❌

Reading view

There are new articles available, click to refresh the page.

20:57 Tirana largohet nga vendi i fundit, goli i Xhixhës kalon krizën tek Egnatia

Tirana fitoi 1-0 në transfertë ndaj Egnatias, në ndeshjen e javës së 22-të të Kategorisë Superiore.

Goli i vetëm i takimit u shënua nga Redon Xhixha në minutën e 40-të. Kryeqytetasit menaxhuan avantazhin në pjesën e dytë, duke përballuar presionin e vendasve.

Egnatia pati disa pretendime për penallti, por asnjëra nuk u konfirmua nga gjyqtari dhe VAR-i. Portieri Tafas ishte vendimtar për Tiranën me disa pritje në pjesën e dytë.

Me këtë sukses, Tirana largohet nga vendi i fundit dhe ngjitet në vendin e nëntë me 20 pikë. Egnatia mbetet në vendin e tretë me 39 pikë. Fitorja i jep Tiranës pikë të rëndësishme në luftën për mbijetesë./mxh

20:45 Aksi Librazhd-Prrenjas u bllokua për 7 orë/ Boçi: Papërgjegjshmëri totale e shtetit

Nënkryetari i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar lidhur bllokimin e aksit rrugor Librazhd-Prrenjas për shtatë orë, ku qindra qytetarë mbetën të bllokuar në trafik.

Në reagimin e tij në rrjetet sociale, Boçi shprehet se bllokimi i aksit dhe rrëshqitja e masivit të dherave në Dragostunjë, nuk ndodhi për shkak të motit por për erdhi nga papërgjegjshmëria e qeverisë. Kjo sipas tij është një arsye më shumë për të protestuar më 10 shkurt.

Reagimi i plotë:

Bllokimi i aksit Librazhd-Qafë Thanë në Dragostunjë, nuk është rastësi, as çështje moti.
ËshtĂ« papĂ«rgjegjshmĂ«ri totale seriale e shtetit-parti, qĂ« as monitoron, as kontrollon, por vetĂ«m korrupton.
Mijëra qytetarë vuajnë sot, duke qëndruar me orë të tëra në të ftohtë, mënyrën dhe skemën arrogante dhe korruptive të tenderimeve të parave të shqiptarëve.
Kush nuk ka arsye (të gjithë kanë) të gjejë këtu një arsye për të protestuar në 10 Shkurt!/mxh

20:37 Sërish bashkë?! Veprimi i fundit i Jennifer Lopez dhe Ben Affleck thotë gjithçka

Muaji i dashurisë ka nisur me ribashkime, të paktën kështu ka ndodhur për Jennifer Lopez dhe Ben Affleck, të cilët janë filmuar të kapur për dore nga fotografët.

NĂ« Instagram, nga The Hollywood Fix, Ă«shtĂ« publikuar njĂ« video e dyshes ndĂ«rkohĂ« qĂ« shkonin sĂ« bashku nĂ« emisionin “Jimmy Kimmel Live”.
Gjatë viteve, çifti ka përjetuar një sërë ndarjesh dhe ribashkimesh. Më e fundit ndodhi në janar të vitit të shkuar, kur ata i dhanë fund martesës së tyre.

Si kujtesĂ«, Jennifer paraqiti kĂ«rkesĂ«n pĂ«r divorc mĂ« 20 gusht tĂ« vitit 2024, pikĂ«risht nĂ« dyvjetorin e dasmĂ«s sĂ« tyre nĂ« Georgia. Ajo deklaroi se data e ndarjes ishte 26 prilli, duke cituar “diferencat e papajtueshme” si arsyet e ndarjes, njĂ« shprehje tashmĂ« klasike e yjeve tĂ« Hollywood-it.

Ndarja mes tyre nuk u shoqërua nga shumë drama dhe për këtë mjafton të kujtojmë një deklaratë të Ben Affleck, ku gjatë një interviste për GQ ai foli për herë të parë publikisht mbi divorcin, pas të cilit sipas tij nuk fshihej asnjë dramë.
“E vĂ«rteta Ă«shtĂ« se, kur dikush tĂ« pyet: ‘ÇfarĂ« ndodhi?’, nuk ka njĂ« pĂ«rgjigje tĂ« tipit ‘Ja çfarĂ« ndodhi’,” u shpreh Affleck.

“ËshtĂ« thjesht historia e dy njerĂ«zve qĂ« pĂ«rpiqen tĂ« kuptojnĂ« jetĂ«n dhe marrĂ«dhĂ«niet e tyre, ashtu siç bĂ«jmĂ« tĂ« gjithĂ« zakonisht.”

MegjithatĂ«, dyshimet filluan sĂ«rish pĂ«r marrĂ«dhĂ«nien mes tyre kur tĂ« dy ata u shfaqĂ«n gjatĂ« premierĂ«s sĂ« filmit “Kiss of the Spider Woman” nĂ« New York. Dyshja pozuan sĂ« bashku dhe nuk i kursyen fjalĂ«t e mira ndaj njĂ«ri-tjetrit. Aktori vlerĂ«soi talentin e saj ndĂ«rsa Jennifer Lopez e falenderoi pĂ«r mbĂ«shtetjen.

Jennifer Lopez dhe Ben Affleck u lidhĂ«n nĂ« fillim tĂ« viteve 2000. Ata u fejuan, por nuk u martuan kurrĂ«, duke pĂ«rmendur si shkak “vĂ«mendjen e tepĂ«rt tĂ« medias” nĂ« njĂ« deklaratĂ« qĂ« njoftonte se dasma do tĂ« shtyhej. PĂ«rfundimisht, u ndanĂ« nĂ« janar 2004./mxh

20:26 Shkëmbim zjarri në Milano, grabitësi qëllohet me plumb në kokë nga policia

Një shkëmbim zjarri ndodhi në Milano mes policisë dhe një grabitësi, duke lënë këtë të fundit në gjendje kritike.

Sipas raportimeve, grabitësi, me origjinë të mundshme aziatike, sulmoi një roje sigurie italian 50-vjeçar që po shkonte në punë, duke e goditur me shkop dhe duke i rrëmbyer armën. Më pas, ai u përpoq të largohej dhe u ndoq nga patrullat e policisë, shkruan Corriere.

Rreth orĂ«s 15:17, njĂ«sia e specializuar UOPI e ndaloi grabitĂ«sin nĂ« Via Cassinis, pĂ«rpara restorantit All America Diner. Ai hapi zjarr drejt makinĂ«s sĂ« patrullĂ«s, duke qĂ«lluar tĂ« paktĂ«n tre herĂ«. OficerĂ«t iu kundĂ«rpĂ«rgjigjĂ«n zjarrit dhe e goditĂ«n burrin tĂ« paktĂ«n dy herĂ« – njĂ« plumb nĂ« shpatull dhe njĂ« nĂ« kokĂ«.

Atij iu dha trajtim i menjëhershëm nga mjekët dhe u transportua në Spitalin Niguarda në gjendje kritike, aktualisht në koma. Asnjë oficer nuk u plagos. Zona rreth ngjarjes u rrethua nga dhjetëra policë dhe hetimet mjeko-ligjore vazhdojnë.

Shkollat dhe bizneset në afërsi u evakuan përkohësisht, por askush nuk u lëndua. Grabitësi është nën mbikëqyrje të policisë dhe ngjarja po trajtohet si një incident i rëndë kriminal./mxh

20:18 Dosja Epstein përmend emra politikanësh nga Kosova, shfaqet edhe Behgjet Pacolli në email-in e vitit 2012

Publikimi i dokumenteve të reja nga dosja e Jeffrey Epstein, të bëra publike nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë në faqen e tij zyrtare, ka nxjerrë në pah edhe komunikime ku përmenden emra të lidhur me Kosovën.

