❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

07:45 Talentet po i merr Europa / 5 mijë e 400 karta blu për shqiptarët në dekadën e fundit, rekord Gjermania

Europa duket se po i vlerëson talentet shqiptare, teksa po jep gjithnjë e më shumë karta blu, që është një leje pune dhe qëndrimi për persona me kualifikime të larta nga vendet jo anëtare të Bashkimit Europian (BE).

Eurostat raportoi se që nga viti 2014 janë dhënë gjithsej 5405 karta blu për shtetasit shqiptarë. Rritja ka qenë e fortë nga viti 2019, kur nisi dhe një cikël masiv emigracioni, po këtë herë i personave me kualifikim të lartë.

Në vitin 2023 u dhanë 825 karta, ndërsa në 2024-n, ra në 592. Në krahasim me vitet e mëparshme rritja është e fortë. Në vitin 2012 ishin dhënë vetëm 15 karta të tilla, ndërsa në 2021-n, që është rekordi i deritanishëm, shifra arriti në 882.

Rritja e dhënies së kartës blu për shqiptarët ka ardhur për shkak të hyrjes në lojë të Gjermanisë. Në vitin 2021 ky shtet dha 823 karta blu për shtetasit shqiptarë, ose 93% të totalit të shteteve të BE-së. Në 2023-n u dhanë 716 leje, ose 87% e totalit dhe në 2024-n numri i tyre zbriti në 513, ose 87% e totalit. Ata që kanë përfituar këtë kartë në Gjermani paguhen me të paktë 43 mijë euro në vit (rreth 3,600 euro në muaj), që është dhe kriteri minimal për të aplikuar për kartë blu.

Në vend të dytë për kartat blu është Italia, por me nivele shumë më të ulëta në raport me Gjermaninë (23 në 2022, 41 në 2023 dhe 20 në 2024-n). Pas saj renditet Austria (11 në 2022, 30 në 2023 dhe 18 në 2024-n). një shtet tjetër që po tërheq talentet shqiptare është dhe Polonia, që dha 11 karta blu për shtetas shqiptarë në 2023-n dhe 13 në 2024-n.

Gjermania ka qenë vitet e fundit një magnet për profesionistët nga Shqipëria, kryesisht nga fusha e teknologjisë së informacionit dhe mjekësisë, që u nxitën të punonin në ekonominë më të madhe të Europës, të joshur nga pagat e larta dhe zbutja e kritereve në shtetin që po vuante mungesën e fuqisë punëtore si rrjedhojë e plakjes së popullsisë.

NdĂ«rsa talentet largohen, ShqipĂ«ria po e ndjen gjithnjĂ« e mĂ« shumĂ« ikjen e tyre. Raporti i fundit i BankĂ«s Europiane pĂ«r RindĂ«rtim dhe Zhvillim (BERZH) “NjĂ« botĂ« e vjetĂ«r, por mĂ« e guximshme”, tregon se rreth 23% e tĂ« arsimuarve nga vendi ynĂ« tashmĂ« kanĂ« emigruar.

Shqipëria ka nivel të lartë të emigracionit në popullsinë e arsimuar në vitet 2023-2024 dhe kthime shumë më të ulëta të tyre krahasuar me 38 vende të Rajonit të BERZH.

Edhe në Indeksin Global të Konkurrueshmërisë së Talenteve 2025, vendi ka rënë me 7 pozicione, në vendin e 63-të, duke treguar përkeqësim në zhvillimin e aftësive, cilësinë e arsimit dhe mbajtjen e profesionistëve.

Kartat blu në BE

Sipas të dhënave më të fundit të disponueshme nga Eurostat, në vitin 2023 u dhanë rreth 89 mijë Karta Blu në nivel BE-je dhe struktura e shpërndarjes mbeti e përqendruar në disa shtete kryesore.

Gjermania mbeti vendi dominues, duke lëshuar rreth 69 mijë leje, ose rreth 78% të totalit, e ndjekur nga Polonia me rreth 7 mijë dhe Franca me rreth 4 mijë.

Për sa i përket shtetësive përfituese, shtetasit e Indisë vijuan të jenë përfituesit kryesorë të Kartës Blu, të ndjekur nga shtetas nga Rusia, Turqia dhe Bjellorusia, duke reflektuar kërkesën e lartë të tregut europian për profesionistë në sektorë teknikë dhe me kualifikim të lartë.

ÇfarĂ« Ă«shtĂ« Karta blu

Karta Blu e BE-së është një leje pune dhe qëndrimi që u jepet shtetasve jo të Bashkimit Europian me kualifikime të larta profesionale, për të punuar në një vend anëtar të BE-së.

Ajo synon të tërheqë specialistë të huaj në profesione të kërkuara, duke u ofruar atyre kushte të favorshme pune, përfshirë të drejtën e qëndrimit familjar, mobilitet brenda BE-së dhe mundësi për qëndrim afatgjatë. Karta Blu jepet mbi bazën e një kontrate pune me pagë minimale të përcaktuar dhe kualifikime universitare.

Për të përfituar nga Karta Blu e BE-së, aplikantët duhet të plotësojnë një prag minimal page, i cili ndryshon sipas vendit anëtar dhe sektorit të punës. Këto pragje përcaktohen nga autoritetet kombëtare dhe zakonisht përfaqësojnë një përqindje të caktuar të pagës mesatare bruto në vendin përkatës. Për shembull, në Gjermani për vitin 2025, paga minimale vjetore bruto për Kartën Blu është 48,300 euro për profesionet e përgjithshme dhe 43,759.80 euro për profesionet me mungesë të theksuar, si IT, inxhinieri dhe kujdes shëndetësor.

Profesionet me prioritet të lartë për Kartën Blu të BE-së janë Teknologjia e Informacionit dhe Komunikimit (TIK); Inxhinieri; Mjekësi dhe kujdes shëndetësor; Shkencat natyrore dhe matematika;  Arsimi i lartë dhe kërkimi shkencor; Financa dhe kontabiliteti./Marrë nga Monitor.al/kb

07:30 Kursi i këmbimit, e premte 6 shkurt 2026

Këtë të premte, një dollar amerikan do të blihet me 81.2 lekë dhe shitet me 82.4 lekë.

Euro blihet me 96.2 lekë dhe do të shitet me 96.9 lekë.

