❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve

Boksieri britanik i peshave të rënda Anthony Joshua ka mbetur i plagosur në një aksident me makinë në Nigeri, teksa dy të tjerë mbetën të vrarë.

Aksidenti ndodhi në shtetin Ogun dhe Joshua, 36 vjeç, pësoi lëndime të lehta kur automjeti i tij u përplas me një makinë tjetër.

Dëshmitarët okularë thanë për mediat lokale se Joshua pasagjer në makinën që u aksidentua me një kamion që nuk ishte në lëvizje.

NĂ« pamjet e publikuara duket 36-vjeçari nĂ« makinĂ«n e aksidentuar, i cili ka pĂ«suar lĂ«ndime dhe del nga automjeti pĂ«r t’u dĂ«rguar nĂ« spital.

Aksidenti ndodhi 10 ditë pasi Joshua shënoi një fitore në raundin e gjashtë ndaj YouTuber Jake Paul në Miami, duke e lënë amerikanin me një nofull të thyer në dy vende.

MĂ« parĂ« kĂ«tĂ« vit, Joshua zbuloi planet e tij pĂ«r tĂ« investuar nĂ« tĂ« ardhmen e boksit nĂ« vendin e tij tĂ« origjinĂ«s. Ai ndau ambicien e tij pĂ«r tĂ« krijuar njĂ« akademi boksi nĂ« Nigeri pĂ«r tĂ« ndihmuar talentet lokale dhe pĂ«r t’u ofruar boksierĂ«ve tĂ« rinj burimet pĂ«r t’u bĂ«rĂ« profesionistĂ«.

Lëvizje në kupolën e Policisë së Shtetit, shkarkohet nga detyra


Ditën e sotme në strukturën e Policisë së Shtetit ka pasur disa ndryshime, shkarkime nga detyra dhe emërime të reja.

Pas vlerësimit të performancës, të kryer nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në DPPSH, proces i cili do të vazhdojë për të gjitha drejtoritë vendore, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda ka firmosur mesditën e sotme shkarkimin nga detyra të Drejtorit të Drejtorisë Vendore Lezhë, Drejtues Altin Mena dhe të zv.drejtorit për Rendin, Kryekomisar Taulant Gjoka, me motivacionin për performancë të dobët.

Ndërkohë, Drejtori i Përgjithshëm ka komanduar në detyrën e Drejtorit të DVP Lezhë, zv/drejtorin për Hetimin e Krimit, në DVP drejtues  Kujtim Gjoka.

Po me të njëjtin motivacionin janë shkarkuar nga detyra Shefi i Komisariatit të Policisë Dibër Mariglen Duçi dhe shefi i Komisariatit të Policisë Kamëz Besmir Dervishi.

Po ashtu:

Altin Mena është emëruar zëvendësdrejtor për Sigurinë Publike në DVP Kukës.

Taulant Gjoka është emëruar shef i Sektorit të Sigurisë Publike në DVP Shkodër.

Mariglen Duçi, shef i Sektorit për Hetimin e Krimeve në Kukës.

Besmir Dervishi, shef i Seksionit të Krimeve ndaj Pronës në DVP Tiranë.

Ervis Gjoshi, eshte emëruar shef i komisariatit në Dibër.

Sentilian Ndreu, emërohet përkohësisht, shef i Komisariatit nr. 5 në Tiranë.

Aksident në rrugën Korçë-Ersekë, plagosen dy persona

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë në afërsi të fshatit Kamenicë.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një mjet ka dalë nga rruga duke përfunduar në tokë bujqësore. Brenda mjetit kanë qenë dy persona, një djalë e një vajzë, të cilët po transportohen në spital për ndihmë mjekësore.

Nga bluzat e bardha në vendngjarje mësohet se çifti ka pësuar tronditje dhe fatmirësisht nuk kanë probleme për jetën apo dëmtime në trup.

Policia po ashtu ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Turqi/Përplasje me armë mes policisë dhe xhihadistët e ISIS-it, 3 efekivë të vrarë

 Tre oficerë policie u vranë dhe tetë të tjerë u plagosën në një përleshje me militantë të dyshuar të Shtetit Islamik ( ISIS ) mëngjesin e kësaj të hëne në provincën veriperëndimore të Turqisë, Yalova.

Gjatë një bastisjeje, të dyshuarit në një banesë iu përgjigjën thirrjeve për dorëzim nga forcat e sigurisë me armë zjarri, duke çuar në një shkëmbim zjarri.

Sipas transmetuesit shtetëror TRT Haber 6-të nga terroristët u vranë gjithashtu.

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan shprehu ngushëllime familjeve të oficerëve të policisë dhe u uroi shërim të shpejtë të plagosurve.

“I lutem Zotit pĂ«r mĂ«shirĂ« pĂ«r oficerĂ«t tanĂ« heroikĂ« tĂ« policisĂ« qĂ« u martirizuan nĂ« operacionin kundĂ«r organizatĂ«s terroriste ISIS nĂ« Yalova kĂ«tĂ« mĂ«ngjes dhe u shpreh ngushĂ«llimet e mia familjeve tĂ« tyre, Departamentit tĂ« PolicisĂ«, vendit dhe kombit tonĂ«. U uroj shĂ«rim tĂ« shpejtĂ« oficerĂ«ve tanĂ« tĂ« plagosur tĂ« policisĂ«â€, tha shkroi ai nĂ« rrjetet sociale.

