❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Qytetarët protestë para kuvendit, deputetët devijojnë hyrjen në sallë

QytetarĂ« tĂ« shumtĂ« janĂ« mbledhur nĂ« protestĂ« pĂ«rpara Kuvendit, kĂ«tĂ«  tĂ« hĂ«nĂ« me thirrjet “Parlamenti i krimit”, “Rama jep dorĂ«heqjen” dhe “Nuk na pĂ«rfaqĂ«soni”.

Protesta ka nisur në orën 10:30, ndërkohë që kuvendi do të niste seancën plenare të radhës. Edhe këtë herë qytetarët kanë sulmuar me vezë, ndërkohë që deputetet kanë zgjedhur të hyjnë në sallë përmes hyrjeve alternative për të shmangur përballjen.

 

Sulm i ri iranian në impiantin e energjisë në Kuvajt

Një sulm i ri iranian ndaj një impianti energjie dhe shkripëzimi të ujit në Kuvajt ka shkaktuar zjarr në objekt, duke shënuar sulmin e dytë ndaj të njëjtit sektor brenda dy ditësh.

Ministria e Energjisë Elektrike, Ujit dhe Energjisë së Rinovueshme e Kuvajtit bëri të ditur se sulmi shkaktoi dëme në disa ambiente të impiantit, ndërsa ekipet e zjarrfikësve u angazhuan për vënien nën kontroll të flakëve.

“Sipas autoriteteve kuvajtiane, sulmi i kryer ndaj objektit energjetik shkaktoi zjarr, ndĂ«rsa forcat e emergjencĂ«s vijojnĂ« punĂ«n pĂ«r shuarjen e tij”, thuhet nĂ« deklaratĂ«n e ministrisĂ« tĂ« publikuar nĂ« platformĂ«n X.

 

Përcillet në banesën e fundit gazetari Enrik Mehmeti

ËshtĂ« pĂ«rcjellĂ« nĂ« banesĂ«n e fundit gazetari Enrik Mehmeti, i cili humbi jetĂ«n tragjikisht nĂ« moshĂ«n 40-vjeçare pas njĂ« aksidenti automobilistik nĂ« zonĂ«n e ZvĂ«rnecit.

Ndarja e parakohshme nga jeta e gazetarit ka sjellĂ« reagime tĂ« shumta nga bota e medias, ndĂ«rkohĂ« qĂ« miq e tĂ« afĂ«rm janĂ« bĂ«rĂ« pjesĂ« e homazheve pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« nderimet e fundit, gazetarit nga Vlora qĂ« humbi jetĂ«n mbrĂ«mjen e 18 korrikut, pas njĂ« aksidenti me njĂ« motomjet me katĂ«r rrota nĂ« zonĂ«n bregdetare tĂ« ZvĂ«rnecit.

Mehmeti dyshohet se humbi kontrollin e mjetit, i cili u pĂ«rmbys, duke i shkaktuar dĂ«mtime tĂ« rĂ«nda. PavarĂ«sisht transportimit me urgjencĂ« nĂ« Spitalin Rajonal tĂ« VlorĂ«s, ai nuk mundi t’u mbijetonte plagĂ«ve.

Enrik Mehmeti la pas bashkëshorten dhe 2 fëmijët.

 

 

Probleme teknike me Facebook dhe Instagram në të gjithë botën

Mijëra përdorues të Facebook dhe Instagram në të gjithë botën janë përballur me probleme teknike mëngjesin e së dielës, sipas të dhënave të faqes Downdetector.

Raportimet pĂ«r ndĂ«rprerje nisĂ«n tĂ« shtohen rreth orĂ«s 09:30, ndĂ«rsa pĂ«rdoruesit kanĂ« raportuar pamundĂ«si pĂ«r t’u identifikuar nĂ« llogaritĂ« e tyre, pĂ«r tĂ« ngarkuar faqen kryesore dhe pĂ«r tĂ« pĂ«rdorur funksionet bazĂ« tĂ« rrjeteve sociale.

­­ShumĂ« pĂ«rdorues qĂ« tentojnĂ« tĂ« hyjnĂ« nĂ« Facebook pĂ«rmes shfletuesit marrin mesazhin: “Acount Temporarily Unavailable”, qĂ« tregon se bĂ«het fjalĂ« pĂ«r njĂ« problem teknik tĂ« platformĂ«s.

NdĂ«rkohĂ«, aplikacionet nĂ« celular hapen normalisht pĂ«r disa pĂ«rdorues, por pĂ«rmbajtja nuk rifreskohet dhe postimet e reja nuk ngarkohen. Messenger gjithashtu Ă«shtĂ« prekur nga ndĂ«rprerja, ndĂ«rsa ËhatsApp duket se vijon tĂ« funksionojĂ« normalisht
Deri në këto momente, kompania Meta nuk ka dhënë një deklaratë zyrtare mbi shkakun e problemit apo kohën e rikthimit të plotë të shërbimeve.

 

 

Të shtëna me armë zjarri në Vaun e Dejës

Të shtëna me armë zjarri u raportuan mbrëmjen e djeshme në fshatin Barbullush të Vaut të Dejës. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti çasti mes disa personave. Njëri prej tyre, gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Reagimi i Policisë
Më datë 18.07.2026, rreth orës 22:15, në fshatin Barbullush, Vau i Dejës, dyshohet se, gjatë një konflikti të çastit mes disa perso, njëri prej tyre, gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, ka qëlluar me armë zjarri në ajër.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe po vijojnë kontrollet intensive në zonë, me qëllim identifikimin dhe kapjen e autorit.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po kryen veprimet procedurale për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes, dokumentimin ligjor të saj, si dhe identifikimin dhe kapjen e autorit.

 

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e sotme.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, ai po lëvizte me një motor me katër rrota, kur dyshohet se, si pasojë e një manovre të gabuar, humbi kontrollin e mjetit dhe motori u rrokullis disa herë.

Gjatë aksidentit, një pjesë metalike e mjetit e goditi rëndë në kraharor, duke i shkaktuar dëmtime fatale.

Pavarësisht ndërhyrjes së shpejtë, 40-vjeçari nuk arriti të mbijetojë.

Protesta e bulevardit kundĂ«r “Kuvendit KombĂ«tar”: Jo negociata nĂ«pĂ«r zyra

Për të 49-ën ditë, protestuesit janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë duke vijuar me 5 kërkesat e tyre, të cilat i lexojnë në çdo tubim përgjatë këtyre javëve.

“Nuk do lĂ«vizim nga sheshi deri sa tĂ« plotĂ«sohen 5 kĂ«rkesat”, u shpreh njĂ« protestuesve.

Thirrjet për revolucion dhe ndryshimin e klasës politike, vijojnë.