Franga zvicerane blihet me 104.7 lekë dhe shitet me 105.7 lekë.

Paundi britanik blihet me 110 lekë dhe shitet me 111.2 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 59.3 lekë në blerje dhe me 60.5 lekë në shitje./kb

07:28 6 Shkurt 2026 – Data qĂ« rikthen frikĂ«n e armĂ«ve bĂ«rthamore

Last Updated on 06/02/2026 by Kesjana

 Nëse Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia nuk arrijnë një marrëveshje të re për armët bërthamore, njerëzimi mund të rikthehet në një periudhë të ngjashme me epokën e Luftës së Ftohtë, ku kërcënimi bërthamor mbante botën në tension. Kjo është ideja kyçe që artikulli i sotëm nis të trajtojë, duke analizuar rolin e marrëveshjeve ndërkombëtare për armët bërthamore. 

Në dekadat e fundit, marrëveshjet e kontrollit të armëve bërthamore ndërmjet Moskës dhe Uashingtonit luajtën një rol kyç për të kufizuar arsenalet e tyre dhe për të ulur rrezikun e ndërhyrjeve bërthamore aksidentale apo të qëllimshme. 

NĂ« vitet e fundit, New START — marrĂ«veshja mĂ« e fundit dhe mĂ« e rĂ«ndĂ«sishme e tillĂ« — ka qenĂ« njĂ« shtyllĂ« e kĂ«tij sistemi kontrolli. NĂ«n kĂ«tĂ« traktat, dy fuqitĂ« mĂ« tĂ« mĂ«dha bĂ«rthamore i kufizonin arsenalet e tyre strategjike nĂ« njĂ« nivel tĂ« caktuar dhe pranonin inspektime reciproke pĂ«r tĂ« garantuar zbatimin e rregullave. 

Por New START skadoi më 5 shkurt 2026, pa një marrëveshje të re që e zëvendëson ose zgjat atë. Kjo skadencë ishte një moment kyç sepse, për herë të parë në dekada, nuk ka më një kufizim ligjor të detyrueshëm ndërmjet SHBA dhe Rusisë për numrin e armëve strategjike bërthamore që secila palë mund të mbajë. 

Historikisht, bota ka kaluar nga periudha tĂ« rrezikshme pa kontrolle bĂ«rthamore — si gjatĂ« viteve tĂ« LuftĂ«s sĂ« FtohtĂ« — nĂ« epoka mĂ« tĂ« qĂ«ndrueshme kur marrĂ«veshjet SALT, START dhe pastaj New START ndaluan pĂ«rshkallĂ«zime tĂ« pakontrolluara. 

Sipas analizës, edhe pse kufizimet e New START-it ishin më të ulëta sot se në periudhat e mëparshme (p.sh. limit për 1,550 kokë bërthamore të vendosura për secilën palë), ato ishin thelbësore për stabilitetin strategjik dhe për zvogëlimin e rrezikut të gabimeve të madhdimensionuara. 

EkspertĂ« tĂ« politikave ndĂ«rkombĂ«tare, pĂ«rfshirĂ« analistĂ« amerikanĂ«, paralajmĂ«rojnĂ« se mosarritja e njĂ« traktati tĂ« ri apo tĂ« paktĂ«n njĂ« marrĂ«veshjeje pĂ«r tĂ« ruajtur kufizimet ekzistuese mund tĂ« çojĂ« nĂ« njĂ« kapĂ«rcim drejt njĂ« gare tĂ« re bĂ«rthamore — me pasojat e rrezikshme qĂ« dihen nga historia. /kb

07:19 Reshje shiu në formë shtrëngate, moti për ditën e sotme

Last Updated on 06/02/2026 by Kesjana

Ditën e sotme vendi ynë do të vijojë të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Sipas SHMU, moti parashikohet me vranësira mesatare e të dendura.

Reshjet e shiut priten të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirës perëndimore me intensitet të ulët.

Gradualisht pas orëve të mëngjesit reshjet e shiut shtrihen në të gjithë vendin me intensitet të ulët deri mesatar. Hera-herës shtrëngata afatshkurtra.

Në zonën e veriperëndimit, qendërs nga orët e mesditës dhe deri në orët e vona të mbrëmje reshje shiu të herëpashershme me intensitet mesatar deri të lartë, në intervale të shkurtra kohore reshje shiu në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Era do të fryjë me drejtim kryesor juglindje-jugperëndim me shpejtësi mesatare deri në 9m/s, e cila hera-herës pritet të fitoi shpejtësi deri në 18m/s, kryesisht përgjatë vijës bregdetare si dhe në momentin e zhvillimit të vranësirave.

Valëzimi në det do të jetë i forcës 2-4 ballë./Kb

07:02 Horoskopi, 6 Shkurt 2026

Last Updated on 06/02/2026 by Kesjana

Dashi

Sot ndjeni një energji të re që ju shtyn të përballeni me vendosmëri me çështje që kanë mbetur pezull. Marrëdhëniet personale përmirësohen falë hapjes suaj, por përpiquni të dëgjoni edhe të tjerët: nxitimi mund të sjellë keqkuptime. Në punë, përqendrohuni te detyrat më të vështira, sepse përpjekja e sotme do të japë rezultate konkrete në vazhdim.

Demi

Mund të ndiheni pak më të tërhequr në vetvete se zakonisht, por kjo është dita e duhur për të organizuar dhe planifikuar. Kujdes me çështjet financiare: detajet e vogla bëjnë diferencën. Në dashuri, stabiliteti shpërblehet, ndërsa beqarët mund të kenë takime interesante në situata të papritura.

Binjakët

TĂ« dashur BinjakĂ«, marrĂ«dhĂ«niet janĂ« nĂ« qendĂ«r tĂ« vĂ«mendjes sot: miqĂ«sia, dashuria dhe puna kĂ«rkojnĂ« fleksibilitet. Kurioziteti dhe sharmi ju ndihmojnĂ« tĂ« krijoni kontakte stimuluese. NĂ« punĂ« mund tĂ« lindin ide tĂ« reja; merrni kohĂ«n e duhur pĂ«r t’i zhvilluar pa u nxituar. Fati ju buzĂ«qesh sidomos pĂ«rmes bisedave dhe takimeve rastĂ«sore.

