.com.

PĂ«rmirĂ«sim i dukshĂ«m nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin/ Njihuni me ‘surprizat’ e motit pĂ«r ditĂ«n e nesĂ«rme

✇Albeu
By: M C

Sipas MeteoAlb, vendi ynë do të dominohet nga vranësira të shpeshta, duke sjellë reshje shiu në Ultësirën Perëndimore dhe dëborë të izoluar në zonat malore.

Gjatë pasdites pritet përmirësim gradual i motit. Temperaturat luhaten nga -2°C deri në 14°C, ndërsa era do të fryjë me shpejtësinë mbi 40 km/h nga drejtimi Perëndimor duke gjeneruar dallgëzim 2 ballë.

Ndërsa kushtet e motit në vendin tonë për ditën e nesërme. Sipas MeteoAlb, Paraditja do të karakterizohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ndërsa pasditja sjell përmirësim të dukshëm të motit në të gjithë territorin.

Temperaturat luhaten nga 0°C deri në 17°C, ndërsa era fryn jugore me shpejtësi mbi 65 km/h, duke krijuar dallgëzim deri në 5 ballë.

The post PĂ«rmirĂ«sim i dukshĂ«m nĂ« tĂ« gjithĂ« territorin/ Njihuni me ‘surprizat’ e motit pĂ«r ditĂ«n e nesĂ«rme appeared first on Albeu.com.

E papritur, zarf i zi në shtëpinë e Big Brother/ Anulohet televotimi, çfarë ndodhi

✇Albeu
By: M C

Vëllai i Madh ka dërguar këtë të hënë një zarf të zi në shtëpinë më të famshme në Shqipëri, pas mosbindjes së grupit të Gretës për të marrë pjesë në provat e sfidës së kërcimit.

Kur ra gongu qĂ« banorĂ«t tĂ« shkonin tĂ« nisnin provat, Baby G u shpreh se fillimisht do tĂ« pĂ«rgatiste ushqimin dhe mĂ« pas do t’i bashkohej provave, çka solli debate mes pjesĂ«tarĂ«ve tĂ« grupit. PĂ«r shkak tĂ« moszbatimit tĂ« urdhrit, VĂ«llai i Madh vendosi anulimin e televotimit aktual, duke theksuar se pasojat pĂ«r grupin qĂ« nuk u bind do tĂ« bĂ«hen tĂ« ditura gjatĂ« Prime-t tĂ« sĂ« martĂ«s.

Ndërkohë, grupi i Selin është shpallur automatikisht fitues i sfidës së kërcimit dhe do të performojë live gjatë spektaklit të ardhshëm.

Në mesazhin e zarfit të zi, Vëllai i Madh rikujtoi se autoriteti i tij është i panegociueshëm dhe se çdo mosbindje ndaj urdhrave të tij do të shoqërohet me pasoja për banorët.

“BanorĂ«, VĂ«llai i Madh ka ndjekur me vĂ«mendje sjelljen tuaj gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme.

Pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme për të realizuar sfidën e kërcimit, grupi i Gretës ka zgjedhur të mos i bindet Vëllait të Madh.

Siç u njoftuat, kjo sfidĂ« Ă«shtĂ« shumĂ« e rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r spektaklin e radhĂ«s, ndaj pĂ«r shkak tĂ« moszbatimit tĂ« kĂ«tij urdhri, VĂ«llai i Madh ju njofton se televotimi aktual anulohet. Vendimi pĂ«r pasojat qĂ« do tĂ« ketĂ« grupi qĂ« nuk Ă«shtĂ« bindur do t’iu komunikohet gjatĂ« mbrĂ«mjes sĂ« nesĂ«rme.

Ndërkohë, Vëllai i Madh njofton se grupi i Selin shpallet automatikisht fitues i kësaj sfide dhe do të jetë ai që do të performojë live.

VĂ«llai i Madh ju rikujton se autoriteti i tij nuk anashkalohet dhe se mosbindja ndaj urdhrave tĂ« tij sjell pasoja pĂ«r ju”, shkruhej nĂ« zarfin e zi.

The post E papritur, zarf i zi në shtëpinë e Big Brother/ Anulohet televotimi, çfarë ndodhi appeared first on Albeu.com.

Rreziku mbetet i pranishĂ«m nĂ« “Kthesat e DragostunjĂ«s”, qarkullim me vĂ«shtirĂ«si dhe mungesĂ« masash sigurie

✇Albeu
By: V K

KĂ«tĂ« tĂ« hĂ«nĂ«, qarkullimi i automjeteve nĂ« aksin nacional Librazhd–QafĂ« ThanĂ«, nĂ« zonĂ«n problematike tĂ« Kthesave tĂ« DragostunjĂ«s, vijon tĂ« kryhet me vĂ«shtirĂ«si.

Aktualisht, vetëm një korsi e gjysmë e rrugës është e hapur, ndërsa një gur gjigant ndodhet ende mbi asfalt, duke përbërë rrezik real për drejtuesit e mjeteve.

Ajo që bie më tepër në sy, një ditë pas ngjarjes së rëndë, është mungesa e autoriteteve në terren.

Nuk ka sinjalistikë paralajmëruese, as punonjës që të këshillojnë drejtuesit e mjeteve të ulin shpejtësinë në një segment që mbetet tejet i rrezikshëm.

Ndonëse për më shumë se 7-8 orë, gjatë ditës së dielë, mjete të rënda punuan pa ndërprerje për shembjen e skarpatës së dëmtuar dhe lirimin e rrugës, situata nuk është normalizuar plotësisht.

Në korsinë e bllokuar, mjetet e tonazhit të rëndë e kanë të pamundur shkëmbimin, duke krijuar tension dhe rrezik të shtuar për aksidente.

Mes personave qĂ« u pĂ«rballĂ«n drejtpĂ«rdrejt me rrezikun Ă«shtĂ« edhe banori i zonĂ«s, Safet Duka, i cili i shpĂ«toi pĂ«r mrekulli masivit tĂ« gurĂ«ve qĂ« u shkĂ«put nga mali, nĂ« njĂ« moment qĂ« mund t’i kishte marrĂ« jetĂ«n atij dhe nĂ«nĂ«s sĂ« tij.

