Byrotë e Kreditit që pritet të ngrihen në Shqipëri do të jenë subjekte private, të organizuara si shoqëri aksionare, dhe do të kenë të drejtë të mbledhin, përpunojnë dhe analizojnë informacion financiar për individët dhe bizneset, përfshirë të dhëna që shkojnë përtej kredive bankare.
Byroja e Kredisë do jetë private, informacioni do mblidhet me pagesë; Projektligji drejt finalizimit
Projektligji âPĂ«r ByrotĂ« e Kredititâ i hedhur pwr konsultim, pĂ«rcakton pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« kuadrin e posaçëm pĂ«r licencimin dhe funksionimin e kĂ«tyre subjekteve private, tĂ« cilat do tĂ« ofrojnĂ« raporte kreditore dhe sisteme tĂ« renditjes kreditore, tĂ« njohura si âcredit scoringâ.
Modeli ndryshon nga Regjistri aktual i Kredive, i cili administrohet nga Banka e Shqipërisë. Relacioni argumenton se regjistrat publikë, të administruar nga bankat qendrore, kanë kryesisht funksione që lidhen me stabilitetin financiar dhe mbikëqyrjen, ndërsa nuk janë konceptuar për të ofruar shërbime tregtare të raportimit kreditor, analiza të sjelljes paguese apo modele të avancuara të pikëzimit kreditor.
KĂ«to funksione, sipas projektligjit, do tâu kalojnĂ« byrove private tĂ« kreditit, tĂ« cilat do tĂ« operojnĂ« paralelisht me Regjistrin e Kredive tĂ« BankĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«.
Sipas relacionit, në përputhje me standardet dhe praktikat ndërkombëtare, regjistrat publikë të kredive, të administruar nga bankat qendrore, kanë si funksion kryesor mbështetjen e stabilitetit financiar, monitorimin e ekspozimeve kreditore dhe vlerësimin e riskut sistemik në sektorin financiar. Aksesi i subjekteve raportuese në këta regjistra përbën një funksion dytësor, i cili u shërben atyre si një mekanizëm ndihmës për vlerësimin e riskut kreditor dhe mbështetjen e vendimmarrjes në procesin e kreditimit.
Megjithatë, regjistrat publikë të kredive nuk janë konceptuar për të ofruar shërbime tregtare të raportimit kreditor, përpunim të avancuar të informacionit kreditor, analiza të sjelljes paguese apo zhvillimin e modeleve të vlerësimit kreditor (credit scoring). Këto funksione ushtrohen nga byrotë private të kreditit, të cilat, në shumë juridiksione, operojnë paralelisht me regjistrat publikë të kredive dhe luajnë një rol plotësues në treg. Nëpërmjet grumbullimit, përpunimit dhe analizimit të informacionit kreditor nga burime të ndryshme, ato ofrojnë produkte dhe shërbime të specializuara që mbështesin institucionet financiare dhe përdoruesit e tjerë të autorizuar në vlerësimin e aftësisë paguese, administrimin e riskut kreditor dhe procesin e vendimmarrjes për dhënien e financimit.
Në këtë kontekst, paraqitet e nevojshme miratimi i një kuadri ligjor gjithëpërfshirës për krijimin dhe funksionimin e byrove private të kreditit, i harmonizuar me praktikat dhe modelet më të mira të zhvilluara në vendet e Bashkimit Evropian, me qëllim krijimin e një sistemi modern, të besueshëm dhe efikas të raportimit dhe vlerësimit kreditor.
Â
Â
Kompani private, por me akses te një gamë e gjerë të dhënash
Një nga elementet më të rëndësishme të projektligjit është gama e institucioneve dhe subjekteve që mund të furnizojnë me informacion Byrotë e Kreditit.
Përveç bankave dhe institucioneve financiare jobanka, ofrues të të dhënave mund të jenë institucionet e pagesave, institucionet e parasë elektronike, shoqëritë e kursim-kreditit, kompanitë e sigurimit dhe Banka e Shqipërisë.
Por informacion mund të vijë edhe nga organet tatimore, njësitë e qeverisjes vendore dhe persona të tjerë juridikë që furnizojnë mallra ose shërbime nga të cilat lindin detyrime për pagesë.
Në këtë mënyrë, një subjekt privat mund të krijojë një panoramë shumë më të gjerë të sjelljes financiare të një individi ose biznesi, krahasuar me informacionin që aktualisht përmban Regjistri i Kredive.
Në historikun e një individi mund të përfshihen të dhëna për kërkesat dhe marrëveshjet e kredisë, detyrimet e prapambetura, përfundimin e marrëveshjeve, renditjen kreditore dhe vendime gjyqësore që lidhen me aftësinë kredimarrëse. Për bizneset mund të shtohen edhe të dhëna për performancën financiare dhe procedurat e falimentimit.
Â
Banka e ShqipĂ«risĂ« mund tâu japĂ« bazĂ«n fillestare
Projektligji parashikon një mekanizëm të posaçëm edhe për krijimin e bazës fillestare të informacionit të Byrosë.