Ndërkohë Ministri i Brendshëm Ali Yerlikaya tha se në operacionet e kryera kundër organizatës terroriste ISIS gjatë muajit të kaluar, janë arrestuar 137 të dyshuar dhe ndaj 97 të dyshuarve janë zbatuar masa kontrolli gjyqësor.

Korrupsioni dhe vonesat në subvencione, fermerët grekë përshkallëzojnë protestat

Fermerët grekë vendosën të përshkallëzojnë sot protestat anëembanë vendit kundër vonesave në pagesat e subvencioneve, të shkaktuara nga një skandal përvetësimi të fondeve të BE-së për bujqësinë në vend nga agjensia shtetërore OPEKEPE.

Të gjendur përballë presionit në rritje nga çmimet e ulëta,  kostot në rritje të energjisë elektrike dhe përkeqësimit të kushteve klimatike, fermerët sot planifikojnë të bllokojnë të gjitha akset kombëtare dhe rurale të rrugëve.

Vendimi është marrë pas bisedave të tensionuara mes përfaqësuesve të fermerëve. Kjo bllokadë pritet të ndikojë mijëra udhëtarë në prag të festive.

Trafiku ka filluar që tani të përkeqësohet në shumë rrugë të vendit. Radhë të gjata makinash u regjistruan në autostradën Athinë Selanik e cila sot do të bllokohet nga traktorë dhe mjete të rënda.

Sipas mediave greke, numri total i bllokadave rrugore nga fermerët ka arritur në 57.

Situata e tejzgjatur e protestive që kanë nisur që në nëntor, duket se i ka lodhur fermerët, shumë prej të cilëve kanë qëndrime të ndara.

Disa prej tyre janë të vendosur të vazhdojnë protesta ndërsa një grup tjetër është i gatshëm të hyjë në negociata me përfaqësues të qeverisë.

1767014462_maketakinisimploka11.jpg1.jpg

Berisha uron Kurtin: Zgjedhjet në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë

Kryetari i PD, Sali Berisha ka uruar Albin Kurtin për fitoren në zgjedhjet e së dielës në  Kosovë. Në një postimi në rrjetet sociale, Berisha shkruan se zgjedhjet në Kosovë duhet të shërbejnë si shembull për Shqipërinë.

Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama është armiku i votës së lirë në vendin tonë, duke e kthyer çdo proces zgjedhor në farsë elektorale.

Postimi  Berishës

Zgjedhjet Parlamentare të 28 dhjetorit 2025 në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë Të dashur miq, dje Kosova zhvilloi zgjedhjet palamentare të parakohshme, të dytat në një hark kohor 10 mujor. Këto zgjedhje për fushatën, procedurën e votimit, garën e lirë, administrimin e votës ishin një sukses i vërtetë i demokracisë së re të Kosovës dhe mbarë qytetarëve të saj dhe shpresoj një frymëzim për shqiptarët në Shqipëri, ku armiku i egër i votës së lirë të qytetarëve shqiptarë, Ramaduro i Europës, ka shndërruar procesin jetik të zgjedhjeve të lira në farsë të shëmtuar elektorale.  Me këtë rast dua të uroj përzemërsisht qytetarët e lirë të Kosovës, autoriteret e vendit dhe institucionet e administrimit të procesit zgjedhor dhe forcat politike për arritjen e vërtetë të rendit demokratik të vendit të tyre. Uroj fituesin e zgjedhjeve Z. Albin Kurti për fitoren e thellë të këtyre zgjedhjeve, por edhe të gjitha forcat e tjera politike për pjesëmarrjen dhe qëndrimet e tyre dinjitoze gjatë fushatës dhe respektimin e vendimit të sovranit. Dhe njëherë urime Kosovës, krenari e shqiptarëve! #sb

Rama reagon për mungesën e ujit në Vlorë: Plasi më në fund syri i keq

Kreu i qeverisë Edi Rama ka reaguar lidhur me situatën në Vlorë, ku prej katër ditës ky qytet përballet me mungesën e ujit, pasi një defekti në ujësjellës.

Rama shkruan se sot mbërrijnë nga Stambolli pjesët e reja hidraulike për riparimin e difektit në ujësjellësin e Vlorës, që sipas tij ku në vitin 2009-2010 janë instaluar pjesë hidraulike jashtë standarteve, që nuk e kanë mbajtur dot më presionin e ujit dhe për pasojë tubacioni ka shpërthyr.

Ai u ka kërkuar ndjesë qytetarëve të Vlorës, teksa me humor shkruan: Vlonjatëve të mi u them ndjesë për tërë këtë peripeci të pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi më në fund edhe syri i keq pas tërë këtyre viteve të mira për Vlorën, e ja që kush i do të keqen Vlorës, veç të keqen do i marrë.