Ai tregon se automjeti i tij u dëmtua nga gurët e parë që ranë në rrugë dhe kërkon dëmshpërblim nga firma që mirëmban aksin, si dhe masa urgjente nga autoritetet për të rikthyer sigurinë për përdoruesit e rrugës.

Ndërkohë, të dielën, Kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Ami Kozeli, mohoi që shembja e masivit të jetë shkaktuar nga punimet për zgjerimin e Korridorit VIII.

Megjithatë, fakt mbetet se shumë pranë segmentit të dëmtuar shihen mjete dhe punime aktive për gjurmën e re të rrugës, çka ka shtuar dyshimet dhe debatet mbi ndikimin e tyre në stabilitetin e terrenit.

Situata ka ngritur gjithashtu edhe shqetësime mjedisore. Ambjentalistët denoncojnë hedhjen e mbetjeve inerte në lumin Shkumbin, duke paralajmëruar pasoja serioze për ekosistemin dhe duke kërkuar ndërhyrje të menjëhershme nga institucionet përgjegjëse.

Në një nga akset më të rëndësishme kombëtare, që lidh juglindjen me pjesën tjetër të vendit, rreziku ende nuk ka kaluar. Drejtuesit e mjeteve lëvizin mes frikës dhe pasigurisë, ndërsa pritshmëritë për masa konkrete dhe prani shtetërore në terren mbeten ende pa përgjigje.

The post Rreziku mbetet i pranishĂ«m nĂ« “Kthesat e DragostunjĂ«s”, qarkullim me vĂ«shtirĂ«si dhe mungesĂ« masash sigurie appeared first on Albeu.com.

Inxhinieri Nazarko: Tuneli i Murrizit rrezik, çarjet vijnë për shkak të kushteve të ndërtimit

✇Albeu
By: V K

Në një intervistë për News 24, inxhinieri Romeo Nazarko, komentoi problematikat e fundit të raportuara në rrugët e vendit, si çarjet në tunelin e Murrizit në Rrugën e Arbrit, dhe bllokimin prej 7 orësh ditën e djeshme të aksit Librazhd-Përrenjas, për shkak të rrëshqitjes së një masivi shkëmbor.

Ai theksoi se tuneli i Murrizit paraqet rrezikshmëri, duke shtuar se çarjet vijnë si pasojë e mosplotësimit të kushteve të ndërtimit.

Ai përmendi gjithashtu edhe një ekspert grek, i cili ka theksuar se në këtë tunel ka mungesë çeliku.

Nazarko akuzoi gjithashtu ministrinë e Infrastrukturës se nuk lejon krijimin e Urdhrit të Inxhinierëve, një enti, që do të mundësonte analiza të pavarura.

“PĂ«r tĂ« konstatuar nga vijnĂ« kĂ«to çarje duhet oponencĂ« nga njĂ« ent tjetĂ«r i pavarur. KĂ«tĂ« shqetĂ«sim e kemi ngritur me dhjetĂ«ra herĂ«. Ministria ka mbyllur tĂ« gjitha rrugĂ«t e komunikimit pĂ«r krijimin e urdhrit tĂ« inxhinierit pĂ«r tĂ« analizuar. Sot kemi mendimet e inxhinierĂ«ve tĂ« licensuar pranĂ« ministisĂ« sĂ« InfrastrukturĂ«s, dhe oponenca Ă«shĂ« e njĂ«anshme.

ËshtĂ« vĂ«rtet rrezik, vijnĂ« pĂ«r shkak tĂ« kushteve tĂ« ndĂ«rtimit tĂ« tunelit, eliminimit tĂ« tĂ« gjithĂ« elementĂ«ve. Eksperti grek tha mungon çeliku, dikush mungojnĂ« shtresat qĂ« bĂ«jnĂ« eliminimin e ujĂ«rvĂ« nĂ«ntokĂ«sorĂ«. Mungesa e kĂ«tyre elementĂ«ve qĂ« projektuesve iu duken elementare sjellin pasoja qĂ« kemi sot “, tha ai.

Duke u ndalur te bllokimi i aksit Librazhd-Përrenjas, ai theksoi se përveç ujërave, shkarjet kanë ardhur edhe për shkak të provokimit në pjesën lindore. Po ashtu ai theksoi se kompania nuk kishte marrë masa për të parandaluar rrëshqitjet.

“RrĂ«shqitja ka ardhur edhe pĂ«r shkak tĂ« punimeve nĂ« pjesĂ«n e Korridorit 8, nĂ« pjesĂ«n lindore. Çdo vit kemi rrĂ«shqitje gurĂ«sh e dherash por kjo nuk ishte rrĂ«shqitje pĂ«r shkak tĂ« ujĂ«rave nĂ«ntokĂ«sorĂ«, por edhe e provokuar nga dora e njeriut. PĂ«rgjatĂ« punimeve nĂ« Korridorin 8, dora e njeriut ka provokuar pĂ«r shkak tĂ« gĂ«rmimeve dhe vibrimeve pĂ«r ngjeshjen e rrugĂ«s”.

The post Inxhinieri Nazarko: Tuneli i Murrizit rrezik, çarjet vijnë për shkak të kushteve të ndërtimit appeared first on Albeu.com.

Saimir Korreshi ironizon gjendjen e Pediatrisë në Spitalin e Lushnjes: Merrni ombrellë kur të shkoni (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi, ka reaguar me ironi për gjendjen e Pediatrisë në Spitalin e Lushnjes, duke publikuar në rrjetet sociale pamje ku dallohet lagështirë dhe rrjedhje uji në ambientet e pavionit.

Në postimin e tij, Korreshi ironizon situatën duke u bërë thirrje qytetarëve që, sipas tij, të tregojnë kujdes kur vizitojnë Pediatrinë dhe të marrin edhe çadër me vete.

“Kujdes kur tĂ« shkoni nĂ« PediatrinĂ« e Spitalit nĂ« Lushnje. Ju lutem merrni dhe ombrellĂ« me vete”, shkruan deputeti, duke e shoqĂ«ruar reagimin me pamje nga ambientet e brendshme tĂ« spitalit.