Në një prej email-eve të publikuara, të datës 19 shtator 2012, figuron të jetë përmendur emri i ish-presidentit dhe ish-zëvendëskryeministrit të Kosovës, Behgjet Pacolli.

Email-i, i dĂ«rguar nga Konsulli i RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s nĂ« TajlandĂ« nĂ« atĂ« kohĂ«, mban titullin “Kush Ă«shtĂ« Behgjet Pacolli?” dhe i drejtohet Jeffrey Epstein. NĂ« pĂ«rmbajtje, dĂ«rguesi, i identifikuar si “Daniel”, shkruan se “princesha dĂ«shiron qĂ« ti ta shohĂ«sh kĂ«tĂ« video”, duke bashkĂ«ngjitur njĂ« link nga YouTube, i cili aktualisht nuk Ă«shtĂ« mĂ« funksional.

NĂ« tĂ« njĂ«jtin komunikim, pĂ«rmendet edhe emri i konsulles sĂ« atĂ«hershme tĂ« KosovĂ«s nĂ« TajlandĂ«, Mom Luang Rajadasari Jayankura, e cila thuhet se ka kĂ«rkuar qĂ« materiali t’i pĂ«rcillet Epstein-it.

E njĂ«jta konsulle pĂ«rmendet edhe nĂ« njĂ« email tjetĂ«r tĂ« vitit 2012, ku flitet pĂ«r njĂ« takim tĂ« mundshĂ«m nĂ« New York. NĂ« atĂ« email pĂ«rmendet se “princesha nga Tajlanda do tĂ« jetĂ« nĂ« Kombet e Bashkuara me presidenten e KosovĂ«s”, duke i shprehur dĂ«shirĂ«n pĂ«r njĂ« takim gjatĂ« asaj jave. Edhe pse presidentja nuk pĂ«rmendet me emĂ«r, nĂ« vitin 2012 presidente e KosovĂ«s ishte Atifete Jahjaga.

Mom Luang Rajadasari Jayankura ka folur më herët publikisht për rolin e saj në lobimin për njohjen e Kosovës nga Tajlanda dhe shtete të tjera. Në një tekst autorial, ajo përshkruan bashkëpunimin me Behgjet Pacollin, duke theksuar se ishte njohur me të në Filipine në nëntor të vitit 2011 dhe se kishte vendosur të angazhohej për mbështetjen ndërkombëtare të Kosovës.

Ajo shkruan se kishte investuar përpjekjet e saj për njohjen e Kosovës, duke e cilësuar këtë si një të drejtë legjitime të shtetit të Kosovës për të ekzistuar si entitet sovran në sistemin ndërkombëtar politik, social dhe ekonomik.

Publikimi i këtyre email-eve nuk përmban akuza penale ndaj personave të përmendur, por dëshmon për komunikime dhe kontakte që janë bërë publike në kuadër të dokumenteve zyrtare të dosjes Epstein./mxh

20:09 Dëshmi të reja për abuzim të punëtorëve në fabrikën kineze në Serbi

Grupet për të drejtat e njeriut thonë se dhjetëra punëtorë nga Bangladeshi, të punësuar në një fabrikë gomash në verilindje të Serbisë, që është në pronësi kineze, janë përballur me abuzime në punë që mund të përbëjnë trafikim të qenieve njerëzore, duke rikthyer vëmendjen tek investimi kyç kinez që për vite me radhë është përballur me polemika lidhur me trajtimin e punëtorëve të huaj.

Prokurorët serbë konfirmuan më 28 janar se kanë marrë një raport që pretendon se ka ndodhur trafikim i njerëzve dhe shkelje të të drejtave të punëtorëve lidhur me punëtorët nga Bangladeshi në fabrikën e gomave Linglong që gjendet afër qytetit të Zrenjaninit. Autoritetet thanë se çështja po shqyrtohet, por nuk kanë njoftuar për ndonjë aktakuzë.

“NjĂ« numĂ«r punĂ«torĂ«sh, me asistencĂ« ligjore, arritĂ«n tĂ« marrin pagat e papaguara, dhe tĂ« gjithĂ« punĂ«torĂ«ve iu kthyen pasaportat”, tha pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« Marija Andellkoviç, drejtoreshĂ« e Astra-s, njĂ« OJQ serbe qĂ« mbĂ«shtet viktimat e trafikimit tĂ« qenieve njerĂ«zore. Ajo shtoi se disa punĂ«torĂ« u transferuan nĂ« QendrĂ«n shtetĂ«rore tĂ« SerbisĂ« pĂ«r Mbrojtjen e Viktimave tĂ« Trafikimit tĂ« Qenieve NjerĂ«zore.
Sipas Astra-s dhe grupeve të tjera që luftojnë trafikimin e qenieve njerëzore në Ballkan, të cilat bënë publike këto akuza gjatë një konference për media, më shumë se 40 punëtorë nga Bangladeshi shkuan në Serbi në qershor të vitit 2025 pasi u rekrutuan nga agjenci punësimi në Bangladesh.

Shumë prej tyre u futën në borxhe deri në 10.000 dollarë për të siguruar një vend pune, një praktikë që, sipas grupeve për të drejtat e njeriut, i bëri ata të cenueshëm ndaj shfrytëzimit edhe para se të arrinin në Serbi. Shumë punëtorëve po ashtu iu konfiskuan pasaportat sapo arritën në Serbi për të punuar në fabrikë.

Këto akuza janë pjesë e fundit e një serie pretendimesh për punë me detyrim të lidhura me fabrikën Linglong, që paraqet një gur themel të partneritetit ekonomik të Serbisë me Kinën. Akuza të ngjashme më parë përfshinin punëtorë vietnamezë dhe indianë, gjë që nxiti paralajmërime nga institucione ndërkombëtare, përfshirë Parlamentin Evropian dhe Komitetin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut.

Punëtorët nga Bangladeshi refuzuan të flasin për Radion Evropa e Lirë, duke thënë se kanë frikë për sigurinë e tyre. Kompania Linglong nuk ka kthyer përgjigje ndaj kërkesave për koment.

Shërbimi i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit të SHBA-së vitin e kaluar ndaloi importet e gomave të Linglong-ut, të prodhuara në Serbi, duke u thirrur në dëshmi për punë me detyrim.

Kompania Linglong hapi zyrtarisht fabrikën e saj në Serbi në shtator të vitit 2024, pas pesë vjetësh ndërtim. Me vlerë rreth 950 milionë dollarësh, projekti u cilësua nga Qeveria serbe si një investim me rëndësi kombëtare dhe konsiderohet një shtyllë e forcimit të lidhjeve ekonomike dhe politike të Beogradit me Pekinin.

Rekrutimi, borxhet dhe pasaportat e konfiskuara

Që kur shkuan në Serbi, punëtorët u punësuan në objektet për prodhim të Linglong-ut, megjithëse kompania nuk figuron si punëdhënësi i tyre në kontratat që janë analizuar nga OJQ-të.

Në vend të kësaj, dokumentet përmendin një kompani ndërmjetëse serbe, Mega Green Plus, me seli në fshatin Basaid, rreth 30 kilometra larg nga Zrenjanini.

Kompania Mega Green Plus, e themeluar në fund të vitit 2024 dhe në pronësi të një shtetasi kinez, nuk i është përgjigjur pyetjeve të dërguara nga Radio Evropa e Lirë. Sipas të dhënave publike, kompania raportoi një humbje të vogël financiare më 2024 dhe nuk ofron asnjë informacion tjetër për stafin ose licencat për rekrutim të punëtorëve të huaj.

