Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Kush është banori më negativ?”/ Mateos i shuhet kurioziteti shumë shpejt pasi dëgjon përgjigjen e Brikenës

✇Albeu
By: M C

Mateo dhe Brikena kanë patur sot një bisedë të qetë me njëri-tjetrin. Teksa të dy ndodheshin jashtë, banori iu drejtua asaj duke e pyetur në lidhje me banorët.

Pasi e pyeti se çfarë mendimi ka për Baby G, Mateo e pyeti edhe për banorin më negativ brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Brikena fillimisht i tha se nuk do që të flasë, por pastaj shton “ti je negativ”.

Kur e pyeti për arsyen, banorja tha se nuk mendon se është negativ dhe Mateo i kthehet duke i thënë se ai është 100 për qind vetvetja aty. Madje shtoi se kur ka hyrë në BBV ka thënë se do të japë më të mirën e tij.

Brikena: Shumë e mirë, me të treguar të drejtën unë kam një vibe të mirë. Nuk kam ndonjë përshtypje të keqe.

Mateo: Pozitive. Kush është negativ këtu brenda?

Brikena: Nuk dua të flas. Ti je negativ

Brikena: Nuk mendoj që je negativ. Nuk mendoj se ka njerëz negativ, ama secili vendos se si me luajtur lojën në mënyrë e vet.

Mateo: Si po luaj unë sipas teje?

Brikena: Atë duhet ta dish ti, jo unë

Mateo: Unë jam 100% vetvetja, mos 100% jam 200%. Kush më njeh e di që kështu jam edhe jashtë. Po të doja lojë¸dija të bëja intriga, mashtroja, fusja njerëz në sherr, bëja që ditën 1 si i dashuruari i shekullit, edhe si ai i lënduari që ti më refuzoje, po nuk e bëra kurrë. Edhe kur më kanë pyetur se ça do bësh në Big Brother, kam thënë se dua të jam më të mirën e vetes sime brenda kornizave të mia. si të më gjykojnë pastaj, s’më bën përshtypje fare.

The post “Kush është banori më negativ?”/ Mateos i shuhet kurioziteti shumë shpejt pasi dëgjon përgjigjen e Brikenës appeared first on Albeu.com.

Pas 3 ditëve bllokadë në 10 pika doganore, nis këtë mbrëmje lëvizja e kamioneve nga dogana e Qafë Thanës! Vjen zgjidhja nga Komisioni Evropian

✇Albeu
By: M C

Pas tre ditëve bllokadë në pikën doganore në Qafë Thanë nga protesta e shoferëve të maqedonas, nga ora 20:00 të mbrëmjes, do të nisë lëvizja e kamionëve dhe zhbllokimi i pikës kufitare mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Drejtoria Vendore e Kufirit dhe Migracionit Korçë

Autoritetet e Maqedonisë së Veriut, kanë njoftuar nëpërmjet Qendrës së Shkëmbimit të Informacionit, se protesta e nisur që prej datës 26.01.2026, nga shoferët e kamionëve, do të pezullohet sot më datë 29.01.2026 dhe në orën 20.00, në të gjitha pikat kufitare që lidhen me Maqedoninë e Veriut, do të fillojë qarkullimi normal i kamionëve.”

Protesta ishte e organizuar nga Shoqata e Transportuesve të Maqedonisë së Veriut, me pjesëmarrjen e rreth 370 kamionistëve në 10 pika kufitare, në kundërshtim të sistemit të ri elektronik të hyrje-daljeve në zonën Schengen.

Pas ksaj bllokade, Komisioni Evropian bëri me dije se për shoferët do të lëshohen viza ndërsa Ministri i Transportit i Maqedonisë së Veriut, Aleksandar Nikolloski, bëri të ditur se Brukseli ka pranuar kërkesat dhe do të sjellë një strategji të re për shoferët.

The post Pas 3 ditëve bllokadë në 10 pika doganore, nis këtë mbrëmje lëvizja e kamioneve nga dogana e Qafë Thanës! Vjen zgjidhja nga Komisioni Evropian appeared first on Albeu.com.

Qelitë plot me të paraburgosur/ Më shumë se gjysma e njerëzve ne burgje, pa dënim nga gjykata

✇Albeu
By: M C

Shqipëria ka një nga nivelet më të larta të paraburgosurve në Evropë. Numri i lartë i paraburgimeve përbën një nga sfidat më të ndjeshme në sistemin e drejtësisë.

“Të dhënat flasin qartë: përdorimi i tepruar i masës së paraburgimit nuk është vetëm një problem statistikor, por një problem thelbësor i të drejtave të njeriut, i prezumimit të pafajësisë dhe i proporcionalitetit të ndërhyrjes së shtetit. Për fat të keq, Shqipëria vazhdon të mbajë një nga përqindjet më të larta të paraburgimit në Europë”, tha ai.

Që prej nëntorit te viti 2025 mbi 4500 persona ndodhen ne burgje, me shume se gjysma e tyre ndodhen ne paraburgim.

