❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim pĂ«r Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarĂ«t

Pas një seancë maratonë për më shumë se 10 orë, 8 gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese nuk kanë arritur të marrin një vendimin për ankimimin e Edi Ramës për pezullimin e Belinda Ballukut nga detyra.

Votat janë ndarë katër pro dhe katër kundër, duke mos bërë të mundur marrjen e një vendimi 5 me 3, dhe si rrjedhojë mbetet në fuqi vendimi i GJKKO për pezullimin nga detyra të Ballukut.

Kundër ankimimit të Ramës votuan:

Asim Vokshi

Marsida Xhaferllari

Ilir Toska

Sander Beci

Ndërsa pro ankimimit të Ramës votuan:

Fjona Papajorgji

Marjana Semini

Gent Ibrahimi

Sonila Bejtja

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për të vendosur mbi ankimin e kryeministrit. Kësisoj, ndarja e votave 4 me 4 do të thotë rrëzim i ankimit për shkak se nuk arrihet shumica vendimmarrese dhe Belinda Balluku pezullohet nga detyra.

GJKKO, me kërkesë të SPAK, pezulloi nga detyra zv/kryeministren Balluku, por Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë si një shkelje të kompetencave të tij. Rama e çoi në Gjykatën Kushtetuese çështjen Balluku, me argumentin se GJKKO ka shkelur kufirin e një tjetër pushteti, atij ekzekutiv duke marrë kompetencat e tij si kryeministër për pezullimin ose shkarkimin e një anëtari qeverie.

Pas kĂ«rkesĂ«s sĂ« kryeministrit Rama, gjykata riktheu pĂ«rkohĂ«sisht nĂ« detyrĂ« Ballukun deri sa çështja e saj tĂ« shqyrtohej nĂ« themel nga “Kushtetuesja”.

Njoftim i Gjykatës Kushtetuese

NJOFTIM VENDIMMARRIEJE/ Gjykata Kushtetuese e mbledhur sot në datën 06.02.2026 mori në shqyrtim çështjen me kërkues Kryeministri i Republikës së Shqipërisë me objekt: zgjidhja e mosmarrëveshjes së kompetencës së krijuar ndërmjet Kryeministrit dhe Këshillit të Ministrave nga njëra anë, dhe Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, nga ana tjetër; shfuqizimi i vendimeve gjyqësore të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar për pjesën që ka disponuar vendosjen dhe vazhdimin e masës ndaluese të pezullimit të ushtrimit të detyrës së zëvendëskryeministres dhe ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, si dhe interpretimin e pikës 3, të nenit 103, të Kushtetutës.

Paraprakisht Gjykata vlerësoi njëzëri se imuniteti i ministrit rregullohet nga neni 103, pika 3 i Kushtetutës në lidhje me nenet 73, pikat 1 dhe 2. Në regjimin kushtetues të imunitetit të ministrit, ashtu sikurse të deputetit, nuk përfshihet garancia e parashikuar në nenin 242, paragrafi 2 i Kodit të Procedurës Penale, sipas të cilit masa e pezullimit të ushtrimit të një detyre a shërbimi publik nuk zbatohet ndaj personave të zgjedhur sipas ligjit elektoral. Gjykata thekson se sipas Kushtetutës sistemi qeverisës bazohet në parimin e shtetit të së drejtës sipas të cilit edhe ministrat i nënshrohen ligjit dhe mund të mbahen ligjërisht përgjegjës nëse e shkelin atë. Ndër parimet e tjera themelore janë edhe ato të epërsisë së Kushtetutës si ligji më i lartë dhe zbatimi i drejtpërdrejtë i dispozitave të saj, detyrimi i shtetit për të vepruar brenda bazës dhe kufijve të së drejtës dhe ndarja dhe balancimi ndërmjet pushteteve ligjvënës, ekzekutiv dhe gjyqësor.

Në lidhje me objektin e kërkesës, në përfundim të diskutimeve, vlerësimet e gjyqtarëve u ndanë në dy qëndrime dhe Gjykata nuk arriti numrin e kërkuar të votave për vendimmarrje, sipas parashikimeve të nenit 133, pika 2, të Kushtetutës dhe nenit 72, pika 2, të Ligjit Organik të saj.

Sipas njërit qëndrim, Gjykata në jurisprudencën e saj në lidhje me nenin 73, pika 3 të Kushtetutës është shprehur se imuniteti i deputetëve nuk është privilegji personal i tyre por qëllimi kryesor i tij është mbrojtja e vetë Kuvendit dhe në veçanti funksionimi i duhur i tij. Në këtë kuptim, marrja e autorizimit nga Kuvendi për zbatimin e masave që kufizojnë paraprakisht lirinë e deputetit synon të mbrojtë veprimtarinë e vetë Kuvendit (shih vendimin nr. 81, datë 21.11.2024 të Gjykatës Kushtetuese). Kjo do të thotë se edhe neni 103, pika 3 i Kushtetutës, duke parashikuar se anëtarët e Këshillit të Ministrave gëzojnë imunitetin e deputetit synon mbrojtjen dhe funksionimin e organit ekzekutiv, pjesë e të cilit është edhe ministri. Duke iu referuar masës së pezullimit të ushtrimit të detyrës për nga shkalla dhe intensiteti i saj ajo prek funksionin kushtetues politik të ministrit. Prandaj në balancimin e parimit kushtetues të efektivitetit të ndjekjes penale dhe atij të funksionimit të pushteti ekzekutiv në kuptim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushtetëve sipas nenit 7 të Kushtetutës edhe për këtë masë kërkohet dhënia e autorizimit paraprak nga Kuvendi.