Punëtorët u thanë grupeve për të drejtat e njeriut se paguheshin më pak se paga minimale në Serbi, që është rreth 660 dollarë në muaj, dhe nuk kompensoheshin për orët shtesë, gjë që është e paligjshme sipas ligjeve serbe. OJQ-të e përfshira në këtë çështje thanë po ashtu se pasaportat e punëtorëve u mbajtën nga punëdhënësi për muaj të tërë.

“Kur disa punĂ«torĂ« kĂ«rkonin rrogat e papaguara ose kthimin e dokumenteve tĂ« tyre, ata u pĂ«rballĂ«n me frikĂ«sim dhe kĂ«rcĂ«nime”, tha pĂ«r Radion Evropa e LirĂ« Tara Rukeci Millivojeviç nga Zrenjanin Social Forum, njĂ« OJQ nĂ« Serbi qĂ« dokumenton pĂ«r vite tĂ« tĂ«ra abuzimet me punĂ«torĂ«t nĂ« kĂ«tĂ« fabrikĂ«.
Fotografitë e ndara me Radion Evropa e Lirë nga OJQ-të tregojnë kontejnerë të ngushtë pranë fabrikës, me shumë shtretër të vendosur në një dhomë të vetme. Aktivistët thanë se shpesh gjashtë deri në shtatë punëtorë ndanin një dhomë, duke fjetur në shtretër pa dyshek dhe duke përdorur ngrohës elektrikë gjatë dimrit, të vendosur afër shtretërve.

“Ata flenĂ«, gatuajnĂ« dhe lajnĂ« rrobat nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n hapĂ«sirĂ«â€, tha Rukeci Millivojeviç, duke shtuar se punĂ«torĂ«t ishin ankuar pĂ«r ushqim me cilĂ«si tĂ« dobĂ«t, tualete tĂ« papastra dhe tuba qĂ« rridhnin.
Prokuroria e Lartë Publike në Zrenjanin njoftoi se policia, inspektorët e punës dhe qendra kundër trafikimit janë të përfshirë në shqyrtimin e rastit, por nuk ofroi një afat kohor se kur mund të dalë me gjetje. Institucione të tjera shtetërore nuk iu përgjigjën kërkesës së Radios Evropa e Lirë për koment.

Grupet për të drejtat e njeriut kritikuan atë që e përshkruan si një model hetimesh të vonuara ose të paplota në raste të mëparshme që lidhen me Linglong-un.

“Fakti qĂ« disa punĂ«torĂ« morĂ«n pagesa tĂ« pjesshme nuk do tĂ« thotĂ« se rasti Ă«shtĂ« zgjidhur”, tha Rukeci Milivojeviç. “Ka ende tregues seriozĂ« se mund tĂ« jenĂ« kryer vepra penale”.
Për shkak të çështjeve të diskutueshme në të kaluarën, Shërbimi i Doganave dhe Mbrojtjes së Kufirit i SHBA-së lëshoi në dhjetor të vitit 2025 një urdhër ndalimi për importet e gomave të makinave të prodhuara nga Linglong-u në Serbi, duke u thirrur në pretendime se ato ishin prodhuar përmes punës me detyrim.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç, i hodhi poshtë këto pretendime pas ndalesës së vendosur nga SHBA-ja. Grupet për të drejtat e njeriut thonë se akuzat e reja që përfshijnë punëtorë nga Bangladeshi sugjerojnë se praktikat abuzive të punës në fabrikën e Linglong-ut nuk janë incidente të izoluara, por pjesë e një sjelljeje të përsëritur.

“Kushtet çnjerĂ«zore vazhdojnĂ« tĂ« pĂ«rsĂ«riten”, tha Andellkoviç. “Dhe, reagimi i shtetit mbetet i pamjaftueshĂ«m”./mxh

19:58 Hapet rruga Librazhd–Prrenjas, pas 7 orĂ«sh bllokimi nga rrĂ«shqitja e masivit shkĂ«mbor

Pas rreth shtatĂ« orĂ«sh pune intensive, Ă«shtĂ« hapur pĂ«r qarkullim segmenti i bllokuar i rrugĂ«s kombĂ«tare Librazhd–Prrenjas, i cili u mbyll pĂ«rkohĂ«sisht pasi trasesĂ« iu derdhĂ«n qindra metra kub gurĂ« dhe dhe, si pasojĂ« e rrĂ«shqitjes sĂ« njĂ« masivi shkĂ«mbor nga shpati i kodrĂ«s.

Shpati ku ndodhi rrĂ«shqitja Ă«shtĂ« pjesĂ« e punimeve pĂ«r ndĂ«rtimin e njĂ« segmenti tĂ« trasesĂ« sĂ« re rrugore, nĂ« kuadĂ«r tĂ« projektit tĂ« njohur si Koridori VIII, ku aktualisht po operon kompania “ANK” sh.p.k.

Falë ndërhyrjes së menjëhershme me mjete të rënda dhe angazhimit të ekipeve në terren, u bë i mundur pastrimi i plotë i aksit dhe rifillimi i qarkullimit të automjeteve në të dy drejtimet.

Autoritetet rrugore u bëjnë thirrje drejtuesve të mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë lëvizjes në këtë zonë, të respektojnë sinjalistikën rrugore dhe paralajmërimet, veçanërisht në segmentet ku vijojnë punimet.

Hapja e rrugës erdhi pas një ndërhyrjeje emergjente që synoi garantimin e sigurisë së udhëtarëve dhe rikthimin sa më të shpejtë të qarkullimit normal në këtë aks të rëndësishëm lidhës mes Librazhdit dhe Prrenjasit./mxh

19:47 Dëbora arrin deri në 1 metër, situatë e vështirë në zonat malore të Korçës

Situata është e vështirë në zonat malore të Korçës, pas reshjeve të borës.

Në majë të Mashkullores, si pasojë e reshjeve të dendura të dëborës, trashësia e saj ka arritur deri në 1 metër.

Situata paraqitet e vështirë në zonat malore, ndërsa era e forte ka ndikuar në grumbullimin e dëborës ne segmenta te caktura.

Aksi rrugor Shtyllë–Panarit Ă«shtĂ« aktualisht i kalueshĂ«m vetĂ«m pĂ«r automjete tip fuoristradĂ«, ndĂ«rsa drejtuesit e mjeteve kĂ«shillohen tĂ« tregojnĂ« kujdes tĂ« shtuar dhe tĂ« shmangin lĂ«vizjet e panevojshme nĂ« kĂ«tĂ« segment, veçanĂ«risht gjatĂ« orĂ«ve tĂ« mbrĂ«mjes./mxh

19:37 Vuante nga sëmundja e rëndë, ndërron jetë gazetarja Rezarta Reçi

Ka ndërruar jetë pas një beteje të gjatë me sëmundjen e rëndë, gazetarja e njohur Rezarta Reçi.

Reçi ishte autore dhe moderatore e emisioneve tĂ« shumta, ndĂ«r tĂ« cilat spikati “Arratia e Peshkut tĂ« Kuq” nĂ« News24, ku intervistoi qindra personalitete dhe solli pĂ«r publikun histori me thellĂ«si sociale dhe njerĂ«zore.

Përveç punës si gazetare, ajo ishte edhe autore e disa librave, përfshirë vepra me intervista dhe rrëfime personale që reflektonin eksperiencat e saj jetësore dhe profesionale.

