❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Stuhia dimërore, disa shtete amerikane shpallin gjendje emergjente

Disa shtete amerikane dhe kryeqyteti amerikan, Uashington, kanë shpallur gjendje emergjente, teksa po përgatiten për një nga stuhitë dimërore më të ashpra në vitet e fundit, raportuan mediat amerikane më 23 janar.

E shoqëruar me borë të madhe dhe erëra akulli, stuhia do të përhapet në një distancë prej rreth 3 mijë kilometrash, nga Nju Meksiko në juglindje deri në Mejn në verilindje gjatë fundjavës, paralajmëroi shërbimi meteorologjik.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, linjat ajrore kanë anuluar tashmë qindra fluturime si masë paraprake. Shumë shkolla gjithashtu kanë anuluar mësimin të premten po ashtu si masë parandaluese.

Po ashtu ka frikë se mund të ketë ndërprerje të mëdha të energjisë elektrike, për shembull për shkak të rrëzimit të mundshëm të pemëve ose të shtyllave elektrike.

Për rreth 160 milionë njerëz janë lëshuar paralajmërime për shkak të kushteve të motit ose këshilla të veçanta. Autoritetet amerikane kanë bërë thirrje që njerëzit të mos dalin nga shtëpitë, nëse është e mundur, dhe të mos përdorin makinat.

Në disa pjesë të Minesotës dhe Dakotës së Veriut, temperaturat mund të bien deri në minus 45 gradë Celsius, sipas shërbimit meteorologjik amerikan.

NĂ« tĂ« gjithĂ« shtetin e Nju Jorkut, guvernatorja Kathy Hochul paralajmĂ«roi se i ftohti mund tĂ« jetĂ« “vdekjeprurĂ«s”.

Kryeqyteti amerikan, Uashington, gjithashtu shpalli gjendje emergjente për shkak të stuhisë së borës që pritet gjatë fundjavës. Masa ka hyrë menjëherë në fuqi, tha kryetarja e qytetit, Muriel Bowser.

Parashikohet që reshjet e borës në qytetin me rreth 700.000 banorë të fillojnë të shtunën në mbrëmje dhe të vazhdojnë deri të dielën, dhe ndoshta edhe të hënën. Gardës Kombëtare amerikane i është kërkuar që të ofrojë mjete motorike për të mbështetur shërbimet emergjente.

Bowser tha se këto reshje bore do të jenë të mëdha, që nuk janë parë që një kohë të gjatë, duke shtuar se me gjasë do të ketë ngrica në rrugë. Ajo u bëri thirrje banorëve që të qëndrojnë në shtëpi dhe të sigurojnë ndriçim alternativ në rast të situatave emergjente.

Presidenti amerikan, Donald Trump, duke reaguar për stuhinë dimërore, kritikoi ekspertët e klimës.

“A mund tĂ« na shpjegojnĂ« pĂ«rkrahĂ«sit e mjedisit: “ÇfarĂ« ndodhi me ngrohjen globale”, shkroi ai nĂ« Truth Social.

Ngrohja globale nënkupton se temperaturat rriten gradualisht me një mesatare në terma afatgjatë.

Sipas ekspertëve, edhe shpeshtësia dhe intensiteti i ngjarjeve ekstreme të motit po nxit ngrohjen globale, përfshirë stuhitë dhe shirat e mëdha./ REL

E dĂ«nuar nĂ« Greqi, Irena Gjoka letĂ«r KLGJ-sĂ«: S’jam njoftuar pĂ«r diçka tĂ« tillĂ«

Gjyqtarja e Gjykatës së Posaçme, Irena Gjoka, i ka dërguar përmes një letre Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), ku u i ka parashtruar argumentat e saj për vendimin Gjyqësor nga Gjykata e Janinës.

Gjoka pretendon se nuk ishte njoftuar kurrë, në asnjë lloj forme, se është dënuar nga një gjykatë greke.

Kjo sipas saj ishte arsyeja që në formularin e dekriminalizimit nuk ka deklaruar se është dënuar me vendim gjykate në Greqi, për falsifikim vize.

Ajo vijoi më tej duke thënë se nuk ka kryer asnjë shkelje të këtij lloji, teksa shtoi se në datë 24 dhjetor të vitit 2002 ajo ka tentuar të futet në Greqi nëpërmjet pikës kufitare të Kakavijës, ku i është ndaluar hyrja në territorin grek, në mënyrë të pashpjegueshme. Një gjë e tillë Gjoka pretendoi se i kishte ndodhur edhe në vitin 2003.

Gjykata e Janinës rezulton ta ketë dënuar Gjokën me tre muaj burgim dhe 1500 euro gjobë, por dënimi me burgim është konvertuar me gjobë në masën 4.4 euro në ditë.

Polonia dhe BE dërgojnë mbi 800 gjeneratorë në Ukrainë

Polonia ka njoftuar dërgimin e qindra gjeneratorëve në Ukrainë, ndërsa sulmet ruse ndaj infrastrukturës energjetike kanë shkaktuar ndërprerje masive të energjisë elektrike.

Sulmet në sistemin energjetik ukrainas kanë çuar në ndërprerje afatgjata të energjisë elektrike dhe ujit në Kiev, të cilat kanë zgjatur tre deri në katër herë më shumë se në dimrat e mëparshëm, ndërsa temperaturat e natës në kryeqytet kanë rënë deri në -20 gradë Celsius.

Rusia pretendon se sulmet kanë për qëllim uljen e kapacitetit luftarak të Ukrainës, por nga ana tjetër Kievi thekson se objektivi janë civilët.

Më herët Ursula von der Leyen njoftoi dërgimin e 447 gjeneratorëve me vlerë 3.7 milionë euro, për të siguruar furnizimin me energji elektrike të spitaleve, strehimoreve dhe shërbimeve thelbësore, si pjesë e masave të mbrojtjes civile.