Sipas qëndrimit tjetër, ngjashëm me standardin e interpretimit të pranuar nga Gjykata në rastin e regjimit të imunitetëve, i cili duhet të jetë i ngushtë/i kufizuar, bazuar në vullnetin e kushtetutëbërësit në reformën e vitit 2012 për zvogëlimin e imunitetit, Kushtetuta në formën e saj aktuale ka parashikuar autorizimin paraprak të Kuvendit për masat procedurale penale të parashikuara shprehimisht në nenin 73, pika 2 të saj. Në këtë dispozitë nuk parashikohet masa ndaluese e pezullimit të ushtrimit nga detyra sipas nenit 242 të Kodit të Procedurës Penale, ndonëse zbatimi i kësaj mase pamundëson ushtrimin e funksioneve të ministrit dhe për pasojë ndërhyq edhe në veprimtarinë e Këshillit të Ministrave. Në këndvështrim të parimit të ndarjes dhe balancimit të pushtetave, çështja e shtimit ose ndryshimit të mekanizmave balancues, ku përfshihen edhe garanci të tilla, i përket vlerësimit të ligjvënësit kushtetues.

Për sa më lart, Gjykata Kushtetuese vendosi:

Rëzimin e kërkesës.

Heqjen e masës së pezullimit të caktuar me vendimin e Mbledhjes së Gjyqtarëve të datës 12.12.2025.

Ky vendim është përfundimtar dhe hyn në fuqi me botimin e vendimit në Fletoren Zyrtare.

Vendimi pĂ«rfundimtar do tĂ« shpallet i arsyetuar brenda afateve ligjore tĂ« parashikuara nga ligji nr. 8577, datĂ« 10.02.2000 “PĂ«r organizimin dhe funksionimin e GjykatĂ«s Kushtetuese tĂ« RepublikĂ«s sĂ« ShqipĂ«risĂ«â€, i ndryshuar dhe nga Rregullorja pĂ«r Procedurat GjyqĂ«sore tĂ« GjykatĂ«s Kushtetuese.

Gjykata Kushtetuese nuk vendos pĂ«r rastin “Balluku”, rrĂ«zohet ankimimi i RamĂ«s

Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin për çështjen e zv.kryeministres Belinda Balluku.

Gjykata Kushtetuese nuk mundi të plotësonte numrin e votave të nevojshme për të vendosur mbi ankimin e kryeministrit. Kësisoj, ndarja e votave 4 me 4 do të thotë rrëzim i ankimit për shkak se nuk arrihet shumica vendimmarrese dhe Belinda Balluku pezullohet nga detyra.

GJKKO, me kërkesë të SPAK, pezulloi nga detyra zv/kryeministren Balluku, por Kryeministri Edi Rama e cilësoi këtë si një shkelje të kompetencave të tij. Rama e çoi në Gjykatën Kushtetuese çështjen Balluku, me argumentin se GJKKO ka shkelur kufirin e një tjetër pushteti, atij ekzekutiv duke marrë kompetencat e tij si kryeministër për pezullimin ose shkarkimin e një anëtari qeverie.

Pas kĂ«rkesĂ«s sĂ« kryeministrit Rama, gjykata riktheu pĂ«rkohĂ«sisht nĂ« detyrĂ« Ballukun deri sa çështja e saj tĂ« shqyrtohej nĂ« themel nga “Kushtetuesja”.

Çështja “Balluku” nĂ« “Kushtetuese”, Berisha: Vendimi do tĂ« jetĂ« me 5 vota pro

Kreu i PD-së, Sali Berisha deklaroi sot nga Foltorja me demokratët e degëve 8 dhe 10, se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Belinda Ballukun po diktohet politikisht nga kryeministri Edi Rama.

Sipas tij, Rama ka urdhĂ«ruar qĂ« vendimi sonte tĂ« merret me 5 vota pro, me qĂ«llim mbrojtjen e Ballukut dhe, sipas BerishĂ«s, mbrojtjen e “karriges sĂ« pushtetit” tĂ« vetĂ« kryeministrit.

Berisha: Në një kohë, në të cilën sot, në këtë moment që jemi të mbledhur, organizata kriminale e Edi Ramës ka urdhëruar gjykatësit të votojnë në mbrojtje të Lubi Ballukut.

Sot, në momentin që mblidhemi këtu, organizata kriminale voton kundër interesave më jetike të çdo qytetari shqiptar.
Voton që një grup hajdutësh, të cilin nuk e ka pasur kurrë në histori Shqipëria, i cili ka vjedhur miliarda e miliarda, të vazhdojë të vjedhë miliarda të tjerë.

Voton, tĂ« dashur miq, nĂ« njĂ« moment kur realisht ky vendim mund tĂ« kĂ«pusĂ« çdo urĂ« lidhje. Mund tĂ« bĂ«jĂ« zero tĂ« gjithĂ« pĂ«rpjekjet tona 35-vjeçare pĂ«r t’u integruar nĂ« BE. VotojnĂ« pĂ«r tĂ« kuptuar shkallĂ«n e tyre.

Votojnë pasi kanë marrë mesazhin se kjo çështje është një çështje themelore për ne, për ata, për Brukselin dhe kjo mund të na detyrojë të zhbëjmë nga e para procesin e integrimit të Shqipërisë.

Një paralajmërim që nuk është dëgjuar kurrë më parë. Asnjëherë nuk kisha dëgjuar, as ata që e komentojnë këtë paralajmërim.

Me gjithë këtë, ne që jemi këtu, dhe të gjithë shqiptarët kudo që janë, Edi Rama për të mbrojtur krimet e tij urdhëron, dhe me pesë vota vendos që të mbrojë me çdo kusht karrigen e tij, të mbrojë veten nga vjedhjet sepse Lubia është vetëm emri fiktiv, aferat janë të Ramës mbi të gjitha dhe të asaj pastaj.

Messi rikthehet në Barcelonë për të ardhmen e klubit

Barcelona do të hyjë në fushatën zgjedhore brenda pak ditësh, përpara zgjedhjeve që do të mbahen më 15 mars.  Joan Laporta do të japë dorëheqjen javën tjetër për të kandiduar për rizgjedhje, në të cilat ai është padyshim favoriti.