MĂ« tej, ai vijon ironinĂ« duke iu referuar asaj qĂ« e quan “reformĂ« tĂ« thellĂ« nĂ« shĂ«ndetĂ«si”, duke paralajmĂ«ruar pĂ«r rrezikun e rrĂ«shqitjes nĂ« shkallĂ«, pasi pavioni i PediatrisĂ« ndodhet nĂ« katin e katĂ«rt.

Sipas Korreshit, lagështira dhe kushtet e krijuara përbëjnë rrezik për pacientët, prindërit dhe stafin mjekësor.

 

The post Saimir Korreshi ironizon gjendjen e Pediatrisë në Spitalin e Lushnjes: Merrni ombrellë kur të shkoni (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

S`kanë të ndalur ndryshimet e trajnerëve në Serinë A, zyrtarizohet shkarkimi i dytë brenda fundjavës

✇Albeu
By: V K

Rezultatet e kësaj jave në Serinë A, kanë bërë që të shkarkohen brenda pak ditësh dy trajnerë të klubeve të elitës.

Fillimisht ishte Piza që shkarkoi nga drejtimi Alberto Xhilardinon, si pasojë e humbjes së kësaj skuadre ndaj Sasuolos në shtëpi me shifrat 1-3.

Klubi është në kërkim të trajnerit të ri dhe një nga alternativat është Marko Xhampaolo.

Ndërkohë, sot erdhi vendimi edhe për trajnerin e Veronës, Paolo Zaneti. Klubi bëri të ditur se kishte shkarkuar trajnerin pas humbjes së rëndë 4-0 të pësuar në fushën e Kaljarit.

Ekipi i është besuar përkohësisht trajnerit të të rinjve, Paolo Samarko, në pritje të akordit me një emër tjetër për të marrë drejtimin e tij.

The post S`kanë të ndalur ndryshimet e trajnerëve në Serinë A, zyrtarizohet shkarkimi i dytë brenda fundjavës appeared first on Albeu.com.

U përmend emri i saj në dosjen e Epstein, reagon Atifete Jahjaga

Ish presidentja e vendit, Atifete Jahjaga ka reaguar pasi në mesazhet e publikuara nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë, dosja Jeffrey Epstein, përmendet emri i saj.

PĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« rrjetin social nĂ« Facebook Jahjaga ka shkruar: “Raportimet mediatike pĂ«r ‘lidhjen time’ me dosjen ‘Epstein’ janĂ« tĂ«rĂ«sisht tĂ« pabaza dhe tĂ« pavĂ«rteta. Si Presidente e RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s nuk kam pasur asnjĂ«herĂ« njohje, takim apo çfarĂ«do lloj kontakti me personin nĂ« fjalĂ«â€.

Tutje Jahjaga ka shkruar se përmendja e emrit të saj nga mediat me rastin e dokumenteve të publikuara së fundmi lidhet vetëm me një korrespondencë elektronike të palëve të treta, e cila nuk përbën dhe nuk dëshmon asnjë takim, njohje apo lidhje personale me të.

“Emri im askund nuk pĂ«rmendet nĂ« asnjĂ« lloj dokumenti tĂ« publikuar. NĂ« kĂ«tĂ« email te palĂ«ve tĂ« treta permendet Presidenti i KosovĂ«s, por nuk Ă«shtĂ« e qartĂ« cili, dhe nuk permendet kerkesa per takim nĂ« emĂ«r tĂ« tij apo tĂ« saj. Çdo raportim ndryshe Ă«shtĂ« insinuate dhe mashtrim i opinionit, siç mund te verehet lehtĂ« nga dokumentet”, ka shkruar Jahjaga.

Tutje ajo ka shkruar se: “KĂ«rkoj qĂ« ky sqarim tĂ« jepet nĂ« mediat tĂ« cilat e kanĂ« lakuar emrin tim, sidomos meqenĂ«se as nuk e kam njohur, as takuar dhe as nuk kam kĂ«rkuar takim me personin nĂ« fjalĂ« nĂ« asnjĂ« pozitĂ« qĂ« kam mbajtur deri mĂ« tani”.

The post U përmend emri i saj në dosjen e Epstein, reagon Atifete Jahjaga appeared first on Albeu.com.

Gabimi skenik i Cher në Grammy shpalli një artist të ndjerë si fitues

NjĂ« nga momentet mĂ« tĂ« sikletshme tĂ« Çmimeve Grammy tĂ« kĂ«tij viti ndodhi kur Cher , ndĂ«rsa prezantonte çmimin “Albumi i Vitit”, shpalli fitues Luther Vandross, njĂ« artist qĂ« ka vdekur prej dy dekadash, duke shkaktuar njĂ« moment heshtjeje dhe sikleti nĂ« sallĂ«.

Incidenti ndodhi gjatĂ« Çmimeve tĂ« 68-ta Grammy tĂ« dielĂ«n, mĂ« 1 shkurt, nĂ« Los Angeles. Cher ishte ngjitur nĂ« skenĂ« pĂ«r tĂ« prezantuar njĂ« nga çmimet mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« mbrĂ«mjes, por fillimisht dukej e hutuar ndĂ«rsa lĂ«vizte drejt daljes pĂ«rpara se tĂ« kthehej te mikrofoni pĂ«r tĂ« shpallur rezultatin.

Duke lexuar emrin, ai shpalli fituesin si Luther Vandross, kĂ«ngĂ«tari i famshĂ«m amerikan qĂ« vdiq nĂ« vitin 2005. Raporti shkaktoi siklet, pasi çmimi “Albumi i Vitit” iu dha pĂ«rfundimisht kĂ«ngĂ«s “Luther” nga Kendrick Lamar dhe SZA, tĂ« cilĂ«t ishin fituesit e vĂ«rtetĂ« tĂ« kategorisĂ«.

Ngatërresa duket se vjen për shkak të titullit të këngës, i cili i referohet emrit të Vandrosit dhe përfshin një pjesë nga puna e tij e mëparshme. Ky fakt çoi në njoftimin e gabuar.