Gaforrja

TĂ« dashur Gaforre, dita sjell emocione tĂ« forta: dikush afĂ«r jush mund t’ju surprizojĂ« me njĂ« gjest tĂ« papritur. NĂ« punĂ«, mos u nxitoni tĂ« mbyllni çështje tĂ« rĂ«ndĂ«sishme; analizoni çdo detaj me kujdes. NĂ« dashuri, ndjeshmĂ«ria Ă«shtĂ« pika juaj e fortĂ«: shprehni hapur ndjenjat. Fati shoqĂ«ron vendimet e menduara mirĂ« dhe momentet e reflektimit.

Luani

TĂ« dashur LuanĂ«, sot sharmi juaj Ă«shtĂ« i lartĂ« dhe ju bĂ«n protagonistĂ« nĂ« marrĂ«dhĂ«niet personale. Kujdes nga impulsiviteti: dĂ«gjimi i tĂ« tjerĂ«ve do t’ju ndihmojĂ« tĂ« shmangni pĂ«rplasjet. NĂ« punĂ«, kreativiteti ka hapĂ«sirĂ«, por duhet kombinuar me strategji. Edhe gjestet e vogla sot mund tĂ« forcojnĂ« lidhje dhe bashkĂ«punime.

Virgjëresha

Të dashur Virgjëresha, dita është ideale për të sistemuar dhe për të rregulluar çështje të mbetura pezull. Saktësia dhe përkushtimi ju shpërblejnë si në punë, ashtu edhe në marrëdhënie. Shmangni kritikën e tepërt ndaj të tjerëve: pak fleksibilitet do ta bëjë ditën më të lehtë. Fati është i qetë, por i pranishëm, sidomos në punët praktike.

Peshorja

Të dashur Peshore, aftësia juaj për të ndërmjetësuar është shumë e dobishme sot: dikush mund të ketë nevojë për ekuilibrin tuaj. Marrëdhëniet sentimentale ose profesionale kërkojnë delikatesë, por sharmi ju ndihmon të zgjidhni tensionet. Fati ju shoqëron në takime dhe situata shoqërore: hapuni ndaj mundësive të reja.

Akrepi

Të dashur Akrepë, dita është intensive dhe plot pasion. Emocionet janë të forta dhe vendosmëria ju shtyn drejt hapave të rëndësishëm. Kujdes të mos tregoheni tepër të ashpër në marrëdhënie; përdorni intuitën për të kuptuar të tjerët. Në punë, energjia dhe përqendrimi ju ndihmojnë të përballoni sfida të ndërlikuara. Fati shpërblen guximin e shoqëruar me maturi.

Shigjetari

Të dashur Shigjetarë, sot ndiheni të lirë dhe kuriozë: ide dhe impulse të reja ju nxisin të eksploroni. Marrëdhëniet kërkojnë ekuilibër mes nevojës për pavarësi dhe vëmendjes ndaj partnerit. Në punë, kreativiteti është i lartë; mos kini frikë të propozoni zgjidhje ndryshe. Fati favorizon iniciativat personale dhe daljen nga rutina.

Bricjapi

Të dashur Bricjapë, dita ju fton drejt konkretësisë dhe përgjegjësisë. Në punë, aftësitë organizative dalin në pah dhe është moment i mirë për të planifikuar projekte afatgjata. Në dashuri, maturia shpërblehet, por mos harroni gjestet e vogla ndaj atyre që doni. Fati është i përmbajtur, por forcohet me këmbëngulje dhe punë të vazhdueshme.

Ujori

Të dashur Ujorë, mendja juaj është aktive dhe plot ide. Marrëdhëniet shoqërore sjellin stimuj dhe kontakte të vlefshme. Në punë, iniciativat novatore mund të kenë sukses nëse menaxhohen me qartësi. Në dashuri, dita është pozitive për surpriza dhe emocione të bukura. Fati është në anën tuaj, veçanërisht nëse veproni me guxim dhe hapje.

Peshqit

TĂ« dashur Peshq, dita Ă«shtĂ« e ndjeshme dhe reflektuese. DĂ«gjoni emocionet dhe ndiqni intuitĂ«n, sepse do t’ju udhĂ«heqĂ« drejt zgjedhjeve tĂ« duhura. NĂ« punĂ«, kushtojini vĂ«mendje detajeve dhe komunikimit. NĂ« dashuri, momentet e Ă«mbla dhe mirĂ«kuptimi forcojnĂ« lidhjet. Fati shoqĂ«ron ata qĂ« dinĂ« tĂ« balancojnĂ« zemrĂ«n me arsyen dhe t’u kushtojnĂ« kohĂ« projekteve krijuese./kb

07:00 Histori/ 6 shkurt 1958 – Tragjedia e Mynihut, katastrofa ajrore qĂ« i mori jetĂ«n shtatĂ« futbollistĂ«ve tĂ« Manchester United

Më 6 shkurt 1958, bota e futbollit u trondit nga një prej fatkeqësive më të mëdha në historinë e saj. Shtatë futbollistë të ekipit të njohur anglez Manchester United humbën jetën në një aksident të rëndë ajror në Mynih të Gjermanisë, duke lënë pas një plagë të thellë në sportin britanik dhe më gjerë.

Avioni i kompanisĂ« “British Airways”, qĂ« transportonte skuadrĂ«n dhe shoqĂ«ruesit e saj, u pĂ«rfshi nga flakĂ«t menjĂ«herĂ« pas pĂ«rpjekjes pĂ«r t’u ngritur nga aeroporti Riem i Mynihut. NĂ« bord ndodheshin 38 pasagjerĂ« dhe 6 anĂ«tarĂ« tĂ« ekuipazhit. Mosha mesatare e futbollistĂ«ve qĂ« humbĂ«n jetĂ«n ishte vetĂ«m 24 vjeç – njĂ« brez i ri talentesh qĂ« premtonte tĂ« ardhme tĂ« ndritur pĂ«r klubin anglez.

Mes viktimave ishin kapiteni Roger Byrne, si dhe Mark Jones, Eddie Colman, Tommy Taylor, Liam Whelan, David Pegg dhe Geoff Bent. NĂ« kĂ«tĂ« tragjedi humbĂ«n jetĂ«n edhe tetĂ« gazetarĂ« sportivĂ« britanikĂ« dhe disa zyrtarĂ« tĂ« klubit, duke e çuar numrin e pĂ«rgjithshĂ«m tĂ« viktimave nĂ« 21 persona. MbretĂ«resha Elizabeth II reagoi menjĂ«herĂ«, duke u shprehur se ishte “thellĂ«sisht e tronditur” nga ngjarja.