“Drejt aeroportit tĂ« Stambollit pĂ«r tĂ« ardhur sot brenda ditĂ«s, pjesĂ«t e reja hidraulike pĂ«r riparimin e difektit tĂ« rĂ«ndĂ« nĂ« ujĂ«sjellĂ«sin e VlorĂ«s, ku nĂ« vitin 2009-2010 janĂ« instaluar pjesĂ« hidraulike jashtĂ« standarteve, qĂ« nuk e kanĂ« mbajtur dot mĂ« presionin e ujit dhe pĂ«r pasojĂ« tubacioni ka shpĂ«rthyer


Respekt për punën e palodhur të punëtorëve të ujësjellësit Vlorë, që nën drejtimin e drejtorit të përgjithshëm të Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës-Kanalizimeve, inxhinierit të njohur Flauers Shoshi, i cili prej disa ditësh e netësh gjendet në krye të operacionit të vështirë, po bëjnë të pamundurën për ta mbyllur këtë plagë të hapur në trupin e Vlorës prej një mine të vjetër nga një kohë e zezë për Vlorën

VlonjatĂ«ve tĂ« mi u them ndjesĂ« pĂ«r tĂ«rĂ« kĂ«tĂ« peripeci tĂ« pamerituar dhe siç thoshin gjyshet tona plasi mĂ« nĂ« fund edhe syri i keq pas tĂ«rĂ« kĂ«tyre viteve tĂ« mira pĂ«r VlorĂ«n, e ja qĂ« kush i do tĂ« keqen VlorĂ«s, veç tĂ« keqen do i marrĂ«â€, shkruan ai.

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

Kremlini tha se pajtohet me Presidentin e SHBA-sĂ«, Donald Trump, se bisedimet pĂ«r t’i dhĂ«nĂ« fund luftĂ«s nĂ« UkrainĂ« janĂ« nĂ« fazĂ«n pĂ«rfundimtare.

I pyetur nga gazetarĂ«t nĂ«se Moska ndan vlerĂ«simin e Trump pas bisedimeve me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky, zĂ«dhĂ«nĂ«si i Kremlinit Dmitry Peskov u pĂ«rgjigj: “Sigurisht”.

Peskov refuzoi të komentojë mbi idenë e një zone të lirë ekonomike në Donbas ose mbi të ardhmen e termocentralit bërthamor Zaporizhzhia, i cili kontrollohet nga Rusia, duke thënë se Kremlini e konsideronte të papërshtatshme.

“PĂ«r momentin, nuk e konsiderojmĂ« tĂ« nevojshme tĂ« japim detaje”, tha ai.

Sipas tij Ukraina duhet të tërheqë trupat e saj nga pjesa e Donbasit që ende e kontrollon nëse dëshiron paqe dhe se nëse Kievi nuk arrin një marrëveshje, atëherë do të humbasë edhe më shumë territor.

Putin dhe Trump folën të dielën përpara takimit të Trump në Miami me Presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se një tjetër telefonatë ishte planifikuar shumë shpejt.

Foltorja e opozitës, policia tregon rrugët që do bllokohen sot

Opozita mban sot foltoren para Kryeministrisë. Për këtë arsye, Policia e Tiranës ka ndërmarrë një plan masash, që parashikojnë edhe bllokimin e disa akseve rrugore në kryeqytet.

Këto akse do të jenë të bllokuara nga ora 18:00 deri në orën 20:00.

Njoftimi i policisë:

TiranĂ«/NĂ« bazĂ« dhe nĂ« zbatimit tĂ« ligjit “PĂ«r tubimet”, Policia e TiranĂ«s ka ndĂ«rmarrĂ« tĂ« gjitha masat pĂ«r garantimin e rendit publik, zbatimin e tĂ« drejtave dhe lirive tĂ« qytetarĂ«ve dhe tĂ« pjesĂ«marrĂ«sve nĂ« tubimin e ditĂ«s sĂ« sotme, nga ora 18:00 deri nĂ« orĂ«n 20:00, para KryeministrisĂ«.

Në zbatim të këtyre masave, me qëllim garantimin e mbarëvajtjes së tubimit, ditën e sotme do të kufizohet lëvizja në disa akse/segmente rrugore, konkretisht:

-Nga ora 15:00 deri nĂ« pĂ«rfundim tĂ« tubimit, do tĂ« ketĂ« bllokim tĂ« lĂ«vizjes sĂ« automjeteve nĂ« bulevardin “DĂ«shmorĂ«t e Kombit”, nga kryqĂ«zimi afĂ«r MinistrisĂ« sĂ« Brendshme deri te sheshi “NĂ«nĂ« Tereza”, si dhe nĂ« rrugĂ«t “Ukraina e LirĂ«â€, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Në varësi të zhvillimit të tubimit, mund të ketë kufizime të qarkullimit të automjeteve edhe në akse të tjera rrugore. Në rast bllokimi, për të ndihmuar qytetarët që do të qarkullojnë në këto akse, Policia e Tiranës ka marrë masa për të devijuar qarkullimin e automjeteve në rrugë alternative.

Policia e Tiranës apelon për qytetarët që të shmangin lëvizjen me automjete në akset rrugore që do të bllokohen dhe të përdorin rrugë alternative, për të mos penguar lëvizjen e lirë të pjesëmarrësve në tubim.

Berisha: Nuk ka forcë që e mban në pushtet Ramën në qoftë se ne pushtojmë sheshin

Kreu i PartisĂ« Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se kjo parti Ă«shtĂ«Â â€œnĂ« betejĂ«n finale dhe kjo betejĂ« finale Ă«shtĂ« largimi i kĂ«tij regjimi”.