Cher e kuptoi gabimin e saj pothuajse menjëherë dhe e korrigjoi në skenë, duke shpallur Kendrick Lamar dhe SZA si fituesit e vërtetë dhe duke kërkuar falje me një buzëqeshje. Publiku reagoi me duartrokitje, ndërsa fotografia u bë shpejt virale në rrjetet sociale, duke kapur një nga momentet më të përfolura të Grammy 2026

The post Gabimi skenik i Cher në Grammy shpalli një artist të ndjerë si fitues appeared first on Albeu.com.

Debate nĂ« seancĂ«n paraprake tĂ« Veliajt/ Avokatja kĂ«rkon kohĂ« pĂ«r t’u njohur me aktet e dosjes, kryebashkiaku kĂ«rkon pĂ«rjashtimin e saj! ÇfarĂ« ndodhi nĂ« sallĂ«n e gjyqit

✇Albeu
By: V K

Këtë të hënë, seanca paraprake gjyqësore për çështjen që lidhet me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj,  është shoqëruar me debate.

GjatĂ« seancĂ«s, avokatja e caktuar kryesisht, Valentina Teodoresku, ka kĂ«rkuar sĂ«rish kohĂ« pĂ«r t’u njohur me aktet e dosjes, duke argumentuar se nuk ka pasur mundĂ«si tĂ« plotĂ« pĂ«r shqyrtimin e materialeve proceduriale.

Nga ana tjetër, avokati i Veliajt, Artan Gjermeni, ka kërkuar që gjykata të marrë një vendim të qartë lidhur me atë se kush duhet të paraqesë konkluzionet përfundimtare, avokatja kryesisht apo avokati i zgjedhur më herët nga vetë Veliaj.

Gjermeni ka theksuar se, ndonëse mandati i tij është revokuar nga klienti, ai mbetet i detyruar procedurialisht të paraqitet në gjykatë deri në momentin që avokatja kryesisht të marrë zyrtarisht funksionet.

Pas debateve mes palëve, prokuroria ka kërkuar që procesi të vijojë me dhënien e konkluzioneve përfundimtare. Në këtë moment, avokati Artan Gjermeni është larguar nga salla e gjyqit.

Pas daljes së Gjermenit nga ambientet e gjykatës, është larguar edhe kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili ka kërkuar përjashtimin e trupit gjykues, si edhe të avokates kryesisht, Valentia Teodoresku.

The post Debate nĂ« seancĂ«n paraprake tĂ« Veliajt/ Avokatja kĂ«rkon kohĂ« pĂ«r t’u njohur me aktet e dosjes, kryebashkiaku kĂ«rkon pĂ«rjashtimin e saj! ÇfarĂ« ndodhi nĂ« sallĂ«n e gjyqit appeared first on Albeu.com.

Sa e pĂ«shtirë’/ PĂ«rplasje mes OlsĂ«s dhe ish-banores: Kujton se na plas tr*pi pĂ«r ty

Ish-banorja e Big Brother VIP Kosova, Jasmin Kadriu, ka rikthyer sĂ«rish vĂ«mendjen e publikut me deklarata tĂ« forta lidhur me eksperiencĂ«n e saj nĂ« reality show. GjatĂ« intervistĂ«s nĂ« emisionin “MĂ« prit tĂ« dielĂ«n”, ajo foli hapur pĂ«r raportin e saj me produksionin. Pas aludimeve pĂ«r favorizime brenda formatit, Jasmina zbuloi se ka marrĂ« edhe njĂ« mesazh privat nga producentja Olsa Muhameti. Mesazhi ishte i shkurtĂ«r, por i drejtpĂ«rdrejtĂ«:

“Sa e pĂ«shtirĂ«â€, duke e akuzuar pĂ«r mungesĂ« mirĂ«njohjeje.
Ajo publikoi përgjigjen e saj, duke theksuar se deklaratat nuk janë bërë për të tërhequr vëmendje apo për përfitime personale.

“NĂ«se do tĂ« kĂ«rkoja vĂ«mendje, do ta kisha bĂ«rĂ« pesĂ« vite mĂ« parĂ« dhe jo tani. Fjala mosmirĂ«njohĂ«se nuk mĂ« pĂ«rket. Nuk kam thĂ«nĂ« asgjĂ« konkrete, e lashĂ« qĂ«llimisht nĂ« ajĂ«r duke pĂ«rmendur vetĂ«m ‘produksionin’, pa hyrĂ« nĂ« detaje”, u shpreh ajo.

Sipas Jasminës, zgjedhja për të mos zbuluar gjithçka ka qenë e vetëdijshme, për të shmangur përmendjen e emrave dhe situatave specifike. Ndër rrëfimet më tronditëse ishte ai që lidhet me Dhomën e Rrëfimit, ku ajo pretendon se është përballur me gjuhë fyese nga ana e produksionit. Jasmina tregoi se i është drejtuar drejtpërdrejt me fjalë të rënda:

“Mendon se na plas tr*pi pĂ«r ty?”
Ajo theksoi se mungesa e respektit ka qenë konstante dhe se një sjellje e tillë ishte e përditshme gjatë qëndrimit të saj në BBVK.

The post Sa e pĂ«shtirë’/ PĂ«rplasje mes OlsĂ«s dhe ish-banores: Kujton se na plas tr*pi pĂ«r ty appeared first on Albeu.com.

Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë/ Zbulohet emri i personit që dyshohet se ishte shënjestra, nip i Ardian Nikulajt

✇Albeu
By: V K

Të tjera detaje janë bërë publike në lidhje me atentatin e një natë më parë në Lezhë, ku nga breshëria e plumbave mbeti i plagosur Sokol Daci 30 vjeç, pronar i një berberhane.

Gazetarja Klodiana Lala raporton se nga hetimet e deritanishme rezulton se 30-vjeçari nuk është shënjestër e sulmit, ndërsa në berberhane ndodheshin edhe 4 persona të tjerë, ndër ta edhe Merando Nikulaj, nipi i Ardian Nikulajt, i cili dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit.