“Pra, mbi gjysma e personave që ndodhen në burgjet tona janë ende pa një vendim të formës së prerë, për më tepër, për një kohë shumë herë më të gjatë se ajo e zbatueshme në vendet e Bashkimit Evropian”, shtoi ai.

Lamallari theksoi se Shqipëria vend kandidat i Bashkimit Evropian duhet të ndahet një herë e mirë nga mendësia dhe politika e ashpër penale për të paraburgosurit.

“Kodi i Ri Penal do duhet të reflektojë marzhet e dënimit të zbatueshme në Bashkimin Evropian për të njëjtat vepra penale; Kodi i Procedurës Penale, do duhet ndryshuar për të garantuar qartë dhe pa ekuivok të njëjtat garanci procedurale për lirinë dhe sigurinë e personit, sipas standardeve të Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut”, theksoi ai.

The post Qelitë plot me të paraburgosur/ Më shumë se gjysma e njerëzve ne burgje, pa dënim nga gjykata appeared first on Albeu.com.

“Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën?

Banori i shtëpisë më të famshme në vend, Limi, duket se ka marrë një vendim të prerë në raportin e tij me Albën.

Pas gjithë situatave të tensionuara dhe zhvillimeve të fundit mes tyre, ai ka lënë të kuptohet se kjo marrëdhënie po shkon drejt një fundi përfundimtar.

Gjatë një bisede brenda shtëpisë, Limi u shpreh hapur se ndaj Albës do të vendosë “bllok përgjithmonë”, një deklaratë që ka ngjallur menjëherë reagime të shumta si te banorët e tjerë, ashtu edhe te publiku jashtë shtëpisë.

Ky qëndrim i fortë i Limit vjen pas një periudhe të gjatë përplasjesh, keqkuptimesh dhe emocionesh të forta mes dyshes, të cilat kanë qenë shpesh në qendër të vëmendjes gjatë këtij edicioni.

Megjithatë, mbetet për t’u parë nëse ky vendim do të jetë i pakthyeshëm apo nëse situata mes tyre mund të marrë një tjetër rrjedhë në ditët në vijim.

The post “Bllok e ke përgjithmonë”, Limi i jep fund raportit me Albën? appeared first on Albeu.com.

BE përcaktoi Gardën Revolucionare Islamike si organizatë terroriste, reagon Irani: Gabim i madh strategjik! Evropa po ndez zjarrin

✇Albeu
By: M C

Vendimi i vendeve anëtare të Bashkimit Evropian për ta shpallur Korpusin e Gardës së Revolucionit Islamik, ushtrinë ideologjike të Republikës Islamike të Iranit, si “organizatë terroriste”, përbën një “gabim të madh strategjik”, deklaroi sot ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi.

“Disa vende po përpiqen aktualisht të shmangin shpërthimin e një lufte të përgjithshme në rajonin tonë. Asnjë prej tyre nuk është evropiane. Evropa është ajo që po ndez zjarrin”, shkroi ai në një postim në platformën X.

Në të njëjtën kohë, forcat e armatosura iraniane e cilësuan “të papërgjegjshëm” dhe “dashakeq” vendimin e 27 vendeve të Bashkimit Evropian për përfshirjen e Gardës së Revolucionit në listën e organizatave terroriste.

“Vendimi absurd, i papërgjegjshëm dhe dashakeq i BE-së është marrë, pa asnjë dyshim, si pasojë e nënshtrimit të verbër ndaj politikave të Shteteve të Bashkuara dhe regjimit sionist” (Izraeli), thuhet në një deklaratë të transmetuar nga agjencia zyrtare iraniane e lajmeve IRNA.

Më herët gjatë ditës, Këshilli i Ministrave të Jashtëm të BE-së arriti një marrëveshje politike për përfshirjen e Korpusit të Gardës së Revolucionit Islamik (IRGC) të Iranit në listën e organizatave terroriste të Bashkimit Evropian, duke shënuar një ndryshim të fortë – edhe pse simbolik – në qasjen evropiane ndaj udhëheqjes iraniane.

“Me këtë vendim, Garda e Revolucionit vendoset në të njëjtën kategori me Shtetin Islamik (Daesh), Hamasin, Hezbollah-un dhe Al-Kaedën”, deklaroi Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Kaja Kallas. Ajo theksoi se shtypja e dhunshme e protestave në Iran ka sjellë një kosto të rëndë njerëzore, duke nënvizuar se “ata që veprojnë përmes terrorit duhet të trajtohen si terroristë”.

E pyetur nëse BE do të mbështeste SHBA-në në një sulm të mundshëm kundër Iranit, Kallas u përgjigj se “rajoni nuk ka nevojë për një luftë tjetër”.

Në të njëjtën linjë, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, deklaroi se “termi ‘terrorist’ është vërtet i përshtatshëm për të përshkruar një regjim që shtyp me gjakderdhje protestat e vetë popullit të tij”.

Me këtë vendim unanim të “27”-ës, Bashkimi Evropian harmonizohet me vende të tjera si Shtetet e Bashkuara, Kanadaja dhe Australia.