Djali i Olldashit-BerishĂ«s: Ata qĂ« flasin nĂ« foltore janĂ« “tapĂ«â€, s’dinĂ« ç’thonĂ«

Djali i Sokol Olldashit, Glauk Olldashi ka mbajtur fjalë e tij gjatë takimit me kryetarin e PD-së, Sali Berisha.

Ai Ă«shtĂ« shprehur se partia e tyre ka shumĂ« probleme, ndĂ«r to edhe fakti qĂ« shumĂ« demokratĂ« qĂ« mbajnĂ« fjalĂ«n nĂ« ‘Foltoret’ e opozitĂ«s janĂ« ‘tapĂ« tĂ« pirë’ dhe nuk dinĂ« çfarĂ« flasin.

“Partia jonĂ« ka shumĂ« probleme. Ne duhet tĂ« bĂ«jmĂ« njĂ« takim tjetĂ«r pa kamera, sepse unĂ« jam me parimin qĂ« problemet e shtĂ«pisĂ« fliten nĂ« shtĂ«pi, jo nĂ« sytĂ« e botĂ«s.

Në çdo të hënë bëhen foltoret para Kryeministrisë dhe pjesëmarrja nuk është e kënaqshme. Problem nuk është që njerëzit kanë frikë, por problemi është që ata nuk duan. Ata që dalin tek foltoret aty nuk janë të denjë, sepse ai që del aty nuk është për veten, por për Partinë Demokratike.

Ata qĂ« dalin aty dhe flasin kuturu, madje disa kanĂ« qenĂ« edhe tapĂ« dhe ju merret goja kur flasin dhe kjo na dĂ«mton tĂ« gjithĂ«ve. DĂ«mtimi i imazhit publik na dĂ«mton ne tĂ« gjithĂ«ve”, u shpreh i riu.

Protesta/ Berisha thirrje të rinjve: Ngrihuni si në Beograd dhe Bangladesh

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, u ka bërë thirrje të gjithë të rinjve të ngrenë zërin për të drejtat e tyre.

Gjatë fjalës së tij me të rinjtë një ditë para protestës kombëtare para Kryeministrisë, ai është shprehur se ashtu siç ka ndodhur në Beograd dhe në Bangladesh, ku gjenerata Z ka përmbysur regjimin, ashtu edhe të rinjtë opozitarë duhet të nisin këtë mision për të rikthyer shpresën, besimin, lirinë, të drejtat dhe të ardhmen e tyre.

“ËshtĂ« gjenerata Z qĂ« e pĂ«rmbysĂ«n regjimin nĂ« Bangladesh, qĂ« pĂ«rmbysi regjimin nĂ« Nepal, Sri Lanka, qĂ« po i dridh themelet Beogradit. Aty ra njĂ« çati nĂ« stacionin e trenit tĂ« Novi Sad-it, qĂ« humbĂ«n jetĂ« njerĂ«zish, 13 qytetarĂ«, por studentĂ«t e Beogradit nuk i ndahen dhe do fitojnĂ«. Lufta kundĂ«r diktaturave nuk Ă«shtĂ« njĂ« ndeshje futbolli. Ju bĂ«j thirrje ju tĂ« ngriheni nĂ« lartĂ«sinĂ« e kĂ«tij misioni. Sot keni shansin e madh tĂ« riktheni edhe njĂ« herĂ« shpresĂ«n, besimin, lirinĂ«, tĂ« drejtat, tĂ« ardhmen tuaj dhe tĂ« shqiptarĂ«ve”, u shpreh Berisha.

Arrestimi i 5-vjeçarit, J.D Vance: S’do ta linim fĂ«mijĂ«n nĂ« tĂ« ftohtĂ«, ne ndaluam


Imazhet që tregojnë agjentët e ICE-së duke arrestuar një fëmijë 5-vjeçar të kopshtit në Minesota kanë bërë xhiron e rrjetit dhe kanë tërhequr edhe vëmendjen e zv.presidentit amerikan, J.D. Vance.

Siç shihet në video, ka një numër oficerësh policie në vendngjarje, ndërsa një grup shoqëron fëmijën dhe e vendos atë në automjetin e tyre.

Në të njëjtën kohë, deklaratat e Zëvendëspresidentit të SHBA-së J.D. Vance, i cili konfirmoi të enjten se autoritetet federale ndaluan një djalë pesëvjeçar pas një operacioni nga policia e imigracionit (ICE) në Minneapolis, po shkaktojnë reagime të shumta.

Vance pretendoi se ICE mori pĂ«rsipĂ«r fĂ«mijĂ«n 5-vjeçar sepse babai i tij, tĂ« cilin ai e pĂ«rshkroi si njĂ« “emigrant tĂ« paligjshĂ«m”, iku pĂ«r tĂ« shmangur arrestimin nga agjentĂ«t.

“UnĂ« thashĂ«, ‘O Zot, kjo Ă«shtĂ« e tmerrshme. Si mund tĂ« arrestojmĂ« njĂ« fĂ«mijĂ« pesĂ«vjeçar?’”, tha Vance, duke shtuar se kishte ndryshuar mendje pĂ«r veprimin e ndĂ«rmarrĂ« nga ICE. “ÇfarĂ« duhej tĂ« bĂ«nin? TĂ« linin njĂ« fĂ«mijĂ« pesĂ«vjeçar tĂ« vdiste nga tĂ« ftohtit?”, pyeti ai.

Fëmija, 5-vjeçari Liam Conejo Ramos, u arrestua së bashku me të atin, Adrian Alexander Conejo Arias, në rrugën ngjitur me shtëpinë e tyre dhe sipas Departamentit të Sigurisë Kombëtare, e gjitha ndodhi kur Adrianit iu afruan agjentët në hyrje të shtëpisë së tij, pasi kishte marrë djalin e tij 5-vjeçar nga kopshti.