Skuadra e Manchester United po kthehej në Angli pas një ndeshjeje të Kupës së Evropës kundër Crvena Zvezdës në Beograd dhe ishte ndalur në Mynih për furnizim me karburant. Pas dy përpjekjeve të dështuara për ngritje, në tentativën e tretë avioni doli nga pista, u përplas me një shtëpi, më pas me një ndërtesë tjetër dhe shpërtheu në flakë.

Menaxheri i ekipit, Matt Busby, pësoi plagë të rënda dhe u dërgua me urgjencë në spital, ndërsa sulmuesi i ri Bobby Charlton shpëtoi me dëmtime të lehta në kokë. Sipas drejtuesve të kompanisë ajrore, aeroporti i Mynihut ishte përfshirë atë ditë nga një stuhi e fortë dëbore, gjë që kishte shkaktuar vonesa dhe shqetësime teknike, përfshirë dyshime mbi funksionimin e njërit prej motorëve.

Ky ishte aksidenti i parë fatal për atë model avioni, i cili që nga hyrja në shërbim në vitin 1952 kishte transportuar mbi 2.3 milionë pasagjerë në rreth 86 mijë fluturime. Tragjedia e Mynihut mbeti një moment i errët në historinë e futbollit, por edhe një kujtesë e dhimbshme e brishtësisë së jetës përtej lavdisë së fushës së blertë.

Përgatiti: L.Veizi

22:59 Serbia arreston njĂ« veteran tĂ« UÇK-sĂ«

NjĂ« ish-pjesĂ«tar i UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s, shtetas i KosovĂ«s, Ă«shtĂ« arrestuar nga autoritetet nĂ« Serbi paraditen e 5 shkurtit, thanĂ« nga Organizata e VeteranĂ«ve tĂ« LuftĂ«s sĂ« UshtrisĂ« Çlirimtare tĂ« KosovĂ«s (OVL UÇK) dhe avokati Arianti Koci.

NĂ«nkryetari i OVL tĂ« UÇK-sĂ«, Gazmend Syla, tha pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« se Lozhani u arrestua nĂ« kufirin mes SerbisĂ« dhe KroacisĂ« dhe gjatĂ« kontrollit i Ă«shtĂ« gjetur nĂ« xhep kartela e anĂ«tarĂ«sisĂ« sĂ« veteranit tĂ« UÇK-sĂ«.

Syla shtoi se ai ka marrë pjesë në disa stërvitje në Shqipëri dhe nuk ka informacione të ketë qenë në vijat e frontit në Kosovë.

Ndërkaq, Koci tha se arrestimi ndodhi rreth orës 11:00 të 5 shkurtit.

Sipas tij, ky rast nuk është i izoluar, pasi arrestime të shtetasve të Kosovës që kalojnë nëpër Serbi po përsëriten.

Koci kĂ«rkoi nga autoritetet e KosovĂ«s qĂ« tĂ« reagojnĂ« pĂ«r kĂ«to arrestime, pa pĂ«rjashtuar edhe masa politike, “pĂ«rfshirĂ« edhe mbylljen 24-orĂ«she tĂ« kufirit, nĂ«se arrestimet vazhdojnĂ«â€.

“Nga ana ime nĂ« cilĂ«sinĂ« e avokatit, po bĂ«het maksimumi i mundshĂ«m. MegjithatĂ«, mbrojtja efektive e qytetarĂ«ve tĂ« KosovĂ«s nuk mund tĂ« mbetet vetĂ«m nĂ« nivel individual. Kjo Ă«shtĂ« pĂ«rgjegjĂ«si e shtetit, brenda dhe jashtĂ« kufijve tĂ« tij”, shkroi ai.

Nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ende nuk kanë reaguar për këtë rast.

Ende nuk dihet se nën çfarë pretendimesh është arrestuar Lozhani.

Por, Serbia ka arrestuar vazhdimisht shtetas tĂ« KosovĂ«s nĂ«n pretendime pĂ«r krime lufte nĂ« KosovĂ« mĂ« 1998-’99, dhe vetĂ«m nĂ« vitin 2025 u regjistruan disa arrestime tĂ« tilla.

Serbia gjatĂ« viteve ’90 e karakterizoi UÇK-nĂ« si organizatĂ« terroriste, ndĂ«rsa pĂ«r KosovĂ«n, UÇK-ja Ă«shtĂ« organizata qĂ« mbrojti popullsinĂ« lokale nga represioni i forcave tĂ« armatosura jugosllave./mxh

22:45 Vjedhja spektakolare nĂ« LuvĂ«r, kurora e mbretĂ«reshĂ«s gjendet vetĂ«m “pak e shtypur”

urora e Mbretëreshës Eugenie, bashkëshortes së Napolonit III, një prej thesarëve më të çmuar të Luvrit, u gjet e shtypur pas grabitjes spektakolare që tronditi muzeun më 19 tetor të vitit të kaluar.

Megjithëse grabitësit vodhën bizhuteri me vlerë rreth 88 milionë euro (£76 milion, $104 milion), kurora e dekoruar me diamante mbeti pas, e dëmtuar, por sipas muzeut është gati e paprekur dhe mund të rikthehet në gjendjen e saj origjinale.

FotografitĂ« e para tĂ« publikuara nga muzeu tregojnĂ« se kurora ishte lĂ«nĂ« “shumĂ« e deformuar”, pasi grabitĂ«sit pĂ«rpiqeshin ta nxirrnin nga njĂ« vrimĂ« e ngushtĂ« nĂ« vitrinĂ«n e saj prej qelqi. Kurora ka humbur njĂ« nga tetĂ« shqiponjat prej ari qĂ« e zbukuronte, por ruan 56 smeralde dhe pothuajse tĂ« gjitha diamantet e saj (vetĂ«m 10 nga 1,354 diamantet mungojnĂ«). Sipas muzeut, rikthimi do tĂ« bĂ«het pa nevojĂ«n pĂ«r rindĂ«rtim, duke ruajtur kĂ«shtu pamjen dhe strukturĂ«n origjinale tĂ« shekullit XIX.