5 kërkesat e tyre janë:

1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe të gjithë qeverisë.
2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore për jo më pak se 12 muaj.
3. Ndryshime kushtetuese dhe miratimin e tyre me referendum, ku përfshihet ndryshimi i Kodit Zgjedhor, që sipas tij ka marrë peng vendin që prej vitit 2008.
4. Ndryshime në ligjin për financimin e partive politike, pasi sipas deklaruesit, përmes tij financohen nga paraja e krimit dhe drogës.
5. Kufizimi i ushtrimit të detyrës së kryeministrit në jo më shumë se dy mandate.

Kjo protestĂ« vjen pas mbledhjes pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ« tĂ« “Kuvendit KombĂ«tar tĂ« ProtestĂ«s”, i thirrur nga organizatorĂ«t. Kjo mbledhje nĂ« fakt pati mjaft tensione dhe pĂ«rplasje mes tyre, pasi dukej se dakordĂ«sia pĂ«r kĂ«tĂ« takim nuk ishte e tĂ« gjithĂ«ve.

Nga sheshi protestuesit u distancuan nga kjo mbledhje dhe ky Kuvend duke thënë se përfaqësuesit janë në shesh dhe se nuk ka negociata nëpër zyra.

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për zhdukjen e 69 milionë lekëve të rinj në filialin e Postës Shqiptare në Durrës, ku ish-drejtoresha është lënë në burg, ndërsa arrest shtëpie është vendosur për dy zyrtaret e tjera të përfshirë në këtë skemë.

Sipas hetimeve të Prokurorisë dhe Policisë, tre zyrtaret dyshohet se gjatë muajve prill dhe maj 2026 nuk kanë arkëtuar në degët Shijak dhe Krujë shumën prej 69 milionë lekësh të rinj.

Hetimet vijojnë për të zbardhur të gjithë skemën, përfshirjen e mundshme të personave të tjerë dhe destinacionin përfundimtar të shumës së konsiderueshme financiare.

NĂ« dosje zbulohen tĂ« gjithĂ« ‘levizjet’ qĂ« ish-drejtoresha Elisabeta Mataj, ish-shefja e inancĂ«s, Valbona Duni, dhe ish-arkĂ«tarja Paola Dana kanĂ« bĂ«rĂ«.

Referuar pamjeve filmike të administruara nga kamerat e sigurisë në ambientet e Filialit Durrës qendër (bashkëlidhur kallëzimit), rezulton se nga ana e punonjëseve të postës lëvizjet e vlerave monetare janë kryer në kundërshtim me aktet ligjore në fuqi dhe të rregullores së brendshme të Posta Shqiptare Sh.a.
Konkretisht mĂ« datĂ« 02.04.2026 ora 15:15:29, nĂ« filialin e PostĂ«s Shqiptare DurrĂ«s vijnĂ« vlerat monetare tĂ« shoqĂ«ruara nga njĂ« punonjĂ«s i postĂ«s dhe nga punonjĂ«si i SHPSF “Nazeri”;
Ora 15:29:12, shefja e financës Valbona Duni, në ambientet e arkës, e pranishme Paola Dana dhe ndihmës arkëtarja, i bën me shenjë me dorë punonjësit të postës të marri thesin me vlera monetare;

Ora 15:29:22 shefja e financës Valbona Duni bashkë me një punonjës poste marrin në arkë, e pranishme Paola Dana, një thes me vlera monetare i porsaardhur me eskortë shoqërimi nga banka;

Ora 15:29:50 shefja e financës Valbona Duni i merr thesin me vlera monetare punonjësit të postës dhe hyn në zyrën e saj;

Ora 15:30:05 Valbona Duni çon thesin me vlera monetare në zyrën e Drejtores Elisabeta Mataj;
Ora 15:30:09 Valbona Duni hyn në zyrën e Drejtores Elisabeta Mataj
Ora 15:30:22 Valbona Duni del nga zyra e Drejtoreshës Elisabeta Mataj
Ora 15:31:16, Valbona Duni niset të largohet puna;
Ora 15:31:31 Elisabeta Mataj e thërret Valbona Dunin dhe së bashku shkojnë në zyrën e Elisabeta Mataj
Ora 15:33:04 nga zyra e Drejtores del e para Valbona Duni
Ora 15:33:27 Valbona Duni largohet nga puna;
Ora 15:39:08 Drejtoresha e Filialit Posta Shqiptare Durrës Elisabeta Mataj largohet nga zyra me një qese të bardhë transparente me sende që nuk mund të përcaktohen, thuhet në dosje.

Datës 2.4.2026 i përket mandat pagesa nr. 2330, vlera 5 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Shijak, e nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e degës Shijak e dyshuar e falsifikuar).

2. Më datë 14.04.2026 në orën 13:05:52 shefja e financës Valbona Duni merr një thes me vlera monetare nga zyra e Arkës e pranishme Paola Dana.
13:06:04 shefja e finances Valbona Duni me thesin me vlera monetare futet në zyrën e saj
Dates 14.4.2026 i përket mandat pagesa nr. 2706, vlera 10 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Krujë, e nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Valentina Guni (arkëtare e degës Krujë e dyshuar e falsifikuar).

3. Më datë 15.04.2026 në orën 14:13 shefja e finances Valbona Duni merr një thes me lekë nga arka e pranishme Paola Dana. Ora 14:14 Valbona Duni me thesin me vlera monetare shkon në zyrën e saj.

Dates 15.4.2026 i përket mandat pagesa nr. 2748, vlera 10 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Krujë, e nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Valentina Guni (arkëtare e degës Krujë e dyshuar e falsifikuar).

4. Më datë 20.04.2026 në orën 13:39 nd/arkëtarja në prani të arkëtares Paola Dana, i jep shefes së financës Valbona Duni rreth 10 fasheta me prerje kartmonedhe 5.000 të reja në qese plastike, shefja e financës i merr dhe shkon në zyrën e saj. Ora 13:39:26 Valbona Duni me qesen me vlera monetare shkon në zyrën e saj

Datës 20.4.2026 i përket mandat pagesa nr. 2866, vlera 5 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Shijak, e nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e degës Shijak e dyshuar e falsifikuar).

5. MĂ« datĂ« 24.04.2026 nĂ« orĂ« 14:15 vjen punonjĂ«si i shoqĂ«rimit tĂ« vlerave i “Nazerit” me dy thasĂ« nga banka dhe i lĂ« tek Arka, e pranishme Paola Dana. NĂ« orĂ«n 14:18 njĂ«rin nga thasĂ«t e merr shefja e financĂ«s Valbona Duni dhe shkon tek zyra saj. Ora 14:16:51 Valbona Duni merr thesin me vlera monetare dhe shkon nĂ« zyrĂ«n e saj.