Reçi njihej gjithashtu për qëndresën dhe kurajon me të cilat përballoi sëmundjen e rëndë, duke qenë një shembull i fortë i përkushtimit ndaj jetës dhe profesionit deri në ditët e fundit./mxh

19:23 “QĂ« fĂ«mijĂ« isha i fiksuar pas Jerusalemit”, Rama flet pĂ«r median izraelite

Last Updated on 01/02/2026 by Monika

Gjatë vizitës së tij në Jerusalem javën e kaluar, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka dhënë një intervistë për The Jerusalem Post, ku ka folur për antisemitizmin, marrëdhëniet me Izraelin, historinë e Shqipërisë gjatë Holokaustit dhe luftën në Lindjen e Mesme.

Rama mori pjesĂ« nĂ« konferencĂ«n ndĂ«rkombĂ«tare kundĂ«r antisemitizmit “Generation Truth”, tĂ« organizuar nga Ministria izraelite pĂ«r Çështjet e DiasporĂ«s dhe LuftĂ«n kundĂ«r Antisemitizmit, nĂ« kuadĂ«r tĂ« DitĂ«s NdĂ«rkombĂ«tare tĂ« PĂ«rkujtimit tĂ« Holokaustit.

NĂ« fjalĂ«n e tij nĂ« skenĂ« nĂ« Jerusalem, ai citoi Talmudin: “Talmudi na mĂ«son se kush shpĂ«ton njĂ« jetĂ« tĂ« vetme, Ă«shtĂ« sikur tĂ« ketĂ« shpĂ«tuar gjithĂ« botĂ«n.”

NĂ« intervistĂ«n pĂ«r The Jerusalem Post, Rama shpjegoi se mesazhi i tij ishte universal: “Ka tĂ« bĂ«jĂ« me njerĂ«zimin. Historia tregon se fillon me hebrenjtĂ«, por nuk mbaron me hebrenjtĂ« Antisemitizmi nuk Ă«shtĂ« thjesht urrejtje ndaj hebrenjve, por njĂ« sulm ndaj arkitekturĂ«s morale tĂ« vetĂ« njerĂ«zimit.”

Duke folur pĂ«r lidhjen e tij personale me Jerusalemin, Rama tregoi se u rrit nĂ« ShqipĂ«rinĂ« komuniste, tĂ« izoluar nga bota, ku Izraeli paraqitej si armik: “QĂ« fĂ«mijĂ« isha i fiksuar pas Jerusalemit. Jetonim nĂ« njĂ« vend totalisht tĂ« izoluar dhe na mĂ«sonin se duhej tĂ« pĂ«rgatiteshim pĂ«r ‘betejĂ«n e madhe’, sepse ‘ata’ do tĂ« vinin pĂ«r ne. ‘Ata’ ishin imperialistĂ«t amerikanĂ«, social-imperialistĂ«t sovjetikĂ« dhe sionistĂ«t izraelitĂ«.

NjĂ« kanal ishte versioni zyrtar, gazetat e PartisĂ« Komuniste, qĂ« flisnin pĂ«r ushtrinĂ« sioniste qĂ« vret dhe dĂ«bon palestinezĂ«. Kanali tjetĂ«r ishte Bibla e gjyshes sime, njĂ« katolike shumĂ« besimtare. Bibla ishte e ndaluar, por ajo e kishte.”

Pas rĂ«nies sĂ« komunizmit, Rama u shpreh se filloi tĂ« mĂ«sonte mĂ« shumĂ« pĂ«r historinĂ« e Izraelit dhe Jerusalemit: “Pas rĂ«nies sĂ« komunizmit nuk mund tĂ« shkoja nĂ« Izrael sepse nuk kishte lidhje ajrore apo detare. Por fillova tĂ« mĂ«soj mĂ« shumĂ« dhe kur erdha pĂ«r herĂ« tĂ« parĂ«, dashuria vetĂ«m u rrit.”

GjatĂ« intervistĂ«s, Kryeministri rikujtoi edhe historinĂ« e ShqipĂ«risĂ« gjatĂ« Holokaustit dhe kodin e nderit “Besa”, duke theksuar se ShqipĂ«ria ishte i vetmi vend nĂ« EuropĂ« ku numri i hebrenjve u rrit gjatĂ« LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore: “Kur ShqipĂ«ria u bĂ« i vetmi vend nĂ« EuropĂ« qĂ« nuk dorĂ«zoi asnjĂ« hebre gjatĂ« LuftĂ«s sĂ« DytĂ« BotĂ«rore, popullsia hebraike u rrit gjatĂ« luftĂ«s.”

Ai shtoi se ShqipĂ«ria ka dorĂ«zuar mbi 3.700 emra hebrenjsh tĂ« shpĂ«tuar pranĂ« Yad Vashem. Rama pĂ«rshkroi edhe kĂ«rkesat e nazistĂ«ve gjatĂ« luftĂ«s: “NazistĂ«t erdhĂ«n me dy kĂ«rkesa: listat e hebrenjve dhe listat e arit. PĂ«rgjigjja ishte e thjeshtĂ« dhe pĂ«rfundimtare: ‘Ari mund ta merrni, hebrenjtĂ« janĂ« tanĂ«t pĂ«r t’i mbrojtur’. Kjo nuk Ă«shtĂ« legjendĂ«, Ă«shtĂ« fakt.”

Duke folur pĂ«r situatĂ«n aktuale globale, Rama paralajmĂ«roi pĂ«r rikthimin e hapur tĂ« antisemitizmit: “Antisemitizmi po rikthehet hapur dhe pa turp, shpesh i maskuar si kritikĂ« politike, ankth kulturor apo, edhe mĂ« keq, si superioritet moral. Urrejtja nuk fillon me dhunĂ«. Fillon me gjuhĂ«n. Fillon me indiferencĂ«n. Fillon me justifikimet.”

NĂ« lidhje me sulmin e 7 tetorit dhe luftĂ«n qĂ« pasoi, Kryeministri Rama ishte i drejtpĂ«rdrejtĂ«: “Terrorizmi nuk Ă«shtĂ« kĂ«ndvĂ«shtrim. ËshtĂ« krim kundĂ«r njerĂ«zimit. Masakra e 7 tetorit nuk ishte rezistencĂ«. Ishte vrasje masive. Vuajtjet e palestinezĂ«ve janĂ« reale dhe vĂ«rtet zemĂ«rthyese.

ËshtĂ« çmenduri tĂ« mjegullosh vijat morale apo tĂ« legjitimosh terrorin nĂ« emĂ«r tĂ« proporcionalitetit. Paqja nuk mund tĂ« nĂ«nkuptojĂ« neutralitet ndaj terrorit.”

Rama theksoi gjithashtu se ShqipĂ«ria mbetet njĂ« vend mik pĂ«r hebrenjtĂ« dhe Izraelin: “Nuk ka pasur asnjĂ« shenjĂ« antisemitizmi ndaj turistĂ«ve hebrenj nĂ« ShqipĂ«ri. Mendoj se Ă«shtĂ« normale tĂ« jesh mik me Izraelin, por Ă«shtĂ« nder tĂ« konsiderohesh njĂ« mik i afĂ«rt i Izraelit.”/mxh

18:55 Për çfarë po i shpenzon ushtria gjermane miliardat?

Ushtria gjermane(Bundeswehr) ka nĂ« dispozicion mĂ« shumĂ« se 108 miliardĂ« euro sivjet – njĂ« shumĂ« e madhe dhe e paprecedentĂ«. Ushtria financohet nga buxheti aktual federal dhe nga fondet speciale pĂ«r tĂ« cilat shteti merr hua.

Me këto para Bundeswehri, tek i cili është kursyer për dekada, duhet të bëhet përsëri i aftë për luftë. Kjo duhet të ndodhë sa më shpejt të jetë e mundur, pasi qeveria federale druhet se Rusia mund të jetë e aftë të nisë ndonjë sulm në territorin anëtar të NATO-s që në vitin 2029.