Kryeministri i Hungarisë: Vendet kryesore të BE duan që lufta në Ukrainë të vazhdojë

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban ka akuzuar Bashkimin Evropian se dëshiron të zgjasë luftën në Ukrainë, duke argumentuar se vendet kryesore të kontinentit nuk po kërkojnë vërtet një armëpushim.

NĂ« njĂ« intervistĂ« tĂ« botuar nĂ«Â â€œCorriere della Sera” , Orban e lidhi gjithashtu kritikĂ«n e tij me vendimin e Budapestit pĂ«r t’u bashkuar me Bordin e ri tĂ« Paqes, tĂ« promovuar nga administrata amerikane dhe tĂ« paraqitur nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos pĂ«r tĂ« promovuar paqen dhe rindĂ«rtimin nĂ« Lindjen e Mesme.

Orban është i vetmi udhëheqës i një vendi të Bashkimit Evropian që ka rënë dakord të bashkohet me Bordin e Paqes, një vendim që rrezikon të krijojë përçarje të reja me Brukselin dhe partnerët e saj evropianë, duke pasur parasysh qëndrimin tradicional kritik të Hungarisë ndaj sanksioneve kundër Moskës dhe mbështetjen ushtarake për Kievin.

Kur u pyet pĂ«r iniciativĂ«n, Orban u pĂ«rgjigj me pyetje:  “Dhe pse nuk janĂ« tĂ« tjerĂ«t kĂ«tu? Kjo Ă«shtĂ« pyetja e duhur.”

Ai raportoi se kishte diskutuar Bordin e Paqes me kryeministren Giorgia Meloni, e cila i shpjegoi vĂ«shtirĂ«sitĂ« kushtetuese tĂ« ItalisĂ« nĂ« anĂ«tarĂ«simin nĂ« organizata tĂ« reja ndĂ«rkombĂ«tare ndĂ«rsa tha se “PĂ«r HungarinĂ«, rregullat janĂ« mĂ« tĂ« thjeshta.”

TikTok finalizon marrëveshjen për të shmangur mbylljen në SHBA

Pronari kinez i TikTok-ut, ByteDance, njoftoi tĂ« enjten se e ka finalizuar njĂ« marrĂ«veshje pĂ«r krijimin e njĂ« ndĂ«rmarrjeje tĂ« pĂ«rbashkĂ«t nĂ« pronĂ«si amerikane – e cila do t’i ruajĂ« tĂ« dhĂ«nat nĂ« SHBA – me qĂ«llim qĂ« ta shmangĂ« mbylljen e aplikacionit tĂ« videove tĂ« shkurtra nĂ« Shtetet e Bashkuara.

TikTok i ka mbi 200 milionë përdorues amerikanë.

Kjo marrëveshje përbën moment kyç për kompaninë e rrjeteve sociale, pas përplasjeve disavjeçare që nisën në gusht të vitit 2020, kur presidenti amerikan Donald Trump u përpoq ta mbyllte aplikacionin për shkak të shqetësimeve për sigurinë kombëtare.

MĂ« pas, Trump vendosi tĂ« mos e zbatojĂ« njĂ« ligj tĂ« miratuar nĂ« prill tĂ« vitit 2024, i cili kĂ«rkonte qĂ« ByteDance t’i shiste asetet e veta nĂ« SHBA deri nĂ« janarin pasues ose tĂ« pĂ«rballej me mbyllje. Kjo masĂ« u mbĂ«shtet edhe nga Gjykata e Supreme.

ByteDance theksoi se ndĂ«rmarrja e re, TikTok USDS Joint Venture LLC, do t’i ruajĂ« tĂ« dhĂ«nat e pĂ«rdoruesve amerikanĂ«, aplikacionet dhe algoritmet pĂ«rmes masave tĂ« privatĂ«sisĂ« sĂ« tĂ« dhĂ«nave dhe sigurisĂ« kibernetike.

Kompania dha pak hollësi lidhur me procesin e shkëputjes së pronësisë.

Trump e vlerĂ«soi marrĂ«veshjen nĂ« njĂ« postim nĂ« rrjetet sociale, duke thĂ«nĂ« se TikTok-u “tani do tĂ« jetĂ« nĂ« pronĂ«si tĂ« njĂ« grupi patriotĂ«sh dhe investitorĂ«sh tĂ« mĂ«dhenj amerikanĂ«, mĂ« tĂ« mĂ«dhenjtĂ« nĂ« botĂ«â€.

Ai e falĂ«nderoi presidentin e KinĂ«s, Xi Jinping, “pĂ«r bashkĂ«punimin me ne dhe, nĂ« fund, pĂ«r miratimin e marrĂ«veshjes. Ai mund tĂ« kishte vepruar ndryshe, por nuk e bĂ«ri, dhe ai çmohet pĂ«r vendimin e tij”.

Sipas marrĂ«veshjes, investitorĂ«t amerikanĂ« dhe ndĂ«rkombĂ«tarĂ« do ta zotĂ«rojnĂ« 80.1 pĂ«r qind tĂ« ndĂ«rmarrjes, ndĂ«rsa ByteDance do t’i mbajĂ« 19.9 pĂ«r qind tĂ« aksioneve.

Tre investitorĂ«t menaxhues tĂ« TikTok USDS JV – gjiganti i informatikĂ«s cloud Oracle, grupi i kapitalit privat Silver Lake dhe firma investuese MGX me seli nĂ« Abu Dhabi – do t’i zotĂ«rojnĂ« secili nga 15 pĂ«r qind.

Një zyrtar i Shtëpisë së Bardhë i tha Reuters se qeveritë e SHBA-së dhe Kinës e kanë miratuar marrëveshjen.