Datës 24.4.2026 i përket mandat pagesa nr. 3002 (vendosur me shkrim dore numri 2997), vlera 5 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Shijak, e nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e degës Shijak e dyshuar e falsifikuar).

6. Më datë 30.04.2026 në orën 15:09:07 nd/arkëtarja në prani të arkëtares Paola Dana mbush një thes me vlera dhe ia jep shefes së financës Valbona Duni e cila e merr thesin e shkon në zyrën e saj. Ora 15:1:03 Valbona Duni me thesin me vlera monetare shkon në zyrën e saj

7. Më datë 7.5.2026, ora 14:41 shefja e finances Valbona Duni merr një thes me lekë nga Arka, e pranishme Paola Dana dhe hyn në zyrën e saj. Ora 14:41:18 Valbona Duni me thesin me vlera monetare pasi del nga arka shkon në zyrën e saj. Ora 14:42:27, nga e njëjta zyrë ku hyri më përpara Valbona Duni me thesin me vlera monetare, del Drejtoresha Elisabeta Mataj. Ora 14:42:35 Elisabeta Mataj hyn në zyrën e saj. Ora 14:42:45 Valbona Duni me të njëjtin thes me vlera monetare hyn në zyrën e Drejtoreshës Elisabeta Mataj. Ora 14:43:19 Valbona Duni dhe Elisabeta Mataj dalin nga zyra e kësaj të fundit pa thesin me vlera monetare dhe hyjnë në të njëjtën zyrë.

8. Më datë 08.05.2026 në orën 13:47:22 shefja e financës Valbona Duni merr një pako të madhe me kartmonedha prerje 5.000 të reja nga arka, e pranishme Paola Dana. Ora 13:47:36 Valbona Duni plikon me kartmonedha e mbështjell me mandat pagesën e prerë nga Paola Dana. Ora 13:47:43 Valbona Duni me plikon me kartmonedha mbështjellë me mandat pagesë shkon në zyrën e saj

Datës 8.5.2026 i përket mandat pagesa nr. 4320, vlera 5 000 000 lekë, me përshkrim për llogarinë lidhje të brendshme dega Shijak, e nënshkruar nga Elisabeta Mataj, Valbona Duni, Paola Dana dhe Flora Nexha (arkëtare e degës Shijak e dyshuar e falsifikuar).

9. Më datë 21.05.2026 në orën 15:24 shefja e financës merr rreth 12 fasheta me kartmonedha prerje 5.000 të reja nga arka, e pranishme Paola Dana dhe i çon tek zyra e drejtoreshës së Filialit.

Ora 15:24:46 Valbona Duni mbështjell me mandat pagesë pliko me kartmonedha ndërkohë që komunikon me Paola Danën që kryen veprime në kompjuter. Ora 15:24:59 Valbona Duni me plikon me kartmonedha të mbështjellë me mandat pagesë shkon në zyrë e Drejtoreshës Elisabeta Mataj. Ora 15:25:18 Valbona Duni del nga zyra e Drejtoreshës Elisabeta Mataj me mandate pagesën në dorë por pa plikot me kartmonedha. Ora 15:25:28, Elisabeta Mataj me telefon në dorë del nga zyra e saj pas Valbona Dunit dhe hyn në një zyrë tjetër.

Ndërkohë, drejtoresha e filialit, Elisabeta Mataj, gjatë përballjes me gjykatën, nuk ka dhënë një shpjegim se ku kanë përfunduar paratë. E pyetur nga gjykata për destinacionin e shumës prej 69 milionë lekësh, Mataj është përgjigjur se nuk e di.

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

Policia e SarandĂ«s pas kontrolleve nĂ« lagjen “Baba Rexhepi”, zonĂ« kjo ku u drejtuan autorĂ«t pas atentatit ndaj 50-vjeçarit Thimjo Rubati, kanĂ« gjetur njĂ« motor tĂ« braktisur.

Motori u gjet buzĂ« detit, nĂ« njĂ« prej gjireve detare tĂ« zonĂ«s, pikĂ«risht nĂ« zonĂ«n e quajtur “Kasollja”. Policia dyshon se motori i pĂ«rket autorĂ«ve tĂ« atentatit tĂ« mbrĂ«mjes tĂ« sĂ« premtes. Ai nuk ka pasur shenja dĂ«mtimi ose djegieje, ç’ka mund t’i shĂ«rbejĂ« grupit hetimor tĂ« mbledhĂ« material gjenetik pĂ«r tĂ« identifikuar autorĂ«t. Fakti qĂ« motori Ă«shtĂ« gjetur buzĂ« detit, e ka bĂ«rĂ« grupin hetimor tĂ« dyshojĂ« se autorĂ«t janĂ« larguar me mjet lundrues ose tĂ« jenĂ« fshehur nĂ« banesat e zonĂ«s periferike.

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, sipas dyshimeve, ka qenë i planifikuar dhe organizatori ka shfrytëzuar qëllimisht ngjarjen e një dite më parë kur djali i tij u konfliktua me një oficer policie, me qëllim ngatërresën e pistës së  hetimit. Madje ka informacione se autorët e dinin që policia kishte sekuestruar një natë më parë DVR e kamerave të zonës duke e shfrytëzuar këtë fakt për të kryer ngjarjen në një zonë të pambuluar me kamera.

Deri në këto momente, burimet bëjnë me dije se dy janë pistat kryesore të hetimit, njëra është konflikt pronësie dhe tjetra konflikt personal për motive të tjera. Të vakëta janë për grupin hetimor motivet për larje hesapesh apo hakmarrje, pasi indiciet janë minimale.

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

Kanadaja po vijon të përballet me një situatë të rënduar nga zjarret masive pyjore, të cilat kanë detyruar autoritetet të angazhojnë ushtrinë për evakuimin e banorëve në zonat më të rrezikuara.

Forcat e Armatosura kanadeze kanë nisur një operacion për evakuimin me avion të rreth 600 banorëve të komunitetit të izoluar Fort Hope, në veriperëndim të Ontarios, ku flakët vazhdojnë të përhapen me shpejtësi.

Sipas autoriteteve kanadeze, vetëm gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 69 zjarre të reja, duke e çuar në 955 numrin e vatrave aktive në të gjithë vendin. Mijëra persona janë evakuuar tashmë nga rajonet e prekura dhe janë transferuar në qytete më të sigurta në jug të Ontarios.

Situata ka ndikuar edhe përtej kufirit. Tymi i dendur i zjarreve është përhapur në disa shtete të SHBA-së, ku autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për përkeqësimin e cilësisë së ajrit dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve, veçanërisht grupeve më të rrezikuara, të kufizojnë aktivitetet në ambiente të hapura.