ÇfarĂ« blen Bundeswehr me miliardat? Dhe si funksionon armatimi i shpejtĂ«?

Drone luftarake për herë të parë për Bundeswehrin

Për një kohë të gjatë, nuk kishte shumicë politike për blerjen e dronëve luftarakë. Por lufta në Ukrainë, në të cilën dronët janë një faktor vendimtar, ka çuar në një ndryshim të të menduarit në Gjermani. Për herë të parë në historinë e saj, ushtria gjermane do të porositë disa mijëra dronë luftarakë këtë vit.

Porosia iu është dhënë me përparësi kompanive të reja të teknologjisë: startup-et Stark Defence nga Berlini dhe Helsing nga Mynihu do të marrin secila një porosi me vlerë deri në 300 milionë euro. Prototipet e konkurrentit Rheinmetall nuk i kanë bindur autoritetet e Bundeswehrit.

Do tĂ« blihen dronĂ«t kamikaze, tĂ« njohur nĂ« zhargonin teknik si “municione qĂ« ecin kot”. DronĂ«te pajisur me njĂ« kokĂ« rakete pĂ«rplasen nĂ« objektivin e tyre dhe vetĂ«shkatĂ«rrohen gjatĂ« kĂ«tij procesi. NdĂ«r tĂ« tjera, me kĂ«to drona do tĂ« pajiset njĂ« brigadĂ« e Bundeswehrit nĂ« Lituani, e cila po krijohet pĂ«r tĂ« mbrojtur mĂ« mirĂ« krahun lindor tĂ« NATO-s.

Mbrojtja kundër dronëve dhe armët lazer

Bundeswehri gjithashtu ka mangësi në mbrojtjen e tij kundër dronëve. Kjo duhet të zgjidhet duke kombinuar mbrojtje të ndryshme. Spektri varion nga pajisjet elektronike të bllokimit deri te automjeti i blinduar anti-ajror Skyranger 30, i cili gjithashtu mund të neutralizojë tufa dronësh.

Skyranger, i prodhuar nga koncerni Rheinmetall, është veçanërisht i rëndësishëm sepse ka gjithnjë e më shumë fluturime të dyshimta me dronë mbi Gjermani, përfshirë edhe mbi objektet e Bundeswehrit. Por ai mund të jetë i gatshëm për përdorim vetëm në vitin 2028. Skyranger do të bëhet sistemi kryesor i armëve të njësisë së sapoformuar kundërajrore të Bundeswehrit. Kjo njësi u shpërbë në vitin 2012 sepse u konsiderua se nuk ishte më e nevojshme.

Një armë e re lazer është planifikuar për mbrojtje kundër dronëve, kryesisht e rëndësishme për Marinën. Konkretisht, anijet kanë kapacitet të kufizuar për të ruajtur municione, dhe armët lazer kanë nevojë vetëm për energji elektrike. Një armë e tillë lazer për mbrojtje kundër dronëve, e zhvilluar nga kompanitë Rheinmetall dhe MBDA, tashmë ka kaluar fazën e testimit në Marinë. Tani është gjithashtu në listën e prokurimit të Bundeswehr.

Porosi edhe tek prodhuesit amerikanë

Edhe pse Bundeswehri blen kryesisht pajisjet e saj të reja nga prodhuesit gjermanë dhe evropianë të armëve, disa kontrata të mëdha janë lidhur edhe me koncernet amerikane. Për shembull, ajo për aeroplanin luftarak F-35A, i cili konsiderohet avioni luftarak më modern në botë. Qeveria gjermane porositi 35 copë nga gjigandi amerikan i mbrojtjes Lockheed Martin. Kostoja e të gjithë paketës, duke përfshirë armët dhe pjesët rezervë: gati dhjetë miliardë euro.

Një nga arsyet e zgjedhjes: F-35 mund të armatoset me bomba bërthamore amerikane në rast emergjence. Ky rol më parë luhej nga avionët Tornado të Bundeswehrit, të cilët së shpejti do të tërhiqen nga shërbimi për shkak të vjetërsisë së tyre. Flota gjermane F-35 bëhet kështu pjesë e ombrellës bërthamore të NATO-s mbi Evropën.

PĂ«rveç kĂ«saj, Bundeswehri po blen edhe 60 helikopterĂ« tĂ« rĂ«ndĂ« transporti CH-47 Chinook nga koncerni amerikan Boeing. NĂ« EvropĂ«, thonĂ« ekspertĂ«t, nuk ka produkt konkurrues me aftĂ«si tĂ« tilla. Çmimi: 7.3 miliardĂ« euro.

Nga Boeing vjen avioni i zbulimit detar P-8A Poseidon, i cili falë teknologjisë më moderne të sensorëve mund të monitorojë zona të mëdha detare dhe të zbulojë nëndetëse. Kopja e parë iu dorëzua Marinës Gjermane në vjeshtë. Sipas Ministrit të Mbrojtjes Boris Pistorius (SPD), ky avion mund të jetë kontributi i Gjermanisë për mbikëqyrje më të mirë të ujërave përreth Groenlandës, si pjesë e misionit të NATO-s.

Lajm për Bundeswehrin: projekti Uranos KI

Sistemet moderne të armëve nuk mund të imagjinohen më pa inteligjencën artificiale (IA). Se sa shumë po rritet rëndësia e saj, tregohet nga projekti Uranos KI, i cili do të pajisë brigadën Bundeswehr në Lituani.

Në krahun lindor të NATO-s, zona të mëdha duhet të monitorohen me saktësi ku futet në përdorim sistemi UI. Ai duhet të ndihmojë në analizimin e sasive të mëdha të të dhënave të mbledhura nga sensorë të ndryshëm. Kjo, për shembull, mund të lehtësojë zbulimin e dronëve armik. Detajet e projektit mbahen sekret nga Ministria e Mbrojtjes për arsye të mira.

Fregata F126: probleme me një projekt prestigjioz

Rasti i fregatĂ«s F126 tregon se jo tĂ« gjitha projektet e mĂ«dha tĂ« kushtueshme ecin gjithmonĂ« mirĂ«. Pasi projektimi i anijes mĂ« tĂ« madhe luftarake tĂ« MarinĂ«s u prit me entuziazĂ«m, zhgĂ«njimi u shfaq shpejt gjatĂ« ndĂ«rtimit. Kontraktori kryesor, kantieri holandez i anijeve Damen Naval, dĂ«shtoi tĂ« zbatonte planet. Sipas raporteve tĂ« medias, rreth 1.8 miliardĂ« euro janĂ« investuar tashmĂ« nĂ« F126. Projekti mund tĂ« kthehet nĂ« “gropĂ« tĂ« miliardave”, kanĂ« frikĂ« politikanĂ«t e opozitĂ«s.

Tani kompania gjermane Naval Vessels LĂŒrssen (NVL) duhet tĂ« marrĂ« pĂ«rsipĂ«r projektin dhe tĂ« shpĂ«tojĂ« atĂ« qĂ« Ă«shtĂ« ende e mundur. Por, meqenĂ«se marina ka nevojĂ« urgjente pĂ«r fregata tĂ« reja pĂ«r shkak tĂ« angazhimeve tĂ« NATO-s, po planifikohet njĂ« zgjidhje kalimtare.