Leo Messi mund të ketë një ndikim të madh në të gjithë këtë process, shkruan Marca. Deri më tani, janë tre kandidatë paraprak që kanë shprehur qëllimin e tyre për të kandiduar, Victor Font (rivali kryesor i Laportës, i cili përfundoi i dyti në zgjedhjet e mëparshme), Xavi Vilajoana dhe Marc Ciria.

Disa ditë më parë, ish-lojtari i Barcelonës bëri një paraqitje të papritur në Spotify Camp Nou për të parë rimodelimin e stadiumit. Fotot që ai vetë postoi në rrjetet sociale patën një ndikim të madh dhe ngritën debatin rreth rolit që do të luajë argjentinasi në këto zgjedhje.

Messi synon tĂ« kthehet nĂ« klub nĂ« tĂ« ardhmen , siç e ka thĂ«nĂ« nĂ« disa intervista. Ky Ă«shtĂ« plani i tij i ardhshĂ«m, megjithĂ«se pĂ«r momentin nuk Ă«shtĂ« shumĂ« e qartĂ« se nĂ« çfarĂ« cilĂ«sie do tĂ« kthehet. Ai Ă«shtĂ« plotĂ«sisht i pĂ«rkushtuar pĂ«r t’u rikthyer, por kjo nuk do tĂ« ndodhĂ« gjatĂ« kĂ«tyre zgjedhjeve.

Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap konsullatë në Grenlandë

Franca ka hapur një konsullatë në kryeqytetin e Grenlandës, Nuuk, duke forcuar praninë e saj diplomatike në Arktik dhe duke mbajtur premtimin e bërë nga presidenti Emmanuel Macron gjatë vizitës së tij në ishull qershorin e kaluar.

Duke vepruar kështu, Franca bëhet vendi i parë i BE-së që hap një konsullatë të përgjithshme në Grenlandë, përpara partnerëve të saj në bllokun me 27 anëtarë.

Megjithatë, Brukseli është tashmë i përfaqësuar në ishull, pas hapjes së një zyre të Komisionit Evropian në vitin 2024.

Jean-Noël Poirier, ish-ambasadori francez në Vietnam, e mori detyrën me mbërritjen në Nuuk, ku do të përfaqësojë Francën në këtë territor gjysmë-autonom danez me rreth 56,000 banorë.

Deri më tani, shtetasit francezë që jetonin në Grenlandë mbështeteshin në një marrëveshje të kufizuar konsullore.

Një konsulle nderi, Kristine Winberg, merrej me procedurat themelore administrative dhe asistencën konsullore në emër të ambasadës franceze në Danimarkë.

Roli i saj përfshinte lëshimin e dokumenteve të identitetit, ofrimin e mbështetjes në rastet e çështjeve ligjore ose vdekjeve, dhe veprimin si një lidhje me komunitetin e vogël francez, sipas transmetuesit francez BFM TV.

NjĂ« burim diplomatik tha se vetĂ«m “tetĂ« qytetarĂ« francezĂ« janĂ« tĂ« regjistruar nĂ« Nuuk, por ndoshta rreth 30 jetojnĂ« nĂ« GrenlandĂ«â€.

Megjithatë, pavarësisht madhësisë së vogël të popullsisë franceze në ishull, konsullata e re do të ketë përgjegjësi të zgjeruara.

PĂ«rveç ofrimit tĂ« mbĂ«shtetjes administrative pĂ«r shtetasit francezĂ«, do tĂ« punohet “pĂ«r tĂ« thelluar projektet ekzistuese tĂ« bashkĂ«punimit me GrenlandĂ«n nĂ« fushat kulturore, shkencore dhe ekonomike, duke forcuar njĂ«kohĂ«sisht lidhjet politike me autoritetet lokale”, sipas njĂ« deklarate tĂ« publikuar nga ministria e jashtme.

Parisi thotë se qëllimi është të forcohen lidhjet midis Grenlandës, Francës dhe BE-së në një rajon që është bërë burim mosmarrëveshjesh të konsiderueshme midis Evropës dhe SHBA-së, mes kërkesave të përsëritura të presidentit të SHBA-së Donald Trump që Uashingtoni të marrë kontrollin e territorit që është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës.

Norvegjia do të hetojë zbulimet e dosjes Epstein

Norvegjia duket se do të nisë një hetim ndaj ministrisë së saj të jashtme për lidhjet me ish-sulmuesin seksual amerikan Jeffrey Epstein, një nga disa vendet evropiane që ndjeu presionin nga një skandal që ende nuk ka shkaktuar pasoja të mëdha politike në SHBA.

Publikimi i një sasie të madhe dosjesh të reja javën e kaluar ka zbuluar një mori lidhjesh të reja të Epstein me politikanë, anëtarë të familjes mbretërore dhe ultra të pasur.

E ardhmja e kryeministrit britanik Keir Starmer po duket gjithnjë e më e pasigurt për shkak të vendimit të tij të vitit të kaluar për të emëruar Peter Mandelson, i cili kishte një miqësi të ngushtë me Epstein, si ambasador në Uashington.

VĂ«llai i mbretit, AndreĂ« Mountbatten-Ëindsor, ishte detyruar tĂ« hiqte dorĂ« nga titulli i tij mbretĂ«ror dhe rezidenca luksoze, dhe tani po rritet presioni mbi tĂ« pĂ«r tĂ« dĂ«shmuar nĂ« SHBA.

Në Sllovaki, këshilltari i sigurisë kombëtare i kryeministrit Robert Fico ka dhënë dorëheqjen pasi u zbuluan email-e në të cilat ai diskutonte për gra të reja me Epstein. Dhe ish-ministri francez i kulturës, Jack Lang, po i kërkohet të japë dorëheqjen si president i Institutit të Botës Arabe.