The post BE përcaktoi Gardën Revolucionare Islamike si organizatë terroriste, reagon Irani: Gabim i madh strategjik! Evropa po ndez zjarrin appeared first on Albeu.com.

Salianji takim me demokratët në Himarë: Pa demokraci të brendshme, Partia Demokratike humbet epërsinë morale! Pa respekt për anëtarësinë nuk ka opozitë morale

✇Albeu
By: M C

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka reaguar përmes një postimi pas një takimi të zhvilluar në Himarë, duke kritikuar ashpër drejtimin aktual të Partisë Demokratike dhe mënyrën e funksionimit të strukturave të saj.

Salianji thekson se Partia Demokratike duhet të jetë modeli i epërsisë morale përballë qeverisë, por sipas tij, kjo po cenohet nga shkatërrimi i garave të brendshme, emërimi i drejtuesve pa u konsultuar me anëtarësinë dhe përjashtimi i anëtarëve e drejtuesve lokalë nga vendimmarrja.

Deputeti bën të ditur se në Himarë ka zhvilluar një takim me sekretarin e degës së PD-së, dy ish-kryetarë të degës, ish-kandidaten për kryetare bashkie dhe përfaqësues të ish-të përndjekurve politikë, për të dëgjuar shqetësimet e demokratëve lidhur me proceset e fundit në këtë degë, të cilat ai i cilëson si farsë.

Postimi i Salianjit në Facebook:

Partia Demokratike duhet të jetë modeli i epërsisë morale përballë qeverisë.
Nëse Edi Rama dhe qeveria e tij kanë shkretuar Shqipërinë përmes keqqeverisjes, është e papranueshme që lidershipi që sot drejton demokratët të shkatërrojë garat, të pilotojë kryetarë pa pyetur anëtarësinë dhe, aq më keq, ta përjashtojë anëtarët dhe drejtuesit e strukturave nga vendimmarrja.
Sot isha në Himarë, së bashku me sekretarin e degës, dy ish-kryetarët e degës, ish-kandidaten për Bashkinë dhe drejtuesin e ish-të përndjekurve politikë, për të dëgjuar shqetësimet reale të demokratëve lidhur me farsën që është zhvilluar në këtë degë. Ajo që po ndodh në Himarë është e papranueshme për çdo demokrat që beson te parimet dhe te vota e lirë.
Demokratët vendosin. Demokratët duhet të dëgjohen.
Ata janë pronarët e Partisë Demokratike dhe sakrifikuesit më të mëdhenj përballë regjimit. Pa respekt për anëtarësinë, nuk ka opozitë morale; pa demokraci të brendshme, nuk ka besueshmëri përballë qytetarëve.

The post Salianji takim me demokratët në Himarë: Pa demokraci të brendshme, Partia Demokratike humbet epërsinë morale! Pa respekt për anëtarësinë nuk ka opozitë morale appeared first on Albeu.com.

“Lëpirës i dashurisë, ti nuk ke asnjë femër…”/ Rogerti nuk kursehet ndaj Mateos: Jeton me lekët e familjes

✇Albeu
By: M C

Duket se thuajse të gjthë banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, “Big Brother VIP 5”, janë kthyer kundër Rogertit. Ky i fundit i ngacmon ato për çdo gjë, madje nuk ka kursyer familjarët apo dhe miqtë e tyre.

Rogerti ka patur sot debate me shumë prej banorëve, një ndër to edhe me Mateon, të cilit iu drejtua duke i thënë që ‘është lëpirës i dashurisë’. Më pas shtoi dhe tha se nuk ka asnjë vajzë që e do, dhe ndjek gjithë kohës vajzat.

E jo vetëm kaq, pas Rogerti i tha atij se jeton me lekët e familjes pasi vetë nuk ka arritur asgjë në jetë.

Pjesë nga debati:

Mateo: Je këlysh i vogël që nuk përballesh dot me mua

Rogerti: Ti je lëpirës i dashurisë, ti nuk ke asnjë femër që të do, po ndjek femrat gjithë kohës, jeton me lekët e familjes, nuk ke lekë të tua

Mateo: I falenderoj, shyqyr i kam, falenderoj Zotin çdo ditë

Rogerti: Po mos kujto se ke arritur gjë në jetë, se nuk ke arritur asgjë, i thua vetes trajner personal me lekët e familjes.

The post “Lëpirës i dashurisë, ti nuk ke asnjë femër…”/ Rogerti nuk kursehet ndaj Mateos: Jeton me lekët e familjes appeared first on Albeu.com.

Rusia sulmon me dronë Ukrainën, humbin jeten tre persona dhe plagosen disa të tjerë

✇Albeu
By: M C

Rusia goditi sërish Ukrainën me anë të një sulmi me dron. Në këtë sulm u vranë tre persona dhe u plagosën tre të tjerë. Sipas mediave të huaja viktimat janë dy gra të moshës 26 dhe 50 vjeç dhe një burrë 62-vjeçar. Shërbimet ukrainase të urgjencës thanë se një ndërtesë u shkatërrua dhe disa të tjera u dëmtuan. Ata postuan në Telegram foto të zjarrfikësve që përpiqeshin të shuanin një zjarr si dhe imazhe të një ndërtese të rrafshuar.