Rikthimin e kurorës do ta mbikëqyrë një komitet ekspertësh i udhëhequr nga presidentja e Luvrit, Laurence des Cars, që do të sigurojë se çdo detaj historik do të rikthehet me kujdes maksimal. Grabitja e tetorit të kaluar ishte mjeshtërisht e planifikuar. Grabitësit përdorën një ngritës mekanik të vjedhur për të hyrë në Galerinë e Apollonit përmes një ballkoni pranë lumit Sena.

Ngjarja tronditi jo vetëm muzeun, por edhe publikun ndërkombëtar, duke nxjerrë në pah pasurinë e jashtëzakonshme të Luvrit dhe rrezikun që i kanoset objekteve të rralla historike. Kurora e Mbretëreshës Eugenie mbetet një simbol i madhështisë dhe elegancës franceze të shekullit XIX, dhe rikthimi i saj i plotë do të jetë një fitore e madhe për trashëgiminë kulturore dhe për muzeun më të vizituar në botë./mxh

22:37 Shpërthim në një minierë qymyri në Indi, të paktën 16 viktima, disa të tjerë të zhdukur

Të paktën 16 persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerë janë lënduar pas një shpërthimi të ndodhur në një minierë Meghalaya-s në Indi. Raportohet se shumë persona të tjerë kanë mbetur të bllokuar, ndërsa dyshohet se miniera ishte e paligjshme.

ShpĂ«rthimi ndodhi rreth orĂ«t e para tĂ« mĂ«ngjesit, ndĂ«rsa tunelet e ngushta vĂ«shtirĂ«sonin punĂ«n e autoriteteve pĂ«r t’ia ardhur nĂ« ndihmĂ« tĂ« lĂ«nduarve.

Miniera të tilla dikur ishin shumë të zakonshme në shtetet verilindore të Indisë, por u ndaluan në vitin 2014 për shkak të numrit të lartë të aksidenteve dhe shkatërrimit mjedisor që ato shkaktojnë./mxh

22:25 Sllovenia shqyrton ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Sllovenia po përgatit një projektligj që do të ndalojë aksesin në mediat sociale për fëmijët nën 15 vjeç, tha zëvendëskryeministri slloven Matej Arkon në një konferencë për shtyp të martën. Sllovenia, me një popullsi prej rreth 2 milionë banorësh, ndjek shembullin e Spanjës dhe vendeve të tjera që kanë propozuar ndalimin e përdorimit të mediave sociale nga adoleshentët , në një shenjë të një forcimi të qëndrimeve në Evropë ndaj teknologjisë që disa thonë se është projektuar të krijojë varësi.

Arkon tha se Ministria e Arsimit ka marrë iniciativën, duke u mbështetur në përvojën e vendeve të tjera, dhe se ekspertë në arsim dhe teknologji dixhitale do të përfshihen gjithashtu në hartimin e projektligjit që synon mbrojtjen e fëmijëve dhe adoleshentëve.

“Ka qenĂ« njĂ« çështje shumĂ« ‘e nxehtë’ nĂ« tĂ« gjithĂ« botĂ«n dhe nĂ« EvropĂ« nĂ« javĂ«t dhe muajt e fundit, dhe me kĂ«tĂ«, ne si qeveri po tregojmĂ« se kujdesemi pĂ«r fĂ«mijĂ«t tanĂ«â€, tha Arkon pas njĂ« mbledhjeje tĂ« kabinetit.

Ai vuri në dukje se qeveria dëshiron të rregullojë rrjetet e mediave sociale ku ndahet përmbajtja, duke përmendur ndër të tjera TikTok, Snapchat dhe Instagram.

Spanja dëshiron të ndalojë mediat sociale për adoleshentët nën moshën 16 vjeç. Vende të tjera, përfshirë Britaninë dhe Francën, po shqyrtojnë gjithashtu masa më të ashpra në mediat sociale, pasi Australia në dhjetor u bë vendi i parë që ndaloi aksesin në platforma të tilla për fëmijët nën moshën 16 vjeç./mxh

22:17 Administrata Trump lançon sot faqen e internetit ‘TrumpRx’ pĂ«r ilaçe me zbritje

Administrata Trump do tĂ« lançojĂ« sot ‘TrumpRx’, njĂ« faqe interneti qĂ« do t’i ndihmojĂ« pacientĂ«t tĂ« blejnĂ« ilaçe me recetĂ« direkt nga prodhuesit me njĂ« çmim tĂ« zbritur, nĂ« njĂ« kohĂ« kur kujdesi shĂ«ndetĂ«sor dhe kostoja e jetesĂ«s janĂ« shqetĂ«sime nĂ« rritje pĂ«r amerikanĂ«t.

Faqja e internetit e organizuar nga qeveria nuk pritet të jetë një platformë për blerjen e ilaçeve, por përkundrazi do të krijohet si një lehtësues.

Zbulimi i faqes, i planifikuar pĂ«r tĂ« enjten nĂ« mbrĂ«mje, u njoftua nga sekretarja e shtypit e ShtĂ«pisĂ« sĂ« BardhĂ« Karoline Leavitt, e cila nĂ« njĂ« postim nĂ« ‘X’ e quajti “njĂ« faqe interneti tĂ« teknologjisĂ« sĂ« fundit pĂ«r konsumatorĂ«t amerikanĂ« pĂ«r tĂ« blerĂ« ilaçe me recetĂ« me kosto tĂ« ulĂ«t”.

Sekretarja tha se Presidenti Donald Trump do ta bëjë njoftimin së bashku me Administratorin e Qendrave për Shërbimet Medicare dhe Medicaid, Dr. Mehmet Oz, dhe Joe Gebbia, drejtor i Studios Kombëtare të Dizajnit të Trump.

Presidenti e paralajmëroi për herë të parë TrumpRx në shtator ndërsa njoftonte të parën nga më shumë se 15 marrëveshjet e tij me kompanitë farmaceutike për të ulur çmimet e ilaçeve në përputhje me çmimin më të ulët të ofruar në vendet e tjera të zhvilluara./mxh

22:09 Tentoi të v*asë me armë mësuesin në Uells, arrestohet 15-vjeçari

Një djalë 15-vjeçar u arrestua sot në 5 shkurt nga policia nën dyshim për tentativë vrasjeje pas një incidenti në Milford Haven Comprehensive School në Pembrokeshire, Uells. Incidenti ndodhi të enjten rreth orës 15:20, kur nxënësi tentoi të sulmonte një mësues me armë.