Ekspertët e klimës theksojnë se zjarret pyjore janë bërë një fenomen gjithnjë e më i shpeshtë në Kanada, ndërsa temperaturat e larta dhe thatësira kanë krijuar kushte ideale për përhapjen e flakëve. Autoritetet vijojnë përpjekjet për vënien nën kontroll të zjarreve, ndërsa monitorojnë nga afër zhvillimin e situatës.

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

Izraeli thuhet se i ka riklasifikuar krokodilĂ«t e Nilit si kafshĂ« “tĂ« kujdesura” , duke hapur potencialisht rrugĂ«n pĂ«r pĂ«rdorimin e tyre si pjesĂ« e sigurisĂ« sĂ« burgjeve.

Propozimi kontrovers për të rrethuar burgjet me hendeqe të mbushura me krokodilë thuhet se u propozua në fund të vitit të kaluar nga Ministri i Sigurisë Kombëtare i ekstremit të djathtë, Itamar Ben-Gvir, i cili argumentoi se zvarranikët do të forconin sigurinë dhe do të pengonin përpjekjet e arratisjes. Plani fillimisht u konsiderua ligjërisht i parealizueshëm nga Autoriteti i Natyrës dhe Parqeve të Izraelit, sepse krokodilët e Nilit klasifikoheshin si kafshë të egra që mund të mbaheshin vetëm në kopshte zoologjike dhe rezervate të kafshëve të egra.

Kjo pengesĂ« ligjore thuhet se u hoq kĂ«tĂ« javĂ« kur Ministri i Mbrojtjes sĂ« Mjedisit Idit Silman e riemĂ«rtoi krokodilin e Nilit si njĂ« “kafshĂ« tĂ« egĂ«r tĂ« kujdesur”, raportuan mediat izraelite tĂ« premten. Klasifikimi i ri lejon qĂ« zvarranikĂ«t tĂ« mbahen nĂ« njĂ« gamĂ« mĂ« tĂ« gjerĂ« ambientesh, duke pĂ«rfshirĂ« potencialisht edhe burgjet.

Emërtimi i ri thuhet se vjen pavarësisht paralajmërimeve nga këshilltarja ligjore e ministrisë, e cila i tha Silman se nuk kishte autoritet për të vendosur në mënyrë të njëanshme mbi statusin e krokodilëve dhe për të hedhur themelet për vendosjen e tyre në burgje. Disa javë më parë, Ben-Gvir dhe Silman thuhet se zhvilluan një takim me këshilltaren ligjore dhe shefen e Autoritetit të Natyrës dhe Parqeve, Raya Soraki, duke i shtyrë ata që të pranonin planin e dyshimtë.

Sipas raportimeve tĂ« medias izraelite, Ben-Gvir dĂ«shiron t’i prezantojĂ« fillimisht zvarranikĂ«t nĂ« burgun Ketziot, njĂ« qendĂ«r burgimi nĂ« Izraelin jugor qĂ« mban kryesisht tĂ« burgosur palestinezĂ«. Pasi ai e paraqiti propozimin pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, ShĂ«rbimi i Burgjeve tĂ« Izraelit (IPS) e shqyrtoi atĂ« dhe dĂ«rgoi oficerĂ« nĂ« fermĂ«n e krokodilĂ«ve Hamat Gader nĂ« fillim tĂ« janarit pĂ«r t’u njohur me zvarranikĂ«t.

Sipas njoftimeve, IPS e priti propozimin e ministrit nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« favorshme, duke marrĂ« nĂ« konsideratĂ« zgjedhjen e ekzemplarĂ«ve mĂ« tĂ« vegjĂ«l qĂ« do tĂ« kushtonin rreth 8,000 dollarĂ« pĂ«r kokĂ«, nĂ« vend tĂ« zvarranikĂ«ve mĂ« tĂ« vjetĂ«r qĂ« kushtonin rreth 20,000 dollarĂ«. “Kjo Ă«shtĂ« njĂ« shumĂ« relativisht e vogĂ«l krahasuar me investimin nĂ« siguri qĂ« kĂ«rkon njĂ« burg, dhe rezultatet do tĂ« ishin edhe mĂ« tĂ« mira”, tha njĂ« burim i IPS pĂ«r gazetĂ«n Maariv nĂ« atĂ« kohĂ«, duke shtuar se zvarranikĂ«t e vegjĂ«l “gjithashtu tĂ« rrezikshĂ«m” pĂ«rfundimisht do tĂ« rriteshin brenda kompleksit tĂ« burgut.

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

Treqind shezlongë u zhdukën natën, në qershorin e dy viteve më parë, nga resorti i Onde Chiare në Reggio Emilia dhe u vodhën nga persona të panjohur.

NjĂ« vit mĂ« vonĂ«, tĂ« njĂ«jtĂ«t shezlongĂ« u shfaqĂ«n “si me magji”, me logon e Onde Chiare ende tĂ« dukshme, nĂ« njĂ« plazh nĂ« Kepin e Rodonit nĂ« ShqipĂ«ri, shkruajnë mediat italiane.

I vuri re njĂ« grua nga Reggio Emilia, e cila ndodhej atje me pushime dhe u dĂ«rgoi menaxherĂ«ve tĂ« resortit njĂ« email me foto tĂ« bashkĂ«ngjitura, pĂ«r t’i njoftuar pĂ«r kĂ«tĂ« gjetje tĂ« pazakontĂ«, pasi ishte nĂ« dijeni tĂ« ngjarjes sĂ« dy viteve mĂ« parĂ«.

Nuk është ende e qartë sesi shezlongët kanë përfunduar në këtë plazh. Ka disa hipoteza që mund të qëndrojnë në këtë rast pasi mund të jenë blerë pa ditur që janë të vjedhur. Gjithashtu verifikimet e blerjes mund të mos jenë bërë ende apo të kenë kaluar nga një pronar te tjetri deri në publikimin e videos.

Alberto Costoli dhe Enrico Cavazzoni, menaxherët e Onde Chiare, nuk humbën kohë. Ata caktuan avokatin Gianluca Dallari për të nisur procedurën për rikthimin e pajisjeve me vlerë mbi 45 mijë euro.

“Menduam tĂ« shkonim atje dhe t’i merrnim vetĂ«, por mĂ« pas vendosĂ«m tĂ« ndiqnim rrugĂ«n ligjore. Avokati ynĂ« gjeti edhe njĂ« avokat nĂ« ShqipĂ«ri, i cili nisi procesin gjyqĂ«sor. NĂ« teori, shezlongĂ«t tanĂ« duhej tĂ« ishin sekuestruar dhe tĂ« vendoseshin nĂ« ruajtje nga autoritetet shqiptare. Por ndĂ«rkohĂ«, njĂ« kliente tjetĂ«r e jona, e cila rastĂ«sisht ndodhej kĂ«to ditĂ« nĂ« DurrĂ«s, na dĂ«rgoi njĂ« video tĂ« re, atĂ« qĂ« mĂ« pas e publikuam nĂ« profilin tonĂ« nĂ« Instagram, ku shihet qartĂ« se ata janĂ« ende nĂ« plazh, duke u pĂ«rdorur nga klientĂ«t e kĂ«saj strukture shqiptare. Jemi shumĂ« tĂ« zemĂ«ruar”, thotĂ« Costoli.