Trump i ka më shumë se 16 milionë ndjekës në llogarinë e tij personale në TikTok dhe tha se ky aplikacioni e ndihmoi në fitimin e zgjedhjeve presidenciale. Shtëpia e Bardhë gjithashtu hapi llogari zyrtare në TikTok në gusht.

TikTok njoftoi se investitorĂ«t nĂ« ndĂ«rmarrje pĂ«rfshijnĂ« Dell Family Office – firmĂ«n investuese tĂ« themeluesit tĂ« Dell Technologies, Michael Dell – si dhe Vastmere Strategic Investments, Alpha Wave Partners, Revolution, Merritt Ëay, Via Nova, Virgo LI dhe NJJ Capital.

Ish-drejtuesit e TikTok USDS, Adam Presser dhe Will Farrell, janë emëruar drejtor ekzekutiv dhe drejtor i sigurisë, përkatësisht.

Drejtori ekzekutiv i TikTok-ut, Shou Chew, u emërua gjithashtu anëtar i bordit të ndërmarrjes; ai drejton bizneset dhe strategjinë globale të TikTok-ut./rel

Bloomberg zbulon planin e Trump për Groenlandën

Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një rishikim rrënjësor të marrëveshjes së mbrojtjes me Danimarkën, me synimin për të hequr të gjitha kufizimet ligjore dhe politike mbi praninë e saj ushtarake në Groenlandë. Sipas Bloomberg, Uashingtoni dëshiron të rishkruajë pikat kyçe të marrëveshjes, duke i dhënë vetes liri të plotë veprimi ushtarak në ishullin strategjik të Arktikut. Marrëveshja origjinale e vitit 1951, e ndryshuar në vitin 2004, parashikon që SHBA duhet të konsultohet dhe të informojë Danimarkën dhe Groenlandën për çdo ndryshim të rëndësishëm në aktivitetet apo objektet ushtarake. Kjo klauzolë është pikërisht ajo që negociatorët amerikanë synojnë të dobësojnë ose të heqin, për të shmangur çdo angazhim detyrues.

Burime tĂ« njohura me bisedimet i thanĂ« Bloomberg se SHBA po kĂ«rkon njĂ« formulim qĂ« garanton liri tĂ« plotĂ« lĂ«vizjeje dhe operimi, pa kufizime kohore apo operative. MegjithatĂ«, detajet pĂ«rfundimtare tĂ« marrĂ«veshjes mbeten ende objekt negociatash. ZĂ«dhĂ«nĂ«sja e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ«, Anna Kelly, deklaroi se nĂ«se marrĂ«veshja finalizohet, Shtetet e Bashkuara do tĂ« arrijnĂ« objektivat e tyre strategjike nĂ« GroenlandĂ« “me kosto minimale dhe nĂ« baza tĂ« pĂ«rhershme”. Ambasada daneze nĂ« Uashington nuk pranoi tĂ« komentojĂ« zhvillimet.

Presidenti Donald Trump e ka konfirmuar publikisht kĂ«tĂ« linjĂ«, duke njoftuar se ekziston njĂ« “kornizĂ« pĂ«r njĂ« marrĂ«veshje tĂ« ardhshme” pas takimit me Sekretarin e PĂ«rgjithshĂ«m tĂ« NATO-s, Mark Rutte, nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos. Ai theksoi se NATO do tĂ« pĂ«rfshihet nĂ« proces dhe se brenda dy javĂ«sh do tĂ« bĂ«hej e qartĂ« nĂ«se Danimarka ka dhĂ«nĂ« pĂ«lqimin e saj. NĂ« njĂ« intervistĂ« pĂ«r Fox Business, Trump deklaroi se SHBA synon “akses ushtarak tĂ« plotĂ«, pa afat kohor”, duke pĂ«rfshirĂ« vendosjen e sistemeve raketore dhe forcimin e pranisĂ« sĂ« NATO-s nĂ« Arktik. Sipas Bloomberg, marrĂ«veshja mund tĂ« pĂ«rfshijĂ« edhe tĂ« drejta minerare qĂ« synojnĂ« pĂ«rjashtimin e interesave kineze, nĂ« kĂ«mbim tĂ« angazhimit amerikan pĂ«r tĂ« mos vendosur tarifa ndaj vendeve evropiane.

NjĂ« marrĂ«veshje e tillĂ« mund tĂ« ndihmojĂ« nĂ« zbutjen e asaj qĂ« konsiderohet si kriza mĂ« e rĂ«ndĂ« nĂ« marrĂ«dhĂ«niet transatlantike qĂ« nga themelimi i NATO-s. Aktualisht, SHBA mban vetĂ«m njĂ« bazĂ« kryesore nĂ« GroenlandĂ«, me rreth 150 ushtarakĂ« dhe mbi 300 kontraktorĂ«, njĂ« prani shumĂ« mĂ« e reduktuar krahasuar me periudhĂ«n e LuftĂ«s sĂ« FtohtĂ«. MegjithatĂ«, mbetet e paqartĂ« se deri nĂ« çfarĂ« mase Danimarka dhe Groenlanda do tĂ« pranojnĂ« zgjerimin e pakufizuar tĂ« pranisĂ« amerikane. Kryeministrja daneze Mette Frederiksen ka deklaruar se Ă«shtĂ« e hapur pĂ«r zgjerim tĂ« marrĂ«veshjes, por vetĂ«m “nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« duhur dhe respektuese”.

Ushtarët danezë urdhërohen të jenë në gatishmëri në rast sulmi në Groenlandë

Trupat daneze u urdhëruan të ishin gati me municione luftarake javën e kaluar kundër një sulmi të mundshëm amerikan ndaj Groenlandës, raportoi sot transmetuesi publik danez DR.