Në total, në 24 orët e fundit, Rusia nisi 841 sulme kundër 34 komuniteteve në rajon, tha guvernatori Ivan Fedorov. Forcat ruse po pushtojnë pjesë të mëdha të territorit në Zaporizhzhia dhe kohët e fundit kanë bërë përsëri përfitime territoriale atje. Ajo është një nga katër rajonet ukrainase, që Rusia pretendon se ka aneksuar që nga pushtimi i Ukrainës në vitin 2022.

Forcat Ajrore të Ukrainës thanë se Rusia lëshoi 105 dronë gjatë natës, nga të cilët 84 u rrëzuan. Dronët e Moskës goditën gjithashtu qytetin e Odesës, në jug të vendit, duke shkaktuar një zjarr të madh në një objekt industrial, tha guvernatori Oleh Kiper në Telegram.

Kiper tha se magazinat, ndërtesat e prodhimit dhe kamionët u shkatërruan në sulm, duke shtuar se nuk u shkaktua asnjë lëndim. Ndërsa zyrtarët rusë nuk komentuan sulmet. Moska dhe Kievi mohojnë të kenë shënjestruar civilët në luftën e tyre gati katërvjeçare.

The post Rusia sulmon me dronë Ukrainën, humbin jeten tre persona dhe plagosen disa të tjerë appeared first on Albeu.com.

Kush është trashëgimtarja e familjes së famshme Swarovski që do të prezantojë Eurovisionin e këtij viti?

Emrat e dy prezantuesve të Eurovision 2026 janë njoftuar zyrtarisht nga transmetuesi publik i Austrisë. Konkursi i madh muzikor do të prezantohet këtë vit nga Viktoria Swarovski dhe Michael Ostrovsky , me interesin që tashmë është kthyer fuqishëm drejt Swarovskit, një nga fytyrat më të njohura të televizionit austriak dhe anëtare e familjes së famshme botërore Swarovski.

Viktoria Swarovski ka lindur në Innsbruck, Tirol, dhe ka ndërtuar një karrierë të larmishme si prezantuese, biznesmene, modele, stiliste dhe këngëtare. Edhe pse vjen nga familja Swarovski, e cila e ka identifikuar emrin e saj me botën e bizhuterive dhe dizajnit në nivel ndërkombëtar, ajo zgjodhi të ndiqte një rrugë profesionale të pavarur nga biznesi familjar shumë herët.

Në moshën vetëm 16 vjeç, ajo nënshkroi kontratën e saj të parë diskografike me Sony Music, duke publikuar disa këngë të vogla, dhe në moshën 18 vjeç, u zhvendos në Los Angeles. Atje, ajo bashkëpunoi me krijues kryesorë në skenën ndërkombëtare muzikore, përfshirë kompozitoren fituese të çmimit Grammy, Diane Warren, duke fituar përvojë të vlefshme në një mjedis shumë konkurrues.

Menjëherë pas kësaj, Swarovski bëri histori si gjyqtarja më e re që ka marrë pjesë ndonjëherë në Das Supertalent, ndërsa që nga viti 2018 ajo është anëtare e përhershme e ekipit prezantues të Let’s Dance, një nga programet televizive më të suksesshme në botën gjermanofolëse.

Rezymeja e saj televizive përfshin gjithashtu prezantime të rëndësishme, të tilla si 100 Years Disney Show dhe Bambi Awards, një nga institucionet më prestigjioze të argëtimit në Evropë. Në të njëjtën kohë, ajo ka zhvilluar një aktivitet të dendur biznesi, duke themeluar markën e bukurisë ORIMEI në vitin 2020.

Si modele, Victoria Swarovski ka zbukuruar kopertinat e revistave kryesore ndërkombëtare si Glamour, ELLE, L’Officiel, Gala Style dhe Forbes, ndërsa si stiliste ka nënshkruar koleksione kostumesh dhe aksesorësh tradicionalë. Në fillim të vitit 2026, ajo përmbushi edhe një ëndërr personale të jetës duke marrë pjesë në Dakar Rally, një nga garat më të kërkuara të sporteve motorike në botë.

Lidhur me Eurovisionin, drejtoresha e programit Stephanie Grois-Horowitz tha për dy prezantuesit: “Victoria dhe Michael janë një dyshe e freskët, siç nuk e kemi parë kurrë më parë .” Siç shpjegoi ajo, të dy kanë një pasion të madh për Konkursin e Këngës dhe janë “ambasadorë të shkëlqyer të kauzës, prezantimi i të cilëve do të jetë i paharrueshëm për një kohë të gjatë”.

The post Kush është trashëgimtarja e familjes së famshme Swarovski që do të prezantojë Eurovisionin e këtij viti? appeared first on Albeu.com.