Pikërisht për këtë arsye vendosën ta bëjnë çështjen publike:

“Kemi etiketuar mediat lokale, i kemi dĂ«rguar njĂ« email redaksisĂ« sĂ« programit ‘Le Iene’ tĂ« Italia Uno, i njohur pĂ«r hetimet e tij mbi çështje tĂ« ndjeshme. Gjithashtu desha tĂ« etiketoja edhe Edi RamĂ«n, kryeministrin e ShqipĂ«risĂ«, sepse shpesh bĂ«n deklarata pĂ«r zhvillimin e turizmit nĂ« vendin e tij. E pra, vjedhja e shezlongĂ«ve në Itali nuk Ă«shtĂ« aspak njĂ« kartĂ«vizitĂ« e mirĂ« pĂ«r turistĂ«t dhe pĂ«r reputacionin kombĂ«tar tĂ« ShqipĂ«risĂ«. Ne punojmĂ« prej vitesh me disa furnitorĂ« shqiptarĂ« dhe nuk kemi pasur kurrĂ« probleme. ShpresojmĂ« qĂ« kryeministri shqiptar tĂ« interesohet pĂ«r rastin tonĂ«, sepse tashmĂ« nuk dimĂ« mĂ« se cilĂ«n rrugĂ« tĂ« ndjekim”, thonĂ« menaxherĂ«t.

Postimi i Onde Chiare:

“PĂ«rshĂ«ndetje tĂ« gjithĂ«ve, nĂ«se dikush shkon me pushime nĂ« Kepin e Rodonit
 tĂ« pĂ«rshĂ«ndesĂ« shezlongĂ«t tanĂ«! Duket si shaka, por fatkeqĂ«sisht Ă«shtĂ« e vĂ«rtetĂ«.”

“NĂ« qershorin e vitit 2024 na vodhĂ«n rreth 300 shezlongĂ«, me njĂ« vlerĂ« mbi 45.000 euro, nga Circolo Onde Chiare i Reggio Emilia-s”, shkruhet nĂ« postim. “NjĂ« vit mĂ« vonĂ«, njĂ« e njohura jonĂ«, gjatĂ« pushimeve nĂ« ShqipĂ«ri, na dĂ«rgoi disa foto: ‘
 por kĂ«ta nuk janĂ« tuajit?’

Dhe që nga ai moment fillon një histori pothuajse surreale. Denoncime, avokatë në Itali dhe Shqipëri, përkthime, verifikime, kohë dhe para të shpenzuara për të provuar të kthejmë atë që na është vjedhur.

Sot kjo video, e filmuar pak ditë më parë, tregon se ata shezlongë janë ende në të njëjtën strukturë plazhi. Ne thjesht duam të kuptojmë se si është e mundur që një vjedhje prej 45.000 eurosh, me sendet e identifikuara dhe të dokumentuara prej më shumë se një viti, ende nuk ka gjetur një zgjidhje.

Ndoshta kjo video do tĂ« arrijĂ« te personi i duhur. NĂ«se njihni dikĂ« qĂ« mund tĂ« na ndihmojĂ«, njĂ« gazetar, njĂ« emision televiziv, ose thjesht mendoni se kjo histori meriton tĂ« rrĂ«fehet
 shpĂ«rndajeni”, shprehet mĂ« tej.

Ndërkohë, postimi në rrjetet sociale ka marrë vërtet shumë vëmendje, duke arritur dhjetëra shpërndarje dhe disa qindra pëlqime.

“ShpresojmĂ« qĂ« pak zhurmĂ« dhe presion mediatik tĂ« ndihmojnĂ« pĂ«r ta çuar çështjen pĂ«rpara”, pĂ«rfundon Costoli”, mendoni pĂ«r shqetĂ«simin qĂ« na shkaktoi kjo vjedhje dy vite mĂ« parĂ«, pikĂ«risht nĂ« fillim tĂ« sezonit veror.”

Sipas raportimeve për vjedhjen dy vite më parë, gjithçka ndodhi vetëm 30 minutave. Hajdutët nuk kishin lënë pas rreth 200 shezlongë.

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

Gjykata e Durrësit ka caktuar masat e sigurisë për tre zyrtaret e filialit të Postës Shqiptare në Durrës, të arrestuara në kuadër të hetimeve për përvetësimin e 69 milionë lekëve të rinj.

Gjykata vendosi “arrest nĂ« burg” pĂ«r ish-drejtoreshĂ«n e filialit, Elisabeta Mataj, ndĂ«rsa caktoi masĂ«n “arrest nĂ« shtĂ«pi” pĂ«r ish-shefen e financĂ«s, Valbona Duni, dhe ish-arkĂ«taren Paola Dana.

Tre zyrtaret akuzohen pĂ«r veprat penale “ShpĂ«rdorimi i detyrĂ«s” dhe “Vjedhja duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”, kryer nĂ« bashkĂ«punim. Sipas hetimeve, gjatĂ« muajve prill dhe maj 2026 ato dyshohet se kanĂ« pĂ«rvetĂ«suar 69 milionĂ« lekĂ« tĂ« rinj.

Hetimet vijojnë për zbardhjen e plotë të skemës dhe identifikimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

VENDIMI I PLOTË

Vendosi:
1. Pranimin e pjesshëm të kërkesës së Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës.
2. Vleftësimin si të ligjshëm të ndalimit të personave nën hetim E. M., V. D. dhe P. D.
3. Caktimin ndaj personit nĂ«n hetim E. M masĂ«n e sigurimit personal “Arrest nĂ« burg”, tĂ« parashikuar nga neni 238 i K.Pr.Penale, si e dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vjedhja duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”, kryer nĂ« bashkĂ«punim, tĂ« parashikuar nga neni 135 dhe 25 i K.Penal.
4. Caktimin ndaj personit nĂ«n hetim V. D. masĂ«n e sigurimit personal “Arrest nĂ« shtĂ«pi”, tĂ« parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si e dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vjedhja duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”, kryer nĂ« bashkĂ«punim, tĂ« parashikuar nga neni 135 dhe 25 i K.Penal.
5. Caktimin ndaj personit nĂ«n hetim P. D. masĂ«n e sigurimit personal “Arrest nĂ« shtĂ«pi”, tĂ« parashikuar nga neni 237 i K.Pr.Penale, si e dyshuar pĂ«r kryerjen e veprĂ«s penale “Vjedhja duke shpĂ«rdoruar detyrĂ«n”, kryer nĂ« bashkĂ«punim, tĂ« parashikuar nga neni 135 dhe 25 i K.Penal.
6. Urdhërohet lirimi i menjëhershëm i personave nën hetim V.D. dhe P. D.nga dhomat e paraburgimit nëse nuk mbahen të paraburgosur për ndonjë vepër tjetër penale.
7. Urdhërohet personi nën hetim V. D. të qëndroi dhe të mos largohet nga banesa e saj në Lagjen Ilira, Plazh, Durrës.
8. Urdhërohet personi nën hetim P. D. të qëndroi dhe të mos largohet nga banesa e saj në Lagjen nr.13, Durrës.
9. Ngarkohet Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës dhe policia gjyqësore për ekzekutimin e këtij vendimi.
10. Kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 5 (pesë) diteve në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, duke filluar nga e nesërmja e komunikimit të vendimit të gjykatës.
U shpall në Durrës, me datë 18.07.2026.