Figura publike, përfshirë Princeshën e Kurorës Mette-Marit dhe ish-kryeministrin dhe ministrin e jashtëm Thorbjoern Jagland, janë të gjitha nën shqyrtim të ri. Kështu janë edhe ish-ministri i Jashtëm Boerge Brende tani udhëheqës i Forumit Ekonomik Botëror Mona Juul, ambasadore në Jordani dhe Irak; dhe bashkëshorti i saj Terje Roed-Larsen.

Të premten, Mette-Marit kërkoi përsëri falje në një deklaratë të lëshuar nga pallati, veçanërisht drejtuar mbretit dhe mbretëreshës, për lidhjet e saj me Epstein. Dosjet e fundit amerikane treguan korrespondencë të gjerë me email me të edhe pasi ai u shpall fajtor për krime seksuale me fëmijë në vitin 2008.

Jagland Ă«shtĂ« gjithashtu ish-kryetar i Komitetit Norvegjez tĂ« Nobelit. Juul dhe Roed-Larsen ndihmuan nĂ« krijimin e kanalit sekret pĂ«r kontaktet midis OrganizatĂ«s pĂ«r Çlirimin e PalestinĂ«s dhe qeverisĂ« izraelite qĂ« çoi nĂ« MarrĂ«veshjet e Oslos tĂ« viteve 1993-1995.

Të gjithë dihej se kishin lidhje me Epsteinin, por dosjet e reja kanë ofruar shumë më tepër detaje. Mediat norvegjeze raportuan se shumica e partive në parlamentin e Norvegjisë duket se janë të gatshme të mbështesin një hetim të pavarur për Ministrinë e Jashtme. Megjithatë, e përditshmja VG tha se Kryeministri Jonas Gahr Stoere do të preferonte që parlamenti të kryente hetimin.

Njësia e policisë së krimit ekonomik të Norvegjisë tha të enjten se po hetonte Jaglandin nën dyshimin për korrupsion të rënduar. Avokati i Jaglandit tha se klienti i tij ishte i bindur se do të demonstronte pafajësinë e tij dhe do të bashkëpunonte.

Ministria e jashtme tha se do tĂ« kĂ«rkojĂ« tĂ« heqĂ« imunitetin diplomatik qĂ« gĂ«zon Jagland, si kreu i KĂ«shillit tĂ« EvropĂ«s nga viti 2009 deri nĂ« vitin 2019, pĂ«r t’i lejuar policisĂ« tĂ« hetojĂ«.

KĂ«shilli i EvropĂ«s tha se kishte kryer njĂ« hetim tĂ« brendshĂ«m nĂ« dhjetor dhe janar, i nxitur nga dosjet e Epstein tĂ« publikuara nĂ« nĂ«ntor, dhe se “veprimet e mĂ«tejshme do tĂ« vendosen sipas nevojĂ«s”.

Juul nuk iu përgjigj menjëherë kërkesave për koment të dërguara ministrisë, e cila e ka pezulluar atë ndërsa ajo po merret me një hetim të brendshëm.

Avokati i Roed-Larsen tha se klienti i tij nuk dyshohej për ndonjë vepër penale dhe ishte i gatshëm të bashkëpunonte plotësisht me autoritetet. Ai tha se Roed-Larsen, 78 vjeç, ishte në rehabilitim pas një goditjeje në tru dhe kishte vështirësi në të folur dhe shkruar.

Brende ka thënë se nuk ishte në dijeni të së kaluarës dhe aktiviteteve kriminale të Epsteinit përpara se ta takonte për herë të parë në vitin 2018 dhe se i vjen keq që nuk e ka hetuar më me hollësi.

Mette-Marit, 52 vjeç, vuan nga një sëmundje kronike e mushkërive dhe pallati tha se ajo aktualisht nuk ishte në gjendje të shprehej aq gjatë sa do të dëshironte.

Familja mbretërore e Norvegjisë po përballet tashmë me disa sfida. Marius, djali i Mette-Marit nga një marrëdhënie para martesës së saj me Princin e Kurorës Haakon, është aktualisht në gjyq për përdhunim dhe dhunë në familje./Reuters

Sula kryeinspektor, Noka: Nga “o gjel deti pusho”, nĂ« “o gjel deti kĂ«ndo”

Pas emërimit të Dashnor Sulës si kryeinspektor i Përgjithshëm, vjen reagimi i parë nga PD.

Përmes një postimi në Facebook, sekretari i Përgjithshëm i PD Flamur Noka e ka sulmuar Sulën duke thënë se është shpërblyer nga Edi Rama pasi ka bërë opozitën e opozitës.

“Nga “o gjel deti pusho” nĂ« “o gjel deti kĂ«ndo”. Shembulli sesi Edi Rama i shpĂ«rblen ata qĂ« i bĂ«jnĂ« opozitĂ«-opozitĂ«s”, shkruan Noka krahas njĂ« video tĂ« marrĂ« nga njĂ« seancĂ« kuvendi kur Sula ishte deputet, teksa Edi Rama i drejtohet duke i thĂ«nĂ« “pusho o gjel deti”.

Këshilli mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë, Qeveria propozon ish-ministrin

Këshilli i Ministrave i ka propozuar Kuvendit dy anëtarët për këshillin mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë.

Dy emrat janë ish-ministri i financave Ervin Mete dhe Jonida Prifti.

“NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« nenit 100 tĂ« KushtetutĂ«s dhe tĂ« shkronjĂ«s “b”, tĂ« pikĂ«s 2, tĂ« nenit 44, tĂ« ligjit nr.8269, datĂ« 23.12.1997, “PĂ«r BankĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, tĂ« ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, KĂ«shilli i Ministrave

V E N D O S I:

Propozimin Kuvendit të Republikës së Shqipërisë të dy anëtarëve për Këshillin Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë, si më poshtë vijon:

– Znj. Jonida Prifti;

– Z. Ervin Mete.