Lore zbulon banorët që sheh në finalen e “Big Brother VIP 5”

✇Albeu
By: M C

Këngëtarja e njohur, Lore, ka qenë e ftuar në emisionin “Wake Up”, ku ka komentuar rrugëtimin e saj brenda shtëpisë së “Big Brother VIP 5”. Por jo vetëm kaq, pasi ajo foli edhe në lidhje me projektet e saj më të reja muzikore.

Në një moment gjatë intervistës, Lore është pyetur për banorët që ajo mendon se janë më shumë në avantazh deri në këtë pikë të lojës për të qenë në finale.

Sipas ish-banores së shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një nga lojtarët më të fortë dhe më inteligjent është Kristi. Lore shtoi se sheh në finale edhe Mirin me Selin.

“Kam shumë konsideratë për lojën e Kristit. Është një nga lojtarët më inteligjentë dhe të ftohtë. Miri dhe Selin janë një dyshe që i shoh në finale. Këta janë ata që mendoj unë më të avantzhuar. Mendoj se fitorja do ndahet mes këtyre të treve. Unë do doja shumë Brikenën në finale, por pse jo dhe Mateon. Kam vënë re që Mateo po pëlqehet shumë në rrjet”, tha këngëtarja e njohur.

The post Lore zbulon banorët që sheh në finalen e “Big Brother VIP 5” appeared first on Albeu.com.

Kim Kardashian zbulon momentin në ‘Kardashians’ që Kris Jenner donte ta censuronte që të mos bëhej publik

Kardashianët janë një nga familjet më të njohura në botë. Viraliteti i tyre tejkalon mediat sociale dhe gjithmonë kanë zënë një vend në emisionet më të mira televizive, dy prej të cilave spikasin teksa flasin për jetën e tyre: ‘Keeping Up with the Kardashians’, i njohur si ‘The Kardashians’, i cili më vonë do të bëhej një emision që transmetohet në internet.

Kohët e fundit u zbulua, për shkak të një interviste në podkastin ‘Khloe In Wonderland’, një nga episodet që nëna e Kardashian, Kris Jenner, u përpoq ta censuronte në mënyrë që të mos shfaqej në shfaqje. Kjo u zbulua nga vetë Kim.

Ishte një sherr mes dy motrave, Kourtney dhe Kim, gjatë premierës së sezonit të 18-të të reality show-t. E gjitha ndodhi ndërsa episodi po xhirohej, në një moment që ata e quajtën “sherrja me shuplaka” dhe ku kamerat kapën se si Kim i sulmon Kourtney-t. Më pas, fillon një sherr mes të dyjave, duke i kapur duart dhe duke lëshuar disa goditje drejt trupit të tjetrës që u përplas.

Përveç asaj sherri, Kim kujtoi një tjetër debat të nxehtë midis dy motrave për shkak të dasmave të tyre në Itali. Kim u martua me Kanye West atje në vitin 2014 dhe Kourtney e përsëriti destinacionin me Travis Barker në vitin 2022, gjë që shkaktoi gjithashtu tensione dhe komente që kamerat i kapën.

Kim Kardashian zbuloi në podcast se cili ishte reagimi i nënës së saj: “Mamaja tha, ‘Kjo nuk do ta shohë kurrë dritën e diellit’”. Në intervistë, personazhi i famshëm reflektoi se sa nga këto momente janë censuruar dhe nuk janë ndarë kurrë me publikun përmes serialit të saj.

The post Kim Kardashian zbulon momentin në ‘Kardashians’ që Kris Jenner donte ta censuronte që të mos bëhej publik appeared first on Albeu.com.

Asambleja Zgjedhore në FSHF, zyrtarizohen kandidaturat për president dhe Komitetin Ekzekutiv

✇Albeu
By: M C

Komisioni i Verifikimit, organi përgjegjës për garantimin e integritetit dhe ligjshmërisë së procesit zgjedhor, në zbatim të Rregullores së Asamblesë së Përgjithshme të FSHF, zhvilloi këtë të enjte mbledhjen e radhës për verifikimin e propozimeve dhe kritereve ligjore për kandidatët për postin e Presidentit, për anëtarë të Komitetit Ekzekutiv të Federatës Shqiptare të Futbollit, si dhe verifikimin e delegatëve të propozuar nga anëtarët e federatës.

Gjatë shqyrtimit, Komisioni analizoi me kujdes çdo propozim të paraqitur nga anëtarët e Asamblesë, duke vlerësuar përmbushjen e kritereve statutore, integritetin personal dhe përputhshmërinë me kërkesat ligjore të procesit zgjedhor. Në përfundim të procesit të verifikimit, Komisioni konstatoi se 13 kandidatë për anëtar të Komitetit Ekzekutiv të FSHF-së kanë marrë dy propozimet e nevojshme nga anëtarët e Asamblesë dhe plotësojnë kriteret për të qenë zyrtarisht pjesë e garës.