“Ne sot jemi tĂ« qartĂ« dhe duhet tĂ« qartĂ«sojmĂ« çdo demokrate e demokrat, tĂ« pĂ«rkushtohemi nĂ« projektin e opozitĂ«s pĂ«r largimin e Edi RamĂ«s nga pushteti dhe krijimin e qeverisĂ« teknike si kusht i tĂ« gjitha kushteve qĂ« shqiptarĂ«t tĂ« votojnĂ« tĂ« lirĂ«.
Nuk ka njĂ« parti me eksperiencĂ«n tonĂ«. Ne erdhĂ«m nĂ« vitet ’90 si i vetmi vend dhe e vetmja shoqĂ«ri me 4 kulte, kulti i Enver HoxhĂ«s, Stalinit, Leninit, Marksit, etj. NdĂ«rkohĂ« vendet e tjera ish-komuniste nga viti 1956 ishin çliruar nga kultet.
Ju e keni të vështirë ta mendoni se çfarë tmerri dhe sa të tmerrshëm ishin kultet. Por ne i shembëm ato me guxim.
I shembëm pa konflikt civil. Tanket i nisën drejt nesh, ne i bllokuam ato me barrikada, por vetë nuk rrëmbyem armë, as RPG, armë antitanke. Na rrethuan tek selia, po me tanke. Ne nuk u mposhtëm, por përsëri qëndruam, u vetëpërmbajtëm.
Na vranĂ«, u pĂ«rzunĂ« nga selia e kryeministrisĂ«. TĂ« gjitha kĂ«to eksperienca, pse unĂ« po i citoj sot dhe do i citoj, i citoj dhe do i citoj sepse ne jemi ne forcĂ« demokratike qĂ« drejtohemi vetĂ«m nga parime demokratike. Ne nuk bĂ«hemi parti dhune sepse ne besojmĂ« se paqja Ă«shtĂ« njĂ« forcĂ« e jashtĂ«zakonshme. NĂ« besojmĂ« se Edi Rama, ky regjim i kalbur, largohet vetĂ«m kur opozitarĂ«t tĂ« lĂ«nĂ« mĂ«njanĂ« lodhjen e tyre, tĂ« lĂ«nĂ« mĂ«njanĂ« dĂ«shpĂ«rimin e tyre, rraskapitjen e tyre dhe tĂ« dalin nĂ« shesh çdo ditĂ«. Nuk ka forcĂ« nĂ« botĂ« qĂ« e mban nĂ« pushtet Edi RamĂ«n nĂ« qoftĂ« se ne i pushtojmĂ« sheshin. Kjo Ă«shtĂ« rruga”, tha Berisha.

“KĂ«tĂ« nuk e kemi bĂ«rĂ« ndonjĂ«herĂ«. Kjo na ka munguar. E kemi bĂ«rĂ«, por me qĂ«llime jo kaq sa kĂ«to. Se ne kemi bĂ«rĂ« edhe nĂ« vitin 1998, me radhĂ«. Por sot jemi para kĂ«tij momenti. Ne, nĂ« kushte kur ky regjim, Edi Rama, pasi Ă«shtĂ« dokumentuar jo tashmĂ« vetĂ«m nga opozita, por edhe nga hetimi i prokurorisĂ« se kanĂ« abuzuar miliona dhe miliarda para tĂ« taksapaguesve dhe jka hequr çdo maskĂ« nĂ« mbrojtje tĂ« flaktĂ« nĂ« mbrojtje tĂ« abuzimeve tĂ« tmerrshme me paratĂ« e shqiptarĂ«ve sepse Ă«shtĂ« vetĂ« direkt i implikuar”, shtoi kreu i PD-sĂ«.

“Minutat e Fundit” nĂ« Globe: finalja e vitit me ulje deri nĂ« 60%

DitĂ«t e fundit tĂ« Dhjetorit shĂ«nojnĂ« gjithmonĂ« njĂ« moment tĂ« veçantĂ« pĂ«r blerjet e fundvitit. Koha Ă«shtĂ« e kufizuar, ritmi rritet dhe vendimet merren mĂ« shpejt. NĂ« kĂ«tĂ« periudhĂ«, Globe rikthen fushatĂ«n “Minutat e Fundit”, finalen e vitit qĂ« synon tĂ« lehtĂ«sojĂ« zgjedhjet e klientĂ«ve nĂ« ditĂ«t e fundit para ndĂ«rrimit tĂ« viteve.

Nga data 27 deri më 31 Dhjetor, në të gjithë rrjetin e dyqaneve Globe dhe online, klientët mund të përfitojnë ulje deri në 60%, në një periudhë të shkurtër dhe të përqendruar komunikimi. Fushata është konceptuar për ata që kanë lënë blerjet për në fund, por që kërkojnë ende çmime reale dhe zgjedhje të zgjuara.

“Minutat e Fundit” pĂ«rfaqĂ«sojnĂ« momentin kur Globe fokusohet tek nevojat reale tĂ« fundvitit, duke ofruar njĂ« eksperiencĂ« tĂ« thjeshtĂ« dhe tĂ« qartĂ« blerjeje. Me komunikim tĂ« drejtpĂ«rdrejtĂ« dhe kohĂ« tĂ« kufizuar, fushata synon tĂ« nxisĂ« vendime tĂ« menjĂ«hershme dhe praktike.

Për shumë familje shqiptare, kjo fushatë është tashmë një traditë e fundvitit, një mundësi për të mbyllur vitin me zgjedhje të mençura, pa e tejkaluar buxhetin e festave. Globe vijon të pozicionohet si pika ku blerjet e fundit të vitit bëhen më të lehta dhe më të leverdishme.

Fushata “Minutat e Fundit” Ă«shtĂ« e vlefshme nga 27 deri mĂ« 31 Dhjetor, nĂ« tĂ« gjitha dyqanet Globe nĂ« ShqipĂ«ri dhe nĂ« platformĂ«n online.

Globe – cilĂ«sia Ă«shtĂ« kursim.