Deri nĂ« kĂ«to momente Nikulaj nuk Ă«shtĂ« shoqĂ«ruar dot, pĂ«r t’u marrĂ« nĂ« pyetje, ndĂ«rsa policia po ushtron kontrolle nĂ« disa biznese dhe banesa, pĂ«r ta shoqĂ«ruar dhe marrĂ« nĂ« pyetje.

Ka dyshime të forta që 21-vjeçari Merando Nikulaj mund të jetë plagosur, për shkak se teksa largohej ai shfaqet në kamerat e sigurisë duke ecur me vështirësi.

The post Plagosja e 30-vjeçarit në Lezhë/ Zbulohet emri i personit që dyshohet se ishte shënjestra, nip i Ardian Nikulajt appeared first on Albeu.com.

BIRN: Vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin

✇Albeu
By: V K

Planet për ndërtimin e një resorti luksoz nga familjarët e presidentit amerikan, Donald Trump, në zonën piktoreske të Zvërnecit po anashkalojnë banorët e zonës dhe të drejtat e tyre të pronësisë, ndërkohë që po përballen në një konflikt të gjatë gjyqësor me biznesmenin kontrovers, Artur Shehu.

Vladimir Karaj | BIRN

PĂ«rgjatĂ« dy ditĂ«ve tĂ« vrenjtura mĂ« 21 dhe 22 janar, zona piktoreske e ZvĂ«rnecit buzĂ« lagunĂ«s sĂ« NartĂ«s nĂ« VlorĂ« u kthye nĂ« tokĂ«n e Ivanka Trump – vajzĂ«s sĂ« presidentit tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara tĂ« AmerikĂ«s.

Fshati u rrethua nga forca të shumta policie, ndërkohë që Trump e shoqëruar nga një grup i madh arkitektësh dhe biznesmenësh, u filmuan teksa lëviznin me një eskortë makinash të larta nëpër zonë.

Ivanka Trump vizitoi dy herë gjatë qëndrimit manastirin e vjetër të Shën Mërisë në ishullin e Zvërnecit, ku bëri foto dhe ndezi qirinj.

Ajo u takua gjithashtu disa herë me kryeministrin Edi Rama, me të cilin u filmua edhe gjatë një darke.

Por stacioni kryesor ishte plazhi me rërë të bardhë i Porta Novës, ku grupi ngriti çadra dhe shpenzoi shumicën e kohës.

Megjithatë, banorët e fshatit të Zvërnecit i ndoqën ngjarjet nga televizori.

“Nuk u thirr njeri”, thotĂ« me zemĂ«rim Kostaq Konomi, kryeplaku i fshatit ZvĂ«rnec. “Ata qĂ«ndruan dy-tre ditĂ« atje, por nuk tĂ« linin tĂ« afroheshe”.

Komuniteti i vogĂ«l i ZvĂ«rnecit jeton prej vitesh nĂ«n tensionin e humbjes sĂ« pronave pĂ«r shkak tĂ« njĂ« konflikti tĂ« gjatĂ« gjyqĂ«sor me Artur Shehun – njĂ« biznesmen kontrovers i pasurive tĂ« patundshme nĂ« VlorĂ«, i cili jeton prej dy dekadash nĂ« Florida tĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara.

Por planet e dhëndrit të presidentit Trump, Jared Kushner dhe bashkëshortes së tij, Ivanka Trump për ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec, e kanë sjellë këtë rrezik më afër.

Banorët e fshatit të Zvërnecit, të cilët pretendojnë se janë pronarë të tokës mbi të cilën po planifikohet të bëhet investimi, ankohen se po përjashtohen nga çdo informacion dhe vendimmarrje.

“Pse kjo heshtje kĂ«tu, nuk e di çfarĂ« bĂ«het? KĂ«tu lĂ« shumĂ« dyshim, lĂ« shumĂ« dyshim”, tha Konomi, duke ironizuar edhe mediat qĂ« nĂ« orĂ« tĂ« tĂ«ra transmetimi televiziv, askush nuk i pĂ«rmendi banorĂ«t e zonĂ«s qĂ« e kanĂ« lidhur jetĂ«n me tokĂ«n.

I pyetur nga BIRN për projektin e Kushner dhe Ivanka Trump në Zvërnec, kryeministri Edi Rama, tha përmes një zëdhënësi se qeveria nuk ishte e përfshirë.

“Zona nĂ« fjalĂ« Ă«shtĂ« pronĂ« private dhe qeveria s’ështĂ« palĂ« nĂ« asnjĂ« marrĂ«veshje”, tha kryeministri pĂ«rmes zyrĂ«s sĂ« shtypit.

“Projekti do tĂ« trajtohet si tĂ« gjithĂ« projektet e tjerĂ« qĂ« kalojnĂ« nĂ« rrugĂ«n institucionale deri nĂ« pajisjen me leje”, shtoi ai.

Edhe ministri i Turizmit, Blendi Gonxhe, tha se ministria e tij nuk ishte e përfshirë në planet e Kushner për të ndërtuar në Shqipëri.

Të pyetur nga BIRN mbi konfliktin e pronësisë, përfaqësuesit e kompanisë së Kushner nuk u përgjigjën deri në publikimin e këtij shkrimi.

Projekti mbi tokën e kontestuar
Projektet e Jared Kushner dhe Ivanka Trump në Shqipëri përfshijnë një resort ultra-luksoz në ishullin e Sazanit dhe një kompleks të dytë turistik në zonën e Zvërnecit.

Projekti i Sazanit u bë zyrtar në fund të vitit 2024, kur pak para se Donald Trump të inaugurohej për herë të dytë president i SHBA-së, qeveria e kryeministrit Edi Rama i dha atij statusin e investitorit strategjik.

Megjithatë, interesi kryesor duket se është devijuar drejt Zvërnecit, pavarësisht se projekti nuk ka kaluar ende nëpër hallkat burokratike të miratimit.

Sipas projektit të bërë publik, resorti parashikohet të shtrihet nga plazhi i Dajlanit drejt atij të Porta Novës, rreth një ligatine dhe një pylli të dendur në kufi me lagunën e mbrojtur të Nartës.