Me kĂ«rkesĂ« tĂ« ByrosĂ« sĂ« Kreditit dhe mbi bazĂ«n e njĂ« marrĂ«veshjeje, Banka e ShqipĂ«risĂ« mund tâi vĂ«rĂ« nĂ« dispozicion subjektit privat informacionin kreditor qĂ« administron nĂ« Regjistrin e Kredive deri nĂ« datĂ«n e licencimit tĂ« ByrosĂ«.
Transferimi do të bëhet sipas kushteve, kritereve dhe procedurave të përcaktuara në ligj dhe në legjislacionin për mbrojtjen e të dhënave personale.
Ky parashikim i jep Byrosë mundësinë që të mos e nisë aktivitetin nga zero, por të ndërtojë bazën fillestare mbi informacionin kreditor ekzistues.
Â
Privati do tĂ« llogarisĂ« edhe âcredit scoreâ
NjĂ« tjetĂ«r funksion qĂ« projektligji i jep Byrove private Ă«shtĂ« llogaritja e renditjes kreditore ose âcredit scoringâ.
Në bazë të të dhënave të mbledhura, Byroja mund të hartojë një vlerësim të besueshmërisë financiare të individit apo biznesit, i cili mund të përfshihet në raportin kreditor që kërkon banka apo një përdorues tjetër i autorizuar.
Projektligji kërkon që modelet statistikore, matematikore ose algoritmike që do të përdoren për pikëzimin të mbështeten në kritere objektive, proporcionale, të verifikueshme dhe jodiskriminuese.
Parashikohen gjithashtu kërkesa për transparencë mbi metodologjinë dhe faktorët kryesorë që ndikojnë në vlerësimin kreditor.
Në praktikë, ky vlerësim mund të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në kushtet e financimit.
Relacioni vlerëson se individët dhe bizneset me histori të mirë financiare mund të kenë mundësi më të mëdha të negociojnë norma interesi më të favorshme dhe të marrin kredi më shpejt.
Â
Të dhënat negative deri në pesë vjet
Fakti që informacioni do të administrohet nga subjekte private shoqërohet edhe me rregulla për kohën e ruajtjes së tij.
Të dhënat pozitive mund të ruhen deri në tre vjet nga përfundimi i marrëdhënies së kredisë ose kontratës përkatëse.
Të dhënat negative mund të ruhen deri në pesë vjet nga përmbushja ose shuarja e detyrimit.
Kjo nënkupton se edhe pasi një detyrim problematik është shlyer, informacioni negativ mund të vazhdojë të jetë pjesë e historikut të personit apo biznesit për disa vite.
Â
Kush do tâi kontrollojĂ« ByrotĂ« private
Byrotë e Kreditit do të duhet të regjistrohen në Qendrën Kombëtare të Biznesit si shoqëri aksionare dhe të pajisen me licencë.
Licenca do të jepet për afat të pacaktuar. Projektligji vendos gjithashtu kufizime për pjesëmarrjen dhe kontrollin e këtyre shoqërive nga bankat dhe institucionet financiare jobanka.
Për pjesën që lidhet me përpunimin e të dhënave personale, mbikëqyrja do të kryhet nga Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.
Projektligji parashikon gjithashtu se informacioni kreditor është konfidencial dhe se Byroja, ofruesit dhe përdoruesit e informacionit nuk mund ta përdorin ose zbulojnë atë jashtë rasteve të lejuara nga ligji.
Â
Qytetari do të ketë të drejtë të kontrollojë dosjen
Personat për të cilët mbahet informacion do të kenë të drejtë të marrin raportin e tyre kreditor dhe të njihen me burimet prej nga kanë ardhur të dhënat.
Ata do të mund të shohin gjithashtu identitetin e përdoruesve që kanë kërkuar raport kreditor për ta. Informacioni duhet të vihet në dispozicion brenda pesë ditëve.
NĂ« rast se tĂ« dhĂ«nat janĂ« tĂ« pasakta ose tĂ« paplota, subjekti mund tâi kundĂ«rshtojĂ« ato dhe tĂ« kĂ«rkojĂ« verifikimin, korrigjimin ose, sipas rastit, fshirjen e tyre.
NĂ« kĂ«tĂ« mĂ«nyrĂ«, projektligji krijon njĂ« model ku mbledhja dhe pĂ«rpunimi tregtar i historikut kreditor dhe llogaritja e ânotĂ«sâ financiare do tĂ« kryhen nga kompani private, ndĂ«rsa shteti pĂ«rcakton rregullat e licencimit, burimet e tĂ« dhĂ«nave dhe kufijtĂ« pĂ«r pĂ«rdorimin e informacionit.
The post ByrotĂ« e Kreditit do tĂ« jenĂ« private, do tĂ« ndĂ«rtojnĂ« ânotĂ«nâ financiare tĂ« individĂ«ve dhe bizneseve appeared first on Revista Monitor.