Stoku nĂ« gjykata, Sadushi vĂ« alarmin: S’ka gjyqtarĂ«, punohet me 73% tĂ« kapacitetit

Kryetari i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi, ka ngritur alarmin për gjendjen e sistemit të drejtësisë në Shqipëri, duke theksuar mungesën e gjyqtarëve dhe rritjen e vazhdueshme të stokut të çështjeve në gjykata, veçanërisht në apel.

Në një deklaratë për mediat teksa bëri bilancin e fundvitit, Sadushi u shpreh se sistemi gjyqësor funksionon aktualisht me vetëm 73.6% të kapacitetit të tij real.

“Mungesa e gjyqtarĂ«ve Ă«shtĂ« problemi themelor i sistemit tĂ« drejtĂ«sisĂ«. Aktualisht janĂ« 307 gjyqtarĂ« efektivĂ« nĂ« detyrĂ«, pĂ«rballĂ« 417 tĂ« parashikuar nga struktura organizative, çka do tĂ« thotĂ« se sistemi funksionon me vetĂ«m 73.6% tĂ« kapacitetit tĂ« tij, ose me 110 gjyqtarĂ« mĂ« pak. Kjo situatĂ« bĂ«het edhe mĂ« shqetĂ«suese nĂ«se merret parasysh se deri nĂ« vitin 2028 nga Shkolla e MagjistraturĂ«s parashikohet tĂ« dalin jo mĂ« shumĂ« se 67 gjyqtarĂ« tĂ« rinj”, theksoi Sadushi.

Sipas tij, situata bĂ«het edhe mĂ« problematike nĂ«se merren parasysh standardet e CEPEJ, sipas tĂ« cilave ShqipĂ«risĂ« do t’i nevojiteshin rreth 587 gjyqtarĂ« pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar nĂ« mĂ«nyrĂ« normale ngarkesĂ«n gjyqĂ«sore.

“NĂ«se i referohemi standardeve tĂ« CEPEJ, ShqipĂ«risĂ« do t’i nevojiteshin rreth 587 gjyqtarĂ«, çka nxjerr nĂ« pah njĂ« disproporcion tĂ« thellĂ« ndĂ«rmjet nevojave reale dhe kapaciteteve aktuale tĂ« sistemit. Ky realitet dĂ«shmon mungesĂ« vizioni strategjik pĂ«r hyrjet e reja nĂ« sistem”.

Ai e quajti domosdoshmëri marrjen e masave konkrete për korrigjimin e menjëhershëm të kuotave të pranimit në Shkollën e Magjistraturës.

“NĂ« kĂ«tĂ« panoramĂ« tĂ« pĂ«rgjithshme mungesash, gjykatat e apelit pĂ«rbĂ«jnĂ« sot hallkĂ«n mĂ« kritike tĂ« sistemit gjyqĂ«sor, duke funksionuar me vetĂ«m 55.9% tĂ« trupĂ«s gjyqĂ«sore tĂ« parashikuar, çka rrezikon seriozisht aftĂ«sinĂ« e tyre pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar volumin e çështjeve dhe pĂ«r tĂ« garantuar afate tĂ« arsyeshme gjykimi”.

Sadushi theksoi se, pavarësisht kushteve të vështira, Gjykata e Lartë ka arritur të ulë backlogun me 61% gjatë pesë viteve të fundit, duke dhënë gjithsej 39.269 vendime dhe duke e reduktuar stokun në 14.081 çështje. Vetëm gjatë vitit 2025 janë dhënë 6.876 vendime, me një normë likuidimi prej 273%, shifra që sipas tij përfaqëson një stërmundim profesional dhe jo një normalitet institucional.

“KĂ«to rezultate janĂ« reale, por sistemi sot po prodhon backlog tĂ« ri pĂ«r shkak tĂ« mungesave strukturore. Çdo ngarkesĂ« qĂ« krijohet sot nĂ« shkallĂ« tĂ« parĂ« dhe apel, nesĂ«r do tĂ« jetĂ« ngarkesĂ« pĂ«r GjykatĂ«n e LartĂ«â€, u shpreh Sadushi.

Ai evidentoi gjithashtu problematikën e cilësisë së dobët të rekurseve, ku një pjesë e madhe e tyre nuk kalojnë filtrin e pranueshmërisë, duke konsumuar kohë gjyqësore pa efekt real për drejtësinë. Sipas të dhënave, rekurset e papranueshme arrijnë deri në 82% në Kolegjin Penal.

Zgjedhjet në Kosovë/ Rama uron Kurtin: Uroj që mandati të kthehet në sukses

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, Albin Kurti, për fitoren e tij në zgjedhje.

Në një postim në rrjetet sociale, Rama e cilësoi fitoren si domethënëse dhe shprehu urimin që mandati i ri, i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albin Kurtin dhe partinë e tij, të kthehet në sukses dhe mbarësi për Kosovën.

Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e forcimit të marrëdhënieve vëllazërore mes Shqipërisë dhe Kosovës.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur tĂ« KosovĂ«s, pĂ«r fitoren domethĂ«nĂ«se dhe uroj qĂ« mandati i konfirmuar nga populli i KosovĂ«s pĂ«r Albinin e pĂ«r partinĂ« e tij, tĂ« kthehet nĂ« sukses e nĂ« mbarĂ«si pĂ«r KosovĂ«n, si edhe pĂ«r marrĂ«dhĂ«nien vĂ«llazĂ«rore mes dy shteteve tona. GĂ«zuar”, ka shkruar kryeministri Rama.