Ky vendim hyn nĂ« fuqi menjĂ«herĂ« dhe botohet nĂ« “Fletoren zyrtare””, thuhet nĂ« njoftimin zyrtar.

3 ditë në kërkim të bariut, dyshohet se e ka marrë rrjedha e lumit Vjosë

QĂ« prej datĂ«s 3 shkurt , fati i bariut Ylli Dine, 65 vjeç, mbetet i panjohur. Sipas dyshimeve paraprake, ai mendohet se Ă«shtĂ« rrĂ«mbyer nga rrjedha e lumit Vjosa pasi Ă«shtĂ« rrĂ«zuar nĂ« zonĂ«n e njohur si “Fusha e fshatit Peshtan”, nĂ« bashkinĂ« TepelenĂ«.

Ngjarja ka tronditur familjarët dhe banorët e zonës, të cilët prej ditësh jetojnë mes ankthit dhe shpresës. Prej ditës së parë të raportimit të zhdukjes, kërkimet po zhvillohen me intensitet të lartë.

NĂ« operacion janĂ« angazhuar palombarĂ«t e RENEA-s, shĂ«rbimet e DrejtorisĂ« Vendore tĂ« PolicisĂ« GjirokastĂ«r, Forca e Posaçme “Shqiponja”, shĂ«rbimi i Mbrojtjes nga Zjarri dhe ShpĂ«timi, pĂ«rfaqĂ«sues tĂ« Forcave tĂ« Armatosura, si dhe familjarĂ« e vullnetarĂ«.

Krehja e shtratit të lumit po kryhet nga të dyja anët, në një terren të vështirë dhe me rrjedhë të fortë uji.

Kërkoi përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda, rrëzohet kërkesa e Veliajt

Rrëzohet kërkesa e Erion Veliaj për përjashtimin e gjyqtares paraprake Etleva Deda.

Seanca e fundit paraprake për kryebashkiakun Veliaj u shoqërua me debate të forta, teksa ky i fundit u largua në mënyrë demonstrative nga seanca, pasi pretendoi se gjykata nuk po e dëgjonte.

PĂ«r kĂ«tĂ« arsye, Veliaj kĂ«rkoi pĂ«rjashtimin e gjyqtares Etleva Deda, pasi sipas tij ajo i mohoi tĂ« drejtĂ«n pĂ«r t’u mbrojtur efektivisht.

Qeveria rrit pagat e administratës, kategoritë që përfitojnë

Qeveria ka miratuar indeksimin e pagave të administratës me 2.5%. Vendimet përfshijnë rritjen e pagës së Presidentit të Republikës dhe të pagës referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, si edhe përditësimin e strukturave të pagave për Gardën e Republikës, Policinë e Burgjeve, koordinatorët kundër korrupsionit, punonjësit mbështetës dhe specialitetet e ndryshme në administratë, si dhe personelin e sistemit shëndetësor.

Nga vendimi për indeksimin e pagave përfitojnë edhe gjyqtarët dhe prokurorët.

V E N D I M PËR INDEKSIMIN E PAGËS  SË PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« nenit 100 tĂ« KushtetutĂ«s, tĂ« shkronjĂ«s “b”, tĂ« pikĂ«s 2, tĂ« nenit 8, tĂ« ligjit nr.35/2023, “PĂ«r kompetencat pĂ«r caktimin e pagave, trajtimeve tĂ« tjera financiare dhe pĂ«rfitimeve tĂ« tĂ« punĂ«suarve nĂ« institucionet e administratĂ«s publike, si dhe tĂ« pagĂ«s bazĂ« minimale nĂ« shkallĂ« vendi”, tĂ« ndryshuar, dhe tĂ« nenit 13, tĂ« ligjit nr.87/2025, “PĂ«r buxhetin e vitit 2026”, me propozimin e ministrit tĂ« Shtetit pĂ«r AdministratĂ«n Publike dhe Antikorrupsionin, KĂ«shilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Paga e Presidentit të Republikës indeksohet në masën 2,5%. Pas indeksimit, vlera e pagës së Presidentit bëhet 435 625 (katërqind e tridhjetë e pesë mijë e gjashtëqind e njëzet e pesë) lekë në muaj.
  2. Efektet financiare të këtij vendimi përballohen brenda buxhetit të miratuar për vitin 2026 për institucionin e Presidentit të Republikës.
  3. Ngarkohet institucioni i Presidentit të Republikës për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn nĂ« fuqi pas botimit nĂ« “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

V E N D I M PËR INDEKSIMIN E PAGËS REFERUESE BAZË PËR FUNKSIONET GJYQËSORE DHE TË PROKURORISË NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË

NĂ« mbĂ«shtetje tĂ« nenit 100 tĂ« KushtetutĂ«s, tĂ« shkronjĂ«s “b”, tĂ« pikĂ«s 2, të                 nenit 8, tĂ« ligjit nr.35/2023, “PĂ«r kompetencat pĂ«r caktimin e pagave, trajtimeve tĂ« tjera financiare dhe pĂ«rfitimeve tĂ« tĂ« punĂ«suarve nĂ« institucionet e administratĂ«s publike, si dhe tĂ« pagĂ«s bazĂ« minimale nĂ« shkallĂ« vendi”, tĂ« ndryshuar, dhe tĂ« shkronjĂ«s “a”, tĂ« pikĂ«s 5, tĂ« nenit 12, tĂ« ligjit nr.96/2016, “PĂ«r statusin e gjyqtarĂ«ve dhe prokurorĂ«ve nĂ« RepublikĂ«n e ShqipĂ«risĂ«â€, tĂ« ndryshuar, me propozimin e ministrit tĂ« Shtetit pĂ«r AdministratĂ«n Publike dhe Antikorrupsionin, KĂ«shilli i Ministrave

V E N D O S I:

  1. Paga referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë, e cila është e njëjtë me shumëzimin e koeficientit 0.36 (zero pikë tridhjetë e gjashtë) me pagën e Presidentit të Republikës, indeksohet në masën 2,5%. Pas indeksimit, vlera e pagës referuese bazë për funksionet gjyqësore dhe të prokurorisë bëhet 156 825 (njëqind e pesëdhjetë e gjashtë mijë e tetëqind e njëzet e pesë) lekë/muaj.
  2. Efektet financiare të këtij vendimi përballohen brenda buxhetit të miratuar për vitin 2026 për institucionet përkatëse.
  3. Ngarkohen institucionet, pjesë e fushës së veprimit të këtij vendimi, për zbatimin e tij.