Kandidatët sipas renditjes alfabetike janë:

Abdyl Kuriu

Anila Basha

Arben Dervishaj

Armando Cungu

Blendi Fevziu

Edmond Hasanbelli

Envi Hicka

Erind Resuli

Ervin Canollari

Geri Çipi

Gjergji Petro

Lutfi Nuriu

Pano Xhixho

Për postin e Presidentit të FSHF, është regjistruar kandidatura e z. Armand Duka, i propozuar nga 33 anëtarë të federatës. Gjithashtu, Komisioni zyrtarizoi listën e delegatëve të anëtarëve të FSHF-së për Asamblenë e datës 16.02.2026, në përputhje me numrin e delegatëve të përcaktuar në Vendimin Nr. 1, datë 03.12.2025. Asambleja e Përgjithshme Zgjedhore e FSHF do të zhvillohet më 16 shkurt në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit” ku do të zgjidhen Presidenti dhe anëtarët e Komitetit Ekzekutiv të FSHF për mandatin e ri katërvjeçar.

The post Asambleja Zgjedhore në FSHF, zyrtarizohen kandidaturat për president dhe Komitetin Ekzekutiv appeared first on Albeu.com.

Përfundon me debate seanca në GJKKO për çështjen Meta-Kryemadhi, avokati lexon gjysmën e mbrojtjes

✇Albeu
By: M C

Ka përfunduar këtë pasdite seanca gjyqësore në Gjykatën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për çështjen që lidhet me Ilir Metën dhe Monika Kryemadhin.

Gjatë seancës, avokati mbrojtës i Ilir Metës, Kujtim Cakrani, ka lexuar rreth gjysmën e mbrojtjes, nga një total prej 270 faqesh.

Procesi është shoqëruar edhe me debate mes palëve gjatë zhvillimit të seancës, duke reflektuar tensionet që shoqërojnë çështjen.

Leximi i plotë i mbrojtjes pritet të vijojë në seancat e ardhshme, ndërsa GJKKO do të vendosë për ecurinë e mëtejshme të procesit gjyqësor.

Çështja Meta–Kryemadhi lidhet me hetimet SPAK ndaj ish-Presidentit të Republikës, Ilir Meta, dhe ish-kryetares së Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, për akuza që përfshijnë korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim të pasurisë.

Hetimet kanë si bazë disa episode të dyshuara, përfshirë çështjen CEZ-DIA dhe lobimin në Shtetet e Bashkuara. Të dy të pandehurit i kanë mohuar akuzat, duke i cilësuar ato si politike, ndërsa procesi po shqyrtohet nga GJKKO.

The post Përfundon me debate seanca në GJKKO për çështjen Meta-Kryemadhi, avokati lexon gjysmën e mbrojtjes appeared first on Albeu.com.

“Respektoni kushtet e vizës suaj”/ Ambasada amerikane në Tiranë: Qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mundësinë për të udhëtuar, studiuar ose punuar

✇Albeu
By: M C

Ambasada amerikane në Tiranë iu ka bërë thirrje qytetarëve të repektojnë kushtet e vizës amerikane. Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada njofton se qëndrimi në Shtetet e Bashkuara përtej datës së lejuar, mund të çojë në pasoja të rënda.

Kjo duke nisur që nga heqja e vizës dhe deportimi, deri te pamundësia për të marrë viza në të ardhmen. Ambasada thotë se qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara.

“Respektoni kushtet e vizës suaj amerikane dhe periudhën e lejuar të qëndrimit në Shtetet e Bashkuara. Qëndrimi në Shtetet e Bashkuara përtej “Datës së pranimit deri më…” të I-94 mund të çojë në pasoja të rënda si heqja e vizës, deportimi i mundshëm dhe pamundësia për të marrë viza në të ardhmen. Qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mënyrë të përhershme në mundësinë tuaj për të udhëtuar, studiuar ose punuar në Shtetet e Bashkuara.”, thuhet në njoftim.

The post “Respektoni kushtet e vizës suaj”/ Ambasada amerikane në Tiranë: Qëndrimi i tejzgjatur mund të ndikojë në mundësinë për të udhëtuar, studiuar ose punuar appeared first on Albeu.com.

“Je i pashpirt!”/ DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetjes për vdekjen e vëllait të Gjestit

Një përplasje e ashpër ka shpërthyer mes DJ Gimbo-s dhe banorit të “Big Brother VIP Albania” VIP Albania, Rogert, pas një pyetjeje publike që ky i fundit i drejtoi për ndarjen tragjike nga jeta të vëllait të mitur të Gjestit.

Gjithçka nisi kur Rogerti, gjatë një bisede, ngriti pikëpyetje mbi rrethanat e ngjarjes, duke shkaktuar reagim të fortë në rrjet. DJ Gimbo reagoi publikisht me tone të ashpra, duke e quajtur pyetjen të papranueshme dhe të pashpirt, sidomos kur bëhet fjalë për një fëmijë 15-vjeçar dhe për dhimbjen e një familjeje që ka humbur njeriun e saj.