Katër ditë pa ujë, qytetarët e Vlorës dynden te burimi i Ujit të Ftohtë

Në ditën e katërt të mungesës së ujit të pijshëm për qytetarët e Vlorës, edhe pse kanë kaluar mbi 92 orë pa furnizim në pjesën më të madhe të qytetit, banorët janë drejtuar sërish në orët e para të ditës së sotme drejt burimit nëntokësor, i cili ndodhet pranë tunelit të Ujit të Ftohtë, por dhe një depoje të ujësjellë3sit që ndodhet në këtë zonë.

Qytetarët janë shprehur të indinjuar për situatën e krijuar dhe kanë fajësuar institucionet e Vlorës për mungesën e zgjidhjes.

Ata thonë se çdo ditë kërkojnë të mbushin ujë ku të mundin, ndërsa situata vështirësohet më shumë për shkak të pragfestës së Vitit të Vitit të Ri. Pranë Ujit të ftohtë edhe qytetarë vlonjatë emigrantë.

NdĂ«rkohĂ«, njĂ« ditĂ« mĂ« parĂ«, tĂ« irrituar nga mungesa e ujit tĂ« pijshĂ«m, disa qytetarĂ« kanĂ« hyrĂ« me forcĂ« nĂ« ambientet e Teatrit “Petro Marko”, aty ku po zhvillohej mbrĂ«mja gala, festa e fundvitit pĂ«r qytetarĂ«t e VlorĂ«s.

Autoritetet kanë deklaruar se defekti, i cili ka ndodhur katër ditë më parë, pritet të riparohet gjatë ditës së sotme. Megjithatë, qytetarët vijojnë të jenë të indinjuar dhe të grumbullohen në zonën e Ujit të Ftohtë për të siguruar ujë të pijshëm.

16 viktima nga zjarri në një azil pleqsh në Indonezi

Gjashtëmbëdhjetë persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur në një zjarr që shpërtheu në një azil pleqsh në Manado, në ishullin indonezian të Sulawesi.

Shumë prej trupave të viktimave u gjetën brenda dhomave të tyre, tha punonjësi i shpëtimit Jimmy Rotinsulu, duke shtuar se shumë nga banorët e moshuar me shumë gjasa po pushonin në dhomat e tyre të dielën në mbrëmje kur shpërtheu zjarri.

Autoritetet arritĂ«n tĂ« evakuonin 12 persona, tĂ« gjithĂ« tĂ« padĂ«mtuar, dhe t’i transferonin ata nĂ« njĂ« spital lokal, shtoi ai.

Pamjet e transmetuara nga transmetuesi lokal Metro TV treguan flakët që përfshinë azilin e pleqve, ndërsa banorët vendas ndihmuan në evakuimin e një burri të moshuar.

Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA, një tronditje për Evropën

As një vit nuk është mbushur nga ardhja në detyrë e Donald Trump, por nga perspektiva e Brukselit, kjo kohë është një përjetësi. Valë tronditëse njëra pas tjetrës i kanë mbajtur evropianët në ankth; çdo javë solli kërkesa të reja, akuza dhe më pas ndryshime rrënjësore. Tronditja e 4 dhjetorit ishte kulmi i ri i përkohshëm dhe ka të ngjarë të jetë më e zgjatura. Një tronditje që e godet në palcë Evropën.

Strategjia e re e sigurisë kombëtare të SHBA-së mbarti disa surpriza për aleatët e saj. Kina nuk është më një rivale sistemike, por thjesht një konkurrente ekonomike. Rusia pranohet si një fuqi e madhe me një treg premtues, veçanërisht për lëndët e para. Dhe nëse lindin konflikte me presidentin e saj, Vladimir Putin, Donald Trump ofron shërbimet e tij si ndërmjetës. Po Koreja e Veriut? As që përmendet më. Gjatë mandatit të parë të Trump, Kim Jong-un ishte ende armiku numër një publik.

Vlerësim rrënues

Strategjia e re amerikane e sigurisë tregon ndarjen më radikale që ka ndodhur me evropianët. SHBA-të, vendi që çliroi Evropën nga terrori nazist gjerman më shumë se 80 vjet më parë me një kosto të madhe, më pas u bënë edhe fuqia mbrojtëse e kontinentit dhe, në veçanti, gjithmonë e mbështetën projektin e Bashkimit Evropian, tani janë armiku i tij. Paragrafët kushtuar BE-së lexohen si një aktakuzë. Ato paraqesin një pamje të një BE-je plotësisht të rrënuar në prag të kolapsit civilizues, të gërryer nga migrimi masiv, shtypja e opozitës, normat e ulëta të lindshmërisë dhe censura.

“Askush prej nesh nuk duhet tĂ« tronditet nga fjalĂ«t qĂ« thonĂ« tĂ« tjerĂ«t pĂ«r ne”, rekomandoi Presidentja e Komisionit Evropian,  Ursula von der Leyen dhjetĂ« ditĂ« pasi u njoftua strategjia e re. Paragraf pas paragrafi, ajo i çmontoi deklaratat nga Uashingtoni. Evropa rezervon tĂ« drejtĂ«n pĂ«r tĂ« nxjerrĂ« ligjet e veta – refuzim ky i presionit amerikan pĂ«r tĂ« lejuar kompanitĂ« amerikane tĂ« teknologjisĂ« tĂ« operojnĂ« sa mĂ« lirshĂ«m tĂ« jetĂ« e mundur, tĂ« papenguara nga rregulloret evropiane.