Urdhri u lëshua javën e kaluar, dhe nëse Groenlanda sulmohej, ushtarët danezë ishin gati me municione luftarake. Ushtarëve danezë iu urdhërua të çonin municione luftarake në Nuuk, kryeqytetin e Groenlandës, në skenarin më të keq, sipas raportit, duke cituar informacione nga burime politike.

Sipas transmetuesit, ky ishte rasti derisa presidenti i SHBA-së, Donald Trump u tërhoq nga përdorimi i forcës kundër Grenlandës pas një takimi me shefin e NATO-s, Mark Rutte të mërkurën në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, Zvicër.

Gjithashtu theksohet se kishte vullnet të gjerë politik për të ndërmarrë luftën nëse do të ndodhte një sulm amerikan, jo vetëm në qeverinë daneze, por edhe në një gamë të gjerë partish opozitare.

Trumpi ka treguar interes për Groenlandën për shkak të vendndodhjes së saj strategjike në Arktik, burimeve të pasura minerale dhe shqetësimeve për rritjen e ndikimit rus dhe kinez në rajon.

Danimarka dhe Groenlanda kanë refuzuar propozimet për shitjen e territorit, duke riafirmuar sovranitetin danez mbi ishullin.

Pas takimit me Rutten, Trumpi njoftoi se ishte krijuar një kornizë për marrëveshje të mundshme që përfshinte Groenlandën dhe rajonin e Arktikut më të gjerë. Ai hoqi dorë nga kërcënimi për të vendosur tarifa ndaj vendeve evropiane që kundërshtuan ofertën e tij të blerjes.

Sherr në Kukës, dy kushërinj tentojnë të vrasin një person

Një konflikt për motive të dobëta ka përfunduar në dhunë në qytetin e Kukësit, ku disa persona kanë goditur me shkop bejsbolli dhe kanë tentuar të vrasin me armë zjarri një shtetas.

Sipas informacionit paraprak, shtetasit Ç. M. dhe E. M., kushĂ«rinj me njĂ«ri-tjetrin, dyshohet se sĂ« bashku me tre shtetas tĂ« tjerĂ« janĂ« pĂ«rfshirĂ« nĂ« njĂ« konflikt nĂ« ambientet e njĂ« lokali. GjatĂ« pĂ«rplasjes, ata kanĂ« goditur me shkop bejsbolli shtetasin S. I. dhe kanĂ« tentuar ta vrasin me armĂ« zjarri.

Si pasojë e dhunës, shtetasi S. I. ka pësuar dëmtime nga goditjet me shkop bejsbolli dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Nga të shtënat me armë zjarri nuk raportohet për persona të lënduar.

Kreu i FIFA-s, Gianni Infantino: Trofeun e Kupës së Botës 2026 do e dorëzojë Trump

Presidenti i FIFA-s (organizmi botëror i futbollit), Gianni Infantino, ka bërë një njoftim të rëndësishëm gjatë Forumit Ekonomik Botëror në Davos, duke konfirmuar se Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të jetë pjesë e ceremonisë së dorëzimit të Kupës së Botës 2026 për fituesit e turneut.

Infantino u prit me tone entuziaste nga Trump pĂ«rpara kamerave, i cili e prezantoi presidentin e FIFA-s me fjalĂ«t: “Ja ku Ă«shtĂ« Gianni, ai Ă«shtĂ« mbreti i futbollit, mbreti i sportit”.

Në përgjigje, Infantino u shpreh me të njëjtin admirim, duke zbuluar planin për ceremoninë finale të Kupës së Botës.

“VerĂ«n e ardhshme, do t’ia dorĂ«zoj KupĂ«n e BotĂ«s kampionit sĂ« bashku me presidentin e Shteteve tĂ« Bashkuara”.

Ky njoftim konfirmon rolin e Trump në ngjarjet madhore të futbollit, pas precedentit të vendosur verën e kaluar në Kupën e Botës për Klube, ku presidenti i SHBA-së i dorëzoi trofeun Chelseat pas fitores ndaj Paris Saint Germain.

Duke folur më gjerësisht në Davos, Infantino e shfrytëzoi momentin për të theksuar rolin e futbollit si faktor bashkues në një botë të polarizuar.

“Ne jetojmĂ« nĂ« njĂ« botĂ« tĂ« ndarĂ«, por ne mbĂ«shtesim paqen. NjerĂ«zit i besojnĂ« FIFA-s dhe vendeve pritĂ«se. Amerika do ta mirĂ«presĂ« botĂ«n,” u shpreh kreu i FIFA-s.

Kupa e Botës 2026 do jetë më e madhja në histori, me 48 kombëtare pjesëmarrëse dhe do zhvillohet nga 11 qershori deri më 19 korrik në SHBA, Meksikë dhe Kanada.

Spanja refuzon pjesëmarrjen në Bordin e Paqes: Bie në kundërshtim me OKB-në

Spanja nuk do të marrë pjesë në iniciativën e Bordit të Paqes të nisur nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump për të trajtuar konfliktet globale, duke thënë se vendimi ishte në përputhje me besimin e saj në sistemin e Kombeve të Bashkuara.

“E vlerĂ«sojmĂ« ftesĂ«n, por e refuzojmĂ«â€œ, u tha kryeministri spanjoll Pedro Sanchez gazetarĂ«ve tĂ« enjten vonĂ« pas njĂ« samiti tĂ« BE-sĂ« nĂ« Bruksel.

Uashingtoni thotë se ky organ do të ndihmojë në ndërmjetësimin dhe monitorimin e armëpushimeve, do të organizojë marrëveshjet e sigurisë dhe do të koordinojë rindërtimin në vendet që dalin nga lufta. Koncepti rrjedh nga plani i paqes i Trump për Gazën.