Ky vendim hyn nĂ« fuqi pas botimit nĂ« “Fletoren zyrtare” dhe i shtrin efektet financiare nga data 1 janar 2026.

K R Y E M I N I S T R I

EDI RAMA

SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri

Shtetet e Bashkuara akuzuan Pekinin të premten se ka kryer fshehurazi një test bërthamor në vitin 2020, ndërsa bënë thirrje për një traktat të ri dhe më të gjerë për kontrollin e armëve, i cili do të përfshinte Kinën si dhe Rusinë.

Akuzat, të bëra gjatë një konference globale për çarmatimin, nxorën në pah tensione serioze mes Uashingtonit dhe Pekinit në një moment kyç për kontrollin e armëve bërthamore, vetëm një ditë pasi skadoi traktati që kufizonte numrin e raketave dhe kokave-bërthamore amerikane dhe ruse.

“Mund tĂ« zbuloj se qeveria e SHBA-sĂ« Ă«shtĂ« nĂ« dijeni qĂ« Kina ka kryer teste bĂ«rthamore shpĂ«rthyese, pĂ«rfshirĂ« pĂ«rgatitje pĂ«r teste me fuqi tĂ« pĂ«rcaktuara nĂ« qindra tonĂ«,” tha zv.sekretari amerikan i Shtetit pĂ«r Kontrollin e ArmĂ«ve dhe SigurinĂ« NdĂ«rkombĂ«tare, Thomas Di Nanno, nĂ« KonferencĂ«n pĂ«r Çarmatimin nĂ« GjenevĂ«.

Ai tha se ushtria kineze â€œĂ«shtĂ« pĂ«rpjekur t’i fshehĂ« testet pasi e di se ato shkelin angazhimet pĂ«r ndalimin e testeve.”

Sipas tij, Kina ka pĂ«rdorur metodĂ«n e quajtur “decoupling”, njĂ« teknikĂ« pĂ«r tĂ« ulur efektivitetin e monitorimit sizmik, me qĂ«llim fshehjen e aktiviteteve nga komuniteti ndĂ«rkombĂ«tar.

PĂ«rplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet nĂ« prag tĂ« takimit Mitsotakis–Erdogan

Në pragun e një takimit të rëndësishëm mes presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, tensionet mes Greqisë dhe Turqisë janë rritur sërish.

Dy vendet, aleate nĂ« NATO, pritet tĂ« pĂ«rballen nĂ« Ankara nĂ« kuadĂ«r tĂ« mbledhjes sĂ« “KĂ«shillit Suprem tĂ« BashkĂ«punimit Greqi-Turqi”, i cili nis punimet tĂ« hĂ«nĂ«n. NĂ«se gjithçka shkon sipas planit, Erdogan dhe Mitsotakis do tĂ« jenĂ« tĂ« pranishĂ«m nĂ« takim, me mundĂ«sinĂ« edhe tĂ« njĂ« takimi dypalĂ«sh tĂ« veçantĂ«.

Ky mekanizëm bashkëpunimi u krijua në vitin 2010, pas një periudhe tensionesh në Mesdheun Lindor, me synimin për të përmirësuar marrëdhëniet, veçanërisht në fushat e ekonomisë dhe turizmit. Megjithatë, rezultatet konkrete kanë qenë të kufizuara dhe këshilli është mbledhur vetëm pesë herë deri tani, hera e fundit në dhjetor 2023 në Athinë.

Sakaq, mosmarrĂ«veshjet nĂ« Detin Egje kanĂ« nxjerrĂ« krye sĂ«rish. NjĂ« pikĂ« e re debati Ă«shtĂ« pĂ«rdorimi nga Turqia i sistemit tĂ« navigimit detar Navtex, pĂ«r tĂ« lĂ«shuar paralajmĂ«rime lidhur me aktivitetet ushtarake greke. Athina e sheh kĂ«tĂ« si njĂ« pĂ«rpjekje tĂ« paligjshme pĂ«r tĂ« zgjeruar ndikimin turk nĂ« Egje, ndĂ«rsa media greke e ka cilĂ«suar si “provokim tĂ« ri”. Nga ana tjetĂ«r, Ankaraja e konsideron njĂ« veprim rutinĂ« dhe nĂ« pĂ«rputhje me ligjin.

Këto zhvillime duket se po shtojnë presionin politik mbi qeverinë greke, veçanërisht nga forcat nacionaliste të djathta, të cilat akuzojnë Turqinë për shkelje të hapura të sovranitetit grek në Detin Egje.

Prej dekadash, dy vendet janë në konflikt për çështje si shelfi kontinental, shfrytëzimi i burimeve natyrore dhe zgjerimi i ujërave territoriale.

Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar reagime të forta pasi publikoi në platformën e tij Truth Social një video ku ish-presidenti Barack Obama dhe ish-zonja e parë Michelle Obama shfaqen si majmunë.

Videoja, e shpërndarë fillimisht nga një llogari pro-Trump në X, lidhet me akuzat e Trump për manipulim të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020..