NĂ« EvropĂ«, vazhdoi Presidentja e Komisionit, tĂ« gjithĂ« mund tĂ« votojnĂ« pĂ«r “kĂ« tĂ« duan”, pa presion apo manipulim tĂ« jashtĂ«m. Kjo duhet tĂ« kuptohet pa dyshim. Por von der Leyen e bĂ«ri tĂ« qartĂ« se çfarĂ« rrezikohet: “liria pĂ«r tĂ« jetuar siç duam”.

Një projekt kundër SHBA-së?

QĂ« presidenti i AmerikĂ«s e pĂ«rçmon thellĂ«sisht Bashkimin Evropian bĂ«het e qartĂ« nĂ« njĂ« nga konferencat e tij tĂ« pafundme pĂ«r shtyp. “BE-ja u themelua”, deklaroi Trump nĂ« samitin e NATO-s nĂ« HagĂ« kĂ«tĂ« verĂ«, “pĂ«r tĂ« shkatĂ«rruar SHBA-nĂ«â€.

Trump e shikon suficitin tregtar tĂ« evropianĂ«ve si njĂ« fyerje personale: “Ata nuk i duan makinat tona!” Tarifat drastike janĂ« pĂ«rgjigja e tij; BE-ja duhet tĂ« dobĂ«sohet. Dhe ai mbjell pasiguri duke vĂ«nĂ« vazhdimisht nĂ« pikĂ«pyetje angazhimin besnik ushtarak tĂ« SHBA tek aleanca e NATO-s.

Partnerë të rinj

Strategjia e sigurisĂ« kombĂ«tare e 4 dhjetorit e SHBA shkon edhe mĂ« tej. Aty pretendohet, se liria e shprehjes censurohet nĂ« BE dhe opozita shtypet. Kjo i referohet partive tĂ« krahut tĂ« djathtĂ« dhe tĂ« ekstremit tĂ« djathtĂ« nĂ« BE – tĂ« cilat duhet tĂ« forcohen. Kjo Ă«shtĂ« arsyeja pse zĂ«vendĂ«spresidenti JD Vance nuk u takua me kancelarin gjerman nĂ« KonferencĂ«n e SigurisĂ« nĂ« Mynih nĂ« shkurt, por me Alice Weidel,  drejtuesen e AfD-sĂ«.

“Rrjeti i partive tĂ« ekstremit tĂ« djathtĂ« dhe konservatore tĂ« krahut tĂ« djathtĂ« nĂ« EvropĂ«, pĂ«rfshirĂ« lĂ«vizjen MAGA, Ă«shtĂ« bĂ«rĂ« mĂ« i rrĂ«njosur gjatĂ« katĂ«r viteve tĂ« fundit”, shpjegon politologia gjermano-amerikane Cathryn ClĂŒver Ashbrook nĂ« njĂ« intervistĂ« me studion e ARD nĂ« Bruksel. Ajo shton se partitĂ«, por edhe politikanĂ«t individualĂ«, marrin mbĂ«shtetje.

PĂ«r shembull, fondet nga Fondacioni Heritage shkuan pĂ«r politikanin britanik tĂ« ekstremit tĂ« djathtĂ« Nigel Farage. “Tani duhet ta presim kĂ«tĂ« nĂ« kontekstin e StrategjisĂ« sĂ« SigurisĂ« KombĂ«tare pĂ«r EvropĂ«n kontinentale”, vĂ«ren ClĂŒver Ashbrook. PartitĂ« e krahut tĂ« djathtĂ« nĂ« EvropĂ« po mbĂ«shteten – nĂ« Hungari, ku ato janĂ« tashmĂ« nĂ« pushtet, dhe nĂ« vende si Gjermania, ku ato janĂ« nĂ« opozitĂ«.

Mbështetjes së drejtpërdrejtë për partitë politike i shtohet edhe rrjetëzimi nëpërmjet medias, përfshirë në Gjermani. Para zgjedhjeve federale në shkurt, Elon Musk vlerësoi AfD-në jo vetëm në platformën e tij X, por gazeta e përditshme Die Welt, në pronësi të shtëpisë botuese Springer, botoi gjithashtu mbështetjen e Musk për AfD-në si artikull i të ftuarit. Drejtori ekzekutiv i Springer, Matthias Döpfner, ndërhyri personalisht pas publikimit të strategjisë së re të sigurisë të Trump. Evropa duhet ta dëgjojë Trumpin, shkroi Döpfner në një editorial në Die Welt; asnjë fjalë kritike nuk gjendet në editorial./DW

Zelensky: Garancitë e sigurisë së SHBA-së për Ukrainën janë 100% të dakorduara

Volodymyr Zelensky tha se garancitĂ« e sigurisĂ« sĂ« SHBA-sĂ« pĂ«r UkrainĂ«n ishin “100% tĂ« dakorduara” pas njĂ« takimi me Donald Trump nĂ« Mar-a-Lago tĂ« dielĂ«n.

Presidenti ukrainas pĂ«rshĂ«ndeti “arritjet e mĂ«dha” pas njĂ« takimi dypalĂ«sh me homologun e tij amerikan, i cili kĂ«mbĂ«nguli se lufta e RusisĂ« kundĂ«r UkrainĂ«s duhet tĂ« pĂ«rfundojĂ« sĂ« shpejti, shkruajnĂ« mediat e huaja, pĂ«rcjell Telegrafi.