Pak ditë përpara vizitës së Ivanka Trump në Vlorë, banorët e Zvërnecit u alarmuan nga një njoftim i Kadastrës së Vlorës.

Sipas dokumenteve qĂ« BIRN i disponon, Artur Shehu kishte bĂ«rĂ« njĂ« kĂ«rkesĂ« tĂ« re nĂ« KadastĂ«r pĂ«r t’u pajisur me “dublikatĂ«â€ certifikate pronĂ«sie pĂ«r njĂ« pasuri pylli prej 51,944 mÂČ â€“ tokĂ« e cila shtrihet sipas banorĂ«ve nĂ« gjurmĂ«t e projektit dhe qĂ« ndodhet nĂ« proces gjyqĂ«sor. NĂ« kĂ«rkesĂ«, Shehu pretendonte se dokumenti kishte humbur.

Sipas kryeplakut Konomi, kjo kërkesë nuk ishte thjesht një procedurë administrative, por sinjali i radhës se konflikti i vjetër me banorët e zonës po hynte në një fazë të re, për shkak të interesit për investimet luksoze në zonë.

Konomi dhe një tjetër banor iu drejtuan Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, duke kërkuar refuzimin e kërkesës së Shehut për shkak se prona ndodhej në një konflikt gjyqësor.

“Pasuria e pretenduar nga shtetasi Artur Shehu Ă«shtĂ« pronĂ« e banorĂ«ve tĂ« fshatit ZvĂ«rnec, tĂ« cilĂ«n e kanĂ« pĂ«rfituar atĂ« nĂ«pĂ«rmjet ligjit nr. 7501, datĂ« 19.07.1991, ‘PĂ«r tokĂ«n’,” shkruajnĂ« ata.

Çështja e tokave nĂ« ZvĂ«rnec, qĂ« pĂ«rfshijnĂ« kullota, ullishta, toka bujqĂ«sore dhe sipĂ«rfaqe djerrĂ« buzĂ« detit, Ă«shtĂ« njĂ« konflikt qĂ« ilustron amullinĂ« nĂ« tĂ« cilĂ«n ndodhet e drejta e pronĂ«s nĂ« ShqipĂ«ri prej vitesh.

BanorĂ«t e kanĂ« pĂ«rfituar atĂ« nĂ« bazĂ« tĂ« ligjit 7501 dhe disponojnĂ« aktet e marrjes sĂ« tokĂ«s nĂ« pĂ«rdorim, AMTP, por Konomi thotĂ« se shumica u kujdes qĂ« ndarjet pas viteve ’90 tĂ« shkonin sipas kufijve tĂ« vjetĂ«r.

“UnĂ« mora ullinjtĂ« e babait tim,” thotĂ« ai nĂ« oborrin e shtĂ«pisĂ« sĂ« tij nĂ« ZvĂ«rnec.

Në vitin 2012, banorët mësuan se e njëjta tokë u ishte njohur edhe trashëgimtarëve të familjes Shehu, me Artur Shehun si një nga përfituesit.

Të alarmuar, banorët e Zvërnecit u bënë bashkë dhe bënë padi në Gjykatë. Katërmbedhjetë vjet më vonë, ata janë ende në proces gjyqësor, pasi çështja është rikthyer disa herë për rigjykim.

Konflikti i stërzgjatur civil për pronësinë nuk është i vetmi.

Për tokat në Zvërnec ka një seri procesesh penale të nisura nga prokuroritë e Vlorës dhe Tiranës me të dyshuar ish-përfaqësuesin ligjor të Shehut, të cilat janë gjithashtu ende në shqyrtim nëpër gjykata. Sipas një vendimi të Gjykatës së Lartë, njëri prej dokumenteve të përdorura nga familja Shehu është provuar si i falsifikuar.

PĂ«r banorĂ«t, vizita e Trump dhe e arkitektĂ«ve nĂ« ZvĂ«rnec nuk do tĂ« ishte njĂ« lajm i zymtĂ« nĂ«se pronat do t’u njiheshin atyre.

“Le tĂ« vijnĂ« tĂ« investojnĂ«, do hapin punĂ« pĂ«r rininĂ«,” thotĂ« njĂ« burrĂ« rreth tĂ« 60-ave, i cili kĂ«mbĂ«ngul gjithashtu qĂ« investimi tĂ« mos jetĂ« zaptues.

Edhe Konomi shprehet i habitur se si banorët që jetojnë prej shekujsh në këtë zonë nuk llogariten.

“Diskutohet ZvĂ«rneci, ZvĂ«rneci, ZvĂ«rneci, ZvĂ«rneci dhe askush nuk e pĂ«rmend qĂ« ka ca njerĂ«z aty, qĂ« ka njĂ« konflikt prone qĂ« vijon prej vitit 2006,” tha ai.

Shqetësime mjedisore
PĂ«rtej konflikteve tĂ« pronĂ«sisĂ«, projekti i Kushner nĂ« ZvĂ«rnec pĂ«rballet me kundĂ«rshti dhe kritika nga aktivistĂ«t mjedisorĂ«, tĂ« cilĂ«t janĂ« tĂ« shqetĂ«suar pĂ«r ndikimin qĂ« ai do tĂ« ketĂ« mbi zonĂ«n e mbrojtur dhe lagunĂ«n e NartĂ«s – njĂ« prej habitateve mĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme pĂ«r jetĂ«n e shpendĂ«ve tĂ« egĂ«r nĂ« EuropĂ«.

 

 

Sipas Taulant Binos, drejtues i organizatës mjedisore AOS, projekti rrezikon të dëmtojë zonën më të brishtë të litoralit në Pishë Poro-Nartë si dhe Deltën e Vjosës.

“ZvĂ«rneci Ă«shtĂ« njĂ« nga zonat mĂ« tĂ« ndjeshme bregdetare nĂ« vend. Gjeologji e brishtĂ«, lagunĂ«, dunĂ«, shkĂ«mbinj dhe plazhe tĂ« paprekura”, thuhet nĂ« njĂ« deklaratĂ« tĂ« AOS.