Në ceremoninë e hapjes së bordit të mbajtur në Forumin Ekonomik Botëror në Davos të Zvicrës të enjten munguan aleatët tradicionalë të SHBA-së, si Kanadaja, Britania dhe të gjithë anëtarët e Bashkimit Evropian, përveç Hungarisë dhe Bullgarisë.

Sanchez përmendi qëndrueshmërinë me angazhimin e Madridit ndaj së drejtës ndërkombëtare, OKB-së dhe koordinimit ndërkombëtar si arsyet kryesore pse po refuzonte të merrte pjesë.

Sanchez tha gjithashtu se Bordi i Paqes nuk përfshinte Autoritetin Palestinez.

Izraeli është bashkuar me bordin, së bashku me vendet e Lindjes së Mesme si Katari, Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Trump zbulon sa naftë ka marrë nga Venezuela: Ata do të bëhen të pasur

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se nga marrja e naftĂ«s sĂ« VenezuelĂ«s do tĂ« pĂ«rfitojĂ« vendi i tij dhe ai amerikano-jugor. “Mbi 50 milionĂ« fuçi nafte tashmĂ« kanĂ« hyrĂ« ose janĂ« duke hyrĂ« nĂ« Shtetet e Bashkuara dhe shumĂ« mĂ« tepĂ«r pritet tĂ« vijnĂ«â€, tha Trump pĂ«r gazetarĂ«t nga Air Force One, teksa kthehej nga Zvicra ku mori pjesĂ« nĂ« Forumin Ekonomik BotĂ«ror nĂ« Davos.

Trump tha se SHBA do të marrë një pjesë të naftës dhe do ta përdorë për të përfituar ekonomikisht, ndërsa shtoi se nga kjo do të përfitojë edhe Venezuela.

“Do tĂ« ndahet dhe vendi ynĂ« do tĂ« bĂ«het mĂ« i pasur, qĂ« do tĂ« thotĂ« se taksat tona do tĂ« ulen dhe edhe ata do tĂ« pĂ«rmirĂ«sohen. Venezuela do tĂ« ecĂ« mĂ« mirĂ« se kurrĂ« mĂ« parĂ«. Edhe pse ne jemi duke marrĂ« ne njĂ« pjesĂ« shumĂ« tĂ« ndershme.  Venezuela do tĂ« ecĂ« shumĂ« mĂ« mirĂ« se sa ka ecur ndonjĂ«herĂ«. Ata do tĂ« bĂ«hen shumĂ« tĂ« pasur”, shtoi Trump.

Protesta, Berisha: Populli opozitar do i bëjë gjyqin Ramës

Kryetari i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, tha se protesta e tĂ« shtunĂ«s Ă«shtĂ« prova e madhe pĂ«r opozitĂ«n dhe luftĂ«n e saj pĂ«r rrĂ«zimin e Edi RamĂ«s, tĂ« cilin e etiketoi si “kryehajduti” i kombit.

“ËshtĂ« dita e guximit, e revoltĂ«s, e zemĂ«rimit, e ngadhĂ«njimit qytetar mbi tĂ« keqen mĂ« tĂ« madhe qĂ« ka mbĂ«rthyer ShqipĂ«rinĂ«, qĂ« ka pllakosur kĂ«tĂ« vend nga ditĂ«t e zeza tĂ« diktaturĂ«s hoxhiste gjer sot. NesĂ«r qytetarĂ«t, populli opozitar i bĂ«n gjyqin kryehajdutit tĂ« kĂ«tij kombi. I bĂ«n gjyqin kryeministrit tĂ« lidhur kokĂ« e kĂ«mbĂ« me vrasĂ«s, banditĂ«, trafikantĂ«. I bĂ«n gjyqin antishqiptarit mĂ« tĂ« zi tĂ« kohĂ«rave qĂ« ka pĂ«rzĂ«nĂ« nga ky vend nĂ« 10 vite 1 milion e 100 mijĂ« shqiptarĂ« vetĂ«m nĂ« hapĂ«sirĂ«n evropiane, pa llogaritur hapĂ«sira tĂ« tjera”, tha Berisha.

“NesĂ«r i bĂ«n gjyqin njĂ« armiku tĂ« egĂ«r tĂ« lirive tĂ« shqiptarĂ«ve, tĂ« votĂ«s sĂ« tyre. NjĂ« njeriu qĂ« qĂ«ndron nĂ« pushtet duke pĂ«rdorur çdo mjet tĂ« paligjshĂ«m, duke shkelmuar KushtetutĂ«n. Por nesĂ«r Ă«shtĂ« dita e gjykimit tĂ« popullit shqiptar pĂ«r njĂ« organizatĂ« kriminale qĂ« nuk e ka sot asnjĂ« vend tjetĂ«r nĂ« EuropĂ«â€.

Trump i “mbyll derĂ«n” KanadasĂ« nĂ« Bordin e Paqes

Presidenti i Shteteve tĂ« Bashkuara, Donald Trump, ia ka tĂ«rhequr KanadasĂ« ftesĂ«n pĂ«r t’iu bashkuar nismĂ«s sĂ« tij, Bordi i Paqes, e cila synon zgjidhjen e konflikteve botĂ«rore.

Ky vendim i Trumpit erdhi pas fjalimit të kryeministrit të Kanadasë, Mark Carney, në Forumin Ekonomik Botëror në Davos, ku ai i kritikoi hapur shtetet e fuqishme, duke thënë se ato i përdorin integrimin ekonomik si armë dhe tarifat si mjet trysnie.

“Ju lutem, le tĂ« shĂ«rbejĂ« kjo letĂ«r pĂ«r tĂ« njoftuar se Bordi i Paqes po e tĂ«rheq ftesĂ«n pĂ«r ju nĂ« lidhje me anĂ«tarĂ«simin e KanadasĂ« nĂ« atĂ« qĂ« do tĂ« jetĂ« bordi mĂ« prestigjioz i udhĂ«heqĂ«sve tĂ« mbledhur”, shkroi Trump tĂ« enjten nĂ« njĂ« postim nĂ« Truth Social drejtuar Carneyt.