Policia e Dyfed-Powys tha se menjëherë pas ngjarjes, shkolla u vendos nën bllokadë, për të siguruar nxënësit dhe stafin. Mësuesi i sulmuar po merr trajtim mjekësor për lëndimet e marra. Asnjë nxënës nuk u dëmtua dhe shumica tashmë kanë shkuar në shtëpi. Një zëdhënës i Shërbimit të Ambulancës në Uells tha se u thirrën në vendngjarje dhe një pacient u transportua në spital. Policia vijoi të qëndrojë në shkollë për hetime.

Këshilli i Pembrokeshire konfirmoi se të gjithë nxënësit janë të sigurt dhe se çdo aktivitet pas shkollor për këtë mbrëmje është anuluar. Incidenti është nën hetim dhe se oficerët po punojnë për të kuptuar të gjitha rrethanat e ngjarjes. Ngjarja ka tronditur komunitetin lokal. Autoritetet po bëjnë thirrje që prindërit dhe komuniteti të qëndrojnë të qetë dhe të lejojnë policinë të kryejë hetimin.

Djali 15-vjeçar u la në paraburgim, ndërkohë që hetimet vazhdojnë për të përcaktuar motivin dhe mënyrën sesi ndodhi incidenti. Policia dhe autoritetet shkollore po bashkëpunojnë ngushtë për të siguruar që të gjithë nxënësit dhe stafi të ndihen të mbrojtur dhe për të parandaluar çdo incident të ngjashëm në të ardhmen./mxh

21:58 Pas skandalit dhe faljes publike, a po i vjen fundi kryeministrit britanik?!

Ky është një moment jashtëzakonisht serioz për kryeministrin e Britanisë së Madhe, Keir Starmer. Sipas analizës së BBC-së, çdo veprim dhe deklaratë e tij gjatë ditës tregon se ai dhe ekipi i tij e kuptojnë thellësisht gravitetin e situatës.

BBC vĂ« nĂ« dukje se kryeministri britanik ka zgjedhur tĂ« mos mbajĂ« fjalimin qĂ« kishte planifikuar mĂ«ngjesin e sotĂ«m, 5 shkurt, pĂ«r fonde dhe iniciativa qeveritare, duke kĂ«rkuar falje publike ndaj viktimave tĂ« Jeffrey Epstein dhe duke pranuar se kishte “besuar gĂ«njeshtrat e Peter Mandelson” dhe e kishte emĂ«ruar atĂ« nĂ« postin mĂ« tĂ« lartĂ« diplomatik tĂ« MbretĂ«risĂ« sĂ« Bashkuar.

MĂ« domethĂ«nĂ«se ishte momenti kur, i pyetur nga gazetarĂ«t, Starmer pranoi se e kupton “zemĂ«rimin dhe frustrimin e deputetĂ«ve laburistĂ«â€.

Janë pikërisht ata deputetë që do të vendosin fatin e kryeministrit, dhe tani ata janë më të zemëruar se kurrë përgjatë udhëheqjes së Starmer.

Deputetja laburiste Rachael Maskell, e cila ka qenĂ« shpesh kritike e tij pĂ«r politikat sociale, tha se e sheh pozicionin e kryeministrit si “tĂ« papĂ«rballueshĂ«m” dhe se Ă«shtĂ« “e pashmangshme” qĂ« ai tĂ« japĂ« dorĂ«heqjen.

“Nuk mendoj se ka ndonjĂ« zgjedhje. Ai e mbajti pĂ«r disa muaj sekret pĂ«r Parlamentin faktin qĂ« dinte pĂ«r lidhjet mes Peter Mandelson dhe Jeffrey Epstein nĂ« momentin e emĂ«rimit. Kjo ishte njĂ« gjĂ« e pandershme, si pĂ«r deputetĂ«t, ashtu edhe pĂ«r viktimat e Epstein”, tha ajo pĂ«r BBC Radio York.

Një deputet tjetër laburist, i cili nuk dëshironte të identifikohej, tha për BBC Radio 5 Live:

Nuk e di si mund tĂ« vazhdojë 

Ministrat aktualë pranojnë se situata është jashtë kontrollit të qeverisë dhe mund të shkojë në çdo drejtim.

Megjithatë, pavarësisht zemërimit të fshehtë, shumë pak deputetë po kërkojnë publikisht dorëheqjen e kryeministrit. Ata që e bëjnë këtë zakonisht nuk kanë qenë mbështetës të fortë të udhëheqjes së tij.

Shumë pak janë edhe ata që kërkojnë publikisht shkarkimin e shefit të kabinetit, Morgan McSweeney, të cilin Starmer ka rezistuar ta largojë, edhe pse ai kishte insistuar për emërimin e Mandelson.

Kjo tregon se, megjithë dobësimin e pozicionit të Starmer aktualisht, nuk ka ende një sfidë të hapur ndaj tij.

Një deputet theksoi se diçka e tillë mund të ndodhë vetëm pas zgjedhjeve në maj në Skoci, Wales dhe disa autoritete lokale në Angli.

Një ish-ministër shtoi:

Mendoj se ka shumë pak gjasa që që dikush të veprojë para majit, por gjithçka po lëviz shumë shpejt. Nuk e di se si kryeministri mund të rikuperojë gabimin e jashtëzakonshëm me emërimin e Mandelson.

“Ai ka mbaruar. ËshtĂ« thjesht çështje kohe”, tha njĂ« ministĂ«r tjetĂ«r./mxh

21:51 Analisti: Rama dhe Berisha, të dy janë konsumuar si figura politike

Last Updated on 05/02/2026 by Monika

Analisti Fatos Lubonja ndau sot një qasje kritike lidhur me drejtuesit e mazhorancës dhe opozitës.

Në një dalje televizive, Lubonja tha se Edi Rama dhe Sali Berisha janë dy figura politike që tanimë janë konsumuar.

Sipas analistit, teza kryesore për situatën aktuale në vend nuk është nëse duan Ramën apo Berishën, por nëse duan rotacionin dhe demokracinë.