Bino ngre dyshime se ndryshimet nĂ« ligjin pĂ«r zonat e mbrojtura kishin pĂ«r qĂ«llim ngritjen e resorteve tĂ« tilla brenda tyre, tĂ« cilat me ligjin e mĂ«parshĂ«m e kishin tĂ« pamundur pĂ«r t’u realizuar.

“Ky vendim tregon se pse u miratuan ndryshimet e ligjit pĂ«r zonat e mbrojtura. QĂ« t’i hapej rrugĂ« çfarĂ«do lloj investimi, nĂ« çfarĂ«do lloj territori tĂ« zonĂ«s sĂ« mbrojtur, dhe aq mĂ« tepĂ«r nĂ« zonat e peizazhit tĂ« mbrojtur, sikurse PishĂ« Poro-NartĂ«â€, tha ai.

Për Binon, ky është një precedent që do të sjellë tjetërsimin e të gjithë bregdetit.

“Investimi nĂ« ZvĂ«rnec Ă«shtĂ« vetĂ«m njĂ« hap pĂ«r tĂ« urbanizuar gjithĂ« bregdetin shqiptar, sepse sikurse ndodh nĂ« ZvĂ«rnec, me tĂ« njĂ«jtĂ«n teori do tĂ« ndodhĂ« edhe nĂ« zona tĂ« tjera tĂ« mbrojtura tĂ« ShqipĂ«risĂ«, e nĂ« gjithĂ« bregdetin shqiptar”, tha ai.

I pyetur nga BIRN për shqetësimet e ngritura nga organizatat mjedisore, kryeministri Rama tha përmes një zëdhënësi se i shihte ato si shprehje të lirisë.

“Kryeministri vlerĂ«son çdo kundĂ«rshti si shprehje e lirisĂ« sĂ« gjithkujt pĂ«r tĂ« pasur opinionin e vet”, thuhet nĂ« pĂ«rgjigjen e zyrĂ«s sĂ« shtypit.

The post BIRN: Vizita e Ivanka Trump rindez konfliktin e pronësisë për Zvërnecin appeared first on Albeu.com.

I doli emri te dosjet e reja të Epsteinit, Lord Mandelson jep dorëheqjen nga Partia Laburiste

✇Albeu
By: V K

Lord Mandelson, ka dhënë dorëheqjen nga anëtarësimi në Partinë Laburiste, duke deklaruar se nuk dëshiron të dëmtojë më tej reputacionin e partisë për shkak të lidhjeve të tij të mëparshme me Jeffrey Epstein, pedofil i dënuar dhe financier amerikan.

Lajmi është raportuar nga BBC, pas publikimit të dokumenteve të reja nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë.

Në dosjet e publikuara, emri i Mandelson përmendet në lidhje me tre pagesa financiare prej 25 mijë dollarësh secila, të kryera nga Epstein gjatë viteve 2003 dhe 2004.

Mandelson ka mohuar çdo dijeni për këto pagesa, duke thënë se nuk i kujtohen dhe se pretendimet i konsideron të pavërteta, megjithatë është shprehur se do të ndërmarrë verifikime personale për këtë çështje.

Në letrën e dorëheqjes drejtuar Partisë Laburiste, ish-zyrtari i lartë laburist ka shprehur keqardhje të thellë për marrëdhënien e tij me Epstein, duke kërkuar falje veçanërisht ndaj grave dhe vajzave, zërat e të cilave, sipas tij, nuk u dëgjuan në kohën e duhur.

Ai theksoi se vendimi pĂ«r t’u larguar Ă«shtĂ« marrĂ« pĂ«r tĂ« mbrojtur interesin e partisĂ«.

Publikimi i dokumenteve ka shkaktuar reagime të forta në skenën politike britanike. Deputetë nga radhët e laburistëve e kanë cilësuar dorëheqjen si një hap të nevojshëm, ndërsa opozita konservatore ka kritikuar kryeministrin Keir Starmer, duke pretenduar se duhej të kishte vepruar më herët. Udhëheqësja e Partisë Konservatore, Kemi Badenoch, ka kërkuar gjithashtu hapjen e një hetimi.

Lord Mandelson, i cili ka mbajtur poste të rëndësishme në qeveritë laburiste dhe ka shërbyer si ambasador i Mbretërisë së Bashkuar në Shtetet e Bashkuara, u largua nga posti diplomatik vitin e kaluar pikërisht për shkak të lidhjeve të tij me Epstein.

Dokumentet e publikuara përfshijnë gjithashtu emaile dhe materiale të tjera ku përmendet emri i tij, megjithatë autoritetet amerikane kanë sqaruar se përfshirja në dosje nuk përbën automatikisht provë për ndonjë shkelje penale.

Jeffrey Epstein vdiq në burg në vitin 2019, ndërsa priste gjyqin për akuza për trafikim seksual.

The post I doli emri te dosjet e reja të Epsteinit, Lord Mandelson jep dorëheqjen nga Partia Laburiste appeared first on Albeu.com.

Grevat mbarëkombëtare paralizojnë transportin publik në të gjithë Gjermaninë

Punonjësit e transportit publik në të gjithë Gjermaninë kanë hyrë sot në grevë për të kërkuar kushte më të mira pune duke shkaktuar ndërprerje të mëdha për udhëtarët, të cilët përballen edhe me rrugë të akullta.

Greva njĂ«ditore, e thirrur nga sindikata “Verdi”, ka bĂ«rĂ« qĂ« qĂ« nga ora 03:00 tĂ« mos qarkullojnĂ« autobusĂ«, tramvaje dhe metro.

Sipas sindikatës, grevat kanë prekur të gjitha, përveç njërit, nga 16 landet federale të Gjermanisë.

Rreth 5 000 punonjës të transportit publik në landin verior të Saksonisë së Poshtme janë të përjashtuar nga greva për shkak të një marrëveshjeje që i ndalon të marrin pjesë në aksion.