“Nuk mund të luash me fatkeqësinë e dikujt dhe ta kthesh në temë diskutimi para kamerave,” – shprehet ai, duke theksuar se ka kufij që nuk duhen kaluar, pavarësisht lojës mediatike apo kërkimit për vëmendje.

Rogert: Si ndodhi situata, fatkeqësia e Gjestit? Du me e ditë, se nuk e kam lexu

Dj Gimbo: Mendon që unë për atë histori foli para kamerave? O i pafytyrë, s’je në vete! Ti prek te një familje, te një fëmijë 15 vjeç, o qen! O i pafytyrë! O psikopat, o maniak! Ti luan me fatkeqësi të dikujt. Si s’të vjen marre me pyt për një fëmijë që ka vdek tragjikisht?

Reagimi i DJ Gimbo-s ka gjetur mbështetje të gjerë në rrjete sociale, ku shumë ndjekës kanë theksuar se tema të tilla kërkojnë ndjeshmëri, respekt dhe heshtje, jo spekulim publik.

The post “Je i pashpirt!”/ DJ Gimbo shpërthen ndaj Rogertit pas pyetjes për vdekjen e vëllait të Gjestit appeared first on Albeu.com.

“Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq – nuk më duket fer që unë jetoj”, Elijona mes të qarash rrëfehet për ditëlindje në BBVK 4

Banorja e Big Brother VIP Kosova 4, Elijona Binakaj, ka bërë një rrëfim shumë prekës në dhomën e rrëfimit, duke prekur zemrat e publikut me historinë e saj personale.

Teksa po festonte ditëlindjen e saj të 19-të brenda shtëpisë më të madhe në vend, Elijona u shfaq e vetmuar dhe e emocionuar, duke shpërthyer në lot gjatë rrëfimit të saj.

“Zakonisht për çdo ditëlindje mërzitem, por kur mërzitem e kam të paktën babin ose familjen që ma heqin pak mërzinë. Tani jam krejt vet dhe mosha që do ta mbush po më mundon, sepse motra ime kur i ka pasur 19 vjet ka ndërruar jetë dhe tani unë arrita në moshën e saj. Nuk po më duket fer të jetoj në të… nuk e di”, u shpreh ajo mes lotësh.

The post “Po i mbush 19 vjeç, aq sa ishte motra ime kur vdiq – nuk më duket fer që unë jetoj”, Elijona mes të qarash rrëfehet për ditëlindje në BBVK 4 appeared first on Albeu.com.

Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç: Do të hyjë në fuqi në dhjetor 2026 ose mars 2027

✇Albeu
By: M C

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të enjten se shërbimi i detyrueshëm ushtarak në vend do të hyjë në fuqi në dhjetor të këtij viti ose në mars të vitit 2027.

Vendimi për fillimin e shërbimit ushtarak, tha ai, varet nga gatishmëria e kapaciteteve dhe objekteve ushtarake.

“Ne do ta marrim këtë vendim së shpejti, brenda një ose dy muajve të ardhshëm, dhe do ta çojmë në Parlament dhe do të fillojmë regjistrimin e rekrutëve ushtarakë”, tha Vuçiç, pas një takimi me udhëheqësit ushtarakë mbi gjendjen dhe analizën e aftësive të Forcave të Armatosura Serbe për vitin 2025.

Shërbimi ushtarak do të zgjasë 75 ditë, sipas tij.

“Duhet t’i bëjmë gati të gjitha pajisjet. Kemi mjaftueshëm armë dhe çizme, por ka disa gjëra që nuk janë ende plotësisht gati”, tha ai.

Ai shtoi se nevojitet rinovimi i qendrave të rekrutimit, përmirësimi dhe rinovimi i klinikave dhe gjëra të tjera.

“Këto janë pyetje të rëndësishme sepse duam të jemi të përgatitur për këtë dhe që këta të rinj ta kalojnë shërbimin e tyre ushtarak në kushtet më të mira. Të fitojnë përgjegjësinë dhe seriozitetin e nevojshëm, si dhe një qëndrim ndaj patriotizmit”, tha Vuçiq.

Futja e shërbimit të detyrueshëm ushtarak duhet ta marrë pëlqimin e Kuvendit të Serbisë.

Përfaqësuesit e Qeverisë kanë njoftuar vazhdimisht kthimin e shërbimit ushtarak vitet e fundit.

Ideja u konkretizua në janar 2024. Pastaj Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë Serbe nisi një iniciativë dhe i propozoi presidentit kthimin e shërbimit ushtarak.

Vuçiç më pas, në shtator të të njëjtit vit, nënshkroi një marrëveshje për ta kthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në Serbi.

Që nga heqja e tij më 1 janar 2011, shërbimi ushtarak ka qenë vullnetar.

Kroacia fqinje votoi gjithashtu për ta kthyer shërbimin e detyrueshëm ushtarak në tetor 2025.