Bundeswehri dĂ«shiron tĂ« blejĂ« fregata shtesĂ« tĂ« tipit MEKO A-200 nga TKMS, prodhuesi mĂ« i madh i anijeve luftarake nĂ« Gjermani. MeqenĂ«se ky model Ă«shtĂ« ndĂ«rtuar tashmĂ« pĂ«r eksport, planet janĂ« tĂ« plota. Por edhe kjo “zgjidhje kalimtare” sigurisht kushton shtesĂ«, Bundestagu tashmĂ« miratoi 7.8 miliardĂ« euro shtesĂ« pĂ«r tĂ« vitin e kaluar.

Uniforma të reja për ushtarët e ardhshëm

Edhe pĂ«r uniformat e reja dhe pajisjet personale, Bundestagu miratoi njĂ« shumĂ« tĂ« madhe nĂ« fund tĂ« vitit tĂ« kaluar – pĂ«r njĂ« total prej 460.000 ushtarĂ«sh. KritikĂ«t kanĂ« pyetur nĂ«se kjo Ă«shtĂ« e tepĂ«rt, pasi Bundeswehri aktualisht ka vetĂ«m rreth 184.000 anĂ«tarĂ«. Por numri i ushtarĂ«ve duhet tĂ« rritet ndjeshĂ«m, pĂ«rfshirĂ« rezervat, nĂ« 460.000 burra dhe gra. Kjo mund tĂ« zgjasĂ« me vite, por uniformat do tĂ« jenĂ« tĂ« disponueshme nĂ« numĂ«r tĂ« mjaftueshĂ«m gjithsesi. Kur ushtarĂ« tĂ« rinj bashkohen me shĂ«rbimin, “nuk mund t’i veshim me pantallona sportive”, shpjegoi Ministri i Mbrojtjes Boris Pistorius./mxh

18:37 Sulmohet me dron rus autobusi në Ukrainë/ Humbin jetën 12 punëtorë

Dymbëdhjetë persona kanë mbetur të vrarë nga një sulm me dron rus pranë një autobusi të një kompanie në Ukrainën lindore. Sipas raportimeve paraprake shtatë të tjerë u plagosën nga sulmi në rrethin Pavlohrad.

Kështu ka njoftuar në Telegram shefi i administratës ushtarake rajonale Oleksandr Ganzha, i cili bëri me dije se kanë nisur hetimet për sulmin.

“Po hetojmĂ« detajet. NjĂ« alarm ajror Ă«shtĂ« duke u zhvilluar nĂ« rajon”, u shpreh Ganzha.
Kompania e energjisë DTEK tha se automjeti po transportonte punëtorët e saj nga një minierë në rajon, pasi kishin përfunduar turnin e tyre.

Kjo ngjarje vjen pasi të paktën nëntë persona u plagosën në sulme herët të dielën, sipas zyrtarëve lokalë. Gjashtë persona u plagosën në një sulm me dron në një maternitet në Zaporizhzhia, përfshirë dy gra që po i nënshtroheshin ekzaminimeve mjekësore kur u godit objekti./mxh

18:28 Fund i çmendur! Manchester United merr fitoren drithëruese

Manchester United ka siguruar një fitore drithëruese 3-2 ndaj Fulham në kuadër të javës së 24-t të Premier League.

Skuadra e drejtuar nga Michael Carrick krijoi njĂ« avantazh prej dy golash falĂ« Casemiros (19’) dhe Cunhas (56’), duke kontrolluar lojĂ«n deri nĂ« minutat e fundit.

MegjithatĂ«, Fulham shkaktoi panik te vendasit duke barazuar rezultatin nĂ« harkun e gjashtĂ« minutave me golat e Jimenez (85’) dhe Kevin (91’).

Kur dukej se ndeshja do tĂ« mbyllej nĂ« barazim, sulmuesi Benjamin Sesko shĂ«noi golin e fitores nĂ« minutĂ«n e 94-t, duke u dhĂ«nĂ« “Djajve tĂ« Kuq” tri pikĂ« jetike. Me kĂ«tĂ« sukses, United ngjitet nĂ« vendin e katĂ«rt me 41 pikĂ«.

Ndërkohë, dita prodhoi surpriza të tjera, ku Aston Villa u mposht në shtëpi nga Brentford 0-1, ndonëse këta të fundit luajtën me dhjetë lojtarë, ndërsa Nottingham dhe Crystal Palace u ndanë në barazim 1-1./mxh

18:16 Çmimet e reja tĂ« ilaçeve/ Alimehmeti: Rritje e paarsyetuar, pĂ«rfiton vetĂ«m qeveria

Anëtari i PD-së dhe mjeku, Ilir Alimehmeti ka folur ditën e sotme lidhur me rritjen e çmimit të barnave. Në një lidhje me Syri Tv, Alimehmeti tha se rritja është e paarsyetueshme dhe se nga kjo përfiton vetëm qeveria.

Ai tha më tej se ndërkohë që kemi rritje të çmimeve, qytetarët ende nuk kanë siguri për cilësinë e këtyre ilaçeve.

“JanĂ« barna tĂ« shumĂ« llojeve tĂ« ndryshme. KĂ«to çmime tĂ« rritura kaq shpejt do tĂ« thotĂ« se ka njĂ« interes brenda qeverisĂ« pĂ«r tĂ« pasur disa pĂ«rfitime, ndĂ«rmjet disa aktorĂ«ve. NĂ« kĂ«tĂ« aspektet tentohet tĂ« mbulohet njĂ« boshllĂ«k financiar, duke shtuar fiktivisht çmimet e disa ilaçeve tĂ« cilat nĂ« fakt nuk kanĂ« asnjĂ« arsyetim pĂ«r tĂ« pasur kĂ«tĂ« rritje. Nga njĂ«ri krah kemi rritje çmimesh, nga ana tjetĂ«r nuk kemi siguri pĂ«r cilĂ«sinĂ« e tyre. Kemi njĂ« ligj qĂ« nuk garanton dot nĂ«se kemi barna tĂ« certifikuara ose jo nĂ« sistemin shĂ«ndetĂ«sor. NĂ« kĂ«tĂ« aspekt nuk ka asnjĂ« shpjegim tjetĂ«r. KanĂ« pritur fundjavĂ«n pĂ«r ta shpallur rritjen. E theksoj kĂ«tu nuk ka asnjĂ« argumentim tjetĂ«r, pĂ«rveç se pĂ«rfitimit tĂ« fondit nga njĂ«ri krah, dhe mbushjes sĂ« disa xhepave nga krahu tjetĂ«r. Çmimi i barnave nĂ« tregun shqiptar, qofshin tĂ« rimbursuara ose jo rregullohen nga Ministria e ShĂ«ndetĂ«sisĂ«. Dhe pĂ«rmes skemĂ«s sĂ« rimbursimit apo nga xhepi çmimin e paguan qytetari. Nuk ka asnjĂ«lloj argumentimi qĂ« çmimi i ilaçeve tĂ« rritet, sepse nuk janĂ« ilaçe tĂ« reja janĂ« tĂ« njĂ«jtat”, tha Alimehmeti./mxh

18:07 Stuhia e fuqishme e dëborës godet juglindjen e SHBA-së

Një stuhi e fuqishme dimri ka goditur juglindjen e Shteteve të Bashkuara, duke sjellë reshje të mëdha bore në Karolinat e Veriut dhe Jugut, si dhe në shtetin fqinj, Xhorxhia, të shtunën (31 janar).

Sipas raporteve lokale, të gjitha zonat e Karolinës së Veriut dhe Karolinës së Jugut, si dhe disa pjesë të Xhorxhias, Tenesit lindor, Kentakit dhe Virgjinisë jugore, kanë qenë nën paralajmërim për stuhi dimri.

Megjithatë, banorët thanë se ishin të përgatitur për këto kushte dimri, sidomos në rajone që zakonisht nuk janë të njohura për mot kaq të ashpër.