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

Detaje të reja kanë dalë nga hetimi për skemën e dyshuar të përvetësimit të fondeve në filialin e Postës Shqiptare në Durrës, ku tre zyrtare janë arrestuar nën akuzën se kanë abuzuar me rreth 69 milionë lekë të rinj, para të destinuara për shpërndarjen e pensioneve dhe ndihmave sociale.

Gjatë seancës gjyqësore, ku u shqyrtua masa e sigurisë, është përmendur edhe frekuentimi i kazinove nga drejtoresha e filialit.

Elisabeta Mataj ka pranuar fjalën e mbrojtjes dhe nuk ka mohuar se ka frekuentuar kazino, por është shprehur se nuk ka pasur asnjë ndalim ligjor apo kontraktor që ta pengonte të shkonte në ambiente të tilla.

“UnĂ« jam qytetare e lirĂ«. MĂ« shpjegoni se cila Ă«shtĂ« kontrata e firmosur qĂ« nuk mund tĂ« shkoj nĂ« lokale, bare dhe kazino”, mĂ«sohet tĂ« jetĂ« shprehur Mataj para gjykatĂ«s.

Ajo ka mohuar se i është shmangur drejtësisë, duke deklaruar se kishte planifikuar të udhëtonte jashtë vendit më 10 korrik, ndërsa në datat 13 dhe 14 korrik ka qenë në punë.

E pyetur nga gjykata se ku kanë përfunduar paratë që dyshohet se janë përvetësuar, Elisabeta Mataj është përgjigjur se nuk e di.

Hetimet pritet të zbardhin mënyrën se si është realizuar skema, rolin e secilës prej të arrestuarave dhe destinacionin e shumës prej 69 milionë lekësh, e cila ishte parashikuar për pagesat sociale ndaj qytetarëve.

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin

Po mbahet në këto momente për herë të parë Kuvendi Kombëtar i Protestës dhe nuk kanë munguar tensionet.

Persona tĂ« ndryshĂ«m qĂ« janĂ« prezentĂ« nĂ« sallĂ« kanĂ« dalĂ« kundĂ«r mĂ«nyrĂ«s sesi po organizohet kjo mbledhje dhe personat qĂ« janĂ« tĂ« pranishĂ«m aty. “Mosha mesatare kĂ«tu Ă«shtĂ« mbi 45 vjeç, kĂ«tu nuk shoh asnjĂ« nga marshimi. Nuk jemi lajmĂ«ruar”, shprehet njĂ« prej protesuesve nĂ« prapaskenĂ«.

Nga ana tjetĂ«r, ka edhe nga ata qĂ« kĂ«rkojnĂ« fjalĂ«n dhe nuk u jepet. “Kemi njĂ« rend dite dhe nuk do tĂ« lejojmĂ« tĂ« na prishni mbledhjen”, u shpreh njĂ« nga organizatorĂ«t pas kĂ«tij incidenti.

“Ky kuvend Ă«shtĂ« i hapur pĂ«r tĂ« gjithĂ« qytetarĂ«t, do tĂ« kemi takim tĂ« hapur”, tha moderatorja e takimit. NdĂ«rkohĂ«, njĂ« prej organizatorĂ«ve, i cili nĂ« njĂ« moment po pengohej tĂ« fliste, nuk e kurseu pĂ«rgjigjen e ashpĂ«r.

“Nuk ma ka ndier kur kam pasur 300 veta pĂ«rballĂ«, jo mĂ« juve. Prandaj mos na sfidoni, mos na merrni neve sikur jemi tĂ« butĂ«â€, u shpreh ai, duke shkaktuar mĂ« pas njĂ« reagim tĂ« ashpĂ«r nĂ« sallĂ«.

Ndërkohë, një prej qytetarëve kërkoi të ulej në rreshtin e parë dhe tre djem nxituan për ta kundërshtuar me forcë. Pavarësisht këmbënguljes së organizatorëve, ai nuk u çua nga karrigia e rreshtit të parë.

“Duhet tĂ« shkojmĂ« pĂ«rtej sheshit. NĂ« shesh e vramĂ« frikĂ«n, por çfarĂ« do tĂ« bĂ«het mĂ« pas? Nuk duhet tĂ« pĂ«rsĂ«risim rastin e SerbisĂ«, ku protestuan pa fund dhe nuk ndryshuan asgjĂ«â€, shprehet njĂ« prej organizatorĂ«ve, pasi tensionet u qetĂ«suan, tĂ« paktĂ«n pĂ«r momentin.

Zgjedhjet në PD, Berisha: Procesi më i thellë i ripërtëritjes që nga themelimi

Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se PD ka pĂ«rmbyllur procesin e riorganizimit tĂ« forumeve drejtuese, duke e cilĂ«suar atĂ« si “procesin mĂ« tĂ« thellĂ« tĂ« ripĂ«rtĂ«ritjes” qĂ« nga themelimi i partisĂ«.

Në një bashkëbisedim, Berisha tha se përbërja e re e strukturave drejtuese reflekton një përfaqësim më të madh të të rinjve dhe grave.

Ai theksoi se ndryshimet nuk janë vetëm numerike, por edhe cilësore, duke shtuar se partia tashmë ka një ekip drejtues të përgatitur për sfidat politike të ardhshme.

“Ne lamĂ« pas njĂ« javĂ« tĂ« veçantĂ«, nĂ« tĂ« cilĂ«n PD pĂ«rfundoi institucionalizimin e plotĂ« tĂ« forumeve tĂ« saj.

Me kĂ«tĂ« rast, ajo çka dua t’u informoj tĂ« gjithĂ« ju Ă«shtĂ« se ky proces u zhvillua nĂ« moton e ripĂ«rtĂ«ritjes sĂ« PD dhe u them me kĂ«naqĂ«si, jo vetĂ«m tĂ« ripĂ«rtĂ«ritjes nĂ« kuptimin e numrave, por edhe tĂ« proporcioneve deficitare nĂ« kĂ«tĂ« parti.

