Përplasja me protestuesit e PD,Ilir Proda: Vetëm Zoti e di sa krenar jam për policët
Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ilir Proda, ka vizituar mbrëmjen e sotme së bashku me ministren e Brendshme Albana Koçiu në Repartin e Djegieve efektivët e dëmtuar gjatë protestës së opozitës. Proda iu ka uruar efektivëve të policisë shërim të shpejtë.
GjatĂ« njĂ« prononcimi pĂ«r median, ai ka falĂ«nderuar punonjĂ«sit e PolicisĂ« pĂ«r profesionalizmin, sakrificĂ«n, durimin dhe maturinĂ« e treguar pĂ«rballĂ« ânjĂ« barbarie tĂ« tejskajshmeâ me bomba molotov, lĂ«ndĂ« piroteknike dhe sende tĂ« forta, ku pĂ«r pasojĂ« u lĂ«nduan 16 efektivĂ«.
âFalĂ«nderim pĂ«r tĂ« gjithĂ« punonjĂ«sit e PolicisĂ« pĂ«r profesionalizmin qĂ« kanĂ« treguar dhe vetĂ«m Zoti e di sa krenar jam pĂ«r ta, pĂ«r atĂ« qĂ« ata bĂ«jnĂ« çdo ditĂ« dhe pĂ«r vetĂ«pĂ«rmbajtjen dhe qytetarinĂ« e tejskajshme qĂ« treguan sot, nĂ« kundĂ«rshtim me atĂ« me tĂ« cilĂ«n u pĂ«rballĂ«n, e cila ishte shenjĂ« e njĂ« barbarie ekstremeâ, tha mes tĂ« tjerash Ilir Proda.
Ndërkohë drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Ilir Proda, iu përgjigj edhe pyetjeve të bëra nga gazetarët.
Pyetje: Mesa u vu re gjatë protestës, pati dy të mitur të cilët shfaqën veprime të dhunshme, duke hedhur sende të forta në drejtim të efektivëve. A do të shoqërohen ata, siç ndodhi edhe në protestën e shkuar, ku u shoqërua një 14-vjeçar?
Ilir Proda: Hetimet sapo kanë filluar, ekipet po kryejnë këqyrjen e vendit të ngjarjes. Ne, në vazhdimësi, kemi bërë thirrje që të miturit të distancohen. Do të nxjerrim përgjegjësitë në bashkëpunim me Prokurorinë e Tiranës dhe besoj se edhe në vijim do të kemi qëndrime për këto situata.
Pyetje: Përveç efektivëve të Policisë, a ka protestues të plagosur, me aq informacion sa keni?
Ilir Proda: Nuk kemi informacion deri më tani për protestues të plagosur.