Javën e kaluar, zyra e Carneyt kishte njoftuar se ai ishte ftuar të shërbente në bord dhe se synonte ta pranonte ftesën.

Carney mori duartrokitje të rralla në Davos pas fjalimit që mbajti, në të cilin u bëri thirrje kombeve të pranonin fundin e një rendi global të bazuar në rregulla.

Kanadaja, e cila sĂ« fundmi ka nĂ«nshkruar njĂ« marrĂ«veshje tregtare me KinĂ«n, mund tĂ« tregojĂ« se si “fuqitĂ« e mesme” mund tĂ« veprojnĂ« sĂ« bashku pĂ«r ta shmangur viktimizimin nga hegjemonia amerikane, shtoi ai.

Trump u kundĂ«rpĂ«rgjigj duke thĂ«nĂ« se Kanadaja “jeton falĂ« Shteteve tĂ« Bashkuara” dhe u tha pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« Davos se Carney duhet tĂ« jetĂ« mirĂ«njohĂ«s pĂ«r bujarinĂ« qĂ« SHBA-ja ka treguar deri tani.

“Mbaje mend kĂ«tĂ«, Mark, herĂ«n tjetĂ«r qĂ« bĂ«n deklaratat e tua,” shtoi ai, duke iu drejtuar direkt Carneyt.

Tërheqja e ftesës për Kanadanë erdhi disa orë pasi Trump zyrtarisht e themeloi bordin, i cili fillimisht ishte menduar të konsolidonte një armëpushim në Gazë.

Anëtarëve të përhershëm iu kërkohet ta ndihmojnë financimin e bordit me një pagesë prej 1 miliard dollarësh secili, sipas Trumpit.

“Pasi ky bord tĂ« formohet plotĂ«sisht, ne mund tĂ« bĂ«jmĂ« praktikisht çfarĂ« tĂ« duam”, tha Trump tĂ« enjten nĂ« ZvicĂ«r. “Dhe do ta bĂ«jmĂ« kĂ«tĂ« nĂ« bashkĂ«punim me Kombet e Bashkuara”.

Krijimi i bordit u miratua nga një rezolutë e Këshillit të Sigurimit të OKB-së si pjesë e planit të Trumpit për paqe në Gazë, dhe zëdhënësi i OKB-së, Rolando Gomez, tha të enjten se angazhimi i OKB-së në bord do të jetë vetëm në këtë kontekst.

Vendet anëtare përfshijnë Kosovën, Shqipërinë, Argjentinën, Bahrejnin, Marokun, Pakistanin dhe Turqinë.

AleatĂ« tĂ« tjerĂ« tĂ« SHBA-sĂ«, si Britania, Franca dhe Italia, kanĂ« thĂ«nĂ« se nuk do t’i bashkohen bordit tani pĂ«r tani.

Rusia, Ukraina dhe SHBA, bisedime trepalëshe në Abu Dhabi

Rusia, Ukraina dhe SHBA-të do të zhvillojnë bisedime trepalëshe Kjo është hera e parë që të tre vendet marrin pjesë në një takim së bashku që kur Moska nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt të vitit 2022.

Samiti vjen pas një takimi midis Presidentit rus Vladimir Putin dhe të dërguarve të SHBA-së Steve Witkoff dhe Jared Kushner në Moskë mbrëmjen e të enjtes.

NdihmĂ«si i Kremlinit, Yuri Ushakov, i pĂ«rshkruan bisedimet si “konstruktive dhe shumĂ« tĂ« sinqerta”, por çështjet territoriale mbeten njĂ« pikĂ« ngĂ«rçi, raporton BBC.

Gjashtë grabitje brenda dy ditëve, arrestohet 43-vjeçari në Tiranë

Zbardhen 6 raste të vjedhjes/tentativës për vjedhje, të dyshuara të kryera nga një 43-vjeçar, gjatë 2 ditëve të fundit dhe gjatë vitit 2025.

Kapet dhe vihet në pranga 43-vjeçari, i dënuar më parë për vjedhje.

Sekuestrohen një shumë parash e dyshuar e vjedhur, veshje që dyshohet se ka përdorur 43-vjeçari, gjatë kryerjes së vjedhjeve, dhe sende të forta që ai përdorte për hapjen e dyerve.

NĂ« vijim tĂ« punĂ«s pĂ«r zbardhjen e rasteve tĂ« vjedhjes sĂ« pronĂ«s/pasurisĂ«, identifikimin e autorĂ«ve, kapjen dhe vĂ«nien e tyre pĂ«rpara pĂ«rgjegjĂ«sisĂ« ligjore, shĂ«rbimet e Seksionit pĂ«r Hetimin e Krimeve tĂ« RĂ«nda, nĂ« bashkĂ«punim me Komisariatin e PolicisĂ« Nr. 4, kanĂ« organizuar dhe finalizuar operacionin e koduar “Objektivi”, si rezultat i tĂ« cilit u identifikua, u kap dhe u vu nĂ« pranga shtetasi:

-K. M., 43 vjeç banues në Tiranë, i dyshuar si autor i 6 rasteve të vjedhjes/tentativës për vjedhje, konkretisht:

-mĂ« datĂ« 21.01.2026, dyshohet ka vjedhur me thyerje, njĂ« shumĂ« parash dhe disa dokumente, nĂ« zyrat e postĂ«s shqiptare nĂ« rrugĂ«n “Kujtim Laro”, si dhe ka tentuar tĂ« vjedhĂ« nĂ« filialin e njĂ« banke;
-në datat 09.10.2025 dhe 26.11.2025, ka vjdhur shuma parash dhe produkte, në 4 lokale në zona të ndryshme në Tiranë.