Kështu sot në Këshillin Kombëtar të PD, 60 përqind e përbëjnë të rinjtë dhe gratë dhe ky është një proporcionim shumë i rëndësishëm për ne sepse patëm trashëguar një deformim nga i cili u ndamë përfundimisht.

Dy të tretat e kryesisë së zgjedhur të PD, zgjidhen për herë të parë sikundër tre nënkryetarë të PD zgjidhen për herë të parë.

Nga 14 sekretarĂ«, vetĂ«m 3 janĂ« tĂ« rizgjedhur. Pra, mund t’u informoj se ky Ă«shtĂ« procesi mĂ« i thellĂ« i ripĂ«rtĂ«ritjes sĂ« PD pas themelimit tĂ« saj. Por nga ana tjetĂ«r janĂ« vendosur proporcione tĂ« domosdoshme tĂ« pĂ«rfaqĂ«simit nĂ« kĂ«tĂ« parti. Jam i bindur se kĂ«rkesa themelore pĂ«r çdo qytetar dhe anĂ«tar, mbĂ«shtetĂ«s tĂ« kĂ«saj partie ka qenĂ« ripĂ«rtĂ«ritja. U siguroj se nĂ« kĂ«tĂ« proces nuk kanĂ« ndryshuar vetĂ«m statistikat, por PD ka shpalosur kualitete dhe vlera ndĂ«r mĂ« tĂ« shquarat.

Kështu që në kilometrin e fundit të saj, ajo ka një ekip të pajisur me të gjitha aftësitë për të udhëhequr këtë parti për përmbushjen me sukses të misionit të saj.

Duhet të theksoj me këtë rast se ne jemi një parti që bazohemi tek vota e anëtarëve tanë dhe shpreh mirënjohje të thellë për të gjithë bashkëpunëtorët e mi që nuk u zgjodhën, të cilët kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm. Unë ruaj për ta vlerësimin më të lartë.

Theksoj se shumĂ« prej tyre kanĂ« funksione tĂ« tjera shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishme nĂ« PD, grupin e saj parlamentar dhe misione nĂ« drejtim tĂ« reformave themelore nĂ« interes tĂ« kĂ«saj partie dhe tĂ« vendit. Kjo Ă«shtĂ« ajo çka unĂ« desha t’u informoj ju. Por duhet tĂ« them prapĂ« me kĂ«naqĂ«si se procesi i ripĂ«rtĂ«ritjes nuk ndalet dhe nuk do ndalet.

Në mënyrë të përsëritur u kisha pohuar se PD ka rreth saj personalitete të shquara, individë me vlera ekselentë në fushat e veta. Dhe jo pak prej tyre garuan me sukses në këtë proces. Por janë të tjerë të shumtë që kanë shprehur gatishmërinë dhe janë të lidhur me PD. Kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar, për të vënë në dispozicion të qytetarëve shqiptare, vizionit të kësaj partie, të gjithë potencialin e tyre intelektual, profesional, në Shqipëri, në Evropë dhe në botë dhe kudo që ndodhen.

Për herë të parë në këtë proces ripërtëritje, u institucionalizua roli dhe vendi i diasporës. Hapa të parë të rëndësishëm janë shënuar. Një nënkryetare partie dhe një sekretar për diasporën janë zgjedhur.

PĂ«rpjekje tĂ« tjera do bĂ«hen pĂ«r ridimensionimin e rolit tĂ« diasporĂ«s nĂ« jetĂ«n politike tĂ« PD dhe tĂ« ShqipĂ«risĂ«. Pra, pĂ«r tĂ« gjithĂ« ata tĂ« cilĂ«t kĂ«rkonin me tĂ« drejtĂ« dhe prisnin ripĂ«rtĂ«ritje si tipar kryesor, mendoj se hapa tĂ« rĂ«ndĂ«sishme janĂ« shĂ«nuar dhe tĂ« tjera do vijnĂ«.”, u shpreh Berisha.

Dhunuan dhe kërcënuan me thikë Policin në Sarandë, shpallen në kërkim 3 autorët

Policia e Sarandës ka arritur të identifikojë 3 autorët e dyshuar të kanosjes dhe goditjes së oficerit të Policisë Mihal Velço, mbrëmjen e së enjtes në Sarandë. Sipas burimeve policore, bëhet fjalë për tre persona me precedentë penalë, të cilët janë shpallur në kërkim.

Të dyshuarit janë identifikuar si Andrea Rubati, 27 vjeç, Antonio Lefteri, 30 vjeç dhe Engjëll Dalanaj, 30 vjeç.

Ngjarja ka ndodhur rreth orĂ«s 23:00 tĂ« sĂ« enjtes, nĂ« lagjen nr. 4, pranĂ« restorantit “Lindi”, nĂ« SarandĂ«. Sipas policisĂ«, shtetasi Mihal Velço, 32 vjeç, oficer policie nĂ« Komisariatin e PolicisĂ« SarandĂ«, ka njoftuar sallĂ«n operative se tre persona qĂ« lĂ«viznin me motomjete e kishin goditur pĂ«r shkak tĂ« detyrĂ«s dhe e kishin kanosur me thikĂ«, duke tentuar ta godisnin pasi ai u ishte prezantuar si punonjĂ«s policie dhe u kishte kĂ«rkuar tĂ« mos kryenin manovra tĂ« rrezikshme nĂ« qytet.

Menjëherë pas ngjarjes, autorët e dyshuar janë larguar me shpejtësi me motomjetet e tyre. Pas informacioneve të siguruara dhe pamjeve filmike të administruara, policia ka bërë të mundur identifikimin e tre personave të dyshuar.

Sipas burimeve zyrtare policore, oficeri i Policisë Mihal Velço është paraqitur pranë Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Sarandë, ku ka depozituar kallëzim penal në lidhje me ngjarjen.

Me qëllim kapjen e autorëve të dyshuar, gjatë natës janë kryer kontrolle në disa banesa dhe ambiente ku dyshohej se mund të fshiheshin personat e shpallur në kërkim.

Kontroll Ă«shtĂ« ushtruar nĂ« banesĂ«n e Andrea Rubatit, nĂ« rrugĂ«n “Mithat Hoxha”, SarandĂ«, por aty Ă«shtĂ« gjetur vetĂ«m nĂ«na e tij dhe nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e mundur kapja e tij. Gjithashtu Ă«shtĂ« kontrolluar edhe banesa e gjyshit tĂ« tij, shtetasit M. L., nĂ« fshatin Livadhja, Bashkia Finiq, por edhe aty nuk Ă«shtĂ« gjetur.