NĂ« pamjet e krijuara me inteligjencĂ« artificiale, fytyrat e ObamĂ«s dhe bashkĂ«shotes sĂ« tij janĂ« montuar mbi trupat e majmunĂ«ve, tĂ« shoqĂ«ruara nga kĂ«nga “The Lion Sleeps Tonight”. Postimi ka shkaktuar reagime tĂ« shumta, me akuza pĂ«r racizĂ«m dhe gjuhĂ« fyese.

Zyra e guvernatorit tĂ« KalifornisĂ«, Gavin Newsom, reagoi ashpĂ«r duke e quajtur veprimin “sjellje tĂ« neveritshme nga Presidenti” dhe duke kĂ«rkuar qĂ« çdo republikan ta dĂ«nojĂ« publikisht kĂ«tĂ« akt.

Lavrov akuzon Zelenskyn për atentatin ndaj gjeneralit:Përpjekje për të penguar paqen

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka akuzuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se qëndron prapa atentatit ndaj gjeneralit të lartë rus, Vladimir Alekseyev.

Duke folur në një takim me ministrin e jashtëm të Zvicrës, Lavrov kjo është një përpjekje e qëllimshme nga Ukraina për të penguar bisedimet e paqes.

“Ky sulm terrorist konfirmoi edhe njĂ« herĂ« vendosmĂ«rinĂ« e regjimit tĂ« Zelenskyt pĂ«r tĂ« provokuar vazhdimisht me qĂ«llim prishjen e procesit tĂ« negociatave, dhe regjimi Ă«shtĂ« i gatshĂ«m tĂ« bĂ«jĂ« gjithçka pĂ«r tĂ« bindur sponsorĂ«t e tij perĂ«ndimorĂ« qĂ« tĂ« mos i lĂ«shojnĂ« pe Shteteve tĂ« Bashkuara, nĂ« pĂ«rpjekjen e Kievit pĂ«r t’i penguar ata tĂ« arrijnĂ« njĂ« zgjidhje tĂ« drejtĂ«.”, deklaroi kryediplomati rus.

Berisha: Kërkonin faturat e makinës që kishte blerë Noka, doli firma e Lul Bashës

Në një konferencë për mediat, lideri i Partisë Demokratike u shpreh se Edi Rama ka krijuar një grup mercenarësh për të goditur opozitën.

Ai u shpreh se ata kontrolluan një kompani për të marrë faturat e makinës që kishte blerë Flamur Noka dhe në fund doli që firma e vendosur ishte ajo e Lulzim Bashës.

“Kurse Edi Rama pĂ«r tĂ« ndĂ«rsyer njĂ« grup mercenarĂ«sh kundĂ«r opozitĂ«s, u vuri atyre rrogat mĂ« tĂ« larta nĂ« EuropĂ«, rroga qĂ« nuk ekzistojnĂ«, nĂ« vendin me rrogat mĂ« tĂ« ulĂ«ta tĂ« tjera, nĂ« EuropĂ«.

I bëri ata mercenarë të superpaguar për të gjuajtur opozitën.

Nuk e di a e morët vesh apo jo, për një kompani është kontrolluar para pak ditësh dy herë.

Pse u kontrollua kompania thoni ju? Na duhen dokumentet e veturĂ«s sĂ« Flamur NokĂ«s, qĂ« ka blerĂ« Flamur Noka, ‘Range’ mos gaboj.

Shkuan njĂ«rĂ«n ditĂ«, i thanĂ« ata s’kemi. Shkuan ditĂ«n tjetĂ«r, u thanĂ« nxirrni. ÇfarĂ« doli. VeturĂ«n e kishte blerĂ« Lul Basha. Se Ă«shtĂ« skenĂ« e bukur. Sapo punonjĂ«si i tha qĂ«, o zotĂ«ri ai nuk ardhur kurrĂ« pĂ«r tĂ« blerĂ« veturĂ«. I dha ai tĂ« dhĂ«nat e veturĂ«s, i tha ai, qĂ« kĂ«tĂ« veturĂ« e ka blerĂ« Lul Basha, ja ku e ke.

As nuk i mori fare dokumentet. Jo. Se krim duhej të ishte për Flamur Nokën.

Por kjo Ă«shtĂ« ngjarje reale, taze. Ja tha ku e ke firmĂ«n, e ka blerĂ« Lul Basha kĂ«tĂ« veturĂ«, merre dosjen. Jo i tha, nuk mĂ« duhet pĂ«r Lulin”, tha Berisha.

Qeveria miraton Amnistinë Penale, 447 persona lirohen menjëherë nga burgu

Qeveria miratoi sot Amnistinë Penale. Lajmin e konfirmon Ministri i Drejtësisë, Besfort Lamallari, përmes një deklarate pas mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Ai thotë se 447 persona përfitojnë lirim të menjëhershëm nga burgu dhe 853 të tjerë ulje dënimi. Mes tyre ka gra, të mitur dhe shtetas të huaj. Numri real i përfituesve nga pushimi i ndjekjes penale është shumë më i lartë.