Ndër vendet që nuk e kanë hequr shërbimin e detyrueshëm ushtarak janë Zvicra, Norvegjia, Danimarka, Finlanda, Austria, Turqia, Estonia, Greqia, Qiproja, Ukraina, Rusia dhe Bjellorusia./ REL

The post Serbia rikthen shërbimin e detyrueshëm ushtarak, Vuçiç: Do të hyjë në fuqi në dhjetor 2026 ose mars 2027 appeared first on Albeu.com.

Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës/ Dosjet dhe baza materiale transportohen drejt Tiranës

✇Albeu
By: M C

Baza materiale dhe dosjet në Kadastrën e Vlorës janë ngarkuar ditën e sotme, rreth orës 14:00 për t’u transportuar drejt Tiranës. Ato do të dërgohen në kryeqytet për veprime të mëtejshme. Kadastra e Vlorës, do të transferohet në selinë qendrore në Tiranë pranë rrugës “Jordan Misja”.

Ky vendim është firmosur nga drejtoresha e përgjithshme e Kadastrës, Lorena Goxhobelli më 23 janar. Zhvendosja e plotë e saj duhet të përfundojë deri në fund të këtij muaji. Vendimi për të larguar drejt Tiranë vjen në më pak se një vit. Kjo pasi Kadastrën e Vlorës ishte zhvendosur më parë në një godinë të re, pranë ish-Shtëpisë së Oficerëve në Vlorë.

Në lidhje me këtë vendim, ka reaguar edhe Agjencia Shtetërore e Kadastrës (ASHK). ASHK sqaroi se riorganizimi i institucioneve në Tiranë ka nisur që prej vitit 2021. Kjo duke nisur me transferimin e Durrësit dhe Krujës, për të vazhduar me pas me Shkodrën, Kavajën, Kamëz-Vorë dhe Vlorën.

The post Zhvendosja e Kadastrës së Vlorës/ Dosjet dhe baza materiale transportohen drejt Tiranës appeared first on Albeu.com.

SPAK kërkon ta arrestojë për tendera abuzive, Belinda Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë për bllokimin e pasaportës

✇Albeu
By: M C

Në një kohë kur Prokuroria e Posaçme kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, numri dy i qeverisë ka depozituar rekurs në Gjykatën e Lartë ku kundërshton ndalimin e udhëtimeve jashtë vendit, pasi me vendim GJKKO pasaporta e saj është e bllokuar.

Ndërkohë lidhur me masën e pezullimit nga ushtrimi i detyrës, Balluku nuk ka ngritur pretendime duke qenë se Apeli e ka pezulluar deri në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Masat ndaj Ballukut janë vendosur nga Prokuroria e Posaçme për shkak të akuzave të ngritura ndaj saj për dyshime mbi abuzime me vlerë miliona euro me tenderat publikë.

The post SPAK kërkon ta arrestojë për tendera abuzive, Belinda Balluku rekurs në Gjykatën e Lartë për bllokimin e pasaportës appeared first on Albeu.com.

Pas katër vitesh mungesë, Justin Bieber do rikthehet në këtë skenë muzikore

Justin Bieber ka konfirmuar zyrtarisht rikthimin e tij në skenën e Çmimeve Grammy, të cilat do të zhvillohen të dielën, më 1 shkurt, me Trevor Noah në rolin e prezantuesit. Ky rikthim shënon një moment të rëndësishëm në karrierën e këngëtarit, i cili pritet të performojë pas publikimit të albumit të tij më të ri, të titulluar “Swag”.

Kjo do të jetë paraqitja e parë e Bieber në Grammy që nga viti 2022, kur ai interpretoi hitin “Peaches” së bashku me Giveon dhe Daniel Caesar, një performancë që u prit mjaft pozitivisht nga publiku dhe kritika. Rikthimi i tij në këtë event prestigjioz vjen në një periudhë shumë të suksesshme artistike, pasi albumi “Swag” ka marrë vlerësime të larta dhe e ka rikthyer këngëtarin në qendër të vëmendjes muzikore globale.

Përveç performancës, Justin Bieber pritet të jetë një nga protagonistët kryesorë të mbrëmjes, pasi do të marrë katër çmime Grammy këtë vit. Ai është shpallur fitues në kategoritë Albumi i Vitit dhe Albumi më i Mirë Vokal Pop për “Swag”, si dhe Performanca më e Mirë Solo Pop për këngën “Daisies” dhe Performanca më e Mirë R&B për “Yukon”.

Në total, Bieber numëron 23 nominime për çmimet Grammy gjatë karrierës së tij dhe deri më tani ka fituar dy çmime. I pari erdhi në vitin 2016 për Regjistrimin më të Mirë Dance me këngën “Where Are Ü Now”, ndërsa i dyti në vitin 2021 për Performancën më të Mirë Country nga një Duo ose Grup me hitin “10,000 Hours”.

Rikthimi i tij në Grammy konsiderohet nga fansat si një tjetër dëshmi e ndikimit të vazhdueshëm të Justin Bieber në industrinë muzikore dhe e pozicionon atë sërish në majën e skenës ndërkombëtare.

The post Pas katër vitesh mungesë, Justin Bieber do rikthehet në këtë skenë muzikore appeared first on Albeu.com.

❌