Gjatë kontrollit në banesën e 43-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën një shumë parash të dyshuar të vjedhur, veshje që dyshohet se ai i ka përdorur gjatë kryerjes së vjedhjeve dhe sende të forta që përdorte për hapjen e dyerve.

Vijojnë hetimet për zbardhjen dhe dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të metejshme.

Si të veprohet me Donald Trump? Brukseli në ditë të vështira

PesĂ« orĂ« diskutuan krerĂ«t e qeverive dhe shteteve të BE: Tema kryesore e diskutimit ishte trazirat e ditĂ«ve tĂ« fundit dhe kĂ«rcĂ«nimet nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump. ShumĂ« pjesĂ«marrĂ«s, disa tĂ« kĂ«naqur, por tĂ« paktĂ«n tĂ« lehtĂ«suar, u shprehĂ«n tĂ« kĂ«naqur qqĂ« kishin qĂ«ndruar tĂ« vendosur edhe para takimit. Kancelari gjerman, Friedrich Merz deklaroi se nuk do tĂ« komentonte mĂ« tej ngjarjet e javĂ«s tĂ« fundit: “Ka njĂ« rezultat tĂ« mirĂ«â€, tha ai dhe hodhi poshtĂ« zĂ«rat pĂ«r fundin e NATO-s dhe bĂ«ri thirrje pĂ«r ruajtjen e saj, duke theksuar se “kjo aleancĂ« nuk Ă«shtĂ« thjesht e braktisur”.

Por mĂ«nyra si Trump sillet me BE dhe toni i tij i ka bĂ«rĂ« shumĂ« anĂ«tarĂ« tĂ« mendohen thellĂ«, por edhe tĂ« vendosur.  “MarrĂ«dhĂ«niet midis partnerĂ«ve dhe aleatĂ«ve duhet tĂ« trajtohen me respekt”, paralajmĂ«roi kreu i KĂ«shillit tĂ« BE, AntĂłnio Costa pas takimit. Evropa dhe SHBA-tĂ« kanĂ« interesa tĂ« pĂ«rbashkĂ«ta nĂ« Arktik. NATO po punon pĂ«r kĂ«tĂ« dhe BE-ja do tĂ« marrĂ« njĂ« rol mĂ« tĂ« fortĂ«. Por Costa gjithashtu bĂ«ri shumĂ« tĂ« qartĂ«: “VetĂ«m populli i DanimarkĂ«s dhe i GroenlandĂ«s mund tĂ« marrin vendime pĂ«r tĂ« ardhmen e tyre. Ne jemi tĂ« pĂ«rkushtuar tek ligji ndĂ«rkombĂ«tar, integriteti territorial dhe sovraniteti kombĂ«tar. Kjo Ă«shtĂ« thelbĂ«sore pĂ«r EvropĂ«n dhe pĂ«r bashkĂ«sinĂ« ndĂ«rkombĂ«tare nĂ« tĂ«rĂ«si.”

Dyshime për Këshillin e Paqes

Presidenti i KĂ«shillit Evropian, AntĂłnio Costa nuk ishte shumĂ« pozitiv nĂ« lidhje me tĂ« ashtuquajturin KĂ«shill Paqeje tĂ« Trump, nĂ« tĂ« cilin janĂ« ftuar edhe disa krerĂ« qeverish evropiane dhe Komisioni. “Kemi dyshime serioze pĂ«r njĂ« numĂ«r elementĂ«sh nĂ« kĂ«tĂ« kĂ«shill”, tha Costa, “si nĂ« lidhje me madhĂ«sinĂ« ashtu edhe me pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« e tij”. Ai shtoi se nuk ishte e qartĂ« se si ky pĂ«rputhet me KartĂ«n e Kombeve tĂ« Bashkuara. Presidenti portugez shpjegoi se ata ishin tĂ« pĂ«rgatitur tĂ« punonin me SHBA-nĂ« pĂ«r njĂ« plan gjithĂ«pĂ«rfshirĂ«s paqeje pĂ«r GazĂ«n, por vetĂ«m me njĂ« institucion qĂ« e shihte veten si njĂ« entitet kalimtar.

Ende nuk ka vendim për marrëveshjen Mercosur

NjĂ« temĂ« tjetĂ«r diskutimi nĂ« samitin e posaçëmt tĂ« ishte marrĂ«veshja e Mercosur-it, e cila aktualisht Ă«shtĂ« bllokuar nĂ« Parlamentin Europian. NdĂ«rkohĂ«, si nĂ« Parlament edhe nĂ« KĂ«shill po shtohen thirrjet pĂ«r ta futur nĂ« fuqi kĂ«tĂ« marrĂ«veshje tĂ« paktĂ«n pĂ«rkohĂ«sisht. Presidentja e Komisionit Ursula von der Leyen raportoi se ekziston “njĂ« interes i qartĂ« pĂ«r tĂ« siguruar qĂ« pĂ«rfitimet e kĂ«saj marrĂ«veshjeje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme tĂ« mund tĂ« realizohen sa mĂ« shpejt tĂ« jetĂ« e mundur”.

NĂ«se dhe kur Komisioni do tĂ« nisĂ« procesin pĂ«r zbatimin e pĂ«rkohshĂ«m tĂ« marrĂ«veshjes nuk Ă«shtĂ« vendosur ende, sipas Presidentes sĂ« Komisionit, Ursula von der Leyen. SĂ« pari, do duhet tĂ« bĂ«het ratifikimi nĂ« vendet e para tĂ« Mercosur, shpjegoi von der Leyen. “Ne jemi gati kur ata tĂ« jenĂ« gati” – kur ata tĂ« jenĂ« gati, atĂ«herĂ« edhe ne nĂ« BE do tĂ« jemi./DW

❌