“NĂ« mbledhjen e sotme tĂ« QeverisĂ« miratuam AmnistinĂ« Penale, nismĂ«n qĂ« prezantuam rreth njĂ« muaj mĂ« parĂ« dhe nga sot ky vendim depozitohet nĂ« Kuvend. Nga tĂ« dhĂ«nat mĂ« tĂ« fundit tĂ« rakorduara me DrejtorinĂ« e PĂ«rgjithshme tĂ« Burgjeve, ShĂ«rbimin e ProvĂ«s si dhe ProkurorinĂ« e PĂ«rgjithshme, rezulton se plot 447 persona pĂ«rfitojnĂ« lirim tĂ« menjĂ«hershĂ«m dhe 853 tĂ« tjerĂ« ulje dĂ«nimi, ndĂ«rkohĂ« nga ShĂ«rbimi i ProvĂ«s amnistohen 5077 tĂ« dĂ«nuar me masa alternative. PĂ«r mĂ« tepĂ«r, duke filluar nga viti 2024 pushohet ndjekja penale pĂ«r plot 14 mijĂ« procedime pĂ«r vepra tĂ« lehta. PĂ«rveçse njĂ« akt i qartĂ« human dhe njĂ« mundĂ«si e dytĂ« pĂ«r rehabilitim dhe ri-integrim, ky Ă«shtĂ« njĂ« hap konkret qĂ« ul presionin e popullimit tĂ« burgjeve dhe pĂ«r tĂ« fokusuar drejtĂ«sinĂ« aty ku rreziku shoqĂ«ror Ă«shtĂ« real. Nuk bĂ«het fjalĂ« pĂ«r tolerancĂ« ndaj krimit, por pĂ«r njĂ« qasje tĂ« matur qĂ« synon riintegimin dhe pĂ«rdorimin mĂ« efikas tĂ« drejtĂ«sisĂ« penale teksa ne po punojmĂ« pĂ«r tĂ« ulur pĂ«rdorimin e panevojshĂ«m tĂ« paraburgimit, nĂ« pĂ«rputhje me shqetĂ«simet e drejta tĂ« ngritura nga KĂ«shilli i EvropĂ«s si dhe standardet evropiane”, shprehet ministri Lamallari.

Ministri i Drejtësisë thotë më tej në deklaratën e tij se pret që Parlamenti ta shqyrtojë projektligjin pa vonesa në mënyrë që amnistia të fillojë efektet e saj.

“Objektivi ynĂ« ambicioz Ă«shtĂ« tĂ« kemi njĂ« sistem qĂ« di tĂ« ndĂ«shkojĂ« fort kur duhet, por edhe tĂ« japĂ« njĂ« shans pĂ«r t’u rikthyer nĂ« shoqĂ«ri. DrejtĂ«sia nuk Ă«shtĂ« vetĂ«m ndĂ«shkim, por edhe njĂ« mundĂ«si e dytĂ« e drejtuar nga humanizmi dhe rehabilitimi.  FalĂ«nderoj tĂ« gjitha institucionet qĂ« kontribuuan nĂ« kĂ«tĂ« proces dhe pres qĂ« Parlamenti ta shqyrtojĂ« projektligjin sa mĂ« parĂ«, nĂ« mĂ«nyrĂ« qĂ« efektet pozitive tĂ« amnistisĂ« tĂ« ndihen nga mijĂ«ra familje shqiptare”, deklaron Ministri i DrejtĂ«sisĂ«, Besfort Lamallari. Nga kjo amnisi nuk pĂ«rfitojnĂ« subjektet e ProkurorisĂ« dhe GjykatĂ«s sĂ« Posacme pĂ«r Korrupsionit dhe Krimit e Organizuar.

Projektligji i amnistisë do të depozitohet në Kuvend, ku do të nisë shqyrtimi në komisionet parlamentare dhe më pas kalon për miratim në seancë plenare.

Reshje shiu edhe në Durrës, përmbyten disa rrugë të qytetit

Një rrebesh shiu dhe reshje me intensitet të ulët e mesatar gjatë ditës së premte kanë mjaftuar për të përmbytur disa nga rrugët e Durrësit.

Ndërkaq shkarja e sasive të konsiderueshme të dherave nga kodra në zonën e Currilave kanë shkaktuar bllokim të njërit aks të lëvizjes.

Reshjet e dendura të shiut kanë prekur dhe qytete të tjera në vend.

Shpërthim në një xhami në Pakistan, 31 të vdekur dhe 169 të plagosur

31 vetë janë vrarë në një shpërthim në një xhami shiite gjatë lutjeve të së premtes në kryeqytetin pakistanez, Islamabad.

Shpërthimi në xhaminë në zonën Tarlai të qytetit ka shkaktuar shpalljen e gjendjes së emergjencës në tre spitale, ndërsa një zyrtar i qeverisë tha se mbi 169 njerëz janë plagosur. Pritet që shifrat të rriten.

Ekipet e shpëtimit dhe të plagosurit përshkruan një skenë tronditëse, me trupa të pajetë dhe të lënduar të shtrirë mbi dyshemenë e shtruar me qilima të xhamisë.

Dyshohet se shpërthimi mund të jetë kryer nga një terrorist. Dyshimet ka gjasa të bien mbi militantë si talebanët pakistanezë ose grupi i Shtetit Islamik, i cili është fajësuar për sulme të mëparshme ndaj besimtarëve shiitë. Militantët shpesh synojnë forcat e sigurisë dhe qytetarët në të gjithë Pakistanin.

Ngjarja Ă«shtĂ« dĂ«nuar me forcĂ« nga Presidenti i Pakistanit, Asif Ali Zardari. Ai tha se “tĂ« sulmosh qytetarĂ« tĂ« pafajshĂ«m Ă«shtĂ« njĂ« krim kundĂ«r njerĂ«zimit”. Presidenti shtoi se e gjithĂ« kombi qĂ«ndron krah familjeve tĂ« prekura.

Edhe pse sulmet nuk janë shumë të shpeshta në Islamabad, Pakistani ka përjetuar një rritje të dhunës militante muajt e fundit, kryesisht të atribuuara ndaj grupit aleat të talibanëve të Afganistanit, Tehrik-e-Taliban Pakistan. Një degë rajonale e grupit të Shtetit Islamik ka qenë gjithashtu aktive në vend.

Sulmi i së premtes ndodhi ndërsa Presidenti i Uzbekistanit, Shavkat Mirziyoyev, i cili ndodhet në një vizitë zyrtare dyditore, po merrte pjesë në një aktivitet së bashku. Eventi po mbahej vetëm pak kilometra larg xhamisë.

Sulmi i fundit më vdekjeprurës në Islamabad ndodhi në vitin 2008 ku u vranë 63 njerëz dhe u  plagosën mbi 250 të tjerë. Në nëntor, një terrorist vrau 12 njerëz.

❌