“Siguruam shumĂ« ushqim dhe gjĂ«ra tĂ« tjera pĂ«r t’u pĂ«rgatitur, pĂ«r rastin qĂ« mund tĂ« mbetemi tĂ« bllokuar pĂ«r disa ditĂ«,” tha Michael Cummings, banor i qytetit Charlotte nĂ« KarolinĂ«n e Veriut, i cili e ndjeu se shteti ishte mirĂ« i pĂ«rgatitur dhe do tĂ« bĂ«nte “njĂ« punĂ« tĂ« mirĂ«â€ pĂ«r tĂ« pĂ«rballuar stuhinĂ«.

Autoritetet e zjarrfikësve dhe shpëtimit në Karolinën e Jugut gjithashtu ishin të përgatitura për stuhinë dimri. Kreu i Shërbimit të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit të Couchton, Richmond Lamb, tha se Divizioni i Menaxhimit të Emergjencave të shtetit kishte bërë përgatitje gjatë javës së kaluar për kushte të tilla ekstreme të motit./mxh

17:59 Miri “kundĂ«r” SelinĂ«s nĂ« BBV: “Nuk lejoj tĂ« preket familja ime”

Në shtëpinë e Big Brother VIP, raporti mes Mirit dhe Selinës ka hyrë në një fazë të re. Pasi kanë ndërtuar lojën bashkë që nga fillimi, një deklaratë e Selinës ka bërë që Miri të rishikojë pozicionin e tij në këtë aleancë.

Selina ka shprehur hapur se mund të shkëputet nga loja me Mirin, duke lënë të kuptohet se është gati ta vazhdojë rrugëtimin e saj e vetme. Kjo deklaratë nuk ka kaluar pa reagim nga ana e Mirit, i cili duket se po përpiqet të jetë një hap përpara dhe të mos mbetet i ekspozuar në lojë.

Gjatë një bisede me Stelinën dhe Krusitën, Miri foli për raportin e tyre dhe theksoi se, për shkak të situatës personale dhe statusit të tij familjar, ai kishte më shumë për të humbur nga një keqinterpretim i kësaj marrëdhënieje. Ai nënvizoi se kishte vendosur kufij të qartë dhe se nuk kishte lejuar që loja të prekte familjen e tij.

Sipas Mirit, afrimiteti mes tij dhe Selinës kishte ndryshuar me kalimin e kohës, ndërsa ardhja e Gimbos ka ndikuar ndjeshëm në këtë raport, duke e lënë atë jashtë dinamikës që kishin ndërtuar më parë. Ai shtoi se nuk ka ndërmend ta ndjekë Selinën apo të jetë pjesë e strategjisë së saj, duke bërë të qartë se secili duhet të luajë lojën e vet.

NĂ« fund, Miri u shpreh se loja e pĂ«rbashkĂ«t kishte funksionuar deri nĂ« njĂ« pikĂ«, por momenti i deklaratĂ«s sĂ« SelinĂ«s pĂ«r t’u shkĂ«putur nga ai e ka bĂ«rĂ« tĂ« kuptojĂ« se rrugĂ«timi i tyre nĂ« lojĂ« mund tĂ« vazhdojĂ« ndaras./mxh

17:45 Pas sfidës shëndetësore, Justin Timberlake rikthehet në skenë

Justin Timberlake është shfaqur sërish në skenë për herë të parë pasi bëri publike diagnozën e tij me sëmundjen Lyme.

Artisti i njohur pĂ«r hitin “SexyBack” performoi tĂ« enjten nĂ« mbrĂ«mje nĂ« njĂ« event special nderimi pĂ«r Pharrell Williams, nĂ« kuadĂ«r tĂ« Recording Academy Honors, organizuar nga Black Music Collective.

Gjatë performancës, Timberlake (45 vjeç) ndau me publikun disa fjalë prekëse për Williams, duke vënë në pah rolin e rëndësishëm që ai ka pasur në jetën dhe karrierën e tij.

“Çdokush qĂ« ka qenĂ« nĂ« tĂ« njĂ«jtĂ«n energji me Pharrell Williams Ă«shtĂ« transformuar pĂ«rgjithmonĂ«,” u shpreh ai, sipas The Hollywood Reporter.

“Ai hyri nĂ« jetĂ«n time nĂ« njĂ« moment kur po kĂ«rkoja veten dhe, nĂ« mĂ«nyrĂ« tĂ« çuditshme, mĂ« bĂ«ri tĂ« ndihesha sikur i pĂ«rkisja diku. Kreativiteti yt Ă«shtĂ« i jashtĂ«zakonshĂ«m, energjia jote Ă«shtĂ« ngjitĂ«se
 Ti ma ndryshove jetĂ«n dhe do tĂ« jem gjithmonĂ« mirĂ«njohĂ«s.”

Pharrell Williams u nderua gjatĂ« kĂ«tij eventi me Çmimin Dr. Dre Global Impact.

Timberlake kishte qëndruar larg performancave live pas përfundimit të turneut Forget Tomorrow në korrik të vitit të kaluar. Më pas, ai zbuloi se ishte diagnostikuar me sëmundjen Lyme.

“Nuk e ndaj kĂ«tĂ« pĂ«r tĂ« ngjallur keqardhje, por pĂ«r tĂ« hedhur dritĂ« mbi atĂ« qĂ« kam kaluar pas skenave,” shkroi ai nĂ« njĂ« postim nĂ« Instagram. KĂ«ngĂ«tari shpjegoi se diagnoza i dha pĂ«rgjigje dhimbjeve nervore, lodhjes ekstreme dhe ndjesive tĂ« vazhdueshme sĂ«mundjeje qĂ« pĂ«rjetonte gjatĂ« performancave.

Përballë kësaj sfide, Timberlake u detyrua të merrte një vendim të vështirë: të ndalonte turnetë apo të vazhdonte përpara. Në fund, ai zgjodhi të mos heqë dorë, duke theksuar se dashuria për muzikën dhe energjia që merr nga publiku e tejkalojnë çdo vështirësi fizike të përkohshme./mxh

17:38 Limi zbulon arsyen e largimit nga BBVK: Gjithçka u vendos nga një telefonatë

Dalja e papritur e Limit nga shtëpia e Big Brother VIP Kosova 4 ka shkaktuar reagime dhe shumë pikëpyetje tek publiku. Vetëm pak pas largimit, ish-banori ka reaguar publikisht për herë të parë, duke sqaruar arsyet që çuan në përfundimin e rrugëtimit të tij në këtë format.

Sipas Limit, vendimi pĂ«r t’u larguar nuk ishte i papritur apo impulsiv, por pjesĂ« e njĂ« marrĂ«veshjeje tĂ« pĂ«rcaktuar qĂ« nĂ« fillim me produksionin. Ai bĂ«ri tĂ« ditur se largimi u aktivizua pas marrjes sĂ« njĂ« telefonate tĂ« caktuar, e lidhur me njĂ« çështje tepĂ«r personale.

Limi shpjegoi se që përpara hyrjes në shtëpi kishte vendosur një kusht të vetëm: në rast se do të merrte një telefonatë të tillë, ai duhej të largohej menjëherë nga loja. Ky kusht, sipas tij, u respektua nga produksioni sapo situata u paraqit.

“Duhet ta pranoj ashtu siç vjen,” u shpreh ai, duke theksuar se, ndonĂ«se nuk Ă«shtĂ« njeri qĂ« heq dorĂ« lehtĂ«, rrethanat personale nuk i lanĂ« tjetĂ«r zgjedhje. Ai shtoi se, pavarĂ«sisht dĂ«shirĂ«s pĂ«r tĂ« vazhduar garĂ«n, rrugĂ«timi i tij nĂ« shtĂ«pi duhej tĂ« ndalej nĂ« atĂ« moment.