“Teza ime kryesore Ă«shtĂ« qĂ« kĂ«tu nuk Ă«shtĂ« problemi doni RamĂ«n apo BerishĂ«n, por problemi qĂ«ndron nĂ«se doni autokracin apo demokraci. Do rotacion sidoqoftĂ« me kĂ«do qoftĂ« apo autokraci. Pra duhet futur nĂ« lojĂ« tĂ« gjithĂ« aktorĂ«t e tjerĂ« kur flasim pĂ«r opozitĂ«. UnĂ« kam thĂ«nĂ« qĂ« njĂ« ndryshim nuk bĂ«het mĂ« BerishĂ«n, por nuk bĂ«het edhe pa BerishĂ«n dhe duhet gjetur njĂ« zgjidhje. TĂ« dy janĂ« konsumuar si figura politike. Rama Ă«shtĂ« rrezik pĂ«r demokracinĂ«, Berisha i kemi dhĂ«nĂ« shanse dy herĂ«â€,-tha Lubonja./mxh

21:49 Dosja “Epstein”/ Artan Hoxha: Problem qĂ« ShqipĂ«ria ndjell kĂ«rshĂ«ri pĂ«r kĂ«to personazhe

Last Updated on 05/02/2026 by Monika

Gazetari Artan Hoxha tha sot se Ă«shtĂ« problematike dhe shqetĂ«suese qĂ« ShqipĂ«ria Ă«shtĂ« njĂ« vend tĂ«rheqĂ«s pĂ«r personazhe tĂ« pĂ«rshirĂ« nĂ« afera e skandale me pĂ«rmasa tĂ« mĂ«dha, si tĂ« dosjes “Epstein”.

Hoxha u shpreh se gjithçka lidhet me rolin si pastrues parash, shkarkues lobimi dhe interesash.

Siaps gazetarit është e pamundur që kjo gjë të shmanget, pasi personazhe të tillë qarkullojnë kudo.

“UnĂ« mendoj se mĂ« shumĂ« sesa kĂ«ta ‘broker-at’ ndĂ«rkombĂ«tarĂ«, janĂ« tĂ« gatshĂ«m pĂ«r tĂ« tĂ« ofruar mundĂ«sinĂ« qĂ« t’i pĂ«rdorĂ«sh si shkarkues lobimi dhe interesash. Edhe kĂ«ta janĂ« nĂ« rolin e pastrueses. Po tĂ« shikosh, vendet qĂ« lĂ«vizin me kĂ«ta personazhe shumĂ« tĂ« rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r politikĂ«n globale nĂ« momente tĂ« caktuara, janĂ« ose diktatoriale, ose gjysmĂ«autokratike, Kazakistan, Azerbajxhan , etj. Ata gjejnĂ« vende tĂ« botĂ«s sĂ« tretĂ«, ku sigurisht, atje mund tĂ« lĂ«vrohen kĂ«to shuma tĂ« mĂ«dha pa kokëçarje pĂ«r ta. Prandaj them qĂ« ne nuk na interesojnĂ« shumĂ« se çfarĂ« bĂ«jnĂ« kĂ«to lloj personazhesh, se janĂ« nĂ« qarkull edhe nĂ«se nuk duam ne. Problemi dhe fatkeqĂ«sia jonĂ« Ă«shtĂ« qĂ«, si Ă«shtĂ« e mundur, qĂ« njĂ« vend si ne me resurse shumĂ« tĂ« cunguara, tĂ« bĂ«het kaq kĂ«rshĂ«rindjellĂ«s pĂ«r kĂ«to lloj personazhesh”,-tha Hoxha./mxh

21:47 Izrael, kabineti i Sigurisë në takim urgjent përpara bisedimeve SHBA-Iran

Kabineti izraelit i sigurisë është mbledhur në një seancë urgjente përpara bisedimeve të planifikuara midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, konfirmoi sot një zyrtar izraelit.

Faqja e internetit e lajmeve ynet raportoi se takimi, i cili fillimisht ishte planifikuar të zhvillohej të dielën, është shtyrë.

Sipas burimeve iraniane, bisedimet me SHBA-në do të zhvillohen nesër në kryeqytetin e Omanit, Muscat.

Teherani tha se po planifikon të kufizojë bisedimet për programin e tij bërthamor, ndërsa Uashingtoni dëshiron të vendosë në axhendë programin e raketave të Iranit, shkeljet e të drejtave të njeriut dhe mbështetjen e tij për grupet e armatosura anti-izraelite si Hamasi, Hezbollahu dhe Huthët.

Sipas qeverise izraelite bisedimet SHBA-Iran mund të dështojnë.

“Ynet” raportoi shqetĂ«simet izraelite se presidenti i SHBA-sĂ« Donald Trump mund tĂ« bĂ«jĂ« lĂ«shime pĂ«r tĂ« arritur njĂ« marrĂ«veshje tĂ« kufizuar mbi kufizimin e programit bĂ«rthamor tĂ« Iranit./mxh

21:35 Dafina ndan si rrallëherë foto me djalin dhe i dedikon fjalët e ëmbla

Dafina Zeqiri ka qenë shumë private për jetën e saj me bashkëshortin, Kreshnik Gjergji, dhe të voglin e tyre, Daskan, ama ndonjëherë ndan dhe detaje të bukura për këtë fazë të re të jetës si grua dhe nënë.

SĂ« fundmi, kĂ«ngĂ«tarja ka ndarĂ« disa foto tĂ« Daskanit, pĂ«r tĂ« cilĂ«n Ă«shtĂ« treguar gjithmonĂ« shumĂ« e kujdesshme qĂ« t’i ruajĂ« privatĂ«sinĂ« duke mos i zbuluar portretin.

Në mbishkrimin e postimit, Dafina i dedikon të birit dhe dy fjalë të ëmbla dashurie:

“Ti ndryshove jetĂ«n time pĂ«rgjithmonĂ«. Ti e kthen çdo gjĂ« gri me ngjyra, çdo stuhi nĂ« diell. Dashuria ime mĂ« e madhe.”

Në janar të vitit 2025 Dafina zbuloi se ishte në pritje të ëmbël me parterin e saj prej disa vitesh, biznesmenin Kreshnik Gjergji.