Zelensky u tha gazetarĂ«ve nĂ« Florida se garancitĂ« e sigurisĂ« sĂ« SHBA-sĂ« pĂ«r vendin, njĂ« pikĂ« kyçe pĂ«rpara se tĂ« finalizohet njĂ« zgjidhje paqeje, janĂ« “100% tĂ« dakorduara” dhe njĂ« plan ekonomik pĂ«r tĂ« rigjallĂ«ruar ekonominĂ« ukrainase Ă«shtĂ« “pothuajse i finalizuar”.

“Kemi arritje tĂ« mĂ«dha, plani i paqes me 20 pika Ă«shtĂ« 90% i dakorduar dhe garancitĂ« e sigurisĂ« SHBA-UkrainĂ« janĂ« 100% tĂ« dakorduara”, u tha Zelensky gazetarĂ«ve.

“GarancitĂ« e sigurisĂ« tĂ« SHBA-sĂ«, EvropĂ«s dhe UkrainĂ«s janĂ« pothuajse tĂ« dakorduara. Dimensioni ushtarak Ă«shtĂ« 100% i dakorduar”, ka shtuar ai.

Trump bëri të ditur se bisedimet me Zelenskyn dhe delegacionin ukrainas do të vazhdojnë të hënën.

NdĂ«rsa e cilĂ«soi takimin produktiv, presidenti amerikan pranoi se çështja mĂ« e ndjeshme – ndarja e mundshme e territoreve – mbetet e pazgjidhur.

Kur u pyet konkretisht pĂ«r Donbasin nĂ« lindje tĂ« UkrainĂ«s – zona qĂ« pĂ«rbĂ«het nga Donetsku dhe Luhansku, tĂ« cilĂ«n Ukraina e ka kundĂ«rshtuar ta heqĂ« dorĂ«, pasi kjo do tĂ« shpĂ«rblente RusinĂ«, e cila ka pushtuar pjesĂ« tĂ« saj – Trump pranoi: “Kjo Ă«shtĂ« njĂ« çështje shumĂ« e vĂ«shtirĂ«â€.

Pa vendosur ose pa sinjalizuar njĂ« afat kohor, Trump tha “do ta shohim brenda disa javĂ«sh” nĂ«se plani i paqes funksionon.

Vetëvendosje fiton zgjedhjet, vjen reagimi i parë i Albin Kurtit

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, tha se rezultati i zgjedhjeve të 28 dhjetorit është më i thelli në historinë e Kosovës.

“Fitoi populli i KosovĂ«s dhe Republika. Urime fitorja mĂ« e madhe nĂ« historinĂ« e vendit. Tani na presin shumĂ« punĂ« pĂ«rpara. Rezultati i sotĂ«m tregon se duhet tĂ« ecim para pa vonesa. Sa mĂ« parĂ« tĂ« certifikohet rezultati aq mĂ« shpejt do tĂ« vijojmĂ« me projektet”, tha Kurti nĂ« konferencĂ«n e parĂ« pĂ«r mediat pas shpalljes sĂ« rezultatit paraprak.

“Ftoj nga tani partitĂ« opozitare pĂ«r bashkĂ«punim nĂ« Kuvend pĂ«r marrĂ«veshjet ndĂ«rkombĂ«tare, pĂ«r ligjet e mira dhe pĂ«r interesin publik tĂ« qytetarĂ«ve tĂ« RepublikĂ«s. Edhe njĂ« herĂ« urime, secilit pa dallim, fitoren historike, qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« rrugĂ« tĂ« mbarĂ« tĂ« tejkalojĂ« edhe 14 shkurtin 2021. Ishte njĂ« ditĂ« e gjatĂ« pĂ«rveçse e bukur dhe e rĂ«ndĂ«sishme”, shtoi ai.

Lëvizja Vetëvendosje ka siguruar 49,79% të votave në zgjedhjet e parakohshme të Kosovës, të zhvilluara këtë të diel. Rezultati paraprak i publikuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e nxjerr partinë e Albin Kurtit forcë të parë, ndjekur nga PDK 21,19%, LDK me 13,77% dhe AAK me 5,74%.

Zgjedhjet në Kosovë/ Kurti kryeson me mbi 50% të votave, vijon numërimi

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë ka filluar publikimin e rezultateve të para të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Lëvizja Vetëvendosje po kryeson bindshëm në rezultatet paraprake të zgjedhjeve, ku deri më tani janë numëruar 81% e kutive.

Vetëvendosje ka siguruar deri tani mbi mbi 50% të votave.

Në vendin e dytë renditet Partia Demokratike e Kosovës (PDK) me 20.36%, ndërsa e treta është Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) me 14.15%.

Protesta në Vlorë për mungesën e ujit/Qytetarët futen në teatër,bllokojnë dhe rrugët

NjĂ« protestĂ« ka ndodhur nĂ« ambientet e teatrit “Petro Marko” nĂ« VlorĂ« pĂ«r shkak tĂ« mungesĂ«s sĂ« ujit prej tre ditĂ«sh.

Qytetarët janë futur në ambientet e teatrit dhe kanë ndërprerë gjithashtu një mbrëmje gala që zhvillohej aty.

Ata u futën me bidonë dhe pankarta në duar për të kërkuar rikthimin e ujit, ndërkohë që mbrëmja gala u ndërpre pasi protestuesit refuzuan të linin ambientet e teatrit.

Më pas ata vijuan protestën e tyre dhe në rrugë duke bllokuar qarkullimin e automjeteve.

❌