Veprimi sindikal nuk prek shĂ«rbimet e udhĂ«timit nĂ« distanca tĂ« gjata, si dhe trenat rajonalĂ« dhe ata periferikĂ«, qĂ« veprojnĂ« nga kompania shtetĂ«rore hekurudhore” Deutsche Bahn”.

Bisedime për marrëveshjen kolektive po zhvillohen me shoqatat lokale të punëdhënësve në të 16 landet.

“Verdi” kĂ«rkon pĂ«rmirĂ«sime tĂ« ndjeshme tĂ« kushteve tĂ« punĂ«s pĂ«r punonjĂ«sit e transportit publik, pĂ«rfshirĂ« uljen e orĂ«ve javore dhe kohĂ«zgjatjes sĂ« turneve, periudha mĂ« tĂ« gjata pushimi, si dhe shpĂ«rblime mĂ« tĂ« larta pĂ«r turnet e natĂ«s dhe fundjavĂ«s.

Sipas sindikatës, në landët e Bavarisë, Brandenburgut, Saarlandit dhe Turingisë, si dhe në rrjetin e metrosë së Hamburgut, në negociata janë në diskutim edhe rritjet e pagave.

“Prioriteti ynĂ« Ă«shtĂ« tĂ« arrijmĂ« pĂ«rparim nĂ« tryezĂ«n e negociatave”, tha kreu i ekipit negociator tĂ« “Verdi” Serat Canyurt.

“KolegĂ«t tanĂ« kanĂ« gjĂ«ra mĂ« tĂ« mira pĂ«r tĂ« bĂ«rĂ« sesa tĂ« hyjnĂ« nĂ« grevĂ« nĂ« kĂ«tĂ« mot ”, shtoi ai.

Pjesë të Gjermanisë janë goditur nga kushte të qëndrueshme dimërore, me temperatura nën zero dhe reshje dëbore, çka ka sjellë ndërprerje në transportin publik, përfshirë edhe Berlinin.

The post Grevat mbarëkombëtare paralizojnë transportin publik në të gjithë Gjermaninë appeared first on Albeu.com.

Aksident nĂ« VlorĂ«/ Kamioni del nga rruga te “Uji i FtohtĂ«â€, plagoset rĂ«ndĂ« shoferi (VIDEO)

✇Albeu
By: V K

Ditën e sotme, një kamion ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në zonën e plazhit, në vendin e njohur si Kalaja, në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se automjeti ka humbur kontrollin për shkak të shpejtësisë, ose një defekti në sistemin e frenimit.

 

 

Si pasojë e aksidentit, shoferi i kamionit është plagosur rëndë dhe është transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

 

 

Disa qytetarĂ« tĂ« ndodhur rastĂ«sisht bashkĂ« me forcat e policisĂ« rrugore dhe ato “Shqiponja”, i dhanĂ« ndihmĂ«n e parĂ« shoferit tĂ« plagosur nga aksidenti.

 

 

“Ne thamĂ« se u bĂ« ndonjĂ« karambol i madh. Ishte aksident i rĂ«ndĂ«, shumĂ« i rĂ«ndĂ«. E pashĂ« qĂ« e morĂ«n dhe ishallah shpĂ«ton. Ishte shumĂ« e frikshme si ngjarje, por them se do shpĂ«tojĂ«. Po tĂ« kishte mĂ« shumĂ« njerĂ«z do bĂ«nte dĂ«m tĂ« madh, do kishin vdekur shumĂ« njerĂ«z”, shprehen dy nga qytetarĂ«t dĂ«shmitarĂ« (foto poshtĂ«) tĂ« ngjarjes.

 

 

Në vendngjarje ndodhen forcat e Policisë Rrugore dhe shërbimi zjarrfikës (foto poshtë), të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të aksidenti.

 

 

The post Aksident nĂ« VlorĂ«/ Kamioni del nga rruga te “Uji i FtohtĂ«â€, plagoset rĂ«ndĂ« shoferi (VIDEO) appeared first on Albeu.com.

Gjilan: Gruaja dyshohet se u shty drejt një akti ekstrem, në gjendje të rëndë shëndetësore

Një rast i rëndë ka ndodhur fundjavën që lamë pas në Gjilan, ku një grua dyshohet se u shtyt drejt vetëvrasjes, në rrethana e motive akoma të paqarta.

Fatmirësisht viktima ka shpëtuar, por me lëndime trupore. Ajo fillimisht është dërguar në Emergjencën e Spitalit të Gjilanit, por për shkak të gjendjes shëndetësore është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.

Sipas informacioneve tĂ« para, posa ngjarja Ă«shtĂ« denoncuar, janĂ« ndĂ«rmarrĂ« veprimet e nevojshme dhe me urdhĂ«r tĂ« Prokurorit tĂ« Shtetit, Ă«shtĂ« inicuar rasti si ” Shtytja nĂ« vetĂ«vrasje”.

Kjo është konfirmuar edhe nga Policia Rajonale e Gjilanit.

Kjo vepër penale sanksionohet me Kodin Penal të Republikës së Kosovës me burgim, por nëse ka vetëm tentim, dënimi zbutet.

The post Gjilan: Gruaja dyshohet se u shty drejt një akti ekstrem, në gjendje të rëndë shëndetësore appeared first on Albeu.com.

Akuza për shpërdorim detyre, SPAK çon në gjyq kryetarin e Bashkisë së Tropojës

✇Albeu
By: V K

SPAK ka kaluar për gjykim çështjen e Rexhë Byberajt, kryetari i bashkisë Tropojë. Gazetarja lodiana Lala, raporton se Byberaj dyshohet se ka shpërdoruar më shumë se një herë detyrën, ai do të përballet me togat e Gjykatës së Posaçme.

Sipas SPAK ai ka kryer veprime dhe mosveprime në mospërmbushje të rregullt të detyrës, gjatë procesit për hapjen e rrugëve, sipas projekteve të miratuara nga Këshilli Bashkiak.

Krimin e dyshuar ai e ka kryer në bashkëpunim me numrin dy të tij Abedin Kërrnaja.

The post Akuza për shpërdorim detyre, SPAK çon në gjyq kryetarin e Bashkisë së Tropojës appeared first on Albeu.com.

❌