NĂ« fund tĂ« deklaratĂ«s, Limi la tĂ« kuptohet se arsyeja kryesore e largimit lidhet me jetĂ«n jashtĂ« shtĂ«pisĂ«, duke e mbyllur me fjalĂ«t: “Por çka tĂ« bĂ«jmĂ«, kjo Ă«shtĂ« jeta”./mxh

17:23 Dyshimet për manipulime të votave/ Ndalohen 34 persona në Kosovë

Autoritetet në Kosovë kanë ndaluar të dielën 34 prej 43 të intervistuarve, të cilët dyshohen për manipulim të votave të kandidatëve në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 28 dhjetorit në Kosovë.

Atyre u është caktuar masa e ndalimit për 48 orë. Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka bërë të ditur të dielën se ka urdhëruar Departamentin e Hetimeve të Policisë së Kosovës që të intervistojë kryesuesit e Qendrave Komunale të Numërimit në Mitrovicë të Veriut, Mitrovicë të Jugut, Leposaviq, Zubin Potok dhe Zveçan.

DitĂ«ve tĂ« fundit, autoritetet nĂ« KosovĂ« kanĂ« intervistuar qindra njerĂ«z nĂ«pĂ«r komuna tĂ« ndryshme, dhe kanĂ« ndaluar dhjetĂ«ra, nĂ«n dyshimet e njĂ«jta. PĂ«rgjatĂ« procesit tĂ« rinumĂ«rimit, votat pĂ«r disa kandidatĂ« ndryshuan – me raste deri nĂ« 6 mijĂ« pĂ«r njĂ« individ – ndĂ«rsa ato pĂ«r partitĂ« nuk u cenuan.

Sipas Kodit Penal tĂ« RepublikĂ«s sĂ« KosovĂ«s, çdo manipulim i qĂ«llimshĂ«m i votĂ«s apo rezultatit zgjedhor pĂ«rbĂ«n vepĂ«r penale dhe dĂ«nohet me deri nĂ« pesĂ« vjet burgim. PĂ«r disa zyrtarĂ« shtetĂ«rorĂ«, ky ka qenĂ« “procesi mĂ« i komprometuar zgjedhor” nĂ« KosovĂ«, pasi vendi Ă«shtĂ« lavdĂ«ruar shpesh nga organizata vendore dhe ndĂ«rkombĂ«tare pĂ«r organizim tĂ« proceseve zgjedhore tĂ« drejta dhe transparente.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka përfunduar procesin e rinumërimit të premten në mbrëmje, ndërsa i ka publikuar rezultatet përfundimtare të nesërmen. Anëtarët e KQZ-së i kanë miratuar listat e kandidatëve të të gjitha partive, përveç asaj të Listës Serbe, partisë më të madhe të serbëve në Kosovë.

Lista Serbe dhe Beogradi zyrtar kanë reaguar ashpër ndaj këtij vendimi, ndërsa partia serbe ka thënë se do të ushtrojë ankesë. Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se palët mund ta shfrytëzojnë të drejtën e ankesës për 48 orë pas shpalljes së rezultateve.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i KosovĂ«s (KDI) ka thĂ«nĂ« pĂ«rmes njĂ« postimi nĂ« Facebook se KQZ-ja ka kryer shkelje, fillimisht duke shpallur rezultate pa u konsumuar afati ligjor pĂ«r ankesa, dhe mĂ« pas duke shpallur rezultate “tĂ« pjesshme”.

“Cilido anĂ«tar qĂ« votoi kundĂ«r ose abstenoi, nĂ«se kishte dyshime reale pĂ«r rezultatet, ishte ai qĂ« duhej tĂ« ankohej. Situata nuk zgjidhet me votim politik brenda KQZ-sĂ« dhe as duke bllokuar ose lejuar rezultate sipas interesave tĂ« momentit. Por, duke e ditur se çfarĂ« do tĂ« ishte epilogu ligjor nga njĂ« ankesĂ« potenciale nĂ« PZAP apo Supreme, disa zgjodhĂ«n ta shtyjnĂ« edhe njĂ« episod tĂ« kĂ«saj shfaqjeje tĂ« pakuptimtĂ« politike”, ka thĂ«nĂ« Cakolli.

Sipas të dhënave të KQZ-së, Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar 51.10 për qind të votave, apo 57 ulëse në Kuvendin e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës, 20.19 për qind të votave apo 22 ulëse, Lidhja Demokratike e Kosovës, 13.24 për qind të votave apo 15 ulëse, dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, 5.50 për qind të votave apo gjashtë ulëse.

Nga ulëset e rezervuara për minoritetin serb, nëntë ulëse i ka fituar Lista Serbe dhe një ulëse, Partia për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë. Pas certifikimit të rezultateve, hapet rruga për formim të institucioneve të reja. Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti me partinë e tij, Lëvizjen Vetëvendosje pritet ta formojë pa probleme Qeverinë e re.

Megjithatë, ai e ka pranuar vetë një ditë më parë se do të duhet të krijohet një raport i ri mes pushtetit dhe opozitës për çështje tjera madhore, siç është ajo e pozitës së presidentit apo miratimi i marrëveshjeve ndërkombëtare. Për të dyja proceset duhet siguruar dy të tretat e votave./mxh

17:11 Dimri i ashpër në Ukrainë/ Banorët e Kievit ende pa energji dhe ngrohje

Banorët e kryeqytetit ukrainas, Kyiv, thanë të dielën (1 shkurt) se po hasin vështirësi me ndërprerjet e vazhdueshme të energjisë elektrike dhe ngrohjes, pavarësisht ndalimit të sulmeve ndaj infrastrukturës energjetike.

Një pjesë e qytetarëve ecën me kujdes nëpër rrugët e mbuluara me akull, ndërkohë që tingulli i gjeneratorëve të energjisë elektrike ishte i pranishëm kudo.

Dy ditë më parë, Kremlini njoftoi se kishte rënë dakord për të ndaluar sulmet ndaj infrastrukturës energjetike deri të dielën, pas kërkesës së Presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe autoritetet ukrainase thanë se do të përgjigjeshin me të njëjtin veprim.

Kyiv tha se ky ndalim i sulmeve do të vazhdonte deri të premten e ardhshme.

Yurii Fomin, një veteran lufte 50-vjeçar, u shpreh se nuk kishte parë përmirësim dhe vazhdonte të përballej me probleme të vazhdueshme në furnizimin me energji dhe ngrohje, megjithatë shtoi se ishte mësuar të përballonte këto kushte.

Në kryeqytetin Kyiv, Kryetari i Bashkisë, Vitali Klitschko, njoftoi se 1,000 ndërtesa shumëkatëshe ishin ende pa ngrohje të dielën, ndërkohë që një valë e re të ftohti e ashpër kishte përfshirë shumicën e vendit. Temperatura në qytet ishte rreth -15 gradë Celsius (5 Fahrenheit), ndërsa punonjësit po punonin me shpejtësi për të rikthyer ngrohjen në qindra prej rreth 3,500 ndërtesave të larta që u preken nga një defekt i gjerë në rrjetin e energjisë të shtunën.

Përfaqësuesit e qeverisë ukrainase nuk e lidhën drejtpërdrejt këtë defekt me dëmet nga lufta, por ndërprerjet e energjisë që preken edhe shtetin fqinj Moldavi nënvizonin dobësinë e sistemit energjetik të Ukrainës pas muajsh sulmesh nga Rusia./mxh

❌