Policia ka ushtruar kontroll edhe nĂ« banesĂ«n e Antonio Lefterit, nĂ« rrugĂ«n “SkĂ«nderbej”, SarandĂ«, ku ndodheshin prindĂ«rit e tij, por nuk Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« e mundur gjetja e kĂ«tij shtetasi. NdĂ«rkohĂ«, gjatĂ« ditĂ«s sĂ« sotme Ă«shtĂ« kontrolluar edhe banesa e EngjĂ«ll Dalanajt nĂ« rrugĂ«n “Onhezmi”, ku nuk Ă«shtĂ« gjetur asnjĂ« person.

Tre shtetasit e shpallur nĂ« kĂ«rkim dyshohen pĂ«r kryerjen e veprave penale “Goditja pĂ«r shkak tĂ« detyrĂ«s” dhe “Kanosja”, tĂ« parashikuara nga nenet 237 dhe 84 tĂ« Kodit Penal.

Ish-asistentja rrëfen jetën brenda rrethit të Jeffrey Epstein

Një ish-asistente e Jeffrey Epstein ka rrëfyer për BBC detaje të reja mbi mënyrën se si financieri amerikan, i akuzuar për trafikim seksual të të miturve, dyshohet se kontrollonte dhe manipulonte gratë që ndodheshin pranë tij.

Gruaja, e identifikuar me emrin e ndryshuar Anya për të mbrojtur identitetin e saj, tha se për vite me radhë kishte jetuar në një nga apartamentet në Manhattan që përdorej nga Epstein për të strehuar gra të cilat, sipas dëshmive të saj, ai i abuzonte seksualisht.

Ajo e pĂ«rshkroi sistemin e krijuar nga Epstein si njĂ« “sekt”, ku ai ishte figura dominuese dhe ku kontrolli nuk bĂ«hej pĂ«rmes dhunĂ«s sĂ« dukshme, por pĂ«rmes izolimit, varĂ«sisĂ« financiare dhe presionit psikologjik.

“ZinxhirĂ«t ishin mĂ« pak tĂ« dukshĂ«m, por ishin aty”, tha Anya pĂ«r BBC, duke shpjeguar mĂ«nyrĂ«n se si, sipas saj, Epstein kufizonte lirinĂ« e grave qĂ« punonin pĂ«r tĂ«.

Premtime për karrierë në modë dhe një rrjet kontrolli

Sipas rrëfimit të saj, Anya u afrua me Epstein pasi punonte si modele në Evropë. Ajo thotë se fillimisht ai u prezantua si një person me lidhje të fuqishme në industrinë e modës dhe i premtoi mundësi të mëdha profesionale.

Por, sipas saj, marrëdhënia ndryshoi gradualisht. Epstein filloi të ndërhynte në jetën e saj personale, financat, mënyrën e veshjes dhe pamjen fizike.

Anya pretendon se ai e kritikonte vazhdimisht pĂ«r trupin e saj dhe e detyroi t’i nĂ«nshtrohej ndĂ«rhyrjeve kirurgjikale qĂ« ajo i konsideron tĂ« panevojshme dhe qĂ« i lanĂ« shenja.

“Ai tĂ« bĂ«nte tĂ« varur prej tij”

NjĂ« tjetĂ«r ish-asistente e Epstein, Sarah Kellen, ka mbĂ«shtetur disa nga pretendimet pĂ«r mĂ«nyrĂ«n e kontrollit psikologjik. Ajo ka deklaruar se Epstein ishte i aftĂ« tĂ« shkatĂ«rronte ndjenjĂ«n e autonomisĂ« sĂ« njerĂ«zve dhe t’i bĂ«nte ata tĂ« vareshin prej tij.

Sipas Anya-s, Epstein kontrollonte edhe lëvizjet e grave që punonin për të, u monitoronte komunikimet dhe i mbante ato në një gjendje pasigurie të vazhdueshme.

Ajo pretendon se Epstein pĂ«rdorte edhe materiale komprometuese, pĂ«rfshirĂ« fotografi intime, si njĂ« mĂ«nyrĂ« pĂ«r t’i frikĂ«suar qĂ« tĂ« mos flisnin kundĂ«r tij.

Rekrutimi i grave të tjera

Në rrëfimin e saj, Anya thotë se një pjesë e dhimbshme e përvojës së saj ishte fakti që, sipas saj, asistentet nxiteshin të sillnin gra të tjera në rrethin e Epstein.

Ajo e pĂ«rshkroi kĂ«tĂ« si njĂ« “ekosistem abuzimi”, ku viktimat shpesh pĂ«rfundonin duke u pĂ«rfshirĂ« nĂ« njĂ« sistem qĂ« shĂ«rbente pĂ«r tĂ« zgjeruar kontrollin e tij.

Jeffrey Epstein vdiq në vitin 2019 në një burg në Nju Jork, ndërsa priste gjyqin për akuzat federale për trafikim seksual të të miturve. Vdekja e tij u cilësua zyrtarisht si vetëvrasje.

Rrëfimet e viktimave dhe ish-bashkëpunëtorëve të tij kanë vazhduar të hedhin dritë mbi mënyrën se si funksiononte rrjeti i tij dhe mbi akuzat për abuzime të zgjatura ndër vite.

Në kërkim nga Spanja për narkotikë dhe organizatë kriminale, arrestohet 39-vjeçari

Një 39-vjeçar është arrestuar në Malësi të Madhe, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet spanjolle për trafikim të lëndëve narkotike dhe pjesëmarrje në organizatë kriminale.

Arrestimi u krye nĂ« kuadĂ«r tĂ« operacionit policor tĂ« koduar “Fast”, i zhvilluar nga specialistĂ«t e Sektorit pĂ«r KĂ«rkimin (FAST Albania), nĂ« bashkĂ«punim me DrejtorinĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« ShkodĂ«r, pas koordinimit informativ dhe operacional me homologĂ«t nĂ« SpanjĂ«.

Sipas Policisë, 39-vjeçari, i lindur në Koplik, u lokalizua dhe u arrestua provizorisht në Malësi të Madhe.

Ai ishte shpallur nĂ« kĂ«rkim ndĂ«rkombĂ«tar nga Interpol Madrid, pasi autoritetet gjyqĂ«sore spanjolle, me vendim tĂ« datĂ«s 8 korrik 2026, i kishin caktuar masĂ«n e sigurisĂ« “Arrest nĂ« burg” pĂ«r veprat penale tĂ« trafikimit tĂ« lĂ«ndĂ«ve narkotike dhe pjesĂ«marrjes nĂ« organizatĂ« kriminale, tĂ« kryera me qĂ«llim tregtimin e lĂ«ndĂ«ve narkotike.

Procedurat për ekstradimin e tij drejt Spanjës vijojnë në bashkëpunim me autoritetet përkatëse.

❌