Në korrik të po atij viti, këngëtarja dha lajmin e ëmbël se ishte bërë nënë e një djali, të cilit i kanë vendosur emrin Daskan./mxh

21:27 Mozzik pa filtra: ‘VajzĂ«n po ta rrit Karimi’ nĂ« kĂ«ngĂ«n ku reperi i bĂ«n diss vetes

NĂ« kĂ«ngĂ«n “Diss”, qĂ« ka marrĂ« menjĂ«herĂ« vĂ«mendje tĂ« madhe, Mozzik shkon edhe mĂ« tej duke rikthyer nĂ« vĂ«mendje vargje shumĂ« tĂ« ashpra qĂ«, sipas tij, i janĂ« drejtuar ndĂ«r vite nĂ« rrjete sociale dhe media. Reperi citon komente fyese qĂ« prekin jetĂ«n e tij personale, pĂ«rfshirĂ« edhe vajzĂ«n e tij Hana, duke pĂ«rmendur fraza si “vajzĂ«n po ta rrit Karimi”, vargje qĂ« kanĂ« ndezur debat tĂ« fortĂ« nĂ« publik.

Përmes këtyre teksteve, Mozzik nuk synon të sulmojë drejtpërdrejt persona të caktuar, por të tregojë presionin psikologjik dhe gjuhën e rëndë me të cilën është përballur vazhdimisht. Kënga shërben si një pasqyrë e komenteve më të errëta që, sipas reperit, i janë drejtuar për marrëdhënien me ish-partneren Loredana, jetën familjare dhe figurat publike të lidhura me të.

Ky stil i drejtpĂ«rdrejtĂ« dhe pa filtra e ka bĂ«rĂ« “Diss” njĂ« nga kĂ«ngĂ«t mĂ« tĂ« komentuara tĂ« EP-sĂ« sĂ« re, duke ndarĂ« opinionin mes atyre qĂ« e shohin si njĂ« akt tĂ« guximshĂ«m artistik dhe atyre qĂ« e konsiderojnĂ« tejet provokues./mxh

21:18 “Zilja qĂ« do ta mbaj gjithmonĂ« nĂ« zemĂ«r”/ Beatrix Ramosaj ndan momentim prekĂ«s me nĂ«nĂ«n e saj

Këngëtarja Beatrix Ramosaj ka ndarë me ndjekësit një video thellësisht emocionuese, përmes së cilës ka bërë të ditur se nëna e saj ka përfunduar sot seancën e fundit të kimioterapisë. Ky moment shënon një hap shumë të rëndësishëm në rrugëtimin e saj drejt shërimit, pas një periudhe të gjatë dhe të vështirë për gjithë familjen.

Në pamjet e publikuara, nëna e Beatrix surprizohet nga stafi mjekësor me një zile simbolike, duartrokitje dhe përqafime plot dashuri, një gjest që ka sjellë emocione të forta dhe lot gëzimi për të gjithë të pranishmit. Këngëtarja e ka përshkruar këtë çast si një kujtim që do ta mbajë përgjithmonë në zemër, duke theksuar forcën dhe qëndresën e jashtëzakonshme të nënës së saj gjatë këtij procesi të vështirë.

Beatrix ka theksuar se, ndonĂ«se rrugĂ«timi i shĂ«rimit nuk ka pĂ«rfunduar ende dhe ka hapa tĂ« tjerĂ« pĂ«rpara, ky ishte njĂ« moment i shenjtĂ« dhe i merituar pĂ«r t’u festuar. Ajo Ă«shtĂ« shprehur thellĂ«sisht krenare pĂ«r guximin, forcĂ«n dhe zemrĂ«n me tĂ« cilĂ«n nĂ«na e saj ka pĂ«rballuar çdo sfidĂ«.

Në mesazhin e saj, këngëtarja ka shprehur mirënjohje të veçantë për infermierët, mjekët dhe të gjithë ata që kanë qenë pranë familjes me lutje, mesazhe dhe mbështetje morale gjatë momenteve më të vështira. Ajo e ka përshkruar këtë ditë si një ditë drite dhe shprese.

Në fund, Beatrix e ka lidhur këtë moment me besimin e saj, duke theksuar se e gjithë kjo rrugë ka qenë e mundur falë dorës së Zotit, të cilit ajo ia beson vazhdimin e këtij udhëtimi drejt shërimit të plotë./mxh

21:07 Spanja realizon transplantin e parë të fytyrës, një arritje historike për mjekësinë moderne

Mjekësia spanjolle ka shënuar një moment historik me realizimin e transplantit të parë të fytyrës në vend, një ndërhyrje tepër komplekse që hap një kapitull të ri në kirurgjinë rindërtuese. Operacioni u krye falë indeve të dhuruara nga një grua që kishte zgjedhur eutanazinë, praktikë e legalizuar në Spanjë që prej vitit 2021.

NdĂ«rhyrja u zhvillua nĂ« Spitalin Universitar Vall d’Hebron nĂ« BarcelonĂ« dhe u konsiderua njĂ« hap i rĂ«ndĂ«sishĂ«m pĂ«r avancimin e transplantologjisĂ«. Indet e dhuruara iu transplantuan njĂ« pacienteje qĂ« vuante nga dĂ«mtime tĂ« rĂ«nda nĂ« fytyrĂ«, tĂ« shkaktuara nga njĂ« infeksion serioz, i cili kishte komprometuar funksione jetike si frymĂ«marrja, ushqyerja dhe komunikimi verbal.

Operacioni u realizua nga një ekip multidisiplinar prej rreth 100 profesionistësh shëndetësorë dhe bëri të mundur rindërtimin e pjesshëm të fytyrës, duke hapur rrugën për rikuperimin gradual të funksioneve bazë të pacientes.

Donatorja kishte shprehur paraprakisht vullnetin për dhurimin e organeve dhe indeve pas procedurës së eutanazisë, çka i lejoi ekipet mjekësore të planifikonin me saktësi çdo fazë të ndërhyrjes, përfshirë përputhjen biologjike dhe përgatitjen e indeve.

Operacioni u drejtua nga Dr. Joan Pere Barret, drejtues i ShĂ«rbimit tĂ« KirurgjisĂ« Plastike dhe Djegieve nĂ« Vall d’Hebron, i cili theksoi se transplantet e fytyrĂ«s pĂ«rfshijnĂ« transferimin e lĂ«kurĂ«s, muskujve, nervave dhe strukturave kockore, si dhe njĂ« trajtim tĂ« vazhdueshĂ«m me medikamente imunosupresive pĂ«r tĂ« shmangur refuzimin nga organizmi./mxh

❌